Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Ndahet nga jeta Kasem Trebeshina

$
0
0

Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Shkrimtari ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Ankara, ku jetonte tek vajza e tij.

Jetshkrimi

Kasëm Trebeshina ka lindur në 8 gusht 1926.
Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore.

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.

Për kritikët, veprat e Trebeshinës qëndrojnë ndërmjet traditës kuteliane dhe surrealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik. Kasëm Trebeshina profet e quan Robert Elsie në një artikull të vitit 1992. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshines është e pabotuar, si pasojë e nje klime armiqësore dhe censure. Vendi i veprës së Trebeshinës ne letersine shqipe ,mbetet ende I papercaktuar perfundimisht. Pjesa me e madhe e vepres se Trebeshines eshte ne doreshkrim, numër që mendohet të arrijë deri në 140 doreshkrime, permbledhje poezish, tregime, novela, romane, drama, komedi, tragjikomedi, shkrime kritike, eseistike dhe publicistike. Që në vitet ’50, ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat qe botoheshin në atë kohë.

“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”. Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Lista e veprave
Kruja e çliruar, 1953
Artani dhe Min’ja, 1961
Stina e Stinëve, 1991
Legjenda e asaj që iku, 1992
Qezari niset për luftë, 1993
Koha tani, vendi këtu, 1992
Rruga e Golgotës, 1993
Mekami, melodi turke, 1994
Lirika dhe satira, 1994
Historia e atyre që s’janë, 1994
Ëndrra dhe hije, 1996
Hijet e shekujve”, 1996
Nata para apokalipsit, 1998
Ku bie Iliria, 2000
Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
Më përtej kohërave, 2004
Drama, 2006
Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
Tregtari i skeleteve, 2006
Këngë për Kosovën, 2007
Shtigjet e shekujve, 2007
Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016


Rapsodi Gjon Frroku merr urdhrin “Nënë Tereza”

$
0
0

Në kulmin e krijimtarisë së tij 45 vjeçare dhe për meritat e shquara në fushën e artit dhe të kulturës, veçanërisht në gjetjen, kultivimin, ruajtjen dhe interpretimin e folklorit popullor origjinal brenda e jashtë vendit, në skenat e festivaleve foklorike lokale, kombëtare e ndërkombëtare, rapsodit të njohur Gjon Frroku, iu akorduan dy dekorata nga International Day of Peace –Akademia Botërore e Paqes. Ai u vlerësua me dekoratën “Misionar i Paqes “ dhe Urdhrin “ Nënë Tereza”.

Këto dekorata janë një vlerësim i madh për veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe interpretuese afro 50 vjeçare në skenë brenda e jashtë vendit. Aktiviteti për dhënien e titujve të nderit, u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta “, në qytetin e Lezhës. Pjesë e ceremonisë ishin Ambasadorët e Paqes në Botë, deputetë të Lezhës, intelektualë, krijues të fushave të ndryshme, përfaqësues të Ushtrisë, të pushtetit vendor, të institucioneve, të afërm, miq e dashamirës të rapsodit Gjon Frrokuj.

Të pranishmit kanë vlerësuar figurën e këtij rapsodi, si shok, mik, familjar, modest, artist i përmasave shumëdimesionale, si identifikues dhe përçues përmes interpretimit të tij profesional në skena të ndryshme brenda e jashtë vendit të foklorit popullor autentik.

Rapsodi Gjon Frroku, përmes emocionesh ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falënderuar për nderimin që iu bë me vlerësimin me tituj nderi, duke premtuar se do të vazhdojë interpretimin në skenë sa të ketë jetë. Bukurinë këtij eventi artistik, ia shtoi interpretimi brilant i rapsodit të talentuar Gjovalin Ndreca, veshur me kostum popullor tradicional, me fyell, zumare, bilbil, gjeth etj. duke përbërë një simfoni melodish të bukura nga trevat dhe recitimi i dy fëmijëve, që u duartrokitën ngrohtësisht, për të vazhduar me një koktejl të shtruar nga rapsodi për pjesëmarrësit.

Jak Rrozhani

Homazh për Kasëm Trebeshinën

$
0
0

Nga Behar Gjoka

Në moshën 91 vjeç shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj. Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër.

Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim. Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës.

Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë. Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar.

Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si Kënga Shqiptare, Odin Mondvalsen, Tregtari i skeleteve, Çezari niset për luftë, Trebeshina ka endur surrealizmin. Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe.

Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës.

Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë… Paqe mjeshtër, në amshim

Kryetari i Bashkisë së Londrës në koncert të Dua Lipës

$
0
0

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka ndjekur nga afër një koncert të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa. Kjo gjë e gëzoi pa masë kosovaren, e cila shkrepi një fotografi me të parin e Londrës dhe atë e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Jo çdo ditë kryetari i Londrës vjen në koncertet tua. Sadiq Khan faleminderit që erdhët. Nder i madh”, ka shkruar ajo.

 

Zbulohen dy letrat e Zogut që nuk erdhën kurrë në Shqipëri: Për regjimin flasim pas…

$
0
0

NGA ERALD KAPRI

Mbreti Zog mbajti një qëndrim pro luftës kundër pushtuesit në çdo rast dhe gjithnjë priti nga aleatët perëndimorë një vendim të qartë për pavarësinë e Shqipërisë. Ndonëse qeveria e tij në mërgim nuk u njoh nga britanikët, Mbreti Zog nuk ngurroi në asnjë rast që t’u kërkonte ndjekësve të vet të luftonin pushtuesin italian dhe atë gjerman. Dokumentet e mëposhtme janë 2 letra që Mbreti Zog shkroi në shkurt 1944 për dy mbështetësit e tij në Shqipëri, me porosi të Ministrisë së Jashtme britanike.

Një letër ishte për Abaz Kupin, që kishte mobilizuar mijëra trupa në mbështetje të Mbretit Zog, dhe letra tjetër për Salih Vuçiternin, një aktivist i njohur shqiptar nga Kosova, që kishte shërbyer si ministër gjatë periudhës së mbretërisë. Këto letra marrin një rëndësi thelbësore për të kuptuar qëndrimin e Mbretit Zog, për shkak se ai qartëson pozicionin e tij. Ai kërkon që të luftohet pa kompromis pushtuesi i huaj dhe garanton se çështja e regjimit të vendoset me votë të lirë nga shqiptarët pas lufte.

“Çështja e regjimit është dytësore për nga rëndësia, e cila do të vendoset siç duan shqiptarët pas lufte. Ndaj, në lidhje me këtë çështje, ju mund të siguroni të gjithë shqiptarët, madje edhe të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarët e mi”, thuhet në letër. Këto dy letra u shkruan nga Mbreti Zog për t’u sjellë në Shqipëri nga misioni ushtarak britanik “Konsensus 2”, që drejtohej nga Billi Meklein. Por ato nuk erdhën në Shqipëri, për shkak se Ministria e Jashtme britanike kërkoi editimin e tyre.

Dokumenti përmban edhe kërkesat e ministrisë për ndryshimin e letrave. Pavarësisht kësaj, pa dhënë një shpjegim të plotë, letrat mbetën në sirtarët e zyrtarëve të lartë britanikë pa shkuar në duart e mbështetësve të Mbretit Zog.

Gjithsesi, tre oficerët e lartë britanikë, Meklein, Emëri dhe Smajli, u nisën për në Shqipëri duke u vendosur në shtabin e Abaz Kupit. Ata synuan një front të madh me zogistët, por arritën të kryejnë disa beteja të vogla. Abaz Kupi kërkoi garanci politike nga britanikët, të cilët nuk ishin të gatshëm t’ia ofronin. Britanikët regjistruan edhe përplasjet mes zogistëve dhe komunistëve e në disa raste pati shkëmbime zjarri.
ZogGeraldineson-735791

LETERKEMBIMI
DOSJA HS 5/5
LETRA E MBRETIT ZOG PËR ABAZ KUPIN, 26 SHKURT 1944
Kolonel

Tre zotërinjtë që do të sjellin këtë letër janë miqtë e Shqipërisë dhe të mitë. Ndaj është e nevojshme që këta tre zotërinj dhe oficerë të misionit britanik të kenë mbrojtjen tënde ndaj çdo rreziku armik. Qëllimi ynë i përbashkët është liria e Shqipërisë dhe sigurimin e pavarësisë së saj me kufijtë kombëtarë. Për të arritur këtë qëllim, duhet të bëjmë gjithçka mundemi. Fuqitë e mëdha kanë garantuar pavarësinë e vendit tonë. Integriteti i Shqipërisë do të sigurohet nga përpjekja dhe fuqia jonë e përbashkët. Për të arritur këtë, ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar.

Ndaj ju kërkoj që ju të bëni gjithçka mundeni të bashkoni shqiptarët pa asnjë përjashtim. Sapo bashkimi të arrihet, ne duhet të kërkojmë hyrjen e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Të gjithë bashkë duhet të përgatitemi për qëllimin final kur unë të jap sinjalin e duhur. (shënimi i britanikëve. të bëhet: sipas urdhrave dhe planeve të komandës aleate).

Deri atëherë duhet të përgatitemi. Nuk është në interesin tonë dhe as në interesin e aleatëve që në Shqipëri të ketë shkatërrime dhe djegie fshatrash të panevojshme, dhe ndërsa të jap urdhrin për luftë (shënim i britanikëve: në luftë civile), aleatët kërkojnë të kenë sa më shumë shqiptarë të gatshëm të luftojnë armikun (shënim i britanikëve, të shtohet: kundër pushtuesit të huaj të trojeve tona). Për momentin këto janë qëllimet tona dhe qëllimet e çdo miku që i do të mirën vendit tonë. Baz! Me punën tënde ke provuar mirënjohjen time të pashtershme, si dhe besimin tim për burrninë e besnikërinë tënde. Duke pritur një përgjigje, ju dërgoj përshëndetjet më të mira për ju dhe gjithë ndjekësit tuaj.

***
LETRA E MBRETIT ZOG PËR SALIH VUÇITERNIN, 26 SHKURT 1944

I nderuar Atdheu po përballet me një rrezik të madh; Korça e në veçanti Kosova dhe Gjirokastra janë shënjestruar nga fqinjët tanë, të cilët nuk do kursejnë asnjë përpjekje për t’i shkëputur nga ne. Ne kemi bërë sa kemi mundur për t’i bërë ballë këtij rreziku. Kemi punuar për të ndikuar opinionin publik këtu dhe në Shtetet e Bashkuara.

Dy shoqatat e miqve të Shqipërisë në Britani dhe në SHBA, të formuara nga personalitete të njohura, janë bashkuar për të mbrojtur të drejtat tona kombëtare e për t’iu përgjigjur propagandës dashakeqëse. Ne nuk kemi pranuar asnjë kompromis ndaj integritetit territorial të vendit tonë dhe kemi refuzuar çdo propozim për çdo mandat mbi Shqipërinë. Deklarata e 3 fuqive të mëdha për pavarësinë e Shqipërisë është një fitore e madhe për ne.

Besojmë se kjo do të zbatohet së shpejti. Pavarësisht se fqinjët tanë janë të fortë dhe fjalët e tyre dëgjohen më shumë, ne besojmë se në fund anglo-saksonët do të njohin të drejtat tona dhe me fitoren e tyre, vendi ynë do të jetë i lirë plotësisht. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë që fuqia e vetme që mund të na shpëtojë është Britania e Madhe. Ashtu si në Lidhjen e Prizrenit dhe në Kongresin e Lushnjës, ne sot duhet të bashkohemi e nga ky bashkim nuk duhet të përjashtohet asnjë shqiptar. Për të mirën e vendit tonë, unë nuk dëshiroj që asnjë shqiptar të përjashtohet, edhe ata që kanë tentuar të më marrin jetën. Shembulli im duhet të ndiqet nga çdo shqiptar për të realizuar bashkimin e shenjtë.

Me bashkëpunimin e Peshkopit Noli dhe me të ndjerin Faik Konica, ky bashkim është pothuajse arritur. Ju, personalisht, duhet të bëni gjithçka që ky qëllim të realizohet. Ju duhet të bëni gjithçka që çdo komitet në Shqipëri, pa dallim ngjyre politike, të bashkohet, dhe më pas të bashkuar, ju në Shqipëri dhe ne jashtë saj, të marrim hapat e nevojshme për hyrjen legale të saj të Kombet e Bashkuara. Për të siguruar interesat kombëtare gjatë luftës dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes, duhet që të jemi të përgatitur dhe gati për çdo veprim të mundshëm.

Nëse për realizimin e këtij bashkimi, të duhen aprovime me letra nga ana ime për çdo person që e shikon të nevojshëm, ma bëj të ditur. Salih, si një mik besnik, dëshiroj që ju të veproni për këtë bashkim të shenjtë për më të mirën, për Kosovën, Korçën dhe Gjirokastrën. Arsyeja pse ju kërkoj të kryeni këtë misioni, është se kam besim të plotë në miqësinë dhe kapacitetin tuaj dhe e di që ju jeni në marrëdhënie të mira me të gjitha qarqet e nevojshme. Atdheu mbi të gjitha.

Çështja e regjimit është dytësore për nga rëndësia, e cila do të vendoset siç duan shqiptarët pas lufte. Ndaj, në lidhje me këtë çështje, ju mund të siguroni të gjithë shqiptarët, madje edhe të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarët e mi. Në pritje të përgjigjes suaj, ju shtrëngoj dorën dhe ju çoj përshëndetjet më të përzemërta.

Betejat e çetave zogiste të dokumentuara nga britanikët në ‘44

1. 23 qershor. Shkatërrimi i Urës në Gjoles, përgjatë rrugës Shkodër-Tiranë nga çeta zogiste. Kjo urë ishte ura e tretë më e madhe në Shqipëri dhe ndodhej në një zonë që mbrohej nga gjermanët. Kjo ndodhi më shumë se një muaj përpara se gjermanët të ngrinin një urë të përkohshme, që ruhej nga 60 ushtarë dhe në këtë periudhë, rruga kryesore Shkodër-Tiranë-Durrës, ishte e mbyllur dhe transporti gjerman (afro 200-300 automjete në natë) ishte detyruar në mënyrë të konsiderueshme të merrte një rrugë të tërthortë. Majori Smiley dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

2. 6 shtator. Çeta zogiste sulmoi dhe mori nën kontroll një pozicion gjerman, duke vrarë 10 gjermanë, përfshirë kapitenin e tyre dhe duke sekuestruar material luftarak, si dhe duke kapur robër 12 të burgosur italianë. Urës prej druri iu vu zjarri. Ky pozicion identifikohej si shtabi 3 Bty i Regjimentit të Artilerisë 297. Kolonel-Lejtënant McLean, majori Smiley dhe kapiteni Amery ishin të pranishëm.

3. 9/10 shtator (mbrëmje).
 Një çetë e përzier zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë që udhëtonte në rrugën Shkodër për të mbërritur pranë Prezës. Rezultati: 1 kamion me municione u hodh në erë, 2 kamionë u dogjën, afro 15 kamionë u plaçkitën dhe u dëmtuan, 8 motoçikleta u shkatërruan, 35 ushtarë gjermanë u vranë, 2 mitraloza të lehtë, 30 pushkë dhe materiale të tjera ushtarake. Lejtënanti Merrrett, rreshteri Jones dhe Corsentino ishin të pranishëm.

4. 10/11 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste dhe rreshteri Jenkins minuan rrugën kryesore të Shkodrës. 3 kamionë u hodhën në erë.

5. 11/12 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste me majorin Smiley dhe rreshterin Jenkins, hodhën në erë urën prej betoni në rrugën kryesore të Shkodrës në G.2558, duke bllokuar rrugën për tri net me radhë.

6. 12/13 shtator (mbrëmje).
 Çeta zogiste sulmoi autokolonën gjermane në Kulakumit G.21, një autokolonë plot me 9 automjete, e shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe të gjithë ushtarët gjermanë u vranë apo u shpërndanë, përfshirë dy oficerë feltegendarmerie. U sekuestruan mitraloza të lehtë, pushkë dhe material tjetër ushtarak. Një çantë e divizionit 181 të Trupave Alpine 21, gjendej mes dokumenteve të sekuestruara. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

7. 14/15 shtator (mbrëmje). Pritë e çetës zogiste në rrugën Tiranë-Durrës, dy milje në veri të Tiranës. Vendosen mina. 1 kamion që transportonte ushtarë gjermanë u shkatërrua plotësisht, 1 kamion u dëmtua dhe 3 ushtarë gjermanë u vranë. Aksioni u prish, ndërsa FNC-ja nisi të sulmonte çetën zogiste pas shpine. Majori Smiley ishte i pranishëm.

8. 15 shtator (mbrëmje).
 Forca zogiste dhe të Turkestanit sulmuan dhe sprapsën një autoblindë gjermane, që udhëtonte drejt Shkodrës. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

9. 20 shtator.
 Një çetë e përbashkët zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë dhe në të njëjtën kohë hodhi në erë urën, e cila gjendet në rrugën që të çon në Shkodër pranë Laçit. 1 kamion u shkatërrua. Rreshteri Jenkins ishte i pranishëm.

10. 21 shtator. E njëjta çetë sulmoi një kolonë gjermane në rrugën e Shkodrës, duke e detyruar atë të tërhiqej. Rreshteri Jenkins dhe rreshteri Schoemaker ishin të pranishëm.

11. 24 shtator.
 Ura te Hani i Teqes në rrugën kryesore të Shkodrës u hodh në erë dhe kolona gjermane u sulmua dhe u detyrua të tërhiqej nga çeta zogiste. Majori Smiley ishte i pranishëm.

12. 12 tetor.
 Zogistët sprapsën sulmin gjerman kundër shtabit të misionit britanik në Velsh. 3 viktima në radhët e gjermanëve e ndoshta më tepër. Kolonel-lejtënant McLean dhe kapiteni Amery ishin të pranishëm.

“Sofra pukjane”

$
0
0

Nga Kol Dedaj*

                                 Sofra jonë, bekue prej Zotit

                                 Sofra jonë, shpirti i Gjeçovit

                                 Sofra jonë, kënga e bilbilit

                                 Sinfonia e Ndue Shytit

                                 Rapsodia e Prendush Gegës

                                 Amaneti i Ndoc Mark Dedës

                                                                                                            Ndrec Mustafa – Poet

Në këto vargje të këngës  “Të qofsha falë Sofra Pukjane” me tekst të poetit Ndrec Mustafa e kënduar nga Dionis Alia dhe e sponsorizuar nga Rrok Gjoka president i kompanisë “Gjoka Konstruksion” që të ngjan si kolonë zanore, gjenden të gdhendura thellë në shpirtin e Pukjanit virtytet më të mira njerëzore si: Mikëpritja, Bujaria, Besnikëria, zgjuarësia, qëndresa, besnikëria, kurajo e fisnikëria, virtyte të cilat dhjetë vjet më parë një grup nismëtarësh i përbërë nga Arian Ndoj iniciues, Tonin Alia, Mark Gjini, Rrok Gjoka, Ndoc Mustafa, Lodovik Hasani, Lush Osmani, Dedë Maluta, Lazër Mehilli, Viktor Kola, Viktor Delia, Arian Latifi, Petrit Syla, Mark Paluca, Rrok Paluca etj, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë i kultivuan në organizimin e “Sofrës Pukjane” dhe në këtë jubile të dhjetë Bashkia Pukë “Sofrës Pukjane” grupit nismëtar i akordoi  titullin e lartë “Qytetar Nderi” të cilin e dorëzoi kryetari i kësaj Bashkie z. Gjon Gjonaj.

Sofra Pukjane u formua  me pjestarë të këtij komuniteti me qëllim promovimin e vlerave historike, artistike, kulturore, turistike të kësaj treve, etj. dhe nuk është një forum me organe drejtuese e mekanizma të caktuara dhe të gjithë pjesëtarët në të kanë të drejta të barabarta. Në këtë përvjetor të dhjetë të saj “Sofra Pukjane” vjen me një varg arritjesh në ndihmë të komuniteteve e individëve në të gjitha fushat e jetës, në arte, kulturë, sporte, mjekësi, administratë, turizëm  etj. me një shtrirje të larmishme gjeografike në të gjitha viset e Pukës.

Mbarëvajtja dhe zhvillimi i aktivitetit të “Sofrës Pukjane” është atribut i padiskutueshëm i komunitetit të biznesit Pukjan i cili është pararojë e atij shqiptar duke përbërë në vetvete një vlerë të shtuar për çdo njërin prej nesh.

Në aktivitetin promovues të këtij viti (datë 29.10.2017) “Sofra Pukjane” u fokusua në promovimin e dy monografive, asaj “Riza Hoxha Mjeshtër i Valles Pukjane” me autor Mark Mesuli dhe asaj “Aliajt e Kryeziut (Pukë) pasardhës të Gjeçovit” me autor Tonin Alia.

    Në Monografinë “Riza Hoxha Mjeshtër i Valles Pukjane”, jepet një panoramë e valles Pukjane në themel të së cilës qëndron korografi i mirënjohur Riza Hoxha, me rreth një gjysëm shekulli në skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare, sikurse më tha në një bashkëbisedim: “U linda në Bohot të Pukës por u rrita në skenat e artit nga e cila më ndan vetëm jeta”. Mbledhja , studimi, botimi e interpretimi i valles janë pjesë e pandarë e Shpirtit të Riza Hoxhës, mbeten të pashlyera në mendjen e publikut: Vallja e besës, valle me motive të veriut, valle me motive Kosovare, vallja e zogut, vallja e nuseve, valle me çifteli, vallja e gjarpërit, valle humoristike burrash, vallja e minatoreve, valle festive, valle me motive Tiranëse, valle me motive nga Librazhdi apo valle për të vegjlit si; Lulet e bjeshkës, rritemi të lumtur, etj.

Kontributi i z. Riza Hoxha  në fushën e korografisë është vlerësuar me medaljen “Naim Frashëri” (V.1974), me urdhërin “Naim Frashëri klasit III” (V.1979), me titullin “Qytetare Nderi” i Bashkisë Pukë (V.2006).

 Në Monografinë “Aliajt e Kryeziut (Pukë) pasardhës të Gjeçovit” autori pasqyron punën e tij kërkimore e studimore të kryer ndër vite mbi personalitetin e kulturës sonë kombëtare etnologun, arkiologun, asrimtarin e gjuhës shqipe, themeluesin e dramës Shqipe (V. 1909) patriotin e veprimtarinë e lëvizjes për liri e pavarësi Kombëtare Shtjefen Gjeçovi i cili në vitin 1920 la vellon e priftit katolik dhe mori pjesë në luftën e Vlorës dhe në vazhdim krahas liturgjisë vazhdoi veprimtarinë e tij patriotike deri sa u vra nga shovinistët serbë në 14 tetor 1929. Ai u lind në Janjeve të Kosovës ku siç thotë z. Ruzhdi Mata në monografinë “Gjeçovi Nderi i Kombit” prindërit e tij kishin ardhur atje shumë vite më parë nga malësia e Pukës për një jetë më të mirë dhe për një kohë të gjatë ata ruajtën mbiemrin Kryeziu për të treguar origjinën. Ndersa studiuese Xhemal Meçi (Mjeshtër i Madh) ne fjalen e tij vuri në pah vlerat e mëdha të figurës së Gjeçovit dhe nevojen e studimit të saj në tërë  dimensionin e tij.

Në faqet e kësaj monografie autori pasqyron origjinën e familjes së tij dhe lëvizjes e saj migratore nga Shala në Kryezi të Pukës më tej në Gjakovë dhe rikthimin e saj në Kryezi te Pukës duke na dhënë dhe pemën gjeneologjike të Aliajve të Kryeziut si pasadhës të Gjeçovit, prezantim të cilin i kishte bërë rreth dy javë më parë me datën 15 tetor 2017 edhe  në Zym të Kosovës ku për vite me rradhë organizohet eventi “Takimet e Gjeçovit” nga klubi letrar “Shtjefen Gjeçovi”.

Tonin Alia është një emër i njohur i botës së biznesit në Shqipëri dhe me degët e tij të shtira në rajonin e ballkanit perëndimor e më gjerë, kontributi i të cilit është vlerësuar nga presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh” (V.2013), por qenia i tij humanitare është vlerësuar me dhënien e “Bekimit Apastolik” nga Papa Françesku (V.2014) i cili pason dhënien e “Besimit Apostolik” familjes së Ndue Dodë Alisë nga Papa Gjon Pali i II (V.1996), ndërsa përmes kësaj monografie Tonin Alia na shfaqet me dhënien e kontributit të tij në fushën e letrave Shqipe duke na kujtuar proverbën: “Dardha bie nën dardhë” pasi nga fshati Kryezi i Pukës dolën personalitet e kulturës sonë Kombëtare Ndre Mjeda, Shtjefen Gjeçovi por edhe patrioti Ismail Agë Kryeziu e studiuesi Jaho Brahaj me një sërë veprash ku bi e në sy ajo që përbashkon çdo Shqiptar “Flamuri i Kombit Shqiptar”.

Më tej aktiviteti i Sofrës Pukjane vazhdoi me drekën e shtruar për të pranishmit ku siç e don tradita fjalën e hapjes e merr më i moshuari z. Mark Maluta i moshës tetëdhjetë e tetë vjeçare me shtat të drejtë i veshur me kostumin tonë popullore, i matur e fjalë pak teksa të shpie në mendje eposin e kreshenikëve. Në vazhdim kryesuesi i Sofrës Pukjane z. Arjan Ndoj prezantoj sponsorit e kësaj Sofre : Mark Gjini, Rrok Gjoka, Tonin Alia, Lush Osmani, Arian Latifi, Ndoc Mustafa, Lodovik Hasani, Mark Luli, Lazër Mëhilli, Arjan Ndoj, Musa shkjau, Ndue Jaku,  si dhe prezantoj performancën e tyre brilante si burim suksesi.

  Në mbyllje të këtij shkrimi do të thoja se organizimi i këtij eventi është pjesë e kontributi që “Sofra Pukjane” jep në ruajtjen, promovimin, gjallërimin,e artit, kulturës dhe vlerave tona Kombëtare.

*Shkrimin e plotë mund ta lexoni në www.kohajone.com

Jiriçek: Venediku, donte kokën e Skënderbeut

$
0
0

Historia e Ballkanit nuk mund të tregohet pa rrëfimet apo qëndrimet mbi Skëndërbeun. Shumë studiues janë përpjekur të tregojnë rolin e tij në histori. Fakte nga jeta dhe koha e tij sjell dhe historiani çek Kostantin Jiriçek. Sipas tij, jo vetëm Porta e lartë, por edhe Venediku, donte kokën e Skënderbeut. Në studimin “Historia e serbëve”, Jiriçek (1854-1918), tregon qartë përpjekjet për eliminimin e heroit shqiptar. Është koha kur kufijtë ende nuk janë të mire përcaktuar e trojet kalojnë në zotërim sa të njërit, tek tjetri princ, qoftë ky serb, bullgar, apo shqiptar… Dyert e fisnikëve janë të lidhura me njëra–tjetrën mes krushqish, madje historitë e shkuesive, martesave, ndarjeve, janë aq të shumta, saqë zor se gjen një familje të këtij rangu të papërzier në “pazare” martesore, qëllimi i së cilave ishte përvetësim pronash, forcim pushtetesh, etj.

Dhe në gjithë këtë vorbull nuk ka se si të mbeten jashtë edhe shqiptarët. Krahas përshkrimit të qyteteve dhe lëvizjeve politike në mesjetën shqiptare, një moment i rëndësishëm në studimin e Jiriçekut i kushtohet Gjergj Kastriot Skënderbeut, prijësi i shqiptarëve në luftën kundër osmanëve. Që në momentin e parë, kur përmendet emri i Skënderbeut, ai paraqitet si shqiptar dhe bir shqiptari. Nuk ka asnjë tendencë për ta nxjerrë origjinën e tij serbe, siç ka pasur tentativa nga historiografia serbe, apo edhe historianë të tjerë të huaj. Ndonëse qëllimi i Jiriçekut nuk është të flasë në veçanti për Skënderbeun, ai na jep të dhëna për marrëdhëniet e tij me princërit shqiptarë, me fqinjët, për luftërat për zotërime, për mbrojtjen nga pushtuesit osmanë, etj. Ai ofron gjithashtu një fakt interesant, sipas të cilit, në një moment, kur Venediku u ndie i cenuar nga Skënderbeu në çështje pronash, u dha urdhri për eliminimin e tij fizik. “Atëherë Skënderbeu ngriti pretendimet e tij për Danjën dhe për Drishtin që dikur ishte serbe dhe, i mbështetur nga Araniti dhe princër të tjerë, nisi luftën kundër Venedikut, si në Durrës ashtu edhe në Shkodër (fundi i 1447-ës). Thuhej se despoti e paska nxitur me financime. Nga ana tjetër despoti dhe Skënderbeu shpresonin shumë nga marrëdhëniet e tensionuara midis Venedikut dhe mbretit Alfons të Napolit, tek i cili shumë shpesh shkonin të dërguar të despotit duke kaluar nga Raguza. Së fundi venedikasit shpallën si çmim një pagesë të përjetshme prej 100 dukatesh për vrasjen e Skënderbeut (4 maj 1448)”, shkruan Jiriçek.

Më tej ai pohon se Skënderbeu ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës së vet, i cili i bëri ballë turqve, deri sa ishte gjallë. Ja cfarw shkruan Jiriçek: “Kudo në vendet e Ballkanit të krishterët filluan të gjallërohen. Me anë të vojvodit Petar Kovaçeviç, Despoti pushtoi qytetin malor të Srebrenicës dhe zyrën e atjeshme të doganës ua dha me qira raguzianëve. Edhe në Novo Brdo ndodhi një kryengritje. Nëpër rrugë të tërthorta zyrtarët e qytetit morën barut nga raguzianët, por Daud beu, qeveritari turk i Prishtinës, i mposhti serbët në Sitnicë dhe plaçkiti Novo Brdon. Edhe Srebrenica shumë shpejt ra sërish në dorë të osmanëve. Te bizantinasit vëllai i perandorit, despoti Konstantin, nisi ofensivën në Greqi dhe detyroi dukatin e Athinës që t’i paguante tributin perandorit grek.
Nën prijësit bizantinë u ngritën edhe shqiptarët dhe vllehët e Pindit kundër turqve të Thesalisë. Në Shqipërinë e Mesme tanimë në gusht të vitit 1443 prijësi i sprovuar Araniti (Arianites) e filloi sërish luftën. Pasi kishte fituar, bashkë me të bijtë, qytetarinë raguzianë, ai mori prej andej një flamur, arkebuze dhe armë zjarri. Fqinji i tij verior Ivan Kastrioti kishte vdekur pak kohë më parë. Ai kishte katër djem që quheshin Stanish, Repos, Kostandin dhe Gjergj.

Gjergji i cili pas vitit 1426 jetonte tek i ati si i krishterë, më vonë, duke qenë peng te turqit, u kthye në muhamedan dhe mori emrin Skënder bej, sipas Iskanderit, Aleksandrit të Madh të famshëm edhe në legjendat orientale. Gjatë luftës për Selanikun, Ivan Kastrioti kërkoi në Venedik që nuk duhet ta mbajnë atë si përgjegjës nëse i biri, i cili tanimë ishte bërë turk, do të sulmonte me urdhrin e Sulltanit zonën venedikase (1428). Në 1438 venedikasit i dhanë Stanishës dhe Gjergjit të njëjtat të drejta siç i kishte gëzuar edhe i ati i tyre. Po ashtu në vitin 1439 raguzianët i njohën Gjergjit dhe të vëllait të drejtën e qytetarisë raguziane. Është për tu shënuar që në të dyja dokumentet ai del përsëri me emrin e krishterë. Pas fushatës së Zlaticës ai pushtoi kështjellën e Krujës, e cila nuk i përkiste zotërimeve të tij atërore dhe andej e tutje në dokumentet e tij të hartuara në serbisht, latinisht dhe italisht nënshkruan si “Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënder Beg”. Si dhëndër i Aranitit ai dalëngadalë bëhet personi kryesor në Lidhjen e sundimtarëve shqiptarë (domini Albaniae) kundër osmanëve. Në rimiratimin e privilegjeve venedikase dhe në dhënien e qytetarisë (12 shkurt 1445) venedikasit e përmendin tashmë Gjergjin përpara vëllait të tij më të madh, Stanishit.

*
Në këtë kohë Venediku ishte ngatërruar në një luftë me Skënderbeun dhe me despotin. Lekë Zaharia i Danjës u vra nga vasali i tij Nikollë Dukagjini. Nëna e Zaharisë ia dorëzoi kështjellën e tij venedikasve (1445). Atëherë Skënderbeu ngriti pretendimet e tij për Danjën dhe për Drishtin që dikur ishte serbe dhe, i mbështetur nga Araniti dhe princër të tjerë, nisi luftën kundër Venedikut, si në Durrës ashtu edhe në Shkodër (fundi i 1447-ës). Thuhej se despoti e paska nxitur me financime. Nga ana tjetër despoti dhe Skënderbeu shpresonin shumë nga marrëdhëniet e tensionuara midis Venedikut dhe mbretit Alfons të Napolit, tek i cili shumë shpesh shkonin të dërguar të despotit duke kaluar nga Raguza. Së fundi venedikasit shpallën si çmim një pagesë të përjetshme prej 100 dukatesh për vrasjen e Skënderbeut (4 maj 1448). Në qershor vojvoda i despotit, Altomani, fushoi me 12 000 burra në Kotorr. Crnojeviçët kaluan nga Venediku në anën e despotit; të njëjtën gjë bëri një pjesë e Pashtrovçëve, zhupat e Grbaljit etj. Të dërguarit Andera Venier, i cili erdhi në Shkodër me qëllim që të bënte paqe me Skënderbeun dhe me despotin, tashmë iu dha kërkesa që Gjergjit t’i riktheheshin qytetet e diskutueshme të bregdetit, kundrejt pagesës përkatëse ndaj Republikës. Papritur në Venedik mbërriti lajmi (në korrik) se ushtria serbe ishte shkatërruar plotësisht nga trupat venedikase, ndoshta në afërsi të Tivarit. Andej e tutje nuk bëhej më fjalë për dorëzim të qyteteve te despoti. Venedikasit ranë në ujdi për një paqe vetëm me Skënderbeun në fushimin e tij përpara Lezhës (4 tetor 1448). Ai i hoqi dorë nga pretendimet e tij dhe mori një pagesë vjetore prej 1400 dukatesh.
*
….Për fatin e madh të Hungarisë Muradi II nuk e shfrytëzoi fitoren në Amselfeld. Në vend të kësaj në Epir ai dëboi Toçot në ishull dhe luftoi Skënderbeun, i cili deri atëherë i kishte paguar një haraç prej 6000 dukatesh. Kështjella e tij Svetigrad (Kështjella e shenjtë), sipas Hahnit në Koxhaxhik në Dibrën e Sipërme, ku deri pak kohësh gjendej një koloni krejt e izoluar osmane, u sulmua nga jeniçerët (1449). Verën pasardhëse (1450) Muradi II me djalin e tij Mehmetin, rrethuan Krujën e fortë, por bombardimi dhe sulmi kryesor dështuan dhe Sulltanit iu desh të tërhiqej sërish. Nga kjo Skënderbeu u bë një nga burrat më të famshëm të kohës. Por ai përveç Krujës kishte humbur gjithçka, edhe këtë kështjellë ua ofroi (në tetor) venedikasve dhe (në dhjetor) mbërriti personalisht në Raguzë që të kërkonte para. Por megjithatë ai mundi të mbahej, edhe pse disa rivalë në Shqipëri, si Dukagjinët dhe Muzakajt, i hapnin shumë vështirësi. Zotërimi i tij në Mat dhe në Dibër ishte i vogël, ushtria e tij nuk kishte as 12 000 burra. Qytetet e mëdha fqinje, si Beratin dhe Ohrin, ai nuk i mori dot kurrë; forca e tij qëndronte kryesisht në mbrojtjen në vendin e ashpër malor.
Vepra të tjera mbi shqiptarët

Gjatë veprimtarisë së tij shkencore, 40-vjeçare, Jiriçeku u kushtoi punime gati të gjithë popujve të Ballkanit. Mbi historinë e popullit shqiptar, Jiriçekut i përkasin punimet “Shqipëria në të kaluarën”, e botuar në “Kërkime Iliro-Shqiptare” (Illyrische-Albanischen Forschungen I). “Pozita dhe e kaluara e qytetit të Durrësit në Shqipëri”, tek IAF, “Shkodra dhe zona e saj në mesjetë”, “Vlora në të kaluarën”, “Dy dokumente nga Shqipëria e Veriut”. Jiriçeku shqiptarët i ka përmendur edhe në punime të tjera, që nuk kanë si objekt direkt ata, por popuj dhe tematika të tjera, si në punimin “Historia e serbëve” I,II, në “Rrugët tregtare dhe minierat e Serbisë dhe të Bosnjës në Mesjetë”, në “Elemente të krishterë në nomenklaturën topografike në tokat ballkanike”. Gjithashtu edhe tek “Romanët ne qytetet e Dalmacisë gjatë mesjetës”. Jiriçeku ka treguar interes të madh për ilirët, origjinën, shtrirjen e tyre në Ballkan, për etnogjenezën shqiptare, marrëdhëniet shoqërore, ekonomike dhe politike, por edhe për marrëdhëniet e tyre me popujt fqinjë, sidomos në kohën e feudalizmit. Është një ndër bashkautorët e përmbledhjes dokumentare së bashku me Shuflain e Tallocin, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”(1913-16), vepër monumentale në dy vëllime, e cila përfshin aktet dhe diplomat që ilustrojnë ngjarjet në Shqipëri në kohën e mesjetës.

Muzika shqiptare jehon në Londër

$
0
0

“Gëzimet e vajet e Shqipërisë së Jugut” në Teatrin Barbican  në Britaninë e Madhe

Nga Dr. Xhoana Papakostandini

Londër, nëntor 2017. Të shtunën me 4 nëntor ndodhesha si jo rrallë herë në një nga sallat e qendrës prestigjioze kulturore Barbican, LSO St Luke’s, në Londër. E ulur në rradhën e parë, isha larg nga aty ku qenë ulur bashkëshorti e vajza ime, pasi, megjithëse biletat i kishim prerë një muaj më parë, kishim arritur të siguronim pothuajse vendet e fundit të lira e jo afër e afër. Megjithatë, isha e lumtur jo vetëm që isha aty, por edhe se nga vendi im mund të dalloja aq mirë motivet e qilimit shqiptar të shtruar në skenë. Ai detaj e bënte më të ngrohtë atmosferën në auditorin e mbushur plot në një mbrëmje të ftohtë londineze.

Në atë skenë, në shtëpinë e Orkestrës Sinfonike të Londrës, vinte për herë të parë grupi folklorik Saz’iso me një koncert të titulluar “Gëzimet e vajet e Shqipërisë së Jugut”. Këngëtaret përmetare, Donika Pecallari e Adrianna Thanou, të shoqëruara nga Robert Tralo e sazet e Korcës me violinë, lahutë e dajre, kënduan disa nga perlat e trashëgimisë sonë muzikore, si “Tana”, “Trendelinë”, “Te rrapi në Mashkullorë”, “A kanë ujë ato burime”, ndersa violinisti Aurel Qirjo e Telando Feto në klarinetë, mahnitën te pranishmit me meloditë virtuoze e kabatë tradicionale. Zëri i Donikës e Adriannës, sa të ndryshëm e aq të fuqishëm, krijonin harmoni prekëse e evokonin imazhet e pejsazheve malore shqiptare e lumenjve qe rrjedhin furishëm, ndersa tingujt e violinës e klarinetës mbushnin sallën me cicërima zogjsh e fëshferimë gjethesh. Lahuta e dajrja ishin ritmi i vetë jetës e historisë së atyre viseve.

Spektatorët, të mallëngjyer, shoqëronin meloditë herë vajtuese e herë të hareshme me duartrokitje e brohoritje, deri sa ne fund e gjithë salla shpërtheu në një valle korale tipike shqiptare qe rrethoi me ngrohtësi e gëzim artistët. Muzika autentike shqiptare ka vertetë fuqinë përfshirëse e hipnotizuese të transformojë një koncert në një festë të madhe. E si në një shtëpi plot me mysafirë, artistët u radhitën tek dera për të përcjellë e takuar cdo spektator, duke i shprehur mirenjohjen e emocionet e tyre për një mbrëmje aq të arritur. Ishin po aq të prekur sa edhe ne! Për ta qe një endërr e kthyer në realitet!

Historia e realizimit të këtij koncerti është e lidhur ngushtë me suksesin e tij. Ai mban firmën e producientit të famshëm Joe Boyd (i njohur si producienti i grupit Pink Floyd), e i detyrohet shumë vullnetit të tij  për të bërë të njohur jashtë kufijve të Shqipërisë tingujt magjepsës të Sazeve. Joe Boyd ishte njohur me muzikën shqiptare në vitin 1988, kur në zyrën e tij paraqitet një muzikant nga Sheffield (Angli) me një video të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës të atij viti. Përtej kuriozitetit e dyshimeve se si personi nga Sheffield kishte arritur të shkonte në vendin më të izoluar të botës e të merrte me vete nje filmim të tillë, Joe surprizohet nga kostumet, meloditë e këngët e atij vendi plot mister. “Nuk kishte në Evropë asgjë që ti ngjante e aq ekzotike. Vendosa se një ditë do të arrija të shkoja në atë festival” – tregon Boyd në blogun e tij.

Ndërkohë, në vitin 2011, Dr Lucy Duran, etnomuzikologe e akademike në Londër, udhëton në Shqipëri e realizon një seri emisionesh radiofonike mbi muzikën tradicionale shqiptare për BBC Radio 3, si pjesë e një cikli të njohur si “Itineraret e Botës”. Por ja që në botën e artit e të muzikës, shtigjet kryqëzohen më lehtë: Lucy Duran e Joe Boyd janë miq e kolegë, e kështu në vitin 2014 ata udhëtojnë së bashku për në Shqipëri. Boyd realizon më në fund dëshirën e tij për të parë Festivalin e Gjirokastrës. Me ndihmën e ko-producienteve Edit Pula e Andrea Goertler në Shqipëri, e mbështetjen e Barbican Centre në Londër, e të tjerë, fillon rrugëtimi i gjatë i këtij projekti. Grupi Saz’iso krijohet enkas për këtë projekt e shumë prej artistëve shqiptarë janë përzgjedhur me ndihmën e ekspertes së muzikës tradicionale, Lucy Duran. Gjatë koncertit, qëllova ulur pranë saj e ko-producientes Andrea Goertler, e munda të shihja nga afër entuziazmin e kënaqësinë e njerëzve që kishin punuar fort për të bërë të mundur që kënga shqipe të jehonte në atë sallë madhështore në zemër të Londrës.

Në tetor të këtij viti, shtëpia diskografike e mirënjohur e muzikës tradicionale nga bota, Glitterbeat ka lëshuar në treg diskun e parë të Saz’iso, të titulluar “At least wave your handkerchief at me”. Eshtë hera e parë gjithashtu që një album me muzikë tradicionale shqiptare promovohet në Angli me një tour koncertesh. Nga 1 deri me 11 nëntor 2017, Saz’iso do të performojë në 10 qytete të ndryshme përfshirë Cambridge, Cardiff, Bristol e York, përvec Londrës.

Ky tour përbën një hap tjetër të cmuar në traditën e promovimit të muzikës shqiptare në Angli e interesit të botës së artit e audiencës më të gjerë për pasurinë tonë kulturore. Në vitin 2012, kompozitorja e mirënjohur bashkëkohore, Roxanna Panufnik ka krijuar “Vjeshta në Shqipëri” për veprën e saj “Katër Stinët e Botës” frymëzuar pikërisht nga kabatë me violinë e vajet e Jugut, vepër e cila është performuar nga violinistja e famshme britanike Tasmin Little dhe Orkestra Simfonike e BBC e është luajtur në një koncert premiere edhe në Tiranë, nga Orkestra Simfonike e RTSH e violinisti Lorenc Radovani.

Në dy edicionet e viteve 2013 e 2014 të koncerteve me titull “Notes on Albania” realizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Londër, perlat e muzikës shqiptare si Perëndeshë e Bukurisë, Moj e bukura Morenë, Kur më vjen burri nga stani e serenata korcare, Ta duam më shumë Shqipërinë, Shqipëri o vendi im, të interpretura nga sopranot shqiptare Ermonela Jaho, Inva Mula, Arlinda Morava, kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm tek publiku britanik e diplomatët ndërkombëtarë. Në edicionin e vitit 2014 në Kings Place, në Londër, kompozitori shqiptaro-britanik Thomas Simaku ka paraqitur premierën e tij botërore shkruar për violinistin e famshëm Peter Sheppard-Skaerved, frymëzuar nga pizzicato-t e ciftelisë, ndërsa “Vjeshta në Shqipëri” e Panufnik u ekzekutua në një formë të re për piano e violinë nga muzikantët shqiptarë Mariela Cingo e Eljon Vejsiu. Një tjetër vepër e Simakut, “Tre Këngë Shqiptare Folk”, është kënduar po atë vit në Kent nga Kori Kombëtar i të Rinjve të Britanisë së Madhe prej 120 vetësh.

Në tetor të këtij viti, dirigjenti shqiptar Olsi Qinami vuri në skenë për herë të parë në Britani, veprën “Arbëreshes sime”, të kompozitorit Fatos Lumani, interpretuar nga London City Philharmonic e solisti Shkëlzen Baftiari. Ndërsa në 19 nëntor, duo violinë-kitarrë e vëllezërve Jon e Nik Gjylaci performojnë në St Andrew’s Music Festival me një tjetër kompozim të Thomas Simakut me motive arbëreshe.

Trashëgimia jonë e pasur kulturore vazhdon të tërheqë e lërë mbresa të thella tek publiku ndërkombëtar për vlerat e saj unike e shprehjen e arritur të sentimenteve më të forta njerëzore – sic janë gëzimi e dhimbja – me gjuhën universale të muzikës. Por ajo merr sot një kuptim të ri edhe për ne shqiptarët, si dëshmi e memorie e rigjetur e një bote të thjeshtë bukolike nga e kaluara jonë që ruhet e ripërtërihet në vepra e forma të reja nga artistët tanë e të huaj për tu trashëguar tek brezat e ardhshëm.


Requiem për vdekjeshpërfillësit…

$
0
0

nga Jozef Radi

 

Me 6 nëntor 2017,

u largua nga jeta

Profeti i Letrave Shqipe,

Kasem Trebeshina.

Rezultate imazhesh për kasem trebeshina

Vdekja nji ditë vjen për të gjithë!

Askush s’ka mundur të kapërcejë atë. Asnji kompromis, me të Mirën as me të Keqen, me Pushtetin as me Hyjin, s’ka ndihmuar askënd ta kapërcejë këtë akt përmbyllës të një rruge, gjatësia e së cilës na është e paracaktuar si fat i çdonjërit prej nesh.

Edhe Profeti i Letrave Shqipe, tashma përtej të Nëntëdhjetave e priste ikjen e tij një ditë!

Bile kishte mbërritur deri aty sa ta pranonte paqshëm bashkëjetesën me hijen e vdekjes! Kishte shkruar gjithë jetën libra dhe s’kishte pothuaj asnjë libër të botuar, pra kishte pranuar të jetuarit me vdekjen e veprave të veta; kishte pranuar burgjet e gjatë, si pjesë të vdekura të jetës së tij; i kishte mbijetuar çmendinës si pjesën më rrënuese e jetës së tij; kishte pranuar heshtjen e tinzare të shtetit, si një vdekje e sofistikuar; ashtu siç kishte pranuar gjithë dënimet dhe vetmimet e pafundme të tij.

Dhe kështu ditë mbas dite Ai e kish sfiduar veten dhe botën, duke vazhduar të shkruante e të shkruante pafund si një murg, derisa mekja e dritës së syve pak nga pak iu bë e plotë dhe ai u bë pjesë e shkrimtarëve të verbër të botës… Dhe për mos ta dëgjuar edhe atë llavë llumi që u derdh e do të derdhej dhunshëm mbi figurën e tij, Ai shpërfilli si një shpërfillës i madh, duke u ngujuar në kullën e vetmisë së tij, zhytur ndër jehona legjendash dhe magjinë e muzikës klasike, duke u mumifikuar pak e nga pak e ca nga ca me heshtje e braktisje, deri te dita e 6 nëntorit të 2017, e cila ndoshta do të shenjtërohet si dita e lamtumirës së tij, për gjithë ne mosnjohësit mjeranë, mosmirënjohësit e vegjël dhe rrokanët e pathyeshëm të kësaj bote…

Dhe iku ashtu heroik i pazhurmët, fisnik i pafjalë, kalorës i pakalë, i mallkuar i pamallë, i gjallë i pakallur, i përfolur prej të paftyrësh, i përçmuar prej të paçmuarish, i vdekur gjer në pavdeksi…

Dhe iku nëpër vjeshtën e tretë i mbuluar me gjethe lisash dhe pllanga resh të përzishme; iku pa gjurma lavdie, pa hosanara hipokritesh, pa kurorë të thurura lavdish të rreme, iku si dinë të ikin shpirtërat e mëdhenj: shpërfillës e të patrazuar që e lexuan aq qartë kohën dhe bashkëkohësit e tyre, e derdhën jo veç frymë kritike ndaj papërgjegjësisë sonë kolektive po edhe shpirt qësendie, duke në dhënë edhe simbole qëndrese dhe modele përkushtimi në një shkretëtirë që bëhet edhe me e shkretë me ikje luftëtarësh…

Vërtet ai jetoi me letërsinë dhe për letërsinë që krijoi, por mbeti ashtu i thjeshtë e i përkorë, idhnak dhe i paepun, sfidues dhe njerëzor, si gjithë ata që të mirën dhe të keqen e tyre, vlerat apo defektet e tyre, i japin ashtu të plota, të palatuara, të pamaska, të pafriguara, si gjithë ata që dinë aq bukur të tallen me veten e tyre së pari e pastaj me gjithë botën… E këtu nuk mund ta rri pa e përmendur atë të famshmen shprehje të tij se: “Kur mbusha 25 vjet, u kujtova papritur, se kur isha 12 vjeç isha shumё mё i mençёm!”… pra ato 13 vite të rritjes së tij idealiste çlirimtare, kishin qenë ajo bashkëjetesë e tij e trazuar me komunizmin, e cila njëherësh po aq sa do ta rrënonte e do ta rroposte po aq edhe do ta kthjellte e ta lartonte!

Profeti i Letrave shqipe, vdiq një të hënë nëntori në dhé të huaj… dhe ashtu skiftershëm fluturoi drejt atij vendi përçmues… dhe erdh’ e u varros aty pranë së shoqes, ikur një vit më parë, asaj gruaje të shenjtë që s’ia vrau kurrë në shpirt shkrimtarin, aty pranë mbesës së tij të shtrenjtë që ia shkurtoi tejet ditët e mbrame dhe ndoshta ashtu bashkë tani do t’ia lexojnë e do t’ia shkruajnë poezitë e mbetura përgjysmë Gjyshit të saj Profetik…

Me këtë ikje të vetëtimtë, Ai nuk e vuri në vështirësi as miqtë, as shtetin, as njerëzit e hallakatur të letrave, as mediat e përfjetura as lexuesit dhe dashamirët e paktë… Iku si të mos kish qenë kurrë, si të mos kish shkruar kurrë, si të mos kish rrebeluar kurrë… iku si ndëshkimi më i madh i gjithë atyre që ende s’po dinë si ta lexojnë këtë shpërfillje…

Tashti të gjithë jemi të lirë ta shpërfillim, ta përbuzim, ta fyejmë, ta shajmë, ta poshtërojmë, ta mallkojmë… bile edhe t’i gëzohemi vdekjes së tij… vetëm me nji kusht, që mbas të gjitha këtyre të ulemi e ta lexojmë ashtu qetë dhe paqshëm profecinë e tij, sepse vetëm kështu, të rikthyer në kujtesë, do ta kuptojmë krejt përmasën e mjerimit brenda nesh…

Sepse vdekja nji ditë vjen për të gjithë.

 

7 nëntor 2017

“Bloodlands”, filmi horror shqiptar në festivalin e Australisë

$
0
0

Filmi horror shqiptar “Bloodlands”, me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, nën interpretimin e aktorëve  Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku, do hapë Festivalin e Filmit Horror në Sidnej të Australisë, që nis më datë 29 nëntor, raporton atsh.

Filmi “Bloodlands” në ekranin e kinemasë shqiptare për publikun u shfaq më datë 22 shtator. “Bloodlands” është  shfaqur gjithashtu në “Horror Channel Fright Fest Glasgow” dhe në “Nashville Film Festival”, ku Suela Bako u vlerësua me çmimin aktorja më e mirë.

Filmi tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapi, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional, duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse të shpëtojnë. Steven Kastrissios e ka konceptuar filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga.

 

Si e kam njohur unë Kasem Trebeshinën!

$
0
0

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka kushtuar një homazh në faqen e saj në Facebook, Kasem Trebeshinës, shkrimtarit të njohur shqiptar, simbol i disidencës në vitet e diktaturës, i cili u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Kumbaro rrëfen njohjen e parë me shkrimtarin, në vitin 1992 kur përkthente në frëngjisht “Historia e atyre që s’janë”.

“E kam njohur shkrimtarin Kasem Trebeshina, në vitin 1992, e kam njohur me kureshtjen e zbulimit të personazhit për të cilin të gjithë flisnin por pak e njihnin. Ende s’e kisha lexuar.
Fati prej përkthyeseje ma solli që ta lexoja për së pari si lexuese shumë e vëmendshme. Përktheva në frëngjisht një prej pjesëve të tij teatrale, “Historia e atyre që s’janë”. Për disa muaj punuam bashkë për çdo faqe, ku njoha shkrimtarin që vinte shpesh në dyshim krijimin e vet si në një proces të komplikuar autopsie tekstuale, duke qëmtuar shkronjat, fjalët, rreshtat. Njohje e çuditshme dhe komunikim me retrospektivën që e kishte bërë Trebeshinën të shkruante një tekst që nuk ta rrokte mendja se mund të shkruhej në vitet e diktaturës.

Më pas, në po atë vit, “L’histoire de ceux qui ne sont plus” u vu në skenë ne Paris në teatrin e Shkolles së Lartë të Teatrit “Pierre Debauche”.
Ministria e Jashtme franceze ftoi autorin dhe përkthyesen e tij në Francë për të marrë pjesë në premierë dhe për një vizitë kulturore në Paris.
Njoha në atë javë njeriun Kasem Trebeshina, i thjeshtë dhe befasues në mënyrën se si vëzhgonte ngultaz veprat e artit në muzetë e famshëm të kryeqytetit frëng të cilit ia njihte fort mirë historinë.

Më vonë i lexova veprën ndryshe, ndërsa njeriu pa bujë që na la sot më mbet në mendje përherë”, shkruan Kumbaro.

Trebeshina, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare jetonte prej disa vitesh në Ankara të Turqisë.

Roland Gjoza: Dinjteti i Kasëm Trebeshinës

$
0
0

Kasëm Trebeshina u nda nga jeta. Një humbje që kombi e ndien thellë. Eseja e mëposhtme është nxjerrë nga libri me ese «Satirikon» i shkrimtarit Roland Gjoza, përgatitur për botim nga shtëpia botuese «Uegen”

Nga Roland Gjoza

 …Kasëm Trebeshina erdhi me pamje të murrëtyer, pa qejf për të folur, disi i bezdisur prej pranisë sime. Ai që ish bërë ndërmjetës për mua, më tha disi i çuditur: Kujdes, ai nuk i do spiunët. Dëgjo gojëkyçur dhe mbaje drynin të mbyllur. Ai nuk i do fjalët. S’kërkon dafina. Nuk di si do të presë, paç fat. U ul përballë meje në një divan të vjetër, bashkoi duart si për t’ia nisur një lutjeje. Sytë i kishte të lodhur me një grimë dritë vetëtitëse, që më lëbyrej si përmes një mjegulle. Po ama sytë i kishte tejet të vëmendshëm e kërkues gjer në një mani bezdisëse, sikur prisnin të të nguleshin si gjilpëra në pllakën e një gramafoni të vjetër.

Kasëmi bëri tri herë burg, pothuaj tërë periudhën e socializmit e kaloi atje, pa pasur rast të kthehej ndonjëherë në Lidhjen e Shkrimtarëve apo të hynte te kafe Tirana (e cila ndodhej përbri me ish Estradën) ku pinin kafe shkrimtarët. Kasëmi nuk njihej, veç prej shkrimtarëve të vjetër, që kishin frikë të shpreheshin. Veprat e tij të shumta kishin mbetur të pabotuara.

   A mund të flitej për dinjitet njerëzor në atë kohë? Kjo po na mundon sot kur po ata vrasës i kemi në parlament dhe në qeveri. Me naivitet dhe përplot iluzione hymë dhe ne në lojën e sistemit të ri, por jo si lojtarë, po thjesht si spektatorë. Si në kohën e Cezarit po ata lëvizin gishtin sot: lart për të dhënë lirinë dhe poshtë për të dhënë mandatin. Lojë. Po ata, vrasësit me pushtet dhe po ata, viktimat pa pushtet. Një rotondo në ajër, sa për ta parë sytë e polemit se rrotullimi ndodhi.

   Kasëm Trebeshina ishte shkrimtari profet. Ai s’provoi pothuajse asnjë ditë gëzimi si krijues. Dalëngadalë para syve të tij shuheshin qirinjtë e jetës, një agoni ngjethëse që zgjati dhe zgjat ende si një mallkim saturnal. Dhe idealet vriten. Kasëm Trebeshina! U vra me burg dhe me persekutim shtëpie.

Kasëmi e prishi heshtjen: Tani rri e mbledh dorëshkrimet që i kishte shpërndarë nëpër kushërinj. Një kopje në shqip e tjetra në anglisht. Kanë humbur plot, po unë pothuajse i kujtoj dhe do t’i rishkruaj. Kujtesa s’më ka lënë. Unë e di pse keni ardhur. Ju ka çuditur ajo shprehja ime: Unë nuk jam shqiptar! E them prapë. Dola nga varri dhe ku hyra? Përsëri në varr. E pse? Kundërshtova. E thashë të vërtetën, iku një Enver, erdhi një tjetër, po ai bark i pjell. Prandaj iki e kur kthehem përsëri i ikur jam, se këtu me urrejnë. E pse? Them të vërtetën. Kështu dhe për teatrin. Pothuajse 70 mijë dollarë për të vënë një pjesë të Sartrit dhe dy të miat.

  U ngrit, eci me hapa të mëdha, hapi derën, e mbylli pas vetes. Prita një copë herë duke parë atë dhomë të rëndomtë, ku sendet dukeshin sikur nuk kishin lëvizur që prej dyzetë vjetësh. Ishte me tepër një trallisje imja, prej një dëshpërimi si në mort. U kthye dhe me tregoi një shkrese që e tundi në ajër. Ja, tha, kjo është! Ma dha qeveria franceze. Dhe unë jam gati që para syve të tu ta gris ose ta djeg, se nuk më vlen. E ç’më duhet? A ka teatër këtu? Jo, s’ka! Ua thashë këtë, po s’më besuan. Ka, si s’ka, më thanë. E ku dini ju, iu përgjigja, atje s’ka teatër. E mora, megjithatë. Të lutem, i thashë, pse e betë këtë? Ja, ma ktheu, edhe ju s’më kuptoni. Kot iu prita. Kot ua hapa derën. T’iu kisha dhënë një shkelm pas bythe e t’iu hidhja nga shkallët. More, kupton ti, s’ka ndryshuar asgjë. Është po ajo kohë. Ju të rinjtë fluturoni me presh, s’kuptoni asgjë.

   U ngrit në këmbë, eci drejt meje, po qëndroi papritur, me atë murrëtim në fytyrën nervoze, aspak tërheqëse, sikur të kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe me përshkroi në një kohë të shkurtër se ç’ishte arti që nga kohët e lashta Asiro-Babilonase, me shembuj konkretë derisa sa erdhi në kohët tona, mbushur ajo ligjëratë e tij cit me cit me informacion të mahnitshëm. Poliglot, mendova, gjeni i dënuar me heshtje. E përjetoja si fat praninë time aty. Me duan të vdekur, tha papritur, ja që më duan të vdekur. I mërzis shumë, sikur iu prish shijen për të ngrënë dhe për të dashuruar, jam si një gozhdë që iu del në këpucë. Ju do të thoni se kush merret me mua, po janë të detyruar të merren. Veç, me dëgjon, djalosh? veç unë iu prish imazhin e demokracisë, e kësaj gjoja demokracie, prania ime është shembulli me i mirë se unë që duhej të zgjidhesha si prekusor, u lashë siç isha, në dënim. Sepse s’kishte ndryshuar asgjë. Hetuesit e mi janë në qeveri, gardianët e mi janë në polici, spiunët e mi janë në parlament. Edhe kur doli libri im: Odin Moldvalsen, i shkruar herët, kur këtu i bëhej hosana «Çlirimtarët» të Dhimitër Shuteriqit, dhe u krahasua me «84» të Oruellit, u mbyll sipari, shfaqja u anulua. Pse? Unë vija nga galerat po s’gjeta kohën time, gjeta sërish atë kohë që më kishte futur brenda. Atëherë duhet të protestoja dhe thashë: Unë s’jam shqiptar! Tani vuaj brenda, ja këtu ku më shikon. Ha pak, se s’kam, paratë, me mungojnë si gjithmonë, që të mbaj veten në formë, pres të bjerë errësira, që të shndërrohem në një fantazmë dhe i bie rrotull Tiranës në këmbë, një rotondë kjo që me ndihmon të sjellë e përsjell nëpër tru temat e mia letrare, të flas me veten, të kaloj në trans. Vërtet ecja kaq e gjatë çdo mbrëmje, në shi, në të ftohtë, në vapë e në freski, me ka ndihmuar shumë të freskoj gjithë atë kopsht të rëndë të mejtimeve, të zgjoj një botë të fjetur shqiptare që me vjen kaq e pasur, e begatë, po fort e hidhur. Një shkrimtar shqiptar me mbi dyqind dorëshkrime, tretur ca, plaçkitur të tjerat, humbur e më keq, vjedhur atëherë kur me futën në burg. Tri herë më kanë zbritur në ferr. Të tria herët vinin e me merrnin ç’më gjenin, ua jepnin shkrimtarëve të tyre, për t’i lexuar e dhënë mendim, kuptohet ç’mendim jepnin ata e ç’mund të kuturisnin me atë mall belik. Keq me vinte domosdo, po Zoti me kishte dhënë frymëzim të pashterur, s’ka gjë, thosha me vete, edhe bota e qytetëruar është djegur e plaçkitur herë-herë, po sërish është ringritur dhe kujtoja shembuj që nga kohët e vjetra. Me duan jashtë, austriakët duan të me japin nënshtetësi austriake, po kështu gjermanët, francezët, turqit, më duan, për çudi, kurse në vendin tim më dëbojnë, sepse iu kujtoj mashtrimin me demokracinë. Ik Kasëm, s’na duhesh! Mallkim që vjen nga burgjet. Duhet të kishe mbetur jashtë që të të donim. Dhe unë dola jashtë, endem si çifuti në shkretëtirë. Atëherë pse të jem shqiptar? S’jam. E pse të mos e them?

Kasëmi u nda nga jeta. Ai nuk e donte kohën e tij. Kasëmi kërkonte të vërtetën. Kasemi ishte i ftohtë, i papajtueshëm, stoik. Kasëmi ishte armiku, pra s’kishte si ta harronte. Dyzet vjet armik. Dhe u mësua me këtë gjendje. Kasëmi vuante prej mendjes, disa herë ishte shtruar në psikiatri. Ai shikonte në ëndrra demonë dhe luftonte. Nëpër burgje dhe në shtëpi.

Kasëm Trebeshina e shpërfillte disidencën e vet. Të gjithë e morën këtë anatemë për disidencën si një skup, kur diheshin burgjet e tij si një rotondo nëpër rrathët e ferrit, po pati dhe nga ata që gjykonin ftohtë dhe i dinin ca më mirë punët e disidencës në komunizëm. Se edhe sot bëhet pyetja: A kishte vërtet disidencë? E kam si këtë xhaketë, që e heq dhe e var ja, këtu në kremastar (e hoqi vërtet dhe e vari në kremastar) kjo s’më intereson, po dua të di nëse jam shkrimtar për ju, a pëlqehem, por…  edhe kjo s’më intereson dhe aq, se unë rroj në tjetër sferë që s’njeh kohë, është amshimi. Këtë ta fal vetëm frymëzimi, që ende s’më ka lënë. Ju doni të dini për mundimet dhe vuajtjet që kam hequr, e ç’ju duhen ato, më mirë t’ju tregoj për veprat e mia, kur të më vijë ajo dalldia për të rrëfyer për veten, gjë që më ndodh rrallë.

  …Dhe ndërsa shkruaj këto radhë, Kasëmi ka mbushur 91 vjeç, s’sheh dhe s’dëgjon, po ama qesh. Është në tjetër botë që ne s’e kuptojmë. Ai qesh. Nuk është më i murrëtyeri në fytyrë, i pakënaquri i vrerosur në pamje, po gati një fëmijët që rron me efemeren. Hajde dhe kuptoje! Po dhe mitet kështu e kanë, kur vjetrohen bëhen më të lexueshëm për fëmijët. Kthehen në përralla. Kasëm Trebeshina përrallë. Në po atë dhomë të ngushtë, që ai nuk e sheh, se është amshimi i pafund ku ecën nëpër re, se atje janë temat e tij, ato të zezat tema, që duan shumë re të kullojnë, shumë stuhi të na trallisin, shumë rrufe të na përcëllojnë me të vërtetat morbide, që ne s’jemi mësuar t’i dëgjojmë, ngaqë ende s’jemi shkëputur nga nina nanat e shqiptarizmës bajate. E Shqipërisë së gënjeshtërt, të derbederëve, rezilëve e kopukëve që shtohen, si mizat në vapë, që shesin dhe blejnë, po veç jo të vërteta të trishta dhe idealizma shqiptarie.

   Kasëmi ka mbushur 91 vjeç. A ka sfidë më të madhe për vuajtjen? Mos ishte ai binjak me parajsën? Se edhe në një qeli të akullt, po edhe në një dhomë të ngushtë, mund të gëzosh parajsën, ndërsa sheh se edhe buka të mungon. 91 vjeç, po fëmijë. Një kthim mbrapsht i ligjeve solemne të natyrës. Tashmë nuk ka hyrë sërish në mitrën e nënës, po në atë të Shqipërisë, të pavdekësisë. Se në pavdekësi u shkoka si fëmijë. Mbi 100 vepra dorëshkrime që presin dritën e botimit dhe, të paktën, një vëmendje, një ndalim të Krishtit në dhomën e tij. Po asgjë. Shkoi ditëlindja e tij, heshtur, si mbrëmja e dimrit, kur njerëzia struken pranë zjarrit. Asgjë fare. As edhe një kandil nuk u ndez në këtë terr njeriu. Ai që duhej të shpallej simboli, u shpall armiku! Dje dhe sot! Të shohim përjetësinë. Dhe të gjitha këto atij s’i interesojnë, sikur të bëhet fjalë për një çimkë në jakën e këmishës. Frymëzimi, ky është caku, në qoftë se ai vjen ende, rron dhe Kasëmi, në qoftë se një ditë, nuk troket, atëherë ai do të ngrihet dhe do të hapë derën tjetër që është diku në hapësirë dhe do të shkojë reve, dimrave e pranverave, se me to u ngushëllua e u gëzua, ato ishin natyra dhe ai ishte natyrë.

Dhe një ditë më dhanë një leje të posaçme për të hapur dosjet e shkrimtarëve të dënuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kisha arritur të hyja në zyrat e ferrit, në arkivin e tij. Pa më ndjekur kush, krejt fillikat. Zyra numër tre. Hyra brenda. Dhe seç m’u kujtuan prej atij numri, tercinat e Dantes. Më kishte mbetur në mendje ai burg i gjatë i Kasëm Trebeshinës. Më dukej sikur më shfaqej si kont Ugolini duke iu ngrenë kokën burgjeve të tij.

   Ma sjellin dosjen. E vërdheme, përplot noti dhe myk, sikur të ishte lëkurë e një të vdekuri. Kambanat duhet të binin, por kjo s’ndodhi se ato kishin rënë njëherë. Veç jehonën e tyre e dëgjova, prej një asociacioni të çuditshëm që na kaplon ne letrarëve kur e kur, ashtu papritur. Më falni, që do t’i përmbahem rigorozisht shënimeve të mia, pa koment.

   Dosja 8908. Avokat Dhimitër Evangjeli i bën mbrojtjen. Kam shkëputur prej shumë faqeve të tij paragrafin e fundit të faqes 15. «Lidhja e Shkrimtarëve ka gabimet e veta dhe e ka provokuar në lidhje me librat e tij që ishin për t’u botuar dhe ajo ia refuzonte duke e cilësuar të marrë. »  26. 6. 1954

   Më poshtë gjeta këtë shënim: «Vjeç 29, lindur në Berat, fshatar i pasur, aktor teatri, pa profesion, pa parti, pa dekoratë, dy klasë të larta, kapiten i klasit të parë. » Faqe 38.

   Dhe paragrafi i parafundit: I pandehuri Kasëm Trebeshina ka shkruar një seri veprash, në shumicën e tyre, gjërat janë parë me pesimizëm, nihilizëm, jashtë realitetit dhe kundër frymës së partisë, kundër realizmit socialist. »

   Me 25. 6. 1954 Kasëm Trebeshina i drejton lutje gjykatës se lartë. Kam shkëputur disa fraza.

   Lutje

   «Në të tilla raste djalli im poetik më ka vënë brirë. »

   …  …  …  …  …  …  …  …  .

   «Nuk pretendoj që nuk kam dëmtuar, por ngul këmbë se nuk kam shkruar me «logjikë të ftohtë», se nuk jam udhëhequr nga dëshira për të bërë propagandë dhe se nuk jam armik, po poet. Kjo është një çështje psikologjike shumë e ngatërruar, prandaj i lutem asaj gjykate që ta dënojë sa më ashpër artistin, po të tregohet më tepër se e butë me mua dhe të më japë mundësi për t’i larë të gjitha gabimet e mia duke më liruar. »

   Shokut Mehmet Shehu, Tiranë. Faqe 49

   Çdo njeri duhet të bëjë atë që i ngarkon epoka. Këtë e ka për detyrë dhe duhet ta bëjë patjetër. Por kur dinjiteti njerëzor nuk përfillet dhe shqelmat që çdo vlerë zemërgjerë nga të pavlefshmet merr e bëhen të paduruara, atëherë njeriut nuk i mbetet të thotë veçse «lamtumirë dhe në qoftë se përgjithmonë lamtumirë, prapë lamtumirë. » Tashti duket qartë se për shkak të servilëve të vegjël të Lidhjes se shkrimtarëve mund të merren nëpër këmbë njerëz e vlera pa marrë asgjë parasysh. Duke mos dashur të jem lodër e fatit dhe e kapriciove njerëzore, kërkoj vizën për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria për në Zvicër. Vizën tranzit do ta kërkoj nga shteti Italian.

Me respekt

 Kasëm Trebeshina

  (Dhe firma e tij)

 Tiranë me 8. 12. 1953

   Në faqen 53 është marrë në shqyrtim një vjershë e tij, mbushur me pikëpyetje dhe nënvizime.

   Çudi pse vallë kjo qetësi

   I humbur shoh. Jam i vetmuar

   Ja, mal e pemë e deti hesht

   Çdo gjë është e trishtuar.

   I zgjuar fle. Asnjë s’më zgjon.

   Përkundet varka mbi kujtime

   Dhe një agim që kurrë s’agon

   S’ushqen më shpresën time

   Në një letër ai përmend se do të vetëvritet dhe do të dalë nga partia. Në procesverbalin e datës 30. 12. 1953, e mohon që do të shkojë jashtë shtetit, po këtë e bën, sipas hetuesit të çështjes, ose që të sikterisej, ose që t’i hapej rruga për ta lënë të lirë dhe e pranon që është mbërthyer nga kontradiktat.

   Me 1980 është vendosur për zhdukjen e shkrimtarit.  Atë e arrestojnë përsëri, për të tretën herë.

   Konkluzioni i ekspertizës mjeko-ligjore. Dosja 12192/ 1, faqe 22

Kasëm Trebeshina është psikopat paranojak i dekompesuar dhe veprën penale e ka kryer nën ndikimin e ideve delirante.

  1. Nuk është i përgjegjshëm ndaj ligjit për veprën penale që ka kryer.
  2. Të dërgohet për mjekim të detyruar në spitalin neuropsiqiatrik të Elbasanit. (doktor Ylvi Vehbiu)

Po nuk janë të kënaqur me kaq, duan ta dënojnë patjetër dhe me 5. 8. 1980 e dërgojnë sërish për ekspertizë.

   Konkluzioni:

  1. Kasëm Trebeshina nuk është i sëmurë psiqik.
  2. Ai paraqet shregullime paranojake që nuk e kalojnë kufirin e një personaliteti normal.

   3 Është i përgjegjshëm për veprat e kryera. (doktor Nestor Polimeri)

   Në të njëjtën dosje: 12192/ 1, Akt N: 83, faqe 29, ndodhet letra drejtuar Sekretarit të parë, Enver Hoxhës dhe dy Promemoriet të nënshkruar nga Kasëm Trebeshina, në datat 6. 11. 1975 dhe 26. 8. 1976

   Ata që kanë shkruar recensat për veprat e pabotuara të Kasem Trebeshinës janë: Dalan Shapllo, Naum Prifti, Bashkim Kuçuku, Moisi Zaloshnja, Llambro Ruci, Resul Bedo, Ruzhdi Pulaha.

 Dy promemorie, jo një, siç përsëritët shpesh, po dhe atë duan ta mohojnë. Parashkime gjeniale që u dëshmuan, pa hequr as edhe një presje. Të mos harrojmë se është dhe një Promemorie tjetër, kjo i është drejtuar Sali Berishës, botuar në Zërin e Rinisë, në dy numra, me 1994. Parashikim gjenial edhe ky. Po i harruar.

Një libër që ngacmon sedrën e studiuesve

$
0
0

Nga Artan Lame

“Lufta është vazhdimi i politikës me mjetet e dhunës”. Na e ka lënë të shkruar von Clausewitch-i dy shekuj të shkuar. Edhe vrasja është vazhdim i politikës me mjetet e dhunës, por kur s’ke këllqe të bësh luftë – do shtoja unë. Dhe me ç’duket kjo ka ndodhur edhe në këta 100 e kusur jetë shtetërore të shqiptarëve ku, më shumë se me luftra me të tjerët, jemi vrarë e prerë mes vedit.

Në historinë tonë shtetërore ka shumë vrasje që, në një vend tjetër, do të mund të klasifikoheshin si vrasje politike apo ideologjike. Për fat të keq, më duhet të pranoj se në rastin tonë, me tepër se vrasje ideologjike, ato janë thjesht vrasje për pushtet. Unë dua të arrij këtë apo atë pikë të pushtetit, apo të karriges. Atë pushtet a karrige e ke ti, ose ti më pengon ta arrij atë. Unë të vras ty dhe gjëja e karrig’ja jote bëhet e imja. Ky është mekanizëm tribal që vjen që nga kohët parahistorike. Ti ke një copë mishi, apo një lëkurë ariu, apo një gjerdan me dhëmbë fildishi. Unë nuk i kam dhe i dua por ti s’mi jep. Unë të vras ty dhe, mish, lëkurë e fildish bëhen të miat. Mekanizmi i veprimit në një shoqëri parashtetërore, siç janë ato ballkanike, është brutalisht ky.

Kjo është ajo që ndodh në çdo ambient ku nuk përplasen idetë por njerëzit. Idetë kur përplasen nuk derdhin gjak, por zhvillojnë një shoqëri që pastaj përzgjedh lirisht mes tyre atë që i duket në e mira. Ndërsa kur përplasen njerëzit gjaku është i pashmangshëm. Hasan Riza pasha ishte komandant legjitim i Shkodrës dhe mirë keq atij i takonte të vendoste se çdo të bëhej. Esad Pasha donte të merrte atë pushtet që e kishte Hasan Rizaja (siç i thonin shkodranët që moti). Këtu nuk ka vend për debat idesh, se nuk mund të fitonte kurrë dhe natyrisht që e vetmja mënyrë për të arritur ishte vrasja dhe e vrau.

Me thënë të drejtën, unë kam vërejtjet e mia (dhe jam i bindur që do i ketë çdo këndonjës) me listën e përzgjedhur për të rreshtuar qindshen e vrasjeve. Historia jonë është shumë bujare kur vjen puna për të tilla ndodhi dhe, secili prej nesh mund të hartojë lista me 100 apo 500 të tjera. Mirëpo në këtë punë vetë Rolandi që na i mbyll gojën, duke thënë “sepse kështu mendoj unë”. Bash siç bënte vaki një shekull e gjysmë më parë në Parlamentin e atëhershëm grek (që kish më shumë arvanitë se grekër) ku, pasi avranitët e sertë të shndrruar në deputetë thoni ndonjë gjë, pyetjes po pse kështu, i përgjigjeshin me tërsëllimë shqiposh “se kështu thom u”.

Dhe përpos kësaj, Rolandit i do njohur merita që ja ka dalë të bëjë bashkë ata për të cilët Noli thosh se “është më kollaj të bësh bashkë një grusht me miza sesa 5 shqiptarë”, paçka se për t’ia dalë kësaj pune i është dashur të punojë njëzet vjet mbi dosje dhe të presë të ndërrojnë jetë më parë.

Duke qenë gazetar i kronikës, në shumicën e vrasjeve të pas vitit ’90, Rolandi i ka ndjekur ato gati në kohë reale, ka qenë në vendngjarje ku ndoshta ende nuk ishte përtharë gjaku, ka pyetur njerëz ende të freskët nga ndodhia dhe kjo e bën edhe më të besueshëm analizën e tij. Për ngjarjet e mëparshme, aha, ka arritur “me vonesë” në vendngjarje, diku 30 e 40 e diku edhe 100 vjet me vonesë, ndaj analiza i është dashur të bëhet veç mbi dokumenta dhe dëshmi të shkrojtura. Dhe si për të plotësuar këtë prekje të vendngjarjes, shërbejnë skicat e momenteve të fundit që shoqërojnë secilin rast, skica që të fusin gati brenda ambientit të zymtë ku, trokitja e hapave të fundit shoqërohet me zhurmën e të shtënave. Edhe nga kjo pikëpamje, ky libër është kontribut për kujtimin e gjithë këtyre njerëzve që nuk janë më.

Ka të paktën nja 30 vjet (e kujtoj që e thonim midis nesh studentëve, që në fund të viteve ‘80) që, sa herë gjendemi përpara një barriere politike të pakalueshme, themi me psherëtimë “ah si nuk doli një Avni Rustem”. Por kombet që përpiqen ti zgjidhin problemet e tyre me Avni Rustemë, duhet të pranojnë se kanë paaftësinë ti zgjidhin problemet me zhvillim gradual. Anglia herën e fundit që i ka zgjidhur hallet e saj me Avni ka qenë diku në shekullin XVII, kur vranë mbretin (sidoqoftë për të vënë prapë një mbret në krye). Pas kësaj ja dolën të ndërtojnë një sistem vlerash shoqërore të balancuara, “check and balances” siç i thonë ata vetë, ose siç i thonë italianët “tira e mola”. Në shoqëri si të tyret, ky lloj sistemi nuk lejon që tensionet të shpërthejnë, por zbuten dhe shfryhen brenda sistemit, duke mos lejuar që tenxherja të shpërthejë.

Edhe ne shqiptarëve pleqtë e urtë na e kanë lënë llafin, “tërhiq e mos këput”, por për fat të keq nuk e zbatojmë kurrë, ose më së paku shuuumë rrallë. Shoqëritë ballkanike janë ende tribale ku ai që fiton i merr të gjitha dhe ai që humbet e pret vrima e zezë. Dhe natyrisht pastaj që ai i vrimës së zezë, thjesht veç ditën që të përmbysë situatën, me një plumb të dhënë kur ti dalë në shteg. Ndërkaq, ata që heqin e vuajnë po nuk kanë këllqe, veç luten e presin për Avninë e rradhës.

Në librin ethshëm të lexueshëm të Qafokut, ka edhe gabime, pasaktësi, apo interpretime të diskutueshme. Unë vetë gjeta të tilla, ndërsa lexoja faqe pas faqeje jetët që ndërpriteshin beftas mes plumbave, thikave, bombave apo litarëve. Por ky nuk është problem, përkundrazi është meritë. Kjo për dy arsye.

E para është se tani e kemi një libër që duhet të ngacmojë sedrën e plot studiuesve të tjerë për t’u thelluar në secilën prej vrasjeve të përshkruara në librin e tij, duke patur këtu parasysh edhe faktin që secila prej këtyre vrasjeve është indicie për një libër më vete. Arsyeja e dytë është fakti se, duke e shkruar librin edhe me pasaktësi, Rolandi po u jep shqiptarëve mundësinë të ushtrohen me sportin e tyre kombëtar, të flasin e shajnë punën e tjetrit. Ashtu si Kristoforidhi një shekull e ca më parë, që thyente vezët e shitësve pleq nëpër kalldrëmet e Elbasanit dhe pastaj me kujdes hidhte në letër të sharat e fjalët që merrte pas. Vërtet e shanin, por ai pasuronte fjalorin e shqipes që po shkruante.

Uluni tani e diskutoni mbi fletët e librit të Rolandit, që pastaj ky t’i mbledhë e t’i përpunojë për të saktësuar kështu 100 faqe të përgjakura të historisë sonë shtetërore. Dhe një gjë të fundit. Siç më ka treguar vetë z. Qafoku, për secilën ngjarje ai ka patur dosje të veçanta me fakte, dokumente, dëshmi, dosje që i ka pasuruar e sistemuar vit pas viti, ka nxjerrë sytë nëpër arkiva e biblioteka, ka takuar dëshmitarë e pasardhës të të ndjerëve. Por nuk mjafton kjo për të qenë i paanshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla, protagonistët e të cilave nuk flasin dot më.

Secili prej nesh duhet të mbajë vazhdimisht në mëndje që fantazmat e të vrarëve rrotullohen ndonjëherë edhe përjetësisht atje ku kanë dhënë shpirt, që ata në mënyrën e mistereve të Zotit ndjekin punët tona veçan kur merremi me ta dhe, nga kjo anë është përgjegjësi e madhe të shkruash për ta. Një ditë të gjithëve do na duhet të japim llogari përpara Krijuesit për ç’kemi bërë në jetë e, në qofshim të pakujdesshëm kur shkruajmë për punët e të tjerëve, do na duhet t’i japim llogari edhe hijeve e shpirtrave të tyre. Miq, unë besoj në këto që them dhe kam besim se edhe Rolandi e ka përgjegjësinë përballë të gjallëve që lexojnë fjalën e tij, por edhe përballë të vdekurve që nuk mbrohen dot më vetë.

*Parathënia e librit të gazetari Roland Qafoku, “100 vrasjet  më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”

 

A do të botohet vepra e Trebeshinës, pas vdekjes?

$
0
0

Nga Nuri Dragoj

Shuhet shkrimtari i shquar Kasëm Trebeshina. Në mëngjesin e datës 7 nëntor, ai dha frymën e fundit për t’u larguar nga kjo botë e bëzdisshme dhe shkoi të prehet në qetësinë e vet.

I papajtuar për asnjë çast me padrejtësinë, kudër mediokritetit dhe mungesës së lirisë, i neveritur nga letërsia banale e realizmit socialist, ku merrte përparësi morali, guxoi të kërkonte largimin nga Shqipëri. I tha hapur Enver Hoxhës dhe Mehmet shehut se kërkonte të ikte nga Shqipëria dhe të vendosej në Zivër, ku mund të shkruante ilirë. Vizën transit do ta merrte vet në Romë. Kur shteti shqiptar nuk e botonte veprën e tij le ta botonte Ita;lia, Zvicëra…Por shteti komunist nuk mund të jepte leje për njeriun, vepra e të cilit nuk binte erë socialiste.

Ishte tetori i vitit 1953, kur Trebeshina e krahësoi Enver Hoxhën me Luigjin e XIV. Pas kësaj u vu në pranga. Në burg për disa vite, më pas u amnistua për të qenë pak kohë e lirë, ndonëse më 18 maj 1962 do të internohej në Zvërnec të Vlorës. Por kjo ishte e pamjaftueshme. E shtruan në spitalin psikiatrik. E quajtën të çmendur dhe e mbytën në injeksione. Përsëri burg. Doli jashtë telave me gjemba për 18 muaj. Punoi pak kohë si përkthyes, por ia hoqën dhe këtë të drejtë. Madje e nxorën jashtë edhe nga shtëpia. E lanë në një bodrum. Kjo e detyroi t’i shkruante prapë Enver Hoxhës, ku i thoshte se po nuk iu dha e drejta e përkthimit dhe kthimi në shtëpi, do të braktiste zgjedhjet e 20 prillit 1980. Enver Hoxha e lexoi letrën dhe menjëherë urdhëroi arrestimin e tij. Më 11 prill u lëshua urdhër arresti dhe më 15 prill u vu nën pranga. (Më 11 prill do të vdiste dhe Enver Hoxha dhe më 15 prill do të varrosej). Mallkim i rëndë prej Trebeshinës. Pas hetimeve të gjata, më 19 mars 1981, shkrimtari që nuk pajtohej me dhunën u dënua 9 vjet burg.

U dënua shkrimtari, vepra e të cilit qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit, ndonëse atij vetë i pëlqente ta quante realizëm simbolik. “Kasëm Trebeshina, profet” e cilësonte Robert Elsie në vitin 1992 prozatorin, dramaturgun dhe poetin e sapokthyer në jetë, sepse Trebeshina kundërshtoi që në zanafillë realizmin socialist pasojat e të cilit i kishte parashikuar bashkë me burgosjen e poetëve e shkrimtarëve.

Eshtë e vërtetë që stili i Trebeshinës është më afër të folurës së përditshme, larg stileve të përdredhura, gjë që është një shembull nga të mëdhenjtë e letërsisë botërore. Ndaj shkrimtari në fjalë nënvizon në veprën e tij “Fitorja në humbje” se “që të kuptohet drejt letërsia e realizmit socialist, ajo nuk duhet peshuar me peshoren e zgjedhjeve në votime, me atë të referendumeve apo mitingjeve, ku nuk e merr vesh qeni të zonë..”.

Në fund të fundit, novatorizmi nuk lind kurrë si moda e një shekulli, por përmes traditës dhe unit të papërsëritshëm të shkrimtarit të lindur. Dhe që të realizohet kjo, shkrimtari duhet t’i sigurojë vetes lirinë e nevojshme, duke mos qenë nën pushtetin e mbretërve të hershëm dhe as të atyre të

mëvonshëm, të mos ia skllavërojnë shpirtin perandoritë e vjetra dhe as ato të reja. Me një fjalë, të mos i shërbejë asnjë lloj diktature dhe të mos gjunjëzohet para të hollave. Pikërisht këtë gjë e ka arritur Kasëm Trebeshina, përmes një guximi të pashembullt dhe të një tmerri të vërtetë, përmes burgjeve dhe internimeve në një jetë të tërë.

Pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: Mendohet të ketë rreth 170 dorëshkrime, përmbledhje poezish, tregime, novela, romane, drama, komedi, tragjikomedi, shkrime kritike, eseistike dhe publicistike. Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realizmit socialist, pasojat e të cilit i kishte parashikuar bashkë me burgosjen dhe pushkatimin e poetëve. Në vitet ’50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin në atë kohë. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës, ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash.

Kalendari i sistemit komunist dukej se shkonte së prapthi. Pas dënimit të Trebeshinës, në Shqipëri u montua një sistem mesjetar që ndëshkonte kudo dhe në mënyrë mizore çdo tentativë të dikujt për të shprehur mendimin e lirë. Aty – këtu thuhej se Enver Hoxha ishte i sëmurë dhe platformat e tij ishin të mangëta, ngaqë ai vetë nuk dinte çfarë thoshte. Pas dënimit të Trebeshinës, në Shqipëri u montua një valë terrori dhe Hoxha arriti “të zbulojë” gjatë vitit 1981, grupin më të rrezikshëm armiqësor që “kryesohej” nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili pati familjarisht një fund tepër tragjik. Më vonë, vijuan burgosjet dhe pushkatimet, të cilat në të gjitha rastet shoqëroheshin me mbledhje të gjata në ndërmarrjet ku njerëzit e thjeshtë që nuk dinin asgjë, ishin të detyruar të dënonin veprimtarinë e “grupeve armiqësore”, që vazhdonte të zbulonte Enver Hoxha. Kështu, ditët e burgut për Kasëm Trebeshinën u bënë akoma më të rënda, por ai shpesh shprehej me qetësi se vetë jeta nën terrorin e përditshëm ishte një burg i pafund. Megjithatë, Trebeshina nuk pranoi asnjë ditë që të kryente punë fizike, por vazhdoi të ushqehej me frymëzimet e subjekteve të romaneve të ardhshme edhe në burgje. Në muajt e parë të vitit 1991, emri i Trebeshinës dhe historia e jetës së tij shërbeu si një çengel shprese për brezin e ri dhe mbarë popullin shqiptar. Atëherë ndodhte shpesh që, sapo oratorët nëpër mitingje përmendnin emrin e Trebeshinës, ndërpriteshin nga brohoritjet dhe duartrokitjet e zjarrta të turmës së pranishme. Kësisoj, gjatë periudhës së protestave studentore, në kuadrin e refleksioneve të organizuara në Institutin e Arteve, dy figura të njohura të artit e letërsisë dhe pikërisht Ardian Klosi e Edi Rama, ftuan në këtë sallë përpara mijëra të pranishmëve, vetë Kasëm Trebeshinën. Atë ditë, dyert e jashtme të Akademisë së Arteve për çudi ishin të mbyllura me çelës, por vrulli i turmës së njerëzve i theu ato, duke shënuar kështu për herë të parë në historinë e kësaj akademie një incident të tillë. Ardhja e Kasëm Trebeshinës u prit me duartrokitje të zjarrta. Mijëra studentë e qytetarë të Tiranës u çuan në këmbë duke bërtitur: “Poshtë komunizmi”.

Dukej qartë se respekti i njerëzve ndaj Trebeshinës ishte shtuar ndjeshëm dhe tentativa e Byrosë Politike për ta mbuluar atë me harresë, kishte dështuar përfundimisht. Në atë sallë të vogël të Akademisë, atë ditë ishin futur brenda një numër aq i madh njerëzish, që mund të përbënin trefishin e kapacitetit të saj në kushte normale. Dhe rrëfimi i Trebeshinës nuk i zhgënjeu të ardhurit. Përkundrazi, jeta e Trebeshinës u shërbeu atyre si shembull frymëzimi për të mos u lodhur në luftën për liri e demokraci. Bashkëbisedimin me shkrimtarin e drejtoi Edi Rama, i cili në atë kohë ishte pedagog në Institutin e Arteve. Trebeshina pohoi se ka qenë dënuar pesë here në jetën e tij: dy herë nga fashistët dhe tri herë nga komunistët. Nuk dua ta përgjithësoj këtë gjë, se unë jam dënuar direkt nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, nuk hyjnë dhe të tjerët në këtë çështje.

Disidenca kërkohet të jetë monopol

Trebeshina nuk dëshironte ta quanin disident. Për të nuk kishte rëndësi disidenca, por vepra e tij. Ajo çfarë ka hedhur në letër. Në një intervistë dhënë gazetës “Expres” të Kosovës, ribotuar në gazetën “Republika”, ai argumentonte dy shkaqet kryesore, përse nuk duhej ta quanin disident, pavarësisht nga rrethanat që ishin krijuar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. “Ka dy arsye që unë nuk dua të pranohem si disident, – sqaronte Trebeshina.

E para, se në Shqipëri tani po spekulohet me desidencën. Dihet që në Katovicë të Polonisë, Gorbaçovi dha udhëzimet e duhura që të bënin transformimin e shoqërisë. Në Shqipëri nuk po vërehet asgjë. Kërkojnë ruajtjen e regjimit dhe ashtu si në shumë fusha të tjera edhe disidencën duan ta fabrikojnë sikur e kanë bërë ata. Madje, kalohet nganjëherë deri në absurditete të tilla, sikur edhe në Ministrinë e Brendshme, edhe në Sigurimin e Shtetit që ka bërë këto krime, të jetë organizuar disidenca. Po ashtu edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve. Me një disidencë të tillë, tejet të fëlliqur, nuk mund të rrish. Nuk mund të ulesh në një tryezë me ta.

Arsyeja e dytë që ai nuk donte të quhej dissident është fakti se për të permendej letra dërguar Enver Hoxhës, në një kohë që vet ai nuk dëshironte të përmendej në asnjë mënyrë. Disa duan të thonë: “Trebeshina ka vuajtur, por disidenca e vërtetë ka qenë në Lidhje, se aty kemi shkrimtarët e mëdhenj” dhe duan të kalojnë në heshtje duke folur për disidencën, duke lënë përshtypjen e tillë qëllimisht, “ne po ia krijojmë të drejtat” edhe “artin e kemi ne”.

Përkundrazi, Dritëro Agolli ka thënë: “Kasëm Trebeshina ka qenë një trim i madh në luftë dhe pas saj. Eshtë nga të paktët njerëz që i ka thënë gjërat ashtu siç i ka menduar. Eshtë shkrimtar i mirë dhe shumë shkrime të tij kanë mbetur pa u botuar. Ka mbi 80 drama të pabotuara. Madje, brenda tyre ka mendim filozofik. Bëhet fjalë për vepra me vlerë, jo për shkrime çfarëdo. Por ka edhe botime që i janë përkthyer në gjuhë të huaja, sidomos në gjermanisht. Kasëmi e thoshte me trimëri çdo gjë. Në vitin 1953, i dërgon një letër Enver Hoxhës, ku i thotë se metoda e Realizmit Socialist në letërsi është metodë që pengon zhvillimin e saj, i pengon frymëmarrjen. Letërsia nuk bëhet me urdhër. Se në të kërkohej fryma e partishmërisë, patriotizmit, fryma popullore, heroi pozitiv etj. Atëherë nuk mund të jepej jeta siç ishte në realitet. Sot thonë shumë shkrimtarë që pretendojnë se dikur kanë menduar ndryshe, se gjoja janë disidentë, por në fakt, disident si Trebeshina nuk ka… Eshtë i vetmi që mendimet e tij i ka dhënë me shkrim dhe ato janë të dokumentuara edhe sot. Ky qëndrim prej rebeli, në një farë mënyre, e dëmtoi atë dhe shoqërinë, pasi nuk u botua në kohën e duhur tërë ajo krijimtari që kishte shkruar. Nga ana tjetër, në kushtet e një lirie të mundshme ai mund të kishte shkruar edhe shumë vepra të tjera. Kasëmi ka shumë krijimtari të pabotuar. Por tani botimi i veprave është vështirësuar. Atëherë duhet të bëje një lloj marrëveshjeje a kompromisi me pushtetin, i cili paguante para për botimin e librave, kur Brenda tyre futej fryma që donte shteti, ndërsa tani kërkohet kompromis me biznesmenët, të cilët nuk e vlerësojnë dhe aq shumë librin.”

Letërsia e shërbesës nuk është letërsi

Në vitet 2007-2008, pas kërkesave të shumta të gazetarëve, Kasëm Trebeshina pranoi të fliste për letërsinë e Realizmit Socialist në Shqipëri. Ja si është shprehur ai në thelbin e gjykimeve mbi këtë periudhë të debatueshme të artit shqiptar: “…Periudha e realizmit socialist në Shqipëri është vlerësuar në mënyrë feudalo-perandorake. Këtë sistem ata kërkojnë ta ruajnë edhe tani. Kur flitet për shkrimtarët e realizmit socialist, thuhet se “kanë nderuar kombin”, “ata na kanë bërë të njohur jashtë vendit”. Kaq. Nuk pyet kush se cilat janë vlerat e tyre letrare, çfarë kontributi letrar sjellin ato. Ata arrijnë deri aty sa një autor ta vendosin barabar me flamurin. Kombi që qëndron më poshtë nga një shkrimtar apo artist, s’është komb… Lidhja e Shkrimtarëve ka propozuar që të digjet vepra ime dhe ka vendim gjyqi për djegjen e veprës sime. Jo vetëm për mua, por edhe për Fishtën, Koliqin, Konicën. Përderisa letërsia shqipe është një tempull, ku ata kanë hedhur vrerin e tyre, pa u analizuar dhe pranuar gabimet e bëra, ai s’është më tempull.

Shkrimtarët shqiptarë mund t’i ndash në dy kategori. Kategoria e vjetër, që ishin shkollat perëndimore, e cila e pranoi realizmin socialsit, por asnjëherë nuk shkoi deri tek zhdukja

fizike e shkrimeve. Ka patur dhe grupin e dytë. Ky është grupi i të gjashtëdhjetës. Menjëherë mbas viteve gjashtëdhjetë, me intrigat e tyre, çfarë nuk kanë bërë. Gjithë Lidhja e Shkrimtarëve është me denoncime për njëri-tjetrin…Ne shkrimtarët që kemi patur vlera të qëndrueshme në veprat letrare na kanë përjashtuar zyrtarisht duke na burgosur, duke na tradhtuar, duke na ndjekur edhe tani, duke aplikuar gjuetinë e shtrigave. Madje edhe punë nuk na japin, sepse të gjitha i duan për veten e tyre. I shpallin luftë letërsisë, ngrihen dhe deklarojnë se “ky është prift”, “ky është reaksionar”, bëjnë gjithë këtë zhurmë. A mund të ketë letërsi në klimë të këtillë dhe a mund t’i thuash njeriut që i ke shpallur luftë, çfarë mendimi ke ti për mua? Në këto kushte, unë nuk di dhe nuk mund të vlerësoj një letërsi të tillë. Këtu ka kashtë, ka dhe kokrra. Ata që e kanë

bërë këtë lesh e li, le ta ndajnë. Pastaj, ata janë të parët që duhet të zbresin në literaritet. Thonë për vite me radhë se “me ne erdhi drita”, dmth, me revolucionin komunist fillon viti zero. Gjithë pjesa tjetër ka qenë errësirë. A mund ta pranojmë ne këtë?

Për mua, letërsia e shërbesës ka më shumë antivlera. Nuk mund të fusësh në shkollë, t’i helmosh fëmijët tanë me libra që kanë personazh Enver Hoxhën. Ai është kriminel komunist dhe ka ushtruar genocid në popullin shqiptar. Strasburgu thotë se regjimi komunist në Shqipëri ka bërë genocid. Ose i thoni Strasburgut: “Jo, komunizmi në Shqipëri ishte demokraci e plotë”, ose pranoni të vërtetën. S’ka dy karrige këtu. Janë kryer krime ose s’janë kryer krime!?

Unë nuk them të mos botohen libra të tillë. Ai që do ta blejë, le ta blejë. Të mbajë në shtëpi të tij edhe Enver Hoxhën, edhe kë të dojë. Por publikisht jo, se ai është kriminel. Ai s’mund të jetë në librat shkollorë, ta lexojnë fëmijët. Nëse u jep “Dimrin e madh” nxënësve të shkollave, duhet t’u

japësh edhe “Mein Kampf” të Hitlerit. Me një fjalë, duhet të ndahemi një herë mirë me të kaluarën. Prandaj nuk mund të kërkohet vlerësim për letërsinë, pa kaluar në literaritet, duke u çveshur dhe nga komplekset. Të hiqet politika nga letërsia, të vlerësohet si art brenda kufijve të literaritetit, brenda kufijve të artit. Atëherë mund të flasim..”.

Në një intervistë të dhënë në gazetën “Metropol”, duke folur për këtë çështje, ai është shprehur: “Të parin që duhet të gënjejë artisti është vetja e tij. Po nuk arriti të gënjejë veten e tij, nuk mund të kalojë te të tjerët. Del artificiale letërsia e shkruar në shërbim të këtij apo atij. Letërsia e shërbesës nuk është letërsi. Vepra letrare qëndron vetëm në ato raste kur ai që shkruan është totalisht i sinqertë, kur vet autori nuk ka asnjë lëkundje për vërtetësinë e asaj që shkruan…Mendohet se të gjithë kanë të drejtë të botojnë çfarë të duan, por programi i shkollave duhet të shihet me kujdes, për të përcjellë si vlera ato që janë vërtet të tilla…”.

Duke shprehur keqardhjen për gjendjen aktuale të nivelit të librave që vihen në dispozicion të shkollave, Trebeshina tërhiqte vemendjen për më shumë kujdes. Vendi i veprave të realizmit socialist duhet të jetë diku tjetër, tek ata që e kanë mendjen te to, “të mendojnë për këto vepra, e kur të mbyllin derën e shtëpisë, le të qajnë fshehurazi. Tani për tani, nëpërmjet mbështetësve të tyre le të sigurojnë para, për të ngrënë dhe për të pirë…”.

A do të botohet vepra e Trebeshinës?

Gjatë kohës që Trebeshina ishte gjallë, nuk u mundësua botimi i veprës së tij. Unë besoj se ëjstë në nderin e Ministrisë së Kukturës që të marrë një nismë për botimin e saj, pasi mendoj që ka vlerë për lexuesin shqiptar. Nuk u bë asnjë përçapje për ndihmën e shkrimtarëve të burgosur, kur në vendet e Evropës Lindore, për gjithë dramaturgët, u organizuan festivale teatrale, në mënyrë që dramaturgët e dënuar të integroheshin në shoqëri duke shfaqur veprat e tyre. Në Shqipëri, jo vetëm që këtë nuk duan ta bëjnë, por atje nuk hyn dot në teatër. E gjen derën të mbyllur. Trebeshina pohonte se ishte dramaturg me 76 drama dhe nuk i qe kërkuar ende asnjë nga teatri i Tiranës. “Gjithmonë kam qenë i sabotuar, – thoshte ai. – Në Shqipëri disidentët konsiderohen si kundërshtarë, si njerëz që kanë dëmtuar regjimin. Në fshehtësi kanë një urrejtje të tmerrshme për njerëzit që kanë qenë në burg dhe as që duan t’i rehabilitojnë. Kur më pyetën në Francë në vitin 1992 nëse shpresoja që vepra të më botohej në Shqipëri, unë kam thënë: “Jo, nuk shpresoj, se në Shqipëri vazhdon akoma regjimi komunist”. Jetoj ende në një shtet armik. Në një shtet që më lufton orë e çast. Unë kam 80 vjet. Mosha 80 – vjeçare nuk është as vlerë as ndonjë meritë. Mund të bëhet vlerësimi i veprës psh, 70 – vjetori i krijimtarisë sime dhe të botohet vepra komplet, në qoftë se e meritoj. Nëse nuk e meritoj, atëherë të mos botohet. Unë dua të botohem në qoftë se e meritoj të botohem”. Tashmë jemi në 70 vjetorin e veprës së tij, ndonëse shkrimet i ka nisur më herët, ndaj le ta botojmë atë dhe lexuesi të jap gjykimin e tij. Mbase pajtohet me këtë mendim edhe kryeministri Rama. Atëherë marrin jetë dhe vargjet e tij testament.

Kur s’dini tjetër çfar’ të bëni

Arnoni bukur kohën tuaj!…

Për ju nuk dua të dëgjoj,

gjithnjë mes jush do jem i huaj!

Unë s’rroj një koh’…Tej kohëve nisem

Gjer ku s’do mbahen më shënime!….

Për monument nuk kam nevojë

Se monument ësht’ vepra ime!

Lançohet kënga e re e Flaka Krelanit, bashkëpunim me Panchon

$
0
0

Këngëtarja Flaka Krelani ka lançuar këngën e re të cilën e ka bërë në bashkëpunim me reperin shqiptar, Pancho. Kënga e re e tyre quhet “DEF Star”, ndërsa beatin e këngës e ka realizuar “Xhimi on de beat”, e tekstin nga vetë këngëtarët. Videoklipin është punuar nga maXimus.


George Clooney lë aktrimin për politikë

$
0
0

Aktori i njohur, George Clooney i ka dhënë fund karrierës si aktor, duke shokuar në këtë mënyrë të gjithë fansat e tij. Ai në një intervistë për “Sunday Times” deklaroi se largohet nga bota e filmit. “Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, jam 56 vjeç. Kam mjaft para”, ka thënë aktori. Shkak i largimit nga skena e filmit është bashkëshortja e tij, Amal dhe binjakët e tyre pesë muajsh. “Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, andaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht sërish”, ka shpjeguar Clooney. Sipas tij, së shpejti mund ta shohim në ndonjë rol politik. “Për shkak të gjendjes aktuale në politike, mendoj për këtë fushë. Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu. Do të përpiqem të ndihmoj ashtu siç di më së miri”, ka thënë Clooney. Filmi i tij i fundit ishte “Money Monster” nga viti 2016.

Ndërron jetë aktorja e njohur, Karin Dor

$
0
0

Aktorja gjermane, Karin Dor ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në München, në moshën 80-vjeçare. Karin ishte e njohur për rolin e agjentes famëkeqe Helga Brandt në filmin për James Bond, “Jetohet vetëm dy here” në vitin  1967. Ajo ka luajtur edhe në trilerin e Alfred Hitchcock, “Topaz” në vitin 1969, së bashku me Christopher Lee. Po ashtu ajo ka luajtur edhe në filmat “Takes a Thief”, “Ironside” dhe “The F.B.I.”. Për jetën e saj private dihet shumë pak. Ishte e martuar tri herë dhe ka një djalë.

Gazetari Qafoku: Ju tregoj se kush është vrasësi i Ismail Qemalit

$
0
0

Gazetari dhe shkrimtari Roland Qafoku i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në studion e Report TV, ka komentuar në lidhje me librin e tij “100 vrasjet më të Bujshme” në vendin tonë. Në librin e Qafokut shpjegohen të gjithë rrethanat se si janë përgatitur vrasjet e figurave dhe personaliteteve të kohës, prapavijat dhe duelet për pushte madje deri tek ndërhyrjet e shërbimeve të huaja si iniciuese të vrasjeve.

Ai ka komentuar vrasjet nga më misteriozet duke filluar nga Esat Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa, vrasjet e martirëve në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Në pikëpamjen e Qafokut, Esat Pashë Toptani është vrarë pasi ka paguar të gjitha “kusuret”, sepse sipas tij , të afërm të tij kanë deklaruar se Esati ecte mbi kufoma dhe vrasja nga ana e Avni Rustemit , konsiderohet si vrasje deri diku për ideale ndryshe nga vrasjet e tjera që kanë ndodhur për gjëra të shëmtuara.

Në lidhje me rrethanat dhe aludimet për “Babain e Kombit”, Ismail Qemalin, se ai është helmuar apo është vrarë në Itali, ai thotë së është vrarë në një lokal në Perugia dhe në lidhje me këtë ngjarja faturon si të implikuar, Esat Pashë Toptanit.

Ai e cilëson se në vendin ku jetonte Qemali, jetonin edhe katër shqiptarë dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar nga Perugia. Vrasja e Luigj Gurakuqit, i cili ka dhënë shumë kontribut për kohën, Qafoku e cilëson me prapavijë nga ana e serbëve, ndërsa Gurakuqi sipas Qafokut, mbetet një vigan i shtetit për kontributin e dhënë për kohën dhe politikën.

Themeluesin e shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalin, se është historia, ai është helmuar apo është vrarë?

Unë nuk kam dyshime, por ai është vrarë në një kafe që ka pirë në Perugia, dëshmia e pronarit që i ka lënë vajzës se si ma vranë në lokalin tim Ismail Qemalin. Unë kam bindjen dhe të gjitha thonë se e vranë. Dhe katër shqiptarë kanë jetuar në hotelin përballë dhe menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kësaj ka gisht Esat Toptani.

Rrëfimi ndryshe i aktorit të njohur: Kam pasur probleme me djalin

$
0
0

Reshat Arbana ka qenë i ftuari i sotëm në ‘Pasdite në Top Channel’, edhe pse studio e emisionit është zhvendosur këtë herë në kuintën e sallës së teatrit. Duke u përgatitur për shfaqjen e re, Arbana foli jo pak edhe për jetën e tij personale. Duke qenë se aktorin do ta shohim shumë shpejtë në rolin e babait në skenën teatrale, artisti është pyetur edhe për rolin e tij si prind në jetën reale. Arbana është shprehur se edhe pse nuk i pëlqen, klasifikohet tek prindërit fanatik.

“E kuptoj dhe e kritikoj veten, por është diçka e pandryshueshme për fat të keq”, është shprehur aktori, duke theksuar se të qenurit baba është puna më e vështirë. Sipas tij, çdokush që merr përsipër të bëhet prind, duhet të ndjejë përgjegjësi për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve.

“Nuk dua të flas për këtë, por kam kaluar disa probleme me djalin, dhe e ndjej shumë peshën e të qenurit baba”, ka vijuar edhe më tej aktori. Si në shumicën e rasteve, edhe Arbana nuk ka veçuar një emër të veçantë ndër kolegët, kur ka ardhur puna tek listimi i artistëve të preferuar.

Por mes tyre, veçon Sandër Prosin. “Edhe kur më bënte vërejtje për ndonjë rol, ma bënte me shumë finesë”. Aktori ka theksuar se me gjithsecilin ka patur marrëdhënie të mirë, ashtu sikurse nuk ka lënë pa përmendur qëndrimin kundra ndalimit të filmave komunistë.

Ai ka mbrojtur mendimin se pavarësisht tematikave apo cilësisë artistike, ato mbeten një kujtesë për brezin e ri dhe nostalgji për të vjetrin. “Mbase nga ana artistike nuk kanë qenë shumë cilësorë, por kanë pasur pastërti morale. Tani shohim VIP-a të zhveshur…”. Për Reshat Arbanën, kinematografia e pas ’90-ës ka prodhuar shumë pak filma. Sa i përket filmave sot, Arbana ka thënë se duhen para, të cilat nuk mungojnë.

“Para ka, ka shumë madje. Vetëm se shkojnë për disa projekte e të tjera gjëra, që nuk merren vesh”, ka shtuar artisti me ironi. Ndërsa, pyetjes mbi dakortsinë me mendimin se “aktorët e dikurshëm nuk kthen më”, Arbana i është përgjigjur me një frazë të vetme: “Nuk më takon mua të flas”.

Qafoku: Ja kush e vrau Ismail Qemalin dhe vrasësin e tij

$
0
0

‘I vetmi që vrau për ideal, Avni Rustemi’
Libri “100 vrasjet më të bujshme”
Gjenerali italian u vra se donte të ndante kufirin greko-shqiptar

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në  emisionin “45 minuta”  të gazetarit Denis Minga në studion e Report TV, ka komentuar në lidhje me librin e tij “100 vrasjet më të Bujshme” në vendin tonë.

Në librin e Qafokut shpjegohen të gjithë rrethanat se si janë përgatitur vrasjet e figurave dhe personaliteteve të kohës, prapavijat dhe duelet për pushte madje deri tek ndërhyrjet e shërbimeve të huaja si iniciuese të vrasjeve.

Ai ka komentuar vrasjet nga më misterizet duke filluar nga Esat Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa, vrasjet e martirëve në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Në pikëpamjen e Qafokut, Esat Pashë Toptani është vrarë pasi ka paguar të gjitha “kusuret”, sepse sipas tij , të afërm të tij kanë deklaruar se  Esati ecte mbi kufoma dhe vrasja nga ana e Avni Rustemit , konsiderohet si vrasje deri diku për ideale ndryshe nga vrasjet e tjera që kanë ndodhur për gjëra të shëmtuara.

Në lidhje me rrethanat dhe aludimet për  “Babain e Kombit”, Ismail Qemalin, se ai është helmuar apo është vrarë në Itali, ai thotë së është vrarë në një lokal në Perugia dhe në lidhje me këtë ngjarja faturon si të implikuar, Esat Pashë Toptanit. Ai e cilëson se në vendin ku jetonte Qemali, jetonin edhe katër shqiptarë  dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar  nga Perugia.

Vrasja e Luigj Gurakuqit, i cili ka dhënë shumë kontribut për kohën, Qafoku e cilëson me prapavijë nga ana e serbëve, ndërsa Gurakuqi sipas  Qafokut , mbetet një vigan is htetit për kontributin e dhënnë për kohën dhe politikën.

Gazetari përmendi dhe vrasjen e bujshme te gjeneralit italian, Enriko Tellini në 27 gusht 1923, i cili kishte projektuar që kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë të ishte matanë Janinës. Por, vrasja e tij ndikoi që kufiri të tërhiqej në Konispoil, sipas Qafokut, Enriko Tellini zbulio nëpërmjet kërkimeve se gjuha shqipe flitej deri në Janinë dhe ishte pikërisht ky fakt, shkaku i vrasjes së tij.

Qafoku e cilësoi gjeneralin si një figurë që meritoin të rivlerësohet nga autoritetet aktuale dhe se dokumentet e tij duhet të përdoren edhe sot, kur Shqipëria dhe Greqia diuskutojnë për çështje të pazgjidhura mes tyre.

Pjesë nga nga Intervista e Roland Qafokut

Kush është vrasësi i Esat Pashë Toptanit?
Esati  ecte mbi Kufoma, pse u vra? është ai,  janë ato tradhti që ai ka bërë. Të gjitha këto janë të renditura dhe dihen tashmë. Avni Rustemi vrau Esat Pashë Toptanin dhe atë e vranë.
Themeluesin e shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalin, se është historia, ai është helmuar apo është vrarë?
Unë nuk kam dyshime, por ai është vrarë në një kafe që ka pirë në Perugia, dëshmia e pronarit që i ka lënë vajzës se si ma vranë në lokalin tim Ismail Qemalin. Unë kam bindjen dhe të gjitha thonë se e vranë. Dhe katër shqiptarë kanë jetuar në hotelin përballë dhe menjëjherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kësaj ka gisht Esat Toptani.
Nga pavarësia  deri në vitin 39, cila sipas jush është vrasja më e bujshme?
Padyshim Esat Pashë Toptanit, sepse ka qenë dy herë Kryeministër dhe në bazë të rrethanave konsiderohet vrasja më e bujshme në të gjithë vrasjet e kryera në vendin tonë përgjatë të gjithë këtyre viteve.

Intelektualët si Luigj Guraqkuqi, çfarë njeriu ishte ai?
Ky ishte një vigan i shtetit shqiptar, ka qenë në poste të rendësishme, kjo është një vepër e intrigave të fshehta të Serbisë dhe kjo është një ngjarje po e rëndë në ekzekutimin e figurave të njohura për kontributete e dhëna prej tyrre në rrugën e konsolidimit të shtetit shqiptar.

Dy personat si Faik Konica dhe Fan Noli, a ka patur skenare për t’i vrarë?
Fan Noli ka jetuar 5 vite në shqipëri, ndërsa pjesën thetër e ka kaluar në edrene. Ndërsda Konica ishte edhe më larg nga  Noli. Reziku më i madh i ti

Kalojmë tek periudha komuniste, figura e e Qemal Stafës, vrasja e tij si vjen në këtë libër, ke sjellë ndonjë gjë?

Kam lexhuar raportet  e milicisë dhe cdo gjë është vrasje, ajo që më ka intriguar se të gjithë personazhet e tjera kanë një fund enigmatik.

Ka qenë kundërshtar me Enver Hoxhës?
22 vjeç ishte Qemal Staf, ai i përkiste një të ardhme, dhjetë vite më i madh ishte Enver Hoxha.

Këtu ju keni shumë fakte, që do të keni, si e shikoni rolin e Miladin Popovicit në Shqipëri?
Partinë Komuniste Shqiptare e themeloi Jugusllavia, kjo nuk ka asnjë dyshim. Mënyra se si do të funksiononte, ndarjet, kush do rri aty dhe kush këtu skanë asnjë dyshim

Nako Spiro, është një vrasje?
Nako Spiro është vrarë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim,. Kjo e ndikuar nga konjukturat e kohës, Nako Spira shikohej si një rival i Enver Hoxhës. Fakti se nes Shqiopërisë dhe Jugusllavinë, në mëndjen e njerëzve vlerësohej si një bashkim me Jugusllavinë.

Mehmet shehu, vetëvrasje  apo vrasje? 
Ishte një moment se sot jemi të lirë tani, por atëherë ishte një moment terrori. Nuk është lejuar të bëhet autopsia e Shehut, para mund të them se ai është vrarë

Aleksandër Kondo një figurë jo nga politika,  vrasjen e tij si e shikoni?

E kam përzemër këtë personazh, edhe kur ecte në rrugë ai shfaqte sportivitet. Kalojë 200 kilogramë në peshë, shqiptarët nuk kishin  bukë të hanin në këtë kohë.

Është vrarë nga regjimi?
Patjetër,  nëpërmjet shërbimit  është vrarë në Amerikë, ai ishte një personalitet i madh i sportit, sepse ishte dhe djali i një ushtaraku dhe ky fakt peshonte shumë në këtë pjesë dhe mund të cilësonin si një veprim jo të mire nga ana e tij dhe  këtë. Ne vrasim për hicgjë, hakmarrje, dhe ato që kanë vrarë  nuk kanë patur asnjë ideal.Zgjedhjet e 31 marsit 1991, kishin fituar pësëri komunistët, por Shkodra nuk e pranonte këtë gjë dhe vrasjet janë bërë si kundërpërgjigje. Pastaj, mund të themi se ka patur prapavijë edhe nga malazezët dhe madje është fimuar vrasja nga TV Podgorica.

Dy vrasjet si e Azem Hajdarit dhe bankierit Artan Santos, si e komentoni ju zoti Qafoku?

Nuk më rezulton një vrasje politike, por si vrasje për gjakmarrje. Sepse edhe prokuroria ka këtë version për vrasjan e tij

Vrasja e Bankierit Artan Santo, është i vetmi bankier që është vrarë në Shqipëri?
Po vetëm një  rast, ndërsa në Rusi ky fakt ka ndodhur rëndom. Pastaj  për Varasjen e Santos kanë dështuar hetimet për ta zbardhur.

Kopertina e librit të gazetarit Roland Qafoku

LIBRI I QAFOKUT

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live