Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Zëri që duhet të dëgjoni këtë fundjavë, Migena Gjata në Tiranë

$
0
0

Familja Gjata i dha botës dy zëra të suksesshëm: Elvanën dhe Migenën. Të dyja i përkushtohen punës me pasion. Të dyja janë të vendosura për qëllimet e tyre, në dy anë të ndryshme të muzikës.

Mendojmë se ka ardhur momenti të dëgjoni zërin e zhdërvjellët e gjithë ngjyrë të Migena Gjatës. Të shtunën mbrëma (4 nëntor) ju pret arti vokal i romanticizmit me sopranon e koloraturës dhe tingujt e pianos nga Günther Albers.

Gjata vjen për herë të parë me një koncert në Tiranë në kuadër të tetorit gjerman. Ajo do të performojë para publikut artdashës vepra nga Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e do ta mbyllë mbrëmjen me Strauss.

Koncerti konsiston në “Lieder” nga gjigandët e muzikës klasike përmendur më lart. Ç’është një “Lieder”? Është një poezi gjermane ndërthurur me muzikë klasike, specifikisht poezi romantike nga shekulli i XVII dhe XIX. Një nga specialitetet e Gjatës, por jo vetëm.


FOTO/ Fundi i botës sipas Da Vinçit

$
0
0

Studiuesja italiane, Sabrina Sforza Galitzia, bëri një interpretim të pazakontë rreth “Darkës së Fundit” të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti ka fshehur një kod që parashikion fundit të botës.

Ajo e ka zberthyer këtë kod të Da Vinçit dhe sipas saj, në këtë pikturë thuhet se fundi do të vij më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës.

Ky nuk është mister i vetëm i “Darkës së Fundit” të Da Vinçit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me fetat e bukës në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si një notim muzikor. Pas testimit, këto nota muzikore tingëllojnë si një melodi e shkurtër./Syri.net

Ja si vdesin qytetërimet

$
0
0

A mundet një katastrofë natyrore si një përmbytje apo një kometë të provokojë zhdukjen e qytetërimeve të tërë? Debati është i vjetër. Për Platonin që tërhiqej njësoj si prej miteve e legjendave, ashtu edhe dijeve gjeologjike dhe arkeologjike, Toka kish qenë viktimë e katastrofave periodike të shkaktuara nga forca të jashtme. Aristoteli, në të kundërt, pohonte se qiejt, duke qenë të përsosur, nuk mund të përbënin rrezik. Debati i ashpër vazhdoi deri në shekullin XVIII, mes teologëve të bindur se ngjarje si përmbytja universale ishin vepër e Zotit dhe shkencëtarë që përpiqeshin të gjenin mekanizmat e mundshëm fizikë.

Megjithatë, askush nuk vinte në dyshim faktin që historitë e Biblës ishin të vërteta. Përmbytja e madhe dukej se i jepte shpjegim edhe njërës prej enigmave më të mëdha të hsitorisë: pranisë në shkëmbinj të mbetjeve fosile të bimëve dhe kafshëve të zhdukura. Cfarë gjëje tjetër mund të kishte shkaktuar zhdukjen e tyre? Astronomi Edmund Halley hodhi hipotezën se përmbytja ishte provokuar nga një kometë që, pasi kishte rënë në atë që është sot Deti Kaspik, kishte shkaktuar një përmbytje të madhe.

Gjeologjia dhe Bibla

Në fillimet e shekullit XX u shfaqën kështu dy shkolla mendimi. Katastrofistët justifikonin rrëfimet biblike duke i përshtatur me zbulimet gjeologjike: nuk ishte më e pranueshme ideja që të gjithë shtresat shkëmbore ishin depozituar në vijim të një ngjarjeje të vetme. Duhej të ishin formuar në momente të ndryshme, duke u mbivendosur mbi njëra-tjetrën. Të udhëhequr nga natyralisti Georges Cuvier, katastrofistët riinterpretuan përmbytjen universale si një seri kataklizmash e përmbytjesh si dhe veprimtarive vullkanike. Speciet e zhdukura të dokumentuara nga eshstrat e gjetura, nuk ishin vecse ato që ishin shfarosur prej ngjarjeve të tilla… Apo ato që nuk kishin mundur të hipnin në Arkën e Noes.

Nga ana tjetër, gradualistët, të udhëhequr nga avokati dhe gjeologu Charles Lyell këmbëngulnin se e kaluara e Tokës duhej shpjeguar vetëm mbi bazën e fenomeneve dhe forcave ende në veprim, duke qenë se nuk kishte arsye të mendohej që në një kohë tjetër ligjet e fizikës kishin qenë të ndryshme. Lyell dhe të tjerë thoshin që, nëse sot nuk shihen përmbytje apo përplasje kometash, do të thotë që nuk ka pasur edhe në të kaluarën. Pra, shtresat e Tokës ishin depozituar gradualisht përgjatë miliona viteve.

Teoritë e Charles Darëin, që pohonin transformimin gradual të specieve, përforcuan idetë e gradualistëve. Katastrofistët, me përrallat e tyre mbi Adamin, Evën dhe Arkën e Noes, dukeshin të mposhtur. E megjithatë, ideja e një kataklizme globale nuk vonoi të rishfaqet. Në vitin 1950, mjeku dhe sociologu rus Immanuel Velikovsky propozoi një model sipas të cilit sistemi diellor e kishte  patur origjinën nga një impakt me fuqi shumë të madhe në planetin Jupiter. Vec kësaj, thoshte Velikovsky, shumë kataklizma në të kaluarën ishin shkaktuar prej afrimeve të Tokës me planetet e tjerë. Këto ngjarje pushuan së ndodhuri kur planetët u vendosën, në shekullin VII para Krishtit, në orbitat e tyre të qëndrueshme ku ndodhen edhe sot.

Uji vrasës

Besimi që një përmbytje pothuajse kishte zhdukur krejt qenien njerëzore është në fakt legjenda më e përhapur në historinë e njerëzimit. Që në vitin 3000 para Krishtit sumerët, krijues të qytetërimit më të lashtë që ne njohim, flisnin për një përmbytje universale dhe historia e tyre e Ziusudras, që ndërtoi një trap të madh për të shpëtuar njerëz dhe kafshë, frymëzoi atë të shpëtimtari babilonian Utnapishtim që bëri të njëjtën gjë dhe që, më vonë shërbeu si model për Noen e Biblës, për Deukalionin e Greqisë së lashtë e kështu me radhë. Një përhapje e tillë që të bën të mendosh se në lashtësi ka ndodhur me të vërtetë një përmbytje me përmasa globale.

Megjithatë, idetë e Velikovskyt ishin shumë pak realiste. Astronomi Carl Sagan vërejti me të drejtë që probabiliteti që një kometë të kalonte shumë pranë Tokës në cfarëdolloj mijëvjecari janë 1 në 30 mijë dhe kështu, që të ndodhin ngjarje të ndryshme të këtij lloji, sic thoshte Velikovsky, një segment kohe prej vetëm 800 vitesh ishte kaq i pamundur sa e bënte të pabesueshme të gjithë teorinë. Dikush u përpoq të vlerësojë mjekun rus kur u zbulua se ndoshta ka qenë pikërisht impakti i një asteroidi që solli 65 milionë vite më parë zhdukjen e dinosaurëve. Edhe katër shfarosjet e tjera të mëdha të 450 milionë viteve të fundit mund të kenë patur shkaqe të jashtme dhe e njëjta gjë mund të vlejë edhe për akullnajat e mëdha.

Nga një shfarosje në tjetrën, kalojnë dhjetëra miliona vite, kohë shumë të gjata nëse konsiderojmë që historia e Homo sapiens fillon “vetëm” 40 000 vjet më parë dhe që shfaqja e qytetërimit sic e kuptojmë sot fillon vetëm 10 mijë vite më parë, pas fundit të epokës së fundit të akullnajave.

Kometë copë-copë

Megjithatë, sot e dimë që katastrofa të mëdha ndodhën edhe në periudhat pas epokës së dinosaurëve. Astrofizikanët Victor Clube dhe Bill Napier kanë arritur në konkluzionin që një prej cikleve me fragmentim më të madh të kometës Encke u verifikua në Epokën e bronxit (viti 2000 para Krishtit), kur qytetërimet e parë egjiptianë dhe mesopotamikë ishin në kulmin e tyre. Tekstet e asaj epoke janë të mbushur me referime për fatkeqësi të tmerrshme qiellore, vepër e hyjnive që bënin të binin gurë nga qielli, apo zjarr dhe helm mbi Tokë. Mund të shpjegohet ndoshta në këtë mënyrë fundi i epokës së ndërtimeve të mëdha të piramidave në Egjipt? Dhe a ishin fatkeqësitë prej qiejve që shkatërruan qytetet biblikë të Sodomit dhe Gomorrës? Pikërisht për këto pyetje Clube dhe kolegët përpiqen të japin përgjigje sot, me atë që e kanë quajtur “katastrofizmi koherent”, i ndryshëm nga ai i Velikovskyt sepse u referohet vetëm shkaqeve të dukshëm, si meteorët, asteroidët dhe fragmenteve të kometave. Koha dhe zbulimet të tjerë do të mund të thonë nëse kjo hipotezë është e vlefshme. Gjithmonë nëse një katastrofë e re nuk hedh tutje edhe qytetërimin tonë.

Si do të dukej bota pa Hitlerin?!

$
0
0

Fakti: Në vitin 1918, Gjermania, Austro-Hungaria dhe aleatët e tyre mposhten dhe firmosin një marrëveshje paqeje me kushte shumë të rëndë.Hipoteza: Perandoritë qendrore fitojnë konfliktin dhe kontrollojnë Europën. Nuk ndodh ardhja e nazizmit. Hitleri? Një piktor, ose maksimumi një piktor i të dielave. Çështja arabo-izraelite? Nuk do ish marrë asnjëherë. Tragjedia e Holokaustit? Një film horror, i mbetur në sferën e fantazisë. Kështu ndoshta do të na dukej bota nëse Perandoritë qendrore (Austro-Hungaria dhe Gjermania, në krah të tyre Bullgaria dhe perandoria otomane) do të kishin fituar Luftën e Parë Botërore kundër aleatëve. “Gjërat nuk shkuan kështu, sigurisht, megjithatë do të kishin mjaftuar shumë pak “momente të spikatur” të historisë, pikërisht ata momente kur gjërat marrin një rrugë në vend të një rruge tjetër, e do t’i jepnin jetë skenarëve alternativë”, rrëfen historiani i nëntëqindës, Sergio De Santis. “Skenarë që duhet të analizohen duke mbajtur parasysh që shekulli i njëzetë ka qenë kushtëzuar jo vetëm nga ky apo ai personazh, por edhe nga ideologjitë e masës”.

Farat e mosmarrëveshjes

Përpara se të përshkojmë këto rrugë alternative, duhet të vlerësojmë se cilat ishin interesat në terren në vigjilje të Luftës së Madhe, që mes viteve 1914 dhe 1918 tronditi të gjithë botën. Duke rrëmuar mes interesave të vendeve të përfshirë në këtë konflikt gjejmë se kush dëshironte të rifitonte territore të humbur në të kaluarën në avantazh të gjermanëve (Franca e dëbuar nga Alsasa dhe Lorena), kush dëshironte të konsolidonte dominimet e vet kolonialë (Britania e Madhe), kush ëndërronte një dalje në Mesdhe (Rusia), kush kërkonte prestigj ndërkombëtar (Italia), kush ishte në konflikt të përhershëm me fqinjët austro-hungarezë (Serbia), kush kishte me nxitim për të rifituar kohën e humbur (Japonia në fazën e modernizimit) dhe kush ishte gati të zgjeronte interesat e veta në kontinentin e vjetër, duke braktisur një izolacionizëm të thellë (Shtetet e Bashkuara). Ishte më tej një vend i vogël i Bullgaria, që kish synim të zgjerohej, një perandori, ajo otomane, në krizë të thellë dhe Austro-Hungaria që dëshironte të vinte nën kontroll serbët. “Ky skenar kaq i ndërlikuar kompletohej prej Gjermanisë së Perandorit Vilhelmi II, i cili kishte nisur një garë të armatimit detar për t’iu kundërvënë dominimit britanik në dete dhe për ta bërë vendin e tij një fuqi të pashoqe”, shton De Santis.

Kriza imperial

Një pikë e parë kthese u paraqit në frontin lindor të konfliktit, në perandorinë ruse, të tronditur në 1917 prej një revolucioni që solli rënien e Carit Nikolla II dhe ngjitjen në pushtet të partisë bolshevike të Leninit. “Nëse Gjermania do të kish hyrë menjëherë në konflikt nuk do të kish patur asnjë interes, në 1917, që të nxirrte në plan të dytë planet e Leninit, i cili u lehtësua edhe sepse ishte në favor të daljes së rusëve nga lufta, me pasojë daljen në pah të perandorisë luftarake gjermane”, shpjegon historiani. “Me shpërthimin e lëvizjeve të para revolucionare në 1917 (ato të prillit, antipastë e Revolucionit të Tetorit), lideri bolshevik ishte në fakt në mërgim në Zvicër dhe u rikthye në atdhe pikërisht falë ndihmës së gjermanëve, i mbrojtur nga një tren special i blinduar”. Një afirmim i shpejtë gjerman do të kishte rrezikuar të frenonte forcimin e revolucionit rus dhe do i kish lejuar Gjermanisë t’i gërryente territore të mëtejshëm perandorisë ruse. “Por që idealet revolucionarë nuk do të kishin hedhur gjithësesi rrënjë, kjo është e vështirë të thuhet (e provon fakti tjetër që kish patur nëj kryengritje në 1905)”, saktëson eksperti.

Ndoshta edhe fati i perandorisë otomane nuk do të kish qenë i ndryshëm nga sa ishte në realitet. E dobësuar tashmë nga revolta të shumta për pavarësi, kjo u shemb në vitin 1923 për t’u transformuar në Republikën e Turqisë. “Por edhe nëse otomanët do të kishin triumfuar, është e drejtë të mendojmë që ky vend do të kish marrë në cdo rast rrugën e modernitetit”, sqaron historiani. “Një risi e madhe mund të kish të bënte me Palestinën (otomane në 1914), e cila nuk do të kish përfunduar nën kontrollin e anglezëve (që favorizonin një atdhe hebraik) e që si pasojë nuk do të ish e destinuar të priste shtetin e Izraelit (1948). Kjo do të kishte shmangur gjakderdhje të ardhshme në Lindjen e Mesme, ku nuk do të kish shpërthyer lufta arabo izraelite”.

Totalitarizma të munguar?

Por pyetja që shumë historianë, dhe jo vetëm ata, kanë bërë shpesh në lidhje me Luftën e Madhe është: në rast të fitres së gjermanëve, a do të kishim patur ardhjen e fashizmit dhe të nazizmit? Për sa u përket ideve të përqafuara nga Musolini, është e vërtetë që në krye të herës u mbështetën nga veteranë të luftës së parë botërore. Por është e mundur që edhe pa fitoren “e çalë” të Italisë në konflikt ideologjia fashiste do të kish zënë vend: shumë prej parimeve të saj, në fakt, nuk ishin të lidhur me rezultatin e konfliktit ushtarak. “Për më tepër, në rast të fitores së austro-hungarezëve, Italia do të kish rrezikuar humbjen e territoreve të saj veriorë dhe humbjen e kolonive afrikane”, thotë De Santis. “Sa për Gjermaninë, në rast të një fitoreje të saj do të kishim shumë më pak kushte për ngjitjen e Hitlerit. Në fakt, lideri i ardhshëm nazist nuk vonoi për të përqafuar tezën e “thikës pas shpine” që i kishin futur Gjermanisë politikanët gjermanë, tek kishin firmosur armëpushimin dhe e kishin detyruar vendin të firmoste traktatin poshtërues të Versajës (1919). “Përgjegjës për atë marrëveshje kaq të ashpër ishin, sipas disa nacionalistëve më të thekur dhe sipas vetë Hitlerit, të ashtuquajturit “komplotues hebrenj”, kujton historiani. “Kriza e pasluftës (që erdhi pikësëpari prej dëmshpërblimeve ekonomikë që duhej të paguanin gjermanët) arriti të shfrytëzohet me aftësi prej nazistëve, kreu i të cilëve e përdori si levë për të siguruar mbështetje popullore, duke i paraqitur si i dërguar i qiejve. “Një i dërguar” të cilit nuk do ia kish patur askush nevojën, nëse epilogu i konfliktit do të kish qenë pozitiv. Sa i përket rolit gjeopolitik që do të kish marrë Gjermania, është e mundur që, edhe pa Adolf Hitlerin, do të kish qenë në plan të parë.

Një tjetër perëndim

Që përpara konfliktit, në lojën e aleancave mes perandorive kryesore, pjesën e luanit e bënte Berlini, industritë luftarake të të cilit puno0nin me ritëm të shpejtë duke garantuar furnizime të vazhdueshëm edhe për aleatët austriakë. “Përballë një suksesi gjerman, është e mundur që një prej vendeve të parë që do të vuanin pasojat do të ishte Franca, e destinuar që të gjermanizohej pjesërisht dhe të humbiste peshën ndërkombëtare”, pohon De Santis. “Sa për Britaninë e Madhe, ajo me siguri do të shihte një reduktim të perandorisë së saj koloniale”.

Ndërsa Gjermania do të kishte vazhduar të zgjerohej dhe do të kishte ndihmuar Austro-Hungarinë që të mbante nën kontroll presionet e brendshëm për pavarësi. Por rivaliteti mes austrohungarezëve dhe gjermanëve do të kish sjellë një klimë tensioni në rritje, destinuar që të çonte në kontrollin gjerman mbi Austrinë. “Siç ka hedhur hipotezën historiani britanik Niall Ferguson, një triumf i Gjermanisë në Luftën e Madhe do të kish sjellë një lloj Bashkimi Europian ante litteram, udhëhequr nga një makroshtet austrogjerman në gjendje të garantonte stabilitet për kontinentin dhe që të përballej si i barabartë me Shtetet e Bashkuara. Këta të fundit, nëse Gjermania do të kish fituar në 1917, vit kur Amerika hyri në luftë, mund edhe të ishin futur në listën e të mundurve”.

Poshtë hirit

Duhet thënë që, përtej udhëheqjes gjermane (ajo që në fund të fundit shohim sot, por për arsye të tjera), ideja e një bashkimi të popujve dhe të shteteve europianë ishte e përhapur prej shekujsh. “Po kaq me rrënjë ishte edhe plaga e antisemitizmit që megjithatë, pa nazizmin, nuk do të kish rezultuar ndoshta në Holokaustin”, konkludon De Santis.

“Në tërësi, nuk duhet përjashtuar që shumë probleme të fshehur të gjeopolitikës botërore do të kishin shpërthyer gjithësesi, duke shkaktuar konflikte dhe kriza (duke përfshirë ndoshta edhe krizën financiare të 1929), ndonëse në kohë, me protagonista dhe me forma të ndryshme”. Për këtë arsye ka nga ata që pohojnë se forma të totalitarizmit (fashist dhe komunist) do të ishin zhvilluar gjithësesi. Dhe që në kufijtë juglindorë të Europës, një sukses i otomanëve (me një Turqi e cila që në vitet ’10 ishte e ndikuar nga nacionalistët) do të ishte shoqëruar me persekutime kundër grekëve dhe hebrenjve, si ata që pësuan armenët në 1915-16. Po kështu, konfliktet e brendshëm në Ballkan ndoshta vetëm do të shtyheshin në kohë edhe në rast të një triumfi gjerman. Dhe ndoshta është utopike të mendosh që një lëmsh i tillë gjeopolitik do të mund të zgjidhej me rrugë diplomatike. Me fjalë të tjera, një Europë e bashkuar në emër të Gjermanisë do të kishte shmangur ngjitjen e Adolf Hitlerit, por jo domosdoshmërisht do të kishte shmangur një konflikt të dytë të madh në nëntëqindën.

Themelues i fondit të artë të muzikës popullore shqiptare

$
0
0

Nga Prof. Dr.  Spiro J. Shetuni

(Universiteti Winthrop Rock Hill, South Carolina USA)

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës–institucion kombëtar muzikoro-kulturor e informativo-propagandues—u arrit të themelohej ai që mund të quhet Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare.  Nga shumë pikëpamje, themelimi i një fondi të tillë, ishte, pa dyshim,një arritje e shënuar kulturoro-artistike me përmasa kombëtare!  Merita kryesore për këtë i takon Ekipit të Inçizimeve Muzikore të Radio-Tiranës, të kryesuar nga Zoti Ali Hazbia Salihi:  Redaktor Përgjegjës i Muzikës Popullore Shqiptare pranë këtij institucioni për një periudhë 32 vjeçare.  Duke funksionuar brenda Redaksisë së Krijimtarisë dhe Inçizimeve Muzikore, Ekipi i Inçizimeve Muzikore, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, kishte si veprimtari kryesore të tij regjistrimin e këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve popullore shqiptare, etj., të fshatrave, qyteteve, zonave, krahinave të ndryshme, të Shqipërisë.  Përsa i takon veprimtarisë, ai mund të karakterizohet pa asnjë mëdyshje si një grup solid, si një mbështetje e fuqishme për veprimtarinë e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), si një ekip punonjësish të përkushtuar, ndaj detyrave që shtroheshin.Ekipi ishte i vogël, por vepra që ai kreu ishte me të vërtetë monumentale!

I.

Pjestarët e Ekipit të Inçizimeve Muzikore

 

Ekipi i Inçizimeve Muzikore të Radio-Tiranës përbëhej gjithsej nga tre punonjës të përheshëm:  Ali Hazbia Salihi (Redaktor Përgjegjës), Bedri Mara (Teknik inçizimesh), Gani Lika (Teknik inçizimesh).Kur shkonin me shërbime në rrethe, ekipi kishte edhe një punonjës tjetër:  Ksenofon Kosta (Shoferi i makinës që përmbante aparaturën teknike regjistruese).Ali Hazbia Salihi lindi në qytetin e Lezhës, më 13 tetor, 1941.  Pë shkak të faktorëve ekonomikë, prindërit e tij, të cilët ishin ngaShkodra, lëviznin vazhdimisht, herë në Lezhë, herë në Shkodër.  Pas çlirimit të vendit (29 nëntor, 1944), ata u vendosën përfundimisht në qytetin e Lezhës, duke qenë se ishte vend më ekonomik sesa Shkodra.  Duke pasur tetë fëmijë, Familja Salihi ishte në gjendje ekonomike bukur të vështirë.  Krahas vëllezërve e motrave të tij, edhe muzikologu i ardhshëm, do të rritej përmes vështirësive të ndjeshme ekonomike!  Pasi mbaroi Shkollën 7-vjeçare, Salihi vazhdoi Shkollën 2-vjeçare të Infermierëve, në qytetin e Shkodrës.  Me përfundimin e kësaj shkolle, fillon punë si Infermier në spitalin e qytetit të Lezhës.  Krahas punës, ai ndjek gjimnazin 5-vjeçar të natës.  Pasi mbaroi gjimnazin, vazhdoi studimet e larta pranë ish-Institutit të Lartë të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve), në degën e teorisë së muzikës (1967-71).  Fiton gradën shkencore Baçelor i Arteve.

Tekniku i inçizimeve,Bedri Mara—sot në moshën 94 vjeçare–, rrjedh nga një familje e vjetër qytetare tiranase.  Duke punuar për shumë vite me radhë si teknik inçizimesh, arriti që të bëhet një specialist zëri i klasit të parë.  I qetë në punë, ai ishte vazhdimisht i papërtuar për të ndihmuar artistët popullorë që të mund të regjistroheshin në Radio e Televizion.  Mbi të gjitha, atë e karakterizonte një sjellje aq miqësore!  Tekniku i inçizimeve, Gani Lika–i cili tashmë është ndarë nga jeta–, rridhte, gjithashtu, nga një familje qytetare tiranase.  Ai do të kujtohet gjithmonë sidomos për energjinë dhe entusiazmin e veçantë që kishte në punë!  Ksenofon Kosta, shoferi i makinës që përmbante aparaturën teknike regjistruese, është me origjinë nga Përmeti, por ka lindur në Tiranë.  I ardhur nga një familje ekonomikisht e varfër, ai ishte një punonjës shembullor:  i rregullt, korrekt, i papërtuar asnjëherë!

 Emërimi

Ali Hazbia Salihi filloi punë në Radio-Televizionin Shqipar (RTSH), si Redaktor Përgjegjës i Muzikës Popullore Shqiptare, në muajin mars të vitit 1970.  Në një mënyrë vërtet të pazakontë, ai u emërua në këtë detyrë dy vite përpara sesa të diplomohej si muzikolog pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve), në vitin 1972.  Drejtuesit e Radio-Televizionit, prej kohësh, ishin në kërkim të një punonjësi të përkushtuar ndaj jetës së sotme e të ardhme të muzikës popullore shqiptare.  Duke u interesuar në ish-Institutin e Lartë të Arteve, ata mësuan se, një student i zellshëm, i dalluar e punëtor si Salihi, do të ishte pa dyshim njeriu më i përshtatshëm pë të kryer një punë të tillë.  Vetë ish-Drejtoresha e Radio-Tiranës, Zonja Nefo Myftiu, e cila gëzonte respektin e të gjithë kolektivit, në saje të sjelljes së saj dinjitoze, i njoftoi atij emërimin.  Kështu, dy emërime të mëparshme, që u bënë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës—për të punuar përkatësisht në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Burrelit dhe në Fierzë, ku ndërtohej hidrocentrali mbi lumin Drin—u shfuqizuan ligjërisht.  Me diplomimin e tij, në vitin  1972, Salihit iu dha përfundimisht detyra si Redaktor Përgjegjës i Muzikës Popullore Shqiptare.

 Themelues i Fondit të Artë të Muzikës Popullore Shqiptare

 Si Redaktor Përgjegjës i Muzikës Popullore Shqiptarepranë Radio-Tiranës, për një periudhë 32-vjeçare, Ali Hazbia Salihi ka meritën e madhe se arriti të themelojë Fondin e Artë të Muzikës Popullore Shqiptare.Themelimi dhe pasurimi i këtij fondi ishte pa dyshim një proces i ndërlikuar, kompleks, shumë-dimensional.  Ai u bë i mundur duke punuar, për dhjetë-vjeçarë të tërë me radhë, me entergji, entusiazëm e përkushtim të pashoq.  Në ditët tona, Fondi përmban qindra e mijra krijime muzikore popullore:  këngë, pjesë muzikore instrumentore, valle popullore shqiptare, etj., të fshatrave, qyteteve, zonave, krahinave të ndryshme, të Shqipërisë.  Kështu, Fonoteka u pasurua me krijime muzikore popullore nga të gjitha rrethet e vendit, si asnjëherë më parë, që nga krijimi i saj, në vitin 1938.  (Deri në vitin 1972, kur Salihi u emërua si Redaktor Përgjegjës, ajo ishte dramatikisht e varfër:regjistrimet, më shpesh, ishin marrë nga pllaka të vjetra gramafoni, koncerte, etj.).  Përmes përmbajtjes së shëndoshë ideo-artistike, pasurisë së stileve muzikorë, nivelit të lartë interpretues e ekzekutues, etj., duke u transmetuar vazhdimisht, për gjysmë shekulli me radhë,Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare, pa dyshim që i ka shërbyer, midis të tjerash, forcimit të identitetit etnik të kombit shqiptar.  Për këtë arsye themelimi i tij është përshëndetur e vlerësuar që në fillim nga personlitete të artit muzikor shqiptar, studiues e krijues, si:  Ramadan Sokoli, Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Kozma Lara, etj.

Funksione kryesorë

 Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës,i themeluar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ka luajtur dhe luan funksione të rëndësishëm, në jetën shoqëroro-kulturore e artistiko-shkencore, të shoqërisë shqiptare.  Midis tyre, lejomëni të përmend:

  • Së pari, Fondi i ka shërbyer dhe i shërben, në mënyrë të drejtpërdrejtë, veprimtarisë së Radio-Tiranës: Sipas programeve të hartuara, krahas pjesëve muzikore, zanore e instrumentore, profesioniste (kombëtare e ndërkombëtare, serioze e të lehta), mikrofoni i
    Radios transmetonte sistematikisht pjesë muzikore, zanore e instrumentore, popullore, të marra pikërisht nga Fondi në shqyrtim.  (Siç dihet, përsa i takon kohës, një proces i tillë, është i pandërprerë:  24 orë në ditë-natë, 7 ditë në javë, 30 ditë në muaj, 365 ditë në vit!)

  • Së dyti, Fondi i ka shërbyer dhe i shërben, në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjithashtu, veprimtarisë së Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH): Mos harrojmë se, në ekran, përdoret gjithmonë teknika e ashtu-quajtur super-pozim.

 

  • Së treti, Fondi i ka shërbyer dhe i shërben, në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe veprimtarisë së radiove të rretheve, që kishte dhe ka Shqipëria, si: Radio-Shkodra, Radio-Kukësi, Radio-Korça, Radio-Gjirokastra.

Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, i themeluar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ka luajtur dhe luan funksione të tjerë, jo më pak të rëndësishëm, si:

  • Së pari, Fondi ka shërbyer dhe shërben, si lëndë e parë muzikore, për filma të shumtë dokumentarë. Duke vënë në qendër të tyre subjekte aq të larmishëm, ata, që të gjithë, pa asnjë përjashtim, kanë përdorur dhe përdorin si muzikë shoqëruese, pikërisht lëndë muzikore të marrë prej këtij fondi.Midis filmave dokumentarë kushtuar bukurisë së natyrës shqiptare, pasurisë etnografike, vlerave të muzikës popullore, etj., lejomëni që, alfabetikisht, sipas titujve, të kujtoj, p.sh., filma, si:  “Anës Drinit,” “Çamëria ime,” “Dasma shkodrane,” “Folklori i Përmetit,” “Gryka e Valbonës,” “Pllaja e Kolonjës,” etj.  Ndërsa, midis filmave dokumentarë kushtuar figurave të rëndësishme të historisë dhe bashkë-kohësisë së popullit shqiptar, më lejoni që, alfabetikisht, sipas mbiemrave, të kujtoj, p.sh., filma, si:  “Aleksandër Moisiu,” “Millosh Gjergj Nikolla–Migjeni,” “Fan S. Noli,” “Arshi Pipa,” “Andon Zako—Çajupi,” etj.

  • Së dyti, Fondi ka shërbyer dhe shërben, si lëndë e parë muzikore, gjithashtu, për filma të ndryshëm artistikë, ndonëse vetëm pjesërisht.

  • Së treti, Fondi ka shërbyer dhe shërben, si lëndë e parë mbështetëse muzikore, për kumtesa, artikuj, studime, punime diplomash, etj.

Përjetësim këngëtarësh e instrumentistësh

 Në përpjekjet e tij për të pasuruar Fondin e Artë të Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, gjatë një periudhe 32-vjeçare, Ali Hazbia Salihi, midis të tjerash, inçizoi edhe mjaft këngëtarë e instrumentistë të Shqipërisë e Kosovës.  Duke regjistruar zërat e tyre, këngët e tyre, motivet e tyre, ai, në një farë mënyre, i përjetësoi ata.  Lejomëni që të shprehem disi më konkretisht:  Së pari, janë përjetësuar shumë këngëtarë e instrumentistë, popullorë e profesionistë, të kësaj periudhe historike, si:  Fatime Sokoli (“Bajram Curri”);  Ndue Shyti (Pukë);  Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi, Naile Hoxha, Tonin Tërshana (Shkodër);  Fitnete Rexha (Tiranë);  Thabit Rexha (Kavajë);  Novrus Nure—Lulushi (Korçë);  Laver Bariu, Mentor Xhemali, Sulejman Lame (Përmet), etj.  (S’po jap emra këngëtarësh e instrumentistësh bashkëkohorë, të cilët janë të shumtë.)Së dyti, janë përjetësuar, gjithashtu, këngëtarë shqiptarë me emër të Kosovës, si:  Nexhmije Pagarusha, Shpresa Berisha, Shpresa Gashi, Luan Hajra, Bashkim Paçuku, etj.  (Të shoqëruar nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), ata kanë interpretuar, midis të tjerash, mjaft këngë popullore shqiptare.)  Së treti, gjatë Festivaleve të Fëmijve, të cilat ishin veprimtari të përvitshme, janë regjistruar sa e sa këngëtarë të vegjël, disa prej të cilëve, më vonë, u bënë artistë të njohur, etj.  Për të kryer një veprimtari të tillë, gjatë tri dekadave me radhë, është mbajtur një lidhje dhe komunikim i vazhdueshëm, me krijuesit dhe interpretuesit, e të gjithë rretheve të vendit.

Sektori i Kasetave dhe Video-kasetave

 Për të plotësuar kërkesat e shumta që kishin dëgjuesit dhe amatorët e muzikës popullore shqiptare, pas viteve 1980-të, pranë Radio-Tiranës, u krijua i ashtu-quajturi Sektori i Kasetave, dhe, më vonë, Sektori i Video-kasetave.Në Sektorin e Kasetave, i cili plotësoi sidomos kërkesa të emigrantëve shqiptarë anembanë botës, u punësuan pesë veta.  Duke qenë se shitja e kasetave bëhej kundrejt një çmimi të caktuar, institucioni fitonte të ardhura.  Megjithse duket e tepërt, sërish e ndjej të nevojshme të vë në dukje se, e tërë lënda muzikore e kasetave, merrej nga Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare.

 Vështirësi dramatike

 Regjistrimi i këngëve, pjesëve muzikore instrumentore, valleve popullore shqiptare, etj., të fshatrave, qyteteve, zonave, krahinave të ndryshme, të Shqipërisë, ka qenë, ndër vite, një punë mjaft e ngjeshur, e madhe, voluminoze.  (Jo rastësistht, punonjësit me përvojë të radiove, thonë:  “Fizikisht, mikrofoni është shumë i vogël, por, në thelb, ai është një ‘kuçedër’që nuk ngopet asnjëherë!”)  Për të arritur në kohë programet e planifikuara të Radio-Tiranës, herë-herë, punohej me orar të zgjatur, deri në orët e para të agimit!  Intensiteti i punës rritej sidomos në raste veprimtarish të ndryshme muzikoro-artistike–lokale, kombëtare, ndërkombëtare–, si:  festivale, takime, konkurse, dekada maji, etj.  Shpesh, sidomos në rrethe, regjistrimet bëheshin në kushte të vështira, ose mjedise të papërshtatshme, të cilat mund të ndikonin në cilësinë e tyre, si:  vatra kulture, shtëpi kulture, shkolla, biblioteka, etj.  Pastaj, edhe pajisjet teknike të asaj periudhe, ishin të vjetëruarua e të amortizuara!  Me gjithë vështirësitë dramatike, që mund të haseshin, për të arritur nivelin e dëshiruar të regjistrimit, bëheshin gjithmonë përpjekje të mëdha!  Ndërkohë, lindnin edhe shqetësime, vështirësi e probleme të një natyre tjetër.  Nëse, p.sh., për arsye objektive, nuk  mund të plotësohej kërkesa e ndonjë rrethi për të regjistruar grupet folklorikë të tij brenda një periudhe kohe të caktuar, atëherë, një letër me frymë të thellë qortuese, i nisej menjëherë ish-Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë!  Një letër me të njëjtën frymë, dërgohej pa vonesë, edhe nëse një këngë shumë-zërëshe labe, e cila ishte 13 minuta e gjatë, transmetohej disi e shkurtuar, etj., etj.!  Mjerisht, raste të tillë, nuk ishin të paktë!

 Pasoja shëndetësore

 Të gjithë njerëzit që punojnë me orar të zgjatur në studio inçizimesh, me kohë, nisin të kenë pasoja të tilla shëndetësore, si:  dëmtimi i aparatit të dëgjimit, spondyloartroza, prostati.  Me këtë rast, duhet nënvizuar se, si rregull, për të kapur mangësitë e inçizimeve muzikore, përsa u takon dukurive, si:  intonacioni, metri/ritmi, shqiptimi, ngjirjet, zhurmat, etj., volumi i dëgjimit duhet medoemos që të rritet në nivele të mëdha, deri në 10 herë më shumë, në krahasim me volumin e dëgjimit normal!Kështu, dëmtohet në mënyrë të veçantë aparati i të dëgjuarit!  Mjekët i quajnë pasojat e mësipërme shëndetësore si diagnoza profesionale.  Sa më shumë që kalon mosha, aq më kritike bëhen ato!

II.

 Inçizime muzikore në Radio-Gjirokastra

Në majin gusht të vitit 1975, për arsye thjesht politike, mua më shpërngulën nga Tirana, megjithse, para një viti, isha emëruar zyrtarisht si pedagog, pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve)!  Ndonëse u emërova thjesht si Organizator i Punës Kulturore në fshatin Sinanaj–qendër administrative e zonës së thellë etnografike të Lopësit (Tepelenë)–, duke qenë i diplomuar si etnomuzikolog, unë doja që, këngët, pjesët muzikore instrumentore, vallet popullore lopësiote, etj., të bëheshin të njohura në rrafsh zonal, krahinor e kombëtar.  Por si do të mund të përmbushej vallë një dëshirë e tillë?  Pas një pune sistematike një-vjeçare, grupet folklorikë të zonës së Lopësit, arritën që të kenë një repertor muzikor relativisht të pasur.  Rrjedhimisht, u bë e mundur, që, në muajin prill të vitit 1976, ata të inçizohen në Radio-Gjirokastra.  Në saje të punës aq profesionale të redaktorit muzikor, Zotit Dhimitër Jovani, vetë i diplomuar si këngëtar pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve), mjaft këngë, pjesë muzikore instrumentore, valle popullore lopësiote, etj., tashmë u bënë pjesë e fondit muzikoro-kulturor të këtij institucioni.  Inçizimet muzikore në Radio-Gjirokastra përbënin, sigurisht, një ngjarje të shënuar artistike, për popullin e zonës së Lopësit në përgjithësi dhe artistët popullorë lopësiotë në veçanti.  Eshtë me të vërtetë e vështirë për mua që të përshkruaj gëzimin e tyre, kur, përmes valëve të Radio-Gjirokastrës, ata dëgjonin krijime muzikore të zonës …!

 Tundu, o mali i Gribës:  Radio-Tirana zbret në Lopës

Ndonëse u gëzova pa masë për inçizimet muzikore që u bënë në Radio-Gjirokastra, unë ëndërroja se, një ditë, këngët, pjesët muzikore instrumentore, vallet popullore lopësiote, etj., do të regjistroheshin edhe në Radio-Tirana.  Qartësisht, një detyrë e tillë ishte shumë më e vështirë sesa e para:  i)  repertori muzikor duhej që të pasurohej;  ii)  niveli artistik i intepretimit dhe ekzekutimit, po ashtu, duhej që, brenda mundësive, të lartësohej;  iii)  pastaj, si do të mundnin vallë grupet folklorikë të zonës së Lopësit, numri i pjesmarrësve të të cilëve ishte i madh (rreth 25 vetë), që të shkonin në Radio-Tirana?!  Çështje të tilla ishin të vështira për t’u zgjidhur!  Nëse dy çështjet e para vareshin nga unë, çështja e tretë—vendi i inçizimit—qëndronte jashtë kontrollit tim.  Duke punuar sistematikisht për muaj të tërë me radhë, si çështja e pasurimit të repertorit muzikor, ashtu edhe ajo e lartësimit të nivelit të interpretimit e ekzekutimit, sipas mendimit tim, pak a shumë, ishin arritur.  Tashmë mua më shqetësonte vetëm çështja e tretë:  vendi i inçizimit. Pasi u mendova me ditë e javë të tëra, më në fund, vendosa që, për këtë çështje, t’i drejtohem pikërisht Zotit Ali Hazbia Salihi:  Redaktor Përgjegjës i Muzikës Popullore Shqiptare pranë Radio-Tiranës.  Gjatë bisedës telefonike, Zoti Salihi më tha se nuk do të ishte e nevojshme që grupet folklorikë të zonës së Lopësit të shkonin në Radio-Tirana.  Ai më premtoi se do të veprohej në një mënyrë më të përshtatshme:  Ekipi i Inçizimeve Muzikore të Radio-Tiranës, në një të ardhme, mund të vinte vetë në Lopës.  Kur dëgjova fjalët e tij, gëzimi im ishte i madh!  Por as habia ime s’ishte më pak e vogël!

Ndodhi pikërisht ashtu siç më tha Zoti Ali Hazbia Salihi:  Në datën 16 maj, 1977, Ekipi i Inçizimeve Muzikore të Radio-Tiranës, mbrriti në Sinanaj.  Dita e ardhjes së këtij Ekipi do të mbetet e paharruar në kujtesën e artistëve popullorë lopësiotë:  të veshur me rrobat e tyre më të bukura, me entusiazëm të paparë, ata ishin të gatshëm që të shfaqnin aftësitë e tyre muzikore interpretuese e ekzekutuese.  Inçizimet u bënë në mjediset e Shkollës 8-vjeçare dhe të Mesme.  Këngëtarët, instrumentistët, valltarët popullorë, me durim, pritën orë të tëra që të inçizoheshin.  Procesi i regjistrimit vazhdoi rreth 6 orë.  Ai ishte, sa i gjatë, aq edhe emocionues!  Sidoqoftë, në këtë ditë, u arrit një ëndërr e vërtetë:  mjaft këngë, pjesë muzikore instrumentore, valle popullore lopësiote, etj., tashmë u bënë pjesë e fondit muzikoro-kulturor kombëtar.  Vetëm disa ditë më vonë, Radio-Tirana nisi që t’i japë ato në programe të ndryshme me muzikë popullore nga krahina të ndryshme të vendit.  Populli i zonës së Lopësit në përgjithësi dhe artistët popullorë lopësiotë në veçanti u ndjenë me të vërtetë krenarë, këtë radhë, për artin e tyre muzikor, deri tani të panjohur.

Regjistrime në Radio-Televizionin Shqiptar

Në majin mars të vitit 1984, grupet folklorikë të zonës së Lopësit, shënuan një ngjarje tjetër të rëndësishme artistike:  arritën që të regjistrohen në Televizionin Shqiptar.  Këtë herë, ishte redaktorja muzikore, Zonja Marita Zykaj, njohëse e mirë e muzikës popullore labe, e cila drejtoi regjistrimet.  Kështu, duke e parë veten edhe në ekran të televizorit, artistët popullorë lopësiotë, për herë të parë në jetën e tyre, u ndjenë me të vërtetë të vlerësuar në mjedisin shoqëror bashkëkohor!

 III.

 Nënvlerësim, nënçmim, përbuzje e muzikës popullore

Ali Hazbia Salihi, me keqardhje, trishtim e përmallim, vëren se, gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, Redaksia e Krijimtarisë dhe Inçizimeve Muzikore pranë Radio-Tiranës, nuk kujdeset sa dhe siç duhet ndaj muzikës popullore shqiptare.  Tashmë Fonoteka e këtij institucioni nuk pasurohet më me këngë, pjesë muzikore instrumentore, valle popullore shqiptare, etj., të fshatrave, qyteteve, zonave, krahinave të ndryshme, të Shqipërisë.  Hollë-hollë, ndaj muzikës popullore shqiptare në përgjithësi, në plan teorik, mjerisht, sikur vërehet një lloj nënvlerësimi, nënçmimi, përbuzjeje!  Ndërkohë, në rrafsh praktik, mjerisht, muzika popullore shqiptare, nuk nxitet më, nuk regjistrohet më, nuk transmetohet më!  Në ditët tona, nëse gjenden inçizime të muzikës popullore shqiptare, ato e kanë burimin vetëm në studio private.  Regjistrime të tilla bëhen pa asnjë lloj kontrolli artistik, pa asnjë lloj përgjegjësie profesionale, pa asnjë lloj standarti nga çdo pikëpamje!  Brenda melodikës së tyre, mund të ndihen lehtësisht intonacione të huaja, herë-herë sllave, herë-herë orientale!  Kurse tekstet poetikë, më të shumtën e radhës, janë të një niveli artistik dramatikisht të ulët, për të mos thënë tërësisht vulgar!  O tempora!  O mores!  Ndërkohë, shtete të tjerë ballkanikë, si:  Mal i Zi, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Rumani, etj., duket sikur i kushtojnë një vëmendje më të madhe sesa Shqipëria,muzikës së tyre përkatëse popullore!

Dixhitalizimi i muzikës popullore

Në ditët tona, Ali Hazbia Salihi, me të drejtë, ndihet i shqetësuar sidomos për fatet e Fondit të Artë të Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, pikërisht të asaj pasurie që ai themeloi e pasuroi duke punuar me energji, entusiazëm e përkushtim të madh për 32 vite me radhë.  Ai shprehet se, Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), Zoti Thoma Gëllçi, ka treguar vëmendje ndaj Fonotekës së Radio-Tiranës.  Për të ruajtur cilësinë e shiritave muzikorë, tashmë është siguruar ajri i kondicionuar!  Duke e përshëndetur këtë dukuri, dihet se, jetë-gjatësia e Fondit mund të sigurohet vetëm përmes procesit të dixhitalizimit.Dixhitalizimi i muzikës popullore–ekzistenca e saj në gjendje elektronike—vjen si një kërkesë themelore për ruajtjen e përjetshme të saj.

Pension i posaçëm

Ndonëse jetoj larg Mëmëdheut, përmes shtypit elektronik shqiptar bashkëkohor, unë kam vënë re se, Qeveria Shqiptare, herë pas herë, iu ka dhënë atë që quhet pension i posaçëm mjaft përfaqësuesve të shquar të artit, shkencës, kulturës, sportit, etj.  Sipas vlerësimit të Qeverisë Shqiptare, tërë këta njerëz, aq të ndryshëm përsa u takon profesioneve të tyre, i bashkon një dukuri themelore:  ndihmesa e veçantë në dobi të kombit shqiptar.  Nga sa parashtrova në këtë artikull, me bindje të thellë, më lejoni të shprehem se:  Ali Hazbia Salihi, njeriu puntor e pa asnjë lloj pretendimi, duke themeluar Fondin e Artë të Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, në mënyrë fare të natyrshme, e meriton që të qëndrojë midis njerëzve, të cilët gëzojnë të ashtu-quajturin pension i posaçëm, nga ana e Qeverisë Shqiptare.

 Epilog

 Sa më të vegjël të jenë kombet, popujt, ose grupet etnikë, aq më shumë duhet që të përpiqen për të ruajtur e forcuar identitetin e tyre etnik.  Ashtu sikurseFototeka “Marubi” e qytetit të Shkodrëskonsiderohet me të drejtë si një pasuri me rëndësi historike, artistike e kulturore kombëtare, po kështu, edhe Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, mund dhe duhet konsideruar si një arkiv i veçantë kombëtar me vlera të pazëvendësueshme artistike e kulturore.  Përkrah tyre, qëndrojnë, pa dyshim, arkiva të tjerë, midis të cilëve lejomëni të përmend:  Arikivin e ish-Institutit të Kulturës Popullore (sot Instituti iAntropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit), Arkivin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit (TKOB), etj.  Një pasuri e tillë kombëtare mund dhe duhet që të dixhitalizohet sa më parë që të jetë e mundur.  Procesi i dixhitalizimit duhet të përfshijë, pa humbur kohë, edhe veprat më të shquara të muzikës profesioniste shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Ali Hazbia Salihi, themelues i Fondit të Artë të Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, ëndërron vetëm për tri çështje:  së pari, që, teorikisht, muzika popullore shqiptare, të mos nënvlerësohet, të mos nënçmohet, të mos përbuzet;  së dyti, që, praktikisht, muzika popullore shqiptare, të ketë statusin e saj të merituar në jetën e sotme e të ardhme të shoqërisë shqiptare, krahas muzikës profesioniste dhe asaj amatore;  së treti, që, Fondi i Artë i Muzikës Popullore Shqiptare, pranë Fonotekës së Radio-Tiranës, të dixhitalizohet sa më parë!  Eshtë rasti të kujtojmë se, muzika popullore shqiptare, ka qenë, është, dhe do të vazhdojë që të mbetet në shekuj, si element i pazëvendësueshëm i identitetit etnik të kombit shqiptar.

“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut shkon në Iran

$
0
0

Biografia e diktatorit shqiptar Enver Hoxha vjen tashmë edhe në gjuhën perse. Libri i gazetarit Blendi Fevziu është përkthyer së fundi në Iran, pas publikimeve që i janë bërë në gjuhën angleze, franceze dhe maqedonase. Përkthimi i librit në gjuhën farsi është bërë nga Bizhan Ashtari, studiues që trajton kryesisht jetën e diktatorëve të Europës lindore.

“Enver Hoxha” është e para biografi e diktatorit e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. Ky botim që ka ardhur si fryt i një pune disa vjaçare të gazetarit në mbledhjen dhe analizmin e materialeve, është vlerësuar gjerësisht nga kritika ndërkombëtare veçanërisht pas përkthimit në gjuhën angleze dhe franceze.

“Fevziu ka bërë kërkime të jashtëzakonshme në arkiva, të vëna në dispozicion vetëm kohët e fundit, dhe ka intervistuar shumë njerëz të cilët e kanë njohur personalisht diktatorin ose kanë vuajur nga burgimet e gjata, e shpesh i kanë patur të dyja”, shkruante Scottish Review.

Ndërkohë edhe “Literary review ”, një nga revistat më prestigjoze ne botë për botimet dhe librat, një vit më parë i ka dedikuar një shkrim të gjatë dhe një analizë librit “Enver Hoxha”, përkthyer në anglisht në titullin “Enver Hoxha- The Iron Fist of Albania”.

Mbi këtë botim, Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan në Romë shkruante: “Eshtë e çuditshme që askush nuk ka shkruar një biografi opozitare moderne të Hoxhës. Tani, Blendi Fevziu, gazetari i mirënjohur politik shqiptar, ka bërë një përpjekje të fortë për të ekzaminuar këtë monstër”. Opinion.al

Miss Globe 2017, në garë 58 vajza nga e gjithë bota

$
0
0

Miss Globe 2017 njeh këtë vit pjesëmarrjen më të lartë të vajzave, të cilat përfaqësojnë 58 vendet e tyre në këtë kompeticion bukurie të organizuar nga Deliart Association. Tashmë në finishin e vet, bukuroshet pas turit nëpër Shqipëri, vajzat janë ngjitur për të performuar në skenën e Parkut Olimpik, ku po mbahet edhe finalja e madhe për më të bukurën e globit.

Bukuroshet nga 58 vende të ndryshme të botës, janë në Shqipëri për të marrë me synimin pwr tw qenw secila prej tyre fituesja e Miss Globe 2017. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin.

Sipas një truri të organizuar, gjatë kësaj periudhe vajzat konkurrente kanë promovuar pikat me interesante të kryeqytetit, por edhe të vendeve më interesante në gjithë vendin.

Tashmë Shqipëria ka hyrë në agjendën e eventeve të bukurisë botërore prej 14 vitesh që Miss Globe zhvillohet në mënyrë të përvitshme nga Deliart dhe Petri Bozo.

Viti 1912/ Nikoll Ivanaj, për gazetën franceze: “Turqit nuk mund të na marrin më tri gjëra: ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona!”

$
0
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të mërkurën e 21 gushtit 1912, në faqen n°2, deklaratën e patriotit shqiptar nga Tuzi, Nikollë Ivanaj, në lidhje dy qëllimet kryesore të lëvizjes shqiptare për pavarësi si dhe me problematikën e krijuar nga korrespondentët e gazetave të huaja, të cilët shkruanin se mes shqiptarëve kishte mosmarrëveshje.

Cilat kanë qenë këto qëllime ? A kishte mosmarrëveshje mes shefave shqiptarë ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Korrespondenti ynë në Sofje na telegrafon :

Agjitatori shqiptar Ivanaj Beu, i cili mori pjesë në rolin e sekretarit në një konferencë të rëndësishme në Prishtinë, sapo ka mbërritur në Sofje me misionin për të marrë pjesë në komitetet maqedonase. I pyetur për situatën në Shqipëri, ai na dha deklaratën në vijim :

“Kemi çdo arsye për të qenë të kënaqur me rezultatet e arritura nga lëvizja jonë. Siç ju thashë vitin e shkuar, ne po procedojmë sipas etapave.

Qëllimi ynë i parë ishte aktivizimi i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare mes popullit tonë, duke e futur atë në konflikt me turqit, ku një traditë e gjatë e bëri të dukej si vëllezër me ta. Partia Bashkim dhe Progres, nëpërmjet çmendurive terroriste të shovinizmit të saj dhe manisë centralizuese të politikës së saj, na i ka lehtësuar shumë gjërat. Aktualisht, për patriotët tanë, Turku nuk është më, si dikur, vëlla në fe dhe aleat në sundim; ai është armiku i vdekshëm i racës sonë dhe aq i urryer sa që urrejtja jonë për të është tani pjesë e përpjekjes që na çon drejt lirisë.

Qëllimi i dytë i lëvizjes sonë ishte diplomatik, ne kemi dashur të paraqesim problemin shqiptar përpara Evropës; tashmë është bërë. Ne ishim në pritje të kushteve ligjore për përfundimin e rilindjes tonë kombëtare nëpërmjet shkollës dhe për organizimin e forcave tona popullore në mënyrë që të fitonim pavarësinë. Ky ështe qëllimi i kërkesave që kemi bërë aktualisht dhe ku disa prej të cilave do të pranohen domosdoshmërisht nga Porta e Lartë.

E di fare mirë që shkruajnë se udhëheqësit shqiptarë nuk janë dakord për qëllimin që duhet arritur dhe se ka pasur të paktën tre parti. Madje është thënë se shumë nga bashkëkombasit e mi dëshironin kthimin e Abdul Hamidit. Këto thashetheme janë përhapur nga korrespondentë, ku nuk dyshoj në qëllimin e tyre, por dua t’ju shpjegoj keqkuptimin e tyre.

Shqiptarët nuk janë të ndarë nga parimet, por nga oportunizmi. Ata janë të bashkuar me pasion idealit të vetëm për pavarësi, megjithatë, hamendja e tyre e përbashkët u thotë që të moderojnë kërkesat e tyre për momentin për t’i bërë ato të realizueshme. Kjo arsye praktike është veçanërisht e dukshme në mesin e shefave të moshuar, si Isa Boletini, i cili kombinon instinktin e thellë politik me njohurinë e madhe që ka ndaj turqve. Pra, korrespondentët e huaj, sipas faktit që janë njohur me intelektualë, ku ëndrra kombëtare është plotësisht e afirmuar, apo me udhëheqësit e vjetër të lëvizjes, të rezervuar, ata kanë marrë më vete përshtypje të ndryshme.

Çfarë mendoj për qeverinë e re turke? Është e pamohueshme se ajo përbëhet nga burrështetasit më të mëdhenj të Turqisë; por këta shtetas janë turq, dhe kjo është e mjaftueshme për të na bërë skeptikë ndaj tyre. Ne kemi qenë aleatë të opozitës, po, por për një vendim paraprak : shpërbërjen e Dhomës Parlamentare, në të cilën ne pamë një pengesë ligjore për suksesin e kërkesave tona. Ajo nuk ekziston më, aq më mirë; por kjo nuk është e mjaftueshme për ne që të dorëzojmë armët.

Lufta do të përfundojë vetëm kur Shqipëria të administrohet nga zyrtarë shqiptarë, të arsimuar në gjuhën e saj dhe të lirë në zhvillimin e saj drejt kulturës kombëtare. Ne kemi planifikuar çdo gjë, madje edhe një humbje. Turqit mund të shkatërrojnë përsëri shtëpitë tona. Por ka tri gjëra që ata nuk mund ti marrin më : ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona !”

 (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),


23-vjeçarja shpallet Miss Globe, Shqipëria lajm në mediat botërore (FOTO)

$
0
0

Mbrëmjen e kaluar, 55 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në eventin e Miss Globe, i cili organizohet nga regjizori Petri Bozo. Konkursi i bukurisë u prezantua nga çifti Bombaj, ku kurora jju dha 23-vjeçares nga Vietnami Khanh Ngan. Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it. Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it. Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde.

Çmimet e tjera

Miss Talenti: Afrika e Jugut
Miss Miqësia: Armenia
Kostumi më i mirë kombëtar: Nikaragua
Miss Disco Queen: Rumania
Miss Vajza e artë: Moldavia
Miss Bota e Spektaklit: Siberia
Miss Fotozhenia: Kosova

Lajmet në mediat më prestigjoze në Vietnam

http://cnnphilippines.com/lifestyle/2017/11/04/Philippines-wins-Miss-Globe-2017.html

http://www.philstar.com/entertainment/2017/11/04/1755578/philippines-wins-1st-runner-miss-globe-2017

https://thethaovanhoa.vn/giai-tri/khanh-ngan-bat-ngo-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-n20171104090638362.htm

http://1news.video/video/tin-tuc/nong-khanh-ngan-xuat-sac-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-du-don-thuong-doc-ma-noi-xu-nguoi_9050.html

http://yeah1.com/sao/hot-khanh-ngan-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017.html

https://saostar.vn/the-gioi-sao/hot-khanh-ngan-dang-quang-hoa-hau-hoan-cau-2017-1748787.html

Dua Lipa nis turneun botëror, performon në Belgjikë

$
0
0

Dua Lipa ka ditë që ka njoftuar për turneun e saj më të madh në Evropë. Ajo do të mbajë 20 koncerte në 9 vende të ndryshme. Ka nisur përgatitjet në Britaninë e Madhe, ndërsa mbrëmë, Lipa mbajti një koncert në Antwerp të Belgjikës, e ku nga fotografitë e publikuara në rrjetin e saj social Instagram, duket numri i madh i fansave të saj. Koncertin e mbajti në Arena Lotto, ku ka performuar këngët e saj më të njohura. Lipa ka thënë se me këtë turne, dëshiron që të njihet sa më shumë me fansat e saj, dhe të tregojë se është më shumë se vetëm një këngëtare dhe një pamje e bukur.

Ceremonitë hollivudiane vazhdojnë të zhvillohen nën hijen e skandaleve seksuale

$
0
0

Sezoni i çmimeve u çel në Hollywood me edicionin e 21-të të “Hollywood Film Awards” në Beverly Hills, ku ndryshe nga ceremoni të tjera, vlerësimet shpallen përpara shfaqjes. Për këtë arsye, se cilët janë filmat dhe aktorët e privilegjuar, kjo dihet që në fillim: Gary Oldman me një çmim karriere; Jake Gyllenhaal, aktori më i mirë; çmimi i aktorit më të mirë joprotagonist i takoi Sam Rockwell.

Te femrat, aktorja më e mirë u shpall Allison Janney dhe ajo në rol dytësor Mary J. Blige. Ashtu siç është e pashmangshme që të ndodhte, bisedat gjatë këtij sezoni shpërblimesh u dominuan jo nga filmat, por nga skandali i ngacmimeve seksuale që ka tronditur qendrën e industrisë amerikane të filmit.

“Së pari duhet krijuar një hapësirë mbrojtjeje për viktimat, që të arrijnë të flasin pa frikë. Sistemi gjyqësor duhet të merret më shumë me ngacmimin seksual, sepse duket sikur ka një boshllëk në këtë drejtim”, ka deklaruar regjisori Denis Villeneuve. “Shpresoj që të ketë një ndryshim sistematik të situatës. Shpresoj që të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm që folën, të dëgjohen, e për rrjedhojë ndryshimi të prodhohet vërtetë. Unë vetë jam shumë i interesuar për të vërtetën”, është shprehur aktori Jake Gyllenhaal. “Mendoj se me gjërat që po ndodhin në Hollywood është vërtet koha për të ndryshuar diçka. Njerëzit kanë abuzuar me pushtetin gjithmonë e jo vetëm këtu. Ama unë besoj se jetojmë në një botë ku gjëra të tilla nuk tolerohen më dhe them se, prej kësaj të keqeje do të dalë diçka e mirë”, ka deklaruar aktorja Allison Janney.

Në mesin e fituesve të tjerë ishte edhe Angelina Jolie, me filmin më të mirë në gjuhë të huaj, “First They Killed My Father”; Joe Wright si regjisori më i mirë për “Darkest Hour” dhe shpërblimi i ansamblit për “Mudbound”, raportin tch.

Intervista e rrallë e vitit 1912. Ismail Qemali: Ne nuk kërkojmë autonomi, por pavarësi

$
0
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Journal des Débats Politiques et Littéraires”, ka botuar të martën e 26 nëntorit 1912, në ballinë, intervistën e Ismail Qemalit, zhvilluar në Vjenë me gazetarin me inicialet M. P.

Udhëheqësi shqiptar ka folur asokohe për gabimet e rënda qeverisëse të xhonturqve, për qëllimet e tmerrshme të Serbisë në vendin tonë dhe mbi të gjitha për pavarësinë e Shqipërisë.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Letër nga Vjena
Ismail Qemali dhe çështja shqiptare,
Vjenë, 21 nëntor.

Ismail Qemal Beu, një nga udhëheqësit më të padiskutueshëm të Kombit Shqiptar, u ndal për disa ditë në Vjenë. Ai erdhi nga Budapesti, ku politikanët hungarezë i rezervuan një mikpritje të ngrohtë dhe ku personazhet zyrtare të monarkisë, pa u distancuar nga rezerva diplomatike e imponuar prej rrethanave, nuk i fshehën atij simpatinë dhe interesin e tyre për çështjen që ai mbron. Ai, me gjithë këmbënguljeve të tij, nuk arriti të takonte dukën Bertchold ; gjithsesi atë e vunë në kontakt me disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Momenti i vizitës së tij në Budapest rastisi, për më tepër, në kulmin e krizës austro-serbe : çështja e konsujve shqetësonte opinionin publik, tashmë i pakënaqur me qëndrimin e papajtueshëm të Serbisë për çështjen e porteve. Ismail Qemali gjeti në Austro-Hungari një atmosferë të favorshme për projektet e tij : ai dukej disi i shqetësuar dhe nervoz.

“Po largohem sonte, më tha ai, për Trieste. Një anije austriake do të më çojë në Durrës, ku shpresoj të arrij para se të mbërrijë ushtria serbe. Nuk ka më kohë për të humbur. Miqtë e mi dhe unë do të përpiqemi të organizojmë një komitet mbrojtës në vend, një lloj qeverie të përkohshme. Por, duhet më në fund që Evropa të dalë nga indiferenca e saj dhe të manifestojë me anë të akteve interesin që dëshmon se ka për çështjen tonë të pafat. Në Austri, në Gjermani, si edhe në Francë dhe Angli, opinioni publik është në favorin tonë ; e drejta jonë njihet unanimisht dhe ruajtja e pavarësisë sonë duket se është në përputhje jo vetëm me parimet e diplomacisë evropiane, por edhe me interesat e fuqive të mëdha. Çfarë po pret Evropa për të na mbështetur ? Do të jetë e padobishme shpallja e të drejtës së kombit tonë për ekzistencë dhe autonomi kur ne nuk do të ekzistojmë më. Qëllimi i serbëve është i qartë : ata djegin, masakrojnë gjithçka gjatë rrugës së tyre; nuk u mjafton pushtimi i Shqipërisë, ata duan të shfarosin shqiptarët.”

Ismaili i moshuar uli kokën dhe heshti për disa çaste, pastaj rifilloi :

“Ne nuk mundemi, nuk duam të bëhemi sllavë. Nga të gjitha kombet që popullojnë Ballkanin, i yni është më i vjetri. Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të civilizuar : kemi vuajtur kaq shumë ! Por, a është kjo një arsye që një pemë, për shkak të mungesës së kujdesit, të pritet se nuk ka lulëzuar ? Ne ishim të parët, pas vitit 1908, që u ngritëm kundër pretendimeve tiranike të qeverisë xhonturke. Duke kërkuar atëherë reforma dhe një trajtim më të drejtë, duke protestuar kundër kërkesave të papajtueshme me zakonet dhe kushtet tona, ne nuk mbronim ekskluzivisht vetëm të drejtat e racës sonë, por edhe ato të të gjitha kombësive : programet tona asokohe dëshmojnë për këto qëllime. Përpjekjet tona nuk patën sukses : ata u shtypën nga represionet më të padrejta dhe të dhunshme. Popujt e Ballkanit u bashkuan ; ata morën përsipër çështjen që ne tentuam të mbronim. Dhe sot që ata triumfojnë, veprimi i tyre i parë është që të kthehen kundër nesh ! Ata i njohin qëllimet tona, të cilat nuk janë armiqësore ndaj tyre : ne i konsideronim si aleatë. Ata e dinë se ne nuk do të ndjekim asnjë plan zgjerimi dhe propagande; ne kërkojmë vetëm një gjë : që të na lënë të jetojmë në territorin ku gjendemi. Dhe këtë pretendim, ne do ta mbështesim deri në fundin më ekstrem. Ne nuk do të lejojmë as aneksimin, as ndarjen dhe as zhytjen e popullit tonë në rrjedhën e një popullsie të huaj. Çështjet e gjetjes së formulës politike apo ajo për krijimin e një qeverie janë dytësore, dhe, në kohën e tashme, na shqetësojnë pak. Pika thelbësore është që tani e tutje ndjenja kombëtare mbizotëron mbi të gjitha ndjenjat e veçanta, preferencat politike ose rivalitetet konfesionale. Katolikët, ortodoksët, myslimanët, të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e kombit dhe pavarësinë e Shqipërisë.”

Ismail Qemali pati përdorur gjatë bisedës fjalët “pavarësi” dhe “autonomi”. E pyeta nëse shqiptarët tashmë ishin të qartë për synimet e tyre. Ai bëri një gjest apatik :

“Çfarë vlere ka të luash me fjalët ? – tha ai. Askush nuk e kishte dëshiruar më shumë se unë rigjenerimin e Perandorisë Osmane ; askush nuk ishte më i vendosur se unë për të sakrifikuar shumë, gjithçka që ishte e mundur për të sakrifikuar, që Turqia të bëhej një shtet modern, i qeverisur dhe i administruar mirë, i qëndrueshëm dhe i fortë. Ne jemi rebeluar vetëm kundër abuzimit të pushtetit nga një parti, e cila paragjykonte të drejtat tona dhe kishte për qëllim të na shtypte si komb. Kjo parti, tashmë, ka shkatërruar Turqinë : çfarë do të mbetet në Evropë nga Perandoria Osmane ? Nuk bëhet më fjalë për një Shqipëri autonome që i nënshtrohet sundimit të Turqisë. Lidhjet me një provincë të izoluar dhe të largët nga Perandoria do të ishin artificiale dhe të vështira për t’u mbajtur. Ne nuk kërkojmë autonominë, por pavarësinë : një pavarësi që nuk kërcënon askënd dhe madje u ofron disave garanci.”

Ismail Qemali e dinte se para se të shkoja për ta takuar, kisha takuar Hysen Xhahidin, ish-drejtorin e Taninës, i cili, duke u larguar nga Kostandinopoja, si arsye e kërcënimit të një dënimi, kishte gjetur strehim në Vjenë. Ai më pyeti se çfarë mendonte Xhahidi për ngjarjet dhe si e parashikonte të ardhmen. Unë nuk i fsheha se u befasova nga optimizmi i tij. Ai nuk kishte humbur asgjë nga entuziazmi dhe besimi i tij i mëparshëm. Përvoja që kishte dështuar në Evropë do të ripërtërihej në Azi, ku ajo kishte një shans më të mirë për të pasur sukses. Atje, asnjë besdisje, asnjë pengesë. Armenët nuk mund të përbënin një rrezik : ata kishin aq shumë interesa të përbashkëta me turqit ! Arabëve do t’u jepej një autonomi e gjerë. Progresi do të arrihej pak nga pak. Vendi do të organizohej, do të bëhej i begatë.

“Ëndrra ! – tha Ismaili. Asnjë realitet, kaq brutal dhe i tmerrshëm sa është, nuk do të zgjojë këta njerëz ! Ata kanë shkatërruar, nga gabimet dhe arroganca e tyre, situatën më të bukur e më të pashpresë në botë. Çfarë simpatie dhe besimi gëzonte Turqia në Evropë pas revolucionit ! Fakti ishte i papritur, dukej se u shfaq një fuqi jetike dhe energjitike me burime të pazbuluara. Evropa në tërësi i besoi Turqisë së re dhe i ofroi ndihmën e saj. Ata nuk kuptuan dhe shfrytëzuan asgjë. Sa herë kam provuar t’u hap sytë, u lutesha atyre që të mos shpërdornin avantazhet e një situate unike, të cilën vendi nuk do ta gjejë më kurrë ; Nuk do të përfitonin vetëm ata, por e gjithë Perandoria. Për disa muaj, ata u tjetërsuan nga të gjithë : fuqitë e mëdha, që u trajtuan me një mëndjelehtësi të pabesueshme, na kthyen shpinën ; në brendësi të Perandorisë, kombësitë e kërcënuara prej një politike të verbër dhe brutale, menduan të shkundnin zgjedhën që u bënte ekzistencën e tyre të pamundur. Rezultati i gjithë kësaj është historia e këtyre ditëve të fundit : pa dyshim, që ende nuk u duket mjaft e qartë.”

Ismail Qemali, ndërsa isha gati t’i them lamtumirë, këmbënguli përsëri me shpresën se do të shihte Fuqitë e Mëdha të Evropës, të mbështesnin, në mënyrë efektive, kërkesat e Shqipërisë. Ai dukej shumë i kënaqur me aranzhimet që pati në Austro-Hungari, shumë më pak me ato që shtypi italian shkruante prej disa ditësh. “Shtypi, i thashë, nuk e përkthen gjithmonë mendimin e qeverisë.” Ismaili tundi kokën dhe nuk u përgjigj. – M. P.

“Nermin Vlora” vlerësohet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

$
0
0

Nga Prof. Migena Arllati

 Në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u organizuan dy veprimtari njëra pas tjetrës. Formimi i degës së Fondacionit për kryeqytetin e Kosovës dhe promovimi i librit “Testamenti i Grave për gratë” i autores Zenepe Luka. Në këto veprimtari ishin të pranishme gra intelektuale nga Prishtina, si Katjusha Jashari, Vlora Dumoshi, Diana Toska ashtu edhe intelektuale, që kishin ardhur nga Prizreni, Gjakova. Në këtë ishin dhe kryetare të degëve të Fondacionit nga vende të ndryshme si Dr. Zylfie Duraku Gjoni nga Mali i Zi, Rolanda Limani nga Viena, Megi Llubani nga Berlini etj. Nga Tirana ishin të pranishme zonjat Zenepe Luka, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Irini Qirjako, Vllasova Musta, Dëshira Subashi, Silvana Braçe etj.

 Moderatorja Fatmira Rrahmani, gazetare tek “Radio Kosova” në fjalën e hapjes u shpreh se “bashkëbisedimi me gruan intelektuale shqiptare mbarëkombëtare dhe formimi i degës së Fondacionit në Prishtinë, është event shumë i rëndësishëm për gratë e Prishtinës dhe në mbarë Kosovën”.  Më pas e mori fjalën themeluesja dhe kryetare e Fondacionit Zenepe Luka, që ndër të tjera u shpreh: “Sikurse më shihni, unë kam veshur një bluzë – flamur kuq e zi, që nuk i mungojnë as thekët. Nuk është e imja. Në janar të vitit 2002, kur u formua shoqata jonë në Akademinë “Iliria” në Romë, Nermin Vlora Falaschi, pinjolle e familjes Vlora, më tha: “Bija ime, po të dhuroj këtë bluzë-flamur, që ta veshësh kur të shkosh në Kosovën e pavarur. Unë, nuk e di nëse do ta arrij atë ditë”. Unë jo vetëm zbatova një amanet, por me këtë dua t’ju them se Nermin Vlora është këtu, bashkë me ne”
Të gjitha ne, e vlerësojmë të shënuar këtëditë, për faktin, se më në fund, po krijohet dega në Prishtinë, ndërkohë që në Prizren e Gjakovë, funksionojhnë prej shumë vitesh. U lumturuam kur intelektualja, më e reja iniciatorë Sebi Kamberi, na lajmëroi se 25 vajza e gra kanë firmosur për ngritjen e degës. Teksa i takuam dhe biseduam sot, ndjemë gëzim të shumëfishtë, sepse jo vetëm fuqizohet zëri i gruas, por trasmetohet tek të rejat misioni i këtij Fondacioni, për bashkimin e gruas shqiptare dhe promovimin e vlerave të saj.

Në këtë bashkëbisedim me gratë intelektuale të Prishtinës mbajtën disa ligjërata: “Pozita e gruas në media dhe raportimi i mediave për gratë”, u mbajt nga publicistja Hyrie Tejeci.  Sfidat për portretin e shqiptares së integruar”. Feride Rushiti, drejtore ekzekutive e qendrës për reabilitim mbajti referatin, “Fuqia e gruas është një urugan, që nuk ndalet” . Erina Rrahman foli për figurën e Nënë Terezës. Takimin e përshëndetën kryetaret e degëve të fondacionit Zylfie Duraku Gjoni, Rolanda Limani etj.  Kjo ngjarje u përcoll me mjaft emocione mes gërshetimit të fjalëve dhe poezive që interpretuan me mjeshtëri të lartë artistike Margarita Xhepa Nderi i Kombit të poezive me temë gruan të autorëve Çajupi, Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli etj. Poezinë e nënës e recitoi Tinka Kurti Nderi i Kombit.

Pritja tek Presidenti

 Ka lënë mbresa të mëdha pritja që u bëri Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Përfaqësueseve të Fondacionit ardhur nga Shqipëria dhe kryetareve të degëve të Vienës, Malit të Zi, Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës dhe intelektualeve të tjera. Një protokoll tepër korrekt i stafit të Presidentit, ka vendosur në tryezën e bisedimeve përballë Kryeministrit kryetaren e shoqatës, e cila, pasi ka shprehur mirënjohjen e thellë për pritjen, ka bërë prezantimin e pjesëmarrëseve në këtë takim. Presidenti u ngrit në këmbë dhe dorëzon njëra pas tjetrës “ Medaljen Presidenciale të Meritave” akorduar kryetares së Fondacionit Zenepe Luka dhe dy artisteve të mëdha Margarita Xhepa e Tinka Kurti, për kontributin e tyre në kuadër të këtij Fondacioni.  Më tej një informacion rreth aktivitetit të Fondacionit, përcjellë nga Luka, ka emocionuar Presidentin, i cili me buzëqeshjen dhe përzemërsinë e tij, krijoi një atmosferë tepër të ngrohtë, duke çliruar nga emocionet pjesmarrëset.   “Ju falenderoj, ju zonja të nderuara të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, për vizitën në Kosovë dhe praninë tuaj në zyrën time. Ky fondacion tregon më së miri për marrëdhëniet e lira kulturore, që sot mund të zhvillohen në mbarë hapësirat e banuara me shqiptarë. Ju përgëzoj për punën që bëni, duke bashkuar gruan intelektuale shqiptare mbarëkombëtare, në një zë të vetëm. Dëgjova me vëmëndjen kryetaren, që u shpreh se ky Fondacion, me degët e tij në shumë shtete, për gjatë 15 viteve, me veprimtaritë e tij të shumta, ka bërë bashkimin kombëtar të gruas shqiptare dhe kjo është një arritje e madhe, që na gëzon të gjithëve”,- tha kreu i shtetit Hashim Thaçi.

Presidenti foli me emocion për përpjekjet që bëheshin para rënies së regjimit për të ndjekur emisionet kulturore-artistike dhe se me rolet e artistëve, ne jemi rritur. Në fund kryetare e Fondacionit Zenepe Luka i dorëzoi Presidentit Thaçi medaljen “Mirënjohje” të Fondacionit , dhuratën “Memoriali i Pavarësisë në Vlorë si dhe librin “Testamenti i Grave për gratë”. Thaçi u emocionua, kur u njoh me foton e 21 pasardhësve të Isa Buletinit, me kryefamiljarin Xhemail Buletini, që kanë qëndruar 1 vit në shtëpinë e kryetares së Fondacionit në Vlorë, gjatë kohës që bëhej lufta në Kosovë.

Mua që m’u ngarkua të bëjë këtë shkrim, me duhej të merrja emocionet e pjesëmarrëseve, pas këtij takimi. Të parës iu drejtova kryetares së Fondacionit, por, çuditërisht, si asnjëherë tjetër Zenepe Luka ishte përlotur. Ç’farë përjetuat nga ky takim dhe vlerësim i Presidentit të Kosovës-e pyes. Ajo u përgjigj:Flasin lotët. Ndërsa aktoret Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa janë shprehur se medalja e akorduar nga z. Thaçi ka rëndësi të veçantë, sepse është Kosova. Vitore Stefa Leka, përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, ka bërë publike një letër, që ua ka përcjellë edhe autoriteteteve të shtetit shqiptar. Ajo ndër të tjera, shkruan. “Si përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, ashtu si të gjitha degët e këtij Fondacioni, ndjehem e lumtur, që Presidenti i nderuar i Kosovës z. Hashim Thaçi, priti dhe vlerësoi Fondacionin tonë. Jam shumëfish e lumtur, që i dha medalje të lartë themelueses dhe kryetares së Fondacionit, gazetares së shquar, autores së 15 librave Zenepe Luka. E dimë ne, të gjithë e dinë, se është kjo intelektuale, promotorri i të gjitha veprimtarive që bëhen nga ky Fondacion, që nuk i kanë bërë as institucionet e shtetit, ndaj, në këtë vit të 15 vjetorit të Fondacionit, 20 degët në po kaq shtete të botës dhe qindra gra të shquara në Shqipëri e Diasporë, firmosën një kërkesë, drejtuar Presidentit të Republikës, me objekt: Zenepe Luka Të nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ne që jetojmë në emigrim, nuk kemi parë apo dëgjuar, që një shoqatë, të punojë vullnetarisht dhe të kryejë ndërmarrje kaq të mëdha brenda e jashtë vendit, duke arritur realisht bashkimin kombëtar të gruas shqiptare”,- shkruan intelektualja e njohur. Duke ju drejtuar me një letër të posaçme z. Hashim Thaçi, kemi nënvizuar: “Mirënjohje të thellë z. President, që vlerësuat kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, intelektualen e palodhur, që është bërë burim frymëzimi për gruan e Kombit, duke promovuar vlerat e gruas së shquar në shekuj. Ne jemi shprehur me një zë të vetëm se Zenepe Luka, meriton me plot gojen të vlerësohet vazhduese e denjë e veprës së Nermin Vlorës.

Mirënjohje miqve të Fondacionit

 Shpëtimtarë të kurorëzimit me sukses të veprimtarive të Fondacionit, sikurse ka ndodhur gjatë 15 vite të rrugëtimit të tij, janë miqtë, dashamirësit, që vlerësojnë kontributet e tij. Këtë herë, në përballimin e shpenzimeve kontribuuan miqtë vlonjatë, Bujar Leskaj, Arben Malaj, Shkëlqim Selami dhe Baftjar Zeqaj. Mirënjohje dhe falënderime për këta miq të shtrenjtë. Pa ndihmën tuaj, Fondacioni nuk do të mund të shkonte në Kosovë, për të organizuar veprimtaritë e tij në Prishtinë dhe Prizren, duke përjetuar emocione të rralla gjatë pritjes dhe vlerësimet që bëri Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi.

Kumbaro në shtëpinë Kadare: “Shëët se po lexojmë!”

$
0
0

Fushata kombëtare e leximit, “Takohemi për një libër” është përqafuar në të gjitha qytetet e vendit qysh në ditët e para të nisjes së saj. Muaji nëntor është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës, por duket se kjo nismë vitin tjetër do të jetë e përditshme. Këtë fakt e ka  bërë të ditur nga Gjirokastra, Ministrja e Kulturës dhe deputetja Mirela Kumbaro, e cila zbuloi dhe sloganin, i cili do të jetë; “Shëët se po lexoj” teksa kishte përzgjedhur për të lexuar pjesë nga libri i Gazmend Kapllanit “Ditar i shkurtër kufijsh”.

“Qëllimi është që të jemi sa më shumë që e ndajmë librin me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjmë kur dëgjojmë një muzikë të bukur. Prandaj bashkë me ministrin Bushati iu bashkuam aktivitetit tuaj për të lexuar sot një libër. Vitin që vjen kemi menduar një iniciativë tjetër, e cila do të quhet “shëët se po lexoj”, prandaj përgatituni se do ta kemi të përditshme leximin dhe ndarjen e kënaqësisë që libri dhuron”, tha Kumbaro në aktivitetin e zhvilluar në shtëpinë Kadare “Takohemi për një libër”.

Ky aktivitet u organizua këtë fundjavë nga nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli”  të cilëve iu bashkuan për të lexuar edhe ministrja e Kulturës, së bashku me ministrin Ditmir Bushati.

Fushata “Takohemi për një libër, është pjesë e programit  “Edukimi përmes kulturës”,  prioritet i qeverisë shqiptare dhe  Ministrisë së Kulturës. Fushatë do të shtrihet në mbarë vendin përgjatë gjithë muajit nëntor, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj. Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj.

“Vienna salutes to Tirana” mbledh artistët shqiptarë dhe austriakë

$
0
0

Sopranoja Inva Mula do të mbajë një koncert në Vienë për nder të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri. Koncerti “Vienna salutes to Tirana” do të mbahet më 16 nëntor ora 19:00 në Sallën Moxart në Vienë.

Sopranos së njohur shqiptare do t’i bashkëngjitet në koncert edhe pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gëzim Myshketa, violinisti Olen Cezari dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqipe nëpër botë.

Për koncertin ka njoftuar në rrjetin e tij social facebook, Genc Tukiçi duke treguar se është i nderuar që do të jetë në këtë koncert krahas muzikantëve e artistëve më të shkëlqyer shqiptarë e austriakë. Në këtë koncert bashkohen edhe Eno Peçi – balerin, Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva – primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.

Duket se koncerti do të mbledhë ajkën e artistëve shqiptarë që kanë në bagazh artistik një rrugëtim të suksesshëm brenda por edhe jashtë Shqipërisë, dhe për momentin artistët më aktiv dhe më përfaqësues në skenat e muzikës botërore.


Libri dhe lexuesit “pushtojnë” shtëpinë e Kadaresë

$
0
0

Fushata kombëtare e leximit, “Takohemi për një libër” këtë fundjavë është ndalur në shtëpinë “Kadare” në Gjirokastër. Ky aktivitet u organizua nga nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli”, të cilëve iu bashkuan për të lexuar edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin, Ditmir Bushati.

Muaji nëntor është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës, por duket se kjo nismë vitin tjetër do të jetë e përditshme. Këtë fakt e ka  bërë të ditur nga Gjirokastra, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila zbuloi dhe sloganin, i cili do të jetë; “Shëët, se po lexoj”, teksa kishte përzgjedhur për të lexuar pjesë nga libri i Gazmend Kapllanit, “Ditar i shkurtër kufijsh”.

Ministrja Kumbaro gjatë aktivitetit tha se,“qëllimi është që të jemi sa më shumë që e ndajmë librin me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjmë kur dëgjojmë një muzikë të bukur. Prandaj bashkë me ministrin Bushati iu bashkuam aktivitetit tuaj për të lexuar sot një libër”,tha ajo. “Vitin që vjen kemi menduar një iniciativë tjetër, e cila do të quhet “shëët se po lexoj”, prandaj përgatituni se do ta kemi të përditshme leximin dhe ndarjen e kënaqësisë që libri dhuron”,tha Kumbaro në aktivitetin e zhvilluar në shtëpinë Kadare “Takohemi për një libër”. Fushata “Takohemi për një libër, është pjesë e programit  “Edukimi përmes kulturës”, prioritet i qeverisë shqiptare dhe  Ministrisë së Kulturës.

Fushata do të shtrihet në mbarë vendin përgjatë gjithë muajit nëntor, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj.. Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj..

Shqipëri- Kosovë, bashkë për kulturën shqiptare në diasporë

$
0
0

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, u takua me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kumbaro theksoi rëndësinë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si një mundësi për të përçuar kulturën shqiptare në formën më të mirë.

Nga ana e tij, Gashi e njohu Kumbaron me planet e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në fushën e ruajtjes të identitetit dhe kulturës shqiptare në diasporë, njëherësh duke falënderuar bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Kulturës.

Ai tha se, “bashkëpunimi gjithsesi do të intensifikohet, ndërsa fokusi do të jetë në projektin tashmë të njohur Ditët e Kulturës shqiptare në Diasporë ku koordinimi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore është i domosdoshëm”.

Në fund të takimit, dy ministrat ranë dakord  që të bëhet një plan i përbashkët i veprimit, në mënyrë që në Vitin e Skënderbeut të realizohet një koordinim sa më i mirë me aktivitete që do të shërbejnë si pasaportë kulturore jo vetëm për bashkatdhetarët tanë, por për të gjitha vendet dhe qytetarët e vendeve ku është prezentë diaspora jonë.

Folklori bashkon komunitetin shqiptar në New York

$
0
0

Festivali Folklorik Mbarëkombëtar ka mbledhur në New York , SHBA qindra solistë, valltarë, grupe muzikore dhe ansamble nga komuniteti shqiptaro-amerikan, si dhe nga trojet mbarëshqiptare.

Mesazhi i këtij festivali, që këtë vit i dedikohet 550 vjetorit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë të prekshme dhe asaj shpirtërore. I organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me seli në Hartsdale në New York, edicioni i 27-të i këtij festivali zhvillohet në Qendrën e Arteve të Kolegjit Lehman në lagjen Bronks të Nju Jorkut.

Një rol qëndror në këtë organizim kishte grupi i parë artistiko-kulturor brenda komunitetit amerikan “Rozafati”, i themeluar para tri dekadash pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Nju York. “Në fakt është Rozafati pothuaj organizator i këtij festivali dhe Angjelina Nika është ajo që u mëson qindra fëmijëve vallen shqipe në sallën e Qendrës Kulturore Shën Nënë Tereza. Dhe, nuk ka çmim që e paguan kontributin e Angjelinës dhe rolin e saj në ruajtjen e këtyre vlerave tona kulturore”, tha për RTK-në Marjan Cubi, kryetar i Qendrës Kulturore Nënë Tereza, pranë Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale.

Fëmijët e këtij grupi nga tre shtetet: Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat nga mosha 5 deri ne 23 vjeç çdo javë ushtrojnë vallet shqiptare në qendrën “Shën Nënë Tereza”, në Harsdale nga koreografja Angjelina Nika, ish valltare e Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë e dekoruar nga presidenti Nishani me çmimin, “Mjeshtër i Madh”.

“Këtu çdo vit nëpër duart tona kalojnë me qindra fëmijë, të cilëve u mësojmë vallet dhe kostumet nga Kosova, Shqipëria, Çamëria dhe të gjitha trojet mbarëshqiptare dhe ç’është më e rëndësishmja, këtu fëmijët kur vijnë flasin shqip. Ne përkujdesemi që vallet tona t’i dinë fëmijët tanë që ata t’ua mësojnë fëmijëve të tyre dhe kështu këtë trashëgimi kulturore ta bartim në brezat që vijnë se, nëse ne e harrojmë fëmijët tanë nuk do të dinë fare për të…”, tha për RTK-në koreografja Angjelina Nika.

Misioni i këtij Festivali gjithëshqiptar është përpjekja për të identifikuar, dokumentuar e prezantuar folklorin mbarëkombëtar shqiptar, të mbajë të bashkuar komunitetin shqiptar, pa dallim feje apo krahine. Festivali ka si qëllim edhe ruajtjen dhe përkrahjen e traditës muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare, si dhe siguron që ato të vazhdojnë të ekzistojnë, të përcillen dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm.

“Vaçe Zelës nuk i lejohej të qarkullonte vetëm dhe ngarkuan Anida Taken si shoqëruese”

$
0
0

Pak ditë më parë, kantautori Kujtim Prodani, djali i këngëtares Anida Take dhe Agim Prodanit, gjeti në kujtimet e vjetra të shtëpisë një fotografi që ishte e rrallë edhe për atë vetë: nëna e tij, në moshë të re, vetëm 22 vjeçe, pozonte në fotografi me këngëtaren Vaçe Zela, disa vite më e re se shoqja e saj, vetëm 16 vjeçe.

“Shikoni çfarë gjeta…”, shkruante Kujtimi në rrjetet sociale, ndërsa ne kërkuam që të dinim më shumë për këto kujtime të rralla të dy zonjave që nuk jetojnë më, por që kanë ndriçuar për vite të tëra skenën e këngës shqiptare. Në këto kohë kur është shkrepur fotografia, karriera e të dyjave (Anidës pak më herët) sapo kishte filluar. Të dyja udhëtonin nëpër koncerte që zhvilloheshin jashtë shtetit dhe fotografia në fjalë i ka gjetur në Moskë. Kujtimi na tregon se çfarë i ka treguar e ëma kur i fliste për koleget, konkretisht për këtë fotografi…

”Nuk kujtoj që Anida të ketë qenë mikeshë me Vaçen, kanë qenë vetëm kolege dhe kanë pasur shoqërinë e mirë që mund të kishin dy kolege. Më ka treguar se në këtë rast, kur kishin udhëtuar në Moskë, Vaçes nuk i lejohej që të dilte vetëm në qytet sepse ishte në moshë shumë të vogël, vetëm 16vjeçe, prandaj Anida kishte dalë me të për ta shoqëruar. Nga ana tjetër, mund të them se bashkëpunimet më të shumta Vaçja i ka pasur me tim at. Ai e çmonte shumë profesionalisht, por vlerësonte sidomos inteligjencën e saj, aq të domosdoshme për një artiste për të qenë e kompletuar, siç ishte Vaçe Zela.

Udhëtimi drejt Moskës nuk ka qenë i vetmi për to. Kanë udhëtuar shpesh edhe me Estradën e Tiranës”, kujton Kujtimi, gjithnjë i prekur kur flitet për të ëmën, Anida Taken, zërin e bukur të këngës shqipe. Ndërsa ajo vetë, në intervistat që ka dhënë dikur, për marrëdhënien e saj me kolegët, është shprehur: “Marrëdhëniet e mia me kolegët kanë qenë shumë të mira, madje do të thosha më shumë se të mira.

Në atë kohë, duke qenë se ishim shumë pak këngëtarë dhe krijues, qëndronim shumë më afër njëri-tjetrit. Unë kam pasur partnere dhe partnerë në skenë, me të cilët ruaj kujtime shumë të bukura. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më, por unë i kujtoj akoma me respekt. Kujtoj me respekt edhe ata që jetojnë dhe kur mblidhemi nëpër festa të ndryshme, kujtojmë me shumë nostalgji periudhën që kemi kaluar bashkë, si dhe arritjet dhe zhgënjimet në fushën e muzikës. Në kohën kur unë nisa rrugën e këngës, kishte pak këngëtarë dhe kompozitorë në Shqipëri.

Në atë kohë ishte një bërthamë e vogël këngëtarësh dhe kompozitorësh, që kishin studiuar jashtë Shqipërisë, si në Austri dhe në Itali. Unë i përkas atij brezi, që dolëm si luledelet, që dalin pas një shiu në pranverë. Ashtu filluam të dalim edhe ne, katër apo pesë këngëtarë, ku më pas vitet bënë që të dalin qindra e qindra këngëtarë, të cilët debutuan dhe vazhdojnë të debutojnë me shumë dinjitet brenda dhe jashtë Shqipërisë”, ka thënë Take.

MOMENTI MË PREKËS NË KARRIERËN E TAKËS, GJATË TURNEVE
Ajo nuk e harroi asnjëherë momentin e dhimbshëm që ka përjetuar gjatë karrierës së saj artistike, pikërisht kur ka qenë në turne.

Siç e ka treguar vetë, lotët nuk janë përmbajtur kur ka kënduar këngën e nënës: “Ky çast prekës më kujtohet edhe tani dhe lidhet me periudhën kur më kishte vdekur nëna ime. Për ta larguar dhimbjen dhe për të qëndruar larg zakoneve, unë isha larguar posaçërisht nga Shqipëria për një turne në Europë. Pasi qëndrova më shumë se tri javë larg Shqipërisë, më bëjnë një telefon dhe më ftojnë për të marrë pjesë në Festivalin e Pranverës.

Në këtë festival unë do të merrja pjesë si e ftuar. Erdha dhe këndova pikërisht këngën e nënës, ngaqë në atë kohë ne ishim në prag të festës së 8 Marsit. Teksa këndoja këtë këngë, befas m’u kujtua nëna ime, që kishte dy javë që kishte vdekur. N

isur nga kjo, unë u mallëngjeva shumë, saqë shpërtheva në lot. M’u trash edhe zëri dhe nisur nga kjo, i kërkova falje spektatorit, që kishte mbushur sallën. Më pas mora frymë thellë, e përsërita këngën dhe papritur pashë që edhe spektatorët, të prekur thellë dhe të emocionuar nga ajo që më ndodhi mua, shpërthyen në duartrokitje të zjarrta. Në ato momente mua m’u duk sikur e pata të gjallë nënën time”.

Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë: Ne nuk kërkojmë autonomi, por Pavarësi

$
0
0

Nga: Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Journal des Débats Politiques et Littéraires”, ka botuar të martën e 26 nëntorit 1912, në ballinë, intervistën e Ismail Qemalit, zhvilluar në Vjenë me gazetarin me inicialet M. P. Udhëheqësi shqiptar ka folur asokohe për gabimet e rënda qeverisëse të xhonturqve, për qëllimet e tmerrshme të Serbisë në vendin tonë dhe mbi të gjitha për pavarësinë e Shqipërisë. Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Letër nga Vjena

Ismail Qemali dhe çështja shqiptare, Vjenë, 21 nëntor.

Ismail Qemal Beu, një nga udhëheqësit më të padiskutueshëm të Kombit Shqiptar, u ndal për disa ditë në Vjenë. Ai erdhi nga Budapesti, ku politikanët hungarezë i rezervuan një mikpritje të ngrohtë dhe ku personazhet zyrtare të monarkisë, pa u distancuar nga rezerva diplomatike e imponuar prej rrethanave, nuk i fshehën atij simpatinë dhe interesin e tyre për çështjen që ai mbron. Ai, me gjithë këmbënguljeve të tij, nuk arriti të takonte dukën Bertchold; gjithsesi atë e vunë në kontakt me disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Momenti i vizitës së tij në Budapest rastisi, për më tepër, në kulmin e krizës austro-serbe : çështja e konsujve shqetësonte opinionin publik, tashmë i pakënaqur me qëndrimin e papajtueshëm të Serbisë për çështjen e porteve. Ismail Qemali gjeti në Austro-Hungari një atmosferë të favorshme për projektet e tij : ai dukej disi i shqetësuar dhe nervoz.

“Po largohem sonte, më tha ai, për Trieste. Një anije austriake do të më çojë në Durrës, ku shpresoj të arrij para se të mbërrijë ushtria serbe. Nuk ka më kohë për të humbur. Miqtë e mi dhe unë do të përpiqemi të organizojmë një komitet mbrojtës në vend, një lloj qeverie të përkohshme. Por, duhet më në fund që Evropa të dalë nga indiferenca e saj dhe të manifestojë me anë të akteve interesin që dëshmon se ka për çështjen tonë të pafat. Në Austri, në Gjermani, si edhe në Francë dhe Angli, opinioni publik është në favorin tonë ; e drejta jonë njihet unanimisht dhe ruajtja e pavarësisë sonë duket se është në përputhje jo vetëm me parimet e diplomacisë evropiane, por edhe me interesat e fuqive të mëdha. Çfarë po pret Evropa për të na mbështetur ? Do të jetë e padobishme shpallja e të drejtës së kombit tonë për ekzistencë dhe autonomi kur ne nuk do të ekzistojmë më. Qëllimi i serbëve është i qartë : ata djegin, masakrojnë gjithçka gjatë rrugës së tyre; nuk u mjafton pushtimi i Shqipërisë, ata duan të shfarosin shqiptarët.”

Ismaili i moshuar uli kokën dhe heshti për disa çaste, pastaj rifilloi:

“Ne nuk mundemi, nuk duam të bëhemi sllavë. Nga të gjitha kombet që popullojnë Ballkanin, i yni është më i vjetri. Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të civilizuar : kemi vuajtur kaq shumë ! Por, a është kjo një arsye që një pemë, për shkak të mungesës së kujdesit, të pritet se nuk ka lulëzuar ? Ne ishim të parët, pas vitit 1908, që u ngritëm kundër pretendimeve tiranike të qeverisë xhonturke. Duke kërkuar atëherë reforma dhe një trajtim më të drejtë, duke protestuar kundër kërkesave të papajtueshme me zakonet dhe kushtet tona, ne nuk mbronim ekskluzivisht vetëm të drejtat e racës sonë, por edhe ato të të gjitha kombësive : programet tona asokohe dëshmojnë për këto qëllime. Përpjekjet tona nuk patën sukses : ata u shtypën nga represionet më të padrejta dhe të dhunshme. Popujt e Ballkanit u bashkuan ; ata morën përsipër çështjen që ne tentuam të mbronim. Dhe sot që ata triumfojnë, veprimi i tyre i parë është që të kthehen kundër nesh ! Ata i njohin qëllimet tona, të cilat nuk janë armiqësore ndaj tyre : ne i konsideronim si aleatë. Ata e dinë se ne nuk do të ndjekim asnjë plan zgjerimi dhe propagande; ne kërkojmë vetëm një gjë : që të na lënë të jetojmë në territorin ku gjendemi.Dhe këtë pretendim, ne do ta mbështesim deri në fundin më ekstrem. Ne nuk do të lejojmë as aneksimin, as ndarjen dhe as zhytjen e popullit tonë në rrjedhën e një popullsie të huaj. Çështjet e gjetjes së formulës politike apo ajo për krijimin e një qeverie janë dytësore, dhe, në kohën e tashme, na shqetësojnë pak. Pika thelbësore është që tani e tutje ndjenja kombëtare mbizotëron mbi të gjitha ndjenjat e veçanta, preferencat politike ose rivalitetet konfesionale. Katolikët, ortodoksët, myslimanët, të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e kombit dhe pavarësinë e Shqipërisë.”

Ismail Qemali pati përdorur gjatë bisedës fjalët “pavarësi” dhe “autonomi”. E pyeta nëse shqiptarët tashmë ishin të qartë për synimet e tyre. Ai bëri një gjest apatik:

“Çfarë vlere ka të luash me fjalët ? – tha ai. Askush nuk e kishte dëshiruar më shumë se unë rigjenerimin e Perandorisë Osmane ; askush nuk ishte më i vendosur se unë për të sakrifikuar shumë, gjithçka që ishte e mundur për të sakrifikuar, që Turqia të bëhej një shtet modern, i qeverisur dhe i administruar mirë, i qëndrueshëm dhe i fortë. Ne jemi rebeluar vetëm kundër abuzimit të pushtetit nga një parti, e cila paragjykonte të drejtat tona dhe kishte për qëllim të na shtypte si komb. Kjo parti, tashmë, ka shkatërruar Turqinë : çfarë do të mbetet në Evropë nga Perandoria Osmane ? Nuk bëhet më fjalë për një Shqipëri autonome që i nënshtrohet sundimit të Turqisë. Lidhjet me një provincë të izoluar dhe të largët nga Perandoria do të ishin artificiale dhe të vështira për t’u mbajtur. Ne nuk kërkojmë autonominë, por pavarësinë : një pavarësi që nuk kërcënon askënd dhe madje u ofron disave garanci.”

Ismail Qemali e dinte se para se të shkoja për ta takuar, kisha takuar Hysen Xhahidin, ish-drejtorin e Taninës, i cili, duke u larguar nga Kostandinopoja, si arsye e kërcënimit të një dënimi, kishte gjetur strehim në Vjenë. Ai më pyeti se çfarë mendonte Xhahidi për ngjarjet dhe si e parashikonte të ardhmen. Unë nuk i fsheha se u befasova nga optimizmi i tij. Ai nuk kishte humbur asgjë nga entuziazmi dhe besimi i tij i mëparshëm. Përvoja që kishte dështuar në Evropë do të ripërtërihej në Azi, ku ajo kishte një shans më të mirë për të pasur sukses. Atje, asnjë besdisje, asnjë pengesë. Armenët nuk mund të përbënin një rrezik : ata kishin aq shumë interesa të përbashkëta me turqit ! Arabëve do t’u jepej një autonomi e gjerë. Progresi do të arrihej pak nga pak. Vendi do të organizohej, do të bëhej i begatë.

“Ëndrra ! – tha Ismaili. Asnjë realitet, kaq brutal dhe i tmerrshëm sa është, nuk do të zgjojë këta njerëz ! Ata kanë shkatërruar, nga gabimet dhe arroganca e tyre, situatën më të bukur e më të pashpresë në botë. Çfarë simpatie dhe besimi gëzonte Turqia në Evropë pas revolucionit ! Fakti ishte i papritur, dukej se u shfaq një fuqi jetike dhe energjitike me burime të pazbuluara. Evropa në tërësi i besoi Turqisë së re dhe i ofroi ndihmën e saj. Ata nuk kuptuan dhe shfrytëzuan asgjë. Sa herë kam provuar t’u hap sytë, u lutesha atyre që të mos shpërdornin avantazhet e një situate unike, të cilën vendi nuk do ta gjejë më kurrë ; Nuk do të përfitonin vetëm ata, por e gjithë Perandoria. Për disa muaj, ata u tjetërsuan nga të gjithë : fuqitë e mëdha, që u trajtuan me një mëndjelehtësi të pabesueshme, na kthyen shpinën ; në brendësi të Perandorisë, kombësitë e kërcënuara prej një politike të verbër dhe brutale, menduan të shkundnin zgjedhën që u bënte ekzistencën e tyre të pamundur. Rezultati i gjithë kësaj është historia e këtyre ditëve të fundit : pa dyshim, që ende nuk u duket mjaft e qartë.”

Ismail Qemali, ndërsa isha gati t’i them lamtumirë, këmbënguli përsëri me shpresën se do të shihte Fuqitë e Mëdha të Evropës, të mbështesnin, në mënyrë efektive, kërkesat e Shqipërisë. Ai dukej shumë i kënaqur me aranzhimet që pati në Austro-Hungari, shumë më pak me ato që shtypi italian shkruante prej disa ditësh. “Shtypi, i thashë, nuk e përkthen gjithmonë mendimin e qeverisë.” Ismaili tundi kokën dhe nuk u përgjigj. – M. P.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/intervista-ekskluzive-e-ismail-qemalit-ne-vjene-1912-ne-nuk-kerkojme-autonomi-por-pavaresi/

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>