Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Kadare përkthehet edhe në Serbi, botuesit: Shkrimtar universal

$
0
0

Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar së fundmi librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”.

Libri me rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull “Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” dhe është shoqëruar në faqen zyrtare të botuesit me një koment të mbushur me vlerësime të shumta për shkrimtarin e madh shqiptar.

Botimi në serbisht i “Brilanteve” është një përmbledhje e 11 tregimeve dhe novelave, të cilat autori i ka shkruar deri në vitin 2008. Mes tyre ka nga ato që nuk janë botuar kurrë më parë, por edhe nga ato që janë botuar dhe i rivijnë lexuesit në variantin e tyre të parë… Të gjitha mbartin nga një histori të veçantë.

Që kur shkroi “Në dheun e panjohur” Kadare e quan këtë tregim si gurin e parë kilometrik, pas së cilit do të niste krijimtaria e tij e vërtetë, për të vazhduar me grimca apo pjesë romanesh, si “Dosja e Orfeut”, një fragment i shkëputur nga “E Penguara-Rekuiem për Linda B.”

Çdo tregim dhe novelë në këtë libër ka historinë e vet për krijimin dhe vështirësitë kur kujtojmë mos botimin e veprës së parë letrare të Kadaresë me titull “Një vend i panjohur”, të cilin ai e përshkruan si një moment historik që shënon kilometra të distancës letrare të mbuluara që atëherë. Disa prej tregimeve të shkurtra u bënë më pas kapituj të një romani. Disa prej tregimeve janë ndryshuar për t’u përshtatur gjatë regjimit shqiptar në kohën kur shkruante Kadare”, komentojnë botuesit.

Për botuesin serb tregimet e Kadaresë marrin një rëndësi të veçantë, sepse sipas shënimeve rreth librit “Brilante e pasdites së dhjetorit” i ngjajnë një përzgjedhjeje të miniaturave të veprave të mëdha letrare të Kadaresë që përshkruajnë frymën e të gjithë korpusit të tyre”.

Së fundi Samizdat B92 shkruan se, “Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartë të tërë kulturore, me historitë, me pasionet, me folklorin, politikën dhe katastrofat e saj. Ai është shkrimtar universal me një traditë narrative që ka origjinën e saj nga Homeri.” /a.g/


Zbulohet dokumenti/ Si u arrestua në Vjenë nipi i Hysni Kapos diplomat, dhe pse u mbajt e fshehtë

$
0
0

Plot 30 vjet më parë, në javën e fundit të gushtit të vitit 1987, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, me anë të një telegrami shifër me siglën “tepër sekret’, mbërriti një raport-informacion i pazakontë. Ambasadori shqiptar në Vjenë, Idriz Bardhi, informonte eprorët e tij në Tiranë për një ngjarje tejet të rëndë që kishte ndodhur më datën 21 gusht në kufirin midis Austrisë dhe Çekosllovakisë.

Në raport-informacionin në fjalë, prej shtatë faqesh, ai përshkruante me hollësira dhe detaje lidhur me arrestimin e diplomatit shqiptar, Vullnet Thanasi, nga ana e autoriteteve policore austriake, të cilat e akuzonin atë për “kontrabandë cigaresh”, pasi e kishin kapur në flagrancë me 300 steka cigaresh që ia kishin gjetur në makinë e tij me targa diplomatike.

Sipas ambasadorit Bardhi, lidhur me këtë ngjarje kishin shkruar dhe gazeta austriake “KURIER”, kopjen e së cilës ai ia kishte bashkangjitur raport-informacionit në fjalë, që kishte dërguar me urgjencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Po kush ishte Vullnet Thanasi, cila ishte e kaluara e tij, si ishte rekrutuar ai në radhët e shërbimit diplomatik shqiptar dhe çfarë pasojash pati ai nga ajo ngjarje, kur edhe pasi u lirua nga arresti (pas pagesës së majme që u bë nga pala shqiptare në një marrëveshje “xhentelmenësh” me autoritetet zyrtare austriake), ai u hodh nga makina pasi kishte goditur me grusht kolegun e tij diplomat (Kujtim Myzyri) dhe u arratis në drejtim të kufirit çekosllovak?!

Lidhur me këto, si dhe ngjarja e arrestimit të tij të mëvonshëm nga shërbimet sekrete çekosllovake dhe sjellja “pako postale” në Tiranë nga ish-kolegët e tij të Shërbimit Sekret shqiptar (Sigurimi i Shtetit dhe ato të Forcave Speciale RENEA), janë gjëra krejt të panjohura, pasi nuk janë bërë kurrë publike pas viteve ’90, dhe për to nuk ka asnjë rresht të shkruar në asnjë media. Kjo edhe për faktin se personalisht vetë Vullnet Thanasi, apo dhe “kolegët” e tij, nuk kanë pranuar kurrë ta bëjnë publike këtë gjë, duke e mbështjellë gjithnjë e më shumë me mister atë ngjarje të largët të plot 30 viteve të shkuara. (Ndoshta dhe për faktin se ai “e pagoi” atë gabim që bëri duke vuajtur burgun në Qafë-Bari!)

I vetmi që ka shkruar disa radhë lidhur me ngjarjen në fjalë të Vullnet Thanasit, është Hil Lushaku (ish-komandant për vite me radhë i Forcave Speciale, reparti 326 i Ministrisë së Brendshme), i cili në librin e tij “SPECIALET, ELITA E POLICISE SHQIPTARE” (Botime “Mirgeerealb”, Tiranë 2015, fq. 354), midis të tjerash në portretin që i bën kolegut të tij, Labo Gani Çapo, shprehet: “Duke kujtuar stërvitjen dhe shërbimet e asaj kohe ai (Labo Çapo) sjell në vëmendje një shërbim “të posaçëm” të kryer me sukses nga një grup sambistësh të përzgjedhur (Muharrem Abazi në krye), të cilët shkuan në Pragë dhe shoqëruan në Shqipëri një diplomat shqiptar, i thirrur Vullnet Thanasi, i stërvitur shumë mirë fizikisht, gjë e cila diktoi nevojën për sambistë shumë të aftë në të gjitha drejtimet”.

Por, gjithsesi, edhe pas këtyre pak radhëve të z. Lushaku, ngjarja e “rrëmbimit” të Vullnet Thanasit në Çekosllovaki dhe sjellja e tij “pako postale” në Shqipëri, mbetet ende mister. Dhe ajo që dihet tashmë për të, është vetëm ngjarja që u bë shkak për arrestimin e tij, e cila bëhet e ditur vetëm nga këto dokumente arkivore tashmë të deklasifikuara dhe që publikohen për herë të parë në faqet e gazetës “Panorama”.

Dokumenti i plotë

AMBASADA E REPUBLIKES POPULLORE SOCIALISTE TE SHQIPERISE NE AUSTRI

Nr. 183 Prot.
Vjenë më 26.8.1987

MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTME Tiranë

Bashkëngjitur po ju dërgojmë informacionin në lidhje me incidentin që ndodhi me Vullnet Thanasin, si dhe kopyrën e gazetës “Kurier” të datës 24 gusht 1987 për këtë ngjarje.

A M B A S A D O R I

(Idriz Bardhi)

INFORMACION

Më datën 21.8.1987, rreth orës 16:00, dezhurni i Ambasadës, Arben Iliriani, u njoftua nga Dogana qendrore e Vjenës se në pikën kufitare midis Çekosllovakisë dhe Austrisë, pranë qytetit austriak Hallabrun, ishte kapur për kontrabandë cigaresh diplomati shqiptar i Ambasadës së Pragës, Vullnet Thanasi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet doganore dhe do të sillej në Vjenë për të bërë hetime të mëtejshme.

Nëpunësi i Doganës i tha dezhurnit emrin dhe mbiemrin e personit, numrin e pasaportës dhe targën e makinës, me të cilën ai udhëtonte. Ai gjithashtu kërkoi që një përfaqësues i Ambasadës sonë në Vjenë të ishte i pranishëm gjatë procesit hetimor. Menjëherë dezhurni njoftoi Petrit Bushatin, i cili mori në telefon Doganën qendrore për të pyetur se si qëndronte puna. Nëpunësi i Doganës konfirmoi edhe një herë ato që kishte thënë dezhurni dhe tha se ende nuk kishin një informacion të plotë rreth ngjarjes, duke kërkuar përsëri që kur Vullnet Thanasi të mbërrinte në Vjenë, një përfaqësues i Ambasadës të ndodhej në Doganë për të sqaruar më tej çështjen.

Nga ne, iu tha nëpunësit të Doganës, se kjo nuk ishte e mundur dhe se do të ishte bërë ndonjë gabim, ose do të kishte ndonjë keqkuptim. Para se të shkonim në zyrat e Doganës, për të verifikuar çështjen, duke menduar se mos ishte ndonjë keqkuptim apo provokacion, morëm në telefon Ambasadën tonë në Pragë, shokun Idriz Dhrami, i cili na tha se Vullnet Thanasi duhej të ishte në Pragë, sepse paradite ishte larguar nga Ambasada për të kryer disa punë dhe se pasaportën e tij diplomatike e kishte në Ambasadë.

Rreth orës 18:00, në zyrat e Doganës shkuan shokët P. Bushati, I. Çepani dhe K. Brati, ku u takuan me nëpunësin e Doganës, me të cilin biseduan në telefon. Ai u tha se nëpunësit doganierë akoma nuk e kishin sjellë Vullnet Thanasin në Vjenë dhe pritej që ai të vinte pas një ore. Ai u bëri të qartë shokëve se i lartpërmenduri ndodhej nën arrest dhe se për lirimin e tij të përkohshëm me kusht duhej paguar një kaucion (garanci) prej 70.000 shilingash.

Ndërkohë, shokët u kthyen në Ambasadë, ku u konsultuan edhe me shokun Idriz Bardhi, i cili sapo kishte mbërritur nga Tirana. U vendos që çështja të trajtohej me urtësi e gjakftohtësi dhe të bëhej përpjekje që Vullnet Thanasi të lirohej nga arresti, duke argumentuar se ka imunitet diplomatik dhe në bazë të konventës përkatëse nuk mund të mbahej i arrestuar dhe se Ambasada merrte përsipër për të sqaruar më mirë çështjen pasi të lirohej Vullnet Thanasi.

Rreth orës 20:00, të tre shokët e Ambasadës sonë shkuan përsëri në zyrat e Doganës, ku pas dhjetë minutash tre nëpunës të Doganës, njeri prej tyre i armatosur, sollën Vullnet Thanasin, të cilin e kishin vënë në mes. Inspektori i Seksionit të Trafikut të Paligjshëm të Duhanit, Zips, i ftoi shokët tanë që të shkonin në zyrën e tij për të sqaruar më tej çështjen. Ai, atje u tha se në praninë tonë dhe të Vullnet Thanasit do të hartohej një procesverbal, në të cilin do të shkruheshin rrethanat e ngjarjes dhe thëniet e të kapurit në faj.

Ai na sqaroi gjithashtu se, sipas udhëzimeve që kishte Dogana, në raste të tilla thirreshin për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të disa ambasadave të caktuara, në të cilat përfshihej edhe Shqipëria dhe kjo bëhej për të krijuar rrethana lehtësuese e për të gjetur rrugëzgjidhje të përshtatshme. Pastaj, ai lexoi një proces që ishte mbajtur në kufi ku thuhej: Në orën 15:30 të datës 21.8.1987, në pikën kufitare midis Hallabrunit, qytet austriak, dhe Znajmit, qytet çekosllovak, u ndalua makina e tipit “Lada” me targë diplomatike të Pragës.

Doganieri austriak i kërkoi Vullnet Thanasit nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar në Doganë dhe ai u përgjigj se nuk kishte ndonjë gjë. Doganieri e pyeti përsëri nëse kishte cigare dhe Vullnet Thanasi i tha se kishte vetëm një stekë (10 paketa) cigare “Marlboro”, të cilën e kishte në ndenjësen e parë të makinës. Doganieri e pyeti nëse mos kishte të tjera dhe Vullnet Thanasi i tha se nuk kishte të tjera, duke i ofruar doganierit dy paketa cigaresh nga steka që kishte në ndenjësen e parë.

Atëherë doganieri i kërkoi atij të bënte kontrollin e imët të makinës, por i lartpërmenduri e kundërshtoi duke i thënë se gëzon status diplomatik. Atëherë Vullnet Thanasi i tha se nuk kuptonte gjermanisht dhe biseda u zhvillua në anglisht, të cilën ai e fliste dhe e kuptonte mirë. Pasi doganieri insistoi që të hapej bagazhi i pasmë i makinës, në të u konstatua se në një çantë të madhe të zezë ndodheshin 300 steka (3.000 paketa) cigare të markës “Marlboro”.

Kur u pyet nga Dogana se për kë i kishte këto cigare dhe se ku donte t’i çonte, Vullnet Thanasi tha se i kishte për disa shoferë shqiptarë në Vjenë. Pastaj në proces thuhej se, në bazë të ligjeve austriake, trafiku i paligjshëm i duhanit, që është monopol shtetëror, ishte i ndaluar, prandaj arrestohej Vullnet Thanasi. Pasi lexoi këtë procesverbal, inspektori Zips pyeti nëse ne pranonim që të ishim si ndërmjetës dhe përkthyes për të sqaruar çështjen.

Sh. Petrit Bushati i tha se para se të fillonte hartimi i një procesverbali të dytë, si përfaqësues të Ambasadës shqiptare në Austri, kërkojmë që të lirohet nga arresti Vullnet Thanasi dhe më pas jemi të gatshëm që të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes. Ju tha se nuk mund të mbani nën arrest një diplomat, pavarësisht se përse akuzohet ai.

Dhe se në bazë të konventës për imunitetin diplomatik ai duhej të lirohej ose të shpallej person i padëshirueshëm në Austri dhe të urdhërohej të largohej sa më parë. Inspektori Zips, pas kësaj ndërhyrjeje e lexoi ligjin austriak, në bazë të të cilit gëzojnë imunitet diplomatik vetëm diplomatët e akredituar në Austri dhe ata diplomatë që janë caktuar në një vend tjetër dhe gjatë shkuarjes në detyrë kalojnë tranzit nëpër Austri.

Atëherë, shoku Petrit Bushati pyeti nëse ky ligj është zbatuar ndonjëherë tjetër në ndonjë rast të ngjashëm dhe nëpunësit e Doganës i thanë se këto janë raste të rëndomta dhe se shumë diplomatë të vendeve të tjera, që janë kapur në raste futjesh mallrash të paligjshëm në Austri, janë arrestuar dhe janë liruar vetëm pasi është paguar gjoba ose garancia në të holla. Petriti tha se çështja nuk është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë vërtet me një rast kontrabande, sepse Vullnet Thanasi thotë se nuk është marrë vesh me doganierët në kufi.

Vjenë, 25.8.1987
AMBASADORI (Idriz Bardhi)

WSJ artikull për Gjirokastrën: Për të pasionuarit pas arkitekturës, ky qytet ballkanik është …

$
0
0

Për të pasionuarit pas arkitekturës, ky qytet ballkanik është sekreti i ruajtur më mirë

Një kapsulë e vërtetë kohore e Perandorisë Osmane, qyteti shqiptar i Gjirokastrës mund të jetë qyteti më intrigues për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë

Nga Cathryn Drake
31 gusht 2017

Gjirokastra, në jug të Shqipërisë, mund të mos jetë destinacioni i parë që të vjen në mendje nëse vendos të bësh një udhëtim në Europë këtë fund-verë. Por ky qytet kodrinor prej 66,000 banorësh është jashtëzakonisht tërheqës dhe me çmime të përballueshme, si dhe dy orë me makinë larg nga plazhet e bukura të bregdetit shqiptar. Ende nuk jeni të bindur? Një kapsulë e vërtetë kohore, Gjirokastra shërbeu si qendër tregtare për rreth 500 vjet nën Perandorinë Osmane (1385-1912) dhe si skenë për një “Game of Thrones” të vërtetë. Vendosni aty një kështjellë mesjetare, një bunker nëntokësor të epokës komuniste dhe një “avioni spiunësh” të SHBA-së, dhe Gjirokastra mund të jetë vërtetë qyteti më i vogël intrigues për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë.

Gjatë fundjavës që kalova në Gjirokastër, qëndrova në Shtëpinë Babameto që ndodhet mu nën kalanë e madhe gotike. Megjithëse strehimi është i thjeshtë (madje edhe dhomat private kanë tualete të përbashkët), struktura është komplet e kundërta. Një shtëpi-kullë osmane e shekullit të XIX, me rreshta elegantë dritaresh dhe ambiente të brendshëm të ngrohta prej druri, Babameto është një nga restaurimet e shumta historike të ndërmarra në dekadën e fundit nga Fondacioni jofitimprurës Gjirokastra.
gjirok

Pas mbërritjes sime në Babemeto, takova drejtorin ekzekutiv të fondacionit, Sadi Petrela, dhe soditëm panoramën përtej mureve të kopshtit: pallate përrallore në kodrat përreth, një minare e shekullit të 18-të që rri pezull mbi çatitë prej argjile dhe, më tutje, kreshtat malore. Fondacioni ka qenë në krye të mbi 50 projekteve, përfshirë rehabilitimin e rrugëve me kalldrëm dhe restaurimin e pazarit në Qytetin e Vjetër, të quajtur “Qyteti prej Guri” falë qindra ndërtesave të gurta. Projekti më i madh mund të jetë Shtëpia Zekate, një rezidencë e vitit 1811, tani një muze. Ndërsa unë dhe z. Petrela ecnim drejt Zekates, në anën tjetër të qytetit, ai u ndie i detyruar, sipas zakonit vendor, të bisedonte me këdo që njihte – pothuajse të gjithë. Vura re pak turistë të huaj gjatë vizitës sime në Gjirokastër. Pas disa ditësh, gratë që qëndronin në pragun e shtëpive dhe burrat që pinin kafe turke në kafene më përshëndesin sikur të isha vendase.

Shtëpia e Zekateve fillimisht i përkiste një zyrtari të lartë të kryekomandantit Ali Pasha. Ali Pasha pushtoi Gjirokastrën dhe e bëri atë një fortesë kundër regjimit osman. E ndërtuar gjatë kësaj kohe trazirash civile dhe banditizmit të pamëshirshëm, Zekati u ndërtua si një kështjellë, me mure të trasha guri, dyert të rënda të përforcuara dhe dritaret të vogla. Në lagjet e banuara, në katet e sipërme të shtëpive ndodhet salloni i pritjes me divanë të ulët ngjitur pas murit, tavanet e lartë prej druri të gdhendur dhe një oxhak madhështor i stolisur me motive lulesh që përsëriten në afresket e murit. Pasi u kthyem me z. Petrela në Zekate, u ulëm për kafe me Zekatët, çiftin e moshuar që ka trashëguar dhe menaxhon shtëpinë. “Ndërtesa e vogël ku ata jetojnë tani ishte dikur për shërbëtorët”, thotë Petrela. Pasi regjimi komunist shtetëzoi rezidencën, familja Zekate u varfërua.

Faktikisht, komunistët morën shumë ndërtesa historike në Gjirokastër; pas rënies së regjimit, në vitin 1991, të gjitha ndërtesat iu kthyen familjeve që i kishin zotëruar ato. Fondacioni nuk po punon vetëm për t’u kthyer këtyre ndërtesave lavdinë e tyre të mëparshme. Pjesë e çdo projekti është një plan biznesi që shpreson të rikthejë në atdhe anëtarët e familjeve, shumë prej të cilëve janë larguar për të kërkuar punë jashtë vendit. Shtëpia Babameto, për shembull, do t’i dorëzohet pronarëve vitin e ardhshëm, pasi ajo gjeneron të ardhura të mjaftueshme si hotel për të paguar kostot e rinovimit. “Ne dëshirojmë t’u tregojmë pronarëve se këto shtëpi mund të prodhojnë para dhe se ata mund të kenë një të ardhme premtuese”, thotë z. Petrela.

Edhe e kaluara Komuniste e Gjirokastrës po ruhet.

Të nesërmen, z. Petrela më ftoi të vizitoja Muzeun e Luftës së Ftohtë, i cili u hap në 2014 pas betejave të ndryshme burokratike. Muzeu përfshin një bunker me labirinte të ndërtuar në fshehtësi në vitet 1970 dhe i zbuluar vetëm dekada më vonë. Ky rrjet i ngushtë tunelesh ndërlidh rreth 80 dhoma, të cilat ende janë të etiketuara me funksionet e tyre zyrtare dhe të mbushura me mobilie metalike të ndryshkura.

Evolucioni i kalasë së madhe që ngrihet mbi bunker mishëron peripecitë e historisë ballkanike. Ali Pasha dhe Mbreti Zog, sundimtari shqiptar në fillim të shekullit të 20-të, e zgjeruan strukturën gjatë mbretërimit të tyre dhe e përdornin atë si burg, ashtu sikurse nazistët dhe komunistët, të cilët gjithashtu e përdorën atë si dhoma torture deri në vitin 1963. Tani, e transformuar në Muzeun Kombëtar të Armatimeve, ajo strehon një koleksion mbresëlënës të artilerisë së Luftës së Dytë Botërore, përfshirë një aeroplan të spiunazhit amerikan të kapur në vitin 1957. “Kur e ndërtuam muzeun në kala, u akuzuam nga qeveria për korrupsion dhe se ishim nostalgjikë të komunizmit “, thotë Petrela. “Por kjo është padyshim një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë.”

Kalaja shërben gjithashtu si një hapësirë festive. Në mbrëmjen që u gjeta aty, në skenën e jashtme u organizua një koncert i grupit të tunxhit Fanfara Tirana dhe i këngëtarit popullor Hysni Zela – një fuzion i ritmeve të sinkronizuara të Ballkanit të shoqëruar nga klarineta. Unë iu bashkova valles në rreth që nisi spontanisht mes publikut të të rinjve, dhe ia dola mjaft mirë.

Valëvitja e perdes me dantella më përshëndeti teksa zgjohesha në shtëpinë Babameto të nesërmen në mëngjes. Teksa shihja ndërtesat osmane që spikasnin në kodra, më erdhi në mendje një fragment i shkruar në vitin 1933 nga shkrimtari britanik i udhëtimeve Patrick Leigh Fermor. Gjirokastra, shkruante ai, është “njëkohësisht tepër e vjetër dhe krejt e re dhe fare e panjohur”. Pothuajse 100 vjet më vonë, përshkrimi i tij është ende i vërtetë.
WSJ.com

FOTO/ Nuk keni për ta besuar! Ja çfarë shkruhet në statujën e Skënderbeut në Romë

$
0
0

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, gjendet kudo në botë. Këtë vit Skënderbeu shënohet edhe 550-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

Një ndër statujat e Skënderbeut gjendet edhe në Romë, ku ky vend ka shkruar edhe një frazë poshtë statujës shkruan kultplus.

Nën statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në Romë shkruhet:

“Roma përkujton 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mbrojtësit të Qytetërimit Perëndimor”.

Mjalti i maresë, një kryevepër e rrallë e Shqipërisë

$
0
0

Mjalti i Maresë është konsideruar prej shekujsh si Magjistari i Shëndetit të Mirë. Ky lloj mjalti është unik dhe gjendet me shumë vështirësi në të gjithë botën. Ky mjaltë me veti të veçanta mjekësore vjen nga vetëm katër vende të botës siç janë; jugu i Portugalisë, Sardenja, Shqipëria dhe Greqia. Shija e tij është një përzierje e pazakontë e të hidhurës dhe të ëmblës, të cilën e zbulon lugë pas luge. Ky tipar e bën këtë mjaltë jo të përshtatshëm për të gjithë.

Ata që e preferojnë mjaltin e maresë mund të konsiderohen si tipa të shijeve të veçanta, sepse shija i përngjan karamelit të hidhur. Në Shqipëri, përgatitja e këtij mjalti është traditë shumëvjeçare e Përmetit dhe e zonës përqark, por jo ekskluzivitet i tij. Mareja rritet në shumë zona të vendit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Mareja është një pemë mesdhetare që çel fruta dhe lule të vogla. Frutat ngjajnë me luleshtrydhet. Mjalti i maresë mund të dallohet lehtësisht nga produktet e tjera së pari nga shija e hidhur dhe ngjyra bezhë.

Ky mjalt prodhohet kryesisht nga mesi i Tetorit deri në mes të Nëntorit. Pasi bletët prodhojnë këtë mjaltë, ai mblidhet nga hojet dhe vendoset nëpër kavanozë për një ruajtje afatgjatë. Mjalti i maresë është prodhuar prej brezash të tërë në Shqipëri dhe është i famshëm për vlerat kuruese dhe ushqyese.

Zona e Përmetit është një ndër të paktat në Shqipëri dhe Evropë ku mareja rritet e patrazuar nëpër pyje e lëndina, dhe kjo është arsyeja përse kjo zonë siguron prodhimtari të lartë të këtij mjalti. Por për fat të keq, migrimi urban i ditëve të sotme ka pakësuar ndjeshëm numrin e bletarëve të angazhuar në këtë aktivitet të rëndësishëm. Mjalti i maresë prodhohet edhe në zonat e ndërmjetme mes fshatrave të Carvovës dhe Pagrit në jug të Shqipërisë. Atë mund ta gjeni në shitje në sasi të vogla, duke qenë se shumica e prodhojnë për përdorim shtëpiak. Vlerat mjekësore dhe antioksidantët Mjalti i Maresë vlerësohet për përfitimet mjekësore që ofron.

Ai është mjaft i pasur me antioksidantë dhe shija është e mrekullueshme për njerëzit që kanë guxim. Çuditërisht ky mjaltë është i hidhur dhe i ëmbël, një përzierje që sfidon qiellzën por pasuron shijet dhe shëndetin. Aroma e mjaltit është e thellë dhe intense. Por si çdo gjë e mirë, edhe ky mjaltë kërkon kohë për t’u shijuar dhe vlerësuar.

Ai është si një dhuratë e mbështjellë me disa shtresa që kërkon kohë, mund dhe dëshirë për t’u zbuluar. Mjalti i Maresë përmban acid homogentistik, një acid i fuqishëm fenolik. Antioksidantët dhe substancat anti-bakteriale të këtij mjalti e bëjnë atë të jashtëzakonshëm dhe më të fuqishmin kundër baktereve në botë. Ai është më i pasur me antioksidantë se çdo mjaltë tjetër. Ky mjaltë nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe përdoret edhe nga pacientët që vuajnë nga diabeti. Ai lavdërohet gjithashtu edhe për shëndetin e mushkërive./AgroWeb.org

Ndahet nga jeta ylli i xhazit Walter Becker

$
0
0

Walter Becker, bashkëthemeluesi i grupit më të famshëm të xhazit Steely Dan, ka ndërruar jetë ditën e dielë në moshën 67-vjeçare. Shkaqet e vdekjes së kitaristit nuk janë zbuluar akoma, por më parë këtë vit ai anulloi disa shfaqje pasi po rimëkëmbej nga një gjendje e papërcaktuar. Becker ka formuar grupin Steely Dan së bashku me Donald Fagen, lokalistin e grupit. Në kulmin e tij, grupi shënoi hite të mëdha si “Reelin’ in the Years,” “Do It Again,” “Rikki Don’t Lose That Number” dhe “Deacon Blues.” Lindur në New York, u rrit duke admiruar gjigandët e xhazit si Charlie Parker, Duke Ellington dhe John Coltrane. Ai dhe Fagen vendosën që të bashkëpunonin kur ishin studentë në Bard College për shkak të dashurisë së madhe që kishin për muzikën. Fillimisht ata filluan të luajnë muzikë së bashku si studentë dhe formuan një grup të quajtur Leather Canary. Grupi Steely Dan u ribashkua përsëri në vitin 1971 pasi Backer u largua nga grupi dhe ai, së bashku me Fagen, u zhvendosën në perëndim.

“Në Devoll, vjen Dritëro”

$
0
0

Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Devolli” dhe me mbështetjen e bashkisë së Devollit, organizon në qytetin e Bilishtit, veprimtarinë kulturore “Në Devoll, vjen Dritëro”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë gra të shquara, pjesë e Fondacionit, anëtarë të shoqatës “Devolli”, administrata e bashkisë në Bilisht, krijues, të afërm dhe miq të shkrimtarit si dhe drejtues të pushtetit vendor. Ceremonia do të prezantohet nga gazetarja e njohur, Silvana Braçe.

Programi

  1. Fjala e kryetarit të bashkisë Bledion Nallbati.
  2. Ligjërata “Dritëro Agolli, përjetësisht mes nesh” nga Zenepe Luka, Presidente e Fondacionit.
  3. Faja përshëndetëse e kryetarit të shoqatës “Devolli”, Guri Seferi.
  4. Recitim i poezisë së Dritëroit “Poçari” nga Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”.
  5. Recitimi i poezisë së Dritëro Agolli, “Devoll, Devoll”, nga aktori Dhimitër Orgocka.
  6. Këngë tradicionale nga grupi i Menkulasit.
  7. “Një këngë për Dritëro”, këndon Endri Fifo.
  8. Interpretim i grupit të valleve të shoqatës “Devolli”.
  9. Përshëndetja e familjarëve të shkrimtarit.
  10. Shfaqja e dokumentarit “Dritëroi ynë”.
  11. Vizitë në Menkulas, vendlindja e shkrimtarit.

Ansambli “Vaçe Zela”, sfida e grupit për ruajtjen e traditës dhe të muzikës

$
0
0

Dita akoma nuk ka zbardhur jashtë. Së bashku me grupin e kërcimtarëve të Ansamblit “Vaçe Zela”, Fier-Shegan nisemi për koncert në Malin e Tomorrit. Para njësisë së Fier-sheganit na prisnin dy furgona dhe pjesëtarët e orkestrës së grupit. Ajri i ftohtë i mëngjesit që hynte nga xhamat e makinës na hapte mushkrit dhe sytë e përgjumur.

Nisja në orën pesë na e thjeshtoi udhëtimin nga trafiku i rënduar. Dielli sapo ka filluar të dal dhe ne kemi mbërritur në qytetin e një mbi një dritareve, në Berat. Lëvizjet po gjallëroheshin, diku shihje njerëz që shisnin qumësht në trotuar të tjerë hapnin çadrat e lokaleve. Heshtja e deritanishme brenda në makinë po zëvendësohej me biseda interesante mes ne të rinjve dhe të mëdhenjve të grupit. Adelina pjesëtarja më e re e grupit pyet gjatë gjithë kohës për radhën dhe hedhjen e hapave që duhen bërë.

“Ne kemi bërë çdo ditë prova nga 3 orë, por unë ndjehem disi e frikësuar dhe emocionuar se është hera e parë që kërcej këto valle. Mendoj sikur sa të dal përball turmës me njerëz do i harroj të gjitha”. Çdo problem apo shqetësim i yni qartësohej nga valltarët më me eksperiencë, të cilët na këshillonin gjatë gjithë rrugës për procedurat e koncertit. “Mos e merrni me frikë moj bijë unë jam 68 vjeç dhe akoma kam emocione ato janë pjesë e pandarë. Ju mundohuni të ruani përqendrimin dhe gjithmonë vazhdoni të kapni ritmin edhe nëse ngatërroheni mos u hutoni atje. Ne duhet ta nderojmë qytetin e Lushnjës që na ka zgjedhur ne ta përfaqësojmë në këtë vend të shenjtë”.

Pas këtyre fjalëve të Xhaferr Dubares filloi të rritej vetëbesimi jo vetëm tek Adelina, por dhe tek të gjithë të rinjtë e tjerë të grupit. Ndërkohë që makina dhe koha ecte ne mbërrijmë në Poliçan, aty bëjmë dhe ndalesën tonë të parë. Zbresim dhe ulemi diku për të pirë diçka. Së bashku me 20 pjesëtarët e grupit i pranishëm është dhe udhëheqësi artistik, Maksim Kulla. Ai fillon të bisedoj me kryetarin e grupit Nevrus Xhaferri për organizimin tonë para shfaqjes. “Koncerti do jepet në orën 11:00 atje do ketë grupe të ndryshme dhe personalitete të shquar të vendit tonë, mundohuni të koordinoheni shpejt me njëri-tjetrin, pasi nuk do të performojmë njëherësh. Pra do hyj grupi i Beratit pas tyre do bëjnë burrat vallen dyshe më pas grupi tjetër pastaj sërish ne me vallen e grave” .

Pas një ore shplodhjeje dhe diskutimi rikthehemi në vendet tona për të udhëtuar sërish. Sa më shumë kilometra bënim akoma dhe më shumë pastrohej dhe freskohej ajri në natyrë. Era e pishave fillon të jetë prezent në një pjesë të madhe rruge. Autostradës dhe ndërtimeve të shumta nëpër qytete fillon tu vij fundi. Marrim kthesë në një rrugë të paasfaltuar e pa sinjalistikë. Makina fillon të tronditet shumë dhe kokat të na turbullohet nga gropat e shumta. Pak para nesh një varg i gjatë makinash prisnin në radhë për shkak të ngushtësisë së rrugës. Veç kësaj mungesa e informacionit la shumë njerëz në gjysmë të rrugës. Një prej tyre na afrohet pranë xhamit për ndihmë:

“Më ndihmoni të nxjerr pak makinën. Jam emigrant kam ardhur për festë dhe doja të shkoja në Tomorr, por s’e dija që rruga mund të ishte kaq keq ndaj kam ardhur me makinën time, kjo është e ulët se besoj ta ngjis maloren që kemi përpara”. Pas disa minutash pritje dhe kalvari të gjatë makinash rinisim rrugën tonë, e cila dukej sikur nuk do ketë mbarim. Në heshtje nuk mund të kalohej gjithë kjo rrugë, andaj pyes Ali Memën sesi është formuar grupi. “Unë kam qenë valltar që nga krijimi i këtij grupit e vazhdoj të jem dhe sot.

Grupi u krijua në 1968 nga Izet Topi. Fillimisht shihnim kërcimet e të mëdhenjve nëpër dasma, më pas këto valle i përvetësuam dhe krijuam një grup me të rinj të talentuar dhe kërcenim në dasma na ftonin njerëzit. Pamundësia ekonomike bënte që veshjet të ishin të thjeshta e të bëra nga vetë ne. Më vonë krijuam kostumet popullore të burrave dhe grave të zonës së Myzeqesë. Me kalimin e kohës kemi bërë dhe ndryshime të vogla në valle për shembull tek vallja e ngalës”.

Mungesa e financimeve dhe koncerti në Malin e Tomorrit

Pjesë e bisedës bëhet dhe violinisti i orkestrës Xhaferr Dubare, i cili tregon për fillimet dhe pasionin e tij në kërcim .“Edhe unë jam brez i vjetër dhe kam qenë pjesë e orkestrës së grupit qysh në fillimet e tij. “I bija violinës edhe pse nuk kisha bërë shkollë, dëshira e madhe për këtë vegël muzikore më ka bërë profesionist. Ne këtë e bëjmë nga pasioni që kemi për këngën dhe vallen si edhe për t’ja trashëguar brezave të rinj. Po nga ana financiare nuk na paguan njeri thjesht heqin udhëtimin dhe hotelin për pagesë nuk bëhet fjalë”. Të njëjtën gjë më pohoi edhe zoti Kulla kur e pyeta sesi funksiononte financimi. “Këta janë njerëz të mrekullueshëm, sakrifikojnë punët e tyre për të mbajtur gjallë traditën. Për pjesën e parave është muhabet i gjatë si dhe ku shkojnë mos i hyj kësaj teme”.

Rruga kishte ecur mirë dhe ne kishim mbërritur në Teqenë e parë që ndodhej në Tomorr. Aty kishte makina te parkuara grumbull, njerëz që shisnin qirinj, qengja dhe fruta. Pyesim një prej shitësve se dhe sa kohë na duhej për të arritur. “Do ecni dhe 20 minuta dhe mbërrini duket se do ketë shumë njerëz atje. Ka njerëz që kanë fjetur këtu gjithë natën. Ecni se do jepen dhe koncerte festohet bukur”. E falënderojmë dhe fillojmë të marrim veshjet në duar e të jemi gati, kohë nuk kemi shumë ora ka shkuar 10:30 . “Vajza ju mblidhuni të gjitha dhe ndërrohuni këtu në makinë. Nuk kemi vend tjetër”,-thotë Sako.

Tashmë kemi mbërritur në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Turma njerëzish kalonin sa andej këndej. Zbresin meshkujt dhe ne fillojmë të veshim fundet, bluzat me mëngë të qëndisura, përparëset e kuqe, të vëmë brezat e shamitë si edhe rruazat në pjesën e gjoksit. Të gjitha ndihmojmë njëra-tjetrën për të vënë në vendin e duhur çdo detaj të veshjes. Përfunduam dhe dalim jashtë ku takojmë meshkujt me fustanella dhe qeleshe në kokë. Një emocion i madh kishte filluar të na kapë. Përshkojmë një copë rruge në këmbë deri tek vendi i koncertit. Njerëzit na shihnin të gjithë, na fotografonin e flisnin se cilën zonë mund të përfaqësonim. E gjithë vëmendja ishe tek ne. Prezantuesja thërret në skenë grupin e parë të kërcimit. Pas pak do të ishte radha jonë të jepnim më të mirën para qindra pelegrinëve.

Dikush afrohet dhe na thotë bëhuni gati se tani jeni ju. Çdo gjë kishim harruar në ato moment. Agroni afrohet e na thotë: “Do e nisim me dy akorde në të tretën filloni vallen, vetëm vëmendje tek defi”. Nga skena dëgjohet radha e grupit tonë. Duart dhe këmbët na dridheshin të gjithave. Të rreshtuara të buzëqeshura për efekt kamerash dhe gjithë ankth përbrenda presim rënien e defit . Bleona ishte e para e valles që na udhëhiqte edhe pse vetëm 18 vjeç ajo dhe patrembur në valle.

Pasi u rrotulluam 1 herë tashmë ishim më të qeta, vallja përfundoi pa gabime dhe me duartrokitje e brohoritje të shumta. Përshëndesim publikun dhe te lumtura e qeshura rikthehemi te pjesa tjetër e grupit. “Ju lumtë të reja por na nderuat, ju do na e mbani gjallë traditën”, na thotë një i moshuar pas skenës./Shekulli-Jonilda Xhyliu/


Përballja e dy mbretërve, Bardhylit të Ilirisë dhe Filipit të II të Maqedonisë

$
0
0

 Nga Tolin Kona

Historia Ilire është e mbushur me shumë ngjarje dhe konflikte ushtarake të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ndryshimet politike, shoqërore jo vetëm për shtetin e vjetër ilir por edhe për mbarë rajonin ballkanik.

Me një hapësirë territoriale nga lumi Savë në veri e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje e deri në brigjet e detit Adriatik dhe Jon në perëndim, Ilirët për nga pozita gjeografike kanë zënë një vend të konsiderueshëm në Ballkanin perëndimor. Pikërisht brenda kësaj hapësire ata krijuan një nga  qytetërimet më të lashta të Mesdheut, një qytetërim i mbështetur në fise të shumta me tipare të përbashkëta etno kulturore, që nga liburnët në veri e deri tek thesprotët në jug. Por tiparet e përbashkëta etnokulturore nuk u njehsuan asnjëherë në unitet politiko-shtetëror tek ilirët, ose më saktë ende nuk ka dalë ndonjë burim nga historia ilire që të na e  dëshmojë këtë. Shteti Ilir gjatë ekzistencës së tij nuk përfshiu dot asnjëherë në përbërjen e tij  të gjitha fiset ilire. Shumë nga këto fise krijuan organizma vetëqeverisëse si federatat,ose mbretëri të vogla.Por fiste të vecanta ilire me ritjen e fuqisë ushtarake përfshinë në përbërje të tyre hapësira të gjera territoriale dhe shumë fise të tjera,duke krijuar kështu  mbretëritë e para të mirëfillta ilire.

Një nga këto fise ishin Enkelejtë, të cilët në fillimin e shek IV p. e. sonë krijuan një nga mbretëritë më të hershme ilire e cila njihet ne histori si Mbretëria e Parë Ilire.Kjo mbretëri e kishte qendrën e saj pikërisht në tokat e këtij fisi, rreth liqenit të Ohrit dhe Prespës, dhe për nga vetë pozita  gjeografike, ajo  në mënyrë të pashmangshme do të përfshihej në përplasje ushtarake. E kufizuar me Maqedoninë në Lindje, me Dardaninë  në verilindje, me Epirin  në jug, mbretëria e Ilire ndodhej vazhdimisht në një politikë të jashtme të acaruar me Maqedoninë, për çështjen e Lynkestias, një krahinë ilire ndërmjet këtyre dy shteteve, e cila prej kohësh i bënte qëndresë pushtimit maqedon. Nëpërmjet kësaj politike të jashtme, dy shtetet formuan supremacinë tyre e cila kalonte herë në anën e Ilirëve  dhe herë në anën e Maqedonasve. Faktorë për formimin e kësaj supremacie ishin rezultatet e përplasjeve ushtarake ndërmjet tyre.

 Bardhyli i Ilirisë

 Konsiderohet legjendar sepse historia e tij është e tillë. I ardhur në krye të fronit Ilir në vitin 393 p.e.sonë, pas një kryengritjeje kundër mbretit të atëhershëm Syrra, Bardhyli e tregoi menjëherë zotësinë e tij si shtetar të zotin dhe strateg. Duke qenë një njeri me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit, ish qymyrxhi, mesa duket ai ka patur edhe ndikim të madh tek masat e gjera popullore, segmente të së cilës përmbysën mbretin Syrra. Burimet e tregojnë si njeri të drejtë sepse ua ndante ushtarëve plaçkën e luftës në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Për këtë ushtarët e donin. Përkujdesja për ushtarët dhe trajtimi me respekt i tyre, ka qenë një tipar i pranishëm tek shumë nga strategët e mëdhenj të antikitetit si: Aleksandri i Madh, Jul Cezari etj. Ky tipar kapatur ndikim te madh në rezultatet e përplasjeve ushtarake të cilat kanë qenë të shumta në antikitet. Edhe në rastin e Bardhylit ky tipar ka ndikuar ndjeshëm.

Kështu, në sfondin e këtyre karakteristikave, në vitin 393, pak kohë pasi është arritur një marëveshje paqeje mes ilirisë dhe maqedonisë, mbreti ilir Syrra përmbyset nga froni. Mesa duket për shtresa të caktuara të shoqërise ilire, kushtet e kësaj marëveshje paqeje do të kenë qenë të pavaforshme për shtetin ilir,si dhe për krahinën ilire të lynkestias.Sipas studiuesve,këto segmente të shoqërise ilire duhet të kenë qenë shtresa e re qytetare që po lindte në Iliri. Gjithsesi mbreti Syrra përmbyset nga froni dhe në vend të tij vjen Bardhyli. Situata diplomatike mes Ilirisë dhe Maqedonisë, ndryshon tërësisht.Në po këtë vit ushtria Ilire futet në maqedoni dhe pushton një pjesë të madhe të tokave të saj. Mbreti Maqedonas Amynta II (babai I Filipit II), nuk mundi ti bëjë dot ballë sulmit ilir dhe u largua nga vendi. Pak kohë më vonë ai kthehet në maqedoni për të qeverisur atë pjesë të territorit të papushtuar maqedonas, duke iu paguar edhe një tribut vjetor ilirëve.

 Mbretëria ilire nën drejtimin  e Bardhylit shfaqet si një fuqi e rajonit. Tani ushtria ilire na shfaqet me një përbërje profesioniste, e përbërë nga kalorësia dhe këmbësoria.

Duke zgjeruar ndikimin ilir në drejtim të Epirit në jug, Bardhyli ndërhyn në luftën për fron në Molosi duke përkrahur pretendentin për fronin mbretëror Molos, Alketën. Në vitin 385 p. e. sonë ushtria ilire futet në tokat molose, ku mbas një beteje të ashpër me ushtrinë molose, kjo e fundit tërhiqet në shpartallim të plotë.

Në vitin 369 p. e. sonë Maqedonia gjatë mbretërimit të Aleksandërit II, përpiqet të dalë nga varësia ilire, por pa rezultat. Një nga përpjekjet më kulminante të maqedonasve për t`u shkëputur nga kjo varësi ishte ajo e vitit 360 p. e. sonë, ku gjatë betejës me ilirët në momentin më kulminant të saj, mbreti maqedonas Perdika III mbeti i vrarë, duke shoqëruar kështu edhe humbjen e betejës nga maqedonasit.

Shohim që për një periudhë të gjatë, 34  vjeçare mbretëria ilire ka një rritje të supremacisë së saj. Mbreti Bardhyl bashkë me qeverisjen e gjatë të tij, ka një rol kyç në ndërtimin e një shteti të fuqishëm, me aparat administrativ të qendërzuar, me ushtri të disiplinuar të përbërë nga kalorësia dhe këmbësoria. Të gjitha këto ndikuan ndjeshëm në suksesin e mbretërisë ilire në politikën  e jashtme përgjatë kësaj kohe. Mirëpo mbas 34 vjetësh mbretërimi, teksa qëndron i hipur në kalë në krye të ushtrisë së tij, në  moshë të thyer,  ai ka përballë Filipin II, i cili do të lërë gjurmë të mëdha në historinë botërore.

Filipi i dytë i Maqedonisë     

Duke qenë një nga djemtë e Mbretit maqedonas Amynta II, Filipi që në moshë të vogël ishte dëshmitar i ngjarjeve të dhimbshme për vendin e tij. Në kohën kur një pjesë e madhe e Maqedonisë ishte e pushtuar nga Iliria, dhe Maqedonia luftonte për të ruajtur ekzistencën e saj, ai dërgohet peng në Iliri dhe më pas në Tebë, një  nga qytet – shtetet të  Greqisë antike.

Pikërisht këtu fillon edhe shkollimi i tij si një strateg i madh ushtarak. Në këtë periudhë Teba ishte kthyer në një nga qytet – shtetet më të fuqishme të Greqisë antike. Këtë supremaci ajo e kishte arritur nëpërmjet ushtrisë së saj të disiplinuar, e përbërë nga falanga dhe nga ushtarët e stërvitur, e komanduar nga dy nga gjeneralët më në zë të antikitetit Epaminonda dhe Pelopida. Duke jetuar për tre vjet në shtëpinë e këtij të fundit, Filipi II mësoi shumë nga arti i luftës. Gjithashtu mosha e tij e re, e shikonte me admirim përgatitjen ushtarake, stërvitjet e shumta dhe organizimin e ushtrisë tebane, e cila, në ato kohëra, në një nga betejat kishte  thyer edhe ushtrinë spartane, duke rrëzuar njëherazi edhe mitin e pathyeshmërisë së saj në tokë.

Kështu gjatë kohës që qëndroi në Tebë, Filipi krijoi një përvojë të madhe në organizimin e ushtrisë. Këtë mënyrë organizimi ai do ta instalonte edhe në ushtrinë maqedonase. Në momentin kur vëllai i tij Perdika III, mbreti i Maqedonisë, kishte probleme të brendshme me pushtetin, në vitin 361 Filipi II kthehet në Maqedoni për ta ndihmuar. Me këtë, ai do të ketë përjetuar edhe vdekjen e të vëllait në betejën me ilirët në vitin 360 p. e. sonë. Mbas kësaj ngjarjeje Filipi merr në dorë frenat e pushtetit.

Filipi II ndryshonte në shumë drejtime nga mbretërit e mëparshëm të Maqedonisë. Nëse për sundimtarët e mëparshëm synimi kryesor i tyre ishte mbijetesa e Maqedonisë, e rrethuar nga shtete agresive, për Filipin II synimi kryesor ishte zgjerimi i territoreve të saj. Këtë ai do ta arrinte me dy mjete për të cilat dukej se kishte zotësi të lindur; me anë të fushatave ushtarake, dhe me anë të diplomacisë.

Me të ardhur në krye të fronit maqedonas ai filloi me ngut organizimin  e ushtrisë sipas modelit Teban, me disa modifikime të cilat e përmirësonin më tej atë. Për ushtarët  caktoi mënyrat e stërvitjes, e cila ishte e rëndë dhe e gjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve ai merrte pjesë edhe vetë në stërvitje. Tashmë, disiplina dhe stërvitja ishin shtyllat kryesore për ushtrinë maqedonase. Ajo përbëhej prej falangës heshtëgjatë, e cila zinte pjesën qendrore të formacionit, kalorësia e cila qëndronte në të dy anët e falangës, dhe shigjetarët që qëndronin mbrapa duke mbështetur falangën. Këtë makineri lufte, Filipi II, falë vullnetit dhe këmbënguljes, e përgatiti brenda një kohe të shkurtër. Ky ngut i madh diktohej nga rrethanat e kohës. Ndërkohë që brenda mbretërisë dukej sikur anarkia dhe lufta për pushtet, ishin hedhur mbas krahëve, Filipi kishte nevojë të ngutshme të siguronte kufijtë e mbretërisë së tij, ndërkohë që një pjesë e madhe e tokave maqedonase gjendeshin nën sundimin ilir, gjë që e mbante Maqedoninë në gjendje lufte të pandërprerë me mbretërinë Ilire dhe mbretin Bardhyl.

Përplasje e pashmangshme dhe beteja historike

 Pasi siguroi me anë të diplomacisë kufijtë lindorë dhe jugorë të Maqedonisë, ku një nga kundërshtarët ishte edhe Athina, në vitin 359. p. e. Sonë, Filipi kthehet me të gjithë forcën ushtarake drejt perëndimit për të rimarr në zotërim tokat që gjendeshin nën sundimin Ilir.

Nëse me tre mbretër të mëparshëm maqedonas Bardhyli kishte triumfuar, në rastin e Filipit, përplasja ushtarake nuk u vlerësua si opsioni i vetëm për mbretin Ilir. Me sa duket ai e njihte mirë kundërshtarin dhe forcën ushtarake që ai po sillte. Gjithashtu mosha e madhe e Bardhylit bënte ta peshonte gjatë përplasjen ushtarake. Në ato momente mbretëria ilire ndodhej në pozita jo të këqija, dhe Bardhyli nuk donte të rrezikonte të humbiste tokat që kishte fituar deri në atë kohë. Kështu me t`i ardhur lajmi për mësymjen e ushtrisë maqedonase, ai dërgoi lajmëtarë tek Filipi II duke i propozuar paqe, me kusht që të mbanin ato territore që kishin fituar deri në atë kohë. Filipi u shpreh se do të pranonte paqen nëse do t`i ktheheshin të gjitha qytetet maqedonase që kishin pushtuar ilirët. Në këtë pikë asnjë nuk ra dakord, kështu që përplasja ushtarake u bë e pashmangshme.

Vendin ku ndodhi kjo përplasje, autorët antikë nuk na e thonë. Por sipas shumë studiuesve bashkëkohorë, dhe për nga vetë pozita gjeopolitike, me siguri ajo duhet të ketë ndodhur në lindje të liqenit të Ohrit (Lyhnidi antik), pra në thellësi të territoreve të Maqedonisë antike. Megjithatë, për nga rëndësia që pati, taktikat që u përdorën dhe figurat që morën pjesë në të, kjo betejë është nga më interesantet për historinë ilire. Burimi kryesor për të na vjen nga autori antik Diodori, në bazë të të cilit ne do të bëjmë edhe përshkrimin e saj.

Ushtria maqedonase përbëhej nga 10.000 këmbësorë, që formonin falangën, dhe 600 kalorës që ishin aristokracia maqedonase. Këta të fundit për herë të parë iu ishin nënshtruar stërvitjeve ushtarake,që kishte sjellë Filipi në Maqedoni. Kjo ishte ushtria  e rregullt e Filipit, që d. t. th nëse do të dështonte, prapatoka maqedonase nuk do të kishte trupa mbrojtëse. Nga ana tjetër, sipas Diodorit  ushtria ilire përbëhej nga 10.000 këmbësorë të zgjedhur dhe afro 500 kalorës. Fjala “të zgjedhur”, tregon që Bardhyli mund të grumbullonte më shumë trupa këmbësore, por me siguri ato do të kenë qenë të shpërndara si garnizone nëpër qytetet e pushtuara. Numri më i vogël i kalorësve të Bardhylit tregon që aristokracia ilire ose ishte më e pakët në numër, gjë që zvogëlonte rrezikun e tendencave separatiste në mbretërinë e Bardhylit, ose ndoshta një pjesë e saj mund  ta ketë braktisur Bardhylin në ato çaste. Sidoqoftë Diodori thekson se Bardhyli, i frymëzuar nga fitoret e tij të mëparshme , kishte besim në forcën e tij ushtarake. Kjo do të thotë që ai nuk e ka përfillur epërsinë e lehtë numerike të ushtrisë së Filipit.

Dhe në fakt, trimëria e të dy  ushtrive do të jetë karakteristika kryesore e kësaj beteje. Me të dalë në fushë të hapur, të dy ushtritë u vërsulën me britma të mëdha kundër njëra-tjetrës. Pa humbur kohë Filipi vuri në zbatim taktikat e reja ushtarake; ndërsa vetë vihet në krye të falangës në qendër, kalorësia ndahet në dy pjesë dhe sulmon nga krahët ushtrinë ilire. Me këtë, ndoshta mbreti maqedonas ka shpresuar t`i japë fund shpejt betejës. Dhe në fakt falanga maqedonase ishte më shkatërruese se ajo tebane. Në ndryshim nga kjo e fundit ajo maqedonase ndahej në shumë kuadrate, të cilët godisnin në mënyrë shkatërrimtare në shumë pika njëherësh ushtrinë kundërshtare, në mënyrë që të prishnin formacionin e saj. Ndoshta për Bardhylin kjo metodë luftimi ka qenë e njohur, sepse Ilirët nuk u zunë në befasi përballë saj. Me të shpejtë, ushtria ilire formon një kuadrat të madh. Diodori nuk na e tregon se si u ndanë formacionet e kalorësisë dhe këmbësorisë ilire në këtë kuadrat, por me siguri Bardhyli e ka ndarë kalorësinë e tij në dy pjesë për të mbrojtur krahët e kuadratit. Vetë mbreti ilir do të ketë qëndruar brenda këtij kuadrati, i hipur mbi kalë, për të drejtuar betejën. Kështu kuadrati Ilir, shmangte copëtimin e formacionit nga falanga e fuqishme maqedonase.

Këto pozicione luftimi u ruajtën nga të dy ushtritë përgjatë gjithë betejës, e cila qe e gjatë dhe e ashpër, duke u shoqëruar me shumë të vrarë dhe të plagosur. Episode të veçuara në këtë betejë nuk na jepen, por me siguri që ka patur. Gjithashtu nuk na jepen të dhëna për ndonjë përplasje midis Bardhylit dhe Filipit, po të kishte një të tillë Diodori nuk do e linte pa e përmendur. Me siguri Filipin do e ketë befasuar taktika bllokuese që Bardhyli i bëri falangës së tij. Tashmë ai nuk kishte më aq siguri për fitoren, sa në fillim, ku përpara nisjes së fushatës i kishte inkurajuar ushtarët e tij për t`u hedhur në luftë kundër Ilirëve. Dhe në fakt, Diodori thekson se “Në  krye  fitorja  nuk anonte  as  nga njëra anë as nga tjetra , dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dyja  ushtritë luftuan me trimëri të rrallë“. Nga ana e tij Bardhyli do ta ketë gozhduar në vend të palëvizur kuadratin Ilir pa marrë parasysh humbjet njerëzore që sillte kjo përballje  trup me trup, me shpresën e dobësimit të falangës maqedonase, dhe për të shpërthyer mësymjen sa të vinte çasti i volitshëm. Për të, në ato momente rëndësi ka patur fitorja e betejës, qoftë kjo edhe me një çmim të lartë. Ndoshta Filipi e ka ndier këtë rrezik, prandaj gjatë betejës e shohim vazhdimisht në qendër të formacionit të falangës, për të mbajtur radhët e shtrënguara dhe për të inkurajuar ushtarët e tij. Kështu të dyja ushtritë e kanë “ grirë “ njëra – tjetrën gradualisht. Në finalizimin e kësaj beteje kanë ndikuar dy faktorë të rëndësishëm: guximi i liderit dhe strategjia.

Nëse fokusi kryesor i betejës ishin bërthamat qendrore të formacionit, kuadrati dhe falanga, në krahët e tyre zhvillohej një tjetër përplasje e cila do të krijonte avantazhin e kësaj beteje, ajo e kalorësive. Thamë në fillim se numri i kalorësisë maqedonase ishte rreth 100 kalorës më shumë se ajo ilire. Nuk e dimë se sa ka ndikuar kjo epërsi numerike për fatin e betejës, por papritmas kalorësia maqedonase na shfaqet mbas shpinës se ushtrisë ilire. Diodori nuk na e thotë se në ç’rrethana mundi të kalojë kjo kalorësi në këtë pozicion. Pa dyshim që njëri nga krahët e kalorësisë së Bardhylit është thyer, kështu që kalorësia maqedonase ka mundur të kryejë edhe rrethimin e kuadratit.

Nuk duket se kjo ka sjellë në mënyrë të menjëhershme disfatën e ushtrisë me përvojë të ilirëve. Në këto rrethana Bardhyli do e ketë vendosur kuadratin në pozita mbrojtëse, duke përgatitur një tërheqje të mundshme, me sa më pak humbje për ushtrinë e tij. Nga ana e tij Filipi, duke parë  avantazhin në favor të tij,  ka përgatitur goditjen përfundimtare për ushtrinë ilire. Nëse avantazhi u krijua nga kalorësia,  finalizimi u krye nga këmbësoria.

Kalorësia që kishte rrethuar kuadratin ilir, forcon goditjen nga krahët dhe nga shpina  e këtij kuadrati. Kjo ka bërë që formacioni ilir të përforcohet në këto drejtime. Nga ana tjetër Filipi  grumbulloi në qendër të falangës ushtarët më të zgjedhur, duke forcuar goditjen në pjesën ballore të kuadratit ilir, duke udhëhequr vetë falangën. Diodori thekson se “ kur kalorësia u sul  nga anët dhe nga shpina dhe kur Filipi me luftëtarët më të zgjedhur u ra nga balli me trimëri ilirëve  atëherë këta u thyen e ua dhanë këmbëve me të shpejtë “.  Në këto momente, Bardhyli, duke e parë që ushtria e tij ishte tërësisht në “darën” maqedonase, duhet të ketë urdhëruar tërheqjen për të shmangur shfarosjen e ushtrisë së tij. Sigurisht që kjo tërheqje nuk është bërë në mënyre komode por me hap të shpejtë dhe në mënyrë emergjente. Nuk na jepen detaje nëse formacioni ilir është prishur gjatë tërheqjes. Maqedonasit i ndoqën për një kohë të gjatë ilirët, duke vrarë shumë prej tyre gjatë kësaj ndjekje, derisa Filipi me anë të borisë i thirri që të kthehen mbrapa. Kjo tregon që Filipi nguroi  ta ndiqte më tej ushtrinë ilire. Ai është mjaftuar me fitoren e betejës frontale aty për aty. Gjithashtu kjo tregon që ushtria ilire, edhe pse është mundur, ajo është tërhequr me disiplinë pa e prishur formacionin e saj mbrojtës.

Sidoqoftë, humbjet e ilirëve në këtë betejë qenë të mëdha. Sipas Diodorit ata lanë në këtë betejë 7000 të vrarë. Për ushtrinë maqedonase nuk jepen të dhëna për numrin e të vrarëve, por me siguri edhe ato kanë qenë të mëdha. Kjo shpjegon edhe faktin përse Filipi nuk e ndoqi nga pas ushtrinë ilire. Për të lënë gjurmë të kësaj ngjarjeje, Diodori tregon se Filipi ngriti në atë vend lapidar për ushtarët  e tij të rënë.

Me këtë fitore Filipi rimori territoret maqedonase të pushtuara nga ilirët,si dhe vuri nën kontroll krahinën e Lynkestias. Gjithashtu fitorja mbi Bardhylin ka ngritur prestigjin maqedonas në arenën ndërkombëtare, duke treguar njëherazi efektshmërinë e ushtrisë së re të ndërtuar nga Filipi,  dhe zotësinë e tij si strateg. Kështu rrugët historike të këtyre dy mbretërve u takuan në këtë përplasje të armatosur. Një përplasje, e cila pasoi fundin e rrugës së Bardhylit dhe fillimin e rrugës së Filipit II të Maqedonisë. Për Bardhylin një fund dinjitoz, ndërsa për Filipin një fitore e cila ishte shtysë për më tej. Prandaj edhe beteja midis tyre ka lënë gjurmë me vlera historike.

Dhe në fakt kjo betejë la më shumë se sa gjurmë në histori. Ajo ishte një pikë kthese e madhe jo vetëm për Dominimin ilir mbi Maqedoninë, por edhe për situatën gjeopolitike në të gjithë rajonin ballkanik. Tashmë kishte lindur një fuqi e re ushtarake, e cila shumë shpejt do të vërë nën kontroll jo vetëm treva ilire por edhe Greqinë antike. Ndoshta deri na atë kohë, por edhe më vonë, askush nuk i kishte bërë ballë si Bardhyli makinës ushtarake maqedonase që kishte ndërtuar Filipi. Një qëndresë të tillë e shikojmë vetëm në betejën e keroneas, ku Filipi vetëm pas një beteje të ashpër kundër një koalicioni të fuqishëm mes Athinës dhe Tebës, mundi të dilte fitimtar,ndaj tyre.

Megjithatë duket se mbreti, ilir nuk i është nënshtruar dominimit maqedonas. Me interes janë informacionet që na vijnë nga autori antik Kurt Rufi, i cili tregon se Bardhyli mbas kësaj beteje u ngrit disa herë në luftë kundër Filipit II derisa iu mbaruan të gjitha forcat ushtarake që kishte!

 Më pas emri i tij nuk përmendet më në burimet historike.

Në fakt supremacia e Maqedonisë i kaloi kufijtë e rajonit. Ajo u shtri deri në lindjen e largët. Nën drejtimin e Aleksandërit të Madh, djalit të Filipit II, Maqedonia shkatërroi edhe perandorinë më të madhe të asaj kohe,atë perse.

Ky ishte një rrugëtim i shkurtër në ngjarjet historike që përshkruajnë shtetin ilir në shek IV p. e. sonë. Kjo periudhë përket me formimin e bërthamave shtetërore tek ilirët, si dhe me përpjekjet e mbretërive ilire për konsolidimin e tyre dhe për formimin e supremacisë  në rajonin ballkanik. Rrethanat historike i vunë këto mbretëri në përballje me fuqi të botës antike, përballje të cilat u bënë si për qëllime mbijetese politike nga ana e ilirëve, por natyrshëm, edhe për mbrojtjen e interesave të tyre në arenën ndërkombëtare antike. Këto përplasje patën ndikim edhe në  evidentimin ilirëve si komb dhe si qytetërim më vete në gjirin e popujve të tjerë antikë të Mesdheut, djepi i lindjes së qytetërimeve më të lashta evropiane.

Bukuritë e bregdetit Jon përballë problemeve të zhvillimit

$
0
0

Nga Frrok Vukaj/Ngjitja për në Llogara është një paralajmërim se diçka e bukur e madhështore do të shfaqet pas saj. Ajo portëmikpritëseështë si një fortesë natyrore e cila meriton kujdes e vëmendje, gjakftohtësi e tendosje të muskujve, por edhe guxim nëçdo rast udhëtimi.

Kur kalojmë përmes atyre pyjeve të reja e shekullore plot gjelbërim, të ruajtura nga sëpatat e motosharrat vrastare, na shfaqet poshtë saj një pamje e mrekullueshme: Deti Jon i mysët me ujin kristal, që duket aq afër, por edhe larg e i pamundur për t’u shijuar. Ajo rrugë zigzag e drithëruese, “thikë për të poshtë” me shumë kthesa të forta,është një sprovë trimërie e kujdesi,  profesionalizmi e ekuilibri për çdo drejtues automjeti. Për të zbritur në këmbët e saj, në atë parajsë marramendëse, të ngjan sikur kalon portën e ferrit a në galeritë e thella nëntokësore(megjithëse plot dritë), për të kërkuar qëkurrkund në botë zor se ka cilësi më të mirë, ujin magjik.

E gjithë Riviera, disi e ashpër dhe e bukur, mban brenda histori të lavdishme, por të falë edhe shumë ndjesi e emocion. Shkëmbinjtë e thepisur e majat e tyre përzier me retë, bokërimat e rrëpirat me bar tëpërskuqur në të zbehtë nga thatësira e verës, rrëgallat me gur e guralecë gri e tektuk ca lisa si mriza ombrellë që janë sprovë e një mbijetese të vështirë nga kushtet atmosferike, shpate kodrash plot gjelbërim të dendur, (kryesisht mare e shqopë), e përballë tyre pjerrësira e pllaja pothuajse të zhveshura nga furtunat e thatësira që ndahen nga përrenj tështerur, i shfaqen më së pari çdo vizitori që merr atë rrugë.Shikon kala e suka karakoll prej nga mund të vrojtosh pa vështirësi pamje magjepsëse. Riviera në njërën anë e detin nën këmbët tua, vende-vende oaze të vërteta e ndërtime interesante që nuk kanë të sharë, bile të krahasueshme me çdo vend tjetër. Fshatra e plazhe njëri pas tjetrit deri në pjesën më fundore ngjajnë si një gjerdan me margaritarë.Është e pamundur tëpërmendesh të gjitha plazhet, por duhen veçuar disa prej tyre më në zë: Grama, Dhrale-Palasë, Dhërmi, Jalë, Livadh, Himarë, Llaman, Porto Palermo, Qeparo,Borsh, Bunec, Lukovë, Kakome, Sarandë, Ksamil etj. Bregdeti befasues e mbresëlënës për t’u vizituar, por i pamundur për t’u përshkruar i ka të gjitha tonalitetet e meloditë, me plazhe të krijuara butë mes kodrash që zbresin  nga malet e futen thellë si thika gjigande në det. Ato ngjajnë si kurriz balenash, krokodilësh, devesh, zvarranikësh e diku diku si dema e rinoceront të ngrirë e pa koka. Përballëhapësirash të tilla, në mes  reales e joreales, të ngjallet kënaqësi e huti , me perceptime konkrete, por edhe iluzione. Në plazhin e Livadheve të duket sikur  dielli lindë në njërën kodër e perëndon në tjetrën. Bregdeti madhështor ruan në shpatullat e tij përpjekjet e mundimshme e dëshpëruese të heronjve tëbetonimit e bunkerizimit për ruajtjen e hapësirave tona të paprekshme, por edhe disa dëshmi të dukshme të brezareve të kthyera nëpemëtore e toka pjellore. Një kafe nëJalë në Rezidencën Ushtarake, në atëkodër piktoreske që të afron pamje përrallore, është njërelaks i vërtetë që të zgjatë jetën e të zgjon kujtime nga e kaluara jo fort e largët. Pranë e pranë janë harmonizuar e jetojnë prej mijëra vitesh këto gjire të bukura me shkëmbinjtëthikë të prerë si me sëpatë magjike, me pamje të frikshme e madhështore që shpesh bëhen sprovë trimërie e mençurie për heronjtë e detit.

Gjithfarëmrekullish e çudirash kanë krijuar dallgët e fuqishme në ato masivë me gurë të shumëllojshëm. Disi të pamundur e ka çdo piktor a skulptor për t’i pasqyruar me vërtetësi ato dukuri spektakolare të natyrës, por njëkamera e ndjeshme dhe kujdesshme mund të na afrojë deri diku këtë realitet pothuajse të pabesueshëm. Sado të flasësh e të shkruash për bregdetin, për kalatë e ndërtuara në pikat më strategjike, për objektet e kultit, për monumentet e ngjarjet historike, për malet e shkëmbinjtë, kala mbi kalatë, dëshmi e një rruge të gjatë e të lavdishme për liri e pavarësi, përsëri mbetesh borxhli. Në Kalanë e Himarës, në tëAli Pashës  Porto Palermo, në Borsh, në tëLikursit, në Butrintin e famshëm e deri nëFiniq pamë shumëvizitorë vendas e të huaj që interesoheshin e befasoheshin me monumentet e natyrës e kulturës, me vlerat e njëtrashëgimie të pasur e historinë e lavdishme që edukon e ngjallë krenari. Mirëmbajta, pasurimi, ripërtëritja e promovimi i këtyre vlerave kërkon më shumë kujdes nga Pushteti vendor e Qendror. Duhet të ketë edhe fletëpalosje e broshura me të dhëna për vizitorët, mundësisht edhe në gjuhë të huaj. Këto ditë kanëqene dëshmi e manifestimit tëmulti-kulturave e shumë gjuhëve të huaja tëartikuluara nga vende të botës. Vizitorët e pushuesit kënaqen e entuziazmohen me ato që shohin e dëgjojnë, por edhe shprehin habi e mospajtim. Në disa raste pamë të huaj qëmblidhnin me qese mbeturinat e hedhura vend e pa vend me të cilat syri ynë edhe ështëmësuar. Në pika të veçanta janë krijuar pirgje me gjithfarë mbeturinash me pasoja shumë të rënda për shëndetin e turizmin.Për të shkuar nga Livadhet nëJalë, ndonëse ecëm rreth një orënëpër një rrugë makine plot gur të ngulur e të shkulur, gropa e pragje, nuk e ndjemë fare lodhjen. Më së fundi na irrituan shumë mbeturinat e hedhura pa asnjë kriter. U tronditëm para se të shkonim nëJalë kur pamë grumbuj me mbeturina plastike, gërryerje e shfrytëzim skandaloz të mjedisit. Raste analoge, ndonëse me përmasa më të vogla, pamë edhe gjetkë sinë Porto Palermo, pa harruar të vlerësojmë edhe arritjet pozitive.

Qendra e Borshit, ajo perlë me ato burime uji Kristal, një pasuri e paçmuar e dhuruar nga zoti, që ruhej e mirëmbahej, është për t’u marrë shembull. Edhe për sistemimin e ujërave të bardha e të zeza mbetet shume për t’u bërë, veçanërisht në Himarë. Inspektorati i Mjedisit e i Shëndetësisë duhet të marrin masa të rrepta e efikase.Duhet paraprirë me masa paraprake, në verë duhet të jetë punë  më intensive.

Fqinjësia e mirëkuptimi i popujve, bashkëpunimindërkulturor e vendosja e urave tëmiqësisëkanëqenë e mbeten vlera  tëçmuara. Pika me delikate dhe e ndjeshme janë minoritetet. Me shumë bisedues, sa herë hyja në histori e politike, vërejanjë lloj stepje e frenimi, mendime te kujdesshme racionale nga pjesa dërrmuese shqiptare a minoritar.

“Jam himarjot, jam shqiptar e grek, prejardhjen e kam grek, banoj në Shqipëri”.

“Kjo tokëështë shqiptare, me minoritetin jetojmë si vëllezër, jemi miq”

“Më dhemb njësoj si për Shqipërinë edhe për Greqinë”.

“Shkojmë si vëllezër, bëjmë krushqi, vizita e sebepe, jetojmë së bashku, nuk kemi probleme” -shprehen te gjithë.

-Po për liritë e të drejtat tuaja a keni vërejtje, -i pyes disa minoritarë.

-Jo, nuk kemi vërejtje. Të gjitha të drejtat i kemi sit ë gjithë shqiptarët: gjuhën, shkollën, besimin, të drejtën e fjalës, të votës, për t’u zgjedhur, barazinë para ligjit, etj.

-Po ata deputetët e politikanët grekë që vijnë?

-Është punë e tyre, është politika e këtej e andej kufirit që na ngatërron, punojnë për interesat e tyre.

Edhe nëndonjë rast të veçuar kur ndonjëri shprehet si nën zë se këto toka kanë qenë greke, është i pavendosur, i paargumentuar, e dyshues. Duket qartas se as vete nuk beson në atë që thotë.

Flasim e bisedojmë shtruar, shqiptarë e minoritarë, vizitorë vendas e të huaj, pimë kafe e raki, katolikë, myslimanë e ortodoks, pa dallime, si vëllezër, madje kujtojnë edhe martesa me besime të ndryshme. (në kafenë e kalasë, Himarë).

Në pamje gjithçka duket mirëdhe e përgjithshmja ashtu është. Meraku me shume sillet rreth ekonomisë e punësimit, për më shumë unitet e më pak korrupsion.Njëgjë me bëri përshtypje: Nuk kishin dëshirë t’u shënojë emrat… mëshumë ata te minoritetit, por edhe vendasit. Kjo nuk flet mirëpër funksionimin e demokracisë. Në mes të tjerëve njeri më tha hapur se nuk ka problem. VangjelGoro, 75 vjeç “Brez pas brezi kam qenë dhe jam shqiptar. Me minoritetin shkojmë si vëllezër. Himarën e prish politika. Toka ka qene dhe është shqiptare”.

-Po disa politikane greke ç’thonë?

-Kur duan për të marrë, e quajnë të tyren, kur duhet për tëdhënë, na japin bërrylin.

Krahas zhvillimeve pozitive, diskutojnë edhe për ndërtimet e moslegalizimet, frikën e shembjeve për njerëzit e thjeshtë, për problemet e ujërave të zeza e të bardha, për rrugë e kanalizime, për punimet pa cilësi e shpërdorimet.

Rruga për në Livadh, e ndërtuar para pak vitesh, është shembur, e prishur tek përroi i Vishes.

Përballë rritjes së vështirësivetë natyrshme, fryma është optimiste, plazhet janë pothuajse plot edhe këtë fillim shtatori e bizneset i kanë të ardhurat në rritje.

Flitet edhe për plane e projekte konkrete, për infrastrukturën nga sektori publik e privat.

Urojmë të bëhen sa më shpejt realitet!

Shënjtërimi i Nënë Terezës, Papa përkujton 1 vjetorin: Mesazh në 9 gjuhë

$
0
0

Mbushen sot plot 1 vit nga Shënjtërimi i Nënë Terezës së Kalkutës e 20 vjet nga vdekja e bamirësisë shqiptare.

Një vit më parë në meshën e kanonizimit mbajtur në sheshin e Shën Pietros në Vatikan me mbi 130 mijë besimtarëve nga e gjithë bota, Papa Françesku do të shpallte Shënjtërimin e Humanistes shqiptare duke u shprehur:

“Sot i dorëzoj botës këtë figurë emblematike të gruas e shënjtërimit. Le të jetë ajo modeli juaj i Shenjtërisë. Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmon të kuptojmë gjithnjë e më shumë se kriteri i vetëm i veprimit tonë duhet të jetë dashuria e lirë nga çdo ideologji, nga cdo kufi, e ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race e feje.”

Një vit më parë Shënjtërimi i Nënë Terezës mblodhi në Vatikan autoritete të larta e Krerë Shtetesh nga e gjithë bota, besimtarë të shumtë por dhe njerëz të varfër e të sëmurë, të cilëve ajo i dedikoj jetën e saj.

Prej një vit bota e krishterë ka një Shënjtëri shqiptare, Shën Terezën, por të gjithë vazhdojnë ta quajmë Nënë Tereza, ashtu sic kish parashikuar Ati i Shenjtë duke u shprehur “se do ta kemi të vështirë ta quajmë Shën Tereza, pasi shënjtëria e saj është kaq pranë nesh, kaq e frutshme dhe e dashur, sa spontanisht vazhdojmë ta quajmë Nënë Tereza.”

Sot një vit nga Shënjtërimi i Nënë Tereza e 20 vjet nga mungesa e saj, bota e krishterë e kujton në të gjithë botën.

Papa Françesku në këtë datë përkujtimore në profilin e tij zyrtar në Twitter në 9 gjuhë të ndryshme, Shën Terezën shqiptare do ta kujtojë me fjalët:

“Si Nënë Tereza le të hapim horizonte gëzimi e shprese për njerëzimin, që ka aq nevojë për sa më shumë mirëkuptim e dashuri.”

Në Indi, Nunci Apostolik i Indisë dhe Nepalit ka mbajtur meshën përkujtimore në shtëpinë e Misionareve të Nënë Terezës, ndërsa Kryepeshkopi i Kalkutës Thomas D’Souza, ka deklaruar se në këtë 1 vjetor të Shënjtërimit të saj, bamirësja shqiptare do të shpallet Shenjtore mbrojtëse e Kryepeshkopatës së Kalkutës.

Në këtë 20 vjetor të vdekjes së saj janë me mijëra pelegrinë që kanë vizituar e janë lutur në varrin e Shën Terezës në shtëpinë e misionareve të Urdhërit në Kalkuta.

Mesha përkujtimore janë mbajtur dhe në të gjitha shtëpitë e urdhërit të Nënë Terezës në 130 vende të botës.

Shën Tereza shqiptare e ktheu jetën e saj në një shembull të dashurisë së krishterë në shërbim të njerëzve në nevojë, të sëmurëve, të vërfërve.

Si themeluese e Urdhrit të Nënë Terezës më 1979 u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen, ndërsa më 26 tetor 1985, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Pérez de Cuéllar, duke e prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme e përkufizoi si gruan më të fuqishme të botës.

Ndërsa Nënë Tereza shqiptare preferonte ta quante veten “një laps i vogël në duart e Zotit.”

Më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën të Lumnuar.

Më 15 mars 2016, në orën 10.00 në sallën Concistoro në Pallatin Apostlik të Vatikanit, Papa Françesku dekretoi shpalljen e Nënë Terezës Shënjtëri e data e 5 shtator u shpall dita e Shën Terezës.

Jeta e hapur seksuale e Karavaxhos

$
0
0

Mikelanxhelo Merisi, i njohur më së shumti me emrin Karavaxho një nga përfaqësuesit të më të njohur të historisë së artit Italian të Rilindjes ka pasur një jetë të trazuar. Arti I madh kërkon gjithnjë emocione të tilla, ndaj Mikelanxhelo, në rrugëtimin për të mbijetuar në vitet jo të lehta ku jetoi, bëri jetën e një artisti shpesh jo të qetë.

Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur  në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor. Por sipas biografëve, vetë piktori në jetën private ka qënë shpesh tepër i hapur. Teksa flitet për periudhën e jetës së tij në Borromeo, thuhet se Mikelanxhelo i mësuar me një jetë të hapur seksuale dhe pa asnjë kokëçarje ishte frekuentues i tavernave dhe prostitutave.  Por sërish rregullat e qytetit nuk e lejonin shumë këtë lloj jete, kështu që ai duhet të ikte prej rregullave të forta të Borromeos e të shkonte në Romë.

Roma e Papës, po lulëzonte nga një rritje e shpejtë, që po e transformonte nga një fshat në një qytet me gjithë tiparet e tij, nën shembullin e Firences. Arti atje kishte pësuar një zhvillim të madh dhe siguronte të ardhura tepër të mira, por edhe famë e njohje, ndaj Roma paraqiste vendin ideal për të punuar, por edhe për të jetuar.

Ekzistonte një liri seksuale edhe pse dënohej, por të gjithë mbyllnin sytë përpara fakteve. Mjaftonte vetëm të mos bëhej publike, pastaj gjithçka që ndoshta në Milano të çonte në turrën e druve, në Romë lejohej. Sipas një dokumenti të gjetur në arkivin e Venecias, mendohet që Mikelanxhelo të ketë vrarë dikë dhe kjo të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit të tij nga Milano, por nuk ka të dëshmi të tjera.

Me një vrasje mbi shpinë apo jo, Mikelanxhelo Merisi, në moshën njëzetenjëvjeçare, me pak të holla në xhep, por me shumë ëndrra dhe shpresa, largohet nga vendi i tij i lindjes, për mos t’u kthyer më kurrë. Mbërrin në shtetin e Papës, në vitin 1592. Nuk kishte bërë ende asnjë pikturë. Roma është një qytet në rritje dhe nga numri i lartë i emigrantëve, të cilët mbërrinin nga çdo cep i Italisë, në kërkim të një pune.

Ishte mbushur me murgjër dhe murgesha, që sa vinin e shtoheshin, për të praktikuar me devocion e përkushtim më të madh pranë Papës, por edhe për të bërë karrierë ekleziaste dhe politike, ku një titull fetar do t’u krijonte atyre, mundësinë e një jete përrallore. Ishte mbushur me prostituta të ardhura nga fshatrat dhe zonat e varfëra, plot dëshira për një jetë më të mirë. Gëlonte nga artistët që mbushin rrugët e Romës, të sigurt për një punë lehtësisht të gjetshme, aty ku lulëzonte arti i arkitekturës, pikturës dhe skulpturës, ku kërkesa ishte më e madhe sesa oferta artistike.

Ishte mbushur me kardinalë dhe aristokratë jashtëzakonisht të pasur, të zhytyr në një luks të paimagjinueshëm, me shpenzime marramendëse për shërbëtorë, stallierë, kuzhinierë, aktorë, kërcimtarë e këngëtarë dhe me etje për të patur, sa më shumë vepra arti në koleksionet e tyre private, në një garë të shfrenuar midis tyre. Vlerësimi i një piktori nga një kardinal, ishte çelësi i zgjidhjes për një pasurim të shpejtë, për famë dhe sukses artistik.

Pallatet romane, për luksin, pasuritë dhe veprat e artit, ia kalonin shumicës së oborreve princërorë dhe mbretërorë të shumë vendeve europiane. Roma, një fshat i humbur mesjetar, pas përfundimit të ndërtimit të Katedrales së Shën Pjetrit, po kthehej në qytetin ideal, për njerëzit ambiciozë dhe profesionistë. Paratë nuk mungonin. Duheshin vetëm lidhjet e duhura. Roma të jepte famën dhe fama të jepte pushtetin.

Pavarësisht se Rilindja italiane kishte mbylur ciklin e vet artistik, jehona e saj tani po përhapej dhe qyteti po kthehej, në qendrën e njerëzimit. Mijëra e mijëra pelegrinë, vinin për të vizituar këtë qytet, për t’u bekuar nga papa dhe për të parë vendin, ku ishte varrosur Shën Pjetri.

Trullosja nga madhështia dhee mrekullimi i veprave të artit, shtonin tek ata forcën e besimit katolik. Mahnitja, shoqërohej me më shumë përulje dhe devocion. Ndaj, qëllimi i klerit ishte të rriste sa më shumë numrin e kishave dhe me të edhe numrin e veprave të artit. Në atë periudhë në Romë ishin mbledhur artistët më të mirë europianë, të entuziazmuar nga suksesi dhe gjenialiteti, nga pasuria dhe pushteti i pararendësve të tyre si Mikelanxhelo, Rafaelo, Bernini e shumë të tjerë.

Për të pritur tërë këtë masë pelegrinësh dhe profesionistësh, ishin shtuar shumë edhe tavernat, lokalet, dhomat e shtëpitë me qira. Popullsia, në pjesën dërrmuese ishte mashkullore edhe prej numrit të lartë të murgjërve, artistëve e muratorëve, kishte lulëzuar prostitucionin në rrugë, në taverna dhe ishin hapur shumë bordello. E në këtë Romë ku jeta lëvrinte edhe prostitucioni mashkullor ishte shumë evident edhe pse morali kishtar ndalonte.

Djelmosha bukuroshë dhe efebikë ishin më të privilegjuarit, të tredhurit ishin këngëtarët më të famshëm e më të kërkuar, të cilët paguheshin me çmime marramendëse, në atë kohë kur kënga, ishte një ekskluzivitet vetëm mashkullor. Kjo ishte Roma që Mikelanxhelo Merisi nga Karavaxho, gjen në tetor të vitit 1592, kohë kur mbërriti në qytetin e dëshiruar.

Mikelanxhelo banon në lagjen e artistëve, një zonë qëndrore shumë e rrëmujshme, ashtu si vetë artistët. Atelietë alternoheshin me taverna verërash dhe bordello, në rrugicat e ngushta që gjarpëronin nëpër lagje duke krijuar labirinte të çuditshme, të cilat të nxirrnin në sheshe të mëdhenj e plot hapësirë. Zona e ndodhur midis Piaca del Popolo e Piaca Navonës, ishte mjaft e rrezikshme për shkak të kriminalitetit, sidomos në orët e natës, kur ndalohej qarkullimi.Nuk dihen shumë hollësi për fillimet e qëndrimin të tij, por dihet se shpesh ndërronte adresë, edhe pse në të njëjtën zonë të Romës.  Artistët, ishin organizuar në banda rivale, ku racizmi dhe përbuzja për njëri-tjetrin, ishte një gjë e zakonshme. Mikelanxho shoqërohet me lombartët, të cilët në Romë konsiderohen si provincialë të trashë, artistët gjermanë si primitivë dhe gdhë, hollandezët pijanecë të rëndomtë e francezët, në pamje më të rafinuar, konsideroheshin fshatarë të dhunshëm.

Grindjet janë të shpeshta dhe kontrollet e policisë shumë të rrepta. Nëse gjenin dikë, me një thikë të vogël të fshehur në trup, e bënin shembull publik duke e varuar në mes të rrugës nga krahët, derisa shpatullat t’i lëviznin vendit. Për një artist, dhimbja e madhe do të thoshte që për disa javë, mos të ishte në gjendje të lëvizte krahun dhe kështu, i bëhej i paaftë për të punuar.

Edhe konkurrenca midis artistëve është e madhe, edhe pse punët janë të shumta. Objektivi është të siguronin porosi nga kardinalët më të afërt të Papës, si dhe komisione për altare apo afreskë kishtarë. Mikelanxhelo Merisi, të cilin artistët e thërrasin me emrin Karavaxho, për shkak të fshatit të lindjes, nuk ka mbështetje të veçantë në “qytetin e përjetshëm”. Përtej jetës private të trazuar, më shumë se katër shekuj nga ndarja e tij nga jeta Karavaxho vazhdon të jetë i rrethuar me mister, një prej të cilëve është dhe vdekja e tij duke u quajtur një nga misteret më të mëdha të artit italian dhe madje botëror.

Një ditë në Shtëpinë e Gjetheve, mes misterit dhe tmerrit

$
0
0

“Shtëpia e Gjetheve” ishte baza e Sigurimit të Shtetit për të kryer operacionet e përgjimit në Tiranë. Kjo shtëpi sekret me një emër me tingëllim poetik fshihte brenda shumë vuajtje e tortura të kryera gjatë diktaturës.

Baza e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit

Për vite të tëra „Shtëpia e Gjetheve“ ka qenë e mbuluar me mister. Epiqendra e operacioneve të përgjimit të Sigurimit të Shtetit në diktaturë ka qenë maternitet në vitin 1931. Nga maternitet ajo u kthye në qendër të Gestapos në kohën e luftës, e nga vitet 50-të në shërbim të Sigurimit. Sot ajo është e hapur si muze.

Hyrja në Shtëpinë e Gjetheve

Pas rënies së komunizmit nga viti 1991 e deri ne vitin 2003 “Shtëpia e Gjetheve” është përdorur për zyra nga administrata e SHISH, Shërbimit Informativ Shqiptar. Pas vitit 2003 ajo mbeti e braktisur deri në vendimin e vitit 2014 të qeverisë shqiptare për ta kthyer në muze. Sot kjo shtëpi tërheq shumë vizitorë vendas e të huaj.

Dhoma e hetuesisë

“Shtëpia e Gjetheve“ u përdor vitet e para të pasluftës edhe si vend ku kryheshin tortura. Kjo është një dhomë tipike hetuesie e kohës së komunizmit, në të cilën kryheshin tortura nga më të ndryshmet. Në mur madje janë skicuar edhe llojet e torturave të përdorura nga hetuesit.

Vështrim në të shkuarën

Sipas Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit ekzistojnë 212.145 dosje, 250.000 kartela individuale, 15.000 dosje hetimore gjyqësore, 21.000 dosje të gjyqeve politike, 16.000 regjistra nga peridha 29 Nëntor 1944- 2 Korrik 1991. Kjo masë përbën 32 milionë faqe të hartuara nga Sigurimi i Shtetit. Nuk dihet saktë sa dosje janë asgjësuar.

Laboratori

Laboratori i qendrës operative që shërbente për fotografitë. Nga “Shtëpia e Gjethes” përgjoheshin ambasadat, trupat diplomatike të huaja, shtetasit e huaj, aty hapej edhe korrespondenca me jashtë. Afria e „Shtëpisë së Gjetheve“ me Postën Shqiptare ishte një tjetër avantazh për përgjimet e organizuara nga Sigurimi i Shtetit. Korrespondenca kontrollohej drejt e në postë.

Citat

Ky citat udhëzues i kreut të diktaturës shqiptare, i Enver Hoxha gjendet në “Shtëpinë e Gjetheve”.

Salla e teknikës operative

Në regjimin komunist jeta private ka qenë tërësisht e pambrojtur. Përgjimi prekte si shtresat e ashtuquajtura të „deklasuara“, por edhe njerëzit që shiheshin si potencialisht të rrezikshëm. Salla operative përmbante mjetet moderne e më të shtrenjta për kohën të importuara nga jashtë.

Makinë shkrimi e përdorur nga Sigurimi

“Shtëpia e Gjethes“ ruan pajisje origjinale të përdorura në kohën e diktaturës nga Sigurimi i Shtetit shqiptar për përgjimet. Mjaft pajisje “përmirësoheshin” nga vetë inxhinierët shqiptarë, duke arritur të përgjonin deri 40 telefonata njëherësh, nga 10 telefonata, për të cilat ishin konstruktuar.

Çimka

Në “Shtëpinë e Gjethes“ gjen të ekspozuar edhe një nga pajisjet më të rëndësishme për përgjimin, Dhënësi A1, e njohur ndryshe edhe si „Çimka“. Kjo pajisje konsiderohet simbol i përgjimeve të regjimit komunist, pasi ishte prodhuar nga vetë inxhinierët e teknikët e Sigurimit në laboratorin e Ministrisë së Brendshme.

Dialog mes hetuesit e viktimës

Sipas Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit numri i bashkëpunëtorëve të Sigurimit arriti 120.000 vetë. Çdo punonjës sigurimi kishte deri në 15 informatorë. Në muzeun e ri të “Shtëpisë së Gjethes” janë paraqitur edhe dosje origjinale të bashkëpunëtorit të Sigurimit dhe viktimës së ndjekur prej tij./Shqip

Pasqyrimi i shpirtit nëpërmjet fotografisë

$
0
0
 
Klaudia Kallollari që në moshë të vogël ka qenë e apasionuar pas vizatimit, veçanërisht ndaj dizenjimit të veshjeve, fashion designer e më vonë edhe ndaj fushës së fotografisë. Fotografon natyrën dhe landscape të vendeve që frequenton, portrete, foto të jetës së përditshme, por ka dhe një dëshirë të madhe ndaj fotografive “Fashion”, e cila e mundëson të lidh bashkë dy pasionet e saj më të mëdha: fotografisë dhë dizajnit.
 
Klaudia Kallollari, ka lindur në 16.12.1990 në qytetin e Fierit, në të cilën ka kaluar dhe fëmijërinë e saj dhe ka frekuentuar shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në moshën 15 vjeçare u transferua me familjen në qytetin e Tiranës, ku ka kryer gjimnazin të shkolla e mesme e përgjithshme “Arben Broci”. Në vitin 2014 Klaudia ka përfunduar studimet në Master Shkencor “Kimi Industriale Mjedisore” dhe prej afërsisht 1 viti punon si inxhiniere kimiste dhe mjedisi.
Sapo kam ndjekur një kurs 3 mujor për fotografinë në studio dhe terren të organizuar nga Agjensia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica. 
 
Intervista me Klaudia Fallollari
Bisedoi: Ermira Babamusta
 
Na trego pak për veten tuaj, fëmijërinë dhe fillimet në profesionin tuaj si fotograf?
 
Klaudia Kallollari: Quhem Klaudia Kallollari, jam 26 vjeçe dhe kam lindur në qytetin e Fierit, ku dhe kam kaluar fëmijërinë time,e cila ka qënë një fëmijëri e thjeshtë, e mbushur me momente të lumtura e kujtime të bukura, midis tyre do veçoja lojërat me moshatarët e mi. Në moshën 15 vjeçare jam zhvendosur me familjen në qytetin e Tiranës, ku dhe kam përfunduar gjimnazin e më pas kam ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyres, Universiteti i Tiranës.
 
Fotografia për mua ka qënë një ndër pasionet e herëshme, i cili ka ardhur duke u rritur,veçanërsisht pas moshës 18 vjeçare.
 
Me çfarë projekti po merreni tani?
 
Klaudia Kallollari: Aktualisht më së shumti jam përqëndruar në punën si inxhiniere kimiste dhe mjedisi për të cilën kam mbaruar studimet, por pa lënë pas dore pasionin për fotografinë, pasi në muajin gusht sapo përfundova një kurs fotografie, të organizuar nga agjensia “Grace Models Albania”,me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica.
 
Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju?
 
Klaudia Kallollari: Arti për mua është pasion,të cilin unë e kam shprehur në forma të ndryshme si: pikturë, fashion designer dhe fotografisë. Por fotografia përfaqëson formën më të gjallë të të shprehurit të këtij pasioni, e të të shfaqurit të përjetimeve dhe të botës së brendshme të secilit prej nesh. Një fotografi “flet”, “na rrefen”, ndaj mjafton ta dish ta dëgjosh e ta kuptosh.
 
Me çfarë lloj fotografie meresh?
 
Klaudia Kallollari: Përgithësisht pak nga të gjitha: portrait, landscape ose natyre (një gjener shumë i dashur për mua), fotografimi i kafshëve, ku si protagoniste kësaj lloj fotografie është macja ime Aria, si dhe fotografimi i jetës së përditshme, pra street photography.
 
Çfarë ju jep frymëzim në punën tuaj?
 
Klaudia Kallollari: Dëshira për të kapur momentin dhe për ta transmetuar te shikuesi. Përgjithësisht preferoj që fotot e mija të kenë ngjyra, gjallëri, të transmetojnë jetë, por jam dhe një adhuruese e fotografisë Bardh e Zi, pasi e shof si një pasqyrim të shpirtit.
 
Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë?
 
Klaudia Kallollari: Deri tani më së shumti kam fotografuar portrete, natyrë ose landscape si dhe jetën e përditshme, kam kapur momentin e duhur në çastin e duhur. Por për më tej kam dëshirë të merrem edhe me fotografi me tematikë Fashion ose Beauty, fushë që lidhet ngushtë dhe me pasionin tim për pikturën dhe fashion designer.
 
A planifikoni ndonjë galeri shou në të ardhme dhe cilat galeri /tema keni organizuar më përpara nëse po?
 
Klaudia Kallollari: Momentalisht jam duke planifikuar të ndjekë studime të mëtejshme rreth fotografisë e artit, ndoshta në të ardhmen kam dëshirë të organizojë një galeri shoë, ku ndër tematikat më interesante për mua është pasqyrimi i jetës së femrës shqiptare, të moshave dhe kategorive sociale të ndryshme.
 
Përveç fotografisë, me çka tjetër merreni, keni pasione të tjera?
 
Klaudia Kallollari: Momentalisht punoj si inxhiniere mjedisi dhe kimiste, ndërkohë që ndjek dhe pasionet e tjera të mija si: piktura,muzika ku do veçoja rock-un klasik, leximi i librave, ecja në natyrë, kangoo jump, etj.
 
Çfarë do të komunikosh me artin tënd te publiku?
 
Klaudia Kallollari: Nëpërmjet artit dëshiroj të komunikoj botën e brendshme si të timen si fotografe, por veçanërisht të personit të cilit jam duke fotografuar.
 
Çfarë e veçon artin tënd nga të tjerët?
 
Klaudia Kallollari: Mendoj se të gjithë artistët i veçon nga njeri tjetri pasioni me të cilin i transmetohen publikut. Pasioni ndaj fotografisë është e përbashkëta midis nesh, për secili e ngjyros në formën e vetë, ndaj kjo gjë na bën të jemi aq sa të ngjashëm edhe unik.
 
Cilat projekte do konsideronit të suksesshme?
 
Klaudia Kallollari: Si suksesin tim më të fundit konsideroj përfundimin e kursit për fotografinë ku kam marr një informacion më të detajuar e shumë të vlefshëm për hapat e mëtejshme që dëshiroj të ndërrmarrë në këtë fushë. Një sukses tjetër i madh për mua është dhe përfundimi me sukses i studimeve në Mastër Shkencor për Inxhiniere Kimiste, të cilin e ushtroj edhe si profesion.
 
Cilat janë planet e tuaja për 2017 dhe synimet në të ardhme?
 
Klaudia Kallollari: Sapo kam përfunduar kursin e fotografisë,ndaj nuk kam planifikuar diçka të mëtejshme në fushën e fotografisë, sepse ka pak kohë që i jam dedikuar profesionit si inxhiniere. Por gjithmonë pa lënë pas dore fotografinë.

Spanjë, testi i ADN-së mohon të bijën e Salvador Dali

$
0
0

Gruaja spanjolle që besonte se Salvador Dali ishte i ati nuk është e bija e artistit surrealist. Kështu ka treguar testi i ADN-së, për realizimin e të cilit piktori u zhvarros në qershor të këtij viti.

Maria Pilar Abel Martinez, një lexuese kartash fati e lindur në vitin 1956, thotë se e ëma kishte pasur një lidhje me Dali një vit para se ajo të lindte.

Por tani Fondacioni Dali thotë se testi i kryer ka provuar përfundimisht se vajza dhe artisti nuk kanë lidhje. “Testi i ADN-së tregon se Pilar Aben nuk është vajza e Dali”, ka deklaruar fondacioni, që menaxhon pasuritë e lëna nga piktori.

Publikimi i rezultatit të analilzës vjen 6 javë nga zhvarrimi që iu bë trupit të artistit nga një dhomë e nëndheshme e muzeut që i dedikohet jetës dhe veprës së tij, në veri-lindje të Spanjës.

Nëse do të kishte rezultuar e lidhur, zonja Martinez do të mund të kishte shtënë në dorë një pjesë të pasurisë së Dali, të cilën ai ia la shtetit spanjoll pas vdekjes në vitin 1989, në moshën 85-vjeçare.

Një numër i madh njohësish të historisë së Dali kishin shprehur habinë e tyre ndaj deklaratës së gruas.

Biografi i tij, Ian Gibson citoi piktorin që thoshte: “Jam impotent. Duhet të jesh impotent që të bëhesh një piktor i madh”. “Nuk dihet se si zonjës i është thënë kur ka qenë e vogël se ka qenë vajza e piktorit”, tha ai për mediat.


Shteti komb i shqiptarëve domosdoshmëri historike

$
0
0

Nga Azgan HAKLAJ

Është e pamundur të studiosh historinë e një populli dhe të mos gjesh aty përpjekjet për të krijuar identitetin e vet kulturorë, si një pjesë themelore e pandashme e identitetit kombëtarë. Ai përfaqëson psikologjinë e tij, përpjekjet, për të ruajtur e trashëguar brez pas brezi, doket e zakonet, mënyrën e jetesës. Shndërrimi i lëvizjeve kulturore në lëvizje kombëtare, është e përsenofikuar në jetën dhe veprat e figurave më të spikatura të historisë së popujve në levizjet shtetformuese, të cilën iluministët francezë e kanë cilësuar si levizje kombëtare. Ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popujve janë ruajtur e trashëguar pikërisht përmes eposëve kombëtare. Në anën tjetër personalitetet e shquara të kulturës i kanë dhanë një identitet kaq të fuqishëm kombeve të cilave u përkasin duke tejkaluar dukshëm nga pikëpamja e kujtesës historike ,famën dhe lavdinë e udhëheqësve, politikë, ushtarakë, e parandorëve apo mbretërve të këtyre vendeve.

Gillgameshi, Vedat , Iliada e Odiseja e Homerit, Shahnameja e Firdeusit, këngët e Rolandit e Sidit apo Nibelungët, sot janë thesare te lashtësisë ,të kulturës sumero-babilonase -irakjane,të Indisë, Iranit, Greqisë, Francës, Spanjës, Gjermanisë. Nga koto thesare janë frymëzuar intelektualët më të shquar e figurat më të ndritura të letërsisë, arteve dhe të iluminizmit. Askush nuk mund të tejkalojë në Angli Shekspirin, në Gjermani Gëten, në Francë Molierin, Dante Aligerin në Itali, apo Pushkinin në Rusi ,si emblema të ketyre popujve. Ata kanë kontribut të spikatur dhe ndriçimi i veprës tyre ka lanë gjurmë të pashlyeshme. Popullariteti që kanë fituar mbetet në kuotat maksimale, i jashtëzakonshëm ,aq sa ka eklipsuar edhe shtetarë të mëdhenj. Historia na mëson se aspak më shumë nuk ka rol Bismarku sesa Gëte në bashkimin e Kombit Gjerman. Askujt nuk ja kam frikën thoshte Cari i Rusisë, veçse Tolstoit. Lirikat e Eseninit u ndaluan nga pushteti i Stalinit dhe Hrushovit ,edhe pse është një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë, popullariteti i të cilit e ktheu atë në nje figurë mitike. E kunderta pati ndodhë me Aleksandrin e Madh. Ai u tha prerë ushtarëve të tij kur e pushtoi Tebën: “Mos guxoni të digjni shtëpinë e Pindarit”. U zgjata në këtë hyrje sintezë për të theksuar faktin se ne duhet tashmë të jemi të ndergjegjshëm se bota e civilizuar nuk ka hequr dorë aspak nga trashëgimia e saj kulturore historike, përkundrazi i ruan këto vlera si të shenjta e bazike, të cilat identifikohen me autoritetin dhe kontributin që kanë sjellë në historinë e Qytetërimit Botërorë.

Ne shqipëtarët kemi përshkruar një rrugë të gjatë e dramatike në histori, për shkak të pushtimeve të gjata nga invadorët e Lindjes dhe Përendimit. Askush nuk ka arritur të na asimilojë të na imponojë gjuhën e tij apo një ndryshim drastik të pandreqshëm në sjelljet, zakonet, doket dhe më në fund në mënyrën tonë të jetesës. E kemi ruajtur nga rrebeshet e shekujve ritin pagan të Ditës së Verës, lahutën , xhubletën, plisin e bardhë, si debora e Tomorit, Korabit, Shkëlzenit e Gjallicës, vallen e shqipeve, dhe atë pirrike, gjëmen e burrave, monofoninë e polifoninë, fustanellën labe e xhamadanin. Revolucioni i Francës u frymëzua nga iluministët gjenial të këtij kombi, Rusoi, Volteri, Didëroi dhe përmes parimeve të tij të mëdha: Liri-Barazi-Vellazëri shperndau dritën e shpresës dhe të qytetrimit në mbarë Evropën e Botën duke frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe duke i hapur rrugë shteteve kombe.

Tek shqipëtarët ishte aksioni i madh kulturorë i De Radës,i cili është urë lidhëse mes Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Shqipëtare por edhe i rilindasve të tjerë të shquar që kontribuan në zgjimin e vetëdijës kombëtare, për dashurinë e gjuhës, dokeve, e zakoneve tona të lashta.

Pra këta rilindas mendjendritur, De Rada, Pashko Vasa, vellezërit Frashëri e plejada e tyre e nxorën gjuhën shqipe nga bunkeri i shekujve dhe e prezantuan ate para Evropës si një vlerë krejt të veçantë dhe autentike, jo vetëm për shqipëtarët, por edhe për vetë historinë e Kontinentit të vjetër. Jorenim Derada me veprën e tij poetike, e publicistike e prezantoi para Evropës Atdheun e tij të robëruar si një komb kulturorë. Pashko Vasa me veprën: “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët”, Vepra e Sami Frashërit: “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe çdo të bëhet” u banë frymëzimi i platëformës politike të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit. Vargjet lapidare të Pashko Vasës tingëllojnë aktuale edhe sot.

Që nga Tivari deri n’Prevezë

Gjithkund ku lëshon dieli vap’ edhe rrez’

Ësht’ tok’ e jona, t’part na kan lane

Kush mos ta prek se desim te tan’.

Të ndërgjegjshëm se pa një alfabet të tyrin, dhe me një gjuhë të shkruar e ardhmja e Shqipërisë do të ishte e errët dhe e pashpresë, prandaj korifejtë e kulturës Fishta, Mjeda, Mithat Frashëri, Dervish Hima, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi etj, kurorëzuan përpjekjet dhe ëndrrat e rilindasve dhe i dhanë shqipëtarëve në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, Alfabetin Shqip. Ata banë më shumë se askush më parë, projektuan shtetin komb. Poeti Ndre Mjeda i ka kushtuar vargje të mrekullueshme Gjuhës Shqipe.

Permbi za që leshon bylbyli

Gjuha Shqipe m’shungullon

Permbi erë qi n’ep zymbyli

Pa ‘da zemren ma ngushllon

Geg e toskë, malësi, jallia

Jan nji komb, m’u ‘da s’duran

Fundë e majë nji asht’ Shqypnia

E nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Katër vjet më vonë ideja gjeniale e 160 delegatëve që u mblodhën në Manastir, u kurorëzua në Vlorë, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit, nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali. Meqenëse gjuha identifikohet me të drejtë si një nga tiparet themelore dhe shtylla kurrizore e identitetit të një kombi, këtu dallohet më qartë vepra e vizioni i jashtëzakonshëm i hartuesve të Alfabetit Shqip. Nëse Kuvendi i Arbërit e kuroi Gjuhën Shqipe të plagosur rëndë nga barbaria turke, Kongresi i Manastirit e bëri atë të pavdekshme.

Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, përveçse një epos kombëtarë e kryevepër letrare, është njëherësh një minierë floriri. Aty janë ruajtur më mirë se kudo, gjuha e popullit, psikologjia e tij, mitologjia e folku. Është absurde të kërkosh një krijues të madh shqipëtar, apo edhe evropian , i cili të krijojë teorinë e tij, e të mos jetë mbështetur fort tek folklori i popullit të vet. Rilindasit tanë, por edhe më të njohurit e letërsisë moderne shqipe Kuteli, Koliqi, Kadare, Agolli apo Martin Camaj e kanë gjetur frymëzimin për të shkruar disa nga veprat e tyre më të mira tek folku. Ata janë frymëzuar nga mitet legjendat nga kënga dhe vallja e lashtë shqipe. Realitetet e reja pas renies së perdes së hekurt, çlirimi i Kosovës dhe njohja e shtetit të dytë shqipëtar në Ballkan kanë sjellë për shqipëtarët shansin e papërseritshëm historik të bashkimit të trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb. Të vendosur e me bindje të patundur në drejtësinë e luftës së UÇK-së, dhe finalizimin e saj me çlirimin e Kosovës ,shpalljen e pavarësisë ,e integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Të bindur në domosdoshmërinë e ndërkombëtarizimit ,e njëherësh të kthimit në një kauzë kombëtare të Çeshtjes Çame. Të vetëdijshëm se shqipëtarët e Maqedonisë të Malit të Zi, të Çamërisë, të Preshevës, apo Mitrovicës së veriut janë pjesë e pandarë e gjymtyrëve të Atdheut. Të ndërgjegjshëm se bashkimi shpirtërorë i Kombit Shqipëtar eshtë gurëthemeli i të nesërmes, para 15 vitesh në kryeqendrën e shqipëtarëve në Tiranë, themeluam Unionin Artistik të Kombit Shqipëtar. Ky osesacion u projektua dhe u themelua që në fillim, si një lëvizje kulturore, mbarë kombëtarez apo më mirë të themi, si një “Parlament Shpirtërorë i Kombit”. Kjo lëvizje, ky trust artistik, që hartoi Platformën e Unifikimit të Kulturës Kombëtare u pagëzua e u mbështet nga korifejtë e kulturës kombëtare, duke firmosur platformën tonë. Apostrofoj këtu kollosët e letrave shqipe, Kadare dhe Agolli dhe dhjetra personalitete të shquara të botës akademike, kulturore e të shoqërisë civile.

E gjej me vend të veçoj ish-ministrin e Kulturës së Shqipërisë z. Bujar Leskaj, që ktheu projektet tona në program shtetërorë në vitin 2006. Sot pas 15 vitesh udhëtimi në të përpjetat e majemalit të kulturës shqipëtare, i cili duhet të theksojmë fort, është një Everest Shqipëtar, shohim me krenari se në këtë udhëtim të gjatë e të vështirë, na kanë shoqëruar e duartrokitur qindra-mijra shqipëtarë në të katër anët e trojeve etnike. Ata kanë mbushur sheshet e qyteteve, stadiumet apo pallatet e sportit ku kemi organizuar aktivitetet të cilat janë kthyer natyrshëm në referendume qytetaro-artistike. Kanë bërë qindra kilometra rrugë për të përcjellë e brohoritur, spektaklet artistike, festivalet kombëtare, koncertet tematiko-patriotike nga Saranda në Vermosh e Tuz, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Tetovë, Dibër të Madhe e Strugë, nga Tropoja në Plavë-Guci e Preshevë, nga Gjakova e Karadaku, në Deçan e Mal të Tomorit, nga Vlora në Prishtinë, nga Bylysi në Lezhë e Ulqin. Ky është treguesi i pamohueshëm se shqipëtarët janë bartësit e trashëguesit e njërës nga kulturat më të lashta të Evropës, përmes së cilës duhet të krijojmë tashmë pas kombit kulturorë, ngrehinën e ëndërrave dhe të ardhmërisë tonë, shtetin komb. E drejta historike, ajo ndërkombëtare, zhvillimet e sotme në Ballkan dhe Evropë, si dhe aleatët, e fuqishëm demokratik, përendimorë janë në anën tonë.

Unioni Artistik i Kombit Shqipëtarë i ka konceptuar veprimtaritë e veta si një stafetë apo më qartë si një pishtar olimpik -kulturorë, i cili ka udhëtuar pandërprerje nga Jugu ne Veri, nga Lindja në Perëndim, në mbarë hapësirën etnike shqipëtare. Motoja jonë artistike “Një Komb, Një Kulturë”, është filozofia përbashkuese e folkut, etnografisë, këngëve e valleve, fjalës poetike, muzikës së kultivuar, që sjellin një pasuri të paçmueshme të gjitha trevat shqipëtare.

Në skenat dhe festivalet tona janë krah për krah, xhamadani e fustanella, lahuta epike e kënga maja krahu, me polifoninë e Labërisë, vallja e shqipeve të Tropojës dhe kënget e kushtrimit ,me vallen Pirrike të Çamërisë, ninullat e Ulqinit, me mallin e brengën për Plavë-Gucinë, Mitrovicën e Preshevën, por edhe thirrrja e fuqishme qytetaro-artistike për qëndrim unik për to. Tropoja si pikëpjekje e kulturave iliro-dardane është vendi ku Unioni organizon prej 15 vitesh “Sofrën Dardane”, të kthyer tashmë në Sofrën Iliro-Dardane, e cila mbledh çdo vit mbi 1.000 artistë nga të gjitha trojet etnike të Shqiptarisë dhe nga Diaspora. Kjo sofër shtrohet në prehër të Alpeve, ku prehen Eposet e Kreshnikëve, Mujit dhe Halilit e Gjergj Elez Alisë, shtrohet aty ku bashkohet Drini me Valbonën, pikërisht ku takon perënditë e Eskilit, siç thoshte Edith Durhami.  Për 10 vjet me radhë kemi organizuar Festivalin e Këngës dhe Valles Çame në Sarandë, në brigjet e Jonit duke nderuar qytetin Kaonik, Epirin tonë të lashtë e Mbretin i tij Pirro. Mijëra njerëzit e mbledhur në vite janë shndërruar në përkrahës dhe sensibilizues të Çështjes Çame. Me marshimin në Qafë-Botë ata i kanë treguar Greqisë shoviniste jo vetëm vendosmërinë për t’u kthyer në trojet stërgjyshërore, por se jemi pjesë e pandarë e një kombi 10 milionësh, i cili do të reagojë si një trup i vetëm. Spektaklet e mëdha të realizuara në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë titullur: “Një Komb, Një Qendrim”. Ato janë mbështetur nga pjesëmarrja e qindra e mijëra qytetarëve.

” Një Komb, Një Histori” në Sheshin “Pavarësia’ në Vlorë, me rastin e Festës se Pavarësisë, ka qënë një tjetër spektakël tematiko-patriotik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, dhjetëra mijëra vetë. ” Një Komb, Një Kulturë” në pallatin e sportit në Ferizaj, ka shënuar një tjetër sukses të Unionit duke i dhuruar publikut të shumtë një natë magjike.

“Vllaznia nuk njeh kufij”, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe në sheshin qëndror në Shkodër, ka sjellë një risi për kohën. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka organizuar spektaklet  “Engjëlli që pushtoj qiejt” dhe  “Toka e Qielli flasin Shqip” në Tuz, në bashkëpunim me Shoqatën “Ded Gjo Luli”, kushtuar Nënë Terezës. Ai ka organizuar aktivitete të mëdha në përkujtim të figurave të shquara të Kombit Shqipëtar: Ded Gjo Lulit e Isa Boletinit, Adem Jasharit e Azem Hajdarit. Prej 16 vitesh organizohet “Sofra Shkodrane” nga agjensia e spektakleve “Jehona e Shkodrës”. Ka 10 vite që shoqata e qytetit metropol të kulturës ka mbështetjen e bashkëpunimin e Unionit Artistik të Kombit Shqipëtar. Shtetin e Arbërit si një ngjarje madhore të historisë tonë, me rastin e 800 vjetorit e kemi kujtuar duke organizuar një akademi përkujtimore ,në të cilën referuan figurat më të njohura të historisë e studimeve shqipëtare ,duke e shoqëruar këtë aktivitet me një spektakël artistiko -tematik, në kryeqendrën e Arbrit, në Krujën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të titulluar; ” Jam Arbër 800 vjet Shtet”. Këshilli Bashkiak i qytetit Krujës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, ndërsa Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoi z. Haradinaj me titullin “Kalorës i Lirisë”. Tinguj dhe ritme shqipëtare është spektakli i organizuar në Dibër të Madhe dhe Strugë. Spektakli “100 vjet për një Ditë”, organizuar në Tuz dhe Mitrovicë në vitin 2009, me rastin e 1 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, evokon betejat legjendare për liri e pavarësi të këtyre trevave dhe të bijëvë të tyre legjendarë Ded Gjo Luli dhe Isa Boletini. Simbolika e shembjes së Murit të Berlinit mes shqipëtarëve dhe bashkimi në një shtet komb, nën një flamurë e kulturë të vetme, organizohet me moton: “Përjetësisht s’na ndan më guri” në trekëndëshin patriotik Gjakovë-Tuz-Dibër e Madhe. Patriakët e rapsodisë shqipëtare prej vitesh perkujtohen në Deçan me Festivalin: “Eshkë e djegur mbi Shkëlzen” Ky festival organizohet me dt. 6 maj, që përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe me rënien heroike në kufirin mes trojeve shqipëtare të gjeneral Luan Haradinajt. Bashkepunimi me organizatorët e këtij Festivali dhe mbështetja e Unionit ka qenë e përhershme dhe përfekte. 100 vjetori i Kuvendit të Junikut dhe 100 vjetori i Kuvendit të Shkupit janë shenuar me spektaklet madhështore të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komunat e Junikut dhe të Çairit në Shkup, të titulluar: “Tinguj dhe ritme dardane”.

100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë është festuar me mdhështi në Tropojë dhe në Pejë, me Moton: ” Një Komb, Një Histori”.

“Dardanët presin Dodonën” është festivali i organizuar në Tropojë dhe në Sarandë, pas Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës. Shumë vite bashkëpunimi me sukses kemi patur me Komunën e Gjilanit në organizimin e spektaklit “Flaka e Janarit”, kushtuar heronjëve Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha. Me Komunën e Vitisë, në organizimin e Festivalit “Flakadani i Karadakut”, kushtuar Deshmorit Njazi Azemi (Komandant “Mjekra”) rënë në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave universale të vëllezërve tanë atje.

“Ashti i Shqiptarisë” është spektakli i organizuar në Tiranë, kushtuar dëshmorit të Atdheut, komandantit të Njssitit “Arbri”, Tahir Sinanit, i cili mori pjesë në luftë në Kosovë, Preshevë, Maqedoni. Prej shumë vitesh, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka një bashkëpunim perfekt me Komunën e Strugës në organizimin e festivalit: “Këngë Jeho”.

Me rastin e 10 vjetorit të luftës së UÇPMB-së dhe në kujtim të jetës dhë veprës së Komandant Lleshit (Ritvan Qazimit), në bashkëpunim me Komunën e Preshevës, organizuam Festivalin e Parë të Këngës dhe Valles Shqipe.

Prej disa vitesh kemi kurorëzuar me sukses një bashkëpunim të frytshëm me Shoqatën e Alpeve dhe shoqatën “Maja e Karafilit” në Plavë Guci duke realizuar spektaklin: “Mirë se vini në Alpet Shqiptare” dhe dy edicione të Festivalit Kombëtar: “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”. Me moton: “Një Komb, një Gjuhë, një Flamur, një Histori, një Atdhe, një Shtet”

Para disa vitesh në bashkëpunim me Komunitetin Musliman në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për herë të pare, organizuam ditëlindjen e mendjendriturit (Met-Madit) Profetit Muhamet.

Së fundmi, në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Malin Zot të Tomorit, në kujtim të heroit të Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut dhe të Dodonës, organizuam me dt. 22 gusht 2017, koncertin tematiko-artistik: “Froni i Perëndive”. Vitin tjetër ky koncert do të kthehet në festival kombëtar me të njëjtin titull.

Kalendari i aktiviteteve dhe gjeografia e tyre tregon se Unioni Artistik i Kombit Shqipëtar tashmë është i shtrirë në tërë hapësirën etnike të Kombit tonë dhe në Diasporë.

Më shumë se 150 shoqata, shoqëri kulturoro-artistike, grupe artistike, ansamble janë pjesë e këtij uragani artistik.

Pjesë e tij dhe aktiviteteve të organizuara nga ky institucion i rëndësishëm i kulturës kombëtare, janë emrat më të shquar të këngës dhe valles shhqipëtare, penat më të spikatura të Kombit tonë, artistë të veçantë të skenës dhe ekranit, muzikantë, kompozitorë, baletmaestra, producentë të talentuar, regjizorë të njohur, krijues të vyer të artit shqiptarë.

Një numer i konsiderueshëm mjeshtrash të mëdhenj kontribuojnë në hartimin e projekteve të ketij laboratori artistik. Misioni jonë në sherbim të Atdheut dhe për përmbushjen e kauzës tonë, e finalizimin e ëndrrës nacionale vazhdon.

Rrogëtarët e Skënderbeut dhe ç’më tha murgu Jakov në mes të Serbisë

$
0
0

A e dini se serbët, çdo 10 gusht i falen një shqiptares? Dhe jo një dosido. Por njërës nga Kanina. Angelina Arianiti Komneini. E bija e Gjergj Arianit Komneinit, babait të Donika Skënderbeut. Angelina u martua në vitin 1461 me Despotin e verbër Stefan III Brankovic i Serbisë….(për mos shkruar gjithë historinë…)

Nga Fate Velaj

Sot, nga Vjena u nisa në orën 2.30 të mëngjesit dhe, mbas gati 600km, në orën 7.15, në autostradën Novi Sad- Beograd, devijova tek dalja për qytezën Beška dhe vazhdova rrugën për të gjetur Angelinën nga Kanina.

Hyra në Manastirin e Krušedol  ose siç quhet manastiri i Sveti Angelina (Angelinës së Shenjtë) ndërtuar nga vetë ajo mbas vdekjes së Stefan Brankovic. Vizitova të gjitha ndërtesat derisa erdhi murgu Jakov dhe hapi derën për të parë Kishën ku ishte dhe varri i Angelinës.

E pyeta murgun:

– Nga cili qytet ishte Stefan Brankovič, varri i të cilit ishte në krahun e djathtë?

– Nga Smederovo, – m’u përgjigj. E di ku ndodhet?

– Po, po. Kam qenë në Smederevo. Është matan Beogradit, në drejtim të Nis.

– Po, – mu përgjigj ai.

– Po Angelina, nga ishte e pyeta përsëri murgun dhe e pashe thellë në sy.

– Shqiptare, – më tha ai.

Atë moment, hapa çantën dhe nxora një buqetë me lule, me 7 trëndafila ngjyra-ngjyra përgatitur në Vjenë tek Blumen Jovani dhe ja vendosa Angelinës tek varri.

– Po këto, pse janë, – më pyeti murgu Jakov.

– Janë në emër të djemve dhe vajzave të Kaninës, nga ku ishte Angelina…

Me këtë rast, dua të falenderoj Dr. Neki Dredha, ish kryetar i bashkisë Vlorë, kryetar Nderi i Shqoqatës Patriotike Kanina dhe një nga intelektualët më të shquar të Vlorës që gjatë kësaj kohë, kemi biseduar shpeshhere për Angelinën duke mu bërë qëllim në vetvehte që një ditë, do  ta gjej Angelinën nga Kanina…

…në një kohë që nëpër Shqipëri del e dalin përditë njerëz që kërkojnë që Skënderbeun ta bëjnë turk, grek, arab, cifut….e ku di une cilin shtet kane perpara syve ata e nga cili shtet e marrin rrogën, murgu Jakov, në mes të Serbisë, pa asnjë kompleks, tha se Angelina ishte shqiptare.

Dhe, nuk ishte rastësi që ajo, mbas vdekjes të së shoqit dhe ngeljes në varfëri, i kërkoj ndihmë mbretit Mathias të Hungarisë që, jo rastësisht ishte djali i Janos Hunyadi’t, mikut të kunatit të saj, burrit të së motrës, Skënderbeut. Dhe, nuk është rastësi që, Peter Balasz- ministër i jashtëm i Hungarisë, në një letër që më dërgoi në 16 Qershor 2009, ndër të tjera më shkruante se ” …Janos Hunyadi dhe Skënderbeu ishin brother in arms”…

Media zvicerane jehonë turizmit shqiptar: Arsyet pse duhet të vizitoni këtë vend (Video)

$
0
0

Prej kohësh Shqipëria është kthyer në distinacion për turistët nga mbarë bota.

E tillë ka qenë edhe për një çift zviceran, të cilët kanë bërë një udhëtim në jug të Shqipërisë, ndërsa janë mahnitur nga bukuria e disa vendeve.

Lui dhe Steffi kanë udhëtuar nëpër 47 vende të Europës, ku ndalesë e tyre ka qenë edhe Shqipëria.

Sajti

Sajti zviceran ‘20 Minuten’ ka publikuar sot një artikull me titull “Kjo është arsyeja pse ju duhet të shkoni në Shqipëri!”, ku tregohet mes të tjerash rrugëtimi i çiftit drejt Syrit të Kaltër dhe Butrintit.

Ata shprehen të befasuar nga bukuritë natyrore të këtyre vendeve, duke i bërë reklamë të madhe Shqipërisë. Për më tepër shihni rrugëtimin e tyre përmes kësaj video.

Katie Holmes e lumtur pranë vajzës së saj

$
0
0

Aktorja e njohur, Katie Holmes duket shumë e lumtur pasi bëri publike romancën e saj me Jamie Foxx.

Vetëm disa ditë pasi më në fund shfaqën publikisht me lidhjen e tyre sekrete, mami Katie ende nuk mundi të fshehë buzëqeshjen nga fytyra e saj pasi ndau një fotografi bashkë me  vajzën 11-vjeçare Suri.

“E çobla ime”, ka shkruar aktorja ku shihej teksa drekonte me vajzën e saj.

Image

Hiti i verës? Capital T përjetëson “Hatixhen”, frymë e re nga “True Kapo” (VIDEO)

$
0
0

Vera iku, e ku përveç nxirjes, tërbimit në plazh dhe pas qindra foto-ve të postua kudo, nga vera na mbeti muzika e mirë. E huaj apo shqiptare, padyshim “Hatixhen” e kemi shkundur e tundur. Po thoni se kush është “Hatixhja”?

Me siguri tani jeni duke e dëgjuar në ambientin ku po pini makiaton me qumësht të ftohtë, ose e ka vendosur lokali ngjitur me ju dhe ka një orë që vetëm i bën replay, e në mos asnjëri prej tyre, me siguri makina luksoze që po kalon tek këmbët tuaja, “Hatixhen” e ka me volumin maksimum, aq sa doni ta kërceni aty, në mes të rrugës.

“Moj Hatixhe moj shami kuqe, ti ngjyn nana moj flokt e kuqe. Flokt e kuqe ti shitoft zana, a po të dhimen o baba nana?”. Tani jeni më të qartë dhe nuk ju besohet se vetë e kemi kënduar e kërcyer në dasëm, ose kur keni pirë diçka në plazh, e në mos në këto raste, do e keni dëgjuar në rrjetet sociale, ose tek ajo vajza ngjitur me ju, më saktë në urban, pasi ajo edhe pse me kufje, “Hatixhja” dëgjohet. “Hatixhen” e ka “djegur” i vogël e i madh, kudo, në çdo anë ku ka muzikë, me qindra cover-a në Youtube, në rrjete sociale janë postuar video të ndryshme dhe ende postohen. Nga çdo cep i Europës, jemi befasuar që “Hatixhen” jo vetëm shqipfolësit por edhe të huajt e kanë pëlqyer.

Për të mos e zgjatur, “Capital T”, jo vetëm që na e zbukuroi verën por edhe e përjetësoi “Hatixhen”, e cila tashmë nuk është thjesht një remiks i bukur i verës nga “Mixey”, por mbi të gjitha një pasuri e muzikës moderne shqiptare. Shumë pak artistë kanë pasur guximin, për të përpunuar një këngë tradicionale. Në version original, “Hatixhen” e ka kënduar Hamide Sadiku, e që në pak kohë edhe ky version mori shikueshmëri të lartë në Youtube, edhe kjo falë “Capital T”.

Teksti i “Moj Hatixhe, n’shami t’kuqe” rrëfen trishtimin e një nëne, së cilës po i martohet e bija dhe për dasmën ia “ngjyen flokët e kuqe”. Tani që e bija “shkoj te burri”, nëna mbetet vetëm me babain dhe dy vëllezërit dhe ndjen se e kapi pleqëria. Kurse “Hatixhja” e Mixey-t me Capital T-në flet për një dashuri të pamundur të kohëve moderne, kur Hatixhja ka një të dashur, edhe pse i shkruan në Snapchat djalit që do në të vërtetë.

Janë të pakta remikset e tilla, këngë tradicionale që nuk dinin për ekzistencën e tyre e që papritur kthehen në të më dëgjuar, shikuarat në platformat dixhitale.

“Hatixhe” e krijuar në 1971 nga Hamide Sadiku, ka qenë një perlë e pazbuluar e pa dëgjuar nga rinia jonë, e papritur pas 46 vitesh, ajo pushtoi Europën bashkë me versionin të Hamides me def. “Capital T” jo vetëm që e zgjoi nga gjumi i thellë këtë perlë të muzikës së lehtë shqiptare por vendosi një etapë të re, miksimin e tradicionales me modernen.

Pa shkuar shumë larg, pa bërë filozofi, pa kopjuar vijë melodike për të krjuar hite verore, “Capital T” e gjeti në rrënjët shqiptare, “Hatixhen” e cila po priste të shpërthente.  Si në tematikë, edhe në video-n, “Capital T” ka ruajtur thelbin e krijimit, duke bërë sërisht bashkë traditën dhe modernen. Një pjesë e video-s, është xhiruar në Krujë dhe eri më tani në Youtube, kjo këngë regjistron mbi 20 milion shikime e me siguri në ditët më vijim, miliona shikime do ti shtohen.

E nëse “Hatixhes”, do ti shtojmë kurimin deri në perfeksion të “Capital T” në koncerte, pa frikë mund të themi që “True Kapo”, sezonin veror e vulosi me mjeshtërinë si në skenë dhe në projekte. Kjo verë mban emrin “Capital T” dhe këtu i shtojmë “Andiamo”, ëmbëlsirën që Ardian Bujupi në bashkëpunim me “Capital T”, i dhanë sezonit veror.

Në tetor pritet projekti i ri i “Capital T”, e të shohim deri atëherë nëse sërisht një remiks mes së vjetrës dhe modernes do rrëmbejë zemrat e të gjithëve, siç bëri me “Hatixhen”.

R.Shtylla

 

https://www.instagram.com/truekapo/

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>