Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Shtëpia e Abatit, banesa karakteristike shkodrane ku lindi alfabeti shqip

$
0
0

Brenda mureve të saj mban një peshë të madhe të historisë së Shkodres, mes të cilës edhe atë të një banese karakteristike, që këtij qyteti vitet e errëta ja shuan njera pas tjetrës.

E pozicionuar në krah të katedrales së “Shën Shtjefnit”, godina dykatëshe që vitet dhe koha ja kanë rënduar pozitat, njihet si shtëpia e Abatit ose selia e shoqërisë ‘Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes.

Sot ajo më shumë se kurrë ka nevojë për dorën e shtetit, që të mundësohet rikonstruksioni i saj, me qëllim që të ruhet jo vetëm historia, por edhe vlera shumëdimensionale që ajo ka.

Artur Jaku:  Vërtet ajo është një perlë e jashtëzakonshme. Ka një arkitekturë fantastike që rrallë gjenden nëpër Shkodër, prandaj do kisha vlerësuar që strukturat shtetërore mos ta linin të degradohet.

Dom Artur Jaku, vëren se në 100-vjetorin e vdekjes së Abatit Prenk Doçi duhet sjellë në vëmendje shoqëria ‘Bashkimi’, e themeluar në Shkodër vetëm disa metra larg Katedrales.

Artur Jaku: Në fakt te kjo shtëpi kanë ndodhur dy ngjarje të rëndësishme. Ajo shtëpi ka shërbyer si seli për lëvizjen Bashkimi. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është sepse nga ajo shtëpi ka lindur dhe alfabeti shqiptar.

Famullitari në intervistën e tij të fundit në këtë detyrë bën thirrje që pse jo, kjo shtëpi të kthehet në një Muze, për të pasuruar kolanën që rrethon Shkodrën e trashëgimisë e kulturës.

Artur Jaku: Risistemimi dhe rikthimi i këtij objekti në muze mes dokumenteve fotove dhe objekteve që ka përdorur Fishta etj mund të jetë një mundësi për vizitorët që të kuptojnë ngjarjet e rëndësishme që janë bërë në këtë shtëpi.

Si shtëpi e Abatit, ajo u bë edhe selia e shoqërisë së themeluar prej tij në janar 1899, në Shkodër, e pastaj veç emrit të tij te “Bashkimi”, dhanë ndihmesën e vet të çmuar edhe emra si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Atë Ambroz Marlaskaj, Nikollë Sheldija.

Studimet kanë dëshmuar se për t’u bërë pjesë e Shoqërisë, veç klerit qenë ftuar edhe laikë, të cilët nuk u aktivizuan për të mos krijuar dyshime në autoritetet e vendit.

Sot 100 vite nga vdekja e Abatit e 109 vite nga Kongresi i Manastirit, selia e ‘Bashkimit’ dergjet, strukur në qendër të Shkodrës, pa rënë në sy, e të gjithë duke heshtur si bashkëfajtorë!


Në Devoll me Dritëro Agollin

$
0
0

Nga Zenepe Luka

Në një sallë komode, me emrin e veçantë “Panorama”, në qytetin e bukur të Bilishtit, startoi aktiviteti në nderim të shkrimtarit Dritëro Agolli. Në sallën e tejmbushur ishin shkrimtarë, artistë, anëtare të shoqatës “Devolli”, por edhe admirues të krijimtarisë së tij. Përfaqësuese të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” ishin Margarita Xhepa, Makbule Çeço,Vllasova Musta, përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën Vitore Stefa Leka, Vitore Sallaku etj.

Të pranishëm deputetët e zonës së Devollit, Hekuran Hoxhalli, që përfaqëson të djathtën, zonja Edlira Bode e Partisë Socialiste. Pjesë e aktivitetit ishte dhe Prefekti i Qarkut Korçë, Pandi Papando dhe nënkryetari i bashkisë së Devollit, Ylli Taho etj. Nga Vlora kishte ardhur edhe kryetare e këshillit bashkiak znj. Vojsava Shkurtaj. Moderatorja Vllasova Musta, poete, kineaste, pasi tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, që ka në brendësi mallin për Dritëro, ia dha fjalën kryetarit të shoqatës “Devolli”, Guri Seferi. Seferi i emocionuar, u shpreh, se: “Janë bërë dhjetëra e dhjetëra aktivitete, për Dritëroin, por k y i sotmi është tepër i veçantë”. Kryetare e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, e mbytur nga emocionet, në ligjëratën e saj, vuri theksin tek marrëdhëniet e afërta me Dritëro, qëkur ishte studente në fakultetin e gazetarisë, më pas si koleg, redaktor të disa librave të saj, mik të gjithë jetës.

Lotët e Margarita Xhepës

Poezia “Poçari” shkruar me mjeshtëri të rrallë nga Dritëro Agolli, është interpretimi më i preferuar për aktoren, Margarita Xhepa, që e ka recituara në skenat e disa shteteve. Po këtu në Devoll, pse shpërtheu në lotë? Përmes emocionesh ajo rrëfeu për të pranishmit dhe tregoi me fakte, shpirtin e madh të Dritëroit, gjatë kohës, që ishte Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve. Atij i shkojnë përshtat vargjet, që i burojnë nga shpirti dhe që më shumë se kujtdo, i përkasin vetë Atij- tha aktorja dhe nisi recitimin e vargjeve.

Mbjellja

Është shumë vështirë, të mbjellësh arën,

Por më vështirë, shpirtin të mbjellësh,

Të hapësh arën dhe të hedhësh farën,

Të hapësh shpirtin dhe shpirtin të mbjellësh…

Më pas, vijoi me poezi të tjera të Dritëroit si “Shpërblimi i tokës etj, që ngritën në këmbë të pranishmit, duke shpërthyer në duartrokitje. Aktori dhe regjisori e Dhimitër Orgcka, me një barrë emocione për mikun e tij shkrimtar, recitoi vargje nga poema “Devoll, Devoll”, duke krijuar emocione dhe ovacione tek pjesëmarrësit. Me mall dhe emocion folën edhe deputetet e pranishëm, ndërsa zëvendëskryetari bashkisë Ylli Taho, përgëzoi organizatorët dhe theksoi se bashkia e Devollit, e ka për nder të ketë birin e tij, një Xhevar si Dritëro, që do t’i japë dritë përjetësisht kësaj toke.

Shoqata “Devolli”, krijoi atmosferë festive me grupin artistik të saj, me interpretimin e këngëve dhe valleve të grupit të fëmijëve, që befasuan me interpretimin virtuoz të valles “Devolliçe”. Këngëtari Endri Fifo, e përcolli me emocion të veçantë këngën kushtuar Dritëroit, që Dritëro e ka pasur shumë për zemër. Pikërisht, në këtë hapësirë, u alternuan 5 recitimet e interpretuara nga vetë Dritëro si dhe disa këngët, që Ai ka kënduar me grupin e Menkulasit. Ishte një përzgjedhje, me krijimet më të spikatura, që kish përzgjedhur vajza e Dritëroit, Elona, vendosur në një CD, që në fund ia dhuruam bashkisë së qytetit. Kështu, Dritëroi ishte aty, në ekranin e madh, këndonte, recitonte, buzëqeshte dhe së fundmi u mbyll me këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Në Menkulas, ku ka lindur Dritëro.

Nënkryetari i bashkisë ,Ylli Taho, jo vetëm na krijoi mundësinë për të shkuar në vendlindjen e Dritëroit, por Ai erdhi bashkë me ne, madje nuk na u nda për asnjë çast. Duke iu ngjitur të përpjetës, më ranë ndërmend vargjet, që Dritëro ia ka kushtuar nënës e tij, që na i recitonte në orën e leksionit, vargje që i përsëris shpesh…

“Nëna ime, e mira Hatixhe,/ Më e bukura nga të gjitha fshataret,/ Më polli mua nën penxhere,/ Një ditë, kur kthehej nga arat”. Rruga e shtruar me asfalt bëri që për 20 minuta të gjendemi në zemër të fshatit. Duke pirë kafen e mirëseardhjes me intelektuali Sami Begolli, që është marrë për dekada me historikun e fshatit, të familjes dhe fisit të Dritëroit. “Kemi grumbulluar materialet e domosdoshme dhe shpresojmë se do të përfundojë Muzeu “Dritëro”, që deri më tani ka përfunduar vetëm si godinë”,- thotë Begolli.

Shoku i klasës me Dritëro

Avni Hoxha, është i vetmi moshatar me shkrimtarin në Menkulas, që kanë qenë bashkë që nga bankat e shkollës fillore, që tashmë ka emrin “Dritëro Agolli”. Sapo kish dëgjuar për ardhjen tonë, kish mbërritur aty. Na befasoi shkathtësia e tij për të ngjitur shkallët, por mbi të gjitha memoria e tij e pazakontë, sikur të ishte gjysma e viteve, që mbante mbi supe. Por e pazakonta tek ai është edhe interpretimi i fjalës. Realisht, Avniu, më i moshuar në Menkulas, është një ciceroni i muzeut “Dritëro”, i denjë për t’iu përgjigjur kujtdo.

“Jam ndeshur dhe do të përballem mecilindo, që heq edhe presjen nga historia e shkruar e Dritëro Agollit”, – na drejtohet ai. “Jemi shokë, qëkur ishim 5 vjeç, pavarësisht se rrugët e jetës u ndanë, por ne mbetëm përjetësisht miq të shtrenjtë. Nuk vdes, pa u prerë shiri i Muzeut, që të ketë emrin Dritëro dhe bisedën e parë, dua ta bëj vetë”,- thotë ai.

Por emri i shkrimtarit përmendet nga cilido që takojmë e shtërngojmë duart, që me krahë hapur, na ftojnë për të pirë kafe. Hedh vështrimin në malet, që rrethojnë fshatin e vogël, që shkrimtari, e bëri të famshëm, në tokën që jeshilon deri në pragun e shtëpive, dhe e ndjen se Dritëro frymon edhe aty, në tokën, ku i ka rënë koka. S’ka se si të mos kujtosh vargjet e famshme shkruar nga ai.

“Po Devoll, i tillë qënkërkam unë,/Paskam marrë baltën tënde arave./Nën një trajsë leshi nën gunë,/Për t’ia sjellë Lidhjes së Shkrimtarëve…”.

Në shëtitoren e qytetit, një shtatore e Dritëro Agolli

 Zv. kryetari i bashkisë, që na la mbresa të gjithave, Ylli Taho, pasi tek ai gjen vetëm mirësi, ftoi zonjat e Fondacionit për t’i njohur me qytetin e Bilishtit, planimetrinë dhe pjesën e pedonales, që ka përfunduar. Ai vlerëson faktin, që me fondet e Qeverisë së majtë, po ndryshon qendra e qytetit të Bilishtit. Është në projekt, që në pjesën e rëndësishme, më të populluar të qytetit, të vendoset Shtatorja e Dritëro Agollit, derdhur në bronx, në përmasat që i takojnë madhështisë së tij. Përurimi i do të shëndrohet në festë, jo vetëm për Devollin, pasi shkrimtari i madh, mbetet një figurë kombëtare me përmasa të mëdha gjatë gjithë kohrave-nënvizon nënkryetari i bashkisë.

Kthimi

Pas 24 orë qëndrimi në Devoll, morëm rrugën e kthimit. Organizatorët dhe kushdo tjetër, që u bë pjesë e kësaj veprimtarie, u mbushën me emocione, që nuk do të harrohen. Ishte një rast i veçantë, që provoi, se njerëzit e mëdhenj, sikurse është edhe Dritëroi ynë, jetojnë në përjetësi. Kjo, falë edhe mbështetjes dhe vlerësimit, që i bënë organet e pushtetit vendor, të zgjedhurit në organet vendore dhe qëndrore.

 Prof. As. Dr. Makbule Çeço, e pranishme në këtë aktivitet vlerësoi qëndrimin e institucioneve shtetëror për respektimin e figurës së Dritëro Agollit. “Me gjithçka, që pamë e përjetuam në këtë event, ku protagonist ishte Fondacioni “Nermin Vlora Falachi”, kuptuam dhe vlerësuam rolin e institucioneve të shtetit. Ky është modeli, që i duhet një shoqërie demokratike, të “harrojë” përkatësinë partiake, kur është fjala për të nderuar vlerat kombëtare, sikurse është edhe i madhi Dritëro Agolli. Faleminderit!”,- tha Makbule Çeço.

Gjatë gjithë rrugës na shoqëroi kënga “Kur të jesh mërzitur ashumë” e kanautorit Ardit Gjebrea me tekstin prekës të shkrimtarit. Ndërsa Margarita Xhepa, nuk reshti së recituari vjersha nga libri i fundit i Dritëroit “Prit edhe pak”, dhuruar me autograf nga Sadia. Edhe këtu, Dritëro, ishte mes nesh. I tillë do të jetë në përjetësi.

Përshëndetja e Sadie Agollit, që përloti të pranishmi

 

Në pamundësi për të qenë e pranishme, për shkak të gjendjes shëndetësore, Sadie Agolli, përcolli me zërin, që i dridhej mesazhin e mirënjohjes për organizatorët, eventin, që organizohet, për të nderuar Dritëro. Ja teksti i plotë.

 “Falenderoj organizatorët e këtij eventi, që e kanë etiketuar bukur “Në Devoll, vjen Dritëro”. Falënderoj Presidenten e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, gazetaren, miken e Dritëroit Zenepe Luka dhe shoqatën Kulturore “Devolli” me kryetar mikun e familjes, z. Guri Seferi. Falenderoj personalitetet e pranishëm, deputetë, drejtues të pushtetit vendor dhe të gjithë ju të pranishëm. Unë, fëmijët e mi, nipër e mbesa, familjarët e Dritëroit, ju shprehim mirënjhohjen, për nderimin, që i bëni Dritëroit. Unë e di, se po të ishte Dritëroi, do të emocionoheshe shumë, do të vuante shpirtërisht, do të lëshonte lotë, megjithëse i kishte shumë të kursyera. Ju falenderoj shumë e shumë herë për gjithë çfarë po bëni për Dritëroin. “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, më përfaqëson me nder tek ju dhe i jam borxhlie unë dhe fëmijët e mi, që ka ardhur në këtë aktivitet në nderim të Dritëroit. Ajo ma kalon mua, se do t’u sjellë poezitë e tij, ndërsa unë vetëm lotët, pasi jam shumë e dobët fizikisht. Sa të kem frymë do të kujtoj me respekt të veçantë, unë, gjithë të afërmit e mijë, Margarita!

Unë ende jam me të, eci nëpër shtëpi me të, ulem në kolltuk me të, flas me të. Nuk jam shkëputur asnjë çast deri tashti dhe nga kjo vuaj, por edhe jetoj e marr frymë, pasi më jep kurajë dhe guxim, për të mbaruar detyrat, që ka lënë pa kryer vetë. Nga kjo vuaj fizikisht, por edhe mendërisht.

 Ai nuk e pranonte vdekjen, e donte shumë jetën dhe e jetoi me mendje të qartë deri në ditët e fundit në spital. Pleqërinë nuk e pranonte, por i kishte vënë epitetin shtriga plakë do të na vërë përfund, por duhet të kuptojmë me të dhe të fitojmë duke punuar, duke përfunduar ato punë, që i kemi në gjysmë të rrugës.

Të më falni që nuk erdha, të më falni edhe njëherë, se ndryshe do të ndodhte po të isha mes jush unë dhe fëmijët , nipërit dhe mbesat. Të tjera emocione, të tjera kujtime do të mbanit mend nga ky aktivitet. Ju falënderoj shumë e shumë herë për gjithë çfarë po bëni për Dritëroin”.

Emërtimi i shqipes është historikisht përpara emërtimit të banorëve e të vendit

$
0
0

Nga Luljeta Dushi

Lik Uiljam Martin

(William Martin Leake, 1777-1860)

            “… Liku e pranon se shqipja e sotme e ka një bazë të veçantë, kurse ndryshimet, shtresimet e tjera kanë ardhur si pasojë e pushtimeve të huaja, për shkaqe historike dhe, pikërisht nga ky aspekt, gjuha bëhet dëshmi e historisë së popullit përkatës… Ai përvijoi një mënyrë studimi për shqipen, e cila mbetet e vlefshme edhe sot: huazimet nuk janë ‘prishje e gjuhës’, por në rastin e e shqipes madje dëshmojnë për fqinjësinë e paraardhësve të lashtë me popuj të tjerë, duke dhënë një mbështetje të sigurtë kundër tezave për ardhjen e vonë të shqiptarëve në këto zona…” (Xhevat Lloshi).

Lik Uiljam Martin ka qenë një ushtarak anglez dhe përfaqësues politik i qeverisë angleze pranë oborrit të Ali pashë Tepelenës në fillim te shek. XIX. Ka lindur në Londër. Ishte topograf, gjeograf, arkeolog, numismat dhe antikuar. Me detyra shtetërore udhëtoi shumë, por edhe për pasionet e tij njohëse që në moshë të re. Studiuesi dhe bibliografi i njohur J. Kastrati njofton se për Ë. Likun kanë shkruar albanologë, dijetarë dhe disa enciklopedi të vendeve të ndryshme, si: Xylander-i, Fallmerayer, Curtius, Jokli, Fishta, Çabej, Desnickaja. S. Riza, Dh. Shuteriqi, Xhevat Lloshi, i cili ka përkthyer në shqip veprën “Kërkime për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe”. Ky botim hedh dritë edhe mbi disa studime pararendëse të studiuesve shqiptarë për përmbledhjen e hulumtimeve të Martin Likut.

Liku është autor i dy veprave në anglisht:

  • “Researches in Greece” (Kërkime në Greqi), 1854 dhe
  • “Travels in Northen Greece” (Udhëtime në Greqinë e Veriut) në 4 vëllime, 1835.

Përveç studimeve të thelluara albanologjike, Liku është autor dhe bashkautor i disa veprave të tjera leksikologjike, si:

  • Skicë gramatikore e gjuhës shqipe (b/autor me Vithkuqarin);
  • Fjalor greqisht-shqip-anglisht (b/autor me Vithkuqarin);
  • Fjalor greqisht-arumanisht-bullgarisht-shqip (duke i shtuar edhe pjesën anglisht të veprës së Dhanil Haxhiut- pa ia përmendur emrin).

Në veprën e parë, përveç materialeve të ndryshme me karakter ekonomiko-shoqëror dhe politik me interes për Shqipërinë, jep edhe shënime mbi gramatikën shqipe në bazë të një punimi të hartuar nga mësuesi Evstrat Vithkuqari dhe mbi një fjalor të gjuhës shqipe. Në veprën e dytë, ai sjell materiale përshkrimore më të pasura, sidomos për ekonominë, shoqërinë dhe gjendjen politike të Shqipërisë Jugore nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, si dhe për vendgjetjet arkeologjike.

Duhet theksuar se përveç paraqitjes emblematike të jetës e veprës albanologjike të Likut nga FESH, lexuesi mund të gjejë një shtjellim më të gjerë nga prof. Xh. Lloshi, në hyrjen e përkthimit prej tij të veprës “Kërkime për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe”, e cila ka të dhëna të plota për jetën e albanologut, marrëdhëniet me Ali Pashën, Arkivat angleze, veprat e botuara, Analizë e librit të parë, Gjuha shqipe dhe shqiptarët, Alfabeti, Gramatika e shqipes, Fjalori trigjuhësh, Ushtrime në pesë gjuhë, Vështrimet rreth tij (Likut) dhe Leximi shqiptar.

            Ndër të tjera, Liku shkruan: Gjatë gjithë rrjedhës së historisë së Greqisë, që nga dokumentimi  më i hershëm e deri në rënien e Perandorisë së Kostandinopojës, ndeshemi me një popull të dalluar prej grekëve si racë e si gjuhë, i cili banonte në anën veriperëndimore të vendit dhe shtrihej përgjatë vargmaleve të kufizuara me bregdetin ose që ecin paralelisht me të. Me sa duket ai popull arrinte drejt jugut deri në gjirin e Ambrakisë, sepse Skylaksi e gjykon këtë gji, si kufirin verior të Greqisë nga ana perëndimore, ndërsa Tukiditi, Amfilokët, të cilët banonin në malësitë mbi gjirin, i quan barbarë; me këtë fjalë, ai nënkuptonte se ata flisnin një gjuhë të ndryshme prej greqishtes. Po si historian e përdor fjalën ‘barbar’ edhe për banorët në bregdetin e Epirit, përballë ishullit Sybota; kurse Straboni na njofton se fiset epirote ishin të përziera me ilirët dhe flisnin dy gjuhë, e me këtë kuptonte ose se, njësoj si pjesa më e madhe e shqiptarëve të sotëm, ata përdornin si greqishten, ashtu edhe gjuhën e tyre amtare, ose se epirotishtja ishte e dallueshme prej gjuhës ilire, e ndoshta ishte një dialekt tjetër i gjuhës, e cila flitej nëpër gjithë Maqedoninë e në vendet fqinje, përpara se shkrimi dhe qytetërimi i Greqisë të shtrihej mbi këto provinca.

            Mund të dalë se në Greqi dhe në atë pjesë të Ilirikut, që më pas u quajt Epiri i Ri, ky ndryshim asnjëherë nuk arriti në atë shkallë aq të madhe, sa ndodhi në Thesali e në Maqedoni, kurse malësitë e larta dhe ashpërsia e skajshme e kësaj pjese të vendit në të gjitha epokat, u kanë dhënë vendësve rrënjës një strehë të sigurtë kundrejt pushtuesve. Kjo hamendje mbështetet në një masë të madhe nga mbetjet e një gjuhe të veçantë, e cila përbën bazën e shqipes së sotme. Është diçka që vihet re, se të gjitha fjalët, të cilat u ngjajnë atyre të huazuara prej gjuhëve të sotme të tjera, mund të quhet se vijnë për shkak të ngjarjeve, të cilat sollën aq shumë kombe të huaja në Shqipëri ose në afërsi të saj, ndërsa vetë këto fjalë të huaja do të shihet se gjenden në përpjesëtim të njëjtë me pasojat që kanë sjellë mbi këtë vend racat e ndryshme të të huajve.

            Nga fjalët greke që ndeshen në shqipen, një numër i vogël kanë gjurmë të brendshme se janë përshtatur përpara se gjuha të pësonte ndryshime; një pjesë më e madhe ruan dëshmi të njëjta se janë marrë prej greqishtes romake, si dhe ka mjaft të tilla, forma e të cilave meqë është e njëjtë si në greqishten e vjetër, ashtu edhe në të renë, nuk na lejon të japim një kohë të sigurtë të hyrjes.

            Fjalët me prejardhje latine janë dy ose tri herë më shumë sesa të prejardhurat prej greqishtes, e megjithatë janë shumë më poshtë sesa përpjesëtimi në të cilin ndeshen në gjuhët e tjera të sotme të Europës. Pjesërisht kjo mund të shpjegohet me pozitën e veçuar dhe me zakonet luftarake të malësorëve shqiptarë, të cilët duke u mbrojtur që të mos nënshtroheshin, e kanë ruajtur gjuhën e tyre, po ashtu si ato të maleve të Pirenejve e Kantabre, që të mos merrnin një përzierje aq të gjerë të latinishtes, si dhe pjesërisht nga mësimi i latinishtes, e cila ka mbizotëruar me një shtrirje aq të madhe në Europën e qytetëruar që nga ringjallja e shkrimit.

            Ato pak fjalë me prejardhje gotike, që hasen në shqipen, do të kenë hyrë në përdorim në shekullin  e pestë, kur gotët e Alarikut u bënë zotërues të plotfuqishëm të pjesës më të madhe të dy Epireve, e sidomos në veri, ku më pas i gjejmë disa nga pasardhësit e tyre se janë ngulur si zotërues të qetë të një pjese të vendit dhe një prej tyre quhej Sidismundi, ai që kishte bërë aleancë me Teodorikun e Madh, kur në fushatën e tij kundër romakëve të Perandorisë së Lindjes hyri në Maqedoni dhe ata nëpërmjet një stratagjeme, ia dolën që ta kapnin qytetin e Dyrrahiumit për t’ja dorëzuar atij. Gjithashtu duket se gotët kanë pasur forca të mëdha në Dalmaci në atë kohë, aq sa perandori, Justiniani i Parë bëri luftë kundër tyre dhe e ribashkoi atë provincë të Perandorisë.

            Sipas Xhevat Lloshit, Martin Liku, gjuhën shqipe e jep zakonisht me fjalën përkatëse angleze: Albanian. Me mjaft mprehtësi ai e sheh prejardhejn e kësaj fjale në gjuhët evropiane, të lidhur me emrin e vendbanimit të shekullit të dytë: Albanoit, të përmendur nga Ptolemeu në shek. II, një e dhënë e cila sot është e pranishme në çdo shkrim tonin. Prej këtej në gjuhët evropiane vjen edhe emërtimi i banorëve, të cilin në mesjetë e sheh se nga një trevë e ngushtë është shtrirë për gjithë malësitë e Epirit e të Ilirosë. Nga një ngjashmëri e rastit, e quan Albanonin edhe Albanon, rrjedhimisht e gjen gabimisht vendndodhjen e tij në Elbasan. E vlen të nënvizohet veçan, se Liku ka meritën që ka dhënë në librin e tij emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Kavalioti dhe Dhanili para tij nuk e kanë emrin e gjuhës në çfarëdo trajte shqipe, por e kanë vetëm greqisht. Kurse Liku e ka përfshirë emrin e vendit edhe në Fjalor, ku nuk ka emra të tjerë të përveçëm. Megjithatë kur vjen puna për gjuhën, diçka ka ngecur në mënyrë kureshtare: Emërtimi i shqipes është historikisht përpara emërtimit të banorëve e të vendit, ndryshe nga emërtimet e gjuhëve të tjera, të cilat përkundrazi, ne i ndërtojmë si të prejardhura nga emri i vendit, ose i banorit. Deri në fund të shek. XIX ka mbizotëruar ndajfolja “shqip”, kurse ‘gjuha shqipe’ ose ‘shqipja’ janë bërë të zakonshme në shekullin XX. Deri edhe në Abetaren e Shoqërisë së Stambollit del ndajfolja: gjuhës shqip (jo: gjuhë shqipe). Në këto rrethana nuk është krijuar “shqipërishtja” nga emri i vendit, as “shqiptarishtja” nga emri i banorit siç janë të zakonshme anglishtja (nga Anglia), ose baskishtja (nga baskët). Ndërtimi i fjalës ‘shqiptarike’ (Shkipetaric or Albanian) paraqet disa veçanti. Para së gjithash është shkruar me “sh”, ndryshe nga alfabeti i pranuar prej tij. Së dyti është nën ndikimin e prapashtesës së greqishtes, si te fjalët “romanik, arvanetik”. Së treti është nisur nga tema e emrit të banorit ‘shqipetar’, ndryshe nga emërtimi ynë, i cili prandaj dallohet nga emërtimet shqipe të gjithë gjuhëve të tjera. A është përdorur nga shqiptarët rreth e rrotull Likut, apo është një noelogjizëm i tij për analogji, duke u nisur nga emri i banorëve?

Arsyeja fshihet te fakti se Liku është nisur nga greqishtja dhe nga mbizotërimi i emërtimit greqisht në rrethanat e shpeshta të komunikimit të tij me shqiptarët e Greqisë dhe me grekët.

Prejardhjen e shqiptarëve, Liku e ka vështruar në planin historik dhe gjuhësor. Që nga burimet më të hershme të historisë greke, ai e thekson se gjejmë një popull të dallueshëm prej grekëve nga raca e nga gjuha dhe e mbështet këtë me referime nga autorët antikë grekë.

 

Ikja e një aktoreje të madhe

$
0
0

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë para pak minutash në moshën 66 vjeçare në Himarë.

Lajmi konfirmohet nga newsbomb.al. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit.

Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.

“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.

“Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve.

Mesazhi i aktores dhënë në ceremoninë e marrjes së “Simbolit të Qytetit”:

“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj.

Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them… def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola.

Me këtë rol le të kontribuoj pak, meqë është edhe muaji kundër kancerit të gjirit për t’iu thënë grave shqiptare të bëhen të forta. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, thotë aktorja e madhe ndërsa ka recituar edhe disa vargje të mrekullueshme si një mesazh për jetën.

Pavarësisht viteve dhe sëmundjes së rëndë arrin të emetojë gjithë fisnikërinë e hijeshinë që e karakterizon. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Artikulli i newsbomb.al publikuar më 26. 10. 2016

Pas betejës me sëmundjen e rëndë, Hajrie Rondo u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”. Ajo tha se edhe gjatë premierës së shfaqjes “Tre Dhëndurët” ishte me kimioterapi.

“Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale të zorrës së stomakut. Kjo më dobësoi dhe nuk e mora dot veten, por luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëj. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: shikoje jetën me ngjyra të bukura”.

Aktorja dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare: “Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej. Në këtë sëmundje me mijëra njerëz me kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”.

Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: “Çdo të mbjellësh do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk di gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: mami nesër ke sebep. Dua t’i jap uratat sa një pash vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do t’ju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë.” Edhe pas vështirësive aktorja është e lumtur dhe u ka thënë të gjithëve që ta shohin jetën me ngjyra.

Shuhet Hajrie Rondo, fjalët prekëse të “Marigosë”

$
0
0

Ndarja nga jeta e aktores Hajrie Rondo është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare. Keqardhje për këtë humbje ka shprehur edhe aktorja Elvira Diamanti. Aktori e cila ka luajtur edhe rolin e “Marigos” në komedinë “Përrallë nga e kaluara”, shprehet e tronditur për ngjarjen.

“Kisha dalë për të blerë diçka dhe te TV e pashë, u trondita shumë, Hajria e donte shumë jetën. Ajo ka luftuar fort, që arriti të jetonte edhe kaq gjatë, pasi sëmundja ishte e rëndë. Janë disa gjëra që nuk i kemi në dorë. Më vjen keq për Hajrien, si grua, si njeri, për familjen e saj, por edhe artin”, u shpreh aktorja.

Ajo shtoi më tej se Rondo ka lënën si trashëgimi një krijimtari të pasur me role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. “La një krijimtari të pasur, role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. Një karrierë edhe si drejtuese në teatrin e Fierit, la shumë miq dhe kolegë, pasi ishte një kolege shumë e mirë”, tha Diamanti.

T’u rrojnë Kallakët se Hajria iku!

$
0
0

 Nga Ilir Levonja

Nuk e di pse shqiptarëve u dhimbset kaq shumë ikja e Hajrie Rondos? Kemi kaq kollozër tani, sa, mjafton një Kallak a një Fevzi, a Mamaq…, ku di unë tjetër. Ia kemi kaluar edhe Hollivudit. Koha e kinemasë së Hajries ishte një kovaçanë.
Shkollë e këmbëzbathurve. E atyre që nuk dinin se si të lidhnin një papion. Hajria vetë, një e dënuar nga ai soj me një apartament një dhomë e kuzhinë. E dënuar t’i rishikohen rolet, përmbajtja. Të transmetohen apo jo, filmat ku ka luajtuar? Ne kemi plot tashmë. Plot që shtrëmbërojnë surratin. Si e si të marrin me zor një të qeshur. Ku dinte Hajria ta bënte këtë. Këta po, e kanë gojën plot me batuta bythësh, gjoksi, leshrash. Tu rrojnë fushatat, dhe ca kaseta të shtrydhura. Nuk kanë ngelur hapësirë të lirisë sonë pa e pushtuar. Hajria se kishte haberin e kasetave. Dilte në skenë ashtu zë jete. Fshatarkë origjinale. Kuadër origjinalë. Zyshë origjinale. Sekretare partie, origjinale. Harixhofkë origjinale.
Vjerrë e ligësht a nëpërkë, ashtu si ua ka qejfi të rejave moderne sot të quajnë mamatë e burrave, origjinale.
Ku e kishte Hajria haberin e veshjeve në mode. E koktejleve publike. A dasmave me porosi, të premten tek xhamllëku me farefisin. Të shtunën me shoqërinë tek Rogneri.
Hë e dini dasmën e Hajries? As mos e çoni nëpër mend. Kush është ajo, Bes Kallaku.? Hajria ishte aq, rrogën e pesëmbëdhjetëditshit. Pensionin sa për hape. Nuk e dini se çfarë janë hapet. Aspirina, paracetamol. Kurse ju filluat nga çjerrjet në fejsbuk. Humbën këtë e humbëm atë. Humbje e madhe e artit. Filluat nga pëllitjet kolektive. Në një garë kolektive. E kthyet me qejf Teatrin Kombëtar në teatër të shoqërisë, të pika eksperimenteve tuaja, tani e qani Hajrien. Lëreni Hajrien në prehjen e saj, se, ia shpifët së shkretës. Nuk mbeti këmbë ministri, qeveritari, partiaku pa postuar këtë e atë. Këtë e atë gjoja dhimbje…, megjithëse nga ata tjetër nuk kanë asnjë politikë referuese a vepruese për kurimin a kujdesin e rasteve të tilla. Se shkollës së artit të Hajries ia bënë në kokë me karkalecat e skenës eksperimentale. Dhe ato pak thërrime që hedhin gjoja për investim, ua japin shokëve, dhëndurrëve, kunetërve. Ose i tregtojnë me përqindje interesi etj. Hajria një cope provinciale. ishte.

(Shkruar në trysninë e Hurrican-it Irma)

Realizim i dobët, busti i Adem Jasharit në Prekaz dhe shtatorja në Malishevë

$
0
0

Nga Ilir Muharremi

Përveç shtatorëve të shëmtuara kemi edhe një bust sërish bastardues me defekte estetike kushtuar heroit tonë të madh Adem Jashari i cili ndodhet para kullës së Jasharajve. Emri i skulptorit nuk ndodhet askund në Bust. Busti u punua si tendencë e ringjalljes së imazhit të heroit të madh, e në esencë zbehë komplet dhe fyen heroin tonë me defekte amatoreske, pothuajse një autodidakt do ta kishte punuar më mirë ose do ta stilizonte.

Skulptori para se të filloj të krijoj figurën e njeriut është mirë të skicoj në letër portretin e tij nga një fotografi sa më origjinale nëse bëhet fjalë për personazh të njohur historikisht. Në rastin e Bustit, madhësia është me proporcione natyrale, kurse Busti në fjalë është tejet i madh. Duhet ta dinë skulptorët zse koka shërben si bazë e modelit konkretisht nga mjekra e deri te maja e kafkës andaj, duhet ta respektojnë origjinalitetin e kokës sepse gjatë gjithë procesit të krijimit anatomik shërben si bazë siç u cek në hyrje të tekstit.

Shpesh artistët amatorë i kapin gabimisht proporcionet mes kokës dhe trupit nuk i respektojnë vijat rregulluese p.sh. vertikale dhe horizontale si ndarje  simetrike dhe matje të saktë anatomike proporcionale në harmoni me të gjitha pjesët e trupit. Në fillim duhet t’i shtrijmë vijat e diagramit, kuptohet me dorë të lirë duke krijuar vijën e gjatë vertikale të tërhequr e cila pastaj i lidh dhe bashkon me vijën e shkurtër në maje dhe fund ose te busti kjo është më e shkurtër poshtë kraharorit. Kuptohet  rritet figura sepse është fjala për skulpturën.  Skulptorët duhet ta respektojnë këtë, se vija duhet të jetë më e gjatë se modeli sikurse te vizatimi dhe kjo matje le të minimizohet njëherë në letër sepse ajo shumë më lehtë rritet, pastaj  direkt ta punojmë në material të butë.

Figura ndahet përgjysmë, pastaj vazhdon në dy nga dy pjesë. Nëse fillohet të punohet koka, duhet krijuar një  lartësi në boshtin vertikal, pastaj shënohet syri në maje të ballit që lidhet me rrënjët e flokëve dhe  ndahet në treshë: distancën, largësinë në mes kësaj pike dhe asaj fillestare e cila lidhet me mjekrën. Kështu fitohet pozicioni i mjekrës nga maja, lart e deri në fund , poshtë, baza e hundës, pastaj vijojnë themelet e vetullave dhe balli i limituar. Nëse krijohet goja atëherë limiti i buzës së epërme dhe të poshtme i bie ndërmjet hundës dhe vetullave që fiksojnë gjerësinë e veshëve. Goja te Busti është e qitur jashtë fare, skulptori nuk e përfillë këtë matje.  Duhet të kihet kujdes se koka nga përpara dhe pjesa saj e pasme, gjithmonë kur vështrohet nga shikuesi varet nga cili kënd e shikon skulpturën, është e prirur në lëvizje mbrapa dhe pas apo ngritja e mjekrës, Andaj, kur krijohet veshi duhet ulur paksa.

Busti i Adem Jasharit në këtë rast është në profil tej mase i ekzagjeruar, detajet e fryra pa matje të sakta nga flokët e deri te mjekra, veçanërisht pjesa e mjekrës është e qitur jashtë siç u cek merr pamje deformimi, defekt fizik dhe dihet që në realitet heroi nuk e kishte këtë defekt. Imazhi i heroit na del si një person me të meta fizike.

E sakta është që skulptori ta krijoj rrethin i cili e zgjeron kafkën duke marrë formën e elipsës. Veshi vendoset prapa vijës që e ndan kokën në dysh: në pjesën e përparme dhe atë pas kokës. Kurse figura e Jasharit ka veshët e ngjitura mezi i vërehen, duket si portret i shurdhër. Pjesa e ballit te busti është shumë e ngushtë, kjo si arsye e kapelës, por jo nëse e punojmë me pamje frontale (të ballit), gjerësia e hundës fitohet me dy vija të lëshuara poshtë nga këndet e brendshme të syve, por jo të jetë teje e shkurtër siç e kemi në bust, por zgjatet më poshtë, dhe nga kjo përfitohet edhe gjerësia e gojës e cila fitohet me dy vija të tërhequra poshtë nga kufiri syrit. Kjo krijon simetrinë e saktë të figurës. Kokërdhokët e syve në bust as që vërehen dhe vështirë t’i shtrijmë dy vija vertikale. Nëse analizojmë supet e bustit janë më të gjëra në raport me qafen e kokën, kurse te poshtë vjen e ngushtohet.

 Dritë-hija në skulpturë

Kjo është shumë e rëndësishme ngaqë e pasuron këtë art tredimensional. Në momentin e dritës portreti i heroit krijon hije të cilat e plakin më shumë dhe e deformojnë, si duket këtë nuk e kishte parasysh skulptori. Para se ta ekspozonte veprën është dashur ta sprovonte nën dritën e fortë me qëllim të rishfaqjeve të hijeve mbi fytyrë. Tendenca për krijim të imazhit dramatik dështon, sepse pozicioni duket sikur rri te berberi me kokë pak të ngritur me qëllim t’ja ruaj mjekrën ose prerë flokët. Asnjë pjesë e linjave nuk është estetike, vetëm përshkulim dhe rrëmujë vijash të pakontrolluara. P.sh nofulla është jashtë përmasave të fytyrës, relief ekzagjerues a në realitet nofulla dhe mjekra harmonizohen me mollëzat, hundën dhe buzët.

Nofulla e gabuar dhe mjekra krijojnë disharmoni dhe disproporcion. Andaj, skulptori duhet të ketë kujdes sepse busti ka arrit një efekt të kundërt si rezultat i defekteve anatomike. Fytyra duhet ta ketë një simetri të pastër dhe duhet veçuar mirë detajet, muskujt të cilat fare nuk i  vërejmë në bust. E tëra devijon  për shkak rritjeve të elementeve të figurës, por edhe rritja shkon me harmoni me pjesë siç u përshkrua më lartë, vetëm se dallon vështrimi optik nga toka nëse kemi në një distancë tejet të lartë me bustin, p.sh kapela ose koka, por kjo krahas me krahët është shumë e madhe, dhe krijon ekzagjerim.

Nëse nga toka në një distancë tejet të lartë shikojmë një portret, pjesa në perspektivë duhet të rritet paksa, por jo të ekzagjerohet sikurse rasti në fjalë konkretisht koka dhe nofulla, ndonëse nofulla më e madhe shumë se pjesa e sipërme e kokës e cila ndodhet në perspektiv.

Pse dreqin ndodhin këto krijime të zbehta, fyese ndaj figurave heroike, dhe jo vetëm rasti i Ademit, por kemi shumë heronj të cilët u fyen nëpërmjet shtatoreve dhe busteve të ndryshme të krijuara nga njerëzit amator. Këto imazhe të turpshme tredimensionale nxjerrin vetëm humor, satirë, komedi, tallje, ndonëse sikur të ishin vepra individuale të skulpturuara vetëm në atelietë e artistëve. Por, jo shtatoret dhe bustet të cilat zënë vend në sheshe publike duhet të jenë të mirëfillta e jo qesharake siç kemi shumë tepër shumë. Këto buste dhe shtatore duhet rrëzuar sa më parë.

Unë nuk e fyej punën e skulptorit, përkundrazi e respektoj sepse mesiguri ai ka dhënë maksimumin e tij për këtë bust, sikur edhe të tjerët që krijuan shtatore qesharake, ata i besuan “talentit të tyre”, dhe kujtuan se kapën kryeveprën. Euforinë e kuptoj, por ndërgjegjen dhe sinqeritetin ndaj vetes të cilat nuk i kanë skulptorët nuk mund t’i kuptoj.

Ky bust nuk mund të quhet bust e as art e aq më pak bust i Adem Jasharit, sepse heroi jonë nuk e meriton një të tillë. Është turp i madh dhe nuk e dijë në cilën kohë janë krijuar këto buste ofenduese ose qesharake, madje as në artin Dadaist. Ky bust vetëm me art nuk ka të bëjë, madje s’mund të them që është i tejkaluar sepse nuk është asgjë dhe çuditem si arriti të zë vend aty ku është ende. Heroi mund të paraqitet edhe pa plumba, pa revole, pa pushkë, por nuk guxojmë t’ja prishim fytyrën, ose t’ja zbehim karakterin, të mos ngjajë më në veten e tij. Ky lloj mungese kreativitet  nuk mund ta bind askënd që të besoj në figurën e heroit tonë të madh. Nëse tentohet të përsëritet një bust i ri për heroin, atëherë është mirë të merren si shembuj bustet e metropoleve evropiane, veçanërisht i shkollave Italiane të cilat edhe sot prodhojnë skulptor më të mirë në botë.

Shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë shumë e zbehtë

Si duket heroin tonë ende nuk ka arritur askush ta shkrij në bronz ose ta gdhend në guri ashtu siç i ka hije në të vërtetë. Në Malishevë, konkretisht në qendër qëndron shtatorja e heroit tonë legjendar Adem Jashari e punuar nga artisti Ainan Aliaj. Pozicioni i turpit i cili merr pamjen e gaditu, sikurse pranë tij parakalon një komandant tjetër e vet Ademi është ushtar, të jep përshtypjen kjo shtatore e punuar dobët artistikisht. Duke filluar nga koka e cila është tejet e madhe në proporcion me gjymtyrët tjera të trupit, dhe dihet gjithmonë që kafka e padefinuar në profil, merr pamjen e elipsës, bëhet fjalë për kafkë të papërfudnuar.

Nëse vazhdojmë matjet e tjera të kësaj shtatore do vërejmë duart tejet të shkurtra, por me shuplakë të zgjatur. Pjesa proporcionale ndërmjet gjymtyrëve nuk është saktë, dhe skulptori duhet ta dijë se proporcionet dhe harmonia luajnë rol të madh në skulpturë. Skulptori kurrë bënë matjen e lartësisë së trupit, merr shtatë koka të shtatores duke i vendosur në pozicion vertikal, për ta fokusuar gjatësinë, kurse në shtatore krahas me gjatësinë e kokës nga mjekra deri te flokët, trupi na del shumë i vogël, por me gjoks të fryrë, frymëzim nga skulpturat e pas luftës së dytë botërore. Kjo është e pamundur nëse marrim saktësinë proporcionale të gjymtyrëve. Heroi duhet të na del më i gjatë në raport me gjatësinë e kokës të cilën e shohim momentalisht në shesh. Da Vinçi matjen e trupit e shpjegoi shumë mirë te “Njeriu Vitruvian”, në të cilën mesin e trupit e fokusoj te kërthiza, dhe matjen e trupit e përpjesëtoj përmes shputës së dorës dhe parakrahut. Si do që të jetë rasti në fjalë nuk është proporcional. Edhe përmes shtrirjeve të duarve në pozicion horizontal, me matje, trupi ka mu atë gjatësi. Këtu prapë edhe kjo na devijon.

Ana estetike, është shumë e shëmtuar e vrazhdët, veçanërisht gjestet dhe stilizimi i cili tenton të nxjerr ca lakime, vija, por janë të kota të vakëta. Duket sikur pastrim balte apo modelim mbi trupin e shtatores pa fare estetik. Nuk ka lakime të kostumit mbi të cilin depërton dritë-hija, por vetëm heqje dhe heqje balte të njëjta në çdo anë të trupit. Unë e respektoj punën e skulptorit, por veprën e kritikoj sepse nga flokët e deri te këpucët nuk vërej asnjë element realist. Ndoshta edhe nuk është shtatore e përfunduar, por gjysmaket nuk bënë të zënë një vend të tillë.

Andaj, jam shumë i dëshpëruar me këso shtatoresh që vërtetë fyejnë figurën e heroit. Jo vetëm kjo por, të gjitha deri më tani asnjëra nuk ka arrit ta paraqesë mu ashtu si ishte në të vërtetë. Ndoshta duhet të hapet një konkurs ndërkombëtar, ku mund të aplikojnë edhe artistë botëror. Në fillim t’i prezantojnë bucetat, e komisioni mos të jetë në numër vetëm prej 5 anëtarësh. Minimum prej 10 dhe secili të votoj në formë të fshehur. Sepse vërtetë jemi duke u tall pa mëshirshëm me figurat e famshme që i kemi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, artistët dhe vetë njerëzit e rëndomtë. Artistët mos të lakmojnë vetëm ta ngritin shtatoren me nënshkrimin e tyre pavarësisht dukjes së palaços apo defekteve shkollore.

Të kemi mëshirë së paku ndaj figurave historike dhe njerëzve që vërtetë dhanë çdo gjë për këtë vend.

FOTOT e rralla/ Kur “amerikani” Enver Hoxha hynte fitimtar në qytetin ku s’kishte më nazistë

$
0
0

Ishte Tetor 1944. Forcat gjermane kishin nisur tërheqjen e madhe nga Ballkani dhe tashmë kishin liruar pjesën më të madhe të Shqipërisë, përveç Tiranës dhe rrugën deri në Shkodër.

Në këto kushte, Qeveria e përkohshme e shpallur nga Enver Hoxha me atë kryeministër vendosi të hyjë në Berat. Hyrja në Berat e Enver Hoxhës në fillim të tetorit 1944 është mjaft e dokumentuar nga aleatët e luftës.

I hipur mbi një kalë, Enver Hoxhën e shoqëronin krerët e misioneve ushtarake amerikane dhe britanike. Konkretisht Majori Stefani dhe britaniku Smith. Por tashmë pranë tij ishte edhe një oficer i lartë sovjetik, Ivanovi si dhe jugosllavi Stojniç.

Më pas, Hoxha do të shfaqej i veshur me një uniformë të re në mbledhjen e parë që u bë në Berat. Me çizme të lustruara, me një pistoletë në brez dhe një çantë dore, Hoxha mbante 3 yje të arta në krah, që simbolizonin gradën e gjeneralit. Përveç tij, një unformë të ngjashme mbante edhe Spiro Moisiu që vinonte të ishte shefi i Shtatit të Ushtrisë. Kjo uniformë e veçantë ishte dhuratë nga amerikanët për Enver Hoxhën. Sigurisht që ky fakt nuk përmendet kurrë në historinë e Shqipërisë dhe fati i kësaj uniformë, ku ai hyri si trumfator në Berat, nuk dihet.

Në Berat, Hoxha mori shtëpinë më të mirë dhe e përshtati si zyrën e tij ku qendroi rreth 7 javë. Në atë shtëpi kishte edhe disa konakë ku ai flinte me të fejuarën, Nexhmijen. Pranë ndodheshin edhe shtëpitë e misionarëve jugosllavë dhe rusë. Ata amerikanë dhe britanikë qendronin më larg si një sinjal paralajmërues që ftohja kishte filluar me perëndimorët. Majori britanik Leon kujton se në datën 17 nëntor, kur u dha lajmi i marrjes së Tiranës, Hoxha e ka gdhirë duke pirë me miqtë rusë dhe jugosllavë.

Pas vendosjes në Tiranë me 28 Nëntor 1944, Enver Hoxha do ti kthente shpinën amerikanëve dhe britanikëve duke vendosur të ishte nën tutelën e jugosllavëve. E natyrisht, ndihma e madhe amerikane dhe britanike në para, armë, veshje e ushqime që llogaritej në dhjetëra milionë dollarë, u mohua gjithnjë. Për ironi, gjatë luftës jugosllavët dhe rusët nuk dhanë asnjë cent për luftën në Shqipëri.

Në foton e parë, të bërë nga oficerët britanikë që shërbyen gjatë luftës në Shqipëri, shfaqet Enver Hoxha i hipur mbi kalë në hyrje të Beratit.

Në foton e dytë dhe të tretë, Hoxha merr pjesë në paradën e nderit. Pas tij ndodhet edhe Spiro Moisiu si dhe Myslym Peza, i cili mbante të njëjtën gradë si gjeneral por pa uniformë amerikane.

Në foton e tretë shfaqen mjaft prej personazheve të luftës gjatë punimeve të konferencës në Berat ku mbi krye kishin flamurin amerikan, britanik dhe atë sovjetik.

Në foton e fundit, Hoxha ka pozuar për oficerët britanikë në hyrje të selisë së tij në Berat.

/Nga Erald Kapri për newsbomb.al

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/fotot-e-rralla-432133/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


Homazhet për aktoren Hajrie Rondo

$
0
0

Aktorja Hajrie Rondo është përcjellë këtë të dielë për në banesën e saj të fundit, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 66-vjeçare.

Homazhet në nder të saj janë mbajtur në banesën në Himarë, në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në një ceremoni familjare.

Rondo u nda nga jeta duke lënë pas një karrierë të pasur, me 100 role në skenë dhe 20 role të tjera në kinema e televizion.

Dalja e saj e fundit në skenë ishte rreth një vit më parë në dramën “Tre dhëndurët”. Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro te filmi “Një vit i gjatë”, Tana te “Përrallë nga e kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin te komedia “Gjithë fajet i ka paraja”.

Koreografi me famë botërore, Angjelin Prejlocaj rikthehet në Tiranë

$
0
0

oreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj pritet të vijë me një shfaqje në Tiranë më 4 tetor. Ambasada Franceze njofton se në Pallatin e Kongreseve do të shfaqet një premierë botërore, që është edhe krijimtaria më e re e Preljocajt. Bëhet fjalë për premierën “Trait d’union @creation 2017” (Shpallja e krijimit dhe bashkimit 2017).

Ky balet është krijuar sipas një duoje mashkullore të vitit 1989, që është një kërcim trup me trup ‘poetik dhe pasionant’ i shkruar mbi muzikën koncertore të Bahut dhe i interpretuar nga Glenn Gloud. Premiera e Preljocajt në Tiranë kushton nga 1500 deri 2500 lekë. Shfaqja është programuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

 

Raporti i britanikëve/ Abaz Kupi: Gegët i shfrytëzuan toskët 1000 vjet, tani është radha e tyre

$
0
0

Pjesa e dytë e memorandumit të 3 oficerëve britanikë, Billi Meklein, Julian Amery dhe David Smajli, përmban të dhëna interesante për luftën në Shqipëri, kryesisht në veri të vendit. Ata përshkruajnë operacionet ushtarake të kryera nga forcat nacionaliste të Abaz Kupit pas qershorit të vitit 1944. Ky raport flet edhe për arsyet se pse forcat zogiste nuk u mbështetën me armë dhe municione nga britanikët. Hyrja me vonesë në operacione, por edhe frika për një luftë civile në shkallë të gjerë irritoi ata duke mos dhënë ndihma për nacionalistët e Kupit.

Detajet flasin për luftë civile mes partizanëve dhe zogistëve në të paktën disa raste. Para largimit nga Shqipëria, duket që Abaz Kupi e ka marrë me sportivitet humbjen, duke thënë se në Shqipëri pushteti është mbajtur nga gegët për 1 mijë vjet. Një e dhënë interesante e oficerëve është edhe për forcat mercenare që luftuan në Shqipëri gjatë luftës të sjella nga gjermanët. Mund të duket e pabesueshme, por çdo komb përtej Kaukazeve ka pasur luftëtarë në Shqipëri, të tillë si turkmenë, kazakë, armenë, uzbekë, taxhikë, kirkizë.

Qindra forca të rekrutuara nga gjermanët pas luftës në Rusi si një premtim për t’u dhënë lirinë vendeve të tyre nga Rusia komuniste. Mbetet e paqartë se cili ka qenë fati i këtyre qindra forcave pas lufte, të cilat një pjesë dezertuan dhe u bashkuan me partizanët shqiptarë. Britanikët nuk japin të dhëna për fatin e tyre dhe nëse ata patën fatin të kthehen sërish në vendin e tyre. Vlen të theksohet se në disa beteja të rëndësishme këto forca kanë luftuar në krah të partizanëve shqiptarë duke pasur edhe humbje jete.

RAPORTI I PLOTË
Lufta civile në Shqipëri tashmë ka përfunduar dhe çdo gjë tani ishte në dyshim nëse FNÇ do të pengohej për të mos ardhur në pushtet. Forcat politike dhe ushtarake të nacionalizmit të vjetër janë përmbysur dhe udhëheqësit e tyre janë ose në mërgim, robër të FNÇ-së, ose në arrati. Legjenda e njerëzve të tillë si Kupi do të jetojnë në male dhe njerëz të rinj mund të shfaqen madje edhe nga brenda radhëve të Frontit Nacionalç- lirimtar për të shfrytëzuar pakënaqësinë.

Zemërimi ndaj regjimit të ri mund të rritej në mesin e gegëve dhe ndoshta mund të ketë shpërthim të revoltave, por e tërë historia e Shqipërisë tregon se për sa kohë qeveria mbështetet vetëm në ndihmën e huaj, dhe Fronti NÇ duket se ka shumë miq në Beograd edhe pse ndoshta jo më në mënyrë të hapur, një lëvizje opozitare nuk mund të rritet nëse nuk mbështetet nga jashtë.

Fakti thelbësor është se një revolucion po ndodh dhe Shqipëria ka siguruar një kastë të re udhëheqësish dhe një orientim të ri të politikës së jashtme. Mendja ka një prirje të natyrshme për të diktuar një motiv të caktuar lidhur me ngjarjet dhe nuk është e lehtë të vendosësh në një linjë të përbashkët të gjitha këndvështrimet e oficerëve britanikë, të cilët në mënyrë të pashmangshme e lidhin problemin shqiptar me luftën kundër Gjermanisë, dhe pikëpamjet e shqiptarëve, që natyrshëm dhe në mënyrë të njëllojtë, i lidhin të gjitha zhvillimet e luftës kundër Gjermanisë me revolucionin që po zhvillohet në vendin e tyre.

Duke shprehur pikëpamjet tona deri në njëfarë mase, kjo ndoshta u ka dhënë mundësinë shqiptarëve të flasin për veten dhe të arrijmë një përfundim me tre thënie të nxjerra nga bisedat personale me udhëheqësit nacionalistë:

1. “Duhet ta dini që janë vetëm tre parti politike në Shqipëri; agjentët e Gjermanisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët”. Ramadan Kaloshi nga Dibra.

2. “Duhet të mbani mend Zoti Kolonel se ne shqiptarët jemi gjithçka është e ligë; ne jemi të varfër, ne jemi të paditur, ne jemi të vegjël”. Islam Elezi nga Dibra.

3. “Ndoshta është thjesht e drejtë që ata (Fronti Nacionalçlirimtar) të marrin pushtetin. Ne Gegët i kemi shfrytëzuar Toskët për 1000 vjet; tani është radha e tyre të na shfrytëzojnë”. Abaz Kupi.

SHTESA A
DETAJET E BASHKËPUNIMIT ME LËVIZJEN ZOGISTE
I. Operacionet
Përvoja me FNÇ-në në vitin 1943 na çoi në konkluzionin që komunikatat shqiptare shpeshherë janë tërësisht të pabaza dhe në të vërtetë është i dyshimtë fakti nëse u duhet kushtuar rëndësi raporteve të operacioneve të kryera nga shqiptarët për sa kohë që nuk gjenden dëshmitarë okularë për këtë. Si rrjedhojë, ishte politikë e këtij misioni të bënte të gjitha përpjekjet për të siguruar që BLO-të dhe BNCO-të kanë qenë të pranishëm sa herë që e lypte nevoja gjatë operacioneve.

Vinin gjithashtu raporte për aksione të kryera nga forcat zogiste si në rastin e Musa Picarit, Nik Sokolit e të tjerëve, gjatë të cilave nuk kishte pasur vëzhgues britanikë. Këto njoftime mund të kenë qenë të sakta, por meqenëse ato nuk mund të verifikoheshin, atëherë ato nuk përfshiheshin në listën e operacioneve të dhëna si më poshtë, në secilën prej të cilave kishin qenë dëshmitarë okularë BLO-të dhe BNCO-të.

1. 23 qershor. Shkatërrimi i Urës në Gjoles përgjatë rrugës Shkodër-Tiranë nga çeta zogiste. Kjo urë ishte ura e tretë më e madhe në Shqipëri dhe ndodhej në një zonë që mbrohej nga gjermanët. Kjo ndodhi më shumë se një muaj përpara se gjermanët të ngrinin një urë të përkohshme që ruhej nga 60 ushtarë dhe në këtë periudhë, rruga kryesore Shkodër-Tiranë-Durrës ishte mbyllur dhe transporti gjerman (afro 200-300 automjete në natë) ishte detyruar në mënyrë të konsiderueshme të merrte një rrugë të tërthortë. Majori Smiley dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

2. 6 shtator. Çeta zogiste sulmoi dhe mori nën kontroll një pozicion gjerman duke vrarë 10 gjermanë, përfshirë kapitenin e tyre dhe duke sekuestruar material luftarak, si dhe duke kapur rob 12 të burgosur italianë. Urës prej druri iu vu zjarri. Ky pozicion identifikohej si shtabi 3 Bty i Regjimentit të Artilerisë 297. Kolonel-Lejtënant McLean, majori Smiley and kapiteni Amery ishin të pranishëm.

3. 9/10 shtator (mbrëmje). Një çetë e përzier zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë që udhëtonte në rrugën Shkodër për të mbërritur pranë Prezës. Rezultati: 1 kamion me municione u hodh në erë, 2 kamionë u dogjën, afro 15 kamionë u plaçkitën dhe u dëmtuan, 8 motoçikleta u shkatërruan, 35 ushtarë gjermanë u vranë, 2 mitraloza të lehtë, 30 pushkë dhe materiale të tjera ushtarake. Lejtënanti Merrett, rreshteri Jones and Corsentino ishin të pranishëm.

4. 10/11 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste dhe rreshteri Jenkins minuan rrugën kryesore të Shkodrës. 3 kamionë u hodhën në erë.

5. 11/12 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste me majorin Smiley dhe rreshterin Jenkins hodhën në erë urën prej betoni në rrugën kryesore të Shkodrës në G.2558 duke bllokuar rrugën për tri net me radhë.

6. 12/13 shtator (mbrëmje). Çeta zogiste sulmoi autokolonën gjermane në Kulakumit G.21 një autokolonë plot me 9 automjete e shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe të gjithë ushtarët gjermanë u vranë apo u shpërndanë, përfshirë dy oficerë feltegendarmerie. U sekuestruan mitraloza të lehtë, pushkë dhe material tjetër ushtarak. Një çantë e divizionit 181 të Trupave Alpine 21 gjendej mes dokumenteve të sekuestruara. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

7. 14/15 shtator (mbrëmje). Pritë e çetës zogiste në rrugën Tiranë-Durrës, dy milje në veri të Tiranës. Vendosen mina. 1 kamion që transportonte ushtarë gjermanë u shkatërrua plotë- sisht, 1 kamion u dëmtua dhe 3 ushtarë gjermanë u vranë. Aksioni u prish ndërsa FNÇ-ja nisi të sulmonte çetën zogiste pas shpine. Majori Smiley ishte i pranishëm.

8. 15 shtator (mbrëmje). Forca zogiste dhe të Turkestanit sulmuan dhe sprapsën një autoblindë gjermane që udhëtonte drejt Shkodrës. Kolonel-lejtënant McLean, kapiteni Amery dhe rreshteri Jenkins ishin të pranishëm.

9. 20 shtator. Një çetë e përbashkët zogiste dhe balliste sulmoi një autokolonë dhe në të njëjtën kohë hodhi në erë urën që gjendet në rrugën që të çon në Shkodër pranë Laçit. 1 kamion u shkatërrua. Rreshteri Jenkins ishte i pranishëm.

10. 21 shtator. E njëjta çetë sulmoi një kolonë gjermane në rrugën e Shkodrës, duke e detyruar atë të tërhiqej. Rreshteri Jenkins dhe rreshteri Schoemaker ishin të pranishëm.

11. 24 shtator. Ura te Hani i Teqes në rrugën kryesore të Shkodrës u hodh në erë dhe kolona gjermane u sulmua e u detyrua të tërhiqej nga çeta zogiste. Majori Smiley ishte i pranishëm.

12. 12 tetor. Zogistët sprapsën sulmin gjerman kundër shtabit të misionit britanik në Velsh. 3 viktima në radhët e gjermanëve e ndoshta më tepër. Kolonel-lejtënant McLean dhkapiteni Amery ishin të pranishëm. Përveç këtyre aksioneve, më shumë se 200 shpues gomash u vendosën nga zogistët, BLO-të dhe BNCO-të dhe rezultuan të suksesshme. Duhet theksuar se të gjitha këto operacione u kryen nga forca të vogla, në një kohë kur ofensiva e FNC-së kundër zogistëve ishte në kulmin e saj, dhe kur letra që morëm nuk inkurajonte në asnjë aspekt ndihmën me furnizime dhe propagandë nga britanikët. Rezultat e siguruara, si rrjedhojë, mund të konsiderohen vetëm si një shprehje e pjesshme e potencialeve ushtarake të forcave të Abaz Kupit.

Ata të misionit, që e kishin përjetuar shërbimin nga të dyja krahët, ishin të mendimit se megjithëse si njësi ushtarake, partizanët e FNC-së, padyshim që ishin superiorë në raport me organizimin, disiplinën dhe pajisjet e tyre, malësorët gegë, të cilët formonin trungun kryesor të forcave të Kupit, ishin luftëtarë më të mirë nga pikëpamja individuale.

Ndoshta është gjithashtu me vlerë të kujtojmë se kolonel-lejtnant McLean, majori Smiley dhe rreshterët Jenkins and Jones, të cilët kishin patur gjithashtu përvojë me FNC-në të gjithë, binin dakord se secili prej tyre pa më shumë kamionë gjermanë të shkatërruar dhe gjermanë të vrarë brenda tri javësh (6-24 shtator), kohë gjatë së cilës qëndruan më shumë me Kupin sesa me pjesën tjetër të 14 muajve të qëndrimit të tyre në Shqipëri.

II. Inteligjenca Ushtarake
(a). Misionet Ushtarake të Zbulimit. Personeli i misionit kreu tërheqjen e detajuar nga e gjithë zona e Durrësit, Shijakut, Vorës, Tiranës deri te San Giovani De Medua, përfshirë mbrojtjen bregdetare, depot e municionit, urat, instalimet dhe postëkomandat gjermane dhe gjithashtu aerodromin dhe qytetin e Tiranës. Kjo u bë e mundur nga bashkëpunimi i plotë i Kupit, veçanërisht për sa u përket eskortave, guidave etj.

(b). Agjentët. Kupi ishte gjithmonë i gatshëm t’i vinte oficerët dhe agjentët e tij në dispozicionin tonë për të siguruar informacion specifik dhe në përgjithësi vihej në vështirësi ta kalonte në duart tona një informacion të tillë ushtarak, ndërsa e siguronte përmes kanaleve të tij. Pjesa më e madhe e këtij informacioni sigurohej nga Franz Linder, një NCO në Byronë Operacionale Gekados të trupave alpine 21 të shkatërruara nga zogistët që përfshinin detaje të urdhrit luftarak gjerman dhe urdhrit operacional për tërheqjen e trupave alpine 21 dhe 22, që besohet se ishin e vetmja njësi operacionale gjermane e sigurt përpara ekzekutimit.

(c). Dokumentet. Kupi bëri përpjekje të mundimshme që të sigurohej se librat e pagesave, dokumentet e sekuestruara dhe traktet propagandistike të binin në duart tona. Veçanërisht, një çantë e divizionit 181 të shtabit të trupave malore 21, që përmbante informacione të rëndësishme, përfshirë vlerësime lidhur me situatën ushtarake dhe politike në zonën ku operonte divizioni 181.

(d). Inteligjenca Politike. Kupi na mbajti të informuar për zhvillimet politike dhe shpeshherë bëri verifikime specifike me kërkesën tonë. Ai tentoi të dekurajonte shqiptarët e tjerë të viheshin në kontakt me ne, por asnjëherë nuk u përpoq të na pengonte të vendosnim çdolloj kontakti politik që dëshironim. Zyrtarët shqiptarë mbajtën një qëndrim të paarsyeshëm dhe irritues. Sidoqoftë, pavarësisht nga vështirësitë apo burokracitë e imponuara, italianët mbetën bashkëpunues dhe të mirëdisiplinuar. Në shumë raste ata ndihmuan Shqipërinë në ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve dhe si rrjedhojë, shmangën vonesat në transportin e mallrave.

III. SUBVERSIONET
Kupi na siguroi të gjitha mundësitë për të kontaktuar personelin e armikut, si trupat turkistane dhe italiane që ne donim t’i shkatërronim dhe me të vërtetë na ndihmoi dhe i rigrupoi ata pasi kishin dezertuar një herë. Duhet gjithashtu të thuhet që se në shumë raste Kupi u orvat t’i shkatërronte vetë trupat turkistane, edhe pse në asnjë rast nuk pati ndonjë sukses të madh.

IV. SHPËTIMI I PILOTËVE
Tetë amerikanë dhe një pilot i forcës ajrore britanike u shpë- tuan nga forcat zogiste. Kapiteni Tailor (TAYLOR i marinës amerikane, dhe togeri Bullok (BULLOCK) u ndihmuan gjithashtu nga zogistët kur ata ishin bllokuar në Kepin e Rodonit. Këtu duhet të theksohet gjithashtu, se për të 11 pilotët amerikanë të parashutuar në Mirditë, ishte raportuar se u ishin dorë- zuar gjermanëve nga Gjon Markagjoni.

NDIHMA KRYESORE
(a) Shtabi dhe personeli i misionit prej afro 200 personash ishin nën mbrojtjen e forcave zogiste prej 17 prillit deri më 27 tetor. Strehimi, ushqimi, rojat, udhërrëfyesit, përkthyesit ishin siguruar nga Abaz Kupi, së bashku me gjithë ndihmën tjetër të mundshme gjatë kësaj periudhe, si për shembull bërja a pazarit për blerjen e kafshëve të transportit (mushka), tagjisë, drithit, naftës dhe gjetjes së korrierëve për t’u lidhur me Tiranën.

(b) Të gjitha masat ishin marrë për Lejtnant Hands dhe grupin e tij, të cilët të sigurt, u shoqëruan për te partizanët në Jug të vendit, dhe për Nënkolonelin Seymour dhe një grup amerikanësh, të cilët u shoqëruan për në kufirin jugosllav në Veri të vendit duke iu dorëzuar partizanëve.

(c) Gjatë muajit të fundit, misionit i mbaruan fondet dhe hyri në borxhe dhe, kur Forca 399 nuk pranoi të dërgonte para të tjera, u duk se nuk kishte më asnjë mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të shmangur një njollë të keqe në reputacionin britanik për mospagim të borxheve te fshatarët shqiptarë, Kupi na dha hua një shumë të konsiderueshme për zgjidhjen e borxhit, megjithëse ai në atë kohë ishte i vetëdijshëm se për pak kohë pritej të largoheshim nga Shqipëria dhe se ai nuk do udhëtonte me ne, e për pasojë, kishte pak gjasa të merrte sërish paratë e tij.

(d) Evakuimi. Misionit iu siguruan të gjitha lehtësitë për njohjen e terrenit dhe kryerjen e evakuimit, edhe pse largimi ynë nënkuptonte një goditje vdekjeprurëse për kauzën e Abaz Kupit. Duhet gjithashtu të theksohet, se në një kohë kur nuk kishte mënyra të tjera të pranueshme për evakuimin tonë, Kupi bëri përpjekje për gjetjen e një varke për ne.

SHTOJCA “B” TRUPAT TURKESTANE
Në kohën e mbërritjes së misionit, në Shqipëri ishte një numër i madh trupash turkestane, kaukaziane dhe forca të tjera jo gjermane. Ishte gjithmonë pjesë integrale e planit tonë të shkatërronim një pjesë të këtyre trupave, në mënyrë që të krijonim një forcë goditëse nën komandën direkte të misionit që do të na jepte mundësinë, që në përputhje me parimet e vendosura nga gjenerali Uingate, të ushtronim një ndikim të madh mbi natyrën e këtyre lloj operacionesh, për të cilët mund të përfshinim udhëheqësit nacionalistë.

Me këtë qëllim në mendje, ne tentuam të vendosnim kontakte me trupat gjermane, por me përjashtim të një takimi me Cpl., ndryshe Kolonel Brandt, që u rregullua nga Ë/Cdr. Neel në qershor, dhe për rezultatet e të cilit i kemi trajtuar më parë, vetëm në muajin gusht arritëm disa suksese në këtë drejtim. Në gusht arritëm të vendosim kontakte me njësitë turkestane në zonën e Kepit të Rodonit dhe Durrësit përmes dy hoxhallarëve që flisnin turqisht.

Më 5 shtator, njëri prej hoxhallarëve raportoi se ia kishte dalë të organizonte një dezertim të shkallës së lartë nga njëri prej këtyre reparteve. Por raporti rezultoi të ishte shumë i ekzagjeruar si pjesa më e madhe e raporteve shqiptare. Megjithatë, hoxhallarët ia kishin dalë të na siguronin mjaft turkestanë për t’i përdorur si agjentë, që i bindëm të riktheheshin në bazat e tyre dhe përmes letrave apo kontakteve personale, të bindnin edhe pjesën tjetër.
Si rezultat i këtyre përpjekjeve, dy kompani të trupave turkistane vranë komandantët e tyre gjermanë dhe dezertuan. Të paktën 80 prej tyre u rigrupuan nën komandën tonë, ndërsa pjesa tjetër u zhduk ose ndoshta përfundimisht, iu bashkua forcave partizane. Bëhet fjalë për repartin Turkestan Bn të regjimentit 359 që përbëhej nga 4 kompani trupash kazake dhe një kompani taxhike. + Kini parasysh që të mos ngatërroni Kazakët me Kozakët. Është gjithashtu e vlefshme të theksohet se rusët u referoheshin turkestanëve si “aziatikë” dhe jo turkistanë. (Në çdo kompani që dezertuan kishte gjithashtu edhe disa trupa të pakta uzbeke dhe kirgize).
Ata ishin zënë robër nga gjermanët në frontin rus, kryesisht pas operacioneve përreth Kharkovit në maj të vitit 1942, dhe pas një kohe trajtimi të ashpër në një kamp të robërve të luftës, ata, në shtator të vitit 1943 ishin bindur që në mënyrë vullnetare t’u bashkoheshin radhëve të ushtrisë gjermane, kryesisht pas premtimeve për ushqim dhe paga më të mira. Ata ishin vendosur dhe stërvitur në Ukrainë dhe u bënë pjesë e regjimentit 176.

Më vonë këta trupa u zhvendosën përmes Gjermanisë dhe Italisë për në Ballkan dhe u transferuan nga regjimenti 176 në regjimentin 359. Të gjithë oficerët dhe shumica e NCO-s ishin gjermanë. Këta trupa mbanin pajisje dhe pushkë gjermane, por automatikë dhe mitrolozë të lehtë të prodhimit rus. Ata që u rigrupuan nga ne ishin kryesisht taxhikë, disa kazakë dhe pak uzbekë. Ata flisnin persisht, turqisht dhe në shumicën e rasteve në rusisht. I organizuam në pesë grupe me katër rusë që u arratisën nga organizata TODT që shërbente si NCO. Në mënyrë që t’i angazhonim plotësisht në funksion të kauzës sonë, qëllimisht i përdorëm në sulmin e parë të ndërmarrë nga zogistët kundër pozicioneve gjermane, duke i bërë parapritë një mundësie të një dezertimi të dytë nga ana e tyre. Më pas, ata morën pjesë në disa aksione kundër gjermanëve dhe pasi ishte marrë vendimi për të mos u dhënë furnizime, ata u përdorën për ruajtjen e shtabit të misionit, pasi nuk kishin sasi të mjaftueshme municioni për të marrë pjesë në operacione të tjera. U provua që ata ishin trima, me disiplinë të mirë, të ashpër dhe gazmorë, pavarësisht ushqimit të keq, shirave të vazhdueshëm, malaries, mungesës së veshjeve dhe çizmeve./panorama

 

 

Si të ndahesh nga një grua

$
0
0

Leon Tolstoi nuk mendonte asnjëherë se ishte i aftë të braktiste një grua. Kur SofiaAndrejevna hyri në jetën e tij, ai e kuptoi se ajo shumë shpejt do të bëhej e pazëvendësueshme. Pasioni i saj për shkrimin bëri që dashuria e tyre të kalonte në dimensione të tjera njerëzore, pa të cilat shkrimtari mendonte se nuk mund të jetonte më. Sofia ishte njeriu që ai i besonte dorëshkrimet, ajo që hidhte në makinën e shkrimit mendimet e tij.Romani voluminoz “Lufta dhe Paqja” u hodh në letër nga ajo.

“Shumë shpesh gjatë jetës sime,kur po kopjoja vendet veçanërisht ato poetike dhe të mrekullueshme në veprat e burrit tim, qaja jo vetëm ngaqë prekesha, por edhe nga kënaqësia artistike që përjetoja bashkë me autorin”, do të shkruante ajo në kujtime. Ajo nuk ishte vetëm gruaja, apo dashnorja por dhe njeriu që mbante ekonominë e familjes, duke i dhënë një siguri shkrimtarit që të vazhdonte të shkruante i qetë.

Pas një martese të suksesshme 48 vjeçare me 18 fëmijë, shkrimtari ndjente se do donte të arratisej qoftë disa orë për tëqene vetëm. Krizat nervore të cilat Sofia nisi të jetonte nisën ta shqetësonin, aq sa dëshira që një mëngjes të zgjohej pa të filloi dhe u bë e zakonshme.

Por Tolstoi nuk pati guximin që një ditë ta mbyllte derën e apartamentit ku jetonte me të dhe të ikte, rrugicë apo apartament tjetër. Këtë vendim shkrimtari do ta merrte vetëm pak kohë para se të ndërronte jetë, duke menduar se “nuk është asnjëherë vonë për të bërë atë që do”. Ishte 82 vjeç, kur një tetor kur shirat sapo kishin filluar mbylli përgjithmonë derën e apartamentit, për të mos u kthyer më kurrë.

Në tryezë do të linte një letër ku i shkruante së shoqes: “Jam nisur… Nisja ime do të të lëndojë. Me keqardhje, por përpiqu të besosh e të më kuptosh, nuk mund të veproja ndryshe. Situata ime më është bërë e padurueshme, me vetëdijen se sa peshon jeta (midis të pasurve… të mjerëve) e përsëri vazhdoj të jetoj në kushtet kriminale të një luksi të shfrenuar në mes të mizerjes së gjithë atyre që i rrinë përqark.

Bëj vetëm atë që bëjnë pleqtë, mijëra pleq, njerëz pranë vdekjes… (shkojnë më larg se kushtet e gjendjes së tyre shpirtërore ua lejojnë) e po iki. Pothuajse gjithmonë ata shkojnë nëpër manastire, edhe unë do ta bëja, po të besoja në atë çka manastiret besojnë. Duke mos i besuar, po iki thjesht në vetmi… Më është e domosdoshme të jem vetëm. Të lutem të më kuptosh e të besosh se nuk mund të sillem ndryshe.

Gjendja ime në këtë shtëpi është e pa tolerueshme. Të lutem, mos më kërko e mos hajde tek unë, as po e more vesh se ku ndodhem. Lamtumirë (shoqëruesja e 48 viteve të jetës sime…) e unë të falënderoj për 48 vitet e një jete të ndershme të kaluar me mua, për kujdesin ndaj meje e fëmijëve (të lutem pranoje këtë situatë ku të shtyn nisja ime e mos më kujto për keq…). Të lutem, falmi tërë gabimet që kam bërë ndaj teje e unë do të fal të tuat, të lutem pranoje këtë situatë të re, rrjedhë e largimit tim nga shtëpia e mos ki ndjenja të këqija ndaj meje, ashtu siç unë nuk kam për ty. Se do të më nisësh ndonjë lajm, bëje me anë të Sasës (e bija), ajo e di se ku ndodhem e më ka premtuar se nuk do t’i tregojë askujt”.

Më në fund Tolstoi ishte i lirë. Janë pafund letrat e dashurisë që ai shkroi gjatë jetës për të, por ashtu siç shkroi dhe në librat që la pas “një dashuri në jetë asnjëherë nuk mjafton”. Diku ai shprehet se “Në emër të cilës dashuria duhet të veprojë dhe si duhet të veproj? Cilën dashuri duhet të sakrifikoj për tjetrën?”.

Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja për çfarë bëhet fjalë

$
0
0

Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës.

Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve. Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve.

Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.

Njihuni me supermodelen e vetme në botë me burkë

$
0
0

Në vitin 2016, një studente 19-vjeçare telefonoi Denise Wallace, bashkëproducente në Miss Minnesota USA dhe e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs e veshur me burka. Ishte hera e parë që Wallace fliste me Halima Aden, duke marrë informacione për të nëpërmjet internetit. “Fotoja e saj u shfaq dhe unë isha pa fjalë, wow ajo ishte shumë e bukur”, kujton Wallace. Modelja e vetme në botë me shami, adoleshentja somaleze-amerikane tha se, mbajtja e shamisë ishte pjesë e saj. “Unë mbaj shami çdo ditë”, ka thënë ajo për Reuters. Pas konkursit Aden bëri tituj në gazeta si vajza e parë me burkë që merrte pjesë në një konkurs për modele. Lëvizja e saj guximshme bëri që karriera e saj të lartësohej dhe të arrinte majat e suksesit. Debutimit e saj të parë të modelimit e ka bërë në shfaqjen e Kanye West në New York. Aden është e vetmja modele e veshur me burkë që ka nënshkruar marrëveshje me një agjenci gjigande të modelimit. Pas suksesit në New York ajo mori pjesë në pasarela ndërkombëtare të Max Mara dhe Alberta Ferretti, përkrah supermodeleve si Gigi Hadid dhe Liu Wen.

Angelina Jolie në tapetin e kuq me 6 fëmijët e pa Brad Pitt

$
0
0

Një mama e lumtur për “folenë”e saj. Angelina Jolie sfilon në tapetin e kuq të Toronto Film Festival bashkë me gjashtë fëmijët e saj. E buzëqeshur dhe gjithë rrezatim, e veshur me të bardha për filmin e animuar “Breadwinner”, në të cilën është producente ekzekutive dhe me të zeza në “First they killed my father”. Gjithmonë e vetme, edhe pse ka zëra për një afrim me Brad Pitt, por më në fund është e qetë. Një nënë e vërtetë në karrierë Angelina ishte protagoniste gjatë dy ditëve intensive në Toronto dhe me vete donte të gjithë familjen e saj, fëmijët e moshave të ndryshme. Vivienne, 9 vjeç, Shiloh, 11, Knox 9 dhe Zahara 12, Maddox, 16 vjeç dhe Pax 13. Nga Brad Pitt nuk ka asnjë gjurmë për të përgënjeshtruar zërat e rikthimit të flaktë mes tyre. Gjatë premierës së “First they killed my father” i marrë nga libri i Loung Ung, që bën fjalë për temën e masakrës kamboxhiane ku vdesin 2 milionë persona, Jolie sfiloi me një fustan të gjatë me një sup zbuluar. E dobët, por e bukur. E gjitha me të bardha në tapetin e kuq të filmit të animuar “Breadwinner”, nga libri i Deborah Ellis, që tregon historinë e një vajze afgane 11 vjeçare që gjatë arrestimit të babait të saj, i duhet të vishet dhe sillet si burrë për të shpëtuar familjen e saj.


Viti i Skëndërbeut, vendvarrimi i heroit kombëtar drejt degradimit

$
0
0

Ndoshta viti i Skënderbeut shpallur nga kryeministri Rama, do t’i vijë në ndihmë mirëmbajtjes së vendvarrimit të heroit tonë kombëtar në Lezhë, që aktualisht po degradon nga dita në ditë.

Çatia e memorialit është dëmtuar plotësisht dhe pikon në disa vende sa herë që ka reshje shiu duke krijuar lagështirë. Ndërsa muri i memorialit ka pësuar plasaritje në pjesen lindore. Alarmi për këtë situate është dhënë prej kohësh por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Zyra e Trashëgimisë Kulturore thotë se shumë shpejt do të jetë gati projekti për rikonstruksionin dhe ndriçimin e memorialit, por problem mbetet financimi.

Paulin Zefi: “Do ti dërgojmë këto projekte Kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës. Shpresojmë në bashkëfinancim sepse vetë Bashkia e Lezhës nuk i ka as mjetet financiare dhe as kompetencat për të vepruar e vetme, duke qëne se ky është objekt kulture i kategorisë së parë dhe në të njëjtën kohë i rëndësisë së veçantë.”

Që prej ndërtimit disa vite më parë vendvarrimi i Skëndërbeut nuk ka njohur asnjë investim ndaj dhe shkalla e amortizimit është mjaft e madhe, ndërkohë që përsa kohe nuk ka ende një projekt të gatshëm ndërhyrja duket ende larg.

Varri i Skënderberut në stinën e verës khehet në një atraksion historik ku vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Rozi Kostani dhe Alfred Trebicka rikthehen bashkë në skenë

$
0
0

Pemë gjenealogjike shumëdegëshe dhe rrënje të thella u hodhën në zjarr. Zyra civile u hodhën në erë. Plaçkitja më e madhe u krye në muzetë dhe arkivat e shtetit. U konfiskuan pasuri përrallore. Turpe të paimagjinueshme dolën në dritë në një krizë kombëtare vetëndëshkimi. Jeta erotike e të paktën 400 kryeministrave u bë subjekt filmash orgjikë që bazoheshin mbi fakte të pamohueshme.

Burra nga jeta publike e vendit, që s’ia dolën mbanë në kohë të arratiseshin jashtë shtetit, u detyruan të braktisnin ofiqet e tyre të larta dhe të rrëfehen para turmash njerëzish të hakërryer që i shqyenin aty për aty dhe më pas i hanin me tërbimin hakmarrës të njerëzve që është abuzuar në kurriz të tyre.U ri projektua planimetria e qyteteve, të cilat u shembën nga themelet dhe u rindërtuan nga fillimi. Shfrytëzimi i pasurive të nëntokës kaloi në duar të tjera …Emri i vendit ndryshoi.

I riu s’ kujtonte asgjë nga ai i vjetri. Këto pasazhe janë shkëputur nga vepra “Vdes siç Vdes një Vend” me autor DimitrisDimitriadis,që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar më 21 shtator (premierë) nën regjinë e RoziKostanit. Me një vend dhe kohështrirje të pacaktuar, vepra vjen në skenën e Teatrit Kombëtar, po aq diakronike, si një parabolë shqiptare e një vendi ku shtetrrethimi i gjatë komunist dhe ngjarjet e ‘97-ës, nuk i përkasin një filmi bardhë e zi të së kaluarës, por vazhdojnë të kërkojnë një autor për tu ngjitur në skenën e “teatrit të maskave”.

Nën përkthimin e EleanaZhako,kjo vepër rikthen sërish në një interpretimsë bashku, dy aktorët AlfredTrebicka dhe RoziKostani (e cila është dhe në rolin e regjisores). Më parë dy aktorët kanë interpretuar bashkë në veprën “Ata hynë pa trokitur” të regjisorit Armando Bora. Prej javësh aktorët kanë nisur provat për ta sjellë këtë vepër më 21 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar. “Vdes siç Vdes një Vend” hap dhe siparin e shfaqjeve për Teatrin Kombëtar këtë sezon.

“Kur individi dhe vendi frymojnë për të krijuar marrëdhënien reciproke të shkatërrimit.. Vdes siç Vdes një Vend. – Nuk ka vlerë më të madhe se të punosh me njerëz që besojnë në magjinë e dashurisë dhe mirënjohjes, duke e ushqyer atë çdo ditë.”, shkruan regjisorja Kostani.“Vdes siç vdes një vend” është psikoanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real-imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.

”Rrëfimi ka formën e një kronike postmoderne ku me një vërtetësi rrënqethëse dhe në mënyrë fantazmagorike përshkruhet vendi i Hybris, demonit të dhunës dhe intolerancës, e fanatzimit ideologjik dhe fetar, e mendësisë mesjetare, korruptive, ksenofobike, nacionaliste, ajo e shterpësisë krijuese dhe shpirtërore “Ndonëse në tekst nuk përcaktohet koha, vendi dhe hapësira gjeografike , aludimi rreth periudhës së luftës civile greke, asaj të diktaturës së kolonelëve si dhe jehona e ngjarjeve të majit 68’ në Francë lidhet me botimin e parë të librit në vitin 1978, ku kujtimet dhe plagët e historisë gjallonin ende si fantazma të pakallura”, thotë Zhako.

“Vdes siç vdes një vend” është vepra që e kurorëzoi DimitrisDimitriadis si një nga autorët më të spikatur të letërsisë dhe teatrit bashkëkohor evropian. Krahas veprës së tij teatrale Dimitriadis shquhet si poet, prozator, eseist dhe konsiderohet si përkthyesi më i mirë i autorëve të tillë si: Mauricë Blanchot, GeorgesBataille, Jean Genet, Jean PaulSartre, Margarite Duras, Shakespeare, Beckett, etj.Fama e Dimitriadis në skenën e teatrit europian i detyrohet kryesisht zbulimit të tij nga Patrice Chereau, një nga regjisorët më të talentuar evropiane të 40 viteve të fundit. Pak kohë pas ngjarjeve të majit të 680-ës, vepra e parë e Dimitriadis, “Çmimi i revoltës në tregun e zi” u ngjit në skenën e Theatre de la Communed’Aubervilliers në Paris në regjinë e Chereau dhe admirimin e spektatorëve të tillë si Sartri apo Simone De Bovuar.

Gjatë periudhës kohore 1900-2000 veprat e Dimitriadis fillojnë të rishfaqen në teatrin francez, ndërkohë që në Greqi konsiderohej ende si “shkrimtar periferik”, për shkak të rebelimit të tij ndaj “rregullit të estetikës realiste”, që mbizotëronte deri atëherë në teatrin grek. Por suksesi më i madh i Dimitriadis erdhi me ngjitjen e veprës së tij të përkthyer në shumë gjuhë “Vdes si një vend” në skenën e famshme të teatrit “Odeon” të Parisit në vitin 2010, si dhe nderimin e tij si “Autori bashkëkohor i vitit” në Paris. Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, arabisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, katalanisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, dhe kryesisht në frëngjisht. Njohja e tij në Francë solli një ndryshim rrënjësor në ri perceptimin e “Dimitriadit teatror” në Greqi.

Kur luhej për kupën “Sami Bushati”

$
0
0

15 vjet pa personalitetin e shquar shkodran, pinjoll i denjë i bushatlinjve

 Nga Halil RAMA

Para katër dekadash banorët e Lagjes Nr.10 të Tiranës do t’u gëzoheshin dhjetëra terreneve sportive, ku mund të kalonin kohën e lirë dhe të aplikonin talentin në sporte të ndryshme. Krijimi, mirëmbajtja dhe aplikimi suksesshëm i “shumësporteve” në to ishin meritë kryesore e një emri të spikatur, pinjoll i Bushatllinjve të dëgjuar të Shkodrës.

Falë pasionit të madh për sportet dhe kalitjen fizike, Sami Bushati, i sapo liruar nga ushtria si i “padëshiruari” i nomenklaturës, do të angazhohej vullnetarisht në zhvillimin e sporteve dhe kalitjen e brezit të ri në lagjen ku banonte, duke vazhduar kështu punën shembullore që kishte bërë me ushtarët në formacionet që kishte drejtuar.Vetë Samiut ky pasion i kishte lindur që në moshë fare të re, atëherë kur si partizan do ti duhej të përballej me sfidat e luftës si dhe me vështirësitë e skajshme të terrenit tepër të thyer të Alpeve shqiptare. Qëndrueshmërinë e tij për të mos u përkulur para askujt dhe asgjëje ai do ta kaliste më tej në akademinë ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik si dhe gjatë aktivitetit së tij si ushtarak. Që nga ajo kohë dhe deri ne fund të jetës ai do të bënte çdo ditë pa përjashtim gjimnastikë dhe do të lahej dimër verë vetëm me ujë të ftohtë.

Samiu plot pasion dhe pa përfillur lodhjen shpenzonte të gjitha orët e ditës në terrenet sportive. Ishin vitet ’70 dhe ’80 kur veprimtaria e Samiut rrezatoi në tërë vendin.Jo pak ndikoi në popullaritetin e tij pikërisht karakteri i Samiut, sa i hekurt dhe luftarak, as edhe i dashur dhe plot humor e batuta. Si të tillë e njohën dhe do ta kujtojnë gjithmonë shokët e LANÇ, bashkëluftëtarët antifashistë e bashkëpunëtorët e tij në njësi, reparte e në Akademinë Ushtarake, por edhe të rinjtë dhe shumë sportistë të mirënjohur të qytetit të Tiranës, të cilëve me përkushtim u rrënjosi pasionin për sportin dhe kalitjen fizike.Pikërisht pse pati një rrezatim të tillë, për së gjalli të tij qe organizuar madje edhe një kupë sportive me emrin “Sami Bushati”.

Nuk u përkrah, nuk i krijuan një kusht më tepër, nuk i thanë se çfarë të bënte, nuk ia zgjeruan fushën e veprimtarisë, por ai prapë ja arriti. E krijoi mjedisin e veprimtarisë së tij në lagjen e tij, madje duke u bërëi famshëm. Njëri nga bashkëkohësit e tij, kolonel MyfitGuxholli, nënkryetar i OBVL, kur kanë kaluar 15 vjet nga ikja e Samiut në botën e përtejme, duke e kujtuar me respekt dhe admirim të veçantë shprehet se: “Nuk mund të gjesh në gjithë Tiranën dhe ndoshta as në gjithë Shqipërinë një njeri si Sami Bushati, që t’ia arrinte asisoji të tërhiqte rininë nga kotësia dhe ta drejtonte për në fushat sportive, ta mblidhte, ta bashkonte në idenë e madhe të edukimit sportiv jashtë shkollës”. Kjo edhe për faktin se askush nuk mund të harrojë Lagjen 10-të të Tiranës, veprimtaritë e pashlyeshme, për organizimin e të cilave Sami Bushati shpenzonte gjithë orët e ditës, nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet tjera sportive qe ai organizonte karakterizoheshin nga njëra ane nga disiplina e hekurt dhe nga ana tjetër nga karakteri aq zbavitës, saqë ishin bërë magneti i banorëve të lagjes.Ndërkohë ai ishte edhe një prind shembullor për të tre fëmijët e tij të shtrenjtë, të cilët përveç të tjerave i drejtoi dhe i formoi edhe për te sporti.Kështu nga familja e tij do të dilnin dy futbollistë të talentuar, i biri, Iliri, dhe nipi, Mirgeni, të cilët në vazhdim të traditës së Samiut punojnë si trajnerë në akademinë e futbollit Partizani.

Pasionant, kërkues i madh, organizator i pazëvendësueshëm, i sakrifikuar deri nështerim, ai gjallëroi për vite të tëra një pjesë tëkryeqytetit me veprimtari të shkëlqyera që qenë një shembull kombëtar. Deri aty madje, sa mbi 30 sportistë të shquar të Shqipërisë dolën prej asaj qëbashkëkohësit e konsideronin si “shkolla sportive e Sami Bushatit”.

Shembull i jashtëzakonshëm sakrifice dhe vetëmohimi qytetar e atdhetar

Sami Shefqet Bushati ishte një nga bijtë e nderuar të qytetit të Shkodrës. Intelektuali dhe ushtaraku i përmasave shumëdimensionale, që u nda nga jeta 15 vjet më parë (me 12 shtator 2002), kishte lindur në vitin në vitin 1926 në një familje atdhetare.Siçshkruan në kujtimet e tij, gjeneral-lejtnant (në pension) RrahmanParllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i kombit, “Sami Bushati ka qenë familjarisht i lidhur ngushtë me LANÇ. I ati, Shefqeti, e ëma, Sanija, vëllai Sytkiu, vetë Samiusi dhe vëllai më i vogël, Ismeti, morën pjesënë luftën për liri.Prindërit e Samiut qysh në orët e para u vunë në shërbim të LANÇ. Shtëpia e tyre u bë një ndër bazat kryesore të qytetit të Shkodrës derisa u zaptua nga gjermanët, të cilët e përdorën atë si komandaturë dhe kur braktisën qytetin e hodhën ne erë.

Bir i një prej familjeve më fisnike të Shkodrës e të Shqipërisë, asaj tëBushatllinjve, Samiu qe një prej bartësve më të respektuar të karakteristikave të shquara të këtij fisi të madh, siç ishin dhe janë: burrëria, fisnikëria, humanizmi dhe atdhetaria! Që 15-vjeçar, ai u bashkua me lëvizjen për çlirimnga pushtuesi, sepse Shqipërinë e pati amanet shekullor të paraardhësve. I frymëzuar prej prindërve të tij dhe vëllait të madh,Sytkiut, rroku pushkën për lirinë. E thirrën Alpet e thepisura të Shqipërisë, të cilave iu blatoi trimërinë dhe sakrificat e papërshkrueshme deri nëvetëmohim për lirinë e Atdheut.

Gjatë vitit 1942 e deri në mesin e vitit 1943, që në moshën 16-vjeçare Samiu qe aktivizuar në qytet sindërlidhës midis bazave ilegale. Në qershor 1943 ai u rreshtua nëradhët partizane. Fillimisht në përbërjen e një Njësiti ai përshkoi Zadrimën dhe përmes rreziqesh të shumta arriti deri në fshatrat më të thella të Malësisë së Lezhës. Pastaj u inkuadrua ne batalionin “Perlat Rexhepi”. Në nëntor 1943 ky batalion me urdhër nga lart e “braktis” qarkun e Shkodrës dhe shtegton në drejtim të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), duke përshkuar rrugë malore e shtigje te panjohura. Vështirësitë që kapërcyen partizanët nukpërshkruhen. Samiu edhe pse në moshëtë njomënuk u dha për asnjë çast. Në një varg luftimesh ku mori pjesë (Plavë e Guci, deri në rrugën Kukës – Prizren e gjetkë), Samiu qëndroi sypatrembur.Pas çlirimit mbaroi studimet në ish-Bashkimin Sovjetik dhe pas kthimit që andej, shërbeu me përkushtim si oficer në radhët e Ushtrisë”.

Studioi artin ushtarak në Rusi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur ende nuk ishte shuar afshi i heroizmit evropian kundër nazizmit, pjesë e të cilit ishte edhe i riu shqiptar Sami Bushati. U kthye që andej si ushtarak i formuar, duke u bërë një figurë e paharrueshme kudo që punoi qysh në vitet e para. Kërkues, ipapërkulur, edukator i shkëlqyer i rinisë, njeri që nuk e njohu lodhjen falë fizikut të tij të papërkulur, ai drejtonte vetëm me shembullin personal, duke u bërë një figurëemblematike.Bashkëkohësit e kujtojnë Sami Bushatin si një njeri të rrallë, jeta e të cilit përkufizohet vetëm si një shembull i jashtëzakonshëm sakrifice dhe vetëmohimi qytetar e atdhetar.

Si pinjoll i Bushatllinjve nuk e njihtefrikën para nderit dhe fisnikërisë

Duke artikuluar rrjedhshëm atë që historiografia shqiptare akoma nuk mund ta belbëzojë dot, publicisti Mark Bregu, i njohur si dashnor shembullor i fjalës së lirë dhe avokat i së vërtetës, para 15 viteve do të nxirrte në dritë aktin e guximshëm të njërit prej Bushatllinjve të Shkodrës në mbrojtje të dinjitetit qytetar. Në një artikull të datës 26 mars 2002, në kuadër të një replike për mbivlerësimin sipas tij të figurave të pashallarëve, publicisti Bregu e vlerëson Samiun si figura më e lartë e Bushatllinjve: “… nëse ky “shtab” vuan nga kriza e figurave, jam gati t’ju rekomandoj njëBushatlli që nderon jo vetëm Shkodrën, por mbarë Shqipërinë, dhe që për fat të mirë edhe sot jeton. Ju rekomandoj ushtarakun e hekurt e qytetarin trim Sami Bushati. Përveç veprimtarisë së tij si ushtarak i rangut të lartë, emrin e tij e nderon në veçanti akti i guximshëm në mbrojtjen e dinjitetit të tij qytetar, kur fyerjes që kërkoi t’i bënte një Komisar i Korpusit, Samiu, me një goditje të fuqishme iu përgjigj duke i hedhur kapelen në tokë dhe duke i “shkundë”spaletat. Ky burrë ngriti lart dinjitetin e Bushatllijve pa marrë parasysh pasojat”,shkruan ndër të tjera Mark Bregu.

Natyrisht, ishte e pritshme “hakmarrja primitive” e Komisarit të Korpusit më shpatulla të forta ndaj birit të shquar tëBushatllinjve. Për më tepër që asokohe, vetëm pak vite para se të ndodhte ky incident, familja e Samiut, e cila kishte shkrirë gjithë potencialin pasuror e njerëzor për luftën antifashiste nacionalçlirimtare, kishte pësuar një goditje: njëri nga vëllezërit, i cili gjatë luftës kishte qenë fëmijë, u arratis në 1961. Ndëshkimi i nomenklaturës do të ishte i menjëhershëm. Samiun, ushtarakun shembullor që la gjurmë kudo ku shërbeu, duke mbetur figura e dashur e kërkuesit të fortë ushtarak, por dhe shoku e prindi i pazëvendësueshëm, e liruan nga ushtria. Megjithatë ai nuk u përkul, sepse nuk e njihte frikën para nderit dhe fisnikërisë. Samiumbeti përherë me shpirtushtaraku i hekurt dhe edukatori i apasionuar i rinisë.

Rast unikal në historinë e sportit shqiptar

Sami Bushati jetoi me sportin, duke i blatuar atij rrahjet e zemrës së tij të flaktë, që mbeti rinore deri në fund të jetës. Ai përjetoi gjithashtu rastin unikal në historinë e sportit shqiptar: Për së gjalli të tij u organizua një Kupë me emrin e tij. Asnjë veprimtari sportive me rininë shqiptare nuk kishte pasur një organizim të atillë më parë. Do të ndodhte në pranverën e vitit 1998, kur shoqata e futbollit “Arbëria” organizoiKupën me emrin “Sami Bushati”, Kupë të cilën ai e dorëzoi me dorën e tij. Kjo qe dhe pavdekësia e Sami Bushatit.

Partizani dhe ushtaraku iorëve të para,me lirimin nga ushtria, dha kontribut vullnetar të pashembullt për zhvillimin e futbollit.Sami Bushati, i cili e priste skuadrën e Partizanit me bandë te Ura e Mifolit në Vlorë, pasionanti i madh i sporteve, të cilin çdo ditë do ta shihje me LoroBoriçin e RefikResmen, me KolecKrajën, SimonDeden e LinShllakun dhe të cilit iazbukuronin gjoksin medaljet e Trimërisë, të Kujtimit e të Skënderbeut, përjetoi edhe medaljen më origjinale që ndokush mund ta ketë pasur ndonjëherë në jetën e tij: Kupën me emrin e tij.

Qasja në kulturë s’duhet të jetë një shans për disa, por një e drejtë reale për të gjithë!

$
0
0

Nga Mirela Kumbaro

(Fjala e mbajur në Kuvend, në prezantimin e programit të Kulturës 2017- 2021)

A është Kultura e rëndësishme për Qeverinë “Rama 2” ? Pa më të voglin dyshim!

Për të dytin mandat rresht, Programi ynë qeverisës,-  i cili në vitin 2013 krijoi Ministrinë e Kulturës si një të tillë të dedikuar për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore, – vendos sërish t’i japë politikave kulturore dhe investimeve në kulturë një rëndësi thelbësore dhe të hapë perspektiva të reja për sektorin e kulturës.

Në mandatin e parë ne treguam se arritëm, ta nxjerrim Kulturën nga gropa e borxheve dhe gjendja e emergjencës. E kthyem Kulturën në prioritet dhe motor zhvillimi e pasaportë kombëtare.

Meqënëse jemi gati në përfundim të sezonit turistik veror më lejoni të ndaj me ju shifrat e fundit të vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore ku jo vetëm promovohet Kultura jonë kombëtare por, edhe tërhiqet pjesa më e madhe e turistëve duke e bërë Shqipërinë tashmë pjesë të axhendave kulturore dhe turistike ndërkombëtare:

– Rreth gjysëm milionë ishte numri i turistëve deri në gusht të këtij viti krahasuar me 220 000 të tillë në vitin 2013; ose 70 000 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, çka solli rritje me 3 herë të të ardhurave krahasuar me vitin 2013.

Vlen të përmenden disa thekse të forta të këtyre arritjeve siç është Muzeu Onufri ku numri i vizitorëve është rritur me 10 herë, dhe po aq në Kalanë e Gjirokastrës; ose në Kalanë e Shkodrës ku numri i vizitorëve në Rozafat këtë vit është 5 herë me i madh se viti 2013.

Dhe nuk është fasadë, sepse e gjitha kjo është shoqëruar me rritje të numrit të bizneseve me destinacion turistik. Dy hotele kishte Gjirokastra në vitin 2013, mbi 15 hotele e bujtina janë e hapur sot e vijojnë të ndërtohen në Qendrën Historike.

Në Korçë, pas ndërtimit të Muzeut të Kombëtar të Artit Mesjetar numri i vizitorëve u rrit 7 herë krahasuar me vitin 2013 ndërsa numri i turistëve në qytet është 15% më i lartë këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë rilindjes së Qendrës historike dhe Pazarit të Korçës.

A e dini ju se për rrjedhojë 20 bujtina u ndërtuan vitin e kaluar dhe 20 të tjera janë në ndërtim këtë vit, 90% e të cilave prenotohen tashmë online.

Më lejoni të theksoj se në 4 vitet 2013-2017:

Ministria e Kulturës ndërtoi një sistem të qendrueshëm menaxhimi të institucioneve publike të Kulturës përmes:

  • përzgjedhjes me konkurse;
  • pavarsisë së programacionit artistik
  • nxitjes së partneriteteve;
  • ndërtimit të programeve themelore në fushat e trashëgimisë kulturore, artit, librit, edukimit kulturor;
  • vendosjes së standardeve të cilësisë në organizim, muzealizim, dhe performancë artistike;
  • investimit në ndërtimin ose rindërtimin e institucioneve kulturore ku deri në atë ditë s’ishte ngulur asnjë gozhdë që nga dita që ishin ndërtuar.
  • zhvillimit të diplomacisë kulturore në nivele të larta ndërkombëtare;

Kuadri i plotë ligjor dhe zbatimi i tij në fushën e të drejtave të autorit është jo vetëm një premtimi ynë i mbajtur në sfidën e integrimit europian, por edhe një betejë e rëndësishme e fituar në luftën e gjatë kundër piraterisë.

Trashëgimia kulturore si motor zhvillimi dhe burim ekonomie të qendrueshme – është një risi absolute e qeverisjes sonë, e cila kombinoi programin e Rilindjes Urbane me atë të Qendrave Historike si një model suksesi të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore dhe si burim ekonomie dhe zhvillimi – tashmë e kemi shijuar të gjithë rijetëzimin e trashëgimisë kulturore në Korçë, Berat, Krujë, Shkodër, e shumë shpejt edhe në Gjirokastër dhe Voskopojë

Ndërsa po hapim kantieret e restaurimit në Qendrat historike të Vlorës, të Dhermiut, të Vunoit e jo vetëm.

E për të gjithë ata që na akuzojnë se bëjmë fasada, sapo dëshmova se këto nuk janë investime fasadë por ekonomi, punësim dhe emancipim.

Por, ju siguroj se sa më e gjatë bëhet lista e arritjeve të mandatit të parë aq më të forta janë sfidat e këtij mandati të dytë.

Tashmë modeli i mirëmenaxhimit dhe i politikave nxitëse në lëmin e Kulturës është krijuar.

Por sfida e vazhdimit është shumë më e madhe se 4 vjet më parë.

Sfida është e 4fishtë:

  • sfidë cilësore: tashmë nuk flitet për emergjencë por për standard
  • sfidë financiare: tashmë nuk flitet për borxhe por për intensifikim të investimeve kulturore
  • sfidë e pavarësimit të kulturës e të skenës së pavarur nga strukturat shtetërore: duke shtuar burimet e financimit dhe partneritetet publik-privat
  • sfidë e shfrytëzimit të kulturës jo vetëm si krenari dhe estetikë por, edhe si burim ekonomie dhe turizmi.

Zonja dhe Zotërinj Deputetë,

Përkundër perceptimeve të cekta apo paragjykimeve të thella, Kultura nuk është luks me të cilën merremi pasi kemi zgjidhur problemet e ekzistencës!

 QASJA NË KULTURË NUK DUHET TË JETË NJË SHANS PËR DISA POR NJË E DREJTË REALE PËR TË GJITHË! – dhe këtë nuk  shpikëm ne,

por ne kemi gjetur e vijojmë të ndërtojmë mekanizmat për ta jetësuar këtë filozofi.

Në këto 4 vjet rigjallërimi i institucioneve të artit dhe kulturës, zgjoi interesin e njerëzve ndaj “Ngjarjes” kulturore.

Për qeverinë e re është shumë e qartë rëndësia që luajnë rikthimi i publikut dhe zhvillimi i sektorit kulturor jo vetëm për artistët dhe profesionistët e artit, por sidomos për edukimin e fëmijëve dhe më gjerë të popullsisë, për kohezionin social por edhe për krijimin e një sektori të ri punësimi në turizmin dhe biznesin kulturor.

Investimet e nisura në qeverisjen 2013-2017 do të vijojnë.

Pasi ndërtuam 4 muze të standartit europian:

Muzeu Arkeologjik në Durrës,

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër,

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë,

Muzeu Kombëtar i Shtëpisë me Gjethe;

rikonstruktuam 2 teatro në dy qytete të rëndësishëm të Kulturës, Teatri Migjeni në Shkodër dhe Teatri Çajupi në Korçë ;

brenda mandatit 2017-2021

  • do të përfundojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operas dhe Baletit,
  • do të përfundoje teatri i ri Turbina me dy skena,
  • gjithashtu do të investohet në projekte kulturore multifunksionale në qytete ku Rilindja urbane ka rritur ndjeshëm interesin për kulturën siç është Fieri, Vlora, Shkodra, duke krijuar kështu perspektivën e delokalizimit të poleve kulturore për “Shqipërinë Që Duam”.

Në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, investimet kulturore do të kenë tri prioritete të mëdha në këtë mandat të dytë:

  • rikualifikim dhe rikonceptim të funksionit të Muzeut Historik Kombëtar,
  • rikonstruksion dhe rikonceptim të funksionit të Bibliotekës Kombëtare
  • rehabilitim dhe rifunksionalizim të Galerisë Kombëtare të Arteve

Kjo tipologji investimesh do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së ofertës kulturore dhe në edukimin e publikut të gjerë.

Dëgjova sot këtu të kritikohej programi i kësaj qeverie “edukimi përmes kulturës” e madje të cilësohej edhe si sovjetike!!

Ne e kemi nisur këtë risi që në mandatin pararendës dhe askush, asnjëherë nuk e kritikoi! Përkundrazi! Madje tani do ta shtrijmë në çdo qytet.

Po ta zemë se u gabuam… Po pse atëhere Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, me gjithë atë histori kulturore e shtete me vokacion kulturor që kanë, e theksojnë sot si prioritet të ditës? A thua të jenë sovjetikë?!

Po qe se kështu është, “sovjetiku” Emmanuel Macron vetëm pak ditë më parë në Athinë, duke folur për të ardhmen e Europës dhe për krizën greke, tha se “ajo që na bën europianë dhe që na bashkon para së gjithash është Kultura! dhe me qëllim që të ringjallim sërish besimin mes nesh, nga Kultura duhet ta fillojmë!”

I kulturar nuk lind por bëhesh, pra edukohesh!

Sot pasdite, inaguruam bashkë me kryetarin e Bashkisë Tiranë Shkollën krejtësisht të rinuar të Baletit ku formohen yjet e skenës së ardhshme, po nuk mjafton formimi I artistëve po s’formuam dhe edukuam edhe publikun e artit.

Prandaj në vizionin e kësaj Qeverie, kultura nuk është vetëm një plotësim shpirtëror por një domosdoshmëri në përditshmërinë e të rinjve.

Për këtë arsye, thellimi i reformës në institucionet e artit dhe në politikat kulturore do të theksojë “edukimin përmes kulturës”. Ky program nisi të formësohet në 4 vitet e para dhe tregoi se sa nevojë e interes ka, dhe se sa i etur është publiku për të.

Edukimi gjithëpërfshirës me art e kulturë përmes kurrikulave të shkollës nga njëra anë dhe futja e linjës pedagogjike dhe edukative në çdo institucion arti dhe kulture nga ana tjetër, do të jetë prioritet në mandatin e dytë dhe do të kthehet në program kombëtar në Shqipëri.

Do të vihet në zbatim strategjia e kulturës Shqipëria 2017-2025, ku përveç programeve publike, arti dhe kultura do të bëhen tërheqës për biznesin dhe financuesit e tjerë jo publikë përmes rregullave të reja të mecenatit dhe të lehtësirave fiskale.

 Trashëgimia Kulturore, ka një potencial të jashtëzakonshëm, ende të pashfrytëzuar sa duhet, për t’u bërë motor zhvillimi turistik dhe për të prodhuar ekonomi duke ruajtur në të njëjtën kohë pasuritë kulturore.

Prioritet do të marrë restaurimi i qendrave historike të fshatrave me potencial turistik përmes programit të Rilindjes Rurale, si QH Rehovë në Kolonjë, QH Theth Shkodër, QH Përmet, dhe jo vetëm.

Programi i qeverisë 2017-2021 do t’i përgjigjet interesit për turizëm kulturor me oferta itineraresh të reja turiske si “Rrugët e besimit”, nga Veriu në Jug, duke gjurmuar vendet e kultit më tipike dhe përfaqsuese jo vetëm të kulturës dhe artit por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar.

Rigjallërimi i korridoreve të vjetra historike ose tregëtare si “via Egnatia”, do të krijojë një ofertë të re që ndërthur pejsazhin natyror me atë kulturor.

Një tjetër projekt i rëndësishëm i programit të Qeverisë për kulturën do të jenë “Rrugët e Kujtesës” që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik të vendeve të ish diktaturës, jo vetëm si vende për të kujtuar viktimat dhe për të mos harruar të keqen por edhe për t’u treguar vizitorëve të rinj këtë pjesë të historisë së Shqipërisë.

Të nderuar kolegë,

Dua të them se ky mandat në qeverisjen kulturore nuk është thjesht një vazhdim i të parit.

Është një mandat i ri.

Me thellimin e reformave në menaxhimin e trashëgimisë kulturore.

Me vizion të qartë për të konsoliduar Skenën e pavarur të kulturës.

Dhe këtë do ta bëjmë me partnerët tanë por, sidomos me njerëzit e kantiereve të Kulturës

Krejt së fundi, disa prej tyre, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Qendrës Kombëtare të Kinemasë, nën drejtimin e regjisorit të talentuar Gentian Koçi, sapo kanë realizuar një projekt filmik që ia vlen e na nderon, dhe me të cilin fituam ditë më parë, një Çmim prestigjioz në Festivalin e Sarajevës.

Prandaj të dashur miq, këtë të enjte në mbrëmje jeni të ftuar në premierën e këtij filmi “Dita zë fill”!

Ambasada zvicerane feston 25 vjetorin e hapjes në Tiranë

$
0
0

Ky vit shënon 25 vjet që nga hapja e Ambasadës së Zvicrës në shtator 1992 në Tiranë. Në kuadër të këtij përvjetori, në Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u zhvillua një veprimtari me diskutime dhe përshëndetje nga diplomatë dhe qeveritarë nga të dy vendet.

Veprimtaria u përqëndrua në 25 vjet të Prezencës zvicerane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri dhe u vlerësuan marrëdhëniet zvicerane-shqiptare. Ambasadori zviceran,  Z. Graf theksoi lidhjet e forta midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe progresin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve. “Shqipëria është përfshirë në një agjendë reforme dinamike dhe është e përkushtuar për të ecur përpara. Kjo është një arsye, dhe një arsye e mirë që Zvicra vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian “, premtoi ambasadori Graf.

Dy ish-diplomatë zviceranë, Christian Schmed, Zëvendës Shef i Misionit për periudhën 1992-1997 dhe Francis Cousin, Ambasadori Zviceran nga 2000-2002 ndanë me audiencën kujtimet dhe përvojat e tyre duke konfirmuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë

Veprimtaria vazhdoi me diskutimet e panelit mbi arritjet dhe sfidat e Bashkëpunimit Zviceran gjatë këtyre 25 viteve. Paneli përfshinte Ministren (në largim) për Zhvillimin Urban, Eglantina Gjermeni, Kryetaren e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi dhe  Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së Brian Williams

Mbrëmja përfundoi me një pritje për trupin diplomatik për të kremtuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ndihmës Sekretari Shtetit i Departamentit Federal për Punët e Jashtme, Nicolas Brühl folën për marrëdhënien miqësore mes dy vendeve. ” Ndërthurja midis dy ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Zvicrës është shembull i përsosur për mënyrën se si dy vendet tona ndërveprojnë. Gjysma e lojtarëve zviceranë kanë origjinën e tyre nga zona shqip-folëse, ndërsa gjysma e lojtarëve shqiptarë janë gjithashtu shtetas zviceranë. Çdo ndeshje e ekipeve tona është dëshmi e lidhjes së fortë midis dy vendeve tona “, tha Nicolas Brühl.”

Zvicra është donatori i tretë më i madh bilateral në Shqipëri. Qeveria zvicerane filloi të mbështesë Shqipërinë në fillim të viteve 1990 duke ofruar ndihmë humanitare. Që nga hapja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Tiranë më 1997, Zvicra po mbështet tranzicionin e Shqipërisë me një program në rritje të vazhdueshme në katër fusha të ndryshme me më shumë se 20 milion CHF në vit.

Gjatë festimit, dueti i muzikantëve Timorosso luajti Alphorn, një instrument muzikor tradicional zviceran dhe, Roland Tasho prezantoi një ekspozitë fotografike me shembuj të suksesshëm të zviceranëve që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.

Festimet e 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës vazhdojnë nesër , më 13 shtator me një ngjarje që përqendrohet në forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe përfundon më 14 shtator me premierën e filmit “Ballafaqimi me të Shkuarën” dhe me diskutime të një paneli mbi këtë temë.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>