Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Ministria e Kulturës shpall listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar

$
0
0

Në vijim të politikave kulturore në mbështetje të autorit shqiptar dhe të promovimit të letrave shqipe jashtë vendit, si dhe në përkrahje të përkthyesve dhe shtëpive të huaja botuese të interesuar në përkthimin e letërsisë shqipe, Ministria e Kulturës shpall listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2017.

Fondi synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe.

Nga 8 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 5 prej tyre të cilët kaluan fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe ekspertët e fushës.

Fituesit janë si më poshtë:

Nr. Shtëpia Botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi Gjuha
1. Rubbettino Editore Rrëfenja me ndërkombëtarë Ylljet Aliçka Elio Miracco Italisht
2. Salento Books Bolero në vilën e pleqve Fatos Kongoli Luigi Ruggeri Italisht
3. Plethora Editions Ndërhyrjet e zotit Shyti Adrian Vehbiu Eleana Zhako (Ziakou) Greqisht
4. Editorial Argonáutica Përmbledhje poetike Luljeta Lleshanaku Lucia Paprčková Spanjisht
5. Salento Books Unë kam vrarë Eni Vasili Valentina Notaro Italisht

 


Festivali i filmit “Seanema“, për të tretë në Ulqin

$
0
0

Festivali i filmit “Seanema“ këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në Qytetin e vjetër të Ulqinit, në datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretëështë “EXILE” (dëbim), ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë.
Përveç temës së re që prek këtë vit, „Seanema“ ndryshon konceptin dhe bëhet festival me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak. Rreth ndarjes së çmimeve vendos juria vlerësuese e cila përbëhet nga regjisori malazez, Pavlle Simonoviq, drejtori artistik i „PriFilmFest“, Fatos Berisha dhe ulqinakja Dafina Halili, autore dhe pjesë e ekipit të Kosovo 2.0. Në jurinë që do të vlerësojë filmat metrazh i shkurtër do të jetë aktori, fitues i çmimit të madh të Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, Mirko Vllahoviq, regjisori i ri malazez, Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas, regjisor, producent, aktivist dhe drejtor artistik i kompanisë multimediale Liberatum nga Londra.
Në programin e edicionit të tretë bëjnë pjesë filmat, „Kushtetuta e Republikës së Kroacisë“ e regjisorit Rajko Grliq, që do të shfaqet në natën e parë të festivalit, dy produksionet malazeze „Iskra“ nga Gojko Berkuljan dhe „Perla e Bunës“. Në filmat që bëjnë pjesë në programin kryesor garuesveçojmë „Dita zë fill“ nga Gentian Koçi, me fituesen e „Zemrës së Sarajevës“ Ornela Kapedani në rol kryesor dhe „Requiem për zonjën J“ me aktorën Mirjana Karanoviq. Krahas programit të filmit, festivali „Seanema“ këtë vit organizon panele, leksione për studentët, prezantime për dhe rreth filmit, për të rinjtë dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.
Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 8 në mbrëmje. „Seanema“ këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës ne Mal të Zi, Komisioni për ndarjen e fitimeve nga lojërat e fatit, Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna Ulqin dhe shumë partnerë e donatorë të tjerë. Hyrja në të gjithë ambientet e festivalit do të jetë falas.

Librat shqiptarë të përkthyer në gjuhë të huaj – Ministria e Kulturës shpall fituesit e fondit të Përkthimit Letrar

$
0
0

Pesë vepra në shqip të autorëve të ndryshëm do të përkthehen në gjuhë të huaj, në përpjekje për të promovuar letërsinë shqiptare jashtë vendit.

Ministria e Kulturës, në bazë të politikave në mbështetje të autorit shqiptar si edhe në përkrahje të përkthyesve dhe shtëpive të huaja botuese të interesuar në përkthimin e letërsisë shqipe, shpalli listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2017.

MK bën të ditur se aplikimet e mbërritura nga 30 Qershori deri më 28 Korrik kanë qenë vetëm 8, nga ku janë përzgjedhur 5 prej tyre, të cilët kaluan fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe ekspertë të fushës së letërsisë.

Nr. Shtëpia Botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi Gjuha
1. Rubbettino Editore Rrëfenja me ndërkombëtarë Ylljet Aliçka Elio Miracco Italisht
2. Salento Books Bolero në vilën e pleqve Fatos Kongoli Luigi Ruggeri Italisht
3. Plethora Editions Ndërhyrjet e zotit Shyti Adrian Vehbiu Eleana Zhako (Ziakou) Greqisht
4. Editorial Argonáutica Përmbledhje poetike Luljeta Lleshanaku Lucia Paprčková Spanjisht
5. Salento Books Unë kam vrarë Eni Vasili Valentina Notaro Italisht

Fondi i Përkthimit nga Gjuha Shqipe synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si dhe t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe.

Fyerje ndaj figurës së Adem Jasharit

$
0
0

Deri kur më të fyhen heronjtë shqiptar me shtatore të dobëta. Nuk e dijë a është e qëllimshme kjo fyerje apo përse duhet të bëhet? Duhet sa më parë të rrënohen këto shtatore, të ngritën ato siç i ka hije heronjve shqiptar. Njëherë e masakruan serbët, tash po e masakrojmë vet ne me anë të artit.

Nga Ilir Muharremi

Edhe një shtatore qesharake dhe fyese ndaj komandantit legjendar Adem Jasharit e ngritur më 2012 në fshatin Radushë të Shkupit, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Shtatorja  ka madhësi prej dy metra e pesëdhjetë centimetra, ndërsa në vete mban mbi 280-300 kilogram rrjetë çeliku si dhe ka cement-krom dhe disa aditive të tjera. Në atë kohë disa folën fjalë miradije për anën estetike të shtatores, disa të tjerë qenë më realist sepse realizmin artistik e quajtën: “Marre dhe marrëzi, përmendore qesharake.” A qëndron kjo? Natyrisht, ngjanë me tendencën e skulpturave realosocialiste. Në anën tjetër figura e Ademit duket si xhuxhë, apo babadimër, ose një meksikanë i vogël, apo trup valltari tejet vital. Asnjërën nga këto nuk i posedonte heroi Adem Jashari. Për mua kjo është një fyerje e rëndë ndaj figurës së tij. Skulptori  merr guxim të tallet me figurën e Ademit, dhe Ademi po qe i gjallë, ta shihje veten në këtë art, do qeshej mesiguri ose të ndjehej i turpëruar.

E dyta, shtatorja u ngritë në fshat në një hapësirë tejet të ulët, mirëpo figura siç ishte Ademi meriton  hapësira urbane, por kjo është ajo më e pakta krahas anës estetike realizuese shëmtuese të shtatores. A ngjanë shtatorja me heroin Jashari? Pothuajse fare. Edhe këtu përmasat devijojnë trupore derisa skulptori i saj Selam Mustafi kishte tendencë të krijonte një realizëm  minimal sepse çdo gjymtyrë trupore është shumë e vogël, ose ca të tjera janë më të mëdha. Është degradim total i figurës së Adem Jasharit. I mungon jeleku antiplumb të cilin heroi gjithmonë në beteja e përdorte, dylbitë janë të fëmijëve, duken si lodër në shtatore, pastaj plumbat janë të mbështjellur rreth dorës, a në realitet Ademi i ka mbajtur rreth qafës, pistoleta është shumë e madhe, dhe kjo përdorej në filma vizatimor, tranformers. Pastaj i mungon edhe pjesa mjekrës që e kishte shumë të theksuar. Mustaqet janë kjo s’mund të mohohet. Koka është shumë e madhe në raport me trupin, duart janë tejet të shkurtra dhe masa e trupit është e vogël.

Nëse vështrohet nga poshtë pak do vërejmë karakterin e tij, sepse duhet të rritet figura nga distanca e tokës, ajo humbet në perspektivë, e në këtë rast Ademi qëndron sipër mbi tank. Nëse flasim për karakterin e tij duhet të paraqesim anën luftarake, qe vizionar i luftës, por edhe familjarë i mirë, dhe i dashur për të gjithë. E tërë skulptura është një shëmti disproporcionale, aspak estetike.

Çfarë kishte thënë në media skulptori Mustafi për artin e tij? Ai kishte menduar se njerëzit kanë prapavijë dhe qëllime jo të mira. Të gjithë mund të kenë, vetëm shqiptarët jo. Kjo nuk mjafton me arsyetua një skulpturë të dobët. Ai madje kërkonte se ku ka gabuar? Shumë e lehtë, syri më i thjeshtë e vëren. Madje, shumë fëmijë e identifikonin si babadimër ose si ndonjë xhuxhë i borëbardhës. Fyerje e rëndë kjo.

Skulptori po të kishte ndërgjegje do punonte shumë më shumë për një figurë siç qe Ademi. Unë si qytetar jam jashtë mase i fyer me një shtatore të tillë. “Këto që u thanë janë ngatërresa politike kurse unë kam tentuar të bëj një Adem Jashari në Maqedoni, të gjallë, të lëvizshëm, jo-statik, promotor i lëvizjes çlirimtare shqiptare. Për mua si artist është shumë me rëndësi simbolika”, ishte shprehur skulptori. Shtatorja as nuk është në lëvizje e as statike, është qesharake. Kurse pjesa simbolike nuk e dijë se ku vërehet në këtë shtatore, ndoshta vetëm në emër dhe mbiemër, kurse pjesën artistike fare. Ky është pseudomonument zotëri skulptor, dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të ngrihen kundër një përqeshje ekstreme banale që i bëhet heroit. Qytetari këtu duhet të  ulërijë sikurse në pikturën e Munkut, zëri i tij ta shkul këtë objekt tallje, apo mjerim të vuajtur.

Ademi nuk e ka merituar një gjë të tillë zotëri skulptor. Ky në shtatore s’mund të jetë as Charlie Chaplin askush zotëri. Adem Jashari ishte shtatmadh, i plotë.  Suzana Varvarica Kuka, pedagoge e historisë artit në Tiranë shtatoren e ka quajtur në një tekst “Monument bastard”. Dhe, vërtetë është i tillë nga ana estetike. “Ju lutem në emër të artit dhe të asaj që dinë të bëjnë artistët profesionistë shqiptarë hiqeni atë katrahurë mjetesh luftarake”, shkruan Kuka. Nëse respektohet thellë Jashari, duhet të hiqet kjo karikaturë, të punohet një tjetër, ashtu si vërtetë e identifikon figurën e tij madhështore. “Ju, që e inaguruat dhe ai njeri anonim e mjeran që e ka kryer atë zallamahi figurative, do të jeni gjithmonë të gjykuar nga një pjesë e denjë e shoqërisë shqiptare.” Shprehet ajo.  Edhe janë të gjykuar, gjykimet nuk do ndalen derisa të hiqet ky marifet.

Në shqiptarët e Kosovës edhe sot krijojmë art të lirë. Përse qëndrimi i Adem Jasharit t’i kthehet skulpturave socialreliste të Shqipërisë? Nejse, është vetëm në këtë rrugë e jo tamam ashtu siç e theksova. P.sh. dora e skulpturës në këtë rast nuk kanoset, simbolikën e dorës e ka lënë ta gjejnë vetë njerëzit. Këtë skulptori e lidh me 2001-shin, kur ushtarët e UCK-së marrin tanket e forcave të armatosura maqedonase. Kjo simbolikë i bartet shtatores që mbanë armatim të lehtë, e që bëri punë të madhe. Pastaj, pjesa e këmbës së ngritur lartë, tentohet t’i jepet gjallëri shtatores, të jetë në lëvizje mbi tank i cili është material tjetër krahas me skulpturën, e imazhi këtu na del si kiç tipik. Nuk ka ndërlidhje fare kjo.

Mjekra i mungon, kjo ndonëse e qëllimshme nga skulptori sepse kur ishte në Kukës të Shqipërisë, kishte vetëm mustaqe. Këtë fizionomi e trajtoj skulptori, por ai mbahet mend me mjekër, dhe nuk e dijë pse e ktheu në kohë Adem Jasharin. Kurse pjesa proporcionale e tankut me shtatoren, nëse shikohet nga poshtë në relief të drejt duket si lojë fëmijësh krahas me figurën. Pse figura ka dal e shëmtuar? Mund jetë edhe materiali i cili nuk modifikohet dy herë, duhet njohuri për konstruksionimin e fizionomisë. Skulptura është realizuar për 4 muaj.

Nuk e dijë përse figurat e heronjve bien në duar të skulptorëve amator të cilët marrin guxim me fare përgjegjësi edhe të arsyetohen në media kinse duhet kuptuar konceptin e jo pamjen, a skulptura identifikohet me plastikën e saj. Këta njerëz janë kundër artit shqiptar dhe disi gëzohen me këtë tallje të mjerë. Publiku krenohet me figurën, por duhet të reagojë kundër realizimit të dobët. Kjo nuk po ndodh në Maqedoni. Vërtetë nuk e dijë si mund të kënaqet një artist me një shtatore aq të shpërfytyruar, aq turp të  dhimbshëm. Unë këtë nuk mund ta quaj vepër arti e as skulpturë, vetëm një shëmti e qëllimshme, ose e pavetëdijshme, por nuk mjaftohet me kaq, sepse ajo tashmë ka zënë hapësirën.

Skulptorët amator përjashtuar disa autodidakt të cilët i bastardojnë heronj përmes shtatorëve të dobëta, nëse ju ofrohet ndonjë punë e madhe si kjo, duhet të heqin dorë, sepse komisionet si duket janë edhe më të papërgjegjshme për këtë. Unë ndjehem tepër i fyer, dhe nga revolta reagoj sepse nuk është kushdo Gjergj Kastrioti, Adem Jashari, Ismet Jashari, janë figura që meritojnë shtatore realiste me përmasa natyraliste.

Edhe politika shqiptare e Maqedonisë, por edhe ajo e Kosovës, në tërësi e trojeve shqiptare duhet të ndjehet e fyer, por edhe e zemëruar ndaj këtyre shëmtive artistike.

Ju lutem rrënojini shtatoret e dobëta sa më parë, krijoni shtatore të merituara, sepse jemi komb që meritojmë artë të mirëfilltë.

Raporti për Shqipërinë/ Qeveria amerikane më 1954: Janë zhdukur 16 mijë shqiptarë. Ja abuzimet, ka ministra e deputetë

$
0
0

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit i ka kërkuar ambasadës amerikane dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri raportet që mund të jenë përgatitur mbi kampet e punës së detyruar në vendin tonë gjatë diktaturës komuniste. Ditën e djeshme, stafi i ambasadës së SHBA-së ka dërguar një raport special që në vitin 1954 SHBA hartonte për situatën në Shqipëri.

Raporti mban numrin 13 dhe datën 30 dhjetor 1954. Duket të ketë qenë i gjatë, megjithatë për tri faqet e vëna në dispozicion, Autoriteti thotë se “Ambasada na dërgoi këtë raport të përgatitur nga qeveria e USA në vitin 1954, ku përfshihet edhe puna e detyruar dhe gjendja nëpër kampe. Kërkimi i tyre vazhdon”.

Në dokumentin që po boton sot “Gazeta Shqiptare” fotografohet situata në kampe, në luftën e klasave, dënimin e shqiptarëve, jetën si skllevër, varfëria, burgjet, dënimet e kundërshtarëve dhe një informacion mbi politikën e jashtme të Shqipërisë.

PJESË TË RAPORTIT

Pjesa e raportit nis me një informacion mbi besimin dhe klerin. “Marrëdhëniet e Vatikanit me kishat kalojnë vetëm përmes qeverisë. Kisha katolike në Shqipëri i nënshtrohet ligjit kanonik vetëm nëse dispozitat e tij nuk bien në kundërshtim me ligjet e Republikës së Popullit Shqiptar, rendit publik dhe zakoneve të mira”, thotë raporti amerikan. Vihet në dukje se priftërinjtë po trajnohen në seminare “të krijuara e të administruara” me aprovimin e qeverisë.

“Agresioni kundër kishave nuk do të ishte ligjëruar nëse komunistët nuk do të kishin eliminuar anëtarët më të spikatur të klerit. Të tria besimet kanë pasur viktimat e tyre, por më shumë kanë qenë katolikë. Në mënyrë që t’i mbajnë kishat nën kontroll, qeveria komuniste e Shqipërisë ka vënë në krye të tyre klerikë, të cilët janë të gatshëm të jenë vegla e saj. Disa prej tyre janë komunistë”, thotë raporti special i qeverisë amerikane.

PUNA E DETYRUAR

Puna e detyruar ka qenë gjerësisht e përhapur që kur regjimi komunist mori kontrollit në vitin 1944 shkruan raporti. “Ka një numër ligjesh e rregulloresh që janë vënë në zbatim, që ligjërojnë punën e detyruar, ndërsa Kodi i ri Penal Shqiptar, i bazuar në Kodin Penal Sovjetik, përmban dispozita të përpunuara për “punën korrektuese” (një eufemizëm për punën e detyruar) dhe dërgimin e qytetarëve në kampet e përqendrimit e punës. Edhe fëmijët që kanë arritur moshën 12-vjeçare janë të përshtatshëm të dënohen në kampet e punës “korrektuese” për krime kundra shtetit”

Relacioni thotë se qëllimi i kampeve të përqendrimit ishte internimi i familjeve të të burgosurve politikë dhe deportimi i familjeve të ish- klasave të pasura në mënyrë që në shtëpitë e tyre të vendoseshin anëtarë të regjimit të ri dhe komunistë të tjerë. “Njerëz nga veriu, si rregull internohen në jug, veçanërisht në kampet e Tepelenës, Fierit, Beratit; njerëz nga jugu internohen në Burrel, Kamzë, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në veri. Nuk ka asnjë dallim në Shqipëri mes personave të dënuar me punë të rëndë nga gjykata dhe atyre që thjesht janë qarkulluar dhe u janë vënë prangat. Mes tyre, gjen ministra e deputetë të kohës së para, gjatë dhe pasluftës, si edhe zyrtarë të lartë të qeverisë apo edhe njerëz që kanë kundërshtuar ose që dyshohet se kanë kundërshtuar regjimin komunist”, thuhet në raportin amerikan për Shqipërinë më 1954.

Një përshkrim autentik i një kampi pune në Shqipëri është dhënë nga Reshad Agaj, që sipas dokumentit, ka qenë llogaritar i burgosur dhe i dërguar në këto kampe derisa u arratis në Greqi në vitin 1952.

Raporti citon Agajn të ketë thënë se kampi i Vloçishtit në Korçë kishte katër baraka me 300 të dënuar, baraka ku futej shiu dhe era, ku të dënuarit flinin në dysheme e secili prej tyre kishte jo më shumë se 50 cm hapësirë.

“Të dënuarve u jepeshin 600 gramë bukë e bardhë e papjekur…U jepej dhe qumësht me sheqer, ndërsa në drekë e darkë supë, që kishte vetëm ujë të zier, me makarona, patate ose fasule. Për shkak të kequshqyerjes, të burgosurit ishin gjithnjë të uritur”.

Rrëfimet vijojnë më tej: të dënuarit e nisnin punën në orën 5 të mëngjesit, të ndarë në 6 brigada, në 4 kompani. Punon 7.50 km larg kampit. Të moshuarit që rrëzoheshin gjatë rrugës për në punë, rriheshin nga policët. Ata që nuk arrinin normën, rriheshin, lihehsin pa bukë e pa cigare, punonin mbi orar. Për të tjerë kishte tortura më të rënda.

Raporti i qeverisë amerikane thotë se komunistët e gjetën me vend të dënonin kundërshtarët e tyre, duke i detyruar të punonin si skllevër. “Numri i kampeve dhe i të burgosurve në to varion. Kjo varet nga fakti se ku janë më të nevojshëm të burgosurit si forca punëtore. Kështu, kampi i Valiasit ishte pothuajse i boshatisur në vitin 1952, kur puna filloi në kampin Cërrikut, për ndërtimin rafinerisë së naftës. Një kamp i ri u ndërtua me të burgosurit e Valiasit e zonave të tjera. Disa prej 40 burgjeve e kampeve të përqendrimit kanë qenë aktivë në Shqipëri në një kohë a në një tjetër që nga 1944-a, ku më shumë se 16 mijë njerëz thuhet se janë zhdukur. Besohet se që nga fundi i luftës, rreth 80 mijë njerëz kanë kaluar në këto burgje e kampe përqendrimi”.

PROPAGANDA

Një pasqyrë përmbledhëse bëhet nga qeveria amerikane më 1954 edhe për propagandën. Vihet në dukje se shtypi dhe çdo media tjetër janë propagandë nën kontrollin tërësor të qeverisë. “Asnjë media e pavarur ose opozitare e asnjë burim tjetër informacioni nuk ka nën qeverinë aktuale. Të gjitha gazetat, periodikët dhe librat botohen ose direkt ose indirekt nga Partia Komuniste ose organizatat e saj, ose nga qeveria, ushtria a institucione të tjera. Një numër i madh të ashtuquajturash gazeta (buletine) shtypen në fshatra, zyra, shkolla e kudo ku ka njerëz që punojnë a jetojnë së bashku. Në fund të vitit 1953, 41 gazeta dhe periodikë janë botuar dhe shpërndarë në 2 milionë kopje në muaj. Sa për kontrast, më 1950 ishin 21 gazeta dhe periodikë që botoheshin në Shqipëri me një qarkullim mujor prej 225 mijë kopjesh. Të gjitha makineritë e përdorura për shtypje botimesh zotërohen nga qeveria. Katër vite pas ardhjes së komunistëve në pushtet të gjitha shtëpitë botuese u bashkuan në një të njohur me emrin “Shtëpia Botuese Naim Frashëri”, të cilës i është dhënë e drejta e çdo publikimi në vend.

Raporti i qeverisë amerikane thotë se temat e propagandës ndryshojnë herë pas here, por si rregull janë të njëjtat si në çdo vend komunist: lufta e klasave, autoriteti i popullit, shoqëria pa klasa, diktatura e proletariatit, plani ekonomik, vigjilenca revolucionare, etj.

“Vigjilenca”, thotë raporti i qeverisë amerikane, “kundër makinacioneve të armikut të klasës”, është tani më e shpeshtë. Armiqtë, janë refugjatët politikë jashtë vendit dhe mbështetësit e tyre në vend. Por, “armik i klasës”; janë edh shumica e shqiptarëve- qytetarë, fshatarët dhe malësorët- për të cilët regjimi komunist nuk ka sjellë asgjë përveç mjerimit skllavërisë. Perëndimi cilësohet armik, sidomos SHBA.

“Vendi është cilësuar si më i madhi vend kapitalist e imperialist, më i rrezikshmi për lëvizjen komuniste. Politika amerikane kundrejt Shqipërisë prezantohet si qëllim për të shkatërruar pavarësinë e Shqipërisë, pas probleme me fqinjët”, citojmë nga dokumenti. Sipas raportin amerikan, përpjekja komuniste për thyer miqësinë tradicionale të shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara- bazuar në ndërhyrjen e Uilsonit në favor të Shqipërisë, në prosperitetin dhe mirënjohjen e shqiptarëve apo në shërbimet e bëra nga shkollat amerikane në Shqipëri, po bëhet- duke u përpjekur t’i bindin vendasit se qeveria mbështet pretendimet territoriale greke në jug të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik propagandohet si mik i madh i shqiptarëve që po mbron të drejtat e tyre”, mbyllet dokumenti i cituar.

 

   

 GSH.al

 

Pas restaurimit, 66 vepra arti i rikthehen Galerisë Kombëtare të Arteve

$
0
0

Rreth 66 vepra arti, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve i janë rikthyer institucionit. Pikturat pas restaurimit u ekspozuar për publikun më 28 gusht.

Busti i Skënderbeut i Odise Paskalit, një vepër e mrekullueshme e Zef Kolombit, pikturat e Vangjush Mios, të Vilson Kilicës, vepra të Abdyrrahim Buzës, të Nexhemdin Zajmit, të Hasan Nallbanit e më gjerë janë një pjesë e historisë së artit shqiptar që i mungonte këtij institucioni.

Veprat ishin në listën e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe që nga viti 1982 kanë nisur të merren gradualisht nga institucionet kryesore të vendit për dekorimin e ambienteve të tyre, shkruan ATA.
barinj-Copy-246x200

Kalimi i veprave nga galeria në institucionet e shtetit ka vijuar ritmikisht deri në vitet ’90, pa u hequr nga inventari i Galerisë Kombëtare.

Drejtori Artan Shabani me marrjen e detyrës 4 vjet më parë nisi kërkimin e tyre, por për fat të keq nga 190 vepra, vetëm 66 prej tyre u gjetën.

Veprat e rikthyera edhe pse janë vetëm një e treta, janë pjesë e fondit të artë të Galerisë Kombëtare.
Në ekspozitën me 66 veprat e shpëtuara, gjenden autorë të shquar të viteve ‘40, ‘70, e ‘90-të që paraqesin zhvillimet më të mira të pikturës shqiptare.

Kjo është arsyeja pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot Albania

$
0
0

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

Gjeografia nga Ptolemeu

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Fjalimi i Gjergj Kastriotit në prag të vdekjes

$
0
0

Fjalimi i Gjergj Kastriotit në prag të vdekjes

“Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj.

Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga minisitrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj.

Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë.

Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Nga libri i Stephan Zannovich, “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire


29 gushti 1992, kujtesë madhore për shpëtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale

$
0
0

Çdo 29 gusht duhet shënuar si ditë madhore kombëtare dhe përmendje për çdo klerik ortodoks që për shkak të rrethanave të krijuara, mundësive dhe pamundësive, ekonomike ose jo, të rikthehet në zërin shqip ortodoks

Nga Denion Ndrenika

29 gushti, 2 gushti, data të tjera të këtij muaji e muajve të ndryshëm janë raste kujtese të historisë së shqiptarëve, fqinjve të tyre apo popujve ngado.

Ndalem për çdo vit te 29 gushti 1992 në kujtesën e historisë së ortodoksëve shqiptarë, më saktë në lidhjen e pandashme me kishën e ndërtuar nga Imzot Fan Stilian Noli.

Dy a tri fjalë për të kujtuar apo kuptuar 29 gushti, shpesh janë të nevojshme të hidhen në kartë. Sado pak të mundemi të bëjmë, gjithsecili në njohuritë që ka, punën që kryen, formimin që mbron është tepër mirë për të mos harruar dhe më shumë, për të qartësuar çfarë nuk dihet.

Kisha Ortodokse Auqofeqafel (“Autoqefalia është vetadministrimi i Kishës brenda një kufiri të caktuar, por duke pasur gjithmonë parasysh që një Kishë Autoqefale është prania lokale e Kishës që është “Një”. Në Simbolin e besimit, që formulon atë që të krishterët besojnë, thuhet: “Besoj…në Një Kishë, të Shenjtë, Katholike (të Përgjithëshme) dhe Apostolike”. Edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është prania lokale e Një Kishe Ortodokse-katholike”-Imzot Joan Pelushi, Mitropil i Korçës, gazeta “Illyria”, SHBA 28 dhjetor 2012), mori udhën në 1908 kur një djalosh ortodoks shqiptar nuk u varros nga prifti grek në një kishë të Bostonit sepse ishte përfshirë në lëvizjen kombëtare. Jetë e mot grekët nuk i njohin shqiptarët për ortodoksë gregorianë, meqë mendojnë se cdokush që është ortodoks, është vetëm grek.

Atë ndodhi të 1908 e përmend edhe Haris Silajxhiçi në temën e tij të doktoraturës “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit”, kur veçon në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve, punën e Fan Nolit dhe ortodoksëve shqiptarë, madje duke shtuar se dëgjesat apo predikimet e tij në komunitetin shqiptaro-amerikan kishin më shumë shqiptarë myslimanë.

Pra, Noli ia nisi punës për institucionalizimin e kishës ortodokse me një shtysë të ngjarjes me priftin grek, por jo se nuk e kishte pasur në synim jetësor.

Vitet e mëtejshme u kaluan mes hasmërisë së fqinjëve ndaj nesh, Luftës së Parë Botërore, Luftës Ballkanike, ndarjes së Shqipërisë në Londër 1913 dhe në Paris 1918.

Në tërë këto kohëra të flisje për kishën ortodokse ishte disi e largët, por jo se nuk u bë. Dëshmia se nuk u la në harresë mbërriti në kongreset Panortodoksë 1922 dhe 1929 në Korçë dhe në Berat kur u vendos themelimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, një hap jashtëzakonisht madhor në historinë e kombit për të çliruar popullatën shqiptare të viseve jugore nga greqizimi duke përdorur ortodoksinë.

Në vitin 1931 u krijua Sinodi i Shenjtë, vetëm sepse deri në atë kohë nuk kishte mundësi meqënëse mungonin klerikët dhe Greqia dhe Patriarkana në Stambol ishin pengesë në çdo çështje. Disa të tillë klerikë që ishin në Greqi me shërbesë u bashkuan me Nolin dhe u çkishëruan nga Kisha Greke. Sinodi i Shenjtë kishte Kryepeshkopin Visarion Xhuvani (Mbikqyrës i Mitropolisë së Korçës), Agathangjel Çamçe si Mitropolit i Beratit, Ambroz Ikonomi si Mitropolit i Drinopolit dhe Efthim Kosteva si Ndihmës i Kryepeshkopit.

Mitropoliti i Trapezundës, Krisanthi i dërguar nga Patriarkana Ekumenike, pra nga Patriarku Ekumenik, e pranoi Autoqefalinë me “Tomosin”. Në atë statut të Kishës sonë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në nenin 16 ne kemi të quajturën “garanci” të qenies së Kryepeshkopit shqiptar me gjak (“Në 17 Prill të vitit 1934 Patriarkana dhe Tomosin Patriarkal dhe Sinodik “Mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Shqipëri”, i cili është dokumenti që shpall dhe njeh Kishën Ortodokse në Shqipëri si Autoqefale”-Imzot Pelushi, “Illyria”, SHBA 28 dhjetor 2012).

Vitet vazhduan me formësimin institucional të Kryepeshkopit të ri Imzot Kristof Kisi, i cili punoi shumë që kisha jonë të shkëputej nga Patriarkana e Stambollit, nën shembullin e himarjotëve dhe arbëreshëve nga Fanari dhe paqja me Papën.

Në vitin 1950 u mbajt Asambleja Laiko-Ortodokse, apo Kongresi i Tretë që u udhëhoq nga Fiqirete Shehu, pra nga Partia Komuniste që e quajtën tradhëtar Imzot Kisin dhe e zëvendësuan në atë Asamble me Pais Vodicën, babanë e Josif Pashkos, një përpjekje për ta pasur klerin ortodoks me vete.

Kur Shqipëria doli nga diktatura, KSBE apo OSBE e sotme parashihte njohjen nga e të drejtave pa ndërhyrje shteti të komuniteteve fetarë. Klerikët ishin të paktë, të shkuar në moshë, pa formimin e duhur kishtar dhe lindtte nevoja për një udhëheqës grigje të vërtetë. Mirëpo, shqiptarët nuk mund ta kenë grek, as të huaj sepse statusin e ndryshuar nga Asambleja e vitit 1950 nuk e njohën në liri, por me dhunën e regjimit. Ky ndryshim statuti i hapi rrugën Hirësisë së Tij Ansats Janullatos, i cili u kundërshtua kur hyri në Kishë në 2 gusht 1992, por qëndroi kundër rregullave kanonike Kryepeshkop jo i gjithëpranuar.

LINKU: https://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE

Pak ditë më pas, 25 vjet më parë si sot u bë hapi i madh shqiptar për shpëtimin e Kishës Ortodokse kundër pushtimit zyrtar të 2 gushtit 1992 nga përpjekja e dështuar qindravjeçare e greqizimit. Imzot Fan Stilian Noli nuk kishte asnje klerik në vitet 1922-1931 kur ngriti nga hiri ortodoksinë tonë. Por, për krijimin e Sinodit të Shenjtë në 1931 erdhën klerikë shqiptarë që nuk kishin bërë harram gjakun, u çkishëruan nga Kish Greke dhe u dorëzuan përpara shqiptarisë siç kishin bërë përpara Jezu Krishtit.

Çdo 29 gusht duhet shënuar si ditë madhore kombëtare dhe përmendje për çdo klerik ortodoks që për shkak të rrethanave të krijuara, mundësive dhe pamundësive, ekonomike ose jo, të rikthehet në zërin shqip të Krishtit siç dëgjohet në këngën “Për Mëmëdhenë” kënduar kundër fronëzimit të Hirësisë Anastas.

Si sot 25 vjet më parë, në 29 gusht 1992 u mblodh Konferenca e Tiranës e Komitetit për Mbrojtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Babai im Dhimitër Ndrenika ishte mes firmëtarëve të rezolutës kundër vendosjes së Hirësisë së Tij Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Hirësia e Tij u imponua nga ndikimi i fortë grek që shfrytëzoi gjendjen e mjerueshme të Shqipërisë pas diktaturës kriminale komuniste dhe prej pushtetit të Partisë Demokratike, ish-presidentit Sali Berisha që nuk e kuptonte (ose heshtte) krimin e jashtëzakonshëm që i bëhej ortodoksisë shqiptare nga grekët. Më poshtë është rezoluta e Konferencës (marrë nga publikimet e akademikut Kristo Frashëri):

Konferenca e Tiranës 29 gusht 1992

Si dëshmi se ata që kundërshtuan fronëzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenë shqiptarë myslimanë apo katolikë, por 100% ortodoksë, u mblodh prej tyre në Tiranë më 29 gusht një konferencë e posaçme, e cila miratoi këtë rezolutë:

“Mbledhja e madhe e besimtarëve të krishterë ortodoksë, në të cilën morën pjesë përveç përfaqësues të Tiranës edhe delegatë të rretheve të tjera, u mbajt në Pallatin e Kulturës më 29 gusht 1992, për të shqyrtuar gjendjen e palejueshme të krijuar prej shkeljes së Statutit dhe kanoneve të Kishës Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndërrua si kryepeshkop. Mbledhja shprehu me forcë vendosmërinë e përgjithshme për ta marrë në dorë shëndoshjen e shpejtë të kishës ortodokse dhe për ta rimëkëmbur Kishën mbi bazën e traditave të saj të shenjta ortodokse dhe shqiptare.

REZOLUTA

Mbledhja arriti njëzëri këto përfundime kryesore, të cilat po i riprodhojmë tekstualisht:

  1. Vendosja e demokracisë në Shqipëri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugën e ripërtëritjes së ndjenjave fetare, që ishin ndrydhur, por jo shuar. Si gjithë besimtarët e tjerë dhe ortodoksët u tubuan rreth kishës së tyre. Por ndërsa masa e ortodoksëve priste me qetësi dhe mirëbesim rimëkëmbjen e kësaj kishe në traditat e saj të shenjta e të bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm” punuan në mënyrë tinëzare e të pabesë për asgjësimin e autoqefalisë së kishës shqiptare dhe për greqizimin e saj, në shërbim të forcave më regresive fanatike të kishës greke, që synojnë greqizimin e gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe më tej.
  2. I ashtuquajturi “Këshill i Përgjithshëm i Kishës” me sekretar Aleko Dhimën, është i paligjshëm, sepse nuk është zgjedhur me zgjedhje të shpallura e të organizuara sipas rregullave të Kishës, por është vetëshpallur. Që në fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë të drejtë të quhet “këshill i përgjithshëm”, të flasë e të veprojë në emër të Kishës dhe të administrojë pasurinë e saj, aq më pak të bëjë propozime parësore siç janë ato për emërimin e kryepeshkopit dhe peshkopëve. Ai i ka uzurpuar këto të drejta tinëzisht, duke shfrytëzuar mirëbesimin dhe indulgjencën e besimtarëve të vënë para fakteve të kryera.
  3. Ceremonia e zhvilluar më 2 gusht 1992 në Kishën Katedale të Tiranës për të fronëzuar si kryepeshkop të Shqipërisë Anastasos Janullatosin, nuk është kryer dhe është e pavlefshme sipas rregullave të Kishës, sepse besimtarët kanë thirrur botërisht “Jo! Nuk është i vyer”! (dhen aksios – K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan të largohen nga Kisha pa u përfunduar ceremonia.
  4. Komploti i Janullatosit për t’u shpallur kryepeshkop i Shqipërisë dhe për të emëruar tre peshkopë grekë në krye të dioqezave të Korçës, Gjirokastrës dhe Beratit, në kundërshtim me nenin 16 të Statutit të Kishës që përcakton se kryepeshkopi dhe peshkopët “duhet të jenë prej gjaku e gjuhe shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”, është jo vetëm një shkelje shumë e rëndë e Statutit të Kishës, por edhe atentati më flagrant kundër vetë autoqefalisë së Kishës Autoqefale Shqiptare. Mbas këtij vendimi, që ka ngjallur revoltën e drejtë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, Anastasios Janullatosi nuk është i denjë të qëndrojë as si ekzark, ai duhet të largohet nga Shqipëria menjëherë dhe përgjithmonë.
  5. Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishës e vitit 1955 janë të paligjshme dhe të pavlefshme, sepse ato i janë imponuar Kishës Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.

Për Kishën Autoqefale Shqiptare është në fuqi statuti i miratuar rregullisht në vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishën Autoqefale Shqiptare me atë statut në vitin 1937 dhe ai Statut është rregullisht në fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanë asnjë vlerë.

  1. Është e nevojshme që, në vazhdim të traditës së Kongresit I dhe II, të mbajtur përkatësisht në vitet 1922 dhe 1928, të mblidhet sa më parë kongresi III i Kishës Autoqefale Shqiptare, i cili të përpunojë programin dhe detyrat për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Kishe; të bëjë përshtatjen e Statutit dhe të emërojë në krye të Kishës, si administrator ose kancelar, një klerik shqiptar; ky këshill të kryejë funksionin e Sinodit të Shenjtë, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare të përgatisë kuadrot e saj për të formuar Sinodin e rregullt.
  2. Për të bashkërenduar punën me besimtarët e rretheve të tjera ngarkohet një grup nismëtar i përbërë nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Çomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitër Ndrenika, Sotir Janço, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashëri, Jakov Milaj, Pandeli Çina, Dhimitër Kondakçiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Çerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.

Ky grup nismëtar, mbasi të zgjerohet me përfaqësues të zgjedhur nga të gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksë, të kthehet në “Komisionin Organizator për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe përgatitjen e Kongresit të saj III”.

  1. U kërkojmë organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, të ndihmojnë e të mbrojnë në të gjitha nivelet veprimtarinë e rregullt të kishës dhe zbatimin e përpiktë të Statutit të saj, të formulojnë sa më shpejt dhe të zbatojnë dispozitat ligjore të nevojshme e financiare të këshillave të vetëshpallura të kishave në Tiranë e në rrethe, sepse ka sinjalizime për parregullsi dhe abuzime të shumta.
  2. Zëri i besimtarëve myslimanë dhe katolikë, zëri i të gjithë atyre që u bashkuan me zërin e ortodoksëve për të mbrojtur Kishën Autoqefale Shqiptare, është zëri i Shqipërisë. Le të gëzohemi që shqiptarët ashtu siç punuan së bashku për të rindërtuar kishat dhe xhamitë e para, po tregojnë përsëri së toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanë gjë të ndarë.

U bëjmë thirrje vëllezërve minoritarë, që rrojnë pranë shqiptarëve ose midis shqiptarëve të të tria besimeve, si të barabartë midis të barabartëve, të mos bien pre e intrigave të klerikëve të mbrapshtë dhe parullave të helmuara që nxisin përçarjen dhe shovinizmin. Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij të vetë të barabartë e vëllezër në Krishtin të gjithë besimtarët ortodoksë. Këtë vëllazërim ajo e ka të shenjtë dhe do ta ruajë me besnikëri e përkushtim.

U bëjmë thirrje personaliteteve të shquara të kulturës greke, pjesës më të emancipuar të klerit të Kishës Ortodokse Greke dhe intelektualëve të vërtetë grekë të kenë kujdes nga fushata shoviniste kundër Shqipërisë që ka ndërmarrë një numër dhespotësh të prapambetur e fanatikë, si dhe qarqe të tjera. Ju takon juve t’i thoni “Ndal!” kësaj fushate, që është një turp për Greqinë e Evropës së Bashkuar! Në themelet e lirisë e të pavarësisë së Greqisë, si dhe në sukseset e mëdha që ajo ka arritur, është dhe kontributi i gjakut dhe djersës që kanë derdhur dhe derdhin qindra mijëra shqiptarë të Greqisë. Mos lejoni që edhe një herë këto t’i shpërblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetëm sepse disa klerikë të djallit dhe politikanë anakronikë nuk janë të zotët të kuptojnë një Ballkan mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Thojuni “Ndal!” dhe kujtojuni mësimin e madh të Ungjillit: “Silluni me të tjerët ashtu siç dëshironi të sillen të tjerët me ju!”.

Rezoluta mbyllej me këtë thirrje:

Ortodoksë të Shqipërisë! Ta çojmë më tej valën që është ngritur në të gjitha rrethet për ruajtjen dhe ripërtëritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave të saj. Të ngremë këshillat e Kishës të pastruara nga fara përçarëse antikombëtare dhe ta nxjerrim Kishën tonë të dlirë e të bukur në diellin e Shqipërisë demokratike! Vëllezër të Kishës Shqiptare në Amerikë! Na u gjendni afër dhe na ndihmoni me përvojën dhe me përkrahjen tuaj!

Vëllezër myslimanë dhe katolikë! Le të lidhim duart me njëri-tjetrin dhe të tregojmë se Shqipëria është, siç ka qenë kurdoherë, e të gjithë shqiptarëve dhe se do t’i dalim zot përjetë. Kur lusim Perëndinë, do të kemi në buzë dhe emrin e Shqipërisë.

Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerë veten të bëhet robinë e huaj. E pastër, duke besuar në Perëndinë, e vendosur duke besuar tek Shqipëria, e shenjtë me binomin Perëndi-Shqipëri. Pranë ikonave të saj të Krishtit dhe martirëve të krishterimit ajo do të mbajë edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirëve të tjerë të Kishës Shqiptare. Themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare të Fan Nolit të madh, At Vasil Markos, kryepeshkopëve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janë të patundura përjetë sepse në to është gjaku, loti dhe djersa e të gjithë bijve të saj.

Mbledhja e madhe e besimtarëve ortodoksë të Tiranës, Tiranë, 29 gusht 1992″.

Satira “Downsizing” hapi Festivalin e Filmit në Venecia

$
0
0

Në filmin “Downsizing”, që është projekti më i ri i regjisorit amerikan Alexander Payne, aktori Matt Damon – në rolin e Paul Safrenek – tkurret deri në miniaturë, së bashku me gruan e tij Audrey (që luhet nga Kristen Wiig).

Duke u zvogëluar deri në miniaturë, ata bëhen pjesë e një projekti të cilin e kanë iniciuar shkencëtarët për të gjetur zgjidhje lidhur me mbipopullimin e botës. Ky eksperiment shkencor e ka për qëllim të përmirësojë jetën e njerëzve, por sidoqoftë njerëzit e madhësisë së vogël përballen me një seri sfidash, theksohet në DW.

Satira e Payne ka hapur Festivalin e Filmit në Venecia, të mërkurën, duke sjellë në ekran një kombinim të humorit dhe kritikës sociale. Për çmimin “Golden Lion” (Ariu i artë) sivjet në konkurrencë janë 21 filma. Filmi i Payne është njëri nga shtatë produksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një numër ky i pazakonshëm i pjesëmarrjes amerikane në festivalin më të vjetër të filmit në botë. Producentët e Hollywoodit e kanë vërejtur që Festivali i Venecies është kthyer në një karrem të mirë drejt sezonit të ceremonisë “Oscar”.

Disa nga filmat në konkurrencë në festivalin Italian të filmit, vitin e kaluar i kishin marrë çmimet më të mëdha në ceremoninë e “Academy Awards”. “La La Land”, që hapi festivalin e Venecias vitin e kaluar, më pastaj kishte marrë vëmendje botërore. Dhe kjo është arsyeja pse filmat e realizuar nën regji të George Clooney, Darren Aronofsky, Guillermo del Toro dhe Paul Schrader, që do të shfaqen premierë ditët e ardhshme, të kenë shpresa të mëdha. Këta regjisorë kanë sjellë me vete një grup yjesh në këtë festival. Mes tyre Matt Damon, Julianne Moore dhe Jennifer Lawrence, të cilët përbëjnë listën e emrave të mëdha që do të parakalojnë mbi tapetin e kuq. Edhe dy legjenda amerikane të filmit, pritet që t’u bashkohen yjeve më të reja të Hollywoodit në këtë festival: Jane Fonda dhe Robert Redford të cilët do të marrin çmimin për arritje jetësore “Golden Lion” (Ariu i artë), ndersa edhe do të prezantojnë filmin më të ri, në të cilin kanë luajtur së bashku, “Our Souls at Night” të regjisorit Ritesh Batra.

Sidoqoftë, festivali nuk do të ishte ai që është, nëse nuk do të përfshinte edhe emra të mëdhenj të kinematografisë evropiane dhe asaj aziatike. Franca ka në garë tre filma, të realizuar nga regjisorët Xavier Legrand, Robert Guédiguian dhe Abdellatif Kechiche. Filmi i Kechiche, “Mektoub, My Love: Canto Uno”, është një prej filmave më të shumëpritur. Regjisori i lindur në Tunizi ishte fitues i “Palmës së artë” në Festivalin e Filmit në Cannes më 2013, me filmin e tij “Blue is the Warmest Color”. Si vend nikoqir, edhe Italia ka disa regjisorë të tij në garë. Filmbërësi, fitues i çmimit “Oscar”, Paolo Virzi është ndër më favoritët.

Fakti që filmat dokumentarë janë të përfshirë në konkurrencën e një prej festivaleve më të mëdha të filmit, më nuk është risi. Megjithatë, dokumentari i realizuar nën regji të artistit kinez Ai Weiwei, me titull “Human Flow” që flet për refugjatët në gjithë botën ka marrë vëmendjen e mediave ende pa nisur mirë festivali.

Gjermania ka kontribuar për financimin e këtij dokumentari, sikurse edhe për financimin e filmit izraelit “Foxtrot”, nën regji të Samuel Maoz, që është një dramë mbi fajin dhe vuajtjen e rezultuar nga politikat problematike të Izraelit. Përfshirja e Gjermanisë në këto vepra ndërkombëtare filmike e kompenson paksa faktin që sivjet festivali nuk ka përfshirë asnjë regjisor gjerman në konkurrencë. Lista me filma që do të shfaqen gjatë festivalit kompletohet me projekte filmike nga Japonia, Kina dhe Australia. Filmat më të mirë në garë do të kurorëzohen me “Ariun e artë” dhe “Ariun e argjendtë” – çmime që ndahen më 9 shtator.

Presidentja e jurisë sivjet është aktorja amerikane Annette Bening. Jashtë konkurrencës, në këtë festival do të shfaqen premierat e filmave të filmbërësve të njohur ndërkombëtarë si; Stephen Frears, Abel Ferrara apo Takeshi Kitano. Seksioni “Venice Virtual Reality” do të fokusohet mbi të ardhmen e filmit, ndersa seksioni i mirënjohur retrospektiv, “Venice Classics” do të shfaqë filma legjendarë në versione të restauruara së fundi.

Zbulime gjuhësh të harruara në thesarin e Shën Katerinës në Egjipt

$
0
0

Shkencëtarët kanë zbuluar gjuhë të harruara që prej Mesjetës së Errët mes dorëshkrimesh të lashta, të zbuluara në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt. Gjuhë të harruara që prej Dark Ages kanë dalë në dritë, pasi shkencëtarët kanë përdorur një metodë të re të dëshifrimit të një thesari me dorëshkrime antike.

Ato përcaktohen si gjuhë tejskajshëm të rralla, përfshirë edhe Caucasian Albanian, ose Shqipja e Kaukazit, gjetur mes dokumenteve në Manastirin e Shën Katerinës në gadishullin e Sinait që datojnë së paku 1500 vjet më pare. Murgjit i kanë shkruar tekstet e tyre së pari në pergamena e më vonë ato janë gërryer, fshirë dhe përdorur për të shkruar Biblën nga brezat e mëvonshëm, të cilët flisnin në gjuhë më moderne.

Kërkuesit shkencore – siç raporton Kultplus.com – kanë zhvilluar një teknikë të avancuar përmes së cilës mund të shikohen tekstet origjinale të cilat nuk lexohen dot me sy të lirë, teknika është quajtur “era e re e artë e zbulimeve”. Metoda i lejon shkencëtarët të shikojnë shkrimet e para mbi pergamena, të cilat në ato kohë ishin shumë të vlefshme, para se të ripërdoreshin në vitet e mëvonshme. Teksa shanset për të gjetur të tjera dokumente të lashta në manastirin e Shën Katerinës janë gjithnjë e më tepër të kërcënuara .

“Epoka e zbulimeve nuk është mbyllur”, deklaroi për gazetën “The Times”, Michael Phelps që drejton Librarinë Elektronike të Dorëshkrimeve Antike në Kaliforni. “Në shekullin e 21-të, ne do të aplikojmë teknika të reja mbi dorëshkrime që kanë qenë nën hundën tonë. Do të rikuperojmë zëra të humbur të historisë sonë”. Siti poshtë malit, ku sipas Bibles thuhet që Zoti i dorëzoi Moisiut 10 Urdhëresat, ka qenë burimi dhe depoja e mbledhjes së qindra mijëra dorëshkrimeve që prej ndërtimit të tij në shekullin e 6-të. Nuk ekziston një librari e dytë në botë që të paralelizohet me të. Manastiri është një institucion që prej kohës së Perandorisë romake që vijon të veproje sipas misionit të tij të origjinës. Por shkencëtarët tashmë janë të zënë duke gërmuar ndër tekstet origjinale të gjetura në thesarin e dorëshkrimeve të zbuluara në Manastirin e Shën Katerines, publikuar më parë nga Ministria e Thesarit në Kairo. Zbulimet përfshijnë kopjen e parë të njohur deri më tani të Ungjillit në Arabisht, si dhe shembuj të hershëm të punimeve të njohura tashmë të fizikantit grek Hippocrate.

Dorëshkrimet sipas “The Times” dhe “Indipendent” janë të një rëndësie të veçantë për gjithë shkencën e historiografisë botërore ndërsa mbetet për t’u kuptuar roli dhe rëndësia, me të cilët përdoret Albanian Caucasian në këto dokumente. Ende nuk ekziston një kërkim shkencor i mirëfilltë i akademikëve shqiptarë në gjurmim të lidhjeve që mund të kenë Shqipja e gadishullit Ilirik me Albanët e Kaukazit, dokumente dhe dorëshkrime të të cilëve gjenden me shumicë në Matedanaran në Muzeun e Dorëshkrimeve në Armeni.

FOTO të rralla: Tirana në vitin 1921

$
0
0

Një gazetar zviceran që vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, u largua me përshtypjet më të mira nga ajo që pa dhe dëgjoi. Ai shkruan kështu në gazetën “Journal de Genève” të 14 nëntorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar, autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti. Një shtëpi e vetme (sot Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

“Me një thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç është zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në një dhomë ku muret janë të lyera me gëlqere dhe ku shikon pak gjëra: një tryezë pune, disa karrige e ndonjë divan. Të nxjerr një cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon një ndjenjë besimi, së cilës ne ia dimë mjaft vlerën.”

“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit me të njëjtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti nëpër rrugë dhe në dyqane! Nuk shikon asnjë të dehur, askënd që t’i merren këmbët nga pija. Asnjë e bërtitur, asnjë gjest i papërmbajtur. Sjellja fisnike që i bën përshtypje çdo vizitori në një vend mysliman, këtu është e pranishme kudo.”/Kulitplus
Marrë nga Ilir Ikonomi

Fotot e rralla. Princ Vidi në Durrësin e rrethuar

$
0
0

Nga Ilir Ikonomi

Këto dy fotografi të majit 1914 na japin një ide më të qartë për rrethimin e Durrësit nga kryengritësit, ngjarje që e zhyti Shqipërinë në kaos.

Fotot ndodheshin në një revistë të ilustruar angleze të asaj kohe dhe ishte hera e parë që i shihja. Po i ndaj në FB meqenëse shumë prej jush duhet të keni qenë në Durrës këtë verë.

Në foton sipër duket Princ Vilhelm Vidi duke inspektuar forcat që mbronin Durrësin, kryeqytetin e Shqipërisë, e cila ishte formuar si shtet në verë të vitit 1913 nga gjashtë fuqitë e mëdha. Vidi ishte sovrani i zgjedhur nga fuqitë për të udhëhequr pricipatën e re shqiptare dhe kishte ardhur në Shqipëri në mars 1914.

Në foton poshtë janë mbrojtësit e Durrësit.

Siç shihet, një pjesë janë malësorë vullnetarë nga veriu, të tjerët janë xhandarë (me pagesë) dhe njeriu me kasketë dhe me kollare është mitralier austriak. Fotoja mund të mos jetë marrë në situatë luftimi, sepse në luftë nuk shkohet me kollare, por ata thjesht kanë pozuar për fotografin e revistës.

Austria, që ishte financuesja kryesore e shtetit të ri, solli në Durrës mitralozë dhe topa të kalibrit të vogël bashkë me ekspertë që dinin t’i përdornin ato.

Qyteti mbrohej lehtë, sepse Durrësi i 100 viteve më parë ishte shumë ndryshe nga ai që njohim sot. Ndërsa në perëndim kishte detin, në lindje ai kufizohej me një kënetë të madhe, Kneta e Durrcit, që zgjatej deri te Bishti i Pallës. Në jug të kënetës, Durrësi lidhej me Shkozetin me një kalim të vetëm, Urën e Dajlanit.

Trupat mbrojtëse që inspekton Vidi në foton sipër janë të vendosura përpara urës.

Shumë shpejt pas rrethimit të Durrësit nga kryengritësit, filloi Lufta e Parë Botërore. Fuqitë e mëdha e humbën interesin te Shqipëria dhe Princi u detyrua të ikë në fillim të shtatorit 1914, pas vetëm gjashtë muajsh mbretërim.

Durrësi ra në duart e kryengritësve që kërkonin kthimin e Sulltanit.

Foto ekskluzive – Dom Gjergj Meta shugurohet sot Ipeshkv i Rrëshenit

$
0
0

Dy muaj pasi Papa Françesku e emëroi ipeshkv të ri të Rrëshenit, deri tani, vikar i përgjithshëm i kryedioqezës Tiranë-Durrës, mbahet sot në Mirditë ceremonia e shugurimit të Dom Gjergj Metës.

Fotot nga ceremonia e Shugurimit që po mbahet në Mirditë vijnë nga gazetarja e “Koha Jonë” Albina Gjergji, e cila po ndjek nga afër këtë ngjarje.

Papa Françesku pasi pranoi dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e qeverisjes baritore të dioqezës së Rrëshenit e njëkohësisht, emëroi ipeshkv të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Metën.

Po ashtu, Ati i Shenjtë emëroi atë Giovanni Peragine ipeshkv të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut dhe don Simon Kullin, ipeshkv të ri të Sapës.

Ibrahim Rugova përjetësohet në muret e katedrales “Nëna Terezë”

$
0
0

Portreti i presdientit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova është përjetësuar në muret e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ndërtimi i katedrales “Nëna Terezë” ka nisur në viti 2006 dhe shugurimi i saj do të bëhet më 5 shtator në përvjetorin e vdekjes dhe shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në muret e katedrales janë portretizuar figura të kishës katolike por edhe të atyre që ndihmuan në ngritjen e saj.


Khaled Hosseini vjen me “Lutja e detit” në përkujtim të 3-vjeçarit sirian të mbytur në Egje

$
0
0

Nga: Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Ne përkujtim te përvjetorit të dytë të vdekjes së Alan Kurdit, djalit trevjeçar sirian, i cili u mbyt gjatë përpjekjes për të arritur në Greqi në vitin 2015, shkrimtari i njohur Khaled Hosseini, ambasadori i vullnetit të mirë të UNHCR-së, ka shkruar “Lutjen e detit” nje letër e imagjinuar në formën e një monologu, të dorëzuar nga një baba sirian per djalin i cili fle ne prehrin e tij, në prag të kalimit të detit për në Evropë. Një natë para udhëtimit fatal, babai reflekton me djalin e tij mbi jetën në Siri para luftës dhe të ardhmes së panjohur.
10800
Hosseini, një nga shkrimtarët më të lexuarit të momentit, është autor i “Gjuetari i balonave”, “Dhe malet oshtinë”, “Një mijë diej vezullues”, etj. “Lutja e detit” është narrativa e parë e cila vjen edhe në formën e një filmi të animuar 360°. Ky film është bërë në bashkëpunim me UNHCR. Rrëfyer nga aktori fitues i çmimit Bafta, Adeel Akhtar, i cili ka rolin e babait, “Lutja e detit” vendoset në qytetin Homs, Siri, një zonë lufte e shkatërruar, ku ai u rrit dhe bashkë me djalin detyrohen, ta braktisin. Lutja e detit shoqërohet nga një muzike e realizuar nga Sahba Aminikia, një kompozitor bashkëkohor iraniano-amerikan dhe i interpretuar nga muzikantët Kronos Quartet me bazë në SHBA dhe muzikanti David Coulter.

Njerëzit nga Siria vazhdojnë të bëjnë përpjekje për këtë udhëtim, ku shumë humbasin jetën gjatë lundrimit. Që prej vdekjes së Alan, të paktën 8,500 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur ose kanë humbur, teksa mundohen të kalojnë në detin Mesdhe.

Mbretëresha Elizabeta ngushëllon familjarët e viktimave të uraganit

$
0
0

Mbretëresha Elizabeta i ka dërguar letër ngushëllimi presidentit amerikan Donald Trump, ku ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga uragani Harvey. 91-vjeçarja ka thënë se ndihet “thellësisht e pikëlluar për vdekjet, shkatërrimin dhe përmbytjet që ndodhën kohët e fundit atje”. “Mendimet dhe lutjet e mija janë me ju”, ka shkruar ajo. Së paku 100,000 mijë shtëpi janë shkatërruar në Texas, ndërkaq rreth 785,000 persona janë evakuuar nëpër vende të ndryshme.

Yjet dhurojnë të holla për të prekurit nga uragani “Harvey”

$
0
0

Yjet po vazhdojnë të dhurojnë të holla për personat e prekur nga uragani Harvey në Texas. Gjatë një episode të emisionit të saj, Ellen DeGeneres, e cila do të transmetohet më 7 shtator, prezantuesja e njohur amerikane, e cila tashmë ka dhuruar 50 mijë dollarë për organizatat që i dalin në ndihmë banorëve të Teksasit, i dhuroi edhe 1 milion dollarë ekstra në emër të kompanisë Walmart. Të hollat iu dhuruan yllit të futbollit Amerikan, J.J. Watt dhe fondacionit të tij, i cili i del në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey. Watt, deri më tani i ka mbledhur 9 milion dollarë. Ai e falenderoi nga zemra Ellen-in për ndihmën që po i jep shtetasve të Teksasit. Ellen ndër të tjera ka bërë të ditur se kompania Walmart do t’i dhurojë në tërësi 20 milionë dollarë para dhe pajisje të nevojshme për personat e prekur nga kjo katastrofë natyrore, që ka lënë shumë familje pa shtëpi. Edhe Miley Cyrus, e cila ishte e ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, gjatë intervistës u emocionua shumë për këtë situatë dhe filloi të qante, teksa shprehte keqardhje për gjithë personat e prekur nga ky uragan. Ndër të tjera ajo tregoi se planifikon t’i dhurojë gjysmë milioni dollarë nga paratë e saj.

Cara Delevingne në krah të Orlando Bloom në serinë “Carnival Row”

$
0
0

Cara Deleving ne, pas roleve kinematografike në “Suicide Squad” dhe në “Valerian” do të shihet në televizion, protagoniste për herë të parë në një seri televizive. Do ta shikojmë në “Carnival Row”, një dramë fantazi, në shoqërinë e Orlando Bloom. Filmi tregon për të ardhmen ku krijesat mitologjike jetojnë mes njerëzve normalë, pas kanë ikur nga bota e tyre e shkatërruar nga lufta. Ndërsa tensioni rritet mes qytetarëve e popullsisë së imigrantëve, inspektori i policisë Rycroft Philostrate do të tentojë të zgjidhë çëshjten e vrasjes së një vajze të shfaqejeve. Delevingne do të interpretojë Vignette Stonemoss, një refugjate që do të haset me paragjykimin e njerëzve, ndërsa shumë sekrete të kaluarës së saj vazhdojnë ta përndjekin. Seria e disponueshme në 2019, do të përbëhet nga tetë episode nga një orë secila dhe do të shkruhet nga Rene Echevarria.

Shugurimi/ Dom Gjergj Meta shpallet Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit

$
0
0

Në ceremoninë e mbajtur në Katedralen e Rrëshenit morën pjesë personalitete të shumta të politikës, medias, artit, kulturës, sportit, etj..

Nga Albina Gjergji

Dita e sotme ka qenë ditë gëzimi për Dioqezën e Rrëshenit. Në një ceremoni madhështore në Katedralen e Rrëshenit dhe me pjesëmarrjen e qindra e qindra besimtarëve është mbajtur shugurimi Ipeshkvnor i Imzot, Gjergj Metës.

I njohur nga gjithë shqiptarët jo vetëm si një prift katolik i devotshëm, por edhe si një personalitet me mendje e zemër të madhe, Gjergj Meta, tashmë Imzot do të mbledhë rreth vetes gjithë grigjën e Mirditës, Matit, Bulqizës dhe Peshkopisë.

Besimtarë të shumtë morën pjesë në këtë gëzim. Miq e dashamirë nga e gjithë Shqipëria ishin nisur pa zbardhur dita për të kremtuar së bashku shugurimin e mirëpritur nga komuniteti katolik e jo vetëm.

Personalitete të ndryshme, figura të politikës, medias, sportit, artit e kulturës ishin gjithashtu të pranishëm.

Në sy ra pjesëmarrja e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli me bashkëshortin, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, deputetja e PD-së, Albina Deda Gjoci me bashkëshortin, kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrecë Dedaj, ish-deputeti i qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj, etj..

Por panorama e kësaj dite të mrekullueshme, nuk mund të quhej e plotë pa përmendur shkëlqimin e klerikëve të shumtë, ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, etj. posaçërisht për ceremoninë ipeshkvnore të Imzot Gjergj Metës, si dhe Kardinali, Ernest Simoni.

Pas kryerjes së ritualeve dhe meshës së shenjtë, Imzot Gjergj Meta falenderoi të gjithë të pranishmit, që morën pjesë në këtë ditë të shënuar.

Në fjalën e tij ai tha që, Kisha Katolike ka nevojë edhe për të tjerë misionarë, që me ndihmën e Zotit do të vijnë duke u shtuar për të shpërndarë Fjalën e Hyjit.

Ndër të tjera, ai vuri theksin edhe tek varfëria, duke u shprehur se, “dioqeza jonë është e varfër dhe i mirëpresim të gjithë ata që duan të na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do të pranojmë kurrë paratë e atyre që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat, apo duke grabitur, duke bërë korrupsion”.

 

Por, kush është Imzot Gjergj Meta?

Gjergj Meta ka lindur në Rrushkull të Durrësit, më 30 prill 1976. Ka mbuluar disa detyra breda Kishës Katolike në Shqipëri. Është specializuar në Të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor Gregoriana në Romë, si dhe është docent pranë Institutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës.

Sot Ipeshkv i Rrëshenit, Gjergj Meta deri dje ishte Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë-Durrës dhe zëdhënës i zyrës së shtypit i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Në vitin 2001 është bërë prift dhe nga Viti 2001-2006 ka qenë ndihmës famullitar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Në vitin 2006-2009 ka kryer specializimin për Të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor Gregoriana në Romë. Në vitin 2009-2012 ka ushtruar detyrën e tij në famullinë e Kamzës.

Në vitin 2012-2016 ka qenë famullitar në Kishën shën Luçia në Durrës.

Nga 2016 deri ka qenë Vikar i Përgjithshëm i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, si dhe anëtar i Këshillit Prezbiteral. Gjithashtu Gjergj Meta është anëtar i Kolegjit të konsultorëve.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live