Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

FOTO/ Mijëra qytetarë ngrihen në protesta në Gjermani kundër masave të COVID-19, por nuk u tërhoqën zvarrë si në Tiranë

$
0
0

Në Gjermani protestuan mijëra vetë të shtunën në disa qytete të mëdha kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla “Hiqeni turizën”, “Bashkohuni” dhe “Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë.

Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet. Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve. /DW


Dita e Nënës/ Blerina Gjylameti bën dedikimin prekës për mamanë e saj pas dy tragjedive. Rudina uron Fatmira Hajdarin: Na rrite me sakrifica

$
0
0

Sot është Dita Ndërkombëtare e Nënës dhe dy deputet shqiptare Blerina Gjylameti dhe Rudina Hajdari kanë zgjedhur të urojnë publikisht mamatë e tyre.

Deputetja Blerina Gjylameti ka falenderuar me një shënim në mediat sociale mamanë e saj, e cila ka përjetuar dy ngjarje tragjike në jetën e saj, pasi ka humbur dy fëmijë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj duket se nëna e Gjylametit ka gjetur forcën për të jetuar.

Ka qenë vetë deputetja që e ka pranuar këtë sot, duke publikuar një foto në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Nënës.

‘Gëzuar ditën e nënës e shtrejnta ime! Mirësi, urtësi dhe sakrificë për të na rritur plot e përplot me dashuri. Buzëqeshje pafund dhe atëherë kur zemra të pikon vetëm që ne të shohim botën plot ngjyra. Je burim force dhe mbështetje në çdo çast vështirësie!’, shkruan Blerina Gjylameti në ‘Facebook’.

Ndërkohë edhe deputetja, Rudina Hajadari ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës. Ajo ka postuar në
Instagram një foto, ku shfaqet krah vëllait të madh Kirit dhe nënës, gjyqtares Fatmira Hajdari, përballë memorialit të babait, Azem Hajdarit.

“Sot festohet Dita e Nënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në vende të tjera të botës.
Nëna është personi më i rëndësishëm në jetën tonë sepse ne aty gjejmë forcën. Sot dua të falenderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë nënat që punojnë kaq fort për të edukuar fëmijët, dhe për t’i rritur me shumë sakrifica.

Dua në mënyrë të veçantë të falenderoj ato nëna që sot janë mjeke e infermiere, apo farmaciste. Sot ju po luftoni më shumë se kurrë me dashurinë e nënës për t’u kujdesur për shoqërinë tonë’, shkruan Rudina Hajdari krahas fotos”, shkruan Hajdari.

“Aplikoni te Edi-Albania për leje për plazh!”

$
0
0

Në mbrëmjen sotme rinisi sërish “Portokalli”, emisioni humoristik në Top Channel. Vëmendja e shqiptarëve ka qenë e madhe për këtë spektakël, ndërkohë që skeçet interesante nuk kanë munguar.

Një prej tyre ka qenë ai i kryeministrit Edi Rama, i imituar nga aktori Forian Binajn në komunikimin publik me qytetarët.

“Suksesi i popullit nuk ishte te disiplina, por se kishin liderin e duhur, në vendin e duhur dhe momentin e duhur. Jam aq i mirë sa natë për natë u bërtas të gjithë juve: Lum ju që me keni mua, e mjerë unë që ju kam ju. Ku do ishit ju po të mos kisha qenë unë? Si do ishit katandisur po të mos isha unë?”

Një tjetër moment interesant ishte pyetja e një qytetari për plazhin.

“A do mund të bëjmë plazh? Duhet të aplikosh te Edi-Albania që të bësh plazh. E vendos Edi-Ablania qe e vendos a do bësh a jo. Të gjithë atyre që u shkon mendja të bëjnë plazh pa marrë leje te Edi-Albania, do marrin 100 mijë lekë gjobë vetëm se u shkon mendja

Po pishina? O Zot, o Zot! Ne jemi në luftë, ju doni me bo plazh!

Apliko te Edi-Albania, nëse Edi-Albania thotë do lahesh në det, do lahesh në det, nëse thotë në lumë, do lahesh në lumë, nëse thotë në govatë, do lahesh në govatë!”

Linda Rama shfrytëzon të dielën për të dalë, fotografohet me Zahon te Liqeni Artificial

$
0
0

E diela ishte për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Mes shumë qytetarëve ditën e sotme e ka shfrytëzuar për të dalë edhe bashkëshortja e krymenistrit, Linda Rama.

Kjo e fundit është fotografuar tek parku i Liqenit Artificial bashkë me të birin, Zahon. Në fotot e mëposhtme shihet teka teksa Zaho argëtohet,  ndërsa Linda qëndron pranë tij.

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2020

$
0
0

Dashi

Duket sikur personi që keni kohë që dëshironi ta bëni për vete, më në fund po vjen drejt jush. Shfrytëzojeni këtë moment dhe bëjini një ftesë. Rekomandohet një bisedë kryesisht rreth filozofive dhe ideve personale sesa diskutimi rreth rutinës së përditshme.

Demi

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të gatuani diçka dhe nuk ju ka dalë ashtu sikurse e prisnit, ndërkohë që kishit të gjithë përbërësit e duhur? Një situatë të tillë po përjetoni edhe në jetën tuaj. Nuk ka të bëjë me faktin që ju mungon diçka, por me cilësinë jo të duhur.

Binjakët

Një romancë e nxehtë në jetën e dikujt, mund të bëjë të ndiheni xheloz. Mjaft u ankuat për atë çfarë ju mungon në jetë dhe nisni të vlerësoni ato që keni. Ka plot persona rreth jush që do të dëshironin të ishin si ti.

Gaforrja

Tregohuni të kujdesshëm në çdo fushë të jetës. Në aspektin profesional, fokusoheni tek vendimet e rëndësishme dhe jo tek thashethemet, pasi vetëm kështu mund të bëheni pjesë e çmuar e punës. Sa i përket lidhjes në çift, kushtojini më shumë rëndësi mendimit të partnerit/ partneres suaj.

Luani

Do të ndiheni plot energji gjatë ditës së sotme, çfarë do t’ju bëjë t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Nëse shihni diçka që duhet rregulluar, mos hezitoni ta bëni atë. Gjithashtu, do të keni një ide të qartë për mënyrën sesi do të funksionojnë gjërat më mirë.

Virgjëresha

Blerjet e tepërta do t’ju shkaktojnë vetëm probleme. Jo vetëm që do të shpenzoni para, por edhe do t’ju shpërqëndrojë për tu marrë me gjëra më të rëndësishme. Do të ndiheni më të kënaqur nëse përfshiheni në aktivitete të tjera.

Peshorja

Argëtimi mund të zërë pjesën më të madhe të ditës suaj sot. Flirtimi do t’ju sjellë buzëqeshje, por duhet të jeni në ndjeni që jo çdo kush do të ketë dëshirë të luajë dhe se argëtimi nuk zgjat përgjithnjë.

Akrepi

Nuk do të jeni të gatshëm për asgjë sot. Respektoni dëshirat tuaja dhe mos sforconi veten. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen ndryshime.

Shigjetari

Nuk mund të bashkoni dy persona, të cilët nuk dëshirojnë të jenë bashkë. Magneti mes dy personave nuk është diçka që mund të prodhohet apo nxitet. Mund të ndodhë në një moment të paparashikuar.

Bricjapi

Do të gjeni më shumë kohë për veten dhe do të ndiheni komod. Relaksohuni dhe shijoni kohën në dispozicion. Është momenti i duhur për të menduar rreth planifikimit të pushimeve.

Ujori

Nuk do ta keni të vështirë të kuptoni atë se çfarë po ndodh në aspektin profesional. Fatkeqësisht, kur të shkoni drejt një marrëveshjeje të vërtetë, mund të zhgënjeheni. Imagjinata juaj do të jetë shumë më aktive sesa kushtet në të cilat ndodheni.

Peshqit

Puna në partneritet ju përshtatet më shumë aktualisht, pavarësisht se kompromiset do t’ju duken pak të vështira. Ka një disbalancë në nivelin e maturisë me të cilin duhet të përballeni së bashku. Qasja më e mirë është të prisni dhe t’i lejoni të tjerët ta kuptojnë vetë.

Aventura e rrezikshme e peshkatarit, për dy ditë ‘betejë’ në det, shpëtohet nga varkë tjetër (Video)

$
0
0

Një aventurë, e cila të kujton filmin “Plaku dhe Deti” i ka ndodhur një peshkatari të vjetër vlonjat, i cili ka kaluar gjithë jetën në det. Mësohet se ai ishte nisur nga Jala për të peshkuar dhe prej dy ditësh endej në det. Rryma e kishte transportuar deri afër ishujve Fanos dhe përsëri e kishte afruar në Shqipëri i ndihmuar dhe nga lopatat. Ndërkohë që me vete nuk kishte as telefon apo mjet tjetër për të kërkuar ndihmë.

“BalkanWeb” raporton se gomonia e të moshuarit ishte pikasur rastësisht nga një tjetër peshkatar, i cili i ishte afruar mjetit të lundrimit. Pasi është afruar, i moshuari i kishte kërkuar ndihmë, ndërsa e ka transportuar armtë drejt bregut.

Shkencëtarët gjejnë prova: Koronavirusi po përshtatet te njerëzit!

$
0
0

COVID-19 mund të përshtatet te njerëzit! Shkencëtarët kanë gjetur prova për mutacione në teste të koronavirusit, që tregojnë pikërisht këtë gjë.

Analizimi i më shumë se 5.300 gjenomeve të koronavirusit nga 62 vende të botës tregon se ndërsa virusi është mjaft i qëndrueshëm, disa kanë fituar mutacione, duke përfshirë dy ndryshime gjenetike që ndryshojnë “proteinën S”, që përdor virusi për të infektuar qelizat njerëzore.

Studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër theksojnë se është e paqartë se si mutacionet ndikojnë në virus, por pasi ndryshimet u panë në shumë vende, secili në mënyrë të pavarur u kuptua se ndryshimet ndihmojnë që virusi të përhapet më lehtë.

Mutacionet e pikut janë shumë të rralla për momentin, por Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive në zhvillim tha që shfaqja e tyre thekson nevojën për mbikëqyrje globale të virusit në mënyrë që ndryshimet më shqetësuese të kapen shpejt.

Studimet mbi virusin zbuluan qysh herët se forma e proteinës së saj spike (S) lejonte që ajo të lidhej me qelizat njerëzore në mënyrë më efikase sesa Sars në 2002. Dallimi mund të ketë ndihmuar që koronavirusi i fundit të infektojë më shumë njerëz dhe të përhapet me shpejtësi rreth botës.

Shkencëtarët shqetësohen se nëse shfaqen mutacione më të gjera, jo vetëm mund të ndryshojnë mënyrën se si sillet virusi, por ndryshon edhe proteina spike është objektivi kryesor i vaksinave kryesore në të gjithë botën. E nëse kjo ndryshon shumë, ato vaksina mund të mos funksionojnë më. Terapitë e tjera të mundshme, të tilla si antitrupat sintetikë që futen në proteina të pikut, gjithashtu mund të jenë më pak efektive.

10 më të pushtetshmit e PS-së

$
0
0

Prej 7 vitesh në pushtet në Partinë Socialiste janë skicuar ata që vlerësohen më të pushtetshmit. Nga kryeministri Rama, Ruçi, Veliaj, Balla, Braçe, Lleshaj, Fuga, Agaçi, Ahmetaj, e te ministrja Balluku. Kush janë 10 “të fortët” e PS-së që kanë grumbulluar pushtet politik, që kanë më shumë ndikim, kulisat dhe rivalitetet, por edhe një parashikim për të ardhmen e tyre politike.

Nga Roland Qafoku

Për pak javë mbushen 7 vjet nga fitorja dhe ardhja në pushtet e Partisë Socialiste. Që nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013 kur kjo parti mori 713 mijë vota, si dhe zgjedhjet e 25 qershorit vitit 2017 kur mori 765 mijë vota, është ravijëzuar plotësisht jo vetëm pushteti ekzekutiv i kësaj force politike, por edhe ata që janë përfaqësuesit më të pushtetshëm të këtij grupimi.

Kryetari dhe kryeministri Edi Rama është bërë në parti gjithnjë edhe më i pushtetshëm, më i fortë, më i  qëndrueshëm dhe pa asnjë rival. Beteja bëhet se kush është ai që ndodhet më pranë tij, që i shërben atij dhe më e rëndësishmja fare, kush është ai që ka besimin më të madh të tij.

Në fakt, në pushtet ka një rregull: një drejtues e shijon shumë rivalitetin mes vartësve, sepse vetëm kështu ulet ndjeshëm mundësia që ata të bëjnë komplot ndaj tij. Duket se në Partinë Socialiste ky rregull ka gjetur vend mirë. Është fakt që rivaliteti mes njerëzve më të fortë të pushtetit që janë pranë kryeministrit Edi Rama është më i madh se normalja dhe parashkimi. Përveç njërit, Gramos Ruçi.

Ai është i vetmi që qëndron i përhershëm aty, i dyti. Të tjerë, ose kanë qenë dikur dhe nuk janë më, ose nuk kanë qenë fare në start të pushtetit dhe tashmë janë “neë entry”. Nëse kjo listë do të ishte bërë në vitin 2013 – deri në 2016, pa dyshim që aty do ishte Saimir Tahiri.

Por, ai u tret sa nga ky rivalitet politik, sa nga gabimet e tij, por më shumë nga besimi i tepruar që pati te vetja. Në atë listë pa dyshim duhet të ishte edhe Fatmir Xhafaj, I cili e pati kulmin e tij si pushtetar.

Por ministri i Brendshëm u bë viktimë e komploteve të denja për skenare të dala nga shkolla e spiunëve Luftës së Ftohtë në Lindjen Komuniste.

Por, as Tahiri e as Xhafa tani nuk janë më pjesë e top 10 listës duke u zëvendësuar me të tjerë që vërtet janë pjesë e listës, por nuk e kanë kurrë fuqinë politike të tyre. Një pjesë e kësaj liste janë në një karrierë në ngjitje me antenat ngritur, që të mos u rrëshqasë këmba, si Tahiri dhe Xhafa.

Të tjerë akoma pothuajse janë të rinj, duke zbatuar rregullin e vendosur nga Rama kur tha se asnjë socialist nuk do qëndronte në ekzekutiv më shumë se 5 vjet, sigurisht përveç tij. Më poshtë kemi renditur 10 më të të pushtetshmit dhe ata që kanë më shumë ndikim në Partinë Socialiste, por edhe arsyet dhe një parashikim për të ardhmen e tyre politike.

1.EDI RAMA

Kryeministri i 33-të në historinë e shtetit shqiptar po gëzon rekordet e tij në politikë. Edi Rama ka 22 vjet në politikë, nga të cilat 7 vjet kryeministër, 2 vjet ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Të gjitha këto përbëjnë një bilanc që në 30 vitet e postkomunizmit askush nuk e ka. Ka qëndruar në opozitë si kryetari Partisë Socialiste vetëm dy vjet dhe shumëkush asokohe kishte nuhatjen që ato dy vite ishin thjesht pritje e sigurt se ai do vinte në pushtet.

Asnjë politikan i rangut të lartë në këto 3 dekada në Shqipëri nuk e ka bilancin e tij. As Berisha që ka qenë 5 vjet president dhe 8 vjet kryeministër, por ka qenë dhe vijon të jetë prej 17 vjetësh në opozitë. As Fatos Nano që u bë tri herë kryeminstër, por që në këtë detyrë e gjithë koha i përmblidhet vetëm në 4 vjet e gjysmë, edhe pse Partia Socialiste qëndroi 8 vjet në pushtet dhe 6 vjet në opozitë.

Pikërisht te këto 6 vite opozitë nuk duhet të harrohet se i ka qenë në burg nga 31 korriku 1993 deri më 13 mars 1997, ose për 1516 ditë burg të padrejtë si kundërshtar politik. Ndërsa Lulzim Basha duket “vocërrak” përballë Edi Ramës me bilanc. Pyetjes sime në një intervistë që i mora më 1 mars 2018, pikërisht për çelësin e këtij bilanci kaq pozitiv, Edi Rama e lidhi me dy arsye: “Çelës të veçantë nuk ka.

Një çelës ka. Besimi i kryeministrave që më dhanë mundësinë të ushtroj detyrën e ministrit, pastaj besimi i njerëzve që më kanë dhënë votën dhe më kanë bërë nderin e madh që të  jem në një pozicion t’u shërbej atyre, duke bërë me timen më të mirën që unë kam mundësi”.

Por a është reale kjo që Rama e thotë vetë për arsyen e këtij bilanci unikal në Shqipëri? Edhe mund të jetë, por e rëndësishme është ajo që vlen të theksohet se Edi Rama e ka shtuar ndjeshëm pushtetin e tij politik në PS dhe ekzekutiv. Ai është një kryeministër që nuk ndien asnjë puhizë të fryjë rreth karriges së tij brenda dhe jashtë PS-së.

Ndërsa nga viti 2013 deri më 2017 në parti kishte një Ben Blushi që e sikletoste sa herë që merrte fjalën dhe bënte opozitë nga Brenda. Tani ai është arkivuar. Zëri i Ditmir Bushatit që i kujton Edi Ramës se Partia Socialiste është e progresistëve, më shumë duket si variacion që Rama dëshiron të ketë sado pak ngjyra në parti, sesa një sikletosje alla Blushi.

Sa për zërat e vjetër që dikur i bënim gjëmën Fatos Nanos, ata janë tretur si kripa në ujë. Të fundmit e mohikanëve në PS janë strukur në skutat e padukshme të partisë dhe as nuk mendojnë se mund t’i bëjnë ndonjë kritikë Edi Ramës.

Dhe kështu ai është bërë njëshi pa rival, pa konkurrencë, pa kritikë dhe plot pushtet. Por ndërsa i janë pakësuar në minimum armiqtë, Edi Ramës i janë shtuar në maksimum servilët. Nuk besoj se në këto tri dekada një kryeminstër dhe një kryetar partie të madhe të jetë rrethuar nga kaq shumë puthadorë të neveritshëm.

Shikoni ata që shkruajnë pro tij, apo ata që dalin në ekrane dhe thonë sa i mirë dhe sa i ëmbël është kryetari, një mënyrë të shprehuri që edhe vetë Edi Ramës besoj i vjen ndot nga kjo lloj mbrojtjeje që i bëjnë ata pa asnjë turp. Në fakt, në kushtet që Edi Rama ndodhet, në PS ai nuk ka fare nevojë për mbrojtje. Sepse pushteti i tij nuk ka të krahasuar.

E shikon me dylbi edhe Fatosi që e mori Ramën nga Parisi “me thonj të paprerë”. Me dylbi e shikon edhe centrali bërthamor politik i Shqipërisë, Sali Berisha që ç’nuk ka bërë dhe bën për ta dëmtuar dhe nuk ia ka arritur dot.

Ne nuk mund të parashikojmë se ku do shkojë ky pushtet, kur do të largohet si kryemnistër dhe kur do largohet nga drejtimi i PS-së dhe nga politika. E sigurt është se të vetmin rrezik që ka në këto momente Edi Rama është vetë Edi Rama.

Ky përqendrim pushtetesh dhe vetësiguria mund ta çojë atë në largim nga pushteti ekzekutiv. E, megjithatë, çfarëdo të ndodhë, bilanci i tij do të vijojë edhe për disa kohë të jetë më i miri, duan apo nuk duan kundërshtarët politikë, apo armiq qofshin.

Pavarësisht se vetë Rama i ndan ata. Në intervistën që i mora më 1 mars 2018, Edi Rama e shpjegoi kështu endjen e tij mes kundërshtarëve dhe armiqve: “Unë kam pasur dhe kam kundërshtarë, por jo armiq.

Armiqësinë e kam parë të më shfaqet përballë, por asnjëherë nuk kam qenë i gatshëm të investohem në armiqësi. Dhe  mbase kam besuar fort me të drejtë gjithmonë te një shprehje që ma thoshte gjyshja ime e mrekullueshme kur isha i vogël: Inati është e zeza e atij që e ka. Armiqësia është forma më ekstreme e inatit”. Për këto dhe arsye të tjera Edi Rama vijon të jetë Zoti në PS.

2,GRAMOS RUÇI

I cilësuar si dyshi i përhershëm në PS, Gramos Ruçi në aspektin e jetëgjatësisë politike mund të quhet më i pushtetshëm edhe sesa edhe vetë Rama. Kryetari aktual i Kuvendit, ndonëse ka ruajtur një profil të ulët publik gjatë këtyre 7 viteve të pushtetit, duket se i ka mjaftuar vetëm puna skrupuloze aty dhe në parti. Hija e tij është e tillë që, edhe pse nuk jep intervista dhe nuk shkon nëpër studio televizive, në PS e dinë mirë të gjithë sesa peshon. Vërtet në Partinë Socialiste nuk i shkon ndër mend kujt t’i zërë vendin Edi Ramës, por nuk i shkon ndër mend as për Ruçin gjithashtu.

Duke e pyetur pikërisht për një largim të mundshëm të tij nga politika, në intervistën që i kam marrë më 14 maj 2012 vetë Ruçi tha: “E drejta që Gramos Ruçi duhet të jetë apo jo në politikë, nuk del nga gurmazi i askujt. Ka vetëm një gurmaz, elektorati shqiptar. Unë kokën time politike nuk ia lë në sini askujt, shqiptari apo ndërkombëtari qoftë ai.

Vetëm elektoratit, po”. Mjaftojnë këto fjalë dhe në PS kjo përkthehet “as gëk e as mëk”. Një largim i tij nga PS-ja dhe politika mund të ndodhë vetëm kur të dëshirojë ai. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Gramos Ruçi do jetë 70 vjeç dhe çdokush në PS e mendon edhe një tërheqje të tij. Kjo sigurisht do të ishte një mundësi e artë për këdo që ëndërron t’i zërë vendin. Çdo gjë mund të ndodhë, por “gurmazi” i çdokujt është pa vlerë përpara dëshirës së vetë Ruçit.

A do të vijojë apo do largohet ai nga politika, nuk dimë ta themi. Ajo që është e sigurt lidhet me faktin që Gramos Ruçi është pushteti i vjetër që ende vazhdon të ketë pushtet të ri në PS. Këtë nuk ia “falin” Ruçit ata që kanë milituar me të në parti në kohë të vjetra. E shikojnë me dyshim, me xhelozi dhe me inatin se si ai vijon të qëndrojë krah Edi Ramës, ai që i largoi një e nga një senatorët e PS-së.

Partia Demokratike nuk ka asnjë politikan me bilancion e Edi Ramës, por nuk rezulton të ketë një politikan as si Gramos Ruçi. Nuk e arriti këtë as Azem Hajdari që, ndonëse ishte themeluesi i PD-së, uljet dhe ngritjet e mjënuan nga politika, ndërsa kthimi në politikë u shoqërua me vrasjen makrabe, më 12 shtator 1998.

Nuk e ka arritur dot as Eduard Selami që iku në SHBA dhe pritej si shpresë. Por kur u kthye në atdhe ai solli zhgënjim në PD po e po, por deri te familja e vet. Nuk u bë dot një lloj Gramos Ruçi i PD as Jozefina Topalli që tashmë ndonëse cilësohet femra më e pushtetshme në historinë e PD, sot është një e papunë politike. Ndërsa Gramos Ruçi ka 30 vjet në politikë si i dyti i përhershëm.

Edhe në momente më të vështira, edhe kur u largua nga Shqipëria, ai u kthye pas disa muajve dhe rinisi atje ku e la. Sot pushteti i tij është i padukshëm në publik, por shumë i dukshëm në Partinë Socialiste. Në PS nëse thonë Edi Rama, menjëherë pas tij fjala shkon te Ruçi. Duket se kjo do të vijojë derisa ai dhe vetëm ai të vendosë. Sigurisht, jo nga gurmazi i të tjerëve.

3.ERION VELIAJ

Erion Veliaj është e tashmja dhe e ardhmja e Partisë Socialiste. Si askush tjetër, ai është amalgama mes pushtetit aktual dhe atij që pritet të jetë në PS. E kishte parashikuar vetë këtë pushtet që pa u futur mirë në politikën e madhe, atëherë kur endej mes “Mjaft” -it dhe miqësisë me Edi Ramën.

Por befas në vitin 2009 krijoi “G99” dhe më pas akoma u bë pjesë e Partisë Socialiste. Në një intervistë që unë i mora më 21 mars 2009, Erion Veliaj e parashikoi fiks të ardhmen e tij politike: “Nëse PS-ja fiton zgjedhjet, Edi Rama bëhet kryeministër, ndërsa unë do të jem në vend të tij”.

Profecia e tij rezultoi e saktë; Edi Rama u bë kryeministër vetëm 4 vjet më pas nga kjo thënie dhe 6 vjet më pas Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Që nga vera e vitit 2015 Veliaj, pa diskutim, është figura kryesore e PS-së pas Gramos Ruçit dhe Edi Ramës. Por ndërsa Ruçi që është e vjetra në ikje, Veliaj është e reja në ardhje. Një ardhje që dukshëm përgatitet që një ditë të jetë premier në parti. Për 5 vjet ka grumbulluar aq shumë pushtet, sa rruga e tij në parti është shtruar me tapet të kuq. Ka fituar dy palë zgjedhje locale, duke marrë dy mandate, njeh shumë mirë strukturat në bazë e, për më tepër, interesi ndaj tij është në maksimum.

Por kjo ka pasur edhe anën tjetër, që shpesh Veliaj ka qënë në qendër të ciklionit të sulmeve. Partia Demokratike ka raste që më shumë sulmon Veliajn sesa edhe vetë Edi Ramën. Ka raste që Rama harrohet dhe Veliaj kthehet në tabelën e madhe të qitjes, ku çdokush hedh shigjetën e tij.

Afërmendsh këtu bëhen disa pyetje ku dy më kryesoret janë: Si ka mundësi që ndodh kjo? A kanë interferim sulmet e PD-së me elementë në Partinë Socialiste? Pa dyshim që po. Kjo është pjesë e përplasjeve dhe rivalitetit në këtë parti. Në fillim të vitit 2017 u duk sikur kishte një lloj lëkundjeje të pozitave të tij në parti. Në PS kishte deri zëra që nuk do të ishte më kandidat për kryetar bashkie. Ndërsa Monika Kryemadhi, më shumë se një herë deklaronte asokohe se Veliaj nuk e kishte të sigurt rikandidimin.

Situata shkoi deri aty saqë një personazh rishtar në nivelet e larta në qeveri, por i panjohur fare në PS, kishte porositur deri kostumet si kandidat në vend të Veliajt. Sigurisht që nuk besohet se këtë “skemë” e bëri Partia Demokratike. Nuk besohet as që këtë e bëri ky personazhi me kokën e vet. Shumëkush e kupton mirë se kush e ka bërë, por më shumë se kaq e gjithë kjo nënkupton se pushteti politik i Erion Veliajt shqetësoi edhe vetë Edi Ramën. Ndoshta i kujtoi atij skemën që përdori vetë, që nga bashkia të katapultohej në krye të partisë dhe dyshoi se mos edhe Veliaj po përdorte këtë. Një fiksim sa i kotë, aq edhe i panevojshëm.

Megjithatë, loja tërhiq e mos e këput vijoi në formën e udhëzimit në parti: Veliaj të vazhdojë punën i qetë, por të jetë nën kontroll. Aktualisht në PS nuk ka asnjë personazh me performancën dhe atë që bën ai. A ka kritika reale ndaj tij dhe a ka vend për ta kritikuar. Pa dyshim që po. Por pyetja e madhe është: A mund të japë Veliaj një leje, një vendim apo diçka madhore pa ok-in e Edi Ramës? Vështirë të besohet se kjo nodh. Rrjedhimisht Veliaj është duke paguar edhe faturën e pushtetit qendror. Një pushtet që ka 7 vjet që konsumohet dhe nuk shkon në përpjesëtim të drejtë me energjinë dhe punën e Veliajt.

Ai vazhdon të mos e ketë kompleksin të numërojë punët që ka bërë në rininë e tij si borëpastrues, shitës apo kamerier, ndryshe si disa që numërojnë vetëm detyrat e e dhuruara që kanë bërë në zyra me kondicioner. Por sot situata ka ndryshuar. E ardhmja e pushtetit kryesor politik në PS pritet të jetë Erion Veliaj. Veliaj është atje në krye të bashkisë dhe të gjithë e ndiejnë që një ditë do të  jetë pikërisht ai pasardhësi i Edi Ramës.

Jo vetëm se kryetari i bashkisë së Tiranës ka jo pak pushtet ekzekutiv, por rregulli i pashkruar i 20 viteve të fundit në politikën shqiptare tashmë është i tillë që kush drejton Bashkinë e Tiranës vendos kandidaturën për kryeministër. Në rastin e Veliajt ka jo pak justifikim për këtë. Transformimi i Tiranës në shumë aspekte, puna masovike e Velijat, por edhe ambiciet e tij për punë te reja e kanë bërë atë të jete një figurë e konturuar si punëtor dhe kjo i ka dhënë shumë kredite në PS dhe jo vetëm. Erion Veliaj e ka të shtruar me tapet të kuq rrugën drejt karrierës së lartë në PS.

4.TAULANT BALLA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste cilësohet sot jo vetëm me post numri tre. Dukshëm, përgatitjet e tij janë një lloj exercise për të ngjtur edhe shkallë të tjera. Një prej tyre është një zëvendësimi i Gramos Ruçit në një largim të mundshëm të tij.

Në fakt, në parti Taulant Balla është realisht numri dy. Madje, aty kanë nisur ta thërrasin  Ruçi i ri i partisë. Një playmaker që bën jo vetëm detyrën e sekretarit të përgjithshëm, por edhe ato punë partiake që vetë Edi Rama nuk i bën. Një natyrë masovike, i kudogjendur në parti dhe, sidomos në bazë, bën gjëra që s’para janë në tipin e vetë Ramës, Taulant Balla di t’i bëjë shumë mirë dhe  duken si të prera enkas për të.

Në fakt, karriera e tij ka pësuar një ngritje me shpejtësinë e raketës. Pushteti politik i Taulant Ballës pas vitit 2009 pësoi një ngritje që ndoshta edhe vetë ai nuk e kishte parashikuar. I endur mes hijes së Fatos Nanos si një zbulim i tij, Balla fitoi besimin e Ramës duke punaur fort në bazë me një durim që rrallë e kishin moshatarët e tij.

Në një intervistë që unë i mora më 28 mars 2009, vetë Balla e shpjegoi më së miri atë që po ndodhte me të. Vlerësoi deri në maksimum Edi Ramën si kryetar të PS-së. Habitej me energjitë e tij dhe gati e teproi kur tha: Jam mahnitur nga puna e Ramës”, duke lënë të kuptohet se paska qenë pranë dembelëve.

Por ndoshta fraza që i ngjiti më shumë te kryetari ishte: Edi Rama dhe vetëm ai e shëroi Partinë Socialiste. Sot nuk ka vendim politik në PS që të merret pa ok e Ballës. Zëri i tij është pasues i Ramës. Ndonëse jo me elokuencën e tij, Balla duket se edhe në natyrë po modelon veten si Gramos Ruçi.

Dhe në PS thonë se në një të ardhme Erion Veliaj do të jetë kryetar i partisë, ndërsa Taulant Balla do të jetë numri dy i saj. Po a mund të bashkëjetojë politikisht një ditë çifti Veliaj-Balla? Sot kjo nuk mund të thuhet me siguri.

E sigurt është që aktualisht ata janë në rivalitet për numrin tre dhe katër për nga fuqia politike në PS. Rregullat e shkruara në Shqipëri nuk kanë funksionuar që numri 3 dhe numri 4 të bëhen një ditë numri 1 dhe nurmi 2. Por le të presim. Taulant Balla është 43 vjeç. Erion Veliaj 41. Janë shumë të rinj dhe karrierën e kanë të dy përpara.

5.ERION BRAÇE

Është nga rastet e rralla në PS kur dikush ka pasur pushtet edhe kur nuk ka pasur detyrë qeveritare. Por Erion Braçe e ka arritur këtë me dy cilësi: me ndershmëri dhe me punë. Është nga të rrallët që nuk është përfolur në asnjë rrethanë për asnjë aferë korruptive dhe si e tillë kjo i ka dhënë vlerë morale dhe pushtet.

E ka bërë këtë edhe kur PS ka qenë në opozitë, por edhe në pushtet. Janë të shumta rastet që fjalimet dhe deklaratat e Erion Braçes ndaj kundërshtarëve politikë nuk janë bajate dhe me fjalë boshe e militante, por me fakte, argumente dhe dokumente. Madje, këtë e ka bërë edhe ndaj socialistëve kur ka qenë nevoja.

Tashmë që ka edhe detyrën e lartë të numrit dy të qeverisë, natyrisht që pushteti rreth tij është më i madh. Kundërshtarët nuk gjejnë asnjë argument për ta goditur, përveç peshës trupore, dhe kjo tregon se ai qëndron më lart se ata.

Po përse Braçe 48-vjeçar duket sikur është nga socialistët e vetëm bio që jo vetëm ka qenë prezent që nga viti 1990 në historinë e kësaj partie, por që mendohet se do të jetë edhe në të ardhmen pjesë e rëndësishme e saj.

Ka një arsye në fakt: Erion Braçe njeh shumë mirë PS-në e vjetër dhe PS-në e re. Ndërsa Gramos Ruçi vijon të simbolizojë të vjetrit në këtë parti,  Erion Braçe bën lidhjen e të vjetrës me të renë. Por Braçe ka edhe një gjë më shumë: si socialist bio ai bën lidhjen e të vjetrës me të renë, por edhe me të ardhmen.

6.SANDËR LLESHAJ

Pa pushtet në forumet e PS, Sandër Lleshajt i majfton pushteti ekzekutiv i ministrit të Brendshëm. Një ndërthurje mes ushtarakut dhe deutsche kultur, atij i mjafton gjithashtu mënyra se si funskinon dhe mënyra se si i arrin gjërat.

Në një intervistë që i mora më 11 mars 2019, vetë Lleshaj e shpjegoi këtë: “Nga shkolla ime në Gjermani kam mësuar që një drejtues i mirë është ai që përcakton vetëm qëllimet dhe destinacionin, por nuk përcakton itinerarin se si do shkohet dhe unë i rri shumë konsekuent këtij parimi”.

Ministri i 63-të i Brendshëm në historinë e shtetit shqiptar është një njerëzit më të pushtetshëm aktualisht në mazhoracën socialiste. I vemti problem i tij është se detyra që mban është tejet delikate. Vetë grumbullon shumë pushtet dhe informacion për të gjithë, por nga krijon shumë armiqësi.

Armiqësi krijon edhe nga kundërshtarët politikë të cilët shikojnë te ministri i Brendshëm pikërisht njeriun kyç të goditjeve që marrin. Sipas rregullit të pashkruar, ministrat e Brendshëm të shtetit shqiptar kanë vetëm dy opsione: ose ngrihen shumë në karrierë, ose rrëzohen duke qenë në detyrën e ministrit.

Në këto 30 vite, mesatarasisht një ministër i Brendshëm në Shqipëri ka qëndruar në detyrë 1 vit e 1 muaj. Deri më sot Sandër Lleshaj ka 1 vit e gjysmë në këtë detyrë dhe duket se po noton në ujëra të qeta. Por duhet të kalojë shumë kohë, sepse kjo nuk i volit shumë as forumeve në PS e as drejtuesve të saj.

Saimri Tahiri qëndroi 3 vjet e gjysmë si minstër i Brendshëm, duke thyer redordin e jetëgjatësisë për tranzicionin, por u largua në një formë të palavdishme. Fatmir Xhafaj qëndroi 1 vit e 1 muaj dhe u largua me metoda aspak fair. Si do të jetë e ardhmja e Sandër Lleshajt? A do ketë ai të njëjtin fat si dy paraardhësit e  vet?

Si një njeri i hapur, vetë Lleshaj e përjashtoi ambicien për të thyer rekorde:  “Parashikime nuk bëj. Do të qëndroj deri sot. Janë një mijë faktorë të tjerë, por kam një gjë, nuk jam i lidhur me këtë post përmes ndonjë ambicjeje. Nuk kam luftuar për ta pasur këtë post. Kështu që e di të sigurt që, edhe kur ta lë, nuk do të kem asnjë lloj brejtjeje dhe brenge. Edhe marrja e kësaj detyre ka qenë pa entuziazëm, edhe largimi do të jetë pa brejtje, kurdo që të jetë.

7.ENDRI FUGA

Edhe kundërshtarët më të flaktë tashmë kanë nisur ta kopjojnë. Eminenca gri e Edi Ramës është Endri Fuga i Kryeministrisë dhe pa dyshim një nga njerëzit më të fuqishëm politikë në pushtetin qendror të PS-së. Ai nuk është thjesht një drejtor Komunikimi, por shefi qendror i një aparati perfekt që ka krijuar një model të papërsëritshëm në këto 30 vjet.

Endri Fuga jo vetëm që menaxhon Public Relation-in e kryeministrit Edi Rama, jo vetëm që është i vetmi që “i jep urdhra Edi Ramës”, jo vetëm se çdo gjë për imazhin kalon nga dora e tij, por Fuga është një lloj ideologjie me vete në PS. Një personazh që nuk bën vetëm drejtorin e Komunikimit, por është syri, veshi dhe zëri i të gjithë qeverisë, madje i të gjithë pushtetit të Partisë Socialiste.

Kundërshtarët e sulmojnë, e urrejnë, e ç’nuk bëjnë ndaj tij, pikërisht për arsyen se Endri Fuga krijoi modelin e vet të komunikimit, por tani e ndjekin këmba-këmbës duke e kopjuar, dhe është ai që përcakton agjendën.

Që ditën e parë që iu bashkangjit Edi Ramës, Endri Fuga nisi nga puna me parimin e Barac Obamës: “Për publikun e gjerë, unë jam ai që mediat thonë se jam. Them atë çfarë thonë ato se them. Bëhem ai që ato thonë se jam bërë”.

Dhe ngriti një PR që nuk është e tepërt të themi se tashmë është kombiant. Ka krijuar një profil që është stiluar mes mes Alastair Campbell-it të Tony Blair-it dhe Anthony Scaramuci-t të Donald Trump-it, dy drejtorë të famshëm të komunikimit që kanë pasur sukses mbi parashikimet në punën e tyre.

Që të kuptoni se përse kryeminstri Edi Rama herë duket sikur sillet si Tony Blair dhe herë si Donald Trump duhet të kuptoni filozofinë e komunikiomit të Endri Fugës që mbështet te kryemnistri i dikurshëm i Britanisë dhe presidenti aktual i SHBA-së. Tony Blair-in e kopjoi shumë në mandatin e parë të PS-së në pushtet, duke qenë se e kishte edhe afër.

Janë me dhjetëra teknika të aplikuara nga Edi Rama në komunikim që ngjajnë fiks me ato të Tony Blair-it. Ndërsa Donald Trump është i preferuari i momentit të Edi Ramës. Mënyra se si Edi Rama debaton me gazetarët është pothuajse ajo që bën Donald Trump.

Mënyra se si i etiketon gazetarët Edi Rama është pothuajse e njëjtë me atë që bën Donald Trump. Në fakt këto janë teknikat drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga, ai që vetë Rama nën zë dhe me zë e thotë: vetëm ai më urdhëron.

8.ENGJËLL AGAÇI

Në katin e dytë të Kryeministrisë ndodhet një derë në dukje më se e zakonshme, por që rëndon më shumë se çdo zyrë tjetër e asaj administrate. Në shënimin e mbuluar me plastikë shkruhet: Sekretari i Përgjitshëm Engjëll Agaçi.

Për dikë që nuk i njeh fare skutat e politikës shqiptare, në dukje kjo është një zyrë e zakonshme dhe njeriu që është aty brenda, po ashtu. Por, në fakt, është krejt ndryshe. Në historinë e 30 viteve postkomunizëm nuk ka asnjë personazh hije të këtë rëndësinë e tij. Ka qenë në këtë detyrë fjala vjen edhe Fatmir Xhafaj, por fuqia e tij politike u rrit vetëm pas iku nga kjo detyrë.

Ndërsa Agaçi, pa qenë i tillë, pa marrë post, pa marrë asnjë detyrë të lartë e ka fuqinë politike pikërisht nën petkun e detyrës sekretar i përgjithshëm. Vetëm 3 ditë pasi kishte marrë madatin e kryeministrit Edi Rama bëri prezantimin e parë të stafit të tij si sekretar të përgjisthëm Engjëll Agaçin.

Për askënd tjetër Rama nuk ka shkruar kaq fjalë lavdëruese sa për të: i shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Kryeministrisë.

Por si ka arritur ish-studenti i Institutit Bujqësor të Kamzës nga Roskoveci të jetë kaq i rëndësishëm në PS dhe ekzekutiv? Sigurisht që startin në politikë e ka pasur të shkëlqyer teksa u bë pjesë e Lëvizjes Studentore në vitin 1990. Më tej me studimet dhe diplomimin si jurist në Itali dhe më tej akoma në shumë çështje të bujshme që i fitoi atje.

Më e bujshmja është fitimi i procesit gjyqësor me një dëshmpërblim prej 3 milionë eurosh, pas padisë së kryeministrit Fatos Nano ndaj revistës “L’Espresso”, e cila më 2 gusht 2002 pubklikoi një shkrim me titull: “Il padrino dell Albania”, apo edhe si avokat i 27 familjerve të të mbyturve të Otrantos në vitin 1997.

Kjo mjeshtëri, por edhe natyra tejet operative, e kanë bërë Engjëll Agaçin një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës. Dhe që të kesh besimin e Edi Ramës të mjafton që në PS të jesh shumë i pushtetshëm. Nuk ka asnjë problem juridik në qeveri që të mos ketë vulën e njomë dhe të thatë të juristit Agaçi. Nuk ka çështje të rëndësishme poltike dhe ekonomike që të mos kalojë nga dora e tij.

Kjo ka bërë që ai vërtet të ketë besimin e Edi Ramës, por të bëjë edhe kundërshtarë e armiq. Sali Berisha më shumë se një herë e cilëson atë me epitetet që në shumë raste e teprojnë, por ajo që është e sigurt është se Agaçi është realisht një nga më të pushtetshmit në qeverisjen e PS-së. Është vërtet jo rast i rrallë, por unikal edhe ky në historinë politike të 30 viteve.

9.ARBEN AHMETAJ

“Return to Eden” ka qenë një film serial australian i prodhuar në vitin 1983 që transmetohej në fund të vitteve ’80 në stacionin e vetëm televiziv në Shqipëri, RTSH. Bëhej falë për një personazh që u kthye në të njëjtin vend për t’u hakmarrë për krimin që kishin bërë ndaj saj (personazhi ishte femër). Hakmarrja vetëm duke takuar ata që mendonin se ishte zhdukur, duke thënë se ishte gjallë, se jetonte jetën e vet dhe se kishte sukses. Arben Ahmetaj i ngjan shumë kësaj historie. Rikthimi i tij në politikën e lartë ekzekutive të PS-së është një lloj hakmarrjeje si filmi te filmi australian.

Një politikan për të cilin shumë në PS menduan se karriera e tij u mbyll me kaq, befas mori kredite nga kryeministri dhe u kthye sërish në kabinet. Ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj duket sikur i bëri restart karrierës së vet. “Ndërsa për shumë tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte një fatkeqësi, për Arben Ahmetajn ishte një rikthim.  Edi Rama duhet të ketë menduar shumë emra ditën që ideoi konferencën e donatorëve, por playmaker-i i kësi punësh ishte vetëm një për të. Arben Ahmetaj.

Dhe vetë Rama u ndie i kënaqur kur siguroi 1,15 miliardë euro. Dhe sigurisht kjon ishte falë asaj që bëri Arben Ahmetaj. Nuk janë të paktë ata në PS dhe jashtë saj që thonë se në qeveri mund të kishin një ekonomist të specializuar në anglishte dhe jo një të diplimuar në anglishte të specialzaur në ekonomi. Por për Edi Ramën, Arben Ahmetaj vlen më shumë si playmaker sesa si një economist race.

Pikërisht për këto arsye Edi Rama Rama në fakt nuk e mbajti fjalën kur tha se asnjë ministër nuk do qëndrojë në detyrë më shumë se 5 vjet. Duke u zgjedhur për herë të dytë ministër, Arben Ahmetaj ia prishi rregullin Ramës, por u tha të tjëreve në PS se ai që mendoi se ylli i Ahmetajt ishte shuar, e kishte gabim. Ai është kthyer në ekzekutiv si të ishte një sfidë personale e vete atij sesa e Edi Ramës.

Ka besimin e tij, ka mbështetjen e tij dhe Ahmetajt tani i duhet të mos e zhgënjejë. Përpara ka një aksion kombëtar të rindërtimit, që do të ndikojë shumë jo vetëm në karrierën e tij, por edhe të jetëgjatësisë së vetë mazhorancës. Se si do të menaxhohen paratë e donatorëve dhe si do jetë ndërtimi i objekteve të shkatërruara nga tërmeti, ashtu do jetë edhe e ardhmja politike e Arben Ahmetajt. Të presim.

10.BELINDA BALLUKU

Ndonëse në qeveri ka më shumë femra sesa meshkuj, pushteti nuk është kështu. 8 ministret gra të PS-së, vërtet janë më shumë se 6 ministrat burra, por fuqia e tyre politike në këtë mund të përmblidhet në këtë fjali: femrat e PS-së kanë numra, por jo pushtet. Megjithatë, mes tyre një qëndron më lart për nga fuqia e pushtetit.

Në adminitratën e kësaj mazhorance askush nuk e ka pushtetin e Belinda Ballukut. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë menaxhon buxhete si askush tjetër në qeveri dhe projektet më të rëndësishme të kësaj mazhorance kalojnë nga ajo. Duket sikur ka zëvevendësuar dikë tjetër, po femër në PS, por tashmë ish-drejtoresha e Bashkisë së Tiranës është në top listën e më të pushtetshmëve të kësaj partie.

Ndonëse nuk është pjesë e forumeve, kjo për Ballukun nuk ka rëndësi, sepse vetë ajo nuk preferon shumë jetën e partisë sesa punën. “Shtrigës”, siç e quan shefi i saj, i është besuar aktualisht menaxhimi i fondeve më të mëdha buxhetore për ndërtim, kryesisht në infrastrukturë.

Dhe sa më shumë para të menaxhosh, aq më shumë pushtet ke. I vetmi problem i Ballukut është se kjo fuqi mund të bjerë menjëherë, nëse nuk do ta ketë më këtë post. Ajo nuk është pejsë natyrale e forumeve të PS-së.

Nuk është natyrë partiake dhe është aty për besimin që ka Edi Rama. Ky është momenti për të parë të ardhmen e saj. Nëse ajo do jetë pejsë e listës për kandidate për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, pa dyshim që Balluku do të vijojë të jetë edhe pjesë më të pushtetshmëe në PS. Në të kundërt, pushteti i saj do tretet si ai i të tjerëve që u bëjë pjesë e listës dhe u hoqën nga kjo listë, kur nuk kishin më një detyrë në qeveri. Fjala.al

 


“E para më tradhtoi”, 36-vjeçari: S’takoj dot vajzën. Im atë më nxori jashtë se… Babai: Shtëpia ime nuk është han, na ka shkatërruar

$
0
0

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur sot historia e Alket Sades, një 36-vjeçar, i cili ka udhëtuar mes peripecive dhe braktisjes nga njerëzit e tij më të afërt. Për disa vite me radhë nuk i është lejuar që të shikojë me sy vajzën e tij. Alketi është nxjerrë jashtë nga shtëpia të cilën e ndërtoi së bashku me babain e tij, pasi familja nuk e pranoi kurrë faktin që Alketi u martua me një femër 11 vite më të madhe.

“Jam me origjinë nga Dibra, jetojmë që nga 1997 në Tirane, jam i martuar dy herë. Kam qenë i martuar me një femër në vitin 2008 dhe isha 20 vjeç ajo ishte 17 vjeç kur u njohëm, patëm një fëmijë. Vajza erdhi brenda vitit në jetë, jetuam 5 vite martesë bashkë, ishte nga Bulqiza. Pas 5 vitesh u divorcuam pasi unë e gjeta me dikë tjetër. U divorcuam kur vajza ishte 5 vjeç dhe pastaj unë u largova jashtë për të punuar. Ajo punonte në një fabrikë këpucësh, kur mora dokumentet e grekut, dhe erdha pa i treguar gruas, kur mbërrita në Shqipëri shkova te puna e saj dhe aty më thanë se ajo nuk ishte aty por kishte marrë leje dhe më thanë se ishte në një lokal me dikë tjetër. Shkova në lokal dhe i gjeta bashkë dhe e mora në shtëpi telefonova vëllain e vet dhe i njoftova të vinin ta merrnin dhe ndërkohë bëra dhe procedurat e divorcit. I vëllai erdhi në shtëpi dhe deshi ta rrihte por unë nuk e lejova. Ajo pasi u nda nga mua mori dhe gocën dhe që nga ai moment unë nuk e kam parë më gocën me sy, tani është 14 vjeç. Por ajo më ka hedhur në gjyq sepse nuk kam dhënë detyrimet ndaj vajzës sepse nuk kam pasur dhe nuk kam ekonomi”, tregon Alketi.

Më pas në jetën e tij ka hyrë një grua tjetër më e madhe me të cilën është martuar sërish.
“Pas 6 vitesh divorc u njoha me Vjollcën e cila me orgjinë është nga Kukësi. Ajo kishte qenë e martuar dhe kishte 3 fëmijë por njëri nga fëmijët ndërroi jetë para se të divorcohej nga bashkëshorti. Vajza vdiq nga një sëmundje shumë e rëndë në moshën 9-vjeçare. Pas vdekjes se vajzës, Vjollca u divorcua se bashkëshorti i saj luante bixhoz dhe pinte alkool dhe nuk e ndihmonte për asgjë. Kemi dy vite që jemi bashkë dhe jemi celebruar. Vjollca nuk i ka fëmijët, i ka ish-bashkëshorti. Ne jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur”, deklaroi djali.

Ai shpjegoi konfliktin me të atin për shtëpinë, për të cilën thotë se kanë kontribuuar të dy.
“Unë jetoj me qira rreth 15 minuta nga banesa e babait tim, të cilën e kemi ndërtuar bashkë. Pikërisht këtu lind edhe problemi më i madh i imi. Babai im nuk më ka dhënë asnjë gjë nga ajo shtëpi dhe thotë se nuk kam pjesë në atë banesë. U mundova të futesha në punë që 14-vjeç. Babai im filloi që t’i fshehte të ardhurat dhe nuk tregonte më asgjë. Ndërkohë që unë nuk bëra as shkollën sepse prindërit nuk më lanë që ta bëja shkollën. Më vonë ne morëm një lokal me qira, por fillova të dëgjoja fjalë për babain sepse ai lekët nuk i solli më në shtëpi. Ai po i harxhonte këto lekë me femra dhe merrej me këto pisllëqe. Ia kam zbuluar telefonin dhe mesazhet në telefonin e tij dhe u bë një debat shumë i madh dhe ai më përzuri nga shtëpia. Unë zbulova tradhtinë e tij dhe pas kësaj u bë ajo ndarja me familjen. Unë dua të hedh babain në gjyq dhe të marr pjesën që më takon. Por unë jam pa punë, pa ndihmë ekonomike, jemi shumë keq nga ekonomia dhe po presim sesi të kalojë kjo situatë të punojmë dhe të fitojmë bukën e gojës. Unë dua që së bashku me Vjollcën të banojmë te shtëpia e babait sepse e kemi ndërtuar bashkë atë shtëpi. Kushtet e mia nuk ma lejojnë të paguaj qira për të jetuar.
Por njerëzit e mi nuk më duan sepse unë kam marrë Vjollcën 47 vjeçe e cila është më e madhe se mua gati 11 vite. Ata se pranojnë dot këtë dhe më nxorën jashtë dhe unë u detyrova të marr shtëpi me qira. Ndërkohë ndihem i kërcënuar edhe nga vëllai i ish-bashkëshortes time sepse ai më thotë pse nuk e mbajte motrën. Jam shumë keq dhe dua të shoh edhe fëmijën tim pasi ajo nuk ma ka nxjerrë asnjëherë vajzën as fytyrën, se njoh po ta shikoj, vetëm një herë shkova i çova 400 mijë lekë të vjetra ia dhashë vëllait të saj për vajzën. Erdhi goca dhe ishte shumë larg, edhe nuk e pashë, nuk arrita ta shikoj dot. Ajo më ka denoncuar sikur unë nuk jam sjellë mirë apo nuk kam paguar detyrime. Sikur unë jam me probleme të shëndetit mendor. Edhe sikur kam ushtruar dhunë ndaj saj. Dy muaj pas divorcit kam shkuar 12 ditë në burg pasi ajo me denoncoi. Unë punoja në ndërtim dhe shuma që merrja deri në fund të muajit ishte 120 mijë lekë të vjetra. Kush është ai prind që nuk do të japë lekë për fëmijën e tij. Çdo gjë që kam është ai fëmijë. Unë jam i braktisur nga prindërit dhe nga gjithë njerëzit, vetëm Vjollca më ka mbështetur shumë dhe ka qëndruar pranë meje gjatë gjithë kohës, por prindërit e mi më larguan nga shtëpia sepse nuk deshën që unë të merrja një femër më të madhe dhe që ishte ngjyrë e zezë. Unë tani së bashku me Vjollcën ndihemi të rrezikuar për shkak edhe të situatës, Vjollca është me kemp, është e paaftë për punë, ndihemi të rrezikuar nga virusi, pasi kushtet nuk i kemi që ta mbajmë këtë shtëpi me qira, të paktën të jetojmë për pak kohë te babai, sepse banesa e babait ka vend mjaftueshëm edhe për mua. Shtëpia është 3 katëshe, në katin e parë kam jetuar unë, në të dytin prindërit me motrën e pa martuar, sepse ne jemi katër fëmijë, dy vëllezër edhe dy motra. Njëra nga motrat është e martuar jeton me familjen e saj, ndërsa vëllai jeton jashtë me familje. Motra e vogël jeton me prindrit. Babai me nxori jashtë dhe në atë shtëpi ka futur një familje dhe i merr qiranë, ndërsa mua më thotë që nuk ke vend këtu por edhe ato kohë që ke jetuar do më sjellësh lekët. Madje herën e fundit unë kam provuar ta telefonoj që ta zgjidhnim këtë bisedë pasi nuk mund të jetoj kështu i rrezikuar edhe ai mu përgjigj me fjalë ofenduese ndaj bashkëshortes time. Unë shkova e denoncova ne polici”, deklaroi Alketi.

Ai tha se me të ëmën ka marrëdhënie të mira ndërsa me babain jo. “Babai im ka ushtruar dhunë ndaj meje. Më ka kërcënuar edhe sot kam frikë të eci në rrugë. Martesa e dytë ka ndodhur që në 2017, ajo është një zonjë për shtëpi. Pas një vit lidhje bëra celebrim. Por kur ia prezantova familjes ata nuk ishin dakord. Që kur u martova me nusen e dytë më nxorën nga shtëpia dhe më thanë që nuk ke më punë këtu”, tha 36-vjeçari.

Ndërsa babai i Alketit, Dylber Sade foli me tone të larta dhe shumë i acaruar. Ai tha se i biri mund të vazhdojë gjyqet pasi nuk ka vend në shtëpinë e tij, duke mohuar kontributin dhe duke e akuzuar për vjedhje.

“Ai fëmijë ka 20 vite që ka marrë nga babi dhe mami. Ai kur erdhi te emisioni juaj duhet të mos bënte të ëmën me zemër. Unë jam në punë për të nxjerrë lekë. Ai djalë nuk ka punë më këtu në këtë familje, ai ka problemet e veta. Ai duhet të rikthehet njëherë pas të kujtojë çfarë ka bërë. Ai nuk ka asnjë punë më aty në atë shtëpi me gjithë ato që ka bërë. Prej 20 vitesh ai fëmijë ka pasur probleme me ne. Ai djalë nuk na ka përfill, i di shumë mirë çfarë ka bërë në atë shtëpi. Ai më ka bërë me zemër mua dhe nënën e tij. Ai duhet të hapi zemrën ashtu siç ka ardhur aty në atë emision. Sa lekë kam paguar unë që atë mos ta vrasin. Gjithë këto kanë filluar në vitin 2000. Unë kam 20 vite që merrem me të, kemi kërkuar me çakmak nëpër shinat e trenit nëpër vagonë. Ai nuk na ka dëgjuar fare ai na ka vjedhur na ka shkatërruar. Ai është një person që vjedh, le të përballet në gjyq. Unë si mund ta pranoj që ai martohet sa herë i do qejfi. Han me porta unë nuk e kam shtëpinë. Ai çfarë tregon është zero krejt për mua”, deklaroi i ati.

Shqiptarët ”dynden” tek berberët dhe parukieret (FOTO)

$
0
0

Këtë të hënë, berberët dhe parukeritë rinisën punën nën masa të shumta anti-Covid. Në disa foto të shkrepura në kryeqytet, duken punonjësit dhe klientët të pajisur me maska dhe doreza, por është e pamunndur ruajtja e distancës për shkak të kontaktit të tyre të drejtëpërdrejtë. Nga ana tjetër, në disa parukeri në kryeqytet është vënë re një numër i lartë punonjësish në turn dhe klientësh që presin radhën në ambientet e brendshme të tyre.

Njeriu që “kontrollon” botën, ja çfarë jete bën (FOTO)

$
0
0

Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të njohur në botë dhe ajo çfarë ka arritur në moshë fare të re, është gati-gati e pabesueshme. Miliarda përdorues ndodhen në rrjetet e tij sociale, që nga Facebook e deri te Instagrami. Por pavarësisht pushtetit dhe parave që zotëron, Zuckerberg është një prej njerëzve më të thjeshtë në botë. Babai i dy fëmijëve dhe njeriu që “kontrollon botën” dhuron miliarda dollarë për bamirësi dhe kërkime mjekësore. Ajo që vlen të theksohet është jeta e thjeshtë që ai bën, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm për mbarë botën.

Stres nga COVID-19? ISHP: Ja 6 këshillat që duhet të ndiqni

$
0
0

Teksa Shqipëria ka 2 muaj në karantinë dhe COVID-19 është ende kativ ISHP jep disa këshilla se si qytetarët mund të përballen me stresin.

ISHP thotë se bisedat me njerëzit që besoni, referimi ndaj burimeve serioze, kufizimi ndaj materialeve stresuese mediatike, aftësitë në të shkuarën për menaxhimin e situatave, stili i shëndetshëm i jetës në shpi me dieta, gjumë dhe aktivitetet fizike apo menaxhimi i emocioneve duke mos përdorur alkool dhe cigare janë disa nga këshillat për mos e përjetuar këtë situatë me stres.

Si i dënoi Mbreti Zog zyrtarët e lartë të implikuar në aferën e “pullave të monopolit”

$
0
0

Memorie.al publikon historinë e panjohur e gjyqit të famshëm të implikuarëve në aferën e pullave të monopolit të Ministrisë së Financave në kohën e Monarkisë së Zogut, i cili zgjati për pesë vite me rradhë nga 1932 deri në 1936-ën dhe u pasqyrua gjerësisht pothuaj nga të gjitha gazetat kryesore të asaj kohe, si “Besa”, “Vatra”, “Arbnia”, etj. Dëshmitë e ministrave Lame Kareco, Rrok Gera, Kol Thaçi etj., ndaj të akuzuarëve, që u dënuan me burgime të rënda për përvetsimin e rreth gjysëm milion franga ari , si dhe dëshmitarët e tjerë si: Ibrahim Kodra, Vehib Hoxha, Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Kazani, Shaban Vrapi, Shaban Sela, Mustafa Kadiu, Rushid Hoxha, Qazim Gjinali, Sute Kadami, Kasëm Muja, Rasho Myslimi, Toke Gjylja, Speo Kasemi dhe Zejnel Qazimi.

Nga Dashnor Kaloçi

“Kol Guga thotë se Zija Hallulli i ka thënë se pullat nuk janë të vjedhura, por rrjedhshin thjeshtësisht nga rroga e tij, prandaj i ka blerë pa hezitim, natyrisht dyke lakmuar dhe fitimin që i lejshin pullat e blera në këtë mënyrë, d.m.th. me një konto 10 përqind më tepër. Zija Hallulli i mohon krejtësisht thëniet e Kol Gugës, tue deklarue se nuk ka shitë kurrë pulla monopoli. Arif Shehu që është shoq i Kol Gugës në tregti, deklaroi se edhe ky në mungesën e Kolës, ka ble pulla nga Zija Hallulli dhe se Zijaji e ka sigurue në nderin e familjes se pullat nuk janë të vjedhura por të rrjedhshme nga pagesa e rrogës që do të merrte për nënpunësin e tij si protokollist i Këshillit Kontrollues. Pyetet përsëri Zija Hallulli, dhe në prezencën e Arifit mohon në mënyrë të preme t’i ketë shitur pulla. I pandehuri Hajdar Grepca deklaroi se i ka shitë pulla Haki Ali Mehmetit, ish-shërbëtor i Noterit publik, Dr. Jonuz Tafaj, dhe këto pulla i ka marrë prej Osman Prezës dhe njëherë të vetme prej Zija Hallullit. Osman Preza dhe Zija Hallulli pyeten prej Kryetarit në se i kanë dhënë pulla, dhe që të dy mohojnë kategorikisht”. Kështu shkruante mes të tjerash në një artikull të saj gazeta “Besa” në periudhën e Monarkisë së Zogut lidhur me proçesin e famshëm gjyqësor i njohur ndryshe si “gjyqi i pullave të monopolit” ku ishin vënë nën akuzë dhe implikoheshin disa zyrtarë të lartë të asaj kohe për “shëpërdorim të postit zyrtar dhe përftime të paligjëshme”, proces i cili zgjati nga viti 1932 deri në 1936-ën. Po si u zhvillua ai gjyq, kush ishin trupa e gjyqsorit dhe të pandehurit kryesorë, çfarë akuzash rëndonin mbi ta, si kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin, kush ishin zyrtarët e Ministrisë së Financave të implikuar në atë aferë korruptive dhe sa u dënuan ata në fund të atij procesi gjyqësor që njihet si më i bujshmi i periudhës së Monarkisë së Zogut dhe që zgjati pesë vjet me rradhë në të gjitha shkallët e gjyqësorit?. Lidhur me këto e të tjera anë të panjohura të atij gjyqi, na njohin disa nga shkrimet e gazetave të ndryshme të asaj kohe, si “Besa”, “Vatra”, “Arbnia” etj., të cilat e përcollën me hollësi në faqet e tyre të gjitha seancat e tij.

Gjyqi i pullave në Apel

Gjyqi i të implikuarëve në “pullat e monopolit” filloi diku aty nga viti 1932 në Gjykatën e Shkallës së Parë (Gjykata e Fakti) në Tiranë, dhe më pas ai vijoi në Gjykatën e Diktimit, (sot Gjykata e Apelit) duke zgjatur deri në 1936-ën. Lidhur me ato seanca të Diktimit, midis të tjerash në gazetën “Besa” të atyre viteve shkruhet: “Kol Guga thotë se Zija Hallulli i ka thënë se pullat nuk janë të vjedhura, por rrjedhshin thjeshtësisht nga rroga e tij, prandaj i ka blerë pa hezitim, natyrisht dyke lakmuar dhe fitimin që i lejshin pullat e blera në këtë mënyrë, d.m.th. me një konto 10 përqind më tepër. Zija Hallulli i mohon krejtësisht thëniet e Kol Gugës, tue deklarue se nuk ka shitë kurrë pulla monopoli. Arif Shehu që është shoq i Kol Gugës në tregti, deklaroi se edhe ky në mungesën e Kolës, ka ble pulla nga Zija Hallulli dhe se Zijaji e ka sigurue në nderin e familjes se pullat nuk janë të vjedhura por të rrjedhshme nga pagesa e rrogës që do të merrte për nënpunësin e tij si protokollist i Këshillit Kontrollues. Pyetet përsëri Zija Hallulli, dhe në prezencën e Arifit mohon në mënyrë të preme t’i ketë shitur pulla. I pandehuri Hajdar Grepca deklaroi se i ka shitë pulla Haki Ali Mehmetit, ish-shërbëtor i Noterit publik, Dr. Jonuz Tafaj, dhe këto pulla i ka marrë prej Osman Prezës dhe njëherë të vetme prej Zija Hallullit. Osman Preza dhe Zija Hallulli pyeten prej Kryetarit në se i kanë dhënë pulla, dhe që të dy mohojnë kategorikisht. Miret në pyetje i pandehuri Koço Grameno, i cili deklaroi se thëniet e tija të mëparshëme i ka të drejta. Ka marrë prej Mehdi Shehut një pako me pulla monopoli për t’i shitur në Korçë. Dhe atje ia ka dhënë për shitje Mihal Kreshpanit, të cilin e kishte mik të ngushtë duke i lënë një fitim prej 25 përqind. Një herë i ka dërguar nga Korça Mehdi Shehut 250 franga ari me telegram. Dhe Zija Hallullit po në këtë mënyrë i ka dërguar një herë 500 franga ari. Në kohët e fundit kur po dilte në shesh çështja e pullavet, ka djegë ato që i kishin ngelë pa shitë, të cilat kapnin shumën prej 1500 franga ari. Pyetet Zija Hallulli në se kishte marrë të hollat e dërguara nga Koço Grameno, dhe deklaron se të hollat i ka marrë nga posta, por nuk kanë qenë të holla që rrjedhshin nga pullat që pretendohet. Ishin kundrejt një borxhi, që tre muaj më parë i kish dhënë Koços, kur ky ish në Tiranë dhe kish nevojë të madhe. (Gjyqi u shty për ditën e shtunë datë 13 tetor).

Deklarata e dëshmitarëve në gjyq

Të shtunën mbas dreke u hap seanca e katërt e procesit të pullavet të Ministrisë së Financavet. Gjyqi kryesohesh prej zotit Izet Leskoviku, ishin prezentë avokatit mbrojtës, dhe gjithë të pandehurit. Në këtë senacë ishin caktuar që të pyeteshin 15 dëshmitarë e së Drejtës Botnore: Sulejman Dashi, Vehib Hoxha, Kamber Hidi, Ibrahim Kodra, Mehmet Latifi, Abdyl Koka, Zyhdi Ismaili, Bajram Mehmet Daci, Beqir Keqi, Muharrem Shatku, Llambi Niçi dhe Huan Valla. Mbasi secilit iu këndua tekstualisht deponimi i bërë në Gjyqin e mëparshëmë, të cilin e pohuan krejtësisht, përsëritnë dhe këto deponime. Sulejman Dashi deklaroi se Jonuz Tafaji, pullat i ka blerë gjithmonë tek ay, me anë të shërbëtorit të tij Haki Ali Mehmeti, i cili pretendonte bakshishe prej tij, se blente pulla shpesh. Ky i kish premtuar dhe i jepte nga 3-4 lekë, kur i blente tek ay, por dhe këtë bakshish nuk ja jepte çdo rradhë. Mbasi Haki Ali Mehmeti nuk kish mbetur i kënaqur me këto dhurata të vogla që i jepte Sulejman Dashi, shkonte te pullashitësit e tjerë që i jipnin më shumë bakshish. Rastësisht takoi një ditë që i ka thënë Noterit, se cili ishte shkaku që nuk blen pullat tek ay. Dhe Noteri ka gërthitë, dyke thënë që të shkonte të blente tek Sylejmani e jo gjetiu. Me gjithë këtë shërbëtori ka vazhduar si më parë, pa marrë në konsideratë urdhrin e superiorit të tij. Dëshmitarët e tjerë: Kamber Hidi, Osman e Beqir Koçi, Bajram Mema, deklaruan se kanë parë Zija Hallullin dyke lojtar kumar dhe se kish humbur disa herë, Mehmet Daci deklaroi se nuk ka asnjë dijeni, gjithkështu deklaroi edhe dëshmitari Muharrem Shatku. Ismail Priska, furrxhiu, tha se nuk ka parë Zija Hallullin dyke hyrë në shtëpinë e Dr. Jonuz Tafajt. Abdyl Koka tha se kish vajtur në zyrën e Dr. Tafajt dhe i kish dhënë një letër që ia kish dhënë Zija Hallulli. Pyetet Zija Hallulli, se ç’kishte shkruar në atë letër, dhe thotë se kish porositur një akt huaje me të cilën i detyrohej Leo Cobës, një shumë prej 120 napolona ari, të cilat i kish marrë hua. Kështu Abdyl Koka i kish kthyer përgjigjie Zijas, që akti ish gati të nesërmen në një orë të caktuar. Pyetet Dr. Jonuz Tafaj, dhe mban mënd të jetë redaktuar një akti i tillë në Zyrën e tij noteriale, midis z. Leo Cobës dhe Zija Hallullit. Dëshmitari z. Huan Valla, deklaroi se ka gjetur një pako me pulla në fushën e Shallvares dhe mbi të kish mbajtur një proces-verbal i cili ndodhet midis kateve gjyqësorë. Zija Hallulli, sikurse edhe në seancat e para vazhdon të mohojë çdo dijeni dhe nuk pranon asnjë akuzë të dëshmitarëve q’e akuzojnë. Nga dëshmitarët mungonin: Vehib Hoxha dhe Ibrahim Kodra, për të cilët u vendos të dëgjoheshin në seancën e ardhshme më datën 27 të këtij muaji. (Gazeta “Vatra”. E martë 23 Tetor 1934)

Dëshmitë e dëshmitarëve

Të shtunën mbas dreke u hap seanca e pestë e gjyqit mbi pullat e Ministrisë së Financavet. Këtë rradhë meqënse mungoi z. Izet Leskoviku, Gjyqin e kryesoi z. Ymer Berati. Në këtë senacë ishin caktuar të dëgjoheshin dëshmitarët e së drejtës Botnore, që ishin: Ibrahim Kodra, Vehib Hoxha, Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Kazani, Shaban Vrapi, Shaban Sela, Mustafa Kadiu, Rushid Hoxha, Qazim Gjinali, Sute Kadami, Kasëm Muja, Rasho Myslimi, Toke Gjylja, Speo Kasemi dhe Zejnel Qazimi. Mungonte në këtë seancë me arsye të justifikueshme i pandehuri Koço Grameno, dhe për këtë shkak Prokurori i Shtetit kërkoi azhurnimin e seancës. Avoketnit mbrojtës bashkarisht kërkuan që të mos ndërpritet seanca mbasi mungesa e të pandehunit nuk sjell ndonjë pengim në dëgjimin dëshmitarëve. Trupi Gjykues vendosi unanimisht vazhdimin e Gjyqit, dhe u thirrën me rradhë dëshmitarët. Dëshmitari i parë Ibrahim Kodra, përsëriti se kish thënë në gjyqin e mëparshëm, dhe deklaroi përsëri se katër vjet më parë, Zija Hallulli kish lojtar kumbar në kafenenë e tij dhe kish humbur një shumë të hollash prej pesë napolonash. Zija Hallulli e përgënjeshtron, me pretendimin se Ibrahim Kodra nuk kish pasur ndonjëherë kafene që të ketë lojtar Zijai dhe të ketë humbur. Vehib Hoxha, deklaroi se njeh nga të pandehurit Selman Radën, Hasan Spahiun dhe Dr. Jonuz Tafajn. Pyetet në se din gjë për çështjen e pullavet, dhe deklaron se i kanë ardhur në Bankën Kombëtare ku është llogaritar, Selmani dhe Hasani, të cilët i kanë propozuar shitje pullash, sa për Dr. Jonuz Tafajan, e ka bashkëpunëtor në relacionet bankare që i takojnë me Noterin, duke e njohur atë për njeri të ndershëm. Zija Hallullin nuk e ka njofto më parë se të dilte në shesh skandali i pullavet. Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Tagani, Shaban Vrapi, Shaban Jusuf Sela, që të gjithë deklaruan se nuk kanë asnjë dijeni rreth çështjes së pullavet, gjithkështu deklaruanë dhe dëshmitarët Qazim Gjinali, Speo Kasemi, dhe Zejnepe Qazimi. Mungonin dëshmitarët: Rasho Myslymi, Toke Gjylja, Sute Kademi, Kasem Muja, Mustafa Kadiu, Mustafa dhe Rushid Hoxha. Trupi Gjykues vendosi thirrjen e tyre përdhunisht, dhe vazhdimin e Gjyqit me datë 15 nëntor të këtij viti.(Gazeta “Vatra”. E Martë 30 tetor 1934)

Vendimi i gjyqit me dënime të rënda

“Gjykatorja shqyptoi vendimin kundra shpërdoruesva të pullave të monopolit”. “Zija Hallulli me njëmbëdhjetë bashkëpunuesa u dënuen me burgime e gjoba të rënda”. Me një interesim të madh pritej dje mbasdreke prej publikut vendimi i gjyqit kundra të pandehurve për shpërdorimin e pullave të monopolit me implikim në mënyrë direkte; prandaj selia e Gjykatores së Shkallës së Parë ndodhej e mbushun plot prej adsistuesish t’ardhun qysh përpara orës 4. Pikërish në orën 4 e 30 hapet seanca me trupin gjykues të përbam prej kryetarit. Z Izet Leskovikut, dhe anëtarëve zz. Pandeli Martiniani, Dhimitër Goda; prokuror Z. Komnino. Një heshtje e madhe e përcjellun me një vëmnëdje të kujdesshme mbretëroi në sallë dhe sekretari nisi të këndoi vendimin e përbamë njëzetepesë faqesh të shkruese makinë. Vendimi i Gjyqit, tue arsyetue pandehsin e secilit të pandehun, provat e sjelluna për fajsin ose shfajsin e tyne dhe tuj shfaqun rreth secilit të pandehun bindjen e trupit gjykues, përfundon se vepra e të pandehunit kryesor, Zija Hallulli, formon faj të parapamë si delikt prej nenit 477 Nr.1 të Kodit Penal, i cili për vjedhjet e bame në zyrat, arkival ose stabilimentat publike mbi sende që ruhen atje, cakton një ndëshkim me burgim të randë deri në katër vjet dhe me një gjobë të randë të paracaktueme. Për të pandehunit e tjerë: Mehmet Shaban Spahiu, Mehdi Shehu, Koço Grameno, Osman Preza, Hajdar Grepsa, Hasan Spahiu, Jonuz Tafaj, Kol Guga, Arif Shehu e Selman Rada, vepra e tyne konsiston në blerje, pranim, ndërmjetsim e shitje të pullavet të monopolit të Shtetit e formon faj të parapam si delikt prej paragrafit 1 të nenin 469 të Kodit Penal ku ata që bajnë këto vepra, pa pasë bashkëpunue në deliktin kryesor, caktohet si ndëshkmim burgimi deri në dy vjet dhe gjoba e randë deri në 100 franga ari. Vepra, pastaj, e të pandehunit, Mihal Kreshpani, i cili ka ble sebnde të vjedhuna pa dijtun rrjedhën e tyne por edhe pa e kontrollue me kujdes, formon faj të parapam si kontravencjon prej nenit 555 të Kodit Penal. Prandej, trupi gjykues, me zane të përbashkët, dënoi Zija Hallullin me katër vjet burgim të randë dhe me njëmij e dyqind franga ari gjobë të randë; Mehmet Spahiu me një mot burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Mehdi Shehu, me gjashtë muej burgim dhe me 500 franga ari gjobë; Koço Gramenon me kater muej burgim dhe 500 franga ari gjobë; Osman Prezën me tre muej burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Hajdar Grepca me tre muej burgim dhe me 100 franga ari gjobë; Hasan Spahiu me pesë muej burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Jonuz Tafajn me gjashtë muej burgim dhe me 600 franga ari gjobë; Kol Gugën me tre muej burgim dhe me 400 franga ari gjobë të randë; Arif Shehun me tre muej burgim dhe me 400 franga ari gjobë të randë; Selman Radën me tre muej burgim dhe me 200 franga ari gjobë; dhe Mihal Kreshpani me treqind franga ari gjobë të lehtë. U deklaruen të pafajshëm, për mungesë provash dhe argumentash ligjore bindëse, të pandehunit të dënuem Mehmet Shaban Spahiu, meqë aq kohën e burgimit sa edhe gjobën e ka vuejtun në paraburgim. Vendimi mund të diktimohet brenda afatit ligjuar. (Gazeta “Besa” 16 Janar, 1934)

Dr. Jonuz Tafaj shpallet e pafajshëm

“Dr. Jonuz Tafaj, merr pafajin”. Gjyqi i Shkallës së Parë dje në në orën 11 e 30 shqiptoi vendimin në veta të përbashkëta, tue deklarue të pafajshëm, Dr. Jonuz Tafajn, Noter publik, për mungesë provash dhe argumentash bindëse, konform me argumentat e Gjyqit të Diktimit, O P mbi akuzën që i bëhej për blerje pullash të vjedhura. Dënon pastaj të implikuarit në çështjen e pullave si vijon: Mehdi Shehu dënohet me pesë muej burgim e 400 franga ari gjobë; Koço Grameno me dy muej burgim dhe me 306 franga ari gjobë; Osman Preza me 15 ditë e 100 franga ari; Hajdar Grepca me dy muej burgim e 50 franga ari gjobë; Kol Guga e Arif Shehu me tre muej e 100 franga ari gjobë; Selman Poda me dy muej e 100 franga ari gjobë; Hasan Spahiu me katër muej e 200 franga ari gjobë. Pardje mbas një vendimi prej gati katër vjetësh, Gjykatorja Kolegjale e Tiranës dha vendimin e saj rreth zhdukjes së afër gjysëm milion franga ari pullash shtetnuere prej arkës së Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financavet. Simbas këti vendimi muarën pafajin Ibrahim Hallulli, Petro Ndrenika dhe Bexhet Shehu për shkak mungesë provash bindëse që të pandehurit të kenë kryer përvetsimet që u’atribuoheshin.

(Gazeta “Besa” 1 dhe 17 qershor 1936)

Dëshmia e ministrave Lame Kareco dhe Rrok Gera në gjyq

Në procesin e famshëm gjyqësor që zgjati rreth katër vjet me rradhë (1932-1936) dhe që asokohe u njoh ndryshe si: Gjyqi i pullave, në mes shumë dëshmitarëve që u thirën për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me atë skandal financiar me përmasa të mëdha, dëshmuan edhe vetë ish-ministri i Financave, Lame Kareco dhe Sekretari i Përgjithshëm i asaj ministrie, Rrok Gera. Nga dëshmitë e tyre, të cilat u botuan në faqet e para të shtypit të asaj kohe, ne po japim atë të gazetës “Besa” të Tiranës (dt. 21 tetor 1933) ku në mes të tjerash thuhet: “Mbas pushimit pesë minutash në seancën e djeshme, pasi Gjykatorja e Diktimit kishte dëgjue depozitimet e dëshmitarit. Z. Lame Kareco, ish-ministër i Financave, u thirr dëshmitari i dytë, Sekretari i Përgjithshëm, z. Rrok Gera. Mbasi bahen pyetjet e zakonshme, Kryetari i drejton fjalën dëshmitarit, tue thanë: “Xhevdet Hasani akuzohet për emetim në detyrë. Ç’dijeni keni ju për këtë? Z. Gera përgjigjet: “Zotnija e tij asht drejtues i Thezarit dhe si i tillë, ka në drejtimin e tij, ndër të tjera, dhe gjestionin e arkës e të gjanave me vlerë. Kur në Qershuer 1930 u emenova Sekretar i Përgjithshëm, kam dasht të vehem në korrent, si për të tjera veprime, edhe mbi gjendjen e gjanave me vlerë. Kur pashë se gjendja nuk funksiononte në rregull, ju luta ndihmësit të organizatorit, z. Nodari, që të hartonte një rregullore të mbrendëshme. Rregullorja e plotësueme në këtë mënyrë iu paraqit prej z. Merlino, ministrit t’athershëm Z. Kol Thaçi i cili ia solli këshillit kontrollues për pëlqim. Rregullorja e pëlqyeme, së bashku me pasqyrat përkatëse iu kthye Ministrisë së Financave dhe, në mungesë teme, asht evadua prej Drejtorit të Kontabilitetit, z. Naraçi, dhe me libër dorzimi i asht dorzue Drejtorisë së Thezarit.

Pullat fiskale Zogu i shtypte në Korfuz, Milano dhe Vjenë

Gjatë dëshmive të tij në gjyqin e pullave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Rrok Gera, tregoi edhe mbi mënyrën strikte se si procedonte shteti shqiptar i asaj kohe në lidhje shtypjen dhe ruajtjen e pullave të monopolit, ku midis të tjerash thuhet: “Dëshmitari vazhdon të shpjegojë pse nuk u vu në zbatim rregullorja e mbrendëshme tuj sjellë arsye se qe e pamundun pa pasë plotsue elemenetat për të ditun gjendjen efektive të gjanave me vleftë. Kryetari-Pse nuk u muer ndonjë masë disiplinore mbi vonesat e veprimeve? Dëshmitari-Po të qe nevoja që edhe Drejtorve t’u hiqet vrejtja or e çast për t’u kujtue detyrat origjinale të tyne, aparati shtetnuer nuk do të funksiononte kurrsesi. Kryetari-Si asht sjellë nga morali z. Xh. Hasani? Dëshmitari: Nuk e dij këtë dhe nuk kam ndonjë shkak të dyshoi. Prokurori-Proces-verbalet e shtypjes ku janë? Dëshmitari-Procedurat e shitjes asht kjo: Vendoset, bahet një kontratë me fotografi dhe caktohet një nënpunës për mbikëqyrjen e veprimeve të shtypjes për të cilat mbahet çdo ditë nga një proces-verbal, bahet kolaudimi në Ministrinë e Financave, ku nënpunësi i gjanave me vleftë merr në dorzim në bazën e një procesi të posaçëm. Shtypje pullash janë ba të ndryshme, në vjetin 1924 në Milano, në 1925 e 1926 në Korfuz, e në 1927 në Paris. Proceset e shtypjes së dy të fundit, kam konstatue si antar i Komisjonit Hetues, se mungojnë krejt. Bile pullat e shtypura në Paris në 1927 në kohën e ish-ministrit Z. Sulejman Starova, kur kam ardhë unë në Ministri, kam ndëgjue se kan nenjun pa u dorzue, në koridoret e Ministrisë. Unë nuk kam pasë ndonjë dijeni për këtë gjë, por njëherë kur kam qenë në sekretarin e Përgjithshme të Kryeministrisë, më tha Z. Teki Selenica, se asht gjetun një paketë me pulla konsullore në sheshin e Shallvareve”.

Studimi zbulon kafshën misterioze që mbart koronavirusin

$
0
0

Një studim në Hong Kong ka zbuluar se pangolinët malajanë, apo të quajtur ndryshe Manis javanica mund të mbartin Sars- Cov/2.

Sipas studimit të kryer në Kinën jugore ka zbuluar se tek disa prej këtyre kafshëve mbartim linja të koronavirusit shumë të ngjashme me ato të Sars/ Cov-2.

Ndërkaq, tashmë rekomandohet që këto kafshë të hiqen nga tregjet pasi mund të jetë një faktor i përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë një tezë tjetër për kafshët e egra mbetet që koronavirus të ketë lindur dhe të jetë përhapur nga lakuriqët e natës.

Një mësim nga “gripi spanjoll”, Bloomberg: Mos e ktheni lirinë e lëvizjes shumë shpejt!

$
0
0

Distancimi shoqëror nuk e zvogëloi kuptimisht numrin e vdekjeve nga gripi spanjoll një shekull më parë sepse nuk zgjati aq sa duhet, thotë një studim i ri hulumtues që ka implikime për përgjigjen ndaj COVID-19, shkruan Bloomberg.

Sipas Bloomberg, ekonomisti i Universitetit të Harvardit, Robert Barro, shkruan se “arsyeja e mundshme” mbyllja e shkollave, ndalimet në tubime publike dhe karantinat dhe izolimi në qytete të ndryshme të SHBA-së nuk shpëtuan shumë jetë është se ata “kishin një kohëzgjatje mesatare prej vetëm një muaj”.

“Mësimi për pandeminë e coronavirusit në vitin 2020 është që, për të zvogëluar vdekjet e përgjithshme, NPI-të [ndërhyrjet jo-farmaceutike] duhet të mirëmbahen për më gjatë se disa javë. Me shumë mundësi, 12 javë funksionojnë shumë më mirë sesa 4-6 javë”, citohet të ketë shkruar Barro në dokumentin e punës të Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.

Gjithsesi, po sipas mediumit amerikan, llogaritja e Barro nuk merr parasysh humbjet ekonomike nga një mbyllje e zgjatur.

Por në një email, ai thotë se çdo rënie në prodhimin e brendshëm bruto duhet të peshohet ndaj vlerës ekonomike të shpëtimit të jetës.

Ndryshe, virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 284.033 njerëz, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.196.193.

Ndërsa “Gripi Spanjoll”, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi e gripit jashtëzakonisht vdekjeprurës të shkaktuar nga virusi A H1N1.

Duke zgjatur më shumë se 12 muaj nga pranvera e vitit 1918 (hemisfera veriore) deri në fillim të verës 1919, ai infektoi 500 milionë njerëz – rreth një e treta e popullsisë së botës në atë kohë.

Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milionë deri në 50 milionë, dhe ndoshta deri në 100 milionë, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.


Horoskopi 12 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

$
0
0

Dashi

Partneri është i pakënaqur; ju jeni bashkë por nuk e njihni njëri-tjetrin sa duhet, përndryshe do ta kuptonitit përpara se diçka të shkojë keq. Megjithatë, rregullimi i situatës është ende i mundur nëse tregoheni më të përkushtuar. Nëse përballeni me konflikte në shtëpi apo në punë, nuk është diçka që do ju habisë.  Sot nuk bëhet fjalë që të hyjë ndonjë sasi parash në xhepin tuaj.

Demi

Një e martë shumë e veçantë për ju.  Do të përballeni me situata të ndryshme dhe do përpiqeni në çdo mënyrë që të kini mbështetjen e njerëzve me ndikim dhe që kanë besim të plotë tek ju. Do merrni rezultate të kënaqshme si në punë dhe biznes. Ata që po përjetojnë një lidhje të lumtur do jenë në gjendje të shijojnë çdo moment me partnerin e tyre.

Binjakët

Përpiquni të merrni masat e nevojshme para se të bëni ndonjë veprim të nxituar. Në punë mund të ndodheni në një situatë të turpshme pa qenë në gjendje të shpjegoni qartë arsyet ose pozicionin tuaj. Keqkuptime të mundshme edhe në dashuri, në jetën në çift.

Gaforrja

Hëna në fushën e shtatë do ju bëjë të keni një martëse jo të lumtur dhe marrëdhënie profesionale të çrregullta. Me pak fjalë do ndodhë gjithmonë diçka që ju pengon më mbarëvajtjen e gjërave tuaja. A jeni shqetësuar për problemet që keni në çift, apo për një proçes gjyqesor? Kjo është dita më e përshtatshme për t’i zgjidhur. Ju nuk keni më kohë për të humbur.

Luani

Ditën e sotme do të jeni më të vendosur, më të organizuar dhe ambicioz se kurrë: kartat në dorën tuaj janë të mira, kështu që luani një lojë me mençuri. Në dashuri, shumë njerëz do kenë mundësinë të realizojnë një ëndërr, një arritje që keni dëshiruar prej kohësh.

Virgjëresha

Do të keni mundësi të bëni përparime të konsiderueshme dhe të merrni mirënjohje thelbësore në punë: luani mirë kartat tuaja, punoni shumë dhe suksesi nuk do t’ju mungojë, veçanërisht nëse biznesi juaj ka nevojë për kontakte të reja. Ditë e shkëlqyer për të realizuar aspiratat tuaja sentimentale, për ta rikthyer marrëdhënien në ekuilibër.

Peshorja

Do ishte mirë që ditën e sotme të mbani një vend strategjik për t’i parë gjërat ndryshe në famijle. Konkurrenca e ashpër mund të krijojë probleme! Ju gjithashtu mund të sfidoheni nga të afërmit dhe anëtarët e familjes: mos shmangni shantazhet e vogla emocionale!

Akrepi

Do të mahniteni se si gjërat do t’ju buzëqeshin: do të merrni miratimin kudo! Disa marrëveshje do të ndodhin sipas pritjeve që keni, do ngrejnë në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Nëse jeni të dashuruar mund të shtoni nuanca shumë interesante në marrëdhënien tuaj si çift. Nëse jeni beqarë, nuk do të humbni mundësinë e një takimi.

Shigjetari

Megjithëse dita nuk premton mrekulli përsa i përket argëtimit, një ndjenjë e paqës do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, e kjo falë një ekuilibri të fortë emocional. Atmosferë e qetë, ideale për të punuar ose për veten tuaj. Përpiquni të bëni ndonjë masazh ose trajtim bukurie. Nuk përjashtohet mundësia që dëshirat tuaja mund të mos realizohen, sidoqoftë tregohuni të guximshëm.

Bricjapi

Mendimet dhe logjika juaj do ju bëjë të kapërceni pengesat që do ju dalin gjatë ditës. Gjithashtu ju do rregulloni disa gabime që i keni bërë në të kaluarë. Mos e vrisni shumë mendjen për situatën që ndodheni momentalisht me partnerin, ajo që ka më shumë rëndësi është disponimi i mendjes dhe hapja e një dialogu të sinqertë.

Ujori

Yjet do ju ftojnë të reflektoni dhe të gjeni ndonjë projekt të ri. Me shumë mundësi do realizohet sepse çdo gjë është në favorin tuaj. Pranoni sugjerime nga njerëz të tjerë që janë shumë të përgatitur në një sektor të caktuar.

Peshqit

Një ditë me frekuencë të lartë, humor të shkëlqyeshëm dhe shumë nisma profesionale dhe sociale. Por rreziku i vetëm është se Hëna në fushën e njëmbëdhjetë ju bën të babëzitur jo vetëm për ushqimin, por edhe për emocionet dhe sukseset. Do keni disa mosmarrëveshje me partnerin.

Kisha e vitit 1402, komuniteti katolik i dy fshatrave Prull-Spiten dhe Kryqi 15 metra i lartë

$
0
0

Nga Nikoll Lesi-

Dikur, diku të mosha 10 muajsh, më kanë pagëzue të Kisha e Prullit në Lezhë. Flasim për vitin 1963. Katër vite më vonë partia komuniste hodhi në erë kishat dhe xhamitë. Ndër to edhe Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, pra edhe kjo kishë pësoi fatin e keq të rrëzimit me tritol.

Dhe ashtu mbeti me dekada, e rrënuar, ku gurët rrinin kacafytur mbi njeri tjetrin.

Historia e Kishës nga viti 1402

Banorët e Prullit, një fshat piktoresk, me pyje e lëndina magjepse, nga varfëria dhe vrapi drejt emigracionit ekonomik të pas vitëve ’90, pothuaj e boshatisën fshatin e vogël. Ndërkohë kisha nën grumbullin e gurëve qindravjeçarë, dukej sikur shikonte nga Vatikani dhe priste që ta ringrinin, si dikur ose më mirë se në vitin 1402. Kjo kishë me pamje dominante të pjesës së Adriatikut ku duket deti nga Kepi Rodonit deri në pjesën e Ulqinit, njihet edhe nga studiuesi Aleksandër Meksi (ish-kryeministër dhe studiues) si një nga kishat katolike më të vjetra në Ballkan. Mjafton të lexojmë pjesë nga libri i tij për të kuptuar në sensin shkencor se kush është kjo kishë, e cila prej ditësh është ringritur në këmbë dhe krahas Kishës së Laçit, duket sikur vjen nga qielli dhe bekon krejt zonën e Lezhës.

Një Kryq i madh, 15 metra i lartë, ndërtuar nga banorët e Spitenit dhe Prullit (pasi thamë se dy fshatrat janë një, pothuaj) ndriçon natën e ku duket deri në Shëngjin e përtej, mbetet një nga kryqet më të mëdhenjë, në mos më i madhi në kishat katolike të Shqipërisë. Edhe vetë kisha është bërë me gurët e dikurshëm, por falë komunitetit katolik të zonës, ajo tashmë ka filluar nga gjallëria e po kthehet në një qendër peligrinazhi. Gurët e vitit 1402 janë vendosur në themelet e kësaj kishe legjendare.

Por për të qenë më të saktë le të lexojmë se çka shkruar Aleksandër Meksi për këtë kishë.

Nga libri i Meksit: Kisha e Shën Aleksandrit të Bokianit në Spiten, Lezhë:

Kisha e Shën Llezhdrit, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, e njohur edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, ndodhet në majën e kodrave shkëmbore mbi fshatrat Spiten e Zejmen (Bregu i Matës), prej nga sundon gjithe fushën bregdetare nga Kepi i Rodonit në Shëngjin. Rrënojat e manastirit të dikurshëm benediktin përbëhen nga muri rrethues me hyrjet për në manastir në anën lindore, nga konakët e rrënuar në një shesh pranë tyre, ndërsa në pjesën më të lartë, brenda një rrethimi të veçantë që komunikon me këtë të fundit, ndodhet kisha e rrënuar.

Kisha ruan ende në këmbë absidën me murin lindor, murin verior e atë perëndimor. Nga hajati, që është ndërtuar në një kohë të dytë, ruhet muri  në anën veriore dhe gjurmët e të tjerave ndër rrënojat e hajatit, çatia e të cilit, me strukturë druri, mbulohej me rrasa guri.

Në kishë hyhej, me sa duket, vetëm nga porta në anën perëndimore. Kjo ishte mbuluar me hark të shkallëzuar në anën e jashtme dhe me arkitrare druri në anën e brendshme. Mbi portë ruhet pjesërisht një nike, për rindërtimin e së cilës janë përdorur materiale të vjetra të një kornize të profiluar që, siç duket, i takonte kishës më të vjetër. Muri verior i ruajtur deri në lartesinë e plotë është i rrënuar vetëm pranë qosheve perëndimore dhe asaj lindore. Ai është ndërtuar me gurë të punuar, të nxjerrë nga formacione gëlqerore të shtresëzuara. Në pjesën e poshtme janë përdorur gurë më të mëdhenj, të cilët janë lidhur me llaç gëlqereje me mbushës me rërë të imët përzierë me të trashë. Në fugat ka rrasa të vogla e gurë të vegjël. Në pjesën e sipërme është ndërtuar me gurë më të vegjël dhe me fuga të mbushura keq me llaç. Mendojmë se pjesa e poshtme duhet t’i takojë ndërtimit të parë. Në këtë mur verior, në brendësi është një nike e madhe pak e thellë, e ndërtuar kryesisht me gurë çmersi dhe me një hark gjysmërrethor po prej çmersi.

Muri lindor së bashku me absidën pesëfaqëshe janë ndërtuar me gurë të gdhendur, të lidhur me llaç me ngjyrë okër të errët. Duke gjykuar nga këto veçanti mendojmë se ajo i takon një rindërtimi të vonë. Në brendësi absida është gjysmërrethore, ndërsa mbulesa e saj është e rregullt, çereksferëse, ndërtuar me gurë çmersi. Harku i saj në pjesën e dukshme është gdhendur në mënyrë të shkallëzuar.

Për shkak të gjendjes rrënojë të ndërtesës është vështirë të dallohen e të vendosen në kohë rindërtimet e shumta të kishës, pjesa më e madhe e të cilave duhet t’i përkasë shek. XIX ose dhe më përpara. (Nga Aleksandër Meksi)

Vullnetarizmi i banorëve e ringriti Kishën

Mbetet mbresëlenëse se si krejt komuniteti katolik i dy fshatrave Prull dhe Spiten punuan prej shumë muajsh derisa e ndërtuan kryqin e madh, 15 metra të lartë si dhe rindërtuan kishën. Sejcili, sipas takatit ekonomik, kontriboi për financimin e punimëve * (shiko listën).

Nga pak e përditë punohej nga banorët nën drejtimin priftit të zonës. Inisiatori, një djalë i zonës, Marjan (Kristian) Kola e nisi me Padër Alessandro Truscello projektin për ta rikthyer Kishën, si dikur, por edhe më bukur. Marjani, tregojnë banorët e zonës, kontribuoi në shuma të larta për financimin e saj. Edhe Nikoll Kolthi, një djalë 27 vjeçar, që ka ba Zonjën Mari brenda në Kishë ( shiko foton) ka një kontribut arti fetar. Por të nisesh të përmendesh të gjithë duhet një listë e gjatë, sa mund të harrojmë ndonjë, pasi të gjithë me sytë nga kryqi i madh dhe Kisha e ringritur luten dhe kërkojnë një paqe, mirësi dhe harmoni.

Te Kisha, ku punohej për ta inaguruar me 13 maj 2020, tregojnë se më pasionantët vinin përditë me familjet e tyre duke punuar falas. Dikush me gdhendje guri për të zëvëndësuar gurët e rrënuar dhe të hedhur nga tritoli i vitit 1967, të tjerë duke gërmuar për të shtruar udhën deri të kisha me gurë të latuar të zonës, por edhe specialistë që kontrollonin punimet në ngritjen e Kryqit të Madh, familjarë që luten në Kishë dhe që kthejnë sytë nga deti, ku në largësi imagjinata shkon në sheshin San Pietro në Vatikan; fëmijë të vegjël dhe të rinjë që luajnë në barin e lendinave përballë kishës, një tjetër të çon të ish-shtëpia e murgeshave, por që akoma nuk është ringritur dhe ku duket guri që bluante kokrrat e kafesë (shiko foton) dhe më në fund Festa e Kishës me 13 maj, ku banorët, duke zbatuar rregullat e pandemisë do jenë në kishë dhe përreth në lëndina; pra kjo është kisha e datës 12 maj 2020 dhe e festës së nesërme. Kjo është pamja sot dhe nga nesër Kryqi rrezaton dritën dhe fjalën e Zotit (shiko fotot) .

Është një Kishë mrekulli, një Kryq gjigand që zor se ka në Ballkan këtë lartësi. Banorët e bënë të tyren, tani duhet që të mos vonojë pushteti vendor dhe ai qendror për të rregulluar udhën e ngjitjes, udhë e cila edhe kjo është bërë falë punës së vetë banorëve të Spiten dhe Prullit.

Duke kaluar nëpër lëndinat e Prullit, ku dukej deti dhe zona e Bregut të Matit, edhe qyteti Lezhës, takova banorë që po ngjiteshin për të riparë tokat, pronat e me dëshirën për tu rikthyer prapë aty, ku dikur ishte fshati i vjetër. Sejcili me një ide për ta kthyer në fshat turistik e ku natyrisht Kisha e vitit 1402 dhe Kryqi i Madh 15 metra janë një udhërrëfyes edhe për turistët e huaj. Por Prulli njihet edhe për majorin e shkolluar në Vjenë të Austrisë, Preng Jaku e që për ca kohë ishte komandant i batalionit special të dalë nga qeveria e pas Kongresit të Lushnjës për vendosjen e Rendit Publik në Shqipëri. Gazeta “Shqiperia e Re” me 29 korrik 1923, shkruante: “Major Preng Jaku numërohej nji prej oficerve ma te mire shqiptar, atdhetar i flakte, ushtarak teper i guximte”. Dhe foto e majorit nga Prulli është shkrepur nga Marubi i famshëm (shiko foton)

Zbrita nga Prulli ku linda dhe u pagëzova, por me një nostalgji për fshatin poshtë, ku u rrita, në Spiten.

Ngado që rrotullon sytë Kryqi i Madh të mbërthen me madhështinë e tij. U ktheva në Tiranë, ku puna dhe jeta na solli, por mendjen atje ku linda e ku një komunitet banorësh japin leksion për harmoni e bashkëpunim për ta ndërtuar vetë jetën, sepse pushteti nuk e ka mendjen të njerëzit e për njerëzit, pasi edhe një kishë të vitit 1402 ministria e kulturës nuk e di se ku ndodhet!

Fotot të Kryqit të madh 15 metra të ndërtuar këto ditë nga banorët

 

Foto e Kishës nga brenda (maj 2020)

Foto e vendit ku bluhej kafja ( shekulli 15-të)

Foto e besimtarëve katolikë të zonës mbi rrënojat e kishës (pas vitit 1991)

Foto e kishës së rrënuar nga viti 1967

Në foto: Majori Preng Jaku, nga Prulli, komandant i Përgjithshëm i Batalionit Special Shqiptar (1921)

Foto e një guri varri në oborrin e Kishës

Banorët që kontribuan financiarisht dhe punuan falas më shumë se të tjerët:

Nr. Emri                 Atesia                      Mbiemri
1. Adrian                                Gjeta
2. Agim     Gjin                       Pali
3. Agostin                               Kolthi
4. Agron                                 Kolthi
5. Agron    Ded                       Jaku
6. Agustin                               Mella
7. Anton                                 Kolthi
8. Anton                                 Pali
9. Arban                                 Dodaj
10. Arben                                 Doçi
11. Arben                                 Doda
12. Ardian                                 Domi
13. Ardian                                 Preçi
14. Ardian     Mark                    Paci
15. Astrit                                    Kolthi
16. Aurel                                   Rama
17. Bardhok                               Pali
18. Bardhok  Nikoll                    Kolthi
19. Bashkim                                Pergjoni
20. Besnik                                   Pali
21. Besnik                                   Doda
22. Besnik Zef                             Gjeta
23. Bled                                      Doda
24. Daniel Tanush                       Perjaku
25. Ded                                        Ndoka
26. Ded                                        Mella
27. Ded                                        Ndreca
28. Ded       Ndue                        Toma
29. Dedin                                     Doku
30. Dila       Ndue                        Zefi
31. Edison                                    Doda
32. Eduard                                   Perjaku
33. Eduart                                    Ndreca
34. Eduart                                    Palaj
35. Emiljan                                   Lesi
36. Emiljan                                   Rama
37. Ergys                                       Pali
38. Erion                                        Pergjoni
39. Erjon                                        Dodaj
40. Erjon   Preng                           Pali
41. Fran                                         Lesaj
42. Fran         Zef                           Kolthi
43. Franko                                     Gega
44. Fred                                         Pepa
45. Gezim                                     Marku
46. Gjelina    Gjergj                       Pali
47. Gjergj                                      Pali
48. Gjergj                                      Dodaj
49. Gjergj                                      Nikolli
50. Gjergj                                      Preçi
51. Gjergj                                      Prendi
52. Gjergj Nikolin                         Perkeqi
53. Gjin                                         Preçi
54. Gjin   Mark                              Pali
55. Gjok                                        Doçi
56. Gjok                                        Perjaku
57. Gjoke P………….. Ndue             Gjini
58. Gjon                                         Kolthi
59. Gjon                                         Nekaj
60. Gjon                                          Sula
61. Gjon                                          Biba
62. Gjon                                          Gjeçi
63. Gjon                                          Perjaku
64. Gjon   Pal                                   Paci
65. Gjonarin                                     Gjinaj
66. Jak                                            Curi (Doda)
67. Kastriot                                      Perjaku
68. Kastriot   Pjeter                          Toma
69. Kevin                                          Gega
70. Kol                                             Perjaku
71. Kristian                                      Lesi
72. Kujtim                                       Kolthi
73. Kujtim Margjoni (shenkoll)
74. Lek Bushpepa (markatomaj)
75. Leonard                                   Doku
76. Leonard                                  Perjaku
77. Lezha konstruksion (vellezerit Gjetja)
78. Lin                                             Lesi
79. Liza    Ndue                               Deda
80. Llesh                                           Paci
81. Llesh                                          Lesi
82. Llesh                                          Marku
83. Lon                                          Rama
84. Loni Gjok                                Jaku
85. Lorenc Pal                               Perkeqi
86. Luigj                                             Gjeta
87. Marçelin Ardian                          Pali
88. Marian                                        Kola
89. Marjan   Gjergj                          Perkeqi
90. Mark                                             Perjaku
91. Mark Deda (Shenkoll)
92. Mark Pal                                        Lesi
93. Marka                                             Sula
94. Marka                                            Gjini
95. Markelian                                      Lesi
96. Martin                                           Hyseni
97. Mikoll Gj………..                          Lleshi
98. Mir                                            Preçi
99. Mond    Ded                              Marku
100. Nard                                           Mella
101. Ndue                                           Kolthi
102. Ndue                                             Sula
103. Ndue     Llesh                                Gjeta
104. Nik                                              Gjeta
105. Nok                                           Doku
106. Odise                                       Kolthi
107. Pal                                           Çupi
108. Pal                                           Gega
109. Pal                                           Gjeta
110. Pal                                           Keqi
111. Pal                                            Paci
112. Pal                                      Perkeqi
113. Pal                                       Lesi
114. Pal                                     Gjeta
115. Pal                                     Ndue Deda
116. Pashk                                 Perjaku
117. Pashk                                 Rama
118. Pashk                                   Zef   Prendi
119. Pashuk                                 Gjok Perjaku
120. Pjeter                                    Ndoka
121. Pjeter                                    Toma
122. Pjeter                                     Kolthi
123. Pjeter                                    Lleshi
124. Pjeter                                     Lesi
125. Pjeter                                   Gjeta
126. Pjeter      Zef                         Prendi
127. Pjeter     Gjergj                      Lleshi
128. Pjeter    Pal                             Pjetri
129. Pjeter      Tom                        Zefi (Kolthi)
130. Prena Doda (me nxenesit e shkollës)
131. Prend                                       Gjin Perkeqi
132. Preng                                       Doda
133. Preng                                        Noka
134. Preng                                        Doku
135. Preng    Llesh                           Pali
136. Preng     Dode                        Pergjoni
137. Preng      Mark                         Perjaku
138. Rin                                         Perjaku
139. Sorella di sr.ema
140. Tom                                            Gega
141. Tonin                                     Gjonaj
142. Tonin                                     Kolthi
143. Valentin                                 Kola
144. Vasil                                       Pergjoni
145. Viktor                                    Perjaku
146. Viktor                                   Lek Jaku
147. Vis                                          Doda
148. Vladimir                                Gjonaj
149. Xhulio                                    Ardian Pali
150. Zef                                           Perkeqi
151. Zef                                          Kolthi
152. Zef                                          Perjaku
153. Zef                                          Lesi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E veshur me bikini, gazetarja i besafon të gjithë me raportimin në mes të Tiranës

$
0
0

Një gazetare është shfaqur e veshur me bikini mëngjesin e sotëm në ekran. Bëhet fjalë për gazetaren në emisionin “Aldo Morning Show”, e cila doli në transmetim direkt e veshur me bikini të zeza dhe mbante veshur një bluze të verdhë.

Ajo i befasoi të gjithë teleshikuesit me daljen e saj të pazakontë në ekran ndërsa raportonte nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Është hera e parë që një gazetare shqiptare raporton me bikini duke lënë me gojë hapur të gjithë njerëzit.

Gazetarja vuri në pah linjat e saj trupore në ekran, ndërsa pamje të tilla jemi mësuar ti shohim vetëm në bregdet.

 

“Mbretëresha Elisabeth nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike”

$
0
0

Mbretëresha Elizabeth vijon të qëndrojë e izoluar në Windsor. Që prej shpërthimit të pandemisë, ajo ka eleminuar kontaktet me pjesën më të madhe të familjes dhe të stafit, pasi për shkak të moshës së saj do të ishte e rrezikshme që ajo të ekspozohej ndaj Covid-19.

Sipas The Sun mbretëreshën e presin edhe disa muaj të tjerë izolim, të paktën deri në verë.

Ndërkohë që, biografi mbretëror, Andrew Morton beson se Madhëria e Saj nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike. Kjo pasi për shkak të detyrave të saj duhet të ketë kontakte të afërta me njerëzit.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Si mund t’i kryejë ajo punët pa u takuar me njerëz? Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, u shpreh Morton.

Shkencëtarja: Covid-19 është komplot, maskat janë të…

$
0
0

Qëndrime të frikshme kanë disa njerëz në lidhje me Covid-19. Mikrobiologia Judy Mikovits është cilësuar një ndër shkencëtaret më të kompletuara të brezit të saj. Në kulmin e karrierës së saj doktoresha Mikovits dërgoi një artikull që iu bllokua në revistën “Shkenca”.

Artikulli kontrovers shkaktoi tronditje në komunitetin shkencor pasi zbuloi se përdorimi i përbashkët i indeve shtazore dhe njerëzore ishte një murtajë shkatërruese për sëmundjet kronike. Tani ajo ka një teori të re edhe për Covid-19, sipas të cilës është thjesht një komplot i bërë për të rritur taksat e vaksinimit.

Teoria e saj e re bën bashkë sërë gënjeshtrash, që sipas saj po thuhen për virusin ndërsa shton se të pasurit do të pasurohen akoma më shumë ndërsa të varfrit do të zhytën akoma më shumë në varfëri. Mikrobiologia thotë se mbajtja e maskave është e panevojshme, madje edhe e rrezikshme ndërsa shton se të mbyllësh plazhe është absurditet, sepse, sipas saj, në ujin e detit gjenden mikrobe shëruese.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>