Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

“Zëri Amerikës” shkrim për hetimet e dosjes “Toyota Auris”

$
0
0

Nga “Zëri Amerikës”-

Mbrëmjen e 13 marsit 2019, një qytetar gjerman i quajtur Carlo Rizzatto zbriti në aeroportin e Rinasit me një histori të pabesueshme në bagazh – ai pretendon se është pronari i rreth 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit dy vjet më parë, si pjesë e dosjes hetimore të njohur si “Toyota Auris”. Ky material është në kuadër të bashkëpunimit të Zërit të Amerikës me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.

Ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, më 15 mars, 59-vjeçari nga Shtutgarti u shfaq vullnetarisht para një oficeri të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai u prezantua si biznesmen i përpunimit të floririt me ambicie për të investuar në fushën e turizmit në Shqipëri.
Rizzatto pretendoi gjithashtu se ishte burimi i shumës më të madhe të parave të sekuestruara ndonjëherë nga policia shqiptare.
“Këto vlera monetare janë të ardhura që burojnë nga ushtrimi i biznesit të përpunimit të metaleve të çmuara në adresën Friedrich STR, 29, Gjermani,” mësohet të ketë thënë Rizzatto në dëshminë e tij. “Ia kam dhënë cash Elvis Vladit për fillimin e një veprimtarie biznesi”.
Pas ndalesës së shkurtër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, Rizzatto u nis sërish drejt Rinasit, prej nga u largua me një avion të orës 15:00 të linjës Austrian Airlines.
Në Tiranë, alibia e tij përmbysi rrjedhën e njërit prej hetimeve më të bujshme të viteve të fundit –e cila po shkon drejt gjykatës si një çështje e rëndomtë e mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumenteve gjyqësore tregojnë se hetimet e kryera në Shqipëri, Belgjikë dhe Gjermani për zbulimin e rrjetit të personave që qëndrojnë pas 3.4 milionë eurove u barazuan me zero në gjykatë –pas shfaqjes së skenarit të denjë për një film, që aludonte se paratë kishin si burim një biznesmen gjerman dhe si destinacion, blerjen e një sipërfaqeje toke në bregdetin e Shqipërisë.
Në funksion të këtij versioni, i akuzuari kryesor i çështjes, Elvis Vladi pranoi se kishte kryer shkelje që nuk i deklaroi paratë në kufi, ndërsa shkarkoi nga përgjegjësitë pesë të pandehurit e tjerë të çështjes.
Alibia e Vladit i ngjan qindra skenarëve që përdoren rëndom në gjykata për t’i shpëtuar drejtësisë. Megjithatë, një gjyqtar i Krimeve të Rënda e konsideroi atë të besueshme dhe pasi rrëzoi akuzat për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, e urdhëroi Prokurorinë që të faktonte pretendimet e të pandehurve.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Prokuroria nuk e verifikoi alibinë, ndërsa gjykata bëri një sy qorr ndaj hetimeve të mangëta, duke legjitimuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për kualifikimin e veprës penale.
E pyetur për dështimin e hetimit, Prokuroria u përgjigj se ndryshimi i akuzave ishte diktuar nga vendimi i gjykatës. Në të kundërt, gjyqtari Fran Prendi fajëson në vendim Prokurorinë për hetime të paplota dhe mungesë provash ndaj të pandehurve.
Radovan Çela, avokat i të pandehurve Elvis dhe Alfred Vladi si dhe i Alban Mollaymerit i tha BIRN se “Prokuroria kishte zero prova përveç 3.4 milionë eurove”, ndërsa mburri vendimin paraprak të gjyqtarit Fran Prendi si një ndër më të mirët që kishte lexuar ndonjëherë.
Avokati Çela shtoi se alibia ishte mënyra e tyre për të treguar se kujt i përkisnin paratë, ndërsa ishte i paqartë për rrethanat e njohjes së Vladit me Rizzatton apo detajet e shkëmbimit të pretenduar të parave.
“Karlo m’u duk bindës, ai është në moshë madhore dhe mban përgjegjësitë e veta për atë që deklaron,” tha avokati.
Aksi Belgjikë-Gjermani
Në qershor 2018, sekuestrimi i gati 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit shpërtheu si një çështje që ndërthurte krimin e organizuar me botën e politikës në Shqipëri. Paratë u gjetën mëngjesin e 24 qershorit të ndara në 3.336.700 euro dhe 80 mijë franga zvicerane si dhe të fshehura në tapiceritë e dyerve anësore të dy makinave të importuara nga Belgjika.
Në Tiranë, lajmi mbërriti më herët se paratë.
Në një fjalim në Parlament më 21 qershor 2018, lideri demokrat, Lulzim Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”. Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.
Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”.
Nën drejtimin e prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi procedimin penal në korrik 2018. Hetimi u shtri më pas edhe në Belgjikë dhe Gjermani, shtete të cilat sollën një mal me dokumente në Shqipëri përmes letër-porosive.
Prokuroria akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, 39 vjeç dhe Alfred Vladi, 33 vjeç për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Në pranga përfunduan pronarët e karroatrecit “Bizark”, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, shoferi Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri – pronari i një servisi në Tiranë në emrin e të cilit u zhdoganuan makinat.
Sipas dokumenteve të hetimit, plani për transportin e parave përmes biznesit të importit të makinave të përdorura nga Belgjika duhet të ketë filluar në prill 2018, kur Elvis Vladi – një 39 vjeçar me origjinë nga Kalaja e Dodës, doli nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Morinës, në shoqërinë e një personi me precedentë penalë.
Lëvizjet e Vladit nga prilli në qershor jashtë Shqipërisë mbeten të paqarta. Por më 12 qershor, kushëriri i tij, Alfred Vladi kontraktoi në Tiranë Eduart Canin për një rrugë transporti makinash të përdorura nga Belgjika.
Cani – i cili ndodhej në atë kohë në arrest shtëpie për dhunë në familje udhëroi të birin dhe shoferin Agim Çeka që të niseshin drejt Belgjikës. Mëngjesin e 13 qershorit 2018, karroatreci “Bizark” doli nga Shqipëria dhe pasi udhëtoi përmes pesë shteteve, mbërriti në qytetin Sherlo të Belgjikës pasditen e 16 qershorit.
Autoritetet belge kanë ndërtuar itinerarin e lëvizjes së kamionit në Belgjikë përmes aktivizimit të antenave telefonike–duke rrëzuar versionin e treguar në Shqipëri nga të pandehurit. Sipas letërporosisë belge, Çeka dhe Cani nuk janë furnizuar me makina në qytetin e Sherlos, por rreth 50 kilometra më në veri –në komunën Sint Pieters Leeuw në rrethinat e Brukselit.
Mëngjesin e 17 qershorit 2018, dy të arrestuarit janë takuar me Elvis Vladin në një servis makinash të quajtur AA and Automobile në Sint Pieters Leeuw, i cili menaxhohej nga vëllezërit me origjinë nga Gjakova, Alban dhe Arianit Nimani.
Siç rezultoi më vonë, Nimanët, rreth krushqie me familjen e zgjeruar Vladi që jeton në Bruksel, kishin ndihmuar me vendosjen në dispozicion të servisit për parkimin e makinave.
Dëshmitë e Agim Çekës, Klevi Canit dhe Arianit Nimanit identifikojnë Elvis Vladin si personin që kishte sjellë shtatë makinat “Toyota Auris” në servisin AA and Automobile. Sipas dëshmive, dy prej makinave brenda së cilave u gjetën më pas dengjet me euro, ishin dërguar më vonë prej tij me ndihmën e një karroatreci.
Në dëshminë e tij për autoritetet belge, Arianit Nimani u distancua nga dijenia dhe tha se kishte autorizuar vetëm parkimin e makinave, me kërkesë të xhaxhait të Elvis Vladit.
“Xhaxhai i tij, Rahim Vladi i cili jeton në Belgjikë më kontaktoi për të ditur nëse mund të bëja një shërbim të vogël për Elvisin. Shërbimi konsistonte thjesht në autorizimin për parkimin e disa automjeteve, derisa të vinin t’i merrnin. Duke qenë se Elvisi ishte i afërm i familjes sime, nuk pashë ndonjë të keqe këtu,” ka thënë Nimani në dëshmi.
Pyetjes nëse Elvis Vladi kishte dërguar më vonë dy makina “Toyota” me karroatrec, Nimani i është përgjigjur duke thënë se “nuk i kujtohej”.
Më 18 qershor, kamioni i ngarkuar me shtatë makina “Toyota” dhe me gjasë 3.4 milionë euro ka lënë Belgjikën dhe ka udhëtuar për 166 kilometra në lindje drejt qytetit Ahen të Gjermanisë. Stacioni në këtë qytet ishte biznesi i Ilir Doçit, një tjetër shqiptar me origjinë nga Kukësi, që përgatiti më pas dokumentet e eksportit.
I hetuar disa herë për evazion, mashtrim apo falsifikim dokumentesh në Gjermani, Doçi ka pranuar të merret në pyetje vetëm nga autoritetet gjermane, por jo nga ato belge apo shqiptare.
Dëshmia e Ilir Doçit nuk ka hedhur megjithatë më shumë dritë mbi historinë, pasi ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë veprim tjetër përveç dokumenteve. Ilir Doçi ka mohuar gjithashtu njohjen me kushërinjtë Vladi. Ai ka pranuar se njihte vetëm Alban Mollaymerin, për të cilin kishte përgatitur edhe më parë dokumentacion eksporti.
Verifikimet e autoriteteve gjermane tregojnë se Mollaymeri ndodhej në Shqipëri ditën kur në emër të tij përgatiteshin dokumentet doganore në Ahen dhe nuk rezulton t’i ketë firmosur ato.
“Dy rrugë të tjera për llogari të Fredit”
Në shtator 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda i dorëzoi gjykatës kërkesën për gjykim për gjashtë të pandehurit e çështjes “Toyota Auris”. Në kërkesë, e shkuara e të akuzuarit kryesor, Elvis Vladi është inekzistente, ndonëse 39 vjeçari nuk është një personazh krejt i panjohur.
Në maj 2015, Vladi shfaqet në raportet e policisë britanike si i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të përfshirë në shpërndarje droge në Londrën veriore. Banda ndiqej nga një agjent i infiltruar prej muajsh në Britani dhe gjatë operacionit iu sekuestruan 16 kilogramë kokainë dhe një sasi parash në cash.
Megjithatë, Elvis Vladi u shpall i pafajshëm në janar 2016, pasi akuzat ndaj tij u rrëzuan.
Aktiviteti i Vladit përgjatë viteve 2016-2018 është i paqartë, por të dhënat nga Qendra Kombëtare e Bizneseve tregojnë se familjarët e tij janë angazhuar një varg biznesesh të vogla në Tiranë.
Njëri prej bizneseve – një kafe e njohur në një qendër tregtare administrohej nga Alfred Vladi që prej vitit 2014, ndërkohë që në vitin 2017, ai e ka zgjeruar aktivitetin sipërmarrës edhe me një agjenci makinash me qira.
Familja e madhe Vladi jeton e ndarë mes Tiranës dhe Brukselit –qytet ku janë vendosur vite më parë dy xhaxhallarët e Elvis dhe Alfred Vladit dhe një rreth i gjerë kushërinjsh.
Pas nisjes së kamionit me shtatë makina “Toyota Auris” nga Belgjika drejt Shqipërisë, edhe Elvis Vladi është kthyer në atdhe. Dokumentet e hetimit tregojnë se ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë më 22 qershor 2018 me një avion të linjës TUI Fly, me qëllimin e pritjes sipas Prokurorisë të parave të pista.
Shoferi Çeka i tha Prokurorisë se Vladin e kishte takuar për herë të parë në Belgjikë dhe e identifikoi atë si personin që i kishte furnizuar me shtatë makinat “Toyota”. Njëra prej “Toyotave” ku u gjetën më pas paratë, ishte pajisur me targa provizore në Gjermani dhe ishte drejtuar nga Klevi Cani gjatë rrugës së kthimit.
Çeka i tha Prokurorisë se kur makinat u bllokuan në portin e Durrësit, ai kishte dyshuar edhe tek punëdhënësi i tij.
“E pyeta Klevin nëse kishte gisht për këtë punë, por më tha se nuk kishte asnjë dijeni,” ka dëshmuar ai.
Një ndër personat kyç në organizimin e transportit nga Belgjika në Shqipëri, Klevi Cani i tha Prokurorisë se makinat i kishte marrë nga Elvis Vladi në Bruksel dhe do t’ia dorëzonte kushëririt të tij, Alfred Vladi në mjediset e biznesit të tij të makinave me qira në Laprakë.
“Për llogari të Fredit kam ngarkuar edhe dy herë të tjera tek e njëjta adresë në Belgjikë dhe i kam shkarkuar në vendin e quajtur treshi te Casa Italia,” dëshmoi Cani, i cili tha se paguhej 3 mijë euro për rrugë.
Edhe babai i tij, Eduart Cani deklaroi se i biri e kishte marrë porosinë nga Alfred Vladi, ndërsa mohoi të ishte në dijeni të parave të fshehura. Cani i tha Prokurorisë se ditën e bllokimit të makinave në Durrës, i biri e kishte njoftuar se e kishte ndaluar policia për shkak se shasia e një makine kishte dalë gabim.
Eduarti kishte telefonuar më pas Alfred Vladin -numrin e të cilit e kishte shënuar me “makina Belgjikë”. Vladi iu përgjigj se ishte nisur drejt Durrësit, por ishte përplasur me makinë në Vorë.
“M’u duk shumë i shqetësuar. E kam marrë pas 20 minutash, por e kishte të fikur telefonin,” ka shtuar Cani për Prokurorinë.
Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash në rrugën Princ Vidi në Tiranë rezulton si porositësi i makinave të blera në Belgjikë – akuzë të cilën ai e ka mohuar.
Ndonëse ka pranuar miqësinë me Alfred Vladin apo porositjen e pjesëve të këmbimit apo automjeteve në të shkuarën tek ai, Mollaymeri tha se nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e bllokuar në Durrës.
Alibia e “pronarit” gjerman
Nëntë muaj pas zhdukjes pa gjurmë të Elvis Vladit, vizitorë të çuditshëm fillojnë të shfaqen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. E gjitha në funksionit të alibisë së Vladit se paratë i përkisnin një biznesmeni gjerman dhe do të përdoreshin për blerjen e një toke në bregdetin e Semanit në Fier, me ndërmjetësimin e një avokati.
Alibia e Vladit iu prezantua prokurorëve të çështjes përmes një deklarate noteriale të lëshuar më 9 mars 2019. Për të mbështetur pretendimin, avokatët dorëzuan në Prokurori një aktmarrëveshje të datës 3 prill 2018, të lidhur sipas tyre mes Elvis Vladit dhe përfaqësuesit të studios ligjore BHF Consulting, Bledar Fejzo për blerjen e tokës.
Gjashtë ditë pas deklaratës noteriale të Vladit, në Prokurori u paraqit edhe 59 vjeçari gjerman, Carlo Rizzatto. Dokumentet e hetimit nuk shpjegojnë rrethana të njohjes mes Rizzattos dhe Vladit, por shtetasi gjerman deklaroi se i kishte besuar atij shumën prej 3.4 milionë eurosh cash në dorë.
Në dëshminë e tij më 15 mars, Rizzatto pretendoi gjithashtu se e vërtetonte pronësinë me faktin se këtë shumë parash e kishte pasur të depozituar në bankë 12 vjet më parë [në datat 12 mars- 1 qershor 2007]. Për këtë, ai dorëzoi edhe një statement bankar.
Si burim për këto para, Rizzatto tha se kishte shërbyer aktiviteti i biznesit të tij të përpunimit të arit dhe metaleve të çmuara në adresën “Friedrich STR, 29, Gjermani”. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes regjistrit gjerman të bizneseve sugjerojnë se gjasat që ky biznes të jetë burimi i parave janë të vogla.
Carlo Rizzatto është drejtori i kompanisë së vogël “Gerber Consulting GmBH” me seli në rrugën “Friedrichstrasse 29” në Iserlohn, një qytezë malore në veri të Gjermanisë. Por lidhja e tij me këtë biznes nuk shkon më gjatë se një muaj para vizitës në Tiranë.
Rizzato u emërua drejtor më 19 shkurt 2019, ditën kur kompania ndryshoi pronësinë, emrin dhe adresën. E themeluar nga shtetasi turk, Durmus Acikgoz në vitin 2014, kompania kaloi në shkurt 2019 në pronësinë e një shtetaseje me origjinë tailandeze, Khathinda Gerber me banim në Iserlohn. Kjo e fundit duket se ka punësuar Rizzatton si drejtor.
Përgjatë katër viteve nën drejtimin e Acikgoz, kompania zotëroi në ditën e vet më të mirë asete prej 33 mijë eurosh dhe kapital prej 25 mijë eurosh. Me kalimin e kompanisë nga shtetasi turk tek Gerber, kapitali rezulton të jetë rritur në 100 mijë euro.
Njësoj si pretendimi për burimin e parave, edhe ai për destinacionin e tyre fut ujë.
Në dëshminë e tij për Prokurorinë më 22 nëntor 2019, avokati Bledar Fejzo, ortak i vetëm i studios BHF Consulting ka konfirmuar një marrëveshje me Elvis Vladin për shitjen e një sipërfaqeje toke të klientit të tij.
Toka ndodhej në plazhin e Semanit në Fier dhe i përket pasardhësve të familjes Vrioni, të përfaqësuar prej tij. Fejzo tha në Prokurori se ishte autorizuar nga klientët e tij për të bërë marrëveshje për shitjen e tokës.
Në disa komunikime telefonike me BIRN, Fejzo u shpreh i gatshëm për të vënë në dispozicion marrëveshjet- megjithëse një takim me të nuk u bë asnjëherë i mundur. Një nga përfaqësuesit e familjes Vrioni –Janaq Jorgo e konsideroi megjithatë si “joserioze” mundësinë që 3.4 milionë eurot të përdoreshin për blerjen e tokës së tij.
“As e kam haberin,” tha Jorgo, i pyetur nëse ishte në dijeni se paratë e sekuestruara në Durrës do të përdoreshin për të blerë tokën e familjarëve të tij. “Avokati [Bledar Fejzo] nuk më ka thënë asgjë”. “Atë tokë kanë ardhur shumë njerëz për ta parë…Nuk do e ketë konsideruar gjë serioze, përderisa s’ma ka thënë,” përfundoi Jorgo.
I pyetur mbi mospërputhjet e shumta të alibisë, avokati i Vladit i tha BIRN se ai kishte bërë atë që i kishte thënë klienti dhe se ai nuk kishte asnjë mundësi që të hetonte biznesin e Rizzattos në Gjermani.
“Klienti më tha që ia ka dhënë Carlo, ndërsa Carlo thotë që i vërteton me bankë. Kjo është detyra ime si avokat, unë nuk e hetoj dot Carlon, sepse nuk kam asnjë lloj kompetence që t’i kërkoj bankës apo shtetit gjerman të dhëna për Carlon,” tha avokati Çela, duke ia faturuar këtë detyrë Prokurorisë.
“Por edhe nëse ne nuk do ta kishim fare këtë alibi, është Prokuroria ajo që në bazë të Kodit të Procedurës Penale është e ngarkuar të gjejë provat dhe jo të fajësojë mbi dyshime,” shtoi avokati.
Kapitullimi i akuzës
Më 23 shtator 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të dërgojë çështjen në gjyq, ndonëse një pjesë e letër-porosive të ardhura nga Belgjika dhe Italia ishin ende të papërkthyera. Vendimi për t’iu drejtuar me urgjencë gjykatës u nxit edhe nga një udhëzim i ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, i motivuar me limitet e afateve të paraburgimit për të pandehurit.
Në udhëzim, Prela arsyeton se prokurorët Musabelliu dhe Nakuçi kishin kryer veprime të konsiderueshme hetimore dhe kishin konkluduar me ngritjen e akuzave.
E megjithatë, hetimi kapitulloi në përballjen e parë me gjykatën.
Në seancën paraprake të zhvilluar më 29 tetor 2019, prokurorët pretenduan se pesë të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal me qëllim pastrimin e 3.4 milionë eurove përmes “fshehjes, mbulimit të burimit dhe zhvendosjes së pasurisë”. Prokurorët e justifikuan anën subjektive të veprës penale me tërësinë e veprimeve të të pandehurve dhe organizimin e tyre për të fshehur paratë, duke ditur paligjshmërinë e burimit të tyre. “Në të kundërt, do t’i kishin transferuar ato nëpërmjet formave ligjore, duke ekspozuar edhe burimin e tyre, gjë që nuk e kanë dashur,” argumentuan prokurorët.
Avokatët e të pandehurve pretenduan se katër klientët e tyre kishin kryer biznes të ligjshëm të transportit të makinave të përdorura nga Belgjika dhe se vetëm njëri prej tyre, Elvis Vladi, ishte në dijeni të parave. Ata kërkuan rrëzimin e akuzave për të pandehurit e tjerë dhe i sugjeruan gjykatës se vepra penale ishte ajo e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” për Vladin.
Gjyqtari Fran Prendi i konsideroi hetimet të paplota dhe vendosi të kthejë aktet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Sipas vendimit të Prendit, prokurorët nuk ofruan asnjë provë që të tregojë se të pandehurit kanë kryer ndonjë vepër penale në territorin e Shqipërisë ose jashtë saj, si rezultat i së cilës të jenë krijuar vlerat monetare të sekuestruara.
“Në kushtet kur nuk kemi një vepër penale ose një veprimtari kriminale e cila ka nxjerrë produkte kriminale, nuk mund të ekzistojë as vepra penale e pastrimit të produkteve të një vepre penale që nuk ekziston,” argumenton Prendi në vendim.
Pasi rrëzoi akuzat e Prokurorisë, gjyqtari e urdhëroi këtë të fundit që të marrë dhe të përkthejë të gjitha aktet e letër-porosive nga autoritetet belge, gjermane dhe italiane si dhe të bëjë një analizë të plotë të fakteve të tyre –veçanërisht nëse të pandehurit kanë kryer ndonjë vepër penale në këto vende që ka nxjerrë përfitime materiale.
Prendi kritikoi në vendim prokurorët se nuk kanë shqyrtuar pretendimet e mbrojtjes së Vladit dhe se nuk kanë dalë me qëndrim nëse versioni i tij “nuk është i vërtetë” apo që “nuk mund të provohet”.
Gjyqtari urdhëroi më tej prokurorët që të marrin në pyetje avokatin Bledar Fejzo dhe të administrojnë ekstraktet e studios të tij ligjore nga Qendra Kombëtare e Biznesit si dhe të identifikojnë dhe të marrin në pyetje të gjithë pronarët e e tokës. Pyetja kryesore në adresë të tyre, sipas gjyqtarit do të ishte nëse ishin në dijeni se kush ishte investitori që do të blente tokën e tyre.
Në seancën e dytë paraprake të zhvilluar më 10 dhjetor 2019, prokurorët u rikthyen para gjykatës vetëm me dëshminë shtesë të avokatit Bledar Fejzo –që konfirmonte versionin e Vladit.
Prokurorët thanë se kishin përkthyer letër-porositë, por “nuk kishte rezultuar ndonjë e dhënë e re në krahasim me aktet që janë administruar gjatë hetimit”.
Prokurorët konsideruan gjithashtu se pyetja e pronarëve të tokës ishte e panevojshme.
“[Bledar Fejzo] Pretendon se i përfaqësuari prej tij, Janaq Jorgo nuk ka qenë në dijeni të bisedave të kryera mes tij dhe Elvis Vladit, kështu që organi i akuzës ka vlerësuar se pyetja e tij është e panevojshme, pasi ai nuk ka qenë prezent në veprimet që janë kryer mes Bledar Fejzos dhe Elvis Vladit,” argumentuan prokurorët.
Seanca e 10 dhjetorit 2019 duket se u mbyll me kompromis mes avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarit -pasi përfaqësuesit e Prokurorisë i konsideruan të gabuara dhe të pasakta akuzat e ngritura më parë prej tyre.
“Bazuar në urdhërimet e vendimit 106, datë 29.10.2019, në kushtet kur nuk është bërë i mundur nga ana jonë plotësimi më tej i hetimeve për vazhdimin e akuzës në kushtet siç ishim, organi i akuzës çmon se jemi përpara rastit të nenit 332/d, paragrafi 3 për të proceduar me ndryshimin e akuzës…,” u tërhoq Prokuroria.
“Pra, mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve për të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Agim Çeka, akuza e të cilit mbetet e pandryshuar,” shtuan ata –duke pranuar akuzën që parashikon dënime deri në 2 vjet burg.
Lehtësimi i akuzës i hap gjithashtu rrugën pretendimeve për 3.4 milionë eurot e sekuestruara.
“Kur ka mosdeklarim, nuk do të thotë që lekët kanë burim kriminal,” tha avokati Radovan Çela, ndërsa sqaroi se nuk kishte ende autorizim nga klientët që të merrej me paratë. “Nëse nuk ka vepër penale, paratë t’i kthehen të zotit,” përfundoi ai.


Edi, ti ke… vetem Facebook

$
0
0

Nga Ylli Dylgjeri –
Ti ke vetëm Facebook!

Rama për LSI-në:
“Nuk shoh asnjë mundësi për koalicion me partinë
e Presidentit, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe objektivat tona programore, bindja jonë
se e mjaftueshme është të flas puna dhe falë punës
në interes me popullin, e bën pa arsye një koalicion
të tillë. Nuk ka asnjë lloj mundësie një koalicion i tillë,
e përjashtoj kategorikisht”.

Ouuuuuu? Po LSI-ne e ke pyetur Edvin? Apo nuk pyetet i degraduari? Ti thua se LSI po degradon…Por LSI
nuk ka asnjë pushtet në qeverisje! Me çfarë e mat degradimin Ti piktor? Me grada? Mund te na thuash
po Ti ku po i merr grada? Apo vetegradohesh? Se
institicionet monitoruese vetem po ti heqin grada e piket çdo dite. Na thuaj nje grade apo nje pike qe ke marre nga FMN, BE, ne treguesit e korrupsionit, ne lirine e medias.
Ku ke marre mor aman?
Po kujt ja thua keto Ti morr kokebosh, që vetem regrese ke kudo ne politike dhe ekonomi. qeverisje,
ne borxh etj, etj.
Çfare objektiva programore ke Ti morr i paafte?
Ti ske Parlament.
Ti ske Program Qeverises.
Ti ske Qeverisje.
Ti ske Financa.
Ti ske Administrate.
Ti ske Polici.
Ti ske Bashki.
Ti ke… vetem Facebook.
Bjeri legenit.

Rreziqet e krahasimit të Luftës së Dytë Botërore me koronavirusin

$
0
0

Shprehja “për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, është përdorur shumë kohët e fundit. Politikanët, komentuesit dhe analistët i janë drejtuar rregullisht luftës, si një moment krahasimi për kohën dramatike në të cilën befas po jetojmë.

Para se të sëmurej vetë nga COVID-19, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bëri referenca të tilla, kur tha se qeveria e tij ka hapa “të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur në të njëjtën linjë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres foli për “një ndikim ekonomik që do të sjellë një recesion, që ndoshta nuk ka paralel në të kaluarën e fundit”, duke shtuar se kjo është “kriza më sfiduese me të cilën jemi përballur që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Nuk është thjesht retorikë. Shprehja është përdorur edhe në nxjerrje të të dhënave të ndryshme ekonomike. Prodhimi industrial amerikan kohët e fundit pësoi rënien më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa të dhënat ekonomike franceze dhe gjermane për tremujorin e parë të 2020 ishin aq keq, sa që ekspertë të ndryshëm parashikuan një recesion – ose më saktë, depresion – të pakrahasueshëm që nga fundi i konfliktit më vdekjeprurës në botë, 75 vjet më parë.

Parashikimi i Deutsche Bank thoshte se rënia tremujore e PBB-së e vërejtur në dy 3-mujorët e parë të vitit “do të tejkalonte ndjeshëm çdo gjë të regjistruar më parë, të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Para mrekullisë

Por krahasimi nuk është aq i drejtpërdrejtë. Eshtë e pamundur të thuhet në këtë pikë se sa dëme ekonomike do të shkaktohen, deri në kohën kur kriza COVID-19 të jetë ndalur. Ajo po vazhdon dhe asnjë qeveri nuk mund të thotë me siguri se kur do të përfundojë.

Ne mund të shohim vetëm dëmin e bërë deri më tani dhe është pa dyshim i madh. Megjithatë, në këtë fazë, nuk duket e krahasueshme me gjendjen ku Evropa e gjeti veten, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në librin e tij “Paslufta: Një histori e Evropës që nga viti 1945”, historiani i ndjerë Toni Judt shkruan se problemi më serioz ekonomik në Evropë pas luftës ishte mungesa e banesave. Në Gjermani (40%), Britani (30%) dhe Francë (20%), sasi të mëdha shtëpish ishin shkatërruar. Mungesa e strehimit ishte një problem i madh në të gjithë kontinentin.

Infrastruktura e transportit, si linjat hekurudhore, mjetet lëvizëse, urat, rrugët dhe kanalet gjithashtu ishin shkatërruar. Vetëm një urë përtej Rinit kish mbetur e paprekur. Ndikimi në furnizimin e mallrave thelbësorë si qymyri dhe ushqimi ishte i thellë.

Megjithatë nuk ishin të gjitha lajme të këqija. Shtatë vjet të një ekonomie të pandalshme të luftës, do të thoshin se industritë inxhinierike kishin lulëzuar, veçanërisht në vendet kryesore pjesëmarrëse. Përshtatja me kohën e paqes ishte e drejtpërdrejtë, aq më tepër duke pasur parasysh që shumë fabrika dhe mallra kishin mbetur çuditërisht të paprekura, në krahasim me dëmtimin e shtëpive.

Pas agimit

Nga viti 1945 deri në 1947, dëmi material në të gjithë Evropën u riparua me shpejtësi të jashtëzakonshme, askund më shumë se sa në Gjermani. Në kohën e vdekjes së Adolf Hitlerit, vetëm 10% e hekurudhave gjermane ishin në punë. Deri në qershor 1946, 93% po punonin përsëri dhe më shumë se 800 ura ishin rindërtuar.

Megjithatë, deri në vitin 1947 ishte e qartë se optimizmi fillestar i një rimëkëmbjeje të shpejtë ekonomike të Evropës ishte zëvendësuar nga një realizëm më i ashpër. Mungesat ishin një problem i madh, veçanërisht furnizimi me ushqime. Uria ishte një frikë e mirëfilltë.

Mbi të gjitha, moti e ndërlikoi situatën. Dimri i vitit 1946-47 ishte i pafalshëm dhe ngrica e madhe solli furtunë mbi ekonominë evropiane, një gjendje të cilën një vëzhgues i situatës së 2020 do ta kuptojë. Vetëm se në vitin 1947, ekonomia ishte tashmë thellësisht e dobësuar.

Kishte probleme të tjera. Kombet evropiane kishin shumë borxhe masive pas luftës dhe ishin shumë të varur nga importet amerikane. Megjithatë, Evropa nuk kishte asgjë për t’i shitur botës në atë kohë, që do të thotë se ishte jashtëzakonisht e vështirë të gjente dollarët e nevojshëm për të blerë mallrat e domosdoshme amerikane. Gjermania nuk kishte as një monedhë funksionuese në atë kohë.

Mungesa në gjithçka

Pesimizmi u kthye gjithnjë e më shumë në fatalizëm. Në prill të vitit 1947, Ministri Francez i Ekonomisë Andre Philip deklaroi: “Ne jemi të kërcënuar me katastrofë totale ekonomike dhe financiare”.

Hamilton Fish, një gazetar amerikan i kohës dhe me shumë ndikim, e përmblodhi kështtu gjendjen e vështirë të Evropës:

“Ka shumë pak nga gjithçka”, shkroi ai. “Shumë pak trena, tramvaje, autobusë dhe automobila për të transportuar njerëzit në kohë për të punuar, e lëre më për t’i shpënë me pushime. Shumë pak miell për të bërë bukë, dhe madje edhe jo aq sa duhet bukë për të siguruar energjitë e nevojshme për punë të vështira … shumë pak shtëpi për të jetuar xhama të pamjaftueshëm për t’i furnizuar me dritare. Pak lëkurë për këpucë, lesh për triko, gaz për gatim, pambuk për pelena, sheqer për reçel, yndyrna për të skuqur, qumësht për bebe, sapun për larje”.

Në vitin 1948, SHBA ndërhyri me Planin e famshëm Marshall, duke pompuar atë që arriti në 128 miliardë dollarë (119 miliardë euro) me paratë e sotme, për të rindërtuar ekonominë e gjunjëzuar evropiane. Një nga qëllimet kryesore të këtij Plani, ishte kthimi i ekonomisë gjermane në rolin e saj historik, si motorr i ekonomisë evropiane, veçanërisht në drejtim të prodhimit të mallrave dhe prodhimit industrial.

Në pritje të mrekullisë

Vitet 1950, dhe në një masë më të vogël vitet 1960, mbahen mend si dekada të arta ekonomike në Evropën Perëndimore, SHBA, Azinë Lindore dhe Bashkimin Sovjetik të asokohe.

Në disa vende (Gjermania Perëndimore, Franca, Japonia, Austri, Koreja e Jugut, Italia, Greqia dhe të tjera) periudhat quhen “mrekulli ekonomike”. Eshtë e rëndësishme të mbani mend se u deshën më shumë se pesë vjet që bumi i pasluftës të ndjehej me të vërtetë. Megjithatë kur erdhi, doli të ishte një nga epokat më të mëdha të zgjerimit ekonomik në historinë botërore.

Sidoqoftë, mësimi kryesor që mund të nxjerrim nga ky vështrim prapa në kohë, në pasojat ekonomike të Luftës së Dytë Botërore është se kriza aktuale, sado e rëndë që është, nuk ka të krahasuar me atë që Evropa dhe bota më e gjerë ndeshi kur u përball me rrënojat, metaforike dhe reale, të verës së vitit 1945.

Duke mbajtur këtë në mendje, ajo që ndodhi atëherë duhet të na japë të gjithëve, më shumë se një shpresë të vogël. / Deutsche Welle

COVID-19 influencon në modë/ Krijohet “Trikini” dhe vajzat po çmenden për këtë tendencë (fotot)

$
0
0

COVID-19 ka lënë gjurmën e tij edhe në modë. Së fundmi është shpikur “Trikini”, që nuk është asgjë tjetër, përveçse një bikini dhe një maskë për fytyrën që kombinojnë. Kjo do jetë tendenca më e fundit në plazhe.

Kjo u krijua nga një dizajnuese italiane për lojë, por interesimi ka qenë shumë i madh dhe Tiziana Scaramuzzo, po mendon që ta hedhë në treg.

Ajo zotëron firmën e rrobave të banjos, “Elexa Beachwear”. Kur qeveria u kërkoi italianëve që të rrinin në shtëpi, ai nisi të krijonte Trikinit për shaka.

Nisur nga stresi në familje, mendoi që maskat të kombinonin me veshjet, përfshirë bikinit. Fotot e hedhura në rrjetet sociale ngjallën interesim dhe porositë u shtuan së tepërmi.

Ajo e ka shtuar punën, ndërkohë që mendon se njerëzit i duan këto maska plot me ngjyra, që të mos të duken të zymtë, e gjithashtu të dallohen në plazhe.

Industria turistike dhe ekspertët kërkojnë hapjen e turizmit rajonal

$
0
0

Shalsi në Përballë: “Po punojmë me disa skenarë për hapjen e aktivitetit turistik”
Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19 dhe për përfaqësuesit e kësaj industrie 2020-ta është vit mbijetese. Zak Topuzi nga shoqata shqiptare e turizmit, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, tha se industria turistike ka dy javë që pret një datë për hapjen e sezonit.
“Rasti më i mirë do jetë turizmi rajonal. Jemi në fazën e përgatitjes. Protokolli i vënë ka pengesa, ka kosto shtesë por më e rëndësishme hotelet dhe baret do të punojnë me stafe të reduktuara dhe staf të kualifikuar. E gjitha kjo do të sjell të papunë dhe ketë kosto të shtuar. Por nuk mendoj se do ketë rritje të cmimeve. Pasi turizmi bazë do jetë ai rajonal apo ai i brendshëm. Dhe në jemi të përgatitur për vit mbijetese, në këto kushte pretendojmë të ketë lëvizje, turizëm. Kemi dy javë që kemi kërkuar dhe vazhdojnë bisedimet për të hapur sektorin e turizmit rajonal. Por problemi është që duhet të marrim masa për të filluar. Ne duam një datë hapje, duam angazhimin e pushtetit vendor dhe policisë që biznesi të organizojë plazhet. Duhet starti urgjent, pastaj data të jetë edhe e diskutueshme, por duhet starti që ne të bëhemi gati. Të na lejojë policia, të lejohet lëvizja.” – theksoi Topuzi në Përballë.
Në përgjigjë të kësaj kërkese ministri i shtetit për sipërmarrjen Eduard Shalsi tha se qeveria ka disa skenarë për hapjen e aktivitetit turistik por pa përmendur një afat konkret për hapjen e sezonit.
“ Po mendojmë se si do të fillojë aktiviteti turistikë dhe po punojmë me disa skenare. Po ndjekim me shumë vëmëndje edhe hapjen e kufijëve si dhe mënyrën se si do të lëvizin njerëzit, po përgatemi për skenarin e turizmit vendas, po shohim ndërkohë se cfarë do të ndodh me linjat ajrore, lëvizshmërinë.” – theksoi Shalsi në Përballë.
Ndërkohë ekspertët e ekonomisë gjykojnë se koha është elementi më i rëndësishëm për sektorin.
“Unë gjykoj se elementi më i rëndësishëm është koha. Vende që i kemi konkurrentë në këtë fushë shumë shpejt janë gati të projektojnë edhe hapjen. Po ashtu për ne është e nevojshme një hapje rajonale, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Problemi më i madh që shoh unë për sektorin është parashikimi, sepse asnje nuk pushon në caste të fundit. Është një shpenzim i rëndësishëm për familjet dhe programohet.” – tha eksperti i ekonomisë Gent Beqiri në emisionin Përballë.

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët, 4 kategoritë që përfitojnë nga vendimi

$
0
0

Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020. Ky vendim u mor nga ministria e Emigracionit. Paralelisht, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020, me afat skadimi datën akoma të panjohur të pezullimit të masave kufizuese, ndalon rreptësishtë shërbimin me prezencë fizike, në të gjitha njësitë kompetente për procesin e legalizimit të emigrantëve. Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3. Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4.Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

NIS SOT MESIMI PER MATURANTET
Ndërkohë, ditën e sotme nis mësimi për maturën në Greqi. Nga kjo javë janë hapur dhe njësitë shitëse, përveç qendrave tregtare, si dhe zyrat e Administratës, ku gjithsesi shërbimi me prezencë fizike ose është akoma i pezulluar, ose funksionojnë vetëm me takime paraprake telefonike.

Shifrat e ulta të të infektuarve duket se justifikojnë plotësisht vendimet e qeverisë Mitsotakis, pavarësisht se nuk kanë munguar protestat kundërshtuese, përqendrimi i njerëzve nëpër sheshe kryesore lagjesh. Ndërsa këtë javë parashikohen dhe grevat e para, konkretisht nga sindikatat e mësuesve dhe akademikëve, që kundërshtojnë projektligjin e sapo paraqitur nga Ministria e Arsimit, me reforma të shumta në të gjitha nivelet arsimore.

Varrimi më i pazakontë i bërë gjatë pandemisë koronavirus (FOTO)

$
0
0

Mbi 150 persona morën pjesë në funeralin e dy djemve adoleshentë këtë mëngjes, duke thyer rregullat e distancës sociale.

Policia vëzhgoi teksa turma të mëdha u mblodhën para një kishe Cork për të vajtuar humbjen e dy vëllezërve nga familja Cash që vdiqën në Amerikë, por u sollën në Irlandë për t’u prehur përgjthmonë.

Rregullat e vendosura nga qeveria në këtë vend, nuk lejojnë varrime me më shumë se 10 persona.

Horoskopi 13 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

$
0
0

Dashi

Do jeni të mbushur plot me ide dhe sugjerime ditën e sotme. Do ju duhet të keni shumë ide inovative për ta bërë aktivitetin tuaj profesional më të gjallë dhe interesant! Stabiliteti në dashuri do ju bëjë që të kaloni një mbrëmje plot emocione dhe surpriza me të dashurin tuaj.

Demi

Hëna do ju rrisë nervozizmin dhe do ju bëjë të pëlqeni zotërimin në dashuri. Nuk do keni arsye për t’u ankuar në dashuri por ju sërish do gjeni diçka që do shkaktojë konflikt me partnerin tuaj. Tregoni mirëkuptim dhe tolerancë!

Binjakët

Hëna në Ujori është shumë aktive dhe do ju favorizojë ditën e sotme. Do keni ide dhe energji të reja për t’u angazhuar profesionalisht. Ju do keni ide dhe vizion shumë të qartë për nevojat që kërkon puna juaj.

Gaforrja

Qielli ju premton shumë, ju ndihmon të përzieni energjinë me tolerancën dhe të kontrolloni impulsivitetin duke nxitur ndjeshmërinë. Duke vendosur veten në vendin e tjetrit ju do arrini të kuptoni më mirë veprimet dhe motivimet në profesion dhe në marrëdhëniet sentimentale.

Luani

Ditën e sotme do ju duhet të rishikoni disa sjellje. Në punë ka ardhur koha të dëgjoni më me kujdes mendimin e atyre që dinë më shumë se ju, duke filluar nga partnerët ose kolegët. Në sektorin privat, një njohje e kohëve të fundit duhet të harrohet patjetër.

Virgjëresha

Do përmirësoheni gjithnjë e më shumë në profesionin tuaj! Ditë deale për të zgjidhur disa çështje profesionale, burokratike, administrative ose legale. Gjatë kësaj dite merrni dhe një hap të rëndësishëm në fushën sentimentale. Bëni gjithçka të për të mbajtur marrëdhëniet në ekuilibër. Kujdesuni për fizikun.

Peshorja

Dita ju gjen të shoqërueshëm dhe komunikues, jeta juaj sociale do të përfitojë. Kontaktet e biznesit do të shumohen, idetë janë pika juaj e fortë tani së bashku me komunikimin: Mërkuri do të bëjë çmos për t’ju mbështetur! Në dashuri ndjeheni më të shqetësuar se zakonisht. Ju jeni të vetëdijshëm që jeta është e shkurtër dhe asgjë nuk ia vlen të mohohet!

Akrepi

Sot do ndjeni shumë nervozizëm dhe do përballeni me disa pengesa gjatë rrugës suaj. Tregoni një fije maturie në punë sepse do ju shërbejë, veçanërisht nëse keni një biznes të drejtuar nga familja. Në frontin privat, mbaj nën kontroll dëshirën për risi, për diçka ndryshe nga zakonisht.

Shigjetari

Yjetdo jenë në favorin tuaj. Fryma konstruktive dhe miratimi i atyre që ju rrethojnë ju japin besim dhe optimizëm. Në mbrëmje, organizoni diçka që do ju argëtojë. Duke e hapur veten në një mënyrë të guximshme dhe të sinqertë, do të gjeni një mënyrë për të kapërcyer keqkuptimet e vjetra me personin që doni.

Bricjapi

Sakrifikoni një pjesë të kohës tuaj të lirë për të arritur suksese profesionale. Nëse jeni të dashuruar, organizoni diçka domethënëse dhe romantike për ju dhe partnerin tuaj, do të jetë një mënyrë e këndshme për t’i dhënë impuls të ri marrëdhënies dhe për të ringjallur mirëkuptimin në çift në të gjitha aspektet. Përpiquni të mos hani shumë ushqim kur uleni në tryezë.

Ujori

Ditë aktive për shenjën e Ujorit. Nëse flisni për punë, padyshim që keni fatin në anën tuaj, aq shumë sa që edhe gabimet e vogla mund të kthehen në mënyrë magjike në avantazhe. Periudha e bukur edhe nga pikëpamja sentimentale: mbrëmja do të jetë bujare me dhurata për ata që kanë një dashuri të sinqert.

Peshqit

Energjitë do të jenë të freskëta dhe të bollshme, por ato do kthehen në një shqetësim të madh fizik. Lini imagjinatën tuaj të dalë nga vetja juaj e cila do të shndërrohet në kreativitet dhe avantazhe në shumë nivele.


Simptomat më të rrezikshme të koronavirusit: Mpiksja e gjakut dhe enjtja e këmbëve

$
0
0

Shpërthimi i pandemisë solli identifikimin të fillimisht tre simptomave kryesore: tharje fyti, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Një pacient në New York i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ishte në një gjendje të qëndrueshme dhe virusin po e kalonte në shtëpinë e tij. 38-vjeçari nuk kishte komplikime serioze të koronavirusit si shumë të tjerë.

“Ai kishte simptoma të buta pulmonare, që po i kalonte në shtëpinë e tij. Nuk ishte nevoja të shkonte në spital. U diagnostikua me koronavirus në një klinikë urgjente dhe më pas u dërgua në shtëpi. Kishte thjesht një kollë të lehtë”, tha Dr. Sean Wengerter, një kirurg vaskular në Pomona.

Më pas pacienti pati një efekt shumë befasues nga COVID-19.

“Një ditë ai u zgjua me të dyja këmbët e mpira , të ftohta dhe ishte aq i dobët sa nuk mund të çohej dot nga krevati”, tha Wengerter, i cili është shefi i departamentit të kirurgjisë vaskulare në Spitalin Samaritan.

Krahas enjtjes së këmbëve dhe mpiksjes së gjakut, mjekët vërejnë edhe një tjetër simptomë, atë të mosfunksionimit të organeve.

4 shenjat e horoskopit, të shquara për inteligjencë

$
0
0

Në këtë artikull do të gjeni një listë me 4 shenjat e mençura të horoskopit; nisur nga koeficienti i tyre i inteligjencës (IQ), përgjithësisht mbi mesataren dhe mendjet e ndritura të shkencës dhe arteve ndër shekuj.

UJORI

Mënyra unike sesi e perceptoni botën ju shndërron në një qenie elitare. Ja dilni të gjeni një zgjidhje për çdo vështirësi të mundshme, me bindjen se ka një rrugëdalje për çdo labirint. Jeni mendjehapur dhe i krijoni vetes mundësinë për t’u përfshirë në përvoja të reja që domosdoshmërisht ju aftësojnë.

VIRGJËRESHA

Tepër të përqëndruar te detajet dhe rritja e intelektit tuaj, një e premte që përfshin të qëndruarit në shtëpi dhe të lexuarit një libër është idealja për ju. Kështu, arrini të mësoni më shumë, të thelloheni gjatë në mendime e ide si dhe të udhëtoni nëpër shtigjet e imagjinatës.

AKREPI

Tepër të dhënë pas ëndrrave dhe pasioneve tuaja, mjafton t’ju lindë një ide dhe do ta shpini deri në fund duke e perfeksionuar në maksimum. Gëzoni një frymë origjinale të të menduarit të gjërave, çka ju çon drejt niveleve të gjenialitetit.

BINJAKËT

Arti i komunikimit është aftësia juaj më e madhe, që do t’ju mundësojë të ushtroni ndikim te masa e gjerë. Dijeni se përgjatë historisë, pas shumë nismave apo lëvizjeve botërore janë fshehur individë të shenjës së Binjakëve. Prireni të frymëzoni të tjerët, të ngrini probleme madhore dhe të sugjeroni zgjidhjet tuaja të mirëmenduara.

Çfarë ishte “Taksa e Karantinës”, që u aplikua në Shqipëri për 50 vite?

$
0
0

Nga Kreshnik KUÇAJ – Tv SCAN

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E në këtë kushte, ka aplikuar edhe karantinën si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Madje, për rreth 50 vite në pikat kufitare të Shqipërisë paguhej edhe Taksa e Karantinës, që u merrej udhëtarëve, anijeve dhe paguhej edhe për mallrat. Bashkë me këtë taksë, paguhej edhe taksa tjetër që njihej si Taksa Veterinare që merrej për kafshët dhe produktet e tyre.

Ekzistencën e kësaj takse e përmend Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis’” ku evidenton se ajo erdhi në vendin tonë si rrjedhojë e masave që u aplikuan në të gjithë Perandorinë Osmane, ku vendi ynë bën pjesë.

Taksa e karantinës është marrë në bazë të ligjit të datës 31 maj 1871 nga Administrata e Karantinës duke nxjerrë dhe shpenzuar vetë pa qenë paraparë në buxhetet e shtetit.  Kjo taksë quhej dikur “Taksë Shëndetësije Personale” dhe merrej prej udhëtarëve, anijeve e sendeve.

Një taksë tjetër e ngjashme ishte taksa veterinare e emërtuar “Taksë Shëndetësije Shtazore” dhe merrej përkundrejt shërbimit veterinar mbi kafshët dhe lëndët e tyre, kur ato kalonin në vende të caktuara tokësore ose detare” shkruan Haxhi Shkoza.

Taksa që duhej paguar ishte e kategorizuar në madhësinë e anijeve duke nisur nga 3 grosh për anijet që mbanin ngarkesa deri në 1 ton dhe 36 grosh në maksimum për anijet më të mëdha se 7 ton. Tarifat për t’u paguar ishin aq të detajuara sa parashikonin edhe pagesën që duhej bërë për dezinfektimin e rrobave mbi bazën e shkallës së vështirësisë që duhej për dezinfektimin e tyre.

Sipas Shkozës, legjislacioni financiar i mësipërm u pranua edhe nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe duhet të jetë mbajtur në fuqi edhe gjatë kohës së pushtimeve të huaja pas 1915 deri në 1919. Si argument për këtë, Haxhi Shkoza thotë se mund të paraqitet buxheti i Prefekturës së Vlorës bërë deri në vitin 1920 nga ish sundimi Italian në të cilin shihen këto shënime : “Taksë dhe e drejtë ankorazhi për barkat dhe velierat e akostuara në kapitenerinë e portit dhe gjirin e Vlorës. Të drejta për vizita shëndetësore të anijeve që akostohen në gjirin e Vlorës”.

Kjo taksë ka funksionuar në portet shqiptare deri në dhjetorin e vitit 1920 kur me një vendim të qeverisë së kohës u ndalua mbledhja e taksave veterinare duke u theksuar se nuk do të mblidhej më as Taksa e Karantinës.

Ndërkohë, pak më vonë taksat veterinare janë ridimensionuar por nuk u diskutua më për Taksën e Karantinës, duke lënë në fuqi vendimin për mosmbledhjen më të saj. në ligjin për shërbimin veterinar fundit të viteve ’20 theksohej detyrimi për dezinfektimin e kafshëve që vinin nga jashtë dhe për ndërtimin e vendeve të karantinës e dhomave të dezinfektimit për to.

Në ligjin për Organizimin e Shëndetësisë Publike të 16 qershorit të vitit 1927 urdhërohej se në çdo port të vendit funksionojnë zyrat e Shëndetësisë Detare, stacione e roje shëndetësie.

Gjithashtu në vende të posaçme krijohen edhe lazareta dmth. stacione shëndetësore për karantina. Qëllimi i tyre ishte të mbrontre pasurinë blegtorale të vendit nga sëmundjet ngjitëse.

Si u vendos Taksa e Karantinës nga Perandoria Osmane

Përgjatë shekujve, vende të ndryshme të botës janë prekur nga epidemi të ndryshme, të cilat shkaktonin vazhdimisht viktima.

Praktika e karantinës duke izoluar personat e infektuar nisi të zhvillohej që në shekujt e 14-15 megjithatë në Perandorinë Osmane nuk u aplikua para vitit 1830, ndryshe nga sa kishte ndodhur në Europë.

Për shumë shekuj, ideja ishte refuzuar me argumentin se vdekja ishte e parashkruar dhe nëse dikush do të ishte destinuar të vdiste, do të ishte e pavlerë që të tentonte të ndryshonte fatin e tij.

Deri në këtë periudhë, karantina bëhej me vullnet të lirë,  pra nuk ishte një detyrim i imponuar nga ligji.

Nga ana tjetër, vendet europiane kishin zhvilluar reformën e karantinës me qëllim që të zhvillonin tregtinë përmes detit, pa rrezikuar që të bëheshin transportues të sëmundjeve të ndryshme që qarkullonin, si murtaja apo kolera që ishin shumë të përhapura.

Forcimi i marrëdhënieve tregtare mes vendeve europiane si Britania e Franca që kishin zhvilluar një marinë tregtare të fuqishme dhe orientimi i tyre drejt Perandorisë Osmane do të detyronte këtë të fundit që të merrte masa për izolimin e sëmundjeve duke prezantuar në listën e gjatë të reformave edhe atë që njihet si Reforma e Karantinës.

Për këtë qëllim në vitin 1838 u prezantua Reforma e Karantinës në Perandorinë Osmane. Për këtë qëllim u ngrit edhe Administrata e Karantinës. Modeli i karantinës i aplikuar në vendet e Perandorisë Osmane, përfshirë dhe Shqipërinë, ishte huazuar nga vendet europiane.

Synimi ishte ai i kufizimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që vinin si rrjedhojë e tregtisë, pelegrinazhit, turizmit apo lëvizjes së trupave ushtarake.

Infrastruktura që u ngrit në porte dhe në pikat kufitare të perandorisë parashikonte regjistrimin e anijeve, udhëtarëve e mallrave dhe pasjen e një certifikate origjine të vulosur nga autoritetet përkatëse ku dëshmohej se vendi nga vinin mallrat apo udhëtarët ishin të paprekur nga sëmundje si murtaja apo kolera.

Më pas, pasagjerët e sëmurë ose pasagjerët në anijet që mund të mbartnin murtajën, duhet të shkonin në zonat e posaçme  të karantinës që emërtoheshin ndryshe ‘lazarets’.

Sistemi i detyruar i karantinës parashikonte kontrollin e pandërprerë, sigurimin e ushqimit për personat që ishin në karantinë, banjo, dhoma të posaçme dhe hapësirat e nevojshme.

Foto mësipër: Godina e karantinës, viti 1900, Perandoria Osmane 

Debati për karantinën dhe taksimi i udhëtarëve

Vendosja e karantinës nga Perandoria Osmane solli debate të shumta në atë kohë me vendet europiane. Zyrtarët osmanë ankoheshin se sistemi i karantinës kishte kosto të larta dhe kjo bëri që ata të merrnin të drejtën që të rrisnin tarifat për anijet që udhëtonin përmes ujërave që ishin në administrim të Perandorisë Osmane.

Arsyeja është se çmimi prej 40 piastrash që ishte vendosur në fillim nuk shërbente as për të mbuluar 1/10 e buxhetit që nevojitej për të mbajtur në këmbë sistemin e karantinës që po aplikohej.

Në Konferencat Ndërkombëtare të Shëndetësisë që mbaheshin vazhdimisht u diskutua që masat që duhej të merreshin për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nuk duhej të dëmtonin tregtinë ndërkombëtare.

Përgjatë viteve bëheshin vazhdimisht studime të ndryshme shkencore, shpeshherë edhe barbare për të faktuar mënyrën e përhapjes së sëmundjes, çka do të shërbente më pas edhe për të përjashtuar nga sistemi i taksimit një rrugë të caktuar si.psh mallrat, nëse ato rezultonin se nuk ishin përçuese të sëmundjes.

Në vitin 1842, zyrtarët osmanë u shqetësuan për kostot e larta që kishte sistemi i karantinës për financat e Perandorisë dhe paralajmëruan mundësinë e mbylljes së stacioneve të karantinës; pra që sistemi i ngritur po falimentonte. Në këto kushte, zyrtarët osmanë propozuan që të shtohej një taksë e re, tashmë jo vetëm për mallrat por edhe për udhëtarët.

Në këtë propozim, u kërkua edhe rritja e taksës për anijet, me qëllim që sistemi i karantinës të kishte financat e nevojshme për të mbajtur në këmbë sistemin e ngritur.

Britanikët dhe francezët që kishin anijet me tonazhin më të lartë në ujërat osmane do të ankoheshin dhe do të arrinin deri aty sa do të kritikonin numrin e lartë të personelit të Administratës së Karantinës dhe faktin se punonjësit e saj ishin të mbipaguar.

Jo në pak raste, sistemi i karantinës përdorej në funksion të luftës tregtare ndaj edhe me kalimin e viteve u krijuan komisione të përbashkëta. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur shpërthime të vazhdueshme të kolerës e te murtajës çka e bëri të domosdoshëm mbajtjen e sistemit të karantinës për shumë vite me radhë.

Veç kolerës e infeksioneve të tjera, në Perandorinë Osmane ka pasur për rreth 600 vite, nga 1347 deri në Turqinë moderne të 1947, shpërthime të vazhdueshme të murtajës çka ka shkaktuar pasoja të thella në shtetin osman, veçanërisht në fushën e shëndetit publik.

*Material i përgatitur nga portali SCAN

Tokat në platformë online – Hidhet “dritë” mbi të dhënat e pronësisë, nga hartat tek parcelat

$
0
0

Të dhënat mbi tokën bujqësore  do të publikohen të gjitha në një platformë online me qëllim që të shmangen mbivendosjet, paqartësitë apo të eleminohen problematikta me pronësinë që kanë ekzistuar deri më tani. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të krijohet programi “WEB GIS” për të dhënat e tokës.

Në vendim thuhet se të dhënat që do të integrohen në programin e “WEB GIS” janë: a) harta e tipeve të tokës bujqësore; b) harta e përshtatshmërisë së tokës bujqësore; c) të dhënat e tokës në nivel parcele; d) harta e përdorimit/mbulesës së tokës; e) hartat e rrezikut potencial dhe aktual të erozionit; f) rrjeti rrugor; g) ndërtimet; h) rrjeti ujitës dhe kullues.

Ky udhëzim është në kuadër të  krijimit të informacionit mbi tokën bujqësore, me qëllim manaxhimin e qendrueshëm të saj, që i hap rrugë zgjidhjes së problematikës me titujt e pronësisë dhe më pronën në tërësi. Vendi unë ka një sërë problematikash të pazgjidhura ndër vite sa i takon çështjes së pronësisë, për shkak të parcelizimit, mosndarjes së saktë të tokave dhe mungesës së dokumetacionit , çka ka sjellë dhe konflikte të herëpashershme, si dhe nuk u ka dhënë mundësi individët t’i shesin apo tjetërsojnë ato. / Scan

Vjena kurorëzohet si qyteti më i gjelbër në botë – Ja cilat janë 9 qytetet e tjera që e ndjekin

$
0
0

Vjena është shpallur qyteti më i gjelbër në botë nga një kompani këshilluese kanadeze-amerikane. Firma, Resonance, analizoi cilësinë e ajrit, numrin e parqeve dhe aksesin në transportin publik nëpër qytetet më të vizituara në botë.

“Vendlindja e modernizmit ka një mori idesh të freskëta për lëvizjen dhe parqet publike,” cilësoi kompania për kryeqytetin austriak. “Por angazhimi vjen nga një histori e planifikimit metodik të qytetit që i ka dhënë botës gjithçka, nga Parku i Qytetit i frymëzuar nga kopshti anglez (i hapur në 1862) në një park kombëtar aktual, jashtë qytetit (Nationalpark Donau Auen).”

Ajo gjithashtu vlerësoi Vjenën si “standardin europian për tranzitin publik”, me gati gjysmën e popullsisë së qytetit që dispononte një abone vjetore. “Vjena është me të vërtetë e mrekullueshme, me mbi 50% zona të gjelbërta, çka është unike. Sigurisht, ato janë të shpërndara padrejtësisht,” i tha Euroneës Birgit Hebein, nënkryetarja e Vjenës nga Partia e Gjelbër.

“Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj pandemie ne po krijojmë shtigje për biçikleta dhe po hapim rrugë për këmbësorë. Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme. Jo të gjithë kanë fat që të kenë një park jashtë derës.”

Vjena nuk është njësoj e gjelbër në të gjitha rrethet e zonat, por gjithnjë e më shumë renditjet ndërkombëtare po i japin kryeqytetit Austriak nota të larta për cilësinë e jetës së saj. Sistemet e energjisë diellore gjithashtu janë bërë kohët e fundit të detyrueshme për të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Këtu janë 10 qytetet më të gjelbërta në botë, sipas Resonance:

  1. Vjenë, Austria
  2. Munihu, Gjermani
  3. Berlin, Gjermani
  4. Madrid, Spanjë
  5. São Paulo, Brazil
  6. Manchester, Mbretëria e Bashkuar
  7. Lisbonë, Portugali
  8. Singapori
  9. Amsterdam, Holandë
  10. Washington D.C., USA (Euronews)

Eksperimenti i frikshëm: Ja sa shpejt mund të përhapet një virus si Covid-19 në një restorant

$
0
0

Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant. Ajo është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Në fund të videos, pjesëmarrësit janë vendosur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku është përhapur “infeksioni”.

Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.

Covid-19 mund të infektojë zorrët, veshkat dhe organet e tjera

$
0
0

Sipas një studimi të fundit, koronavirusi mund të infektojë organet në të gjithë trupin, përfshirë mushkëritë, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët,

Dy raporte të veçanta sugjerojnë se virusi përveç mushkërive sulmon dhe organet e tjera të trup. Këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e gamës së gjerë të simptomave të shkaktuara nga infeksioni Covid-19.

Gjetjet mund të ndihmojnë në zbërthimin e disa prej simptomave të dyshimta që shihen te pacientët me koronavirus; përfshirë mpiksjen e gjakut që shkaktojnë goditje tek të rinjtë, dhimbjen e kokës dhe dështimi i veshkave.

Covid-19 klasifikohet si një virus respirator dhe transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por ndonjëherë mund të shkaktojë diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale. Studiuesit kanë gjetur prova të virusit në jashtëqitjen e pacientëve dhe paralajmërojnë se ai mund të transmetohet përmes asaj që njihet si rruga fekale-orale.


Kultivimi i kanabisit mjekësor, zhurma e radhës!

$
0
0

Nga Flamur Vezaj

Debati per kanabisin mjekesore eshte model tipik i kesaj qeveri per te terhequr vemendjen nga varferia ne rritje, ku nje numer i madh qytetaresh nuk po arrin te siguroje buken e gojes, sidomos gjate kesaj pandemie E shqetesimeve ne rritje te nje kolapsi ekonomik! Eshte tym per shperqendrimjn e vemendjes nga administrimi i keq i ndihmave te termetit, nga tenderat e fundit sekret e jo sekret, nga problemet e kalimit te prones publike te privati e pazaret me Teatrin dhe jo vetem! Eshte nje shperqendrim i vemendjes nga kaosi neper burgje dhe problemet disa vjeçare tashme te mungeses se institucioneve te drejtesise shume e shume problemeve te tjera!!
Po pse kultivimi i kanabisit mjekesore mendoni se eshte vetem marrja e liçencave per ngritjen e disa serave si te domateve!??? Po duhet rregullime te medha ligjore se keni 20 vite e kusur qe keni mbush burgjet me perdorues hashashi!! E kur flasim per rregullime ligjore Rilindja ka dhene prova qe eshte tmerr!!
Pastaj, si mund te thone qe biznesi i kultivimit te kanabisit mjekesore do te rimekembe ekonomine! Kjo eshte fyerje per cdo person me mend ne koke! Po si mund te ngrihet ekonomia ku licencat i marrin nje grup (biznesmen e jo vetem) i caktuar prane pushtetit qe ka marr te gjtha deri tani. E cfare rritje ekonomike kemi pare gjate kesaj kohe vec rritjes me shume zero te llogarive te tyre!!!! Kush eshte aq naiv qe do mendoje se do rritet ekonomia (e parave cash) si ne kohen e lulzimit te hashashit ne gjithe Shqiperine gjate viteve 2016-2017 e ka gabim sepse jane dy gjera te ndryshme!
E marrim te mireqene qe u miratua ky ligj (edhe pse NUK jemi gati) por kush mund te me thote se cila administrare shteterore qe ka per detyre kontrollin e bizneseve, lejeve e licencave qe jane ne treg, bene punen si duhet dhe NE mburremi me ate sektor apo inspektoriat!??? Me gjeni NJE!!! Une mendoje qe ASNJE nuk funksionon sic duhet ne Shqiperi! Te gjithe jane me mendje te bejne pazar e korrupsion ose nuk funksionojne se tremben nga telefonatat e titullareve apo poltikes!!
Shqiperia nuk eshte ne gjendje te kontrolloje ushqimet bazike qe blejme, barnat qe shiten ne treg e gjerave me jetike, e qenka gati per kultivimin e hashashit mjekesore!!? Po hapni syt e shikoni si kontrollohen bizneset apo menaxhohet prona shteterore, shikoni cfare kontrolli ka per licencat e shfytezimite te nxjerrjes se naftes si nga kompanit e huaja apo shqiptare (nuk po flas per ARMO-n se eshte skandal ne vete), po ata te shfrytezimit dhe nxjerrjes se mineraleve, koncesionet e shume te tjera! E te pretendojne, sidomos pushteti, qe do jete i ashper per kontrollin kultivimit te hashashit medicinal! WTF!!

Trondit e reja në Fier: Më kërkuan para, pastaj i dashuri dhe shoku i tij më përdhunuan

$
0
0

Abc News raporton se ka zbardhur dëshimë e dhënë nga e reja në Fier, e cila ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga i dashuri i saj dhe shoku i tij.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se historia e rëndë ka nisur në 5 maj të këtij viti. 23 vjecarja prej kohësh kishte qënë në një lidhje dashurie.

Ajo ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Sapo ishte futur brenda, pa që në banesë ishte edhe një shoku i tij të cilin ajo e njihte më parë.

Ndër të tjera vjaza ka treguat se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që tu siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë. Të rinjt i kishin sygjeruar që t’i merrte nga të afërmit. Por vajza e ka kundërshtuar ashpër.

Reagimi i saj shkaktuar indjnjatë te djemtë, të cilët ndërmorën aktin ekstrem, duke e përdhunuar me radhë.

Pasi abuzuan me të e lanë të largohej. Në gjëndje të rënduar psikologjike, vajza i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.

Një ditë më pas në datën 6 maj 23 vjeçarja ka bërë denoncimin. Për disa ditë policia nisi hetimet dhe vuri nën vëzhim djemtë. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemeve, një 25 dhe 26 vjeçar.  Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit. /abcnews.al

Kuvendi i estradës: Deputeti lexoi me zell “O moj Shqypni”, pastaj tha se e kishte shkruar Gjergj Fishta (Video)

$
0
0

Parlamenti është kthyer në një estradë, ku çdo të enjte prej andej dalin mufka deputetësh duke e bërë atë sallën me nivelin më të ulët ku janë futur përfaqësuesit e shqiptarëve ndonjëherë.

Më herët dikush u lavdërua me kaçurrelat e tij, ndërsa “kërpërata” është bërë legjendë, por sot ka ndodhur një tjetër gafë.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Ervis Meço u përpoq të flistë përmes vargjeve të Pashko Vashës “O moj shqypni”, por ngatërroi autorin.

Sipas tij, ato vargje nuk i ka shkruar Pashko Vasa, por Gjergj Fishta.

Një lapsus ky në dukje i pafajshëm përballë thagmave të përjavshme që jemi të detyruar të degjojmë nga foltorja e Kuvendit, i cili nuk ka qenë kurrë më keq se kaq.

/abcnews.al

Epidemiologu sjell shembullin e Gjermanisë: Ja pse duhet të jenë të gjelbra të gjitha bashkitë e Shqipërisë

$
0
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka hedhur tezën se të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori ka argumentuar se përse qytetet si Tirana apo Kruja, të cilat sot janë brenda perimetrit të kuq, duhet t’u rikthehen normalitetit.

“Sipas vendimit normativ të Gjermanisë, që të shënohesh ‘zonë e kuqe’ do të thotë të kesh të paktën 50 raste të reja për 100.000 banorë në një javë. Po përdor indikatorin e Gjermanisë, pasi për Shqipërinë nuk është bërë publik informacioni mbi indikatorin e përdorur për të caktuar një bashki të kuqe apo të gjelbër.

Asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk i përmbush këto kushte. Pra, sipas standardit të Gjermanisë, të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra.

Nisur nga numri i banorëve, numri minimal i rasteve për ‘bashkitë e kuqe’ është: Tirana: duhen 247 raste/javë dhe ka 21 raste (8.5%); Kamza: duhen 52 raste/ javë dhe ka 9 raste (17.3%); Shkodra: duhen 100 raste/javë dhe ka 6 raste (6.0%); Fieri: duhen 145 raste/javë dhe ka 5 raste (3.4%); Kruja: duhen 30 raste/javë dhe ka 14 raste (46.7%). Bashkitë e çuditshme të kuqe: Durrësi: duhen 88 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%). Kurbini: duhen 23 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%). Megjithatë, asnjë nga bashkitë e mëdha nuk duket të jetë afër pragut kritik.

Lirimi i masave po shoqërohet me mosrritje të rasteve të reja. Ky është një lajm shumë i mirë”, ka shkruar epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Lidhur me atë që po ndodh sot në botë, ku disa vende janë më të goditura nga pandemia dhe disa më imune, doktor Alihmehmeti ka argumentuar se kjo mund të jetë për shkak të moshës mesatare të popullsisë, bujës mediatike, politikave të vaksinimit, por edhe faktit që popullata në vendet e varfra është më e ekspozuar ndaj viruseve, për pasojë sistemi imunitar më i përgatitur.

“Ky model i përhapjes shpjegon edhe fokusimin kaq të lartë politik dhe mediatik, duke qenë se shtetet e prekura kryesisht nga COVID-19 janë njëkohësisht edhe ato që kontrollojnë politikën dhe informacionin në nivel botëror. Ky paradoks shëndetësor mund të shpjegohet mbi bazën e një imuniteti më të lartë në shtetet dhe krahinat më pak të zhvilluara, duke qenë se sistemi imunitar i popullatës në to është vazhdimisht në kontakt me viruse dhe baktere të ndryshme. Hipoteza ka të shumta, duke përfshirë edhe regjimet e vaksinimit, por janë të gjitha ende nën studim dhe jemi në pritje të rezultateve që ende nuk janë në dispozicion.

Më pas të mos harrojmë diferencat madhore të moshave ndërmjet shteteve të ndryshme. Të gjithë tashmë e vërejmë qartë që COVID-19 godet kryesisht moshat më të mëdha. Si rrjedhojë, sa më e re popullata, aq më i ulët problemi i shkaktuar nga COVID-19. Si shembull mund të përmendim që Italia e ka moshën mediane 46.5 vjeç, Shqipëria 34.3 vjeç, ndërsa Republika Demokratike e Kongos e ka 16.7 vjeç. Pra, nuk ka asnjë diskutim që mosha më e re ka vepruar si element mbrojtës në shumë shtete me popullatë në moshë të re”, tha Alimehmeti.

SHBA: Reverzim për manekinë, restoranti gjen zgjidhjen për distancimin social

$
0
0

Një gotë me manekinët. Kjo është zgjidhja që kanë gjetur restorantet në SHBA për të respektuar distancimin social. Ky i fundit mbetet kusht për hapjen e restoranteve në këtë periudhë pandemie.

Rihapja e restoranteve në përiudhën e pandemisë është një sfidë më vetë për pronarët e këtyre të fundit. Kërkohet me rigorozitet distancë sociale, ndaj dhe zgjidhjet që propozohen janë nga më të çuditshmet.

Në restorantin “Inn a Little Washington”, që ndodhet rreth një orë e gjysmë në perëndim të Uashingtonit, ashtu si në shumë restorante nëpër SH.B.A., stafi i saj po përgatitet sesi të sigurojë një përvojë të plotë ngrënieje në përputhje me masat anticovid. Restoranti me tre yje mishelin do të punojë me 50% të kapacitetit ndërsa pjesa tjetër do të rezervohet nga manekinët.

“Unë gjithmonë kam menduar për manekinet, ata nuk ankohen kurrë për asgjë dhe mund të argëtohemi duke i veshur”, tha pronari i restorantit dhe njëkohësisht kuzhinieri Patrick O’Connell.

Manekinet do të jenë të ulur në tryeza si çifte, të veshur me një stil të viteve 1940, dhe atmosfera do t’i ngjasojë festive të pas Luftës së Dytë Botërore. Ata do të ulen në tavolina midis klientëve për të ruajtur distancimin shoqëror, duke ofruar edhe një pamje sa të këndshme aq edhe argëtuese.

Por, ndërsa shtojnë këtë element, pronarët shpresojnë të sigurojnë lidhjen e munguar me normalitetin, pra një ambient të mbushur.

“Ne të gjithë dëshirojmë të mblidhemi dhe të shohim njerëz të tjerë tani,” tha O’Connell. “Ata jo të gjithë duhet domosdoshmërisht të jenë njerëz të vërtetë.”

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>