Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Teatri Kombëtar, kronikë e një grabitje të paralajmëruar!

$
0
0

Nga Leonard Olli

Plot 18 vite më parë ‘de jure’ dhe 22 vite ‘de facto’ që kur Rama mori detyrën e parë zyrtare si ministër Kulture, fillon odisea e prishjes a mos prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Plot 22 vite që politika nuk mundo t’i jepte një zgjidhe as në kohë paqesh politike e as në kohë luftërash politike. Shumë ujë ka rrjedhur nga koha kur për herë të parë ky projekt u bë publik dhe ende sot e kësaj dite vijon të jetë në qendër të debatit publik! Nuk mbaj mend një odise të tillë për asnjë rast tjetër jo vetëm në këtë aspekt, por në çdo aspekt! Por, një gjë është e sigurtë, që kjo ide fikse për të rrafshuar godinën e Teatrit lidhet vetëm me një person, Edi Ramën. Të flasim sot për tallazet që ka kaluar kjo godinë është shumë e nevojshme. Është e nevojshme sepse harresa është armiku më i keq i një shoqërie. Në këto 22 vite ka patur mundësi që ajo godinë të fitonte plotësisht, të paktën edhe formalisht paprekshmërinë, por askush nuk u kujtua ta bënte. Rama ka dëshmuar që kur ka patur shumica të cilësuara në paralament dhe ka përmbysur gjithçka, me ndihmën e disa prej atyre që sot derdhin lotë krokodili për këtë godinë apo edhe uzurpimin e shumë pushteteve nga ai, kështu që edhe paprekshmërinë mund ta kushte rrezuar në çast, por do të ishte shumë më e vështirë ama. Askush nuk ka dalë e të sqarojë, qofte edhe në rrugë ligjore nëse kjo godinë bën apo nuk bën pjesë në ansamblin e monumenteve të kulturës së qendrës së Tiranës, nëse ka qenë ndonjëherë apo jo? Nëse ka qenë dhe është hequr me çfarë motivacioni dhe kur? Në 22 vite asnjë sqarim kaq minimalist nuk është bërë dhe vijon ende të jetë i paqartë, ndërkohë që dhjetëra aktorë e qytetarë janë bërë e vetmja mburojë reale e kësaj godine që i pëket gjithë publikut. Sot rreziku është aty përballë sërish, pasi pushtetit i skuthave gjeti shtegun tjetër për të kaluar gjithë truallin e një godine kombëtare në pronësi të një autoritetit lokal, ku Veliaj me një këshill Bashkiak unanim, mund të bëjë gjithçka do me të. Me dhjetëra miq, të njohur e të panjohur kanë shkruar shumë për këtë çështje, që edhe në bindjen time, sikundër e kam deklaruar me shumë herë publikisht, është një tjetër grabitje e paskrupullt e pronës publike. Përtej qëndresës dhe sakrificës së aktorëve dhe qytetarëve, një aleance në mbrojtje të kësaj prone publike, dëshiroj të shtoj që pjesa tjetër nuk mund ta mbrojë me piskama e me mallkime. Ka ende rrugë ligjore për të kundërshtuar qoftë VKM respektive apo edhe mënyra të tjera për të ndalur marrëzinë. Prej kohësh kam bërë apel që kjo çështje të zgjidhet qoftë me referendum kombëtar si pasojë e statusit ligjor që ka po qoftë edhe me referendum lokal. Për fat të keq askush nuk guxon ta kërkojë dhe askush nuk pranon që kjo vendimmarrje t’ i kalojë pronarit të vërtetë të kësaj prone, popullit. Shumë gjëra bëjnë në emër të popullit, por tmerrohen vetëm nga ideja se, pavarësisht rezultatit, fakti që për këtë vendos qytetari mund të krijojë precedentë të vështirë për uzurpatorët e pushteteve. Fakti që përgjegjësinë e marrin qytetarët i bën të ndjehen të rrezikuar. Precedenti i referendumeve, që praktikisht me Kushtetutën që kemi është e pamundur të organizohet nga vetë qytetarët, i tremb deri në palcë, pasi mund të bëhet rrugë që mbyll shtigjet e korrupsionit. Protestat janë njëra formë e mirëpritur për të ndalur ligjshmërinë, por verdiktet mbarë popullore janë sa gjithëpërfshirës dhe po aq të padiskutueshëm. Për të gjithë piskamasit që qajnë ditën dhe natën bëjnë plane interesash kam një kërkesë publike: Le bëhemi bashkë me aktorët e qytetarët dhe të kërkojmë që për këtë të vendosë ai që i takon, Sovrani! Në fund të fundit: Vox Populi, Vox Dei.
Mos kini frikë nga ta që u delegojnë e besojnë pushtetet!


‘Ia q… nënën’/ Qytetari nuk e duron më Ramën, hedh televizorin në tokë dhe e shkel me këmbë (Video)

$
0
0

Daljet e shpeshta të kryeministrit Edi Rama në media, kanë indinjuar së tepërmi shqiptarët, ku një pjese të të cilëve i është bërë e padurueshme prezenca e tij në thuajse çdo kanal të mundshëm televiziv. Që pas tërmetit të 26 nëntorit, e tanimë gjatë pandemisë Covid-19, jo vetëm në media e rrjete sociale, por edhe në celularë, thirrje telefonike e së fundmi edhe nëpër e-mail, kryeministri Rama po iu “mbin” shqiptarëve kudo, ku ka dhe nga ata që kanë frikë të hapin edhe frigoriferin ndonjëherë se mos u shfaqet “Skënderbeu i Spiropalit”.

Një rast i tillë, ku indinjata ndaj daljeve të kryeministrit Rama ka shkaktuar reagim ekstrem është edhe e një qytetari, i cili në nerva e sipër ka bërë një veprim të pazakontë.

Siç shihet dhe në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar i cili përballet me prezencën e Ramës në media, arrin të revoltohet aq shumë saqë merr televizorin dhe e përplas në çimento, pasi duket se shpirti i ka vajtur në majë të hundës nga propaganda e kryerilindasit.

Më pas ai e shkel me këmbë disa herë televizorin, ndërsa lëshon një lumë të sharash në drejtim të kryeministrit Rama. Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Ne dimë gjithçka dhe asgjë rreth koronavirusit

$
0
0

Ne dimë gjithçka për Sars-CoV-2 dhe asgjë për të. Ne mund të lexojmë secilën nga 29.903 gërmat e gjenomit të tij dhe të kuptojmë se si 15 gjenet e tij janë transkriptuar në udhëzime për të prodhuar proteinat e duhura. Por nuk mund të kuptojmë se si përhapet në detaje, për të treguar se cilat pjesë të izolimit të shoqërisë janë të nevojshme dhe cilat janë të kota. Disa muaj në krizë dhe akoma jemi në një mjegull injorance duke bërë gabime. Nuk  ka si ‘shkenca’, shkruan The Spectator.

Kjo nuk është për t’u habitur apo e turpshme: injoranca është gjendje natyrore e njerëzimit. Çdo sëmundje e re është e ndryshme dhe epidemiologjia e saj bëhet e qartë vetëm gradualisht dhe sigurisht kërkon kohë.

A transmetohet më shumë Covid-19 nga frymëmarrja apo nga e prekura? A e kalojnë fëmijët koronavirusin pa simptoma? Pse Britania ka më të infektuar se Japonia? Pse obezët janë më të rrezikuar? Sa njerëz e kanë  kaluar infeksionin? A janë të nevojshëm ventilatorët? Përse nuk ka shpërthime në Indi dhe Afrikë? A do ketë një valë të dytë? Ne ende nuk kemi përgjigje për këto pyetje.

Ne dimë gjithçka për Sars-CoV-2 dhe asgjë për të. Ne mund të lexojmë secilën nga 29.903 gërmat e gjenomit të tij dhe të kuptojmë se si 15 gjenet e tij janë transkriptuar në udhëzime për të prodhuar proteinat e duhura. Por nuk mund të kuptojmë se si përhapet në detaje, për të treguar se cilat pjesë të izolimit të shoqërisë janë të nevojshme dhe cilat janë të kota. Disa muaj në krizë dhe akoma jemi në një mjegull injorance duke bërë gabime. Nuk  ka si ‘shkenca’, shkruan The Spectator.

Kjo nuk është për t’u habitur apo e turpshme: injoranca është gjendje natyrore e njerëzimit. Çdo sëmundje e re është e ndryshme dhe epidemiologjia e saj bëhet e qartë vetëm gradualisht dhe sigurisht kërkon kohë.

A transmetohet më shumë Covid-19 nga frymëmarrja apo nga e prekura? A e kalojnë fëmijët koronavirusin pa simptoma? Pse Britania ka më të infektuar se Japonia? Pse obezët janë më të rrezikuar? Sa njerëz e kanë  kaluar infeksionin? A janë të nevojshëm ventilatorët? Përse nuk ka shpërthime në Indi dhe Afrikë? A do ketë një valë të dytë? Ne ende nuk kemi përgjigje për këto pyetje.

Megjithatë nuk është e qartë se pse testimi bën ndryshimin, veçanërisht në numrin e vdekjeve. Testimi nuk kuron sëmundjen. Arritja befasuese e Gjermanisë me një normë vazhdimisht të ulët viktimash duket e çuditshme-duke menduar se rasti i parë me koronavirus u konfirmua më herët se në disa vende të Europës. Duke bërë shumë testime, vende si Gjermania e kanë mbajtur pjesërisht përhapjen e virusit brenda sistemit të kujdesit shëndetësor. Gjermania, Japonia, dhe Hong Kongu kishin protokolle të ndryshme dhe më efektive në vend që nga dita e parë për të parandaluar përhapjen e virusit brenda azileve dhe spitaleve.

E vërteta e tmerrshme është se tani duket se në shumë prej rasteve të hershme, virusi infektonte njërëz ndoshta në spitale apo edhe në sallat e operacioneve. Shumë nga këta persona mund të mos e kenë kuptuar se ishin të infektuar, ose kanë menduar se kishin një ftohje të lehtë.

Dëshmitë nga Wuhan dhe nga Italia tregojnë se epidemia mori forcë në mjediset e kujdesit shëndetësor, kryesisht mes të moshuarve dhe personave  më sëmundje egzistuese. Por autoritetet kineze ishin të kujdeshëm duke karantinuar në ambiente speciale ata që testoheshin pozitivë, duke i mbajtur larg nga spitalet. Duket se kjo ka qenë vendimtare.

Në Britani, të dhënat tregojnë se shumë prej pacientëve erdhën në spital për tu kuruar për diçka tjetër dhe më pas u infektuan me virus.

Në Belgjikë, vendi me epideminë më të rëndë për numër banorësh,  të gjithë 210 mijë banorët e azileve për të moshuar u testuan gjatë gjysmës së dytë të prillit. Rreth 10 përqind rezultuan pozitivë për virusin. Pra një në dhjetë të moshuar ishin të infektuar gjatë kohës që u testuan.

Nëse Covid-19 është të paktën pjesërisht një sëmundje e fituar nga spitali, atëherë pandemia mund të zhduket më shpejt nga çfarë pritet. Shkalla e vdekshmërisë  arriti pikun këtu më 8 prill, vetëm dy javë pasi nisi izolimi, gjë që është e çuditshme nisur nga fakti se zakonisht duhen të paktën katër javë për të parë nëse njerëzit mund të humbin jetën nga infeksioni. Nëse sheh të dhënat për frymë në Europë, të gjitha tregojnë një zvogëlim të rritjes shumë më herët nga sa pritej prej bllokimeve.

Kjo ide mund të jetë e gabuar, natyrisht, ne thjesht nuk dimë sa duhet. Por nëse është e drejtë, ajo sugjeron se e famshmja R (R0) ose shkalla e riprodhimit të virusit mund të ketë qenë shumë më e lartë në spitale dhe azile dhe shumë më e ulët në komunitet. Nuk ka kuptim të flasim për një numër të vetëm për tërë shoqërinë. Modeli i thjeshtë i Kolegjit Imperial, i cili po përhapet në botë si një virus, duhet zhdukur. Tani na duhen të dhëna, jo modelime.

Një studim i 391 rasteve me Covid-19 dhe 1286 kontakteve të tyre në rajonin Shenzhen të Kinës zbuloi se 80 përqind e rasteve janë transmetuar nga vetëm 9 përqind e bartësve të virusit, dhe se vetëm 11 përqind e atyre që ndajnë një shtëpi me bartësin, u prekën nga virusi. Në kontrast, një studim në një azil të moshuarish në shtetin e Uashingtonit zbuloi se 23 ditë pas zbulimit të rastit të parë, 64 përqind e banorëve ishin pozitivë dhe gjysma e tyre nuk shfaqnin simptoma. Një analizë nga dr. Muge Cevik mbi 14 studime të ngjashme zbuloi se kontakti i zgjatur dhe i ngushtë rriste rrezikun për transmetimin e virusit dhe se rreziku është më i lartë në mjedise të mbyllura: familje, objektet e kujdesit afatgjatë dhe transporti publik.

Nëse të moshuarit, obezët dhe personat me imunitet të dobët janë më në rrezik jo vetëm për të vdekur, por edhe për t’u infektuar, atëherë pjesa tjerër janë më pak të rrezikuar.l

Nëse kjo është e drejtë, atëherë ky është një lajm i mirë. Pasi epidemia të vihet nën kontroll në spitale dhe shtëpitë e përkujdesjes, sëmundja mund të zhduket gjithsesi, edhe pa bllokim. Në kontrast të mprehtë me modelin mes të moshuarve, fëmijët nuk e transmetojnë virusin thuajse fare. Një studim i fundit i pediatërve nuk zbuloi një rast të vetëm që fëmijët e kalojnë sëmundjen dhe theksoi se provat tregojnë për ‘infeksion dhe infektivitet të zvogëluar të fëmijëve në zinxhirin e transmetimit’. Një djalë që u prek nga virusi gjatë skive, nuk ia transmetoi asnjërit nga 170 kontaktet e tij, por ai kishte edhe ftohje dhe grip, të cilat ia transmetoi dy motrave të tij. Fëmijët duket se kanë receptorë ACE2- çelësi qelizor që përzgjedh koronavirusi- në hundë, por jo në mushkëri.

Kjo i bën modelet e bazuara te gripi- një sëmundje që godet më fort të rinjtë, një mashtrim. Rrezet e diellit të verës do e ngadalësojnë edhe më tej virusin, duke e vrarë  dhe duke rritur nivelin e vitaminës D. Vitamina D na mbron nga ftohja dhe gripi, dhe veçanërisht në dimër mungon te njerëzit obezë, me lëkurë të errët ose të moshuar, që janë treguar më të ndjeshëm ndaj Covid-19. Një studim në Indonezi tregoi se personat me mungesë të vitaminës D kishin deri 19 herë më shumë mundësi të vdisnin nga virusi se të tjerët me nivele të larta të vitaminës.

Nuk do jetë e thjeshtë dhe do ketë pengesa, por testimi, pasuar nga gjurmimi, është rruga për të dalë nga kjo situatë.

/abcnews.al

Lufta ku protagonistët nuk vriten kurrë

$
0
0

Nga Aleksandër Çipa

Korrupsionit në Shqipëri nuk i janë ndëshkuar kurrë autorët dhe “luftëtarët” e tij me bëma. Bilancet zyrtare, në qeveri të ndryshme, kanë qenë fiktive, ose më saktë, nuk i kanë përfshirë kurrë arkitektët dhe urdhërdhënësit. Janë ndëshkuar përkohësisht pjesëmarrës të dorës së dytë, ose figurantë të tij, por jo protagonistët dhe ideatorët ekzekutues dhe përfitues. Në kohë të ndryshme, palët politike të cilat janë edhe bashkëorganizatore të serialeve korruptive (mbi financat, buxhetet dhe investimet, mbi pronat dhe donacionet publike), kanë ngritur akuza dhe polemika agresive verbale. Këto dy palë, pra protagonistët e korrupsionit të dalë e të zgjedhur prej tyre, kurrë nuk janë detyruar të japin llogari dhe të përjetojnë deri në finale një gjykim të plotë prej drejtësisë.

Proceset e pritshme dhe të shumëdëshiruara për drejtësi, kanë përfunduar në kalenda. Ato edhe kur kanë qenë tronditëse dhe me dosje të pakundërshtueshme, apo “me zë e figurë”, janë mbyllur për shkak të tejkalimit të afateve ose u kanë ndryshuar e u janë rikompozuar lehtësueshëm akuzat. Në kohën e dy viteve të fundit, vakuumi në sistemin e akuzës dhe të gjyqësorit ka qenë alibia e shkëlqyer për inekzistencën e drejtësibërjes, sikundër edhe për korrupsionin dhe sekserizmin masiv nga pushteti në administratë e anasjelltas.

Korrupsioni në vend gjatë dy mandateve të qeverisjes socialiste nuk është një betejë e fituar. Madje, në kuptimin më të pastër të kësaj lufte, duhet thënë se ajo nuk ka filluar. Kush e pretendon këtë, qoftë politikisht, qoftë edhe si premisë mendësie, është hipokrit dhe i padrejtë me të vërtetën që ndjen dhe përjeton haptazi publiku dhe shoqëria. Në vendin ku sistemi i ndryshuar, nuk është sistem në punë, domethënë në funksionim, pasojat e padrejtësisë janë shumë më të pallogaritshme. Ato dramatikisht po shtohen dhe po stivosen. Nuk ka raport periodik që e përfshin dhe e karakterizon këtë gjendje të korrupsionit të trashëguar dhe të shtuar për shkak të drejtësisë së munguar dhe të painstaluar. Në periudhën e afërt kohore, raportet e pritshme ndërkombëtare do të jenë dramatike. Raportet e përgatitura dhe përcjella, rëndom të pa publikuara nga institucionet kombëtare edhe pse empirike (pa paadresuar për autorësinë dhe ekzekutimin e korrupsionit në nivel titullari), edhe pse kryejnë itinerarin ligjor dhe institucional formalisht, përmbajtësisht, nuk ia dalin të shtyjnë dhe vënë në lëvizje procese tek drejtësia.

Kjo pjesë realiteti e korrupsionit nga zyrtarë të lartë dhe sidomos në administratë bëhet edhe më tronditëse nëse kërkon të dhëna apo pasqyra reale për raporte auditimi apo raporte kontrolli. Këto dokumenta që sekretohen nëpër sirtarë dhe përfshihen si dokumenta konfidencialë janë hise tjetër peshuese e korrupsionit zyrtar. Këtë javë, në një intervistë të gjatë në televizionin “News 24”, nënkryetari i parlamentit, deputeti M. Murrizi bëri një denoncim më shumë se tronditës. I mjaftueshëm për të njohur dhe kuptuar lehtësisht anatominë dhe mekanizmin aq të parafinuar të korrupsionit zyrtar dhe, sipas gjasës, institucional në vend. Me cilësinë e deputetit dhe me të drejtën kushtetuese për transparencën, deputeti ka kërkuar informacion dhe dokumentacionin respektiv për disa tendera zyrtarë të zhvilluar gjatë periudhës së fundit të pandemisë. Më herët, këtë denoncim publik dhe institucional deputeti në fjalë e bëri edhe në seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Reagimi i vetëm nga autoriteti shtetëror erdhi prej drejtueses së AKSH. Ndonëse formalisht një përgjigje korrekte, ajo nuk mund të konsiderohet shterruese. Sepse në procedurat tenderuese janë përfshirë institucione të linjës dhe pjesëmarrës të ndryshëm. Fjala, në denoncimin e deputetit nuk është vetëm për respektim ose jo, të barazisë në tender, por për shkelje dhe abuzime të cilat meritojnë sipas vetë nënkryetarit të parlamentit hetimin dhe përfshirjen e SPAK-ut në procesin investigues. Mjafton ky denoncim, i fundit në rradhë, që vjen prej një autoriteti zyrtar në legjislativin e vendit, për të lexuar qartazi vijimin e historisë së regjimit të patrazuar të korrupsionit shqiptar, pavarësisht rotacioneve dhe aq më tepër qeverive.

Historitë, denoncimet, kallëzimet, përgjimet dhe investigimet më tronditëse të dy dekadave të fundit, të cilat kanë zhurmuar e ndezur debatin publik, politik e mediatik, sa e sa herë në vend, kanë patur secila, epilog të sfumuar, të pabujshëm, zhgënjyes dhe me ndikim fatalist. Mosbesimi se në këtë “vend nuk do të vijë ndonjëherë drejtësia e s’do të ndëshkohen krimet e mbetura pa ndëshkim’ jo vetëm mbetet në fuqi, por mbulon ende tej horizontin. Kohët e fundit, palët e dy kaheve politike i mbajnë aq të ndezur motorët e propagandës me drejtësinë. Sipas tyre premtimi qarkullues se drejtësia do të vijë kur të vij unë dhe jo kur je ti, është çelësi real i çmontimit she i inefiçencës së drejtësisë ligjore.

Reforma aktuale, të cilën po e plak pa u zbatuar pengimi dhe vonesa diabolike politike e ka shumëfishuar humbjen e durimit dhe mërzinë publike. Zgjatja në pakohësi e vettingut, zvarritja qëllimkeqe e procedurave për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, zgjedhja e disa titullarëve të lartë të institucioneve të hetimit, plotësimi i vendeve bosh në organet e prokurorisë dhe ato të niveleve të tjera të gjyqësorit, janë mekanizma të mjaftueshëm për vrasjen e rëndë të shtetit ligjor. Kjo lojë apo luftë, kjo vepër e zezë mbi Republikën mban në fuqi regjimin që pretendon se po instalon sistemin e vonuar që doli prej reformës së cilës ende s’po i vjen mbarimi(!). Për shkak të kësaj mungese dramatike, pesimizmi qytetar vjen duke u shtuar dhe shpresën e zëvendëson arratisja.

Në mediat e vendit listimi i bëmave dhe operacioneve korruptive vijon të mbetet i bujshëm. Pesha dhe vlera reale kriminale e tyre përherë qëndron në krye të shqetësimit dhe mendjes së publikut. Për ketë shkak, si kërcënimi prej madhimit të tyre, ashtu dhe pesimizmi në nivelet bazike të shoqërisë kanë ndjerë perceptimin se janë pjesë e horizontit dhe për nesër. Mjafton të sjellësh në vëmendje atë që po ngjet me tregun dhe pasuritë kombëtare të hidrokarbureve dhe qartazi e kupton se mekanizmi i grabitjes dhe skllavërisë, si regjim i patundur në këtë sektor, janë fryti i mungesës së drejtësisë dhe i fuqisë së korrupsionit shtetëror. Zinxhirët e oligarkëve të hedhura mbi administratën, pra mbi shtetin, dhe drejtësinë duke kapur dhe marrë nën pronësi me procedura dhe akte të dyshimta (pse jo edhe kriminale) sektorët më fitimprurës të ekonomisë dhe pronësisë publike në vend, janë pjesa më e errët e shtetit joligjor. Mekanizmat e ndërhyrjes, shfrytëzimit dhe kapjes së drejtësisë së korruptuar dhe sistemit e kanë shndërruar një pjesë të shtetit të sillet si parashtet. Mbi këtë merimangë kleptokratësh dhe përballë protagonistëve me gjëmë e me bëma financiare e korrupsioni, drejtësia është premtim i premtuar, por jo një projekt i ngritur. Në kohën e tanishme, kur premtimit për këtë projekt të

dëshiruar i është përfshirë , por sidomos po i angazhohet fuqimisht edhe aleanca me besim (SHBA-Bruksel), vonesa dhe kohëzgjatja po shumëfishojnë dëshpërimin publik.

Muajt e fundit, kësaj të keqeje aleate indirekte po i bëhet edhe pandemia me regjimin e saj aq kompleks e me kaq pësime për liritë themelore demokracinë. Në këtë regjim të luftrave të ashtu-pagëzuara si antikorrupsion, në të cilat protagonistët dhe autorët “nuk vriten kurrë”, demokracia jonë jo vetëm që mbetet hibride, por përjeton një inefiçencë në shtim. Sikurse theksohet te libri “ Si manipulohen zgjedhjet” nga Nic Cheeseman dhe Brian Klaas, nën një të keqe si regjim dhe përballë monstrave të tijm vendi është i dënuar të vuajë e zgjedhë demokratët e rremë të cilët: “…e kanë më të lehtë ta mbajnë pushtetin kur njollosin dhe dëmtojnë burimet e pavarura të informacionit që sfidojnë narrativën zyrtare shtetërore”.

Kjo kategori politike në sistem dhe në uzurpim të plotë imponon dhe legjitimon regjimin e autokracisë dhe të komandimit të centralizuar. Të tillët e kanë zëvendësuar detyrimin për transparencë dhe llogaridhënie me sistemin dhe funksionet, në mos si autoritaristë qeverisës, të paktën si demokratë të rremë e si premtues zhgënjyes. Këta të fundit, sikundër edhe të parët, janë demokratët e rremë në një demokraci paçavure. Në regjimin e tyre drejtësia është alibi, ndërsa akuzat dhe denoncimet e vërteta janë mundësi verbale, por kurrsesi procese që vihen në lëvizje dhe mbyllen nga gjykatat.

Verdikti i së vërtetës për luftrat e korrupsionit dhe regjimit të korruptuar, në republiçkën pa sistem drejtësie, është fatkeqësisht ai pa “të vrarë” të meritueshëm dhe të domosdoshëm. Për këtë arsye kapitujt e korrupsionit në këtë republikë të shprishur janë jetëgjatësia e saj, domethënë e republikës së parritshme dhe të pashëndetshme. Protagonistët dhe ekzekutuesit e korrupsionit në këtë vend janë tutorët që vijnë si mandatorë dhe shndërrohen në shfrytëzues e dhunues të shtetit ligjor. Këta në kohën e të qenit opozitë skicojnë projektin e kryqëzimit të korrupsionit të paraardhësve. Në mandatin e tyre qeverisës mbivendosin shtresën e tyre të korrupsionit duke ripërsëritur tradhëtinë e besimit utopist të votuesve të cilët keqardhshëm mbesin, për të cituar Kunderën, “në kërkim të së ardhmes së humbur”. Dhe në këtë fat të ripërsëritur, të luftës së cilës nuk i “vriten” kurrë “luanët apo mamuthët” e korrupsionit, qytetarët dhe gjithë shoqëria jonë mbeten e vijojnë të konsumojnë jetën në regjimin hibrid.

Në burgun ku rojet shihnin qelitë nga një pozicion i vetëm (FOTO)

$
0
0

Mediet e huaja, kanë publikuar imazhe të frikshme të burgut të braktisur të shekullit të 19-të në Francë me një dizajn shumë të frikshëm. Ka pak vende në të gjithë Francën si ky burg i braktisur i shekullit XIX. Mësohet se këto fotografi janë shkrepur nga fotografi francez Romain Veillon brenda burgut në qytetin Autun, i cili ka një dizajn shumë të frikshëm ku janë mbajtur të burgosurit vite më parë.

Kjo formë cilindrike e burgjeve si kjo u mundëson rojeve të shohin të gjitha qelitë nga një kënd i vetëm. Më tej mediat e huaja shkruajnë se prej 66 vjetësh ai nuk është më funksional, por burgu Autun në Francë është tashmë një monument kombëtar.

Ai nisi të ndërtohet në vitin e largët 1854 dhe u përfundua brenda dy vitesh dhe deri në 1956-ën, aty kanë vuajtur dënimin me mijëra të burgosur. Ajo që e bën të veçantë këtë burg është forma e tij cilindrike, që i jepte mundësi gardianëve të kishin një pamje nga të gjitha qelitë në çdo pozicion që ata ndodheshin.

“Lali i fiqve”, kanë një shprehje shqiptarët: Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin

$
0
0

Eri i fiqve, mori përsipër sot të bënte rolin e lehësit agresiv. Përmes një dalje publike, Veliaj mbrojti me fanatizëm vendimin e fundit antiligjor të Qeverisë që ja jepte truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës. Madje me një gjuhë vulgare, ai pati edhe një mesazh për Presidentin e Republikës. “Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, tha ai.

E kush e thotë këtë?! Eri i fiqve që nuk ka lënë vend pa fut hundët e çdo gjë tjeter të mundshme. Na flet “lali” që edhe dasmën na tha se e bëri me paratë e pensionit të mamit.

Na flet Eri i fiqve që pasi la profesionin e tregtarit ju fut atij të mashtruesit serial.

Na flet Erioni i Mjaftit, që me paratë e Soros e ndihmën e Ramës bënte si opozitar me qeverinë Nano.

Na flet Veliaj i G-99-es, qe me marifete e sahanlepirje, u fut nga dritarja në PS, se bashku me 99-shat e tij.

Na flet Veliaj ministri , që me skemën e pensioneve po falimenton Shqipërinë.

Na flet Eri betoni, që si kryebashkiak erdhi me betimin zero ndertime dhe ne 5 vite ka ngritur kulla e pallate më shumë se sa vete mjeshtri i betonit ne Shqiperi, tani kryeminister.

Se si po mundohet Veliaj e Rama ta gllaberojnë truallin e Teatrit për interesa klienteliste këtë nuk ka shqiptar që nuk e di.

Madje në kete qëllim nuk po i ndalin as institucione madhore të artit e kulturës në Evropë, sic është Europa Nostra. Dhe këtu na mbetet të bëjmë një pyetje për ambasadorin e BE Soreca. Kjo Europa Nostra nuk eshte e Evropes z.ambasador apo vjen nga Zimbabve?! Pse ju nuk ngrini zërin për këtë tentativë të pastër antikushtetuese mbi artin dhe monumentet kulturore?

Dhe në fund një mesazh për Erin e fiqve, meqenëse ka edhe qef shprehjet popullore: “Kusari para se të vjedhë, bën hazër vendin”.

Testoni zgjuarsinë tuaj, bëjeni këtë ekuacion të jetë i saktë

$
0
0

Një test matematikor disi i ndërlikuar për ju. Duhet shkathtësi, zgjuarsi dhe një mendje e kthjellët për ta gjetur. Bëni këtë ekuacion matematikor të saktë, pa vizatuar gjë apo pa lëvizur numrat. Nëse nuk arrini ta gjeni dot përgjigjen e keni më poshtë:

Thjesht duhet ta ktheni tabelën e zezë me kokë poshtë për të patur një ekuacion të saktë matematikor.

22 vite më parë, krimi i pazabardhur ndaj gazetares Zenepe Luka

$
0
0

Më 10 maj 1998 një shpërthim i fuqishëm tritoli dëmtoi banesën e gazetares së “Koha Jonë” në qytetin e Vlorës, Zenepe Luka.

Edhe sot, krimi ndaj një njeriu të media dhe shkatërrimi i pronës së saj vijojnë të mbeten të pazabardhura.

Video më poshtë tregon banesën e gazetares, pak orë pas shpërthimit dhe rrëfimin e saj për sulmin.


Bjellorusia injoron Covid-19, nxjerr bukuroshet e ushtrisë (FOTO)

$
0
0

Bjellorusia është i vetmi vend në Europë dhe ndër të paktët në botë që ka sfiduar pandeminë e koronavirusit dhe këtë 9 maj, ditën e fitores mbi nazistët e përkujtoi si çdo vit tjetër; me një paradë ushtarake.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Minsk për të marrë pjesë në paradën e përvitshme, ku vendi i njohur si një prej aleatëve më besnikë të Rusisë shpalosi potencialin e vet ushtarak.

Kjo e bën Bjellorusinë të vetmin vend në Europë që mban paradën ushtarake për këtë vit për të përkujtuar fitoren mbi nazizmin, ndërkohë që parada të ngjashme që janë organizuar çdo vit nga Rusia, deri në Francë u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Politika e ndjekur nga Lukashenko ndaj pandemisë së Covid-19 ka vendosur në “siklet” edhe mikun e tij Vladimir Putin në Moskë, që ndryshe nga Bjellorusia ka ndërmarrë disa masa kufizuese për parandalimin e infeksionit.

Delfinët shfaqen në Velipojë

$
0
0

Prej dy ditësh është vënë re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun. Punëtorët e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Shkodrës kanë vënë re një delfin 6-7 metra larg bregut i cili dukej i pajetë. Për këtë arsye u nxor në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij. Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy dhe mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det.

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2020

$
0
0

Dashi

Sot do të keni kohë mjaftueshëm për të bërë ushtrime fizike, të cilat do të ndikojnë mjaft mirë në shëndetin tuaj. Kërkoni mbështetjen e familjarëve për t’ju ndihmuar në një çështje financiare.

Demi

Përpiquni të largoni nga mendja pesimizmin. Do të argëtoheni shumë nëse gjatë ditë kaloni momente me familjarët tuaj. Sa i përket anës romantike, do të ndiheni shumë i plotësuar.

Binjakët

Është koha e duhur të kontrolloni peshën dhe të filloni ushtrimet fizike. Aspekti financiar parashikohet të jetë i mirë. Sa i përket anës romantike, ka gjasa që sot të zhgënjeheni.

Gaforrja

Një projekt i rëndësishëm, të cilin keni kohë që e prisni të realizohet, do të vazhdojë të vonohet. Përpiquni të shmangni njerëzit që kërkojnë të lëndojnë reputacionin tuaj.

Luani

Çiftet e martuar, pas një periudhë të vështirë, më në fund do të shohin “diell”. Duhet të relaksoheni patjetër, që të fitoni energjinë e humbur. Ka gjasa të shpjenzoni shumë për gjëra që nuk ju duhen.

Virgjëresha

Suksesi është shumë pranë jush. Sot duhet të përdorni inteligjencën dhe influencën tuaj për të zgjidhur disa çështje familjare. Bëni kujdes me sjelljen pasi mund të lëndoni të afërmit tuaj.

Peshorja

Sot do të keni mundësi të qëndroni më shumë me njerëz që sjellin pozitivitet në jetën tuaj. Komunikimi me partnerin do të jetë pika juaj e fortë. Diskutoni për çdo problem me të cilin jeni përballur së fundmi.

Akrepi

Problemet financiare do t’ju bëjnë që të mos mendoni në mënyrë konstruktive. Mos ia impononi mendimin tuaj të tjerëve, pasi do të përballeni me konflikte.

Shigjetari

Disa prej jush kanë punuar me orar të zgjatur kohët e fundit, ndaj duhet të krijoni mundësinë për tu relaksuar. Tregohuni shumë të vëmendshëm, kur bisedoni me persona të rëndësishëm.

Bricjapi

Sot do të fokusoheni në disa çështje si pasuritë e patundshme. Tregoni kujdes me firmosjen e dokumenteve. Ndërsa për disa çështje të tjera investimesh do të bënit mirë të kërkonit ndihmën e ekspertëve.

Ujori

Natyra juaj impulsive mund t’ju shkaktojë disa probleme shoqërore. Përpiquni të reagoni qetësisht përballë situatave të pakëndshme. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Peshqit

Kërkoni një marrëdhënie të re, e cila do t’ju ndryshojë për mirë gjendjen shpirtërore.. Bëni kujdes me fjalët dhe veprimet, në mënyrë që të mos lëndoni njerëzit përreth jush.

Mërtiri: Qeveria po shkatërron historinë, Veliaj po masakron Tiranën

$
0
0

Një një intervistë për Ora News, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se bëjë me identitetin e qytetit dhe qeveria po e shkatërrojnë.

Sipas Mërtirit po shkatërrohet vetëdija dhe historia e qyteti.

Mërtiri shtoi tashmë ofrohen para vetëm për një grusht njerëzish për të ngritur kulla të larta.

Mërtiri: Teatri Kombëtar është një ndër ndërtesat më të rëndësishme dhe ka të bëjë me identitetin e këtij qyteti dhe këta po e shkatërrojnë. Këta e quajnë zhvillim shkatërrimin. Po e degjenerojnë dhe po e vrasin këtë qytet çdo ditë dhe më shumë, sikurse ka vrarë urbanistikës, e ka bërë këtë qytet të pajetueshëm, duke vrarë jetët tona përmes katrahurës. 

Po shkatërrohet historia dhe vetëdija jonë për këtë qytet. Çfarë lidhje do të kenë njeriut me të kaluarën e tyre, me paraardhësit e tyre? Çfarë injekton ky qytet përveç se barbarisë e të ngrënit dhe të pirit e të jetuar frenetike që nuk ofron asgjë për njeriun?

Qyteti është zgjatim i njeriut, i nevoja që i zhvillon ato. Ky qytet është vetëm zgjatim i nevojës së njerëzve që duan të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Ofrohen para vetëm për një grusht njerëzish për të ngritur kulla të larta.

Ky qytet po masakrohet dhe po bëhet një bashkësi objektesh betoni pa asnjë lloj vlerë që vret jetesën e përditshme. 

Ngjyra mbi godinat industriale, flora e fauna e Ohrit “i jep jetë” fasadës në Pogradec

$
0
0

Një magazinë e vjetër e kohës së komunizmit në hyrje të Pograecit po merr jetë nga ngjyrat. Flora e fauna e liqenit të Ohrit po hidhet aty në një pikturë murale nga Eljan Tanini.

Pikturat murale në Shqipëri nuk janë të panjohura por të bëra mbi objekte të rrënuara janë shumë të rralla.

Këtë ka nisur ta bëjë prej disa vitesh piktori Eljan Tanini.

Prej 3 javësh ai është duke punuar në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec.

Mbi këtë godinë të vjetër të komuizmit, po ndërthur mjeshtërisht artin e tij të ngjyrave me florën dhe faunën e liqenit të Pogradecit.

Tanini thotë se kjo ishte një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga karanatina si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Ngjyrat tashmë i kanë dhënë jetë godinës së ish minierës, ndërsa Pogradeci nga ana tjetër ka një tjetër detaj mirëseardhjeje për këdo që udhëton drejt qytetit buzë liqenit.

Befason Grida Duma me interpretimin: Ju rrugën krejt na e keni zanë (VIDEO)

$
0
0

Nga Grida Duma

Nuk besoj që ka pasur një moment më Fishtian se ky i sotmi: “Ju rrugën krejt na e keni zanë”. Ky nuk është ankim! Rruga nuk do të të lirohet vetë, duhet të lirohet prej teje. Nuk duhet të pritet më që rruga të të lirohet!

Të padijshnit, të panginjurit ata “të iptadije”, thotë Fishta, nuk kanë ndërgjegje për të të liruar rrugën. Atyre patjetër që u duhet treguar forca e të mirës! Kyshdo që pret që gjërat të ndodhin, nuk kanë për të ndodhur përveçëse dy përplasjeve: forca e të mirës dhe forca e së keqes. Kushdo që iluzionihet se e mira është e dobët se është respektuese, është pritëse, është akomoduese, e ka gabim, forca e së mirës është shumë e madhe.

Njeriu ka nevojë edhe për momentin pesimist, edhe për trishtimin. Unë jam optimiste dhe lexo qartë një nevojë të madhe për ndryshim dhe atje ku ka nevojë të madhe për ndryshim. Atje ku ka ndryshim, ka lëvizje, ka mundësi!

Unë do ta shikoj gjithmonë kështu. Ndryshimi është një opsion që të jepet që ta ngresh situatën më lart.
Mundësitë që na shfaqen duhen shfrytëzuar dhe nuk është e thënë që çdo ndryshim do të të jepet bonus me mirësi dhe me të mirë.

E diela shqiptare

Nuk besoj që ka pasur një moment më Fishtian se ky i sotmi: “Ju rrugën krejt na e keni zanë”. Ky nuk është ankim! Rruga nuk do të të lirohet vetë, duhet të lirohet prej teje. Nuk duhet të pritet më që rruga të të lirohet! Të padijshnit, të panginjurit ata “të iptadije”– thotë Fishta, nuk kanë ndërgjegje për të të liruar rrugën. Atyre patjetër që u duhet treguar forca e të mirës! Kyshdo që pret që gjërat të ndodhin, nuk kanë për të ndodhur përveçëse dy përplasjeve: forca e të mirës dhe forca e së keqes. Kushdo që iluzionihet se e mira është e dobët se është respektuese, është pritëse, është akomoduese, e ka gabim, forca e së mirës është shumë e madhe.Njeriu ka nevojë edhe për momentin pesimist, edhe për trishtimin. Unë jam optimiste dhe lexo qartë një nevojë të madhe për ndryshim dhe atje ku ka nevojë të madhe për ndryshim. Atje ku ka ndryshim, ka lëvizje, ka mundësi! Unë do ta shikoj gjithmonë kështu. Ndryshimi është një opsion që të jepet që ta ngresh situatën më lart. Mundësitë që na shfaqen duhen shfrytëzuar dhe nuk është e thënë që çdo ndryshim do të të jepet bonus me mirësi dhe me të mirë.

Gepostet von Grida Duma am Sonntag, 10. Mai 2020

 

Artan Hoxha i vetmi kandidat për Rektor të UT, publikohet lista e kandidatëve për Senatin

$
0
0

Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës.

Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur Listën për kandidatë për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve.

Vijon procesi edhe në KZF e fakulteteve të tjera të UT.

Po kështu janë publikuar kandidatët  për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

MAS ka shtyrë datën e zgjedhjeve në një afat të pacaktuar ndërsa procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re.

Ndërkohë studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë padi ndaj ministres Shahini ku kërkojnë anulimin e procesit të deritanishëm zgjedhor.


“Gëzuar ditën e Nanës!”, Jozefina Topalli publikon foton e rrallë me vajzën në krahë

$
0
0

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli po bën disa kohë që është shkëputur nga politika, por ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Topalli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës. Ajo ka postuar në ‘Facebook’ një foto të shumë viteve më përpara, në të cilën shfaqet me vajzën e saj Megi.

Topalli duket shumë e re ndërsa vajza e buzëqeshur qendron në krahët e saj.

“Gëzuar ditën e Nanës!”, shkruan ish-kryeparlamentarja.

Skena që zbulon sesi do të jetë tani futbolli (VIDEO)

$
0
0

Kampionati i Koresë së Jugut është kthyer me norma strikte sigurie. Mes tyre, edhe mosdhënia e dorës. Shikoni se çfarë ndodhi me arbitrin gjatë një episodi të ndeshjes.

Karantina, çfarë pamë e ndodhi!

$
0
0

Nga Denis Dyrnjaja –

Të hënën vendi thuajse hapet në masën 70% nga izolimi. Kjo do të thotë se situata e alarmit epidemik masiv ka kaluar për rrjedhojë duhen thënë disa konkluzione paraprake:

1) Personalisht isha pro karantimit, por jo mënyrës së pakuptimtë sesi u propozua dhe zbatua ai me fasha orari konfuzive dhe për më tepër që rrëzuan logjikën mbrojtëse, pasi të dalësh turma turma deri në një orë të caktuar dhe s’të kap virusi dhe pastaj të mbyllesh në shtëpi se të kap virusi, nuk bën sens. Qeveria gaboi në logjikë, por njerëzit treguan përmbajtje dhe kryesisht i zbatuan vendimet dhe thirrjet e autoriteteve të shëndetësisë dhe qeverisë.

2) Karantina dhe masat e distancimit social nuk janë masa selektive. Fjala vjen Kryeministri vetë i promovoi dhe vetë nuk i zbatoi. Në daljet publike Rama është parë shpesh pa maskë dhe doreza, të tjerët që e shoqëronin po. Duhej të mbante maskën dhe dorezat edhe për të treguar shembull për shoqërinë që rregullat që vendos, i zbaton edhe vetë. Nuk e bëri. Po kështu kanë vepruar edhe disa ministra në daljet publike.

3) Mjekët marrim notë maksimale për misionin e tyre informues dhe sensibilizues të situatës dhe mbi të gjitha për angazhimin në vijë të parë të betejës mjekësore për shpëtimin e jetës së njerëzve të sëmurë dhe për gatishmërinë e treguar.

4) Nga masat e izolimit njerëzit fituan më shumë ndërgjegjesim për higjienën personale por edhe kulturë publike. Tani mbajnë radhë të qetë dhe me durim, veti që më parë shoqërohej me mosdurim dhe shpesh edhe me frustrim.

5) Gazetarët treguan se abuzojnë me statusin njësoj si pushtetarët spekulantë. Një pjesë e jona komprometuan misionin sakrifikues të atyre që vërtetë ishin në terren duke informuar por edhe ekspozuar ndaj infeksionit. Ata që ishin në terren shpesh shfaqeshin të konfuziluar me sjelljen dhe masat. P.sh mbanin maskë poshtë mjekrës duke intervistuar njerëz, ose tregonin sesi njerëzit në autobusë udhëtonin pa mjete mbrojtëse, kur ndërkohë vetë gazetari që raportonte ishte pa maskë. Reklamimi i qejfit në kohë rregullash karantinore na përfshiu në kategorinë e shprehjes bëj si them unë mos bej si bëj unë. Pati egoizëm dhe keqpërdorim të statusit. Mirë fakti, por reklamimi në publik i daljeve ekstrakarantinore përmes fotosh dhe videosh në rrjetet sociale, ishte e panevojshme për të mos thënë teprim që krijoi irritim në popullatë. Ekspozim i panevojshëm, mirë që u abuzua me mundësinë e lëvizjes por të paktën të mos bëhej karshillëk ndaj pjesës tjetër të popullatës në pamundësi, me shfaqje në rrjetet sociale.

6) Përsa i përket revoltës popullore që u akumulua. Së pari është njerëzore dhe normale sepse nuk është e lehtë të mbyllesh brenda për dy muaj. Dhe sikur t’i kesh të gjitha të mirat (si i thonë fjalës mërzitesh) jo më kur njerëzit duhej të mendonin dhe të mendojnë e stresohen se çfarë i pret në të ardhmen me vendin e punës dhe ekonominë familjare në pikëpyetje. Ndaj akumulimi arriti kulmin me masat represive të shtuara në kodin penal të cilat binin ndesh edhe me realitetin e lartpërmendur. Në këto kushte të dielën e 9 Majit ditës së Europës, njerëz të mërzitur nga situata vendosën të protestojnë. Tubimi ishte një amalgamë njerëzish prej të cilëve disa kanë axhenda politike dhe të tjerë janë njerëz të lirë. Personalisht mendoj se policia gaboi dhe përdori disproporcionalisht forcën në raport me protestuesit që ishin brenda normave të caktuara deri në momentin që policia shkoi për t’i shpërndarë dhe shoqëruar kur mund të monitoronte qetë situatën. Nëse dikush shkelte rregullat e distancimit social ose mund ta këshillonin, nëse individi kundërshtonte rregullat mund ta shoqëronin. Protesta i bën mirë shoqërisë sidomos në një kohë të tillë kur bie më shumë në sy standardi “bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”. Protesta vetëm sa e bën dinamike shoqërinë. Shoqërimi me forcë i protestuesve sidomos i një zonje nuk vendos standardet e një shteti ligjor që disa i provokon e disa i toleron. Në ditën e Europës që është vetë në një debat të madh nëse ka gabuar që shkeli të drejtat e njeriut me kufizime për Covid-19 apo jo, aktet e forcës ndaj protestuesve paqësore në Tiranë nuk duhej të ndodhnin, pavarëisht begraundit të individëve në protestë.

Përfundimisht qëndruam në karantinë, por ende nuk është e sigurt për shkak të mënyrës sesi ajo u ekzekutua, nëse na shpëtoi izolimi apo fati. Unë besoj se ishim më shumë me fat.

“The Guardian”: A po bëhet virusi më i rrezikshëm

$
0
0

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën, ekziston shqetësimi se ai do të ndryshojë në një formë më të transmetueshme dhe më të rrezikshme ose të dyja bashkë, duke e bërë potencialisht krizën globale të shëndetit edhe më të keqe.

Por çfarë dimë deri tani për mënyrën e evolucionit të virusit?
A po ndryshon virusi?
Të gjitha viruset krijojnë mutacione dhe koronavirusi Sars-Cov-2 që shkakton Covid-19 nuk bën përjashtim. Mutacionet lindin kur virusi shumohet brenda qelizave ku ndodhin edhe gabime në kopjimin e kodit të tij gjenetik. Për dallim nga njerëzit, gjenet e të cilëve janë të shkruara në ADN me dy nivele, gjenet e koronavirusit barten nëpërmjet një fijeje të ARN-së.
Sa shpejt krijon mutacion virusi?
Koronavirusi është në fakt mjaft i qëndrueshëm. Shkencëtarët kanë analizuar rreth 13 mijë mostra në Britani që nga mesi i marsit dhe zbuluan se mutacionet e reja shfaqen afërsisht 2 herë në muaj. Shkalla e mutacioneve është e rëndësishme sepse sa më shpejt një virus ndryshon, aq më shpejt ndryshon sjellja e tij në terren. Një virus me zhvillim të shpejtë mund të jetë më i vështirë për t’i gjetur një vaksinë sepse ndërkohë që ai ka ndryshuar nuk funksionojnë antikorpet e krijuara. I tillë është gripi sezonal që ndryshon shpejt, ndaj ne kemi nevojë për një vaksinë të ndryshme çdo vit.
Si po ndryshon koronavirusi në të gjithë botën?
Kodi gjenetik i koronavirusit në mbarë globin tregon se ai ndahet në grupe ndërsa përhapet. Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë. Studiuesit në Gjermani identifikuan 3 grupe kryesore gjenetike të virusit në prill, të cilin ata e quajtën A, B dhe C. Grupet A dhe C gjenden më së shumti në Europë dhe SHBA, ndërsa grupi B është më i zakonshmi në Azinë Lindore. Por ka edhe grupe më të vogla, të cilat shkencëtarët mund t’i përdorin për të gjetur infeksionin në burimin e tyre duke arritur kështu në Wuhan apo në Italinë veriore.
Pse kanë rëndësi mutacionet?
Mutacionet ndodhin rastësisht gjatë gjithë kohës. Shumica kanë pak efekt, por disa e pengojnë virusin. Me kalimin e kohës, një mutacion i vetëm ose mutacione të shumëfishta mund të arrijnë që ta bëjnë virusin më të aftë që të përhapet më lehtë. Mutacionet gjithashtu mund ta bëjnë virusin më të rrezikshëm, për shembull duke e bërë atë më efikas në infektimin e qelizave.
Çfarë mutacionesh ka pësuar koronavirusi?
Një numër mutacionesh te covid kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve. Studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër studiuan më shumë se 5 mijë gjenomë të koronavirusit nga e gjithë bota dhe zbuluan disa mutacione që mund të jenë dëshmi e përshtatjes së virusit te njerëzit. Dy mutacione janë në proteinën “Spike” që virusi përdor për të pushtuar qelizat.
Mutacionet në proteinën “Spike” janë të rralla për momentin, por Martin Hibberd, një profesor i sëmundjeve infektive dhe një autor me eksperiencë në këto studime thotë se shfaqja e këtyre mutacioneve nxori në pah nevojën për mbikëqyrje globale të virusit. Kjo do të zbulojë nëse mutacionet e reja e ndihmojnë atë për t’u përhapur dhe nëse vaksinat mund të kenë nevojë të rishikohen.
Në një studim tjetër paraprak, shkencëtarët e Universitetit Sheffield dhe Laboratorit Kombëtar Los Alamos në New Mexico gjetën mutacione të ngjashme në proteinën “Spike” duke arritur në përfundimin se kjo mund të ndihmojë që infeksioni të përhapet edhe më shumë. Ndërsa kjo është e mundur, shkencëtarë të tjerë besojnë se është shumë herët të dimë nëse ndonjë nga mutacionet po ndihmon virusin të lulëzojë.
Prof. Nick Loman në Universitetin e Birmingham tha se të gjitha koronaviruset janë shumë të ngjashëm dhe se viruset me mutacione të veçanta mund të përhapen më shumë në zona të ndryshme për një sërë arsyesh.
“Nga këndvështrimi i njerëzve që janë të shqetësuar në mënyrë të kuptueshme për këtë pandemi, unë jam i sigurt se nuk do të ketë rëndësi se cilat mutacione ka virusi. Ai nuk është një virus i mirë në asnjë formë. Ne po shohim nëse ndonjë nga mutacionet po ndryshon sjelljen dhe nuk kemi ende ndonjë provë për këtë” – tha ai.
Çfarë tjetër mund të na thotë mutacionet?
Teksa shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth përbërjes gjenetike të koronaviruseve, ata do të jenë në gjendje të përdorin informacionin për të gjurmuar infeksionin e një individi dhe më pas të shkohet në origjinën e tij. Kjo mund të jetë e dobishme për gjurmimin e shpërthimeve dhe zbulimin e infeksioneve të reja. Monitorimi intensiv do të tregojë se si virusi krijon mutacion dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve apo vaksinave që do të përdoren në të ardhmen.
“Derisa ato të bëhen të disponueshme, ne do të presim të shohim çfarë do të ndodhë me mutacionet”, – tha Loman. (Marrë nga The Guardian)

Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë për koronavirusin: Ja çfarë është vërejtur nga egzaminimet e të sëmurëve

$
0
0

Mjeku Renato Osmënaj ka dhënë një lajm në mirë në lidhje me përhapjen e COVID-19 në organizëm.

Në një postim në rrjetet sociale mjeku ka bërë të ditur se nga egzaminimet e të sëmurëve me koronavirus është se graviteti i sëmundjes ka rënë ndjeshëm dhe nuk po gjejnë prekje pulmonare.

“Lajm i mirë! Ajo ç’po kuptoj sot nga egzaminet e të sëmurëve të ditëve të fundit është se,
Graviteti i sëmundjes ka rënë ndjeshëm dhe nuk po gjejmë prekje pulmonare! Virusi po bëhet djal i mirë, jo agresiv! Prapë imazheria! Ju kam shumë xhan, bashkë ja kemi dalë!”- shkruan mjeku.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>