Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Largimi i kompozitorit, shkruan Genc Tukiçi: Largim pa asnjë motiv, drejtori i RTSH një injorant

$
0
0

Të dashtun miq

Do të doja të ndaj me ju indinjatën lidhur me vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar për pushimin nga puna, pa asnjë motiv, të vëllait tim David Tukiçi.

Dua t’ju shkruaj me realizëm dhe sinqeritet për Davidin, jo si vëllai im, por për Davidin si një muzikant me shumë vlera, si figurë artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukatën dhe modestinë që prindërit tanë na kanë mësuar.

Në rastin më të mirë, vendimi i drejtorisë së RTSH, me duket i pashpjegueshëm dhe në rastin më të keq, do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo … edhe injorant…

Davidi punon në RTSH që nga viti 1983, duke kontribuar me punën e tij krijuese në të gjitha zhanret … ka kompozuar opera, simfoni dhe shume vepra vokale dhe instrumentale, të interpretuara në Shqipëri dhe nëpër botë …

12 vjeç, fitues si këngëtar i çmimit të parë i festivalit të RTSH dhe me pas si kompozitor me këngët: “Mirë se vjen dit’ e re”, “Sagapo të dua”, etj… mbas disa vitesh në Itali , ku me dekret të Presidentit të Italisë i akordohet Qytetaria e Nderit (me motivacion, për kontributin që Davidi ka dhënë me krijimtarinë e tij, për rrezatimin e kulturës dhe muzikës nëpër bote..)

Ai rikthehet në Shqipëri, në RTSH, ku ai ka vazhduar të punojë i palodhur … po, i palodhur, ktë gja të gjithë e dinë … që nga polici i radios deri tek muzikantet … modest dhe i ndershëm … motoja e tij, pasioni për punën, krijimtaria muzikore, respekti për të tjerët … i diplomuar në Paris në një nga shkollat më të mira në planet … ai nuk i njeh fjalët “i paarritshmi”, “gjiganti”… që rendom i akordohet shumë muzikantëve në Shqipëri…

Davidi, që njeh shkëlqyshëm zanatin e tij, me CV-në që ka, do të punësohej nga çdo institucion artistik kudo në botë, 4 vjet para se ai të mbushë moshën e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, institucion ku ai është rritur, ka kontribuar dhe … pushuar!!!

Davidi, me zotnillekun e tij nuk do të më lejonte të shkruaj këto rreshta … por unë mendoj që rasti i Davidit duhet të shërbejë si shembull në pejsazhin e kulturës dhe muzikës shqiptare ku siç thojnë në Shkoder, “mos të ketë ma lojë rrenash”.

Të dashtun miq … kërkoj nga ju, jo vetëm mbështetjen morale por edhe reale, që Davidi të mund të punojë në zanatin e tij … do të shihni se ai, kudo që punon, nderon veten dhe të tjerët…

Juaji Genc Tukiçi

Image

 


Mahatma Gandi: Shtatë gjëra do të na shkatërrojnë ne njerëzve.

$
0
0

Nëna më tha: “Nëse je një ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je një murg, do të bëhesh Papë”. Në vend të kësaj, unë isha piktor, dhe u bëra Pikaso. (Pablo Pikaso)

Në mesin e vështirësisë qëndron mundësia. (Albert Ajnshtajn)

Unë mendoj se arsimimi është fuqi. Unë mendoj se të qënit në gjendje për të komunikuar me njerëzit është fuqi. Një nga qëllimet e mia kryesore është të inkurajoj njerëzit të fuqizojnë vetveten. (Oprah Uinfri)

Deri kur të jeni gati të dukeni qesharakë, nuk do të keni mundësinë për të qenë të mëdhenj. (Sher)

E vetmja gjë që kam bërë dhe që nuk është zvogëluar nga fati i mirë, është se kam vazhduar të ecpërpara, kur të tjerët hoqën dorë.  (Herrison Ford)

Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë. (Tomas Edison)

Qëndroni larg njerëzve që përpiqen të pakësojnë ëndrrat tuaja. Njerëzit e vegjël veprojnë gjithnjë kështu, por ata që janë realisht të mëdhenj ju bëjnë të ndiheni se edhe ju gjithashtu, mund të bëheni i madh. (Mark Tuein)

Kur njerëzit ju lëndojnë pa pushim, mendojini ata si një si letër zmerili. Ata mund t’iu gërvishtin dhe lëndojnë paksa, por në fund ju lëmoheni dhe ata do të bëhen të padobishëm. (Kris Kolfer)

Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’iu rezistojnë vështirësive, por në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet.  (Abraham Linkoln)

Druaj se duhet ta bëjmë botën të ndershme, para se të mund t’iu themi sinqerisht fëmijëve tanë se ndershmëria është politika më e mirë.  (Xhorxh Bernard Shou)

Shtatë gjëra do të na shkatërrojnë ne njerëzve:

Pasuria pa punë;

Kënaqësia pa ndërgjegje;

Dija pa karakter;

Feja pa sakrificë;

Politika pa parim;

Shkenca pa humanizëm;

Dhe biznesi pa etikë.

(Mahatma Gandi)

Përkthimi origjinal i “Konti MonteKristo’s”, nga Kostë Çekrezi ndodhet tek Vatra

$
0
0

“Konti i Montekristo’s” , romani i shkrimtarit Alexander Dumas nën shqipërimin Kostë Chekrezit, dorëshkrim , ndodhet në arkivin e Vatrës, në Nju Jork, SHBA.

Lajmi njoftohet në Facebook nga kryeredaktori i gazetës “Dielli”, Dalip Greca i cili pohon faktin se në këtë arkiv, ndodhet volumi i tretë, i romanit të famshëm që përfshin tekstin origjinal të faqeve 216-378 në frengjisht, që u përgjigjen në këtë përkthim faqet shqip 1 deri 154.

Origjinali mban shënimin se përkthimi është kryer në kohën kur autori ishte në Bari të Italisë. Data e përfundimit të përkthimit të volumit të tretë është 7 dhjetor 1935.Vlera e këtij dorëshkrimi origjinal qëndron në faktin se është me shkrim dore, shkruan Greca .

Federata Panshqiptare Vatra mbush kete prill, 105 vite qe eshte krijuar. Ajo eshte organizata me jetëgjatë e shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën shqiptare. Ajo u brujt nga dy faktorë, nga atdhedashuria e shqiptarëve dhe ndikimi i demokracisë amerikane.

FOTO/ Muret më të famshme në botë që bënë histori

$
0
0

Qëllimi tyre ishte për të mbrojtur qytetet apo rajonet, por disa kanë ndarë edhe popujt. Po flasim për muret më të famshme në botë, të bukur dhe për t’u njohur për arsye të ndryshme.

Ato janë monumente dhe vende përkujtimore, pjesë e trashëgimisë botërore dhe identitetit si dhe monumente arkitekturore me simbolikë të madhe.

Muri i Berlinit: Është ndoshta i pari që na vjen ndërmend kur flitet për mure. Në dekadat e Luftës së Ftohtë, Muri i Berlinit ishte shenjë e ndarjes mes Perëndimit dhe vendeve sovjetike. Rënia e tij u bë simbol i bashkimit, i kapërcimit të një barrier që dukej e pakapërcyeshme si dhe shënoi fundin e një historie.

Muri i Berlinit

Muri Perëndimor-Jerusalem: Vendi më i shenjtë për ata që i përkasin fesë çifute, aty ku besimtarët mblidhen për lutje në të gjitha orët e ditës dhe natës.

Muri Perëndimor-Jerusalem

Muri i Madh kinez- Një nga shtatë mrekullitë e botës modern dhe pasuri e trashëgimisë botërore në UNESKO. Është e vështirë për të përcaktuar gjatësinë e tij, por sipas burimeve kineze ai është i gjatë 21.196.18 km. Megjithatë kjo shifër duket e pabesueshme.

Muri i madh kinez

Memoriali i Veteranëve Vietnamit- Washington DC, SHBA. Është një mur prej guri të zi përgjatë 12 km, ngritur në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë konfliktit të Vietnamit, emrat e të cilëve janë gdhendur në të. Ky memorial është ende një vend pelegrinazhi ku vizitorët vendosin lule dhe dhurata të vogla.

Memoriali i Veteranëve të Vietnamit

Muret e Trojës- Turqi. Bëhet fjalë për një nga sistemet mbrojtëse më antike që kanë rezistuar deri sot. Ato janë ndërtuar rreth shekullit të 13-të para Krishtit për të mbrojtur qytetin legjendar të Trojës, për të cilin flitet në poemat homerike.

Muret e Trojes

Muret e Babilonisë- Në kohët e lashta qyteti u rrethua me mure për t’u mbrojtur nga armiqtë që quheshin të pathyeshëm dhe hyrja në qytet realizohej vetëm përmes disa portave.

Muret e Babilonise

Muret e Kostandinopojës- Këto mure të quajtura edhe Teodoziane, janë një nga veprat më mbresëlënëse dhe komplekse të arkitekturës së lashtë ushtarake të ndërtuara ndonjëherë. Ndër shekuj muri u shpërbë me zgjerimin e qytetit, por ende disa pjesë të tij qëndrojnë në këmbë dhe që nga viti 1980, qeveria turke ka nisur restaurimin.

Muri i Kostandinopojes

Muri i Hadrian-Mbretëri e Bashkuar– Me 117 km gjatësi është muri më i gjatë në Evropë. Është ndërtuar nga perandori Hadrian në gjysmën e parë të shekullit të dytë pas Krishtit për të mbrojtur Britaninë nga pushtimi i fiseve skoceze.

Muri Hadrian

Muri i Madh i Zimbabve- Ky mur rrethonte kryeqytetin e lashtë të mbretërisë Zimbabve. Sot gjenden vetëm rrënojat e tij, por muret massive rrethuese që janë ende në këmbë, dëshmojnë fuqinë e këtij shteti të lashtë.

Muri i madh i Zimbabve

Përkthimet e munguara të Uilliam Folkner

$
0
0

Emili Grierson, personazhi tek tregimi “Një trëndafil për Emilinë”, është femra e vetme që na josh drejt një proze bashkëkohore, shumë pak të përkthyer në shqip të një emri të njohur të letrave botërore si Uilliam Folkner. Gruaja që me vdekjen e saj, arriti të zbërthente karakteret e errët të shoqërie të varur nga konservatorizmi, duket kaq e bukur nën ravijëzimin e Folkner. Si ta kishte një të dashur të hershme ai I ka dhënë asaj gjithë cilësitë e një personazhi pa kohë. Emri I saj na vjen gjithnjë në mëndje sa herë kërkojmë të lidhim emrin e një nobelisti si Folkner, me një gjuhë si ajo e jona, e cila nuk ka arritur ende të dëshifrojë kodet e një shkrimi që ka gdhendur vepra të rëndësishme të shekullit XX. Folkner është shumë pak I përkthyer në gjuhën shqipe. I vetmi libër I tij është “Një trëndafil për Emilinë” nën përkthimin e Azem Qazimit. Vepra të tjera të rëndësishme të tij si “Në shtratin e vdekjes” ende skanë ardhur në gjuhën tonë. William Faulkner-i (25 shtator 1897–6 korrik 1962) lindi në New Albany të Misisipit. Ai shkroi romane e tregime dhe në vitin 1949 u nderua me çmimin Nobel për Letërsi.Si fëmija i parë në katër djem që kishin Murry Cuthbert dhe Maud Butler Falkler-i, Uilliam Folkneri (siç do ta shqiptonte më vonë ai emrin e tij), ishte i vetëdijshëm për prejardhjen e familjes së tij e për më shumë për stërgjyshin e tij, kolonelin William Clark Falkner, atë personalitet të shquar por të dhunshëm të Luftës Civile. Folkneri lindi në New Albany të Misisipit, por që kur ishte fëmijë, ai dhe prindërit e tij në fillim u shpërngulën në Ripley e më pas në Oksford (USA), e cila ishte qendra e kontesë së Lafayette-it, ku pak kohë më vonë i ati dhe zuri punë në universitetin e Misisipit. Në Oksford ai pati përvojën karakteristike të një të riu të bardhë, jugor, që vinte nga një shtresë e mesme: kishte kalushin e tij për të kalëruar dhe ishin vitet kur mësoi se ç’ishin armët dhe gjuetia.Duke qenë një nxënës që nuk e kishte me shumë dëshirë arsimimin, ai e la shkollën e mesme, pa arritur dot të marrë as dëftesën, por iu kushtua një lloj “shkollimi të jodrejtpërdrejtë”, fillimisht i vetëm e më pas nën mbikëqyrjen e Phil Stone-t, një miku të familjes së tij, i cili studimin dhe praktikën e kombinonte me interesa letrare dhe ishte një burim i vazhdueshëm librash dhe revistash aktuale.Në vitin 1918, i nxitur nga ëndrra lavdie militare dhe për shkak të dëshpërimit që i shkaktoi dështimi në një lidhje dashurore, ai iu bashkua forcave ajrore britanike, të cilat po trajnoheshin në Kanada. Por në nëntorin e vitit 1918 u shpall armëpushimi dhe tani atij i mbetej ose të vazhdonte me aviacionin, ose të shkonte në Europë. Ai u kthye në shtëpi dhe u regjistrua për të ndjekur disa kurse universiteti. Botoi disa poezi dhe disa skica në gazetat studentore dhe në këtë kohë hiqej si një poet që kishte pasur përvojë lufte. Pasi punoi për tre muaj në një librari, në Nju-Jork, në vjeshtën e vitit 1921, ai u kthye në Oksford dhe punoi në postën e universitetit, duke i kryer i shkujdesur detyrimet e tij derisa e detyruan ta linte atë punë. Në vitin 1924, i ndihmuar financiarisht nga Phil Stone-i, ai arriti të botojë Faunin prej mermeri, një libër me kuplete baritore. Në këtë kohë kishte shkruar edhe disa tregime, por përpjekja e parë serioze e Folknerit për të shkruar letërsi artistike u bë gjatë një vizite gjashtëmujore në Nju-Orleans – i cili në atë kohë ishte një qendër e rëndësishme letrare – pra, që filloi në janarin e vitit 1925 dhe mbaroi në fillim të korrikut të po atij viti. Në vijim ai u nis për një turpesë mujor nëpër Europë, i cili përfshinte edhe një qëndrim disa javor në Paris. Romani i tij i parë, Paga e ushtarit (1926), i cili paraqiste një mjedis jugor, por jo domosdoshmërisht atë të Misisipit, ishte një arritje mbresëlënëse, me një stilistikë ambicioze dhe që sillte në mënyrë të fortë jehonën e ndjenjës së atij tjetërsimi që përjetonin ata ushtarë të cilët nga Lufta e Parë Botërore ktheheshin në atë jetë të përditshme civile pjesë e së cilës ndienin se nuk ishin më. Në një roman të dytë, Mushkonjat (1927), ai nisi një sulm satirik ndaj Nju-Orleansit letrar, duke përfshirë persona lehtësisht të identifikueshëm – kjo vepër mund të lexohet si një deklaratë e pavarësisë së tij artistike.Kur u kthye sërish në Oksford – teksa vizitoi herë pas here edhe Paskagulën, në rivierën e Gjirit – Folkneri nisi të bënte përsëri një sërë punësh të përkohshme, por më së shumti u mor me testimin e vetes së tij si një shkrimtar profesionist. Në atë kohë atij nuk i pranuan për botim asnjë vepër, e më së tepërmi u ndje shumë keq për vështirësitë me të cilat u ndesh për të gjetur një botues për Flamujt në pluhur (i botuar pas vdekjes së tij, më 1973), që është një roman i gjatë me të cilin ai donte të përforconte emrin dhe karrierën e tij. Kur kjo vepër u botua (me shumë shkurtime, përfundimisht; po ashtu si edhe Sartoris, më 1929), lexuesit ndeshën për herë të parë me atë botë imagjinare aq të ngjeshur të Xhefersonit dhe të kontesë Joknapataufa, e cila e kishte bazën në Riplej, e më shumë në Oksford dhe në kontenë Lafajet, e karakterizuar nga rishfaqje të herëpashershme të të njëjtëve personazhe, vendeve dhe temave, të cilat Folkneri më pas do t’i përdorte për aq e aq romane dhe tregime të tjera.Duke besuar se e kishte dënuar fati që të mbetej një shkrimtar i pabotuar, ai u përpoq të jepte maksimumin e tij në veprën e tij të sofistikuar teknikisht Zhurma dhe tërbimi, duke menduar që përballë atij komercializmi të pamëshirshëm dhe atij tregu letrar të asaj kohe, nuk bëhej asnjë lëshim. Për romanin më në fund u gjet një botues, pavarësisht vështirësive që ai paraqiste për lexuesit, dhe që nga koha e shfaqjes së tij, tetor 1929, Folkneri krijoi vetëbesim si shkrimtar, dhe nisi të trajtojë gjithnjë e më tepër tema të reja, mbi të gjitha teknika të reja sfiduese. Një nga teknikat e tij të para, të rëndësishme, ishte dhe vendimi i tij për t’i shmangur daljet publike në qendrat letrare, ndaj jetoi në atë që në atë kohë ishte qyteti i vogël i Oksfordit, ku ai ishte në shtëpinë e tij dhe mund t’i kushtohej shkrimit në një thuajse izolim të plotë prej të tjerëve.Në vitin 1929 ai u martua me Estele Oldhamin, e cila sapo ishte divorcuar, por që në vitin 1918 ajo kishte qenë personi që atë e kishte bërë t’i bashkohej aviacionit britanik. Një vit më vonë ai bleu Rouan Oakun, një shtëpi thuajse të rrënuar të periudhës së para Luftës Civile, e cila ndodhej në rrethinat e Oksfordit. Vitet në vijim ai i kaloi duke rregulluar shtëpinë dhe duke u marrë me gjueti. Në vitin 1933 atyre u lindi një vajzë, Xhilli, dhe ndonëse martesa e tyre kalonte vazhdimisht kriza, Folkneri qëndroi duke punuar në shtëpi gjatë viteve ’30 dhe ’40, përveç atyre rasteve kur për shkak të nevojave ekonomike detyrohej të shkruante skenarë për Hollivudin, gjë që ai e bënte me kompetencë. Oksfordi Folknerin e ndihmoi që të depërtonte thellë në botën konservatore, provinciale, e bëri që të kujtohej i vetëdijshëm për të kaluarën e tij dhe e mbajti larg industrializmit urban, në një mënyrë të atillë që ai arrinte ta trajtonte moralin që gjente aty dhe të krijonte modelet e narracionit të veprës së tij. Por sidoqoftë teknikat e tij artistike binin në kundërshtim me teknikat konservatore. Ai njihte jo vetëm veprat e Honore de Balzakut, Gustav Floberit, Çarls Dikensit dhe Herman Melvillit, por gjithashtu edhe ato të Xhozef Konradit, Xhejms Xhojsit, Sherud Andersonit e të figurave të tjera në të dyja anët e Atlantikut, dhe tek Zhurma dhe tërbimi (1929), romani i tij i parë voluminoz, ai ndërthuri mjedisin e Joknapataufës me disa teknika radikale eksperimentimi. Në monologët e njëpasnjëshëm “të përroit të ndërgjegjes”, të tre vëllezërit e Kanda Kompsonit – Benxhi, idioti; Kuentini, studenti i trazuar i Harvardit; dhe Xhejzoni, biznesmeni i dëshpëruar, vendas – shprehin ankthet e ndryshme që kanë për motrën e tyre dhe marrëdhënien e tyre pa dashuri ndaj prindërve të tyre. Një pjesë e katërt, e rrëfyer si nga autori, nxjerr në pah perspektivat e reja të disa personazheve kryesore, përfshirë këtu edhe Dilsejn, shërbëtorin zezak të Kompsonëve, dhe në vijim shkon përpara drejt një konkluzioni pa zgjidhje. Romani tjetër i Folknerit, tragjikomedia brilante e titulluar Teksa vdes (1930), përqendrohet tek konfliktet e familjes “së bardhë, të varfër” Bandren, teksa e gjitha çapitet ngadalë nëpër rrugën e vështirë në drejtim të Xhefersonit, për të varrosur trupin e shprishur e kundërmues tashmë të bashkëshortes dhe nënës. I rrëfyer prej gjithë Bandrenëve dhe prej personazheve të tjera të rastësishme gjatë këtij udhëtimi, ky është më shumëzërëshi sistematik ndër romanet e Folknerit, i cili shënon dhe kulmin e eksperimentalizmit të tij të hershëm, atë pasxhojsian.
Ndonëse dendësia psikologjike dhe risia teknike e këtyre dy romaneve mezi arrinte ta siguronte që do të mund të lexohej nga lexuesi bashkëkohor, emri i Folknerit zuri të bëhej i njohur në fillim të viteve ’30 dhe në këtë kohë ai ishte në gjendje që të botonte tregime në revista të tilla aq popullore – dhe të cilat paguanin mirë – si Collier dhe Saturday Evening Post. Por ngritjen më të ndjeshme financiare ai filloi ta përjetojë pas publikimit të romanit Shenjtërorja, një roman rreth përdhunimit brutal të një studenteje kolegji nga Jugu. Ngjarja e shkruar herë përshkruan skena dhune e herë skena komike. Kjo ishte një vepër serioze, ndonëse vetë Folkneri deklaronte se e kishte shkruar thjesht për para. Shenjtërorja në të vërtetë përfundoi si roman dhe u publikua para se Teksa vdisja, në shkurtin e vitit 1931, teksa Folkneri ishte në telashe me ristrukturimin e tij dhe pjesërisht rishkrimin e tij – por pa e moderuar aspak dhunën. Në një kohë që kishte kërkesa për të punuar me filma dhe për të shkruar tregime (një përmbledhje e të cilave së pari u botua në vitin 1931, kurse një përmbledhje e dytë në vitin 1934), dhe madje ndonëse kishte përgatitur një vëllim me poezi (i cili u botua në vitin 1933, me titullin Një degë e gjelbër), Folkneri shkroi një roman tjetër të gjatë e madhështor. I strukturuar në një mënyrë shumë komplekse dhe me shumë personazhe, tek Dritë në gusht ngjarjet vërtiten rreth figurës së Lena Grovit, një fshatare e re, e qetë dhe shtatzënë, e cila ka dalë në kërkim të fatit të saj, dhe Xho Krishtlindit, një jetimi po aq kompleks, i cili është i pasigurt për origjinën e tij racore, jeta e të cilit sa vjen e bëhet më dëshpëruese dhe e dhunshme teksa ai është në kërkim të identitetit personal, i cili atij do t’i falte siguri – qenia në njërën anë, dukshëm tjetër, ose qenia tragjike thjesht në vijën ndarëse të ngjyrës së tij.Duke qenë se përkohësisht po kalonte një periudhë të mirë financiare prej Shenjtërores dhe prej Hollivudit, Folkneri bleu një aeroplan të vogël dhe në shkurtin e vitit 1934 fluturoi me të për në aeroportin “Shushan” të Nju-Orleansit, i cili sapo ishte hapur. Atje ai mblodhi shumë material për Shtyllën, romanin për garat e pilotëve, të cilin ai e botoi në vitin 1935. Ai ia dha aeroplanin vëllait të tij, Dinit, duke e inkurajuar që të bëhej një pilot profesionist, por shumë shpejt do të vajtonte e do ta ndiente veten e tij fajtor për këtë vendim të tij, duke qenë se i vëllai bëri aksident me atë aeroplan dhe vdiq, në vitin 1935. Kur lindi e bija e Dinit, në vitin 1936, ai mori përsipër të paguante shkollimin e saj. Kjo përvojë ndoshta ishte pikërisht ajo që ndikoi në dendësinë emocionale të romanit të ri të cilin ai po shkruante. Tek Abesalom, Abesalom! (1936) Tomas Sutpeni mbërrin në Xheferson nga “asgjëkund”, hap me shumë mundim një plantacion të madh në tokat e pafundme të Misisipit, merr pjesë në Luftën Civile dhe lufton me trimëri në mbrojtje të parimeve të tij sociale, por në fund shkatërrohet prej qëndrimit të tij çnjerëzor ndaj atyre që deri pak më parë i kishte pas përdorur për të arritur në mënyrë të ankthshme ngritjen e dinastisë së tij madhështore. Duke refuzuar që të njihte djalin e tij të parë, i cili ishte gjysmë i zi, Çarls Bonin, Sutpeni humbet gjithashtu edhe djalin e tij të dytë, Henrin, i cili ikën që të fshihet, pasi vret Bonin (të cilin ai e donte) për shkak të nderit të motrës së tyre. Duke qenë se kjo histori thellësisht e Jugut është ndërtuar me spekulime, konflikte dhe pa një fund të qartë – e rrëfyer prej disa narratorëve, ku secili shprehet nga perspektiva e interesave të veta, romani Abesalom, Abesalom!, për shkak të fundit të tij të hapur, është parë shpesh si vepra artistike më “moderniste”, duke qenë se mbi të gjitha fokusohet në procesin e vetë rrëfimit.
Edhe romani Palma të egra (1939) ishte teknikisht aventuresk, teksa kapitull më kapitull rrëfen dukshëm dy sfonde të ndryshme që alternohen me njëri-tjetrin. Në këtë kohë Folkneri kishte nisur t’i kthehej sërish tregimeve me temë kontenë e Joknapataufës. Të pamposhturit (1938) ishte një vepër e shkruar relativisht me të njëjtin stil si të tjerat para saj, por Katundi (1940), vëllimi i parë i trilogjisë së pambaruar Snopsët, u shfaq si një vepër me një pasuri të pazakontë. Struktura e tij episodike, përforcohet nga gjedhe të ripërsëritura tematike dhe nga prania e humorprishurit V. K. Ratlif – një agjent tregtar shëtitës makinash qepëse – dhe kundërshtitë e tij të kota përballë pushtetit në rritje të manipuluesit të madh Flem Snops e kushërinjve të tij të shumtë “varfanjakë të bardhë”. Në vitin 1942 doli Zbrit, Moisi, një tjetër vepër kjo madhore në të cilën një eksplorim i ngulmët i temave që lidhen me racat, seksualitetin dhe shfrytëzimin e rrethanave shtjellohet gjerësisht me termat e ndërveprimeve komplekse mes degëve “të bardha” e “të zeza” të plantacionit të familjes Mak-Kaslin, veçanërisht ashtu siç e prezanton Isak Mak-Kaslini nga njëra anë dhe Lukas Bioshampit nga ana tjetër.Për arsye të ndryshme – vështirësitë për të botuar, meqë ishte kohë lufte, dhe presionet financiare e shtrënguan që më së shumti të merrej me shkrime skenarësh dhe të mos e kishte të lehtë botimin e asaj vepre që do të dilte më vonë me titullin Fabula – Folkneri nuk shkroi ndonjë roman tjetër deri më 1948, kur u botua I fshehur në pluhur, tek i cili Lukas Bioshampi, i përmendur më parë tek Zbrit, Moisi, shfaqet si një vrasës i pafajshëm, dhe rrjedhimisht shpëton nga linçimi, falë përpjekjeve të vazhdueshme të një djaloshi të bardhë. Në këtë subjekt përplasen përsëri ndjenjat racore, porse të para nga një prizëm i dyzuar, i cili karakterizon dhe deklaratat publike, të mëvonshme të Folknerit: ndërkohë që në veprat e tij dukej sikur ndiente shumë simpati për shtypjen që u bëhej zezakëve në shtetet e Jugut, sidoqoftë ai ndiente që një padrejtësi e tillë duhej rregulluar nga vetë Jugu, pa ndërhyrjen e Veriut.Fama amerikane e Folknerit – e cila gjithmonë kishte pas mbetur pas famës së tij në Europë – u përhap më tej nga vepra Folkneri portativ (1946), një antologji e redaktuar me shumë mjeshtëri nga Malkolm Kaulej, në përputhje me temat e diskutueshme që parashtron Folkneri për të ndërtuar “një legjendë” të bazuar në fakte historike të Jugut. Vepra Përmbledhje me tregime (1950) e Folknerit, mbresëlënëse qoftë nga ana sasiore e qoftë nga ana cilësore, u prit edhe ajo mirë, dhe po atë vit, pak më vonë, marrja e Çmimit Nobel në Letërsi e katapultoi këtë autor në kulmin e famës botërore dhe bëri që ai të mbante një fjalim të famshëm me këtë rast, në të cilin foli për besimin e tij në mbijetesën e llojit njerëzor, ndonëse jetojmë në një kohë armësh atomike, dhe rolin e rëndësinë e artistit për këtë mbijetesë. Çmimi Nobel pati një ndikim të madh në jetën personale të Folknerit. I sigurt në vetvete tashmë për famën e tij dhe për fitimet financiare që do të kishte në të ardhmen, tashmë ai ishte më pak i motivuar që të shkruante në krahasim me më parë dhe kësisoj nisi t’i lejonte vetes më tepër liri, pije alkoolike dhe një numër marrëdhëniesh jashtëmartesore – dhe këto u shtuan edhe më gjatë veprimtarive të tij jashtë shtetit, siç ishte shkuarja për të lidhur një kontratë në Egjipt (1954) dhe shumë udhëtime (pjesa më e madhe për në Japoni – 1954) të ndërmarra si përfaqësues i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ai i mori shumë seriozisht angazhimet e tij “ambasadoriale”, teksa nisi të fliste shpesh para publikut, të jepte intervista dhe të bëhej politikisht aktiv në vendin e tij, duke marrë pozicione në lidhje me tema të rëndësishme racore, duke shpresuar në mënyrë të pafrytshme të krijonte hapësira kompromisi mes të mobilizuarve konservatorë, jugorë, dhe intervencionistëve liberalë, veriorë. Opinioni vendas në Oksford tregoi që ishte armik i këtyre pikëpamjeve të tij, prandaj Folkneri, në periudhën 1957–1958 pa ngurrim pranoi të bashkëpunonte me Universitetin e Virxhinias, në Sharlotsvill. I tërhequr nga ky qytet edhe për shkak se aty jetonte edhe vajza e tij me fëmijët e saj, si dhe nga mundësitë që kishte aty për t’u marrë me hipizëm dhe gjueti dhelprash, Folkneri bleu një shtëpi atje, më 1959, ndërkohë që vazhdonte të kalonte kohë edhe në Rouan Oak. Shpesh thuhet se cilësia e shkrimeve të Folknerit, pas marrjes së Çmimit Nobel, ra, por pjesa kryesore e Rekuiem për një murgeshë (1951) është shkruar në një formë dramatike sfiduese dhe po kështu edhe Fabula (1954), një roman i gjatë, i dendur dhe i strukturuar në një mënyrë komplekse, i cili sjell jehonën e Luftës së Parë Botërore, kërkon shumë vëmendje si vepra që i mori më tepër kohë dhe e mundoi më shumë. Tek Qyteti (1957) dhe Vila (1959) jo vetëm që e solli në një përfundim trilogjinë Snopsët, duke e sjellë narracionin e tij për Joknapataufën deri edhe më përtej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, porse ndryshoi edhe paksa mënyrën sesi e kishte pas menaxhuar deri më tani këndvështrimin e tij narrativ. Në qershorin e vitit 1962 Folkneri botoi edhe një roman tjetër të shkëlqyeshëm – komedinë gjeniale, nostalgjike, rreth maturimit të një mashkulli, të cilën ai e titulloi Kusarët, ndërsa më poshtë vendosi nëntitullin Një reminishencë. Një muaj më vonë ai vdiq nga një atak kardiak, në moshën 64-vjeçare, me shëndetin të dëmtuar rëndë nga pijet alkoolike dhe rrëzimet nga kuajt, të cilit ishin shumë të lartë për të.Që nga vdekja e tij e tutje Folkneri është vlerësuar qartë jo si vetëm romancieri më i rëndësishëm i brezit të tij, por si një nga më të mëdhenjtë e shekullit XX, i pakrahasueshëm për strukturat e tij të jashtëzakonshme dhe mprehtësinë stilistike, për gamën dhe thellësinë e karakterizimeve të tij, për shenjimin social, dhe për ngulmin e suksesin në eksplorimin e çështjeve fondamentale me terma të fuqishme lokale. Disa kritikë arti, që herët por edhe më vonë, veprën e tij e kanë vlerësuar si tejet retorike dhe mjaft të dhunshme. Një pjesë e tyre edhe kanë shprehur vërejtje të forta – veçanërisht aty nga fundi i shekullit XX, kryesisht për mënyrën sesi i ka portretizuar femrat dhe zezakët amerikanë. Ndonëse fama e tij duket e cenuar prej këtyre vërejtjeve, ai mbetet një autor thellësisht ndikues tek romancierët e Shteteve të Bashkuara, të Amerikës Latine dhe më përtej: të të gjithë botës.

/Alda Bardhyli/Shqip

“Një shtëpi për Gjergj Fishtën”

$
0
0

Nisma studentore “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” organizoi ditën e premte, 24 shkurt tryezën e rrumbullakët kushtuar ndërtimit të një muzeu për Gjergj Fishtën.

Në aktivitetin e zhvilluar në Bibliotekën e Lezhës ishin të pranishëm zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani, studiuesi Tonin Çobani, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të komuniteteve fetare, shkrimtarë, artistë, biznesmenë, arkitektë e dashamirës të veprës së Fishtës.

Takimi i shërbeu arritjes së dakordësisë mes pushtetit qendror dhe atij vendor për të punuar së bashku për realizimin e muzeut të kërkuar me këmbëngulje nga studentët e nismës dhe të ftuarit.

Zëvendësministri Çuni dhe drejtori i Kulturës pranë Bashkisë së Lezhës, Ardian Laçi, në emër të institucioneve përkatëse siguruan të pranishmit se do të nisë puna e menjëhershme në mënyrë të përshpejtuar që së shpejti të ketë një projekt konkret përmes të cilit të gjithë brezat të njihen me vlerat që Fishta i ka shtuar kombit shqiptar.

Të ftuarit vlerësuan vullnetin e studentëve të kësaj nisme që bënë të mundur bashkimin e palëve për një qëllim të tillë fisnik.

Ky takim do të ndiqet së shpejti nga një tjetër tryezë e rrumbullakët me qëllimin për të ndjekur hap pa hapi ecurinë e çështjes deri në realizimin e objektivit final: një muzeu për Fishtën.

Për më shumë informacion klikoni këtu: “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore“.

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbardhen pseudonimet e 20 spiunëve të Sigurimit

$
0
0

Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist. Hapry për herë të parë dosja dhjetëra vjeçare e disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura.

Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës.

Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura, e cla hapet per here te pare nga TCH Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:

“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”.

“Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve
1.BAMJPJEKUR
2.SORKADHJA
3.LULE ZAMBAKUT
4.ÇAJUPI
5.REFERATI
6.NJË-ZAMBUTKA
7.SHKËNDIJA
8.BRISKU
9.KALAJA
10.RRUFEJA
11.BESNIKU
12.PIKTORI
13.LISI
14.MEDIKAMENTI
15.MOTORRI
16.BESA
17.MUNELLA
18.MALI
19.APARATI
20.PLLUMBI

“Musineja kishte një vizion tjetër për të ardhmen dhe ky ishte ai konflikti për të cilën ajo u arrestua. Aty gjenden të gjithë bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Zakonisht këta bashkëpunëtorë ishin mbi 18 vjeç, por ka patur raste që ishin edhe më të vegjël. Janë pseudonime dhe emra. Me aprovimin e këtij ligji, do griset ajo perdja e këtyre njerëze. Kanë qenë afro 20 ata që kanë survejuar Musinenë. Ka pas edhe Brenda në burg, por edhe pas burgut, kur u internua në rrëshen. Ajo ka bërë jetë të mbyllur, njerëzit kishin frikë ta takonin, edhe familjarët. Mund të kishin pasoja, edhe familjarët nqs shkonin ta takonin, do kishin pasoja. Ka qenë një luftë e tmerrshme klasash. Ajo bënte një rrugë të gjatë, shëtiste vetëm sepse shihej si armike e partisë”, shprehet Simon Mirakaj, Anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit.

Musineja njihen ndër radhët e bashkëpunëtorëve me epitetin “Armike e Rrezikshme’.

“Se çfarë rreziku vjen nga intelektuale si Musineja, vetëm ai lloj sistemi bën të tilla arsyetime”, vë në dukje Mirakaj.
Vdekja e saj ishte ashtu si vetë jeta:

 “Ajo ka vdekur në 1983, ashtu sic jetoi e vetmuar edhe vdekja e saj ishte e vetmuar. E kanë hipur në një riportabël, është makinë me një karroceri prej hekuri që ngarkon beton për ndërtime. Është varrosur nga njerëzit e komunales”, shton Mirakaj.

“Kjo dosje, që është dosja formulare e Musinesë, është hapur nga sigurimi shtetit në 1945, për 39 vjet ajo është ndjekur, para bugrut, në burg dhe pas, gjatë periudhës së internimit në Rrëshen, shprehet Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit.

Ajo çka familja kërkon të dijë është kush e ka përgjuar Musine Kokalarin, kush e ka përndjekur hap pas hapi për gati 4 dekada? Ishin të afërm, miq të saj?

“Përgjithësisht bashkëpunëtorët zgjidheshin nga të afërm, rrethi i miqve sepse ishin ata që kishin akses dhe mund të informonin për aktivitetin e saj”, thotë Altin Hoxha.

Dosja e Musine Kokalarit ka vetëm 119 faqe. Nuk përbëhet vetëm nga raportet e hartuara në ato vite nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit por edhe nga detyra, plane biografi, një sërë metodash të përdorura në atë kohë për ndjekjen e personave. Top Channel publikon për herë të parë atë çka në dosjen për Musine Kokalarin njihet si “Koncepti i Social-Demokracisë”, material që përmblidhet në 23 faqe, që ishte edhe platforma që Musineja kishte hartuar për vendin.

“Njerëzit që duhet të qeverisin vendin duhet të vijnë nga rradhët e arsimtarëve, mjekëve, artistëve….për 6 muaj me rradhë një grup prej tyre, duhet të shkojnë në terren, në cdo cep të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, të njohin realitetin e tyre, pastaj të ulen të gjithë bashkë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët. Më pas, po aty të shkojë një grup tjetër, të bëjnë të njëjtën gjë për 6 muaj, të kthehen dhe vetëm kështu mund të kemi një program të denjë politik dhe ekonomik”, citat nga dorëshkrimi i Musinesë.

Për këtë platformë Musineja u dënua me burg.

Pas dënimit, e internuar në Mirditë, ku nisi të punonte me beton tulla e llaç. Një koleg i saji, spiun e bashkëpunëtor i shtetit, i kërkonte gjatë orarit të punës, për të bërë pushim, duke i thënë “mjaft se u lodhëm, fundja ne shumë pak paguhemi”. Dhe Musineja, shkruhet më tej në dosje, I citon një fjali të shkrimtarit francez Zhan Zhak Ruso: “Papunësia është shkak për vese të këqija”. Bashkëpunëtori i sigurimit edhe në raportin e bërë për atë ditë shkruante, Musineja më foli më një Zhak, por nuk e di për kë e kishte fjalën.

“Ju patë platformën e Musinesë për social demokratët. Material 23 faqe, iluminues dhe I pjekur. Është për tu admiruar se si një vajzë vetëm 28 vjece, ishte në gjendje të artikulojë aq mirë. Kërkesa tjetër e familjes ka të bëjë me materialin tërësor, ato duan nëj kopje. Bëhet fillimisht një process kërkimor pëtr gjithë personat e përmendur në dosje dhe më pas fshirja e emrave të personave që janë palë të treta, që sjanë përfshirë në raportin prekur-bashkëpunëtorë. Ishin disa dhjetëra persona. Identiteti i tyre bëhet i palexueshëm. Kemi bërë disa axhustime të shpejta. Hapi tjetër, zbulimi i identitetit të bashkëpunëtorëve”, shprehet Genta Sula, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

“Misioni hnë kryesor është që s’do ketë më të fshehta, që të keqpërdoren. Familjarët do njihen me dhimbjen dhe ata që kanë shkaktuar dhimbjen. Dosjet s’do përdoren më as për shantazh, as për të trilluar dhe as për inskenime”, thotë Altin Hoxha.

Por në qoftë se për familjarët apo vetë Autoritetin për hapjen e dosjeve, ky proces do të hedhë dritë mbi të shkuarën qe vijon te mundoje edhe sot, Fatos Klosi, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë se përveç shuarjes së kuriozitetit, hapja e dosjeve nuk shërben për asgjë.

“Dosjet po të ishin hapur dhe të kishin efekt për shoqërinë shqiptare, duhet të ishin hapur që në vitin 1991-1992. Që mbase kishte efekt direkt. Por sot, hapja e dosjeve ka vetëm natyrën e shuarjes së një kurioziteti. Nuk mund të influencojë në shoqërinë shqiptare, çfarë do bëjë? Ja u hapën dosjet…ja dolën dhe ca pseudonime. Edhe pastaj? Nëse ata bashkëpunëtorë, duke qenë në shërbim të atij regjimi, thjesht kanë thënë të vërtetën, unë nuk shoh ku është krimi. E vërteta, hap dosjet, kanë thënë kështu kështu. Asnjë se di, përveç Musinesë vetë, cila është e vërteta. Bashkëpunuesit s’kanë ç’duhen për t’ju mësuar emrat, ata nuk dënohen dot as me ato ligje, as me këto që kemi sot. Ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese”, shpjegon ish- kreu i SHISH.

Për Fatos Klosin, ata që njiheshin si bashkëpunëtorë të sigurimit, në atë kohë ishin njerëz të nderuar.

“Kush ishte bashkëpunëtor, regjimi e konsideronte të nderuar, njeri që i shërbente shtetit, që e ndihmonte shtetin në luftën kundër gjithë armiqve që ishin turrur atëherë. Kjo ishte propaganda”, shton Klosi.

Klosi thotë se një pjesë e dosjeve ende sot nuk duhen prekur.

“Dosjet e zbulimit si ka ngarë njeri. Ato janë të rëndësishme se lidhen me aktivitetin e botës kundër Shqipërisë. Dosjet e kundërzbulimit janë edhe më interesante se është lufta e bërë nga shërbimet e huaja brenda Shqipërisë. Nuk do hapen këto, do ishte një gafë shumë e madhe të prekeshin ato”

Por si e kujton sot familja e Musien Kokalarit këtë “kundërshtare të regjimit komunist”?

“Unë e kam njohur Musinenë pak por e kam njohur shumë nga tregimet e gjyshes time. Ajo fliste përditë, pra ky lloj edukimi ka qenë i përditshëm. Ajo më fliste përditë për gjyshin, për Musinenë, për jetën që ata kishin përpara tragjedisë, pra para vitit ’44”, tregon Linda Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit.

Linda kujton takimin e parë me të pas shumë vitesh, kur ajo dergjej në spital nga sëmundja, sërish e vetme.

“Në atë takim u përqafuam gjatë të dyja. U përqafuam shumë gjatë. U emocionova. Ajo më tërhoqi vërejtje. Më tha asnjëherë mos të të shoh me lot në sy. Kishte ndryshuar sigurisht por më shumë kisha ndryshuar unë. Unë e njoha menjëherë”, thotë ajo.

Mbesa e Musinesë, vajza e të vëllait me të cilin shkëmbente vazhdimisht letra dhe ishte shumë e lidhur kujton një fjali të shkrimtares, kur ajo ka qenë vetëm 20 vjeç.

“Lirinë unë e kërkova gjithandej dhe e gjeta Brenda vetes. Pra flasim për vitet 1940-1942. Parakohshmëria e Musine Kokalarit është e pakrahasueshme. Ajo ishte shumë para kohës së vet. Musine Kokalari qëndron diku lart, është një figurë e përkryer, e paatakueshme, sipas mendimit.”, shprehet Linda Kokalari.

Linda, në emër të familjes Kokalari i ka kërkuar Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, zbardhjen e të vërtetës për jetën dhe vdekjen e saj. Por a do të mjaftojë kjo për të shuar dhimbjen e familjes?

“Nuk di të them do shuhet dhimbja apo jo. Të dalë e vërteta. Të dihet se kush është kush”, shprehet ajo.

20 bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, që për 40 vjet përndoqën e spiunuan Musine Kokalarin, së shpejti do të kenë një emër dhe “Shkëndija” apo “Piktori” do të përballen me të vërtetën publike.

Ky është një proces që sapo ka nisur dhe duket se do të ketë një rrugë të gjatë edhe pse është me shumë vonesë tek ne.

Debati për hapjen e dosjeve e ka shoqëruar politiken dhe shoqërinë shqiptare gjatë këtyre 27 viteve të demokracisë. Në disa vende ish-komuniste dosjet u hapën dhe u panë si çlirim nga e shkuara.

Ndërkohë në Shqipëri dosja e Musine Kokalarit është e para. Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur grumbullimin e të gjitha materialeve.

Koha do ta tregojë se sa i vështirë apo i lehtë do të jetë ky proces dhe cilat dosje nuk janë prekur deri më sot dhe mbi to do të mësohet e vërteta, apo cilat dosje janë zhdukur ndër vite dhe a do të ketë çlirim për shoqërinë gati 3 dekada pas rënies së Komunizmit.

Lamtumirë Paxton! Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”

$
0
0

Aktori i filmit të famshëm “Titanic”, Bill Paxon, ka ndërruar jetë si rrjedhojë e disa komplikimeve, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilës po i nënshtrohej.

Paxton ka luajtur në disa filma, ku më të famshmit janë: “Titanic” dhe “Tëister”, “Terminator”, “Edge of Tomorroë”.

Paxton ka fituar një çmim Emmy me filmin “Hatfields & McCoys”, në vitin 2012 dhe disa çmime të tjera kinematografike


Oscar 2017: Çfarë duhet pritur nga filmat e nominuar

$
0
0

Është nata më e madhe e vitit në Hollyëood – ceremonia e çmimeve Oscar fillon të dielën në orën 17:3- (sipas zonës kohore të Paqësorit) dhe 01:30 të mëngjesit të së hënës (sipas zonës kohore të Greenwich). Por, ndërsa detajet e fundit përgatiten, ja çfarë duhet të prisni nga filmat konkurrentë.

Filmi më i Mirë: La La Land

Sigurisht, me një rekord prej 14 nominimesh, filmi i Damien Chazelle pritet më shumë nga të gjithë që të dalë me trofeun e “Filmit më të Mirë.” Filmi trajton historinë e një pianisti Jazz-i, i cili dashurohet me një aktore të re në Los Angeles, ndërsa të dy përballen me agoninë dhe ekstazinë e “t’ia dalit mbanë” në Hollywood. Dhe, duke qenë se Hollywood i adhuron filmat që kanë në qendër, po atë vetë (kujtoni “The Artist,” “Birdman,” etj.), “La La Land” me siguri do të dalë me trofeun e shumëpritur, pavarësisht debateve që ka shkaktuar.

Sfiduesi: Moonlight

Një film vizualisht magjepsës dhe një histori që të lë pa frymë, “Moonlight,” vendos në qendër të ekranit, tipin e personazhit, që Hollywood e ka të vështirë ta kapërdijë, nëse nuk është thjesht një stereotip dytësor në film: një i ri afro-amerikan, homoseksual dhe i margjinalizuar. Natyrisht, nëse do të arrijë të cilësohet si “Filmi më i Mirë” nga Oscar, ndonëse nuk duket se e ka të nevojshëm këtë lloj afirmimi, “Moonlight” sigurisht që do të thyejë shumë stereotipe Hollywood-iane.

I paprituri: Hidden Figures

Historia reale e tri matematiceneve me ngjyrë në një botë, që dikur i përkiste vetëm meshkujve të bardhë në Nasa-n e viteve ’60-të, ka tejkaluar pritshmëritë në kinematë amerikane dhe është filmi që ka siguruar më tepër fitime nga nëntë të nominuarit në këtë kategori.

Filma të tjerë në këtë kategori: Arrival, Fences, Hacksaw Ridge, Hell or High water, Lion, Manchester by the Sea.

Aktorja më e Mirë: Ema Stone (La La Land)

Nëse “La La Land” arrin të dalë si filmi më i mirë i vitit në Oscar, atëherë me shumë gjasa do të marrë edhe aktoren Emma Stone me vete, si aktorja më e mirë. Stone, gjithashtu është në moshën dhe shkallën e duhur të karrierës, në të cilën Akademia preferon të pranojë aktoret kryesore femra.

Sfiduesja: Isabelle Hipper (Elle)

Aktorja franceze arriti të fitonte një “Golden Globe” për rolin e saj në thrillerin “Elle,” i cili ka në qendër historinë e përdhunimit dhe hakmarrjes të një biznesmeneje të suksesshme. Gjithashtu, shumë kritikë mendojnë se Oscar duhet t’i japë asaj vlerësimin e merituar për një karriere 40-vjeçare.

E papritura: Natalie Portman (Jackie)

Gjer në një farë momenti, Portman dhe Stone ishin dy konkurrentet kryesore, pasi Akademia i adhuron aktorët, të cilët arrijnë të shndërrohen në legjenda të jetës reale, siç Natalie Portman arriti me ish-zonjën e parë të SHBA, Jackie Kennedy. Por, filmi nuk rezultoi si suksesi i parashikuar tek shikuesit amerikanë, e as në nominimet e Oscar.

Nominime të tjera në këtë kategori: Ruth Negga (Loving), Meryl Streep (Florence Foster Jenkins).

Aktori më i Mirë: Denzel Washington (Fences)

Denzel Washington është ndoshta aktori më i preferuar për të fituar në këtë garë. Nëse ia del mbanë, ai do të jetë aktori i katërt që arrin të sigurojë tri çmime Oscar në këtë kategori. “Fences” është historia e një babai afro-amerikan, i klasës punëtore, të cilit i duhet të kujdeset për familjen e tij në Amerikën e viteve ’50-të, ndërsa përballet me ngjarje që trondisin jetën e tij.

Ose ndoshta kryesori është: Casey Affleck (Manchester by the Sea)

Prej disa vitesh, sfida nuk ka qenë kurrë kaq e ngushtë në këtë kategori, ndërsa Affleck ka marrë mjaft kritika positive për rolin e tij. Por, ai e humbi vendin e parë në nominim, pjesërisht pasi ai nuk konsiderohet edhe aq joshës në fushatën e nominimeve të Oscar dhe pjesërisht për shkak të hijeve të dyshimit, që ranë mbi të pas akuzave për një ngacmim seksual në vitin 2010.

I paprituri: Ryan Gosling (La La Land)

Nëse Gosling arrin të fitojë këtë kategori, atëherë “La La Land” me siguri do të marrë çdo çmim, në të cilin është nominuar.

Nominime të tjera në këtë kategori: Andrew Garfield (Hacksaw Ridge), Viggo Mortensen (Captain Fantastic).

Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor: Viola Davis (Fences)

Duke luajtur të njëjtin rol, që i siguroi asaj një “Tony Award” në Broadway, Viola sipas kritikëve, e ka të sigurt trofeun në këtë kategori.

Sfidueset: Naomie Harris (Moonlight), Nicole Kidman (Lion), Octavia Spencer (Hidden Figures) dhe Michelle Williams (Manchester by the Sea). Të gjitha këto aktore kanë dhuruar performance mjaft të mira, por ndoshta nuk do t’iu duhet të përgatisin një fjalim pranimi për çmimin.

Aktori më i Mirë në Rol Dytësor: Mahershala Ali (Moonlight)

Ali ishte aktori që tërhoqi më tepër vëmdnje në kastin e filmit “Moonlight,” dhe me një rol në “Hidden Figures,” ai është një tjetër aktor, të cilin Akademia mund ta përzgjedhë si yllin e radhës.

Sfiduesi:
Dev Patel (Lion)

Për Patel ka patur një dashuri të madhe dhe mbështetje të vonë. Aktori, i cili duket se ka arritur pjekurinë artistike tetë vjet pas perfomancës së tij tek “Slumdog Millionaire, filmi që arriti të merrte tetë çmime Oscar.

I Paprituri: Jeff Bridges (Hell or High Water)

Ai mund të jetë në një rol dytësor, por Bridges duket se ka arritur të vjdedhë vëmendjen nëpërmjet performancës së tij si Texas Ranger.

Nominime të tjera në këtë kategori: Lucas Hedges (Manchester by the Sea), Michael Shannon (Ncoturnal Animals).

Regjisori më i Mirë: Damian Chazelle (La La Land)

Filmi është kaq i preferuar nga Akademia, saqë me shumë gjasa, ata do të vlerësojnë vizionin e Chazelle dhe faktin, që ai ka arritur të krijojë një film të tillë, vetëm në moshën 32-vjeçare. Ai do të ishte regjisori me moshën më të re, që fiton këtë çmim.

Sfiduesi: Barry Jenkins (Moonlight)

Por, “Moonlight” tregon gjithashtu një talent vision të rrallë regjisorial, ndërsa jep shenjat e para të një talenti të ri të madh tek

Jenkins, i cili do të ishte i pari afro-amerikan, që fiton këtë [mim.

I Paprituri: Mel Gibson (Hacksaw Ridge)

Do të ishte vërtetë e papritur, nëse australiani do të merrte këtë çmim, pas (vetë)përjashtimit të tij nga Hollywood, pas filmit të bujshëm, të kritikuar si anti-semit, “Pasioni i Krishtit.” Por, Akademia ia dha këtë çmim Roman Polanskit në vitin 2003, pavarësisht (vetë)përjashtimit të tij pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, kundër dëshirës së saj.

Çmimet më gjithëprfshirëse ne historinë e Oscar?

Pas dy viteve kur Akademia u kritikua se nuk kishte përfshirë mjaftueshëm artistë me ngjyrë, apo artiste femra në nominime, tri nga çmimet për aktrim mund t’iu shkojnë aktorëve afro-amerikanë këtë vit.

Kush do ta përmendë… Donald Trump?

Oscar mund të mos jenë më vetëm të bardhë këtë vit, por padyshim do të jenë portokalli.
Disa nga zërat që mund të flasin kundër presidentit të SHBA-ve, ndërsa politika pritet t’i vjedhë vëmendjen artit, janë: Meryl Streep (sërish), Mahershala Ali, Viola Davis, Casey Afflesck, por edhe vetë prezantuesi, Jimmy Kimmel. /

Londër/ Film për sopranon shqiptare Ermonela Jaho

$
0
0

Opera Mbretërore e Londrës do të nis xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho.

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të operas (Royal Opera House).

Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër.”, shkruhet në faqen zyrtare.

Në faqen zyrtare të Operës Mbretërore të Londrës janë dhënë disa detaje nga skenari i filmit, ku do të jetë së pari intervista sesi Ermonela Jaho u bë këngëtare e operës.

Më tej do të tregohet për sfidat e saj në skenat botërore dhe sukseset e mëdha në operën londineze. Ermonela Jaho është e vlerësuar me shumë çmime prestigjioze, ndërsa një vit më parë ajo u vlerësua me çmimin më të lartë, që konsiderohet si Oscari i Operës: me çmimin e publikut Internacional Opera Awards.

Filarmonia e Vjenës në Carnegie Hall

$
0
0

Nga Mimoza Dajçi/Pas shfaqes spektakolare që Filarmonia e Vjenës dha në Kryeqytetin Shqiptar edhe artëdashësit New York-ez patën kënaqësinë të shijonin këto ditë tingujt e Straussit, Mozartit dhe Beethovenit në Carnegie Hall Manhattan. Qindra të rinj e të reja muzikantë, profesionistë, pasionantë të muzikës klasike, si zakonisht edhe aristokracia amerikane, ndoqën nga afër muzikën tradicionale dhe contemporale të Filarmonisë së Vjenës.

Orkesatra e Vjenës filloi të japë koncerte muzikore në New York qysh nga viti 1989, ku vazhdon edhe sot këtë traditë të bukur artistike. Dirigjent i këtij sezoni dimëror në New York ishte përzgjedhur Dirigjenti i Orkestrës Simfonike të Cleveland-it Franz Welser – Most, i cili ka kohë që ka lidhur kontratë pune me Filarmoninë e Vjenës.

Pranë kësaj filarmonie performojnë kryesisht instrumentistë austriakë, por ka edhe të huaj, mes tyre edhe dy shqiptarë. Njihet tashmë violinisti Shkëlzen Doli dhe në çelo luan Edison Pashko. Eshtë për tu vlerësuar ky fakt se të aderosh në një orkestër me famë botërore nuk është e lehtë, por falë talentit, punës dhe suksesit edhe shqiptarët kanë arritur majat e muzikës botërore.

Violinisti Shkëlzen Doli performoi Shtatorin e kalur përkrah yllit të muzikes shqiptare Rita Ora me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Ai gjithashtu u bë promotor midis qeverive shqitpare dhe austriake që Koncertet e Vjenës të shfaqeshin për herë të parë edhe në Shqipëri.

Koncertet e Filarmonisë së Vjenës janë ngjarjet më të ndjekura në botë, ku përveç muzikës ka edhe kërcime nga balerinët e Operas së Shtetit, kryer në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës. Baletet ndiqën për arsye logjistike, vetëm nga publiku televiziv. Biletat për të ndjekur koncertin shiten nëpërmjet internetit në muajin janar, pothuajse një vit para koncertit.

Për më shumë se 170 vjet, tingujt e orkestrës vjeneze dëshmojnë cilësi të rangut të lartë. Origjina e orkestrës lidhet me Operan e Oborrit, muzikantët e së cilës ishin Mozarti, Beethoveni etj. Filarmonia e Vjenës jep vazhdimisht koncerte në kuadrin e “Javëve të Filarmonisë së Vjenës”. Koncerti i parë mbajtur në New York shënon vitin 1989 e deri në ditët e sotme.

Në vitin 2005 Filarmonia e Vjenës u shpall Ambasadore Nderi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Profetët dhe shkrimtari i sulmuar

$
0
0

Nga Ilir Muharremi/Institucionet shtetërore dhe organizatat që shpesh herë reagojnë në rastet e cenimit të drejtave të njeriut dhe dhunës fizike, kësaj herë kanë heshtur ndaj sulmit fizik të ashtuquajturit shkrimtar Azem Deliut, i cili ditë më parë u sulmua fizikisht nga tre persona. Ai u sulmua për shkak një shkrimi që ka shkruar për profetin Muhamed. Ja shkrimi i plotë i tij: “I nderuar hoxhë Bedri Syla. Nuk doja të shkruaja një përgjigje, ngaqë e dija që do të provokoja të tjera shfryerje mllefi ngaqë nga të gjitha reagimet që kam marrë, vetëm i juaji ka qenë paqësor. Megjithatë, duke qenë i tillë reagimi juaj për të cilin ju përgëzoj, nuk mund të rri pa u përgjigjur me pak fjalë. I nderuar, unë konsideroj që figurat publike e historike, e së këndejmi edhe Muhamedi, nuk janë pronë e askujt dhe i nënshtrohen debatit publik ku mendimet natyrisht që janë të ndryshme, përndryshe nuk ka kuptim debati. Duke qenë kështu, nga opinionet për të nuk duhet ndier i fyer askush. Kush të dojë le të flasë mirë për të. Natyrisht, edhe e kundërta është e drejtë. E para, ju më dhatë referencë për La Martinin, jo edhe për Gëten e Tolstoin. Për këta të dy, anipse vazhdon të pretendohet që kanë folur mirë për profetin, ende nuk janë dhënë referencat. Edhe nêse jepen, kjo nuk do të thotë kurrë që jemi të detyruar të mendojmë si ata, dhe askush s’ka pse ndihet i fyer (aq më pak arsyetohen sharjet e kërcënimet). Ndërkaq, më lejoni t’ju sqaroj se thëniet tjera që kanë qarkulluar (si për shembull që Dostojevski ka folur për profetin Muhamed), janë, megjithë respektin, shpifje të pabazuara me qëllim propagandues. E dyta, tre poetët që keni përmendur në shkrimin tuaj për shërbimin që i kanë bërë profetit Muhamed, janë shembulli i keq i vendosjes së letërsisë në shërbim të ideologjisë dhe, përjashto shkollat ideologjike religjioze, nuk zënë kurrfarë vendi të rëndësishëm në Letërsinë e Lindjes. Për kompromisin më të mirë që mund të bëj me ju, mund t’ju them që ata së shumti zënë vend periferik në këtë letërsi. Zor se janë shkrimtarë për t’u marrë shembull, bile edhe për t’u përmendur. Në anën tjetër, Muhamedi ka urdhëruar të vriten poetë. Asnjë njeri i letërsisë nuk mund ta miratojë këtë. Sa për moshën e Aishes, referencat janë të shumta. Libri i Christopher Hitchens, është vetëm një prej tyre. Ju përshëndes shumë, Azem Deliu.”

Çdo njëri mund të merr të drejtën të jap opinion ndaj Zotit, profetëve, njerëzimit, politikës…. Ndalohet sulmi fizik ndaj tij dhe ndoshta kjo për mediat është një top lajm, sepse mediat rrinë si ujqit, ushqehen me skandale dhunë dhe pornografi. Po kalojmë në temë. Çdo person që sulmon shkrimtarin, ka mendim të keq për letërsinë e mirëfilltë, sepse së pari duhet dialogu, polemika dhe në fund konkluzioni. Këtu nuk humbi shkrimtari, por sulmuesit, sepse u quajtën terroristë. Edhe mund të cilësohen ashtu. E tërë polemika filloj nga shkrimi, Zoti dhe Muhamedi dhe këta  nuk janë pronë e askujt, secilit i lejohet të jap mendim për ta.

Çfarë vërteton prova e Kuranit për moshën e martesës?

Mosha e martesës arrihet kur njeriu është i pjekur dhe me arsyetim mendor të shëndoshë. Martesa fillon me pjekuri, intelekt dhe gjykim. Atëherë, cili fëmijë i moshës 9 vjeçare posedon pjekuri, intelekt dhe gjykim. Ai është si kafsha, harron dhe është i lumtur nga kënaqësitë. Ose një 13 vjeçar-e ka një nivel të shëndoshë pjekurie të menaxhojë pasuritë dhe burrin. Kjo moshë më shumë rrëfen për një pafajësi fëmijërore, ndërsa njerëzit e sotëm referohen në atë se profeti u martua me një 13 vjeçare ose 6 vjeçare. Disa referenca thonë se Aisha bint Ebu Bekr ishte 6 ose 7 vjeçe në moshën kur u fejua dhe 10 kur u martua. Ndërsa, disa kanë këmbëngulur se mosha e lartpërmendur është e saktë, të tjerë janë të mendimit se Aisha  ishte më e madhe. Myslimanët arsyetojnë se çdokush konsiderohet fëmijë sipas traditave dhe kontekstit kulturor në të cilin jeton. Fëmijëria e hershme, fëmijëria, pjekuria, pleqëria dhe vdekja janë gjithkund të njëjta biologjike, sepse njeriu së pari i përket natyrës e pastaj thurjes së dogmave, Zotit dhe religjionit. “Mos u martoni me paganet, gjersa të (siguroheni) se besojnë. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë,gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që ata të mendojnë duke u bazuar në to.” (Kuran, 2:221) Edhe nëse je skllav dhe besimtar, je më i mirë se rrënjët origjinale – paganizmi. Andaj, ndonëse pëlqimi i martesave më fëmijët, është më i dukshëm, sepse kërkohet të skllavërohen, tu nënshtrohen dhe të shumohen. Fëmijët besojnë tek prindërit verbazi, këtë të gjithë e dimë. Zoti nëse ekziston nuk do ta bënte një gjë të tillë. Në Kuran, martesa është betim solemn dhe serioz. Njeriu sipas fesë jepet me shpirt ndaj gruas, ose gruaja ndaj burrit. Atëherë, profeti i bëri lojë fëmijës, kurse libri i shenjtë kërkon ndryshe. Ndoshta profeti e anashkaloj këtë udhëzim të shenjtë dhe u martua sepse besoj në instinktin njerëzor të ekzistencës, doli nga kthetra e ligjit fetar. Njeriu i sotëm shpesh e bënë këtë. Feja e ndalon martesën e robit me detyrim. Por, një fëmijë si mund të gjykoj për martesën pa ja imponuar i rrituri, ose shpesh përdorin edhe forcën. Transmetimin e moshës së martesës se Aishes e gjejmë në 5 hadithe të Buhariut. Interesantja këtu është se ne gjejmë një emër që përsëritet në të gjitha transmetimet. Ky emër është HISHAM, dhe tek ky njeri qëndron problemi. Besueshmëria e Hishamit ështe shumë e dyshimtë sepse pasi ky shkoi në Irak transmetimet e tija të haditheve, dukshëm ishin jo-konsistente dhe të parregullta.

Kalojmë tek priftërinjtë dhe hoxhallarët të cilët thirren në emër të Zotit

 

“Kundër mërzisë luftojnë më kot edhe zotat. Ç’bën ai? Shpik njeriun”, shkruan Nietzsche. Porse e kundërta njeriu shpik Zotin.

Edhe njeriu ndjenë mërzinë. Mendohet se Zoti tejkaloj kufirin, shpiku edhe kafshët, u gabua sepse instaloj një çikë pushtet te njeriu, dhe njeriu filloj t’i sundonte. Pastaj e krijoj gruan e parë Evën e cila sipas Nietzsches qe gjarpër. Ai fsheh këtu kënaqësinë e jetës për të vazhduar njeriu, frenon epshin, por prapë ja dedikon kuptimin e këtij epshi “të poshtër” priftërinjve. Nga femra lindi kënaqësia, kënaqësia e të shijuarit natyrën dhe frutat. “Zotin e vjetër e kapi një frikë e tmerrshme”, thoshte me qejf Nietzsche duke i dhënë pushtet njeriut. Këtu Zoti bëhet rivalë me njeriun, dhe ky njeri i cili nuk e vret sepse e kupton mos ekzistimin e tij është shkencor. Zoti merr fund aty ku është e pranishme shkenca. “Shkenca është mëkati i parë, fara e gjithë mëkateve, mëkati origjinal”, shkruan ky filozof. Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë frikë nga shkenca, sepse ajo i qet në pah dobësitë e besimeve të tyre. Ajo beson vetëm në vërtetimin dhe faktet dhe Zoti ikën nga shkenca. Fetarët tok më Zotat e tyre përpiqen të mbrohen nga shkenca dhe si është e mundur kjo? Ky pikërisht është problemi kryesor. Të përjashtohet mendimi për parajsën dhe ferrin, të dilet nga jo shpikje dhe njeriu nuk duhet të mendojë, ai duhet të ndjenë nevojë të jetojë, ngaqë aty ku qe nevoja bie mendimi, dhe Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpikin nevojën. P.sh pleqërinë dhe vdekjen, iu kundërvihen shkencës. Jeta nga shikimi i drejtë i saj nuk e lejon njeriun të mendojë. Këtu errësohen zotat, Zoti më nuk është i denjë të shpik luftërat, ndasinë ndaj njerëzve, dhe luftërat marrin fund. (Priftërinjtë dhe Hoxhallarët gjithnjë i kanë dashur luftërat.) “Lufta punëprishëse e madhe e shkencës”, vazhdon Nietzsche mes të tjerash. Vërtetë kjo është e pabesueshme se si Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpërndajnë diturinë dhe emancipimin tok me luftën. Zoti këtë duhet ta dijë sepse nëse kishte qëllim paqen duhet asgjësuar Priftërinjtë dhe Hoxhallarët. Mirëpo, erdh koha kur njeriu u bë shkencor dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të vras kryeshefin e tyre – Zotin, ose (Zoti nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë.) “Ndërmjetësuesit” e Zotit, Jezusi dhe Muhamedi, pastaj këlyshët Priftërinjtë dhe Hoxhallarët do të dorëzohen dhe njeriu i kopesë do të bëhet vetë Zot. Nuk e dijë a më kuptuat, por Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë një armik të vetëm: shkencën, vërtetimin më të shëndoshë të vlerave. Këtë e pohonte edhe Nietzsche te “Antikrishti” dhe vetë ai qe dyshues në tekstet e tija në momentin kur e vret Zotin, sepse kjo vrasje ndodh pa shkencë, veç në ide, dhe ishte vrasje e tepërt. Nietzsche-ja nuk e anashkaloj Zotin pa e vërejtur, këtu ai duhej ta kuptonte “ekzistencën e tij”, pastaj ta vriste. Kjo i bie sikur ta sfidosh absurdin. Absurdin dhe Zotin nuk mund ta sfidosh, por t’i anashkalosh pa i vërejtur. Atëherë, vdekja ndodh vetvetiu.Po e përmend edhe një gjë të cilën e përdorin Priftërinjtë dhe Hoxhallarët: E sjellën në botë mëkatin, pastaj sajuan ndëshkimin, këto janë kundër shkencës. Këtu plot vuajtje ulërinë Nietzsche:”Kundër çlirimit të njeriut nga prifti”, unë do ta shtoja edhe Hoxhën. Nietzsche-ja nevojën për priftin e shpallë në momentin kur njeriu vuan tepër. Edhe nga vuajtja e tepërt njeriu bashkë me vetveten gjen kurimin. Prifti prapë qëndron jashtë tij. Mjaftë me Priftërinjtë dhe Hoxhallarët, shpëtimtari është brenda njeriut. Ndëshkimi, faji, mëshira, më vonë kinse shpërblimi dhe falja. “Gënjeshtra nga koka tek këmbët, pa asnjë realitet psikologjik”. Këta atentator kundër vërtetësisë dhe shkakut kanë filluar me grushte me gurë dhe me vrasje të dominojnë. Krishterët e përdoren mesjetën, Myslimanët po e bëjnë të njëjtën tash. Atentator, parazit, vampirë, shushunja, vrasës të nëntokës janë të gjithë ata në krye të feve që thirren në emër të Zotit. Edhe Zoti ka dorë në këto vrasje sepse emri i tij përdoret. Fuqia e tij e pafajshme do na bind nëse i ndalon dhe asgjëson këta kriminel. Zoti vazhdon ta lejoj krimin në tokë. Nëse Zoti për dikë kuptohet e për dikë keqinterpretohet, atëherë pse duhet shpikur ai, kur mendja e njerëzve qe e ndryshme nga perceptimi real për të? Nëse mendohet një Zot, ai është edhe për njerëz të pasur, të varfër, psikopat, maniakë, të sëmurë mendor… Që nga mesjeta dhe asnjëherë më shumë se tash nuk kanë ndodh vrasje në emër të Zotit. I bie se Zoti u keqkuptua. A është një Zot i njëjtë për të gjitha fetë? Kjo më shumë vërteton se secili në veten e tij ka Zotin e tij. Nëse kërkohet jashtë tij, ai keqkuptohet, keqpërdoret dhe bëhet politikë në emër të tij. Pra, vetë njeriu është fajtor për krimin, çoroditjen në tokë. Atëherë Zotin nuk duhet vrarë, duhet të mos kemi mendim për të dhe vetvetiu do eliminohet. Krimi do ndaloj. Ndonëse luftërat kolektive do zvogëlohen edhe pse njeriu do tentoj të shprehë interesin e pushtetit dhe instinktin e tij të vrasjes, por këtë do ta bënte më pak sepse do i mungoj shkaku global (keqinterpretimi i Zotit.) Vendi dhe koha e Zotit nuk ekziston, ashtu sikur për njeriun, por ekziston momenti për të.Fetë e shumta duhet t’i gërshetojmë dhe nga ato të nxjerrim vetëm një fe ose rregull. Njëjtë si me ngjyrat, kur përzihen shumë ngjyra fitojmë një ngjyrë. Tek fetë siç kamë dëgjuar veçanërisht te krishterët, njëjtë edhe te myslimanët: “Feja të bënë të lumtur”, kështu njeriu duhet t’i besoj kësaj “të vërtete”. Lumturia nuk tregohet, por premtohet, kjo lumturi vjen si kusht i të besuarit. Qëllimi është se njeriu duhet të besoj pastaj të jetë i lumtur. Në këtë rast, përjetësia është zhgënjyese sepse është e paarritshme dhe në ç’mënyrë besimtarët na bindin për këtë? Në thelb ata përdorin vetëm besimin dhe asgjë tjetër.

 

(Video) Gafa që eklipsoi natën e yjeve Oscar

$
0
0

“Moonlight” u shpall filmi më i mirë në natën e ndarjes së çmimeve Oscar, por vetëm pasi Faye Dunaway deklaroi se kishte fituar filmi “La La Land”.

Ishte kjo gafë që dominoi diskutimet pas ceremonisë së yjeve.

Ekipi i filmit “La La Land” ishte gati për të mbajtur fjalimin e fitores, kur u zbulua gabimi.

Në fakt ishte dorëzuar gabimisht zarfi që përmbante kartën ku thuhej se fituese e çmimit “Aktorja më e mirë” është Emma Stone.

Vetë Stone tha më pas: “A është ky momenti më i çmendur në historinë e çmimeve Oscar? Do të hyjë në histori”.

Mjuzikëlli “La La Land” fitoi gjashtë çmime Oscar, mes tyre atë për regjisorin më të mirë dhe aktoren më të mirë.

“Moonlight”, që flet për jetën e një të riu me ngjyrë në SHBA, që ka probleme me seksualitetin e tij, fitoi edhe për skenarin më të mirë dhe aktorin më të mirë mbështetës.

Këtë çmim për herë të parë e fitoi një mysliman, Mahershala Ali.

Damien Chazelle, regjisor i “La La Land” u bë regjisori më i ri që e fiton këtë çmim në moshën 32-vjeçare.

Gabim skandaloz në ndarjen e çmimeve Oskar

$
0
0

Gabimisht si fitues u shpall filmi “La La Land”në katëgorinë e filmit më të mirë. Por fitues ishte një film tjetër. Emma Stone fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë.

Aktorja e re amerikane fitoi çmimin Oskar në kategorinë më të rëndësishme – si aktorja kryesore e filmit. Me vetëm 28 vjet, Emma Stone është fituesja më e re e këtij çmimi. Këtë çmim ajo fitoi për rolin e saj në mjuziklin “La La Land”, i cili kishte 14 nominime.

Gabimi i rëndë

Gjatë ndarjes së çmimeve ndodhi edhe një skandal: në kategorinë më të rëndësishme, për filmin më të mirë, aktori Warren Beatty dhe aktorja Faye Dunaway lexuan gabimisht emrin e mjuziklit “La La Land” si fitues! Ndërkohë që Akademia amerikane e Filmit kishte marrë një vendim tjetër: filmi më i mirë ishte shpallur “Moonlight”. Duket se ishin përzier zarfat me emrat e filmave. Regjisori dhe përfaqësuesit e mjuziklit ishin nisur për të dalë në bunë, kur u kuptua gabimi….

Ceremonia me probleme

USA Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Nicholson)Barry Jenkins

Çmimin Oscar për regjinë më të mirë e ka fituar Damien Chazelle me filmin “La La Land”. Ai është regjisori më i ri që ka fituar një Oskar. Ndërsa si aktori më i mirë u shpall për këtë vit Casey Affleck, për rolin në dramën “Manchester by the Sea”. I pari në mbrëmje u nderua Mahershala Ali, në kategorinë “aktori më i mirë dytësor”. Aktori amerikan e fitoi këtë çmim për rolin në filmin “Moonlight”, i cili ishte nominuar në tetë kategori dhe ishte një ndër favoritët më të mëdhenj këtë vit. Regjisori Barry Jenkins e ka shkruar vet skenarin ku ka shumë elemente personale.


Los Angeles Oscars 89. Academy Awards
(Getty Images/AFP/M. Ralston)Damien Chazelle

Mahershala u tregua shumë i prekur me këtë çmim. Në historinë e Academy Awards, kjo është hera e pestë që Oskarin fiton një aktor me ngjyrë, që vlerësohet si shumë pak.

Oscarin fiton aktora e mrekullueshme – Viola Davis

Befasia tjetër: aktorja amerikane Viola Davis fitoi çmimin Oskar si aktore në një rol dytësor në filmin “Fences”. Në këtë mënyrë ajo fitoi në konkurrencën me aktoret shumë të njohura si Nicole Kidman apo Michelle Williams. Ndaj nuk ishte befasi që

Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Jackson )Viola Davis

në ceremoninë e ndarjes së çmimin nuk përmbante dot as lotët. Davis ishte personi i dytë me origjinë afroamerikane që fitoi një Oskar!

Në këtë mënyrë Akademia bëri ca ndryshime, pas kritikave dhe protestave të shumta që janë dëgjuar vitin e fundit kur aktorët me ngjyrë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni, sepse me këtë çmim janë nderuar gati gjithmonë vetëm të bardhët.

Oskari  për film të huaj shkon në – Iran

Filmi i suksesshëm gjerman “Toni Erdmann”, i regjisores Maren Ade nuk fitoi asnjë Oskar. Çmimin si filmi më i mirë në konkurrencën e filmit të huaj fitoi “The Salesman”, i regjisorit Ashgar Farhadi. Kjo është hera e dytë që fiton ndonjë film iranian, sepse në vitin 2012 ka fituar  – “Nader dhe Simin – një ndarje”.

Frankreich Filmfestival in Cannes (picture-alliance/dpa/S. Nogier)Ashgar Farhadi – nuk vjen fare!

Farhadi në shenjë proteste nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në SHBA. “Mungesa ime është shenjë respekti ndaj banorëve të vendit tim, të cilët u është ndaluar hyrja në SHBA dhe trajtohen në mënyrë jo njerëzore”, ishte mesazhi i tij.

Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929. Moderator ishte Jimmy Kimmel, i cili në fillim bëri disa barcoleta shumë të mprehta në drejtim presidentit Trump. Aktorja e nominuar për Oskar Meryl Streep, e cila kishte një shkëmbim të ashpër fjalësh me presidentin Trump, u përshëndet me një duartrokitje të veçant nga Kimmel. Ai u tregua shumë i shkathtë edhe me rastin e gabimit, sepse Kimmel mori vet përgjegjësinë për gabimin. “E kam ditur që do ta prishë këtë ceremoni. Premtoj se nuk do të vi më kurrë!”, tha ai në fund me një dozë të theksuar humori.

Opera Mbretërore e Londrës realizon film për sopranon Ermonela Jaho

$
0
0

Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një film për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.

Në faqen zyrtare në facebook, Royal Opera House njofton se ky film do të jetë i zhanrit dokumentar dhe xhirimet do të nisin këtë javë.

Në këtë dokumentar do të paraqitet rrugëtimi i Ermonelës drejt operave, për sfidat në skenat e mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë të Londrës.

Në këtë dokumentar do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike.


Kthim në identitet, shtëpia e Çajupit do t’i nënshtrohet restaurimit

$
0
0

Një ekip i Ministrisë së Kulturës ka realizuar një vizitë në Sheper të Zagorisë, për rilevime në shtëpinë e Andon Zako Çajupit, ku thuhet se ky objekt është përshtatur për shkollë dhe një pjesë e ndërtesës pothuaj nuk përdoret.

“Më tej do të pasojë projekti pasi ndërtesa ka nevojë për restaurim, por edhe për kthim në identitet. Shtëpia e Andon Zakos, është monument i kategorisë I, shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Urdhër Nr. 412, Datë 18/09/2003″, njofton ministria e Kulturës.

“U mrekulluam jo vetëm me bukuritë e natyrës e të fshatit, por sidomos me mikpritjen e këtyre njerëzve kaq bujare që kanë vendosur të jetojnë aty edhe pse nuk është e lehtë”, thuhet më tej në njoftim.

Gabim skandaloz në ndarjen e çmimeve Oskar

$
0
0

Gabimisht si fitues u shpall filmi “La La Land”në katëgorinë e filmit më të mirë. Por fitues ishte një film tjetër. Emma Stone fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë.

Aktorja e re amerikane fitoi çmimin Oskar në kategorinë më të rëndësishme – si aktorja kryesore e filmit. Me vetëm 28 vjet, Emma Stone është fituesja më e re e këtij çmimi. Këtë çmim ajo fitoi për rolin e saj në mjuziklin “La La Land”, i cili kishte 14 nominime.

Gabimi i rëndë

Gjatë ndarjes së çmimeve ndodhi edhe një skandal: në kategorinë më të rëndësishme, për filmin më të mirë, aktori Warren Beatty dhe aktorja Faye Dunaway lexuan gabimisht emrin e mjuziklit “La La Land” si fitues! Ndërkohë që Akademia amerikane e Filmit kishte marrë një vendim tjetër: filmi më i mirë ishte shpallur “Moonlight”. Duket se ishin përzier zarfat me emrat e filmave. Regjisori dhe përfaqësuesit e mjuziklit ishin nisur për të dalë në bunë, kur u kuptua gabimi….

Ceremonia me probleme

USA Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Nicholson)Barry Jenkins

Çmimin Oscar për regjinë më të mirë e ka fituar Damien Chazelle me filmin “La La Land”. Ai është regjisori më i ri që ka fituar një Oskar. Ndërsa si aktori më i mirë u shpall për këtë vit Casey Affleck, për rolin në dramën “Manchester by the Sea”. I pari në mbrëmje u nderua Mahershala Ali, në kategorinë “aktori më i mirë dytësor”. Aktori amerikan e fitoi këtë çmim për rolin në filmin “Moonlight”, i cili ishte nominuar në tetë kategori dhe ishte një ndër favoritët më të mëdhenj këtë vit. Regjisori Barry Jenkins e ka shkruar vet skenarin ku ka shumë elemente personale.

 Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Getty Images/AFP/M. Ralston)Damien Chazelle

Mahershala u tregua shumë i prekur me këtë çmim. Në historinë e Academy Awards, kjo është hera e pestë që Oskarin fiton një aktor me ngjyrë, që vlerësohet si shumë pak.

Oscarin fiton aktora e mrekullueshme – Viola Davis

Befasia tjetër: aktorja amerikane Viola Davis fitoi çmimin Oskar si aktore në një rol dytësor në filmin “Fences”. Në këtë mënyrë ajo fitoi në konkurrencën me aktoret shumë të njohura si Nicole Kidman apo Michelle Williams. Ndaj nuk ishte befasi që

Los Angeles Oscars 89. Academy Awards (Reuters/L. Jackson )Viola Davis

në ceremoninë e ndarjes së çmimin nuk përmbante dot as lotët. Davis ishte personi i dytë me origjinë afroamerikane që fitoi një Oskar!

Në këtë mënyrë Akademia bëri ca ndryshime, pas kritikave dhe protestave të shumta që janë dëgjuar vitin e fundit kur aktorët me ngjyrë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni, sepse me këtë çmim janë nderuar gati gjithmonë vetëm të bardhët.

Oskari  për film të huaj shkon në – Iran

Filmi i suksesshëm gjerman “Toni Erdmann”, i regjisores Maren Ade nuk fitoi asnjë Oskar. Çmimin si filmi më i mirë në konkurrencën e filmit të huaj fitoi “The Salesman”, i regjisorit Ashgar Farhadi. Kjo është hera e dytë që fiton ndonjë film iranian, sepse në vitin 2012 ka fituar  – “Nader dhe Simin – një ndarje”.

Frankreich Filmfestival in Cannes (picture-alliance/dpa/S. Nogier)Ashgar Farhadi – nuk vjen fare!

Farhadi në shenjë proteste nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në SHBA. “Mungesa ime është shenjë respekti ndaj banorëve të vendit tim, të cilët u është ndaluar hyrja në SHBA dhe trajtohen në mënyrë jo njerëzore”, ishte mesazhi i tij.

Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929. Moderator ishte Jimmy Kimmel, i cili në fillim bëri disa barcoleta shumë të mprehta në drejtim presidentit Trump. Aktorja e nominuar për Oskar Meryl Streep, e cila kishte një shkëmbim të ashpër fjalësh me presidentin Trump, u përshëndet me një duartrokitje të veçant nga Kimmel. Ai u tregua shumë i shkathtë edhe me rastin e gabimit, sepse Kimmel mori vet përgjegjësinë për gabimin. “E kam ditur që do ta prishë këtë ceremoni. Premtoj se nuk do të vi më kurrë!”, tha ai në fund me një dozë të theksuar humori.

Flet vëllai i Dritëro Agollit: Çfarë më tha për Enverin kur e akuzuan si “homoseksual”

$
0
0

Tajar Agolli, vëllai i shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon marrëdhëniet që ai ka pasur me drejtuesit komunistë, çfarë mendonte për Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë dhe si e njihte Mehmet Shehun.

images (1)
Tajari tregon se çfarë mendimi kishte Dritëroi për diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shton se kanë komentuar me njëri-tjetrin edhe akuzat e ngritua së fundmi se mund të ketë qenë homoseksual.

“Dritëroi e vlerësonte shumë Enverin, e cilësonte njeri të zgjuar. Për të gjitha akuzat e dala së fundmi se gjoja ka qenë homoseksual, apo vese të tjera, Dritëroi thoshte se ishin shpifje dhe idiotësira”,- tregon Tajari.

I vëllai thotë se Dritëroit i ka ardhur keq kur Enveri vdiq. ‘E vlerësonte si njeriun që bëri shtet dhe ishte në gjendje ta mbante shtetin. E ka thënë në një intervistë Dritëroi që Ramizi po të jetë në katin e sipërm dhe të përplasë këmbët, nuk e dëgjon njeri, s,bënte asnjë zhurmë, ndërsa Enveri kishte tjetër autoritet”.

KUJT I INTERESONTE VRASJA E MEHMET SHEHUT
Sipas Tajarit, marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Mehmet Shehu kanë qenë shumë të mira dhe korrekte, ndërsa shton se, i vëllai nuk mendonte që Shehu mund të ishte agjent. Ai thotë se nga bisedat me të, Dritëroi thoshte se kishte persona që ju interesonte vdekja e Mehmetit, madje mendonte që e kanë vrarë.

“Ditëroi ma ka thënë në biseda se Mehmet Shehu nuk mund të ishte kurrsesi një agjent, por ia bënë atë feçorrët dhe kadrinjtë… Dritëroi në bazë të shenjave që u gjetën aty, mendonte se ishte vrarë. Sipas tij, më i interesuar për vrasjen e tij ishte Ramiz Alia, i cili kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Nexhmijen dhe donte të pastronte ambientin rreth Enverit nga këta të ashprit”,- rrëfen Tajhari.

Poezi, ku spikat thjeshtësia dhe e vërteta

$
0
0

Mendime për vëllimet poetike “Magjia e Zemrës” dhe “Mbrëmja në mërgim”, të autorit Sokol Demaku

 Nga Nuri Dragoj/Në kohën e sotme është disi e vështirë të gjesh në raftet e librarive vëllime poetike bashkëkohore, të shkruara me një teknikë të përkryer dhe të ngjeshura me mendim të pastër filozofik, ku ndjenja zbukurohet hijshëm nga fuguracionet e shumta letrare. Por kjo ka ndodhur me librat poetik të krijuesit, Sokol Demaku, i cili është njëkohësisht poet, prozator, publicist, redaktor librash dhe një pedagog i shkëlqyer. Demaku u lind në vitin 1954, në Arbri të Drenicës, por punon dhe jeton në Suedi, ku ushtron profesionin e mësuesit, ndërkohë që drejton edhe revistën “Dituria”, e cila del një herë në muaj në Suedi, pa harruar këtu radion lokale “Dituria”, e cila për shkak të larmisë së tematikës së  emisioneve, ka tërhequr me mijëra dëgjues në atë vend. Duhet të përmendim edhe një kanal televiziv, ku jepen lajme në gjuhën shqipe, që nga qershori i vitit 2013.

Poeti Sokol Demaku ka shumë kohë që eksploron dhe shkruan në zhanret e letërsisë, si në poezi ashtu edhe në prozë. Prej kohësh ka botuar krijime të spikatura që nderojnë çdo krijues. Pas leximit të poezive të përmbledhura në dy librat e fundit të autorit Sokol Demaku, që titullohen “Magjia e zemrës” si edhe “Mbrëmja në mërgim”, çdo lexues ndjen nevojën e padiskutueshme për të krahasuar artin e tij me përsosmërinë. Po çfarë e bënë të veçantë mjeshtërinë letrare dhe kërkimet artistike të Sokol Demakut, në raport me shumë libra të tjerë që janë shpërndarë me shumicë në të gjithë botën? Karakteristika e parë ka të bëjë me profesionalizmin dhe zotërimin e talentit të lindur në përdorimin e figurave letrare, apo menaxhimin e situatave poetike, për t’i kthyer ato në çaste magjike, apo në gjendje emocionale. Veçon thjeshtësia dhe vërtetësia me të cilën na i përcjell ndjenjat e veta, forca e mesazheve që transmeton. Ndjesia e parë që na përfshin pas leximit të këtij libri, ka të bëjë me krenarinë e çdo lexuesi për faktin se ai është bashkëkohës me autorin e librit dhe mund të konsultohet me të për shumë fenomene apo mistere shpirtërore, që di t’i zbërthejë aq bukur, vetëm një poet si ai. Ky konsultim ndodh nëpërmjet ballafaqimit me ndjenjat dhe mendimet që shpreh autori për fenomene të ndryshme të universit dhe natyrës njerëzore. Për ne shqiptarët kjo krenari është e dyfishtë, për faktin se ky poet i përket kombit tonë të përvuajtur, por të bekuar. Megjithëse gjatë jetës së tij Sokol Demaku ka studiuar apo ushtruar shkenca të ndryshme si matematikën, pedagogjinë, përsëri nga vargjet e këtyre librave kuptohet qartë se ai është poet i lindur dhe i përket i racës së talenteve europianë. Për këtë arsye, ne shqiptarët ndjehemi të privilegjuar dhe përfshihemi në emocion të shumëfishtë, pasi përfaqësohemi nga një pjesëtar i familjes sonë të përbashkët arbërore. Përveç të tjerave, emocioni dyfishohet edhe për shkak se ky talent i letërsisë, prek në mënyrë profesionale dhe poetike të gjitha skutat e mistershme të shpirtit njerëzor, duke i paraqitur ato si koordinata magjike. Dhe këtë e bën në dy librat e tij të fundit, “Magjia e Zemrës” apo “Mbrëmja në mërgim”.

Është e njohur kudo në botë shprehja që, “për të vlerësuar verën, nuk ka nevojë të pishë gjithë vozën, por mjafton vetëm një gotë”. Ky krahasim mund të përdoret edhe për poetët që dallohen qysh në vargjet e para, madje në poezinë e parë të çdo vëllimi. Kjo ndodh edhe me poezinë e parë të librit “Magjia e zemrës”, të poetit Sokol Demaku, ku ai shpalos metaforat dhe figura të pasura letrare, që vezullojnë si margaritarë të artit të tij. Në dy vargjet e para të kësaj poezie, autori thotë:

“Një pulëbardhë në largësi, / Si margaritarë në gji / Që shpërndan anekënd dashuri / Në kaltërsinë e pafund fluturon, Çerdhen e saj kërkon…”.

Ky është padyshim një elektricitet emocional që lartësohet akoma më shumë në vargjet e mëposhtme, të cilat mbyllen me kujtimin e asaj që iku. Në katër vargjet e fundit del i plotë kuptimi i poezisë së parë, që mbart titullin e librit, “Magjia e zemrës”, ku thuhet:

“E prek heshtjen tënde, / sytë e kaltër shijoj. / Po ndjej mall e  dashuri / Edhe pse nga larg të kujtoj”.

Më tej, në poezinë e dytë të autorit, që titullohet “Mendo edhe ti për mua”,  ballafaqohemi me vargjet brilante të tij, ku shpërfaqet ndjeshmëria e shpirtit të poetit. Atje fillon të shfaqet një profesionist me përvojë, në formulimin e poezive që alternohen midis rimave dhe vargjeve të lira, ku triumfon ritmi dhe mendimi. Aty thuhet: “Mos mendo se të kam harruar, / Malli për ty më ka kapluar, / Të ndjej në çdo hap, / Nuk dua të humbas, në asnjë çast…”

Dhe në fund poezia mbyllet me kulminacionin e vargjeve aq të goditura, që janë:

Eja varg, rimën mos këput, / Më bashko me strofën / Që ka kohë e kam humbë”.

Forca e poezive të tij përsoset akoma më shumë në poezinë e tretë të titulluar, “Të flas ty”, ku thellësia e mendimit kombinohet bukur me brendinë e mesazhit të zemrës. Në këtë poezi ai thotë:

“Të flas ty, nga larg / Por si duket nuk më dëgjon / Është një monolog zemre, / Që vetëm ti e kupton”.

Dhe më poshtë shprehet se:

“E dua vetminë, / si shokun më të mirë”.

Ndërsa në poezinë e titulluar “Një natë e qetë”, shpërthen ritmi poetik i vargjeve të tij, ku zgjohet malli për vendlindjen, në të cilën flenë kujtimet e rinisë së dikurshme, por edhe pengjet e mbetura pezull nga koha. Autori nuk mund ta shmangë plagën e mërgimit, dhimbjen që të krijon distanca, boshllëkun e pashmangshëm të vetmisë, të cilat i shndërron në realitet artistik nëpërmjet gjuhës së poezisë. Vargjet gjëmojnë në brendinë e shpirtit të poetit, poezia shtrihet në hapësirë dhe në kohë, në ndjesinë e tij patriotike, ku dilemat e komplikuara retorike nuk i le pa përgjigje, ndonëse ai jeton në një nga vendet më sociale të botës. Kjo poezi mbyllet shumë bukur nëpërmjet një gjetje poetike të hatashme siç është pëllumbi, të cilit poeti i drejtohet me fjalët: Do të rrugëtosh, / Fusha e male të kalosh, / Shumë të fala vendlindjes t’mi çosh, / Zemrën time ta qetësosh”.

Duket se ai jeton me dashurinë e thellë për shtëpitë, rrugicat, pemët drufrutore, cicërimin e zogjve, shiun dhe borën, e mbi të gjitha me dashurinë për njerëzit. Ndaj dy vargjet e fundit mbartin mallin e pashuar të poetit, për njerëzit e vendlindjes, kur ai thotë: “Porosinë e zemrës sime, / Atyre t’u çosh”.

Kurse në poezinë “Pulëbardha”, poeti zbulon pasionin e tij për fluturimet ëndërrimtare të shpirtit, duke kërkuar paqen dhe hijeshinë në botën tokësore. Në këtë rast, pëllumbi dhe pulëbardha janë dy simbole të mallit njerëzor, të paqes dhe ëndërrimeve të tij poetike. Ndërsa në dy poezitë ku njëra titullohet “Eja sonte”, ndërsa tjetra “Dy sy të kaltër”, poeti shpreh me shumë elegancë, ndjesitë e tij për dashurinë. Në të parën ai shkruan:

“Që më të mos vuaj, / Do vij të takoj, / Që të harroj dhimbjen / Dashurinë ta shtoj”.

Ndërsa në të dytën, ai vëren se ngacmimin e tij e shkaktoi, “një puhi e lehtë që e zgjoi nga gjumi”.  Por më poshtë, ai sqaron se:

“Ishte magjia e zemrës / Ishte ndjenja e fjalës / që shëron plagët”.

Pastaj, në poezitë, “Eja zog shtegtar”, “Nata”, “Trumcaku i vogël”, “Kjo natë me stuhi”, “Në polin verior”, “Të kërkova”, “Udhëtari”, “Një natë”, etj, vihet re kërkimi elegant i figuracioneve letrare, ku ngjyrat janë befasuese dhe të mahnitshme. Kështu në poezinë “Të kërkova”, ai thotë:

“Ti, magji përrallore, / Ti, sy kaltërore, / Ëndrra e jetës, / Udhërrëfyesi i të vërtetës”.

Poeti Sokol Demaku, me stilin e tij i ngjason herë Pushkinit dhe herë Gëtes, herë Sergej Eseninit dhe herë Alfred Dë Mysesë, i cili në librin e tij poetik, “Netët”, shkruante këto vargje:

“Po poet, kështu bëjnë poetët e vërtetë, / zbavitin të tjerët me plagët që kanë marrë, / I shtrojnë turmës së uritur për gosti zemrën e vet / Dhe shpesh i përngjasin pelikanit të çarë”.

Në poezinë Kujtimi”, autori zbulon me optimizëm se jeta duhet shijuar me shpresë dhe besim të plotë tek e ardhmja. Ai thotë:  “Unë udhëtoj me dëshirën time në jetë / Dhe shpresoj në dashurinë e vërtetë”.

Në 84 faqet e librit të tij, “Magjia e zemrës”, përmblidhen 67 poezi të mrekullueshme që tregojnë se kemi të bëjmë me një poet të talentuar, i cili e ka gjetur me kohë udhën e madhe të artit poetik, duke shkëlqyer si një profesionist i vërtetë.

Në këtë libër kujtimet e rinisë së hershme përzihen me dëshirat e kohës së re, ku kombinohen bukur figuracionet dhe gjetjet poetike. Kështu në poezinë “Ishte”, ndjehet malli për kohën e dikurshme, në takimin e parë të dashurisë, pranë mbretëreshës së zemrës së tij. Në këtë poezi ai thotë:

“Ishte kohë  e artë / Ishte kohë rinie, / Ishte kohë gëzimi, / Ishte kohë kënaqësie”.

 “Nata magjike” e bënë autorin të shprehë shumë bukur mallin e magjisë rinore kur thotë:

“Mbaj aromën e sirenave verore / Që trupin kanë silur / që ngjallin ndjenjë dashurie / dhe shpirtin qetësojnë.”

Në poezinë e fundit të këtij vëllimi, poeti himnizon me përsosmërinë e merituar ndjenjën më sublime që trazon shpirtrat njerëzorë.

Në fillim ai pyet: “Kush je ti që frikën qetëson? / Kush je ti që të gjithëve na mungon?

Dhe në fund, poezia mbyllet në mënyrë madhështore duke u shprehur:

“Kush je ti / Që në heshtjen e zemrës / Dashuri tregon / Dhe shpirtrat bashkon”?

Si përfundim duhet thënë se vëllimi poetik “Magjia e zemrës” është një provë e pjekurisë poetike, e kaluar me shumë sukses nga poeti Sokol Demaku, i cili me mjeshtërinë e tij, shumë shpejt do të bëjë për vete qindra dhe mijëra lexues, në Shqipëri, Kosovë, Suedi dhe në mbarë botën.

Në vëllimin tjetër, “Mbrëmja në mërgim”, ndjehet në mënyrë të dukshme dashuria e pakufishme për vendlindjen, pikërisht për Arbrinë e Drenicës, për Kosovën dhe mbarë Shqipërinë.

Në poezinë  e himnit për vendlindjen, poeti thotë:

“Vendi im o vendi im /  një një zë i lartë, / Një fjalë e shtrenjtë”

Vihet re në mënyrë të dukshme që poezia e tij për atdheun vihet në lëvizje nga turbinat e shqetësuara të shpirtit, ku autori përjeton me dhimbje vuajtjet e kombit të vet dhe përshëndet me emocion çdo arritje të bashkëkombësve të tij. Në disa raste ai ngjan si Çajupi, kur thotë “Ku më duket balta më e ëmbël se mjalta, në Shqipëri”.

Kështu, Sokol Demaku e shpreh mallin për atdheun e vet me fjalët:

 “Edhe tymi i atdheut / do më duket më i shndritshëm / Si zjarri në viset e largëta”.

Në këto poezi Sokol Demaku shfaqet jo vetëm si poet i talentuar por edhe si intelektual i angazhuar për mbarësinë e kombit të vet. Në çdo varg të tij ndjehet shqetësimi i gjithë shqiptarëve për të vazhduar betejën e bashkimit kombëtar dhe rritjes së mirëqenies mbarëkombëtare. Megjithëse aktualisht ai jeton në një qytet të mrekullive, përsëri ndjehet pezmi për faktin se mërgimi e ka detyruar të qëndrojë larg vendit të vet. Duket se në ritmin e vargut të tij, recitojnë dhe bërtasin me zë të lartë të gjithë shqiptarët, kur ai në poezinë “Mbrëmja në mërgim”,  thotë se:

“Mbrëmja ka rënë në qytet / Por ky qytet është i zymtë / Edhe dritat janë të zymta / Edhe njerëzit janë të tjerë/ Nuk është si në qytetin tim”

Ndërsa në poezinë e titulluar, “Çka është poezia”, autori ndërton një perandori fjalësh që kërkojnë të shpjegojnë thelbin e artit poetik. Në këtë kontekst, duke u zhytur në kërkime filozofike, ai zbulon disa të vërteta të thjeshta që shpjegojnë thelbin e poezisë. Ai thotë:

“Ajri që thithim, / Nektari i shpirtit, / Ushqimi i zemrës apo lot i syrit?/ Mos ndoshta edhe njëra, /

por edhe tjetra”

Më tej, në poezinë “Unë”,  nëpërmjet një meditimi brilant, poeti Sokol Demaku realizon një lojë fantastike me abstraksionin, duke kërkuar shpjegimin e kohës, për të mësuar se çfarë është e djeshmja, e sotmja, apo e nesërmja. Në këtë shpjegim, ai sqaron me një talent të befasishëm se:

“E sotmja është dje,/ E nesërmja nuk di çka do bëhet,/ Por njeriu duhet të mendohet/ se në ç’kohë ndodhet!

Ndërsa në poezinë e titulluar “Errësirë”, Sokol Demaku luan me alternimin e ditës me natën, që në thelb mëshiron përplasjen e frikës me shpresën, të dritës me errësirën. Në këtë përplasje ai mban anën e optimizmit për jetën, duke treguar se errësira do të ikë dhe gjithçka do të ndriçojë.

“Por do të vijë koha, / do vijë edhe drita, / Do shpërndajë reze, / do gjallojë jeta”.

Duke shprehur ndjesitë e tij për komunikimin midis njerëzve, në një poezi brilante, “Fjala”, poeti e karakterizon fjalën, si një element të domosdoshëm të jetës njerëzore. Herë e quan “flori” dhe hera herës, “diamant në gji”, por paralajmëron rrezikun se ka shumë raste, “kur është një shpatë e mprehtë, që shkatërron shoqëri dhe jetë”.

Ndërsa në poezinë “Plagët”, autori i ngarkon ndjenjës së dashurisë misionin e madh të njohjes dhe emancipimit të shoqërisë njerëzore, duke e trajtuar atë si një melhem për plagët e shoqërisë. Në këtë poezi, Demaku shprehet:

“Kurrë nuk kam besuar / se realiteti është kaq i hidhët. / Jeta më mësoj të kuptoj/ që të dashuroj!”

Në këtë vëllim, poeti nuk harron t’u drejtohet fëmijëve me urimet e së ardhmes, duke shprehur entuziazmin e brezit të tij për ardhjen e lirisë. Stina e lirisë është për të një periudhë e begatë dhe e merituar, për të gjithë racën njerëzore, kudo në botë. Prandaj ai thotë me tërë shpresë dhe emocion:

“Eni, eni o fëmijë / sa gëzim ka jeta në liri”.

Si përfundim duhet thënë se i vetmi trishtim i lexuesit kur mbërrin në faqet e fundit të këtij libri, është fakti se ai po shkëputet nga pasazhe kaq emocionante, të cilat nuk mund t’i gjejë në çdo libër. Por duke analizuar boshtin e krijimtarisë së poetit Sokol Demaku, lexuesi largohet nga faqet e librit me shijen e mrekullueshme të vargjeve të tij, duke besuar se shumë shpejt do të kemi nëpër duar një libër të ri, të këtij autori prodhimtar e njëkohësisht cilësor.

Paditet grupi U2 për plagjiaturë

$
0
0

Një kantautor dhe kitarist britanik ka paditur grupin e famshëm “U2”, me pretendimin se i ka vjedhur një prej këngëve të tij në albumin hit të vitit 1991, “Achtung Baby”. Në padinë e depozituar në një gjykatë të Manhattanit, Paul Rose kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 5 milionë dollarësh nga vokalisti i “U2”, Bono Vox dhe pjesëtarët e bendit “The Edge”, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr., sikurse edhe nga shtëpia diskografike “Island Records”. Artisti britanik, autor i disa albumeve, thotë se kënga “The Fly” e bendit irlandeze kishte disa elemente kyçe të këngës së tij “Nae Slappin”. Vjedhja, sipas tij ka ndodhur në një kohë kur “U2”, dikur një prej grupeve më popullore të muzikës “Rock”, po tentonte një shkëputje nga stili që e karakterizonte. Rose pretendon se i kishte dhënë shtëpisë diskografike “Island Record” një version të papërpunuar të “Nae Slappin”, në të njëjtin vit kur kompania nënshkroi marrëveshjen me “U2” dhe se kënga “The Fly” e grupit përfshinte solon e tij me kitarë dhe elemente të tjerë. Përfaqësuesit e grupit irlandez apo shtëpisë diskografike nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre deklaratave, e megjithatë mbetet e paqartë se përse Rose priti 26 vite për të ngritur padinë.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>