Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Abati Prend Doçi, misionari i çështjes shqiptare

$
0
0

Abati i Mirditës, Prend Doçi ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1917. Në përkujtim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të këtij misionari të çështjes shqiptare, po citoj një rresht nga shkrimi i A’t Gjergj Fishtës në Gazetën “Posta e Shqypnis”, ku shruhet: “Çdo shqiptar do kishte çfarë të shkruante për veprimtarinë e jashtëzakonshme patriotike të këtij burri”.

Ndaj edhe me këtë shkrim me rastin e përkujtimit të veprës së këtij patrioti po bëj një rekuiem nga jeta dhe vepra e tij me të dhëna e burime të shumta nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, të cilët për hir të së vërtetës janë të shumtë.

Prend Doçi erdhi në jetë pak kohë përpara se të ish mbyllur gjëma e vdekjes së të atit. Nëna dhe motra e tij nuk patën shumë kohë që të rrinin së bashku në të njëjtën familje. Praktikat paraprake të pranimit në shoqërinë e Jezusit kishin në themel varfërinë. Diku nga mosha 9 vjeçare ai do të mësonte për fenë nëpërmjet këngëve të kënduara nga Dom Bibaj famulltar i Bulgerecit. Në sajë të përkujdesjes së A’t Anastazit u strehua në Kuvendin e Rubikut. A’t Anastazi qysh në rininë e tij kishte qenë profesor në Universitetin e Romës, por nga qëndrimi prej 40 vjetësh në Shqipëri ishte bërë shqiptar më i mirë se vetë shqiptarët. Prendi i vogël që kur nuk e harronte vatrën ku kish lindur në Parasporën e Fanit të luginës së Bulgarecit filloi të lidhte gërmat e para në Kuvend. A’t Anastazi në pranverën e vitit 1855 tek po e përcillte Prendin për në Kishën e Eufemisë në Kallmet i tha: “Unë do të krenohem me ty”. Pal Dodmasejt një personalitet aktiv në mbijetesën e klerit katolik e zgjodhi Prendin me pikësynime të qarta, për ta bërë idhtar ndaj fesë dhe kombit të vet. Vitet në Kuvendin e Kallmetit e shquanin atë për vullnet dhe dije. Në prill të vitit 1859 do të bëhej inagurimi i Katedrales së Shkodrës e nxënësit së bashku me mësuesit do dërgoheshin atje. Me disa shokë të tjerë Ndue Bytyçin dhe Pjetër Gjobala në 2 gusht të vitit 1859 nisën mësimet në seminarin ndërdioqezian të sapohapur zyrtarisht në Shkodër. Prend Doçi shumë shpejt brenda pak kohësh mësoi të komunikonte shumë mirë latinisht, italisht (kureshtja prej Benedikti të ardhshëm ishte e tejskajshme). Në moshën 15 vjeçare Prendi do të lerë seminarin Papnor shqiptar për të vazhduar më tej Universitetin Urban të Romës të Propogandës Fide. Ideali për dashurinë e vendlindjes së tij u bë faktori vendimtar për përsosjen e tij intelektuale. Këtu qëndroi plot dhjetë vjet dhe u përshtat më së miri disiplinës rigoroze të kolegjit. Ai ndiqte plot interes lëvizjet antiosmane të vitit 1862 në Mirditë, sepse aktorët kryesorë ishin të adhuruarit e tij, Imzot Pal Dodmasejt, Gaspër Krasniqi dhe Kapidani Bib Doda. Ishte në dijeni të ekspeditave ushtarake turke kundër Malësisë së Shkodrës në vitet 1863-1865. Në vitin 1866 do të përjetojë me dhimbje lajmin e vdekjes së idhullit të tij Pjetër Zarishti dhe më pas (viti 1868) vdekjen e Kapedan Bibë Dodës dhe të mësuesit të tij kujdestar Imzot Pal Dodmasejt. Ndërkohë Prendi krijon lidhje me personalitete arbëreshëve të Italisë, si Bernardo Bilota (1843-1918) italoshqiptar nga Frashineta, pjesëmarrës në Kongresin Gjuhësor Shqiptar të Koriliano Kalabrias (1895). Personalitete si Antonio Argodica, Ferdinando Gualiannone dhe Alfonso Kisigo, etj. ishin ndër miqtë më të ngushtë të tij. Është takuar edhe me De Radën dhe Dhimitër Kamardën. Doçi e ndjente domosdoshmërinë e formimit të unitetit politik kombëtar jashtë ndikimit të Fuqive të Mëdha pushtuese dhe jopushtuese. Thimi Mitko kërkonte shkëputjen nga Porta e Lartë qysh në vitin 1860 së bashku me Prend Doçin. Ngjarjet në Italinë e vitit 1860 u bënë shtysë konkrete për ta vështruar ndryshe çështjen e atdheut të tij. Përgjigja e Giuzipe Garibaldit dhënë Elena Gjikës se çfarë mund të bënin në këtë moment shqiptarët, ishte një tjetër frymëzim. Prend Doçi u njoh me poezinë e De Radës dhe të Dhimitër Kamardës me të cilin do të bashkëpunonte për përmbledhjen e poezive kushtuar Dora Distrias “Shqiptarëve për Distrian”, botuar në Livorno në vitin 1870. Për mbrojtjen e diplomës Prendi do të laurehohet me temën në filozofi “Mbi disa këngë në vargje 12 rrokëshe”, në gjuhën latine, ku e vlerësuan me çmimin e Ekselencës në vitin 1871. Pas 13 vjetësh Benedikti i ri kthehet në atdhe në Kishën e Eufemisë në Kallmet, ku u takua me Imzot Françesko Malciski, i cili e caktoi famulltar në Korthpulë. Ai u lidh shumë me hallet e brengat e të gjithë banorëve. Oroshi dhe famullia e abacisë e Kodër Spaçit, kur Prendi ishte kapelan, i cili me vetitë e tij individuale arriti të depërtojë deri në skutat më intime të shpirtit të besimtarëve të fshatrave të këtij bajraku.

Sipas Dom Ndoc Nikajt, Prendi kishte mendimin që Mirdita duhej të bëhej principatë. Prend Doçi është frymëzuesi dhe ideatori i Kuvendit të Përgjithshëm të mbledhur më 14 tetor 1873 në Grykë të Oroshit nën kujdesin e Dom Nikoll Biankut. Gazetat e Malit të Zi shkruanin se këto kryengritje i udhëheq një njeri që dallohet lehtë se si u shkruan konsujve të huaj në Shkodër. Më pas, Prendin do ta caktojnë famulltar në Kalivare aty nga viti 1874. Shkodra u përfshi në një organizim të ri administrativ, d.m.th. kaloi nga administrimi i dikurshëm prej Portës së Lartë, në administrim nga një Mytezarif i varur nga Manastiri. Në këtë organizim të ri, Abati Doçi kërkoi, si një politikan mëndjehollë, kthimin e Preng Bibdodës për të qetësuar shpirtrat e trazuar në Mirditë. Hyrja në luftë e Serbisë dhe e Malit të Zi në vitin 1876 më 30 qershor dhe 1 korrik kundër Perandorisë Osmane u parapri nga një varg përgatitjesh luftarake dhe diplomatike e për pasojë solli një qëndrim të ri të Portës së Lartë ndaj Mirditës. Preng Bibë Doda 18 vjeçar kthehet në atdhe dhe kjo u quajt si një fitore. Sipas P. Doçit lirimi i Preng Bibë Dodës i shërbente unitetit të Mirditës, ndonëse ai do të ishte pa poste zyrtare. Të tjerat Abati i kish parashikuar t’i merrte me forcën e armëve e jo me lutje. P. Doçi e dinte më mirë se kushdo tjetër, formën e të drejtës zakonore në proçesin e besimit shpirtëror të mirditorëve. Sipas tij Kanuni nuk ka vlera të plota pa Kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa të drejtën. Në katundin Shënpalë u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i Mirditës. Në Kuvend morën pjesë Puka, Dukagjini dhe Gjakova. Tre mijë burra lidhën besën për të filluar veprimet luftarake kundër Turqisë deri në shfarrosjen përfundimtare nga tokat e tyre. Kuvendi miratoi njëzëri Kapedan Preng Bibë Dodën. Një kryesi e Lëvizjes vendosi t’i kërkonte ndihmë Malit të Zi për armë e municione dhe financime. Për këtë qëllim u nis për në Cetinë, me burrat e shtetit të Malit të Zi, Abat Prendi. Princi i Malit të Zi i dha sigurime për ndihmë financiare dhe për armë. Kryengritja e Mirditës në vitet 1876-1877 tërhoqi vëmendjen e diplomacisë europiane. Këtë lëvizje e drejtuan një grup patriotësh intelektualë, si Zef Jubani, Pjetër Gurakuqi, Abat Prend Doçi, Lorenc Gurakuqi, etj., të cilët u takuan në Shkodër. Prandaj me iniciativën e tij  dhe me miratimin e krerëve të 12 bajraqeve të Mirditës nga data 27 dhjetor 1876 deri në 3 janar 1877 filloj një Kryengritje e Përgjithshme dhe e bashkuar e muslimanëve dhe katolikëve shqiptarë kundër ushtrisë turke. Valiu i Shkodrës, Mustafa Asim Pasha si dhe ambasadori turk në Romë Galliani pohonin se Prend Doçi ishte përfshirë në fermanin e Sulltanit i dëbuar përgjithmonë nga tokat e Perandorisë Osmane, sepse kishte luftuar me armë në dorë së bashku me kryengritësit e Mirditës kundër Portës së Lartë. Prend Doçi është i pari shqiptar që shkeli botën e re, bregun perëndimor (Neëforland, Amerikë), ku shërbeu si misionar katolik deri në vitin 1883 e më pas në Brunsk të Kanadasë. U dërgua nga Selia e Shenjtë në Indi dhe si një njeri i devotshëm dhe personalitet katolik ku u emërua sekretar i Kardinalit. U thirr në Vatikan ku u caktua Sekretar i Përgjithshëm pranë Atit të Shenjtë(Papës). Studiuesi Petro Chiara, në librin e tij shkruan: “…U dërgua me mision në Amerikë me qëllim që të mos ishte i dobishëm nga afër për vendin e vet dhe në ato vende të lante krimin, sepse kishte luftuar me heroizëm për lirinë e vendit të vet”. I vetmi peng për largimin e tij nga Shqipëria ishte përkujdesja për nënën e tij plakë. Interesant është lirimi nga burgu i Stambollit të Abatit Prend Doçi në fillim të muajit korrik të vitit 1877. “Fati është kurdoherë në anën e trimave”. Ai ndërsa udhëtonte drejt ujërave të Adriatikut apo të Jonit, i veshur me reverend benediktine nën emrin e Pere Achile, mbërriti në Stamboll. Të dhënat shkruajnë se ai është takuar gjatë udhëtimit edhe me Rilindasin Pashko Vasa në bordin e anijes. Ujëmbajtësi i burgut qëlloi të ishte shqiptar dhe Prendi i kërkoi një letër e laps për t’i shkruajtur një miku të vjetër Imzot Stefan Azarian, Primat Katolik i Stambollit. Me armenin Azarian, Prendi kishte studiuar në Itali. Abdyl Hamidi kishte miqësi të ngushtë me Azarianin dhe nxorri fermanin e lirimit nga burgu të P. Doçit, me kusht që të mos merrej më politikë dhe të ushtronte fenë jashtë nga tokat e Perandorisë Osmane. Ujëmbajtësi i burgut përcillte me dhimbje lajmin e ekzekutimit të bashkëatdhetarit të tij, i cili në fakt shpëtoi për çështje minutash ose ore. Në vitin 1897 në qytetin e Pejës organizohet një mbledhje në të cilën marrin pjesë 500 delegatë nga vise të ndryshme të Shqipërisë. Mospërputhjet e elementëve konservatorë përkrahës të sulltanit dhe nacionalistëve bëri që mbledhja të shpërndahej. Austria dhe Rusia nuk qëndruan duarkryq përkundrejt tensionit në Maqedoni. Ata arritën në një marrëveshje dypalëshe, ku vendosën një statuskuo, ku nëse do të bëhej e pamundur ruajtja e statuskuos në rajon, të parandalonin pushtimin e Ballkanit. Prend Doçi, si përfaqësues i nacionalistëve shqiptarë, në mbledhjen e Pejës, mbronte idenë se tokat shqiptare duheshin qeverisur nga vet shqiptarët. Më 14 mars të vitit 1897 i paraqet ministrit të jashtëm të Perandorisë së Austro-Hungarisë një memorandum në të cilin ai paraqet haptazi pikëpamjet e tij politike dhe organizative për formimin e një shteti shqiptar që do të jetë i aftë t’u dalë zot fateve të veta. Si hap të parë të Memorandumit bëhet fjalë për një pajtim mbarëkombëtar, për të zhdukur në rradhë të parë të gjitha ndasitë fetare dhe krahinore dhe të përqëndrohen në çështjen kardinale të bashkimit kombëtar. Organizimin e “Aksionit Shqiptar”, në asnjë çast nuk e sheh të copëtuar në memorandumin e tij P. Doçi, prandaj ai flet për një Beslidhje si dhe sivllau i tij, Rilindasi i madh Sami Frashëri me fjalën e tij, e cila u bë kushtrim me “Besa-Besë”, që i çoi shqiptarët në Lidhjen e Prizrenit. Në pjesën e dytë të Memorandumit ai jep idenë e një Principate Katolike Autonome me qendër në Mirditë, që do të shërbente si hap i parë i shtetformit të ardhëshëm shqiptar. Kësaj Principate do t’i bashkëngjiteshin shtetet e vogla si ai Shqipërisë së Mesme, ai i Toskërisë dhe Epirit, si dhe ai i Kosovës. Ideja e Abatit Doçi, nga ana e Ministrisë së Jashtëme Austro-Hungareze u quajt si jorealiste dhe lidhur me këtë ide konsulli i Perandorisë Austro-Hungareze Z. Ipen do të shkruajë: -“Ky Prelat ekselent filomirditas dhe kristian levantin karakterizohet nga një antagonizëm i lindur kundër muhamedanëve turq ose proturq, gjë e cila e pengon të jetë një politikan objektiv”. E ndikuar nga kjo shfaqe e tij zonja Bozbora, e cila në librin e saj shkruan: – “…Doçi në Memorandumin e tij nuk merr në konsideratë reagimet e shqiptarëve muhamedanë dhe të vetë Shtetit Osman për formën e qeverisjes së konfederatës që parashikon. Në Memorandum nuk jepet asnjë shpjegim, se si do të formoheshin shtetet e vogla shqiptare dhe cila do të qe rruga që do t’i bashkonte ata me Principatën Katolike. Këto vërejtje mund t’i lejohen një studiuesi të huaj e jo një shqiptari të cilit ja njohim aktivitetin dhe dialektikën e veprimtarisë patriotike të këtij personalitetit dhe organizimin e shqiptarëve të asaj kohe”. Më datën 19 qershor, Konsulli Austro-Hungarez në Shkodër njofton Abat Doçin se Qeveria Perandorake për implementimin e planit të tij ka vënë në dispozicion shumën prej 80 mijë frangash në vit për t’u shpenzuar me këste tre mujore. Njoftim ky që Abati ua përcjell bashkëpunëtorëve të tij tekstualisht si më poshtë: – “Ishte dëshira e shumë mirëbërësve tanë të Evropës të fuqishëm në të holla, që katolikët këtu të vazhdonin të qëndronin nën Perandorinë Otomane, për të mos u bërë viktimë të eskizmës dhe franmasonerisë, se ata ishin të gatshëm të bënin sakrifica për të arritur bashkimin tonë me muslimanët dhe orthodoksët e vendit për të na forcuar në mënyrë që t’i përballojmë shtetet Ballkanike dhe se ata gëzohen kur Shqipëria mendon për çështjen e saj dhe e mbron kombësinë e vet”. Duke u ndarë nga Guvernatori i Përgjithshëm, Edip Pasha, shkruan konsulli i Austro-Hungarisë m’u kumtua nga ai vetë se po formonte një Komision muslimanësh dhe të krishterësh të qytetit të Shkodrës për një bashkëjetesë midis komuniteteve fetare. Përfitova nga ky rast për t’i sugjeruar nevojën e tanishme të bashkimit të kristianëve me muslimanët, jo vetëm për paqen e brendëshme të vendit, por edhe për mbrojtjen kombëtare kundër intrigave të Malit të Zi, të Serbisë, Greqisë dhe të Bullgarisë që i kanoseshin Shqipërisë. Abat Doçi m’u përgjigj, se do kishim shumë kundërshtarë. Së pari qeverinë lokale të Shkodrës, së dyti veprimtarinë dashakeqe të malazezëve dhe të italianëve dhe faktorët e tjerë konjukturalë, së treti Abati nuk ushqente asnjë iluzion për përkrahjen nga politika italiane, por duhet thënë se ai shpresonte tek Komuniteti i Arbëreshëve, ndaj të cilit ai qe i detyruar të punonte pa rënë në sy të politikës Austro-Hungareze, së katërti Abat Doçi ndonëse të gjitha shpresat i bazonte tek ndihma e Perandorisë Austro-Hungareze si mbrojtësen e detyruar të besimtarëve katolikëv shqiptarë, falë statukos në Ballkan dhe politikës së saj dualiste, përpiqej të anashkalonte problemet që kishin shqiptarët me Portën e Lartë duke i penguar ata në zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare e cila nuk i vinte për mbarë interesave të politkës së saj në Ballkan. Prend Doçi falë aftësive të tija diplomatike nuk rreshti së punuari duke shfrytëzuar mjeshtërisht në favor të Çështjes Shqiptare autoritetin dhe mendimet vetjake të diplomatëve të saj, shumë herë vullnetmirë, nëpërmjet kërkesës së besës midis fiseve të Shqipërisë, muslimanëve dhe të krishterëve për mbrojtjen kombëtare kundër intrigave të huaja dhe kundër rrezikut sllav. Konsulli Ipen i kërkonte Vjenës të deklarohej hapur kundër një ekspedite ushtarake turke në Mirditë. Ipen duke perifrazuar Zv/Konsullin malazez Z. Gumer, nuk heziton t’i shprehë konsideratën e tij të lartë për Abat Doçin: – “Unë e çmoj shumë karakterin e Doçit mendimet e tij edhe sot janë po ato që kanë qenë qysh para 22 viteve. Tek ai gjallëron, po ai patriotizëm intensiv që të imponon repsekt të thellë.”. Që nga vdekja e Kapedan Bib Dodës në vitn 1868, Mirdita është fusha e ekspeditave ndëshkuese të Portës së Lartë dhe e guvernatorëve të saj të cilët kanë pasur për qëllim asgjësimin e autonomisë së saj. Rezultatet janë anarkia, e cila sundon në Vilajet dhe përgjegjësinë e ka qeveria, shkruhet nga Abat Doçi në letrën që i dërgon ministrit të jashtëm Austro-Hungarez. Abati ndër të tjera shkruan se Konsulli Ipen po bën të gjitha përpjekjet për t’i pajtuar të gjitha armiqësitë e brendëshme të Klerit Katolik të cilët kanë shfaqur hapur tendenca simpative italiane duke i bindur t’i kthehen bindjeve patriotike mbi zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri. Baroni Cvidenek në Vjenë i sugjeron, në një letër të datës 22 nëntor të vitit 1898, Konsullatës së Përgjithëshme në Shkodër kthimin eventual të Preng Bibë Dodës dhe vendosjen e tij në postin e Kryetarit të të gjithë Mirditorëve, gjë të cilën ju e cilësoni të vetmin mjet për krijimin e kushteve të favorshme për vendosjen e rregullit në Mirditë. Në vazhdim të kësaj, qeveria Austro-Hungareze i dërgon një letër udhëzimi Konsullit të saj në Shkodër me detyrim që të bisedohet edhe me Abatin Doçi. Dokumenti që diplomacia Austro-Hungareze e quan “Udhëzim”, ishte një plan me dy variante për t’i zhdukur autonominë lokale të Mirditës dhe për ta vënë atë nën administrimin e Portës së Lartë. Konsulli shkruan se nuk mund ta bëjë për vete as me njërin e as me tjetrin variant Abat Doçin. Abati një variant të tillë e quan vetëvrasje të Mirditës. ”Sipas pikpamjeve të mija, – shkruan Konsulli, – do të ishte jo e drejtë të qortosh Doçin për shkak të këtij qëndrimi intrasegjent, sepse midis mirditorëve nuk gjendet asnjë personalitet që do të ishte në gjendje të marrë në dorë drejtimin e mençur të kësaj krahine malore.” Për Konsullin Teodor Ipen, në letrat që i dërgon ministrit të saj të jashtëm Austria zotit Gallubovski: “Abat Doçi nuk ka treguar asnjë rezultat dhe nuk ka patur asnjë sukses në të dy variantet dhe programet tona. Abati Doçi ngul këmbë në suprimin e Batalionit të Xhandarmarisë në Mirditë, mbetjen në fuqi të zakonit të hershëm të dhënies së misrit për krerët e bajrakëve të Mirditës. Vendosja e Preng Bibë Dodës si guvenator i Mirditës dhe administrator i saj sipas traditës zakonore të vjetër. Por ka një koinçidencë që çështja e Preng Bibë Dodës u trajtua edhe në audiencën që pati Abat Doçi me Atin e Shenjtë më datën 22 Shkurt të po atij viti. Në letrën që Abati i dërgon një personaliteti të dëgjuar në Shkodër, – ai(Papa) pati një lëvizje habie, dhe duke i rënë tavolinës me dorën e djathtë shtoi: – “Ah, vazhdon akoma në internim, edhe pse unë i parashkrova respektet dhe frikërat e pajustifikuara qeverisë së tij”. Në janar të vitit 1901 Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë i kishte dërguar Konsullit të Përgjithshëm në Shkodër një studim të Këshiltarit të oborrit mbretëror Von Thellozy mbi mundësitë e përdorimit të faktorit italo-shqiptar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Këtë lëvizje Von Thellozy kish menduar ta organizonte tek nxënësit e Konviktit Sant Adrianos në San Dimitro Corona, që ishte një fidanishte e patriotëve shqiptar. Këtë ide Abati Doçi mendoi ta shfrytëzonte për të krijuar deri edhe një parti politike për bashkimin e shqiptarëve. Sipas Konsullit Ipen, Abati ka shprehur me mua këto mendime: – “Ai synon që gjithë potencialin e tij ta shfrytëzonte për të mirën e atdheut. Abati është i mendimit që të themelonte një Parti Kombëtare Shqiptare ndër shqiptarët e Italisë e cila të mos jetë lajkatare e interesave të politikës italiane”. Më tej zoti Ipen shkruan: – “Tani kam bërë çmos që ta shkëpus Abat Doçin nga lidhjet me italo-shqiptarët duke i thënë, se ata e ndjejnë veten më tepër italian se sa shqiptatrë.” Me miratimin e Portës së Lartë Valiu i Shkodrës që nga data 24 shkurt 19002, aplikoi një bllokadë ndaj Mirditës duke mos lënë asnjë mirditor të zbresë në tregjet e Lezhës dhe të Shkodrës. Pra Valiu kërkonte që t’i mposhte mirditorët me anë të urisë. Si përgjigje, mirditorët mësyjnë në zonën e Lezhës, shkatërrojnë linjën telegrafike që lidhte Shkodrën me Manastirirn. Monsinjor Doçi, kur mësoi se Valiu nuk kishte pranuar të ulej për bisedime me përfaqësuesit e Mirditës, shpejtoi t’i vërë në dukje Guvernatorit të Përgjithshëm rrezikshmërinë e këtij veprimi. Pas kësaj Shaqir Pasha pranoi të bisedojë me përfaqësuesit e Mirditës, me kusht që forcat e grumbulluara në Mnelë të shpërndaheshin. Marka Gjoni, ish kamejkam i Mirditës, i internuar që në vitin 1897 në Mesul, në shkurt të vitit 1903 u amnistua nga Sulltani. Padyshin në këtë amnisti nuk mungoi përkujdesja e Perandorisë Austro-Hungareze, e cila jo vetëm e kishte strehuar në Kotorr, por edhe e përcolli në Mirditë me një subvension mujor prej 500 frangash. Kthimi i tij në pamje të parë duket se u prit mirë, por në heshtje lëkundeshin ekuilibret në mes personave dhe klaneve që kishin ndikim në jetën e krahinës. Konsulli Ipen, shkruan se Abati Doçi ëndërron për një luftë çlirimtare me aktivitet komitetesh që ushqehen edhe prej rretheve të tjera në të gjithë Shqipërinë. Ipen dyshon për lidhjet e Abatit me Ismail Qemalin dhe kjo bën pjesë në raportin e dalë më 25 qershor të vitit 1903. Prend Doçi zhvillon një veprimtari të gjerë e të dendur duke mobilizuar gjithë dashamirësit e tij për ruajtjen e besëlidhjeve të formuara mes Mirditës, Matit, Lumës dhe Dibrës, krahina tek të cilat shpresonte shumë. Ekzistojnë volume të raportimeve dhe korrespondencës së Abat Doçit me Ismail Qemalin nga ana e Konsullit Ipen. Në komitetin shqiptar me emrin ”Kombi”, i cili u krijua në Kongresin e shqiptarëve të Bukureshtit më 23 prrill të vitit 1905, krahas Ismail Qemalit, Dervish Himës, figuron edhe Simon Doda i cili sipas konsullit austriak: – “Ai është i dërguar prej Abatit të Mirditës”. Sipas Dom Ndoc Nikaj, famulltar katolik, takimi i Abatit me Ismail Qemalin është bërë në Orosh. Abat Doçi në përbërje të një delegacioni të Klerit Katolik të kryesuar nga Imzot Jak Serreqi, shkon në Durrës për t’i paraqitur Mbretit Emil Vilhelm Vidit nderimet e popullsisë së krishterë të Shqipërisë së Veriut. Emri i Abatit për Vidin nuk ishte i panjohur. Gjendja në Veri ishte kaotike. Një pjesë donin flamurin me shqipen të tjerët e quanin ”falamuri me sorrë” dhe kërkonin atë të Turqisë se edhe Esad Pasha atë kërkonte.

Vitet1899 e në vazhdim të aktivitetit të tij patriotik mund të quhen edhe vitet e hapjes së shkollave të para laike nga Abati Doçi. Të parën shkollë e hapi në një shtëpi pranë Çelës së Oroshit me 14 nxënës nën kujdesin e mësuesit Dom Zef Mirashit, famulltarit të vendit. Një vit më vonë kjo shkollë arriti me 30 nxënës e tre mësues, Cim Gurakuqi dhe Kol Dema. Në vitin 1900 Abati nxiton të hapë një shkollë në Rrëshen duke caktuar mësues Dom Mark Vasën, në vitin 1905 do të hapë dy shkolla në Mirditë. Në fshatin Vig do të hapë një shkollë me mësues Dom Ndre Mjedën dhe në Kashnjet me mësues Dom Prend Sulin dhe Kol Lacen, pa harruar edhe shkollën e hapur në Spaç në vitin 1902. Më 31 Maj të vitit 1907 në Gomsiqe në vendlindjen e Lahutës së Malsisë dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit do të hapej shkolla shqipe me mësues A’t Shtjefën Gjeçovi. Mirdita ishte kthyer një qendër hulumtimesh ku hartoheshin fjalorët dhe gramatikat, abetaret, manualë historie, gjurmoheshin doke e zakone. Një nga shërbimet më të mëdha që i ka bërë kombit dhe Mirditës, Abat Prend Doçi, ka qenë kontributi i tij në krijimin e alfabetit latin për Kongresin e Manastirit në të cilin u hodhën themelet e një ortografije të gjithëmbarshme në Shqipëri. Abati përpjekjet për këtë alfabet i kishte nisur qysh në vitin 1899 me botimin e pjesës së parë të abetares shqipe. U desh ndërhyrja e Abatit pranë ministrit të jashtëm të Perandorisë Austro-Hungareze, zotit Gallubovski, që të niste edhe ribotimi i pjesës së parë dhe të dytë të abetares shqipe sipas propozimeve të tij. Austro-Hungarezët u përqëndruan edhe tek Andrea Mjeda për krijimin e një fjalori shqip, sepse ai ishte i vetmi ndër shqiptarët që njihte edhe dialektin tosk dhe kishte një formim të shkëlqyer shkencor dhe kishte mbi 16 vjet që merrej me shkencën e ortografisë. Sipas tyre ishte një Jezuit i përjashtuar, sepse ai është i lidhur me nostalgjinë dhe dashurinë për atdheun e tij ra në konflikt me nënrenditjen e rrëptë të urdhrit,- shkruan Teodor Ipen.

Në janar të vitit 1899 formoj në Shkodër “Shoqërinë Bashkimi”, rrënjët e të cilës zunë vend aq frutshëm tek bashkëthemeluesit e saj dhe veprat e të cilëve vazhdojnë të përparojnë po aq lakmueshëm edhe në ditët tona. Klubi i Manastirit në gusht të vitit 1908 mori nismën e një Kongresi Ndëkombëtar për njehsimin e alfabetit të gjuhës shqipe. 150 Alfabete u ofruan, por për të tre shoqëritë, ajo e “Frashëllinjëve të Stambollit”, “Agimi” dhe ajo e shoqërisë “Bashkimi” ishin më të interesuarat për njehsimin e alfabetit. Pjesëtarët e shoqërisë “Bashkimi” tash e mbrapa do të ndjekin gjithëçka që të lidhim një bashkim shqiptarësh, për një bashkim që të ndjehet dhe të jetë i vertetë, i plotë e i fuqishëm, që t’i përfshijë Gegë e Toskë e të përmbledhim mendjet më të vleshme e më të zgjedhura të Shqipërisë, ky ishte dhe mendimi i Abat Doçit mbas Kongresit të Manastirit. Data e krijimit të shoqatës nuk dihet, por saktësisht ajo u ngjiz në shtëpinë e Abatit në Shkodër e stolisur me tryeza e karrige për 20 veta mes tyre Mati Logoreci, Kolë Kodheli, Ndue Paluca, Gaspër Beltoja, Gaspër Mikeli, Jak Serreqi, Dom Lazër Mjeda, Imzot Gjergj Koleci, Luigj Gurakuqi, Dom Ndoc Nikaj, A’t Gjergj Fishta, Dom Dodë Koleci, Dom Mark Shllaku, Dom Nikoll Sheldija, Dom Mëhill Çuni. Shoqëria hartoi një alfabet me shkronja latine në të cilin disa tinguj paraqiteshin me dy shkronja, ky ishte një ndër pikësynimet….Në parim ky alfabet me disa variante ishte vijim i alfabetit të autorëve më të vjetër dhe i atij të Z. Jubanit dhe P. Vasës. Konsulli Ipen shkruan diku në raportet e tij për Vjenën: – “Alfabeti është krijuar nga një grup klerikësh nën përkujdesin e Imzot Prend Doçit edhe kjo rrethanë është me shumë rëndësi për ne. Nuk do të ishte me vend që t’i binim në kundërshtim me Imzot Doçin. Po në vitin 1899, Prend Doçi me shumë zgjuarsi me preteksin për ta bërë më të lexueshëm për qytetarët të përmuajshmen “Shkodra”, organ i qeverisë së Vilajetit, propozon që ajo të dalë në dy gjuhë, turqisht edhe shqip si trasnkrimtim i gjuhës turke me gërma latine. Abati u përkujdes për unifikimin e të folmes dhe përpilimin e një alfabeti nga një akademi të formuar nga bashkëpunimi me të gjitha kryesitë e dioqezave të Shqipërisë së Veriut e cila shqyrtoi çështjen e alfabetit në mënyrë thellësisht shkencore. Shoqëria “Bashkimi” angazhohet se do t’i nënshtrohet pa kushte e pa diskutim vendimit të një akademie të krijuar për këtë qëllim. Rëndësia e krijimit të alfabetit në kushtet e krijuara, kur Anglia nxiste dhe përkrahte ndikimin italian në Shqipëri, sepse së bashku me Francën kishin për qëllim kryesor pengimin e shtrirjes së Rusisë në Ballkan, ndonëse Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane nuk donin copëtimin e Shqipërisë. Në këto kushte Abati po u dilte jashtë kontrollit, shkruhet në raportet diplomatike të konsujve në vitin 1901. Ja se çfarë shkruan Miss Edit Durham kur është takuar me Abat Doçin: – “Është gabim, – tha Doçi, – të veprojmë tani kundër Turqisë. Turqia nuk është më i keqi armik që kemi. Vendi ynë ka vuajtur tmerrësisht nga turku, po Shqipëria nuk vdiq. Tani kemi një armik tjetër shumë më të keq i cili rritet dita ditës dhe ky është sllavi. Rusia me kishën saj fanatike dhe me çeta të egra serbe e bullgare është gati të shfarrosë Shqipërinë nga faqja e dheut, katolikë e mysliman së bashku”. Më 28 korrik të vitit 1914 fillon Lufta e Parë Botërore. Shqipëria e brishtë pa shtet, pa miq, pa ushtri, pa kufij, po tundte vetëm flamurin me shqiponj. Prend Doçi i shkruan bashkatdhetarëve të tij, se ky mbret më thënë të drejtën më shkakton dhimbje duke lënë të kuptohet që ëndrra është akoma larg. Thirrjes së Mbretit iu përgjigjën Preng Bibë Doda, Mehmet bej Vrioni, Bektash Cakrani dhe Ahmed Zogu. Më 11 korrik mbreti ftoi në pallatin mbretëror 35 personalitete mes të cilëve Ismail Qemalin, Imzot Prend Doçin, Isa Boletinin, Preng Bibë Dodën, Fuat Toptanin, Dom Nikoll Kaçorrin. Çështja më e debatuar në këtë mbledhje ishte shtrimi i kërkesës drejtuar Fuqive të Mëdha për ardhjen në Shqipëri të një Fuqie Ndërkombëtare Ushtarake në mbrojtje të vendit. Prend Doçi deklaronte për mësymje kundër rebelëve. Në 19 mars, Abat Prend Doçi organizon ngritjen e flamurit shqiptar në kalanë e Shkodrës dhe më pas mbajti një ligjeratë, që pati jehonë të gjerë në trevat e Veriut të Shqipërisë.

Prend Doçi vdiq papritur në datë 22 shkurt të vitit 1917 në orën 16 e 30 minuta në shoqërinë e mikut të tij Dom Pal Treshit, i cili u përkujdes për sakramentet e fundit. I menjëhershëm reagimi i diplomacisë vjeneze. I plotëfuqishmi i Perandorisë Austro-Hungareze në Shqipëri, zoti August Kral, duke mos e fshehur cinizmin e tij do të deklarojë: – “Është e vërtetë që Imzot Doçi ka qenë kundërshtari im, por duhet pranuar e vërteta se ka qenë mendjehollë dhe shumë i zoti për punë të tij.” Nga karakteristikat që veçon August Kral për Abatin, janë ambicjet dhe madhështija, por ai nuk ëhtë i shquar vetëm për këto dy cilësi, por si njohës shumë i mirë i njerëzve dhe ka ditur gjithashtu që këto cilësi që flinin në më të shumtën e njerëzve t’i vinte në dobi të tija në mënyrë që t’i nënshtroheshin vullnetit të tij. Në ministrinë tonë ndoshta të gjithë nuk e kanë dashur, por të gjithë e kanë çmuar”. August Kral i këshilluar nga Konti Turn, për të shmangur dhe përballjen me diplomacinë e Selisë së Shenjtë e shikon më racionale izolimin e Abatit në rezidencën e tij në Orosh, në të cilën qysh në dhjetor ishte vendosur një batalion i zgjedhur i ushtrisë Austro-Hungareze. Ky batalion kish filluar menjëherë grumbullimin e armëve  dhe me forcën e armëve kish filluar dhe rregjistrimin e rekrutëve për ushtrinë Austriake.

Atdhetari Justin Rrota shprehej për Prend Doçin: – “Meriton çmimin e lavdisë së përjettëshme. Pamja e tij e hijshme fjala e tij e urtë e tërheqëse, shoqnue me një buzëqeshje të ëmbël e të afrueshme, zani i tij i kandshëm e kumbues.”

A’t Gjergj Fishta shkruan: – “Abati ishte aq i dhanun mbas alfabetit të tij të shoqërisë “Bashkimi”, sa Anglia i jep kaq rëndësi tokave të Indisë, aq sa rëndësi i jep ai alfabetit.”

Përgatiti: Kastriot Kotoni


Amaneti në letër i Dritëro Agollit

$
0
0

Atë ditë që shpresat e mjekëve për të hequr ato tuba që drejtonin frymëmarrjen e babit u bënë të mëdhaja , pasi ai po përpiqej vetë të frymëmerrte ,edhe gëzimi ynë ishte i madh. Pas orëve të zgjatura në gjendje gjumi , babi hapi sytë e po na vështronte . Edhe ai po e ndjente që po dilte nga një gjumë i rëndë e rraskapitës; rraskapitës pasi tubat e tërë ato pajisje dukej që e bezdisnin fort.Shihte sytë e Sadijes dhe kokat tona e kërkonte të fliste, të komunikonte. Ne i thonim e bënim me shenja që të mos lëvizte shumë e të kishte pak durim , pasi për pak do i hiqte ato tuba e do fliste si të donte.

Atëherë ai bëri me shenjë që donte stilolaps e letër që të shkruante . I sollën një fletë letre e një dosje të kuqe ku të mbështeste letrën.Me dorën që i dridhej nisi të shkruante,por ah sa dhimbje : Koka e mbështetur në atë krevat reanimacioni, dhimbjet e trupit dhe te shpirtit, tërë ato tubacione të formave e dimensioneve të ndryshme, gypa në fyt, anash qafës disa si fije të holla që nuk kuptoheshin çfarë funksioni kishin , një mishmash pajisjesh.

E jo vetëm aq ; në një sallë gjigande , pranë e pranë të ngjashmish , vuajtës e bashkëvuajtës, me shpresa e të pashpresë, me fytyra të zbehta e ngjyrë hiri, në mosha të reja por edhe në mosha të thyera( paçka se mosha pak rëndësi ka në atë pavion që për mua trishtueshëm thënë ishte pavioni i vdekjes , pasi aty qava kujshëm të shenjtin e të shtrenjtin tim , aty ndjeva duart e ftohta akull, aty pashë ngjyrën e të mosqënit në jetë, atë ngjyrë që askurrherë nuk e kisha çuar nëpër mend për të bukurin Atin tim), në atë sallë pra , ishte e pamundur që dora të shkiste e të formonte shkronja, fjalë, fraza.

E megjithatë disa iniciale, E,A, një grupim inicialesh, vështirë të kuptueshme, babushi im arriti t’i bënte.Gjithsecili nga ne ëndërronte që ato të ishin shkruar për çdonjërin: Mami thoshte që ja , Dritëroi nuk më pa që isha aty e donte të shkruante: Ku është Sadija ?

E ndoshta kishte të drejtë . Edhe infermieret shpreheshin që Dritëroi thërret veçse Sadijen kur zgjohet .

Tani, sigurisht mendonte që Dritëroi donte të shkruante për Tanin , amanetet e tij .
Dhe unë po ashtu mendoja vetmevete: Ja, babushin e ka marrë malli për mua, donte të shkruante diçka për vajzën e tij dhe bijën e çmuar të tij.

Ende dhe sot ditën që shkruaj nuk e kam zbërthyer dot atë tog hieroglifesh , të fundmet kompozime gërmash të shkruara nga dora e bukur e atit tim( duart e babit janë vërtet të pakrahasueshme në bukurinë e tyre, të holla e elegante, gishtërinj të gjatë e të drejtë, lekurëlëmuar derisa mbylli sytë, pëllëmbë e bukur e në dimensione çuditërisht shumë harmonike në tërësinë e dorës).

E megjithatë ai shkroi; një dëshirë ndoshta e pashprehur dot me fjalë, një amanet a testament qoftë.

Ai la përsëri gjurmën e bojës në letër si amaneti më fisnik i vazhdimit të mbajtjes gjallë të veprës së tij, botimit të dorëshkrimeve, botimit e ribotimit të veprave të tij botimit të pathënave që sa ishte në jetë hezitoi t’i përshfaqte e të shihnin dritën e botimit.

Kur protesta ka emrin e qytetarëve…

$
0
0

Nga Entela Binjaku/Në 14 shkurt në sheshin “Viktoria” në Bukuresht qytetarët rumunë dolën për herë të 15-të para ndërtesës së Qeverisë  duke i  kërkuar dorëheqjen.  Me sloganin “Nuk ikim, rezistojmë!” Ata protestonin në temperaturat nën zero gradë,  duke u mbledhur në shesh rreth orës 22 për të qëndruar aty deri në orën 1 pas mesnate. Qytetarët jo vetëm në Bukuresht, por edhe në qytete të tjera të vendit si dhe në shumë prej shteteve, ku kanë emigruar morën vëmendjen  e opinionit ndërkombëtar me protestat e tyre.

Duke “u lidhur” nëpërmjet medias sociale ata i dhanë pamje dhe zë revoltës së përbashkët kundër një vendimi të marrë nga  klasa e sapozgjedhur qeverisëse, e cila sipas tyre kishte vepruar në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Shumica e protestuesve,  të rinj të lindur pas vitit ‘89 dolën kundër “Urdhëresës së urgjencës” 13/2017 dhe kundër një klase drejtuese politikanësh që sipas tyre “po kriminalizonin me ligj politikën”.

Në shesh dolën qytetarë  të të gjitha grupmoshave, pa dallim gjinie, origjine, statusi social e ekonomik, prindër së bashku me fëmijë, që  kundërshtonin dekretin në të cilin parashikohej që zyrtarët publikë rumunë nuk do të penalizoheshin  në rast të përfitimit të një  shume deri në 45 mijë dollarë;  sipas saj çdokush mund të aplikonte për funksione zyrtare edhe nëse kishte një dënim deri në 5 vjet. Në perceptimin e qytetarëve politikanët “përveçse që vjedhin duan të shpëtojnë pa u dënuar”.

“Urdhëresa e urgjencës  13/2017” krijoi këtë reagim tek  qytetarët  për shkak të arrogancës me të cilën u ndërmor, mungesës së transparencës dhe komunikimit me publikun. Kur të rinjtë, të cilët ishin shumicë, kuptuan dobishmërinë e  njëanshme,  kur ju bë e qartë se vendimi ishte kundër interesave të shoqërisë, kur nëpërmjet saj synohej t’i merrej fryma antikorrupsionit, ata dolën në shesh duke arritur deri në 100 mijë njerëz.

Në ditën e 7-të të protestave ministri i drejtësisë shpalli anulimin e saj,  por protestuesit vazhduan të dilnin në rrugë e sheshe duke kërkuar rrëzimin e qeverisë  së  votëbesuar nga presidenti në dhjetor të vitit 2016. Te nesërmen e anulimit Presidenti rumun Johaniss në fjalën e tij në parlament u shpreh se:  “Tërheqja nga urdhëresa  dhe dorëheqja e mundimtë e një ministri është pak për zgjidhjen e krizës ne të cilën gjendemi… Rumania ka nevojë për një qeveri të fortë dhe jo një qeveri që ndjek rregullat e partisë. Bëhuni të ligjshëm për Rumaninë, bëni ligje të mira për Rumaninë dhe jo për një grup politikanësh me probleme. Atë që premtuat, bëjeni! Duhet të zgjedhim nëse duam të jemi një komb i fortë, i begatë me një shtet me drejtësi të pavarur, apo duam të jemi një komb i dobët,  i përçmuar, që vendos çdo gjë në lojë për të shpëtuar disa që gjenden në situata të vështira.”

Historia e një të kaluare nën  regjim komunist dhe aspirata e për integrim në BE janë dy të përbashkëtat e mëdha mes shoqërive tona, gjë e cila nxit vëmendjen dhe reflektimin mbi protestat e rumunëve.  Pyetjet  kryesore që  lindën këtej nga ne ishin: “Si arritën të organizoheshin aq masivisht në sheshe e rrugë të nxitur vetëm nga vokacioni qytetar? Si mundën ishin kaq të papërçarë në rezistencën e tyre gati 20-ditore? Çfarë fuqie paska media sociale që nxori në shesh me  qindra mijëra qytetarë  pavarësisht moshës, origjinës, statusit e gjinisë? Afërmend që për secilën nga këto pyetje lindte edhe kundërpyetja: “po ne”?

Ndërkohë që në 2017 jemi ende në pritje të çeljes së negociatave me BE-në, Rumania është pjesë e bashkësisë evropiane që në 1 janarin e vitit  2007.  Pas  10 vjetësh  që shtetasit rumunë jetojnë nën qiellin e BE-së, duke rritur qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe të ideve, ata po krijojnë një kulturë të re të të protestuarit, që refuzon padrejtësinë, arrogancën dhe indiferencën e politikës, e cila nuk është se ka munguar deri në këto çaste që flasim. Kjo kulturë që sapo ka nisur, e ndihmuar nga teknologjia e informacionit, nga risitë në format e komunikimit, bashkuar me dëshirën  për të rijetuar “revolucionin” e ’89 shërbyen si nga shtysat e kësaj proteste që në themel të saj ka angazhimin qytetar.

Ndërkohë që  tek ne ka zënë  vend togfjalëshi “kultura e pandëshkueshmërisë” rumunët i kanë dhënë partnerëve ndërkombëtarë fakte të vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit. Në tri vitet e fundit  “Agjencia e  Antikorrupsionit” ka arrestuar 1250 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm mes të cilëve: 1 kryeministër, 5 ministra, 16 deputetë, 97 kryetarë bashkish dhe nënkryetarë, 32 drejtorë drejtorish dhe 497 njerëz me pozita drejtuese në institucionet publike. Nga këta  93% janë dënuar duke treguar edhe efiçiencën e organit të akuzës dhe të shtetit të së drejtës ku para ligjit “janë të gjithë të barabartë”.

Ndërsa tek ne ka një ekzaltim për 3 pikët e ngjitura në “Indeksin e Korrupsionit” në 5 vitet  e  fundit, Cornelia Abel, koordinatorja e “Transparency International” për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, do të shprehej se “Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën  për t’i shpëtuar ndëshkimit”.

Protestat e këtyre ditëve treguan një diasporë rumune aktive, që është e lidhur ngushtë me zhvillimet në vendin e origjinës. Ndërsa ne themi se “ende nuk dimë sa shqiptarë kemi në vendet ku kanë emigruar”, institutet e statistikave në Itali flasin për 1.150.000 qytetarë rumunë,  800.000 në Spanjë etj., qytetarë të numëruar dhe me të drejte vote.  Rumunët  votojnë edhe nga Siatëlli e Portlandi, nga Belgjika e Austria etj., për politikën dh në vendin e origjinës, ndërsa tek ne edhe pse pas 27 vitesh  ka emigruar më shumë se 38% për qind e popullsisë dhe ende emigrojnë, nuk ka ende asnjë votë për vendin amë. Ndërsa lidhja e diasporës me zhvillimet në Shqipëri është  ende në embrion, diaspora rumune, ndoshta po aq e re sa jona,  përmes votimit është mjaft përcaktuese në zhvillimet e demokracisë rumune.

Shoqëria civile rumune është aktive dhe e organizuar gjë e cila u duk edhe në këto ditë protestash, ndërkohë që tek ne besimi tek shoqëria civile është i dobët, mosbesimi se ajo përdoret politikisht është i lartë. Shpërdorimi që shpesh aktorë të saj i kanë bërë ideve, parave  dhe kohës, ka lëkundur besimin se kjo shoqëri përfaqëson aktivizimin qytetar shqiptar.

Media e parë dhe ajo sociale rumune  gjatë protestave i dha opinionit informim dhe ndërgjegjësim, analiza dhe qëndrime mbi zhvillimet e kësaj  shoqërie  që kishte tejkaluar dukshëm veten,  duke u krahasuar me protestat simbol  që i dhanë  fund regjimit komunist. Ndërsa tek ne edhe pse qytetarët informohen 42% më shumë nga mediat sociale sërish kanë televizorin mediumin e parë, medium tek u cili kanë një besim në rënie!  Ndërsa rumunët  ishte vokacioni i ringjallur  civil që i nxori në shesh, tek ne sheshet i mbush thirrja  politike.  Zëri i brendshëm i qytetarit shqiptar të shqetësuar për zhvillimet në jetën e tij dhe të vendit,  është mpakur që në gjenezë nga shtypja e dhunshme që i ka bërë mjedisi. Ai zë i ngjan  binjakut në embrion që ka pushuar së zhvilluari dhe i ka dhënë jetë të ngjashmit të tij i rritur nga prindër të shtypur nga një regjim ndrydhës, në një kontekst që manipulohet dhe përdoret nga zhurma politike. Dje ishte 20  shkurt dhe në sheshin “Viktoria” qytetarët rumunë dolën dhe protestuan…sërish!

Rrëfimi i sinqertë i poetit: Si i vodha perdet e Komitetit Qendror për fustanin e Parashqevi Simakut

$
0
0

Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka treguar një histori të veçantë për Festivalin e Këngës të 27-të në RTSH, e veçanërisht për këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila atë vit konkuroi me “E duam lumturinë” dhe fitoi çmimin e parë.

Por ndërsa kënga u pëlqye shumë dhe u kthye menjëherë në hit të asaj kohe, kompazitori Pirro Çako, dhe autori i tekstit të saj Agim Doçi, kanë rrëfyer historinë e pazakontë të fustanit që mbante veshur Parashqevia.
parashqevi-simaku-2-1
Ai thotë se këngëtarja vuri kusht të kishte një fustan prej taftaje në ngjyrë rozë dhe se për të realizuar këtë i është dashur të vjedhë perdet e Komitetet Qendror.

“Parashqevia hoqi dorë nga kënga. Iku sepse nuk i pëlqeu orkestrimi. Të pasnesërmen ishte festivali”, rrëfen Pirro Çako, duke treguar gjithë peripecitë dhe takimin me Gjergj Lekën, që ishte i vetmi që pranoi ta riorkestronte këngën për gjatë gjithë natës.

Mirë kënga u ribë, po Parashqevia? Nëse mendoni se këngëtaret e asaj kohe kanë qenë vajza të thjeshta e të bindura, ja ku e keni këtë histori që na tregon tërësisht të kundërtën.
pirro-cako-1-1024x661
“Vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë”, ishte kushti që vendosi Parashqevia. Dhe këtu ka hyrë në punë autori i tekstit të këngës Agim Doçi. “I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, të cilës sa nuk i ra pika kur m’i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitet”. Vetëm pasi siguroi fustanin me tafta rozë (që s’ishte parë ndonjëherë mbi atë skenë dhe asokohe u kthye në katalogun e zonjave ai fustan që Parashqevisë i rrinte aq bukur) dhe u bind që orkestrimi ishte bërë siç duhej, Parashqevia u bind të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë”,- kujtoi Doçi.

“Si i vodha perdet e Komitetit Qendror për fustanin e Parashqevi Simakut”

$
0
0

Agim Doçi, poet dhe autor i shumë këngëve, ditën e djeshme ishte i ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku ndër të tjera ka treguar një histori të veçantë për këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila konkuroi në Festivalin e Këngës së 27-të në RTSH me këngën “E duam lumturinë”. Asokohe Parashqevi mori vendin e parë dhe kënga u pëlqye shumë nga publiku, kompazitori Pirro Çako dhe autori i tekstit të saj Agim Doçi, kanë rrëfyer historinë e pazakontë të fustanit që mbante veshur Parashqevia. Ai thotë se këngëtarja vuri kusht të kishte një fustan prej taftaje në ngjyrë rozë dhe se për të realizuar këtë i është dashur të vjedhë perdet e Komitetet Qendror. “Parashqevia hoqi dorë nga kënga. Iku sepse nuk i pëlqeu orkestrimi. Të pasnesërmen ishte festivali”, rrëfen Pirro Çako, duke treguar gjithë peripecitë dhe takimin me Gjergj Lekën, që ishte i vetmi që pranoi ta riorkestronte këngën për gjatë gjithë natës. Mirë kënga u ribë, po Parashqevia? Nëse mendoni se këngëtaret e asaj kohe kanë qenë vajza të thjeshta e të bindura, ja ku e keni këtë histori që na tregon tërësisht të kundërtën. “Vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë”, ishte kushti që vendosi Parashqevia. Dhe këtu ka hyrë në punë autori i tekstit të këngës Agim Doçi. “I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Komiteti Qendror. Perdet e Komitetit Qendror ishin bojë rozë. I kam vjedhur dhe me copën në dorë kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu, së cilës sa nuk i ra pika kur m’i pa në dorë, sepse i njohu që ishin perdet e Komitet”. Vetëm pasi siguroi fustanin me tafta rozë (që s’ishte parë ndonjëherë mbi atë skenë dhe asokohe u kthye në katalogun e zonjave ai fustan që Parashqevisë i rrinte aq bukur) dhe u bind që orkestrimi ishte bërë siç duhej, Parashqevia u bind të këndonte këngën, që fitoi çmimin e parë”, kujtoi Doçi.

 

Charles d’Anjou, kryqtari i Vatikanit, mbret dhe i Regnum Albaniae

$
0
0
(Fragment nga libri “Kalorësit e stuhisë”)
… Në fundin e shekullit të XIII, në Europë dhe gjer në Tokën e Shenjtë të Jeruzalemit, Charles d’Anjou ishte një nga personazhet më të dëgjuar, pas vëllait të tij Louis IX, mbret i Francës, i familjes së vjetër mbretërore «Capetien»[1], i cili më vonë, për shërbimet ndaj Krishterimit, do të shpallej Shenjti Louis (Saint-Louis). Historiani francez Jean Richard, pohon se «ai kishte si idhull perandorin e famshëm Charlemagne dhe donte të ishte po aq i lavdishëm sa dhe ai».
Charles d’Anjou ishte biri më i vogël i Louis VIII, mbret i Francës, i familjes mbretërore Capue, dhe i mbretëreshës Blanche de Castille, të cilët patën 11 fëmijë. Gjashtë prej tyre vdiqën që në moshë të vogël. Madje mbreti nuk e njohu birin e tij të fundit, Charles, pasi ai vdiq kur Blanche ishte shtatzënë me të, atëherë kur ai u nis të bënte luftë në Avignon. Pasi shkoi gjer në jug të Francës, mbreti u sëmur dhe u kthye me urgjencë në Saint-Denis, ku dhe vdiq. Disa kronistë thonë se ai vdiq i helmuar. Meqë nuk arriti ta njohë të birin, Charles nuk figuronte në testamentin e trashëgimisë së Louis VIII. Sipas zakonit, meqë nuk figuronte në testament, ai duhej të bëhej thjesht një klerik, por fati dhe historia do të tregonin të kundërtën. Ai do të bëhej më i famshmi i fëmijëve të mbretërisë franke. Siç do të këndonte më vonë në poezitë e tij poeti i njohur frëng Adam de la Halle, «Të gjithë ishin bij të mbretit, por Charles ishte më i miri».[2] Ndërsa poeti i famshëm francez Rutebeuf do të shkruante: «Ai ka emrin e mbret Charles: por do të duhej të ishte Roland»[3], duke kujtuar kështu epikën e Këngës së Rolandit. Charles dhe i vëllai para tij, Robert d’Artois, ishin më luftarakët midis vëllezërve, më gjaknxehtë dhe aventurierë, të prirur për ndërmarrje ushtarake.
Sipas një kronike të abacisë së katedrales së Saint-Denis, shkruhet se Charles d’Anjou lindi në mars të vitit 1227. Si më i vogli, ai ishte dhe më i përkëdheluri i mbretëreshës, e cila nuk e ndante nga vetja. Meqë një nga vëllezërit, i quajtur Louis, vdiq, trashëgiminë e tij ia kaluan Charles. Pra, ai do të kishte si pronë krahinën e Anjou-së dhe të Mans. Në atë kohë katedralja e Notre-Dame kishte mbaruar dhe Parisi kishte tashmë një universitet, ku lëshohej dokumenti «licentia docenti». Një sërë katedralesh kishin filluar të ndërtoheshin në qytete të ndryshme të Francës.
Historiani francez Jacques Heers, në librin e tij Rënia dhe vdekja e Konstantinopojës shkruan se «Charles ishte veçse 26 vjeç kur ai u martua me Beatrice de Provence në 31 janar të vitit 1246, e cila ishte vajza e kontit Beranger V de Provence dhe mik i afërt i mbretit Louis IX.» Ajo ishte vajza më e vogël e princit të Provence-s, Raimond Beranger, i cili ishte dalluar në luftrat e Sirisë. Po atë vit, në Melun, Charles d’Anjou u bë «chevalier» gjatë festës fetare Pantecôte, në 27 maj. Që nga ajo kohë, Anjou dhe Provence u lidhën bashkë gjer në shekullin XV (1481), kur trashëgimia «provençal» i kaloi përfundimisht mbretërisë së Francës.
Historianët shkruajnë gjithashtu se përveçse një luftëtar i sprovuar, Charles ishte dhe një njeri i artit, i cili e pëlqente shumë muzikën dhe poezinë. Ndoshta ngaqë dhe nëna e tij, Blanche, ishte me shije të veçanta artistike dhe krijonte vargje, të cilat i shoqëronte me muzikë. Blanche vinte nga oborri i Castille-s. Historiani Henri-Paul Eydoux në një libër për Saint-Louis, shkruan se «katër djemtë e Louis VIII ishin ndarë në dy lloj tipash: Louis IX dhe Alphonse de Poitiers si djem të qetë, të paqtë, modestë e të sjellshëm, dhe Robert d’Artois e Charles d’Anjou, si tipa gjaknxehtë dhe trima.»[4] Me tu bërë zot dhe i Provence, me një grup kalorësish Charles d’Anjou, nxitoi drejt jugut të Francës që të zbonte andej aragonezët, që ishin shtrirë në gjithë zonën e jugut. Kështu, në fillim, ai vendosi pushtetin e tij në Provence dhe më 1257 luftoi kundër Marsejës, pasi bankierët dhe fisnikët e tjerë kishin përgatitur një revoltë të madhe kundër tij. Por të gjitha revoltat, kudo që shfaqeshin, ai i shtypi me egërsi.
Pas kryqëzatês për në Jeruzalem të Louis IX më 1248, ku e shoqëroi dhe Charles d’Anjou bashkê me dy vêllezêrit e tjerë, me vdekjen e mbretit francez dhe vrasjen e tê vëllait Robert d’Artois, Charles d’Anjou u kthye nê Francë. Idea se mund të mbretëronte e joshi princin Charles d’Anjou dhe pasi mori mbështetjen e të vëllait, ai u nis me ushtrinë e tij drejt veriut të Italisë. Në fillim ai bëri për vete princat e veriut italian dhe mbështeti partizanët e Papës që ishin në Toskanë. Pastaj ai zbriti në Romë, ku u bë senator i Romës dhe më pas u përgatit për luftë.
Ç’ndodhte vallë në atë kohë në Shqipëri?
Në mesin e shekullit të XIII, Perandoria e Shenjtë Gjermanike e Frederikut II kishte qënë mjaft e fortë dhe pushteti i saj shtrihej jo vetëm mbi principatat italiane gjer në Napoli e Siçili, por edhe në Moré, Epir dhe qytetet shqiptare në brigjet e Ilirisë. Kjo familje ishte bërë në fakt e njohur në sajë të emrit të perandorit Frederik II,[5] i cili, duke iu përgjigjur thirrjes së Papës për Kryqëzatë, kishte shkuar gjer në Jeruzalem. Madje familja Hohenstaufen kishte arritur të zëvëndësonte dinastinë normande Atavila në mbretërinë e Siçilisë, duke u bërë atje zotër të rinj. Në vitin 1250, Frederiku i II vdiq dhe natyrisht, vëndin e tij e zuri i biri, Conradi i IV, por dy vjet më vonë, Papa Innocent IV deklaroi se nuk e njihte atë në fronin e Siçilisë, duke i ofruar kurorën e Siçilisë atij që do t’i jepte më shumë para që të mund të financonte pushtimin e Napolit dhe të Siçilisë dhe t’i vinte këto vënde nën kontrollin e Vatikanit. Në fakt ai mendonte për mbretin anglez Henri II dhe vëllain e tij Richard de Cornouailles, por Richard-i e refuzoi këtë ofertë. Jugu i Italisë ishte shumë larg për të dhe kjo aventurë ishte e rrezikshme. Por ndërkohë, Conrad-i i IV vdiq shpejt. Në vitin 1254, perandoria mbeti në duart e birit të tij të quajtur Conradin, i cili ishte veç dy vjeç. Pikërisht atëherë, Manfred-i, që ishte një bir natyral i Frederikut II, me ofiqin që i kishte dhënë i ati, si princ i Tarentes, përhapi lajmin e rremë se Conradini i vogël kishte vdekur, duke e shpallur kështu veten mbret të Palermos. Papa Urbain IV e dënoi këtë akt si një uzurpim të fronit, duke e mohuar titullin e tij dhe duke iu bërë thirrje princave të Francës dhe të Anglisë. Por anglezët përsëri refuzuan.
Një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte në atë kohë nën ndikimin dhe pushtetin e Manfredit, Rex Siciliae et Dominus Romania, i cili kishte ditur të lidhej dhe t’i bënte për vete fisnikët dhe prijësat shqiptarë. Madje ai i kishte caktuar në pozicionet kyçe të brigjeve shqiptare, si në kështjellat e Kaninës, Durrësit, etj. Në Arbëri kishte dhe garnizone siçiliane, siç ishte ajo në Kaninë, e cila drejtohej nga një pinjoll gjerman i quajtur Jakob Balsiniani. Ai kishte nën pushtetin e tij një territor të gjerë duke përfshirë dhe Vranishtin, Orikumin, etj. Po në këtë periudhë, në tokat e kufirit lindor të Arbërit, luftrat me bizantinët ishin të shpeshta, siç shkruhet dhe në kronikat e kronistit bizantinas Georges Acropolites (1217-1282), i cili atëherë ishte «perceptor» i perandorit Theodor II Lascaris. Gjatë udhëtimit të tij nga Prilepi në Ohër dhe tokat e Arbërisë së jugut, ai shkruan: «Qëndrova në Durrës gjatë tetë ditëve dhe pasi pashë se isha gati, dhashë urdhër të nisesha në udhëtim. Lashë Durrësin dhe duke kaluar nga Kunavija, kapërceva vargmalet Kakepetra për të arritur në Mat dhe që andej në Dibër. Gjatë rrugës takova guvernatorët e qyteteve, komandantët ushtarakë dhe funksionarët e amdinistratës qeveritare…». Por atij i duhet të rikthehet, pasi siç shkruan ai, «populli arbër (albanais) kishte ngritur krye ndaj perandorisë bizantine, duke u lidhur me despotin Mihal Lascaris».[6]
Në vitin 1258, perandori bizantinas Theodor papritmas kishte vdekur. Para vdekjes, ai arriti të caktonte si regjent një mikun e tij, Georges Muzalou, meqë i biri ishte ende fëmijë. Por ngaqë ishte një tip i urryer, ato ditë të funeraleve atë e vranë, duke e prerë copa-copa. I vetmi njeri popullor në atë kohë ishte gjenerali Mihal Paleologu, të cilin më parë perandori e kishte hedhur në burg, nga frika se mos e rrëzonte nga froni. Në fillim, Paleologun e shpallën “Duka i Madh” (“Megas Dux”), pastaj “Despot” dhe në ditën e Krishtlindjeve të atij viti atë e kurorëzuan “Basileus”. I vetmi armik për “basileus”-in në atë kohë ishte vetëm Manfredi, i cili kishte në zotërim jo vetëm Siçilinë, Epirin dhe tokat në Peloponez, por kishte nën pushtet dhe qytetet shqiptare në brigjet e Adriatikut e gjer në Thesali. Por ndërkohë, një armik tjetër po shfaqej në horizont. Ky ishte princi anzhuin Charles d’Anjou.
Rreth kësaj periudhe, në librin Historia e Shqipërisë, shkruhet ndër të tjera se «Manfredi ia besoi postin e kapitenit të Durrësit e të Arbrit një fisniku nga një shtëpi e njohur feudale, Andrea Vranës. Në 1185, në kohën e fushatës normane, një tjetër pinjoll i kësaj familjeje kishte kryer funksione të ngjashme në atë trevë si strateg i Bizantit. Rasti i njohur i kapitenit Andrea Vrana tregon se Manfredi diti të tërhiqte në administratën civile e ushtarake të zotërimeve të tij shqiptare edhe fisnikë vendas. Madje, trupa shqiptare nën komandën e krerëve vendas u integruan edhe në forcat e Manfredit të angazhuara në Itali kundër kundërshtarëve të tij. Si mëkëmbës të përgjithshëm të zotërimeve të tij në Shqipëri, Manfredi caktoi njeriun e tij të besuar, admiralin Filip Kinardi. Megjithatë, pushteti i tij realizohej në zotërimet jugore. Treva Durrës-Arbër, si zonë me rëndësi të posaçme strategjike, ishte nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të mbretit Manfred. Fillimisht, selia e admiral Kinardit ndodhej në Korfuz, por me kohë u zhvendos në Kaninë. Këtu ai u martua me të venë e një fisniku nga familja e vjetër Frëngu, që ishte njëherësh kunata e Despot Mihalit II të Epirit. Miqësia që Filip Kinardi kishte me peshkopin ortodoks të Kaninës është një tjetër tregues i lidhjeve të ngushta, që Kinardi, e në përgjithësi gjithë administrata e Manfredit, vendosi me mjedisin, e veçanërisht me parinë vendase. Me këtë shpjegohet fakti që, pas vrasjes së Manfredit në Betejën e Beneventit (1266), disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, midis tyre dhe konti Frederik Lançia, dajë i Manfredit dhe personi numër një në oborrin e tij, erdhën dhe u strehuan në Shqipëri. Fundi i mbretit Manfred në betejën fatale të Beneventit, shkaktoi pështjellim në zotërimet shqiptare të Hohenshtaufëve të Siçilisë…»
Në vitin 1263, ishte pra Charles I d’Anjou, vëllai i Louis IX, mbretit të Francës, i cili pranoi thirrjen e Papës për fronin e Napolit. Ai e dinte se në Francë ai do të mbetej gjithnjë veçse një princ, ndërkohë që veten e shihte gjithnjë në fronin e një mbretërie. Ai i premtoi Papës se nëse do të fitonte, ai do t’i paguante një tribut vjetor prej 10.000 «once» floriri, ose pesë herë më shumë sesa i kishin dhënë mbretërit normandë, apo Frederiku II. Kështu, me miratimin dhe mbështetjen e vëllait të tij, mbretit të Francës, Charles d’Anjou iu drejtua Italisë. Hyrja e tij në Romë ishte madhështore. Në 17 qershor të vitit 1263, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Clement IV e kurorëzoi atë mbret të Siçilisë dhe Napolit.
Në luftën kundër Manfredit do të vritej dhe mëkëmbësi i tij, admirali Kinardi (Chinardi), në sajë të një komploti të kurdisur në Kaninë nga njerëz të afërt të despot Mihal II Engjëlli, në bashkëpunim me kunatën e Manfredit, Maria Frëngu. Eqerem Bej Vlora, në shkrimet e tij, shkruan për ngjarjet në Kaninë dhe historinë e komandantit të kështjellës Jacques de Baligny, i cili banonte në «kullën e Agait», (siç do të përmëndej më vonë). Në fillim ai nuk pranoi ta dorëzonte kalanë, por kur Charles d’Anjou i dërgoi njerëzit e tij dhe i propozuan që për sa kohë që ishte gjallë, Kaninën dhe rrethin e Vlorës, «castrum Canine, Caninam et Avellonam» t’i mbante si prona të tij, ai pranoi. Por më 1274, ai do të largohej nga Shqipëria.
Charles d’Anjou nuk donte të nxitohej për marrjen e Napolit dhe të Siçilisë. Ai nisi menjëherë në Siçili të dërguarin e tij, Philippe de Montfort. Papa i ri Clement IV, e këshillonte: «Conduis to en vainquer plutôt qu’en vengeur»[7]. Kështu ai u kthye përsëri në Francë për të grumbulluar trupa akoma më të shumta. Charles d’Anjou u rishfaq më pas në veriun italian në krye të një ushtrie të madhe, me kalorës të marrë nga Anjou, Maine, Flandre, Brabant dhe Picardie, të cilave iu bashkuan partizanët e Papës në veriun italian, siç ishin «guelfët»[8], në Toskanë dhe në Romë.
Më së fundi ushtria anzhuine dhe trupat italiane sulmuan drejt jugut ku në 26 shkurt të vitit 1266, në Benevent, u bë beteja e madhe, që do të hynte në histori si «Beteja e Benevent»-it ku mbeti i vrarë dhe vetë mbreti Manfred. Në fakt atë e gjetën të vrarë në fushën e betejës, midis mijra të vrarëve të tjerë. «Në këtë betejë, – shkruan Leonard Fr. Widerman, në librin e tij Kujtime të princave anzhuinë,[9] – Charles d’Anjou kapi robinë dhe gruan e Manfredit, e cila ishte vajza e Despotit të Epirit, Mihali II. Ajo i kishte sjellë si prikë nga i ati, ishullin e Korfuzit dhe shumë porte të brigjeve shqiptare
Fitimtarë, trupat e Charles d’Anjou hynë më së fundi në Napoli. Gruan e Manfredit, Helenën, bashkë me katër fëmijët e saj, i mbyllën në një kështjellë.
Një vit më vonë, nipi i Manfredit, Conradin, kërkoi të shpagohet ndaj anzhuinëve që i kishin marrë zotërimet e prindërve të tij, dhe me ushtrinë e tij gjermanike zbriti drejt jugut, madje arriti gjer në Pulje. Por në ndihmë të Charles d’Anjou erdhi nga Moréa dhe princi frëng Guillaume II de Villehardouin[10] me kalorësit e tij. Prej kohësh ai ishte vendosur në Peloponez dhe ishujt e Greqisë ishin zotërimet e tij. Tashmë të dy frankët luftonin kundër gjermanëve të dinastisë Hohestaufen, me të cilët ishin bashkuar dhe një pjesë e princave të Italisë së veriut. Ishte viti 1268. Në betejën e zhvilluar në 23 gusht, në Togliacozzo, kundër princit Conradin, duke ikur nëpër kënetën Pontius, Charles d’Anjou fitoi lehtësisht dhe e kapi rob djaloshin e ri bashkë me një sërë princash të tjerë gjermanë si dhe prijësit e partisë imperiale të Toskanës. Ai i mbylli ata në kështjellën Castel dell’Ovo, të Napolit.
Për ta dënuar atë, Charles d’Anjou mblodhi gjithë gjyqtarët e Napolit, por vetëm njëri nga ata pranoi ta gjykonte. Djaloshi 18 vjeçar po luante shah kur erdhën t’i lexonin vendimin. Bashkë me disa trima të tjerë, ata i çuan në sheshin e pazarit të Napolit, përgjatë detit, ku priste Charles d’Anjou me njerëzit e oborrit të tij. Populli nxinte ngado për të parë ndëshkimin e djaloshit-mbret. Roberti i Barit, «protonoter», lexoi vendimin, ku e dënonte atë si tradhëtar e armik të Kishës. Por sapo mbaroi, ai u godit në gjoks nga Robert de Flandre, vetë dhëndri i Charles d’Anjou, i cili i klithi: «Nuk të përket ty, o i mjerë, të dënosh një fisnik kaq të sjellshëm si ai». Gjyqtari ra i vdekur para të gjithëve, por Charles nuk deshi ta dënonte dhëndrin e tij. Ndërkohë Conradin-i u ngjit mbi podiumin prej druri, hoqi pelerinën e tij dhe duke i flakur dorezën e tij popullit, si një shenjë hakmarrjeje të mëvonshme, i zgjati kokën xhelatit… Pas tij, iu pre koka dhe Frederikut të Austrisë. Ishte data 29 tetor i vitit 1268.
Viti 1267, kishte qënë një vit i mbarsur me ngjarje për Charles d’Anjou. Së pari nënshkrimi në 27 maj, në Viterbo të Italisë i marrëveshjes së tij me perandorin latin Badouin II, i cili para ca kohësh ishte rrëzuar nga froni në Konstantinopojë. Sipas traktatit, si shkëmbim i ekspeditës që do të ndërmerrte Charles për ta rikthyer atë përsëri në Konstantinopojë, mbreti Badouin i jepte një pjesë të pronave të tij në Greqi. Charles angazhohej që brënda një viti të ngrinte një ushtri prej 2000 kalorësish për të pushtuar perandorinë. Në të njëjtën kohë u ra dakort që vajza e tij Beatrice, të fejohej me djalin e mbretit Badouin, Philippe de Courtenay. Në bregdetin shqiptar, Charles caktoi menjëherë si mëkëmbës të tij Gazzo Chinardi, (ndoshta vëllai i Philippe Chinardi), i cili kishte qënë një krah i djathtë për Philippe-in e Badouin-it, që ishte vrarë pak kohë më parë. Megjithatë, fillimthi, prijësit e kështjellave bregdetare si të Butrintit, Kaninës, Sopotit, Korfuzit dhe as kapiten Vrana i Durrësit, nuk do të pranonin të viheshin nën diktatin e Chinard-it.
Po në vitin 1267, Beatrice, gruaja e Charles d’Anjou vdiq në Nucera. Trupi i saj u dërgua të varrosej në vendlindjen e saj në Aix-en-Provence. Dy vjet më vonë, Charles d’Anjou u martua me Margarite de Tonerre, vajzën e kontit Eudes de Nevers dhe mbesë e dukës së Bourgogne-s, por me të ai nuk pati fëmijë.
Ngjarja më e madhe për Shqipërinë në këtë vit ishte tërmeti i madh që ra në Durrës, duke shkretuar një pjesë të madhe të qytetit. Kronisti i kohës Georges Pachymères, duke shkruar mbi këtë hata të madhe, theksonte se “ky tërmet, ishte një goditje në formë pulsimesh të vazhdueshme dhe të pazakonta që e trondisnin fort tokën dhe papushim, me një zhurmë që në gjuhën e zakonshme e quajmë gjëmime të nëndheshme, por që ishin shenjat e dukshme të një fatkeqësie të afërt… Pas tërmetit, banorët u hodhën mbi rrënojat që të shpëtonin gjithçka që mund të përdorej».
Në vitin 1268, Charles d’Anjou do të nisej përsëri për luftë dhe kësaj rradhe në drejtim të Moresë, për të ndihmuar frankun Guillaume II de Villehardouin, i cili kërcënohej vazhdimisht nga sulmet që i bënin trupat bizantine që kishin pushtuar Greqinë dhe tani ishin gati të pushtonin dhe Morenë. Madje ai i nisi trupat e tij edhe në drejtim të Epirit dhe Shqipërisë. Në këtë kohë, ai mendoi të zgjeronte lidhjet e tij me mbretëritë e tjera të Evropës, duke martuar së pari djalin e tij të madh Charles, me vajzën e Etienne-it të Hungarisë. Ky rrjet aleancash, me vite do të zgjerohej akoma më shumë drejt Kroacisë, Polonisë dhe vëndeve të tjera.
Ishte koha kur aleanca e anzhuinëve dhe e mbretit të Francës me papatin e Romës e bënë Charles d’Anjou-në një nga figurat legjendare të kësaj epoke. Ai tashmë kërkonte të zgjeronte mbretërinë e tij, të bënte për vete senjorët e Moresë, të Epirit dhe të brigjeve shqiptare të Adriatikut. Vlorën tani e kishte lënë në duart e aleatit të tij, Guillaume de Villehardouin. Por qëllimi i tij i vërtetë ishte marshimi drejt Konstantinopojës për të rrëzuar perandorin ortodoks Mihal Paleologu dhe në vend të tij, me ndihmën e Papës, të vihej ai si një perandor latin. Madje në këtë kohë, ai filloi të krijojë aleanca të reja siç ishte ajo me mbretin e Serbisë, me carin e Bullgarisë, apo me mbretin e Hungarisë. Në vitin 1269, duke e ndjerë veten mjaft të fuqishëm, ai përgatiti ekspeditën kundër perandorit të ri Mihal Paleologut, por Louis IX mendonte më tepër për një Kryqëzatë tjetër, sesa të sulmonin Konstantinopojën. Prandaj ai ishte kundër ekspeditës së vëllait të tij. Kështu ëndrrën e mbretit Charles d’Anjou e ndërpreu vetë mbreti Louis IX, i cili në vitin 1270, shpalli se do të ndërmerrte një Kryqëzatë të re për të çliruar Jeruzalemin.
Regnum de Naples et d’Albaniae
Ndërkohë, nga Helena, gruaja e Manfredit, të cilën e mbante të burgosur, Charles d’Anjou kishte siguruar zotërimin e Vlorës, meqë ajo ishte bijë e despotit të Epirit dhe Vlora ishte prika e saj. Në maj të vitit 1271, biri i tij, Philippe u martua me trashëgimtaren e principatës së Achaïe-s, në kufi me Epirin. Po këtë vit, vdekja e despotit i dha mundësi të bëhej dhe zot i Arbërisë së jugut. Në fillim, Charles d’Anjou zbarkoi në Vlorë e pastaj në Durrës. Ai donte tashmë të bënte për vete prijësat shqiptarë që ndjeheshin të kërcënuar nga trupat e perandorit Mihal Paleologut dhe mbretëria e Serbisë. Në 21 shkurt të vitit 1272, me paktin që vendosi me prijësat shqiptarë, ai u shpall mbret i Napolit dhe Arbërisë. “Durazzo, Berati, Janina e Butrinti hynë në mbretërinë e re të Charles d’Anjou”, – shkruan historiani J. Richard, që siç përmendet dhe në tekstet e kohës, Charles tashmë quhej «Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae». Në fakt, një delegacion i krerëve shqiptarë kishin kapërcyer Adriatikun dhe ishte pritur në Napoli, në oborrin e Charles d’Anjou, për të nënshkruar paktin mes dy vëndeve. Mareshall të Albanisë, mbreti anzhuin kishte caktuar bashkëpatriotin e tij, francezin Guillaume Bernard, por njëkohësisht, ai kishte caktuar si zëvëndës një komandant shqiptar apo «capitaneus Albanorum».
“Regnum de Naples et Albaniae”, u festua dhe u brohorit nga të gjithë shqiptarët. Pas caktimit të Jean de Noytel, mëkëmbësit të tij në Shqipëri, i cili u dërgua të marrë në dorëzim postin e tij në Durrës (ad recipiendum regnum Albanie), me një dekret tjetër mbretëror, Charles njohu princat shqiptarë si baronë dhe kontë, duke u dhënë tituj nderi si “inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia”… si dhe duke u dhënë atyre pushtet ndaj zotërimeve që kishin patur më parë. Mbreti anzhuin angazhohej të mbronte jo vetëm zotërimet e tyre, por dhe tradicionet e jetës së tyre, mënyrën e administrimit klanik dhe të ligjeve që ekzistonin brënda vëndit të Arbërit. Me ndihmat e mbretit anzhuin, menjëherë filluan forcimet e kështjellave mbrojtëse. Nga dokumentet anzhuine ne njihemi me aristokracinë e asaj kohe dhe familjet e mëdha shqiptare si Muzakajt, Blinishti, Arianiti, Skura, Zebenishti, etj, për të cilët flet në librat e tij dhe bizantologu e albanologu i njohur francez Alain Ducellier. Në një nga dokumentet e kancelarisë së Napolit që ruhen edhe sot, të cilës i është referuar dhe Theodor Ippen, apo arkeologu francez Léon Rey në revistën e tij Albania, në vitet 30’ të shekullit XX shkruhet se «në dhjetor të vitit 1274, një numër prijësish shqiptarë firmosin me guvernatorin anzhuin Norjan de Toucy një dokument sipas të cilit e njohin Charles I si sovranin e tyre. Nënshkruesit e mëposhtëm janë: Maurus, Zacharias, Georges e Demetrus Skura, Yonima, Paul Verona, Blaise, Paul Sunbramanus, Yetqüy, Pierre Misié, Blad Bletista, Pierre Clange, Tanus Bessossia, Theopia, Demeter Limios, Mensis Sona, Tanus Barbuka, Alexis Arianiti, Paul. Të gjithë këta prijësa vinin me siguri nga krahinat e Krujës, Elbasanit dhe territoret e tyre… » Një vit më vonë, më 1273, mbreti Charles d’Anjou, përmes nje «bulle d’or», «i dhuroi senjorit Paul Gropa (Pal Gropës) fshatrat e Radicis majoris, Radicis minoris, Cobocheste, Zuadigoriza, Sirclani dhe Vraye, Zessica, në luginën Ebu. Familja Gropa e kishte qëndrën e saj në Ohër dhe Jireçek dhe kërkonte fshatra në luginën e Devollit, pasi autoriteti i tyre shtrihej edhe në Dibër…» Theodor Ippen përmënd gjithashtu dhe emrat e një numri guvernatorëve anzhuinë në Shqipëri sipas regjistrit «Dokumentet napolitane», “Gazone Chinardo (1269), Anseau de Cayeux (1273), Jean de Bussy (1274), Narjon de Toucy, Guillaume de Bernard (1275), Jean de Vaubecourt (1277), Hugues de Sully le Rousseau (1279), Giovanni Scotto (1281), Guillaume Bernard (1283), Guy de Charpigny (1294), Ponzard de Tournay (1294), Simon de Mercey (1296), Guillaume de Grosseteste (1298), Geoffroy de Port (1299), Rinieri de Montefuscolo (1301)
Edhe studjuesi italian Françesco Tajani, në librin e tij Storie Albanesi, të botuar në Salerno më 1886, duke folur për anzhuinët në Shqipëri përmënd zotërimet e princave shqiptarë. Balshajt kishin zonën midis Krujës dhe Lezhës, Dukagjinët kishin krahinat mbi lumin Drin, Zakariajt kishin qytetin e Danjës dhe Zadrimën, Pjetër Spani kishte Drishtin, ndërsa Kastriotët, Dibrën. Me tu bërë dhe mbret i Arbërisë, Charles d’Anjou i dha për ndihmë Gazzo Chinardi-t, si «vicaire-général», një gjykatës si dhe një oficer finance. Madje në Durrës erdhi dhe një trupë saraçenësh nga Lucera e Italisë së Jugut, të cilët «patën lidhje simpatie me banorët dhe marrëdhënie të ftohta me qeveritarët anzhuinë», na shkruan një kronist. Ky pra ishte bashkimi i parë i princave shqiptarë që përfshinte territore nga malet Akrokeraune në jug të Vlorës e gjer në gjirin e Drinit, nga gjiri i Vlorës e në Lezhë, duke përfshirë gjithë bregun e Shqipërisë qëndrore dhe meridionale. Në një dokument të mëvonshëm, që mban datën e vitit 1274, shkruhet se «përfaqësuesit e fisnikëve shqiptarë, bujari Gjin Muzaka dhe sebasti Pal Gropa, zot i Dibrës, kanë shkuar në Durrës për të takuar mëkëmbësin e mbretit anzhuin».
Bashkimi me Charles d’Anjou solli njëkohësisht ekspansionin e kishës katolike, e cila më parë kishte vuajtur dhe ishte cënuar fort nga influenca bizantine. Ai madje u premtoi peshkopëve shqiptarë të kishës ortodokse se do t’i respektonte ritet e tyre, por me kusht që të shkëputeshin nga tutela e Kishës së Konstantinopojës. Kjo atmosferë e përplasjes midis dy kishave kristiane, katolike dhe ortodokse, vihet re dhe në dorëshkrimin e vitit 1308, të quajtur më vonë Anonimi i Gorkës, i cili e përshkoi tokën e Arbërit, ashtu siç kishte përshkuar Lindjen e Afërt e Mesdheun. Ai shkruan në këtë dorëshkrim se «këta banorë (pra arbërit) «nuk janë as tamam katolikë, as tamam skizmatikë… po të dilte një njeri që t’ua parashtronte fjalën e Perëndisë, do të bëheshin tamam katolikë, sepse prej natyre ata i duan katolikët…» Në këtë dorëshkrim shkruhet se një pjesë e mbretërisë së Arbërit, bashkë me qytetin e Durrësit, ishte nën pushtetin e princit Philippe de Tarente, birit të mbretit të Napolit e Siçilisë, në aleancë me princat shqiptarë. Shkruhet gjithashtu dhe për zona të tjera autoktone që ishin më vete e që sundoheshin nga princat lokalë, pa qënë të ndërvarur nga fuqi të tjera, siç ishin anzhuinët, bizantinët apo serbët. Si të tillë përmënden zonat e Dibrës, Tomorricës, Këlcyrës, Pultit, etj, një e dhënë kjo që tregon se një pjesë jo e pakët e trojeve arbënore qëndronte e pavarur me prijësat e saj autoktonë. Madje bizantologu Alain Ducellier, në studimin e tij Bizanci dhe bota ortodokse,[11] shkruan se «Që nga shekulli i XII, shqiptarët dominonin Shqipërinë aktuale dhe Maqedoninë perëndimore që sot ne e quajmë Kosovë. Ndryshe nga invazioni bullgar i vitit 1230, që ishte veçse një episod, ekspansioni serb më 1217, arriti gjer në Pejë, aq sa preku dhe Durrësin më 1295 dhe mundi të komandonte të paktën gjer në vitin 1304».
Në vitin 1274, duke përfituar nga rrethanat dhe për të bërë një diversion ndaj Charles d’Anjou-së, Mihal Paleologu nisi disa trupa dhe rrethoi Durrësin, por trupat e Charles d’Anjou-së që u nisën me shpejtësi drejt Durrësit, bënë që bizantinët të tërhiqen menjëherë. Për herë të tretë Charles d’Anjou u pengua që t’i sulej Konstantinopojës për ta pushtuar atë. Kësaj rradhe, shkak ishte thyerja e flotës së tij nga flota bizantinase e komanduar nga lombardi Licario, një strateg i shquar si dhe greku Filantropenos. Por ai që e pengoi më shumë ishte papa Gregoire me politikën e tij të ripajtimit të dy selive të shenjta, asaj katolike në Romë dhe asaj ortodokse në Konstantinopojë. Po më 1274 u mbajt Koncili i Lyon-it, i cili duhej të hidhte bazat e këtij ripajtimi. Kjo ngjarje e shpëtoi Paleologun nga sulmi anzhuin. Megjithatë, Paleologu përgatitej për një sulm të mundshëm e të papritur dhe për këtë i duhej të përgatiste më shumë ushtrinë si dhe të zgjeronte influencën në territoret që tashmë kishin hyrë nën kontrollin anzhuin, siç ishin territoret e Arbërit, të principatës së Achaie-s dhe despotatit të Epirit. Pikërisht në këtë kohë, Berati u sulmua dhe u pushtua nga trupat e perandorit bizantinas, por anzhuinët dhe shqiptarët e çliruan sërrish qytetin po atë vit. Po kështu, bizantinët kishin rrethuar dhe Vlorën e Durrësin, ku qëndronte kapiteni anzhuin Narjot de Tourcy, por duke parë qëndresën e anzhuinëve dhe shqiptarëve, bizantinët ishin tërhequr.
Në vitin 1277, Charles d’Anjou u nis drejt Palestinës, pasi nga Marie d’Antioches, ai kishte blerë titullin “mbret i Jeruzalemit”, edhe pse ajo nuk e kishte pritur miratimin e Papës për këtë gjë. Por Charles d’Anjou ishte më i fuqishëm se Papa. Pasi çliroi Shën Joanin e Akrës, ai u bë një nga figurat e fuqishme që ndërmjetësoi midis muslimanëve dhe tempullarëve e kryqtarëve të tjerë kristianë. Kurora e Jeruzalemit ishte e rëndësishme në sytë e gjithë kristianëve të botës, por zotërimet e reja përfshinin gjithashtu edhe qytetet e njohura si Tyr, Tripoli dhe Shën-Joani i Akrës.
Në kthim nga Palestina, Charles d’Anjou dërgoi atje në emër të tij si «bailli» (bail), kontin Ruggero Sanseverino. Por mëndja e tij ishte gjithnjë me idenë e një zbarkimi drejt Adriatikut dhe marshimi mbi Konstantinopojën. Duke parë forcën e tij, perandoria bizantine kërkoi të bënte për vete prijësat shqiptarë dhe disa prej tyre arriti t’i bënte, çka shkaktoi zëmërimin e Charles, i cili disa prej tyre dhe i burgosi. Një vit para betejës së famshme të Beratit, ishte kapiteni Johan Skoto, i cili me urdhër të mbretit Charles, çoi si të burgosur drejt kështjellës së Brindizit disa fisnikë shqiptarë si, kasnecin Blinishti dhe vëllain e tij Guljelm Blinishti, Dhimitër Zogu-n, si dhe kreun e familjes së famshme Muzaka, Gjin Muzaka, të cilësuar si «tradhëtarë», «preditores nostros parcium Albaniae». Ndërkohë, ai e forcoi akoma më shumë aleancën me Serbinë, përmes martesës së kushërirës së tij, Helene d’Anjou me mbretin serb Urosh I, martesë nga e cila lindi Urosh II. Helena e ruajti fenë e saj katolike edhe pse hyri në një mbretëri të fesë ortodokse. Madje ajo iu përkushtua ndërtimit të vëndeve të kultit katolik në brigjet e Dalmacisë gjer në veriun e Arbërisë, ku ende dhe sot gjënden gjurmët e veprave të saj.
Napoli atë kohë ishte një nga kryeqëndrat më të dëgjuara të Europës, ku Charles d’Anjou kishte organizuar një shtet të mirëfilltë e modern, me një këshill rreth tij, të quajtur «Magna regia Curia»,[12] Napoli ishte një kryeqytet jo vetëm i politikës dhe diplomacisë, por dhe i kulturës, artit, i gjuhës latine e franke. Duke qënë vetë natyrë artisti, Charles ishte edhe mecen i arteve, duke afruar rreth oborrit mbretëror personalitete të njohura dhe të shquara të kohës. Madje atje u krijua dhe një «scriptoria», ku nën udhëzimin e tij filloi përkthimi i teksteve të rëndësishme të botës arabe si dhe i teksteve të vjetra për mjeksinë. Pikërisht atje u shkrua nga skribët dhe Traktati i Mjeksisë (Traité de Medecine), i ruajtur sot në Bibliotekën Kombëtare të Francës, i ilustruar me miniatura, siç bënin atëherë skribët me tekstet laike apo mesharët e shkruar në shkronja ari dhe argjendi. Po kështu, nga ajo periudhë ka mbetur dhe teksti tjetër i famshëm Chansonier, me poezi dhe këngë të shkruara nga vetë Charles d’Anjou dhe të ilustruara nga skribë të njohur. Skribët jetonin jo larg pallatit mbretëror, në banesën që quhej «platea Salliti». Në oborrin e tij në Napoli kishte bardë që këndonin këngë epike. Njëri nga ata quhej Musart. Krahas mikut të tij të vjetër, poetit Adam de la Halle, i cili ka lënë të shkruar poemën e gjatë kushtuar atij, Du Roi de Sizile, ai mbante pranë dhe poetin italian Sordello. Ai e vlerësonte aq shumë kulturën, saqë kur ishte senator i Romës, donte të themelonte atje një universitet, i ngjashëm me atë të Sorbonne-s në Paris.
Historiani Giovanni Villani, duke shkruar rreth figurës së Charles d’Anjou, nënvizon se «Charles ishte një njeri i mënçur, një tip kreshniku, i ashpër me ata që ia kishin frikën. Ishte besnik në premtimet e tij dhe i ndershëm si një murg, një katolik i devotshëm dhe një njeri i Drejtësisë. Ishte shtatlartë e muskuloz dhe me një lëkurë në ngjyrë ulliri. Kishte një vështrim të ashpër si dhe një hundë të gjatë. Ai kishte një pamje sovrani më shumë se çdo princ tjetër. Flinte pak dhe e kishte zakon të thoshte se «gjumi ishte një kohë e humbur». Ishte bujar ndaj ushtarëve, por i pangopur për të zgjeruar territoret e tij
Lufta e Beratit
Më 1279, sipas kronikave të kohës, në krye të një ushtrie të madhe, Charles d’Anjou dërgoi në Shqipëri besnikun e tij, Hugues de Sully, ku me ndihmën e trupave shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me të, të çlironin sërrish Beratin e pushtuar nga trupat e Bizancit. Hugues de Sully, i quajtur nganjëherë dhe Hugues le Roux de Sully (i Kuqi), zbarkoi së pari në Spinaricë, në Zvërnecin e sotëm, diku në derdhjen e Vjosës, port që prej kohësh përdorej nga bizantinët. «Marrja e Beratit, – shkruhet në tekstin Historia shqiptare, – do të çlironte nga presioni bizantin bazat bregdetare të anzhuinëve (Vlorën, Durrësin) dhe do të krijonte kushtet për përparimin e ushtrive të Karlit Anzhu në brendësi të vendit. Është për këto arsye që Karli I i shkruante komandantit të ushtrisë anzhuine në Shqipëri se “nuk mund ta shprehte me fjalë rëndësinë që i jepte pushtimit të kështjellës së Beratit” (ad captionem castri Bellgradi, que ultra quam dici valeat cordi nostro residet). Në prag të mësymjes, Karli I Anzhu konfirmoi aleancat me Serbinë e me Despotatin e Epirit. Despot Niqifori I i Epirit, u shpall vasal i mbretit anzhuin dhe i dorëzoi këtij kështjellat e Butrintit, të Sopotit e të Porto-Palermos. Por para së gjithash Karli I bëri një përpjekje të re për t’i rregulluar marrëdhëniet me shqiptarët e për t’i shkëputur këta nga bizantinët. Në këtë kuadër Karli I liroi nga burgjet italiane një numër krerësh shqiptarë kryengritës, mes të cilëve Gjin Muzakën, i cili mbahej në burgun e kështjellës së Brindizit së bashku me Dhimitër Zogun, Kasnecin Guljelm Blinishtin. Karlit I Anzhu i erdhën kërkesa të përsëritura nga fisnikët shqiptarë për të liruar Muzakën, pasi me sa duket, Gjin Muzaka gëzonte pozitë e autoritet të veçantë dhe nëpërmjet tij mbreti anzhuin u përpoq të ndikonte mbi krerët shqiptarë. Ndërkohë që ushtria e Hugo de Sully, e përforcuar nga kontingjentet e ardhura nga Durrësi, Vlora e Butrinti, kishte mbyllur rrethimin e Beratit, shqiptarët anti-anzhuin sulmonin kështjellat e anzhuinëve në bregdet, duke detyruar vetë komandantin anzhuin t’i shpërqëndronte forcat e të niste përforcime në drejtim të atyre kështjellave.
Kasnecë të shumtë u nisën nga Berati në Konstantinopojë të informonin perandorin Mihal Pelologu VIII për gjëndjen e vështirë. Garnizoni i Beratit, i komanduar nga Mihal Engjëlli (Ange), dhëndri i perandorit, ishte i vogël e i mbrojtur mirë, me ushtarë të sprovuar. Megjithatë, perandori e dinte se nëse binte Berati, për pak javë anzhuinët mund të mbërrinin në Selanik dhe që andej do të mësynin drejt Konstantinopojës. Kështu, ai nisi me urgjencë një ushtri të kryesuar nga nipi i tij Mihal Tarkaniotes, i cili do të mbërrinte në malet shqiptare në mars të vitit 1281. Prej disa muajsh, pas një lufte të vazhdueshme dhe duke përparuar gjithnjë, anzhuinët kishin arritur të afroheshin deri në lagjet e jashtme të qytetit, pra që në dhjetor të vitit 1280. Madje ata kishin dhe makineri luftarake që t’i përdornin për sulmin, meqë kështjella e Beratit ngrihej mbi një faqe shkëmbore, çka ishte vështirë të pushtohej. Por beteja e vërtetë mes anzhuinëve dhe bizantinëve do të zhvillohej në pranverë të vitit 1281.
Hugues de Sully, shtatlartë dhe me flokët e tij të kuqe, të lëshuara mbi supe, ishte në anën tjetër të lumit Osum, ndërkohë që përballë tyre, u vendosën në anën tjetër trupat e ardhura nga Konstantinopoja. Komandanti bizantin Tarkaniotes, bëri gjoja se do të tërhiqej dhe një çast pararoja anzhuine, bashkë me prijësin e tyre, u sulën përpara. Por gjatë përleshjeve të para, Hugues ra nga kali dhe bizantinët e kapën rob. Kur morën vesh këtë, ushtria anzhuine u sul drejt bregut tjetër që të shpëtonte prijësin e tyre, por atje u gjetën në pritë dhe të hutuar nga goditja u shpërndanë. Rreth kësaj beteje, historianët e mëvonshëm i janë referuar përgjithsisht shkrimeve të Georges Pachymères, i cili thotë se pas kësaj beteje, Charles d’Anjou-së i mbeti vetëm Durrësi, Butrinti dhe Himara. “Robi gjigand i lidhur me hekura Hugues de Sully, u nxorr në rrugët e Konstantinopojës, por më pas në sajë të një shumë e madhe, ai mundi të kthehej në Pulje. Por ndërkohë, forcat e tjera ia kishin mbathur drejt brigjeve shqiptare, Durrësit, Kaninës dhe Vlorës. “Kalorësit latinë, – shkruan John Julius Norwich, në librin e tij Historia e Bizancit, – kishin mburoja të rënda dhe ishin të mbrojtur nga shigjetarët bizantinë, por ata u vranë kuajt me shigjeta, duke sjellë që pjesa më e madhe e ushtrisë anzhuine të vritej dhe të kapej rob”. Nga ana e tij, historiani Marin Sanudo Torsella, shkruan se bizantinët i ndoqën anzhuinët gjer në Vlorë, ku ishte kapiteni anzhuin Drivon de Vallibus, pikërisht ai që kishte mbajtur pak kohë më parë si peng djalin e Andrea Muzakës, por që ishte liruar me urdhër të Charles d’Anjou-së.
Duke iu referuar këtij momenti historik, në librin e tij Rënia dhe vdekja e Konstantinopojës, historiani Jean Heers shkruan: “Më 1281, ushtria e Charles d’Anjou, me 200 kalorës dhe 6.000 ushtarë këmbësorë nën komandën e Hugues de Sully ndërmorrën sulmin në drejtim të territoreve që ishin në duart e grekëve të Bizancit, por ata u thyen nga bizantinët e Mihal Tarkaniotes para fortesës së Beratit. Për të festuar këtë fitore strategjike, Mihal Paleologu porositi mozaikun e hyrjes së pallatit Blanchernes, ku t’i bëhej jehonë kësaj ngjarje të madhe…”
Në vitet e mbretërimit të tij dhe në Arbëri, Charles d’Anjou filloi të favorizonte më shumë elementin e huaj sesa vëndas në drejtimin e pushtetit, edhe pse ai kishte ndarë jo pak ofiqe. Në qytetet e Arbërisë drejtonin më shumë fisnikë frankë e italianë, sesa shqiptarë. Kishte gjenovezë, qytetarë nga Piza, nga Firence, Katalonja, etj. Ndoshta sepse ai kishte më shumë besim tek ata, sesa prijësit vendas, të cilët ndoshta një ditë mund t’i kthenin krahët. Me thyerjen në bedenat e kështjellës së Beratit dhe sulmin e furishëm e të papritur bizantin, mori fund dhe ëndrra e Charles d’Anjou për të sulmuar e pushtuar Konstantinopojën. Atij i mbetej veçse të konsolidonte mbretërinë e tij nga Siçilia e Napoli, në brigjet shqiptare e Moré, si dhe në tokat e shenjta latine të Orientit.
Revolta e Pashkës dhe fundi i Charles d’Anjou
Përgatitjet për luftën e ardhshme vazhdonin në Napoli e Siçili, por në vitin 1282, një ngjarje do t’i prishte planet e Charles d’Anjou: “Les Vêpres Siciliennes”, revolta e Pashkës në Palermo, në 31 mars të atij viti, gjatë pelegrinazhit në kishën e Santo Spirito, ku ushtarët e tij u masakruan dhe u zbuan nga siçilianët. Por jo vetëm nga ata, pasi në Napoli e Siçili kishte një popullsi të përzier, kishte grekë të mundur, arabë që dikur kishin qënë zotër të këtyre trojeve dhe pastaj ishin kthyer në njerëz të rangut të dytë, etj.
Ç’kishte ndodhur në realitet? A ishte vërtetë një revoltë popullore, apo e nxitur nga Konstantinopoja dhe aragonasit? Sigurisht, qeverisja e rreptë e Charles d’Anjou e kishte bërë popullin të revoltohej. Ky aksion kundër Charles d’Anjou kishte kohë që përgatitej. Perandori i Konstantinopojës e dinte se fitorja e vetme mbi anzhuinin e tmerrshëm do të ishte vetëm diplomacia dhe përçarja. Giovanni da Prociba ishte një nga konspiratorët më të mëdhenj që i shërbeu Konstantinopojës kundër mbretit frank. Ai kishte qënë mjek i Frederikut të II Hohenstaufen e më pas ishte lidhur me Conradin-in. Dhe kur ky u ekzekutua, ai e la Italinë dhe u fsheh në Spanjë, ku u lidh me aragonasit, duke informuar vazhdimisht perandorin bizantin për çka ndodhte në Siçili. Ishte pikërisht ai që nxiti dhe popullatën e Palermos kundër Charles d’Anjou. Gjatë festës së asaj dite të shenjtë, një oficer i dehur, i quajtur Drouet, që kontrollonte njerëzit se mos kishin fshehur armë në trup, i ishte afruar një gruaje të re, duke i futur duart në trup. Por papritur ajo kishte thirrur: “Moranu i Franshiski”, (“Vdekje francezëve”). Atëherë kambanat filluan të binin me forcë, oficeri u vra nga gruaja dhe menjëherë filloi një masakër e vërtetë kundër francezëve që ishin aty. Mezzogiorno e Palermos u përgjak. Kjo revoltë do të përhapej pastaj menjëherë në të gjithë Siçilinë. Madje dhe në Napoli filluan revolta, por ato u shtypën menjëherë nga fisnikët napolitanë. Mbreti Charles ishte ndërkohë në Provence, në jug të Francës dhe kjo ngjarje e tronditi së tepërmi. Vallë po afrohej fundi i mbretërisë? Vallë mbretit anzhuin do t’i mbetej vetëm Napoli dhe aleanca e tij me Arbërinë?…
Kur Charles d’Anjou mbërriti me forcat e tij në Napoli, ai mori vesh se biri i tij ishte kapur rob nga admirali aragonas Roger de Loria. “Më mirë të kishte vdekur”! – ishte shprehur ai, kur dëgjoi për këtë lajm. Me anijet e tij ai u sul drejt Mesinës për ta pushtuar qytetin, por mjerisht, galerat e tij, edhe pse dy herë më të shumta në numur, do të kapeshin nga spanjollët. Humbja e kësaj beteje e dëshpëroi shumë dhe ai i propozoi Pedros së Aragonës një dyluftim kalorsiak, ku secili të vinte në fushën e betejës me 100 kalorës të zgjedhur të tij. Kjo ndeshje u la në 15 maj të vitit 1283, në qytetin Bordeaux, i cili atë kohë ishte nën pushtetin e anglezëve. Pedro i Aragonës, i cili donte t’i bënte bisht dyluftimit, u paraqit që herët në mëngjes në vëndin e luftimit dhe para një noteri tha se trupat e Charles nuk kishin ardhur, dhe menjëherë ishte zhdukur drejt Spanjës. Kur kalorësit e Charles mbërritën në vëndin e dyluftimit, Pedro ishte zhdukur dhe kjo betejë kalorsiake nuk do të zhvillohej.
Në fund të prillit të vitit 1283, trupat e mbretit Charles e kishin lënë ishullin e Siçilisë, por në qershor ai i bëri thirrje Philippe-it III, mbretit të Francës, që t’i dërgonte ndihma. Dhe ky i fundit nuk vonoi t’i dërgonte kontin d’Artois me 500 kalorës. Siç shkruan dhe Sivery në librin Margarite de Provence, – «Robert d’Artois marshoi drejt Italisë. Një pjesë e kalorësve dhe baronëve që Margarita[13] (gruaja e mbretit Louis IX) i kishte grupuar kundër Charles d’Anjou, tani po shkonin në ndihmë të tij. Madje dhe biri i mbretëreshës së re Pierre d’Alençon, i shoqëruar nga biri i Charles d’Anjou, princi i Salerno-s. Ata kapërcyen Firencen dhe në tetor iu drejtuan Napolit.» Ndërkohë, Charles e kishte bindur Papën që ta ç’kishëronte mbretin Pedro d’Aragon, që i kishte marrë Siçilinë, duke përgatitur njëkohësisht një ekspeditë të madhe në krye të së cilës mendonte të vinte Charles, comte de Valois, që ishte vetë biri i mbretit të Francës.
Edhe shqiptarët ishin në pozitë të vështirë. Nga njëra anë ata ishin të lidhur me mbretin frank në një mbretëri të përbashkët, por nga ana tjetër, perandori i Konstantinopojës kërkonte t’i bënte për vete, duke u ofruar zotërime e siguri për të ardhmen. Megjithatë, përballë kërcënimit të dyndjeve serbe që vinin nga veriu, ata kishin nevojë për mbështetjen e një mbretërie si ajo e anzhuinëve, e cila tashmë, përmes martesave të shumta, ishte lidhur me disa mbretëri të Evropës si ajo e Hungarisë, e Aragonasve, etj. Guillaume Blinishti apo Gjon Blinishti, po ta shkruajmë në shqip, u caktua nga mbreti francez si mareshall i forcave shqiptare. Tanush Topia-s i ishte dhënë titulli kont, “Dominum Tanucium comitem Thopian”. Në Acta Albaniae shkruhet për një kërkesë të bërë në vitin 1283 nga të burgosurit shqiptarë të kështjellës së Brindizit, ku ata “i premtojnë mbretit anzhuin se do t’i qëndronin besnik dhe se do ta qetësonin zonën e Durrësit, nëse ai do t’i linte të lirë”. Muajt e fundit të jetës së tij, Charles bëri përgatitje të shumta për forcimin e ushtrisë. Acta Albaniae na informon se katër muaj para se të vdiste, pikërisht në 7 shtator 1284, Charles përgëzonte prijësat shqiptarë të Vlorës për qëndresën përballë sulmeve bizantine. Në këtë kohë kapiteni i anzhuinëve të Korfuzit, Sopotit dhe Himarës ishte italiani Girolamo di San Feliçe.
Charles d’Anjou, të cilin historiani Michelet e konsideronte për nga fuqia e madhe si “dominateur des Papes” (“dominues i Papëve”), vdiq në Foggia në 7 janar të vitit 1285, në moshën 58 vjeçare, në një moment tragjik për të dhe për vetë mbretërinë që kishte ndërtuar. Madje dy muaj më parë, ai kishte mbledhur parlamentin në Foggia, për të përgatitur ndërmarrjen e luftës së re. Më 6 janar, një ditë para se të shuhej, ai kishte shkruar se nëse i biri i tij, princi i Salernos, nuk do mund të merrte kurorën, do të ishte i nipi, Charles-Martel, ai që do ta kryesonte mbretërinë. I biri i tij, Charles II d’Anjou, atë kohë gjëndej ende i burgosur tek aragonasit. Tashmë mbretërinë e kishte marrë në dorë Vatikani, duke krijuar menjëherë një Regjencë për të drejtuar shtetin, duke formuluar atë që u quajt Constitutio super ordinatione Sicilie de Honorus IV. Dhe kjo Regjencë do të vazhdonte nga koha e papës Martin IV tek papa Nicolas IV, gjer me lirimin e Charles II. Sigurisht, vdekja e mbretit të madh nuk e ndaloi mbretin guximtar të Francës, Philippe, të mbiquajtur “Hardi”, që të sulmonte drejt Barcelonës e pastaj të hynte në Aragonë për të zbuar kështu Pedro Aragon-in nga Siçilia. Charles de Valois u proklamua atëherë mbret i Aragonës. Por ndërkohë admirali aragonas Roger de Lauria e kishte asgjësuar flotën franceze në brigjet e Palermos. Atëherë mbreti u detyrua të tërhiqet, por ndërkohë një epidemi e madhe ra në Spanjë, ku vdiqën mijra ushtarë nga të dy kampet. Veç mbretit francez vdiq dhe Pedro Aragon. Kështu mbret i Francës u bë Philippe «Le Bel» («I Bukuri»). Krahinën e Provence-s ai nuk e preku, duke ia lënë djalit të Charles d’Anjou, «Charles Le Boiteux» («Çalamani»). Po kështu trupa të Provence-s dhe të mbretërisë së Francës shkuan më vonë të mbrojnë mbretërinë anzhuine, siç ishin trupat franke të Charles de Valois, Robert dhe «Charles l’Illustre», («I Famshmi»), etj.
Pas vdekjes së Charles d’Anjou në kështjellën e Foggia-s në vitin 1285, dhe varrimit të tij në Napoli, të dërguarit e anzhuinëve u larguan nga Shqipëria më 1286, por ata u rikthyen përsëri më 1304, pas lirimit të Charles II d’Anjou dhe hipjes së tij në fronin mbretëror të Napolit. Në këtë kohë princat shqiptarë si Topiajt, Dukagjinët, Muzakajt, Gropajt, etj, ishin bërë mjaftë të fuqishëm. Arbëria në këtë kohë njihej si shtet nga fuqitë e mëdha evropiane. Shqiptarët ishin një popull luftarak për mbrojtjen jo vetëm të trojeve të tyre historike, por dhe të kulturës dhe zakoneve të jetës së tyre, gjuhës së tyre, etj. Më 1308, në dorëshkrimin e Anonimit të Gorkës, të udhëtarit frëng të urdhërit domenikan, i cili kalonte në atë kohë nëpër Ballkan, e që padyshim duhej të ishte një pelerin që shkonte drejt Jeruzalemit, gjëndet dhe burimi më i vjetër i gjetur deri më sot rreth ekzistencës së gjuhës shqipe, pra gjuhës së autoktonëve. Në këtë dorëshkrim shkruhet se «këtu, shqiptarët e lartpërmëndur kanë një gjuhë që dallohet nga ajo e latinëve, grekëve dhe e sllavëve, kështu që nuk merret vesh nga popujt e tjerë.» Pasi jep të dhëna për Shqipërinë e veriut, Shkodrën, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin, si qytete të rëndësishme të kristianizmit, ai shton se «sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapseprapë ata kanë në përdorim në të gjitha librat e tyre shkronjat latine», («Licet Albaninses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso in omnis suis libris».)
Charles II d’Anjou, biri i Charles d’Anjou, që do të mbahej i burgosur në Katalonja të Spanjës, më së fundi, pas katër vjetëve, u lirua dhe më 29 maj të vitit 1289, në Rieti, Charles II d’Anjou u kurorëzua mbret. Si diplomat që ishte, për të shmangur konfliktet me aragonasit, ai martoi të birin e tij Robert d’Anjou me Yolande d’Aragon si dhe vajzën e tij Blanche me Jacques II d’Aragon. Më 1294, në marrëveshje me Catherine de Courtenay, perandoreshën titullare të Konstantinopojës, ai mori nga ajo të drejtat e kufirit lindor të perandorisë, pra brigjet shqiptare. Atëherë, Charles II caktoi birin e tij Philippe de Tarente që të kishte nën kontrollin anzhuin territoret e Arbërisë. Meqë ai ishte martuar më parë me Ithamar, vajzën e despotit të Epirit, Nicefor Komène, ai mori njëkohësisht dhe të drejtën e trashëgimisë mbi principatën e Achaie-s. Por ndërkohë fisnikët shqiptarë, edhe pse e njihnin juridiksionin anzhuin, «de facto» ata nuk pranonin tu nënshtroheshin komandave anzhuine dhe vendimeve që vinin nga Napoli. Sidoqoftë lidhja anzhuino-shqiptare u ripërtëri, aq më tepër që serbët dyndeshin vazhdimisht nga veriu shqiptar. Më 5 shtator 1304, Philippe de Tarente, duke ndërmarrë një ekspeditë drejt Shqipërisë, iu drejtua sërrish princave dhe bujarëve shqiptarë, siç kishte bërë dhe gjyshi i tij Charles d’Anjou. Philippe i siguroi për një aleancë ushtarake e politike te trembëdhjetë bashkësitë krahinore, siç shkruhet dhe në një nga dokeumentet e kancelarisë anzhuine të Napolit, ku shkruhet për bashkësitë arbënore «Albos, Spatos, Catarucos, Bischesini, Aranitos, lecenis, Turbaceos, Marchaseos, Skuras, Zenenios, Bucceseos, Logorescos et Meteseos». Princi anzhuin u mbështet menjëherë dhe nga Papa në Romë, meqë influenca bizantine dhe kisha ortodokse e kishte dëmtuar katoliçizmin që kishte ripërtërirë më parë Charles d’Anjou.
Në kufijtë e Arbërisë ishin zotërimet e despotit të Epirit, Mihal II, i cili që para se të vdiste e kishte ndarë despotatin midis dy bijve të tij: Necefor-it, me titullin despot i Epirit dhe Jean-it, dukë i Patrës. Por që në 1296, Charles d’Anjou kishte martuar në Napoli birin e tij, Philippe-in, me vajzën e Nicefor-it, Ithamar. Por meqë më pas Nicefor-i vdiq, vëndin ia zuri djali i tij, Thomas. Studjuesi Robert d’Angely (apo Angjeli, meqë ai ishte shqiptar nga Ogrenja e Përmetit), na kujton në librin e tij Enigma,[14] vrasjet e tmerrshme bizantine dhe historinë e shpërbërjes së këtij despotati, kur “Nicolas Orsini, pasi kishte vrarë xhaxhain e tij Thomas, kërkoi të vihej në krye të despotatit, madje të lidhej me shqiptarët dhe për t’i bërë për vete këta, pranoi të mësonte gjuhën e tyre dhe të kthehej në fenë ortodokse. Por pak kohë më vonë dhe ai do të vritej nga vëllai i tij, Jean II Orsini». Sidoqoftë, goditjen përfundimtare, despotati e mori nga trupat greke dhe forcat e Charles Topias, në vitin 1358, në Artë. Pas kësaj, despotati Epirit u rikthye në perandorinë bizantine të Konstantinopojës, ndërsa zotërimet e Arbërit ruajtën aleancën me Vatikanin.
Studjuesja Etleva Lala në një shkrim të revistës Ekskluzive,[15] duke iu referuar kësaj periudhe citon dhe një letër të Papa Gjonit XXII, të nxjerrë nga Arkivat e Vatikanit, e 17 qershorit 1319, dërguar princave shqiptarë si «Mentulo Muzakës, kontit të Këlcyrës, Ndre Muzakës, mareshallit të mbretërisë së Albanisë (regni Albaniae marescalo), Theodor Muzakës, protosevaston i mbretërisë së Albanisë, Guljelm Blenishtit, protosevaston, Guljelm Aranitit, protolegaturo, Kalogjoni (Calojohanni), Blinishtit, Pal Matrangës dhe baronëve të tjerë të mbretërisë së Albanisë (caterisque baronibus regni Albaniae), si dhe Radislant, kontit të Albanisë, duke u treguar sesi e dinte që ata po vuanin nën tiraninë e rëndë të mbretit të Serbisë, dhe duke i nxitur të bëjnë rezistencë e siguruar që ai do t’i ndihmonte me të gjitha mundësitë… »
Anzhuinët dhe princat shqiptarë
Meqë pas vdekjes së Charles I, Topiajt dhe Muzakajt nuk pranonin më të merrnin urdhëra nga anzhuinët, atëherë Roberti, biri i Charles II, dërgoi më 1336 në Durrës të birin e tij, Louis, i cili bëri paqe me dy princat shqiptarë. Tanush Topia-s, iu dha titulli kont, “Dominum Tanucium comitem Thopian”. Pikërisht atë vit Roberti nga Napoli, i cili nënshkroi traktate të veçanta me Thopiajt (1336) dhe despotin Gjon Muzakaj (1338), u shkroi princave shqiptarë (“aux nobles comtes, barons et autres feudataires du royaume d’Albanie“) se do t’i ndihmonte për të luftuar kundër Dushanit të Serbisë. Andrea Muzaka mori titullin “Despote d’Albanie”, apo siç shkruhet në kronikat latine “Andreas Masocius regni Albaniae Despotus”, ku atij i jepeshin gjithë të drejtat dhe fuqitë, me kusht që një nga djemtë ta linte peng në kështjellën e Durrësit, ku rrinte lietnanti i mbretit anzhuin. Dukati i Durrësit do të mbetej si zotërim i anzhuinëve jo vetëm gjatë mbretërimit të Robert d’Anjou-së “le sage”, (“i urti”), siç e quanin bashkëkohësit e vet, i cili mbretëroi në Napoli gjatë viteve 1309-1343, por edhe më pas. Dy vjet më vonë ishte djali tjetër i Robertit, Charles d’Anjou, i cili e forcoi edhe më shumë lidhjen me Tanush Topian, duke i kërkuar njëkohësisht lirimin e njeriut të tij nga burgu, fisnikun Gulielm de Sancto Severini. Por me vdekjen e Charles II d’Anjou, anzhuinët do ta braktisnin Durrësin, Vlorën, Kaninën, duke u mbajtur fort veçse në disa territore të Despotatit të Epirit, me fortesat e Butrintit, Sopotit e Porto-Palermos.
Deri në fund të shekullit XIII, prijësit shqiptarë si Muzakajt, Bua Shpatat, Skurajt, apo Blinishti, herë afroheshin me anzhuinët e herë i shikonin ata me mosbesim. Por kur më 1319, serbët u dyndën drejt trojeve shqiptare, atëherë Arianitët, Blinishtët, Jonimajt apo dhe Matarangët, lidhën aleancë me anzhuinët. Dhe sigurisht, Topiajt ishin aleatë të përhershëm. Studjuesi Oliver Schmitt, në librin e tij Arbëria venedike, shkruan se “edhe familja Topia, pas vdekjes së Karlit të Madh (1388) kishte një përbërje laragane: djali i Karlit, Gjergji, ishte i martuar me motrën e fqinjit të tij verior, Progon Dukagjini, i Lezhës, e cila i kishte sjellë një pajë të pasur në formë stofrash e argjendurinash, ndërsa motra e Gjergjit kishte zgjedhur një patric venedikas, Marco Barbarigon dhe me të kishte ngritur rezidencën në kështjellën shkëmbore të Krujës, prapa Durrësit. Niketa, një tjetër Topia, kontrollonte si kont i Skurjes këtë fushë të pasur në drithëra. Së fundi, Vojsava, një tjetër motër e Gjergj Topiajt, ishte lidhur me Qir Isakun, me sa dukej një fisnik grek në Durrës.”
Robert d’Anjou, “le Sage”, mbretëroi në Napoli gjatë viteve 1309-1343. Siç shënojnë kronikat e kësaj periudhe, ai u bë një nga figurat më të njohura të Evropës. Meqë Papa e kishte shpallur mbret dhe “vicaire” të Selisë së Shenjtë, ai e mbështeti Papën për të cilin “guelfët” ishin mbështetja më e fuqishme. Kur perandori Henri IV i Perandorisë së Shenjtë romano-gjermanike, marshoi drejt Italisë, Roberti ngriti ushtrinë e tij dhe përgatiti galerat për luftë.
Poeti i madh italian Petrarka ishte një nga miqtë intimë të Robert d’Anjou-së, aq sa pas vdekjes së tij, ai shkroi dhe epitafin në varrin e mbretit anzhuin (si dhe 25 strofa në hexametre) «Sed ferre necesse est. / Hec est vita hominum»[16]. Ai e kishte njohur atë në rini të tij, gjatë një vizite në Napoli, ku qëndroi një muaj, i ftuar nga mbreti. Në kujtimet e tij[17], Petrarka e quante Robertin «roi des rois et des philosophes», («mbret i mbretërve dhe i filozofëve»), ndërkohë që Giovanni Villani e cilësonte atë «Kryemjeshtër i shquar në teologji dhe filozofi». «Ku mund të gjesh një gjykatës si August? – shkruante poeti i madh… – Nuk ka as edhe një në Itali, madje dhe në botë, dhe ky është Roberti, mbreti i Siçilisë. Napoli, ti je me fat, sepse ti ke patur shansin tepër të lumtur të kesh në gjirin tënd shkëlqimin e vetëm të shekullit tonë, këtë mbretëri të kulturës…” Më 1367, në veprën e tij De Ignoratia, Petrarka kujton se “Atëherë kur isha i ri, unë e admiroja atë plak, jo si një mbret, pasi mbretër ka ngado, por si një inteligjencë e rrallë hyjnore, si një tempull të shenjtë të kulturës.” Madje ai kujton bibliotekën e famshme të Robertit dhe kohën kur bisedonte me të për Virgjilin dhe Tite-Live. Meqë kishte lexuar Ab urbe condita, ai i kërkonte poetit të ri t’i gjente librin tjetër të Tite-Live, Décade. Ishte po Roberti, ai që ftoi në oborrin e tij në Napoli jo vetëm të famshmit Simone Martini dhe Boccacio, por dhe gjeniun fiorentin, Giotto, i cili do të qëndronte afro një dekadë dhe do të bënte afresket e Castel Nouvo-s («la chapelle palatine» dhe «la chapelle «Secrète»), apo afresket e kishës Santa Chiara.
Gjatë gjithë mbretërimit të tij, Robert d’Anjou u përpoq të ruante influencën anzhuine në Shqipëri jo vetëm si poste strategjike, por edhe si vënde që ishin pika të rëndësishme tregëtie e furnizimi. Por sidoqoftë, konkurenca me Paleologët do të vazhdonte. Arbëria mbetej gjithnjë në mes të këtij dyluftimi interesash. Disa inkursione ushtarake u zhvilluan drejt Shqipërisë për ta mbajtur këtë influencë në bashkëpunim me princat shqiptarë. Meqë Roberti donte patjetër të merrte përsëri Siçilinë që i takonte si trashëgimi, ai i propozoi Frederikut të Trinakrës të mbretërisë së Aragonës që «të drejtat mbi mbretërinë e Arbërit» t’i shkëmbenin me ato të Siçilisë. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga vëllai i tij, Jacob II, i cili ishte mbreti i Aragonës. Kështu, edhe pse në një varësi juridike, Arbëria mbeti nën influencën anzhuine. Kur serbët sulmuan sërrish nga veriu dhe për pak kohë ata pushtuan Durrësin, një vit më vonë, të bashkuar me fisnikët shqiptarë dhe me mbështetjen e Papës, anzhuinët i zbuan serbët nga Durrësi, të cilët iu ngjitën përsëri veriut. Pikërisht në këtë kohë, Papa Jean XXII iu drejtua shqiptarëve përmes peshkopit të Krujës, të quajtur Andrea. Acta Albaniae i Daniele Farlatit, jep dhe dy letrat e Papës drejtuar Mentul, Teodor e Andrea Musatio (Muzaka) «Diletis filiis, nobilibus viris Mentulo Musatio comiti Clissanie, Andree Musatio regni Albanie Marescalo, et Theodoro musatio Prothosebastoni, salutem…[18]). Po më 1319, Durrësi u sulmua nga katalanët e Frederikut III të Siçilisë, por shumë shpejt qyteti çlirohet nga anzhuinët dhe shqiptarët. Gjatë mbretërimit të Robert d’Anjou-së, kërcënimet e serbëve do të jenë të pareshtura, pasi perandoria e Rashës ishte jo vetëm e fortë, por dhe në ekspansion të vazhdueshëm. Për këtë shkruan dhe një pelerin irlandez, françeskani Symon Semeonis, në dorëshkrimin e tij Itinerarium Symonis Simeonis ab Hybernia ad Terram Santam, [19]1323-1324, i cili, bashkë me nje murg tjetër, Hugues l’Elumineur, (i cili vdiq gjatë rrugës, në Kajro), kishte marrë udhën e pelegrinazhit nga abacia e tij në Clonmel, në jug të Irlandës, drejt Londrës, Francës, Gjenovas, Venecies, bregut dalmat, Zarës e Raguzës e duke ndaluar në Durrës. «18 gusht 1323… Pasi kaluam disa ditë në Raguzë, ne kapërcyem Ulqinin që i përkiste mbretit të Serbisë[20] dhe përmes detit mbërritëm në Durrës. Ky qytet ka qënë më parë i famshëm për fuqinë e tij tokësore e detare. Ai i përkiste dikur perandorit të Bizancit e tani varet nga princi i Romanie-s[21], vëllait të mbretit të Jeruzalemit[22]. Eshtë i provincës së Albanisë, që ndodhet midis Sllavonisë dhe Romanie-s dhe që ka gjuhën e vet. Kohët e fundit i është nënshtruar mbretit të Serbisë, një shizmatik, siç janë dhe shqiptarët, ata që ndjekin ritin grek. Zakonet dhe veshjet e tyre janë të afërta me ato të grekëve. Por grekët pothuaj asnjëherë nuk mbajnë kësulë… Durrësi është një qytet tepër i shtrirë në brëndësi të mureve të tij, por shtëpitë janë të vogla dhe të mjera, sepse qyteti u shkatërrua plotësisht[23], ku siç thuhet vdiqën 24.000 banorë të groposur të gjallë nën muret e shtëpive. Tani ka pak banorë: latinë, hebrej të pabesë dhe shqiptarë barbarë[24], ka pak fetarë dhe gjuhë e zakone tepër të ndryshme…»[25]
Afro dhjetë vjet më vonë, me porosi të Papës Jean XXII, më 1332, arqipeshkvi i Tivarit, francezi Gulielm Adam, alias Brocardus – Brocardus Monacus / Frère Brochard), i shkruante dukës së Bourgogne-s dhe mbret i Francës Philippe VII Valois, në relacionin e tij «Directorium ad facilendum passagium transmarinium», (Udhëzim për të kryer kalimin e detit), se “shqiptarët ishin gati të rrëmbenin armët kundër pushtuesve serbë… me 15.000 kalorës që mund të nxjerrin në fushë të betejës. Shqiptarët e Zetës garantojnë suksesin e çdo Kryqëzate anti-serbe të fuqive të Evropëssi latinët ashtu edhe shqiptarët, janë të shtypur nën zgjedhën e padurueshme dhe të rëndë të skllavërisë së atij sundimi të urryer dhe ç‘njerëzor sllav: populli i shtrydhur, kleri i larguar nga pozicioni i tij dhe i poshtëruar, ipeshkvitë dhe abatët shpesh të burgosur, fisnikët të zhveshur nga trashëgimia dhe të kapur rob, kishat, si ato ipeshkvnore ashtu edhe të tjerat të plaçkitura dhe pa të drejta, manastiret të rrënuara dhe të shkatërruara; të gjithë ose secili prej tyre do të donte të zhyste duart në gjakun e sllavëve të sipërpërmendur, po të shikonte të shfaqej tek ata një princ francez, të cilin do ta bënin komandant, në luftë kundër kriminelëve të sipërpërmendur sllavë, armiqve të të vërtetës dhe të besimit tonë. Me të lartpërmendurit shqiptarë dhe latinë, 1000 kalorës francezë dhe 5000 ose 6000 këmbësorë, padyshim që do ta pushtonin me lehtësi tërë këtë mbretëri». Në këtë «Directorium», Brocardus shton se shqiptarët kanë gjuhën e tyre dhe librat me shkronja latine («licet Albanenses omnino aliam linguam une latina habent et diversam, tamen habent litteram latinam en usu-libris et in omnibus suis”).
Mbreti francez kishte ndërmënd të ndërmerrte një kryqëzatë dhe të pushtonte Konstantinopojën, por kjo nismë më së fundi do të lihej. Një propozim të tillë kishte bërë dhe kronisti tjetër, Marino Sanudo në dorëshkrimin e tij Secreta Fidelium Crusis. Brocardus, i cili i urrente bizantinët, nuk harron t’i kujtojë mbretit francez dhe mizorinë e Mihalit VIII në Konstantinopojë kundër latinëve, ku siç shkruan ai, «ende dukeshin kockat e tyre në Boucelon». Katër vjet më vonë ishin vetë krerët e Arbërit dhe qytetarët e Durrësit që i bënë thirrje Robert d’Anjou-së që të bashkohej me ata për të dëbuar serbët nga trojet e tyre.
Më 1321, mbret Roberti kishte nisur drejt Albanisë të birin e tij, Louis d’Anjou dhe katër vjet më vonë, nisi Jean de Gravine, vëllain e Philippe de Tarente. Por ata nuk arritën të depërtonin në thellësinë e Arbërit, duke mbetur gjithnjë në zonat bregdetare. Pak vite më vonë, lufta civile në Bizanc, mes Andronikut të II dhe Andronikut të III, do të ndihej edhe në Shqipëri, ku nuk do të mungonin dhe inkursionet ushtarake drejt despotatit të Beratit, të Epirit apo drejt Vlorës dhe më poshtë drejt Akarnisë. Por sidoqoftë, Durrësi ishte dhe mbetej nën pushtetin «de jure» të anzhuinëve. Kur tokat e Arbërit u kërcënuan sërrish nga dyndjet serbe, fisnikët shqiptarë i kërkuan ndihmë Robertit, për çka shkruhet dhe në Acta Albaniae. Dhe ai iu përgjigj kërkesës së tyre me dërgimin e një ushtrie, por Stefan Dushani arriti ta pushtonte Durrësin për pak kohë. Më 1336, siç përmendet dhe më sipër në marrëveshjen mes despotit Andrea Muzaka dhe Louis d’Anjou, i biri i mbretit merrte përsipër «mbrojtjen e shtetasve, baronëve dhe besnikëve të Mbretërisë së Arbërit dhe qytetit të Durrësit prej sulmeve të rrebelëve e të barbarëve», duke njohur njëkohësisht juridiksionin e vendasve mbi zotërimet e tyre.
Roberti kishte vetëm një djalë, dukën e Kalabrisë, i cili vdiq para tij, si dhe dy vajza: të madhen, Jeanne (Zhanë), ai e martoi me Andrean, djalin e mbretit të Hungarisë, i cili erdhi madje të rritej në Napoli, meqë më vonë do të mbretëronte. Roberti ishte informuar për ambicjet e anzhuinëve të Hungarisë për kurorën e Napolit, prandaj dhe e bëri këtë krushqi, ku i linte pushtet absolut mbesës së tij. Meqë Roberti vdiq më 1343, ishte gruaja e tij, Sanche, ajo që u caktua regjente për të drejtuar mbretërinë, gjersa Jeanne të arrinte moshën madhore për të drejtuar…

Një studim i rallë francez për shtypin shqiptar të viteve 1848 – 1939

$
0
0

Nga Aurenc Bebja*

Shkrimi në vijim është botuar në revistën e Universitetit të Shkencave të Shtypit të Parisit. Në numrin e tretë të saj (korrik – shtator 1939), francezi, André Ravry, përmes një analizë të hollësishme, na sjell detaje të shumta për shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jashtë atdheut.

 Periudha e studiuar fillon me lëvizjen për pavarësi të Rilindasve shqiptarë dhe mbaron me pushtimin fashist të Shqipërisë. Ndër elementë të shumtë, teksti na mundëson, për shembull, të dimë se :

 –          cili ishte nismëtari i parë i shtypit të shkruar posaçërisht për Shqipërinë ;

–          kur dhe ku u botua gazeta e parë në gjuhën shqipe, dhe nga kush ;

–          kush ishte revista e parë shkencore ;

–          cila ishte revista e parë e botuar në shqip dhe në Shqipëri ;

–          në cilat shtete botoheshin gazetat shqiptare dhe cilat ishin emrat e tyre ;

–          cila ishte ajo gazetë shqiptare e publikuar në Amerikën e Jugut dhe në cilin shtet botohej ;

–          cilat ishin gazetat krahinore ;

–          cilat gazeta ekzistojnë ende edhe sot ;

–          cila gazetë u bë përditshme në Amerikën e Veriut ;

–          kush ishte gazeta e parë shqiptare e përditshme ;

–          cila ishte zonja e vetme që drejtoi një gazetë ;

–          cila ishte gazeta e parë satirike, etj.

 Në vazhdim shkrimi i plotë :

 “Nuk ka shtetësi shqiptare” ka thënë dikur Bismarku. Kancelari i Hekurt është gabuar krejtësisht, sepse në qoftë se ne supozojmë se elementët e një kombësie janë gjuha e përbashkët, vetëdija e solidaritetit historik, kujtimi i vuajtjeve dhe lavdive të përbashkëta, përputhshmëria e interesave, komuniteti i civilizimit, atëherë duhet të pranojmë se asnjë nga këto elementë nuk u kanë munguar kurrë shqiptarëve.

 Në fakt, Shqipëria, brenda kufijve të saj politikë, të vendosur në mënyrë arbitrare, përfaqëson një njësi gjeografike, etnike dhe gjuhësore më të madhe se sa disa vende të tjera, dhe shqiptarët, që nga kohët e lashta, nuk kanë reshtur kurrë së luftuari kundra pushtuesve të huaj (Gotët, Avarët, Bullgarët, Gepidët, Sllavët, Turqit), për të ruajtur bashkimin, gjuhën dhe zakonet e tyre.

 Historia e këtij vendi të vogël (sipërfaqja e të cilit është gati e barabartë me atë të Belgjikës) është në të vërtetë një vazhdim i gjatë përpjekjesh për pavarësi politike ; por kjo do të arrihet në shekullin e njëzetë, ku më në fund Shqipëria do të jetë e lirë nga zgjedha e huaj.

 Për sa i përket shtypit të shkruar, shqiptarët që jetonin jashtë vendit, vetëm nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, filluan ta përdorin atë, një lloj – siç ka ndodhur me shumë popuj të tjerë të shtypur – për të mbajtur gjallë tek atdhetarët e tyre ndjenjën kombëtare, por gjithashtu – dhe mbi të gjitha – për të tërhequr vëmendjen e kombeve të tjera dhe për të shpallur të drejtën e tyre për të jetuar si shtet i lirë dhe i pavarur.

 Vijon nga kjo se shumë botime periodike, shqiptare nga fryma dhe prirjet e tyre, shqiptare gjithashtu prej redaktorëve të tyre, janë shkruar në gjuhë të huaj : italisht, frëngjisht, greqisht, anglisht, etj.

 Përpjekja e parë nis në 1848. Më 23 shkurt të atij viti u shfaq në Napoli “e shtypur në letër me cilësi të dobët dhe me karaktere të vjetra”, numri i parë i “Albanese d’Italia”, publikuar, në italisht, nga patrioti dhe redaktori shqiptar, Jeronim de Rada, i cili fillimisht realizonte gjithçka vetë, por më pas u ndihmua edhe nga studenti prej Abruzzi, Nicola Castagna.

 De Rada besonte se Italia do të ishte e gatëshme për të mbështetur kauzën e tij dhe, menjëherë, ai shkruajti për pavarësinë e Shqipërisë; por ngjarjet nuk vonuan t’i tregonin atij se ishte ende heret, duke parë gjendjen në të cilën ndodhej Evropa, për të tjatuar një problem të tillë. Si arsye, pas disa numrave të botuar, ai u tërhoq në vendlindje për të pritur ditë më të mira.

 Vitet kalonin. Pas traktave të Shën Stefanit dhe Berlinit, dhe copëtimit të tokave shqiptare, u formua një lidhje për mbojtjen kombëtare e mbështetur masivisht nga kolonitë shqiptare në Rumani, Itali, Egjipt dhe në SH.B.A. Shqiptarët u grupuan. Veprat e shtypura lulëzuan gjithandej. Bibla u përkthye në shqip dhe gazetat u botuan kudo.

 Gazeta e parë në gjuhën shqipe (plus versionit greqisht) u botua në 1882 në Athinë dhe titullohej : “Phônê tês Albanias – Zëri i Shqipërisë”. Themeluesi, Anastasio (Anastas) I. Kullurioti, i përndjekur nga qeveria greke për shkak të kësaj propagande shqiptare që ai bënte në Athinë, e transferoi gazetën e tij në Bukuresht, pastaj, meqë vazhdonte të përndiqej, u strehua në Gjirokastër, por aty, autoritetet turke, me urdhër të konsullit grek, e ndaluan dhe e dërguan në burg në Korfuz. Pasi u lirua, u ritkhye në Athinë, dhe, për disa kohë, botoi sërish gazetën e tij ; i arrestuar për herë të dytë, përfundimisht vdiq në burg, me shumë gjasa i helmuar.

 Në 1883, “një komitet fisnikësh shqiptarë” filloi të botojë në Corigliano Calabro (Itali) një revistë mujore në italisht dhe shqip : “Flamuri i Arbërit”, numri i parë i të cilit u shfaq në 20 korrik. Në të vërtetë, kjo revistë u bë e mundur falë sakrificave personale të Jeronim De Radës, i cili ishte në të njëjtën kohë drejtor, redaktor dhe administor i saj. Austria, Turqia dhe Greqia, të cilat, për arsye të ndryshme, ishin të interesuara për izolimin e Shqipërisë, si rrjedhim ndaluan qarkullimin e saj ; E privuar nga shumica e abonentëve (blerësve potencialë) të saj, gazeta e De Radës u përbuz nga shqiptarët e Italisë, të cilëve u dukej e mërzitshme. Numri i fundit i njohur është i datës 15 Nëntor 1887, botuar në Kozencë (Cosenza).

 Në vitin 1884 u botua në Konstandinopojë revista e parë shqiptare shkencore: “Drita”, e botuar nga shoqëria letrare me të njëjtin emër. Drejtuesi i saj ishte Pietro Poga, i cili bashkëpunonte me Naim Frashërin dhe J. Vreton.

 Më 31 mars 1887, u krijua në Palermo “Arbri i Ri”, revistë mujore e drejtuar nga Franc Stassi Petta dhe Giuseppe Schiro, e botuar në shqip dhe italisht. Dy drejtorët e rinj, pavarësisht besimit e guximit të tyre, nuk arritën të vazhdonin përtej numrit të tretë.

 Ne thamë se “Flamuri i Arbërit” i De Radës pushoi botimin në fund të 1887. Një vit më pas, patrioti Nicola Naço, “i cili simbolizonte reagimin e Shqipërisë kundër dominimit të pafytyrë të grekëve”, themeloi në Bukuresht, për të vazhduar, gazetën “Shqiptari”, e shkruar në shqip dhe rumanisht. Në vitin 1895, një botim i veçantë u botua në rumanisht nën titullin “Albanesul” ; Edicioni shqiptar duket se ka zgjatur deri në vitin 1903.

 Duke ndjekur kronologjinë, arrijmë në periodikun e parë të publikuar në tokën shqiptare, revistën fetare mujore “Elçija i Zêmers Jesu Krishtit”, themeluar nga jezuitët e Shkodrës në mars të 1891. Publikimi i këtij periodiku në territorin shqiptar, në një kohë kur, me urdhër të Sulltan Abdul Hamidit, u ndaluan të gjitha veprat në gjuhën shqipe, shpjegohet me faktin se Shkodra, ishte një qendër e madhe e kulturës së përgjithshme, kundër të cilës autoritetet turke nuk kishin guxuar ta godisnin.

Në vitin 1895 u zhvillua në Corigliano Calabro, nën presidencën e Jeronim De Radës, kongresi i parë i gjuhës shqipe ; u vendos aty krijimi i një periodiku, dhe një vit më pas, u botua “Ylli i arbëreshve”, ku redaktimi iu besua Kryepriftit Antonio Argondizza. Në 1897, kjo gazetë u zëvendësua nga “Nazione albanese”, revistë dymujore në italisht që ekzistoi deri sa vdiq (22 mars 1924) redaktori i saj, Anselme Lorecchio.

 Më 25 mars 1897 në Bruksel u botua, në shqip dhe frëngjisht, nga Faik Konica, numri i parë i revistës së madhe “Albania”, një prej revistave më të rëndësishme që ka ekzistuar ndonjëherë, kushtuar çështjes shqiptare. Nga 1899 dhe për rreth tre vjet, Konica krijoi një shtesë politike me titull “Albania e Vogël”. Në vitin 1902, ai e zhvendosi gazetën e tij në Londër, ku dhe vazhdoi të dalë deri në 1909.

 Në vitet që pasuan, periodike të tjera shqiptare u krijuan kudo – por gjithmonë jashtë atdheut – dhe disa prej tyre patën një rëndësi të vërtetë. Mes 1897 dhe 1908, ne do të përmendim :

 –         Në Itali, “L’Albania letteraria” – (1897), gazetë dymujore e redaktuar nga një grup të rinjsh italo-shqiptarësh të Corigliano Calabro-s ; “La Nouva Albania” – (1898 – 1904), organ dyjavor i komitetit politik shqiptar të Napolit ; “Flamuri i Shqipërîs”, revistë mujore italo-shqiptare e themeluar më 1 janar 1904 në Napoli nga Profesor Giuseppe Schiro, “Gazzetta Albanese” (1904); “Laimtari i Shqypenies”, që u botua në Romë (1905) në italisht dhe shqip ; “Shpnesa e Shqypeniis”, publikimi i të cilës filloi më 10 shtator 1905 në Raguza dhe zgjati dy vjet. Ajo u botua në gjuhën shqipe, italiane dhe kroate.

–         Në Rumani : “Shqipëria”, e botuar çdo dy javë nga 1897 deri në 1899 në shqip, greqisht dhe rumanisht nën kujdesin e grupit shqiptar të Bukureshtit me moton : “Shqipëria e shqiptarëve” ; “L’indépendance albanaise”, e themeluar në Bukuresht në 1898 nga Dervish Hima dhe transferuar pas një viti në Romë me emrin “Zani i Shqipënisë” ; “Yll’i i Shqipërisë”, organ i patriotëve shqiptarë të Bukureshtit (1898 – 1900), pavarësisht se ishte në shqip, publikonte edhe shkrime në gjuhën frënge dhe greke ; “Përlindia Shqipëtare”, gazetë dyjavore e shkruar tërësisht në gjuhën shqipe, përveç artikullit kryesor që ishte në frëngjisht në numrin e saj të botuar në Bukuresht më 15  Maj 1903.

 –         Në Egjipt : “Bashkimi i Shqipëtarevet”, dyjavore e shkruar në gjuhën shqipe dhe frënge (Kajro, shtator 1900) ; “Besa – Besën”, themeluar në Kajro në tetor të 1900 ; “Besa”, revistë mujore botuar në Kajro nga 1904 deri në 1915.

 –         Në Bullgari : “Drita”, e botuar në Sofje dy herë në muaj nga 1901 deri në 1908.

 –         Në Serbi : “Albanija” – 1905, gazetë tre-mujore botuar në Beograd në shqip dhe serbisht.

 –         Në Trieste (atëherë e Austro-Hungarisë) : “Dashamiri”, revista dy mujore themeluar me 14 nëntor 1907 dhe e shkruar në dialektin geg.

 –         Në Zvicër : “Albania”, revistë e botuar në shqip dhe frëngjisht (1905).

 –         Në Turqi mundi të publikohej vetëm një periodik, “Shqyptari”, që i përkiste shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, themeluar në 1904, i cili mundësoi për disa vite, përmbledhjen e ngjarjeve që kishin ndodhur një vit më parë.

 Shqiptarët e Amerikës, nga ana e tyre, krijuan, gjatë kësaj periudhe, dy gazeta, njërën në Amerikën e Jugut, “La Questione albanese”, numri i të cilës u botua për herë të parë me 1 shkurt 1905 në Buenes Ajres ; tjetra në Amerikën e Veriut : “Kombi”, dymujore, themeluar në Boston me 9 qershor 1906 dhe që u zëvendësua me 1 janar 1909 nga “Dielli”.

Lëvizja xhonturke e vitit 1908 dukej, në fillim, sikur po premtonte ditë më të mira për të patriotët shqiptarë, të cilët ishin të shtypur ashpër deri më tani. Menjëherë pas miratimit të Kushtetutës, u shfaqën, në kufijtë e Perandorisë Osmane, gazetat shqiptare.

 Këto ishin në :

 –         Korçë : “Korça”, 15 dhjetor 1908 ;

–         Selanik : “Lirija”, në 1908 ; “Diturija” dhe “Lidhja orthodhokse” në 1909 ;

–         Manastir : “Bashkimi i Kombit”, e krijuar nga fundi i vitit 1909 falë shoqërisë “Shoqërî Botonjëse Literare” dhe e botuar në shqip dhe turqisht ; “Drita”, e themeluar në 1909 ; “Kombi”, e themeluar në 1911 ;

–         Elbasan : “Tomorri”, organ i Normales së qytetit, themeluar me 25 mars 1910 dhe botuar në Manastir nëpërmjet shoqërisë “Bashkimi i Kombit” ;

–         Janinë : “Zgjimi i Shqipërisë”, organ dyjavor i shoqërisë “Bashkimi”, krijuar më 1909 ;

–         Shkodër : “Koha”, në 1910, e cila në numrin e dytë të saj u emërua “Bashkimi”.

Brenda Konstandinopojës, u publikuan në 1909 “Shqipetari”, ndërsa në 1911 “E Vërteta”.

Jashtë Turqisë, u krijua gjatë vitit 1909 në Sofje “Shqypeja e Shqypënis”, ndërsa në Kajro “Rrufega” dhe “Shkopi”.

 Por shumë shpejt situata do të përkeqësohej ; lëvizja e sapolindur u shtyp, pjesa më e madhe e gazetave shqiptare u pezulluan dhe shumë nga redaktorët e tyre u burgosën. Gazeta të tjera u hapën jashtë vendit si për shembull “Liri e Shqipërisë” në Sofje ; “Trumbeta e Krujës” në Santa – Luis (SH.B.A) ; “Zëri i Popullit” në New York ; “Atdheu” në Rumani ; “Fiala e t’in’zoti” në Piana dei Greci (Itali) ; “La Rivista dei Balcani” po ashtu në Itali mes viteve 1911 – 1912. Në të njëjtën kohë, “Dielli” në New York, u bë gazetë e përditshme.

 Tentativat e xhonturqëve për të asimiluar shqiptarët në osmanë i nxituan gjërat. Një kryengritje e përgjithshme u organizua, dhe, në 1912, Shqiptarët morën Shkupin dhe kërcënuan për të marrë edhe Manastirin. Për të ndaluar këtë lëvizje, e cila ishte duke u bërë serioze, dhe për të kufizuar dëmet, qeveria turke premtoi të njohë autonominë shqiptare me disa kushte të caktuara. Shpresa të mëdha lindën edhe një herë, por Lufta Ballkanike vuri gjithçka në pikëpyetje.

Pas disfatës së turqve, Shqipëria ishte e pushtuar pothuajse tërësisht nga malazezët, serbët dhe grekët. Në kulmin e pushtimit, më 28 nëntor 1912, një grup i vogël patriotësh shqiptarë, arritën në Vlorë me një anije austriake, ngritën flamurin e vjetër të Skënderbeut dhe shpallën pavarësinë e vendit ; një burrë shteti, i moshuar, Ismail Qemal bej Vlora, mori drejtimin e qeverisë së përkohshme.

 Ishte momenti i duhur, sepse zgjerimi i vendeve ballkanike përdrejt Adriatikut shqëtësonte në të njëjtën kohë si Italinë ashtu edhe Austrinë dhe shpallën “Shqipëria e shqiptarëve”.

 Konferenca diplomatike e mbajtur në Londër pranoi, me 20 dhjetor 1912, krijimin e një Shqipërie të pavarur nën mbikqyrjen e një princi evropian të zgjedhur nga populli. Bëhet fjalë për princ Vidin, i cili u zgjodh mbret me 3 dhjetor 1913 dhe zbarkoj në portin e Durrësit me 7 mars 1914.

 Gjatë këtyre dy viteve, çfarë ndodhi me shtypin shqiptar ? Të gjitha gazetat e vjetra – me përjashtim të disave të publikuara jashtë – ishin zhdukur, por, nga mesi i 1913, të tjera u shfaqën për t’i zëvendësuar kësaj here brenda tokës shqiptare, më në fund e lirë. Këto ishin :

 –         “Konkordia”, gazetë politike javore e Gjirokastrës ;

–         “Ushtimi i Krujës”, e publikuar në Durrës ;

–         “Besa Shqyptare”, e rilindur, me 18 maj 1913, me një emër të ri, “Bashkimi” i Shkodrës, ku dhe disa numra botimi mbajtën edhe emrin “Zàn i Shkodres” ;

–         “Përlindja Shqipëtare”, gazetë politike dyjavore e Vlorës, e themeluar nga D. Berati me 6 gusht 1913, por që u mbyll që me 14 mars 1914 ;

–         “Xgjimi”, revistë mujore korçare, që filloi me 1 tetor 1913 dhe u ndal në mars të 1914. Deri në numrin e tretë ; ajo u shtyp në Bukuresht, në pritje të largimit të grekëve nga Korça.

 Duhen shtuar edhe :

–         “Taraboshi”, gazeta e parë e përditshme shqiptare, e themeluar në Shkodër me 26 shtator 1913 nga T. Tocci, dhe që vazhdoi deri në fund të nëntori 1914, dhe pas një periudhe të gjatë ndërprerje, u rikthye në vitin 1921 ;

–         “Hylli i Dritës”, revistë mujore e madhe, e themeluar me dëshirën e Superiorit françeskan të Shkodrës në tetor 1913.

 Gjatë mbretërimit të Princ Vidit, vetëm dy gazeta u botuan në Shqipëri :

 –         “Populli”, që u shfaq në Vlorë nga 4 prilli deri në 19 gusht 1914 dhe pastaj u transferua në Shkodër, kur Vlora ra në duart e kryengritësve ;

–         “Zana”, revistë letrare dyjavore dhe e ilustruar, e drejtuar nga Zonja Lulo Malësori, e botuar në Bari (Itali) dhe e publikuar nga qershori deri në gusht të 1914 në Durrës.

 Pastaj erdhi Lufta e Madhe, me largimin e mbretit Vid dhe pushtimin e Shqipërisë nga ana e trupave armike. Çështja shqiptare u gjend përsëri para botës dhe gazeta të tjera shqiptare u shfaqën jashtë kufijve të shtetit të vogël. Në Amerikë, pati një lëvizje të madhe, ku u krijuan gazeta si “The Albania” (në fillim në Denver, më pas në Chicago, 1915), “Illyria” (Boston, 1916), “Perparimi” (Watertown, Mass, dhe më pas në New York, 1916), “Yll’ i Mëngjezit” (Boston, 1917), “Shqiperia” (New York, 1918), The Adriatic Review (Boston, 1918).

 Në Lozanë (Zvicër) u themelua në vitin 1915 “L’Albanie”, “organ dyjavor mbrojtës i interesave shqiptare”, dhe në Romë, në korrik të vitit 1918 “Kuvendi”, javore politike italo-shqiptare.

 Në Shqipëri, pavarësisht vështirësive të panumërta, patriotët trima arritën të krijojnë disa revista të reja :

 –      “Posta e Shoqnies”, javore politike e publikuar gjatë disa muajve në Shkodër që nga 5 dhjetori 1916 ;

–   “Gazeta e Korces”, si fillim e përditshme dhe më pas tri-javore, e krijuar në Korçë me 12 tetor 1916 ;

–         “Zoja Shkoders Drita Shqypnis”, periodik katolik i publikuar në Shkodër nga prilli i 1917 deri në korrik të 1919 ;

–         “Kopështi Letrar”, revistë që u shfaq në Elbasan në gusht të 1918 deri në korrik të 1919.

 Kur morën fund luftimet, gazeta të tjera u publikuan, për tu kujtuar kombeve që negocionin kushtet e paqes dhe ribënin hartat e Evropës, se Shqipëria nuk duhej harruar : “Agimi”, “Koha e Re” dhe “Populli”, të publikuara në Shkodër në fillim të 1919 ; “Opinga” dhe “Xgjimi i Shqipërisë”, revista të themeluara në Paris po gjatë atij viti ; “Shqiperia e Re”, në Bukuresht ; “La Rassegna italoalbanese” në Palermo, etj.

 Paqja u arrit më në fund. Me 9 nëntor 1921, Konferenca e ambasadorëve konfirmoi përfundimisht kufijtë e Shqipërisë dhe, me 21 janar 1925, u shpall republikë.

 Tashmë, gazetat do të zhvilloheshin normalisht, megjithëse pa pritur këtë moment, fleta të reja kanë mbirë, si kërpudhët pas shiut : mund të llogarisim më shumë se gjashtëdhjetë, të shfaqura mes 1920 dhe 1925, por zakonisht shuhen në lulen e jetës.  Ne do të përmendim ndër më të rëndësishmet, si për shembull :

 –          “Demokratia”, javore e madhe e Gjirokastrës (1925) ;

–         “Ushtimi i Vlorës” ;

–         “Zekthi”, gazeta e parë satirike shqiptare (Korçë, 1922) ;

–         “Fletorja Zyrtare”, e themeluar në Tiranë në 1922 me titullin inicial “Dit e Re”.

 Me 1 shtator 1928 u rivendos monarkia dhe presidenti në detyrë, Ahmet bej Zogu, u  ngjit në fron nën emri Zog I-rë. Sovrani i ri, që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Konstandinopojë dhe në Vjenë, e njihte rëndësinë e shtypit dhe e favorizoi me aq sa mundi zhvillimin e saj. Gazeta kishin një mision për të përmbushur në mbretërinë e re : imponimin e autoritetit të qeverisë qendrore në fiset që jetonin në malësi për të cilët hakmarrja (kanuni) nuk i përkiste ende të kaluarës. Influenca e gazetave duhet të ishte akoma dhe më e madhe tek ata, sepse ishte i vetmi ushqim intelektual për popullsinë e shkolluar. Pikërisht për shkak të këtyre kushteve të veçanta, qeveria shqiptare mendonte se ishte më mirë që të ketë pak gazeta, por të mira, se sa shumë dhe mediokre ; ligji i 24 janarit 1931 vendosi që çdo editor (botues) duhet të ishte 25 vjeç e sipër dhe të kishte një dëftesë (diplomë) gjimnazi ; nevojitej gjithashtu një depozitë prej 5000 frangash ari. Dispozitat e këtij ligji, me më shumë se 60 artikuj, cënuan të drejtën e lirisë të shtypit dhe gjendja u rëndua më shumë prej dy dekreteve të 1 shkurtit 1937, sepse u eliminua një numër i rëndësishëm gazetash. Mbetën vetëm gazeta e “mëdhaja” por me baza të qëndrueshme : në prag të pushtimit të Shqipërisë nga italianët, kryeqendra e çdo krahine kishte gazetën e saj, shpesh të përditshme.

 Revistat, po ashtu, ishin të shumta, le të përmendim më të lexuarat :

 –         revistën letrare “Minerva” ;

–         revistën pedagogjike “Normalisti” të Elbasanit ;

–         revistën shkollore “Vatra e Rinis” ;

–         revistën fetare të myslimanëve “Zani i Nalte”, etj.

 Në një vend me 1.2 milionë banorë, gazetat periodike nuk mund të pretendojnë të shiten në masë, sepse ky vend ka ruajtur disa tipare orientale, ku gazetat e botuara kanë përballë tyre një konkurent të fortë, “shtypin e folur”, i cili praktikohet në kafene dhe pazare. Gjithsesi, mund të konstatojmë se gazetat arrijnë shpejt deri në fshatrat më të izoluar dhe shohim shpesh, këto kohët e fundit, fshatarë të rinj, të cilët kishin sjellur prodhimet e tyre në treg, dhe të marrin gjatë rrugës së kthimit për në malet e tyre gazetat e gjithë javës.

 Pushtimi i Shqipërisë nga italianët ka shkaktuar zhdukjen e të gjitha gazetave të pavarura, duke përfshirë edhe “Dritën”, gazetën e përditshme të Tiranës, e cila është zëvendësuar nga “Fashizmi”, “organ i partisë fashiste shqiptare”, numri i parë i botuar i përket datës 25 maj 1939. Faqja e gjashtë e kësaj gazete është në italisht, të tjerat në shqip. Është e vetmja gazetë që ekziston akoma në Shqipëri.

 Katër gazeta të tjera që botohen një apo dy herë në javë janë “Littorio Coritca”, “7 Prilli” (data e pushtimit), “Gazeta e këmishave të zeza” (Vlorë) dhe “Rinia Fashiste” (Shkodër). Janë të gjitha organ i partisë fashiste dhe botohen në italisht e shqip.

 * (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Plas sherri Fatos Lubonja me Ismail Kadare

$
0
0
“Të shkojnë të kërkojnë në mijëra arkiva dhe nuk do të gjejnë një radhë timen kundër një shkrimtari tjetër”. Numërohen disa libra tanimë me dokumente arkivore që dëshmojnë “gatishmërinë” e sistemit komunist për ta “kapur mat” Ismail Kadarenë, por edhe të kolegëve të tij shkrimtarë për t’i vënë në dukje “shkeljet”.

Ka pasur edhe nga ata që kanë hedhur hije dyshimi mbi këto dokumente, duke i konsideruar si selektive.

Analisti Fatos Lubonja, nisur nga eksperienca personale, jo vetëm vë në diskutim mënyrën e ndërtimit të këtyre librave me dokumente, nga ana e autorit të tyre (bëhet fjalë për atë me autor Dashnor Kaloçin), por është shprehur edhe se Kadare nuk ka qenë as i persekutuar dhe as i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Në një intervistë për Mentor Nazarkon (Konica.al), Kadare, me tone të ashpra, i përgjigjet Lubonjës, duke e quajtur një “shpifës ordiner”.

Në vijim të intervistës, Kadare është shprehur për përkatësinë europianiste të Shqipërisë, lidhjen e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rezultatet e një sondazhi të OSCE-së, sipas të cilit shqiptarët janë nostalgjikë për regjimin diktatorial.

Është edukative… Është shumë e bukur kjo parabolë që bëre me Senekën, sepse ke alibinë, madje shpjegimin universal të raportit me Enver Hoxhën për të cilin të akuzojnë këta, që thonë që e ke glorifikuar, dhe prandaj nuk “vdiqët”…

Nuk është fare e vërtetë. Unë kam dyzet vepra, a dyzet e pesë, varet si ndahen titujt, nga të cilat në njërën është i pranishëm shefi i regjimit, dhe në atë, vetëm në rreth 30 për qind të saj. Dhe ajo vepër vazhdon të qëndrojë, vazhdon të lexohet dhe do të lexohet gjithmonë. Unë nuk kam turp prej saj, sepse ajo vepër nuk është e tillë, dhe nuk ka pse të mohoj unë veprën time dhe të kem ndjenjë faji, dhe nuk ka asnjë vepër tjetër që mund të quhet problematike.

Ka një moment të afërt, që është botimi i një libri me dokumente që tregon që ju përndiqeshit, mbikëqyreshit nga Sigurimi, që kishte njerëz që vepronin për t’ju shkatërruar, që është libri i Dashnor Kaloçit, “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”. Fatos Lubonja, një nga kritikët tuaj kryesorë, më i kualifikuari dhe ndoshta më cilësori në statusin e tij publik, thotë që nga ato dokumente, që sipas tij nuk janë përzgjedhur në mënyrë korrekte, nuk del kjo përndjekje, përkundrazi, dhe përmend Zylyftar Ramizin dhe të tjerë. Cila është përgjigjja juaj për këtë?

Përgjigjja ime është që unë nuk e marr fare seriozisht këtë Lubonjën që po thoni ju…

Fatosin…

Po, sepse shkrimi i tij ishte një lloj përçartjeje dhe asgjë tjetër. Ju përmendët një Zylyftar Ramizi. Zylyftar Ramizi ka qenë shef i Sigurimit shqiptar dhe zëvendësministër i Brendshëm. Ditën që u dënua me vdekje, në zemërim e sipër, ose në panik e sipër, tha “do t’ju them edhe unë disa gjëra që do t’ju prishet gjaku”, dhe foli kundër meje. Tani, të përmendësh këtë argument kundër meje, është turpi më i madh. E para, sepse në një letër që i kam shkruar Ramiz Alisë, të vetmin që propozova për të hequr urgjent nga posti ka qenë Zylyftar Ramizi, kur ky ishte ende në post, dhe ky letrën sigurisht e mori vesh nga të parët, dhe e ka treguar. Nuk ka se si të dalë një njeri dhe të marrë sharjet e Ramizit kundër meje, dhe ta botojë këtë shpifje pa pikë ndërgjegje. Unë po flas me një fjalor të ashpër, e di, që nuk i shkon një bisede letrare, por unë jam që në Shqipëri nuk duhet kurrsesi që, nën maskën e mendimit të lirë, të justifikohen shpifjet. Shpifja vjen pas vrasjes, ose është njëlloj si një vrasje. Të shpifësh kundër një shkrimtari të njohur (sepse kjo është shpifje e pastër, ai tha “Kadareja ka qenë agjent i Sigurimit”) është diçka, por si e boton ti sot në gazetë këtë gjë? Së paku duhet vënë në kllapa “sipas kokës së tij, mendjes së tij”, aq më tepër pas një libri që ka njëqind e një dokumente ku vërtetohet e kundërta, apo jo? Si e gjete ti që në këto dokumente nuk ka të vërteta? Ato janë dokumente me emra, me data, me shifra, me faksimile, me çdo gjë që ka një dokument, dhe vetëm në një shtyp të degjeneruar mund të dalë dikush në këtë mënyrë për të thënë që këto dokumente janë false, dhe mos t’i përgjigjet askush. Unë kam deklaruar në intervista, në shtypin shqiptar apo dhe në atë botëror, kudo, me përgjegjësi personale, që të shkojnë të kërkojnë në mijëra arkiva, dhe nuk do të gjejnë një radhë timen kundër një shkrimtari tjetër. Ç’do më tepër, atëherë? Këtë deklaratë e kam bërë 5-6 vite më parë, sigurisht që janë turrur të kërkojnë, por nuk kanë gjetur dot, dhe tani na del ky shpifës ordiner, fare i neveritshëm, dhe thotë “po, ato dokumente janë të falsifikuara”. Kemi një kaos total, dhe Shqipëria po e vuan së tepërmi këtë kaos, sepse kaosi nuk të lejon të shpjegosh asgjë, çdo gjë e nxin, çdo gjë e çorienton.

Duke mbetur në temën e së kaluarës, është një figurë interesante, për aq sa flitet për të, dhe është figura e Mehmet Shehut. Presidenti francez Hollande përmendi librin tuaj “Pasardhësi” si një ndër librat e suksesshëm. Rreth Mehmet Shehut ka folur Nexhmije Hoxha, që tregonte se si ndodhi tragjedia e tij dhe si përpjekje për të justifikuar të shoqin. Ka pasuar ditët e fundit historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, që thoshte që është vetëvrarë, ndërkohë vëllai i Mehmet Shehut thotë se e kanë vrarë. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje që vjen nga e kaluara, por që ende krijon kaq shumë vëmendje publike?

Pyetja juaj më tingëllon pak e çuditshme. Unë nuk kam asnjë qëndrim të veçantë nga ai që duhet të ishte qëndrimi i opinionit publik në përgjithësi, i shtypit, i shoqërisë. Mendimi i parë që më vjen është që Shqipëria nuk duhet të merret me kaq zell të madh, me kaq zjarrmi si të thuash, me asnjë nga figurat që kanë drejtuar diktaturën. Sigurisht duhet të merret me seriozitet, të zbërthejë krimet e tyre…

Është një vrasje e pazakontë, apo jo…

Sigurisht! Vrasja e një kryeministri është një ngjarje e pazakonshme, dhe mund të jetë edhe shumë simbolike për një vend. Megjithatë, ato deklarata që bëhen poshtë e përpjetë dhe që kam parë, pra që në Shqipëri po zgjohet interesi për diktaturën…

Është një sondazh i OSBE-së që thotë se 53%…

… e duan regjimin! Këtë unë e gjykoj një sondazh racist, kundër popullit shqiptar. Nuk mundet kurrsesi që një popull që ka vuajtur në një regjim kaq të egër, pas 27 vitesh që ky regjim ka ikur, t’i degradojë mendja dhe papritur të ndjejë nostalgji për atë kohë. Kjo nuk është thënë për vendet e tjera, dhe nuk ka pse të thuhet dhe nuk ka pse shqiptarët ta ndihmojnë këtë gjë, që është një hedhje balte kundër kombit shqiptar, kundër popullit shqiptar.

Bashkim Shehu thoshte që e shpjegueshme është në qoftë se në sondazh kanë marrë pjesë mosha mbi 50 vjeç, që ka qenë dominante.

Po pse ajo moshë nuk kishte…? Ajo lidhet me sa ishin pro regjimit dhe sa ishin kundër. Nuk është e vërtetë që shumica e njerëzve ka qenë me komunizmin.

Kjo po, por ka ndodhur një gjë, që kudo në këto vendet ish-komuniste, papritur, njerëzit ballafaqohen me atë që sistemi i ri ekonomikisht është në rënie, nuk kishte fabrika, nuk kishte punësim 100%, nuk kishte garanci, as spitale falas, ajo ndjenjë e barazisë në varfëri. Kapitalizmi në ato vitet e para është i tmerrshëm, dhe disa thonë “sa mirë kemi qenë, ç’na u desh”…

Po janë klishe të vjetra. Edhe përpara piramidave thoshin “përpara ishte më mirë”, po çfarë mund të ishte më mirë përpara piramidave? Mund të ishte rastësisht më mirë…

Mos e nxisin nostalgjinë, siç thotë edhe opozita, këto muzetë që po hapen, si te Ministria e Brendshme, “Bunk’Arti”, “Shtëpia me Gjethe”…

Ato mund ta nxisin, por në radhë të parë duhet të nxisnin antinostalgjinë, pra të kundërtën, dhe mund t’i pranosh të dyja. Por që populli shqiptar të jetë katandisur në atë derexhe që t’i mbushen sytë me lot për atë regjim, jo, është diçka që nuk mund ta pranoj, është një fyerje. Mendoj gjithashtu që këto deklarata duhet të verifikohen. Nga i kanë marrë të dhënat, nga i kanë nxjerrë. Me sondazhet në Shqipëri është vërtetuar dhe unë kam shkruar disa herë, bëhen spekulime të pështira. Kam shkruar dhe nuk kam marrë përgjigje nga askush, për shembull, për çështjen e popullsisë së Shqipërisë, e cila ka 500-600 vjet që nuk ka ndryshuar, përtej kohëve të fundit. Nuk është normale. Ka sondazhe të paturpshme. Janë të gjitha me qëllim, janë pa qëllim, gjysmë me qëllim, rastësore, këtë nuk e di. Por nuk ka popull që 500 e ca vjet përpara të ketë bërë qoftë edhe njëfarë pengese për një perandori për një kohë të caktuar, dhe të ketë qenë 1 milion banorë, si 30 vjet më parë. Nuk ekzistojnë popuj të tillë.

Ju jeni vlerësuar nga presidenti francez si një proeuropian i vendosur, edhe pse vini nga një vend i vogël, siç thonë, me një shumicë myslimane dhe që ka lavdëruar islamin e moderuar shqiptar. Ndërkohë ka shfaqje të ekstremizmit islamik në vend. Cili është gjykimi juaj për këtë?

Ky është një shqetësim, me thënë të drejtën, dhe një gjë jo shumë e shpjegueshme, jo fort logjike. Unë nuk kam ndonjë mendim që ta zbërthej se përse ndodh. Në radhë të parë dyshoj se ndodh. Është vërtet Shqipëria një vend ku po rritet islamizmi, siç thonë? Karakterizohet vërtet si një komb me shumicë myslimane? Kjo është një lloj formule që zakonisht përdoret, kur flitet për popullsitë e botës. Për një vend që ka një harmoni fetare të konfirmuar, nuk ka “me shumicë” a “pa shumicë”. Këto terma përdoren për shtete, të cilat ndërtojnë sistemet e tyre shoqërore, politike dhe juridike edhe në bazë fetare. Populli shqiptar në këta 100 vjet, nuk ka lejuar që feja të ndikojë në sistemin e tij të brendshëm, shtetëror, juridik, politik. Prandaj, nuk ka pse ta pranojmë ne këtë kualifikim, i cili në botë ka marë vetvetiu një konotacion racist dhe me sa duket do të vazhdojë kështu.

E majta shqiptare ka disa prekursorë, si paraprijës, që kanë qenë intelektualë por edhe patriotë, vlen të përmendet Sejfulla Malëshova dhe të tjerë. Pse e majta nuk u referohet këtyre figurave?

Sepse është një mungesë e saj, do të thosha unë, tregon që nuk ka thellësi, që nuk ka sinqeritet ndoshta, sepse një lëvizje e majtë ka edhe ajo ligjet e saj, origjinën, idolet e saj, dhe ne kemi pasur një plejadë të tillë që përmendët ju si Sejfulla Malëshova, që ishte intelektual i madh, dhe të tjerë si ai. Këta janë dënuar nga regjimi i kaluar dhe me sa duket vazhdon jehona e këtij dënimi.

Në Shqipëri është duke ndodhur një lloj rinovimi ose më mirë rilindje urbane, domethënë rishikimi ose rindërtimi i shesheve kryesore. Në fakt, nga disa vëzhgues kjo konsiderohet pak si restaurimi i atyre qendrave dhe qyteteve që ishin ndërtuar dhe projektuar nga mbreti Zog. Pra kemi një udhëheqës të majtë si Edi Rama i cili, megjithëse e kritikon publikisht Zogun, në fakt është duke nxjerrë në dritë ato që ishin pjesë e trashëgimisë më të rëndësishme, që janë planet rregulluese urbane, apo monumentet, godinat kryesore të asaj periudhe. Ju bën përshtypje kjo?

Unë mendoj që kjo nuk lidhet thjesht me figurën e Ahmet Zogut dhe as me mbretërinë e mbretit Zog, sesa lidhet me atë që ne e quajmë “europianizimin” e Shqipërisë, pra prirjen europiane të Shqipërisë. Është kjo një prirje e ngritur artificialisht, apo një prirje natyrale, shpëtuese për Shqipërinë? Sepse Shqipëria sot është shumë europianiste, ne e dimë, ne linjën e saj politike, ideore e të gjitha, por a është vërtet kjo një nxitje e viteve të fundit, apo është një linjë që vazhdon prej shumë shekujsh?

Unë mendoj që Shqipëria të drejtën e saj për të hyrë në Europë nuk e ka mohuar kurrë. Tërë Rilindja Kombëtare shqiptare është një lëvizje absolutisht europianiste dhe prandaj nuk është një e gjetur si modus vivendi, “se kështu është koha, Bashkimi Europian ka këto kërkesa dhe ne duhet t’i përshtatemi”. Jo, lidhjet shqiptare me Europën përbëhen nga shumë elementë, përveçse është truall europian i mirëfilltë, ka kujtesë historike të mirëfilltë, ka gjuhën europianiste etj.

Dhe kjo ringjallje e trashëgimisë, për të cilën folët ju, unë e lexoj në radhë të parë si një trashëgimi që na lidh me kujtimet europiane. Shqipëria, për fat të keq, nuk i kultivon disa herë kujtimet europiane. Çdo vend do t’i gjurmonte kudo dhe do t’i vinte në pah.

Po marr një shembull që duket fare banal dhe i thjeshtë. Në bulevardin kryesor të Tiranës ndodhet ndërtesa e hotel “Dajtit”, e cila po prishet përballë syve tanë. Të kalosh andej të vjen për të qarë me ato dritaret e shkulura. Ka qenë hoteli më modern në Ballkan, për disa vite. Një pjesë e historisë së Shqipërisë ka kaluar atje, janë zhvilluar ngjarje të mëdha, të gë- zueshme, të hidhërueshme, komplote, ballo… Pse ne që i kemi kaq të rralla këto…

Qeveritë e majta nuk ia dhanë lejen e ndërtimit një ndërtuesi të madh si Behgjet Pacolli, që supozohet do ta rikthente në shkëlqimin e dikurshëm sepse kishte nostalgji për atë hotel…

Në qoftë se kjo është bërë me qëllim dhe me ndërgjegje është një ndërgjegje e keqe që e ka bërë. Këto nuk janë thjesht qeveri të majta, por janë qeveri dëmprurëse për popullin shqiptar. Si ka mundësi që ti ndërtesën kryesore, “nostalgjike” të viteve ’30 dhe ’40, e hedh mënjanë? Je gati të ngresh lloj-lloj hauresh, t’i rindërtosh dhe ringjallësh, dhe nuk mbron atë që çdo qytet do ta kishte për krenari. Asnjë qytet europian nuk do të guxonte të linte të shkatërrohej hotelin e saj me të famshëm të viteve ’30 dhe ’40. Do të ishte një krim publik.

Gjithmonë ne kemi bërë intervista së bashku kur kemi krijuar media të reja, si me “Ditën” dhe “ABC”-në. Tani po krijojmë një portal, “Konica”, dhe doja një gjykim tuajin për figurën e Konicës dhe rezonancën e tij aktuale. I duhet Shqipërisë sot një mendje kritike e formatit të Konicës?

Së pari, dua të saktësoj që, sipas mendimit tim, për figurat që ne do të kujtojmë, mund të kujtojmë ose duhet të kujtojmë, nuk duhet të nisemi nga mendimi “i duhet sot apo jo”. Përkundrazi, “a kanë qenë, a janë të tilla”? Në qoftë se ata kanë qenë të tillë, ata prapë janë. Konica është një figurë e rëndësishme e kombit shqiptar, me gjurmë të thella shumë që nuk i ka zbehur dot asnjë kritikë studimore marksiste leniniste. Dhe kjo është një shenjë e mirë, lidhet me atë frymën europianiste dhe të natyrshme që ka vendi ynë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka edhe mendime trillane, për të qenë i butë.

Në Kosovë do të thoshin trullane…

Trullane, dakord. Mendime pra që nuk hynë në punë. Por kjo nuk do të thotë asgjë, madje do të thosha që Noli, Konica dhe Zogu përbënin një treshe pak të habitshme. Këta kanë qenë tre armiq, shpeshherë të betuar të njëri-tjetrit, dhe më pas tre miq, ndoshta jo të betuar, por gjithsesi miq që kanë arritur të bëhen të tillë herë pas here.

E bënë sepse ndërgjegjja e tyre ishte e kthjellët dhe kuptuan që e donte e mira e Shqipërisë, e bënë thjesht si qenie njerëzore, e bënë thjesht si krijues të politikës, të diplomacisë, të filozofisë shqiptare, këtë unë nuk jam në gjendje ta them, por ata janë një shembull, sepse armiqësia Noli–Zog ka qenë aq e madhe, sa për çudi ka edhe një simetri të pabesueshme, ku të dy e kanë dënuar me vdekje njëri-tjetrin në mungesë, dhe më pas të dy u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore.

Konicën gjithashtu e kritikojmë pse u bë ambasador në Amerikë, por ai ka dhënë shpjegimet e tij, që janë të gjitha pothuajse të besueshme.

E kisha fjalën edhe për sensin demistifikues të tij…

Në këto çaste që jetojmë, nuk vuan demistifikimi shqiptar për shembuj. Ka mjaft ushqim të brendshëm dhe nuk ka pse ta marrë diku.

Një pyetje tjetër lidhet me jetën tuaj midis Shqipërisë dhe Francës. Përgjithësisht, intelektualet që kanë jetuar dhe jetojnë në Francë sjellin edhe kriticizmin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rolin e saj në Shqipëri, Kosovë, Ballkan etj. Ndërkohë, ju në asnjë rast në shfaqjet tuaja publike nuk keni bërë një kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë që ka bërë në Shqipëri. Cili është gjykimi juaj për raportin midis shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara?

Unë mendoj që Shqipërisë, krahas thashethemeve dëmprurëse, që janë përhapur me shumice sot në botë, dhe që duhet të na brengosin jo thjesht në emër të patriotizmit të modelit klasik, por për imazhin e njeriut shqiptar, ka edhe një thashethem që do ta quaja pozitiv dhe po aq të përhapur në botë, që ky është një shtet që ka simpati për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe amerikanizmin.

Kjo është e vërtetë dhe nuk na turpëron. Të parën e quaj turp, që të na dalë nami që jemi vendi i drogës, i prostitutave dhe gangsterëve, patjetër asnjë vend nuk do t’ia uronte vetes. Por që të dalë nami që Shqipëria është tepër e dalldisur pas SHBA-ve, përveç një buzëqeshjeje, nuk i bën dëm vendit. Për mua është gjë pozitive dhe unë jam dakord. Populli shqiptar, me gjithë akuzat që i bëjnë, pra që e ka mendjen nga Lindja, nga Otomanët, nga kinezët, megjithatë për çudi mendjen e tij di ta ketë edhe nga ky kontinent i ri i botës, ky vend i madh dhe demokratik.

E kisha fjalën edhe për atë kriticizëm që shihej kur bëhej fjalë për armët kimike, ka intelektualë që jetojnë këtu në Francë dhe kritikojnë ambasadorët amerikanë që përfshihen në çështjet e Reformës për Drejtësi.

Unë këtë do ta quaja konformizëm ndaj vendit ku jetojnë. Unë nuk e kam ndier kurrë këtë gjë dhe as nuk e kam ndier, dhe as nuk e kam quajtur të nevojshme./MENTOR NAZARKO/ Konica.al


Kumbaro: Ndalëm betonizimin e Krujës, ligji përcakton rregullat

$
0
0

Ndërsa prej javësh në Durrës protestohet kundër betonizimit pranë Torres Veneciane në kuadër të projektit “Vleria”, dje në ministerialin e Europës Juglindore ku theksi ishte kultura si motor zhvillimi, kryeministri Edi Rama foli për qasjen ndaj së bukurës, rëndësinë e Rilindjes Urbane dhe shëmtinë e kudondodhur. Fjala e tij, më vonë do të ndiqej nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila foli për ndaljen e betonit në Krujë; bashkëpunimin publik-privat me rregulla loje, sikundër edhe për trafikimin e veprave të artit.

TRAFIKIMI I ARTIT
Lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore dhe trashëgimia si burim ekonomik ka qenë kryefjala e Konferencës së tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm” mbajtur dje nga Këshilli i Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore CoMoCoSEE, në Tiranë. Ndërsa Shqipëria mbante presidencën e radhës të CoMOCoSEE-së, ministrat e Kulturës të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë- Hercegovinës, Rumanisë, etj. kanë folur për rëndësinë që ka kultura jo vetëm brenda shteteve, por edhe si pjesë e Kulturës Europiane, sikundër tha në hapje ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e cila bëri thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Strategjia Kombëtare për luftën kundër trafikut të pasurive kulturore është një platformë reale bashkëpunimi, që ka treguar se funksionon si për të parandaluar, ashtu edhe për të kapur në kohë çdo tentativë trafikimi”, tha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke risjellë në vëmendje “ikonat” e sekuestruara apo objektet e Apolonisë. Ndërsa, Qendra e Inventarizimit ka nisur pasaportizimin e veprave të artit dhe trashëgimisë, çka do të përforcohet me Ligjin e ri të Trashëgimisë, duket se Shqipëria nuk ka një bazë të dhënash me objektet e trafikuara ndër vite. Shumëçka e zhdukur prej kishave të jugut nuk dihet ku kanë përfunduar.

E pyetur nga “GSH” nëse ka dijeni për trafikim të këtyre vepra në Greqi, ministrja e Kulturës së Greqisë, Lydia Koniordou, mohoi të ketë dijeni. Ajo tha se ka një bashkëpunim të madh mes Greqisë dhe Shqipërisë sa i takon artit bizantin, çka u përforcua nga Kumbaro. “Kemi bashkëpunim për studimin e artit mesjetar. Përforcoj atë që tha ministrja greke, ne kemi bashkëpunuar me Qendrën e Artit Bizantin në Selanik për të restauruar objektet e Muzeut të Artit Mesjetar të Korçës. Madje, kjo qendër na ka ndihmuar për konceptimin e muzealizimin e tij. Ka bashkëpunim edhe mes dy policive, sepse kur futemi në luftën e trafikut ilegal, bashkëpunimi shkon përtej ministrive të kulturës”, tha Kumbaro.

E ARDHMJA
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kujtoi se Shqipëria është shumë afër miratimit në Parlament të një projektligji të ri për Trashëgiminë Kulturore, “një projektligj guximtar, por edhe bashkëkohor, që përfshin në përgjegjësi dhe në bashkëpunim për menaxhim të Kulturës edhe pushtetet e tjera, edhe sektorin privat, edhe komunitetin, duke propozuar forma të reja partneriteti, të cilat synojnë rijetëzim të siteve të trashëgimisë si dhe kthimin e kulturës në një motor zhvillimi”. Ajo shtoi se Shqipëria ka burime ekonomike të pashfrytëzuara në trashëgiminë kulturore.

“Programi i qendrave historike urbane është tashmë në provë: – duke nisur nga qytetet e vogla, gati të harruara nga harta e zhvillimit të territorit, si Erseka, Kavaja, Shijaku, Puka, Tepelena, Përmeti. Ishin qytete ku dukej sikur koha ishte ndalur në vitin ’90 në rastin më të mirë dhe batërdisur nga ndërtimet pa kokë e pa këmbë. Rasti më i keq ishte Kruja, e cila për 25 vite u rrethua nga armiku i pamposhtur i betonit, ndërsa sot Kruja po ngre kokë e lulëzon”. Në vazhdë të kësaj, Kumbaro përmendi edhe atë që e cilësoi, “programi i qyteteve të mëdha, si Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Tirana, ku nuk synohet thjesht ndërtim ngrehinash, por zhvillim shoqëror dhe kulturor, jo vetëm për të kaluar mbrëmjet, por për të tërhequr bizneset e mëdha, bankat, brendet dhe biznesin imobiliar”.

Gjithë ç’u tha më sipër, sipas Kumbaros përkon me fazën finale të ligjit për trashëgiminë. “Ky ligj duhet në fakt të diktojë rregulla në menaxhimin e trashëgimisë, që loja të jetë e ndershme edhe për biznesin, edhe për klientët, edhe për qytetin si një hapësirë urbane kolektive, ku shteti duhet të mbajë prioritetet e politikës së vet sociale. Unë besoj shumë fort te publikja dhe nëse menaxhimin ia besoj privatit, politikat sociale s’duhet të humbasin fillin e ekuilibrit kulturor dhe edukues”.

DEKLARATA
Një fokus i veçantë në konferencë ishte deklarata e përbashkët, që u miratua nga ministrat e Co- MoCoSEE, e cila u diskutua nga palët e interesuara për zhvillimin e një qasjeje të koordinuar për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore; të inkurajojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira të aplikuara në sektorin e kulturës. Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte diskutimi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal për kulturën, duke e parë atë si një shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit mes vendeve. Ky takim mblodhi ministra dhe titullarë të lartë të vendeve anëtare të CoMoCoSEE (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Romania, Serbia, Sllovenia, Turqia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). UNESCO, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Europës morën pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

/GSh

Fundi i trishtë i gjeniut të letrave, Stefan Cvajg

$
0
0

Nga Albert Vataj/“Përpara se të ndahem nga jeta me vullnet të lirë dhe me mendje të kthjellët, shtyhem të përmbush një detyrë të fundit: të falënderoj nga zemra këtë vend të mrekullueshëm, Brazilin, që më dha mua dhe punës sime një pushim shumë të mirë e mikpritës. Nga dita në ditë kam mësuar ta dashuroj më shumë këtë vend dhe askund nuk do ta kisha rindërtuar më me dëshirë jetën nga e para, pasi për mua bota e gjuhës sime ka perënduar dhe atdheu im shpirtëror, Europa, po shkatërron vetveten. Por pas gjashtëdhjetë vjetësh nevojiten forca të veçanta për të filluar edhe njëherë nga e para. Kurse forcat e mia janë dërrmuar nga vitet e gjata të shtegtimit nëpër botë. Kështu që më duket e drejtë ta mbyll në kohën e duhur dhe me një qëndrim të drejtë një jetë, për të cilën puna shpirtërore ka qenë gjithmonë gëzimi më i kulluar dhe liria personale, mirësia më e madhe e kësaj toke. Përshëndes të gjithë miqtë e mi! Uroj që ata të kenë fatin të shohin përskuqjen e agimit pas natës së gjatë! Unë, si shumë i paduruar që jam po u paraprij!” – përfundon letra e lamtumirës së Stefan Cvajgut, e cila u gjet mbi skrivani e tij, drejtuar kryetarit të Bashkisë së të qytetit të Petropolisit, Brazil me titullin “Declaroçao”.

Sot 75 vite më parë, në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1942, dhoma e gjumit, e marrë me qira nga dy bujtës në Gonzales Dias 34, në Petropolis, Brazil qëndroi e mbyllur deri pak para mesditës. Personeli i shqetësuar njoftoi policinë, e cila shpërtheu derën duke gjetur të pajetë mbi shtrat një burrë dhe një grua. Ky i vdekur ishte shkrimtari me origjinë austriake, i cili sapo kishte marrë nënshtetësi angleze, Stefan Cvajg dhe bashkëshortja e tij, Elisabet Sharlotë. Çifti Cvajg kishte emigruar në Brazil pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në fuqi dhe nga fitoret e përbindshme të kësaj makine gjakatare.

Në shtypin e kohës, që i referohet raportit të policisë për ngjarjen, ndër të tjera shkruhet: “Zyrtarët gjetën një burrë të shtrirë në kurriz, të veshur plotësisht me një kostum. Me këmishë ngjyrë kafe gështenjë, kravatë të zezë dhe me kilota ngjyrë të zeza në kafe… Zonja kishte veshur një kombinezon me lule, krahu i majtë rrokte gjoksin e bashkëshortit. Mbi skrivaninë jashtëzakonisht të rregullt ishin vendosur letrat e lamtumirës me pullat e ngjitura, lapsat ishin mprehur, librave të marra hua u kishte lënë një shënim.

Vetëvrasja e çiftit Cvajg është një nga ngjarjet më të bujshme. Jo pak njerëz e quajnë këtë lajm si një “shaka”. Tomas Man, një nga miqtë e tij të mirë shkruante: “A duhej t’i jepte ai armikut të betuar këtë kënaqësi” duke shtuar se, “njëri nga ne dorëzohet përpara ripërtëritjes së tij të dhunshme botërore”…

Në letrën e tij të lamtumirës drejtuar botuesit të tij brazilian, Koogan, ai e kishte lënë amanet t’i bëhej një varrim i thjeshtë, e pa bujë, por qeveria braziliane, e cila nuk kishte dijeni për këtë dëshirë e quajti si detyrën e saj që Stefan Cvajgun, shkrimtarin e famshëm botëror dhe mikun e Brazilit ta nderonte siç i takonte: me një varrim kombëtar. Më 24 shkurt të 1942-it të dy arkivolet e hapura të Cvajgut dhe të gruas së tij, Lottes, të zbukuruara plot me lule ishin vënë në shkollën e mesme të Petropolisit. Kryetari i Akademisë së Letërsisë, Carauta de Souza, mbajti një fjalim para një rrethi të shquar shoqëror, ndër të cilët merrnin pjesë edhe Presidenti i shtetit, Vargas, ministra, gjeneralë, publicistë, artistë profesorë. Më pas, kortezhi i përmotshëm kaloi nën diellin rrëzëllimës nëpër rrugët e qytetit të mbushura me njerëz në të dyja anët. Arkivolin e Cvajgut e mbanin tetë shkrimtarë, pas tyre vinin rabinët, të cilët kishin ardhur nga Rio De Zhaniero. Rreth 400 mijë njerëz u dyndën rrugëve, të bardhë, mulatë, zezakë, indianë. Dyqanet u mbyllën vetiu. Ngado shihje njerëz me lule në duar që shoqëronin vazhdarin dhe kambanat e Petropolisit u bashkuan me kumbimin e përmotshëm. Carneiro, kryetari i Akademisë së Shkencave përpara varrit të hapur të çiftit Cvajg ndër të tjera tha: “Sikur ai të kishte qenë vetëm pak më sqimatar me siguri do të kishim pasur mundësi ta shpëtonim dhe do të na e kishte kursyer këtë dhembje”.

Ishte një pritshmëri, megjithëse për shumë bashkëkohës kjo ikje u përpoq të vishej me eufemizma. Gjithsesi, ky shterim së gjalli i këtij gjeniu të penës dhe ky dimension i mendimit do të ishte një fakt i pamohueshëm dhe një yshtje pikëllimi për gjithë botën e magjepsur nga fjala dhe pena e Stefan Cvajg.

Kurrkush deri asokohe, tash, e në qasjen për nga vijimësia e qëmtesave dhe kumtesave tekstshkruese, nuk ka mundur që nëpërmjet fjalës të depërtojë aq thellë, që nëpërmjet ligjërimit të tij magjik dhe të pashoq, të bëjë për vete miliona lexues, të përlotë sy dhe të thyejë zemra.

(Mbidoza fatale që solli vdekjen e çiftit Cvajg është “Barbiturates”. Ky preparat bën pjesë në familjen e barnave që rrjedhin nga acid barbituric dhe përdoreshin zakonisht si qetësues. Ka ndikim të shpejtë në sistemin qendror nervor dhe prodhon një model të gjerë të efekteve, nga qetësimi i butë deri në anestezi të plotë. Shkencërisht ky preparat ka një potencial të lartë varësie. Ky qetësues vdekjeprurës u zbulua për herë të parë më 4 dhjetor 1864 nga studiuesi gjerman Adolf von Baeyer. Vlerën e vërtetë të këtij preparati e njohin në vitin 1903. Dy kimistë gjermanë që punojnë në Bayer, Emil Fischer dhe Joseph von Mering eksperimentojnë duke përdorur si kavie një qen. Në atë kohë barbital merr një tjetër emër dhe quhet nën emrin tregtimit “Veronal”. Thuhet se Von Mering ka propozuar këtë emër për shkak se vendi më i qetë për dijen ishte qyteti italian i Veronas.)

Viti i Dom Nikollë Kaçorrit, Meshtarit të madh të Pavarësisë

$
0
0

 “Ikona e patriotizmit, e lënë në hije”

Nga Gëzim Loka

Në kuadrin e 155 -vjetorit të lindjes së Dom Nikollë Kaçorrit (21 shkurt 1862-21 shkurt 2017), si dhe në 100 vjetorin e vdekjes së tij, një grup intelektualësh lurianë iu kanë  propozuar institucioneve shqiptare që ky Vit të jetë Viti i Dom Nikoll Kaçorrit.

Promovimin e këtij viti jubilar, për nder të këtij meshtari të Pavarësisë, e nisëm dje, në ambientet e Akademisë së Shkencave, duke realizuar një sesion jubilar, në ditën e përvjetorit të 155 të lindjes së këtij gjiganti të shtetit shqiptar, që deklaroi ditën e Flamurit, se në qoftë për të vdekur nesër, le të vdesim sot burra për flamur e atdhe.

Para se të ndërmerrja iniciativën për të realizuar këtë sesion jubilar, në disa shkrime që kam botuar në organe të ndryshme të shtypit të lirë shqiptar, iu kam bërë thirrje Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Dibër, Bashkisë Durrës, Bashkisë Vlorë, Akademisë së Shkencave, Muzeumit Kombëtar, që të kontribuonin për të kryer një përkujtesë si kjo që po bëjmë sot, në kujtim të meshtarit të Pavarësisë, Imzot Dom Nikollë Kaçorrit.

Shkrimet e mia kanë rënë në vesh të shurdhër dhe me Dom Nikollë Kaçorrin po ngjet ajo që ka ngjarë gjatë pothuajse njëqind viteve të fundit, heshtje, moskuptim, keqkuptim, mbulim me pluhurin e harresës dhe indiferencës.  Ky është një sesion jubilar, me rastin e 155 vjetorit të lindjes dhe Vitit të Dom Nikoll Kaçorrit (21 shkurt 1862-21 shkurt 2017) ishte një vlerësim dhe homazh krenarie e kujtese për këtë burrë të shquar të shtetit shqiptar.

Veprimtaria titullohej “Dom Nikoll Kaçorri, ikona e lënë në hije e pavarësisë dhe shtetit shqiptar”. Morën pjesë historianë, akademikë, gazetarë, analistë, familjarë të Dom Nikoll Kaçorrit, lurianë, dibranë, mallakastriotë, të ardhur nga Peshkopia, Durrësi, Vlora, gjithë Shqipëria.  Pas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar, fjalën e mori studiuesi lurian, autori i disa librave dhe i një monografie kushtuar Dom Nikoll Kaçorrit, Sali Ajazi, i cili në fjalën e tij, midis të tjerave tha se Dom Nikoll Kaçorri, ky klerik katolik që kishte në themel të personalitetit të tij dijet për truallin dhe kombin e tij, për të cilat luftoi deri në çastet e fundit të jetës, është një figurë së cilës nuk i është dhënë merita në histori. Ai është meshtari i parë i Pavarësisë dhe arkitekti gjenial i shtetit të parë shqiptar, por u la në harrim, u rrethua me heshtje dhe keqkuptim, komplekse që edhe në këtë kohë të çliruar nga klishetë dogmatike, vazhdon ta mbajë në gjysmë errësirë dhe në mosdukje në atë shkallë që e meriton figura e tij e lartë atdhetare.

Në përshëndetjen e tij shkrimtari Kujtim Boriçi tha se Dom Nikoll Kaçorri nuk i përket vetëm Lurës e Dibrës, por gjithë shqiptarisë, i përket shtetit shqiptar, të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar, për të cilin ndërtoi një urë të fortë për të hyrë në historinë tonë moderne.

Nikoll Kola, avokat foli për jetën dhe veprën e Imzot Dom Nikoll Kaçorrit, duke e vënë theksin tek misioni i tij atdhetar, në të parën qeveri shqiptare.

Poeti Ferit Fixha e përshëndeti auditorin me një poezi të krijuar prej tij kushtuar kësaj figure madhore të Pavarësisë.

Gazetari dhe analisti Ago Nezha, kryetar i Shoqatës “Labëria” Nderi i Kombit, e quajti figurën e Dom Nikoll kaçorrit “Një flakadan qëndrese për liri e dinjitet shoqëror të shqiptarëve, një apostull të shqiptarizmës në të parën qeveri historike të shqiptarëve”.

Ramadan Kllogjri, kryetari i shoqatës Mokra recitoi një poezi të krijuar prej tij, në përkujtim të Dom Nikoll Kaçorrit.

Në emër të shkollës së mesme të bashkuar “Dom Nikoll Kaçorri” Lurë përshëndeti mësuesi Fadil Çupi, që e etiketoi figurën e zv/kryeministrit të qeverisë së Flamurit, një nder, krenari dhe mision për brezat e rinj të shqiptarisë.   Atmosfera u bë më e përzemërt dhe më emocionale nga këngët e kënduara nga mjeshtri i këngës dibrane dhe shqiptare Zaim Tollja, shoqëruar në çifteli nga mjeshtri Hysni Hoti. Në emër të fisit Kaçorri përshëndeti mësuesi pensionist Bibë Kaçorri.

Moderator i talentuar Fran Vuka e gjallëroi atmosferën me një prezantim dinjitoz të të ftuarve, me recitime poezish në përkujtim të Dom Nikoll Kaçorrit, të historisë së Lurës dhe të shqiptarisë.

Duhen përgëzuar Dodë Doçi, Gjon Kaçorri, Dervish Murati, Kadri Haldeda, Albert Loka dhe Vera Loka, Fran Kaçorri, Xhemal Loka, për ndihmën e dhënë në realizimin e kësaj veprimtarie, që ngre siparin e veprimtarive në kuadrin e Vitit të Dom Nikoll Kaçorrit.  Gjithashtu do të doja së fundmi të përshëndetja edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të cilit nderuan dhe lartësuan më tej këtë figure madhore dhe krenarie për Lurën, Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë. Dhe një kujtesë ndaj të gjithë instancave shtetërore për ta vlerësuar dhe për të vënë në vend rolin dhe përkushtimin e tij në shtetformimin e kombit tonë. Dhe shpresoj që këtë gjë ta vlerësojnë së paku me përkujtimin që do të organizohet në Lurë më 29 maj 2017, për nder të 100 vjetorit të vdekjes së tij, duke qenë prezent në këtë event që pritet të organizohet së shpejti.

Një mesazh për ty: Nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë…

$
0
0

Shumica prej nesh i kalojmë ditët jo duke i jetuar, por thjesht duke ekzistuar si qenie. Ne kemi kaq shumë gjëra përreth që na bëjnë të lumtur, por prapë se prapë ndjehemi bosh brenda vetes. Ne i lejojmë mendjes sonë që të na mbajë tërë natën zgjuar, duke menduar për gjërat që nuk kanë vlerë, për gjëra që nuk të kthehen me të njëjtin intensitet. Ndoshta nuk ka shumë rëndësi se si ju kalojnë ditët, por kjo këshillë e 24 vjeçarit që po vdes do t’ju zgjojë nga “gjumi”.

Letra e tij:

Unë jam vetëm 24 vjeç dhe kam zgjedhur kravatën time të fundit. Ajo kravatë është kravata që do të vë në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin tim, por është perfekte për rastin në fjalë. Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi. Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time, shumë gjëra më bllokonin mendjen. Pastaj e kuptova se çkam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi e duke lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme.

Kështu që, unë po ju shkruaj ju për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që kam bërë për jetën në përgjithësi:

-Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur ju e doni atë që bëni.

Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bën të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën t’ju komandojë, atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’ju quajnë të çmendur, por disa do t’ju mendojnë si një legjendë.

-Merrni kontrollin e jetës suaj. Merrni përgjegjësinë e plotë për gjërat që bëni. Evitoni shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme.

-Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.

Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës sime janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj që nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj që lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë botë, me pasionin më të madh. Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!

Faleminderit!

Kosova. Shpengimi i të rinjve në muzikë dhe futboll

$
0
0
Nga Lavdrim Lita/Muzika ka qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Në Kosovë, përveç muzikës folk, edhe muzika pop, rap dhe rock po bëhen gjithnjë e më popullore, veçanërisht falë interpretueseve vajza. Sot nga e gjithë bota vëmendja është përqendruar te Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha. Yje të muzikës pop që po çajnë përpara në renditjet ndërkombëtare dhe që kanë si pikë të përbashkët fakin se janë bija të diasporës së madhe kosovare.
Rita Ora, në zyrën e Gjendjes Civile Sahatçiu, e lindur në Prishtinë por e rritur në Britaninë e Madhe, është një nga këngëtaret e reja më në modë e viteve të fundit. Dua Lipa, e lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër nga Prishtina, dhe që ka jetuar për disa vjet në Kosovë gjatë adoleshencës së saj, po bëhet e njohur në Evropë falë këngës Be the one, prej disa ditëve në top ten të këngëve më të shiturave. Yjet premtuese Bebe Rexha dhe Era Istrefi, nga familje kosovare, sapo kanë hyrë në panoramën botërore të muzikës.
Jo vetëm muzikë
Edhe futbolli po kthehet në një arsye krenarie kombëtare falë diasporës. Kombëtarja e Shqipërisë është thuajse e gjitha e përbërë nga lojtarë me prejardhje nga Kosova. Plot 13 futbollistë të pranishëm mes kuqezinjve jaënë me origjinë kosovare (Ertrit Berisha, Gashi, Gjimshiti, sa për të përmendur ndonjë) dhe luajnë në skuadra të mëdha të kampionateve më të rëndësishme të Evropës.
Ndërsa shumë të tjerë, duke pasur shtetësi të dyfishtë dhe duke qenë të rritur jashtë Kosovës, kanë vendosur të luajnë me kombëtaret e vendeve që i kanë adoptuar. Kështu për shembull, Xherdan Shaqiri, futbollist shqiptar i kombëtares zvicerane, luan me  skuadrën Stoke City, më parë me Bayern të Mynihut dhe Inter. Granit Xhaka, edhe ky i kombëtares zvicerane luan me Arsenal-in,  ndërsa vëllai i tij Taulanti është në radhët e kuqezinjve. Edhe zvicerani Valon Behrami, që në të shkuarën ka lozur në skuadrat e Napolit, Fiorentinës dhe Lazios, është me origjinë nga Kosova. Prej pak kohësh kombëtarja kosovare e futbollit është pranuar nga FIFA dhe UEFA dhe priten rezultate të mira.
Përqindja e lartë e zvicero-kosovarëve nuk është rastësi. Komuniteti kosovar në Zvicër ka rrënjë të thella. Duke filluar nga vitet ‘60, një marrëveshje mes Bernës dhe Beogradit bëri të mundur që shumë punonjës kosovarë të transferoheshin në Zvicër. Një tjetër motiv i këtij emigracioni ishin persekutimet e regjimit të Millosheviçit gjatë viteve ’80: kulmi u arrit me luftën e vitit 1999 kur emigruan në Zvicër rreth 53 mijë kosovarë.
Me gjithë këtë eksod, Kosova është akoma një vend të rinjsh: dy milionë banorët e saj kanë moshën mesatare më të ulët të Evropës, gjysma e tyre është nën 27 vjeç. Nga ana tjetër, thuajse 60% janë të papunë.
Futbolli dhe muzika shqiptare e Kosovës përpiqen të jenë kolona zanore e një populli dinamik që do të jetojë dhe të jetë i lumtur.

Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë për herë të parë marrëveshje bashkëpunimi kulturor

$
0
0

Për herë të parë firmoset një marrëveshje bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo është arritur në përfundim të Konferencës së tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm”.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e Kulturës, ai serb, Vladan Vukosavljevic dhe ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro. Ministri serb e vlerësoi këtë si një moment historik për bashkëpunimin kulturor mes vendeve, ndërsa shprehu vullnet të plotë për të mbështetur maksimalisht çdo nismë kulturore mes dy vendeve.

Qëllimi i këtij programi bashkëpunimi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art – kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.

Gjuha shqipe vendoset në programin arsimor në Turqi

$
0
0

Nga klasa e pestë nxënësit në Turqi mund të mësojnë edhe shqip. Bashkë me gjuhën boshnjake shqipja do të jetë lëndë zgjedhore.

Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje duke nisur që nga klasat e 5-ta. Dy gjuhët e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e ministrisë, mësohet se në kuadër të projektit «preferenca ime është turqishtja», i zhvilluar në prill të vitit të kaluar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës është mbajtur «Festivali i 4-ët tradicional i fëmijëve», për nxënësit të cilët mësojnë turqishten si lëndë me zgjedhje në shkollat shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës.

Në këtë kuadër në tetor të vitit të kaluar mes Ministrisë turke të Arsimit dhe Universitetit Trakya ishte nënshkruar protokolli i bashkëpunimit me qëllim për të mundësuar që nxënësit të kenë njohuri të kulturave të ndryshme, dhe transmetimin ndaj brezave të ardhshëm të gjuhëve dhe dialektet që «jetojnë» në Turqi. Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit. Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore. Nxënësit që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje në shkolla që nga klasa e 5-të. (ATSH)


Prend Doçi, reliket origjinale të Abatit të Oroshit që ruajtën familjarët

$
0
0

I vetmi njeri me peshë në zonë – shkruan në shënimet e saj Edith Durham, – ishte dora e djathtë e Kapidanit, Abati i Oroshit Prend Doçi, një njeri i shquar, i cili jo vetëm që kishte studiuar në Romë, por kishte shpenzuar vite në Brunswick në Kanada. Truri dhe figura qendrore e Mirditës, Hamleti shqiptar, personaliteti më i fortë i Shqipërisë së Veriut”. Edit Durhami e përshkruante me këto fjalë Abatin e Mirditës Prend Doçi, e më tej shënonte se Mirdita pa të, është si Hamleti pa Hamletin.

Gjatë vizitës në Abacinë e Oroshit, Durhami do të pritej me çaj e biskota, për çka do të mallëngjehej duke shkruar më pas se kishte ardhur në pjesën më të egër të Ballkanit ku gjeti një luks të madh. 100 vjet nga vdekja e tij (1846- 1917) në Mirditë, ai u përkujtua me një ekspozitë relikesh origjinale dhe me një koncert. Përvjetori u shënjua edhe me disa kujtesa mbi veprimtarinë e tij, më së shumti për kulturën shqiptare, për çka ende vlerësohet më së shumti, duke e tejkaluar rolin e tij si klerik. Shpend Bengu, ka shkruar se më 29 dhjetor të vitit 1888, me dekretin “supra montem Miriditarum”, Dom Prend Doçi u zgjodh si Abat i Abacisë së Oroshit të Mirditës nga Papa Leoni i XII.

“Prend Doçi si “një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës” mendonte se në radhë të parë duhej të zhdukej mosbesimi midis të krishterëve e myslimanëve, që feja e shqiptarit të ishte vetëm shqiptaria”. Në një Promemorie drejtuar Papës, në tetor të vitit 1886 Abati shkruante se :”Epirjotët – adhurues të së vërtetës”- “Forca lëvizëse e çdo shqiptari, qoftë mysliman, qoftë i krishterë është dashuria për Atdheun, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe e gjuhës së vet. Në qoftë se ata do të arrijnë të kuptojnë se bashkimi në një fe është një mjet për të ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, pa ngurrim do ta përqafonin atë”.

Në 2014-ën, u vu në dukje se Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet me të rëndësishme të Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX në historinë e Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare, nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes. Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij te personalitetet bashkëkohëse ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është pak i studiuar dhe i publikuar nga historiografia shqiptare.

PËR GJUHËN SHQIPE
Prof.Shaban Sinani ka shënuar se konferenca gjuhësore e ipeshkvijve katolikë, e njohur dhe si akademia gjuhësore e Shkodrës, e thirrur nga abati Preng Doçi në ditët e para të muajit maj të vitit 1902; kongresi i dytë i Manastirit, një kongres me qëllime mirëfilli gjuhësore, që u zhvillua më 2-3 prill 1910; si dhe platforma e kongresit gjuhësor të Janinës, parashikuar për t’u mbajtur në korrik të po atij viti; janë tri prej ngjarjeve më të mënjanuara në studimet për historinë e shqipes së shkruar.

“Abat Preng Doçi i pati kushtuar mote para kësaj konference vlerësimin dhe zotimin e vet shkrimit të gjuhës amtare. Kur flitet për këtë rol të tij, zakonisht përmendet fakti që ai ishte themelues i shoqërisë Bashkimi, prej së cilës trashëgojmë alfabetin që gjuha shqipe ka sot. Në të vërtetë, abati pati rol të drejtpërdrejtë në vetë procesin e grafematizimit të saj. Nëse me të drejtë studiuesi Francesco Altimari është shprehur që shkronja “ë” dhe përdoruesi i parë i saj At Giorgio Guzzetta meritojnë një përmendore, e njëjta meritë duhej t’i ishte njohur abatit Preng Doçi, propozuesit të parë të zëvendësimit të disa karaktereve që alfabetet e shqipes i kishin huazuar prej greqishtes ose sllavishtes, me bigrafemat që ka shqipja letrare sot”, ka thënë Sinani.

Ai vëren se nuk është fjala thjesht për idenë e dyshkronjëshave, që abati do ta ketë mësuar prej anglishtes, por për meritën e përmbarimit të procesit të latinizimit të shkrimit shqip.

STËRNIPI: RELIKET E ABATIT I RUAJTËM POSHTË FOTOS SË ENVER HOXHËS
Gjergj Marku na thotë se një prej stërnipërve të abatit të zëshëm mirditas Prend Doçi, Ded Preng Doçi, ka mundur të ruajë në shtëpinë e tij në një mënyrë shumë efikase disa nga reliket e rralla të abatit të famshëm. Foto dhe letra të rralla origjinale janë ruajtur në konspiracion të plotë për 50 vite poshtë kornizave të fotove ku viheshin portretet e stërmëdha të antarëve të Byrosë Politike. Ndërsa një nga fotot më të bukura dhe të mëdha të Abatit, është ruajtur nën foton e Enver Hoxhës. Deda thotë se shtëpia jonë ka qenë vënë gjithnjë në syrin vëzhgues të Sigurimit për faktin jo vetëm pse ishte shtëpi e Abatit, por mendohej se këtu fshihej ndonjë thesar, sepse ai ka patur pasuri që nuk lidheshin thjeshtë me kishën. Si njeri që kishte ndenjur më se një dekadë në Amerikë por dhe gjithandej botës, kishte vënë pasuri, kishte një anije Trieste- Vlorë dhe ndihmonte në botimin e librave tek shtypshkronja e përmendur “Nikaj”.

Po ashtu njihen pasuri të tjera, rreth 150 pendë qe në Zadrimë të dhëna me qera; pajiset e tija deri tek ato të jetës së përditshme ishin asull prej sermi. Por ky patriot i madh, gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim te arsimit, të kishës, të veprimtarisë atdhetare dhe patriotike. Njihen ndërtimet e disa kullave, në mes të cilave dhe ajo e Preng Jakut të përmendur, por dhe bamirësitë e shumta, sidomos në Orosh për të shkolluar jashtë shtetit nxënës, që mbaronin internatin atje. Deda këmbëngul se Doçi duhet shënuar si mësuesi i parë që dha mësim në gjuhën shqipe në Orosh, dhe më pas shkodrani Zef Marashi….

Duket se Doçi ka një sërë fotosh të ruajtura me shumë kujdes ku ai del herë në mes rilindësve, me veladonin e prifit, por dhe me pushkën në dorë. Deda ka ruajtur me shumë kujdes foto me Mjedën, me Gurakuqin etj, por dhe letërkëmbime sidomos me familjarë dhe Luigj Gurakuqin. Duket një kaligrafi e shkëlqyer. Një relike tjetër është një fjalor i botuar në shtypshkronjën Nikaj enkas për ta sjellë në Orosh, ku do të mësohej gjuha “tedeshke”. Kjo është vetëm një pjesë e ajsbergut të relikeve që gjenden në shtëpinë e Dedës, pasi abati i ka patur të panumërta ato. Një nga reliket e veçanta, që e kanë ruajtur Deda me të atin Prengën, janë dylbitë. Një palë dylbi që i kalojnë 120 vitet.

/GSh

Nishani dekoron aktorët e mëdhenj të skenës shqiptare 

$
0
0

Në një ceremoninë solemne të zhvilluar sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm artistë dhe aktorë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, regjisorë e skenaristë, familjarë dhe personalitete të artit e kulturës,  Bujar Nishani vlerësoi aktorë të mëdhenj të skenës teatrore dhe kinematografisë shqiptare me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

 Kreu i Shtetit i akordoi Dekoratën e lartë shtetërore: Sulejman Pitarkës (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për njërin nga të parët e artit skenik shqiptar, bashkëkontribues në fillesat e Teatrit Kombëtar, duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve e të zhvillimit të teatrit e kinematografisë në Shqipëri talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur që e bënë një shprehës të përkryer mjeshtërie të lartë dhe përkushtimi të pashoq.”;

 Sandër Prosit (pas vdekjes) “Në vlerësim të thellë shtetëror për njërin nga bashkëthemeluesit e parë të Teatrit Kombëtar, i cili kontribuoi denjësisht që në fillimet e jetës së këtij institucioni, duke vënë në themelet e artit skenik e duke sakrifikuar me vetëmohim për kinematografinë shqiptare talentin e rrallë, kulturën e gjerë autodidakte, punën dhe përkushtimin e tij të pashtershëm.”;

 Kadri Roshit (pas vdekjes) “Në vlerësim të artistit të madh, i cili me interpretimet e tij të shumta në kinematografi, u shndërrua në një nga figurat kryesore dhe mbresëlënëse të artit skenik e të filmit shqiptar, dhe memories historike të kulturës shqiptare.”;

 Violeta Manushit (pas vdekjes) “Me mirënjohje për forcën dhe larminë e interpretimeve të saj të përkryera në skenën teatrore dhe rolet e saj të paharrueshme kinematografike, në saje të të cilave ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme si njëra prej aktoreve më të dashura e më ndikuese në zemrat dhe mendjet e artdashësve shqiptarë”;

 Ndrek Lucës (pas vdekjes) “Me mirënjohje për një artist të lindur e gjenial, i cili me interpretimet e tij të shumta aq të vlerësuara nga artdashësit tanë, ka lënë gjurmë të paharrueshme në artin skenik e kinematografik modern shqiptar.”;

 Zonjës Margarita XhepaSi mjeshtre e përkryer dhe interpretuese e rrallë e artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë të personazheve aq të spikatura jetësore, e cila për dekada me radhë ka portretizuar karaktere të panumërta dramatike e aq të dashura, duke mbetur përjetësisht e gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”;

 Zotit Robert NdrenikaNë vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.”;  si dhe zonjës Tinka KurtiMe vlerësim të merituar shtetëror për interpretimet e saj të përkryera e mallëngjyese, duke u shndërruar prej disa dekadash me radhë në njërën prej aktoreve më të adhuruara e mbresëlënëse të filmit shqiptar që nga filmi i parë ‘Tana” e deri në qindra role të paharrueshme nëpër skenat tona teatrore.

 Në fjalën e Tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit, pasi u uroi mirëseardhjen dhe i fëlenderoi secili për pranimin e ftesës për të qenë së bashku në një ceremoni të tillë modeste për nga forma dhe organizimi, por shumë e sinqertë për nga qëllimi dhe e një dimensioni mbarëkombëtar për nga përmbajtja, u shpreh: “Kam privilegjin sot si President i Republikës, që në emrin tim personal dhe të Institucionit që përfaqësoj, por edhe në emër të komunitetit të madh të artistëve, të njerëzve të artit e kulturës, e mbi të gjitha të shqiptarëve, të nderojmë përmes kujtesës disa prej tyre, por edhe të mirënjohjes e falënderimit edhe përmes pranisë të disa të tjerëve, një kast aktorësh të shkëlqyer dhe origjinalë të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

 Kontributi i këtyre personalitete është i shtrirë gjatë në kohë dhe nga pikëpamja artistike i ka fillesat e tij që nga filmi i parë shqiptar ‘Tana’ ku ishin të pranishëm në moshë shumë të re në atë kohë me interpretimet e tyre mjeshtërore Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Esma Agolli e shumë e shumë të tjerë, të cilëve nuk ua përmend dot emrin të gjithëve, por tek i përmend e kupton se çfarë dimensioni të madh kulturor, artistik, profesional njerëzor kanë mbajtur.”

 Duke ju drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit vuri në dukje: “Nuk është aspak e lehtë që të përmbledhësh në një fjalë ceremoniale dekadat dhe vitet e punës rolet e panumërta, djersën, mundin, talentin, kontributin, arritjet artistike e kulturore, interpretimet magjepsëse të këtyre gjigantëve të skeëns dhe të ekranit e të kulturës sonë kombëtare, që më madhështore si dimension kanë pikërisht atë që sot e kësaj dite janë e duken të freskëta. Dhe jo vetëm në kujtesën e atyre që e kanë dashur dhe e duan teatrin, filmin, por në panteonin e asaj që përbën krenarinë e trashëgimisë sonë kombëtare të kulturës.

 Në ditët e sotme mund të themi se kinemaja dhe teatri shqiptar gjenden padashur midis nostalgjisë së një kinemaje e teatri kombëtar, të lindur e zhvilluar në disa kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër, gjithmonë pa i humbur tiparet dhe karateristikat tona artistike dhe kulturore kombëtare. Por sidoqoftë unë besoj se këto personalitete që përmenda si dhe shumë e shumë artistë të tjerë, të cilët kam kënaqësinë e veçantë të jenë sot në sallë këtu dhe gjenden çdo ditë me dinamikën e tyre në skena e teatro, edhe në fusha e sheshe xhirimi, edhe mbi tryeza të kompozimit e të krijimit, të cilët përditë e më shumë e kanë frymëzuar dhe vazhdojnë ta frymëzojnë shoqërinë tonë janë vlera të qenësishme e të patjetërsueshme. Tek rolet e intepretuara, tek dhuntitë e rafinuara por edhe tek dimensioni i madh njerëzor, pa të cilin kolori kulturor do ta kishte të vëshitrë të rrezatonte të gjithë atë ndriçim që e kanë bërë jo vetëm përmes ekranit, por edhe mes skenës, por edhe përmes jetës së përditshme si njerëz, si prindër, si gjyshër, si miq, si shokë, si të afërm, si shqiptarë. Jam i bindur dhe do ta them me shumë sinqeritet, por i palëkundur në këtë bindje, se ikona të tilla të filmit dhe artit, nëse do të kishin pasur rrethana, fatin dhe shansin të ishin diku gjetkë, në infrastrukturën e Holliudit, apo në fokusin e kameramave të regjisprëve të mëdhenj botërorë, padyshim që sot do të ishin ikona botërore të kinematografisë. Por ne jemishumë të kënaqur që i patëm këtu në Shqipëri edhe që e ndihmuan një vend, një popull, një komb të tërë jo për ta zbukuruar, jo për ta sheqerosur procesiin e kohës, por për ta kuruar edhe për ta mbajtur shpresën dhe dimensionin e civilizimit aty në inkubatorin e shpirtit të tyre. Edhe ia dolën që në momentin e duhur shqiptarët ta kishin jo si një improvizim këtë dimension që ata u falën, që ua mëkuan, por ta kishin si një pjesë vërtet të tyren, brenda shpirtit, brenda qenësisë, brenda vetëdijes së tyre, brenda gjallesës së tyre, dhe jo vetëm të rriteshin me të, por edhe të mbijetonin. Sot ndoshta është e vështirë për brezin e ri, por edhe e pamerituar ndoshta për brezin pak më të shkuar për të kuptuar, ose më mirë për të mos harruar se sa e vështirë ishte rrugëtimi i tyre njerëzor në raport me dimensionin e madh artistik dhe kulturor e profesional e mjeshtëror. Edhe kjo tendencë për të harruar këtë disproporcion të madh është një dëm që të gjithë ne do të bënim, nëse nuk do të reflektonim me përgjegjësinë që duhet dhe me dimensionin shtetëror, institucional e më pas të transmetuar te filli i ndjesisë shoqërore.

 Piktori i famshëm Henri Matise dikur ka thënë: ‘Artisti nuk mund të jetë kurrë një i burgosur! I burgosur? Një artist nuk duhet të jetë kurrë i kyçur në vetvete, peng i stilit, i famës, i lidhur nga vargonjtë e suksesit.’ Dhe këta kolosë të artit dhe kulturës shqiptare që për mua do të thotë dimension civizilimi, nuk kanë qenë kurrë të tillë! Ata nukmund të ishin të tillë! Sepse ata suksesin e kishin të lidhur sa me dhuntinë që Perëndia ukishte dhënë, aq edhe me shpirtin njerëzor që i mëkuan gjatë gjithë jetës së tyre.”

“Përpjekjet dhe arritjet e mjeshtrave të mëdhenj të kinematografisë sonë përfaqësojnë dimensione të patjetërsueshme të artit, kulturës dhe emancipimit tonë në tërësi. Vlerat e trashëgimisë së tyre janë dhe do të jenë gjithmonë ushqim shpirtëror dhe mendor pa të cilin jam i sigurt, se çdo komb, sado të lashtë dhe të pasur që mund ta ketë trashëgiminë e vet, nuk mund të ecë dot përpara, aq më tepër Shqipëria jonë e vogël. Jam i bindur se bashkësia e çmuar e artistëve, e pajisur me kurajë civile, nuk do ta harrojë pas asnjë çast misionin e shenjtë që ajo mbart mbi supe, përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë maksimale njerëzore. Ndaj edhe sot, besoj se duke u përpjekur, pasi unë e konsideroj përpjekje institucionale në kuadrin e përgjegjësisë pa diskutim, duke u përpjekur me vullnet dhe dëshirë të mirë, që dritat e prozhektorëve këtë radhë t’ua kthejmë sërish disa prej atyre që e meritojnë maksimalisht vlerësimin dhe nderimin dhe mirënjohjen  respektin:  – artistëve të mëdhenj Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Violeta Manushit, Margarita Xhepës, Ndrek Lucës, Robert Ndrenikës, Tinka Kurtit, të cilëve me dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ne unjohim kontributet, u vlerësojmë vlerat, i falënderojmë për krijimtarinë, dhe i përulemi me mosharresë për interpretimet e tyre të papërsëritshme.

 Ndoshta është pak vonë për të vlerësuar këto figura kaq të veçanta e të papërsëritshme të artit e të kulturës me atë çka u takon në të vërtetë,  por më mirë vonë se kurrë. Kjo plejadë e shkëlqyer artistësh meriton pa kurrfarë mëdyshjeje vendin e saj më të mirë në panteonin e praruar të artit e të kulturës mbarë shqiptare. Do të dëshiroja të adresoja se duhet të na shërbejnë këto figura të përmasave kombëtare, madje edhe ndërkombëtare kulturore, artistike e shoqërore si një burim frymëzimi veçanërisht për brezat e rinj të artistëve shqiptarë, por në tërësi të brezave të rinj, të gjeneratës që po krijojmë, që edhe ata t’i përkushtohen me po aq pasion, po me aq çiltërsi, po me aq vërtetësi, po me aq idealizëm karrierës së tyre, përpjekjeve të tyre, jetës së tyre njerëzore dhe profesionale.”

“Gjithçka keni bërë e keni arritur në skenë, patjetër edhe me ndihmën e pakursye të familjeve tuaja, të të afërmve e të miqve tuaj, e keni bërë siç ka e shkruar dikur edhe O’Henri: ‘Nga dashuria për artin!’ Dhe vetëm për këtë arsye, do të ishte nderimi dhe mirënjohja më e madhe për ju do të ishin duartrokitjet pambarim që ukeni marrë spektatorëve duke iu përcjellë shërim dhe emancipim mijëra të tjerëve. Sikur edhe vetëm për këtë ju dhe të gjithë kolegët tuaj, artistët e tjerë do t’ju konsideronin të paaritshëm në shpirt dhe në zemër. Ndaj duke përfituar nga privilegji që kam dhe të adresohem në këtë ceremoni këtyre njerëzve, dua t’ju them vetëm faleminderit! Ju faleminderit dhe të gjithëve jetë të gjatë dhe të mbeteni përherë ashtu siç jeni: monumente jo vetëm të kujtesës, por në tërësi të kulturës dhe civilimit shqiptar!” – përfundoi fjalimin e Tij Presidenti i Republikës.

Ruben Diaz Jr dhe projekti i bashkisë më të madhe në SHBA

$
0
0

Nga Mimoza Dajçi (New York, 2017)

Presidenti i Bashkisë më të madhe në New York dhe Albani – Bronx Borough President Ruben Diaz Jr, zhvilloi një Takim të hapur jo më larg se dje në një nga ambjentet e shkollës së mesme JFK në Bronx, ku shpalosi agjendën e punës së tij dhe Bashkisë që ai drejton për vitin 2017. Të pranishëm ishin personalitete të larta të politikës dhe qeverisë amerikane në New York, Senaori Jeff Klein, Kontrollori i lartë i New Yorkut Scott Stringer, juristë, avokatë e titullarë të lartë të Gjykatës Supreme në New York, kongresmenë, Assamblyman Mark Gjonaj, Drejtori Ekzekutiv i Medias Bronx Net Micheal Max Knobbe, etj.

Nga përfaqësuesit e NGO Shqiptaro – Amerikane ishin ftuar Esad Rizai dhe Mimoza Dajçi, të cilët si edhe shumë shqiptarë të tjerë në SHBA kanë vërtetë një veprimtari të pasur sociale, humane dhe patriotike, për të drejtat e njeriut në New York e më gjerë.

Moderoi takimin Deputy Bronx Borouhgh President Znj. Aurelia Greene, e cila pas ekzekutimit të Hymnit Amerikan dhe bekimit mbajtur nga Rabbi Steven Exler ja dha fjalën Drejtoresh së Shkollës JFK në Bronx Marble Hill.

Dalja në podium e Presidentit Ruben Diaz Jr, u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione të shumta, çfarë tregoi se ai është një figurë e dashur dhe e respektuar politike e publike nga të gjithë banorët në Bronx, New York dhe Albany. Gjatë falenderimit që u drejtoi pjesëmarrësve ai falenderoi të atin e tij Senatorin Diaz, i cili edhe ai ka një reputacion të pa diskutueshëm dhe popullaritet mjaft të madh në New York dhe krejt Amerikën, si dhe motrën e mbesat e tij të cilat merrnin pjesë në këtë konferencë të rëndësishme.

Ruben Diaz Jr. nëpërmjet fotove dhe videove të ndryshme që u paraqitën në ekran shpjegoi planin dhe axhendën e punës së tij dhe stafit të Bashkisë Bronx që ai drejton prej disa vitesh. Ai i bëri një retrospektivë punës së tij qysh nga viti 2009 e deri më sot, përsa i përket arritjeve dhe sukseseve që ngrenë Bashkinë e Bronxit në një institucion me përparësi dhe punë të suksesshme në fusha të ndryshme të jetës, si shëndetësi, arsim, punësim, sport, shkencë, art, infrastrukturë e komunikacion. Shkarazi Z. Diaz Jr. përmendi dy herë emrin e Presidentit të SHBA Donald Trump, duke u ndalur tek çështja e emigracionit dhe azilantëve, si dhe nuk harroi të përmendë emrat me më influencë të presidencisë amerikane Abraham Linkoln, John Kenedy dhe juristin e të drejtave civile të njeriut heroin e kombit Maritn Luther King Jr.

Si autore e këtij shkrimi pa marrë parasysh bindjet e mija politike, në lidhje me emigracionin ilegal nuk mund të le pa përmendur se, sipas dokumenteve origjinale është bërë publikisht e njohur fakti se e ëma e Presidentit të SHBA – Donald Trump, në vitin 1929 ka hyrë ilegalisht në Amerikë.

Duke krahasuar marrjen e tij të detyrës që nga viti 2019 Presidenti Ruben Diaz Jr. tha se janë bërë shumë punë, shumë investime në ndërtim apartamentesh për popullsinë me të ardhura të ulta, të sëmurët me sida, të pastrehët, ka nxjerrë fonde për ngritje shkollash, bibliotekash, realizime filmash e dokumentaresh të ndryshëm, ka lëvruar fonde për sport, art dhe shëndetësi. Prioriteti ynë tha ai është arsimimi i brezave të rinj të cilët kanë një rritje përsa i përket vazhdimësisë nëpër kolegje dhe universitete. Përsa i përket infrastrukturës dhe transportit publik tha ai, kemi miratuar një projekt plan të ri ku do të hapet edhe një linjë të re hekurudhore që do të lidhi Brookli-nin me pjesën veriore të New Yorkut. Sëbashku me City bike do të hapet lëvizja e lirë e qytetarëve me biçikleta në mënyrë që të ketë një qarkullim më të lirë e të konvenueshëm të tyre.

Do të ndërtohen pallate banimi edhe për shtresën e mesme të popullsisë tha Presidenti Z. Diaz Jr. Si dhe deklaroi në fjalën e tij se për kthimin e Godinës Kingsbridge Army në një Qendër Sportive Akulli dhe patinazhi ishte firmosuar shuma financiare nga guvernatori Como në New York dhe kjo shënonte vërtetë një arritje të jashtëzakonshme të tij si President i Bashkisë – Bronx. Qendër sportive e turistike kjo që do të jetë e përmasave më të mëdha në botë. Duke u ndalur tek ky investim edhe organizatës së Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” i takon një meritë e veçantë pasi si NGO amerikane ka qenë pjesë përbërëse e protestës që e ka mbështetur këtë nismë të Presidentit Diaz Jr, që në fillimet e saj sëbashku me vetë Presidentin Ruben Diaz Jr, Rev. Que English etj.

Axhenda e Presidentit Ruben Diaz Jr, u dëgjua me vëmëndje dhe kureshtje të madhe nga të gjithë, u mirëprit dhe duartrokit një zëri nga auditori. Pas fjalës së tij Presidenti Ruben Diaz Jr, zbrit shkallët e podiumit për tu takuar me pjesëmarrësit dhe shtrënguar duart me ata.

 

Saimir Stratit fiton Guinness-n e dhjetë

$
0
0

Sajmir Strati fiton për herë të dhjetë rekordin Guinness. Me 1.5 milionë kapëse teli në ngjyrë të bardhë dhe kafe Strati ka krijuar mozaikun me portetin e humanistes së madhe, Nëna Terezë, dhe duke fituar për herë të dhjetë rekordin Guinness.

Rekordin e radhës, atë me numër 11, Strati pret ta realizojë në Shqipëri.
Viti 2016 ishte viti i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe për çdo artist ka qenë një motiv sidomos për ne shqiptarët. Edhe për vetë Autoritetet e rekordeve Guinness ka qenë një surprizë le të themi, sepse as ata nuk e kanë pritur që të ishte një realizim kaq perfekt. Është realizuar në ambientet e Muzuet Kombëtar të Kosovës, unë kam punuar për 28 ditë për të realizuar gjithë këtë vepër.

Do ta prisja një ftesë nga Shqipëria, akoma nuk e kam një të tille. Nëse do të ndodhte do të ishte mirë që unë i ftuar nga Shqipëria te realizoj një rekord të radhës në Shqipëri”, tha Saimir Strati.

Dy rrugët e Idromenos – Shkodra apo Korça që shfaqi filmat e parë në publik?

$
0
0

“Dy rrugët e Idromenos”, ekspozita me fotot e rralla në Muzeun Marubi, është bërë shkas për më shumë se një takim mbi veprën e artistit. Pas vështrimit të Adrian Paci mbi Kolën fotograf dhe piktor, një tjetër studiues, Gjergj Denelli, ndalet te kinotekniku i parë në Shqipëri.

Denelli: Me pushtimin e Austro-Hungarisë, kinemaja pati një zhvillim akoma më të madh. Trupat ushtarake që ishin në Shkodër sillnin filma nga Austria dhe këto shfaqeshin edhe në shpinë e Korçës.

Është fakt që ky djalë i një mërgimtari nga skaji jugor i Shqipërisë, mes pasioneve të shumta që i aplikonte me guxim, bën realitet në vitin 1908, në lagjen “Gjuhadol” në klubin “Gjuha shqipe”, shfaqjen e pamjeve të para filmike. Por, bazuar në dokumentet e arkivit të shteti, Denelli kërkon t’i japë përfundimisht një përgjigje pyetjes: ishte Korça apo Shkodra qyteti i parë që shfaqi një film në publik?

 Denelli: Ne me të vërtetë e quajmë që Kol Idromeno shfaqjet e para të filmit kanë filluar në vitin 1912, sepse në 1908, janë pamje të ndryshme që jepeshin nga Parisi, Vjena, në epidiaskop në mur, pra në një perde.

Fotografia e çoi Idromenon te kinemaja dhe aktiviteti i tij në këtë fushë u shtri në tri dekada. Ai lidh kontrata me prodhues dhe shpërndarës të huaj siç ishte kompania pretigjioze franceze e vëllezërve Pathé.

 Denelli: Jena të lumtur që kena fillu letër-këmbimin me ju. Më 6 tetor të vitit 1924, Kola merr letër nga Pathé Francë nga Franca dhe do të hyjmë me shtëpinë tuaj filmike në korrespondencë.

Rizbulime të kësaj natyre që bëhen në Shkodër janë një thirrje për ata që disa herë e kanë çuar dështuar projektin për një muze shqiptar të kinemasë.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>