Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Mediat italiane: Ermal Meta ”prova e pjekurisë”, një imazh i bukur për gjithë shqiptarët

$
0
0

Tashmë për kantautorin shqiptar Ermal Meta, kanë shkruar mjaft gazeta, ato italiane dhe në Shqipëri, por edhe gazetat katolike për arritjen e shkëlqyer dhe si fitues trofesh në festivalin e këngës në Sanremo të këtij viti, ndër më të njohurit në botën e kulturës dhe të artit.

Gazeta “Avvenire” e përditëshmja italiane me frymëzim katolik, ka botuar së fundmi një artikull me titull “Prova e Pjekurisë”, shkruar nga gazetarja Angela Calvini.

Ermal Meta në Festivalin italian “Sanremo” doli fituar i çmimit të tretë, atë të kritikës si dhe çmimin “Serata Cover”, duke rikënduar këngën e famshme të Domenico Modugno “Toka ime e hidhur”, që cilësohet nga kritika si me motive arbëreshe.

Intervista në “Avvenire” shoqërohet me një foto të madhe të artistit.

Ai tregon se ka bërë shumë rrugë për të arritur aty ku është sot, i vlerësuar në mjediset e muzikës dhe ka shkruar tekste për këngëtarë të njohur italianë. Kënga e tij në Sanremo ishte autobiografike, kurajoze kundër dhunës brenda familjes: “Vietato morire”.

Ndërkaq kantautori shpjegon se: “Shkrimi i këngëve lind nga nevoja e brendshme për të hedhur në letër dhe me pas në melodi atë që unë jetoj, por gjithashtu jam frymëzuar edhe në shumë histori që kam lexuar në libra”. Biri i dy muzikantëve të orkestrës simfonike të Fierit, ka studiuar piano që nga mosha pesë vjet, duke shkuar në çdo koncert të nënës së tij violiniste. Në moshën 13 vjeçare ai shpërngulet në Itali dhe fillon rrugën në muzikë, deri në karrierën e tij si solist në Sanremo në 2016 dhe 2017, duke spikatur me talentin e tij, shkruhet në gazetë.

Jehona për artistin shqiptar ka qënë e madhe, duke përfaqësuar kështu diçka nga gjithë emigrantët shqiptarë, duke sfiduar, madje njëra nga gazetat shkruante jo humor dhe ironi që artisti shqiptar “vodhi” çmime në Sanremo.  Shqiptarët po arrijnë të marrin atë që meritojnë duke dhënë kështu dhe një imazh të bukur për të shqiptarët dhe Shqipërinë. a.g


Robbie Williams, po ribashkimit me “Take That” në 25 shkurt

$
0
0

Ribashkimi me Take That do të bëhet edhe pse për një mbrëmje, atë të 25 shkurtit në BBC për finalen e shfaqjen e talenteve “Let It Shine” të liderit të grupit Gary Barlow. Robbie Williams do të bëjë pjesë në juri si i ftuar përkrah të Gary, Dannii Minogue e Martin Kemp.

Më pas do të ngjitet në skenë me ish shokët e tij të grupit Mark Oëen, Gary Barloë dhe Hoëard Donald për të kënduar disa nga sukseset e grupit.

“Gary dëshiron ta mbyllë “Let It Shine”me një goditje të fortë dhe mendon që ribashkimi i Take That do të jetë mënyra perfekte për ta bërë”, bëri të ditur një burim duke shtuar se “Robi duket entuziast për projektin, kështu që gjërat duken se po shkojnë mirë”.

Robbie nga ana e tij u tregua entuziast dhe në fund tha “Mezi po pres të jem përsëri me Gary, Mark dhe Howard në ‘Let It Shine’ dhe jam i lumtur të jem i ftuar për një finale shumë speciale”.

Gjithçka gati për një performancë të madhe me vetëm një mungesë , Jason Orange, që nuk është ftuar, pasi siç thonë disa burime nuk është i interesuar për ribashkimin: “Ka jetën e tij jashtë Take That. Gary ndjen se nuk ka shanse për ta bindur , kështu që nuk do të bëjë sforcime të panevojshme”.

Muzeu Ikonografik Onufri në Berat, restauron ikonën e shek XVIII

$
0
0

Në Laboratorin e Restaurimit në Muzeun Ikonografik Onufri, përfundoi ndërhyrja restauruese mbi ikonën “Shën Joan Pagëzori”, vepër e shek-XVIII me autor anonim, dim: 89 x 65,5 x 2 cm.

Ikona është pjesë e koleksionit të Muzeut ikonografik “Onufri” marrë nga Kisha e Shën Kollit në Sinjë të rrethit Berat.

Miratimi i projektit në KKR në fund te vitit te kaluar krijoi mundësinë e fillimit të ndërhyrjes restauruese të dy veprave. Mbas një pune të kujdesshme të kryer përgjatë muajve dhjetor – janar – shkurt në ambientet e laboratorit të Muzeut Onufri përfundoi restaurimi i ikonës në fjalë nga restauratori i Muzeut.

Rezultati i arritur është vërtet mbresëlënës duke nxjerrë në dukje bukurinë, elegancën dhe madhështinë e veprës e cila i ofrohet për herë të parë publikut dhe vizitorëve të Muzeut Onufri në prag të sezonit turistik të këtij viti.

Ansambli “Shota” koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Kosovës

$
0
0

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të shfaq një koncert në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Koncerti do të jetë shumë i pasur me këngë e valle dhe do të jetë nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj. Koncerti festiv do të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës, me datë 17 shkurt dhe fillon në ora 20:15. Pjesë e programit do të jenë “Vallja e Oshtimës”, me koregraf Besim Jazexhiu, “Vallja Shote Galica”me koreograf Fehmi Shaqiri, “Vallja e Librazhdit”me koreograf Gjergj Prevazi, “Vallja festive”me koreograf Fehmi Shaqiri, si dhe do të interpretojnë këngët “Mora fjalë”, interpretuar nga Saranda Alija, “Moj Shqipni mos thuj marova”, interpreton Riza Bytyçi, “Këngë për Agim Ramadanin”, interpreton Mirvete Bajrami-Haziri, etj.

 

SPJV.IT: “Kështjella e medias”, triumfi i fjalës së lirë në postdiktaturë

$
0
0

(Shkrim i botuar nga portali www.spjv.it)

Nga Albert Vataj.

Historia nis aty, në qytetin e Lezhës. Ndoshta jo rastësisht, pikërisht në atë truall ku zëfillet e para besëlidhje e kryezotëve në 2 marsin e vitit 1444, aty ku ngjizet vetëdija e Arbrit dhe bashkohen në një besë e një qëllim krejkah dalëzotësit i bashkon Skënderbeu, i bën grusht gjaku dhe amaneti i të parëve. Është 11 maji i vitit 1991 kur erdhi në jetë ai zë që do të shkruante historinë, ajo e gjallë që do t’i jepte jetë zjarrit që do të kalitte flakën.

Historiku i medias shqiptare, natyrisht që nuk fillon me gazetën “Koha Jonë”, por tradita e shtypit të pavarur nuk mund t’ia mohojë asaj atributet e simbolikës së mëvetësisë së lirisë së mendimit dhe shprehjes. “Koha Jonë”, erdhi për të qenë gazeta e parë e pavarur. Ajo lindi dhe u rrit me shenjtërimin e fjalës së lirë që gurroi prej zjarreve pasionuese, për të mbetur e tillë, vazhdoi mes peripecish, persekucionit, përplasjesh dhe ngadhënjimit, për të dëshmuar misionin e saj historik. Ajo është sot, jo dhe aq një madhështi që mbështet mbi supet e saj të së kaluarës, se sa një zë i zëshëm që jehon nga zëri i zemrave dhe pasioneve që besojnë se liria e shprehjes dhe misioni i informimit meritojnë atë shpirt vullnetesh të kurajshme që mbolli dhe kultivoi në median e shkruar, “Koha Jonë”. Për të dëshmuar historinë, për të treguar se si lindi, u rrit dhe po mbijeton kjo krijesë e lirisë e fjalës, duhet një zë, zjarrin dhe shpirti i së cilës ndezi një zemër që blatoi gjithçka asaj si një perëndie. E kush më mirë se Nikoll Lesi do ta bënte këtë, e cilës kambanë do t’i bashkoheshin më shumë besimtar se sa asaj. Është libri “Kështjella e medias” i Nikoll Lesit, është ky kumton i thjeshtë dhe tregues, ai që rreket të shfletojë kohën kur ngjizej kjo jetë, kalvarin që përshkoj kjo “Golgotë” përpjekjesh dhe sakrificash.

Prologu

Liria e fjalës dhe e shprehjes është një prej të drejtave themelore të njeriut, si e tillë ajo nuk mund të rrokej në postdiktaturë nga një kastë vazhduesish të atij regjimi despotik që përpëlitej në grahmat e fundit, por mund të shndërrohej në një energji forcash nxitëse dhe transformuese, në vrullin dhe pasionin e atyre që  guxuan dhe besonin në ëndrra. Sintezë e kësaj është çdo faqe e këtij libri, mëtim i kësisojtë është çdo gur dhe mur i kësaj kështjelle, bedenat e së cilës u ngritën si qëndresë për të dëshmuar se ajo vështirësi që nuk të nënshtron të bën më të fortë.

“Ka qenë një kohë kur realiteti i’a kalonte fantazisë”, shkruan Lesi. Është pikërisht ajo kohë, bëhet fjalë saktësisht për atëkohjen, kur Shqipëria kacafytej gjithnjë e më mbijetueshëm me vështirësitë dhe të papriturat, që sillte një regjim në grahmat e fundit dhe nxiste një ëndërr që mbante ende në shpërgënjtë e pasionit vrullëtaret e shkëndijave të para të hovit për t’u hedhur në zjarrin përtëritës të kapërcyellit të kohërave. Pikërisht në atë realitet, kur gjithçka që mund të bëje ishte vetëm të mbijetoje, një grup zelltarësh të pasionuar pas krijimit dhe ideales, të dehur nga liria dhe kapluar nga hovi i moshës, ndoshta më me shumë kokëkrisje brenda vetës se sa pasion, hodhën vështrimin tej, shumë larg, shumë më larg se ç’mund të mbërrinte zjarri i vrullit të tyre. Kërkuan që mbi këtë zbraztësi dhe hutim, këtë amulli dhe çoroditje, këtë kllapi dhe ndrydhje vullnetësh, të lëshonin në eterin e asgjësë një zë që donte të thoshte diçka, një kushtrim që ngulmonte të mbushte kraharoret gjëmuese të njerëzve të shterrur nga shpresa. Ata ishin aty në kohën dhe vendin e duhur, ishin mbledhur në një përbetim dhe ishin gati të bënin gjithçka që ëndrra e tyre të prekte realen, që pasioni i tyre të shndërrohej në një gjenerues energjie mendimi dhe veprimi. Asnjëherë nuk e menduan se cili do të ishte çmimi me të cilin duhet të paguanin këtë dhe asnjëherë ata nuk ndaluan në atë udhë që u’a rrëfentë ideali dhe u’a pengontin, vështirësitë, kërcënimet dhe përndjekja.

Nikoll Lesi dhe “Koha Jonë” dy anët e të njëjtit medalion

Në stuhinë e jetëve të udhëkryqta të Shqipërisë në tranzicion, para këtij përcaktimi historik dhe më pas, emri i Nikoll Lesit sinjifikon “Koha Jonë” dhe “Koha Jonë” merr kuptim vetëm me këtë emër.

Si çdo përpjekje, edhe kjo e shndërroi mësuesin e fizikës, Nikoll Lesi në një rinok “kokëkrisur”, që po bënte më shumë atë që ndjente se sa atë që duhej, dhe po e bënte siç vetëm ai dinte, me turr e me zjarr.

Me shtetin që i ishte vënë nga pas këmba-këmbës, vështirësitë dhe pamundësitë që kalitnin këtë shpirt sakrifice, ai i bëri ballë të gjithave; shantazhit, prapaskenave, sulmeve shtetërore, proceseve të montuara politike, dhunës barbare, djegies dhe denigrimit, për të mbetur po ai qëndrestari dhe vrullëtari i hoveve filluese. Dhe është aty, është aty për të dëshmuar gladiatorin e paepur, së bashku me një dorë miqsh dhe mbështetësish që i’u bënë krahu mbështetës, gjithashtu dhe tempi i këtij vërshimi flakatar.

Erdhën dhe ikën pafund emra, personazhe, kontribues dhe vullnete veprimi. Morën dhe dhanë fjalës së lirë, gazetës “Koha Jonë”, por ai që e shndërroi gjithë këtë lëndë të ngjeshur dhe unike historish, përpjekjesh dhe sakrificash në limfën e këtij hovi, ishte Nikoll Lesi. Modestisht dhe çiltërsisht ai rend si një hap i ndrojtur në këtë terren të ashpër, nëpër të cilin kaloi kjo gazetë dhe mblodhi në të shkuarën, dhe në të tashmen e saj, çdo gufim jetë për t’i dhënë jetë këtyre faqeve prej letre dhe plumbi, kësaj ndodhie bërjesh sa të pabesueshme aq dhe reale.

Sikur gjithçka të ndal këtu, “Koha Jonë”, ajo krijesë sakrificash dhe vetëmohimi, ajo që me kaq vërtetësi Nikoll Lesi e ka sjellë në këtë libër, ka shtresëzimin më ushqyes dhe bujar në humusin përtëritës të fjalës së lirë shqipshkruese. Ajo ishte dhe do të mbetet shembull frymëzimi dhe mëkues i ëndërrtarëve dhe idealistëve

Me gabime dhe faje, me arritje titane dhe shembëllime emblematike të së arritshmes përmes ndeshjes, “Koha Jonë” e ka endur palhurën e atij flamuri që u valvit në ciklonin e kapërcyellit të kohërave, u mbajt në gjoksin e zelltarëve, u ruajt në sirtarët e kujtesave, u përdor si rekomandim dhe si pasaportë, e pse jo edhe u harrua pikërisht nga ata, nga ata të cilët sa herë t’u volitej në qëllimet e tyre personale, nuk hezituan dhe ngurojnë ta tundin si flamurin e fitoreve të tyre. Por ai që e mbajti në tym dhe në flakë, e mban në rrebesh dhe vërshim, është Nikoll Lesi. Më shumë se si një e mundshme përfitimesh, ai e ushqeu dhe e rriti, siç bëri dhe vijon të bëjë, që ky emër i rëndësishëm i medias në Shqipëri, të jetojë edhe sot si atëherë, gjithnjë mes të pamundurash dhe sfidash të ethshme.

Pavarësia nisi me “Koha Jonë”

Me ose pa lejen dhe pëlqimin e ndonjë egoje të sëmurë, ndonjë sëmbimi xhelozie apo lëngimi hatërmbetës, “Koha Jonë” është një faqe në Historinë e Shqipërisë, një kapitull i rëndësishëm në traditën e pavarësisë së medias, një etapë e qenësishme në ndërgjegjen, emancipimin dhe vullnetin dëshmues të atyre, të cilët duke vënë jetën në rrezik, duke kaluar përmes peripecish dhe vështirësish, duke u ndeshur dhëmb për dhëmb me postdiktaturën, u përpoqën të bëjnë gazetari, të informojnë opinionin publik, të përmbushin misionin e tyre historik. Dhe e bënë këtë, ndoshta nuk bënë më të mirën, por askush para dhe pas tyre nuk mundi të bënte atë që bënë ata.

“Kështjella e medias” erdhi në një kohë të pazakonta, kohë të tilla, që logjikës së tashme i ngjajnë më shumë si trille se sa si të vërteta kur ajo nguli themelet dhe hodhi shtat. Ishte koha e humbjes së shpresës, kohë kur “Koha Jonë”, me fjalën dhe të vërtetën rrekej të hymnizonte fjalën e lirë, të shtatonte atë kryelartësi që ngjitej mundimshëm në baltën e absurdit dhe tokën e dëshpërimit të fatit të keq. Kjo gazetë, e drejta sublime për të denoncuar keqqeverisjen, ndoshta nuk shëroi plagët e hapura, por u përpoq që të paqtonte me ballsam dhimbjet dhe të jepte kurajë zemërthyerjes dhe dëshpërimit, t’u mësonte atyre alfabetin e qëndrestarit. Mes pengimit, prangave, dhunës dhe represionit, ka përjetime makthi që qëndrojnë varur në fasadën e djegur të një dëshmimi që e shkuara la gjurmë në ndërgjegjen e kohës dhe kambanë në forcën e besimit.

“Kështjella e medias” është jo vetëm historiku plot të vërteta dhe befasi i gazetës së parë te pavarur “Koha Jonë”, ajo nëpërmjet protagonistëve, personazheve dhe profileve të ndryshme, të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve dhe jo vetëm, është gjithashtu dhe treguesja e Shqipërisë së atyre ditëve të potershme dhe transformuese të periudhës së trazuar të atij tranzicioni që nuk kishte mbarim.

Djegia e gazetës “Koha Jonë”

Ngjarja e 3 marsit 1997, ajo e djegies së “Koha Jonë” nga SHIK është një nga kreshtat e kulmimit të historikut të kësaj gazete, është një nga ndeshjet ngadhënjyese që përplotëson kuadrin e heroikes së fjalës së lirë në Shqipërinë e postdiktaturës. Djegia e redaksisë së gazetës ishte dhe mbeti e paprecedentë në historinë e shtypit të shkruar. Ky shprehje e barbarisë, i pararendur dhe i pasvijuar me rrahje dhe burgosje të gazetarëve, korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve të saj, përbën jo vetëm kapitullin më me interes të librit “Kështjella e medias”, por dhe ngjarjen më ngjethëse të kësaj gazete. Ngjarja e asaj nate ferri të 20 viteve më parë ishte akti i fundit i tragjedisë së pushtetit të drejtuar nga Sali Berisha. Gjithçka që finalizon në këtë cak ishte padyshim një shenjë dëshpërimi e një shteti, i cili pasi i kishte humbur të gjitha betejat për të mbajtur përdhunshëm pushtetin, hamendësonte se duke u përpjekur të kyçi gojën “Koha Jonë”, duke e djegur atë, do të mund të ndal ortekun që kishte marrë tatëpjetën duke shkatërruar gjithçka, edhe vetë shtetin. Lesi përcjell mes fotove, dokumenteve dhe dëshmive, procesin e stërgjatë të së drejtës, e cila pret të finalizohet, e cila kërkon drejtësi dhe shpagim, respekt dhe dinjitet.

Megjithëse flakët dogjën e shkatërruan gjithçka, ato nuk mundën të shuajnë pasionin e vullnetmirëve të fjalës së lirë, të cilët mbi makthin e flakëve të juntës policore, ngritën me vetëmohim pasionin, atë që e shndërroi “Koha Jonë” në një tribun të mendimit të lirë, në një feniks të fatit të fateve të udhëkryta.

Kujtesë dhe mirënjohje për të gjithë

Parakalon si në një dëshmues filmik jeta e “Koha Jonë”, e përditshmja e 25 viteve të saj të mbushura me ngulm, të papritura, rrezik dhe emocion në 456 faqet e këtij libri.

Nikoll Lesi, në këtë sprovë modeste më shumë se sa për të shfletuar ditarin e tij, vjen për të shkruar historikun e gazetës së parë të pavarur, e pse jo dhe për t’u shprehur mirënjohjen të gjithë atyre, të cilët kontribuan që kjo krijesë lirie të vinte në jetë, të mbijetonte dhe të rritej në kushte ekstreme, për të mbajtur mbi vete peshën e kohës, barrën e atyre viteve të stuhishme, Shqipërinë e sapodalë nga diktatura më e egër e Evropës dhe shtetin që përpëlitej mes të mundshmes dhe të pamundurës së shtetbërjes.

“Kështjella e medias” nuk pretendon se ka sjellë gjithçka dhe të tregojë me gjuhën e rrëfimit gjithkënd që ka qenë dhe e gjen veten si pjesë e gjallë e kësaj organizmi, por Nikoll Lesi ka qenë i vëmendshëm sa të mos lërë askënd të ndjehet i përjashtuar.

Emër për emër, Lesi i ka përfshirë të gjithë. Foto e përjetime, rrëfenja e kujtesë, të gjithë i mbledh në këtë votër, pa harruar askënd, madje as ata që për një arsye apo për një tjetër e kanë fshirë nga kujtesa çdo gjë që i bashkon me “Koha Jonë”. Ata, të cilët duke i’u falur krenarisë së rreme të të mundshmes së sotme, nuk i atribuojnë asnjë lloj besimi apo mirënjohjeje që i detyrohen kësaj gazete dhe mundësive që u dha ajo, duke i marrë nga asgjëja për t’i shndërruar në sfidantë të drejtimit të medias, ambiciozë të ngjitjes së shkallëve të karrierës, ngulmëtar të sprovavë të pushtetit.

“Kështjella e medias”, pavarësisht nëse i pëlqen ose jo dikujt, kthen koka mënjanë, e ngas në shfryrje e turfullim e smirë dikë, ajo vjen nga Nikoll Lesi, përmes të pakontestueshmeve rrëfenja, fakte dhe dëshmi, si një ndërmendje, kujtesë dhe mirënjohje për të gjithë ata që ju bashkuan kësaj kauze, për krejtkënd që u bënë pjesë e kësaj historie, pjesë e “Koha Jonë”, Radio Koha, TV Koha, AKS dhe “Sport Ekspres”. Ky libër, kjo detyresë kumtuese i pjesëmerr të të gjithë duke i dëshmuar si pjesë e saj, duke u treguar atyre se ishin dhe janë pjesë e një historie të papërsëritshme dhe unike të lirisë së shprehjes dhe mendimit.

Përmes protagonistëve dhe dëshmitarëve, fakteve dhe dokumenteve, të njohura dhe të panjohura për publikun, sot ajo vjen të grish kujtesën e përgjumur të shoqërisë shqiptarë dhe të shkund nga kllapia dhe hutimi opinionin publik, i cili duke u riparë kësisoj me të shkuarën, motivohet për të sotme dhe zgjon forca besimi për të parë tej, i çliruar nga frika e maksimës, sipas së cilës: “Kush harron të shkuarën rrezikon ta përsërisë atë.”.

Epilog

“Koha Jonë”, erdhi, sfidoi dhe triumfoi, gurë nga një gurë e mur përmbi mur, ndërtoi “Kështjellën e medias”, në bedenat e së cilës ka edhe sot pena dhe zemra që luftojnë, luftojnë në një kohë ndryshimesh të themelta, në të tashmen e një rivaliteti të frikshëm, ku të gjithë guxojnë dhe fare pak prej tyre zgjedhin të ndeshen. “Koha Jonë” ishte, është dhe do të mbetet emblema e historisë së shtypit shqiptar, mëvetësisë së medias dhe Nikoll Lesi, më shumë se gazetari, drejtuesi dhe botuesi i kësaj gazetë, është sinonim i kësaj logoje ndeshjesh dhe qëndresash të kurajshme.

(Marrë nga portali www.spjv.it)

http://www.spjv.it/index.php/politika/keshtjella-e-medias-triumfi-i-fjales-se-lire-ne-postdiktature

Studentët e Fakultetit të Muzikës zhvillojnë koncertin e parë

$
0
0

Është zhvilluar koncerti i parë për këtë vit akademik i studentëve të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve. Nën dirigjencën e Petrika Afezollit studentët kanë performuar vepra që janë premierë për orkestrën simfonike të universitetit.

Studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve kanë zhvilluar koncertin e parë për këtë vitin akademik. Nën dirigjencën e profesor Petrika Afezollit orchestra simfonike e universitett e përbërë vetëm nga studentë ka performuar vepra të njohura si polonezja e madhe e Shopenit apo Tasoon e Liszt. Profesor Afezolli tregon vecantitë e këtij koncerti.

Afezolli: Të dy veprat i ka premierë për këtë orkestër

Ndërkohë pianisjta Silva Skënderi theksoi se koncertet synojnë të përgatisin studentët për tregun muzikor dhe t`i ambientojnë ata me skenën.

Skënderi: Është një stimul shumë i madh duke provuar skenën që kur je student, janë sfidsa që i përballojnë mirë pavarësisht moshës së re dhe mungësës së përvojës.

Prej shumë vitesh koncertet janë kthyer në praktikë të Universitet të Arteve përmes së cilës studentët testohen edhe për njohuritë e përfituara gjatë vitit akademik.

“Dëmet në Durrës, si u manipulua harta me zonën e mbrojtur”

$
0
0

Lejohet vendosja e konstruksioneve të lehta LARG mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara… Konstruksionet duhet të jenë të lëvizshme dhe që në asnjë rast nuk dëmtojnë nëntokën”. Ky është neni 2 i rregullores për ndërhyrjet në zonën arkeologjike A të qytetit të Durrësit, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2011. Në fund të saj, një hartë përcakton qartë kufijtë e gjurmët e zonave.

FORUMI
“Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur A nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përveç shtresave rrugore. Ndërsa në fakt, zona A është mbjellë me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi”. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Ndërkaq, prej këtij forumi është bërë publike edhe një hartë që tregon se ku është kufiri i zonës së mbrojtur dhe ku e ka vënë atë kufi kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Përmes hartës, forumi veçon objektet e njohura të trashëgimisë dhe tregon diferencën mes hartës së VKM-së së 2011-ës dhe hartës në projektin e “Velierës”- në të parën zona e mbrojtur është më e gjerë, në të dytën ajo tkurret. Po gjatë ditës së djeshme, forumi ka bërë publike edhe hartën e vitit 2011, miratuar me Vendim Qeverie më 23 mars, bashkëngjitur miratimit të rregullores “Për administrimin e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit”.

Sipas forumit, harta dëshmon se punimet e projektit “Veliera” po kryhen në zonën A të qytetit. Kujtojmë këtu se kreu i bashkisë tha para deputetëve në Komisionin e Medias në Kuvend ditën e hënë se punimet po bëhen në zonën B, ndërsa ministrja Kumbaro tha “mes zonës A dhe B”. Ditën e djeshme, forumi këmbënguli që pjesë të pilotave janë ngulur mu mbi muret ende të padokumentuara, ndërsa sipas këtij bashkimi specialistësh, “Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur B nuk lejohet asnjë lloj punimi pa përfunduar gërmimi arkeologjik”. Forumi denoncoi që në zonën B, punimet vazhdojnë me ritme frenetike, pavarësisht vendimit (po aq të vonuar) të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për t’i ndaluar ato.

“Në gjithë këtë histori, ku bashkia po bën zhurmën e saj për t’u fshehur pas relacioneve konfuze të institucioneve që s’kanë bërë detyrën, bie në sy i munguari i madh: Ministria e Kulturës e Republikës sonë”, thoshte dje forumi, teksa kërkonte me forcë:
“E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar.
E dyta, zbulimin e të gjithë sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj., në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti, i cili është gërmuar me ekskavator”.

VKM
Në zonën arkeologjike A të qytetit të Durrësit, sipas rregullores së miratuar me VKM nga ish-kryeministri Sali Berisha më 2011, lejohet: 1-Restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e sondazheve arkeologjike; 2- Rikonstruksioni (pra jo ndërtimi, por rindërtimi) i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik, ujësjellës-kanalizime, ndriçim, telefoni; 3- Vendosja e konstruksioneve të lehta, dru, xham, plastikë, metal, me lartësi maksimale 3 m, të cilat duhen realizuar LARG mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme dhe që në asnjë rast nuk dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi.

Shqiptari ngre në këmbë jurinë e “The Voice” në Gjermani

$
0
0

Një shqiptar mahniti jurinë dhe publikun e “The Voice” në Gjermani me zërin e tij të mrekullueshëm.

Bëhet fjalë për Shpresim Ahmetin, një student në Gjermani, i cili performoi në spektaklin televiziv me këngën e famshme “This is a man’s world”.

Talenti i 18-­vjeçarit ka marrë vëmendjen e mediave gjermane që kanë shkruar për “zërin e tij briliant”.


Belgjika më ka dhënë shanse, Shqipëria është burim frymëzimi

$
0
0

INTERVISTA/ Flet poetja Sabina Elmazaj: Varfëria që pllakosi në Selenicë më detyroi të emigroja

Belgjika më ka dhënë shanse, Shqipëria është burim frymëzimi

 Albert Z. ZHOLI.

Me baba me origjinë nga Çamëria dhe me nënë vlonjate, Sabina e rritur në Selenicë është rritur me këngët çame dhe me ato vlonjate. Poezia ishte e përditshme në shtëpinë e saj mes bisedave prindërore, ndaj dhe ajo qysh në fëmijëri filloi të hidhte ne fletore vargjet e para…me fillimet e emigracionit ajo emigroi në Belgjikë ku dhe krijoi familje por kurë nuk reshti së shkruari. Pikërisht në Belgjikë ajo ideoi dhe solli para lexuesve për botim librin e saj të parë me poezi  “Zemër e plagosur” që ka ngjallur shumë interes.

–         Si i kujtoni vitet e fëmijërisë dhe të shkollës?

-Ishin vite të bukura, por edhe vite të varfra. Ishin vite që si gjënë më të shtrenjtë kishim librat. Kur gjenim libra gëzoheshim pa kufi. Nga lëndët kisha qejf historinë, gjeografinë dhe letërsinë. Selenica ishte një qytet i bukur, qytet minatorësh ku  kishte dhe gjallëri. Duke lexuar libra me poezi filloi dhe dëshira ime, për të shkruar. Kur më vinte frymëzimi ulesha në tavolinë dhe shkruaja poezi. Por kisha shumë qejf të luaja dhe futboll (qesh)

-Cila ishte poezia e parë juaj?

Po, e mbajë mend poezinë e parë. Titulli i saj ishte  “Otranto”. Mbaj mend që mësuesja e leximit e pëlqeu shume kur e lexova para klasës dhe mé tha:

Sabina nëse dëshiron ta çojmë poezinë në gazetat që botojnë në Tiranë. Nuk e di si vajti puna pasi ngjarjet evoluuan.  Ja dy vargje nga poezia:  Zgjohu moj Vlorë e shkretë,/ Qiell e det po ulëret,/ U egërsua natyra dhe deti,/ Të mjerën Vlorë ç’e gjeti …

Grand’place – Grote Markt, Bruxelles – Brussel, Brussel, België

-Pse dhe si lindi ideja për tu emigruar jashtë shtetit për në Belgjikë?

-Ishin dy arsyet kryesore, ngjarjet e mbrapshta që sollën pasiguri dhe varfëria që pllakosi në Selenicë pas shkatërrimit të minierës. Pas vitit 1990, Selenica u zbraz. Nuk kishte më asnjë të ri. Iku rinia, ikën të rejat, punë nuk kishte, miniera u mbyll, papunësia arriti shifra ekstreme. Pra aty nuk jetohej më. Qyteti ku linda dhe u rrita më dukej skëterrë. Nuk shihja asnjë të ardhme. Perspektiva e jetës sime në Selenicë ishte skëterrë. Doja të arsimohesha, doja të diplomohesha.  Dhe kështu vendosa aplikoj për vizë duke pasur disa të njohur dhe të afërm në Belgjikë.

-Çfarë shkollimi ndoqe në Belgjikë dhe a e ndjeve racizmin?

Unë bëra disa shkolla profesionale si për floktore, (fizazishte) profesion i veçantë për gra, për fizioterapi. Gjithmonë kam dëshiruar dhe ëndërruar si çdo njëri të krijoja familje të ngrohtë dhe të kisha fëmijë. Falënderoj zotin për këto dhurata që më realizoi. Aktualisht kam dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të dy në shkollë.

–         A keni ndjerë shenja racizmi në Belgjikë?

–         Jo, nuk e kam ndjerë. Nqs këtu punon dhe sheh familjen dhe punën të respektojnë. Belgjika më ka dhënë shanse në jetë, Shqipëria është zemra ime e ngrohtë që më frymëzon.

-A njihet Shqipëria në rrethet e tua shoqërore në Belgjikë?

–         Po njihet. Mund të them njihet shumë mirë. Për vendin tonë flasin për bukurinë, për  klimën për traditat. Por nga ana tjetër thonë se është një shtet me probleme, ku ka kriminalitet dhe korrupsion. Por e respektojnë shumë si vend, pasi dihet mediat i zmadhojnë gjërat. Madje vitet e fundit thonë se qeveria Rama po punon shumë mirë.

Kur shkruan poezi në emigracion?

Shkruaj në momentet kur ndihem mirë, por dhe momente kur ndiem keq dhé s’më zë gjumi nga méndimet e tepërta. Në këtë mënyrë heq mendjen, frymëzohem më shumë dhe më ndihmon të qëndroj e fortë, të mendoj qartë dhe të shpreh atë që ndjej lirisht dhe njëkohësisht kur shkruaj, kam me vete një pjesë së ëndrrës së fëmijërisë dhe një pjesë të atdheut.

-Cilët janë shkrimtarët dhe poetët e preferuar?

-Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, ndërsa nga të huajt Cvajg.

-Ke menduar të kthehesh?

Jo, përpara kam edukimin e fëmijëve, që është qëllimi kryesor.

Synimet për të ardhmen në krijimtari?

Kam në dorë një vëllim tjetër me poezi por po përgatis dhe një monografi të jetës time.

 

Frederik Rreshpja, poeti që na mësoi ç’është poezia dhe si të jetojmë si poet

$
0
0

Prej 11 vitesh ai nuk është më. Në rrugën që hija e ngrënë i zvargej mundimshëm. Në kafene, nën cohën e hollë të tymit të cigares dhe melodisë së zërit që i shuhej, ai mungon. Miqtë nuk e takojnë dot edhe pse ai gjithnjë kishte kohë të ishte mes tyre. Zhurma cingëritëse e ditës kryeqytetase nuk e ndjen mungesën e vetmisë së tij. Dritat e mekura të rrugës nuk i’a shquajnë dot më profilin e përthyer teksa shuhej në terrin e kthinave. Letrat, me të cilat ladron era e këtij shkurti nuk janë dorëshkrimet që t’ia shkul shkujdesja. I ka ikur kaq papritur ditës së kryeqytetit dhe kohës së ikanakëve. Është larguar, ashtu zemërthyer duke lënë nga pas copat e një shpirti që gjallon nëpër krisje qiejsh dhe gastare çastesh. Me vdekjen e tij të heshtur dhe lamtumirën pa bujë, ajo që la ishte vetmia dhe trishtimi i fundit të një poeti.

Pas kaq vitesh, ndoshta pakkush kujtohet për të. Edhe pse sot ka më shumë që shkruajnë se sa që lexojnë, sërish atë që shkroi poezi dhe jetoi si poet do ta ketë të pamundur ta rrokë e mundshmja që lëmë pezull në boshin e asgjësë, me të cilën vrasim kohën.

E angësht është koha që kaplon ndërsa cekim ndër kujtime për të gjetur një fjalë a një mendim, një varg a një poezi. Pakkujt i beh në ëndje vetmia e tij. Ajo vetmi që përzihej në rrëmëtin e këtij qyteti, ku “dukej se e kishin sjellë përdhunshëm”.

Nuk kishte më fatkeq ndër ata që kanë rendur në kujtesën e kohës se sa ai. Megjithatë, kurrë nuk u ankua. Jetoi me dhimbjen dhe tragjiken si një marrëdhënie të vetme ekzistimi. Kësisoj u zhagit deri në atëkohjen që nuk kishte gëzim që ta gazmonte atë shpirt të shterrur nga dritat dhe ngjyrat, atë kurm të drobitur nga hekat dhe trazimi. E pakohë është e tashmja për ta ndjerë një mungim, një ikje që nuk mund të marrë gjithçka me vete. Iku edhe ai siç zgjodhën të ikin edhe shumë të tjerë, duke lënë, Frederik Rreshpjen.

Në këtë botë të rrethuar me mure, ngado me mure, të lartë e të trashë, Frederiku ndërtoi atë liri heroike si një titan nën peshën e fatit tragjik. Gufimi i zemëratës dhe trazimit, është tashmë fjala, poezia, vargu, është gjithçka përbën përpjekjen e tij prej një spartani. Si pakkush tjetër u lëshua potershëm në honin e vetmisë si në një përballje, e se ndali luftën përkundër asgjëje.

Përmes çdo akti të ndeshjes ai hyn e del me një solemnitet sfidues. Me kohën kundër dhe fatin thundër, në këtë kurm tragjik asgjë nuk reshti së provuari, së jetuari. Tashmë për të nuk kishte fushëbetejë tjetër veç asaj të jetës, më të cilën zgjodhi të ndeshej pa mësuar të sprapsej. Kësisoj, ngaherë nën qiellin kërcënues të së përditshmes që e bluante. Dhe vetmisë, vetmisë më të cilën ai jetoi. Asaj vetmie që e cyti si një zë nimfash. Ikën nga një detyresë Sizifi, për të përmbushur një tjetër. Gjithnjë duke mbajtur mbi supet tij që sa vinin e kërruseshin, atë gurë të stërmadh, të cilin nuk e lëshon derisa ta zërë përfundi. Sikur të mos mjaftohej e gjithë kjo mallkimiadë që u lëshua mbi të si mbi një heretik, edhe shëndeti u gjegj t’ia prishte ato pak orë gazmendi dhe hareje që ky vetmitar sgrapte tinëz vigjëlemit të fatit të keq. Nuk kishte vend pa lëngim dhe dhimbje në këtë shpirtë, në këtë kurm. Zemra e tij e etur për aromën e dehjes së një dashurie, sa herë që i qasej e kafshonte si natën e çerr vetëtima. Vetmia është vetanaku zotërim i këtij bohemi që përndiqet prej një lëngimit që e përgjon si kujdestari e ndëshkimit, shpagës për fajin që nuk e bëri kurrë fajtor. Ai ka kurajo ta shohë në sy këtë vetvete që mundimshëm ngjit Golgotën, të bisedojë me të, pa kërkuar as mëshirë e as pendesë. I pafaj dhe i pafat ai kacafytej me pengimin dhe mungimin për të kaluar në anën e tjetër të asaj vetvete të ëndërruar që kurrë nuk ju bë e tija. Sa kohë që hapat mundën t’i viheshin pas hapave, ai u përpoq. Përpjekja prej martiri thyen çdo normë e kanun. Ai është vetanak në gjithçka kumton jetësorja dhe eternia e krijimit. Krijimit, asaj bime që shpërtheu e u harlis në hovin e harbuar të atij shpirti që diti të mos jepej siç arriti në qiell të kërkonte dhe të gjente përmasën e lirisë dhe shpengimit. Yjet në netët e gjata të përgjimit të vetmisë llamburitin njësoj si diejt në ditët kur kjo krijesë hiqet zvarrë rrugëve të braktisura të një qyteti që mbeti i huaj për të. Megjithatë ai diç kërkon e gjen mes këtij terri e kësaj vetmie që e shenjtëroi. Rreket me po të njëjtin ngulm, jo aq për të fituar se sa për t’u hakmarrë. Bota, qyteti, miqtë, janë gjithë një interes i sipërfaqshëm, një nevojë e çasteve të arratisjes nga vetmia. Një mirëkuptim, dashamirësi dhe ngrohtësi e shtirur e mbikëqyr këtë nevojë, si një maskë të cilën ai e ka hequr dhe e ka vënë përballë dhe duke e shikuar me ëndje dhe kureshtim, pa mundur të gjejë shumëçka ndryshe.

Vitet, ditët, as orët nuk lejuan askënd të hyj në qerthullin e këtij fati që poeti Frederik Rreshpja është derdhur si një statujë në një kallëp tragjik. Përgjatë pjesës më të vetvetishme të jetës së tij si Fred, ai, flet, lufton, vuan në vetmi pa kërkuar një dorë t’i vetëtijë prekjen e beftë për të zgjuar tërbimin e atij gjaku që ka filluar që herët të mpikset. Ligjërimi i paqtë si i një apostulli, sado që gjen dëgjues, askujt nuk i drejtohet, askush nuk i kthen përgjigje, vetëm copëza bisedash pëshpëritin sa për të trazuar dekorin e ndejave kafeneve. Gjithçka që ndodh në tavolinat që notojnë në tymin e cigares është e avull, fluide, e pangjarë, veguese. Sepse ai vjen dhe shkon si një hije, e cila gjithnjë stoliset nga e njëjta veshje, një kostum që sfidon kohën, një kapele e vënë pa kujdes, një kravatë që është gjithnjë e anuar në jakën e një qafe që hollohet e hollohet, thahet e tretet.

E ashtu ishte dhe mbeti, deri në të mbramë të hapave. I tillë deri në atë vdekje që erdhi këtu e dhjetë vite të shkuara, ndoshta jo dhe aq për ta ndëshkuar se sa për ta paqtuar. Ai iku pa mundur t’i merrte atë që ai kishte krijuar për të mbetur ndër ne, si shkas ndërmëndjeje, adhurimi dhe pendimi. Ai la si testament një shpirt të skalitur me zjarr dhe dritë, atë dritë e zjarr, të cilat ndonëse nuk u bë kurrë e tijat, na i dhuroi në vargje. La një fat tragjik dhe një vetmi të përkorë, la tek ne të gjithë pak Frederik.

Ai erdhi i paftuar dhe mbeti i mirëpritur në ëndjen tonë me krijimin e tij, sublimen e tragjikes, shëmbëllimin, duke mbetur ndjenja më e thellë dhe vështrimi më i kjartë i kohës të cilën ai jetoi, i të mundshmes, i fatit pa fat.

Berati, qyteti i dytë më i bukur në Europë

$
0
0

Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë. Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm; Si burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dietarë, e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”…

Nga Evdal Nuri

Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi disa ditë më parë një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhet humbur. Berati vlerësohet i dyti. Kuptohet m’u bë qejfi, mbasi jam nga Berati, kam jetuar në këtë qytet, gjysmë shekulli. Për mua është i bukuri i dheut. E njoh mirë këtë qytet. S’ka lagje e shtëpitë që të mos kem shkelur. Punova 30 vjet s’i mësues. Ai më ka përgatitur me njohuri të tilla që më janë rrënjosur për vete e për t’ja transmetuar të tjerëve. Berati qytet turistik, i artit e i kulturës. Berati mbetet qytet tërheqës për vizitoret vendas, por sidomos për ata të huaj. Stili i veçantë, arkitektura e lagjeve, “Kala”, “Mangalem” e “Goricë” të befasojnë. Kjo është një nga arsyet që shumë aktivitete artistike – kulturore janë organizuan në Kalanë historike të Beratit. Të gjitha këto kanë bërë grupet turistike të mos largohet pa vizituar Beratin! Beratasit e duan shumë qytetin e tyre. Ata i kanë thurur këngë, vjersha, legjenda që të befasojnë!

Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat! Kështjella është monumenti i ndërtuar që në shek. e 4 para Krishtit. Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë. Gurë të tillë gjenden vetëm në Jeruzalem. Berati përmendet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë për ta quajtur të shenjtë. Kishat përbëjnë margaritarë të arkitekturës mesjetare në Berat. Ato përmbajnë vepra të artistëve të ndryshëm nga të panjohur të shekujve XII-XIV gjer tek mjeshtërit e mëdhenjtë të shek XVI me Onufrin. Nga ndërtimet e Kultit mysliman janë Xhamia e Kuqe e shek XIV dhe Xhamia e Bardhë e shek.XV në Kala. Nga më të bukurat është Xhamia e Plumbit. Kjo xhami është më e madhja e këtij tipi në Shqipëri. Dy lagje: “Mangalemi” dhe “Gorica” shquhen për lidhjen dhe harmonizimin e hijshëm me terrenin duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike që është përdorur. Këto lagje bashkë me kështjellën përbëjnë tri ansamblet më karakteristike të qytetit. – Ura e Goricës e kthyer nga një urë druri në një urë guri në shek.XVII. Ajo është ndërtuar me 1780, nën kujdesin e Ahmet Kurt Pashës dhe e rindërtuar në vitet 1920 -1930. Tomorri e Shpiragu. Dy male ballë për ballë me histori e legjenda, të habitshme. Këto ishin pak nga shumë vlerat historike, kulturore e artistike të qytetit të Beratit, i cili gjendet në një lartësi 59 m mbi nivelin e detit dhe me tre lagje muze: “Kalaja”, “Mangalemi” e “Gorica”.

Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë. Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm; Si burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dietarë, e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit janë mirëpritur në Berat. Kjo tregon fisnikërinë e tyre. Shkrimtari Xhevahir Spahiu në një takim tha: “Ne skraparlinjtë kemi një privilegj: Kemi dy kryeqytete. I pari është Berati”. Në vitin 1942 në Berat u vendosën jo më pak se 600 hebrenj. Ata u gjendën të ekspozuar ndaj rrezikut nazist. Mbi 50 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë e ardhur. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët! Duhet theksuar se Beratasit historikisht nuk e kanë pëlqyer kurbetin. Numëroheshin me gisht ata që ishin larguar nga Berati për të punuar gjetkë. Arsyeja (si thonë prindërit tanë ) ishte se ai vend, ajo tokë e ka mbajtur këtë popull, jo vetëm me prodhime, duke i krijuar një mirëqenie, por edhe me dashuri, mirëkuptim dhe harmoni. Gjatë viteve të diktaturës në Berat më tepër kanë ardhur banor se sa janë larguar. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit kanë bërë hajër në Berat. Më shumë gjënë nga Jugu. por sidomos nga zona e Skraparit. I tillë ka qenë e mbetet Berati. Periudha e tranzicionit, sidomos ‘97-ta e goditi Beratin më tepër se çdo qytet tjetër. Dhuna, terrori, frika, arsyet ekonomike, detyruan qindra familje, që kundër dëshirës së tyre të largohen. Shumica në Tiranë, Durrës, por edhe jashtë vendit kryesisht Greqi, Itali etj. Ç’ka ndodhi në ‘97-tën në Berat e besojnë vetëm ata që e kanë jetuar. Pasojat e kësaj çmendurie Berati e beratasit duken edhe sot. Dua të theksoj se u larguan ato familje të zëna ekonomikisht që po investonin për qytetin e tyre, duke punësuar mijëra punëtorë. Largimi i tyre la për gjysmë çdo lloj ndërtimi e zbukurimi, duke e varfëruar këtë qytet e lënë në mes të rrugës mijëra njerëz! Me Beratin po ndodh ajo qe s’ka ndodhur shekuj me radhë. Kemi një emigracion të detyruar nga faktorë social – ekonomik që s’kishin ndodhur në historinë mijëra vjeçare të tij. Malli i të larguarve është i pa treguar. 3-Beratit i është kthyer qetësia. Të larguarit kanë detyrën jo vetëm ta kujtojnë, por dhe ta ndihmojnë jo vetëm me mendje e me zemër, por edhe me investime. Dhe rastet nuk mungojnë. Gazmend Toska industrialist francez nga Berati i ka kthyer sytë nga qyteti i lindje. Aktualisht banon në Francë,por investimet e mija thekson do të jenë vetëm në Berat. Në Berat ka ngritur një Fason me mbi 200 punëtore. Prodhimet shkojnë në Francë, por asnjë euro nga fitimi nuk do të shkojnë atje thekson Gasmeni. Në Berat ka hapur fondacionin “ Toska “ Ka ndihmuar 10-tra familje në nevojë. “Berat ka mundësi të bëhet” thekson Ai ! Pranë “ Albania University”, së shpejti do të hapë një mensë për njerëzit në nevojë. Mbi 50 të varfër çdo ditë do t’i jepet dreka falas. -Pikërisht këta njerëz i duhen Shqipërisë në stadin e rëndësishëm të Rilindjes. Këtu folëm për një Gasmen Toska, por ka dhe të tjerë Berati si: Krito Prendi, Arben Kazazi e Maks Çuedari që prodhojnë për eksportin duke punësuar qindra punëtorë. Dëshirën për ta ndihmuar Beratin janë të shumta. Midis tyre përmendim: Kita Sallabanda, Ariana Cane, Rezarta Qose (Francë), Erjon Koshi, Linda Banaj, Kastriot Dervishi (Kanada), tre motrat Lefta. Ilir Ikonomi, Erjona Durdia (SHBA) etj. Me Beratin bashkohen, mjeku, inxhinieri, financieri, menaxher hotelesh me emër në botë, artisti, shkrimtari, gazetari, sociologu, antropologu etj., për të cilët Berati ka shumë nevojë. Beratasit përpiqen të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të lashtësisë dhe mrekullisë. Ndërkohë dhe qeveria ta shoh më me dashamirësi këtë qytet. Pedonalja është shumë e bukur, por ka më shumë kohë që vazhdimi i saj deri të stadiumi po ecën shumë ngadalë. Berati po rilind e integrohet! Vetëm vitin e kaluar Beratin e kanë vizituar mbi 10.000 turistë. Këtë vit më shumë. Shumë shtëpi në “Mangalem” e “Kala” janë kthyer në hotele karakteristike, interesante e tërheqëse për turistët e huaj. Beratasit presin çdo të huaj me fjalët: “Mirë se vini në Berat”. Ishulli mbi lumin Osum do t’ja shtoi bukurinë qytetit. Por ai, për të qenë origjinal nuk do ndërtoje ishull artificial, por atje ku nuk ja priste mendja njeriu dhe pikërisht në lumin Osum. Për ndërtimin e ishullit u zhvillua konkursi, të cilin e fitoi studio famoze e Lungomares. Pedonalja po ia shton bukurinë këtij qyteti të pazakontë. Berati është i bukur për të qenë përjetësisht i bukur! Berati muze përtej të kaluarës e të ardhshmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndërr e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjenë që je në Berat! Berati, qyteti i harmonisë fetare e qytetare. Kurrë në Berat s’janë vërejtur ndasitë fetare e qytetare. Në këtë drejtim japim një shembull mjaft pozitiv për gjithë Botën. Duhet theksuar se Berati ka dhe probleme. Berati ka nevojë për punë. Duhet pranuar s’e ka varfëri. Beratin e mbajnë emigrantët kudo në botë dhe disa fabrika fasoni në ish-Kombinatin. Kjo duhet parë. Secili të kontribuojë në fushën dhe me përvojën e vet. Jo vetëm në ekonomi, por edhe në art, kulturë, arsim, sport dhe në drejtime të tjera. Çdo beratas kudo qoftë e ka për detyrë për të vendosur një gurë në Kalanë 187 m. Për ta rindërtuar përsëri s’i ka qenë, kështjellën e historive të mëdha dhe e vetme e banuar në Ballkan me vlerat e shquara, artistike e kulturore.

“Dertet e nji kryeqyteti”, Ferrik Ferra

$
0
0

Nga Edona Paloka/Duke hulumtuar rreth pathosit poetik të poetit të shquar Ferrik Ferra, arrijmë në përfundimin se kemi të bëjmë me poezi të cilat, përveҫse një nivel të lartë të shprehjes, kemi edhe një formë të re letrare, poezinë moderne, të cilën Ferra e lëvron më së miri. Shkruar me një“gegërishte letrare”, modernizmi tek ky poet plotësohet në caqet e thellësisë së mendimit dhe vënien e një sërë elementësh abstraksionistë, që nëpërmjet detajeve e metaforave të rralla, të japin imazhe fantastike.Disa nga poezitë mbajnë një epigraf që autori e huazon nga mitologjia.

“Dertet e nji kryeqyteti” është një vëllim poetik që përmbledh, përveҫ poezive të reja, edhe poezi nga vëllimet e tij të mëparshme.Përgjithësisht poezia e tij është e shtrirë gjatë në kohë-hapësirë, të një kohe që sipas poetit rrjedh shpejt.Kjo do të thotë se ҫasti poetik për tëështë një shkëndijë që herë-herë zgjerohet duke shkuar pas në kohë “kohnat e hapave matë ati i Gani beut/ nga Qerofsi deri në dallgët e Bosforit” duke i dhënë mjeteve shprehëse lirinë e të zhvilluarit. Por kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme.Koha e Gani beut përkon me një periudhë të caktuar të Shqipërisë që akoma luftonte për autonomi, nga Qerofsi deri në Bosfor është një kuadrat i madh hapësinor. Po kështu, mund të themi se tejҫimi pas në kohë bëhet qëllimisht nga autori për të dëshmuar rrënjët e origjinës, për të thënë se kush jemi sot dhe nga vijmë.

Kështu, për të dëshmuar lashtësinë dhe vazhdimësinë e kombit, Ferrik Ferra e bën këtë me anë të referencave që merr nga eposet e lashta. Kombi për tëështë “i rrallti metal që s’e bren përjetësia”. Për të nxjerrë në pah fortësinë ndër shekuj, ai shfrytëzon semën e fjalës metal.Kështu, kthimi në origjinë është një nga motivet kryesore të krijimtarisë së Ferrës.Rrënjët ilire, legjendat dhe elementët e lashtësisë shqiptare janë disa nga pikat e referimit që ai merr parasysh në krijimtarinë e tij.

Përveҫ kësaj, lirika e peizazhit është një tjetër motiv që zë një vend të madh në poezitë e tij. Ndonëse në titull të vëllimit fjala “dertet” përmban një kuptim me peshë negative (dertet- gegërisht, hallet, problemet) ai e gjen prehjen e qetësisë tek natyra.Përballë gjullurdisë së jetës urbane, vuajtjeve të jetës që vijnë nëpërmjet kujtimeve, ai me natyrën ka një lidhje të veҫantë “Agu ia shkuli gardhet e zeza natës/ laradashi cajreve të kupës hana”.Simboli i hënës që e hasim shpesh në poezitë e tij lidhet me reflektimin, në ҫastet kur shpirti i trazuar i poetit kërkon të gjejë prehje.Këtë e realizon me një marrëdhënie të veҫantë mes objekteve fizike (të natyrës) dhe shpirtërore.

Në këtë vëllim ndeshemi edhe me elementë nga koha e sistemit diktatorial. Elementë të marrë nga përvoja personale e vetë autorit ose jo. Poezia “Shkurt ‘51” dëshmon një periudhë kohore të veҫantë që lidhet me regjimin e egër të kësaj kohe. Këtë e kuptojmë nga të dhënat që na jep autori: “ në emën të popullit je i arrestue”, shprehje tipike e asaj periudhe. Autori duket me një shpirt të trazuar, përpiqet të shpjegojë atë frazë por akoma nuk e koncepton dot se si mund të burgosë, të vrasë vetë populli. Ky paradoks i pashpjegueshëm në kohë nuk gjen zgjidhje nga autori. Ai di vetëm se populli ishte i destinuar të rrezikohej për aq kohësa në Shqipëri fryente era e diktaturës.

Tradita shqiptare nxirret në pah me anë të një elementi karakteristik, dasmës.“Dasma në fillim të gushtit” jep panoramën e plotë e kësaj pjese tradicionale shqiptare. Nga këngët tradicionale autori formon personazhe, Napoloni, Maria-Mariana, si për të shkrirë bashkë me harenë ҫdo detaj, duke mos lënë asnjë kufi në mes. Elementë të tjerë si: alkoli, vallja, krushqia, muzika, përbëjnë pamjen e qartë të një gëzimi që për një shqiptar është i domosdoshëm.

Po në poezitë e Ferrik Ferrës nuk e shohim unin lirik.Ai e sheh realitetin në mënyrë të njëanshme duke mos përfshirë veten e tij, përveҫ në lëvrimin e lirikës intime në poezinë “Në selinë intime”.Nga termat “seli” dhe “intime” kuptojmë se për të, koncepti i dashurisëështë i fshehtë dhe përbën qendrën kryesore mes tyre.Gjithashtu, autori merr elementë nga jeta e qytetit, kryesisht Tiranës e Shkodrës. “Dertet e nji kryeqyteti” gjejmë kohën e sotme që ka ardhur duke lënë pas sistemin e shkuar, ku pesha kuptimore bie në fjalët “proletariat” dhe “ideologji” e që zëvendësohet më pas me “llanët e ditëve të reja”. Poetina dëshmon një raport të veҫantë të tij me Shkodrën, por nuk e gjejmë se ҫfarë po të mos rrëmojmë në biografinë e tij jashtëletrare. Fare qartëna paraqet një peizazh të Shkodrës në poezinë “Natë Ilire”, ku ai sheh rrënjët e lashta ilire. Rozafa, liqeni janë elementë kyҫë të Shkodrës që sipas poetit transmetojnë gjurmë shqiptare.

Po që nga lashtësia e deri tek koha e sotme është një kohë shumë e gjatë, por duke lexuar në ҫastet e përjetimeve të autorit që i ka kthyer në vargje, na jepet një kohë e shkurtër “Të ketë përshkue vallë shigjeta/ pluhunin kozmik”. Kjo edhe për faktin se autori shkon shumë prapa në lashtësi, e më pas vjen sërish, duke luajtur kështu me kohën. Koncepti i kohës në ҫdo poezi paraqitet në mënyrë shpesh absurde se si e bën lidhjen e të shkuarës me të tashmen. Epigrafët që vendos në fillim të poezisë përbëjnë një element paratekstual të rëndësishëm për thelbin e poezive, na përgatit për leximin paraprak të tyre. Por kjo nuk ndodh në të gjitha rastet.Nga referenca e Mefistofelit shohim se nuk ka ndonjë lidhje paraprake.Në fakt, “Gropa e marsit” që ka këtë epigraf nga Fausti devijon nga ajo ҫfarë lexojmë në fillim. Këtu na jepet pamja e tmerrshme e torturave në burg, që nga të dhënat kuptojmë se është vetë autori “Futun në gardhin sublim të vargjeve/ ku zemër grita qan e këndon poeti”. Është fjala për një poet, që me shumë gjasa mund të jetë heroi ynë lirik, por përveҫ kësaj të dhëne nuk kemi të tjera.Kjo për arsye se se autori nuk rrëfen në vetën e parë.

Por në poezinë “Semaforët”, epigrafi në fillim të poezisë pajtohet me subjektin e zhvillimit të poezisë që me sa duket i referohet Makbethit dhe “Hamletit”. Këtu hasim një gjuhë të freskët, sfiduese, duke modernizuar subjektet antike të Shekspirit. Mitet kryesore të krijimtarisë së tij janë: Eposi i Kreshnikëve, Kryqëzimi i Krishtit “nuk lëvizin gozhdat mbi kryq” (Heshtje e tejdukshme engjujsh), Perënditë greke, referencat nga letërsia antike, kryesisht nga veprat e Homerit, Legjendat (Kush e solli Doruntinën, Gjergj Elez Alia) po edhe shumë motive nga “Lahuta e Malcis”, Gjergj Fishta.

Dhimbja shpirtërore jepet me anë të thirrjeve të brendshme të shpirtit të poetit.Dhimbja lidhet ose me vuajtjet e sistemit komunist, ose me ndonjë fatkeqësi si vdekja e nënës “Agimin që nuk e pe”.Kjo poezi spikat si më lirike.Vuajtja paraqitet gjakftohtësisht, me një gjuhë të qetë.Sipas poetit, kjo e bën njeriun të arratiset e të gjejë prehje diku në meditimet që lidhen me bukuritë e natyrës.Natyra luan rolin kyҫ në thellësinë e idesë.Kur njeriu arratiset nga realiteti për të gjetur prehje me natyrën dëshmon edhe një herë kthimin në origjinë, (Adami dhe Eva që jetuan në natyrë sipas miteve).

Të gjitha këto, por edhe shumë të tjera të përshkruara në mënyrë të përkryer, e bëjnë Ferrik Ferrën një poet të veҫantë, në të cilin gjendet e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja në një bosht kohor të rregullt. Poezia moderne shqipe e ka arritur kulmin tek ky poet, i cili ka tiparet e një krijuesi unik në llojin e tij.

Amaneti që u bë realitet

$
0
0

Nga Dia Saraçi/  (New York, Shkurt 2017)

Si çdo vit edhe sot me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Martires Musine Kokalari, Mimoza Dajçi ideoi takimin Akademik – Shkencor me organizatën e Gruas “Hope & Peace” dhe mbështetjen e Kryetarit të “Vatrës” Z. Gjon Buçaj dhe vatranëve të tjerë. Ndihmuan Sesion Përkujtimor Muzeu Historik “Musine Kokalari” në Gjirokastër, mbesat e Musine Kokalarit – Arjeta, Evi dhe Enit Kokalari Lulushi. Dhanë dhe shkëmbyen mendime gra intelektuale dhe akademiste të larta, deri artiste me famë botërore si Suzana Nehani Bezhani, shkrimtarja e njohur Znj. Eglantina Mandija, poetja dhe humanistja Lauruar me Medaljen “Nënë Tereza” nga Presidenti Bamir Topi Znj. Rita Saliu, bashkëthemeluesja e Organizatës “Hope & Peace” Znj. Merita Shkupi, publicistja dhe gazetarja e njohur Znj. Elida Buçpapaj, gazetarja Remka Huruglica, pianistja Elona Muça, stilistja Dia Saraçi, arsimtarja dhe aktivistja Violeta Mirakaj, ish e persekutuara politike Znj. Drita Çarçani, të cilës diktatori Hoxha i pushkatoi babanë si intelektual dhe antikomnist në vitin 1943, balerina ish e persekutuar politike Znj. Tatjana Petrela, ekonomistja ish e persekutuar politike Znj. Mimoza Rexho, aktivistja Lindita Semanjaku, juristi dhe studiuesi ish i persekutuar politik Z. Agron Alibali, ish i persekutuari politik dhe gazetari i njohur Z. Beqir Sina, dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani me Medaljen “Naim Frasheri” i cili moderoi edhe këtë akademi shkencore në ambjentet e Federatës “Vatra”në New York. Vlen për tu theksuar se gazetari Beqir Sina e ka mbështetur me pjesëmarrjen dhe kronikat e tij vazhdimisht Organizatën “Hope & Peace” qysh në themelimin e saj.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbesa e Musine Kokalarit Znj. Artemis Kokalari Castilo, e cila hapi edhe siparin e këtij takimi, ishte fjala kryesore e saj në kete takim sa solemn aq edhe historik mbajtur në “Vater”. Erdhën nga shtete të ndryshme të amerikës edhe mbesa të tjera dhe familjarë të tjerë të heroinës Musine Kakalari, ku me të drejtë Znj. Dajçi i falenderoi dhe vlerësoi angazhimin dhe udhëtimin e tyre në këtë event.

Përveç pjesëmarrësve ku kryesisht ishin intelektualë të kalibrit të lartë, si Znj. Pertefe Leka, inxhinieri nuklear Adem Belliu, Genc Leka, Astrit Tota, Dr. Adem Harxhi, Tom Mirija etj, morën pjesë dhe shumë ish të persektuar politikë, ish i denuari politik deputieti i Partisë Demokratike Z. Esat Çoku, ish i dënuari politik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Z. Pellumb Malaj, i cili mori edhe fjalën përshëndetëse ku interpretoi një poezi të tij krijuar enkas për këtë rast. Ish i persekutari politk dhe veprimtari i shquar i komunitetit shqiptar në Amerikë – Dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani me Medaljen për “Merita Të Veçanta civile” Z. Sejdi Hysenaj etj.

Kumtesat në përgjithësi u përqëndruan tek faktet historike të jetës dhe veprës së disidentes – femrës së parë shqiptare që sfidoi diktarurën, të paharuarën Musine Kokalari kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. Programi u shoqërua me disa pamje filmike sjellë nga mbesat e Musine Kokalarit Arjeta, Evi dhe Enit Kokalari Lulushi dhe pregatitur nga fotografi Dritan Haxhija. Për të pranishmit Znj. Enit Kokalari shpjegoi me zemër dhe e prekur emocionalisht të gjitha fotot, dokumentet dhe dorëshkrimet origjinale të Musine Kokalarit dhe familjes së saj që u paraqitën në video. Aty pamë foto edhe të dy vëllezërve të Musinesë akademistët Muntaz dhe Vesim Kokalari, pushkatuar në vitin 1944 direkt nga dora e diktatorit Hoxha dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së nderuar Kokalari.

Merita e këtij aktiviteti me vlera të larta patriotike dhe historike për figurën e Martires Musine Kokalari, siç u shpreh edhe Kryetari i Vatrës Z. Gjon Buçaj në fjalën e tij përshëndetëse, i takon Znj. Mimoza Dajçi, e cila çdo vit e kurdoherë merr inisiativa për të përkujtuar heroinën Musine Kokalari dhe mijra ish të burgosur, vrarë, internuar dhe persekutuar padrejtësisht nga rregjimi komunist në Shqipëri.

Znj. Dajçi gjithashtu me të drejtë falenderoi edhe TV – Zëri i Amerikës, pasi kjo Qendër – Mediatike më e fuqishmja në botë vazhdimisht e ka përkujtuar Martiren Musine Kokalari, jetën dhe veprën e saj. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadoria e Misionit Shqiptar pranë OKB ve Besiana Kadare.

Dhe vërtetë ashtu ka ndodhur Mimoza Dajçi nuk është femër e podiumeve dhe skenave fallco e pompoze, siç ndodhi kohë më parë në sallat lluksoze amerikane ku u nderuan me të padrejtë disa prej 60 vajzave dhe grave shqiptare me titullin e “Ekselencës”, ku në marrjen e këtij titulli angazhuan edhe figurën e Presidentit Bujar Nishani, i cili jam e bindur që ishte komplet jashtë lojës e prapaskenave që u bënë në atë rast nga organizatorët e atij manifestimi madhor.

Eshtë për të ardhur keq që ndodhin në vendin më demokratik të botës fenomene të tilla negative, sepse të marrësh në publik një medalje që nuk e meriton duhet edhe të kërkosh falje publike, gjë që akoma nuk e kemi parë nga ato të paktat të ekselencuara e të ndërgjegjësuara që janë shprehuar nën zë duke thënë: “Mua, nuk më takonte ky Çmim dhe nuk e di pse ma kanë dhënē”.

Çdo vit në Shqipëri Shoqata e Gruas ish të Persekutuar Politike themeluar nga Znj. Mimoza Dajçi dhe Kryetare ish të burgosurën politike Lefteri Dvorani dhe Fondacionin “Musine Kokalari” drejtuar nga ish i burgosuri politik Z. Agim Musta kanë përkujtuar jetën dhe veprën e heroinës Musine Kokalari.

Ku ishin këto 60 gra e vajza që paskan spikatur shumë në diasporën shqiptare në Amerikë, pse nuk e nderuar Martiren Shqiptare Musine Kokalari me pjesëmarrjen e tyre në “Vatër”, në këtë 100 Vjetor të Lindjes së saj. Asnjera prej tyre nuk asistoi edhe në kete event në “Vatër”kur hyrja ishte e lire, falas dhe jo me shumën $300.00 siç e kishin përcaktuar ato biletën. Atëherë për çfarë u duhet ai Titull i pa merituar atyre, kur nuk dinë të nderojnë dhe respektojnë historikun e paraardhësve të tyre. Sigurisht është e drejta individit për të marrë pjesë, por çfarë kujtimi do ti lemë brezave nëse nuk vlerësojmë historinë dhe vlerat e larta e pozitive të femrës shqiptare – Simbolit të demokracisë botërore Musine Kokalari.

Organizata “Hope & Peace” siç na tha Znj. Dajçi është themeluar si një Amanet i Grave ish të Burgosura dhe te Persekutura Politike të Shqipërisë, i atyre grave që sfiduan diktaturën, mposhtën dhe përmbysën diktaturën komuniste më të egër në Europë. Ku sot edhe prej sakrificave të tyre gëzohet ajo liri e dëshëruar në Shqipëri.

Mimoza Dajçi është një femër e thjeshtë dhe jo e lavdatave dhe podiumeve, siç është shprehur dikush që sot nuk po ja përmend emrin në këtë shkrim, por koha e ka treguar veprën dhe sakrificat e saj për demokraci dhe liri kombëtare nga shtypja komuniste, si pranë Shtresës së ish të Persekutuar Politike nga rregjimi komunist ashtu edhe pranë Partisë Demokratike në Shqipëri, ku ka qenë e zgjedhur Anëtare e Këshillit Kombëtar të saj.

Me të drejtë edhe gazetari i njohur Albert Vataj në një prononcim të tij thotë:” E kush më me ndjenjë dhe pasion, përkushtim dhe përgjegjësi zemër dhe shpirtërore do ta bënte këtë Sesion Përkujtimor për Martiren Musine Kokalari, më mirë se Znj. Mimoza Dajçi, ajo e cila ka qënë dhe vijon të jetë në Rradhët e Para të Uraganit të Denoncimit të veprave makabre të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Z. Albert Vataj ka qenë anëtar i Këshillit Botues të Gazetës “Shpresë” organ i Gazetës së Shoqatës së Gruas ish të persekutuar politike të Shqipërisë dhe e njeh shumë mirë aktivitetin e kësaj shoqate dhe vetë sakrificat e zonjës Dajçi për demkoraci dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. Sepse edhe ajo e di shumë mirë se sa e si dhëmb plaga e asaj të shkuare”.

Mimoza ka bashkëpunuar nga afër në Shqipëri me bashkëvuajtëset e Martires Musine Kokalari. Ka dëgjuar nga afër hallet dhe torturat e tyre nëpër burgje dhe kampe përqëndrimi nga kriminelët dhe xhelatët e sigurimit të shtetit. Ka biseduar nga afër me ato dhe ka kujtimet më të veçanta të jetës së saj nga bashkëpunimi me ato, ku edhe sot e kësaj dite ka raporte të mira me ato.

Ishte Amaneti i atyre grave ish të burgosuara politike në Shqipëri që i thanë para se te nisej për në SHBA, që të themelonte një organizatë per të drejtat e gruas. I thanë: “Atje dhe vetëm, atje në Amerikë të duhet më shumë se kudo të ngresh zërin tonë, të thuash të vërtetën e hidhur e të rëndë të vuajtjeve tona nga diktatura komuniste”.

Dhe e guximshja dhe e palëkundura Mimoza Dajçi me ideale të larta patriotike të familjes së saj si mbesë nga Familja Boletini enë Mitrovicës nga i jati dhe nga e ëma si mbesë e heroit Çerçiz Topulli e mbajti premtimin. E vuri në vend Amanetin e tyre.

Themeloi ne SHBA Organizatën e Parë të Gruas Shqiptare – Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” ku në krah të saj ju gjenden zonjat e nderuara Merita Shkupi, Rita Saliu, Dia Saraçi, Frida Nehani, Drita Çaraçani, Tatjana Petrela, Mimoza Rexha e plot e plot të tjera. Dhe ajo me miket e saj vazhdojnë edhe sot me shpirt e pasion dhe vullnetarisht duke hedhur Dritë mbi dramat dhe tragjeditë e dhimshme që i kanë ndodhur popullit tonë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë nga makineria serbe veçanerisht edhe ndaj femrës shqiptare, ndaj masakrave mbi popullin e pafajshëm Çam, asaj në Mal të Zi, Maqedoni etj.

Drejtuesi i TV – kultura shqiptare Adem Belliu tha atë ditë në “Vatër” më datën 11 Shkurt 2017: “Mos sillni shumë karrige lart këtu në sallë, se mos bie zjarr në “Vatër” se nuk kanë nga të dalin njerëzit”.

Por duke u nisur nga historiku i “Vatrës” ku ka patur raste që ka patur edhe më shumë njerëz në takime të tjera u çuditëm nga kjo thënie e tij. Megjithatë ai e mori përgjigjen nga një aktiviste e komunitetit e bija e Znj. Mimoza Dajçi e cila i tha: “Mos ki frikë Adem Belliu, se vetëm sot të garantoj unë, që nuk bie zjarr në “Vatër”. Dhe ashtu ndodhi, as zjarr as nje ekses nuk ndodhi falë qetësisë që ruajtën organizateret e këtij Përkujtimi Madhor.

Belliu në fakt kishte të drejtë se edhe masat e zjarrit duheshin marrë parasysh, por akoma me mirë do të ishte të ishin marrë ato masa kundër zjarrit nëse në “Vatër do të kishin ardhur në “Vatër atë ditë edhe disa prej atyre 60-të grave dhe vajzave shqiptare që morrën padrejtësiht Titullin e Lartë të “Ekselencës” (çmim që e kishin përfshirë edhe Pesidentin Bujar Nishani, i cili jam e bindur që nuk i ka ditur prapaskenat e organizatorëve të atij spektakli të dështuar) pasi do ishte bërë hataja në “Vatër”, jo për gjë, por do të shkonin dëm edhe paratë e fustaneve të shtrenjta që kishin harxhuar, ku mes tyre ishte dekoruar edhe e bija e Dalip Grecës! Elisabeta Greca!!! si edhe një e ashtuquajtura gazetare e Vatrës” pa asnjë meritë në “Vatër” Marjana Bulku, të cilën e ka vetëshpallur Dalip Greca gazetare e “Diellit” siç ka shpallur gazetar të Vatrës dhe “Diellit” fotografin Dritan Haxhija, të cilit nuk i kemi lexuar asnjë shkrim edhe tek gazeta “Dielli”, dhe është duke e promovuar si shumë kohëve të fundit po këtë Marjana Bulkun duke e përzgjedhur edhe si moderatore të Festës së Kosovës në Restorantin Eastwood Manor që do të mbahet këto ditë në Bronx.

Eshtë për tu çuditur vërtetë se si Dalip Greca merr përsipër këto emërtime si dhe mënyra se si dhe pse i bën këto vetëshpallje, kur ka shumë personalitete të larta të letrave shqipe përpara këtyre te dyve ndër vite që kanë kontribut shumë më të madh se këta qe emerton ai si gazetarë tek “Dielli”. Ku e ka qëllimin ky njeri, e di ai. Shumë mirë vepron duke afruar njerëz intelektualë dhe të rinj në “Vatër”, por jo ti afrojë duke i dhënë poste e ofiqe të pa merituara.

Mos të harrojë Dalip Greca se ka personalitete të tjerë përpara Dritan Haxhisë dhe Marjana Bulkut që kanë dhënë historikisht kontribut modest dhe vullnetarë në “Vatër” si në gazetari, kulturë, patriotizëm, veprimtari etj. Mendoj se ka ardhur koha që edhe Kryesia e “Vatrës” të ndalet e ti shikojë me vemenjde këto veprime të tij të nxituara, se “Vatra” nuk eshte pronë e Dalip Grecës.

Po e mbyll me një thënie të mençur (mes të tjerave) të Z. Gjon Buçaj, i cili thotë: “Ne duam që në “Vatër” të afrohen të rinj dhe intelektualë, por jo se ne u premtojmë atyre përfitime nga “Vatra”.

VIDEO/ Sherri i “presor” Gazit me gazetarët

$
0
0

Ky është momenti i debatit të aktorit Gazmend Paja me gazetaret, që ka shkaktuar debate të shumta këto ditët e fundit.

Aktori quhet “presor” nga regjisori Kiço Londo.

Përveç debatit, aktori ka sulmuar gazetarët edhe një ditë më parë në emisionin “Pasdite” në Top Channel, duke i quajtur shumë prej tyre, gazetarucë.

DEBATI ME “PROFESOR” GAZIN by lapsi-al

Veliaj: “Tirana Art Fest” i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafenetë

$
0
0

Për herë të parë, “Tirana Art Fest” ka nisur audicionet e saj edhe në gjimnazet në periferi të kryeqytetit. Në ndryshim nga viti i parë, ku audicionet u organizuan vetëm në gjimnazet kryesore të Tiranës, këtë vit, të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç të gjimnazeve të njësive administrative që i janë shtuar së fundmi Bashkisë së Tiranës, si Baldushku, Farka, Kashari, Peza, Vaqarri, Shëngjergji, Ndroqi, performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, TAF është menduar që të organizohet këtë vit edhe në zonat rurale, për t’u dhënë të gjithëve shansin që të provojnë veten. Veliaj theksoi se askush nuk duhet të ndihet i disavantazhuar për shkak të zonës ku ai banon. Ai u shpreh se “Tirana Art Fest” është edhe një mënyrë për t’i përfshirë të rinjtë në aktivitete kulturore, duke i larguar nga fenomenet negative të shoqërisë.

“Një nga gjërat që më mërzit është fakti se si kafet janë plot me djem dhe vajza të rinj. Në Francë, Itali, Gjermani, kafet kryesisht i mbushin mosha mbi 70 vjeç, kurse ne e fillojmë që 14 vjeç. Nuk është normale! Kjo është mosha më e bukur. Më vjen mirë që ‘Tirana Art Fest’ i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet, bingot dhe bastet, dhe i ka kthyer te arti, kënga, te vallëzimi. Ndaj jam shumë krenar për ju”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu bindjen se kush ka talent dhe vullnetin për të ecur përpara, mund t’ia dalë në çdo fushë. “Në qoftë se i vë qëllim vetes diçka, besoj se secili prej nesh e ka mundësinë që t’ia dalë. Besoj se talenti është i shpërndarë kudo dhe nuk mund të kemi disa aktivitete vetëm për qytetin, kurse zonat rurale t’i lëmë jashtë. Asnjë djalë ose vajzë në Tiranë nuk duhet të ndihet i disavantazhuar, se mund të ketë një mbiemër të panjohur, se mund t’i ketë prindërit me të ardhura modeste, se mund të mos ta ketë shtëpinë në bllok”, theksoi Veliaj. “Unë besoj që me Bashkinë që kemi sot, me skuadrën që kemi sot, kush ka talent, kush është i mirë, kush punon fort, mund t’ ia dalë me shumë sukses”, tha ai.

Veliaj tha Bashkia e Tiranës ka rikthyer bursat për nxënësit e shkëlqyer duke shpërndarë 2228 bursa për 2016-n. Ai theksoi se përmes këtyre aktiviteteve jepen mesazhe të qarta se edhe në këto zona, që janë larg qendrës së qytetit, ka të rinj dhe të reja që kanë talent dhe vullnet për të punuar. “Tirana Art Fest” jo vetëm që ka sjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna.


NEWBORN në NO WALLS

$
0
0

Ai reagoi në shenjë proteste, kjo e shfrytëzuar sepse gjithmonë qe kjo dhe ne si Evropian jemi të lindur në Evropë, askush nuk e mohon këtë të lind stereotipi No Walls, sepse gjithmonë është pa mure, ato mure qenë politike dhe artistët ose populli nuk duhet të bien pre e politikës.

Nga Ilir Muharremi

  Shumë mure e ndajnë planetin tokë, veçanërisht ai mes të paditurve dhe të diturve, mes të çmendurve dhe normalëve, mes artistëve dhe jo artistëve, mes gënjeshtarëve dhe të sinqertëve, mes vrasësve dhe atyre që vuajnë, racistëve dhe jo racistëve.

Asnjëherë, nuk do t’i shembin, por të paktën artistët përmes këngës, pikturës, filmit, dramës duhet të afirmojnë shembjen e mureve. Këtë gjë e bëri grupi i njohur anglez Pink Floyd me këngën “The Wall”, me shkas shembjen e murit të Berlinit dhe vetë Roger Waters është prononcuar: “Nuk e di se si, apo kur do i shembim, por të pakën të provojmë, qoftë edhe me vetëm një këngë, nëse është e nevojshme.”

Tullë pas tulle ra përtokë muri i Berlinit. Në fillim me këngë pastaj përmes filmit “The Wall” që rrëfen  mbi të kaluarën e  një ylli  rroku, pastaj të izoluar në vetmi. Filmi reflekton mbi indiferencën e qytetërimit tonë, ndaj njerëzve që vuajnë, ndaj viktimave të luftërave, personave që u mungon liria, të censuruarve dhe të gjithë atyre që mbeten në skaje të shoqërisë.

Rok grupe u munduan përmes këngës të shembin murin e urisë në Afrikë, në këtë botë të tretë. Pastaj vazhduan të denoncojnë padrejtësitë e Perëndimit, diktaturën e tregut, pabarazinë e atyre që arrijnë të marrin gjithçka, dhe atyre që nuk kanë asgjë…. Në mure u përplas edhe Obama, tash Trump dhe cilido tjetër mbretë i botës, oazat e tij do jenë muret.

Edhe këtë vit obelisku i cili u ngritë ditën e shpalljes së pavarësisë i ndryshoj pamja. Nga NEWBORN, janë hequr dy shkronja N dhe W e  kjo sipas ideatorit Fisnik Ismjali simbolizon rrëzimin e mureve.

Ai reagoi në shenjë proteste, kjo e shfrytëzuar sepse gjithmonë qe kjo dhe ne si Evropian jemi të lindur në Evropë, askush nuk e mohon këtë të lind stereotipi No Walls, sepse gjithmonë është pa mure, ato mure qenë politike dhe artistët ose populli nuk duhet të bien pre e politikës.

Ne jemi Evropian gjithmonë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi me çfarëdo mure. Mendoj se ndryshimi për këtë vit është jo i thellë, sipërfaqësor dhe muret reale Evropiane meritojnë art kundër tyre, kurse “muri jonë”, kundër politikanëve tonë, për lëvizjen e lirë të popullit.

Bashkimi Evropian sipas ideatorit po ndërton mure për mos dhënien e vizave. Vizat hiqen nëse përmbushen kriteret, e kriteret varen prej politikanëve dhe revolta shkon në kahe të gabuar, duhet të revoltohemi përbrenda edhe jo jashtë. Kjo “No Walls” është problem i brendshëm i joni, jo i Bashkimit Evropian, këtu duhet të kërkohet fajtori.

Evropianët krahas me perëndimorët vuajnë nga ndjenja e të kthyerit mbrapa ku bënë pjesë “ndjenja kombëtare”, vuajnë nga mungesa e unitetit, nxjerrin superioritetin dhe krijojnë distancën (murin.)

Ka Evropianë të së ardhmes, punëtorë të shumëllojshëm, jazakonisht të gjithanshëm, të cilët dëgjojnë pronarin i cili i urdhëron për bukën e përditshme dhe të ardhme.

Demokratizimi Evropian gjithmonë do të synoj skllavërinë dhe kjo ndodh për shkak mungesës së paragjykimeve, të edukimit, shumanshmërisë e cila duhet të shkoj deri në pafundësi.

Shpirti Evropian vuan nga ethja kombëtare, krenohet me ambicien politike, dhe pranë tyre kalojnë trazira të shumëllojshme nacionaliste nganjëherë edhe raciste, kjo e dyta më shumë shfaqet te perëndimorët.

Zonat Evropiane janë shumë të infektuara, kura mund të jetë vetëm çlirimi nga ndjenja historike, kombëtare, nacionaliste dhe të hiqe shprehja “anti”. Atëherë, muret shemben vetë para drejtësisë.

Rama harron protestat, hap ekspozitë në Firence, rrëfen artin e tij për “Corriere della Sera”-n

$
0
0

Më 24 shkurt në galerinë e artit “Eduardo Secci” në qytetin e Firences në Itali do të inaugurohet ekspozita personale e kryeminstrit shqiptar Edi Rama.

Kjo ekspozitë do të përmbaj piktura, skulptura e ëallpaper të realizuara gjatë viteve nga kryeministri Rama, duke transferuar kështu në galerinë e Firences atmosferën e zyrës së tij në Tiranë.

Siç ka rrëfyer shpesh, Kryeministri Rama nuk mund ta ndaj dot punën e tij si artist nga politika duke pikturuar mbi fletët e axhendës së punës, apo në dokumenta të ndryshme politike.

Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite do të jetë dhe video e realizuar nga artisti shqiptar Anri Sala në vitin 2000 e që dëshmon projektin e rikualifikimit të qytetit të Tiranës promovuar nga Edi Rama në kohën kur ai ishte kryetar Bashkie i këtij qyteti.

Sot për të përditshmen “Corriere della Sera” gjatë një bisede për gazetaren italiane Francesca Pini, kryeministri shqiptar në pozicionin e një artisti rrëfen se “brezi i artistëve të tij ka një fat të veçantë , të lidhur me shëmbjen e murit të Berlinit. Shumë intelektualë u bënë pjesë e politikës. Më në fund mund të jetoja me artin tim e të shëtisja botën, por rrethanat nuk ma lejuan”, rrëfen Rama.

“Gjatë mbledhjeve të këshillit të ministrave, pikturoja në bardhë e zi mbi dokumentat e punës, thotë ai, e në fund të çdo mbledhjeje kolegu im, ministri i Arsimit m’i merrte të gjtha këto fletë derisa një ditë kishte bërë një koleksion timin. E pashë dhe u ndjeva i zhveshur nga arti im. Ndërsa në kohën që u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës vendosa të pikturoj të gjitha muret e ndërtesave të shkatërruara e për ta shprehur idenë time pëdora penarellat e nga ky moment pikturat e mia u bënë shumëngjyrëshe.”

Sa i përket skulpturave të realizuar nga ai, Kryeministri Rama shprehet se janë të gjitha të realizuar në qeramikë e për të cilat duhet një studio.

“Po për momentin, tregon Rama, përdor studion e një miku tim që më mikpret të shtunë e të dielë. Është një pushim i shëndetshëm për shpirtin tim e me duar me argjil nuk përdor celularin.”

Mbi epokën e regjimit komunist Rama shprehet se “prej vitit 1960 e deri më 1990 Shqipëria ka jetuar në një bunker, pas një muri e me një lidhje të fortë me Kinën. Tsunami i parë qe më vitin 1967 kundër besimit fetar e me dinamit u shëmbën 2400 kisha romane e xhami e u dogjën nëpër rrugë 300 mijë vepra arti e libra.

Tsunami i dytë qe më vitin 1974 me eleminimin e artit modern , të letërsisë e artit të shekullit të XX. Autori i vetëm që lejohej tërësisht ishte Stalini e jo Lenini.”

Për “Corriere dela Sera”, kryeministri shqiptar shprehet se është i apasionuar pas artit të Rilindjes e pas artistit Piero della Francesca, ndërsa për artistin shqiptar Ibrahim Kodra i cili ka jetuar gjatë gjithë jetës së tij në qytetin e Milanos, Rama rrëfen një kujtm personal kur mjeshtri Kodra gjatë viteve të diktaturës takohet me babain e tij artist në shtëpinë e tyre.

“Mbi murin e shtëpisë ishte varur një pikturë  e imja, abstrakte, tregon Rama. Kodra e vuri re menjëherë e më tha ; “Vazhdo në këtë rrugë”.

Magjia 130 vjeçare e cila ndriçoi  Trieshin

$
0
0

Mendoj se  bashkëvendasit e mi  në Amerikë, të cilët deri më tani kanë investuar në vendlindje  mbi 2 milionë dollarë, do të ishte mirë sikur vitin e ardhshëm të financojnë ngritjen e  bustit apo përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në oborrin e kësaj shkollë. Kjo për faktin se  me datë 11 mars 2018 do të mbushen 50 vjet që kjo shkollë mban me krenari emrin e  prijësit  tonë legjendar.

Nga Gjekë Gjonaj

Treshianët këtë vit  ndjehen  më shumë se krenarë. Dhe kanë arsye. Sepse sivjet mbushen 130 vjet  në rrugën e    dijes për të gjithë bijtë e bijat trieshiane dhe shkollarët e  tjerë  që u shkolluan këtu. Trieshi , pra,   ka madhështinë  të përkujtojë se nuk njihet vetëm për historinë e  tij në luftë por edhe në përhapjen dhe ruajtjen  e gjuhës shqipe, në përhapjen e arsimit shqip, pavarsisht veshtirësive te asaj kohë dhe problematikave të shoqëruara gjatë viteve.  Shkolla e këtushme, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar „ Gjergj Kastsrioti- Skënderbeu“, bashkë me të edhe shkrimi i gjuhës shqipe, si pjesë përbërëse e çështjes së lëvizjes kombëtare kanë  historinë e tyre. Hapja e shkollës në gjuhën shqipe në Triesh, në kushtet e atëhershme, përbënte aktin më të madh kulturor dhe patriotik. Ajo për këtë trevë ishte “mësonjëtorja” e parë në gjuhën shqipe.

Rrugëtimi i trieshianëve për të dalë nga errësira shekulllore në dritën e diturisë  ishte i gjatë, i mundimshëm e i vështirë, por i lavdishëm dhe i suksesshëm. Ata u përballën me  rryma nga më të mprehtat, shumë prirje e pikëpamje, mjaft dukuri politike të kundërta, kurthe e pengesa të panumërta, shtigje të rrezikshme, me forca të errëta në shumë drejtime. Dhe përherë dolën fitimtarë. Puna vetëmohuese e trieshianëve të penës   të brumosur  dhe të ushqyer me „armën“ më të fortë  interesin kombëtar ka shkëlyer dhe i ka mundur të gjitha rrebeshet dhe stuhitë  e kohës.

Historia e këtij tempulli të djes, edukimit dhe atdhedashurisë   është si një  romancë plot aventura, që pati arritje të rëndësishme  dhe me vlerë. Ishte sikur një re pluhuri e krijuar prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kshte lindur  dhe u shndërrua si një magji në një shtyllë të bukur e të fortë, për të ndriçuar e stolisur Trieshin e  trieshianët.

Në këtë përvjetor kujtoj atë pafundësi mësuesish ( mësimdhënësish) vendas dhe të huaj, të gjallë e të vdekur,  që kanë dhënë apo japin  mësim në këtë çerdhe shqiptarësh. Këta veprimtarë të arsimit shqip vendosën  themelet e shkollës, thesarin më të çmuar, librat dhe shkronjat shqipe. Ata ishin në ballë të luftës për arsim kombëtar e në krye të ngjarjeve të atyre viteve Me punën e tyre, pasionin, edukimin dhe arsimimin e mijëra nxënësve skalitën pavdekshmërinë tyre ndër breza. Punuan me vullnet. Pa zhurmë e bujë. Pa lavdi. Të heshtur. Por të vendosur dhe të ndërgjegjshëm për atë që bënin. Dashuria  e tyre  për gjuhën amtare nuk u zbeh para asgjëje. Nëse do të marrim parasysh madhështinë e qëllimit të tyre, mjetet e pakta që patën në dispozicion, si dhe rezultatet fantastike që arritën, ata me të drejtë e meritojnë emërimin „ gjenialë“.

Në këta 130  vjet  janë me mijëra nxënës që janë shkolluar dhe me qindra intelektualë që kanë dalë prej kësaj  vatre të dijes dhe kulturës. Brezat përulen me respekt para këtij obelisku të ABC-së në përvjetorin e saj.

Ky tempull i ndritur i gjuhës shqipe, i dijes, i edukimit dhe i atdhedashurisë, përmes skrificave, vuajtjes dhe mundimit, përmes punës, qëndresës, dashurisë dhe frymëzimit,  arriti  të përballojë  sfidat e kohës dhe   vendosi baza të forta drejt qëllimit të përbashkët dhe fisnik, për një arsimim dhe edukim të vazhdueshëm ndër breza. Rëndësia e kësaj  shkolle i kalon kufijtë e  Trieshit –Malësisë dhe bëhet pjesë e kulturës kombëtare.

Unë si bir i kësaj trevë, si ish – nxënës dhe ish- mësimdhënës i kësaj shkollë përulem, vlerësoj dhe çmoj gjthë kontributin e vyer që mësuesit e këtij institucioni publik  arsimor  dhanë dhe po japin për  brezat e ri.

Dhe në fund   një  propozim. Mendoj se  bashkëvendasit e mi  në Amerikë, të cilët deri më tani kanë investuar në vendlindje  mbi 2 milionë dollarë, do të ishte mirë sikur vitin e ardhshëm të financojnë ngritjen e  bustit apo përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në oborrin e kësaj shkollë. Kjo për faktin se  me datë 11 mars 2018 do të mbushen 50 vjet që kjo shkollë mban me krenari emrin e  prijësit  tonë legjendar.

‘Fëmijët e Diktaturës’

$
0
0

Në ditën e kujtesës është rishfaqur për publikun dokumentari ‘Fëmijët e Diktaturës’. Në qendër të tij janë katër personazhe, të lindur apo rritur në kampet e internimit të cilët rrëfejnë vuajtjet e fëmijërisë. Në përfundim të dokumentarit ata u shprehën se shteti shqiptar nuk i ka ndihmuar dhe se ndihen të braktisur e të diskriminuar njësoj si 27 vite më parë.

Janë lindur në familje kundërshtare të regjimit komunist, ka mjaftuar ky fakt që fëmijëria e tyre të shndërrohej në një makth që do t`i ndjekë përgjatë gjithë jetës.

Në ditën e kujtesës, regjisori Besnik Disha dhe Drejtorja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë Jonila Godole kanë risjellë për pubklikun dokumentarin ‘Fëmijët e diktaturës’.

4 personazhe rikthehen në kampet e internimit ku bashkë me prindërit vuajtën pasojat e një regjimit të egër dhe prej aty rrëfejnë përjetimet e fëmijërisë.

Sot 27 vite pas rënies së komunizmit, ata shprehen se nuk ka asnjë përpjekje për riintegrimin e tyre në shoqëri dhe se vijojnë të diskriminohen.

Regjisori Besnik Disha flet për një dokumentar bio, të vështirë për ta realizuar.

Shoqëria nuk duhet të harrojë të shkuarën, shprehet Drejtorja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, teksa thekson synimin e dokumentarit.

Realizuesit e dokumentarit parashtruan idenë që filmi të shfaqet edhe në shkolla, në mënyrë që edhe të rinjtë të njihen me historinë jo pak të dhimbshme të vendit dhe paraardhësve të tyre.

Dritëroi për mësuesin i tij të gjuhë-letërsisë, Papapanon  

$
0
0

Nga Miltiadh M. Muçi/Kisha arritur në pjesën përfundimtare të monografisë “Lekëljotët të lashtë sa Lekli”, kapitulli i pesëmbëdhjetë: “Historianët, arkeologët, shkrimtarët dhe gazetarët për Leklin e lekëljotet”, me të cilin kam dashur t’i tregoj lexuesit se unë lekëljoti, mjaft kisha shkruar për bashkëfshatarët e mi dhe fshatin tim Leklin, ndërsa më e rëndësishmja ishte çfarë kishin shkruar të tjerët, për t’u bërë jo vetëm më i besueshëm, por sa shumë të interesuar janë treguar ata ndaj Leklit e lekëljotëve.

     Thoma Papapano, mësuesi i brezit më të fundit të rilindësve shqiptarë, ka qenë lekëljoti që i dha mësim dy korifenjve të letërsisë shqiptare, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë. Ai ishte një nga nismëtarët e hapjes së shkollës së parë shqipe, fillimisht në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në Labovën e Zhapës, të filantropëve me famë botërore, Vangjel e Kostandin Zhapa. Por ka qenë dhe aktivist i pa përmbajtur i shpalljes së pavarësisë, dhe më pas i qeverisë së Vlorës, në fushën e arsimit dhe diplomacisë, duke u bërë pjesë e delegacionit që shkoi në kryeqytete të Europës, të sensibilizonin qeveritë e tyre për mbështetjen e Shqipërisë. Po kështu në vitin 1918,  priti dhe shoqëroi në jug të Shqipërisë konsullin amerikan në Romë, që me porosi të presidentit Uillson të kontaktonte me shqiptarët, për të biseduar rreth tokave të synuara nga vendet fqinjë të veriut dhe të jugut. Kontributet edhe më të mëdha Thoma Papapano, “Mësues i Popullit”, i pati në fushën e arsimit, pjesëmarrës në të gjithë kongreset të Elbasanit, Lushnjës e Tiranës, nga nuk u shkëput asnjëherë sikurse nga qyteti ku kishte lindur dhe ishte rritur, Gjirokastrës.

     Dritëroin duhej ta takoja, të bisedoja, t’i kërkoja çfarëdo që do të dëshironte të më tregonte për mësuesin e tij të gjuhë-letërsisë Basho Thomanë. Kisha dëgjuar dhe pata bindjen, në bisedën me të do të kisha emocione, i ndodhur para këtij personaliteti të letrave shqipe. Patjetër më duhej t’i bëja një vizitë në shtëpi sepse vështirësia ishte e madhe jashtë saj, nuk do të mund ta takoja sikur nuk e kisha takuar ndonjëherë më parë. Vështirë e kisha të takoja edhe Kadarenë, sepse shpesh ndodhej jashtë vendit, por me patjetër më duhej të paktën të kërkoja mendimin nga njëri prej tyre. Edhe pse vërtetë nuk e kisha të lehtë me asnjërin, vendosa t’i shkoj në shtëpi Dritëroit të Madh. Shtypa butonin e sinjalit të ziles dhe nuk po e besoja, sa shpejtë dhe lehtë u hap ajo derë e shtëpisë së tij, si të hapej vetë dhe jo nga gruaja, Sadia apo ndonjë person tjetër vizitor si unë.

     Prezantova veten dhe qëllimin e vizitës. Dritëroi reagoi menjëherë, u ngrit pasi iu kujtua diçka  për të kërkuar dhe gjetur atë për çka mua më duhej, mendova unë. Veçse kur erdhi me dy fletë të një formati libri xhepi, xhaketeje. Pa hezitim m’i ofroj ato, sikur t’i kishte bërë gati e më priste për “porosinë”. I dha tërë kënaqësi dhe dashuri në respekt për mësuesin basho Thomanë dhe mua bashkëfshatarin e tij, edhe pse nuk ishim parë ndonjëherë. Nga gjithë ato pak minuta kuptova sa shumë iu bë qejfi, që shkrimi i tij i botuar në një nga numrat e gazetës “Zëri i Popullit”, pa u bërë akoma “kryegazetar” i saj, të ishte pjesë e monografisë “Lekëljotët të lashtë sa Lekli”. Ato dy fletë e kuptova se nuk i kurseu t’i “grisë” nga kopja e botimit të librit të tij, për të m’i dhënë mua, neve lekëljotëve. E falënderova shumë, i kërkova edhe falje ndoshta për shqetësimin, por mesa kuptova “nuk i erdhi mirë”, dhe pse më falënderoi për çka përgatisja të bëja edhe për mësuesin e tij, të paharruarin Thoma Papapano, sikur do të mbetet i paharruar për shqiptarët dhe Dritëroi.

Ja çfarë kishte shkruar për mësuesin e gjuhë-letërsisë, kur ishte akoma nxënësi i tij: “Unë gjithmonë kështu e mbaj mënd, gjithnjë me ato syze të bukura, gjithnjë me atë fytyrë të pastër, gjithnjë i rruar, me kravatë, me çantë. Se mos vallë vetëm unë,  Ecën në kalldrëm duke trokitur këpucët që i shkëlqejnë. Ecën bukur, i menduar, i qetë.  Gjithë burrat e gjithë gratë në moshë gjer në gjashtëdhjetë vjeç, që ecin në këto rrugë me kalldrëm të qytetit, ndofta kanë qenë nxënësit e basho Thomait, mësuesit thuaj më të vjetër të Shqipërisë, që dhe në 31 dhjetor në mëngjes, ditën e fundit të 1964-ës i ngjit shkallët e shkollës “Asim Zeneli” në Gjirokastër … Mijëra nxënës e kanë dëgjuar Thoma Papapanon. E ku nuk janë ata, çfarë s’bëjnë, çfarë mjeshtë- rish s’kanë. Fluturojnë nga qytetet dhe fshatrat, nga kasollet e barinjve në veprat e ndërtimit, universitetet dhe shkollat, nga malet e fushat kartolinat e letrat, dhe postieri i troket në portë basho Thomait.

   – Basho Thoma, jam unë – thotë ai – Sot një vandak me kartolina të kam sjellë.

   – Jo vandak, o i bekuar. Si gjeta një fjalë të bukur thotë  basho Thomai dhe i hap në tavolinë, kartolinat e letrat. Ai prapë ngjit shkallët e gurta të shkollës… E vështroj mësuesin tim, e vështroj me dashuri dhe kam dëshirë të shkoj krah tij të flas me të, të hesht me të e të dëgjoj trokitjen e këpucëve të tij.

     E vështroj mësuesin tim me mall dhe nuk dua që ai të plaket, dua ta mbaj mënd si ditën e parë të shkollës, si natën e parë të atij Viti të Ri, kur ai festonte bashkë me ne, gëzohej me ne. Po, ai ashtu do të mbetet në sytë tanë, në sytë e ish-nxënësve të tij. Gëzuar Vitin e Ri, basho Thoma.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>