Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

2 Marsi i Skënderbeut, përtej limiteve të përkujtimit

$
0
0

 Nga Azgan Haklaj */

 2 Marsi 1444, ndonëse një ditë e largët ku flenë 6 shekuj trazimi për kombin tone, ka gjithmonë frymëmarrje dhe gjallon në kujtesën nacionale. Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe Lidhja e Lezhës i japin 2 Marsit parametrat e një feste te shenjtë e mistike. Aty në Lezhë Skenderbeu mblodhi parinë e ketij vendi per t’u besatuar në emër të lirisë. Kjo besëlidhje ngeli parim e shtyllë e shqiptarëve dhe u perserit nder brezni sa herë që kombit tonë ju kanosen rreziqe. Prej kesaj date u leshuan mesazhe te medha qe u bwnë busulla jonë për t’u orientuar dhe ecur ne terrin e zi ku na zhyten pushtimet shekullore. Edhe sot që perkujtojmë këtë datë na lypset i njëjti vullnet e të njejtit burra dheu që prapë të besatojnë shqiptarët. Te bashkojnë shpirtrisht e shumë shpejt fizikisht trojet Iliro-Dardano-Arbnore te ndare padrejtësisht. Keto troje e ky komb e meritojnë bashkimin e prosperimin. Ky komb e keto troje janë Atdheu i Skenderbeut qe bota dikur e quajti Atlet i Krishtërimit. Eshte Atdheu i Shenjtores Tereza dhe i 38 martirëve të lumnuar! Kjo tokë e bekuar kerkon vetëm pak dritë nga vetë bijtë e saj. Eshtë sot nevoja më e madhe që kemi për iluminim. Na duhet edhe ne një Volter, një Monteskje Nje Xhorxh Ëashington, një Garibald, një Moisi dhe jo sllogane shterpë për Rilindje. Por 2 Marsi sivjet merr edhe një tjetër konotacion. Me plot gojë mund te themi trishtim. Një trishtim që kalon datat kalendarike dhe individët. Është pēr vetë Kombin Shqiptar trishtim dhe emocion. Presim me 2 Mars vendimin e një gjykate politike në Kolmar të Francës për liderin e luftës e udhëheqësin e paqes në Kosovë z Ramush Haradinaj. Nuk di ti ketë ndodh ndonjë kombi në kohët moderne te ja ndeshkojnë liderin e vet. Ky është paradoks i rëndë që komprementon Evropën e lirë e demokratike që pretendon të rezatajë me vlerat e saj kristiane. U desht ky rast i paprecedend i pengmbajtjes politike te z Haradinaj në Francën e Karlit të Madh ne atdheun e Lirisë-Barazisë -Vllazerisë që bota të shikonte se shqiptarët dinë të bashkohen për vlerat e tyre universale. Ramushi për të katërtin herë në dy dekada i bashkoi shqiptarët. Ne i thame demokratikisht Evropës dhe botës se dimë ti mbrojmë simbolet dhe dinjitetin. I kujtuam dhe njëhere duke trokitur në harresën e qëllimshme se jemi ketu në Atdheun e Dioklecianit,Konstandinit e Justinianit. Jemi ketu ne Atdheun e Aleksandrit te Madh e të Pirros. Jemi ketu në Atdheun e Skenderbeut, Ataturkut e Nanë Terezes dhe kemi mbjellë në kontinent vlerat e para të qytetrimit dhe te trimerisë, vyrtyte te panegociueshme te dinjitetit dhe të lirisë . Ramushi po vjen! Por duket se sfida jonë nuk mbaron ketu. Akoma punojnë kundër nesh laboratorët konspirativë dhe akademitë destruktive të cilat fatkeqsisht i kemi në fqinjësi. Ndaj duhet që prapë zjarri i odës së Besëlidhjes të vazhdojë të rrijë i ndezur se prapë duhet të mblidhemi e të besatohemi. Eshtë kjo datë e ky zjarr që e shtyu Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve të Maqedonisë te ribashkoje partite politike ne një platëformë të përbashkët. E fruti i ribashkimit do të mbijë në ketë fllad politik pranvere. Shqiptarët në trojet e tyre me shumë se kurrë nē histori do të jenë të pushtetshem e dinjitoz. Ata do te flasim zyrtarisht gjuhën e tyre të mohuar e Perendisë do ti luten ne shqip. Se shqip ka folë vetë Zoti. Zjarri i odes se Skenderbeut duhet mbajtur Ndezur se duhet te besatohemi prapë për të mbrojtur Mitrovicën e Isa Boletinit, e per ti thenë kombtarisht jo demarkacionit. Per tu besatuar për Çamërinë e për Preshevën e Ridvan Qazimit ( komandant Leshit), per Ulqinin, Tuzin e Dede Gjo Lulit e Plavë-Gucinë e Ali Pashës, degë te thyera por jo të thara të lisit Kombtar shqiptare.. Ky zjarr i Odës së Beslidhjes së Skenderbeut ka ndezur dhe po ushqen shpresën e besimin e levizjes mbarë popullore ne Shqipëri te besatuar me udheheqesin vizionar z Lulzim Basha per mbjelljen e institucionit të votës së lirë që do të shembë Rajshtagun e kalbur dhe do të lindë Republikën e Re.

2 Marsi po vjen! Do vijë vetë Kastrioti për të na besatuar e Ringjallur. Po vjen Ramushi te na prijë siç na bashkoi. Prijsat e medhenj janë fryt i preferuar që prodhon ky dhe i bekuar.

 *Ish deputet i Partisë Demokratike, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Mjeshtër i Madh


Rexhep Qosja viziton familjen e Dritëro Agollit: Veprat e tij, vlerë për lexuesit

$
0
0

Akademiku Rexhep Qosja ka zhvilluar një vizitë në familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli. Qosja është shprehur se veprat e Agollit janë vlera të mëdha për lexuesit.

Gjithashtu akademiku Rexhep Qosja tha se Dritëro Agolli ishte një njeri i thjeshtë që e shkroi jetën e tij pa tjetërsuar. Ndërkohë bashkëshortja e të ndjerit, Sadije Agolli u shpreh se një nga dëshirat e tij ishte të takonte Rexhep Qosen.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli u nda nga jeta para pak kohësh në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vite të jetës i ka kaluar në këtë fshat.

Të magjepsur pas natyrës dhe historisë? Shijoni turizmin spelologjik në Shqipëri

$
0
0

Turizmi spelologjik në mbarë botën është kthyer në një dukuri tepër atraktive për vizitorët kuriozë të natyrës dhe historisë, por është parë edhe si një vlerë ekonomike.

Edhe tek ne, ky turizëm duhet vlerësuar si një burim fitimi ekonomik për zonat ku gjenden këto shpella.

Shqipëria është e pasur me një larmi të madhe shpellash të cilat duhen shfrytëzuar si burim turistik dhe ekonomik. Vetëm në rajonin e Shkodrës ka më shumë se tridhjetë shpella të mëdha.

Shumë turistë kanë eksploruar një nga shpellat më të mëdha të Shqipërisë e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

E vendosur në juglindje të Tiranës, ajo shkon 10-35 metra gjerësi, 15-40 metra e lartë dhe është rreth 300 metra e gjatë.

Në Tiranë ka të tjera shpella të tilla si, Vali (Biza), Shpella e Mirë në Brar, dhe shumë guva në rrjedhjet malore të malit të Dajtit.

Një tjetër alternativë tërheqëse për eksploruesit është shpella më e madhe e Shqipërisë, shpella e Pirrogoshi e vendosur në fshatin Radesh në Skrapar.

Shpella të tjera intriguese ekzistojnë në vendet si Juban, Zhyla, Murriqan, Pusi, Arapi në Shkodër dhe rajoni i Alpeve.

Shpella e Lekë Petas në Kurvelesh, Shpella Neziri në rajonin e Matit, Kreshmoi në Konispol, Doshi në Mirditë, shpella e Zezë në Nikaj-Mërtur, etj.

?

?

Pikërisht në këtë zonë të Malësisë gjenden disa shpella interesante dhe të vizitueshme nga vizitorët e këtyre lartësive.

Në Pukë ndodhet një nga shpellat më interesante dhe e pa eksploruar tërësishtë, Shpella e Kaurrit.

Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti i Pukës, Shpella e Kaurrit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të.

Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurrit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të.
Shpella_e_zeze_-_Pellumbas-768x565

Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm disa vjet më parë.

Më në fund banorët e trevës thyhen “heshtjen” e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurrit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj.

Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre në muslimanë nga pushtuesit turq.
shpella4-1-690x450-2-320x220

Format e çuditëshme që krijon natyra në këto shpella nëpërmjet stalagtiteve e stalagmiteve, që formohen nga tretja e gurit gëlqeror prej acidit sulfurik janë befasuese dhe shumë mbreslënëse.

Fenomene të çuditëshme skalitjesh deri te skulptura me figura njerëzore janë vërejtur në shpellën e Zezë në zonën e Nikaj-Mërturit.

Vizitorët dhe turistët e huaj bëhen kurioz t’i shohin nga afër këto figura të çuditshme me përmbajtje gati groteske.

shpellllll
Shumë nga këto shpella tashmë janë bërë të vizitueshme prej turistëve, por mbetet akoma shumë për të bërë në drejtim të infrastrukturës rrugore që të çon drejt tyre si dhe kujdesi
apo specialist-guidatorë që njohin gjeollogjinë dhe historinë e krijimit të tyre.

Megjithatë,shumë agjenci turistike që operojnë në vendin tonë, kanë filluar të ndjejnë leverdinë ekonomike të turizmit spelologjik dhe i kanë kthyer ato në lëvizje të përhershme ku çojnë grupe të ndryshme vizitorësh.

Edicioni i 6-të i filmit shqiptar në New York, hapet thirrja për aplikim

$
0
0

Java e filmit Shqiptar, do të vazhdoj me edicionin e tij të 6-të prej datës 26 deri më 29 maj në New York.

Në Javën e Filmit Shqiptar, të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë artistët shqiptar që dy viteve të fundit kanë prodhuar: film metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurtër dhe film dokumentar. Po ashtu të drejtë pjesëmarrje kanë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi pse çasti i tyre ka në përbërje shqiptar. Të gjithë filmat duhet të jenë me subtitles në anglisht, ka njoftuar producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi..

Misioni i Albanian Film Week është të krijojë dhe zhvillojë një kulturë ku filmi shqiptar të njihet dhe të pëlqehet nga audienca e huaj, me synimin e veçantë që filmit shqiptar ti ofrohen perspektiva të reja.

Këtë edicion do të ndahen 6-të shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse si: Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë, Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër, Dokumentari më i mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, dhe Çmimi i produksionit.

Të interesuarit mund të plotësojnë aplikacionin në: www.albanianfilmweek.net/
Më shumë info: http: www.albanianfilmëeek.net/ , albanianfilmweek@gmail.com. Afati i fundit për konkurrim është data 25 prill./ATA/

Turqia nis përgatitjet e teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

$
0
0

Në Universitetin e Thrakisë në Edrene të Turqisë ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë zgjedhore në shkollat e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve, pas miratimit të planprogramit të përgatitur.

Rektori i Universitetit të Thrakisë, Erhan Tabakoğlu, thotë se janë krenarë që ata marrin pjesë në një detyrë të tillë.

“Secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri, dhe vendet ku flitet gjuha boshnjake. Edhe ata thonë të fusin gjuhën turke. Gjithsesi, ne jemi komunitete farefisnore. Kemi histori dhe kulturë të përbashkët. Edhe kjo afërsi në aspektin gjuhësor do të jetë tregues i afërsisë sonë edhe në shumë aspekte të tjera”, ka thënë ai.

Tabakoğlu është i mendimit se këto lëndë do të avancojnë bashkëpunimin.

“Duke i mësuar, brezi i ri do t’i njohë më së miri trojet dhe gjuhët për të cilat ndiejmë dashuri. Kjo, nga ana tjetër, do të mundësojë ngritjen e marrëdhënieve tona në nivel më të lartë”, thekson Tabakoğlu.

Şahin Kılıç, kryetar i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Boshnjake në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Thrakisë, njoftoi se lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës boshnjake do të mësohen për klasat 5,6,7 dhe 8. Ai shpreh besimin se këto lëndë në të ardhmen do të japin kontribute të mëdha për rritjen e komunikimit me Ballkanin.

Ndërkaq, Esin Ömer, anëtare e stafit akademike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, thotë se pas përfundimit të teksteve shkollore, do të marrin mbështetje edhe nga Fakulteti Pedagogjik në aspektin teknik dhe nga fakulteti i arteve të bukura për vizatimet dhe ngjyrimet në tekste.

Edhe Cüneyt Nur, anëtar i stafit akademik në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Bosnjake, thekson se tekstet në fjalë do të përbëhen nga pjesë për lexim, të cilat, sipas tij, do të jenë të dobishme për ta zhvilluar komunikimin e përditshëm si dhe pjesë në lidhje me sintaksën dhe morfologjinë, duke marrë parasysh edhe aspektin kulturor.

“Marubi”, jo vetëm muze, por edhe një shkollë edukimi

$
0
0

Jo vetëm muze, por edhe një shkollë edukimi. Ky është misioni i ri i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” që ka marrë jetë përmes firmosjes së marrëveshjes me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Drejtorinë Arsimore dhe shkollën Austriake Profesionale.

Kjo formë e re bashkëpunimi synon ta shohë muzeun si një hapësirë të çmuar ku ruhet dhe ekspozohet trashëgimia kulturore, e me anë të saj edukohen brezat e ardhshëm përmes mësimdhënies me anë të artit të fotografisë. Një nga qëllimet kryesore është që nxënësit dhe studentët të zbulojnë historinë e Shqipërisë përmes imazheve të trashëguara nga dinastia “Marubi” dhe pasardhësit e tjerë nga vitet 1856 – 1989.

Bedeni: Po fokusohet shumë edhe te brezat e rinj, pra a mjafton që muzeu të jetë thjeshtë një hapësirë që ekspozon veprat e artit? Sigurisht që nuk mjafton.Është e rëndësishme që pikërisht muzeu të shkojë apo ti bashkangjitet të gjithë grupmoshave të ndryshme, pra po flasim për sistemin parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Bekteshi: Ne kemi një degë pikturë-grafi dhe studentët tanë do i sjellim jo vetëm të bëjnë praktikë, por mundësisht të krijohet një modul i përbashkët në muzeum. Dhe jo vetëm me këtë muze, por edhe me muzeun tjetër që funksionon në Shkodër. Përveç saj, studentët e informatikës dhe historisë mund të vijnë këtu.

Përmes vizitave, punëtorive, laboratorëve, fotografia përdoret si pikënisje për ndërtimin e historive të tjera, për stimulimin e kreativitetit në trajtimin e materialit fotografik dhe edukimin e brezave me vlera të përbashkëta artistike e kulturore.

/Oranews

“Ti dalim para vrasëses”, mesazhi i Agron Tufës anulon takimin e Diana Çulit

$
0
0

Një paralajmërim për një skandal ka bërë që takimi letrar i organizuar mbrëmë me shkrimtaren Diana Çuli të anulohet në momentet e fundit.

Pas deklaratës së djeshme nga Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili e akuzonte shkrimtaren si vrasësen e poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, organizatorët kanë vendosur ta anullojnë takimin. Arsyeja e këtij anulimi pak orë para nisjes së aktivitetit ka qenë frika e një përplasjeje mes shkrimtares dhe të pranishmëve. “Ejani të lexojmë poezitë e poetëve të vrarë Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante ditën e djeshme Tufa.

Bashkangjitur me këtë status, Agron Tufa publikoi edhe disa vendime ku figuron firma e Diana Çulit./Gsh

Java teatrore e sime mëje

$
0
0

Nga Ilir Levonja

1) 8 Marsi
Më 8 Mars të këtij viti,  mbushen plot dhjetë vjetë nga dita që ndërroi jetë dhe mori dhe’ ime më. Për disa ditë ajo do të mbushte shtadhjetë. Nuk e arriti. Bëri në mënyrë përfekte avazin e të shoqit.
Sa herë që vjen marsi, javën e parë unë e kam thirrur gjithmonë si java e saj. Kjo grua me histori nga njerëzimi i madh, asnjëherë pjesë e ndonjë e hallke shteti, apo qeverie, veç në atë të fundit, punëtore. Një pastruese shkollash dhe spitalesh. Thjesht njerëzim i madh, kishte në vetvevete sharmin e një intelektualeje klasi. Arsimimi i saj, përvoja e jetës.
Vështrimin psikoanalist më të përsosur në botë, kulturën e domosdoshme për të folur fare qetësisht edhe me personalitetin më të lart. Qoftë ky nga shteti, arti apo shkenca. Asnjëherë e friguar nga miqësia, qoftë edhe kur shoqet e saj ishin gra të deglasuara. Priste dhe i shkonte me kënaqësi një gruaje nga Pluku. Gruaja e Kapllan Resulit. Me humor të hidhur. Aq sa do kënaqeshin duke ia hedhur dhe pritur njëri-tjetrit. Ajo dhe Cekja i madh.
Ajo dhe shkrimtari humorist, i ndjeri dhe i madhi Shaban Manahasa.
Në javën e saj unë do flas për kurajon në fundin e jetës. Dhe dashurinë. Ndofta këtë të dytën mund edhe ta kem. Të parën nuk e di. I përket së ardhmes.
2) Java teatrore
Përse java e saj? Ka të bëj me kurajon. Me zemrën. Duhet të jetë prova më e madhe për njeriun, afati i jetës. Të dish se ke edhe kaq ditë apo kaq orë, etj. Dhe pa diskutim që nuk është çështje moshe. Jeta është e dhimbsur për çdo të tillë. Eshtë bota e ethshme ku njeriu mund të t’i lyp fatit mëshirë. Nuk bëhet pis. Ose nuk i trëmbët faktit të të gjëndurit në atë lloj situate. Janë gjëra njerëzore. Ku ta dish.? Janë përvoja të trishta, aq sa edhe ti shkruash nuk ke dëshirë. Por, jeta, e tillë qënka. Ka qënë java teatrore e saj. Në fund do të ikte. E kishte vendosur. Ndaj ditën e parë, në dhomën e pastër, mes librave të mi. Të cilët i ruante me fanatizmin më të madh dhe ku unë vetëm asaj i besoja që të mos dilte ndonjë kopje nga shtëpia. Kërkoi të takohej me njerëzit. Afati vetëm për dy ditë. Të tjerat ditë i donte me fëmijët. I donte të pastra dhe pa një pasqyrë në dhomë. Ditë ku njeriu nuk do ta shohë veten as për fytyrë.
E filloi me krushkën e madhe. E donte atë njeri. Flisnin bashkë për tekat dhe grindjet e të rinjëve të tyre. Teatër njerëzor. I tha që po vdiste, i fali shallin e saj, ndërsa tjetra qante. U përqafuan…, ndërsa ajo i kërkoi të mos qante.
U ndanë pa fjalë. Unë dëshmitari i gofusor. Kisha urdhër të mbaja veten. Kështu e disa ditë me radhë.
Ditën e fundit, u tha vajzave dhe nuseve të mos mbanin zi. Urrente të zezën. Donte ngjyrat. Dritën, diellin.Mbylli sytë në prehrin e djalit të madhe. Dashuria e brishtë. Meraku i saj.
Edhe sot e kësaj dite pyes veten. A do e kem ndonjëherë këtë kurajo? Unë, biri i saj .?.
3) Dashuria për lulet
Izabel Aliende, autorja e famshme e Shtëpisë së shpirtrave, e përndjekura e Pinochetit për shkak se është e mbesa e Salvador Aliendes, të cilën e kam edhe në listën e miqve këtu në facebook, më ka edukuar ritin e magjik të dheut të vendlindjes. Në vitin 1973 ajo do të ikte nga Kili për në Venezuele, mori me vete një vazo me lule. Më pas do të shkruante, ajo tashmë është rritur njësoj si malli im. Zbulova së fundi, pavarsisht moskomunikimit, këtë e kishte praktikuar edhe një shoku im i shkollës. Fred Basha nga Fieri. Me siguri, me dhjetra e mijra emigrantë të tjerë. Im vëlla më vendosi një kalem begonje me një grusht dhe’ në një shishe plastike nga ato mbi njëlitroshet të Cocacola-s. Mu kujtua Izabela. Më kujtohet edhe tani që po shkruaj këto radhë. Begonja ia ka kaluar mallit tim. Si unë dhe Fredi nga Fieri, i kemi jo thjesht lule, por gjymtyrë të nënave. Kapilarë të zemrave.
Ka një tjetër dashuri tek njeriu, që herë me naivitet, herë me çiltërsi, me dashje, pa dashje, shpall një tjetër dashuri e cila gati gati bëhet e krahasueshme me atë të njëriut për njëriun. Pra ekzistenca e një tjetër dashurie, asaj për lulet. Oborri i sime mëje dominohej nga mullagat. Por debulesa e saj ishin zambakët, begonja. Mbronte me dhimbje një zhardhok zymbyli. Një kajsi të çelur nga një hedhurinë. Një mandarinë apo një nespull. Sa herë që vjen pranvera më shkon mendja tek kjo dashuri. Tashmë unë jetoj në një vend me pranverë të përhershme, aq sa më vjen keq që kur shoh si stinët të ngrëthurura tek njëra-tjetra, nuk kuptohen kur vijnë, nuk kuptohen kur ikin. Me një fjalë nga ana që lind dielli çelin sythë të rinj, nga ana që perëndon, bien gjethet e vjetra. Por prapë shenjat e asaj tonës i kam me vete. Mi tregon lulja e saj, begonja.
4) Disa fjalë me ‘të …
Cigaren e kam lënë, nuk të shoqëroj më. Begonjën e krasita, ia kaloi edhe shtatit tim. Kam mbjell dhe zambak, kam lule fasuleje plot të tjera. Gjeta Elvin duke shikuar fotot e mia me ty. Më pyeti i tregova gjerë e gjatë. Mu hodh në qafë, më përqafoi. Eshte bërë djal i madh. Të përshendes e bukura ime.


“Komunistët shkojnë me gratë e njëri-tjetrit”/ Si u përplas Enver Hoxha me Tuk Jakovën

$
0
0

“Tuku terrorizoi gjysmë ore plenumin e prillit ’55!”, “Diskutimi i Tuk Jakovës ra si bombë dhe shihnim njëri-tjetrin…”, “Katastrofë, katastrofë!”. Këto do të ishin disa nga reagimet e disa prej udhëheqësve komunistë pas fjalimit të famshëm të Tuk Jakovës në Plenumin XIII të KQ të Partisë, mbajtur më 25-27 prill 1955. Tuk Jakova, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, do të trondiste me deklaratën e tij se themeluesi i Partisë Komuniste nuk ishte Enver Hoxha, si trajtohet në historinë e partisë apo në muze, por Miladin Popoviçi.

Kjo është arsyeja pse për “çështjen Tuk Jakova” do të zhvilloheshin mbledhje pas mbledhjesh, autokritika pas autokritikash, do t’i drejtoheshin me qindra pyetje nga anëtarët e Byrosë Politike, me në krye Enver Hoxhën. Këtë proces të gjatë, na e sjell përmes dokumentesh studiuesi Vasfi Baruti në librin “Ferri komunist i gjyqeve politike: Tuk Jakova-Bedri Spahiu”, një botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Sipas autorit, rasti i Tuk Jakovës “është një gjyq tipik policor i Partisë Komuniste, policore që në lindje, gjyq tejet kufirit të fundit të arsyes njerëzore.

Enver Hoxha me mjeshtëri të lartë ideoi dhe organizoi këtë gjyq politik, që nga platforma e “teknologjia” e realizimit është i pari e i fundit për motivimin, mizanskenat në fshehtësi me dëshmitarë, me goditje të forta, me një sistem të organizuar pyetjesh për të krijuar hutim e shastisje për të akuzuarit..”. Sipas Barutit, numërohen 874 pyetje drejtuar kryesisht Tuk Jakovës e Bedri Spahiut.

Pas kësaj ngjarjeje, Tuk Jakova do të përjashtohej nga Partia, do të internohej e më pas do të dënohej me 20 vjet burg, por do të ndahet nga jeta në rrethana misterioze në vitin 1959, pasi kishte kryer vetëm një vit burg. Në librin e tij, Baruti sjell një material të pasur arkivor, procesverbale takimesh e faksimile. Më poshtë po shkëpusim një pjesë nga pyetje-përgjigjet në një prej mbledhjeve të zhvilluara për Tuk Jakovën. I cenuar personalisht nga akuzat e Jakovës, është pikërisht Enver Hoxha, ai që bën edhe pyetjet më të shumta.

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, MBI ÇËSHTJEN E SHOKUT TUK JAKOVA, I FTUAR DHE BEDRI SPAHIU
jakova-tuk3
Datë 2 maj, 1955 …

Shoku Enver Hoxha: Ne këtu jemi mbledhur t’i analizojmë këto gabime dhe nuk kemi arritur në asnjë konkluzion se ti kërkon t’i fshehësh gjëra partisë. Po ne dimë se çdo veprim ka një burim. Prandaj edhe partia tonë marksisteleniniste, që të kuptohen gabimet na mëson se duhet të thellohemi, të gjenden burime, shkaqe dhe arsyet e gabimeve. Nuk mund t’i marrim të thjeshta këto çështje. Ahere, në rast se ti nuk ke gjë për t’i shtuar autokritikës, do të kërkojmë ne sqarime…

Shoku Tuk Jakova:
Sa për çështjet që nuk më duken në rregull, edhe tani që kam bërë autokritikën, them se edhe përpara se a shtroja këtë çështje në plenum, shihja se disa nuk ishin si duhet. Së pari ishja me atë që shtrohet se organizator i partisë sonë, themeluesi i saj është shoku Enver Hoxha. Kjo gjë thuhet në dokumentet dhe leksionet e partisë. Kur e kam dëgjuar një çështje të tillë, më është dukur se në histori është e papërcaktuar.

Mua më ka bërë përshtypje se historikisht nuk është e vërtetë një gjë e tillë dhe çështja e Miladin Popoviçit, që ka mbetur në histori, është esenca që duhet thënë në dokumentet e Kongresit të Parë, ndërsa në leksionet që jepen në shkollën e partisë nuk thuhet asgjë më tepër nga sa është thënë në Kongresin e Parë. Unë e kam thënë mendimin tim, që shoku Enver Hoxha është zgjedhur sekretar në Konferencën e Labinotit dhe nuk i kisha dhënë rëndësi kësaj çështjeje.

Shoku Enver de fakto prej një kohe e ka drejtuar partinë, por unë gjatë kësaj kohe e kam marrë se nuk ka qenë sekretar i përgjithshëm. Prandaj, si i tillë, historikisht nuk mund të thuhet se është themelues i partisë. Pastaj lidhur me çështjen e Miladin Popoviçit që nuk ka dalë, për veten time më dukej sikur shokut Enver po i jepen edhe disa merita që historikisht nuk i përkasin. Këto kanë qenë pikëpamjet e mia për këtë çështje. Siç e kam thënë në autokritikë, nuk kisha shtruar çështjen se në shkollë, kur mësohet historia e partisë, duhet thënë diçka, atëherë kush është dhe me të vërtetë del pikëpamja time, që thashë që në plenum që Miladin Popoviçi është themeluesi i partisë sonë.

Shoku Enver Hoxha: Çështjen e Miladinit e kemi një çikë më poshtë, sepse kjo është një nga problemet që ke shtruar ti, por na thuaj se për cilat çështje të partisë mendon ti se nuk janë në rregull? Po çështjen e grupeve, gabimet që janë bërë lidhur me ta, siç shtrove në plenum dhe si e shtron tani, se ka kontradikta midis këtyre dy të shtruarave? Na thuaj pra, cilat janë gabimet dhe shtrembërimet që ka bërë partia për çështjen e grupimeve?

Shoku Tuk Jakova: Për çështjen e grupeve e thashë në plenum, këtë çështje me të vërtetë e ngatërrova, por nuk kam ndonjë gjë që të mendoj se është thënë tepër në dokumentet që ekzistojnë për çështjen e grupeve. Vetëm se nëpër kurset janë thënë shtrembërime kur shpjegojnë lektorët.

Mua më kishte thënë edhe Mita (bashkëshortja) se në kursin tremujor që ka bërë ajo, kur shpjegohet çështja e grupeve, mblidhen sa më shumë gjëra të këqija. Kur shpjegohet çështja e grupeve, sigurisht që baza u përmbahet materialeve të kongresit, por propagandistët bëjnë shtesa nga vetja e tyre. Këto shtesa bëhen zakonisht që të errësojnë anët pozitive të grupeve.

Një gjë e tillë kishte konstatuar edhe Ivanovi në ushtri. Në plenum unë këto gjëra kisha ndërmend kur ngrita çështjen e grupeve dhe nuk mendoja revizionimin e kësaj çështjeje, sepse atje janë thënë gjëra parimore.

Shoku Enver Hoxha:
Po që ta analizojmë çështjen, na thuaj çfarë shtrembërimesh bëhen në kurse dhe në shkolla?

Shoku Tuk Jakova: Për grupet ka edhe gjëra të vërteta, si p.sh. për çështjen e vjedhjeve, hajdutllëqeve etj.

Shoku Enver Hoxha: Po këto gjëra kanë ekzistuar, apo jo?

Shoku Tuk Jakova: Po, kanë ekzistuar, po duke u thënë u jep përshtypje nxënësve se ata kanë qenë fare gangsterë. Pastaj ata nuk kanë qenë të gjithë të një kallëpi, po unë atë përshtypje kam, që nga shpjegimet që u bëhen për grupet, nxënësit nuk marrin një përshtypje tamam të drejtë. Kjo ndodh kur propagandistët largohen nga materialet, se këto materiale janë në baza të drejta.

Një tjetër çështje që me të vërtetë nuk e gjej në rregull, është në lidhje me personat dhe e kam shfaqur mendimin tim. Kur vajta në muzeum, si më përpara, ashtu edhe në rastin e dhjetëvjetorit e sidomos kur u shtrua çështja e kultit, unë kam reflektuar dhe shoh se këtu shumë gjëra përqendrohen te një person i vetëm. Kështu ndodh që muzeumi fillon me shtëpinë e partisë bosh dhe s’del njeri tjetër përveç shoku Enver me dy letra njoftime.

Pastaj Byroja e sotme politike është e shpërndarë në të gjithë muzeumin. Unë mendoj që në muzeum gjithçka historikisht të fillojë drejt, ashtu siç ka qenë.

Shoku Enver Hoxha: Këto që thua tani i çfaqe edhe në plenum, po duhet me u thellu edhe më tepër. Ja, p.sh., të të bëj një pyetje tjetër. Ke dalë i qartë nga rezolucioni i parë (ai i Miladin P. në mbledhjen themeluese, por jo ai i botuar në 1961) i grupeve kur u themelua partia?

Ka pasur atëherë pakënaqësira kur u bë rezolucioni, gjatë diskutimeve etj., veçanërisht nga ju të grupit të Shkodrës? Ti veçanërisht ke qenë i bindur nëse çështjet janë vënë drejt apo jo për të gjetur nëse kanë apo nuk kanë një origjinë këto manifestime?

Shoku Tuk Jakova: Pëshpëritje ka pasur në kohën kur ishin Qemali dhe Vasili, që thoshin se grupi i Korçës del pak më i lartë dhe, në fakt, edhe sot bëhet ky diferencim. Por këto pëshpëritje nuk kanë qenë të tilla që ne të na ftonin, vetëm se për grupet e tjera na janë dukur se janë rënduar shumë.

Shoku Enver Hoxha: Po tani nga këto pozita, si e gjykon ti këtë situatë dhe këto pëshpëritje?

Shoku Tuk Jakova: Tani situata është shumë e qartë, se në atë kohë është bërë njëfarë pune që pa shkelur parimet pozitive, të mos acaroheshin kontradiktat mes grupeve. Po të shohish hollë-hollë çështjen, janë bërë shumë lëshime, jo në dëm të parimeve që mund të thuheshin edhe më tepër nga sa janë thënë. Pastaj çështjet e dorës së dytë, sidomos nga grupi i Shkodrës dhe i të Rinjve janë pasur për t’u thënë edhe disa gjëra të tjera.

Shoku Enver Hoxha: Mos vallë ka mbetur te ty ndonjë moskuptim që në atë kohë dhe tani në rastin e këtyre gjërave që konstatohen dalin, sepse për grupet edhe vjedhjet, edhe grabitjet, edhe anët e tjera negative të grupeve janë thënë, por grupet kanë edhe anët e tyre pozitive, se ka pat partia njerëz nga të grupeve që kanë qenë konseguentë në rrugën e partisë etj.

Edhe ne të grupit të Korçës kemi pasur moskënaqësi që nuk vihen drejt çështjet e drejta parimore të grupit tonë dhe nuk vihen sa duhet në dukje anët negative të grupit të Shkodrës dhe të të Rinjve, dhe është arritur në konkluzionin që thua ti që janë bërë lëshime nga të dy anët dhe më së fundi u pranua rezolucioni dhe ecëm përpara. Po çështja që ngrite ti është aq e Î thjeshtë sa na thua apo është ndonjë gjë tjetër bazë e mosk- ënaqësive të tua, se me ato që ngrite ti u habit gjithë plenumi.

Shoku Tuk Jakova: Me gjithë gabimet që kam bërë, këtë çështje nuk e kam të turbullt. Vetëm në këtë drejtim mua më kanë bërë përshtypje shtesa e shtrembërimeve se në fund të fundit po grupet me gjithë gabimet që kanë pasur ato kanë qenë baza e partisë.

Shoku Enver Hoxha: Po i kanë mohuar propagandistët tonë anët pozitive të grupeve në kurse dhe nëpër konferenca?

Shoku Tuk Jakova: Ato nuk ka si të mohohen se janë dokumentet që flasin, po në shpjegimet që bëjnë propagandistët, duke kujtuar se bëjnë një punë të mirë, shtojnë edhe prej vetes së tyre. Prandaj nuk duhet t’u errësohet çështja e grupeve anëtarëve të rinj të partisë se do ta kuptojnë shtrembër punën e tyre.

Shoku Mehmet Shehu: Na thuaj konkretisht shembuj për këtë që thua.

Shoku Tuk Jakova: Po ja, thonë që grupet kanë bërë këtë ose atë punë, flinin me gratë e njëri-tjetrit etj., gjëra që edhe kanë qenë.

Shoku Enver Hoxha: Po a nuk lufton partia tonë kundër mbeturinave mikroborgjeze në ndërgjegjen e njerëzve dhe janë këto gjëra në grupet apo jo? A nuk bën sot partia një luftë të ashpër kundër vjedhjeve, imoralitetit, banditizmit? Partia këto dobësi të grupeve duhet t’i shpjegojë edhe nga ana parimore që nga origjina, apo t’i lëmë të flenë këto, mos t’i vëmë në dukje dhe të themi se grupet kanë qenë të pastra. Këto nuk janë çështje historike, ngjajtin dhe mbaruan. Partia po lufton dhe do të luftojë vazhdimisht kundër këtyre mbeturinave.

Shoku Tuk Jakova: Është e vërtetë se me këto gjëra nuk luftojmë përditë, po komunistët e rinj kujtojnë se të gjithë anëtarët e grupeve kanë vepruar kështu, dua të them se jepet kjo përshtypje. Sigurisht ka pasur njerëz në grupe që kanë bërë gjëra të tilla, po shumë nga ata kanë qenë edhe persona vagabondë…/panorama

Të hapen dosjet e shkrimtarëve

$
0
0

Nga Alda Bardhyli

Anullimi i takimit i paralajmëruar nga unë dhe kolegia Beti Njuma me shkrimtaren Diana Çuli tregon se sa e nderë është ende situata në një skenën letrare në vend, edhe pse kemi më shumë se dy dekada që jemi ndarë nga komunizmi. Thirrjet për protesta publike të bëra nga një shkrimtar, i cili është i angazhuar në denoncimin e krimeve të komunizmit dhe nga ana tjetër përdor metoda të ngjashme me ato të regjimit, tregojnë jo vetëm orkestrimin e shëmtuar që e shkuara po i bën të tashmes, por dhe mungesën e një kulture debati e cila duhet të vinte pikërisht nga autorë që i përkasin një tjetër kohe siç është dhe z. Tufa.
Ndryshe nga shumë vënde ish komuniste, ku intelektualë dhe shkrimtarë e pranuan natyrshëm bashkëpunimin me regjimin si pjesë e një kolane historike nga ku nuk mund të shmangeshin, në Shqipëri pas viteve 90-të ka ndodhur e kundërta. Mungesa e një debati të mirëfilltë mbi ndarjen e dy periudhave, apo qasjes që shoqëria por dhe letërsia duhet të kishte ndaj një periudhe gati 50-të vjeçare të saj, në kushtet e mungesës së një kritike dhe një shoqërie të emancipuar për ta kuptuar apo pranuar këtë dramë historike të saj, ka sjellë këto vite një debat që më shumë ka pasur në thelb goditjen e figurave të njohura të kohës me damkën e komunizmit, dhe jo një përballje dinjitoze me të.
Dihet që letërsia e shkruar gjatë soc-realizmit në thelb kishte ideologjinë në indoktrinimin e masës. Por duhet pranuar që kjo letërsi dhe në kushtet e një prej diktaturave më të egra ka pasur brenda dhe shfaqje disidence, që gjenden veçanërisht në veprën e Kadaresë, që kanë arritur të bëjnë një përballje të heshtur dhe triumfuese për vetë bashkëkohësinë që kanë këto vepra sot.
Nuk mund të ketë emancipim të shoqërisë pa pranuar këtë pjesë të errët të letërsisë dhe arteve gjatë periudhës së komunizmit, pa pranuar fatin e trishtë që shumë shkrimtarë dhe poetë patën gjatë asaj kohe, por duke mos mohuar dhe jetën me vuajtje titanike të atyre që arritën t’i mbijetonin kohës.
Mosballafaqimi me të shkuarën me qetësi dhe objektivitet, do të sjellë shpesh “incidente” të tilla, të cilat gjithnjë do të na tregojnë se nuk mund të flasim për letërsi bashkëkohore pa folur për letërsinë e soc-realizmit, e cila në thelb është pararendësja e asaj letërsie që bëjmë sot.
Nuk mund të “kryqëzojmë” me akuza të pafaktuara një shkrimtare tepër të rëndësishme në historinë e letrave dhe të shoqërisë sonë pas viteve 90-të, duke mohuar kontributin e saj, duke e parë historinë vetëm nga njëra anë. Është veprim i papranueshëm kur hatërmbetje meskine letrare i shtyjnë disa njerëz të sulen me thirrje publike e populiste për të denigruar një koleg apo kolege të tyren. Ndërkohë, ka mënyra të qytetëruara, ka institucione verifikuese të figurës, ka hapje normale të dosjeve për të parë me saktësi e pa shtrembërime çfarë ka ndodhur në të vërtetë me çdo qytetar të Shqipërisë në periudhën e regjimit.
Hapja e dosjeve të shkrimtarëve, të persekutuar ose jo, do të mbyllte njëherë e mirë një histori e cila është keqpërdorur keq për interesa shpesh dhe politike, dhe do të bënte atë katarsisin e munguar me të shkuarën. Ndoshta dhe do të shohim shumë histori ‘ndryshe” nga ato që kemi dëgjuar e lexuar deri sot”.
Të premten më 3 mars ishte parashikuar të mbahej një takim letrar me shkrimtaren Diana Culi në kuadër të takimeve “Letërsia dhe qyteti”. Takimi do të anullohej pas thirrjes publike të shkrimtarit Agron Tufa në Facebook, për një protestë massive në të njëjtin vënd ku do zhvillojej takimi me Culin, duke e quajtur atë një “vrasëse”. “Ejani të lexojmë poezitë e poetëve të vrarë Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruajti Tufa dhe publikoi pasazhe nga reçenca e Diana Çulit për Genc Lekën që sipas drejtorit solli pushkatimin e shkrimtarit. Pas thirrjes për skandal, shkrimtarja ka vendosur mos marrë pjesë në aktivitet për të shmangur ndonjë përplasje të bujshme e për mos rënë pre e provokimit të Tufës.

Rikthehet Mary Popins, Emily Blunt nën petkat e dados së famshme

$
0
0

Imazhet e para të Emily Blunt si Mary Poppins janë zbuluar të premten.

Rikthimi i personazhit të dashur për fëmijë do të vijë përmes një filmi  të ri të Disney që po xhirohet në Londër.

Aktorja e njohur 34-vjeçare duket se ka hyrë tërësisht në petkat e personazhit që do të interpretojë teksa është fotografuar e veshur me kostumin e kuq dhe kapelen e pandarë të Mary Popins.

Rikthimi i Nexhmie Pagarushës, “Bilbili i Kosovës” sjell një këngë kushtuar nënës

$
0
0

E cilësuar si “Bilbili i Kosovës”, këngëtarja Nexhmije Pagarusha rikthehet me një projekt të ri shumë të veçantë dhe shpirtëror.

Nexhmije Pagarusha kësaj radhe vjen me një bashkëpunim me këngëtaren Yllka Kuqi, me një këngë tepër të veçantë dedikuar nënave.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja Pagarusha rrëfehet për këtë rikthim të veçantë pas kaq vitesh në skenë.

“Nuk e di a ka ndonjë njeri të paprekur nga ata që e kanë përjetuar vdekjen e prindit, e në veçanti të nënës, ideja për këtë këngë më ka mahnitur shumë, ndaj dhe ftesën e Yllkës e kam mirëpritur me kënaqësi”, shprehet ajo.

Teksti i këngës është bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe është shkruar nga një vajzë e cila e ka humbur nënën, e ndjera e cila ishte njëkohësisht edhe mikeshë e ngushtë e këngëtares Pagarusha, një arsye më shumë për të marrë pjesë në këtë projekt.

“Tekstin e këngës e ka shkruar vajza e një shoqes sime të ndjerë, me të cilën kam pasur një miqësi shumë të mirë, ndërsa Yllka e ka kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi më tej ajo.

Yllka dhe Nexhmija nuk janë të vetmet këngëtare të cilat do të marrin pjesë në këtë këngë, pasi në zërat përcjellës do të jenë Leonora Jakupi e Genc Prelvukaj, ndërsa protagonistë në klip janë aktorët e njohur të skenës sonë: Ylber Bardhi, Fatos Kryeziu dhe Adriana Matoshi.

“Klipi ka përfunduar xhirimet para pak ditësh, jemi ndarë të kënaqur me realizimin. Unë vazhdoj t’u përgjigjem projekteve të veçanta në muzikë përderisa ende kam forcë, atëherë kur unë të të mos mundem, do të them mjaft”, ka përfunduar Nexhmije Pagarusha.

Publikohen dokumente shumë të rralla që ruhen në Arkivën Qendrore Shqiptare

$
0
0

Arkivi Qendror Shqiptar vazhdon të evidentojë fakte të rralla historike. Më e fundit e publikuar nga AQSh, në rrjetin social “Facebook”, dhe që gjendet mes fondeve të dokumenteve osmane është pema gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, i cili ka jetuar në Elbasan dhe varri i tij ndodhet në rrëzë të Krastës.

Sipas AQSh, mes popullit është njohur edhe me emrin, Zehri Efendi.

“Ky dokument ndahet në dy pjesë dhe u publikuar nga vetë Arkivi i Shtetit. Tek e para flet për gjenealogjinë e Sejjit Muhamedit, që arrin deri tek njeriu i parë mbi dhe, Ademi. Ndërkohë, pjesa e dytë flet për familjen e Profetit Muhamed, për 12 Imamët dhe historinë e tyre. Dokumenti është shkruar në gjuhën arabe në Halep të Sirisë, në muajin Muharrem të vitit 1025, që me kalendarin Gregorian konvertohet më datë 20 janar 1616”, thuhet në postimin e AQSh në facebook.

Gjithashtu, ky arkiv ka publikuar edhe dy dokumente të rëndësishëm; Pasqyrën e Ndarjes Administrative të Prefekturës së Dibrës së Madhe dhe të Tetovës, 1943; si dhe Vendimin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për çeljen e një shkolle profesionale në Dibër, 7 shtator 1943.

Përsa i përket Pasqyrës së Ndarjes Administrative të Prefekturës së Dibrës së Madhe dhe të Tetovës, AQSh sqaron krahas publikimit të dokumentit se “më 1941, një pjesë e territoreve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë perëndimore iu bashkuan Mbretërisë së Shqipërisë. Për administrimin e këtyre zonave, me dekret të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, u krijua Ministria e Tokave të Liruara më dhjetor 1941. Bashkangjitur vendosim një pasqyrë të pjesshme të ndarjes administrative të Prefekturës së Dibrës së Madhe dhe të Tetovës, sipas një dokumenti që ruhet në AQSh. Foto: AQSh.]

Ndërsa lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për çeljen e një shkolle profesionale në Dibër, AQSH evidenton këto fakte historike: “Më 1941, një pjesë e territoreve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë perëndimore iu bashkuan Mbretërisë së Shqipërisë. Institucionet me qendër në Tiranë ushtronin kompetencat e tyre ligjore edhe në territoret që u quajtën “Tokat e Çliruara”. Në këtë fotografi paraqesim një vendim të Këshillit të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për hapjen e një shkolle profesionale në Dibër. Foto: AQSh”.

Korça, qyteti simbol i traditës/ Epiqendra e festave dedikuar stinës së pranverës

$
0
0

Korça vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së turistëve dhe vizitorëve të shumtë. Edhe në kuadër të 1 Marsit Ditës së Verës, drejtues të Bashkisë ndërmorën një sërë masash për ta kthyer qytetin e serenatave në një vend mikëpritës edhe në këtë prag pranvere.

Në mënyrë simbolike korçarët u përshëndeten me dimrin ditën e fundit të shkurtit, ditë të cilat do të shoqërohen me festa dhe evente të ndryshme e për të kulmuar më 14 mars.

Edhe këtë vit në kremtimin e kësaj feste nuk munguan ushqimet tradicionale, urimet, tingujt e serenatave dhe zjarret tradicionale nëpër rrugët e qytetit të cilat në mënyrë simbolike nënkuptojnë kalimin e së keqes.

Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradicionale dedikuar stinës së pranverës, bënë që Korça edhe këtë pranverë të kthehet në epiqendrën e festave.

Dita e Verës erdhi ndryshe edhe tek Pazari i Vjetër i Korçës , me një dekor unik të realizuar në mënyrë artizanale duke tërhequr vëmendjen e turistëve.

“Një dekor i veçantë dhe atmosferë festive, një kalendar i gjatë aktivitetesh dhe shumë surpriza, këtë vit me Panairin e Pranverës në Pazarin e Vjetër dhe Zonën Këmbësore. Merr miqtë dhe bëhu pjesë e festave në Korçë!!!!!!”, kjo èshtë ftesa për të gjithë nga Bashkia e Korçës.

AMARCORD/ Rama: Nikolla Lako, publicisti dhe eruditi i madh

$
0
0

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij Amarcord në facebook, përkujtoi të dielën publicistin dhe eruditin e madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës.

“55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore “Opinga” e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920. Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, shkruan kryeministri Rama.


The Telegraph: Vendet me rrënojat më të famshme, ndër to edhe Shqipëria

$
0
0

Teksa fati i rrënojave antike në qytetin e Durrësit ( rasti Veliera) po endet sa andej- këndej pa mundur ende të marri zgjidhje, janë të huajt që na sjellin në vëmendje këtë pasuri që ne e kemi, e për të cilën nuk kemi arritur që ta mbrojmë siç duhet.

Është britanikja “The Telegraph” e cila propozon vendet me rrënojat më të famshme të botës antike. Në këtë renditje është edhe Shqipëria e cila përfaqësohet nga qyteti i lashtë i Butrintit.

Dhe ja se çfarë shkruan gazetarja britanike Leanne Rae në artikullin e saj: “Shumë vite më parë, kur isha 14 vjeç vizitova Butrintin në Shqipëri, të parat rrënoja që kisha parë ndonjëherë. Dikur njëqytet i lashtë romak. I kërkova guidës që të na fliste më shumë rreth këtyre rrënojave. E kujtoj shpesh atë dysheme me mozaikë e cila mbulohej nga një qese plastmasi që ishte i vetmi mjet për ta mbrojtur. Ishte hera e parë që vizitoja një pasuri të UNESCO-s dhe hera e parë për shumë gjëra”.

Rae e vazhdon përshkrimin me destinacione të tjera që kanë rrënoja të lashta, siç janë: Nan Madol, në Oqeanin Paqësor, shtëpitë prej guri që gjenden në Zimbabwe, Borobudur në Java të Indonezisë, tempulli Mayan në Caracol, kështjella mbretërore nëWales, por edhe rrënojat në Tulum në Meksikë. Monitor.al

Dixhitalizohen të gjitha dokumentet osmane të Arkivit Qendror të Shtetit

$
0
0

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Kryeministrisë të Republikës së Turqisë nënshkruan sot, më datë 6 mars 2017, një Memorandum Mirëkuptimi për dixhitalizimin e dokumentave të periudhes osmane qe ruhen në Arkivin Qëndror Shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Turqisë do të sigurojë mjetet me të cilat do të kryhet dixhitalizimi. Në takimin mes dy Drejtorëve të Përgjithshëm, Ardit Bido dhe Ugur Unal u tha se vendet tona kanë një histori të përbashkët që tregon bashkëjetesën tonë ndër shekuj.

Bido falenderon për mbështetjen dhe ndihmën që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Kryeministrisë të Republikës së Turqisë në konsolidimin e kësaj pasurie të përbashkët, duke bërë të mundur Dixhitalizimin e Dokumentave Osmane që ndodhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, një kopje e të cilave do t’i vihet në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Turqisë. Promovimi i këtyre dokumentave të dixhitalizuara do t’i bëjë ato lehtësisht të aksesueshme jo vetëm për studiuesit, por dhe për publikun e gjerë, duke i kthyer institucionet tona në mjedise më tërheqëse. Ugur Unal tha se është e rëndësishme që midis dy vendeve ka një bashkëpunim të dyanshëm, dhe më e rëndësishmja është projekti që do të fillojë tani.

Themeluesi i arsimit në Mirditë

$
0
0

Nga Qazim Shehu/Bibë Gjet Lleshaj është një dijedashës i nderuar dhe për të cilin ia vlen të ndalet e mund të thuhen fjalë miradije në një kohëhapësirë të caktuar,  po edhe në kontekstin e sotëm, kur na duhet të vlerësojmë pishtarët e fjalës.  Po kush ishte Bibë Gjet Lleshaj; shumë janë shprehur dhe sjellin kujtime për të,  ai ishte një ndër të aktivizuarit në fushën e arsimit prej Ndrec Ndue Gjokës, i cili jo vetëm justifikoi besimin ndaj tij,  po këtë besim e madhëroi përmes një pune titanike me përkushtim prometean gjithnjë në kushte objektive të caktuara.  Mbasi mbaron shkollën fillore në Prelat vazhdon Internatin e Burrelit, sot kjo shkollë barazohet me arsimin e mesëm.  Përfytyrojmë një ambient shkolle të asaj kohe.  Një shtëpi me dërrasa,  pa banka,  ku nxënësit uleshin përtokë, dërrasa e zezë lyhej me gëlqere të bardhë,  ndërsa shkruhej mbi të me thëngjill.  Fletorja pritej dy apo tre pjesë. Libra nuk kishte, një në dy tre nxënës, po atëherë libri ishte i shenjtë,  sepse etja e dijes ishte e madhe, dhe për mësuesin e fjalën e tij kishte një respekt fetar. Ndrec Ndue Gjoka organizon në Shënpal një seminar duke dhënë udhëzimet për mësuesit e rinj;ndërsa Biba hap shkollën e parë në Prosek duke grumbulluar 12-13 fëmijë si fillim. Ishte viti 1945. Gjithkush që ka lexuar,  apo ka kuriozitetin e nevojshëm për ta njohur atë kohë, larg çdo interpretimi dashakeq, mëson dhe nuk ka sesi të mos ndjejë respektin e nevojshëm për këta idhujtarë të heshtur të dijes që u mësonin nxënësve germat e para,  aritmetikë, histori,  duke u folur mbi Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin e heronjtë e kombit;gjeografi; e plot njohuri të tjera të cilat mbillnin në mendjet e vogëlushëve një shpresë për ta parë botën më ndryshe,  më të bukur. Bibë Gjet Lleshaj ishte njëri nga këta misionarë dhe idhulltar i dijes, i cili me kohën kishte një raport të caktuar që ndërtohej dhe përshpejtohej nga vullneti për të ecur përpara dhe për të dhënë kontributin e caktuar,  të nevojshëm për gjithë ato që thamë më lart. I biri i tij,  Anton Lleshaj, avokat i shquar,  një nga kandidatët potencialë për Avokatin e Popullit, ai rrëfen fare mirë për atë kohë duke sjellë edhe dëshmi autentike të saj, të cilat mund të përmblidhen në një krenari të ligjshme të fëmijës për prindin e tij që nocionin e arsimimit tek fëmijët nuk e pa deri në një stad të caktuar,  po për të ecur dhe për të shkuar më tej, sepse dija nuk ka fund. Naimi thoshte:”Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë/përpara drejt lirisë…”Nëse në atë kohë flittej dhe propagandohej një liri që herë- herë jetësohej në fantazinë e një demagogjie false, do të shohim se liria për të ditur nuk mund të kalonte në gjykimin dhe trajtesat e ndryshme të bisedave për sistemin shoqëror apo gjërat që nuk shkonin. Mbasi kreu shërbimin ushtarak ai kthehet të vazhdojë punën,  po nuk mund të punojë dhe kjo nuk është pak. Arsyet dihen,  ai ishte dhëndër tek një familje “reaksionare”, e cila kështu etiketohej në atë kohë edhe pse kontributi patriotik i saj ishte i pamohueshëm. Biba punon në punë të ndryshme: në SMT, llogaritar brigade, furnitor në ndërmarrje të ndryshme të rrethit duke punuar me përkushtim,  devocion dhe korrektesë maksimale,  sepse ishte në survejim. Për mësues Bibën është aktivizuar edhe folklori i zonës, thuren vargje rapsodike nga ish- nxënës, shokë, poetë të Mirditës. Bibë Gjet Lleshaj ishte një nga ata pishtarë të arsimit, i cili për vendlindjen e tij dha çka mundi e ndoshta më tepër në fushë të arsimit, kulturës, po edhe duke rritur e forcuar më tepër traditat, zakonet, besën e virtytet e burrit mirditor. Ai jo vetëm diti t`i ruajë ato, po edhe t`i pasurojë me ngjyra të reja. Kështu,  duke ecur me kohën, duke i dhënë asaj, ai u fut natyrshëm në kohë për të zënë vendin e vet të merituar si një përmendore kujtese, prandaj edhe shkolla e sotme e Prosekut mban emrin e tij, jo vetëm si themelues i saj, po edhe si punëtor i palodhur që e ngriti dhe i dha emër në një kohë të vështirë dhe me sakrifica të mëdha.

Mësuesi që u dashurua me profesionin e tij

$
0
0

Nga Sejdo Harka & Murat Gecaj

Ibrahim Hajdarmataj është një nga mësuesit që u dashurua me profesionin e tij në një moshë tepër të re. Dëshirën e tij të zjarrtë, për të zgjedhur si profesion të përjetshëm punën e mësuesit, e ka thelluar sentenca e bukur filozofike me vlera universale: “Dija ndriçon mendjen, ndërsa mendja ndriçon botën”, të cilën mësues Ibrahimi e përdor shpesh edhe sot në bisedat e përditshme. Dhe ustai i parë, që i përçon dijet ndër breza, është mësuesi. Që ta meritosh përjetësisht këtë emër të madh, njëkohësisht dhe privilegj, nuk mjafton të mbarosh një shkollë mësuesie, qoftë dhe me rezultate të larta. Rëndësi të veçantë ka pasioni dhe përkushtimi për të ngulitur thellë në mendjen e nxënësve dije të qëndrueshme, me të cilat ata do të ndryshojnë botën. Vetëm kështu mësuesit e apasionuar kanë mundur të gdhendin në kujtesën e nxënësve dhe prindërve këtë emër sa të bukur, aq dhe të vështirë. Me këtë pasion dhe dashuri për dijet dhe nxënësit, ka punuar një jetrë të tërë edhe mësuesi Ibrahim Hajdarmataj, i cili lindi dhe u thinj mes banorëve dhe nxënësve të shkollave të zonave më të thella të Tropojës. Edhe pse ka shumë vite që ka dalë në pension, nuk ndahet për asnjë çast nga kolegët, fëmijët dhe ish-nxënësit e tij. Është kjo arsyeja që, edhe pse ata sot kryejnë detyra të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit, i drejtohen me respekt:”Eja ta pimë një kafe, o mësues Ibrahimi”!Dhe ai kurrë s’ja u bën fjalën dy. Këtë emër të bukur ai e ka ruajtur dhe ushqyer me respekt e dashuri dhe, me punë të palodhur me nxënësit dhe njerëzit e këtyre anëve. Ai, tërë jetën ka synuar që nxënësit e tij t’i bëjë jo vetëm njerëz të aftë, por dhe qytetarë të mirë dhe atdhetarë e njerëz të lirë. I frymëzuar nga filozofia e pedagogut të madh Vv. Vvuard, gjatë punës si mësues, nuk është mjaftuar me tregimin dhe shpjegimin e thjeshtë të mësimit, por rëndësi të veçantë i ka kushtuar demonstrimit, motivimit dhe frymëzimit të nxënësve. Për të, përvetësimi i dijeve të qëndrueshme nga nxënësit, është një zinxhir i pandërprerë. Ajo fillon me dëgjimin dhe përfundon me vetëveprimin e nxënësve për zbatimin dhe përçimin e tyre te njerëzit. -Fëmijët –thotë mësues Ibrahimi-nuk mund të rriten si fidanët në kubikë. Ata duhen trajtuar jo thjesht si objekt, por si subjekt i mësimit dhe edukimit. Fëmijët u ngjajnë fidanëve të njomë. Si të tillë, po nuk i “kalite” në fushat e gjera të jetës reale dhe po nuk i ushqeve me”ajrin dhe ujin e pastër”, nuk do të rriten mendërisht dhe fizikisht të shëndetshëm, por do të zvarriten si “shkurret dhe barërat e këqija”. Ashtu si bujku punëtor dhe i mençur, që rrit bimë të shëndetshme dhe plot bereqet, ashtu dhe mësuesi i ditur e me përkushtim, në bashkëveprim me familjen dhe shoqërinë, përgatit njerëz të aftë dhe të dobishëm për vete dhe për shoqërinë.

Ibrahim Hajdarmataj u lind në mars të vitit 1947, në fshatin Zogaj të krahinës së Bytyçit, në Malësinë e Madhe të Gjakovës të rrethit të Tropojës, në një familje arsimdashëse dhe me tradita patriotike. Gjyshi i tij, për një kohë të gjatë ka qenë shok dhe bashkëluftëtar me Bajram Currin. Është ai, që bashkë me disa shokë të tjerë, e ngritën të parët trupin pa jetë të plakut të maleve, ku ra heroikisht në Shpellën e Dragobisë, për ta përcjellë me nderime në banesën e fundit. Mësimet e para I. Hajdarmataj i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme pedagogjike e kreu në Shkodër. Më vonë ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi shqipe. Prej këtej, ai nisi rrugën e gjatë mbi 40-vjeçare, duke u rënë kryq e tërthor shkollave të zonës së Bytyçit të Tropojës, pa iu ndarë për asnjë çast, deri sa doli në pension. Me dijet dhe vullnetin e tij, ai u mësoi nxënësve dhe banorëve të këtyre anëve si të vrasin analfabetizmin dhe varfërinë, gjakmarrjen dhe egërsinë, pesimizmin dhe pasigurinë  dhe u dhuroi atyre përkushtimin dhe gatishmërinë për t’u qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira të jetës.

Ibrahim Hajdarmataj, nuk është vetëm një mësues i mirë, por dhe një drejtues i zoti . Shkollat që ai drejtoi, u dalluan për rezultate të larta. Sekreti i performancës së mirë të këtyre shkollave, qëndron tek përkushtimi dhe kompetenca me të cilën ai drejtonte. Ai drejtonte duke udhëhequr me shembullin e një lideri të vërtetë. Në procesin e kontrollit, në plan të parë vinte ndihmën. Është kjo arsyeja që mësuesit dhe kolegët e duan dhe respektojnë edhe sot e kësaj dite. Mësues Ibrahimi, për disa vite me radhë, punoi edhe si punonjës e drejtues kulture, në zonat e thella të vendlindjes së tij. Veprimtaritë e gjera dhe të shumëllojshme kulturore, puna me traditat, lufta kundër gjakmarrjes dhe puna me librin, kanë qenë disa nga drejtimet parësore të punës së tij, në fushën e kulturës. Në veprimtaritë e tij kulturore, ai s’e ka shkëputur për asnjë çast bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me shkollat dhe nxënësit. Me ndihmën e tyre organizoi estrada dhe shfaqje teatrale, festival folklorike dhe ekspedita për të mbledhur dhe studiuar traditat dhe traditat më të mira të këtyre anëve. Për zhvillimin e një pune të mirë me librin atë e ka ndihmuar dhe specializimi që ai bëri pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Njohja me thesarin dhe vlerat e librit dhe rrugët për propagandimin e tij, ka bërë që Ibrahimi, edhe sot, që ka vite që ka dalë në pension, bën një punë të lavdërueshme me librin. Sa herë vjen në Tiranë, mbush çamtën me libra, të cilat ja dhurojnë miqtë dhe shokët e shumtë krijues, për t’ja u falur me kënaqësi lexuesve dhe bibliotekave në zonat përreth Tropojës dhe Kosovës.

Ibrahimi, është dhe një publicist i njohur në ato anë. Ai ka një jetë të tërë që shkruan dhe boton në shtypin e ditës. Sot ai kujton me nostalgji gëzimin e veçantë, që ai ndjeu kur pa të botuar në gazetën “Pionieri”, shkrimin e tij të parë. Pas këtij shkrimi, dora e tij s’pushoi së shkruari kurrë. Këto shkrime, të cilët janë me qindra, ai do t’i botonte në gazetat dhe revistat e kohërave të ndryshme si, “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, “Puna”, “Mësuesi”, “Tirana Observër”, “Nacional”, “Nëntori”, “Revista Pedagogjike”… dhe në disa faqe elektronike. Ka mbi gjysmë shekulli që bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista, që botohen brenda dhe jashtë vendit . Ndërsa, që nga viti 1990, ai drejton gazetën lokale të vendlindjes së tij, të cilën e ka pagëzuar me titullin “Ylberi i Zogajve”. Në krijimtarinë e tij publicistike, vend të rëndësishëm zënë reportazhet dhe skicat, opinionet dhe analizat, por veçanërisht temat me përmbajtje pedagogjike e kualifikuese, të cilat i ka referuar në konferenca shkencore, që janë zhvilluar në Tiranë dhe Kosovë, në Fier dhe Shkodër, në Kukës dhe Tropojë. Vitet e fundit ai botoi përmbledhjen me analiza, për krijimtarinë artistike të shkrimtarit Viron Kona me titullin  “Blerimi i një fushe, me krijime të bukura”. Ka në proces botimi dy libra të rinj, me shkrime nga përvoja e punës së tij shumëvjeçare si mësues dhe drejtues shkolle. I. Hajdarmataj është dhe një bashkëshort dhe prind shembullor. Edhe pse me vështirësi, ai ka rritur dhe edukuar 5 fëmijë të mirë, të cilët me kujdesin dhe ndihmesën e tij të pakursyer, ata sot kanë përfunduar të gjithë arsimin e lartë dhe punojnë në sektorë të ndryshëm të jetës dhe ekonomisë së vendit. Figurën e mësuesit dhe publicistit Ibrahim Hajdarmataj, e lartësojnë shumë cilësi, por ato që shfaqen më dukshëm, janë sinqeriteti dhe bujaria, mikpritja dhe dashuria që ushqen për të gjithë njerëzit. Kur ai vjen në Tiranë bëhet iniciator i takimeve dhe bisedave të ngrohta me shumë miq dhe shokë. Kur kalon me të rrugëve të Tiranës apo Tropojës, janë të shumtë njerëzit që e përshëndesin dhe ftojnë për kafe. Jo vetëm që askujt s’ja bën fjalën dy, por dhe nuk lejon askënd, që të fus duart në xhep. -Ibrahimi –thotë shkrimtari dhe “Mësuesi i Merituar Bardhyl Xhama -me shpirtbardhësinë e tij të rrallë, të fal edhe shpirtin. Për këto cilësi të rralla dhe veçanërisht, për punë të shquar në fushën e arsimit, kulturës dhe edukimit të brezit të ri, Ibrahim Hajdarmataj është dekoruar 4 herë me Urdhra dhe Medalje.

Videomesazhi i vajzës së Agollit: Me zërin që më dridhet… (VIDEO)

$
0
0

Elona, vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli ka falenderuar me një video mesazh të veçantë, gjithë dashamirëit e veprës së babait të saj. Ajo i ka falenderuar kështu të gjithë ata që e kujtojnë shkrimtarin e madh, ndarë nga jeta pak kohë më parë.

MESAZHI I ELONA AGOLLIT

E dashur Erblina Idrizi

Të dashur miq e të apasionuar të poezisë,

Të nderuar dashamirës e adhurues të Dritëroit,

Me zërin që më dridhet e me jo pak ndjenjë përurljeje ndaj jush, ju falenderoj! Ju falenderoj pasi duke lexuar e interpretuar poezitë, përkujtoni poetin, babai tim, i cili shpesh përsëriste që: “Poeti në shoqëri, është si manushaqja e prillit në mes të dëborës.”

Përulem përpara dëshirës e ngasjes suaj fisnike për t’u mbledhur në këtë pasdite letrare kushtuar Atit tim i cili përherë më thoshte: “Shtëpia pa libra është si kopshti pa zogj.”
Nderoj mendimin tuaj për të nderuar artin e madh të atit tim në qytetin e Pejës të Shqipërisë së përtej Drinit, dhe citoj Dritëroin i cili thoshte:“Çdo vend ka dy letërsi: njëra që merr kredi nga populli, dhe ia kthen me këste, dhe tjetra që nuk shlyen asnjë kest.”
Respektoj nismën tuaj organizuar në stinën që aq fort e donte Dritëroi, i cili jo rrallë buzëqeshte duke thënë: “Pranvera është zgërdheshja tërheqëse e natyrës, pas së cilës çmenden poetët.”

E së fundmi, fort duke ju falenderuar, do mëtoj të recitoj një poezi ndër të fundmet e shkruara nga “babushi im” siç e thërrisja me përkëdheli.

Para largimit

Djersiva në arë dhe në lëmë,
lërova poezinë;
im atë punën ma kish nxënë
dhe gjyshja fantazinë.

Tani dhe puna shkoi e vate,
shteroi dhe fantazia.
Në një pallat me gjashtë kate
më gjeti pleqëria.

Më fton nën dhé im atë e gjyshja:
“Këtu të presim, djalë!”
Dhe kur të kthehet dallandyshja,
të thotë: paska dalë …

Ju përqafoj të gjithëve!

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>