Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Kur e kisha Kadarenë ndihmës në uzinë

$
0
0

Në vitet ’70 Bashkim Bardhi punonte në Tornerinë e Uzinës së Autotraktorëve, kur i sollën një ndihmës të pazakontë…shkrimtarin Ismail Kadare, i dërguar atje për riedukim. Vitin e kaluar, Bardhi e pa veten në kopertinën e librit “Kadare i denoncuar” në një fotografi shkrepur nga Petrit Kumi në repartin ku ai dhe Kadareja punonin. Në mbyllje të Panairit të Librit, ai dhe bashkëshortja, që e kish pasur po ashtu ndihmës shkrimtarin, takuan autorin e librit, Dashnor Kaloçin

Personi që ka dalë në foto këtu me Dashnor Kaloçin, autorin e librit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave” quhet Bashkim Bardhi dhe është punëtori që shfaqet në fotografi me shkrimtarin Ismail Kadare, në kopertinën e librit “Kadare i denoncuar”, që u botua vitin e shkuar nga UET Press.

Bashkimi është me origjinë të hershme nga Kruja dhe ka jetuar në Tiranë. Ka punuar si Përgjegjës Reparti në Tornerinë e Uzinës së Autotraktorëve dhe njëkohësisht sekretar i organizatës së Partisë në fillimin e viteve ‘70 kur atje ishte dërguar Kadareja për stazhin e Partisë (në të vërtetë riedukim) pasi sapo kishte botuar Dimrin e Madh, roman që u sulmua ashpër.

Bashkimi kujton se e mbante afër Kadarenë, por edhe e kritikonte kur vinte me vonesë.

Ismaili i dhuroi Bashkimit romanin Dimri i Madh, libër të cilin ia morën për ta lexuar e nuk ia kthyen më. Kjo i mbeti peng, sepse nuk mund t’i kërkonte dot kopje tjetër.

Por edhe në librari kishin mbaruar.

Edhe bashkëshortja e Bashkimit që shfaqet në këtë foto, punonte po aty dhe ajo e kishte Kadarenë si ndihmës.

Ajo kujton se Ismaili, sa herë vinte në punë u jepte dorën edhe pse e kishin me vaj e graso. Të dy bashkëshortët Bardhi që nga ajo kohë nuk kanë pasur më rast ta takojnë ish-ndihmësin e tyre, Kadarenë.

Ata erdhën në Panairin e Librit për të takuar autorin Dashnor Kaloçi dhe për ta falënderuar që e ka nxjerre foton e tyre në kopertinën e librit, foto të cilën ua ka bërë atëherë Petrit Kumi, fotoreporteri i njohur i organeve të shtypit të asaj kohe.

Por arsyeja kryesore që ata shkuan në Panair për të takuar autorin e librit pasi kishin dëgjuar se Kaloçit i kishin thënë se Bashkimi nuk jeton më.

“Por e kanë ngatërruar se kemi qenë dy, Bashkim Bardhi dhe ai nuk jeton”, shprehet Bashkimi, i cili thotë se ruan kujtimet e mbresat më të mira për ish-ndihmësin e tij, që tashmë është bërë një emër i madh edhe në botë. MAPO


Gjergj Kastrioti sipas historianit francez, Germain Lefèvre – Pontalis

$
0
0

Nga Aurenc Bebja*/Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar për jetën e Gjergj Kastriotit. Ndër ta mund të përmend Jacques Lavardin (1621), Margherita Sarrocchi (1623), Nicolas Caussin (1653), Giovani Antonio Summonte (1675), Stephan Zannowich (1779), Charles Didier (1844) dhe Camille Paganel (1855).

 Kësaj liste i shtohet gjithashtu historiani francez, Germain Lefèvre – Pontalis (1913) me veprën e tij « Un héros albanais, Scanderbeg », i cili përshkruan mjaft bukur princin e Matit dhe mbretin e shqiptarëve.

 Ja si shprehet autori për heroin tonë kombëtar: “Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…

 …Njohuria e mjediseve turke i ofronte atij burime të pafundme. Ai kishte një përvojë të gjatë të luftës që i mjaftonte Shqipërisë dhe manovronte me mjeshtëri një ushtri që mesa duket nuk i ka tejkaluar kurrë 15.000 veta.

 Në betejë, për fatkeqësinë më të madhe të armikut, ai gjendej aty ku nuk duhej të ishte, aty ku është e pamundur të jesh. Vendbanimet i mbronte nga jashtë, duke ardhur rreth e rrotull kampeve të pushtuesve ; që i uriste dhe i shkatërronte.

 Gjatë një çerek shekulli, jeta e tij ishte një udhëtim me shpatë. Pas rënies së Konstandinopojës, ai e mbajti akoma të paprekur Akropolin e tij të Krujës. Vdiq i lirë me një copë toke shqiptare të pavarur dhe katolike”.

Darsiani.com

Radhë njerëzish në Panair për të blerë librin e Ben Blushit

$
0
0

Ben Blushi me librin e tij te fundit “Kryeministri” po korr sukses te jashtëzakonshëm dhe është libri me i shitur (foto). Asnjë pjesmarrës në Panair nuk ka këtë sukses.

Radha e njërëzve shkon deri tek hyrja e Panairit.

pa1-copy pa2-copy pa3-copy pa4-copy

70-vjetori, Veliaj: Tirana zbukurohet nga parada e Vespave

$
0
0

Shoqatat e dashamirëve të skuterëve të njohur “Vespa” nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe të rajonit, u mblodhën në kryeqytet për të festuar 70-vjetorin e markës së njohur.

Ishte një paradë e bukur e ‘motorëve të dashurisë’, shoqëruar me një festë rruge.

“Urime Vespa Parade. Tirana është me nam për Street-Parties! Gëzuar 70-vjetorin Vespistave të qytetit, atmosferë unike këtë fundjavë,” shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Dita e kulturës shqiptare” në Pragë, në vigjilje të festave të Nëntorit

$
0
0

Fotoekspozitë, koncert me muzikë shqiptare dhe shfaqje filmash shqiptarë

Mbi 30’000 turistë çekë vizituan Shqipërinë këtë vit, 10’000 turistë shqiptarë vizituan Çekinë. Shifrat u bënë të ditur nga Ambasadori i Shqipërisë në Pragë Riza Poda gjatë një aktiviteti “Ditën e Kulturës shqiptare” organizuar së fundmi në kuadër të festave të Nëntorit.

Gjatë këtij eventi u hap një foto-ekspozitë me pamje nga Shqipëria, e fotografit Roland Tasho; u performua një koncert për pjano dhe violinçel me muzikë të zgjedhur shqiptare, i artistëve shqiptarë Bledar Zajmi – violinçelisti i parë i Teatrit Kombëtar të Pragës dhe Egli Prifti, – pjanist, si dhe u shfaqën filmat “Ismail Kadare” dhe “Trishtimi i zonjës Schneider”, një bashkëpunim shqiptaro- çek, me regji të Piro Milkanit.15095040_1252589188141671_3662098390180326814_n

Ambasadori Riza Poda në fjalën e tij vuri në dukje se “Dita e Kulturës Shqiptare”, në vigjilje të festave të Nëntorit, me një publik shqiptaro-çek, artistë shqiptarë të diplomuar në shkolla çeke, si dhe filmi shqiptaro-çek, “Trishtimi i zonjës Schneider” dëshmojnë se lidhjet kulturore tradicionale mes dy vendeve tona janë të gjalla e në zhvillim të vazhdueshëm.

Ai theksoi se sindra të rinj shqiptarë studiojnë në universitetet çeke; dhjetra studentë çekë ndjekin kurset e gjuhës shqipe në Tiranë.

“Dita e Kulturës Shqiptare” u ndoq nga Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke,  Jaroslav Ludva, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Pragë, profesorë universiteti, miq të ambasadës dhe bashkëatdhetarë nga Shqipëria e Kosova që jetojnë në Republikën Çeke.

15036709_1252589201475003_7512705006044540616_nVeprimtaria u shoqërua me një kokteil, gjatë të cilit u servir verë shqiptare “Kallmet” prodhim i firmës “Arbëri”.

Në linkun më poshtë mund të shikoni disa sekuenca filmike nga veprimtaria “Dita e Kulturës Shqiptare”./ATA/

Saimir Pirgu merr çmimin “Verona Lirica Award”

$
0
0

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu ka marrë çmimi “Verona Lirica Award”, në Teatrin Verona.

Medalja i është dhënë tenorit shqiptar pas një koncerti në Teatrin e Veronës nga presidenti i çmimit “Verona Lirica Award”, Giuseppe Tuppini.

I themeluar pesë vite më parë çmimi “Verona Lirica Award” u është dedikuar disa këngëtareve të shquar si Fiorenza Cedolins, Hui Ai, Francesco Meli dhe Marco Berti.

Pas ndarjes së çmimit nëpërmjet një ceremonie, më pas Pirgu është takuar edhe me adhuruesit e tij, ku të shumtë ishin ata të cilit kanë pritur për të marrë autografe.

Saimir Pirgu ka shkëlqyer me talentin e tij në skena të mëdha operistike, së fundmi në skenën e madhe të Barcelonës, në operan e ”Makbethit”.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu. Mediat spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror, me të cilën u hap edhe sezoni i ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002.

Për krimet e komunizmit nuk ndodhi Nuremberg, viktimat e tij u shenjtëruan

$
0
0

Nga Entela Safeti KASI/Sot është dita ndërkombëtare që i kushtohet intelektualëve, shkrimtarëve të burgosur, vrarë, persekutuar, atyre që ende e sot vriten, burgosen persekutohen në kohën tonë moderne.

 Ndërsa ne  besojmë se ka marrë fund epoka e komunizmit, në sytë tanë vazhdon të luhet drama dhe tragjedia jonë humane : mungesa e lirisë, ndëshkimi i shkrimtarëve nga diktatura të politikës, mafies, fundamentalizmit.

Historia e qytetërimit nga kohët antike dhe deri në këtë epokën tonë, që e njohim si era globale e kapërcimit të madh teknologjik, përsëri na kthen kah kujtesa e botës, e mbushur kjo me traumën që ne trashëgojmë, dhe e mbartim si plagë e vragë, në shoqërinë moderne.

Ajo që s’ka kthim, është koha, jeta, vuajtja dhe stërmundimi, torturimi më çnjerëzor e anti -human i intelektualëve që jetuan, përjetuan, u dhunuan nga diktaturat.

Përse perëndimi dikur ka heshtur për krimet e diktaturës lindore kur bota u nda midis me murin e Berlinit? Kush pranoi përmes heshtjes që këto krime të ndodhnin? Kush i lejoi këto krime? Përse kjo ndodhi?

Këto janë pyetjet që na drejtojnë kah logjika. Logjika mbështet argumentin, dhe argumenti mbështetet mbi fakte, mbi të vërtetën për të cilën ende nuk është folur!

Kjo është e frikshme, dhe njëkohësisht e rëndë. E rëndë për shoqërinë globale, e cila ndahet në kufij ideologjik, në kufij politikë, në kufizime gjeopolitike, në kufij religjionesh, në botë të tronditur qeniesh të lodhura humane.

Dikur, e pyeta shkrimtarin Eugene Schoulgin, një prej intelektualëve më të rëndësishëm të Evropës moderne, për atë çka ndodhi menjëherë pas luftës së dytë botërore midis lindjes dhe perëndimit, dhe nëse në këtë shekullin e XXI,  lufta ka vdekur?

–           Lufta asnjëherë nuk ka vdekur.- u shpreh Schoulgin.  Breza të tërë jetuan në një gjendje të rrezikshme, dhe në një keqinterpretim të faktit se ç’ndodhi  me botën pas luftës së dytë botërore. Bader Meinhof- Shtatori i zi, brigadat e kuqe, etj. Por ajo që mendoj unë është se; lufta është vdekje. Lufta është fundi, është e fundit.- përfundoi ai.

Në një ditë si kjo, kur ne i kthehemi kujtesës, e sidomos kësaj sonës, kujtesës shqiptare, në këtë dheun e kësaj copës tokë , atdheut, ku ne kemi vrarë, e lënë pa varr, shkrimtarë, klerikë, artistë, intelektualë, kur ne i kemi vrarë e prerë në qafë,  ndërsa na është bërë lëkura zhguall, si zhgualli i breshkës që ajo e mban mbi trup si shtëpi, të cilën ne po e tërheqim ngadalë, për të mbërritur diku…..jemi tepër vonë…

Mbase ne e kemi dënuar diktaturën, pasi ata që janë vrarë prej saj ( nesh) dikur, i kemi bërë heronj sot. Ata që u vranë prej diktaturës dikur u martirizuan. Po.

Ajo që s’ka kthim është drama që ka ndodhur, gjëma tragjike në sytë tanë, dhe ajo që mbetet e mbartet prej nesh është trauma që ne trashëgojmë.

Nëse kthehemi e ndalemi në Shqipëri, në këtë cep të Evropës jugperëndimore, ne turmat e lodhura, ende mbytemi në tru-shpëlarjen tonë kolektive, duke ngritur telefonat drejt ekraneve, somnambul  pa qenë të aftë të zgjohemi kthjellët. Ndërsa duhej të na kishte shërbyer vepra e At Zef Pllumit, librat e tij, dhe veçanërisht ‘ Rrno vetëm për me tregue’ për tu drejtuar kah rruga e së vërtetës,  e lirisë, e dashurisë, drejtpeshimit….

Sot është dita kur ekranet tona zhurmuan për  shkrimtarë bestseller, e askush prej televizioneve e gazetave tona që nxijnë nuk e tha një fjalë të vetme për shkrimtarët e vrarë në këtë vend…..

Ndërsa shoqëria jonë e cila kërcet si daulle është ende e paaftë për të kuptuar, përtypur, artikuluar, shpjeguar, argumentuar, pranuar, të vërtetën .

*Po në vitin 2006 Át Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime ‘Rrno vetëm për me tregue’ të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Arilena Ara, shkondranja me zërin magjik godet në Kënga Magjike (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja Arilena Ara është futur fuqishëm në garën e këngëtarëve në Festivalin Kënga Magjike.

Këtë të diele, ajo ka prezantuar këngën e saj “Nëntori” me të cilën garon në festival. Kënga është prezantuar, sikurse të tjerat, në emisionin E Diela Shqiptare, të cilin e moderon producenti i festivalit, Ardit Gjebrea.

Arilena ka arritur në gati 300 mijë klikime në vetëm pak ditë, ndërsa po komentohet si një këngëtare me një këngë të qëlluar ku tregohet edhe njëherë vokali i fuqishëm që ajo ka. Arilena ka qenë fituese e X Factor Albania ndërsa pas fitores ka realizuar edhe disa këngë me të cilat tanimë i ka krijuar vend vetes në muzikën shqiptare.

Arilena po komentohet si një ndër këngëtaret që edhe mund ta fitojë Festivalin në fjalë.


Sting këndon në ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Paqe

$
0
0

Me datë 11 dhjetor në Oslo të Norvegjisë do të ndahet edhe zyrtarisht çmimi Nobel për Paqe.

Këtë vit, çmimin Nobel për Paqe e fitoi Juan Manuel Santos, presidenti i Kolumbisë, 65 vjeçar, i cili arriti paqe në shtetin e tij duke negociuar me trupat FARC.

E në koncertin që mbahet për nderë të dhënies së çmimit, këtë vit do të performojë Sting. Sting cilësohet si një prej këngëtarëve më të mirë dhe tekstshkruesve më të mirë, ndërsa ka pak ditë që këndoi në Bataclan, në sallën e mbyllur muzikore ku u vranë mbi 80 njerëz në Paris, në sulmet terroriste të vitit të kaluar.

Conan oBrien, moderatori i famshëm amerikan, do të jetë ai që do të moderojë natën e madhe të ndarjes së çmimit, të cilin dikur e ka fituar edhe shqiptarja Nënë Tereza.

Elvis Pupa: Politika në emisionin tim?! Më streson

$
0
0

M’fal për shprehjen” është batuta që i shoqëron përditë shqiptarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikë apo fenomene sociale.

“Të del nga shpirti”, tregon aktori Elvis Pupa, i cili pikërisht kështu e ka quajtur spektaklin e tij të ri të humorit.

Pupa, i cili jeton prej vitesh në Amerikë, është rikthyer me këtë projekt, që siç thotë për “VIP Pages” të “Gazeta Shqiptare”, do të ketë 20 episode dhe do të trajtojë fenomene sociale nga më të ndryshmet, të ardhura sigurisht me sarkazëm dhe nota humori.

Politikanët? Janë gjithmonë protagonistë edhe të spektakleve shqiptare, por jo në atë të Elvis Pupës.

“Nuk janë aq të rëndësishëm”, shprehet aktori, teksa thekson se, “ata e kanë fajin që ne jemi në këtë derexhe”.

Rikthim në Shqipëri, rikthim në ekran dhe në një spektakël humori… Çfarë të bindi që të ‘braktisje’ Amerikën? Do të jetë rikthim i përhershëm, apo vetëm për këtë projekt?
Rikthimi është vetëm për këtë projekt. Unë jetoj mes dy shteteve, edhe në Amerikë, edhe në Shqipëri, nuk jam vendosur përfundimisht këtu apo atje. Nuk e kam braktisur Amerikën, por kam ardhur thuajse çdo vit për ndonjë projekt. Jam shkëputur nga Shqipëria fizikisht, por jo artistikisht, nuk kam dashur të shkëputem nga skena. Ia kam dalë duke sjellë gjithmonë diçka këtu dhe kam ardhur për këtë projekt.
“M’fal për shprehjen” është projekt i shkurtër, jo një spektakël që do të vazhdojë?
Po, është me 20 seri dhe mbaron këtë vit. Më pas të shohim, por të kryejmë njëherë këto 20. Nuk kam qejf të parashikoj apo të mendoj për më gjatë.
Ervini ka qenë partneri yt prej vitesh. Pse e ke kaq shumë të dashur dyshen Nini-Vini?
Kjo dyshe është e dashur për publikun dhe mendoj se ka funksionuar më mirë. Edhe dyshet e tjera kanë funksionuar, por për momentin janë personazhe që i kanë munguar publikut dhe më kanë munguar edhe mua. Plus që, edhe veçoritë profesionale të Vinit u përputhen veçorive të mia. Ka kimi mes nesh, jemi në të njëjtën faqe.
Ndonëse pjesë e spektaklit janë edhe disa aktorë të tjerë, është i ngjashëm me një stand-up komedi. Ky ishte qëllimi?
Ky është show i Visit, që ka ftuar të tjerët dhe stand-up është baza, duke qenë se mua më pëlqen si zhanër. Ai është boshti i show-t. Ideja është që të sjellim të gjitha fenomenet që ndodhin dhe stand-up-i i përmbledh më mirë.
Publiku shqiptar është mësuar që në spektaklet e humorit të shohë më shumë politikë, por jo në tëndin. Pse kjo zgjedhje?
Në show sjellim problematika të përditshme, të cilat varen nga qeverisja. Kështu që, në një farë mënyre ata e kanë fajin që ne jemi në këtë derexhe. Unë u bie atyre, por nuk kam dëshirë t’i përmend, sepse nuk janë aq të rëndësishëm.
Megjithatë në episodin e parë ishte ‘i ftuar’ Donald Trump… Je fans i tij?
Ai nuk është politikan shqiptar, ai është politikan. Ai është personazhi që luante Florian Binaj, i cili është bashkëskenarist, dhe e vendosëm meqë korresponduan edhe zgjedhjet atë ditë. Me politikën nuk kam ndonjë lloj afeksioni dhe nuk e marr vesh, nuk e kuptoj dhe nuk dua ta kuptoj.
Do të kesh politikanë të tjerë ‘mysafirë’? Ramën, Berishën?
Jo, nuk kam ndonjë qejf të madh të merrem. Nuk dua të flitet për politikë dhe të kem politikanë të pranishëm. Ky është spektakël argëtimi, jo stresimi. Mjaft na kanë stresuar…
Elvis, në përgjithësi gjatë karrierës tënde ke trajtuar me humor fenomene sociale. Mendon se është detyra e artistit t’i sjellë në vëmendje?
Është dëshira ime që t’i flas publikut me diçka që ai e njeh, preket në forma të ndryshme, dhe bashkë të ironizojmë këto fenomene që nuk janë absolutisht pozitive, nuk janë normale dhe nuk e di pse kemi pasur fatin t’i kemi ne. Nuk i meritojmë.
Është e vështirë të bësh të qeshin në një vend ku ndodhin çdo ditë drama e tragjedi?
Shumë, jashtë mase shumë. Pa dashur t’i shtoj kredite vetes, por, edhe kolegët e mi, edhe unë e kemi shumë të vështirë, sepse duhet t’i shkëpusim nga realiteti. Të huajt janë në një realitet shumë më neutral dhe e kanë më të thjeshtë të gëzojnë. Por është e vështirë edhe të superosh humorin e përditshëm të shqiptarëve si popull, që është në nivele të larta. Për të mos e lëshuar veten nga gjithë këto halle, mundohemi të bëjmë të kundërtën, të krijojmë balancë.
Elvis, kur u fol për rikthimin tënd, thuhej se i zure vendin Ermal Mamaqit. Ka konkurrencë mes jush?
Në fillim nuk ka pasur informacion, por tani e kuptojnë që nuk ka asnjë lidhje. Çdo emision ka përmbajtje të veçantë nga tjetri. Unë jam mik me Ermalin dhe ai me mua, nuk ka konkurrencë mes nesh.
Çfarë ka lënë Elvis Pupa në Shtetet e Bashkuara?
Bashkëshortja është me mua, kam lënë miq e shokë, por do shkoj sërish. Më duket se kam lënë edhe hekurin në prizë.
Çfarë ju tha bashkëshortja kur i tregove se do ktheheshe për këtë projekt?
Tha ‘kthehemi’, pasi ajo më mbështet në çdo gjë që bëj. Madje ajo ishte ngacmuese për të ardhur dhe për ta bërë këtë projekt.
Cila është batuta jote e javës?
E javës dhe e gjithë spektaklit është “M’fal për shprehjen”. Për të gjitha gjërat negative që ndodhin, për të mos thënë fjalën e fundit, e themi me kulturë “M’fal për shprehjen”.
/GSh

Teksti i rrallë i shekullit të 15-të për Shqipërinë

$
0
0

Robert Elsie, albanologu i njohur, ka publikuar një tekst të vitit të largët 1493.

Teksti është shkruajtur nga Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian gjerman.

Schedel ka bërë një përshkrim të zonës së Shqipërisë, Epirit dhe Maqedonisë.

“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” shkruan Elsie.

Por çfarë shkruante Schedel për Shqipërinë?

Ja pjesë nga teksti i tij:

“Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë. I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë. Por po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve. Dhe, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si një i krishterë, më shumë se sa si turk. Ai vdiq shumë pak kohë pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishterimit. Ai mundi dhe asgjësoi ushtri të mëdha të turqve dhe, i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit. Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit. Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.

Ndërkohë fotot e mëposhmte janë bërë nga Jozef Sekeli në vitin 1863.

Ato janë shkrepur në Ohër, Shkodër dhe Prizren.

Elbasani turistik nuk meriton të injorohet

$
0
0

Nga Hyqmet Zane/Fati në jetë të përball me njerëz dhe vende që ke edhe kënaqësi të jetosh, jo thjesht për faktin se ke lindur në një qytet, por edhe për faktin se jetoj në një qytet me turizëm kulturor dhe natyror, në një mozaik vlerash. Ta ndjesh këtë fakt, është një çështje që të ngarkon edhe me përgjegjësi dhe angazhime serioze. Kështu e njoha qytetin tim, Elbasanin dhe me të gjithë dëshirat dua ta jetoj gjithë kompleksin e atyre mirësive që burojnë. Nuk di qytet tjetër në këtë vendin tonë të dashur që në kompleks të ketë këtë gjithfarë vlerash turistike që e shoqërojnë jetën e qytetarëve të tij. Dhe e para pyetje që del  se përse e zgjedh, apo ma zgjodhi Zoti këtë qytet. Kam shumë e shumë fjalë për të thënë, por duke dashur të shpjegoj, vetë shtrirja gjeografike në mes të Shqipërisë i Elbasanit, në një fushë të gjerë dhe të rrethuar me kodra me ullinj e male me pisha dhe ahe, me simbolika vendesh që kanë të shkruara historinë e tij që nga lashtësia.

I ndërtuar me një kala nga romakët pas ndërtimit të një rruge me emrin “Egnatia” (rruga e gjatë), Elbasani fitoi mëvetësinë e jetëgjatësisë së tij dhe që e futi në fondin e qyteteve që kanë histori dhe kanë të mishëruar turizmin kulturor dhe natyror. E gjithë kjo shtrirje më pas ka pasur edhe momente të ndryshme ndërtimesh dhe krijimit të bukurive që sot na vijnë si relike të rralla dhe që janë të shumta. Mjaft të bësh një shëtitje në një periferi dhe në qendër do të konstatosh specifikat e një turizmi kulturor që të japin emocionin e njeriut që ka fatin t’i përjetojë dhe t’i prekë me dorë këto vlera të papërsëritshme.

Sinkron me këtë gjendje zhvillimi, ka qenë edhe popullsia e këtij qyteti që ka ditur t’i ruaj dhe t’i konsiderojë si monumente të veçanta që rrisin vlerën e Elbasanit me Skampinin e lashtë dhe deri në ditët e sotme. Pikërisht kjo popullsi i është imonuar kujtdo që ka ardhur të jetoj në këtë qytet. Historikisht qyteti i Elbasanit që në lashtësi ka nisur me kalanë e tij të ndërtuar nga romakët dhe që më pas, pas shekujsh kjo kala është rikonstruktuar në mesjetë nga sllavët dhe e treta ka qenë në kohën e Perandorisë Osmane që i vuri edhe emrin qytetit Elbasan (vura dorë) në shekullin 15-16. Kjo histori provohet edhe me shënimet e Mevla Çelebiut, kronikanit të mirënjohur të Perandorisë Osmane. Po ashtu ka edhe një enciklopedi të kohëve të sotme që flasin për historinë e lashtë të Elbasanit dhe që e pasqyrojnë me fakte dhe realizëm historikun e këtij qyteti.

Më shumë se kaq, edhe relievi dhe struktura natyrore e këtij rajoni ku ndodhet ky qytet, flet për një bukuri karakteristike me vlera turistike të veçanta si në zonën e Shpatit, në zonën e Labinotit, me zonën e Funarit etj. Ka mbetur në memorien e qytetit Dita e Verës me shëtitjet në kodrat me  ullinj ku ndodhen vende me emra që banorët i kanë shumë përzemër. Sot gjithkush e ka dëgjuar pyllin e Byshekut që ka qenë edhe një vendqëndrim i ushtrive pushtuese. Mund të jesh me fat që të vizitosh liqenet e Funarit apo Malin e Vashës me historinë e famshme apo Tyrbja e Gocës në rrugën për në lumin Shkumbin. Nëse një grup vizitorësh do të vinin në Elbasan ata paraprakisht do të fokusohen në kalanë e veçantë fushore më e madhja në Shqipëri dhe me shumë objekte historike. Cila kala në botë ka brenda tij ndërtimet e tre godinave fetare të feve të ndryshme si xhamia “Mbret”, kisha ortodokse “Shën Maria” dhe kisha katolike Unite e Shën Pjetrit që ndodhen në një vijë të drejtë me largësi njëra nga tjetra, ku gjithashtu ndodhet edhe një hamam i grave, unik në llojin e tij në Shqipëri. Kush nuk vjen në Elbasan si vizitor dhe nuk shpreh konsideratat për bazilikën e hershme në mes të qytetit ku ndodhet edhe Rrapi i Bezistanit, i lashtë dhe shumë historik. Po ashtu edhe hamami i burrave që njihet me emrin “Hamami i Shabanajt”. Nuk mund të harrojmë këtu, të vetmin “Pusin që lahet vetë”, të papërsëritshëm si fenomen të paktën në Shqipëri. Të gjitha këto shërbejnë për një turizëm kulturor të mrekullueshëm që e bëjnë Elbasanin të motivuar për të jetuar mes bukurive që vlerësohen. Nuk mbeten pas në këtë qytet edhe rrethinat e tij, ku ndodhen edhe godina kishtare si ajo e Shelcanit dhe  Valshit që kanë piktura për shenjtorë të mjeshtrit të madh Onufri, që, edhe pse kanë kaluar 500 vjet, ato mbeten autentike e të papërsëritshme. Gjithashtu edhe teqetë e tij janë  të veçanta si “Teqja e madhe”, teqja e “Baba Xhemalit” dhe teqja te “Pusi që lahet vetë”. Veç si kulte fetare bektashiane, ato janë edhe objekte të frekuentuara dhe me një vjetërsi shekullore mbi 300 vjet. Xhamitë e këtij qyteti janë të mirënjohura për paqësinë e tyre dhe ndërtimet karakteristike që kanë trashëguar, duke i dhënë popullsisë vendase natyrën tolerante dhe miqësore me këdo.

Si kryeqyteti i arsimit, Elbasani është edhe një vend me një turizëm kulturor për arsimin ku ndodhen shkolla e kalasë ku u mblodh edhe Kongresi i Elbasanit ku kanë mësuar edhe Dhaskal Todri (Teodor Haxhifilipi), Kostandin Kristoforidhi dhe shumë akademikë e kryeakademikë si Aleks Buda dhe Ylli Popa etj. Shkolla e parë shqipe “Naim Frashëri” në godinën që njihet si Shkolla e  Tebojës e vjetër mbi 150 vjeçare apo vetë shkolla Normale që është një fakt që detyron të ndjehesh krenar për qytetin ku jeton, ku turizmi kulturor dhe ai natyror janë të harmonizuar dhe domethënës. Gjithçka që ka të bëjë me Elbasanin është një dëshirë për të qenë krenar për historinë dhe trashëgiminë e tij, për shërbimet që mund ti bëjnë qytetarët e tij për tu vënë në funksion të  turizmit kulturor dhe natyror edhe me guidat që duhet të jenë të shumta dhe orientuese për turistët. Elbasani turistik, nuk meriton të injorohet, as të lihet në harresë, aq më keq të shpërdorohen këto vlera autentike në llojin e tyre, që i japin integritet qytetit dhe qytetarëve dhe që do të ishte domosdoshmëri për vlerësimin e një turizmi kulturor dhe natyror. Asgjë nuk lind nga hiçi, por të krijuara në shekuj, këto vlera meritojnë vëmendje jothjesht qytetare, por edhe shtetërore, nëse vërtet duam që potencialisht Elbasanin ta bëjmë qendër vizitorësh vendas dhe të huaj, aq më tepër këto do të duhej të ishin në fokusin edhe të universitetit të tij me emrin e gjuhëtarit të madh Aleksandër Xhuvani, po aq sa duhet të jetë në vëmendjen e pushtetit vendor të tij si pjesë integrale e një këndvështrimi që gjithsesi është resurs për vetë banorët e qytetit.

Botohen tre libra të publicistit dhe studiuesit të komunikimit Agim Neza

$
0
0

Janë botuar dhe dolën në qarkullim tri publikime të reja të studiuesit të komunikimit Agim Nezaj; “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat”, “Diplomacia Publike” dhe “Është koha për t’iu thënë më shumë turistëve”.

Dy librat e parë janë kërkime akademike të autorit në fushën e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë ndërsa libri i tretë është botim në anglisht që lidhet me pasionin e hershëm të Nezës për turizmin e shprehu kjo edhe në publikimin prej tij të disa guidave që nga viti 1991.

Libri “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat” është një vështrim i thellë, analizë e plotë dhe zbatime praktike të teknikave të marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën Agim Neza punoi për gati 25 vjet.

Teksti është i dobishëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe për studentët e gazetarisë apo fusha të ngjashme me komunikimin.

“I shkruar qartë, thjesht dhe në mënyrë konçize, Agim Neza evidenton si rrugën historike përmes, të cilave kanë kaluar MP për të ardhur deri në stadin e sotëm, po ashtu edhe pikat kyçe përmes së cilave këto të dhëna në funksion të aspekteve të ndryshme të MP jo vetëm që thyejnë “ritmikën” e përshkrimit teorik, por edhe zgjojnë kureshtjen e lexuesit për të parë “pas perdes”, për të kuptuar më mirë pikësynimet dhe përpjekjet e punonjësve të MP”, vlerëson Prof. Dr. Bashkim Gjergji librin e ri.

libra-agim-neza

 Ndërsa vetë Agimi duke u përgjigjur në pyetjen se pse vendosi të shkruaj këtë libër thotë se është mbrujtur në të një përvojë e gjatë praktike dhe gërmime teorike. “Materiali në këtë libër pasqyron përvojën time të punës si Zëdhënës i disa institucioneve në Shqipëri, si Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe këshilltar për marrëdhëniet publike i disa ministrave, prokurorit të përgjithshëm, kryetares së kuvendit, si dhe eksperiencën time gjatë trajnimeve apo takimeve me kolegë që merren me marrëdhënie me publikun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar (Angli), si dhe takimet me personalitete të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve me publikun në Holandë, Irlandë, etj”, shkruan Agimi në hyrje të këtij libri.

Libri tjetër “Diplomacia publike” është një kërkim befasues për këtë seksion të Marrëdhënieve me Publikun, pak të njohur në institucionet shqiptare. Libri është marrë nga doktoratura e tij me të njëjtën temë dhe pjesën e fundit të këtij libri Agimi e punoi në muajt e fundit të jetës së tij.

“Diplomacia publike” është kërkim i parë në Shqipëri në këtë fushë dhe përbën një ndihmë për të gjithë ata që studiojnë këto fusha apo japin kontributin e tyre si në diplomaci, edhe në fushën e Marrëdhënieve me Publikun.

Libri i tretë “Është koha për t’iu thënë më shumë turistëve” është një rrëfim befasues i tij, histori të vendosura në fundin e viteve ‘80 dhe fillimvitet ‘90”, të gjitha reale gjatë punës së tij si përkthyes i grupeve të huaja turistikë, “detyra e të cilit ishte të dukej i lumtur në sytë e të huajve që përkthente dhe shoqëronte”. “Qëndrimi me të huajt dhe të qënit shqiptar në të njëjtën kohë, janë dy fakte që i japin autorit një eksperiencë të ndarë mes vuajtjes dhe mundimit”, shkruan për librin poetja dhe emër i njohur i shoqërisë civile, Elsa Ballauri.

Agim Nezaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë në vitin 1987 dhe në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.

Ka kryer studimet në sistemin “Master të Nivelit të Dytë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në vitin 2009-2011.

Ai është kualifikuar dhe specializuar për Lajme Ndërkombëtare, Marrëdhënie me Publikun, në Britani, SHBA, Holandë, etj.

Agim Neza

Agim Neza ka drejtuar komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun për shumë institucione qendrore të shtetit shqiptar si dhe ka punuar për disa media shqiptare dhe të huaja.

Botime të tjera të Agim Nezës përfshijnë edhe “Guida turistike për Shqipërinë”, botuar në Angli më 1993, “Mirë se vini në Shqipëri-guidë turistike”, botuar në anglisht në vitin 2000 dhe ribotuar në 2004, 2008 dhe 2016, “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Millosheviçit”, 1999, “Marrëdhëniet Publike”, 2004 etj.

“Ishe shqiptar që e doje Shqipërinë prandaj ja thoshe të metat. Nuk fyeve kurrë njeri, nuk rrëshqite kurrë nga logjika e faktit në shkrimet e tua mbërthyese. Nuk u lavdërove kurrë ndonëse ishe i pari në këtë botë universitare që nise rrugën e komunikimit. E profesionit të komunikimit”, shkruan Prof. Dr.Artan Fuga në një shkrim të tij pak ditë pas vdekjes së Agim Nezës në maj të këtij viti.

Ndërkohë që Presidenti Bujar Nishani në një letër për familjen e tij thekson vlerat njerëzore dhe akademike të Agim Nezës. “Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore”, shkruhet në letrën e Presidentit.

Stilisti shqiptar i Jenifer Aniston

$
0
0

Noli Salihu është një shqiptar që prej disa vitesh ka arritur suksesin me sallonin e tij në modelimin e flokëve në SHBA. Ai rrëfen  nisjen e karrierës së tij në Maqedoni, Kosovë dhe më pas në Amerikë, ku ka pasur rastin të punojë me disa emra të njohu të kinemasë dhe televizionit amerikan.

Intervistoi: Mimoza Dajçi

Salihu në shfaqen “Karamel” që u shfaq pak kohë më parë në Manhattan pata rast të takohem edhe me ju. A mund të flasim diçka mbi artin e stilimit, si lindi tek ju kjo dëshirë, për tu marrë me këtë profesion?

Krejt rastësisht isha shumë i ri, në moshën 15 – 16 vjec. Nana ime e Ndjera Ajna më tha, mbas shkollës duhet të shkosh të mësosh ndonjë zanat, si të qethësh flokët, në atë kohë ishin vitet e 80-të kur unë fillova të merrem me këtë profesion dhe aty përnjëherë lindi dashurija shumë e madhe për të mësuar se si të bëhem Stilist për Flokëri. Në atë kohë Shefi im më tha dy gjëra në fillim të karrierës sime ku edhe ai mi dha hapat e parë që ta dashurosh këtë që e bën dhe të kesh personalitet tej mase për të pasur sukses në të ardhmen tënde.

 Cila është shkolla që ju dha mësimet e para në këtë fushë?

Shkolla ku unë kam mësuar zanatin tim ishte në atë kohë një ndër shkollat më të mira në rajon është quajtur ( Aerodrom- Shkup).

Kur filluat të ecnit me këmbët e fantazinë tuaj në këtë lloj linje dhe a e shikoni si përgjegjësi ndaj vetes?

Pas përfundimit të shkollës u shpërngulem në  Kosovë ku aty Hapa Sallonin tim “Noli’s Hair” Salon në Qytezën Lipjan, aty mund të them që ecja në hapat e fantazisë duke e parë që korra një sukses shumë të madh në Qytezën ku edhe jetoja. Normalisht nëse dëshiron që të kesh sukses ndjen edhe përgjegjësi ndaj vetes ku gjithmonë duhet të jesh në trend me kohën dhe me stilet e reja që t’ja afrosh klinetëve të tu të besueshëm. Edhe tek një gjë dua të ndalem, kur kisha një sukses shumë të madh në atë kohë sapo filloj karriera ime, ku në Budapest të Hungarisë u mbajt një konkurs gare për Flokë – Hair Show, ku unë u shpërbleva me vendin e 3-të ku në atë kohë nuk munda ta besoja që arrita të korrri sukses me një garë shumë të madhe dhe të rëndësishme.

 Po fëmijët tuaj a e pëlqejnë dhe a janë të talentuar sikurse edhe ju  në stilimin dhe prerjen e flokëve?

Mund të them se e pëlqejnë përderisa janë të çertifikuar të gjithë si Hair Stylist që kanë përfundur shkollën “Brio Academy” – në Hartford të Connecticut. Gjithashtu në Sallonin tonë punojnë vajzat e mija binjake Alma dhe Nora, ku kanë tash me 5 vite experiencë në Floktari dhe djali Urimi gjithashtu 4 vite eksperiencë, ku në të ardhmen presim që të na bashkangjitet edhe vajza vogël Tina.

Sa dhe kur e ndjeni veten të kënaqur në punën tuaj krijuese?

Çdo herë që e punoj një stil të flokëve dhe e shof që pëlqehet nga klienti-ja, atëherë unë ndihem shumë i kënaqur, se kam arritur që puna ime të bën një shpirt tjetër të ndihesh rehat me atë që unë kam krijuar.

Përveç klienteles shqiptare, ju keni edhe të huaj, nëse më lejohet a mund të njihemi me disa nga personalitetet e politikës dhe kinematografisë amerikane që kanë gjetur veten tek arti juaj i stilimit?

Po .. në vitin 2006 në një sallon të Shtetit të Minnessotes ku kam punuar 9 vite në sallonin Aeroport Hair Stylist, aty kam pas rastin të takoj dhe ti rregulloj disa nga figurat Hollywoodit si : Luck Welson, Jenifer Aniston, këngëtarin Keny Roger, shumë sportistë e shumë aktorë të tjerë që nuk po me kujtohen emrat për momentin. E di që një aktore shumë e famshme që ka lujatur në Filmin Wanderful Life. -ZUZU- për momentin emri s’më kujtohet i saj.

 Nga puna juaj e suksesshme, mesa kemi parë keni marrë shumë Mirënjohje dhe Medalje Arritjesh, a mud të njihemi me disa prej tyre?

Po gjatë karrierës time kam marrë mirënjohje të shumta, po i përmendi disa prej tyre më kryesoret, po filloj me Evropën, ku në 1991 fitova vendin e 3-të në Budapest European Hair show, pastaj këtu ne SHBA jam shpërblyer me Mirënjohje të shumta, The Future of Beauty in the World , Ambassador Master Stylist Program, dhe me një Ventage Fashion Show, aty morra medaljonin e Argjendë, dhe në 2016 në Javën e Modës Shqiptare e Organizuar nga Mrika Krasniqi, aty u shpërbleva me një “Certified Appreciation” nga Fashion Albanian Agency.

 

Sa zgjat zakonisht orari i punës tuaj në “Noli- Hair Salon”, dhe a ndiheni komod në punën tuaj të përditshme?

Normal që ndihem komod dhe e bëj me pasion shumë të madh, ku nganjëherë ndodh që të punoj deri në 14 orë në ditë nganjëherë ndodh prej orës 7 të mëngjesit ndodh të jem në Sallon deri në orët e mbramjes të natës, kur kam në sallon Artistë të ndryshëm për rregullimin e tyre dhe fotografimin – Foto Shoot- që bëhen para pregatitjet për xhirimet e filmave, dramave të ndryshme ku edhe unë jam bashkpuntor i Nil Production ku unë bëj rregullimin e githë aktorëve që punojnë me këtë agjension edhe shumë aktorëve të tjerë si të huaj dhe Shqiptarë.

Në varësi të stinës, ngjyrës e prerjes edhe moda e flokëve, ashtu si dhe moda e veshjeve ka të rejat dhe të vjetrat e saj. Përsa i përket performancës së flokëve sa të  arrirë e gjen veten Noli në këto lloj stilimesh?

Unë kam kontakte me stilist të famshëm ku diskutojmë dhe bashkpunojmë shumë rreth stileve të reja që dalin, ku angazhohem dhe përpiqem me shumë stilistë të famshmëm të bëjmë plane dhe projekte se çfarë do të dali në vitin e ardhshëm për modelet e reja. Ku edhe i prezantojmë gjatë stinëve të ndryshme që vinë nëpër show të ndryshëm.

Me modelet tuaja, a keni marë pjesë nëpër konkurse apo show biznesi dhe çfarë keni përfituar nga këto evente?

Po kam marr pjesë në shumë show biznese dhe evente të modës ku unë kam paraqitur modelet e mija me Frizura dhe stile të reja ku njëkohësisht edhe make up. Përfitimi që kam marë ka qenë shumë i rëndësishëm tek unë, pasi ku një model i i mi tani punon me agjensitë më të suksesshme Hollywoodiane. ( kjo besoj që e tregon mjaft suksesin tim)

 Ju Z. Salihu bashkëpunoni në fushën e stilimit të flokëve edhe me disa televizione amerikane, si lindi ky raport i suksesshëm?

Prej viti 2008 kam filluar të jem pjesëmarrës i rregullt për rregullimin e moderatorëve, plus dhe mysafirëve që i ftojnë në Studio në dy Televizione Amerikane, të cilat janë Channel 8 dhe Channel 3. Ku njëherësh jemi bërë edhe shumë miq me gjithë  stafin e Televizionit.

Përveç artit tuaj të stilimit, ju Noli jeni edhe një veprimtar i njohur në komunitet, jeni një patriot dhe artist human, nga i keni trashëguar këto virtyte njerëzore?

Malli i  madh për atdhe dhe pamundësia ime që të jem aty. Unë mundohem që të jap kontributin tim aq sa mundem që të bëj afrimin e shqiptarëve mes veti përmes Show të Ndryshëm sikurse ndonjë HAIR SHOW apo Film – Dram etj. Të gjitha këto i kam të trashëguar nga Familja ime që mos të harroj Vendin nga kemi ardhur.

Projektet tuaja për të ardhmen?

 Tani jam duke punuar për Projektet Filmike të javës së Modës që mbahen në NYC në bashkëpunim me Albanian Fashion Agency. Tjetri Projekt njëkohësisht është Ligjërimi i 3 Companive të Produkteve të Flokëve se si duhet të përdoren. Edhe disa që i kemi në plan, por njëherë është herët ti tregojmë.

– Faleminderit Noli!

– Faleminderit edhe juve!

Rehova shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

$
0
0

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, me vendim të KKR, së fundmi është shpallur Qendër e mbrojtur Historike. Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Propozimi për shpalljen e Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t’i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si një qendër e zhvillimit të turizmit në zonën e Kolonjës.

Qendra historike ruan vlerat urbanistiko-arkitektonike të fshatit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore.

Qendra historike përbëhet edhe nga zonat e gjelbra të përfshira brenda saj. Qendra Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth kishës dhe sheshit qendror të fshatit.

Ansambli i ndërtuar paraqet tipologji interesante veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, si dhe përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm.

Ndërtimet në përgjithësi janë 2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri, si dhe ka një numer të konsiderueshëm portash me hark dhe sofat me gurë të gdhendur.

Ministria e Kulturës bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të trashëgimisë është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të “Intenerarit apo Rrugës së Portave”.

Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat karakteristike që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm, të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.

Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë karakteristikë të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta “modernizuar”.

Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe për Rehovën të krijohet i njëjti intenerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.

Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820. Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të artit bizantin.


Bob Dylan refuzon pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimeve Nobel

$
0
0

Bob Dylan nuk do të udhëtojë në Suedi për të marrë çmimin Nobel për Letërsi. Akademia suedeze që ndan çmimet Nobel ka njoftuar se ka marrë një letër, në të cilën thuhet se këngëtari amerikan nuk mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të angazhimeve që ka. Sipas njoftimit, Dylan ka thënë se ndihet i nderuar dhe do të dëshironte që ta merrte vete çmimin, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë. 75-vjeçari nuk do të jetë i pari fitues i çmimit Nobel që mungon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Harold Pinter dhe Doris Lessing, fitues të këtij çmimi në vitin 2005, respektivisht 2007, ishin nga ata që kanë munguar kur ju është ndarë çmimi. Rokeri veteran fitoi çmimin Nobel pasi “ka krijuar shprehje të reja poetike përbrenda traditës së shkëlqyer të këngës amerikane”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel dhe do të mbahet në Stokholm më 10 dhjetor (që është përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel).

Kthehen në atdhe librat “amanet” të Konicës

$
0
0

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, njofton në vigjilje të Samitit të Diasporës në Tiranë se po përmbushet amaneti i eruditit të letrave shqipe dhe ambasadorit më të spikatur të diplomacisë shqiptare, Faik Konicës.

“Librat e tij të ruajtura me shumë dashuri nga Katedralja e ‘Shën Gjergjit’ dhe ‘Biblioteka e Fan Nolit’ në Boston do të jenë tashmë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Falënderoj At Artur Liolin, Agron Alibalin dhe Katedralen e Shën Gjergjit për kujdesin ndaj veprës së Konicës dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare”, shkruan Bushati, duke shtuar “MPJ – Një shërbim i jashtëm në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit dhe jo një diplomaci memece”.

/GSh

Ekspozitë me karikaturat në revistën “Hosteni”

$
0
0

“Arti, satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni”, është ekspozita e rrallë me karikatura e çelur në Universitetin Europian të Tiranës. Dëshmi të një kohë kur krerët e shtëpisë së bardhë ironizoheshin nga revista satirike në funksion të pushtetit, sot prezantojnë dialogun me të shkuarën.

Dëshmi të një kohë kur në Shqipëri bëhej garë se kush ironizonte dhe tallte më shumë Presidentët amerikanë.

Karikaturat e artistëve shqiptarë nën regjimin komunist ku satirizohen krerët e shtëpisë së bardhë Nikson, Bush, Karter, Truman, Xhonson vijnë në një ekspozitë në Universitetin Europian të Tiranës.

“Arti, Satira dhe Presidentët Amerikanë në Revistën Hosteni”, është një ballafaqim mes fotografive të George Tames”, fotoreporterit shqiptaro-amerikan të ‘New York Times’ me imazhet ikonë të gjeneratave që jetuan diktaturën në Shqipëri.

Lori Amy: “Gjatë punës për të zbuluar si i kishte paraqitur shtypi i kohës Presidentit amerikan, gjetëm imazhe nga “Hosteni”. Nga ato e kuptuam se sa i rëndësishëm ka qenë Hosteni për dy breza shqiptarësh nën regjimin komunist dhe vendosëm ti kushtojmë një ekspozitë të veçantë”.

Bujar Kapexhiun, imazhet e Hostenit e ftojnë në një refleksion mbi kohën kur e kishte detyrë të satirizonte Presidentët amerikanë dhe atë sot kur e bën si dimension të lirisë.

Kapexhiu: Kam dhe kënaqësisë që vazhdoj akoma të bëj karikatura për Presidentët amerikanë.

Si një prej protagonistëve të artit të karikaturës në dy kohë, Kapexhiu nuk mund të refuzonte ftesën simbolike për ta bërë “Hostenin” sërish të madh.

Nga Moska në Tiranë, violinisti rus Stanislav Mallishev koncert në Universitetin e Arteve

$
0
0

Në kuadër të Festivalit të IV Ndërkombëtar “Pianodrom”, i cili mbahet në Tiranë, një tjetër muzikant virtuoz nga Rusia do të nderojë eventin me pjesëmarrjen e tij. Bëhet fjalë për violinistin, Stanislav Mallishev, që përfaqëson Konservatorin e famshëm “Pjotr Çajkovski” të Moskës, i cili vjen në Tiranë për të performuar në tinguj violine. Bashkë me pianisten shqiptare Klejda Tare, Stanislav do të japë një koncert, më datë 21 nëntor, ora 19:00, te salla e Universitetit të Arteve.

Stanislav Mallishev është laureat i konkurseve të shumta ndërkombëtare. Performon vazhdimisht me orkestra simfonike dhe ato të dhomës ruse dhe të huaja, si për shembull orkestra simfonike e Nicës (Francë), orkestra akademike e dhomës “Musica Viva”, etj.. Mallishev ka qenë i ftuar në sallat më të mira të Rusisë dhe të Europës: Konzerthaus (Berlin), Site de la music (Paris), Salla e Madhe e Konservatorit të Moskës. Repertori i Stanislavit përfshin vepra të ndryshme që nga epoka “Baroque” e deri tek autorët bashkëkohorë.

Programi i koncertit të 21 nëntorit do të ketë dy autorë: 1. Sonata Nr. 1 dhe “A Paganini” të kompozitorit rus Alfred Shnitke (të dyja veprat do të luhen premierë në Shqipëri). 2. “Barokjare” dhe Sonata Nr. 2 “Mouvement contraire” (“Lëvizje të kundërta”) të kompozitorit bashkëkohor shqiptar, Aleksandër Peçi. Për të marrë pjesë në koncertin e artistit rus Stanislav Mallishev çmimi i biletës kushton 200 lekë dhe mund ta rezervoni në këtë numër telefoni: 068 403 79 95.

 

 

A. Gjergji

Përmbushet “amaneti” i Konicës, 270 libra të tij në Bibliotekën Shqiptare -Foto nga ekspozita

$
0
0

Për herë të parë në Shqipëri vijnë disa prej librave origjinalë të Faik Konicës. Prezantimi u bë në Bibliotekën Kombëtare, ku u hap ekspozita “Identiteti Kombëtar dhe Diasporat”, dhe ku nëpërmjet librave, botimeve, dorëshkrimeve etj, pasqyrohet historia dhe jeta e diasporës ndër vite. Ministri i Jashtëm dhe ajo e Kulturës, e vunë theksin te bashkëpunimi institucional për të çuar përpara projektet e tjera kulturore dhe historike.

Një pjesë e botimeve të Faik Konicës tani pjesë e Bibliotekës Shqiptare, duke plotësuar kështu një prej amaneteve të shkrimtarit të madh.

Janë 270 libra që i bashkohen pjesës tjetër të trashëgimisë sonë. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Kulturës si dhe me ndihmën e Agron Alibalit, i cili vendosi tja besojë librat e Konicës, Bibliotekës shqiptare.

Kumbaro: Me jo shumë siguri por bëmë një premtim publik që të sillnim në Shqipëri një thesar të jashtëzakonshëm që është biblioteka e Faik Konicës, e ruajtur falë diasporës, e promovuar falë diasporës, e bëmë të mundur sjelljen e këtij thesari i cili nuk do të realizohej nëse nuk do të ishte bashkimi i të gjitha forcave.

Deklarata e Ministres u bë në hapjen e ekspozitës “Identiteti Kombëtar dhe Diasporat”, në Bibliotekën Kombëtare.

Janë qindra libra, revista, dëshmi dhe dokumente të arkivuara, të cilat të kthejnë pas në kohë për të njohur historinë dhe jetën e diasporës shqiptare.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vlerësoi lart rolin e patjetërsueshëm të diasporës, ruajtjen e identitetit kombëtar.

Bushati: Kemi mundësi për të kuptuar që kjo botë e ndërlidhur, pavarësisht se ne flasim shumë sot për botën e ndërlidhur dhe botën dixhitale, ka ekzistuar që në krye të herës dhe copëza të ndryshme të diasporës sonë kudo që kanë qenë, kanë një kontribut të vyer sa i përket formësimit të identitetit tonë kombëtar.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të Samitit të Diasporës.

bido bido2 bido3 bido4 bido5 bido6 bido7 bido8 bido9 bido10 bido11 bido12 bido13 bido14 bido15

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>