Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Rrugëtim me orë për dijen – mësuesja e pazakontë

$
0
0

Fjala “gjakmarrje” nuk dëgjohet me dëshirë në Shqipëri. Por ajo ekziston, megjithëse jo fenomen i gjerë mbetet tragjedi për familjet e përfshira. Një mësuese përpiqet t’u sjellë shpresë fëmijëve të familjeve të izoluara.

Ajo ka një zë të butë dhe pamjen e kujdesur të një mësueseje, megjithatë nuk është një mësuese e zakontë, së cilës i mbaron mësimi me rënien e ziles. Liliana Luani, mësuese e shkollës fillore në shkollën “Pashko Vasa”, Shkodër shkon tre herë në javë pas mësimit në fshatrat përreth Shkodrës për t’u dhënë mësim fëmijëve që jetojnë të izoluar për shkak të gjakmarrjes në familje. Kësaj i shtohet në fundjavë një udhëtim një orë më makinë, 45 minuta me varkë dhe gjysmë orë në këmbë për të mbërritur në fshatin Mazrek të Dukagjinit e fshatrat përreth tek “fëmijët e saj”, siç i quan mësuesja 56 vjeçare këta fëmijë. 30 fëmijëve të tillë ajo u jep mësim në bazë të një plani javor të zhvilluar vetë, me libra shkollorë të ardhura nga donacione të ndryshme. Liliana Lani nuk harron t’u japë detyra shtëpie fëmijëve, që i kontrollon në orën e ardhshme mësimore.

Albanien | Lehrerin Liliana Luani unterrichtet Kinder von Blutracheopfern (DW/L. Arapi)Rrugës për të dhënë mësim tek familjet e izoluara

Gjakmarrja – plaga që gjithmonë rrjedh

“Aq sa edhe më lodh kjo gjë, po aq më jep edhe kënaqësi, kur shkoj tek këta fëmijë. Veç t’i shikoni sytë e tyre si shkëlqejnë, kur më shohin. Ata më rrëfejnë sekrete, më flasin për ëndrrat që kanë në jetë.” Ka dhjetë vjet që Liliana Luani mëson fëmijët e izoluar, fillimisht nisi si një detyrim moral për t’i dhënë diçka vendlindjes së saj, rrëfen ajo. E vetme e pa ndihmë nga fshati në fshat, ndërkohë zëri i saj dëgjohet, sepse institucionet shqiptare e kanë nisur të vlerësojnë punën e mësueses së palodhur. Me sa duket kur nuk arrijnë të shuajnë gjakmarrjen, të paktën të ndikojnë që këta fëmijë të izoluar të marrin mësim në shtëpi. Normalisht ata duhet të shkojnë në shkollë, si të gjithë fëmijët shqiptarë, por për ta nuk mund të flitet për një fëmijëri normale. Gjakmarrja, kjo plagë e vjetër ende e pashëruar e shoqërisë shqiptare, u bllokon këtyre fëmijëve të ardhmen. Shumë prej tyre nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, vuajnë traumën e izolimit, dhe përpiqen gjithnjë të dalin jashtë mureve, megjithëse është e rrezikshme.

Në raportin e fundit të Avokatit të Popullit, Igli Totozani mbi gjakmarrjen kritikohet mungesa e interesit të shtetit për shuarjen e këtij fenomeni: “Gjakmarrja nuk është vlerësuar seriozisht nga strukturat shtetërore, të cilat fatkeqësisht nuk kanë dëshiruar që ta pranojnë atë. Këtë qëndrim e tregon edhe fakti që nuk ka statistika të sakta nga policia për numrin e të vrarëve për gjakmarrje, të familjeve dhe të personave të ngujuar.”

“Duhet të sillemi si europianë”

Një tjetër problem përbën edhe ekzistenca e shifrave të ndryshme mbi përhapjen e fenomenit. Ndërsa organizatat joqeveritare apo Komitetit e Pajtimit flasin për shifra të larta, zyrtarisht jepen shifra më të ulta. Një punonjëse e një organizate jo qeveritare në Shqipëri që nuk do të përmendet me emër thotë, se shteti ka interes për shifra të ulta, ndërsa organizatat e pajtimit për shifra të larta, sepse u intereson financimi. Shifrat zyrtare për gjakmarrjen sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai: ” 140 persona me liri të kufizuar, ndër ta 20 fëmijë të moshave të ndryshme.”

Albanien | Lehrerin Liliana Luani unterrichtet Kinder von Blutracheopfern (DW/L. Arapi)Duke dhënë mësim tek fëmijët e izoluar

Mësuesja Liliana Luani nuk u beson shifrave, për të edhe një fëmijë i vetëm i izoluar është shumë. Ajo kërkon një qasje më të organizuar të shtetit kundër këtij fenomeni. “Duhet një studim i zgjeruar që shteti të njohë vërtet situatën si është, dhe ajo ndryshon përditë. Nuk ka mundësi që shqiptarët të vrasin veten këtu dhe pastaj të kërkojnë azil në vende të tjera. Ne jemi europiane e duhet të sillemi si të tillë.”

Vetëgjyqësia – mungesa e besimit te shtetit

Vërtet ligjvënësi shqiptar e ka rritur dënimin për shkak të vrasjes me paramendim për gjakmarrje deri në 30 vjet, por në një vend si Shqipëria krahas institucioneve të drejtësisë nuk është shuar vetëgjyqësia. Shpesh familjet në gjakmarrje duan vetë të marrin gjakun. Nga ana tjetër familjet nga vjen vrasësi, nga frika e zemërimit edhe më shumë të familjes tjetër, nuk guxojnë të shkojnë tek institucionet e shtetit, një provë kjo për mungesën e besimit në shtet. Në raste të tilla fëmijët mund të lëvizin vetëm atëherë kur kanë besën për paqen të palës kundërshtare. Në rast të kundërt, ata nuk shkojnë në shkollë dhe izolohen në shtëpi.

Albanien | Lehrerin Liliana Luani unterrichtet Kinder von Blutracheopfern (DW/L. Arapi)Mësuesja Liliana Luani

Mësuesja Liliana Luani që i viziton këta fëmijë në shtëpi, e di se kur shkel pragun e një familje në gjak, nuk është më thjesht mësusese. Në familje të tilla nuk është vetëm frika, por edhe varfëria shumë e madhe. “Nganjëherë më duhet të organizoj edhe ndihmë mjekësore. Shpesh këto familje janë të vetmuara  e pa ndihmë”, thotë ajo.

Kështu ora mësimore me fëmijët e izoluar nuk është thjesht shkrim e këndim, edhe bisedat me prindërit janë më shumë se vëmendje për histori tragjik. “Shumë fëmijë rriten me psikologjinë e urrejtjes, nga ata pritet që të shlyejnë gjakun. Nuk është e lehtë t’ua bësh të qartë këtyre fëmijëve, se bëhet fjalë për një krim. Unë përpiqem t’i edukoj me tolerancë dhe frymën e pajtimit, por influenca e familjeve është shumë e madhe”, thotë Liliana Luani. Një mësuese që punon vullnetarisht edhe si psikologe, edukatore, punonjëse sociale, e për fëmijët e izoluar, asaj i duhet të ushtrojë një profesion të ri, – shpresëdhënëse.


BBC: Në Shqipërinë e tolerancës fetare, aty ku ezanin e thërret një ish-i krishterë

$
0
0

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e botës për bashkëjetesën e saj fetare. Dhe është “BBC” ajo që i ka kushtuar një reportazh këtij fenomeni, i konsideruar si një pasuri e gjallë e shqiptarëve që ia ka ënda çdo vendi, sidomos atyre me konflikte sektare.

Një korrespondent i medias prestigjoze britanike është ndalur në Berat, ku ka takuar një muezin, ish-të krishter të konvertuar, nëpërmjet edhe figurës të cilit, ka ndërtuar tablonë e një vendi të paqtë fetarisht, si një garanci edhe për paqe sociale….

 

Nga Quinn Hargitai

Edhe pse kjo ishte hera e parë që po takoja Hasib Buba-n, kisha dëgjuar zërin e tij tashmë disa herë duke bërë jehonë nëpër rrugët me kthesa dhe rrugicat e Beratit, një qytet i vogël në pjesën jug-qendrore të Shqipërisë.

Me flokët e mbyllta, të ndara me kujdes, një mjekër mirë të mbajtur, udhëheqësi fetar 25-vjeçar shpjegoi se si një nga detyrat e tij si muezin është të thërrasë ezanin për faljen e namazit, gjë që ndodh pesë herë në ditë.

Ai është fotografia e vërtetë e një muslimani të devotshëm; por unë mbeta i befasuar kur mësova se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Në fakt unë jam rritur si i krishterë” shpjegon Buba, “dhe për vite me rradhë kam ndjekur këtë rrugë. Më vonë në moshë të pjekur, pata një debat me një nga miqtë e mi, i cili ishte musliman.

Debati vazhdoi për muaj, dhe në mënyrë që të jem sa më i përgatitur për diskutimet tona, unë fillova të lexoja për Islamin, përpiva gjithçka që pata mundësi në lidhje me këtë fe.

Në fund, edhe pse mu duk se debatin e fitova unë, i gjithë procesi më shtyri të bëj pyetje në lidhje me bindjet e mia. Përgjigjet e dhëna nga Islami kishin më shumë kuptim për mua, kështu që unë u konvertova në musliman”, thotë ai.

Edhe pse zgjedhja për t’u konvertuar mund të duket e habitshme për shumëkënd, realiteti është se Shqipëria prej kohësh konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

Fetë dominuese në Shqipëri janë Islami dhe Krishterimi, ku muslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të banorëve të vendit.

Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën e vendit.

Veçanërisht vlen të shquhet Berati, në të cilin gjendet Muzeu Onufri që mban ikonën e burimit të jetës. Kjo vepër artistike shqiptare e shekullit të 18-të përshkruan një skenë të krishterë me minare në sfond dhe është lavdëruar si një simbol i harmonisë fetare të famshme të vendit.

Gjatë një vizite në vitin 2014, Papa Françesku, kreu i kishës katolike, vlerësoi vendin ballkanik për tolerancën e saj të dukshme fetare, duke thënë se kjo tolerancë duhet të shërbejë si një shembull për gjithë botën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa Françsku vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “kjo është veçanërisht e rëndësishme në këto kohëra kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste”.

Kurioz të di se si ka arritur popullsia e Shqipërisë të mbesë e bashkuar, e pyeta Buba-n për mendimin e tij mbi këtë temë.

“Shqipëria ka pasur gjithmonë traditë të pranimit të të tjerëve.

Nëse shikoni nëpër historinë e vendit, ju do t’a shihni harmoninë në çdo shekull. Edhe gjatë Perandorisë Osmane. Shumë njerëz ia atribuojnë atë komunizmit, por unë nuk e besoj”.

Buba është duke iu referuar periudhës në mes të viteve 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha.

Gjatë regjimit, Shqipëria u bë shteti tërësisht i izoluar praktikisht me asnjë lidhje me botën e jashtme. Në vitin 1967, Hoxha forcoi kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë, duke deklaruar Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë.

Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuan nga ushtria dhe u shkatërruan apo u kthyen në kinema e salla për vallëzim. Klerikët ishin zhveshur nga titujt e tyre, ishin turpëruar dhe në disa raste madje ishin burgosur.

Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i fesë së organizuar ka rezultuar me adaptimin e mendimit laik ndër shqiptarët, dhe se vendi është i njohur për mungesë të çfarëdo tensioni ndërfetar, sepse besimi nuk është një element i rëndësishëm i jetës për shumë njerëz sot. Dhe Buba lutet që kjo të ndryshojë.

Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston ne Shqipëri, ai solli shembullin e fundit të Malbardhit, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë.

Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale muslimane kishte mbledhur fonde dhe kishte rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit, e cila ishte shkatërruar bashkë me shumë kisha tjera gjatë sundimit të Hoxhës.

Këto tregime janë veçanërisht me rëndësi në kohën e sotme. Me frikën nga rritja e mundshme e grupeve ekstremiste, duket se vija e dallimeve në mes të besimeve ka shkuar duke u shtyrë edhe më thellë.

“Kam dëgjuar gjitha këto biseda të disa personave që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe të ndalojnë besimtarët e besimeve të caktuara nga hyrja në vendet e tyre”, tha Buba.

“Kjo vetëm se do të ngjallë urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse ekziston harmonia në Shqipëri është për shkak se ne angazhohemi njëri me njërin. Ne debatojmë, diskutojmë dhe edukojmë veten në lidhje me ata që na rrethojnë.”

Është e vështirë të thuhet nëse bota do të marrë shembullin e Buba-s dhe të Shqipërisë për zemër, por ka diçka për të thënë për shtetin e vogël ballkanik në të cilën fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz edhe këmbanat e kishave prej jashtë dritareve të tyre.

Për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë bërë aq të natyrshme sa ajri që thithin.

PROFIL/ Cilët janë 63 martirët e klerit katolik të masakruar 1944-1949

$
0
0

*Nga Kastriot Dervishi

63 martirët e klerit katolik shqiptar të masakruar nga komunistët në vitet 1944-1989

Në një ditë të shënuar si kjo e nderimit të klerikëve katolikë të masakruar nga regjimi komunist, nga studimet e mia, po bëj publike listën që do gjeni më poshtë. Në përcaktimin e listës janë marrë parasysh dy kritere:

-Dënimi me vendim të formës së prerë me pushkatim.

-Humbja e jetës në hetuesi apo gjatë vuajtjes së dënimit .
Krimet politike janë referuar në kuptim të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991, i ndryshuar, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. Të gjithë klerikët e mëposhtëm, plotësojnë të gjitha përcaktimet e këtij ligji. Kam shënuar emrat që lumnohen dhe ato që kanë munguar për arsye të pashpjegueshme të jenë pjesë e këtij nderimi. në një botim të mëvonshëm dio publikoj gjithë historinë e persekutimit, përfshi edhe emrat e persekutorëve dhe derivateve të tyre. Ja lista e klerikëve të masakruar nga komunistët.

1-Patër Lek Luli (1908-1944). Vritet pabesisht së bashku me shoqëruesin e tij nga komunistët e batalionin “Perlat Rexhepi”në Tropojë më 16.7.1944. Pas vrasjes i grabisin paratë që mbante me vete (Nuk figuron në listën zyrtare).

2-Dom Lazër Shantoja (1892-1945). Dënohet me vdekje dhe ekzekutohet në Tiranë më 5.3.1945. Akuzohej si bashkëpunëtor i Mustafa Krujës, “element kryengritës”, “reaksionar”, bashkëpunëtorit i “Gjon Markagjonit, etj”, “fashist i flaktë”, etj.

3-Dom NdreZadeja (1891-1945). Dënohet me vdekje dhe pushkatohet më 23.3.1945 në Shkodër. U akuzua se strehoi Lazër Shantonë.

4-Dom Mark Gjani (1909-1945). Torturohet dhe vdes në shtator 1945 në Mirditë.

5-Patër Leonard Tagaj (1910-1945). Vritet pa gjyq më 4.2.1945 në Traboin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

6-Papa Pandi (1910-1945), meshtar unit, vrarë në Korçë në tetor 1945. (Nuk figuron në listën zyrtare).

7-Dom Alfons Tracki (1896-1946). Klerik gjerman. Dënohet me vdekje dhe u pushkatua më 25.7.1946 në Shkodër, së bashku me Kol Ashikun, Llesh Marash Vatën (varje në litar), Nikoll Prek Dedën. U akuzuan si “kriminelë lufte, armiq të popullit, sabotatorë të pushtetit popullor dhe strehues”. Nuk është gjendur procesverbali i ekzekutimit.

8-Dom Zef Marksen (1900-1946). Klerik gjerman. U dënua me 2 vjet burgim duke u akuzuar “për shpirt nazist”. U vra pas shpine më 16.11.1946 bashkë me patriotët e tij Rudolf Waber dhe Jozepf Kutzen në Kukës, gjoja se po “arratiseshin”.

9-Atë Bernardin Palaj (1894-1946). Vdes në hetuesi më 2.12.1946 Shkodër.

10-Atë Gjon Shllaku (1907-1946). U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

11-Atë Gjovani Fausti (1899-1946). Klerik italian. U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

12-Atë Daniel Dajani (1906-1946). U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

13-Xhakon Mark Çuni (1920-1946). Themelues i Bashkimit Shqiptar të xhakojve. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

14-Patër Anton Harapi (1888-1946). U dënua me vdekjesi “kolaboracionist” dhe u pushkatua më 20.2.1946 në Tiranë së bashku me Lef Nosin dhe Maliq Bushatin.

15-Dom Nikoll Gazulli (1891-1946).Vritet pa gjyq më 23.3.1946 në Malësi të Madhe. (Nuk figuron në listën zyrtare).

16-Imzot Nikoll Tusha (Nogaj) (1895-1946).Vritet më 14.9.1946 në Mal të Zi. (Nuk figuron në listën zyrtare).

17-Patër Bernard Llupi (1886-1946). Dënohet me vdekje Prizren në një proces ku së bashku me 26 persona të tjerë. U akuzua nga OZN-a jugosllave për krijim organizate patriotike. U pushkatua më 25.11.1946 së bashku me MarieShllakut, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

18-Dom Luigj Pici (1907-1946). Dëshmoi pro klerikëve katolikë dhe u vra në Koplik pabesisht e pa gjyq më 10.11.1946. (Nuk figuron në listën zyrtare).

19-Dom Luigj Prendushi (1896-1947). Akuzohet si “strehues kriminelësh” dhe dënohet me vdekje. U ekzekutua në Shkodër më 23.1.1947 para popullit. Kleriku tjetër Ndoc Suma u dënua me 30 vjet burgim të rëndë. U dënuan po ashtu bashkë me të edhe Ndrec Dodani dhe Pjetër Zef Gjoni.

20-Dom Dedë Maçaj (1918-1947), (Dedë Gjon Gjonaj). Duke qenë ushtar, u akuzua “për përhapje parullash disfatististe, për marrje mesazhesh nga Vatikani, për mospëlqim të PKSH-së”, etj. Gjykata shënonte se kishte bërë “18 vjet shkollë për prift”. U gjykua së bashku me Rrok Gjurën që u dënua me 1 vit burgim. U pushkatua më 28.3.1947 në Përmet.

21-Atë Serafin Koda (1893-1947). U torturua dhe vdiq në hetuesi më 11.5.1947 në Shkodër.

22-Vëlla Gjon Pantalia (1887-1947). U arrestua në tetor 1946. U torturua shumë gjatë hetuesisë dhe vdiq në spital më 31.10.1947.

23-Imzot Frano Gjuraj (1893-1946). Arrestohet dhe torturohet rëndë. Pa dalë e gjyq e lirojnë. Nga plagët e rënda vdes dy muaj pas lirimit, më 20.11.1947. (Nuk figuron në listën zyrtare).

24-Atë Ciprian Nika (1900-1948).“Tregon armiqësinë kundër pushtetit popullor dhe kundra komunizmit”-shkruhet në një dokument të Sigurimit. U akuzua se gjoja mbante armë dhe dokumente propagandistike në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. U dënua me vdekje dhe në javën e parë të marsit 1948 u ekzekutua. Nuk është trashëguar procesverbal ekzekutimi. U dënua së bashku me Pal Dodajt (u dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm).

25-Imzot Frano Gjini (1886-1948).U gjykua së bashku me këto persona: Dom Nikoll Zef Deda, Patër Mati Prenushi, Patër Gjon Karma, Dom Tom Laca, ish deputeti Zef Kolë Haxhia, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Nikoll Shelqeti, Patër Mëhill Miraj, Zef Pllumi.
U akuzuan se kanë punuar “për ardhjen e fashizmit gjatë luftës, kanë punuar për fashistizimin e vendit, janë bërë agjentë të Gestapos, kanë luftuar partizanët, kanë zhvilluar agjitacion e propaganda kundër pushtetit”, etj, etj. U dënua me vdekje e u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër.

26-Atë Mati Prendushi (1887-1948). U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër.
(Së bashku me Frano Gjinin dhe Mati Prenushin është pushkatuar edhe Nikoll Zef Deda, i cili mungon në listën zyrtare).

27-Dom Anton Muzaj (1921-1948). Akuzohet si “nxitës i rinisë kundër pushtetit”. U torturua rëndë. Vdes prej torturash mbas hetuesie, në vitin 1948 në Shkodër.

28-Dom Anton Zogaj (1900-1949). U gjykua së bashku me Imzot Viçens Prenushin dhe Dom Pal Gjinin. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Durrës më 9.3.1948. U akuzuan “për faje kundra popullit e shtetit, për lidhje me grupet tradhtare, organizatën demokristiane, agjentët anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët reaksionarë katolikë”.

29-Dom Ejëll Deda (1917-1948). U akuzua se ishte pjesëtar i Bashkimit Shqiptar, por u arrestua në vitin 1947. U dënua me 10 burgim. Vdiq më 12.5.1948 në spitalin e burgut të Shkodrës, mbas torturash të rënda.

30-At Josif Papamihali (1912-1948). “Agjent i propagandës unite dhe armik i pushtetit popullor” – shkruhet në një dokument të Sigurimit. Arrestohet në v.1946. Akuzohet se propagandonte kundër të ashtuquajturit “pushtet popullor” se ishte në lidhje me UNRRA-n, etj dhe dënohet me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdiq në kampin nr.1 në Maliq më 26.10.1948.

31-Dom Dedë Plani (1889-1948). U arrestua në Koplik. U torturua shumë e nuk mund ta nxirrnin në gjyq. Vdiq në spital më 30.4.1948.

32-Dom Aleksandër Sirdani (1925-1948). U torturua mbyt së gjalli në ujërat e zeza në Koplik më 31.7.1948.

33-Dom Pjetër Çuni (?-1948). U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në ujërat e zeza në Koplik më 31.7.1948.

34-Imzot Gjergj Volaj (1905-1948). U akuza për pjesëmarrjen në kryengritjen e Postribës, por u arrestua disa muaj pas saj. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 3.2.1948 së bashku me Cin Serreqin, Bilbil Hajnin, Xhelal Hardollin dhe Dulo Kalin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

35-Dom Nikoll Laskaj(1898-1948).U akuzua për “strehim kriminelësh” dhe u dënua me 2 vjet burgim e punë të detyruar.Vdes në kampin e Bedenit më 15.5.1948. vëllezërit mundën t’ia marrin trupin e ta varrosin në Mirditë. (Nuk figuron në listën zyrtare).

36-Dom Nikollë Shelqeti (1893-1948). U dënua me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në vitin 1948 në kampin e Bedenit në Kavajë. (Nuk figuron në listën zyrtare).

37-Patër Nikoll Zef Deda (1890-1948). U dënua me vdekje e u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër. (Nuk figuron në listën zyrtare).

38-Dom Mark Bicaj (1911-1949) (Mark Kolë Ndoji), (1911-1948). U dënua me 15 vjet burgim duke u akuzuar si “spiun i Jakomonit” dhe “për strehim kriminelësh”. Vdes në burgun e Shkodrës më 1948. (Nuk figuron në listën zyrtare).

39-Imzot Vinçenc Prenushi (1885-1949). U gjykua në vitin 1947 së bashku me Dom Anton Zogaj dhe Dom Pal Gjinin. U akuzuan “për faje kundra popullit e shtetit, për lidhje me grupet tradhtare, organizatën demokristiane, agjentët anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët reaksionarë katolikë”. Ndërroi jetë më 19.3.1949 në burgun e Durrësit.

40-Dom Jak Bushati (1890-1949). U akuzua se strehonte “kriminelët”. U torturua dhe vdiq në hetuesi më 12.9.1949 në Shkodër.

41-At Gaspër Suma (1897-1950). U arrestua më 1948. U akuzua se gjatë luftës “ishte vënë në shërbim të fashistëve” duke agjituar në dëm të komunistëve, ndërsa pas lufte ka bërë pjesë në “organizata fashiste”, “socialdemokrate” duke propaganduar kundër PKSH-së e pushtetit komunist. U dënua me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në burgun e Shkodrës më 14.4.1950.

42-Rishtare stigmatine MariaTuci (1928-1950). U akuzua së bashku me Gegë Ndue Gjinin për “strehim kriminelësh” dhe u dënua me 3 vjet burgim e punë të detyruar, vendim i cili iu kthye 2 vjet me kusht. Arrestohet më 5.9.1950. Dënohet më 13.9.1950. Vdiq nga torturat më 24.10.1950.

43-Imzot Jul Bonati (1874-1951). Akuzohet për bashkëpunim me fashistët gjatë luftës dhe anglo-amerikanët e UNRRA-s pas lufte. U dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në çmendinë më 5.5.1951.

44-Patër Pal Doda (1880-1951).Ishte akuzuar së bashku me Ciprian Nikën për armët në kishë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Shkodrës më 5.9.1951. (Nuk figuron në listën zyrtare).

45-Dom Rrok Frisku (1892-1952).Të dhënat rreth tij janë të pakta. Është arrestuar në vitin 1947 në Mirditë, është dënuar me 12 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit më 30.4.1952. (Nuk figuron në listën zyrtare).

46-Atë Karl Serreqi (1911-1954). Akuzohet “për strehim kriminelësh” dhe fillimisht dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet me burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit më 4.4.1954.

47-Patër Klement Miraj (1882-1956). Akuzohet se “mbante lidhje me gjermanët gjatë luftës”, se e ka paraqitur komunizmin “rrezik botëror”, etj. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me 20 vjet burg e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit 21.11.1956. (Nuk figuron në listën zyrtare).

48-Dom Ejell Kovaçi (1920-1958). U akuzua për lidhje me “spiunazhin e huaj”, me Pal Bib Mirakajn, “për terror”, etj. Më 13.11.1958 dënohet me vdekje dhe pushkatohet. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Nik Pepa, Angjelina Kovaçi (e motra), Dedë Marashi dhe Gjok Kola. (Nuk figuron në listën zyrtare).

49-Dom Dedë Malaj (1920-1959). U akuzua “për tradhti ndaj atdheut” (arratisje d.m.th.) dhe “agjitacion e propagandë. U pushkatua në breg të liqenit të Shkodrës më 12.5.1959. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Patër Konrat Gjolaj, Lazër Parubi, Gjon Parubi, Lulash Petali, Gjeto Budashaj dhe Lash Toni.

50-Dom Ndoc Suma (1887-1962). U dënua më 1946 me 30 vjet burgim i akuzuar “për strehim kriminelësh”. Vuaj 8 vjet burg dhe lirohet nga burgu në v.1954. Vdiq në vitin 1962 pas vuajtjesh të shumta. U dënua së bashku me shtetasit e tjerë: Luigj Prendushi (ekzekutuar), Ndrec Dodani dhe Pjetër Zef Gjoni. (Rasti për t’u diskutuar pasi ka vdekur 8 vjet pas daljes nga burgu).

51-Patër Rrok Gurashi (1894-1965). Arrestohet (disa muaj pas ngjarjes) në vitin 1947 i akuzuar për pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës. U dënuar me burg të përjetshëm e punë të detyruar. U lirua në vitin 1949, por u arrestua sërish në vitin 1956 duke u akuzuar si “agjent i zbulimit italian” dhe se kishte “dhënë informata” kundër Partisë së Punës dhe të ashtuquajturit “pushtet popullor”. U dënua me vdekje, pushkatim, por dënimi iu kthye nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me burg të përjetshëm. Vdes 1.1.1965 në burgun e Burrelit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

52-Dom Zef Bici (1919-1968).Akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë.
Dënohet së bashku me klerikët Mark Dushi, MarkDoshi, FranoIlija, Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn. Dënohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet më 10.5.1968. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

53-Mark Dushi (1920-1968),akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë.
Dënohet së bashku me klerikët Zef Bici, Mark Doshi, Frano Ilija, Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn. Dënohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet më 10.5.1968. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

54-Dom Marin Shkurti (1933-1969). Mundi të arratisej në Jugosllavi me 8 persona të tjerë, por jugosllavët e kthyen në Shqipëri. U dënua me vdekje dhe u pushkatua vitin mars 1969.

55-Dom Shtjefën Kurti (1898-1971). Dënohet me 20 vjet burg për krime kundër shtetit e për bashkëpunim me grupin e Sami Qeribashit. Lirohet më 2.3.1963 nga burgu i Burrelit. Arrestohet për herë të dytë në vitin 1970 në Gurzë të Krujës. Akuzohet për agjitacion e propagandë dhe sabotim. Në të vërtetë u dënua sepse pagëzoi një fëmijë. U pushkatua më 20.10.1971 në Tiranë. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. Punëtori operativ i Sigurimit që i përgatiti dosjen sot merr pension suplementar nga shteti.

56-Dom Mikel Beltoja (Hil Gjoka) (1935-1974). U akuzua “për tradhti ndaj atdheut të mbetur në tentativë, për agjitacion e propagandë, kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të pushtetit dhe për mashtrim më shumë se një herë”. “Mashtrim” komunistët quanin pagëzimet që bënte kleriku i ndjerë. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 10.2.1974.

57-Dom Prekë Nikçi. Ka vdekur gjatë torturave në hetuesinë e Krujës më 15 mars 1974. Nuk ka të dhëna të tjera. (Nuk figuron në listën zyrtare).

58-Imzot Ernest Çoba (1913-1980). Arrestohet në vitin 1976 dhe një vit më pas dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për “strehim kriminelësh” shumë vite më parë, “për lidhje të fshehta me Vatikanin”, etj. U dënua së bashku me shtetasit: Lec Sahatçija, Kolë Toni dhe Zef Hardhija.
Vdes në spitalin e burgut Tiranë më 7.1.1980. (Nuk figuron në listën zyrtare).

59-Dom Mark Zef Doshi (Hasi) (1920-1981). Akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë. U dënua me vdekje, por dënimi iu kthye me 25 vjet burg. Vdes në repartin 309 Ballsh 1.10.1981. (Nuk figuron në listën zyrtare).

60-Dom Anton Doçi (1915-1982). Dënohet në vitin 1971 me 10 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Arrestohet në kampin e punës së detyruar të Spaçit në vitin 1977 dhe dënohet me 10 vjet burgim të tjera për agjitacion e propagandë. Vdes në repartin 309 Ballsh 9 dhjetor 1982. (Nuk figuron në listën zyrtare).

61-Dom Lec Sahatçija (1906-1986). Arrestohet në vitin 1976 dhe një vit më pas dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për “strehim kriminelësh” shumë vite më parë, “për lidhje të fshehta me Vatikanin”, etj. U dënua së bashku me shtetasit: Ernest Çobën, Kolë Toni dhe Zef Hardhija. Vdes në burgun e Zejmenit në Lezhë 4.4.1986.

62-Dom Kol Mark Gjinaj (1910-1987). Në vitin 1979 akuzohet “për agjitacion e propagandë e minim të pushtetit popullor”.Vdes në 16.3.1987, në moshën 77 vjeçare në burgun e Zejmenit.

63-Dom Pjetër Gruda (Gjeloshi) (1922-1989). Në vitin 1979 dënohet me 25 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Dënohet se bashku me Anton Nikën e David Lukën. Vdes i paralizuar në repartin 305 Sarandë më 13.1.1989 në moshën 67 vjeçare.

Shënim: Në listën zyrtare të shpallur bëjnë pjesë edhe persona që nuk janë klerikë. Këto janë:
-Qerim Sadiku (pushkatuar 4.3.1946) 27 vjeç, ngaVuthaj i Gucisë, i martuar me një fëmijë, ish rreshter xhandarmërie.
-Gjelosh Lulashi Bajraktari (pushkatuar 4.3.1946), 20 vjeç, nga Ndrecaj i Shoshit Dukagjin, ish oficer, ushtar në spitalin ushtarak.
-Fran Miraka (pushkatuar më 3.7.1946), 29 vjeç, nga Iballa e Pukës, tregtar.
Në rast se do pranohej si kriter që në listë të ishin persona që nuk kanë qenë klerikë, atëherë lista do ishte shumë më e gjatë.

Fotoja bashkëlidhur është e vitit 1974. Ekspozimi në popull i sendeve personale të Dom Mikel Beltosë, i cili pas pak javësh u pushkatua.

*Botuar prej historianit ne Facebook

Përmeti shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

$
0
0

Pas shpalljes së fshatit Bënjë Qendër Historike, një tjetër premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë e pasurive kulturore.

Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka vendosur të shpallë qytetin e Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura tu japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike. Një hap ky, tepër i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e mëtejshme të trashëgimisë, por mbi të gjitha për kthimin e këtyre vendeve, në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërrësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit.
Qendra Historike e qytetit të Përmetit e propozuar shtrihet rrëzë malit, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe shtrihet kryesisht në lagjet e Shënkollit (Varrosh), Teqesë, të cilat për nga kompozimi i ndërtimeve dhe rrugëve me kalldrëm, janë lagjet ku kanë mbetur gjurmët më të vjetra të qytetit.
Brenda qendrës historike ekzstojnë dy objekte kulti: Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776, dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë; Kisha e Shën Kollit e shekullit 19-të. Gjurma e rrugës e rrugicat e ngushta me kalldrëme ka të dhëna që i takojnë fillimit të shekullit 19-të.
Në Përmet ka banesa karakteristike ndonëse të transformuara, porta të harkuara dhe selvi shumë vjeçare.
Varroshi, që zakonisht përfshinte banesat përjashta fortesave, ato nën këmbët e kalasë, me kalimin e kohës njihej me emrin lagjia e Shënkollit, sigurisht në kuptimin më të ngushtë, meqë kjo lagje fillonte të shtrihej nën këmbët e bregores së Bolëngës, nga fundi i së cilës ndodhej kalaja.
Kjo lagje ndërtuar thuajse nga ana jugore e Bolëngës, zbriste tatëpjetë lagjeve të tjera, mbi të cilat si pozicion mbizotëronte dhe kishte një hapësirë pamjeje të gjerë.
Rrugët janë të shtruara në pjesën më të madhe me kalldrëme të realizuar në gure gëlqerorë dhe gurë lumi. Dallohen disa tipologji dhe teknika shtrimi si ratë dhe këlliç. Në çdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse çdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve.
Ndërtimet e banesave i janë nënshtruar spontanitetit, por edhe terrenit të pjerrët. Shtëpitë e kësaj lagjeje janë ndërtuar thuajse ngjitur njëra-tjetrës, me oborre ose kopështe të vegjël dhe me pjërrësi të lehtë që diktohet nga vetë terreni. Rrethimet e oborreve kryesisht janë të mbyllura nga mure guri të larta dhe porta druri me strehë. Shumica e banesave janë dykatëshe me mure guri dhe çati me rrasa guri, por nuk mungojnë dhe njëkatëshe ose dhe trekatëshe.

Brenda qendrës historike spikasin disa ndërtime të fillim shekullit 20-të me vlera të veçanta që meritojn të marin statusin monument kulture. Pjesa dërmuese e ndërtimeve janë të pas Luftës së Dytë Botërore.
Zona e Mbrojtur rrethon pjesën e Qëndrës Historike dhe shtrihet në pjesën me të madhe në veri- perëndimore të saj.
Zona e Mbrojtur në pjesën më të madhe përbëhet nga një zonë e gjelbër kryesisht në kodrën e Bolëngës e cila është një zonë e qytetit me potencial të madh arkeologjik, si dhe përfshin edhe kalanë e Bolëngës si dhe disa banesa të ndërtuara në periudha të mëvonshme, me të cilat plotësohen me mirë vlerat e Qendrës Historike dhe krijohet një kalim i butë prej saj drejt pjesëve të planifikuara për ndërtime të reja.

Në përputhje me vlerat e çdo zone janë përcaktuar kriteret për ndërhyrjet konservuese dhe restauruese. Po kështu është planifikuar për t’u bërë dhe ndarja e monumenteve sipas kategorive që ndodhen në ansamblet e Qendrës Historike, zonës së mbrojtur apo në pjesët e tjera të qytetit dhe kriteret për ndërhyrjet në to.

Qendra historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike të qytetit e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore.

Heroi i lirisë së munguar, Dom Shtjefën Kurti

$
0
0

ME RASTIN E LUMTURIMIT TË MARTIRIT TË PUSHKATUAR 45 VJET MË PARË TË DON SHTJEFËN KURTIT

 NGA   Vlash Prendi/      Sot qyteti historik i Shkodrës zien.Kanë ardhur këtu mijera pelegrinë nga mbarë Europa për të ndjekur ceremoninë madhështure të lumturimit të 38 martirëve të kishes katolike shqiptare qe luftuan deri në pikën e fundit të gjakut kundër vendosjes së sistemit komunist në Shqiperi dhe per konsolidimin e perkatësisë fetare në këtëvend.Mes tyre dallon edhe Nikolin Kurti,nipi i don Shtjefen Kurtit,i cili ka vite qe kerkon eshtrat e ketij martiri,por ende mbeten te pazbuluar.

     Jeta e don Shtjefën Kurtit është një epope e vërtetë,Një ditë pranverë të vitit 1925,në barakën e vjetër që sherbente si kishë në fshatin Novosel të Kosovës,do të trokiste 28-vjeçari Don Shtjfën Kurti.Jeta e Don Shtjfën Kurtit ka qenë një epope e vërtetë.Shpirti i tij i madh nuk u lodh,nuk i venit,nuk u mek asnjëherë,por dha një shembull të shkëlqyer se si mund të mbijetojë një njeri,si mund të japë edhe mbi mundësitë që ka për popullin e vet.Don Shtjefni lindi në Ferizaj të Kosovës me 24 dhjetor 1897,në një familje patriotike të njohur kosovare,si fëmija i 6 prej 9 fëmijëve që kishte familja.Pasi mbaroi shkollën fillore në Ferizaj,vazhdoi Seminarin Pontifik të Shkodrës.Rreth vitit 1914 mbaron shkollën e mesme dhe fiton të drejtën e studimit teologjik në Romë,duke i përfunduar me rezultate mjaft të mira dhe duke zotëruar pesë gjuhë të huaja,mes të cilave latinishten,gjermanishten dhe frëngjishten.Pas përfundimit të studimeve,megjithëse i propozphet të punojë në Selinë e Shenjtë,ai e refuzoi këtë ofertë,meqë dëshronte t’i shërbente me devotshmëri popullit të tij.Kështu,pasi shugurohet meshtar në Romë,më 13 maj 1921,kthehet në vendlindjen e nënë Terezës në Novoselë të Gjakovës.Ditë të errëta po vinin për popullin shqiptar të Kosovës.Presioni,shantazhet dhe mizoritë ishin intensifikuar nga klika shoviniste serbe,prandaj edhe Don Shtjefni bashkë me vëllezërit e tij,Don Luigj Gashin dhe Don Gjon Bisakun punonin ditë e natë për të mbrojtur poopullin e shumëvuajtur kosovar nga sulmet shoviniste serbe.

     Në pranverën e vitit 1925 don Shtjefnin e emërojnë në fshatin Novosel të Gjakovës.Këtu prifti i ri iu përvesh punës për edukimin e masës me dashurinë për fenë e veç të tjerash ndërtoi edhe një kishë të re në themelet e një barrake të vjetër.Në Kosovë kaloi për rreth tetë vjet një jetë të re aktive si meshtar,baritor dhe fetar dhe shpeshherë vuri jetën në rrezik.Veprimtaria e tij në dobi të fesë dhe patriotizmit ra shpejt në sy të autoriteteve serbe,prandaj shpeshherë edhe u kërcënua,por asnjëherë nuk u frikësua.Vrasja e at Shtjefën Gjeçov Kryeziut,në Zymë,e hidhëroi shumë,por nuk u tërhoq nga rruga e tij.Një herë një milic i kishte kërcënuar haptazi duke u thënë: “Edhe ju do ta pësoni si frati i Zymit”,e kjo nuk e dobësoi,por me dashuri punoi për ta ndihmuar popullin  evendlindjes së tij.

     Gjatë viteve që punoi në Kosovë,don Shtjfën Kurti nuk reshti së punuari,veç të tjerash,edhe për mbledhjen e shumë maerialeve dhe dëshmive mbi keqtrajtimet,Torturat dhe dhunën e ushtruar mbi popullsisë shqiptare të Kosovës nga sistemi diktatorial serb.Materialet e mbledhura janë sistemuar dhe radhitur në formë peticione e prej tyre lindi memorandumi i tre klerikëve të shquar,drejtuar OKB-së,me 5 maj 1930,me seli në Gjenevë të Zvicrës.Ky memorandum ishte konceptuar në 6 kapituj: Mbrojtja e jetës,mbojtja e lirisë,e drejta e pronës,e drejta e përdorimit të gjuhës,e drejta e shkollimit dhe e drejta e ushtrimit të fesë për të gjithë shqiptarët pa dallim.Prandaj gazeta “Drita”,e Ferizajt,do të theksonte: “…Këta klerikë nuk do të mbesin në histori vetëm për peticionin drejtuar OKB-së në Gjenevë,por edhe për ankesa të tjera për çeshtjen kombëtare shqiptare”.

     Megjithatë,duhet theksuar se deri tani ky memorandum ka mbetur i pari dhe i vetmi që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare për pozitën e rëndë të shqipëtarëve në Jugosllavi,me anë të të cilit kërkohet ndërhyrja e shpejtë kundër persekutimeve,keqtrajtimeve barbare dhe torturave që u bëheshin shqiptarëve të Kosovës.Për këtë qëllim tre vëllezërit shkojnë edhe në Beograd për të protestuar për vrasjen në pabesi të at Shtjfën Gjeçovit,por rezultati ishte minimal,sepse edhe përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë në Beograd ishte i pafuqishëm për të bërë një ndërmarrje të tillë.

      Ky memorandum,që u paraqit në Lidhjen e Kombeve,pati jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare,sepse u demaskuan veprimet djallëzore të qeverisë së Beogradit ndaj popullit shqiptar të Kosovës,nga ana tjetër bëri që të dështojnë planet e Kragjeçoviçit për shfarosjen e popullit kosovar.Duke vepruar me ndërgjegje të pastër,në këtë mënyrë këta “Tre apostujt” të fesë shqiptare,i kishin marrë parasysh problemet dhe vështirësitë që do t’u dilnin.Atë kohë në trevën e Kosovës vepronin edhe organizata terroriste.Një nga më të egrat dhe më mizoret ishte organizata terroriste “Cerna Ruka”-“Dora e Zezë”,që drejtohej nga shovinistët e Beogradit.Janë pikërisht këta kriminelë që i sinjalizuan se ishin futur në listat e zeza të dënimit me vdekje,prandaj duhet të largoheshin sa më shpejt nga vendlindja e tyre,Kosova.E ksperiencën e hidhur e kishin,sepse kishin parë me sytë e tyre si ishin likuiduar nga kjo organiztaë shumë patriotë shqiptarë,kishin përjetuar vrasjen në pabesi të patriotit të shquar at Shtjfën Gjeçovit,prandaj u detyruan të të largoheshin nga vendlindja e dashur me zemër të thyer.Natën pa hënë largohen nga Ferizaj i tyre i dashur drejt tokës mëmë,Shqipërisë,për të vazhduar me devocion rrugën e tyre ndaj fesë,Zotit dhe shqiptarizmës,por mendjen e kishin prapë te vendlindja e tyre e dashur,Kosova.Pas ardhjes në Shqipëri,në vitin 1930,menjëherë filluan punën e mështarëve,Don Shtjfën Kurti fillimisht u emërtua famullitar në Shënpremte,ku qndroi pak kohë,vetëm dy vjet.

     E gjeti kishën e Shënpremtes pothuajse të shkatërruar.E kishte vlerësuar këtë vend të shenjtë jo vetëm për faktin se dikur kishte qenë Seli e Ipeshkvisë së Durrësit,por edhe pse pikërisht në këtë kishë ishte hapur e para Shkollë Shqipe nga Imzot Mark Skura në vitin 1632.Puna e tij vetmohuese idha jetë dhe shpejt u bë një vend nga më të vizituarit nga besimtarët.Në nëntor të vitit 1932 shkon famullitar në fshatin Gurëz.Vërtetë aso kohe gjendja ishte e vështirë dhe mjerimi kishte përfshirë gjithë masën e popullit,sidomos fshatarët e Gurëzit,që vazhdonin të vinin nga vendet malore të Kosovës e Mbishkodrës.Sidoqoftë,ai atje gjeti bujarinë,ngrohtësinë dhe burrërinë e malësorëve tanë trima.

     Atje nuk kishte kishë.Në vend të asaj ishte një barakë e vjetër,prandaj u detyrua që gjithë kulturën e dijen e fituar në vendet perëndimore t’i vinte në shërbim të popullit,atdheut dhe fesë.Kështu,megjithëse në Gurëz qëndroi vetëm 5 vjet,arriti të ndërtojë një kishë të re,dhe çelën e saj.Kjo i solli shumë mund dhe djersë,po e ndjente veten të kënqur dhe krenar për këtë shërbim ndaj atdheut dhe kombit të vet.Këtu qëndroi deri në vitin 1937,kur me urdhër të diocesit kaloi famullitar në Tiranë.Këtu ai punoi me këmbëngulje në shumë drejtime,pasi edhe këtu gjendja ishte e vështirë,por Don Shtjfni i kishte vënë vetes detyrë të edukonte një rini të mekur me atdhedashuri që të besonte Zotin,pra të kishte kulturë fetare.Kështu ai,veç shërbimit fetar,mblidhte rreth fetes shumë të rinj dhe aktivizonte aktivitete fetare-kultuore për edukimin e të rinjve me ndjenjën e atdhedashurisë.

      Në Tiranë punoi me ngulm për ngritjen dhe funskionimin e mjaft rretheve kulturore dhe artistike,letrare,teatrore dhe fetare,të cilat kishin si qëllim edukimin fetar dhe atdhetar të masës.Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe dallgët e hitsorisë,të gatuara nga sistemi totalitar,do ta përplasnin don Shtjfën Kurtin në brigjet e dhunës,torturës çnjerëzore e më vonë,në qelitë e burgut komunist.Kjo ndodhi me 27 tetor 1946,ku pas rrethimit të famullisë,forcat e Sigurmit e arrestojnë me akuzën e sajuar: “Bashkëpunëtor i organziatës terroriste të Sami Qeribashit,akuzohet për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”.Akuzë e cila u vertetua katërcipërisht se ishte një farsë politike.Ky arrestim erdhi si rezultat i mospranimit të një thirrjeje të bërë nga diktatori E.Hoxha,që don Shtjfni të merrte në dorë drejtimin e fesë katolike dhe ortodokse në Shqipëri,me kusht që të hiqte dorë nga lidhjet me Vatikanin.Refuzimi i don Shtjfnit ishte kategorik,ai u tha: “Unë nuk mundem me tradhtue idealin tim,siç keni tradhtu ju Kosovën,dhe tani doni me i shit Titos Shqipërinë”.

     Pas kësaj përgjigje dihet,arrestimi nuk do të vononte.Rrufeja mizore do të binte mbi njeriun e Zotit,por ai nuk do të përkulej,do ta priste me krenari dhe urrejte.Kështu,në moshën 50-vjeçare detyrohet të provojë qelitë e ftohta të burgut. Fillimisht për të shfryrë urrejtjen ndaj tij,pushtetarët komunistë e dënuan me vdekje,porn ë sallën e gjyqit ai deklaroi: “Nuk i kam shërbyer askujt,vetëm Zotit dhe idealit tim,që kur kam veshur veladonin”.Dënimi iu kthye në 25 vjet burg.U transferua në burgun e Burrelit.Hetuesit mizorë i bënin tortura nga më të ndryshmet,vetëm që të përkulej,por atij i jepte fuqi Zoti,prandaj morali i tij në çdo moment ishte i lartë.

     … “Një natë,mbas mesnate,më morën me makinë dhe më çuan jashtë Tiranës,më dhanë lopatën dhe më thanë: “Puna jote,pa gjyq mori fund,tani hape varrin tënd”.E hapa.Ata vunë skuadrën e pushkatimit dhe më thanë: “Prano aktakuzën,ose të vramë”.Unë nuk e pranova.Pas kësaj lufte psikologjike thanë: “Po e lëmë një herë në burg”.Kështu provoi përsëri ftohtësinë e burgut famëkeq të Burrelit.Dr.Lazër Radi kujton: “Natën e Krishtlindjeve,me dritë të errësuar,don Shtjefni thoshte meshën në mesnatë.Mbas meshe,kur u ndezën dritat,shohim dyshemenë të lagur nga lotët e tij”.Vuajtjet e këtij martiri të fesë nuk kanë të sosur.Ai e grishi zërin kur në shoqërinë shqiptare në rend të ditës ishin padrejtësia,shtypja,dhuna etj.Këto ishin arsyet e largimit nga plumbat e serbëve,këto qenë arsyet që u deskriminuan totalisht nga kasta diktatoriale në shtetin e tyre amë.

     Pas 17 viteve privim lirie,një ditë të ftohtë nëntori të vitit 1963,largohet nga qelitë e burgut,për t’u ndjerë përkohësisht i lirë.fillimisht shkoi në famullinë e Tiranës,ku ndenji pak kohë me Don Mark Dushin,pastaj u kthye përsëri në kishën e Gurëzit.Punoi për riparimin,meremetimin dhe pajisjen e kishës me mjetet e duhura me ndihmën e fshatarëve.Fshatarët e Gurëzit shihnin te don Shtjefni njeriun e drejtë,njeriun e Zotit,që u falte besim dhe dashuri.Ai u ngrohte zemrat me fjalë të ëmbla dhe i orientonte drejt së vërtetës.Kur në vitin 1967 u mbyllën kishat dhe xhamitë dhe vendi ynë u shpall vend ateist,don Shtjefni me zemër të thyer u detyrua të punojë si punëtor në magazinat e fshatit ku kishte shërbyer një jetë të tërë.Megjithëse  në moshë të thyer,70 vjeç,qe një shembull i shkëlqyer në punë dhe në jetë.Njerëzit i besonin dhe shihnin tek ai njeriun e shpresës.Dhe ai,si engjëll i vërtetë reflektonte dashuri për të gjithë,por edhe urrejtje për sistemin totalitar që po betonohej gjithnjë e më tepër.E shihnin kur punonte si punëtor në brigadë ose në magazinat e kooperativës bujqësore për të siguruar bukën e gojës.Por edhe jeta e re prej kooperativisti zgjati vetëm 3 vjet.Këtë periudhë e shfrytëzoi për të pagëzuar fëmijë fshehtas dhe për të bërë propagandë në besimin tek Zoti dhe urrejtjen ndaj sistemit totalitar.Por sigurimi i shtetit ishte afër,ai e ndiqte dhe e survejonte ne çdo lëvizje.

      Në qershor të vitit 1970,don Shtjefën Kurti detyrohet t’u kthehet qelive të burgut.Arrestohet në fshatin gurëz,të Kurbinit,me akuzën qesharake: “Ka kryer shërbime fetare dhe ka pagëzuar një fëmijë”.Detyrohet t’u nënshtrohet tortura çnjerëzore,kësaj radhe në moshën 73-vjeçare.Madje u ngrit edhe hipoteza e ekzistencën së një grupi armiqësor që po “sabotonte” ekonominë bujqësore,duke i shërbyer kështu Beogradit.Veç don Shtjfën Kurtit,në grupin “armiqësor” bënin pjesë edhe mjaft të tjerë,bij nga më të mirët,më të urtit e Gurëzit.Pasi denigrohen plotësisht,nxirren në gjyq,me dt.30 korrik 1971,dhe trupi gjykues,duke improvizuar dëshmitarë të rremë arriti të japë dënime absurde dhe anikushtetuese.Njeriu i madh don Shtjefën Kurti u dënua me vdekje,pushkatim;Bardhok Marku,18 vjet burg;Fran ndoci,14 vjet burg për sabotim në ekonomi;Pjetër Biba 14 vjet burg;Agustin Preçi – mësues,13 vjet burg,për propagandë tek nxënësit kundër pushtetit popullor;Zef Nishi 12 vjet burg dhe Ndue Leti 10 vjet burg.Të gjithë të pafajshëm,të gjithë me reputacion të padiskutueshëm në popull.E gjithë kjo,për të eleminuar njeriun e mirë don Shtjefën Kurti.Më në fund,shteti dictatorial ia arriti qëllimit.Arriti ta “nënshtronte” këtë emër të pavdekshëm,por vetëm fizikisht,sepse edhe përpara gjyqit ai qëndroi lart moralisht.Nuk e pranoi akuzën,duke iu kundërpërgjigjur gjykatësit: “…Jam ushtar i krishtit dhe i shërbej atij dhe nuk kam frikë as nga vekja,sepse jam i pafajshëm”.Njerëzit,që ishin në kishë,e shihnin viktimën e sistemit totalitar me admirim dhe krenari.Figura e don Shtjefnit sa vinte e rritej përpara njerëzve.Më në fund u dha vendimi mizor,dënimi me vdekje – pushkatim.Me krenari dhe brengë në shpirt,ai shprehet: “Nuk më vjen keq se po vdes,por më vjen keq se jetën po ma merrni pikërisht ju…”.Kështu u shua,si qiriu kjo jetë e stermundimshme që,megjithëse u akuzua për tradhëti ndaj atdheut,në të vërtetë u shkri për të.

      Pas 8 muajsh burg,me 29 shtator 1971 të lidhur këmbë e duar,e dërguar para togës së pushkatimit.Shpirti i tij fluturoi në parajsë,për të mos u kthyer më kurrë,pikërisht në momentin që xhelatët komunistë tërhoqën këmbëzën e ekzekutimit,duke mbetur kështu symbol i perëndisë për popullin.Jetoi,punoi dhe vdiq për idealet e shenjta,për mbrojtjet e kombit,për të cilat do të sakrifikohej çdo shqiptar i ndershëm.Varri i tij as sot nuk dihet,sepse trupi i tij u përdor si kadavër për parktikat mësimore të studentëve të mjekësisë,në shenjë urrejtje nga shteti komunist ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm që luftoi për liri,jetë dhe atdhe.Tashmë ai po lumturohet nga Selia e Shënjtë nga Papa Francesku,si hero i kristjanizmit,si shenjtor.

        Kanë kaluar 41 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e këtij meshtari të madh,por kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e besimtarëve,në zemrat e mbarë popullit,sepse vetë jeta,puna dhe aktiviteti i tij ishin një shkëndije e pashuar në mes të errësirës.Ai e mundi errësirën,e mundi sistemin,e mundi komunizmin dhe tash ndrit ndër breza.Puna plot vetëmohim për çështjen e lirisë dhe fesë poi  shperblehet sot,sepse pikërisht sot Don Shtjefen Kurti po kujtohet plot lavdi në qytetin e Shkodrës bashkë me 38 vllezër të tij, qe dhanë jetën në luftë kundër diktaturës komuniste.

Mal Berisha në Kosovë: Ju tregoj për Ungjillorin që ja kushtoi jetën Shqipërisë

$
0
0

 “Gjatë studimeve të mija mbi jetën dhe veprën e misionarit të jashtëzakonshëm amerikan, Charles Telford Erickson, unë kam gjetur edhe letrat që ai i ka dërguar Presidentit Woodrow Wilson ku i shpjegon se cilët janë shqiptarët, si dhe përgjigjen fantastike që Presidenti Wilson i kthen delegacionit shqiptar që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Ai thotë se, SHBA-të nuk do të nënshkruajnë kurrë një traktat që copëton Shqipërinë. Dhe ky vendim u bazua në 14 parimet që Presidenti Wilson i paraqiti në këtë Konferencë. Kjo ishte një pikë kthese në historinë e Shqipërisë. Kështu do të thoja se vepra e Protestantëve në Shqipëri ka edhe një vlerë politike përveç të tjerash sepse Shqipëria në atë kohë ishte planifikuar të copëtohej.”

Ky ishte thelbi i një ligjëratë tepër interesante që diplomati dhe studiuesi, z.Mal Berisha, mbajti këto ditë përpara një auditori të përzgjedhur në sallën e Bibliotekës së Kosovës në Prishtinë.

Ky aktivitet ishte pjesë e kremtimeve që u mbajtën në Prishtinë, Tiranë dhe në Korçë me rastin e 200 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Protestante në Shqipëri (1816-2016), një lëvizje që i kontribuoi mjaft çështjes shqiptare.

Charles Telford Erickson (1867-1966) veçohet si një nga figurat më emblematike që kjo lëvizje i ka dhënë njerëzimit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti dhe kjo është bërë e ditur falë studimeve të gjata që Z. Mal Berisha ka kryer rreth kësaj figurë,  rezultati i të cilave janë 4 vëllime.

 Tepër  elokuent,  z. Mal Berisha shpjegoi në fjalimin e tij se si ra në kontakt me emrin dhe jetën e Erickson shumë vite pasi Shqipëria u bë demokratike.

“Fatkeqësisht  për 50 vite të komunizmit në Shqipëri, Erickson është përmendur veç një herë dhe me një konotacion armiqësor dhe negativ. Në vitet  80-të, në Shqipëri u botua libri “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”, ku Erickson përmendet personalisht nga ish-diktatori shqiptar, Enver Hoxha me një konotacion shumë negativ”,- z. Mal Berisha tha në fillim të prezantimit të tij.

Por gjërat kanë ndryshuar, nënvizoi ai.

Në vitin 1999, organizata “Vatra” në Boston, organizoi një simpozium ku z. Mal Berisha  u ftua të lexonte një kumtesë rreth kontributit të kësaj organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Gjatë përgatitjes së kësaj kumtese, u ndesha me librin e Dr. Harry Silajxhixh, në atë kohë President i Bosnje-Hercegovinës, i titulluar “Çështja Shqiptare në Arkivat  Amerikane” me të cilin ai kishte mbrojtur doktoraturën. Këtu përmendej emri i Erickson. Që nga ajo kohë, i kam kushtuar jashtëzakonisht shumë rëndësi kësaj teme sepse Charles Telford Erickson është figura më e ndritur midis të gjithë të huajve që kanë kontribuar për Shqipërinë. Dhe e them këtë sepse ai është i vetmi njeri i cili bazuar në principet e tij ungjillore të protestanizmit, sakrifikoi familjen e tij. Ai humbi gruan  në Shqipëri si dhe një nga djemtë e tij”, tha z.Berisha.

Për herë të parë, Erickson erdhi në Shqipëri në 1908. Që  nga ky vit e deri në 1937, herë në Shqipëri dhe herë jashtë saj, ai punoi pa reshtur për Shqipërinë si dhe pjesën e fundit të jetës së tij deri në 1966, ai ja kushtoi vendit tonë.

Ndër ngjarjet kryesore të jetës së Erickson në Shqipëri, Z. Berisha përmendi udhëtimet e tij biblike së bashku me gruan dhe fëmijët që nga Korça në Tiranë e më pas në Elbasan për tu arrestuar në Durrës dhe për t’u dëbuar në dhjetor të 1912 nga Serbët pasi e shpallin armik të Serbisë dhe mik të Shqiptarëve.

“Por nuk i reshti përpjekjet e tij për Shqipërinë. Në 1913, ai ngarkohet nga revista “The Economist” për të shkuar nga Londra në Shqipëri  ku shkruan tre artikuj të jashtëzakonisht për të gjitha barbarizmat që po ndodhnin në Shqipëri dhe në Kosovë,” nënvizoi z. Berisha.

Momenti më final që dëshmon për kontributin dhe përkushtimin e rrallë të Erickson për Shqipërinë është pikërisht pranimi që ai i bën ftesës së Organizatës “VATRA” për t’ju bashkangjitur delegacionit shqiptar që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris në1919.

“ Për mua personalisht, mbasi kam parë të gjithë dokumentacionin e Erickson-it, mund të them se historia e mbrojtjes së Shqipërisë nga Presidenti i 28-të amerikan, Woodroë Wilson është e lidhur plotësisht me veprën e Erickson. Ai shkon në Paris dhe për 15 ditë rresht e “bombardon” Presidentin Wilson me letra duke i shpjeguar se kush janë shqiptarët ndërsa i tregon edhe për lakmitë e fqinjëve tanë në ato kohëra. Më 25 prill të 1919, gazeta “France-Presse” boton një artikull, i cili citon Presidentin Wilson të deklarojë se SHBA-të nuk do të nënshkruajnë kurrë një traktat që copëton Shqipërinë. Dhe ky vendim u bazua në 14 principet që Presidenti Wilson i paraqiti në Paris”,- tha z. Berisha para të ftuarve.

Gjithashtu, diplomati përmendi edhe faktin se një donacion tepër i vyer prej 10 mijë dollarësh për Shkollën Bujqësore në Kavajë, të ndërtuar nga Erickson, është dhënë në kushte të plota anonimiteti nga Herbert Hoover, Sekretar i Tregtisë për SHBA-në, i cili më vonë u zgjodh Presidenti i 31-të i Amerikës. Pikërisht kjo shkollë vazhdon të funksionojë edhe sot që nga viti 1926.

Në vitin 1931, për kontributin e vyer që kishte dhënë ndaj Shqipërisë, Mbreti Ahmet Zogu e dekoron me Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut  ndërsa në vitin 1937 ai vjen si i ftuar personal i Mbretit Zog për të marrë pjesë në kremtimet e 25 -vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  Vitet 1937-1941, Erickson i kalon duke ju përkushtuar çështjes shqiptare. Ai frekuenton më së shumti libraritë e Stambollit, të Athinës dhe British Library në Londër. Më pas largohet në Amerikë dhe shkruan 5 libra të përmbledhur në një të vetëm të titulluar “Enigma e Ballkanit”

“Mbretëria e Vogël, por më pas çfarëdo të ndodhë?” është një libër tjetër i Erickson ku ai ka parashikuar ashtu si shumë amerikanë të tjerë katastrofën që ndodhi midis Shqipërisë dhe Italisë për shkak të lakut që Italia i kishte hedhur Shqipërisë me kreditë e shumta që i kishte dhënë, kredi që zor se mund të laheshin.

“Në të gjitha dokumentet që unë kam studiuar për Erickson, rreth 4600 faqe, unë nuk kam gjetur edhe një faqe të vetme ku ai të merret me emra të përveçëm të politikës shqiptare. Gjithmonë ka shkruar se kombi më fisnik dhe më i vjetër i Europës nuk mund të lihej në atë gjendje të mjerueshme siç ishte”, -tha z. Berisha.

Në mbyllje, ai nënvizoi se Erickson i ka dhënë shumë Shqipërisë, por mbi të gjitha ai do të vendoste në krye 56 artikujt që Erickson ka shkruar për shqiptarët që nga periudha ilire.

Berisha e mbylli prezantimin e tij me recitimin e vjershës së Erickson kushtuar figurës së Skënderbeut, vjershë e përkthyer në shqip nga z. Berisha.

Diplomati i shquar Berisha, pas nëntë vitesh punë (2000-2009) në Kosovë dhe një turi shtatë vjeçar, tejet të suksesshëm dhe domethënës si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Konsullore, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Rajonale dhe Iniciativave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe më pas (2012-1015) Ambasador i RSh në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës, gjendet përsëri në Kosovë.  Kësaj radhe në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Kompanisë prestigjioze të Sigurimeve: SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë.

Festivali operistik “Maria Kraja”, fituese sopranoja Ilona Mataraze

$
0
0

Festivali “Maria Kraja” është përmbyllur mes emocionesh me përzgjedhjen e yjeve të rinj operistikë.

Fituesja e edicionit të 16-të, që këtë vit u realizua nën drejtimin artistik të sopranos së famshme Inva Mula, është sopranoja Ilona Mataraze.

Për dy net me radhë, publiku shqiptar shijoi magjinë e muzikës më të mirë botërore, ariet dhe këngët më të famshme.

Ndërsa skena priti edhe personalitete si Drejtorja e një prej teatrove më të rëndësishëm në Evropë “Opera Stuttgart”, Eva Kleinitz. Si kryetare jurie, Kleinitz u shpreh e nderuar që ishte pjesë e eventit. Me emocion e përjetoi këtë edicion edhe Drejtorja e sapoemëruar.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që jam pjesë e këtij Festivali. Këtu në Tiranë kam edhe miq shumë të mirë”, tha ajo.

Por gjatë natës finale nuk munguar edhe të ftuarit festivali. Sopranoja e njohur Eva Golemi ka sjellë emocione të papërsëritshme me pjesë, Ave Maria.

Juria e Festivalit përzgjodhi në vendin e dytë Andrew Kymach, bariton nga Ukraina, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Klodian Kaçani, tenor nga Shqipëria.

Çmimeve traditë të këtij festivali, këtë vit iu shtua dhe çmimi “Singer of the Future, Nina Mula”, i akorduar nga familja Mula, që i shkoi Maria Eleni Stiftompola.

10 gjuhët më të vështira në botë. Mes tyre dhe shqipja

$
0
0

Në listën më poshtë ju njohim me 10 gjuhët më të vështira për tu mësuar.

10- Sanskritishtja, gjuha e fesë

E nisim me Sanskritishten, një gjuhë që konsiderohet e shenjtë për hinduzimin dhe budizmin. Është një gjuhë antike, që përbëhet pikërisht nga tekstet e shenjta, por edhe nga tekstet më të rëndësishme të këtyre feve dhe kulturave.

Gjithashtu ajo ka rregulla të ndryshme nga gjuhët moderne dhe është e vështirë për tu mësuar. Jo vetëm për faktin se ajo nuk është folur nga njerëzit, por vetëm në kishë, e në latinisht, dhe se tekstet e shenjta, nuk janë të lehta për tu kuptuar. Duhen vite e vite të jetës, për ta mësuar dhe këtë gjë pak e arrijnë.

9-Kroatishtja, gjysmë latinisht dhe gjysmë cirilike.

Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët kroatë është një gjë e lehtë, duhet ta mendoni sërish një gjë të tillë. Kroatishtja moderne, në fakt është një gjuhë që përdor shkronjat latine dhe ato cirilike. Edhe nëse një person e njeh mirë latinishten dhe ciriliken, do të kishte një problem me interpretimin e shkrimit. Kjo e bën gjuhën të vështirë për tu mësuar.

8- Hungarishtja në qendër të Europës

Hungarishtja është një gjuhë që flitet në Hungari dhe në shumë vende fqinje të Europës lindore. Historia ka treguar se hungarishtja ka pasur shumë ndikime nga latinishtja dhe Ballkani. Rezultati është një gjuhë hibride, mes origjinës latine dhe asaj ruse. Për këtë arsye, është mjaft komplekse për tu mësuar dhe madje as hungarezët nuk e kuptojnë shumë mirë. Shumë prej tyre flasin në anglisht për të komunikuar më mirë.

7- Galishtja, një nga gjuhët më antike

Edhe pse tani vendet që prej vitesh janë pjesë e Britanisë së Bashkuar, si Skocia, ku gjuha më e përdorur është anglishtja, në shumë pjesë të vendit, sidomos në ato rurale, flitet akoma galishtja. Bëhet fjalë për një gjuhë antike, praktikisht e mbetur e pandikuar nga historia. Për këtë arsye ka rregulla gramatikore, tërësisht të ndara nga gjuhët që njihen sot.

6- Japonishtja me 3 alfabete

Ka shumë njerëz që e admirojnë kulturën japoneze dhe që përpiqen të mëzojnë gjuhën e tyre. Problemi është se kjo është një gjuhë ekstremisht komplekse për shkak të tre sistemeve të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët.

5-Shqipja, që flitet vetëm nga bashkëkombasit e saj

Gjuha shqipe futet në ato të vështirat për tu mësuar. Shumë prej fjalëve janë të vështira për tu shqiptar nga të huajt. Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo gjuhë është një makth i vërtetë për tu mësuar nga të tjerët. Fakti që është e vështirë për tu mësuar, e bën këtë gjuhë pak të folur. Ajo flitet vetëm nga shqiptarët.

4- Tajlandishtja dhe shkronjat e saj artistike

Vështirësia më e madhe për të mësuar këtë gjuhë është se është praktikisht e pamundur për ta shkruar. Shkronjat janë pothuajse të gjitha të njëjta dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga diferenca minimale. Një gabim i vogël në shkronjë, do të ndryshonte kuptimin e fjalës. Domethënë, shkrimi është më shumë një gjë artistike. Kjo e bën pothuajse të pamundur për tu mësuar nga të huajt.

3- Vietnamezja, lindja dhe perëndimi të bashkuar

Vietnamezja është një gjuhë vërtetë e vështirë për tu mësuar, sepse ka ndikime nga gjuhët perëndimore dhe lindore. Fjalori vietnamez ka të përbashkëta dhe ka marrë shumë nga alfabeti kinez , por fjalori i përdorur sot në Vietnam është latin me diakritikë shtesë për thekset dhe disa shkronja.

2- Arabishtja, një gërshetim kulturash

Arabishtja është gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar. Gjuha siç e njohim ne sot, ka lindur në formën e klasike arabe në shekullin e gjashtë, për të arritur sot si arabishte moderne. Problemi i kësaj gjuhe është se nuk ka një zyrtare, por çdo popullsi në Arabi flet të ndryshme. Me pak fjalë, edhe pasi të mësoni këtë gjuhë, do të jenë shumë pak njerëz me të cilët ju do të jeni në gjendje të komunikoni.

1-Kinezçja, gjuha më e folur në botë

Pikërisht se është gjuha më e folur në botë, sepse përveç Kinës flitet në Tajvan dhe Singapor, ajo është një nga më të komplikuar për të mësuar. Arsyeja është e ngjashme me atë të gjuhës arabe, sepse edhe në Kinë ka variacione të ndryshme.

Jo vetëm se këtu ka vetëm shkronja por edhe idiograma, simbole që nuk do të thotë A ose B, por “shtëpi” ose “Kopshti”, dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë për ata që vijnë nga jashtë.


Jusuf Beshiri: Largimi i muzikantëve në fundvitet ’80 dhe ballafaqimi me një realitet të ri

$
0
0

Fundvitet ’80 sollën largimin e një pjese të mirë të muzikantëve, të cilët me shumë sakrifica patën mundësinë e ballafaqimit me një realitet të ri, si dhe nisjen e largimeve masive për një sukses global, atë të karrierës jashtë kufijve të Shqipërisë. Ëndërr që sapo nisi rrugën e eksodit të artistëve të suksesshëm shqiptarë. Sfidat e fillimit shumë shpejt u shpërblyen (për këmbëngulësit) me pozicionet dhe koncertet prestigjioze në skenat botërore. Ballafaqime, të cilat evidentuan shkollën dhe emrat e parë të artistëve e solistëve tanë të talentuar e të palodhur.

Por, si dhe çfarë kujtojnë vetë ata për këtë periudhë, sa të realizuar janë sot dhe a do të dëshironin të riluanin me kolegët e tyre pas rreth 35 vitesh në vendin e formimit të tyre si muzikant? Si i shohin zhvillimet, sa dakord janë me politikat artistike, stimulimet apo ballafaqimet në vendin e shqiponjave?! Këto tok-intervistash kanë si qëllim mikrofonimin e zërit të munguar profesionist. Bijve që mundën të jenë më shumë se shqiptarë apo violinistë, pianistë, balerinë, violonçelistë, kontrabasistë apo këngëtarë. Le t’i ndjekim ata në vendet pritëse, së bashku me artin e tyre të bukur. Krenar që kjo është pjesa më dinjitoze e përfaqësimit, e natyrisht, krenare që jam shqiptare!

U rrit teksa dëgjonte çdo ditë vokalicat e koristëve apo solistëve të operës, pasi banonte fare pranë teatrit dhe ndoshta kjo rastësi i forcoi edhe më shumë atë çka mbiemri i tij i madh e udhëzonte drejt dashurisë për notat, shfaqjen, sfidën, profesionalizmin. Familja e Jusufit është mjaft e njohur nga tiranasit, por jo vetëm. Ura e Beshirit është një nga bamirësitë që familja e tij bëri për përmirësimin e jetës tregtare të qytetit. Babai i Jusufit, Nuriu ishte kërcimtar i tap dance-it, ndërsa gjyshi, Jusufi (midis të tjerave), hapi të parën “Kinema Teatër Nacional” në qendrën e qytetit. Krijoi shoqërinë tregtare “S.T.A.M.L.E.S” (Shoqëria Tregtare Anonime Monopol i Letrës dhe Shkrepëseve) me përfshirjen e tre vëllezërve, por edhe duke afruar bashkëpunimin mes familjeve të pasura të Tiranës, Durrësit, Shkodrës etj. Për nder të figurës dominuese të gjyshit, prindërit vendosën që edhe personazhi ynë të trashëgonte emrin, por pse jo edhe famën e tij.

Jusuf Beshiri studioi në degën e pianofortes në liceun artistik “Jordan Misja” për të vijuar me diplomimin në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera po në degën e pianos. Më pas largohet nga Shqipëria për të ndjekur studimet në një nga konservatorët më të njohur në Itali, “Xhuzepe Verdi” në Milano, tashmë në degën e klavincebalit dhe kompozicionit organistik të muzikës baroke, sërish me nota maksimale. Eksperienca dhe profesionalizmi kanë bërë që Jusufi të jetë nga pedagogët më të domosdoshëm në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku vazhdon të jetë edhe sot.

Jusuf Beshiri është një nga muzikologët aktivë brenda, por kryesisht jashtë vendit. Nuk ka skenë perëndimore, të cilën ai nuk e ka vizituar, në mos si interpretues, si i ftuar special. Tek “La Scala” është ndjekës i rregullt i evenimenteve muzikore si dhe mik i shumë profesionistëve europianë e natyrisht, ata shqiptarë. I shumtë ka qenë numri i talenteve tona, që Jusufi ka përkrahur dhe ndihmuar drejt suksesit perëndimor. Por, po ashtu edhe pjesëmarrja si muzikolog apo anëtar bordesh ka qenë pjesë e zakonshme e axhendës se tij.

Një përmbledhje për Beshirët

Familja Beshiri i ka rrënjët në fshatin Besh të Tiranës. Me kalimin e kohës u transferuan në Tiranë. Biznesi i parë ishte përpunimi i drurit. Tokat e shumta me pyje që zotëronin bënë të mundur tregtinë fitimprurëse të përpunimit të drurit, kryesisht për anije, e më pas për fabrikën e shkrepëseve. Biznes me të cilin venedikasit, austrohungarezët si dhe shumë zona të ndryshme të Shqipërisë furnizoheshin sistematikisht. Pasuria e madhe e vënë nga bizneset në periudhën otomane i dha mëvetësi për të mos mbajtur asnjë titull zyrtar. Ende ekzistojnë bamirësitë e bëra nga kjo familje në vitet 1840. Ndër to Ura e Beshirit mbi lumin Erzen, duke u ribërë disa herë për shkak të ujërave të rrëmbyera. Në Peshkopi njihet ndërtimi i një hani për kalimtarët e rrugës, ndërsa në Kavajë ndërtimi i teqesë së Aleksit, vend paqeje për besimtarët bektashianë. Njihet me këtë emër, pasi aty ka kaluar perandori Aleks. Jusuf Beshiri ka lindur në 1887 dhe pas 1912 iu dedikua tregtisë së bashku me tre vëllezërit e tij. Diplomohet në Stamboll për shkencat ekonomike. Më 1907 kthehet nga Stambolli me ide të qarta dhe patriotike, të cilat mundi t’i praktikonte në vendin e tij, me gjithë burgosjen 14-mujore të otomanëve pas organizimit të patriotëve intelektualë shqiptarë. Më 21 shkurt 1922 krijuan të mirënjohurën “S.T.A.M.L.E.S” (Shoqëria Tregtare Anonime Monopol i Letrës dhe Shkrepëseve) për prodhimin e cigareve dhe shkrepëseve, e cila ishte ideuar po nga Jusuf Beshiri (deri më 1925 Tirana ka qenë nënprefekturë e Durrësit). Ai do të mblidhte pinjollë të familjeve të pasura tiranase e durrsake, duke i bashkuar aksionet në këtë ndërmarrje unike. Të bërit ekonomi si perëndimorët shihet mjaft qartë, sepse punëtorët e “S.T.A.M.L.E.S” e merrnin rrogën çdo fundjavë në 12 të drekës, e po ashtu të parët në Shqipëri që dhanë të ashtuquajturën rrogë të 13-të në muajin dhjetor (Zenel Anxhaku). Kjo gjë ende vazhdon edhe sot të praktikohet në disa vende evropiane.

Të gjithë punëtorët e shoqërisë “S.T.A.M.L.E.S”, pra ata punëtorë të krahut të përpunimit të duhanit, letrave, shkrepëseve u mbajtën me rrogë të plotë gjatë gjithë kohës së pushtimit nazi-fashist.

Me këtë emër, Tiranapati një djalë sa patriot, aq edhe artist e vizionar. Më ’22 Nandor 1926′, do të hapte në Tiranë “Kinema-Theatër Nacional”. Për Shqipërinë e asaj kohe, ku kishte ndonjë shfaqje në Shkodër apo në Korçë, krijimi i një salle kinemaje me funksion edhe si teatër ishte ambicie e madhe shoqërore. Publicisti dhe pedagogu i njohur shkodran Mati Logoreci do t’i dedikonte shkrime e lavde pafund nismës së Jusuf Beshirit, aq më tepër kur ky i fundit do të hapte salla të tjera të këtij lloji në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Berat etj.

Pas ndërrimit të pushteteve, familja Beshiri hyri në kalvarin e persekutimeve dhe konfiskimit të pasurive, luftë e cila zgjati gjatë. Nuriu (babi i Jusufit) e la përfundimisht kërcimin, duke iu dedikuar punës së tipografit dhe kalvarit të panumërt të sorollatjeve për rikthimin e pronave të shfrytëzuara nga sistemi. Familja e Jusufit të ri sot gëzon krenohet me të birin, i cili me artin e tij bëri të riflitet sërish për Beshirët.

Intervista

“Mëkat që sot nuk e shoh përkushtimin e dikurshëm!”

Në çfarë situate është sot TKOB, duke e krahasuar me teatrot europiane?

Është një teatër, për mendimin tim, akoma i pakonsoliduar. Këtu, gjithmonë duke bërë një krahasim me teatro të tjerë në Europë, ku akoma ka shumë punë për t’u bërë në disa drejtime. Niveli lë shumë për të dëshiruar. Akoma nuk mund të konkurrojë tregun europian, veço disa këngëtarë, të cilët e kanë përfaqësuar denjësisht artin tonë.

Si ju kujtohet ky teatër në kohën kur produksionet e tij qenë në kulm?

Që në fëmijëri, teatrin e kam parë me syrin që ta zbuloj dhe të mësoj gjithçka mbi të. Kjo edhe për faktin se jam lindur dhe rritur me banesë prapa tij dhe lojërat e fëmijërisë ne i sajonim në oborrin e teatrit. Çdo mëngjes hapja dritaren dhe shumë artistë, këngëtarë e balerinë kalonin përpara shtëpisë sime për të shkuar atje. Zgjohesha nga vokalicat e këngëtarëve dhe sidomos të korit. Njihja çdo ushtrim vokal që ata përdornin për ngrohjen e zërit. Dhe më vonë, me fillimin e studimit të pianos që fëmijë, teatri qe strehëza ime. Do t’i shihja këta artistë jo vetëm në oborrin e shtëpisë apo duke kaluar pranë, por tani në korridore, studio dhe ambiente të brendshme të teatrit.

Dihej që shumë fëmijë nuk kishin piano nëpër shtëpi dhe gjenin gjithfarë mënyrash ku të ushtroheshin. Mua ky teatër më ka dhënë shumë mundësi për të punuar (tani nuk ekziston më). Dalja dhe performimi nëpër Europë, sidomos me ansamblin e këngëve dhe valleve popullore duke sjellë në shtëpi edhe trofe ku ata prezantonin Shqipërinë!

Mbaj mend që në teatër punohej me një seriozitet dhe disiplinë që ishte për t’u admiruar. Kjo absolutisht reflektohej në nivelin artistik të shfaqjeve, koncerteve dhe operave lirike me aq sa unë mbaj mend.

Pas kaq vitesh u jam kthyer disa incizimeve dhe videove të 30 viteve më parë dhe mrekullohem nga eleganca e profesionalizmi në performim. Këngëtarë, të cilët të jepnin emocione, që sot i gjej rrallë në brezat pasardhës! Tani, duke e parë me një sy tjetër dhe krahasuar me këngëtarë që unë në mënyrë konstante kam fatin t’i dëgjoj nëpër Europë, mund të them që sikur të ishin sot, në një botë të hapur, ata pa frikë do të ishin nga zërat më të njohur në teatrot më prestigjioze të botës.

Këtë mbaj mend mirë nga Teatri në periudhën e fëmijërisë sime, deri sa u diplomova në piano në fund të viteve ’80.

A sheh diferencë midis drejtimit të Ilir Kernit dhe Zhani Cikos?

Teatri është një ndërmarrje e madhe, sa e bukur por aq edhe e vështirë! Mendoj që në më shumë se dy dekada të një tranzicioni jo të thjeshtë për vendin tonë, u krijuan ngërçe. Për një periudhë kohe nuk kam qenë shumë prezent në Shqipëri. Ndërsa në dekadën e fundit ku unë jam edhe më pranë, kam vënë re një punë të mirë përsa u përket shfaqjeve të repertorit si dhe premiera të vëna në skenë. Ka edhe bashkëpunim të vazhdueshëm me këngëtarë të huaj. Do të nënvijëzoja një përmirësim të dukshëm kohët e fundit në trupën e baletit me futjen e një repertori modern, e kjo falë drejtimit të Ilir Kernit. Kontemporania si zhanër i baletit ka rëndësinë e vet dhe mendoj që tërheq publik, sidomos brezin e ri. Ky impakt ka qenë i dukshëm në audiencë.

Ju si muzikant dhe studiues i muzikës baroke në organo dhe klavincembal, si e shihni paralelizmin midis shkollës italiane, ku keni studiuar dhe asaj shqiptare, në të cilën sot jeni pedagog (UART)?

Unë jam diplomuar në Shqipëri për piano në fund të viteve ’80. Mund të them që kam qenë në një brez, ose më mirë në një vit ku konkurrenca ka qenë shumë e fortë. Klasë e shkëlqyer, me elementë dhe talente të cilat kanë spikatur edhe më vonë jashtë Shqipërisë, duke ushtruar me dinjitet profesionin e muzikantit. E kemi ndjerë veten shumë mirë edhe kur u përballem me konservatorët më prestigjiozë europianë falë punës së pedagogëve dhe seriozitetit që ne studentët u kushtonim studimeve. Mund të them që këtë interes nuk e gjej më në vitet e fundit në shkollën tonë dhe për këtë më vjen shumë keq. Në Itali unë kam studiuar për 11 vite në 2 instrumente. Organo e kompozicion organistik dhe klavincembal. Dy instrumente, të cilat në vendin tonë mungonin. Ndaj edhe mora iniciativën me kërkesë të UART (Universitetit i Arteve të Bukura) të vija dhe të hapja për herë të parë lëndën e klavincembalit dhe muzikës baroke, ku studentët të kishin një vizion më të gjerë përsa i përket kësaj periudhe kaq të rëndësishme të muzikës.

Sapo është emëruar drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit, si ishin platformat e aspiruesve për drejtimin e TKOB?

Mendoj që platformat më interesante ne i kemi vlerësuar, duke i bashkangjitur dhe me vlerësime të tjera në prezantimin e tyre. Emra, të cilët dolën fitues flasin qartë.

A e shihni veten në drejtimin e TKOB?

Unë e shoh veten si një muzikant në karriere dhe teatrin e shoh si një mundësi të performimeve të mia si artist.

Sfida e radhës?

Sfidat për një muzikant nuk kanë të mbaruar. Me shumë punë dhe dashuri t’i jap një kontribut dinjitoz shoqërisë me atë çka unë përfaqësoj!

/GSh/

Filmi i parë me shqiptarë në vitin 1904 është shfaqur në Serbi e Angli

$
0
0

Filmi i parë me shqiptarë është shfaqur në vitin 1904. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Shefild [Sheffield] në Jorkshër [Yorkshire] dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild, shkruan albanianphotography.net

Për të parë pjesën e filmit me shqiptarë klikon ketu.

Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve. Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaw, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviç, më 21 shtator të atij viti. Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa “shqiptare” e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavëshmyslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë. Lidhur me këtë prezantim, desha të falënderoja Bardh Rugovën, profesor i shqipes në Universitetin e Prishtinës, për hulumtimet e paraqitura në artikullin e tij: Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904, botuar në librin Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65-vjeorit të lindjes (Prishtinë 2011), ff. 631 633.

MTV një spektakël elekrizues triumfon Justin Biber me 3 çmime

$
0
0

Një ceremoni për të mos u harruar ishte MTV(Europe Music Aëards), i mbajtur mbrëmjen e kaluar në Roterdam të Holandës.

Me prezantuese të këtij show këngëtaren shqiptare Bebe Rexha kjo shfaqe nuk mund të mos ishte e mrekullueshme.

Bebe dukej mahnitëse në çdo dalje të saj në skenë, ku ndryshoi plot 15 herë veshjet  e saj.

Ceremonisë i dha start Bruno Mars me këngën e tij ”24K Magic”.

Por gjithashtu ylli i kësaj mbrëmje ka qenë Justin Biber i cili ka fituar plot 3 çmime.

Këngëtari kanadez, i cili nuk ishte i pranishëm në Holandë, mundi këngëtaren britanike Adele, me këngën e tij ‘’Sorry’’. Ai fitoi çmimin ‘’best song’’ dhe çmimin e publikut, të cilin ka 3 vite me radhë që e fiton vetëm ai.

Ceremonia e mbajtur në Rotermad të Holandës nderoi edhe Prince me trofeun vjollcë. 57-vjeçari, u nda nga jeta në prill të këtij viti në shtëpinë e tij në Minesota.

Në mbrëmjën e magjishme në Holandë u nderua gjithashtu me çmim, edhe Shwan Mendes i cili fitoi çmimin ‘’best male’’.

Këngëtarja Lady Laga edhe pse nuk ishte e pranishme në ceremoni, fitoi çmimin ‘’best female’’ dhe ‘’best look’’.

Britanikja Adele ka dalë duart bosh nga kjo ceremoni edhe ishte dominuar për tre çmime.

Gjithashtu Beyonce ishte e dominuar në 5 kategori por nuk arriti të fitojë asnjë çmim. Ajo u mund nga The weekend për videon më të mirë.

Drake fitoi çmimin ‘’best hip-hop’’, ndërsa Green Day mori çmimin global për kontributin e tyre në muzikë.

2 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, shfaqja u mbyll me performancën e American Idiot.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve kryesore: 

BEST CANADIAN ACT
Justin Bieber

BEST US ACT
Ariana Grande

BEST SONG
Justin Bieber – Sorry

BEST VIDEO
The Weeknd ft. Daft Punk – Starboy

BEST FEMALE
Lady Gaga

BEST MALE
Shawn Mendes

BEST LIVE
Twenty One Pilots

BEST NEW
Zara Larsson

BEST POP
Fifth Harmony

BEST ROCK
Coldplay

BEST ALTERNATIVE
Twenty One Pilots

BEST HIP HOP
Drake

BEST ELECTRONIC
Martin Garrix

BEST PUSH
DNCE

BIGGEST FANS
Justin Bieber

BEST LOOK SPONSORED BY LISTERINE
Lady Gaga

BEST WORLD STAGE
Martin Garrix – Isle of MTV, Malta (2015)

WORLDWIDE ACTS
GLOBAL ICON

f1 f2 f3 f4 f5 f6 f7 f8 f9 f10 f11

“Kadare i denoncuar në 101 dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”

$
0
0

Ismail Kadare në dokumente të panjohura arkivore, që dëshmojnë denoncimet për autorin dhe veprën e tij. Gazetari Dashnor Kaloçi, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, tani me “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”, të dyja botime të UET Press,  ku vijnë dëshmi të reja për shkrimtarin, duke rihapur debatin e pakryer që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimin e krimeve të komunizmit 

“…Sigurimi ka dashur ta arrestonte Kadarenë, por ajo gjë nuk ndodhi, pasi nuk është miratuar nga lart, d.m.th. nga Enveri. Gjë e cila është shpjeguar nga vetë Kadare, ku midis të tjerash është shprehur: ‘Enveri më ka shpëtuar nga vetvetja, pra nga Enveri’…”

Intervistoi: Violeta Murati

-Libri me dokumente arkivore “Kadare i denoncuar” botuar vjet, nga UET Press, ishte i pazakontë për një mjedis ku gëlon prej vitesh debati për dosjet dhe krimet komuniste, por pas një viti, ju merreni me të njëjtin autor, me më shumë dokumente që zbulojnë një sistem. Pse sërish me Kadarenë, çfarë kishte mbetur jashtë këtij autori, që ju nxiti?

D.K.  Fillimisht desha t’ju them, se libri “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”, është vijim dhe në të njëjtën linjë me librin e parë, “Kadare i denoncuar”, si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Por me të vetmin ndryshim, se te libri i parë kishim 31 dokumente, te ky libër ka plot 101. Unë ju ktheva përsëri figurës së Kadaresë, për disa arsye kryesore, të cilat po përpiqem t’jua shpjegoj shkurt. E para: Ndërsa libri “Kadare i denoncuar” u fut për botim në fundin e tetorit të vitit të kaluar (2015), i bindur se ai libër ishte ende i paplotë, por edhe më shumë për inerci, apo kurioziteti profesional si gazetar i rubrikës historike dosier, vazhdoja të kërkoja dokumente në arkiv. Dhe pashë se kishte përsëri dokumente me mjaft vlerë që bënin fjalë për figurën e Kadaresë. Kjo ishte e para që iu riktheva përsëri “Kadaresë”, si dhe kërkesës së botuesit, Henri Çili, i cili më thoshte shpesh: “A i bëjmë dot 101 dokumente për Kadarenë”?!  Të jem i sinqertë, (gjë të cilën ia shprehja edhe Henrit kur më pyeste), nuk e besoja kurrë se do arrinte një numër kaq i madh dokumentesh. Dhe këtë gjë e bazoja edhe në faktin se ishin botuar dy libra nga ish-drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, prof. dr. Shaban Sinani, dhe që nga ajo kohë, (pra më shumë se dymbëdhjetë vjet më pas), vetëm dy tre dokumente të reja kishin dalë për Kadarenë?! Ky fakt më bënte mosbesues lidhur me ekzistencën e dokumenteve të tjera. Por Henri vazhdonte me kërkesën e tij edhe në kuadrin e një projekti që kishte ideuar dhe futur në zbatim, lidhur me “Formësimin e Memories Kolektive dhe Kujtesën Historike”, kryesisht atë që kishte të bënte me zbardhjen e ngjarjeve kryesore dhe krimeve të regjimit komunist të para viteve ’90. Dhe nisur nga kjo ide e tij, unë u bëra pjesë e këtij projekti dhe vazhdova kërkimet në arkiva. Pothuaj për një vit e ca, duke punuar gati çdo ditë në Arkivin e Shtetit dhe rezultati është ky që dihet tashmë, libri që kemi në dorë. Por përveç këtyre, duhet shtuar edhe njëfarë suksesi që pati libri i parë, “Kadare i denoncuar”, i cili u prit shumë mirë. Interesi për atë libër ishte mjaft i madh gjë që u tregua, si nga lexuesit, ashtu dhe nga media në përgjithësi. Libri pati interes të madh që në ditët e para të Panairit të Librit, ku u shit dhe pjesa më e madhe e tirazhit të tij, kjo edhe falë një publiciteti të madh që i bëri media e shkruar dhe ajo vizive. Me që jemi në këtë pikë, dua të them se që nga dalja e librit më datën 10 nëntor 2015, ditë në të cilën UET Press organizoi edhe promovimin në ambientet e Hotel “Internacional”, (ku morën pjesë mjaft të ftuar), dhe në vijim, për afro një muaj, janë botuar gjithsej në shtypin e shkruar, mbi 60 shkrime, vetëm për librin “Kadare i denoncuar”. Po kështu ato janë ribotuar dhe publikuar edhe nga pjesa më e madhe e portaleve shqip, brenda dhe jashtë vendit. Këtij publiciteti i parapriu edhe një intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare me gazetaren e njohur, Eni Vasili, për emisionin e saj, “Studio e hapur” në TV News24, ku ishin të ftuar; avokati i njohur Spartak Ngjela, politologu dhe publicisti, dr. Afrim Krasniqi, ish-drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, prof. dr. Nevila Nika, si dhe analisti i njohur e njëkohësisht, botuesi i librit, Henri Çili. Po kështu pata disa ftesa të ndryshme nga mjaft kolegë të mi gazetarë nga media të ndryshme, të cilëve për shkak të angazhimit tim në televizionin ku punoj, nuk pata asnjë mundësi t’iu përgjigjesha. Dhe gjej rast t’i falënderoj ata duke kërkuar dhe mirëkuptimin e tyre.

-A keni patur ndihmë, konkretisht nga persona të Arkivit Qendror të Shtetit, pasi ka edhe gazetarë e studiues të tjerë që i janë atashuar arkivave, po me këto tema dhe këto dokumente të periudhës së regjimit komunist, por nuk kemi parë të dalin dokumente të reja lidhur me Kadarenë. Ndërsa ju, vini me një libër voluminoz…?!

D.K. Si çdo punë tjetër, edhe puna me arkivat ka sekretet apo të veçantat e saj. Është e vërtetë dhe dihet tashmë se në arkiva ka edhe gazetarë të tjerë që punojnë dhe kërkojnë dokumente vazhdimisht, për tema nga më të ndryshmet. Dhe lidhur me pyetjen që ju shtruat, u takon atyre ndoshta të përgjigjen, se përse nuk i kanë gjetur apo ajo dokumentet në fjalë. Por meqë më pyetët, përgjigjja është shumë e thjeshtë: Kushdo t’i kishte kërkuar, do t’i shërbeheshin këto dokumente që më janë shërbyer mua dhe që pasqyrohen në këtë libër. Mjafton të dish të lexosh, se për të plotësuar formularët apo gjithë ndihmën tjetër që ka të bëjë me asistencën e nevojshme orientuese për kërkimin e dokumenteve, të jepet në maksimum dhe në mënyrën më shembullore të mundshme nga personeli i arkivit. Asnjë gjë tjetër të fshehtë, nuk ka në këtë mes. Në këtë kuadër, gjej rastin të falënderoj për shërbimin tejet korrekt dhe të kulturuar që nga arkivisti, Altin Kokoli,  shefi i fondit të arkivit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Pashk Alia, drejtori, Gjet Ndoj, si dhe gjithë punonjësve të tjerë që më kanë shërbyer aty. Pasi pa punën dhe dashamirësinë e tyre, nuk do ishte bërë e mundur botimi i “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”.

-Pse “Kadare në Pallatin e Ëndrrave”, çfarë nënkupton, janë dokumente të papublikuara?

D.K. Jo, titulli i librit nuk nënkupton vetëm faktin se këto janë dokumente të papublikuara, kjo është njëra anë.  Por me që jemi te kjo pikë, dua t’ju sqaroj se vetëm tre – katër dokumente janë të publikuara më parë, dhe ndonjë prej tyre pjesërisht. Por ne i kemi përfshirë në këtë libër, edhe për faktin se ato janë pjesë e një linje, apo hallka të një zinxhiri po themi, nga ku kanë kaluar problemet e peripecitë e shkrimtarit Ismail Kadare, por për këtë, ndoshta do të flasim në vijim të kësaj interviste dhe kthehemi te filli i pyetjes suaj. Titulli i librit është zgjedhur nga ana jonë, për dy arsye. E para se: me përjashtim të katër a pesë dokumenteve që janë pjesë e fondit të Arkivit të Ministrisë së Punëve Brendshme, të gjithë dokumentet e tjera, janë marrë nga fondi i arkivit të Komitetit Qendror të PPSH-së, fond i cili ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Dhe e dyta; se të gjitha këto dokumente, pa përjashtim, kanë të bëjnë ekskluzivisht me shkrimtarin Ismail Kadare, si nga ana profesionit si shkrimtar, ashtu dhe nga jeta familjare e shoqërore. Pra në këtë kontekst, ka një pjesë shumë të madhe dokumentesh ku bëhet fjalë vetëm për shkrimtarin Ismail Kadare, ndërsa pjesa tjetër e dokumenteve,  ku flitet edhe për të.  Dhe nisur nga ky fakt, do të shohim se kemi të bëjmë me një shkrimtar, ku pothuaj e gjithë jeta dhe veprimtaria e tij, gjendet e pasqyruar në dokumentet e Komitetit Qendror të PPSH-së, apo “Pallatit të Ëndrrave” siç e linte të nënkuptohej në mes rreshtave Kadare në veprat e tij, kryesisht te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” që në fillimin e viteve ’70. Pra, që në atë kohë, ndërsa  Kadare aludonte se ishte “Komiteti Qendror i PPSH-së, “Pallati i Ëndrrave”, që kontrollonte gjithë jetën dhe ëndrrat e shqiptarëve, pa e ditur as vetë, se pikërisht tek ai “Pallat”, ndodheshin të ndryra edhe ëndrrat e fati i jetës së tij?!

-Ndryshe nga libri i parë, me 32 dokumente denoncuese, ky libër është më voluminoz, çfarë periudhash përfshin, pse e nisni me një dokument të firmosur nga Liri Belishova për Kadarenë?

D.K. Po vërtet, libri është voluminoz dhe formati gjithashtu është përzgjedhur nga botuesi (UET PRESS), nisur nga një kolanë librash historikë apo me përmbajtje dokumentare që ka botuar së fundi. Dokumentet që publikohen në këtë libër, përfshijnë një periudhë kohore prej plot 32 vjetësh. Pra, ato fillojnë në vitin 1958, kur sekretarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe njëherazi anëtare e Byrosë Politike, Liri Belishova, ka miratuar dhe firmosur kërkesën, apo më saktë propozimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që studenti Ismail Kadare, të shkonte me studime në Moskë, pranë Institutit “Gorki”. (Bashkë me Ismailin, aty është dhe Sterjo Spasse, shkrimtar i njohur shqiptar me origjinë sllavo-maqedonase). Nuk mund të them nëse është ky dokumenti i parë në arkivat shqiptare ku gjendet emri Ismail Kadaresë, por nga kërkimet që kam bërë unë në atë arkiv, ky është dokumenti i parë që përmendet emri i tij dhe me këtë fillon libri.

-Si iu përgjigjet akuzave ky botim që i janë bërë vazhdimisht Kadaresë se ka qenë konformist me regjimin?

D.K. Kjo është një pyetje retorike që unë nuk dua të ndalem shumë, pasi mendoj se më mirë se kushdo përgjigjen kësaj ia japin vetë këto dokumente që publikohen në këtë libër voluminoz. Por natyrisht, që edhe unë kam opinionin tim lidhur me këtë pyetje që bëhet dhe vazhdon të bëhet për shkrimtarin Ismail Kadare, që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, por siç thashë, preferoj të flas vetëm me gjuhën e dokumenteve. Çdo njeri i nxjerr vetë konkluzionet lidhur me këtë pyetje që bëhet, pra a ka qenë apo jo, Kadare i konformuar me regjimin?! Duket se me personalitete të këtij rangu apo dhe më të lart, historia përsëritet në të njëjtën, mënyrë që nga kohët më të lashta. P.sh. në vitet ’30, pyetja që shtrohej kudo jo vetëm në rrethet intelektuale, ishte: A ka vërtet talent Lasgushi…?! Aq “problem” i shtruar për zgjidhje ishte kjo gjë, saqë Nonda Bulka, shkrimtari i njohur satirik, në një nga veprat e tij shprehet: “Sapo u ula te berberi, pyetja e parë që më bëri, ishte: ‘Si thoni ju zotëri, a ka talent Lasgushi”?!  Dhe koha ka treguar se këta personazhe apo personalitete, pak rëndësi ka emri si mund t’i quajmë, kanë pasur dhe kanë vlera të mëdha, pasi nuk do diskutoheshin e përfliteshin aq shumë, se ndryshe do ishin harruar. Në këtë kontekst, mendoj se është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet edhe shkrimtari Ismail Kadare. Por të flasësh për një fenomen të caktuar dhe ta analizosh atë, në rastin konkret për Kadarenë, minimalja është që të kesh informacionin e duhur për këtë gjë, që t’i japësh konkluzionet në fund. Lidhur me këtë, por jap dy tre shembuj: I pari ka të bëjë me qëndrimin e Kadaresë, lidhur me ngjarjet e 2 korrikut 1990. Që nga ajo kohë e në vazhdim, është thënë, shkruar dhe stërshkruar, se në ngjarjet e korrikut të vitit 1990, apo siç njihen ndryshe; ‘ngjarjet e ambasadave’, Kadare na qenka prononcuar, duke i etiketuar ata që hynë në ambasada, si “Jashtëqitja e kombit”. Dhe ketë gjë në një farë mënyre e kemi besuar të gjithë…?! Po si qëndron e vërteta?! Nuk po ndalemi dhe të përsërisim ato që ka thënë vetë Kadare, publikisht në intervista të ndryshme, i cili e ka hedhur poshtë me neveri këtë gjë, duke e konsideruar shpifje të ndyrë të bërë nga Sigurimi i Shtetit të asaj kohe, por po i referohemi vetëm dokumenteve arkivore.  Të cilat flasin komplet të kundërtën e kësaj. Pra, që Kadare jo vetëm që nuk i ka quajtur ata që u futën në ambasada, ashtu siç është përfolur (“jashtëqitja e kombit”), por ai i ka marrë në mbrojtje ata, dhe për këtë fakt, Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike në mbledhjen e datës 20 korrik 1990, flet me gjuhë të ashpër dhe e akuzon direkt Kadarenë, duke thënë: “Ismail Kadare të prononcohet dhe të mbajë qëndrim, ndryshe është në anën e armikut”. Madje me akuza dhe aludime shumë e shumë të rënda për të. Por nuk po ndalemi te kjo gjë, për arsye se këto do t’i shikojmë në dokumentin përkatës në faqet e këtij libri, dokument të cilin e kemi publikuar edhe në shtypin e shkruar në disa të përditshme para disa muajsh, kur kemi njoftuar apo anonçuar se do botohej ky libër që kemi në dorë. Por nuk qëndron e keqja vetëm te fakti se Kadareja është akuzuar për një gjë që nuk e ka shprehur kurrë, kjo është gjysma e së keqes. Pasi e keqja më e madhe, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, qëndron në faktin, se edhe pas publikimit të këtij dokumenti, mjaft njerëz, madje persona publikë, njerëz të letrave dhe opinionbërës në media, figura të skenës, ekranit e studiove të televizioneve ku merret në analizë, politika, historia etj. etj., jo vetëm e konfirmojnë, por dhe e propagandojnë atë shpifje që i është bërë Kadaresë që prej 26 vitesh të shkuara. Shembulli i dytë që po ju jap, (gjithnjë në bazë të dokumenteve arkivore), ka të bëjë me shkrimet që u bënë në vitin 1989-1990 nga disa intelektualë të njohur, si Ylli Popa, Ismail Kadare, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Neshat Tozaj, Besnik Mustafaj, e ndonjë tjetër, në gazetat e asaj kohe, si “Zëri i Rinisë”, “Drita”, Bashkimi”, “Zëri i popullit” etj. Që nga ajo kohë e deri më sot, është thënë e shkruar, se ato shkrime kanë qenë të porositura nga partia në pushtet, apo segmente të caktuara të drejtuesve të lartë partiakë e shtetërore të asaj kohe. Po si qëndron e vërteta?! Dokumentet thonë të kundërtën, madje jo vetëm kaq, por në mbledhjen e Byrosë Politike të dhjetorit të vitit 1990, kur situata politike-ekonomike po iu rrëshqiste nga duart, Xhelil Gjoni, gjen kohë dhe rastin t’i kundërvihet ashpër dhe duke i kërkuar llogari Foto Çamit, duke i thënë: “Përse u lejuan artikujt e mbrapshtë të Ismail Kadaresë, Sali Berishës, Ylli Popës etj”?! Edhe ky dokument që pasqyrohet në faqet e këtij libri, është i botuar nga ana jonë para dy-tre muajsh, gjithnjë në kuadrin e publicitetit dhe anonçimit që kemi dashur të bëjmë për librin “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”. Dhe meqë jemi në këtë pikë, që është dhe më delikatja dhe më e përfolura ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, pra që ai paska qenë jo vetëm ‘konformist me regjimin’, por edhe ‘shumë i privilegjuar’, shkurt po jap dhe një shembull të tretë. Ajo që ka të bëjë me faktin se: “Kadare ka pasur autoveturë në atë kohë”?! Nuk po ndalem të shpjegoj arsyen se përse i është dhënë autoveturë në atë kohë Kadaresë, pasi ajo gjë bëhet e ditur saktë e qartë në një dokument të publikuar në faqet e këtij libri, por desha të them se kjo akuzë, është mjaft banale dhe qesharake gjithashtu. Për brezin tonë që e ka jetuar atë periudhë kohe, dihet mirë se autovetura kanë pasur në përdorim, jo vetëm deri te rangu i kryetarëve të kooperativave bujqësore, por deri në nivel përgjegjës sektori të këtyre kooperativave, të rretheve më të humbura të vendit?!  Dhe shembuj të tillë për Kadarenë, ka plot, por nuk po ndalemi më gjatë, pasi janë pjesë e dokumenteve që publikohen në këtë libër. Siç thashë në krye të përgjigjes së kësaj pyetjeje, në këtë libër nuk kemi tentuar fare të bëjmë analiza lidhur me atë që a ka qenë apo jo Kadare i konformuar me regjimin komunist të para viteve ’90?! Nga ata që janë marrë me ‘fenomenin Kadare’ në këndvështrimin tim, më mirë dhe më saktë e ka analizuar dhe sqaruar këtë gjë, prof. dr. Shaban Sinani, kryesisht te libri i dytë i tij “Një dosje për Kadarenë”, botuar në vitin 2002. Dhe kushdo ma ka bërë këtë pyetje, ia kam sugjeruar dhe i sugjeroj përsëri që aty mund ta marrin një përgjigje të saktë rreth saj.

-Por natyrisht edhe ju keni opinionin tuaj nga sa u shprehët më lart, gjithnjë duke u mbështetur te dokumentet që mund të keni parë, nëse….?!

D.K. Patjetër që kam opinionin tim lidhur me këtë gjë. Enver Hoxha nuk mund ta godiste dot Kadarenë, pasi ai u bë shkrimtar i njohur dhe i kërkuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të ndryshme të botës. Dhe nisur ky fakt, goditja ndaj Kadaresë do shkaktonte një zhurmë të madhe në këto vende, gjë e cila do t’i sillte Enverit jo pak kokëçarje në opinionin botëror, pikërisht aty ku ai mundohej të ruante fytyrën e tij. Dhe këtë po jua  ilustroj me një shembull. Në Arkivin Qendror të Shtetit, ndodhen tre-katër letra, që kanë ardhur në adresë të Enver Hoxhës, në mesin e viteve’60, ku degë të veçanta të Amnesty International, nga Suedia dhe Zvicra, i kërkojnë personalisht Enverit, të dhëna se ku ndodhet Musine Kokalari, duke e konsideruar atë si një nga tre të dënuarat e ndërgjegjes, më të njohura në botë, që ndodheshin asokohe në burg. Edhe pse ato letra ishin shkruar me mjaft dashamirësi dhe humanizëm, Enver Hoxha ka vënë aty shënimin: “Të mos i kthehet përgjigje”. Pra, kur për Musine Kokalarin, një intelektuale pothuaj e panjohur në atë kohë, e cila vuante dënimin me burg që nga viti 1947, kur ishte dënuar me Grupin e Deputetëve, bëhej aq zhurmë, çfarë do të ndodhte në rast se do dënohej shkrimtari Ismail Kadare që ishte shumë i njohur?! Pra me pak fjalë, në këndvështrimin tim, fenomeni Kadare, përbënte një ‘pudër’ në fytyrën e Enver Hoxhës, për t’iu dukur ajo e bardhë, para Perëndimit?!

-Nga sa kemi parë në përmbajtjen e librit, ka disa dokumente ku Kadareja lavdërohet apo vlerësohet nga udhëheqja e lartë…?!

D.K Mjaft me vend ky konstatim dhe gjej rastin të sqaroj; Jo disa, por ka shumë dokumente ku lavdërohet Kadareja, madje që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia etj. Kjo është më se normale dhe përbën një realitet të asaj kohe ku ai ka jetuar e punuar, pasi në libër, apo më saktë në lëndën që ka ky vëllim, nuk ka fare përzgjedhje dhe seleksionime. Pra aty janë publikuar të gjitha ato dokumente ku flitet apo përmendet shkrimtari Ismail Kadare. Dhe kjo gjë pasqyrohet edhe në titullin e librit, “Kadare në dokumentet….”, që do të thotë se aty nuk ka seleksionime dokumentesh. Dhe ky është dhe gjithë qëllimi i botimit të këtij libri, pra që jeta, puna profesioni dhe e kaluara e Kadaresë, të njihet dhe vlerësohet nëpërmjet dokumenteve dhe jo në bazë opinionesh, shpesh dashakeqe, e thashethemesh të qëllimta me synime të caktuara, që jo pak herë kanë tentuar t’ia errësojnë figurën dhe emrin e tij. Dhe po të kemi parasysh faktin, që në dokumentet e regjimit të shkuar nuk mungonte të shënohej asgjë, padyshim që kjo përbën dhe anën pozitive të këtyre dokumenteve, kuptohet për sot. MAPO

Klesta Qehaja përfaqëson Shqipërinë në “Junior Eurovision”

$
0
0

Klesta Qehaja është vogëlushja e talentuar e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision” me këngën “Besoj” në 20 nëntor në Maltë.

Ajo është përzgjedhur nga një juri e cila përfshinte Mishela Rapon, vajzën që përfaqësoi vendin tonë në edicionin e vitit të kaluar.

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në kompeticion në vitin 2012. Vitin e kaluar, “Junior Eurovision” u zhvillua në Sofie, Bullgari ku Mishela Rrapo rrëmbeu vendin e pestë me këngën “Dambaje”.

Shqipja ndër 10 gjuhët më të vështira në botë

$
0
0

Të mësuarit e një gjuhe të huaj, nuk është aspak e lehtë. Duhet thënë se disa janë më të lehta për tu mësuar se të tjerat. Në këtë listë po ju prezantojmë gjuhët më komplekse, që mësimi i tyre do të ishte një ndërmarrje e vështirë.

10 – Sanskritishtja, gjuha e fesë

E nisim me Sanskritishten, një gjuhë që konsiderohet e shenjtë për hinduizmin dhe budizmin. Është një gjuhë antike, që përbëhet pikërisht nga tekstet e shenjta, por edhe nga tekstet më të rëndësishme të këtyre feve dhe kulturave, transmeton gazetashqip. Gjithashtu ajo ka rregulla të ndryshme nga gjuhët moderne dhe është e vështirë për tu mësuar. Jo vetëm për faktin se ajo nuk është folur nga njerëzit, por vetëm në kishë, e në latinisht, dhe se tekstet e shenjta, nuk janë të lehta për tu kuptuar. Duhen vite e vite të jetës, për ta mësuar dhe këtë gjë pak e arrijnë.

9 – Kroatishtja, gjysmë latinisht dhe gjysmë cirilike

Nëse mendoni se komunikimi me qytetarët kroatë është një gjë e lehtë, duhet ta mendoni sërish një gjë të tillë. Kroatishtja moderne, në fakt është një gjuhë që përdor shkronjat latine dhe ato cirilike. Edhe nëse një person e njeh mirë latinishten dhe ciriliken, do të kishte një problem me interpretimin e shkrimit. Kjo e bën gjuhën të vështirë për tu mësuar.

8 – Hungarishtja në qendër të Europës

Hungarishtja është një gjuhë që flitet në Hungari dhe në shumë vende fqinje të Europës lindore. Historia ka treguar se hungarishtja ka pasur shumë ndikime nga latinishtja dhe Ballkani. Rezultati është një gjuhë hibride, mes origjinës latine dhe asaj ruse. Për këtë arsye, është mjaft komplekse për tu mësuar dhe madje as hungarezët nuk e kuptojnë shumë mirë. Shumë prej tyre flasin në anglisht për të komunikuar më mirë.

7- Galishtja, një nga gjuhët më antike

Edhe pse tani vendet që prej vitesh janë pjesë e Britanisë së Bashkuar, si Skocia, ku gjuha më e përdorur është anglishtja, në shumë pjesë të vendit, sidomos në ato rurale, flitet akoma galishtja. Bëhet fjalë për një gjuhë antike, praktikisht e mbetur e pandikuar nga historia. Për këtë arsye ka rregulla gramatikore, tërësisht të ndara nga gjuhët që njihen sot.

6- Japonishtja me 3 alfabete

Ka shumë njerëz që e admirojnë kulturën japoneze dhe që përpiqen të mëzojnë gjuhën e tyre. Problemi është se kjo është një gjuhë ekstremisht komplekse për shkak të tre sistemeve të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët.

5 – Shqipja, që flitet vetëm nga bashkëkombasit e saj

Gjuha shqipe futet në ato të vështirat për tu mësuar. Shumë prej fjalëve janë të vështira për tu shqiptar nga të huajt. Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo gjuhë është një makth i vërtetë për tu mësuar nga të tjerët. Fakti që është e vështirë për tu mësuar, e bën këtë gjuhë pak të folur. Ajo flitet vetëm nga shqiptarët.

4- Tajlandishtja dhe shkronjat e saj artistike

Vështirësia më e madhe për të mësuar këtë gjuhë është se është praktikisht e pamundur për ta shkruar. Shkronjat janë pothuajse të gjitha të njëjta dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga diferenca minimale. Një gabim i vogël në shkronjë, do të ndryshonte kuptimin e fjalës. Domethënë, shkrimi është më shumë një gjë artistike. Kjo e bën pothuajse të pamundur për tu mësuar nga të huajt.

3 – Vietnamezja, lindja dhe perëndimi të bashkuar

Vietnamezja është një gjuhë vërtetë e vështirë për tu mësuar, sepse ka ndikime nga gjuhët perëndimore dhe lindore. Fjalori vietnamez ka të përbashkëta dhe ka marrë shumë nga alfabeti kinez , por fjalori i përdorur sot në Vietnam është latin me diakritikë shtesë për thekset dhe disa shkronja.

2 – Arabishtja, një gërshetim kulturash

Arabishtja është gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar. Gjuha siç e njohim ne sot, ka lindur në formën e klasike arabe në shekullin e gjashtë, për të arritur sot si arabishte moderne. Problemi i kësaj gjuhe është se nuk ka një zyrtare, por çdo popullsi në Arabi flet të ndryshme. Me pak fjalë, edhe pasi të mësoni këtë gjuhë, do të jenë shumë pak njerëz me të cilët ju do të jeni në gjendje të komunikoni.

1-Kinezçja, gjuha më e folur në botë

Pikërisht se është gjuha më e folur në botë, sepse përveç Kinës flitet në Tajvan dhe Singapor, ajo është një nga më të komplikuar për të mësuar. Arsyeja është e ngjashme me atë të gjuhës arabe, sepse edhe në Kinë ka variacione të ndryshme. Jo vetëm se këtu ka vetëm shkronja por edhe idiograma, simbole që nuk do të thotë A ose B, por “shtëpi” ose “Kopshti”, dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë për ata që vijnë nga jashtë.

/BW/

Panairi i Librit hap nesër dyert

$
0
0

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, edhe këtë vit do të mbledhë të gjitha krijimet dhe botimet më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nëntor 2015 – nëntor 2016.

Ky është Panairi i 19-të që zhvillohet në  Tiranë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Shoqata e botuesve si çdo vit organizon edhe këtë pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Panairi do të vijojë nga data 09 deri më 13 nëntor 2016,në Pallatin e Kongreseve Tiranë.


Dua Lipa, Rockfeller dhe kauza që kërkon vëmëndje

$
0
0
Nga Mimoza Dajçi
New York, nëntor 2016
Lajmi se Dua Lipa dhe Valerie Rockfeller Wayne do ti bashkohen kauzës për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë, u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Mbi 130 persona u mblodhën mbrëmjen e 2 nëntorit 2016 në “Russian Tea” Room, Manhattan për të përkrahur këtë nismë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. 44.630 dollarë ishte shuma që arriti të mblidhej nga ky takim bamirës në New York.
Përmes një komunikate për shtyp, ato deklaruan se do ti bashkohen kauzës që kërkon vëmendjen e duhur “Le të mbështesim nënat dhe fëmijët në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis komunitetit filantropik të Kosovës dhe SHBA, ajo çfarë ishte e rëndësishme është se këto fonde do të ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Kosova martire e heroike, që shumë gjak e sakrifica derdhi për Pavarësinë që gëzon sot. Toka që lindi trima e trimëresha. Çdo ditë Kosovë e dashur bijtë e bijat e tu po promovojnë mbështetjen tënde kudo nëpër botë në të gjitha fushat e jetës. I ngrenë vlerat kombit që i rriti dhe edukoi qysh në djep me frymën e atdhedashurisë, patriotizmit, paqes dhe lirisë.
Si bijë humane e trashëgimtare e Shenjtores Nënë Tereza, po ecën edhe filantropja e re – këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Kosova Dua Lipa. Kauza dhe Fondacioni i saj “Sunny Hill”, ka si objektiv dërgesën e ndihmave për fëmijët në Kosovë. Sa gjë e bukur të kujdesesh për vogëlushët, për pafajësinë, çiltërsinë e të ardhmen e vendit. Bijë e saj është edhe Janine Mehmeti me koleget e saj Mrika Aliu dhe stafin mjekësor që kujdeset e u shërbejnë nënave të reja, që nesër të sjellin në jetë fëmijë te shëndetshëm.
Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijē” në Prishtinë ku Janine është Koordinatore për Ngjarje dhe Fonde, aplikon programe të posaçme për gratë shtazana, zhvillojnë takime me ato, i trajnojnë për ti pregatitur për jetën e re për foshnjën e tyre. Eshtë një fondacion që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekollogjike, obsektrike, që përkujdesen për nënat, Njësitë e kujdesit intensiv, Neonatal që përkujedesen për foshnjat e lindura para kohe dhe Klinikat Pediatrike që kujdesen për fëmijët e sëmurë nga leukemia, sëmundja e zemrës, astma, dhe sëmundje të tjera në Republikën e Kosovës.
Kosova historikisht është djegur, malltrajtur, i janë zhdukur e vrarë mizorisht familje të tëra, sot ka nevojë për rimëkëmbje edhe me foshnjat e saj, ardhmërinë e pazëvëndësueshme. Nuk dua të ndalem sot këtu në atë çfarë u bë dhe po bëhet jo mirë në zhvillimin e demokracisë e paqes në Kosovë. Ashtu siç ka deklaruar edhe Ambasadori Donald Lu në bisedat e tij në Tiranë, se edhe në SHBA ka gjykatës e governatorë të korruptuar, por i nënshtrohen ligjit, dënohen për korrupsion siç ka edhe në Shqipëri. Por mund të ketë e ka edhe në Kosove e gjetkë, por dua të ndalem tek vlerat pozitive që shpalos brezi i ri tek atdheu i tyre, veçanerisht tek femrat – vajzat e reja dhe organizatat e tyre në dobi të popullsisë vendase.
Janine Mehmeti studente e vitit të tretë në fakultetin ekonomik të Prishtinës dhe fituese e programit TedxPrishtina të Bill Gates si Bursiste që “Mendon si inovatore” së bashku me Mrika Aliun, kolegët e tjerë të Fondacionit morën një inisiativë tepër të rëndësishme duke u marë me kujdesin e shendetit publik. Pikerisht ne perkrahje e fuqizimin e kesaj nisme bashkepunuan me filantropen Dua Lipa, Walerie Rockfeller Wayne nga “Rockfeller Brothers” Fund, e cila e ka përkrahur që në fillim Pavarësinë e Kosovës duke mbajtur edhe një konferencë atje për zhvillimin e qeverisë nën planin e Ahtisarit, veprimtaren e njohur në SHBA Znj. Vjosa Lukaj dhe bashkëshortin e saj Z. Richard Lukaj – i cili njihet njëherësh si filantropist e suportues në shumë nisma kyçe në Kosovë, Shqipëri, James C. Strickler, Michael Gold, Konsullata e Kosovës në New York si dhe Ambasada e Kosovës në SHBA, Bekim Ahmetaj, Haki Abazi, Fadil Berisha etj.
Dua Lipa në këtë event ishte shoqëruar nga prindërit e saj – Anisa dhe Dukagjin Lipa. Vepra e saj humane është për tu marë në konsideratë edhe nga artistë të tjerë, ndërkohë që prespektiva e saj si artiste është muzika, kënga me suksese të jashtëzakonshme dhe është një nga këngëtaret më të preferuara të kanalave televizove famoze Amerikane dhe botërore, si për performancën e saj të shkëlqyer dhe vokalin e veçantë. Ka bërë për vete mijra fansa në të gjithë botën shqiptare, por kryesisht edhe të huaj.
Falemidnerit Dua Lipa!
Faleminderit Janine e Mrika!
Këto të reja duhen admiruar e përkrahur për punën e mirë që po bëjnë dhe inisiativat e mrekullueshme që ndërmarin, ndërkohë që është për të ardhur keq që, një pjesë e rinisë shqiptare është çorientuar nga papunësia e kërkojnë si shpëtim largimin nga vendi, por nuk munden për faktorë të ndryshëm, zgjidhja e vetme mbetet droga, konsumimi dhe kontrabanda e saj.
Mbrëmja klas u moderua nga Janine Mehmeti, referuesit kryesorë ishin themeluesi i Fondacionit AMC – James C. Striker, Drejtoresha e Fondacionit AMC – Mrika Aliu, Dimitri Popov nga Fondacioni “American Cares”, Richard Lukaj, Valerie Rockfeller dhe Dua Lipa. Sipas diskutantëve klinika që meret me kujdesin e lindjes së fëmijëve nga interesimi intensiv për medikamente i këtij fondacioni ka ulur vdekshmërinë nga 30/100 -11/1000.
Të ftuar në “Russian Tea” Room në Manhattan ishin njerëz nga politika, biznesi, kulutra, Ambasadoria e Republikës së Kosovës në New York Znj. Teuta Sahatqija – një nga mbështetëset kryesore të këtij eventi, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në New york, Konsulli Fatmir Zajmi, Albana Bylykbashi, etj. Disa prej mysafirëve ishin Assamblyman Mark Gjonaj, biznesmeni dhe aktivisti i njohur Harry Bajraktari, Avni Mustafaj, Martin Shkreli, Fadil Berisha, stari muzikës shqiptare – amerikane Albert Stanaj, mjekja Shpresa Xhakli me bashkëshortin, Bruno Selimi me bashkëshorten Kumrien.
Shfaqja e një dokumentari të shkurtër ku paraqitej puna e përditshme e Fondacionit “Aksioni për nënat dhe fëmijët” dhe Klinikës gjinekologjike në mbështetje të jetës së grave dhe fëmijëve në nevojë, la impaktin e vet pozitiv tek të gjithë pjesëmarrësit. Kjo gjë u duk qartë jo vetëm nga duartrokitjet e rastit, por edhe nga mesazhet dashamirëse që u thanë aty.
Pjesëmarrja ishte rreth 130 persona, dhe arsyeja që “Aksioni për nëna dhe fëmijë” nga Prishtina mbajti në SHBA këtë mbrëmje bamirësie, ishte se shumë shqiptarë të suksesshëm jetojnë prej vitesh në Amerikë dhe kanë ngritur sipërrmarje të fuqishme. Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave në Kosovë, për tu siguruar atyre vizitat si dhe paketa për të ndjekur probleme të ndryshme mjekësore – deklaroi për median Koordinatorja Janine Mehmeti, e cila njëherësh shpreh mirënjohjen e saj të thellë për pritjen e përzemërt që AMC ka hasur në përpjekjet për të organizuar këtë event bamirës, që do të mbështesë programet shëndetësore në Kosovë. Mbështetja e entiteteve si lokali i mirënjohur “Russian Tea” Room,  “Fondacioni Lukaj”, “Doro Group” Restorant e bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje humane.
Mbështetën gjithashtu programin Agnesa Vuthaj, nga Prishtina me linjën e saj të çantave dhe bizhuterive elegante të paraqitura në një pavion të saj, organizata e gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me qendër në New York, artistë dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, legjenda e muzikës shqiptare Gëzim NIka me bashkëshorten ballet maestro – Angjelian Nika, Arbërie Hadërgjonaj, Ismet Kurti , Organizata “Shokë klase përgjithmonë”, Lindita Hoxha, etj
Programi që zgjati afërsisht 30 minuta mblodhi shumën monetare në vleftën $ 44.630, shumë që u nis menjëherë në Kosovë pranë Klinikës mjekësore në shërbim të nënave dhe fëmijëve. Pjesa tjetër e mbrëmjes vazhdoi me biseda, fotografime nën shoqërimn e mysafirëve dhe një koktej rasti.

Turizmit në Shqipëri në  vitet  dyzet?

$
0
0

Gëzim Llojdia/Franco Tagliarini  te “Shqipëria turistike”  sjell përvojën e turizmit shqiptarë në vitet 1939-43,kohë nëtë cilën vendi ishte i pushtuar nga fashizmi.( Raporti i mbajtur në Geographical Society italian, Romë, 4 qershor 2014).Periudha në shqyrtim  vitet 1939-1943, thotë Tagliarini  kam,dokumente  interesante nga  ati im, një zyrtar i Ministrisë së Kulturës Popullore, ishte caktuar  deri në korrik të vitit 1939, në Kryesinë e  Këshillit Mbretëria e Shqipërisë me funksionet për Turizmin shqiptar.Qëllimi i zyrës së tij në Tiranë ishte në zhvillimin e turizmit.Natyrisht për fat të keq kishte ndodhur, për shkak të ngjarjeve të mos të ketë qenë gjendja e luftës  me siguri në Shqipëri do kishte  një rrjedhë të rëndësishme të turistëve jo vetëm nga Italia, por edhe nga Evropa.Ajo që duhet të theksohet se  në ato vite  turizmi në Shqipëri  krejtësisht i mungonin dhe akomodimi objektet e pamjaftueshme dhe të papërshtatshme.Masat e para legjislative për industrinë e turizmit.Kam marrë disa të dhëna nga një artikull gazette,  shprehet autori dhe kuptohet, që Tagliarini i  referohet gazetes fashiste me po atë titull “Fazhismi” të datës 30 shtator 1939:”Situata aktuale në unazë  Tiranë është për të ardhur keq  për hotelet dhe i bën thirrje autoriteteve publike me qëllim që të urdhërojë mbylljen e menjëhershme të atyre që u mungojnë kushtet më elementare higjienike.”Në këtë artikull Drejtoria e Turizmi u përgjigj duke shpjeguar se çfarë ishte bërë në disa muaj nga korriku deri në shtator të vitit 1939, kohë në të cilën vendi ishte i pushtuar : ” përgatitjes së mikpritjes  kushtet, me promotevet çdo gjë të mundshme për përmirësimin  në  shëndetësor  për hotele,t  kapërcimi  i vështirësive dhe për të vendosur standardet për ndërtimin e ri”.E rëndësishme  shqyrton  Franco Tagliarini   ishte  organizata e hotel- turistike në Shqipëri institucioni në vitet  1940 dell’E.T.A. (Ente Hotel Tourist Albania) ajo ka realizuar një marrëveshje bashkëpunimi  financiar me qeverinë shqiptare, me Ministrinë e  Financave dhe Kulturës Popullore të Qeverisë Italiane.Në mënyrë të veçantë në mes të detyrave për “Entel ishte për të ndërtuar një hotel të madh në  Tiranë  për funksionin e veçantë politik,menjëherë filloi  transformimin  e   hoteleve  në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Berat, shpesh në bashkëpunim me lokalet në Shkodër, Vlorë dhe Korcë.Iniciativat janë dhënë edhe në Kosovë, në fushën e turizmit .Pa dyshim, më shumë përpjekje  ishte ndërtimi i hotel Dajtit  në Tiranë, i cili mund të rritë punën  në Shqipëri gjatë periudhës së pranisë italiane.Ky hotel  me një funksion kryesor i përfaqësimit  kishte lindur shpejt  pavarësisht vështirësitë, që ka pasur gjatë luftës,  vazhdoi të jetë hoteli më i mirë në Tiranë gjatë viteve të regjimit komunist , i rezervuar për personalitete dhe të ftuar.Së fundi Drejtoria e institucionit të  Turizmit – për përmirësimin e akomodimit turistik dhe formimin e  një kategori të specializuar për  hotele në Shqipëri.Kohëzgjatja e kurseve ishte planifikuar katër muaj dhe programi ishte  një prej më të mirë të shkollës italiane profesionale.Shpejt u kuptua se domosdoshmëria e shtypit  për të rritur ndërgjegjësimin e turistëve,kështu gazetarët italianë u ftuan për të vizituar fshatrat  dhe shërbimet për ti shfaqur ato  në gazetat italiane dhe revistat.Libri i Indro Montanelli :”Albania. Një dhe një mijë,”,  mbledh shënimet e  udhëtimit të tij në Shqipëri, botuar në vitin 1939, ai ishte shumë i sukseshëm  dhe është shumë i rrallë.”Illustrated Time,” publikoi një speciale “Udhëtim përmes  Shqipërisë”, më shumë se 50 faqet e gazetarit  Lamberti Sorrentino në shtresën e 21 dhjetorit 1939 ilustruar  me luks dhe i dha hapësirë të mjaftueshme për të gjitha aspektet e vendit .Si pjesë e shumte e punës  me Nr 546 e 7 dhjetorit 1940, publikuar në Tiranë në “Fletoren Zyrtare dhe Mbretërisë Shqiptare “(Ditari nëpunësve zyrtare e Mbretërisë Shqiptare) dhe nr 192 të 19 dhjetorit të ardhshëm, është kostuar “Distaptur” Institucioni Editorial. Me karakterin e propagandës politike, turizmit social, ekonomik dhe, duke përfshirë kartolina ilustrues  . Në fakt, situata e tregut në kartolina me foto në Shqipëri.Lidhur me rolin e entit botues  “Distaptur”, autori  thotë: babai im ishte , Tiranë dhe ka operuar në kuadër të DG Press, propaganda dhe Turizmit .Gjatë viteve 1940-1943 Agjencia luajtur një të rëndësishëm në  aktivitete duke botuar disa libra.Ne kujtojmë,shkruan  ndër të tjera Franco Tagliarini  , vëllimi i Piero Ghiglione :”Maleve të Shqipërisë” (Tiranë 1941  studimi i parë i gjeografisë në vargmalin  malor të Shqipërisë), me një shtojcë që përmban një raport mbi alpinistët shqiptarë.Ne përmendin, në mesin e publikimeve të tjera  të këtij Ente, vëllimi i muzikantit dhe kompozitorit shqiptar Pjetër Dungu.”Lyra Shqiptare” titruar në gjuhën shqipe .Kange Popullore te mbledhuna nën kujdesin e Radio Tiranes, botuar në vitin 1940.Vëllimi është i pari publikuar në Shqipëri me  mbledhjen e këngëve popullore në shqiptare. Libri – i cili përmban 50 këngë popullore me rezultatet e tyre mban një prezantim dhe një parathënien në gjuhën shqipe me përkthim italisht, ndërsa teksti janë në gjuhën shqipe me titullin në italisht.Autori, Pjetër Dungu, i lindur në vitin 1908, ishte një student i Martin Gjokës   ka luajtur oboe duke studiuar piano dhe harmoni.Në vitet tridhjetë ai kishte një reputacion të konsiderueshëm  autor  këngëve popullore. Në vitin 1942 ai i shoqëruar në piano  nga tenori Kristaq Antoniu për regjistrimin e tetë këngëve popullore për Columbia.Por mishërimi më i rëndësishëm i”Distaptur”, shkruan Franco Tagliarini ,ishte botimi   në dy edicionet shqiptare dhe italiane i revistës mujore “Drini”, me nëntitull “Buletini mujor i turizmit shqiptar”,  themeluar dhe drejtuar nga babai im.

Revista “Drini”, organi zyrtar i DGSPT, ishte i pari për të futur Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj në Evropë dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit në vend.”Drini” kishte si argumente  të gjeografisë, arkeologjisë, historisë, vepra artizanale , folklorit, peshkimi, florës, ngjitje malore.Revista  nga 1940 në 1943 – ishte i bazuar në Tiranë, dhe kryeredaktori ishte Shender Shkupi.Aty bashkëpunuan,me kalimin e viteve një numër studiuesish, profesorë universiteti, gazetarë dhe fetare shqiptare dhe italian. Në mesin përmendur Gjergj Bubani, At Zef Harapi, Ernest Koliqi, Skifter Konica, Perikli Mborja, Petraq Pepo, Stefan Shundi etj midis italianeve bashkëpunëtorëve: Antonio Baldacci, Luigi Baldini,Fernando Bernardini, Gianni Botta,Sandro Brunori, Piero Costa, Daisy De Fornari, IGINO Epicoco, Piero Ghiglione, Enrico Giansanti, Adriano Great, Emiliano Guidotti, Mario Lariccia, Enrico Lombardi, Nicola Lo Russo. Attoma Mazzoni Leandro, InDro Montanelli, Sestillio Montanelli, Marco Morosini, Sandro Pichi , Santurini Luigi, Alessandro Serra, Pellegrino Claudio Sestieri, Giuseppe Valentini,Paolo Veronese.

Çdo çështje e artikujve  kishte si temë historinë shqiptare, artet, vendet turistike, veçanërisht artikuj mbi Alpet shqiptare, arkeologji, florën lokale dhe gjithashtu mbi  kolonitë shqiptare në Itali.Suksesi i revistës ishte më e lehtë me  përfshirjen e bashkëpunëtorëve prestigjioze: si i madh albanolog  At Giuseppe Valentini, alpinisti famshme Piero Ghiglione, ekspertë dhe gjeografët Antonio Baldacc,i Pellegrino Sestieri, i madhi poet Adriano, Indro Montanelli, i famshëm shkrimtari Ernest Koliqi, dhe figura të tjera të rëndësishme.Gjeografi Antonio Baldacci, në artikullin e tij, në një park kombëtar në Shqipëri, botuar në “Drini”,1 nëntor 1942, konsiderohet e rëndësishme për të mbrojtur territorin natyral, duke bërë thirrje për krijimin e një parku kombëtar shqiptar. Enti nisi  çështja e disa serve i të kartave foto në të dy ngjyra të  zezë dhe të bardhë.20 kartolina të  publikuara nga Enti Turismit  në vitin 1940. Luigi Xhura është autori i subjekteve  të  pikturuar  në gjinin e peizazhit: Gjirokastra, Himarë, Korçë, Krujë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa kostumet  e Fedil Pullumi ishin tipike të Dibrës dhe të alpeve shqipe.Luigi Fife, piktor dhe grafist kishte studiuar në shkollën e mesme të artit të Akademisë Brera, ai shkoi në Romë, deri në vitin 1943  në funksionet e “drejtimet e artit.Fadil Pullumi ishte i njohur nga Drejtoria e Turizmit, duke pasur nga viti 1931 studimet e tij në Itali në Akademinë e Arteve të Bukura në Rom, atij u dha një medalje ari (në vitin 1939) për merita artistike .

Përfaqësuesja shqiptare në Eurovision, një zë drithërues (VIDEO)

$
0
0

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj në Junior Eurovizion Song Contest. Këngëtarja që do të përfaqësojë vendin tonë këtë herë është Klesta Qehaja nga Prishtina. Të gjithë e njohin Klestën nga spektakli i talenteve për fëmijë “Gjeniu i vogël” në Tv Klan, në të cilin vogëlushja spikati për zërin e veçantë dhe temperamentin e fortë.

Klesta do të këndojë për Shqipërinë në Eurovisionin për fëmijë në Maltë. “Besoj” është kënga e saj e cila është një mesazh për luftën në botë dhe besimin në një paqe të mundshme.

RTSH ka publikuar sot, edhe versionin final të këngës, së bashku me videoklipin e spikatur, me personazhe fëmijë që kërkojnë një botë të paqtë. Junior Eurovision do të mbahet në kryeqytetin e Maltës më 20 nëntor.

Zëri i Klestës është komentuar si rrëqethës edhe në rrjetet sociale. Shumë prej ndjekësve e kanë cilësuar atë si një këngëtare me të ardhme të suksesshme. Edhe dy moderatorët e Wiwiblooggs, faqja zyrtare e Eurovisionit, e kanë komentuar Klestën si këngëtaren e vogël me zë të madh./Class

Tashmë edhe producente/ Keda Kaceli, një emër shqiptar me suksese ndërkombëtare

$
0
0

Nga Albina Gjergji
“Nuk është liria ajo që mungon, mungojnë burrat dhe gratë e lira”, me këtë shprehje të Leo Longanes-it, fiksuar në posterin njoftues të “Tempio di Adriano” në Romë, shqiptarja Keda Kaceli pak ditë më parë ka prezantuar suksesin e radhës që mban firmën e saj.
Bëhet fjalë për promovimin e filmit kinematografik, të titulluar, “Riso, amore e fantazia”, i cili e rikthen drejtoreshën e revistës “Buongiorno Italia” në vëmendjen tonë, tashmë edhe si Presidente e Giorgio Leopardi International.


Ky film (fitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të komunës së Amatriçes, zona më e prekur nga tërmeti i fund gushtit), që mori duartrokitje të mëdha mblodhi rreth vetes emra të njohur të kinematografisë italiane, por edhe figura të tjera të njohura të sferave të ndryshme.
Lidhur me këtë iniciativë të radhës, gjatë prezantimit të eventit dhe në rolin e producentes, Kaceli shprehu vlerësime për bashkëpunëtorët, parardhësit e FinMedia Group, si dhe falenderoi pjesëmarrësit e shumtë në sallë. Ajo bëri të ditur se ky film, që së shpejti do të shfaqet në të gjitha kinematë italiane përcjell një mesazh të fortë social dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të “Riso, amore dhe fantasia” do t’i dhurohen fondit të solidaritetit të banorëve të komunës së Amatrices, një nga qytezat më të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qendrore e ku mbetën viktimë 298 persona.


Në këtë ngjarje kulturore nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktorë e regjisorë të njohur të kinematografisë italiane, si dhe kryetari i komunës së Amatriçes Serxhio Pirozzi, i cili mbajti një fjalim mjaft prekës, por edhe kurajoz në sallën e “Tempio Adriano”. Ai falenderoi Keda Kacelin për iniciativat e mëdha që ndërmerr herë pas here, në veçanti për kauza të forta, siç ishte edhe ajo e Amatriçes.

Keda Kaceli vazhdon të drejtojë me sukses revistën politike italiane, “Buongiorno KItalia” dhe është një nga emrat më të lakuar në Shqipëri, Itali e më gjerë, veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në përkthimin për herë të parë në gjuhën italiane të veprës monumentale të At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”. Një amanet ky i At Zef Pllumit, lënë shqiptares Keda Kaceli, si pasaardhëse e njërit prej antikomunistëve të përbetuar, vrarë nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, Jonuz Kaceli.
Sipas producentes Kaceli, libri i At Zef Pllumit shumë shpejt do të mishërohet edhe në film, ndërsa sa i takon, “Riso, amore e fantasia” për gazetën “Koha Jonë” Kaceli tregon se, ky film pasqyron dhe shfaq një nga vlerat themeltare të kulturës, një pjesë thelbësore të kulturës italiane, atë materiale: ekselencën e lëndëve të para ushqimore dhe përpunimi i tyre, të pranishme posaçërisht vetëm në tokën italiane. “Riso, amore e fantasia” do të ketë premierën e tij edhe në Milano më datë 15 nëntor.


Gjatë prezantimit të filmit, drejtoresha e “Buongiorno Italia” u shpreh: “Që nga subjekti kuptojmë, që tema qendrore e filmit ka një vlerë dramaturgjike kaq aktuale pikërisht në kontekstin kohor të momentit historik që po jetojmë: nuk ka kaluar shumë kohë nga evenimenti i Eksposizionit Universal i Milanos Expo2015, aktivitet tërësisht i përqëndruar mbi çështjet që rrotullohen rreth temës së urisë, së cilësisë, zhvillimi dhe qëndrueshmëria e prodhimit, si dhe lidhjet dhe marrëdhëniet dhe respekti për tokën (bujqësore) dhe Tokën planetin tonë ashtu si sugjeron nëntitulli Expo2015 Feeding the Planet, Energy for Life, pra “Të ushqejmë Planetin, Energji për Jetën”. Ky rast ashtu si për të tjera kinematografi ndërkombëtare, nuk mund të mos ngacmonte një impuls kreativ edhe në Itali. Dhe ja ku erdhi propozimi i “RISO AMORE E FANTASIA”, (ne anglisht e kam bo Food Love and Dreams si filmi me sophia loren pra i bie dicka tek Ushqim, dashuri e fantazi).

Vepra filmike përballon temën e “plagjaturës ushqimore” të produkteve italiane më të mira, produktet e çertifikuar DOP, me anë të një rrugëtimi përmes disa prej pejsazheve më të bukur e mbreslënës, kualifikues si nga ana turistike pikërisht si nga pikpamja natyrore e burimeve të të mirave materiale. Pra është i prekshëm në këtë projekt vullneti për t’u thelluar, për të kërkuar, përhapur e promovuar kulturën dhe identitetin specifik të territorit dhe karakteristikat humane dhe të solidaritetit të popullatave që banojnë në këto territore. Jo rastësisht ne producentët e filmit vendosëm t’ua dhurojmë TË GJITHA proventet pra fitimet e projeksioneve kinematografike të filmit tonë, popullatave të Bashkisë së Amatriçes, e cila u shkatërrua krejtësisht nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi territoret e Italisë qëndrore në fund të gushtit”, theksoi producentja e filmit, duke shtuar se, “dikush tha dikur që “Arti mund të ndryshojë botën”. Ne nuk e dimë, nëse kjo është e mundur, por me kontributin tonë mendojmë ta përmirësojmë sadopak atë”, shtoi ajo.


“Mendojmë t’i japim një mesazh shprese popullit të goditur të Amatriçes dhe jemi të bindur se do arrijmë të transmetojmë edhe nëpër botë, sesi produkti kombëtar më prestigjoz që kemi, është “zemra jonë e mire”, aftësia jonë të vrapojmë në ndihmë të tjetrit, dëshira jonë për t’ju gjendur pranë atyre që janë më pak me fat se ne. Dhe shpresojmë se vetëm në këtë rast jashtë shtetit, të mund të na kopjojnë këtë atityd tipik italik dhe të mund të damkosen të gjithë me akuzën për “plagjaturë solidare”.

Sinopsi filmit:
Ndodhemi në njërën prej bukurive natyrore dhe bujqësore më sugjestive të Italisë së Veriut. Këtu ironiku brianxol Goffredo Delle Rose, star i vërtetë mediatik i botës agroalimentare, po punon për një projekt të fshehtë top secret: shpikja e species të pesëdhjetenjë-të të orizit, një oriz që mund të kultivohet dhe të rritet pa ujë pra edhe në shkretëtirë. Natyrisht produkti i tij fsheh një sekret, një patentë shkencore dhe inovative e filierës produktive qoftë e gjatë apo e shkurtër, që i bën unike disa prej cilësive ushqyese dhe estetike të alimentit të ri. Për këtë arsye përreth komunitetit të vogël pranë kritikut, i përbërë nga i riu Brando, asistenti i tij, nga Natalì ndërmarrësja bujqësore, At Laxaro frati rrëfyes dhe Anxhelina, guvernantja punëtore, sillen kuriozë dhe spiunë në kërkim të lajmeve, formulave dhe informacioneve…
Një ditë Goffredo merr një lajm të keq: editori (botuesi) për të cilin punon, do të shesë gjithçka për të shmangur falimentimin për shkak të borxheve. Blerësi potencial Adriel Ogro, manjat argjentinas i agrobiznesit, vë disa kushte në projektin e ri botimor, në kundërshtim me kritikun e famshëm. Dhe Goffredo duhet të vendosë: o të pranojë, ose të lërë gjithçka! T’i nënshtrohet projektit të errët mediatik të një biznesmeni me famë të dyshimtë, apo nga sytë këmbët?! Por Goffredo nuk dorëzohet. Dëshiron të kalojë në kundërsulm! Ky burrë tashmë është i vendosur! Arrin të fitojë mundësinë e fundit nga ish botuesi i tij Maks: të botojë një katalog universal me ekselencat ushqimore të vendit tonë sipas krahinave kundër “plagjaturës” dhe spekullimit ndërkombëtar që siç do e shohim, kryesohet pikërisht nga Adriel Ogro, i cili është ndër vepruesit më të mëdhenj. Një detyrë e vështirë që i sjell shumë të panjohura…
Për punën e tij, nga redaksia i vënë pas një stazhiste, vajzë e re, Rozalina Yelo, “shoqkë” e Adrielit. Mes Goffredos, Brandos dhe Rozalinës, janë xixa: përplasen me ironi tallëse, qortime dhe vizione të kundërta përgjatë një rrugëtimi plot rreziqe shpesh argëtues, i përshkuar mes kullotave të gjera, toka pjellore, fusha frutore, pemishte e vreshta, prodhues kazearë (djathërash) historikë në vetë rrugëtimet e tyre, koprotagonistët e gjithë komunitetit, thuajse një armatë e tërë dhe e bërë Brankaleone. Ata kalojnë së bashku momente të papërsëritshëm në zemrën e historisë dhe në pasurinë e kolturave inovative, të krijuara në shekuj me punë dhe përvojë. Të tre bashkë me Natalì ndërmarrëse bujqësore dhe një kuzhinier i ri i jashtëzakonshëm me sindromën e Doënit, na shpjegojnë raportin e paimagjuenshëm dhe kompleks të njeriut me ushqimin dhe rreziqet që shkakton tek shëndeti. Ndërkohë projekti i vërtetë i Goffredos, kokrra magjike e orizit, nuk shfaqet pa dhimbje. Shumë shpejt Goffredo bie pre dhe është viktima e kurtheve, hileve, planeve dhe bojkotit që vënë në rrezik vetë sigurinë e tij individuale. Rozalina duke qënë në kuotë të Adrielit, botuesi i ri, është e para që provon mbi kurriz mosbesimin pasi mbi të bien dyshimet mbi përfshirjen e saj të drejtëpërdrejtë në bojkotin që zhvillohet. Dhe kështu nisin akuzat reciproke. Në orizoren e kritikut çlirojnë një parasit killer dhe puna e një jete shkon në tym… Dhe kur duket se davaja është e humbur dhe çdo gjë ka marrë fund, gazetarja jonë zbulon me keqardhje për të shkatërruar Goffredon. Së bashku me nemesys-in e vajzës, me ndihmën e At Laxaros dhe Augustos, kuzhinieri ëndërrimtar, do dalë në pah e vërteta.

Ndërmjet peizazhit dhe vizatimit, ekspozita personale e Mustafa Arapit

$
0
0

Nga Ilir Muharremi/   Në heshtje qëndron një kullë, pastaj në kanavacën tjetër një kishë, ca rrugica të ngushta , shkëmbinj, pemë, lumenj që rrokullisen, e që në disa kanavaca të tjera sipërfaqja e ujit është e heshtur, rrumbullakohen në veprat dy dimensionale të krijuesit nga Shqipëria Mustafa Arapi, që u ekspozuan ditë më parë në Galerinë e Ministrisë së kulturës në Prishtinë. Ekspozita titullohet “Rrugëtim në imazhin mesdhetar” në të cilën tablotë veçohen për nga trajtimi i ngjyrës, njollave, lëvizjeve, dritës, hijes dhe e tëra rrjedh nga skicimi momental i artistit, i cili shprehë imazhet e udhëtimeve të tija.

      Piktura e tij ka emocion, shije, tingull përfaqësohet nga ndjenja e cila fshihet në thellësi të çdo tabloje dhe çdo vepër ka një qasje moderne, pavarësisht a është punuar me shpakull, brushë, laps, thëngjill, motivi dhe koncepti ngrihen mbi klasiken.

    E para që ta rrëmben syrin është imazhi ndijor, sugjestiv, plot harmoni. Kurse e dyta shtresa e trashë e ngjyrave veçanërisht tek tabloja “Berat” (2004, 24×30 cm, vaj mbi kanavacë.) Në shikim të parë gama e ngjyrave duket e pastër, por në fakt vërejmë shkallëzim të toneve ngjyrore, grija, e verdha, bluja pulsojnë dhe japin imazhin ekspresiv-abstrakt. Qyteti është i ngulfatur me trashësi të ngjyrës, që duket se formon strukturë, dhe në thellësi të tablosë konkretisht në perspektiv arrihet drita të cilën e krijon me të bardhën, grinë dhe të zezën. Vepra tjetër “Durrës” (1987, 65×80 cm, vaj mbi kanavacë), veçohet për nga koloriti dhe kompozimi, çiltërsia, pastërtia dhe fluiditeti tonal i cili përmes shkallëzimeve të ngjyrave, herë primare, herë sekondare, dikund edhe neutrale, arrihet një shkrirje strukturore. Durrësi qëndron në nënqiellin gri (qielli është pa shkallëzim ngryror), i punuar në sipërfaqe me çdo detaj, dhe çdo pjesë e godinave është thurur detajisht dhe drita e cila qëndron tek fasada e jashtme e ndërtesave, shtëpive , dikund edhe në kulmet e tyre, është punuar me ngjyra të ngrohta (e kuqe, portokalli.) Nga kjo vepër ne e njohim si fakt Durrësin e ’87, porse me imagjinatë artistike, sepse nëse e kopjon realitetin ashtu si është, nuk ke krijuar vepër arti.

      Trajtim kryesor që ky artist e bënë në çdo vepër është vizatimi në pikturë, lirizmi poetik, me reflekse ekspresive, dhe çdo gjë e nisë nga motivi real, konkretisht me tablonë në fjalë me qëllim të zbukurimit arkitektonik.  Ja edhe një  tablo “Cassano-Itali”(2011, 50×70 cm, vaj mbi kanavacë) e zhytur në lumnajë ngjyrash të forta të shpakullës, e ngopur me bojë drejt një kompozicioni të tejmbushur, plot vrullime koloritesh, përmasash, godinash që renditen mrekullisht dhe krijojnë komoditet psikik tek vizitori. Fare mirë ndjej qëndrueshmërinë e  tyre dhe sfondi kompozicional nuk posedon ngarkesë, e as që është i ngulfatur me godina, përkundrazi është i spastruar, gjithnjë qëndron në kontrast me qiellin, sepse stoikisht rri me të verdhën ndriçuese, dikund edhe me të bardhën, por edhe grin. Qëllimi i pikturës është motivi, është shkas dhe nxitje për krijimin e hapësirës poetike dhe estetike. Është kjo mjeshtri prej vizatimi ku kemi linjën, konturet dhe detajet, përveç disa pemëve të cilat janë në formë kaosi dhe shtrëngate, me qëllim thyerjes ekspresive të kanavacës. Edhe ajri haset në këtë peizazh jo shumë imagjinativ dhe sulmohet nga një qiell jo shumë të zemëruar i përshkuar me blunë e fortë të mbylltë. Është i kthjellët e i thellë. Tabloja “Berat” (2011, 70×90 cm, vaj mbi kanavacë) veçohet për nga ngërthimi i hapësirës, trungjet e pemëve të ngulitura në mes planeve, veçanërisht atë të parë, janë stoike, plot gjallëri, energji, dinamikë, në lëvizje, krejt këto janë përjetime të artistit të gërshetuara me ngjyra, gjësende, forma të ndryshme, proporcione, ide, ndjenjë dhe realitet artistik. Rivelimi i planit të tretë, është soditja kompozicionale, e qytetit të vjetër të Beratit, të shtrirë horizontal, të krijuar edhe nga imagjinata e artistit, sepse arkitektura reale nuk përkon me atë në kanavacë, gjithnjë ngjyra, drita, hija krijojnë shprehje lirie tek artisti. Horizontalet e theksuara të shtëpive, në dimensionin e tretë perspektivës, flasin për një atmosferë reale nga shpirtërorja artistike, pa ndonjë imponim poetik, janë të ndërtuara me njolla të penelatave, të menduara, ekspresive, të furishme, dhe gjithnjë veçohet struktura e ngjyrës, raportet e valerëve, që rijnë qetësisht në kompozicion. Atje larg vizatohet një qytet, disa shtëpi, minare të xhamive, rrugica të ngushta dhe plot ngjarje. Bëhet fjalë për punimin e radhës “Gjirokastër” (2006, 30×24 cm, vaj mbi kanavacë). Tablo e pikturuar nga lartësia, e filtëruar nga përndritjet ngjyrore me kontraste të forta ndërmjet të bardhës, indigos dhe grisë, pastaj inkuadrohet e zeza neutrale e cila lind estetikën dhe zhvillon lojën. Ai edhe këtu na tregon mjeshtrin e vizatimit dhe njohjen e perspektivës. Ngjyrat dhe format në planin e afërt janë më të theksuara, përtej konkretes, derisa në sfond krijohet një sfumato, por rruhet thellësia e cila krijohet më zbehjen e ngjyrës.

     Ajo që u pa në këtë ekspozitë, rrëfen për një mjeshtri artistike duke e vë në pah vizatimin si element primar, pastaj imagjinatën dhe konceptin. Por, tek Arapi nuk kemi vetëm peizazhin kemi edhe cilësi kozmike, figurat unike të cilat nuk i gjejmë as në ëndërr e as në realitet dhe krejt kjo përplaset në kompozicionin bardh e zi, pastaj i veshët grija e cila është e ngjeshur mirë duke u shkallëzuar që kalohet në tonalitet. Shpesh herë format marrin imazh të çuditshëm, përçudnuar, e veçanta ngrihet tek drita e cila u jep më shumë ndjesi, sepse këto forma duken sikur të metalta nga shpërndarja e dritës. E tëra duket grafikë, por nuk është grafikë, është lojë, kërkim i vetvetes, dhe do thosha gjetje e saj, sepse kur gërshetohet e kaluara (historia), përplaset e ardhmja, dhe lind momentalja, nga një kombinim mjeshtëror, por zinxhiror.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>