Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

 80 vitet e fundit të Shkodrës në një album fotografik

$
0
0

Hapet ekspozita “Shkodra familja ime, biçikleta ime, historia ime”

24 fotografi bardh e zi të realizuara që nga viti 1935 e deri në vitin 1989 nga fotografë amatorë, por edhe nga maja e fotografisë shqiptare – Gegë Marubi – iu paraqitën mbrëmë për herë të parë publikut në një ekspozitë me tematikë biçikletën.

E titulluar “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime” ekspozita e organizuar nga GO2 u hap në Muzeun Historik të Qytetit dhe do të qëndrojë deri me 2 Nëntor, për t’u zhvendosur më pas edhe në Tiranë.

Në fjalën e hapjes, organizatorja Eltjana Shkreli nderoi me një minutë heshtje një nga pedaluesit më të njohur shkodranë, ish-deputetin e PD – Gilman Bakallin – i cili u nda nga jeta para pak ditësh – ndërsa në shenjë homazhi, portreti i tij ishte e vetmja fotografi me ngjyra në ekspozitë.

Më pas përshëndeti edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila premtoi vëmendje më të madhe për aktivitetet e kësaj natyre, si dhe për politikat e lëvizjes urbane në qytet.

Ekspozita përmban 24 fotografi të përzgjedhura nga konkursi i shpallur nga Organizata GO2 në Gusht të këtij viti. Në konkurs morën pjesë 26 konkurrentë të cilët paraqitën 66 fotografi bardh e zi, të realizuara para vitit 1990. Ata sollën fotografi nga albumet familjare dhe pranuan t’i bëjnë publike historitë e tyre, disa të bukura, por disa edhe tepër të dhimbshme, si rasti i vdekjes së vogëlushes 4-vjeçare, pak ditë pas daljes në njërën prej fotografive konkurruese.

Në bazë të vlerësimit të jurisë, 12 fotografitë më të mira u përfshinë në albumin me të njëjtin titull, i cili u promovua po mbrëmë, në hapësirat e ekspozitës “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime”.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri botohet një album me fotografi të mbledhura përmes metodologjisë së hulumtimit të fondit personal. 26 fotografitë e përfshira në album janë ndarë në 3 tema: “Familja ime”, “Biçikleta ime” dhe “Historia ime” dhe përbëjnë në vetvete një ansambël të harmonizuar mirë mes periudhave historike, si ajo e mbretërisë, e pushtimit, e diktaturës, por edhe e pasviteve ’90 e deri në ditët e sotme.

Duke folur në emër të jurisë, antropologu i njohur Prof. Përparim Kabo kujtoi artisten e madhe shkodrane Marie Logoreci, e cila ishte gjithashtu një nga pedalueset e pakta femra të viteve ’50, duke përshkuar madje me biçikletë, rrugën nga Shkodra në Tiranë, me bashkëshortin e saj.

Edhe anëtari tjetër i jurisë, studiuesi i artit Ermir Hoxha, përgjegjës i Galerisë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë, foli për vlerat artistike të fotografive të paraqitura.

Ekspozita dhe promovimi i albumit “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime”, përmbylli Ditën e Biçikletave, të organizuar nga Bashkia Shkodër, Organizata për Lëvizje të Qëndrueshme Urbane GO2, si dhe OJF The Door.


Marrëveshja/Arkiva e Izraelit, promovim shpëtimit të hebrejve në Shqipëri

$
0
0

Historia unike e kombit shqiptar, si i vetmi komb që shpëtoi të gjithë banorët e vetë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të promovohet gjerësisht për publikun izraelit dhe atë botëror. Me këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve të Heronjve të Holokaustit Yad Vashem në Izrael. Yad Vashem është autoriteti më i lartë i përkujtimit të viktimave të holokaustit dhe dhënësi i titullit “Fisnik mes Kombeve”, që përbën vlerësimin më të rëndësishëm për shpëtimtarët e hebrenjve.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u zhvillua në qendrën e Yad Vashem në Izrael, ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Dr. Ardit Bido dhe kryetarit të bordit të drejtorëve të Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev. Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Institucionit të Yad Vashem, studjues e historianë, si dhe Zv/Drejtori  i Përgjithshëm për Euro-Azisë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Ambasador Zvi-Rav Ner, drejtori i Arkivave të Yad Vashem, dr. Heim Gartner etj. Gjatë nënshkrimit merrnin pjesë edhe një grup mësuesish nga Shqipëria, të cilët po zhvillojnë trajnime pranë Yad Vashem.

Kreu i bordit drejtues të Yad Vashem, Prof. Dr. Avner Shalev vlerësoi se Shqipëria ishte vendi i vetëm i cili shpëtoi të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar Besën shqiptare, një koncept i pangjashëm sipas tij në kulturat e tjera. “Shqipëria kishte një komunitet prej vetëm 200 hebrenjsh në fillim të Luftës, por në fund të saj kishte mbi 2000 të tillë. Ky numër, pavarësisht se ishte i vogël, vlen për të treguar historinë e veçantë të një populli që kontribuoi për shpëtimin e hebrenjve”. – tha z. Shalev. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Bido vlerësoi këtë marrëveshje, si të një rëndësie të veçantë, për shkak të rolit unik që Shqipëria luajti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bido theksoi se Arkivat Shqiptare tregojnë jo vetëm historitë personale të hebrenjve, por përmbajnë edhe dokumente të një rëndësie të veçantë që rrëfejnë rolin e ministrave të asaj periudhe, apo të katër komuniteteve fetare shqiptare për shpëtimin e popullsisë hebreje. “Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, është një moment krenar për vendin tim. Kjo histori nuk duhet fshehur më, nuk duhet të mbetet në Arkiva, pa qenë e aksesueshme për sytë e publikut. Këto burime arkivore duhet të promovohen dhe të shpërndahen në mbarë botën, nëpërmjet mjeteve që na ofron teknologjia. Kjo nuk duhet të bërë për të mirën e hebrenjve dhe Izraelit, e as për të mirën e shqiptarëve e Shqipërisë, por për të mirën e njerëzimit; një provë që edhe gjatë vështirësive, edhe gjatë luftës, edhe gjatë periudhave të errëta të ideologjive ekstreme, ka mjete që njerëzit e zakonshëm mund të përdorin për të shpëtuar konceptet bazike të të qenit qenie njerëzore. Nuk mund të mendoj një vend më të mirë për të gjetur prova të tilla sesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe nuk mund të gjej një bashkëpunëtor më të mirë për një projekt të tillë sesa Yad Vashem, një institucion udhëheqës në përpjekjen për të bërë njerëzit të mos harrojnë të shkuarën për të mos u përsëritur marrëzia e shekullit të kaluar”.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Izraelite, Ambasador Zvi Rav-Ner vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat pas vitit 1991 kanë bërë që Shqipëria të konsiderohet si një nga vendet më mike të Izraelit në Evropë. Ai theksoi se vetëm pas rënies së diktaturës në Shqipëri, Izraeli nisi të njihte historinë e hebrenjve të Shqipërisë dhe nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të mund që ky kontribut të dal në pah nëpërmjet dokumenteve origjinale të kohës.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, shprehu kënaqësinë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe përgëzoi arritjen e marrëveshjes mes Yad Vashemit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, përpjekje që ka nisur prej vitit 2004.

Faza e parë e marrëveshjes është shkëmbimi i kopjeve dixhitale të arkivave mes dy institucioneve, përkatësisht dokumentet arkivore të Yad Vashem mbi kontributin shqiptar, të siguruar nëpërmjet arkivave të vendeve të tjera dhe dokumenteve arkivore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Kjo do të vijojë me projekte për promovimin e kësaj historie unike, nëpërmjet formave virtuale, si edhe botimeve, ekspozitave etj. Po ashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e përvojave dhe trajnime të stafeve të dy institucioneve. Në këtë drejtim, Yad Vashem, si një institucion pararojë në zhvillimin e teknologjisë së arkivave, do të ofrojë asistencën e vetë profesionale mbi projektet e DPA-së.

Si erdhën, u bënë shqiptarë e pastaj ikën hebrenjtë e Janinës

$
0
0

dyti prej tre reportazheve mbi hebrenjtë e Janinës tregon krijimin e jetë hebraikes tek ne, martesat e përziera, si u bënë hebrenjtë shqiptarë dhe domethënien e të qenit hebre këtu.

Nga Altin Raxhimi, BIRN

Isak Jakoelit s’iu desh shumë kohë atë fund viti 1945 të ndante mendjen. Do linte Janinën dhe do shkonte në Shqipëri.

I sapokthyer nga kampet e shfarosjes në Aushvic, ai e gjeti qytetin e tij të lindjes të rrënuar dhe të mbushur me refugjatë nga lufta civile përqark. Lagjet hebreje, Kastroja dhe shtëpitë që dilnin prej saj, ishin shkatërruar.

“Të paktën shih mos më ka mbetur ndonjë rrobë dimri,” i tha atij që i kish zënë shtëpinë. “Është shumë ftohtë.” Ky hyri brenda dhe doli me një thes. Jakoeli e hapi, pa ç’kishte në të dhe u err. Ishin rroba të fëmijëve që i kish humbur në Aushvic.

Isak Jakoeli ishte një prej 1870 hebrenjve të Janinës që u grumbulluan dhe u dërguan në Aushvic nga gjermanët më 25 mars 1944, dhe njëri prej 112 të mbijetuarve.

Në rrugën e kthimit nga Aushvici, ai kishte hasur Fortuneta Vitulin në kampet e Kryqit të Kuq në Belgjikë, dhe e kishin bërë rrugën bashkë deri në Janinë. Prej Gjirokastre, para lufte ajo ishte martuar në Prevezë. Edhe asaj, të shoqin ja kishte marrë Holokausti. Të dy, pa ditur për njëri-tjetrin, e ndanë mendjen. Njerëz të tyret kishin vetëm në Shqipëri. Kushërinjtë e tij të parë Jakoelë në Vlorë, të cilët kishin biznes të madh importi basmesh nuk ishin prekur; familja e saj Vituli punonte për Jakoelët në Gjirokastër. Do shkonin tek ata.

Isakun nuk e linin të hynte nga Kakavia—ishte shtetas grek—ndaj iu ngjit malit t’u fshihej ushtarëve, dikush prej të cilëve i qëlloi me armë. Ajo vajti direkt në postë. U tha: “Kam njerëzit e mi në Gjirokastër,” dhe e lanë të hynte.

Pak javë më vonë, në shkurt të 1946-ës, familja hebreje janjiote e Marko Batinos, e cila banonte prej dy brezash në Gjirokastër, por me shtetësi greke u nxor nga shtëpia dhe u përzu nga Shqipëria. Marko bashkë me të shoqen dhe djalin, Josefin apo Pepon 16-vjeçar me çantën me libra shqip, koleksionin e pullave dhe me fizarmonikë në krah. Vëllezërit të tjerë Batino ishin vendosur në Durrës dhe Tiranë dhe kishin shtetësi shqiptare. I madhi, Haimi, u burgos ashtu si tregëtarët e tjerë të cilëve ju sekuestrua pasuria.

Në kufi, rojet shqiptare ia morën librat. “Andej nga do vesh, s’do kesh nevojë për këto.” Ia morën dhe pullat, të cilat Pepoja i kishte mbledhur nga korrespondenca që mbante i ati në dyqan në Gjirokastër. Biles donin t’ia çanin edhe fizarmonikën se mos kishin fshehur florinj. Por Pepoja u qau aq sa iu dhimbs dhe fizarmonikën ja dhanë mbrapsht.

“Lanë të gjithë familjen dhe ç’kishin në Shqipëri,” thotë Pepo Jakoeli, nip i Markos dhe njëri nga fëmijët e Isak Jakoelit dhe Fortuneta Vitulit. “Me Janinën s’i lidhte asgjë.”

Shqipëria kishte një komunitet hebrenjsh me origjinë nga Janina prej rreth 200 vetësh, i cili mbeti i paprekur nga lufta. Të përqëndruar kryesisht në Vlorë, por dhe në Gjirokastër dhe Delvinë, dikur nga vitet tridhjetë ata kishin nisur të vendoseshin edhe në pjesë të tjera të vendit.

Είσοδος (Isodos) apo hyrja

Në një Bildungsroman mbi një familje të stepave të Kanadasë, shkrimtarja Carol Shields prezanton një personazh misterioz hebre, Abraham Gozhdë Skutarin, i cili kishte emigruar atje nga Prizreni, ku pati shitur çikërrima derë më derë me trajse mbi shpinë. Por ata që nisën të ndërtonin komunitetin në Shqipëri “me basme mbi mushka e në tezga,” siç ma përshkruan Nesim Koheni, nuk ishin nga sefardinjtë që lëviznin ato kohë përqark Shkupit e Prizrenit. Ishin janjiotët—një komunitet i veçantë hebrenjsh që flisnin vetëm greqisht—që zunë të vendoseshin në jug të Shqipërisë nën Pashallëkun e Janinës diku nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Për herë të parë një datë përmendet në një dokument të gjendjes civile të Vlorës. Mateo Matathia lindi aty në 1877-ën, që i bie që i ati, Itzhaku, të cilit i thoshin barba Cakoja, të jetë endur në ato zona para kësaj kohe. Me barba Cakon—i cili, pasi i vdiq e shoqja vente të pinte nga Vlora në Tragjas të shuante dhimbjen—e sidomos pasardhës të tij, Markon, që i ngjau në mënyrën si mbante zi për të shoqen që e kishte lënë të ve, Moisiun, që ishte shumë besimtar, apo Mateon, që la më shumë nga çdo hebre tjetër gjurmë në Vlorë, ata nisën e u bënë fisi më i madh hebre i Shqipërisë. Varri i barba Cakos gjendet dhe sot në Tragjas.

Të vjetër në Vlorë ishin Kantozët dhe në tetëqindenëntëdhjetat filluan të vinin dhe të tjerë. Solomonajt, Ganinjtë e Saretat. Dikur u vendos aty dhe Rafael Jakoeli, që pat lënë vëllezërit në Janinë. Nesim Levi, i cili, më thotë Zino Matathia, i pat sjellë anije me armë Ismail Qemalit në 1912-in. Vendoseshin ku të gjenin shtëpi, përqark xhamisë Muradije a në Evrenoz, tutje andej nga Skela; apo si Kantozët, aty ku tani janë shkallët që të çojnë në Varrezat e Dëshmorëve.

Vlora, si Janina, ishte e sigurtë, por malet ishin gjë tjetër. Këngët tona për Janinën shprehnin ankth prej pritave të kusarëve dhe malet gëlonin nga brigandë shqiptarë, grekë e turq, por djemtë hebrenj iknin prej familjesh në skamje për të bërë katandi e për t’u martuar. Legjendat e do që në një nga këto rrugë, nusen që sollën prej Janine ua rrëmbyen lebërit, e prandaj rabini i pat mallkuar ata që vazhdonin të rrinin në Vlorë. Më vonë, sa herë u shkonin punët keq, “na ka zënë mallkimi i rabinit” thoshin.

Është e vështirë të imagjinosh Vlorën e atëhershme tani që qyteti shtrihet mbi dhjetë kilometra nga kodrat në jug të kriporeve të Nartës deri në det; por në fillim të shekullit të kaluar, qyteti kishte vetëm disa lagje të vogla nën kodrën e Kus-Babasë katër kilometra larg portit, Skelës. Këto të dyja lidheshin bashkë me kalldrëm të bërë me gurët e fortesës së vjetër osmane të qytetit. Qyteti vetë kishte shtëpitë e bejlerëve të zonës, Vlorajve, dhe ca shtëpi të tjera osmane, xhamitë, ndonjë kishë, dhe pazarin. Dikur pas shekullit të njëzetë, qyteti vetë u zgjerua e sistemua me shtëpi e rrugë të një stili më italian, pjesë e cila dhe sot është thesari i pazbuluar i tij.

Pazarit i “sollën zanatet që kishin nga Janina,” thotë Nesim Koheni. U morën me ç’mundën. Solomonajt ishin këpucarë. Ndër Solomonaj dhe Sareta kishte dhe rrobaqepës. Kishte ngjyrues pëlhurash mes tyre. “Negrinët,” të cilët erdhën më vonë, “ishin kasapë. Por më shumë me metrazhe u morën.”

Jetë hebraike

Me fundin e Luftës së Parë, kusarisë këtyre anëve i erdhi fundi. Kantozët, të cilëve u eci puna me cohërat që sillnin nga Stambolli, u bënë më të pasurit e komunitetit hebre të Vlorës. Ata patën dhe personazhin më interesant që mund të ketë nxjerrë ai komunitet, Josefin. Plëngprishës apo kapedan, si të duash quaje, ishte i paparë.

Siç e ka shkruar dhe Jakov Solomoni dhe siç e tregojnë dhe të tjerë, kur shkoi me të atin të gjente nuse në Janinë, Josef Kantozi i pat vënë syrin njërës, por pastaj, kur ia sollën në shtëpi, pa që i kishin sjellë motrën tjetër, të shëmtuarën. U bë vrer. U dha pas pijes dhe aventurës. Me shqiptarët e tjerë luftoi në Vlorë kundër italianëve; gjatë përmbysjes së Fan Nolit u bë funksionar policie. Por legjendar u bë shtëpive të qejfit të Barit, ku kishte namin se i vinte flakën parave për t’u ndezur femrave cigaren. Atje ia patën vënë dhe emrin Il conte d’Albania. Në një sherr me italianë zbrazi revolverin në mes të lokalit. Sipas një varianti, ç’kishin vënë pasuri Kantozët, e shkrinë me avokatë për ta nxjerrë shpejt nga burgu.

Konti i Shqipërisë vdiq vite pas lufte, i vetëm, në një azil pleqsh në Vlorë.

“Aman, shyqyr që doli njëri tamam,” thotë me të qeshur Geri Kureta, nip Matathiajsh. “Se merr laps, mprif laps u kishte dalë nami.”

Në gjendje ishte edhe Mateo Matathia, njëri nga djemtë e barba Cakos, i cili e shkriu pasurinë për të ndërtuar dy nga shtëpitë më mira në Vlorë dhe ishte shumë aktiv në jetën e qytetit. Njërën prej atyre shtëpive, një vilë tre-katëshe me atrium të madh e nga të paktat në Shqipëri ku dritaret imitonin ato gotike veneciane, kur ja morën gjatë komunizmit, e kthyen herë në komitet partie, herë në komitet ekzekutiv, herë në bibliotekë.

Por kur Rafael Jakoeli, të cilin Jakov Solomoni e kujton të bënte gjimnastikë në ballkonin e shtëpisë, dhe Pepe Levi, i cili kishte një sirtar me cigare që i pinte papushim, sipas Nineta Batinos, vendosën të bashkonin forcat dhe të merrnin në dorë tregëtinë me shumicë të stofrave nga Italia dhe Anglia viteve tridhjetë, ata arritën majat në komunitet dhe në vend. Sollën nga Janina në Gjirokastër Vitulët që t’u shisnin mallin. Në Durrës, kishin marrë Batinot prej Gjirokastre. Patën sjellë madje dhe një sionist nga Selaniku, një sefardi që fliste ladino dhe greqisht, t’u jepte një dorë. Dikur nga fundi i viteve tridhjetë, Isak Koheni kërkoi dhe leje për një sinagogë në Durrës dhe bëri krushqi me janjiotët e Shqipërisë. Nipi i tij, Zino Matathia, tregon një letër falënderimi hebrenjsh francezë të nisur për Palestinë të cilëve ky u pati dhënë një dorë ato kohë.

Viteve tridhjetë kishte jetë hebraike në Vlorë. Gratë dilnin shëtitje bashkë të premteve në të ngrysur, si fillonte shabati, e shtuna hebreje. Burrat e kishin kaluar me kohë minianin, numrin e duhur, dhjetë, për t’u mbledhur në shtëpi të njeri-tjetrit për lutje, me shallin, tefillinin, rreth qafës. Më shpesh venin tek shtëpia e Mateo Matathisë, ku ai kish lëshuar një gjysëm kati për lutjet. Kishte nga ata që këndonin mirë dhe bënin hazanin për lutje apo varrime. Kishin marrë një copë tokë për varrezë afër atyre të krishtere.

Tek shtëpia e Mateo Matathisë mblidheshin dhe kalamajtë për të parë Mickey Mouse-in me projektor, tregon Josef Kureta, nipi i Marko Matathisë. Në shtëpi flisnin greqisht, jashtë saj shqip. Kishte nga ata që dinin dhe hebraisht—të nxënë në shkollat e Aleancës Izraelite në Janinë a Korfuz.

Mohelin që bënte foshnjet synet e sillnin nga Janina, por kur lindi Isak Matathia në 1946-ën, për arsye që merren me mend, gjyshi i tij vajti dhe ia kërkoi hoxhës si nder.

Kështu, para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëra kishte Levinjtë e vet, Matathi e Solomonë.

Shqipëria kishte dhe Kohenë të sajët, madje prej po aq kohe sa kish patur Matathi. Në Delvinë ishte vendosur Shemo Koheni nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe Solomon Jomtovi ndonjë dhjetëvjeçar më parë dhe të dyve u pat ecur puna. Me rënien nga rëndësia të atij qyteti, i cili mbeti si xhep mes Gjirokastrës dhe Sarandës, të dy e përdornin këtë të fundit si port. Veç basmeve që merrnin në Itali, dyqanet i mbanin dingas me lloj-lloj gjëje. Kam dëgjuar si një plakë delvinjiote e vitlindjes 1920, e cila kur ankohej nga fundi i komunizmit për dyqanet që ishin bosh, thoshte se dikur “Τι δεν είχε ο εβραίος!” “Ç’nuk gjeje tek hebreu!”

Tre familjet janjiote të vendosura në Gjirokastër rrinin afër njëra-tjetrës në Varosh. Në shtëpinë që Batinot kishin marrë me qera mbanin dhe shërbyes. “Shqiptarët ishin të mbyllur, por visheshin mirë,” kujtonte e shoqja e Marko Batinos, atij që në shkurt të 1946-ës e patën përzënë për në Greqi. Batinot merrnin pjesë në ceremonitë që bënte bashkia, bile një herë shkuan edhe në një ballo të Zogut. Por për Festat e Mëdha hebraike, ktheheshin në Janinë dhe paratë u dilnin të shkonin për llixha në jug të Greqisë. Dikur, tre prej katër vëllezërve Batino u vendosën në Durrës dhe punonin për Levi-Jakoelët dhe dyqanin e familjes në Gjirokastër e mbante Markoja.

Kasaphana

Kur në vend erdhën italianët, hebrenjtë që kishin banuar në Kosovë dhe ata që patën kaluar nga Jugosllavia e pushtuar nga gjermanët, sefardinj kryesisht, i patën mbledhur në Kavajë dhe Berat. Ndër to dy Kantozë morën nuset.

Por kur hynë gjermanët në vjeshtën e 1943-it—sipas të gjithë hebrenjve shqiptarë me të cilët fola—Rafo Jakoeli dhe Pepe Levi organizuan komunitetin të mblidhte para që t’ia jepnin prefektit të Vlorës si ryshfet për t’i mbrojtur. “Vetëm po të na marrin ne, do ju marrin edhe juve,” u tha Vizhdan Risilia. Ec e beso Risilinë. Pas lufte, në 1946-ën, u gjend i vrarë në Romë dhe kush e bëri s’dihet.

Filluan të fshiheshin nëpër zonat e thella përreth qyteteve ku rrinin, nëpër malet e Krujës e mbrapa Dajtit, fshatra të Vlorës apo në malet pranë kufirit grek. Djali i Shemo Kohenit, Davidi, kërkoi të bëhej mysliman. Pati dhe ndonjë që s’lëvizi nga Vlora dhe s’i ndodhi gjë.

Pak kohë para se gjermanët t’i mblidhnin hebrenjtë e Janinës, dy familje të atjeshme me lidhje me Shqipërinë u arratisën nga Janina për këtej. Një vëlla i Rafaelit, Elioja, me të shoqen dhe tre djemtë, njëri prej të cilëve ishte Solomoni nëntëvjeçar, u nisën në fillim të marsit nga një rrugë që i ra Shqipërisë përqark—Gjirokastër, Përmet, Korçë, Tiranë, për të shkuar tek i vëllai në Vlorë. Në të njëjtën kohë, mbërritën dhe një pjesë e një familjeje tjetër, e Negrinëve, që kishin bërë krushqi në Vlorë dhe disa prej të cilëve jetonin aty prej disa vitesh.

Është mister pse s’i mblodhën hebrenjtë e Shqipërisë nazistët. Shpjegimet foklorike nuk kanë munguar. Ka dhe dëshmi se politikanët nacionalistë, të cilët bashkëpunonin me gjermanët, u shmangeshin dorëzimit të listave. Kishin shumë miq johebrenj që i strehuan dhe i fshehën. Ishte fakt se shqiptarët, si pjesa më e madhe e Ballkanit osman, nuk kishin pasur histeri antisemite (Bullgaria, aleatja tjetër e nazistëve, nuk la të prekeshin asnjë nga hebrenjtë e saj, por ata u dhanë një dorë gjermanëve në shfarosjen e hebrenjve të Selanikut). Por disa historianë, ashtu si dhe hebrenjtë me të cilët kam folur, flasin edhe për rrethana të tjera. Pushtimi gjerman ishte më sipërfaqësor se në Greqi. Mbase ishte edhe numri i paktë i komunitetit. Megjithëse dhjetëfish më shumë se para lufte bashkë me të gjithë ata që erdhën në Shqipëri prej vendesh të tjera, hebrenj këtu kishte aq sa kishte pasur kalaja me rrethina në Janinë kur i zunë gjermanët.

Vendi më i mbyllur në botë

Kur mbërriti në Shqipëri nga Aushvici në fund të 1945-ës, Isak Jakoeli vajti drejt e tek djali i xhaxhait të tij, Rafaeli, dhe i tha “Në Janinë s’kam ç’bëj.” Rafaeli, që kishte zgjeruar tregëtinë në Durrës e Tiranë, i pat thënë: “Rri këtu, këtu do ecë mirë puna”. I biri i Rafaelit ishte bashkuar me lëvizjen antifashiste.

S’kaluan pak muaj dhe komunistët ua sekuestruan pasurinë Jakoelëve dhe Rafaelin e detyruan të tregonte ku kishte fshehur florinjtë me pushkë në kokë në një pyll. I futën dhe burg, si qindra tregëtarë të tjerë prej të cilëve, brezi i ri që po merrte pushtetin donte të merrte të ardhurat që të ndërtonte shtetin e tij, dhe sidomos, t’u tregonte se kush e kishte tani vendin në dorë.

Pepe Levit vështirë t’i gjenin gjë, sepse e pati ndarë mendjen të mos tregonte. Natën i bënin presion në Vlorë një Josef Matathisë, dikur llogaritar tek ta, që të tregonte florinjtë e Pepes. Një herë, dy herë, tre herë, pastaj, Josefi, i cili s’mbahej si trim i madh, u tha: “E nga ta di unë ku i mban florinjtë Pepja? Futjani nja dy grushta Pepes dhe i tregon vetë ai ku i ka!”

Megjithatë, hebrenjtë nuk vuajtën më shumë se pjesa tjetër e shqiptarëve, thotë Shemo Solomoni. “Vetëm një, ja, kushëriri i parë i nënës sime, e futën në burg se donte të shkonte në Izrael.” Shemo Kohenit të Delvinës ja patën marrë dyqanin, depot dhe shtëpitë në Delvinë dhe Sarandë, ndaj u zhvendos me gjithë familje në Vlorë. I biri, maturant në normalen e Elbasanit, “tani që ia kishin marrë të gjitha,” siç tregon Nesim Koheni, u nis për në jug për t’u arratisur e vajtur në Izrael. Aty e zunë dhe e futën pesë vjet në burg. Që atëherë, Pepe Koheni e humbi interesin për gjërat e veta. Sa doli nga burgu, shkoi tek familja në Vlorë dhe u martua në komunitet. Në degë, kur pyetën nga familja e nuses se mos do kishin pasoja prej kësaj, u thanë: “Dënimin e ka kryer.”

Të gjithë i përfshiu shpresa për të vajtur në Izrael ato kohë. Bënë gati valixhet. Fillimisht, shpresonin të dilnin nga Jugosllavia dhe u hap fjala se do vinte vapor t’i merrte, por Enver Hoxha u prish me Titon. Historiani shqiptar Edmond Malaj shkruan se si i pajisi me viza daljeje ambasadori i Izraelit në Bashkimin Sovjetik. I çuan dhe peticion qeverisë për t’i lënë të iknin. Por Enver Hoxha deklaronte se s’kishin pasur kërkesa, më thotë Zino Matathia, kirurgu i vjetër. “E, kush guxonte!”

Nëpër dhëmbë, ca thoshin se i kishte zënë mallkimi i rabinit të Janinës. Ia vinin fajin Sarika Matathisë, të cilën kur e çoi i ati të punonte në rrobaqepësinë e një italiani në qytet para lufte, e zuri qymyri me një rrobaqepës johebre. Komuniteti vloi, se ai s’ishte as vlonjat, ishte nga fshatrat e Përmetit. Tani që filluan të përziheshin, do quheshin shqiptarë. Ja, Sarika e para.

Megjithëse martesa e saj ra si bombë ndër hebrenj, Sarika s’ishte e para. Dhjetë vjet para saj, një mjek tridhjetenëntë vjeçar ishte kthyer nga Aleksandria e Egjiptit pasi i pat vdekur i ati për t’u kujdesur për nënën dhe motrat. Në spitalin e Korfuzit, Jani Meloja i pati vënë syrin Viktori Jomtovit 25-vjeçare nga Delvina që kujdesej për të motrën në pavionin e lindjes. Aty për aty, i çoi një trëndafil të kuq. Kjo e hodhi nga penxherja e spitalit. Si fillim. Pas tre muajsh, kur i ati e nisi Viktorinë në Athinë për t’i gjetur burrë hebre, Meloja vajti dhe e rrëmbeu. U fshehën në Korfuz të dy derisa u qetësuan gjakrat.

Me lidhjen e këtyre vajzave me të krishterë, për ca kohë, Matathitë e Jomtovët, u vunë perde të zeza dritareve. “Kështu ishin familjet atëhere, ca më të hapura e ca më të mbyllura,” thotë Josif Kureta, djali i Ndreko Kuretës dhe Sarikës, një inxhinier ndërtimi shtatëdhjetegjashtë vjeçar të cilin e takova këtë shtator në Tiranë.

Jo vetëm hebrenjtë e vuanin. E ëma e Melos u lutej ikonave me të cilat kishte mbushur shtëpinë që djali t’i ndërronte mendje.

“Pastaj, bam ia bëri babai im,” thotë Rashela Matathia-Sollaku, një inxhiniere kimiste që sot banon në Lushnje, vajza e Xhonit, mbesa e Mateos që kishte shtëpitë e mëdha në Vlorë. Ky i rrëmbeu vajzën një tregëtari ortodoks nga Berati (donte vetë ajo!). Matathiajt tani ja kishin marrë dorën, por nga vitet gjashtëdhjetë e tutje, martesat e përziera u bënë rregull. Kështu mori i biri i Rafael Jakoelit të shoqen Kolekë, Klara vajzë Priftësh dhe mbesë Vitulësh u bë nuse Shabanajsh, motra e saj hyri nuse në familjen katolike Sopi, shumë hebrenj të tjerë që martoheshin me vajza dhe djem johebrenj, “edhe sepse në Janinë nuk veje dot dhe i binte të martoheshe me kushërirën e parë.”

Për arësye të ndryshme, në të njejtën kohë komuniteti janjiot, qoftë në Shqipëri, qoftë në Greqi e qoftë në Amerikë, filloi të martohej shpesh jashtë grupi. “Në Amerikë ndodhi si ndër të tjerë, mbas 68-ës,” thotë Isaak Dostis, janjioti amerikan me baba të lindur në Vlorë. E shoqja është bijë e një pastori presbiterian. Doktor Moses Elisafi, drejtuesi i Komunitetit të Janinës, e ka gruan të krishterë. Në Greqi gjysma martoheshin jashtë grupi, thotë Annette Bacolas Fromm, një studiuese e atij komuniteti.

Disa kokrra hebrenjsh u lejuan të linin Shqipërinë viteve gjashtëdhjetë. Isak Koheni, sionisti nga Selaniku që Levi-Jakoelët e morën në punë në Durrës para lufte, arriti të nxirrte lejen për Greqi. U la të ikte dhe Aneta Negrini, e cila pati jetuar ndër Solomonaj në Vlorë, ku pati martuar vajzat. Të dy vazhduan më tej për Izrael tek djemtë të cilët lufta i pat zënë jashtë Shqipërie. Doli dhe David Koheni, djali i Shemo Kohen delvinjiotit. I shkathët, ai arriti të nxirrte leje shëndetësore për vete, gruan dhe fëmijët dhe pas pak vitesh, lëvizi nga Janina në Brooklyn të Nju Jorkut dhe iu bashkua komunitetit të madh janjiot që jetonte atje prej fillimit të shekullit.

Pjesa tjetër u futën në rrugën e të bërit shqiptarë.

Rrugica e çifutërve

Janjiotët, të cilët në Shqipëri nuk ishin bërë asnjë herë një lagje, tani i vunë në një rrugicë në Vlorë. Dikur nga vitet pesëdhjetë, Ndreko Kuretën dhe vjehrrin e tij Marko Matathinë i patën nxjerrë nga shtëpia dhe i dhanë dy hyrje të sajuara në një hangar mbrapa Sahatit në qytet të vjetër, në Muradije. Më pas aty u vendosën dy familjet hebreje të Delvinës, Kohenët dhe Jomtovët, dhe Saretat, të cilët ishin nga shumë familjet hebreje të varfëra të qytetit.

“Baraka,” kujton Josif Kureta. “Tavanet mbanin ende tërshërë dhe bënin kërr-kërr nga minjtë.” Dikur, për t’i rregulluar pak, komunalja u vuri suva dhe u shtroi kanalizimet dhe rrugët. Në një kanal, natën, ngeli Reveka, e ëma e Dola Saretës, fizarmonicistit. Reveka kishte namin se rrinte me sapun në xhep, kujton Jakov Solomoni. Sa i jepje dorën, shkonte dhe e lante të sajën në lavaman. I prekje një çentro kur i veje për vizitë, e hidhte në kazan të rrobave. Kjo e bëri të jetonte gjatë e të mos sëmurej kurrë. Por një natë seç i hipi të shkonte të vizitonte të bijat, dhe kur u kthye ra në gropën që kish hapur komunalja dhe dha shpirt pak ditë më vonë.

Përballë në atë rrugicë ku me zor kalon makina kishin një trekatëshe që kish shërbyer si rrobaqepësi. “Aty vunë ca evgjitër që ishin dhe ata pa shtëpi,” thotë Nesim Koheni, “dhe pastaj, ashtu na quanin neve, rruga Izrael-Palestinë.”

Pastaj, kalamajtë rrugeçër u gjuanin me gur dritareve, jo vetëm në rrugicë por dhe në shtëpi të tjera hebrenjsh në Vlorën e vjetër, sidomos në periudhë krishtlindjesh. “Dilnim jashtë, nuk shihnim njeri,” thotë Solomoni. U thërrisnin çifut.

Në do t’u ngresh kacabunjtë hebrenjve shqiptarë, siç e provoi padashje Sali Berisha në fillim të viteve nëntëdhjetë në Tel Aviv (gafë që e kam bërë dhe unë vetë), thërriti çifutë. “Gjithë jetën na kanë quajtur çifutë, nga ti nuk e prisnim, dhe këtu në Izrael,” i patën thënë Berishës. Nesim Kohenit, kur shkuan me karrocë nga fabrika e të atit në kampin në det, i tha karrocieri të zbriste një vajzë që kishte frikë. Karrocieri i tha ta tërhiqte, por ajo bërtiti. “Ku kujton se je ti këtu, çifut i mutit,” kujton t’i ketë thënë sekretari i partisë së ndërmarrjes, që kaloi aty dhe e pa. “Ku kujton se je këtu ti, çifut i mutit? Në Izrael?”

“Ne dhe çemërit nuk na donin në Vlorë ato kohë,” më thotë Josif Kureta, djali i Sarika Matathisë.

Vazhdon Nesim Koheni: “Kur u rrita, s’guxonte të ma thoshte njeri se hante grushtin. Isha hebre, isha dhe vlonjat. Por atëherë më vrau fort.”

Shiheshin ndryshe. Zhaneta Jakoeli, e cila pati jetuar në rrugën Justin Godard, dyqind metra larg rrugicës, thotë: “Edhe për flirte kalamajsh në gjimnaz, të luanim që t’i bënim përshtypje një djali, na shihnin shtrembër.” Kam dëgjuar dhe shakara të egra kalamajsh ndaj kalamajve hebrenj. Me gjermanë.

Nuk ndodhte gjithmonë, e as në përgjithësi kështu. T’i thuash David Kantozit se mund të kishte pasur antisemitizëm në Shqipëri, gati sa s’të përvishet dhe shyqyr që e ke një Skype larg. As vetë nuk e ka hasur si fëmijë në Shkodër, as si i ri në Tiranë, e as familja e rrethi i tij. Të gjithë kishin miq e shokë ndër shqiptarë të tjerë, shumica ishin martuar me shqiptarë të tjerë. Me dorë në zemër, Solomon Jakoeli është i pari njeri që njoh që kujton me mall Bulqizën, ku kishte punuar ca vite si inxhinier. Kam folur me bukëpjekësin Agim Skënderaj në Muradije të Vlorës i cili është shok i ngushtë me Fito Negrinin dhe me të ndau gjithë hallet e jetës si në qytet, ashtu dhe në emigracion tani vonë. Dhe shumë të tjerë.

Viktor Batino, i cili u lind dhe u rrit në Tiranë, thotë se trajtimi dallonte nga njeriu—kalamajtë e pashkollë qëllonte dhe ta shanin, por shokët e shoqet në gjimnaz dhe sidomos në universitet, e shihnin me admirim si ‘racë e zgjuar.’

Shqiptarë si të tjerët

Pas luftës së dytë, Tirana u bë vendi ku mblidheshin janjiotët, ashtu si hebrenjtë e tjerë, nga Vlora apo nga Gjirokastra. Një pjesë e mirë zunë punë administrate. Shumë ishin llogaritarë. Inxhinierë. Zino Matathia u bë nga kirurgët më të mirë në vend, por kushëriri i tij, Zakinua, ishte varrmihës në Vlorë. Pepe Kantozi, i cili pati qenë partizan, u bë ushtarak i lartë, dhe shpëtoi nga spastrimet e viteve 70 sepse u lirua para kohe nga ushtria. I vëllai ishte funksionar i lartë në Albturizëm. Mjaft prej tyre jetonin në qytete të tjera. Shkodër, Bulqizë, Kavajë. Haim Batinoja nuk punonte në shtet kur doli nga burgu, por hidhte në makinën e tij të shkrimit Olivetti dorëshkrimet e Shtëpisë Botuese “8 Nëntori.” Batinoja mbante dhe kuvende lutjeje në shtëpinë e tij në Rrugën Fortuzi, e më pas, tek apartamenti që mori tek “21 Dhjetori.”

Por vetëm të vjetrit si Haimi, sidomos pas sulmit ndaj fesë në 1967-ën, i ruanin ende zakonet. Në shtëpi flisnin greqisht. Fëmijë i vogël, Morris Batino habitej si i gjente gjyshi faqet e librave me shkronja të çuditshme të cilët i shkartiste për ta ngatërruar. Markoja, vëllai i Haimit që kish mbetur në Janinë, u çonte letra të koduara nga Janina për t’u dhënë datat e festave, të cilat s’lidheshin me kalendarin tone julian. “Më datë 22 prill djali do jetë në Athinë për vizitë,” i niste letër ai që nga janari, dhe në Tiranë e merrnin vesh se atë ditë binte pashka hebreje. Ndër Ganinj, për shabat, gjyshja i thoshte nipit të ndizte e fikte dritat, gjë që feja ua ndalonte. Ndër Sareta s’kishte më hazanë, por fizarmonicistë dhe kitaristë.

Janina, qyteti provincial i qetësuar e i begatuar kur trazirat në Greqi mbaruan nga fundi i viteve shtatëdhjetë, u kthye në vend mitik letrash të rralla nga ndonjë kushëri. Paralufta u bë locus amenusi begatisë, siç u bë Amerika ëndrra nga televizori.

Paralufta ishte koha kur Shemo Koheni pati ngritur punën në Delvinë nga tezga në një magazinë të madhe. “Shtëpinë ia zunë gjermanët gjatë luftës,” më thotë Nesimi, i nipi. “Ata nuk e dinin që ai kishte fshehur florinj në mure. Kur i vunë dinamitin gjermanët për të djegur dokumentat tani që largoheshin, nga muret fluturonin florinj.

“Ca i morën komshinjtë, ca ia kthyen.”

Eksodi ose Dalja

Dikur nga vitet tetëdhjetë filluan t’i linin të dilnin, tek-tuk, për vizita në Janinë ose Tiranë. Djali i Marko Batinos nga Janina, i cili u pat përzënë nga Shqipëria në 1946-ën bashkë me fizarmonikë, gjeti një sebeb dhe hyri në Shqipëri. Takoi pesëdhjetë e një xhaxhallarë e kushërinj. Pastaj i erdhi një xhaxha nga Tirana në Janinë. I veshur demode, mbesës së tij Zanet Batinut i dukej i çuditshëm dhe me greqishte gati antike që e kishte sjellë me vete nga Shqipëria.

Kjo ishte periudha kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë po ndreqeshin, koha kur nga Greqia socalisti Andrea Papandreu, po bënte përçapje të afronte vendin e tij me Shqipërinë e Enver Hoxhës; diktatori shqiptar, i cili po kalonte të shtatëdhjetat, e pati lejuar një gjë të tillë me pikatore.

Kur Zino Matathia pati qenë në një konferencë mjekësh në Janinë ato kohë, Pepo Batinoja iu afrua e i foli shqip, por ky i ndenji ftohtë. Thotë Matathia: “I rrija si larg. Kujtoja se mos ishte i Asfalisë,” shërbimit të fshehtë grek, i cili zinte majat në demonologjinë e Shqipërisë së Enver Hoxhës. “Kështu kujtonim ne atëherë, sikur Asfalia gjithë kohën merrej me ne.”

Dikur nga 1989-a, Solomon Jakoeli, i cili pati hyrë në Shqipëri me të atin për t’u shpëtuar gjermanëve në Janinë në 1944-ën, arriti të gjente vizë për spital në atë qytet. Zoi Solomoni, e lindur Kabelí, arriti gjithashtu të shkonte e të shihte ç’kishte ndodhur. Gjithë fisi ishte shfarosur, shtëpia e të atit ishte zënë me kohë. Vetëm një kushëri që ditën kur i mblodhën gjermanët hebrenjtë kishte qëlluar në Athinë, dhe ajo, martuar në Vlorë, kishin mbetur gjallë nga Kabelitë e Janinës.

Atë vit, komunistët e Shqipërisë po e kuptonin se shoqëria po u shkiste dhe tregonin shenja zbutjeje. Një kongresmen amerikan me origjinë hebre hungarez e pati folur vetë me Ramiz Alinë largimin e komunitetit nga vendi.

Anna Kohen, e bija e Davidit që punonte dentiste në Nju Jork, pati rënë në një klient që punonte në OKB dhe kishte qenë në Shqipëri. Kërko të vizitosh atë vend që të dhurosh ndonjë gjë, pati thënë ai. Anna Koheni vizitoi vendin verën tjetër. Solli pajisje për shkollën e stomatologjisë në Tiranë, ku pati bërë dy vjet, pastaj takoi kushërinjtë në Vlorë, të gjithë me mendje ngritur për të ikur. Fillimisht, menduan se po largoheshin të gjithë si komunitet janjiotësh me të për në Amerikë, por kjo ishte e pamundur.

Vetëm tridhjetë e shtatë vetëve iu dha leja nga mesi i 1990-ës. Kohenët e Shqipërisë, me nipër e mbesa e kushërinj, “me kuç e me maç,” i hipën avionit, fillimisht në Romë, e pa gjashtë muajsh refugjatë politikë në Nju Jork. Anna me të atin dhe sinagoga e vjetër janjiote e Nju Jorkut u mblodhën t’i takonin. “Pashë aty pleq që e mbanin mend babain,” më thotë Elio Jakoeli, djali i Isakut që erdhi në Shqipëri nga Aushvici, e që kishte vdekur viteve gjashtëdhjetë.

Babai i Nesim Kohenit, ai që dikur bëri burgun se donte të arratisej për Izrael e pastaj kish shtyrë jetën nëpër punëra çfarëdo, sa zbriti nga avioni në aeroport, zuri të ulërinte, “Jam i lirë! Jam i lirë! Jam i lirë! Jam i lirë!” Pastaj u çlirua, më thotë Nesimi. Pastaj u qetësua, zuri të japë intervista. Shqipërisë i kishte vënë gur, pati thënë. Vdiq në Amerikë pa i shkuar ndonjë herë në mendje për t’u kthyer.

Disa familje, të cilët kishin ruajtur shtetësinë greke gjatë gjithë kësaj periudhe, ose kishin të afërm në Athinë, provuan Greqinë kur kufiri u hap. Por pjesa më e madhe po bëheshin gati të niseshin për Izrael, për të bërë alija-n, emigrimin që patën shpresuar prindërit e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

Atë mars 1991, Jakov Solomoni me gjithë fis në Vlorë bënë strategjinë për të marrë vizat greke, njëri nga grupet që bëheshin gati t’ia mbathnin, pak para se të bëheshin zgjedhjet e e para të lira në Shqipëri dhe priteshin trazira. Një zot e di si çau turmën dhe u mor me policët e ambasadës për të arritur deri në gardh. Ambasadori grek i atëhershëm i pati thënë: “Mirë që ikni, këtij vendi i ka rënë zjarri!” Mori vizat dhe u nis për Vlorë. Me lekët e apartamentit që shiti në lagjen Çole bleu biletat, dhe plaçkat e shtëpisë vajti dhe i la në Elbasan tek njerëzit e nuses. Bashkë me babanë, mori avionin për Athinë. E ëma kërkoi ta bënte rrugën me autobuz. “Dua të shoh dhe një herë Janinën,” u kish thënë. Do kërkonte dhe një herë shtëpinë ku ishte rritur në rrugën Kundurioti, mu jashtë kalasë. U mblodhën të gjithë në Athinë e pastaj në Tel Aviv me avion.

Kështu ngeli Shqipëria pa Levinjtë e Kohenët e vet, pa qindra kushërinj të tyre, e pa gjysëm milioni shqiptarë të tjerë, të uritur, të keqveshur, të dalë nga kafazi i anijeve, maleve, me ç’mënyrë tjetër që gjenin. Atë verë, Shqipëria mbeti vetëm me katër familje me prejardhje prej hebrenjve të Janinës. Një në Gjirokastër, një në Lushnjë, një në Krujë dhe një në Tiranë.

“Një pjesë e madhe s’do kishin ikur po të ishte mirë në Shqipëri,” më thotë Geri Kureta, i cili u largua bashkë me mbi 300 të tjerë—gra, burra, fëmijë e prindër—për në Izrael. “Imagjino, ikën nga sytë këmbët. Pas gjashtë muajsh, shtëpitë u privatizuan për hiç gjë, por ata i humbën. Mund të kishin ikur dhe më pas, por jo ashtu!”

Solomon Jakoeli s’shkonte dot në Amerikë, mund t’i kishte vajtur mendja të shkonte në Izrael, por me familje ngelën në Janinë, afër fëmijërisë së tij, dhe siç thotë e shoqja, Zhaneta Solomoni-Jakoel, qytetit të saj të lindjes, Vlorës. Në Janinë ai pati punuar përkthyes gjyqi ndërsa mjekët i kujdeseshin për zemrën, e cila i donte vëmendje. Ishin si ne janjiotët e Shqipërisë, por tani janë ndryshe, më thotë hebrenjtë e Janinës. Dallimin e kishin bërë pesëdhjetë vite komunizëm, thonë ata.

“Kështu më thërrasin kur mblidhet komuniteti hebre këtu në Janinë,” më thotë Zhaneta Jakoel. “Ja, erdhi kjo shqiptarja!”

Edi Rama çel ekspozitë në “Shtëpinë e Bardhë” të artit në New York

$
0
0

Për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, arti është pjesë e pandashme e jetës. “Klan Kosova” ka mësuar se pikturat dhe skulpturat e Edi Ramës më 11 nëntor do t’i shfaqen publikut amerikan në galerinë e artit bashkëkohor Marian Goodman Gallery, në New York  (Komunikata për media).

Për nga fama dhe reputacioni i saj jo vetëm në Amerikë, por në botën e sotme të artit në tërësi, galeria e Marian Goodman mund të quhet me plot gojën “Shtëpia e Bardhë” e artit bashkëkohor.

Prej kësaj galerie ka kaluar rruga drejt majave të historisë së artit e plot artistëve të mëdhenj të botës, si Gerhard Richter, Tony Craig, Maurizio Cattelan, Annette Messager, William Centridge e të tjerë.

I pyetur nga Klan Kosova lidhur me këtë ekspozitë, Edi Rama nuk bëri asnjë koment, ndërkohë që ekspozita e tij është lajmëruar në website-in e galerisë prestigjoze, në të njëjtën ditë me ekspozitën e një tjetër artisti të madh amerikan, John Baldessarri.

Në njoftimin përkatës për ekspozitën e Edi Ramës, citohet kritiku i njohur amerikan Michael Fried, i cili shkruan kështu për vizatimet e tij:

“Me siguri janë vizatime, por si të një saksofonisti, improvizime të vërteta”.

Ekspozita, informon njoftimi i galerisë, do të përmbaje një seleksion vizatimesh me ngjyra mbi letrat e zyrës, të varura mbi letrën murale që është krijuar me shumë më tepër të tilla, duke sjellë muret e zyrës së Ramës në Tiranë.

Po ashtu, ajo do të përmbajë edhe skulpturat e tij të reja prej qeramike, të cilat janë të panjohura për publikun shqiptar pasi Edi Rama as i ka ekspozuar as ka folur kurrë për to.

Pjese e kësaj ekspozite do të jetë edhe një pune e përbashkët e Ramës me Anri Salën, artistin e mirënjohur shqiptar në botë.

Çelja e ekspozitës do të pasohet të nesërmen nga një bashkëbisedim publik i Edi Ramës me kritikun e mirënjohur të artit bashkëkohor Hans Ulrich Obrist dhe artistin e famshëm Rikrit Tiravanija.

HISTORI/Londër, 1913. Memorandumi i qeverisë së përkohshme shqiptare dërguar ambasadorëve të fuqive të mëdha

$
0
0

Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2016

Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgon ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë.

Ja dokumenti në vijim i cili gjendej fillimisht në gjuhën frënge :

« Ne, përfaqësuesit e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, kemi nderin të ju paraqesim në takimin e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, këndvështrimin shqiptar dhe vënien në dijeni për pretendimet legjitime të Shqipërisë.

Është në fakt që pranohet historikisht se populli shqiptar formon grupin më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm në gadishullin ballkanik. Origjina, gjuha, traditat dhe karakteri i tij e dallojnë atë krejtësisht nga racat fqinje dhe i japin atij këtë individualitet, përmes të cilit ai ka ditur të rezistojë ndaj të gjitha përpjekjeve për asimilim.

Nëse Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të ndjekë kombet perëndimore në zhvillimin e tyre të admirueshëm në lidhje me përparimin dhe qytetërimin, duhen marrë parasysh kushtet dhe rrethanat e pafavorshme të saj…

…Historia e popullit shqiptar është e mbushur nga luftërat e përgjakshme me të cilat i është nevojitur të përballet për të mbrojtur integritetin e saj.

Në asnjë periudhë të ekzistencës si komb, Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj i plotë. I ka ndodhur, në disa momente të historisë së saj, që ti nënshtrohet pushtuesit, por ideali i saj ka qëndruar gjithmonë i paprekshëm dhe nënshtrimi i saj ka qenë sipërfaqësor.

Prandaj, në këtë moment ngjarjesh të rëndësishme që po ndodhin në gadishullin ballkanik në lidhje me riorganizimin e hartës së Ballkanit, Shqipëria beson se e ka për detyrë të ngrejë zërin e saj për t’u kërkuar Fuqive të Mëdha Evropiane, me të drejtën e jetës, mundësinë për tu zhvilluar mes rendit dhe paqes…

…Populli shqiptar ka vuajtur nën sundimin e huaj. Ai ka besimin e plotë ndaj kombeve perëndimore, ndaj të cilave aspirohet të aplikojë përparimin mbi një tokë, e cila kërkon vetëm të lulëzojë.

Shqipëria është e vendosur të bëhet një vend ekuilibri dhe paqeje në gadishullin ballkanik ; por, për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme që homogjenitetit kombëtar, të cilin ajo ka ditur ta ruajë mjaft mirë, ti mundësohet krijimi i një organizate politike të besueshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Krijimi i kësaj organizate mundësohet vetëm nëpërmjet pavarësisë absolute, sepse vetëm ajo është në gjendje të eliminojë, për të ardhmen, çdo ndërhyrje që rrjedh nga ndikimet e huaja.

Kombi shqiptar është i bindur se aleatët ballkanikë nuk e kanë humbur perspektivën e aksioneve të përbashkëta të ndërmarra nga ana e tyre, e cila është, në një farë mynyre, vazhdimësia e kryengritjeve të fundit shqiptare, si dhe sukseset e tyre mund të konsiderohen si fryt i çlirimit, në të cilin shqiptarët, qoftë në të tashmen apo në të kaluarën, përmes kryengritjeve të vazhdueshme dhe një irredentizmi të palodhur, janë dalluar për trimërinë e tyre…

…Sot që zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik nevojitet në mënyrë rigoroze dhe urgjente, populli shqiptar nuk mund të durojë që të drejtat e tij të sakrifikohen dhe e ardhmja e pavarësisë së tij të ndërtohet mbi themele të paqëndrueshme.

Pas pranimit të shprehjes « Ballkani për popujt ballkanikë » është e vështirë të konceptohet një ndarje e cila nuk frymëzohet tërësisht në këtë rregull sa njerëzor dhe të drejtë.

Por nuk mund të ketë paqe të përgjithshme të gadishullit, në qofë se funksionet e dhëna ndaj çdo organizate politike nuk frymëzohen në kufijtë gjeografikë dhe etnografikë të secilit  shtet. Do të ketë konflikte dhe trazira, në qoftë se tokat ku ka shumicë shqiptare lejohen nën sundimin e huaj.

Duke ngritur zërin në emër të popullit shqiptar, qëveria jonë e përkohshme, e cila përfaqëson në tërësi popullin e saj, sigurisht nuk pretendon t’u diktojë Fuqive Evropiane rrugën që ato duhet të ndjekin. Të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të udhëhequr nga dëshira e kancelarive të nderuara evropiane, që të realizojnë një vepër të shëndetshme dhe të qëndrueshme, populli shqiptar frymëzohet nga nevojat lokale dhe nga popujt që e rrethojnë në Ballkan, për të deklaruar se paqja dhe qetësia në gadishull do të arrihen vetëm nëse do t’i jepet Shqipërisë së ardhshme një konfigurim homogjen.

Populli shqiptar kërkon që ti kthehen kufijtë e tij të natyrshëm dhe të domosdoshëm, si arsye e kushteve etnike dhe si banorë të parë të këtyre tokave. Për këtë, ai është i bindur se falë dashamirësisë vigjilente të Fuqive të Mëdha do të merren hapa për të siguruar që këto parime të respektohen në mënyrë rigoroze.

Tokat që ne pretendojmë nisen nga kufijtë e sotëm të Malit të Zi dhe përfshijnë në mënyrë të veçantë rrethinat përkatëse të qyteteve të Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit deri në Metsovo (afër me Janinën), dhe nga Metsovo deri në Prevezë.

Duke pretenduar këta kufij, populli shqiptar ka për qëllim të ketë me fqinjët e tij marrëdhenie të ngrohta dhe afatgjata.

Pavarësisht arsyeve etnike, geografike e historike që militojnë në favor të këtij kufiri racional, shtojmë se pakësimi apo reduktimi i kufijve natyrorë nga Evropa rrezikon të vendosë shtetin shqiptar në paaftësinë e tij natyrore për të jetuar jetën e tij, sepse do t’i mungojnë, nga pikëpamja ekonomike, resurset thelbësore për zhvillimin e tij normal.

Sidomos, lokalitetet e përmendura më sipër janë të banuara pothuajse të gjitha nga shqiptarë. Lidhur me përcaktimin e kufijve në terren, një komision i përbashkët do të mobilizohet më vonë. Ai do të ndërhyjë jashtë çdo lloj ndikimi dëmtues interesash dhe do të përbëhet në mënyrë që të japë garanci fqinjëve të shtetit të ardhshëm shqiptar.

Kombi shqiptar ka dhënë edhe në të kaluarën prova të mjaftueshme të pikëpamjes së tij mbi çështjet politike : tek ai, interesi kombëtar ka qenë gjithmonë mbi atë fetar, ndërsa tek popujt fqinj feja ka qenë burim konfliktesh e mosmarrëveshjesh…

…Në përfundim, populli shqiptar është i bindur se në zgjidhjen e konfliktit aktual, Fuqitë e Mëdha nuk do të neglizhojnë shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë memorandum, dhe se ato nuk do të mbeten indiferente ndaj kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe që ka vënë në të ardhmen e tij të gjitha shpresat dhe besimin më të madh.

Shqipëria dëshiron gjithashtu të jetë pjesë e progresit mbarëkombëtar dhe të ketë vendin e saj mes njerëzve të kombeve të qytetëruara, për këtë arsye ajo i kërkon Fuqive të Mëdha t’i sigurojnë asaj të Ardhmen. »

*Darsiani.com

Giusy Ferreri në Tiranë për Natën e Bardhë

$
0
0

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri do të vijë në Tiranë për Natën e Bardhë.

Lajmin e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka gjetur pikërisht një nga këngët hit të Ferrerit për të uruar edhe ardhjen e muajit nëntor.

“Ju përshëndes me këtë këngë, NENTOR të mbarë. Për Natën e Bardhë do e kemi në Tiranë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Tëitter ndërsa poston edhe linkun këngës “Novembre” të Giusy Ferrerit.

Filmi “Kur xhirohej një film”, udhëton drejt Izraelit

$
0
0

Origjinaliteti i kinematografisë Shqiptare, gjithmonë ka tërhqeur audiencën e huaj. Kështu që, pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe.

Filmi gjatë vitit 2014 ka udhëtuar në 19 qytete të saj dhe është rradha e një tjetër filmi të regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko, e cila do të shfaqet për spektatorin e huaj.

Fjala është për një tjetër film, i cili është i njohur nga të gjithë ne, është filmi “Kur xhirohej një film”. Pas 35 vitesh nga realizimi iu tij, tashmë ai “udhëton” drejt Izraelit.

Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë, në Cinematekën e Tel-Avivit.

I subtitruar në hebraisht,  filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë sot në Cinematekën e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.

Filmi “Kur xhirohej një film” ishte i shumëdiskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore.

“Tetori- Muaji i leximit”, aktivitete të shumta për publikun në Berat

$
0
0

Gjatë muajit Tetor 2016, tradicionalisht muaji i letërsisë dhe i kulturës dhe këtë vit i shpallur nga Ministria e Kulturës si muaji i leximit, Biblioteka Publike “Vexhi Buharaja” organizoi e mbështetur nga Bashkia e Beratit dhe në bashkëpunim me Drejtorine Rajonale të Kultures Kombetare (DRKK) – Berat një seri me aktivitete të ndryshme kulturore.

Përgjatë muajit u realizuan orë të hapura leximi në gjimnazet “Kristaq Capo” dhe “Babe Dudë Karbunara”; Leximë të perrallave të zgjedhura në kopshtin “Barrikada”; Lexime tregimesh me fëmije në shkollën “1 Maji” të përkthyera nga përkthyesi beratas z.Miltiadh Bode; Promovimi i librit kushtuar bandës frymore të qytetit te Beratit dhe historikut te saj, i autorit beratas z.Stavri Bobo; Promovimi i monografise historike “Shqiperia dhe Çështja e kufijve Shqiptaro-Grek” i autorit Shqiptar të emigruar herët në SH.B.A. Nuci Kota; Promovimi i ciklit të plotë të shkrimtarit të njohur Antoni Çehov, të sjelle në gjuhën Shqipe nga përkthyesi beratas z.Jorgji Doksani dhe të botuar nga një tjetër beratas, z.Xhevahir Lleshi i shtëpisë botuese “Uegen” Takimet e organizuara iu kushtuan prezantimit të kultures së shkruar me arritjet më të fundit të saj që mbajnë gjurmën e letrarëve të qytetit tonë.

Ato gjithashtu himnizuan aktin e leximit, si gur themeli i civilizimit dhe i progresit shoqëror. Bashkia e Beratit e përfaqesuar nga Kryetari z.Petrit Sinaj, Zv.Kryetarja znj. Teuta Mucogllava, Drejtori i Kultures në Bashki z.Renuard Mimani i mbeshteti rregullisht takimet duke percjelle mesazhe për afrimin e kategorive të ndryshme të komunitetit me librin dhe leximin. Nga DRKK-ja e Beratit, takimet u ndoqën dhe u asistuan nga Drejtori i saj z.Eugen Kallfa, specialistet znj. Eva Demaj dhe z.Milto Bibo.

 Interes dhe bashkepunim pati nga stafet e shkollave dhe kopshteve, mesuesit dhe edukatoret e talentuar znj. Yllka Ramaj, z.Fatbardh Dervishi, znj. Valentina Nasufi, znj. Aida Laska, z. Yzedin Hajdari, z.Sokol Ferro, znj. Anila Azizolli, znj. Entela Ramaj, znj. Entela Bendo etj. Aktivitetet u përcollen nga një numër i madh nxënësish, mësuesish, anëtarë të komunitetit, lexues, krijues, intelektualeë, miq të librit dhe të bibliotekës. Ato i shërbejnë forcimit të kohezionit shoqëror nëpërmjet rrugës së leximit dhe dashurisë për librin.

berat-2


Njeriu qe sfidon moshën

$
0
0

 Nga Fran Gjoka/Në një sentencë thuhet: “Pak rëndësi ka se nga vijnë diamantet, por sa kohë ata vezullojnë.” Kjo do t’i shkonte për shtat njërit nga njohësit më në zë të legjislacionit shqiptar, z. Fadil Kepi, i cili u lind në fshatin Prezë afër Tiranës 75 vjet më parë. Në fshatin e lindjes mbaroi shkollën 7 vjeçare dhe të mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pas mbarimit të Universitetit të Tiranës ka punuar në disa institucione e qendra pune me drejtues të njohur e të aftë, nga të cilët ka përfituar dhe është formuar si intelektual i zoti. Kështu, në shtator të vitit 1963, nisur nga rezultatet, u emërua asistent pedagog i statistikës në Fakultetin e Ekonomisë, ku jepnin mësim profesorët e nderuar Hekuran Mara, Vladimir Misja, Aristotel Pano, Fiqiri Sheri, autorë tekstesh e më vonë akademikë, ndërsa pas pak kohësh emrohet specialist në Drejtorinë Ekonomike të Ministrisë së Arsimit, Kulturës e Sporteve, ku punoi për rreth 10 vjet, duke kryer edhe detyrën si pedagog i jashtëm në fakultet. Ky fat e shoqëroi edhe në Ministrinë e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve, duke filluar nga Ministri i aftë, dinamik, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, Thoma Deliana, zëvendësit e tij të urtët dhe të mençurit Kadri Baboçi e Bedri Dedja, specialisti e komentatori i parë i futbollit tonë, Anton Mazreku, trajneri  i suksesshëm i ekipit kombëtar, Zyber Konçi, etj., nga të cilët Fadili thotë se ka përfituar shumë nga përvoja e tyre, stili dhe metoda e punës, ku ka punuar mbi 8 vjet.

    Meqenëse në ministri kishte filluar punë direkt pas përfundimit të mësimeve në Fakultet, sipas rregullave, specialisti i ri duhej të qarkullonte, për këtë arsye e emërojnë Drejtor të Bazës së Furnizimit për Arsimin, Kulturën dhe Sportin në qytetin e Durrësit, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të arsimit, kulturës dhe sportit, që tashmë i donte shpirtërisht. Por në vitet 1978-1988, transferohet përsëri dhe emërohet Drejtor i Institutit të Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve në Ministrinë e Financave, ku punon me ministër financierin e aftë e të njerëzishëm, Niko Gjyzari, më të cilin dha kontributin e tij për rritjen e ndjenjës së kursimit dhe depozitimin e mjeteve monetare në banka, në të cilat kishte siguri, ruhej me ligj sekreti i shumave, falë punës së tij të kualifikuar, për herë të parë u bë e mundur që lekët, pavarësisht se depozitoheshin në një rreth, në raste nevojash, mund t`i tërhiqje në të 26 rrethet e Republikës.

     Detyra qe kryente kërkonte angazhim dhe njohje nga masa, prandaj u bë i domosdoshëm bashkëpunimi me median. Paraqitet tek Radio Tirana, ku pritet mjaft mirë. Në saj të bashkëpunimit me Radio Tiranën, me gazetarët e talentuar, si: Agron Çobani, Alfons Gurashi, Lulzim Vejsiu etj., bënin emisione të shpeshta edhe për domosdoshmërinë e sigurimit të jetës gjatë udhëtimeve me tren, autobus, shtëpive private, bagëtive dhe kulturave bujqësore në ish kooperativat bujqësore për mbrojtjen e tyre nga faktorët atmosferikë të paparashikuara, si përmbytjet, zjarret, rrufetë, breshëri, rrëshqitja e tokës, shtrëngatat, etj. Në vitet 1988 deri 1996, përsëri e qarkullojnë me detyrë Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore të rrethit të Tiranës, ku fatmirësisht prapë kishte lidhje me sigurimet e organet e medias së shkruar dhe elektronike dhe përsëri me një bashkëpunim në një stad më të lartë me Radio-Televizionin Shqiptar, si një profesionist i vërtetë, tani për t`u shpjeguar shqiptarëve, brenda e jashtë vendit, përmbajtjen e ligjit të sigurimeve shoqërore, që ishte miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 01. 10. 1993, i cili pati shumë ndryshime me ligjin e mëparshëm, për kushtet dhe dokumentet që duheshin plotësuar për të përfituar pensione në Shqipëri edhe atyre që ishin në emigracion. Në vitet 1991, si rrjedhojë e ndryshimeve demokratike, shumë qendra pune, si minierat, kombinatet e tekstileve, SMT, ish kooperativat dhe ndërmarrjet bujqësore, etj., u mbyllën dhe duheshin pritur e sqaruar hallexhinjtë brenda e jashtë orarit për daljen në pension të plotë ose të pjesshëm, duke e vrarë mendjen ditë e natë që të sigurohej dokumentacioni i nevojshëm që asnjë të mos mbetej pa pension dhe përsëri këtu, specialistit të njohur i erdhi në ndihmë media e shkruar dhe elektronike, gazetari i mirënjohur i Radio Tiranës, Pirro Ruvina, me të cilin Prof. Fadili ka zhvilluar mbi 2 mijë emisione në Radiotelevizionin Shqiptar, TV Shkodër, Pogradec, Lushnjë, Kavajë, etj. dhe të gjithë televizionet e Tiranës, pa u lodhur, me një gatishmëri të admirueshme kohore dhe profesionale. Këtu duhen vënë në dukje edhe ndihma e pakursyer me anë të intervistave direkte të drejtuara nga zv/drejtoresha e Përgjithshme e Televizionit Shqiptar, Antoneta Malaj dhe gazetari i kompletuar i TVSH, Bajram Hoxha. Për problemet e pensioneve vazhdimisht ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë pothuaj në të gjitha gazetat, por duhet veçuar këtu revista “Mësuesi”, me të cilën është bashkëpunëtor prej 45 vjetësh dhe gazetën “Telegraf”, me të palodhurin dhe dashamirësin e pensionistëve, drejtorin  Engjëll Musai.

Prof. Fadil Kepi na bën me dije se aktualisht popullsi prezente në vendin tonë ka rreth 2,9 milionë banorë dhe 1,5 milionë janë në emigracion dhe nga këto ka rreth 600 mijë pensionistë, nga të cilët rreth ose mesatarisht çdo familje ka një pensionist dhe nga numri i përgjithshëm rreth 60 mijë janë pensione familjare për fëmijë që u kanë vdekur prindërit dhe 50 mijë invalidë të plotë e të pjesshëm. Çdo vit dalin në pension 16-18 mijë vetë, përfshi dhe emigrantët. Balzaku ka thënë: “Atë që duhet të dimë më shumë dhe të njohim më pak, janë ligjet”. Kjo sentencë e ka detyruar profesorin që, moralisht, mbështetur në legjislacionin e sigurimeve shoqërore në fuqi dhe përvojën e fituar si drejtues e zbatues i ligjit të pensioneve, të sqarojë në media dhe të shkruajë libra për t`u ardhur në ndihmë konkretisht shtresës së nderuar të pensionistëve, të cilët hasin problemet të shumta për saktësimin e viteve të punës në ato qendra pune që ata kanë punuar.

Prof. Fadilin edhe sot e kësaj dite e shqetëson fakti se nga mosnjohja me themel e legjislacionit, nga angazhimi i dobët dhe paaftësia e disa punonjësve, ka shumë sorollatje subjektive, që sjellin pakënaqësi, strese tek klientët, ulin padrejtësisht nivelin ekonomik të 60 e 65 vjeçarëve e të familjeve të tyre, të cilët një pjesë të pensionit e përdorin për barna mjekësore. Përmbledhja e fundit e “Legjislacionit të Sigurimeve Shoqërore”, botuar në vitin 2010, ka 610 faqe, ndërsa fjala “pension” ka 7 germa pra, mesatarisht një germe i takon 88 faqe shpjegime! A nuk janë shumë? Më tej prof. Fadili sqaron se të marrësh pension të plotë duhet të kesh 35 vjet punë të siguruara, kur nga statistikat e gjendjes civile mosha mesatare e gëzimit të pensionit është 25 vjet ose 10 vjet më pak dhe prapë të sorollatesh derë më derë për të drejtën tënde, kjo nuk mund të tolerohet. Këtu nuk dua të mohoj aspak punën që bëhet nga kolegët e mi të sigurimeve shoqërore, sidomos në drejtim të informatizimit të veprimeve, përballimit të punës voluminoze për rritjet e pensioneve që po bëhet, por duhet theksuar se ka mjaft mangësi në kuptimin e zbatimin e ligjit, vonesa në caktimin e pensioneve tej afateve të vendosura nga Këshilli Administrativ i ISSH etj., të cilat i lexojmë në gazeta, i shohim në televizione e në dyert e gjykatave si dhe të Avokatit të Popullit etj.

        Pikërisht këto e kanë detyruar prof. Fadilin t’i evidentojë këto mangësi, t`i analizojë e t’u japë përgjigje në median e shkruar e elektronike dhe të botojë deti tani 4 libra me karakter praktik për pensionet, mesatarisht me 150 faqe dhe në librin e fundit, me formatin e xhepit, me 100 faqe. Mbasi punoi rreth 7 vjet si Drejtor i Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, në maj të vitit 1996, kur ishte 55 vjeç, fitoi si deputet i Partisë Demokratike me rezultatin 68% në zonën e Prezës, vendin ku ka lindur dhe është rritur, legjislaturë, e cila, për arsyet që dihen, zgjati rreth 14 muaj deri në  fund të korrikut 1997, mbasi u bënë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe Profesori nuk e pati parë të arsyeshme të rikandidonte.

     Pas lënies së mandatit qe ftuar nga ish Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Mustafa Kërçuku të jetë pjesë e stafit të tij, me detyrën e Kryespecialistit për problemet e legjislacionit,  ku punoi rreth 3 vjet, pasi Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademiku Ylli Popa e këshilloi të konkurronte për detyrën e Shefit të Sektorit të Përgjithshëm në atë institucion, ku dha kontributin e tij deri në moshën 68 vjeçare. Tani është 75 vjeç, prind dhe gjysh nga vajza e djali  të dy të arsimuar e të suksesshëm në punë. Ai vazhdon të jetë studiues i rregullt, e gjen në Bibliotekën Kombëtare, ku studion jo vetëm ndryshimet në legjislacionin shqiptar, por dhe më gjerë. Çdo vit, me kërkesën e fakulteteve të ndryshme të vendit, udhëheq tema diplome të studentëve për problemet sociale, dëgjon me vëmendje mendimet e tyre për përsosjen e mëtejshme të legjislacionit dhe zgjidhjen e problemeve sociale, duke kërkuar më të mirën krahasuar me vendet e tjera më të zhvilluara perendimore. Prof.Fadil Kepi e njeh mirë dhe relaksin aktiv.Që në rininë e tij të hershme e ka patur shtëpinë në një mjedis të gjelber natyror,në Prezën e bukur malore,ku bënte e bën dhe sot shetitje të këndshme e ç´lodhëse që i dhurojnë kënaqësinë e freskinë e nevojshme.Shpesh ngjitet dhe në kalanë e Prezës. Pra,ai zgjedh shpesh relaksimin edhe në gjirin e natyrës,që vlerësohet si pushimi më i mirë i tij .Njerëzit e mëdhenj kanë gjetur gjithnjë forma relaksi interesante për të mbushur pushimet e vogla . Ai ,në sistemin e punës së tij, e ruan më kujdes të madh raportin talent – punë ,sepse udhëhiqet nga parimi i patundur se çdo gjë varet nga puna që bën njeriu.Kjo siç dihet ka shumë rëndësi ,ndaj Fadil Kepi mbetet një vizionar i talentuar dhe një studiues i palodhur ,që mbështet fort në trashëgiminë historike e kulturore të së kaluarës së Prezës ,jeton aktivisht kohën e tij dhe punon për të lënë një kontribut të suksesshëm në mbarë opinionin shqiptar e më gjërë. Si njeri me karakter të fortë,është optimist edhe pse mosha bën të vetën , nuk lejon të zhytet në pesimizëm , ka besim tek forca e tij e mendimit dhe e veprimit pozitiv,që e bën Fadil Kepin të palodhur në shërbim të njerëzve në nevojë.Këtu kujtojmë shpesh këshillën e tij:”Shpresa tek e mira ka selametin”. Pra, ai ka rritur shumë vlerat e sistemit të punës të këtij studiusi të financës me shpirt të pastër dhe me devotshmëri të lartë shkencore.

         -Kënaqem kur udhëtoj nëpër Shqipëri, – thotë profesori, -sepse shoh ndryshime të vazhdueshme, shtëpi, shkolla e qendra shëndetësore të reja me ujë e energji elektrike, që me liberalizimin e vizave jemi afruar shumë me fëmijët emigrantë, që numri i automjeteve, celularëve, pajisjeve elektronike, etj., sipas censusit të fundit të popullsisë është shtuar shumë në krahasim me regjistrimet e mëparshme. Një gjë është bindëse, që ne jetojmë më mirë se prindërit tanë dhe fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se ne dhe ky është suksesi i zhvillimit spiral të shoqërisë. Falë edukatës së prindërve të tij, Fadili është mësuar të punojë që në moshë të vogël, por dhe në shkollë e konvikte ku ka kaluar 8 vjet, mësues e edukatorë e kanë mësuar të jetë i zoti i vetes, të pastronin mjediset ku mësonin e jetonin, të gatuanin e hekurosnin. Prandaj mundohet të jetë korrekt profesori me motrën, vëllezërit, farefisin, shoqërinë e komshinjtë, por gjithnjë duke parë me kujdes edhe ndonjë gabim apo mangësi në jetën tij të përditshme me bindjen se për sa kohë të jetojë duhet ta korrigjojë veten.

       Nuk e harron kurrë vendlindjen e tij të dashur, njerëzit e saj të mrekullueshëm, Njësinë vendore të Prezës, e cila bën pjesë në Bashkinë e Tiranës, ka rreth 7. 000 banorë dhe përbëhet prej 7  fshatrash: Preza Kala, Gjec-Kodër, Fushë – Preza, Ahmetaqi, Palaqi, Ndërmejtas dhe Bregu i Shkozës. -Kryesisht janë banorë  autokton të fshatit,-thotë profesori,- por edhe një pjesë të ardhur nga rrethe e shtete të tjera, përfshi këtu dhe gjermanë, italianë, etj. Regjistrimi më i hershëm i popullsisë banuese në Prezë njihet viti 1703, ku pati pasur rreth 900 banorë. Është e përmendur për kalanë e saj, që sipas historianit italian Biemmi, më 26 janar 1445, është bërë  dasma e martesës së motrës së vogël të Skënderbeut, Mamicës, me Muzakë Topinë nga Petrela. Nusja nga Kalaja e Krujës, dhëndëri nga Kalaja e Petrelës ndërsa dasma u bë atje, në Kalanë e Prezës. Rast i vetëm në historinë e Shqipërisë dhe asaj botërore. Skënderbeu e pati zgjedhur Kalanë e Prezës për dasmën e të motrës jo vetëm për bukurinë natyrore të  saj, por meqenëse ishte kohë lufte, në radhë të parë për besën e bujarinë e prezgjanëve. Janë të shumta aktivitetet që organizohen edhe sot në këtë kala madhështore. Në vitin 2008, në këtë Kala, nga Televizioni Shqiptar është zhvilluar konkursi “Mis Shqipëria”, nga regjisori i mirënjohur Petri Bozo.

       Sipas dokumenteve, shkolla e parë shqipe në Prezë është hapur në vitin 1914 dhe mësuesi i parë i saj pati qenë Qazim Domi nga Shijaku. Aktualisht ka kopsht fëmijësh, disa shkolla 9 vjeçare, një shkollë të mesme, e cila mban emrin e ish drejtorit të shkollës në vitet 1937-1941 dhe Qendrën shëndetësore. Në këtë shkollë kanë mësuar Akademiku Bajram Preza dhe Profesor Zyhdi Dervishi dhe të tjerë bij të Prezës, që kanë përfaqësuar zonën në Kuvendin e Shqipërisë.  Mijëra nxënës, shumë nga të cilët kanë vazhduar studimet brenda e jashtë vendit me rezultate të shkëlqyera, diplomuar në profesione të ndryshme, punojnë këtu dhe në vende të tjera.

        -Para vitit 1914,-na thotë profesori,-në Prezë ka patur shkollë fetare, që ndryshe quhej “mejtep”, ku mësohej edhe gjuha turke. Prifti, arkeologu, shkrimtari i nderuar me titullin “Nder i Kombit”, At Shtjefën Gjeçovi, lindur në fshatin Kryezi të Pukës, mbasi e ka vizituar Prezën, në librin e tij “Besë dhe Dashni”, në vitin 1902, para 114 vjetësh, ka shkruar: “Preza ose Tirana e vogël, ta përtërinë jetën, rreshtat e pemëve dhe bukuria e natyrës t’i merr mentë e të verbon nga sytë. Në Prezë sheh gjithnur pemësh, bimësh dhe lulesh”. Këngëtarja e re, Olta Boka, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, vajza e këngëtarit Reshit Boka, është mbesë nga fisi i nderuar prezgjan Mesiti. Artisti prezgjan, Veli Caka, i cili i bie disa veglave muzikore, ka marrë pjesë në disa festivale folklorike të Gjirokastrës dhe është nderuar me çmime bashkë me Abdyl Kepin. Sipas Historianëve, Marin Barleti dhe Fan Noli, në qytezën e Prezës ka jetuar fisi i Parthinëve. Më vonë e ka marrë emrin Mazakene, ndërsa në regjistrimin e parë të popullsisë dhe pasurisë që është bërë nga Turqit në vitet 1431-1432, Preza figuron me emrin “Presa”. Puna dhe aktiviteti human i prof. Fadil Kepit ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e masës së gjerë, por edhe të krijuesve popullorë. Ja si e shpreh në vargje punën dhe aktivitetin e tij në gazetën “Telegraf”  gazetari i njohur Kristo Mërtiri: “Kjo kumurije e lalës,/ Zërin ku e gjeti,/ Ja fali në Prezë,/ Vetë Fadil Kepi./ Tek ky burrë i mençur,/ Me themele Preze,/ Falen hallexhinjtë,/ Marrin rreze shprese,/ Falen gazetarët,/ Me një barrë shkollë,/ Kurrë nuk thotë, “U lodha”,/Se është mendjehollë…”. Profesori human, njerëzori, i papërsëritëshmi, Fadil Kepi, tani mbush 75 vjeç, por është ende i ri, i fortë, gjithnjë në shërbim të njerëzve në nevojë, megjithëse do të ishte dinjitoze nga organet shtetërore që të shoqërohej ky 75 vjetor me një dekoratë vlerësuese për gjithë punën dhe zellin e këtij njeriu të talentuar në fushën e legjislacionit,duke i dhënë çmimin e lartë “Qytetar Nderi i Prezës” dhe nga Presidenti i Republikës  “Mjeshtër i Madh i Punës”. Shpresojmë…

Ndryshon festivali në RTSH, në garë vetëm të rinj për në Eurosong

$
0
0

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar këtë vit ka premtuar surpriza. Nisur nga dita e djeshme kur janë bërë të njohur konkurentën, lista e këngëve pjesëmarrëse e që rihet re një ndryshim i madh.

Jemi mësuar që në festivalin e fundit, të shihnim këngëtarët e artistët më në zë, më të njohurit por kjo traditë vit  pas viti ka ndryshuar shumë. Sot këtë festival e shohin si një mundësi të mirë për të shkelur dhe në Festivalin Europian të Këngës, talentet e reja.

Këtv vit, referuar dhe listës, emra të afirmuar të skenës mungojnë teksa një shumicë dërrmuese e përbëjnë artistët e rinj në moshë, kryesisht të dalur nga spektaklet e talentëve.

Nga 24 këngë konkuruese në edicionin e 55-të, në numër të madh spikasin edhe artistë nga Kosova si: Flaka Krelani, Linda Halimi, Neki Emra, Yll Limani, Xuxi, Edona Vatoci, Albulena Jashari e Festina Mejzini.

Më poshtë lista e plotë e artistëve shoqëruar me tekstshkruesit dhe kompozitorët e këngëve.

Albulena Jashari

“Fjalët ia lë zemrës”

Muzika: Marsela Çibukaj, Briz Musaraj

Teksti: Gerald Xhari

 

Classic BOYS

“Dashuria për jetën”

Muzika: Endri Sina

Teksti: Saimir Braho

 

Dilan Reka

“Mos harro”

Muzika: Edmond Zhulali

Teksti: Agim Doçi

 

Edea Demaliaj

“Besoj në ëndrra”

Muzika: Fabian Asllani

Teksti: Edea Demaliaj

Edona Vatoci

“Mirëmëngjës”

Muzika: Edona Vatoci

Teksti: Edona Vatoci

 

Elson Braha

“Edhe një herë”

Muzika: Adrian Hila

Teksti: Pandi Laço

 

Erlind Zeraliu

“Dhimbja e gëzimit”

Muzika: Vasil Tole

Teksti: Fatos Arapi

 

Fabiola Agalliu & Agnesa

Çavolli

“Shkon e vjen”

Muzika: Sokol Marsi

Teksti: Fabiola Agalliu

 

Festina Mejzini

“Atje lart”

Muzika: Eriona Rushiti

Teksti: Eriona Rushiti

 

Flaka Krelani

“S’dua t’flas”

Muzika: Qëndrim Krelani

Teksti: Qëndrim Krelani

 

Franc Koruni

“Macka”

Muzika: Franc Koruni

Teksti: Franc Koruni

 

Genc Salihu

“Këtu”

Muzika: Genc Salihu

Teksti: Genc Salihu

 

Lindita Halimi

“World”

Muzika: Klodian Qafoku

Teksti: Gerald Xhari

 

Linda Rukaj

“Vija e lumit”

Muzika: Linda Rukaj

Teksti: Linda Rukaj

 

Lorela

“Me ty”

Muzika: Alban Kondi

Teksti: Turjan Hyska

 

LYNX

“Sot”

Muzika: LYNX

Teksti: LYNX

 

Luka & Serxhio Hajdini

“Koha plaket”

Muzika: Serxhio Hajdini

Teksti: Luka Hajdini

 

Neki Emra “Dashuri dhe urrejtje”

Muzika: Neki Emra

Teksti: Albatros Rexha

 

Orges Toce “Shi diamantësh”

Muzika: Orges Toçe

Teksti: Orges Toçe

 

Rezarta Smaja

“Pse prite gjatë”

Muzika: Xhevdet Gashi

Teksti: Arsim Bujaku

 

Tiri

“Më zgjo”

Muzika: Enis Mullaj

Teksti: Sokol Marsi

 

Yll Limani

“Shiu”

Muzika: Yll Limani, Ilirjana Blakaj

Teksti: Yll Limani, Ilirjana Blakaj

 

XUXI

“Metropol”

Muzika: Genti Lako

Teksti: Ana Gramo

 

Xhesika Polo

“Eva jam unë”

Muzika: Marko Polo

Teksti: Alex Seitaj

Kaon Serjani boton “Qelia e lirisë”, romani i parë i një shkrimtari premtues për letërsinë shqipe

$
0
0

 Të shumtë janë ata që provojnë të shkruajnë e të botojnë libra në ditët e sotme, por shumë pak ndodh të godasin që me librin e parë. Kaon Serjani është njëri prej tyre. Ai sapo ka hedhur në treg romanin e tij të parë ‘Qelia e Lirisë’, i cili po ecën mjaft mirë dhe po pëlqehet nga lexuesit dhe njerëzit e letrave. Në një intervistë për  “Tirana Observer” Serjani rrëfen dashurinë  për letërsinë që kur ishte gjimnazsit; çfarë e frymëzoi për të shkruar një roman,  pse  zgjodhi një subjekt  shqiptaro-kosovar për këtë libër; mesazhi që kërkon të përcjellë me romanin e tij; dhe domethënia intriguese që mbart titulli ‘Qelia e Lirisë’…

Me një stil të ngjashëm me Dostojevskin, autor të cilin edhe e preferon, Kaon Serjani ka një mënyrë të veçantë të  rrëfyeri, të thellë, zhbiruese, spontane, me detaje e grimca humori,  që të bëjnë ta shfletosh librin me një frymë. Shumëkush nga ne mund të gjej veten në personazhet e romanit, janë karaktere që ngjasojnë të gjallë, që lidhen tërësisht me realitetin shqiptar, histori që përtej fantazisë së Kaonit, mund ti ndeshim në çdo ditë të jetës sonë…

Ky libër me një subjekt mjaft interesant tashmë do të mund ti shtohet pa diskutim  bibliotekës suaj. ‘Qelia e Lirisë’ do të prezantohet gjithashtu për lexuesit edhe në Panairin e Librit që do të mbahet pas pak ditësh në Tiranë.

 

Kaon, sapo keni botuar romanin tuaj të parë në Shtëpinë Botuese Dudaj, me titull “Qelia e lirisë”. Ku e gjetët frymëzimin për të shkruar këtë libër?

 Në fakt, ideja për të shkruar një libër ka qenë në mendjen time prej disa vitesh. Më rrotulloheshin disa tema në mendje, por nuk ishin të zhanrit letrar. Mendimi për të provuar të shkruaj një roman ishte vetëm disa ditë para se të nisja këtë libër. Mbase u bënë disa rastësi bashkë. Momenti i parë ishte Tetor 2014. Pak ditë pasi ishte ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri për shkak të dronit me banderolën “AUTOKTONUS” qëu valvit nga Ballist Morina mbi Stadiumin e Beogradit. U bë shkak një top dhe një flamur që të ngacmohej prushi i urrejtjes. Përmasat mediatike që mori ngjarja tregoi për ne shqiptarët se sa e vështirë është të shërohet dhimbja që ka shkaktuar gjenocidi dhe diskriminimi shekullor. Kjo atmosferë që u krijua shtroi rrugën për librin, por ende nuk kisha marrë një vendim për ta shkruar. Disa ditë më pas ndodhi një vrasje tragjike në kryeqytet, ku vdiqën katër vetë. Prindi i atij që kishte bërë krimin, bëri një deklaratë publike, e cila mua m’u duk e pazakontë për realitetin shqiptar. “Çfarëdo që ka bërë, ai mbetet djali im,”tha prindi i helmuar dhe dërrmuar emocionalisht. Në atë moment më erdhi në mendje imazhi i një pikture shumë të famshme të Rembrandit dhe ndërtova të gjithë fabulën e romanit.Kështu që, e thënë shkurt, frymëzimi për librin më erdhi pasi pash një ndeshje futbolli dhe një lajm kronike.( Qesh) Nga këto dy të dhëna, lexuesi mund ta kuptoj se fabula e librit është tërësisht shqiptare dhe shume aktuale.

 Që në faqet e para mësojmë se ju ia dedikoni këtë libër familjes suaj, bashkëshortes dhe fëmijëve? Çfarë roli ka luajtur familja në shkrimin e këtij  libri?

 11 vite më parë, kur sapo isha fejuar, i tregova të fejuarës sime atëhere, (gruaja ime tani), një fletore me poezi që kisha shkruar në gjimnaz. Sigurisht brenda kishte edhe një motiv për të shitur mend.Ishte sikur t’i thoja:“Shiko se unë kam dell poeti” apo“Je fejuar me djalin e duhur” (qesh). Po e shikoja me vëmendje kur ajo filloi të lexonte dhe njëkohësisht filloi të përveshte buzët dhe të puliste sytë. E kuptova që nuk po i pëlqenin. Kur ma dha fletoren në dorë, e mora pa bërë asnjë koment. Shkova nga dhoma tjetër, aty ku ishte oxhaku i ndezur dhe i ndoqa me sy fletët tek morën flakë derisa u bënë hi. Ajo e mori vesh  2-3 vite më vonë që unë i dogja poezitë atë natë. Ju e kuptoni që më shumë sesa sedra ime, ajo ndjenjë ishte simptoma e një të dashuruari, i cili është gati t’i thotë të bardhës të zezë nëse e dashura do të thoshte ashtu. Në fakt, Danjela (bashkëshortja) vazhdon të ketë gjykim të fortë dhe të prerë dhe ende ia marr për bazë mendimin, po nuk i djeg më dorëshkrimet. Kur i tregova subjektin që më erdhi në kokë atë mbrëmje, 11 vite më vonë nga djegia e poezive, në vend të përveshjes se buzëve dhe pulitjes së syve pash një buzëqeshje të plotë në fytyrën e saj. Kjo u kthye në inkurajimin e parë të madh për mua që duhet të shkruaja këtë histori. Atë natë shkruajta rreshtat e parë të romanit. Sigurisht, librin ua dedikoj bashkëshortes dhe femijëve edhe për arsyen se me të vërtetë iu kam munguar në shumë prej mbrëmjeve kur më duhet të merresha me skalitjen e personazheve apo me rrjedhën e ngjarjeve.

 “Qelia e lirisë”, një titull mjaft tërheqës, por edhe paradoksal. Si ështe e mundur të ketë ‘qeli’ liria?

Sa herë kur bashkërenditen dy antonime përftohet një figurë letrare që quhet oksimoron.  Kjo fjalë vjen nga greqishtja dhe ka kuptimin i luajtur mendsh. Edhe titulli i librit ta jep këtë ndjesi kur e lexon: “Mos ke luajtur mendsh. Si mund të ketë ‘qeli’ liria?” mund të thotë dikush natyrshëm. Kjo është nje antitezë e një lloji të veçantë. Bashkimi i të kundërtave në këtë rast sjell një kuptim të ri. E kam zgjedhur këtë titull sepse besoj se aty qëndron edhe çështja kryesore e librit. Jeta e personazhit kryesor, e cila është një studente, jo thjesht vërtitet mes qelisë dhe lirisë, por qelia e lirisë kthehet në një destinacion shpirtërorr në udhëtimin e saj, nga ku ajo duhet të gjej forcën dhe rrugën për të dalë. Mund ta lexosh edhe literalisht librin. Zgjedhjet e saj e çojnë në një izolim fizik, në një qeli burgu. Por aty ështe edhe qelia tjetër, në të cilën e çon mënyra se si ajo e kupton të drejtën e saj për të ushtruar lirinë e zgjedhjes apo lirinë për të ndjekur ëndrrat dhe lumturinë e saj.  Libri trajton pyetje ekzistenciale rreth lirisë individuale. Nuancat e kësaj teme lexuesi pa dyshim i ka ndeshur në librat klasikë të letërsisë botërore Zonja Bovari, Ana Karenina apo Krim dhe Ndëshkim, por unë përpiqem t’a risjell temën e lirisë me personazhe shqiptarë dhe me një kontekst problematik siç është marrdhënia delikate, e vështirë, dhe e pashëruar shqiptaro-serbe.

 Çfarë do të gjejë lexuesi në libër?

 E thënë shkurt, por pa prishur kureshtjen, lexuesi do të gjej jetën e një studenteje të lindur në Kosovë, dhe të rritur në Tiranë, e cila përballet me këto tre gjera: një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë.

Në qendër të librit është një familje nga Kosova që jeton në Tiranë…me problemet e së tashmes dhe të së shkuarës…Pse zgjodhët pikërisht këtë subjekt, për librin tuaj të parë. Ju lidh diçka me Kosovën, apo me atë periudhë për të cilën flet libri? 

 Në shtator të vitit 1998, kur në gjithë Kosovën po ndodhnin masakrat më të tmerrshme të gjenocidit të Milloshevishit, unë isha 14 vjeç. Sapo kisha nisur shkollën e mesme në Gjirokastër. Palestra e shkollës Pedagogjike u mbush me familje kosovare. Pjesa dërrmuese e tyre ishin gra dhe femijë. Me është ngulitur në memorie fytyra e një fëmije,duhet të ketë qenë 8 ose 10 vjeç, me flokë të verdhë, me quka në fytyrë, i cili më shikonte në dritë të syrit. Dukej i drobitur dhe i paushqyer mirë. Shikimi i tij sikur më pyeste “pse jam këtu,larg shtëpisë sime?” Të jem i sinqertë, as unë nuk e kuptoja mirë se çfarë po ndodhte me të vërtetë në Kosovë në atë periudhë. Media nuk ishte kaq e avancuar sa tani. Kishte vetëm një televizion që përcillte informacione, Televizioni Publik Shqiptar.Më vonë i kuptova edhe më shumë përmasat e tragjedisë, kur pash dokumentarë dhe lexova dëshmi, por kjo skenë e përballjes më atë fëmijë dhe gjendja e atyre familjeve, nuk më është shqitur nga mendja asnjëherë. Ky fragment nga koha e adoleshencës sime është një nga lidhjet e mia të para me Kosovën dhe me dramën e shqiptarëve atje. Tani më lidhin shumë më shumë gjëra. Pas shumë vizitash në Prishtinë, kam takuar shumë  studentë dhe kam bërë mjaft miq, disa prej të cilëve tani i kam edhe kolegë.Për shkak të këtyre lidhjeve që përmenda, m’a kanë bërë  më të lehtë të ndërtoja një kontekst shqiptaro-serb në libër.

 A ka nota autobiografike ky libër, apo personazhe real brenda tij?

 Ka vetëm një personazh për të cilin jam frymëzuar nga dikush që unë e kam mik. Ka shumë të përbashkëta mes personazhit dhe mikut tim, por dy janë ngjashmëritë thelbësore. Të dy janë të verbër dhe të dy janë shpresëplotë.  Këto ditë, ai sapo ka filluar të lexojë librin (ia lexon e shoqja) dhe më tha: “Albani jam unë apo jo?”. Alban quhet personazhi në libër.

Sigurisht që je ti ai që ka krijuar dhe iu ka dhënë jetë të gjithë personazheve në libër, por na trego pak, me cilin prej tyre je më i lidhur?

Mendoj se jam i lidhur me të gjithë personazhet, por mbase kam një ndjesi më të veçantë me ata që vuajnë më shumë. Problemi është se në libër ka më shumë se një personazh që kalon në shumë peripeci. Përveç Shqipes, janë edhe Fadili, Albani apo plaku Llazar. Mbase për këtë të fundit ruaj pak më shumë dhembshuri, sepse ai ka një fund shumë tragjik. Pavarsisht se rrjedha e jetës se tij është fryt i fantazisë sime, më dhimbset për shkak se e gjej shumë real në shoqërinë shqiptare dhe nuk mundesha ta përshkruaja dot ndryshe.

U bë disa javë që libri ka dalë në treg. A keni mundur të merrni përshtypjet e para, si nga lexues të thjeshtë ashtu edhe nga kritikë letrarë?

Deri tani kryesisht librin e kanë marrë miq të mi dhe përshtypjet kanë qenë shumë pozitive. Disa prej tyre, madje kanë ardhur edhe me sygjerime se si do kishin dashur ata të rridhnin ngjarjet në një vëllim të dytë. Kjo më ka inkurajuar pa masë për faktin se më tregon se sa shumë janë përfshirë ata me personazhet dhe ndodhitë e librit.  Nga njerëz të letrave do të veçoja përshtypjet e z.Petrit Ruka;  Prof.dr Gjovalin Shkurtaj,dhe znj. Rudina Çupi, të cilët më kanë dhënë vlerësime pozitive dhe fjalë të bukura që unë realisht  si prisja. 

Libri yt i parë në prozë,po me poezinë sa je i lidhur?

Nuk shkruaj shumë poezi. Edhe atëhere kur e bëj, e bëj për qej fdhe jo për ta publikuar si vepër letrare. Mbase më vonë ndryshoj mendim.

Cili është shkrimtari dhe libri yt i preferuar?

Dostojevski pa asnjë dyshim.  Eshte mjeshtër i përshkrimit të botës së brendshme të personazheve. Nga shkrimtarët shqiptarë nuk po them autorin, por librin, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Ç’mendim keni për marrrjen e çmimit Nobel në letërsi nga një muzikant, siç është Bob Dilan?

Nuk e njoh mirë historinë e nobelave, por kam përshtypjen se është laureati i parë që njihet më shumë si këngetar sesa si njeri i letrave. Gjithësesi Nobeli i mbetet letërsisë, sepse Bob Dilan e merr çmimin për mjeshtërinë e fjalës në tekstet që ka shkruar. Dhe nuk ka shkruar pak. Motivimi i çmimit ishte edhe popullaretiteti i këngëve të tij, që në këtë rast shikohen edhe si shumë ndikuese tek disa gjenerata. Jam i gëzuar për diçka. Ky çmim i jep vlerë këngës. Shpresoj që kjo do t’i bëj tekstshkruesit e këngëve të jenë më të përgjegjshëm, sidomos ata shqiptarë. Ky nobel tregoi se puna, e atyre që përleshen dhe mundohen me fjalën para se ta këndojnë, shpërblehet.Sapo e dëgjova emrin e Bob Dilanit, me erdhi në mend një këngë e tij që kisha menduar ta kisha në libër. Në fakt është një kapitull që kam hequr gjatë redaktimit. Nuk ishte teksti i kengës, por ishte koncepti i saj. “You gona serve somebody” “Ti do t’i shërbesh dikujt”.  Kur flitet për shërbim, nënkuptohet mungesa e lirisë. Thelbi i mendimit tim në atë kapitull ishte se njeriu ka lirinë të zgjedhë kujt t’i shërbejë, por nuk është i lirë të zgjedhë të mos i shërbejë askujt. P.sh. Ne ose do t’i shërbejmë drejtësisë ose padrejtësisë, por nuk mund të qëndrojmë neutral. Këtë ide e ka edhe kënga e tij, sidomos në refren: “Ti ke për t’i shëbryer dikujt,  Ti ke për t’i shëbryer dikujt, Mund të jetë djalli ose Zoti,  Por ti ke për ti’ shërbyer dikujt.  Kapitulli që vendosa të mos e përfshijë në libër, ishte një përsiatje mbi poezinë e Bob Dilanit. Por nuk jam pishman. E kam thënë atë që dua të them në kapitujt e tjerë.

 Së shpejti po afron dhe Panairi i Librit Tirana 2016, a do të jeni pjesëmarrës?

 Patjetër që do të jem. Tek stenda e Shtëpisë Botuese Dudaj.Përveçëse të takoj lexues të rinj të mundshëm, jam shumë kurioz të takoj njerëz që tashmë e kanë lexuar librin dhe të marr përshtypjet e tyre.

 Do të kemi në duar libra të tjerë nga Kaon Serjani në të ardhmen? 

Në të ardhmen e largët nuk e di. Tani për tani nuk kam ndonjë plan. Ka momente që më ngacmon ndonjë ide, por nuk më ka bindur asnjë. Do duhet të jetë një ide e shkëlqyer, përndryshe nuk do e merrja mundimin. Intervistoi/ E.Duraj

Kanë thënë për autorin:       

 Prof.dr Gjovalin Shkurtaj: “Qelia e lirisë” nuk të lë të kuptosh se është ‘krijesa’ e parë e autorit

“Ndonëse është i pari në radhën  krijimtarisë së Kaonit, romani “Qelia e lirisë” ka formësim, gjuhë e stil që nuk lë shteg ta kuptonim se është krijesa e parë e tij në këtë gjini.  Kaoni ka zotërim të sigurt të frenave  të “kalit të betejës”. Ai i është qasur prozës së gjatë, sepse e ndien se ka me se ta mbjellë atë arë të gjerë; ka edhe shkathtësinë e frazës dhe të një sintakse të organizuar e të krahishtuar jo si rishtar,  dhe kjo është me shumë rëndësi.”

 Petrit Ruka: Kaon Serjani ka hyrë në letërsinë shqipe me romanin e tij të parë

“Kaon Serjani e pagëzon ambicien e tij për të hyrë në letërsinë shqipe me romanin e tij të parë “Qelia e lirisë” dhe ia del mbanë që në sprovën e parë të jetë i talentuar, joshës, origjinal, i thellë dhe tepër premtues. Një histori e bukur jete, me një rrëfim mbresëlënës nga ato ngjarje që janë rreth nesh dhe ku pikëtakohemi çdo ditë, me këto karaktere të ndërtuar mjeshtërisht dhe këtë stil mjaft tërheqës, ku lexuesi ndihet bashkautor me përjetimet e tij faqe më faqe të romanit. Nuk të mbetet veçse të zgjedhësh urimin tënd për këtë kënaqësi që të jep libri i tij i parë dhe t’i urosh mirëseardhjen në këtë mision kaq të mundimshëm e fisnik.”

Rudina Çupi: Një roman me arkitekturë të detajuar; ekuilibruar dhe të pejkur

Leximi i një vepre në dorëshkrim të jep gjithnjë një ndjesi të veçantë dhe të vyer, por duke mos parë fotografinë e autorit në paskopertinë, të bën të gjykosh ndryshe për të:  nga përshkrimi që të përfshin e të tërheq, nga arkitektura e detajuar dhe e ekuilibruar e romanit, nga pjekuria në portretizimin shpirtëror të personazheve dhe nga mesazhi human dhe delikat që përcjell… të gjitha  këto më çuan të mendoj gabimisht se ky nuk ishte libri i parë i autorit dhe se ky i fundit ishte më “i moçëm” nga sa është. Por besoj se kjo pjekuri dhe përkryerja në stil, në kompozim dhe  në mesazh përbëjnë një hap të sigurt për të hyrë në mendjen e lexuesit e për të mbetur gjatë aty.

Fituesja e Çmimit të Bashkimit Europian për letërsinë, vjen në shqip

$
0
0

Fituesja e Çmimit të Bashkimit Europian për letërsinë në vitin 2009, MILA PAVIÇEVIÇ, tashmë vjen dhe në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese IDK ka hedhur në qarkullim librin, “Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera”.

 Ky libër i është botuar për herë të parë në Kroaci në vitin 2006, është fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2009. Përfshin trembëdhjetë rrëfime, që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është vërtet e vështirë të bësh dallimin mes ç’është reale e ç’është e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës. Me një fjalë, është një libër i bukur që i drejtohet sigurisht fëmijëve, por që mund të lexohet dhe nga një publik i rritur.

 Mila Paviçeviç e lindur në vitin 1988 është një shkrimtare kroate. E lindur dhe e rritur në Dubrovnik, studioi në universitetin e Zagrebit për Gjuhë dhe Letërsi greke.

 Aktive në të shkruar që në moshë të vogël, ajo është fituese e Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë (2009) për librin ‘Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera’.

SKEDA E LIBRIT

Titulli: Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera

Autori: Mila Paviçeviç

Përkthyes: Virgjil Muçi

Numri i faqeve: 50 fq

Çmimi: 400 lekë

Botues: Botimet IDK

ISBN: 978-9928-136-41-1

PJESE NGA LIBRI

Qyteti  ligatinë

 Njëherë e njëkohë sikur të kishit marrë udhën e të kalonit shtatë livadhe në drejtim të veriut, do të shihnit se, si e qysh, dielli ndërron ngjyrë pas çdo hapi të hedhur dhe merr një jeshile të errët. Në vendin ku kryqëzohen livadhi i shtatë me të tetin të zinte syri një ferrishte jo fort të madhe. Në atë vend dikur kishte pas qenë Qyteti Ligatinë. Quhej “Ligatinë” ngase banorët e kishin ngritur mbi një moçal dhe qyteti kishte marrë ngjyrën e blertë të moçalishtes.

Banorët e tij ishin sirenat dhe karkalecat, të cilët qenë mjaft të pakënaqur ngase në këtë vend ishte vazhdimisht ditë. Si karkalecat ashtu dhe sirenat strukeshin në hijet e shtëpive për të marrë një sy gjumë, por edhe kur flinin nuk mund të ëndërronin sepse drita ishte tepër e fortë dhe, kësisoj, karkalecat s’mund të kërcenin dhe sirenat të fluturonin.

Më e bukura ndër sirenat ishte një sirenë që ia thoshin emrin Java. Jetonte në një pus të vjetër e të braktisur në rrethinat e qytetit, pikërisht në vendin ku fillonte ligatina. Java ishte guximtare e madhe. Ligatina ishte vend i rrezikshëm. “Natën” prej saj dilnin ca krijesa të çuditshme të gjelbra – Thonjtë, të cilët, siç thoshin karkalecët, zotëronin fuqi magjike. Thonjtë ishin jashtëzakonisht të këqinj ngase qenë të shëmtuar, por jo fatkeq, duke qenë se nuk u hynin në punë ëndrrat për të notuar e bredhur në ligatinë.

Një natë përvëluese Javën nuk e zinte gjumi, kështu që u ul dhe u rrek të ëndërronte. Ndërkohë prej ligatinës dolën e u shfaqën Thonjtë më të shëmtuar. Javës nuk i bëri tërr syri, ndonëse nuk i erdhi mirë kur ato krijesa me dymbëdhjetë palë sy ia ngulën sytë. Mbasi u panë një copë herë të mirë sy më sy, Thonjtë i thanë se çfarë donin prej saj. Dëshironin flatrat. Në këmbim i dhanë fjalën se do t’i kthenin ëndërrimet Qytetit Ligatinë – atyre vetë nuk u hynin në punë.

Java e vrau mendjen dhe, tekefundit, siç ngjet në kësi rastesh, vendosi. Thonjtë u bënë me flatra, ndërsa ajo u bë – njeri. Dhe të gjithë sa qenë ëndërruan e u gëzuan përngaherë. Pothuajse të gjithë. Java ishte më e lumtura nga të gjithë – vasha e vetme në Qytetin Ligatinë. Kurrëmë s’ia kish ënda të fluturonte. Por as Thonjtë nuk fluturuan dot, sepse flatrat nuk iu erdhën pas trupit. Ka të ngjarë ngase qenë mjaft rondokopër.

Çmimi “Vangjush Gambeta”, Unioni i Gazetarëve shpall fituesin më 11 nëntor

$
0
0

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka njoftuar hapjen e konkursit të përvitshëm “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike, duke caktuar datën 11 nëntor si ditën e ndarjes së çmimeve.

Juria e Konkursit “Vangjush Gambeta”-2016 “u bën  thirrje të gjithë gazetarëve të interesuar për tu pjesëmarrë në të nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ti paraqesin materialet pranë selisë së Unionit të Gazetarëve (selia e Institutit Shqiptar të Medias), ose nëpërmjet adresës elektronike unioniigazetareve@gmail.com. Brenda datës 08 nëntor 2016, Juria do të mblidhet për të shqyrtuar materialet, ndaj përsërisim thirrjen për të respektuar dorëzimin e tyre brenda kësaj date”.

SHPALLJE E KONKURSIT “VANGJUSH GAMBETA” 2016

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI ka shpallur konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2016”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti nga gazetarë ekonomik nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie do të ndahen edhe:

–  Dy çmime “Karriera”

–  Dy çmime “Raportimi më i mirë i vitit” 

 – Një çmim “Gazetari i vitit” 

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), ose në adresën unioniigazetareve@gmail.com, brenda datës 5 nëntor 2016. Njoftimin zyrtar e keni me attachment. Shpallja e çmimeve do të bëhet në datën 11 Nëntor 2016 në ora 11.00 në ” Tirana International Hotel “

 

5 misteret që Mehmet Shehu mori me vete ne varr

$
0
0

Cilat janë të fshehtat e ish-kryeministrit që u gjet i vdekur në dhomën e tij

Ish-kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, Mehmet Shehu, është një nga figurat më potenciale të sistemit diktatorial në Shqipëri, pasi drejtoi vendin për afro 30 vjet si kryeministër, u gjet i vdekur në dhomën e tij, më 18 dhjetor të vitit 1981. Ky por edhe mistere të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e këtij njeriu shteti, do të jenë në qendër të rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur” të “Tirana Observer”. Që nga vdekja e tij e deri tek marrëdhëniet e me Enver Hoxhën, ekzekutimi i shumë shokëve të tyre gjatë qeverisjes, por edhe qëllimet e tij për të rrëzuar Sekretarin e Parë të Partisë nga pushteti, duke u lidhur me agjenturat e huaja.

1- Pa dyshim misteri më i madh që lidhet me figurën e Mehmet Shehut, ka të bëjë me atë nëse ai është vetëvrarë apo e kanë vrarë?

Vetëvrasje apo vrasje, ajo e Mehmet Shehut? Është një nga dilemat më të mëdha që ka shoqëruar opinionin mediatik gjatë gjithë periudhës së ardhjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Janë thënë e ç’nuk janë thënë lidhur me vdekjen e kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. Fakte e kundrafakte kanë sjellë në dritë të reja dhe mistere, të cilat edhe pse kanë qenë të shumta, nuk kanë arritur ende të tregojnë me saktësi nëse ishte një vetëflijim apo një ekzekutimi tipit mafioz, ai i Mehmet Shehut. Po t’iu referohesh të gjithë të dhënave të sjella deri më sot, të rezulton se ishte një vetëvrasje, por që motivet kanë shumë mangësi në sqarimin e tyre. Letra që atij iu gjet në dhomën e tij është një fakt kokëfortë, i cili tregon se Mehmeti kishte vendosur të largohej nga kjo jetë me një dëshpërim të thellë. Deri më tani është thënë që fejesa e djalit të tij me një vajzë e cila vinte nga një familje jo e denjë politikisht, ishte arsye kryesore e vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Në një mbledhje të datës 17 dhjetor të vitit 1981, Mehmeti ishte kritikuar rëndë nga shokët e Byrosë. Enver Hoxha ishte ai i pari që iu kundërvu njeriut më të afërt të tij për një periudhë thuajse tridhjetëvjeçare. Në atë mbledhje u bë një mori kritikash për kryeministrin. Ai kritikohej për shkelje të vijës së Partisë dhe se veprimet e tij të kohëve të fundit ishin të nxituara dhe duhej që t’i bëhej patjetër vërejtje. Të gjithë në atë mbledhje kishin qenë kundër tij. Ndryshe nga herët e tjera, anëtarët e Byrosë Politike ishin në garë se kush ta sulmonte më parë. Sipas byroistëve të asaj kohe, Mehmeti po bënte pazarllëk me imperialistët dhe kishte zbutur luftën e klasave. Po kush ishin këta byroistë që kritikonin njeriun thuajse më të fuqishëm të vendit deri në atë kohë, duke parë që shëndeti i Enver Hoxhës ishte drejt degradimit pas disa sëmundjeve të njëpasnjëshme që ai kishte kaluar. Në atë mbledhje diskutuan Lenka Çuko, Simon Stefani, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Rita Marko e të tjerë, që kryeministri iu kishte dhënë dorë të ngjiteshin deri aty ku ishin në ato momente. Deri më tani mund të thuash që Mehmet Shehu ka vrarë veten pikërisht nga mospranimi i kritikave që do t’i bënin kryeministrit këta byroistë. Ana tjetër e medaljes është dhe një ekzekutim eventual i tipit mafioz, që jo rrallëherë e kishte praktikuar Enver Hoxha. Kjo ka më pak të dhëna, siç është veshja e kryeministrit me rrobat e shtëpisë. Po ashtu, në favor të ekzekutimit të tij është dhe autokritika e tij që do të lexonte të nesërmen në Byronë Politike. Atëherë pse duhet ta shkruante ai këtë nëse kishte vendosur të vetëflijohej?

Mehmet Shehu, Nikita Hrushov dhe Enver Hoxha

Mehmet Shehu, Nikita Hrushov dhe Enver Hoxha

2- A ka qenë një poliagjent siç u deklamua pas vdekjes së Mehmet Shehut? Për çfarë e takoi Mehmet Shehu kryeministrin francez, Shaban Delmaz dhe pse kërcënoi shoqëruesit e tij me burg, në rast se dekonspironin këtë takim të fshehtë?

Në periudhën komunizmit, në vitet 1945-1990, ishe apo nuk ishe agjent, kjo nuk varej shumë prej asaj çka ishe në të vërtetë, po prej asaj nëse Sigurimi kishte arritur të siguronte ndonjë provë kundër teje. Kështu me ish-kryeministrin e vendit për afro tridhjetë vjet po punohej të gjendeshin prova kundër tij si pro perëndimor, që ishte e ndaluar rreptësisht në atë kohë. Pas kritikave që iu bënë pas vdekjes, iu gjetën disa lidhje kinse ishin me qëllim rrëzimin e pushtetit nga duart e Enver Hoxhës dhe vendosjen e një liberalizmi më të madh të jetës, ku pluripartitizmi do të ishte baza e shtetit të së ardhmes në optikën e Mehmet Shehut. Në një vizitë që kishte bërë në Francë, në një klinikë të këtij vendi, Mehmeti kishte kërkuar që të kishte një takim jo protokollar “tète à tète” me kryeministrin francez, Shaban Delmaz, por me një konditë, që “ky takim të mos dekonspirohej në mass-mediumet” dhe se përgjegjësia e atyre që do ta dekonspironin sekretin do të ishte e madhe, deri në burg”. Ishte një shprehje identike si ajo e dikurshme, kur realizoi takimin me Josif Broz Titon dhe Randolf Çurçillin, në anijen “Kuin Elisabet”, ku ai do të vinte para përgjegjësisë Llambi Peçinin, në rast se do të dekonspironte takimin me ta. Për kryeministrin francez kishte kritika në shtyp për jetën e tij të lirë private, si dhe për linjën proamerikane të politikës së tij, që konsiderohej pak a shumë si largim nga politika tradicionale e De Golit, për të ruajtur identitetin e linjës që po ravijëzohej si në Francë dhe në Gjermani, e ashtuquajtura “Ost-Politik”, e cila mori konturime të qarta, sidomos pas daljes së Francës nga NATO. Brenda dy ditësh u mor konfirmimi nga kryeministri francez dhe u caktua dita dhe ora e takimit. Ky takim u realizua, por u dekonspirua shpejt dhe, ditën e nesërme, agjencitë kryesore të lajmeve dhanë njoftimet me komente politike, sipas interesave të tyre, të cilat bënin interpretime nga më të ndryshmet. Ky takim u mor vesh dhe nga Enver Hoxha, dhe në diskutimet që u bënë në Byro kundër Mehmet Shehut iu përmend dhe ky fakt, si një moment ku tregohej lidhja e kryeministrit me imperialistët dhe aleatët e tyre. Kjo ngjarje ndodhi pikërisht në kohën kur zbulimi i jashtëm shqiptar kishte mjaft informacione nga burime të veprimtarisë së fshehtë, si në radhët e emigracionit politik, ashtu dhe në radhët e diplomacisë së fshehtë, për një aktivitet të shtuar të disa zbulimeve të huaja që po riaktivizonin si agjenturën e vjetër, ashtu edhe atë të rekrutuar nga subjektet tona, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, me detyrë kryesore ndryshimin e regjimit të Hoxhës. Sipas tyre, kjo do të arrihej me anë të veprimtarisë agjenturore me një pikësynim sintezë: Në pamundësi për të bërë përmbysje, t’i shkohej opinionit për liberalizimin e tij për krijimin e një sistemi, që të qëndronte midis sistemit vetadministrues liberal jugosllav dhe socializmit suedez. Nga ana e saj, diplomacia e fshehtë shqiptare po bënte përpjekje për hapje në Perëndim, veprimtari e cila u sigurua qysh në fillim nga fqinjët tanë, gjë që vërtetohet nga dokumentet e arkivës së Departamentit të Shtetit Amerikan, si dhe nga aktiviteti konkret i shërbimeve të fshehta të tyre të dokumentuara në arkivat tona. Në këtë kontekst politik dhe agjenturor zhvillohet dhe takimi i M.Shehut me kryeministrin francez, i cili pati jehonë të madhe, si dhe interesim të skajshëm nga fqinjët tanë, si dhe nga agjentura dhe politika e shtetit sovjetik.

Enver-Hoxha-Mehmet-Shehu

3-Cili ishte plani i Mehmetit për të helmuar Enver Hoxhën?

Është një mister shumë i madh që do të duhet një periudhë e gjatë për të vërtetuar një plan të tillë të ish-kryeministrit të vendit në periudhën 1953-1981. Një letër që është publikuar në shtypin periodik të kohëve të fundit, ka treguar se si një udhëheqës i lartë me kodin M 008 do të helmonte diktatorin komunist, Enver Hoxha. Kjo ka ngelur më tepër në kuadrin e spekulimit dhe nuk dihet me saktësi, nëse Mehmeti e donte vdekjen e Enverit dhe a ka pasur ai synim që të ishte pasuesi i Enver Hoxhës në periudhën që ai do të rrëzohej nga pushteti.

4-A pati ndikim Mehmet Shehu në eliminimin e shumë figurave të sistemit diktatorial? Si e zuri vendin e Koçi Xoxes?

Konfliktet në Byronë Politike të KQ nuk do të kishin të sosur. Në vazhdën e përplasjeve brenda Partisë Komuniste Shqiptare, këtë herë radhën për të qenë përballë togave të zeza të asaj kohe, e kishte Koçi Xoxe, një nga themeluesit e PKSH-së. I deleguari i Grupit Komunist të Korçës, që së bashku me të atin vuri gjthçka kishte në shërbim të Lëvizjes Komuniste e Luftës Çlirimtare, i duhej të përballej me akuzën e rëndë të “veprimtarisë armiqësore”. Më të devotshmit në goditjen e tij, ishin Mehmet Shehu dhe hetuesi Bedri Spahiu, të cilët nuk do të linin gjë pa thënë për ish-drejtuesin e Sigurimit të Shtetit dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Dëshmitarët e asaj kohe tregojnë për një klimë mbytëse që ishte krijuar nga qëndrimet e ashpra të Sigurimit të Shtetit, aq sa njerëzit ishin shumë të frikësuar nga ky shërbim famëkeq, për veprimtarinë e të cilit, kishte dijeni Enver Hoxha. Përkrahësit e Hoxhës këtë herë gjetën rastin të godasin fort, madje, në këtë pikë duke e ditur se do të kishin mbështetjen e këtij të fundit. Në kohën që Ministria e Brendshme ishte në duart e Xoxes, në të vërtetë kryente disa survejime të funksionarëve të Partisë, por të gjitha këto kishin marrë edhe miratimin e Enverit, pasi ky i fundit luante me dy porta. Madje, edhe fjalimin që Koçi Xoxe mbajti në dhjetor të vitit 1947, me rastin e hapjes së Shkollës së Partisë, ku ai trajton marrëdhëniet me Jugosllavinë, për të cilin u akuzua si projugosllav, e kishte parë dhe miratuar më parë Enveri. Koçi Xoxe pranoi se kishte bërë survejimin e Mehmet Shehut, pasi kishte informacion se tek ai shkonte Sejfulla Malëshova dhe këtë e kishte realizuar pas Vendimit të Byrosë.

Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu

5-A ka vepruar kundër interesave të popullit të tij?

Duke i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, në mënyrë retrospektive duhet të bëheshin analizat shkencore të ngjarjeve, sidomos të diplomacisë dhe shërbimit të fshehtë, të mbushura jo vetëm me informacione, por edhe me dizinformime të tipit makjavelist. Gjithashtu, shtrohet pyetja tjetër: A ishte Shqipëria aq e pasur me kontribute e intelektualë të shquar, sa t’i sakrifikojmë ata me pa të drejtë për shkak të bindjeve, të mendimeve të kundërta? Kështu ia vlen që të bëhet edhe një vlerësim. Ai duhet të nisë nga një varg informacionesh, jo nga ato të pakonfirmuara, por nga burime të vërteta, e të pavarura. Sipas historianëve të periudhës dihet që Mehmeti ishte promotor i luftës së klasave, që në kushtet dhe rrethanat e kohës konsiderohej, “parimor, i prerë në vendime dhe i papajtueshëm me gabimet dhe fajet, për të cilat ai ishte i pari që kërkonte dënime të rrepta”. Sipas vajzës së tij më vonë ai nisi të mendonte për çka kishte bërë dhe madje ndjente keqardhje për to. Kuptoi gjithashtu se si e kishte përdorur Enver Hoxha në eliminimet e mëparshme. Por, atëherë ishte tepër vonë pasi edhe ai ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Hoxhës, i cili mundi ta mbyllë kapitullin “Shehu” më 18 dhjetor 1981./Tirana Observer/

Fakte mbi gjyqin

17 dhjetor 1981 – Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike kritikojnë dhe dënojnë me vendosmëri aktin e fejesës së djalit të Mehmetit me një vajzë që vinte nga një familje e papërshtatshme politikisht.

17 dhjetor 1981 – Rreth mbrëmjes, Mehmet Shehu kërkon të takojë Enver Hoxhën, por refuzohet nga ky i fundit me preteksin se kishte njerëz për darkë.

17 dhjetor 1981 – Para mesnate, Mehmet Shehu futet në studion e tij për të shkruar autokritikën që do të mbante të nesërmen në Byronë Politike.

01:30 e mëngjesit të 18 dhjetorit 1981 – Mehmet Shehu ishte akoma zgjuar dhe duke shkruar autokritikën e tij në studio. Kjo sipas dëshmisë së djalit të tij.

18 dhjetor 1981 – Gjendet nga familjarët trupi i pajetë i Mehmet Shehut, sipas specialistëve të asaj kohe, ai ishte vetëvrarë në orët e para të mëngjesit me pistoletën e tij. 34 vite kanë kaluar nga vdekja e ish-kryeministrit dhe ende nuk është saktësuar nëse ishte një vetëvrasje apo një ekzekutim i tipit mafioz.

Jetëshkrimi

Emri: Mehmet

Mbiemri: Shehu

Vendlindje: Çorrush, Mallakastër

1948-1953 – Pas shkarkimit të Koçi Xoxes dhe pushkatimit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme u vendos Mehmet Shehu.

1953-1981 – Pas postit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili i shërbeu si trampolinë, Mehmet Shehu u bë kryeministri i Shqipërisë, duke qëndruar më tepër nga të gjithë në atë post.

1936 – Ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Spanjës dhe sipas Hoxhës, pas thyerjes së Luftës Antifashiste shkoi në një kamp refugjatësh në Francë, ku ndenji tre vjet.

Në mars 1943, Mehmet Shehu shprehu shenja pakënaqësie, sepse në Konferencën e Parë të Vendit në Labinot, u zgjodh vetëm kandidat i Komitetit Qendror.

Në maj të vitit 1944, përsëri Shehu u shfaq i pakënaqur, pasi edhe në Kongresin e Përmetit atij nuk iu dha grada gjeneral si disa të tjerëve.

40 vjet me radhë, Mehmet Shehu qëndroi në funksione të larta shtetërore, ku kulmin e arriti duke u bërë kryeministër i vendit

Sot është ditëlindja e Bilal Xhaferrit, por në Shqipëri nuk u kujtua kush

$
0
0

Nga Ilir Seci/Sot është datëlindja e shkrimtarit Bilal Xhaferri, u lind më 2 nëntor 1935 në Ninat, Konispol. Kur ishte vetëm 8 vjeç i vdes e ama, kur ishte 10 vjeç regjimi komunist i pushkaton babën. I mbetur jetim, Bilal Xhaferri largohet nga vendlindja dhe rritet më shumë vështirësi, shkollën 7-vjeçare e mbaron natën në Sukth, Durrës.

Autodidakt Bilal Xhaferri nis e shkruan duke arritur të botojë në gazeta të kohës…

Në vitin 1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, libër që pati sukses ndër lexues në mbarë vendin, por nga ana tjetër xhelozi ndër drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, ku ja bënë benë… Poeti dhe prozatori i talentuar detyrohet të arratiset nga Shqipëria dhe mbërrin në Çikago, SHBA, ku vdiq më 14 tetor 1986, në rrethana misterioze…

…Për bashkëvendasit e mi nga Tropoja : -“A e dini se kur punonte në ndërmarrjen rruga-ura, Bilal Xhaferri, për një periudhë kohe ka punuar në Tropojë!? Ka punuar në rrugën Bajram Curri-Fierzë dhe pikërisht në këtë kohë viziton Kalanë mbi 3 mijë vjeçare të Rosujes, ku frymëzohet të shkruajë një nga veprat e tij që trajton njërën nga kryengritjet e Batove…

Bashkëngjitur me këtë post një poezi të Bilal Xhaferrit:

Natë Çame

Ndali çapin kopeja e ulqve
Në errësirën e thinjur me flokë bore.
Ndali çapin pranë staneve të heshtura
Kopeja e egër e pyjeve çame.
S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima,
Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët.
Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar,
Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopeja
Nëpër shtigjet e reve baret e vetmuar.
Ndali çapin kopeja e ulqve
Dhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe.

Ku ini ju çobenë me gunat e bardha?
Ku i kini delet që blegërinin kullotave?
Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana?
Ku i kini qent e staneve që ulurinin si luanë?
Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër?
Ku janë që t’u tregojnë me çatallet e hekurt
Se si në shesh të luftës luftohet për jetën?

Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë,
vetëm dallga rreh parreshtur shkëmbenjtë kryeulur
Dhe jehona e saj e gjerë nëpër natën joniane
Përzihet me ulurimen e ulqve të uritur.


16 vjet pa regjisorin dhe aktorin Petrit Llanaj

$
0
0
16 vjet pa regjisorin dhe aktorin Petrit Llanaj. Petrit Llanaj, regjisori dhe aktori i njohur shqiptar, autori i dhjetëra filmave, gjeniu i filmit artistik shqiptar. Llanaj famën e arriti me filmat e tij të sukseshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenjë shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj.
Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj. Llanaj gjithmonë do të kujtohet nga miqtë e tij, jo vetëm si një regjior e aktor i sukseshëm, por edhe si njeriu me botë të madhe, që nuk reshti asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë. Në filmat e tij gjithmonë është paraqitur energjik, i fuqishëm, i gjallë, si dhe ka ditur gjithmonë ti transmetojë emocion për publikun.
petrit-llanaj2Ai njihej gjithashtu për forcën interpretative, po ashtu edhe për atë krijuese. Firmën e Petrit Llanajt, si aktor dhe si regjisor e mbajnë shumë filma të tjerë artistikë. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Eshtë regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj. Ai lindi në Vlorë, në një familje me tradita të larta patriotike, morale e shoqërore.
Kujtimi për të do të jetë shumë i madh dhe i paharrueshëm, është një shembull shumë i madh për artistët, të cilët janë në hapat e tyre të para. Viti 1997 ishte viti i tmerrit; shumë njerëzve u mori jetën pa arsye. Regjisori dhe aktori Petrit Llanaj vdiq në vitin 2000, por shkak ishte viti 1997, pasi në këtë vit ai mori një goditje në kokë. Kjo goditje i solli shqetësime dhe gradualisht në vitin 2000 ndërroi jetë.

BBC: “Vendi më tolerant në botë” (FOTO)

$
0
0

“Papa Françesku e ka vlerësuar këtë komb të vogël ballkanik për tolerancën fetare të dukshme, duke thënë se Shqipëria duhet të shërbejë si një shembull për botën”. Një reportazh i fundit i BBC, nis me këtë frazë e cila vë në pah, tolerancën fetare dhe sidomos në qytetin edhe për të cilën gazetari i BBC, është fryëmzuar për të ofruar lexuesve në mbarë globin, një artikull të magjishëm.

“Kisha dëgjuar zërin e tij tashmë disa herë duke i bërë jehonë nëpër rrugët dredha-dredha dhe rrugica të Beratit, një qytet i vogël në Shqipëri”,- janë fjalët me të cilat gazetari përshkruan një shtetas nga Berati, i cili ka një histori.

Ai është fotografia e vërtetë e një myslimani të devotshëm por unë jam i befasuar për të mësuar se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. “Unë kam qenë i krishterë”,- shpjegoi Buba dhe për vite me rradhë ka ndjekur këtë rrugë.  “Në fund, kam fituar debatin, por procesi më bëri për të bërë pyetje në lidhje me bindjet e mia. Përgjigjet e dhëna nga Islami, ishim me shumë kuptim për mua, kështu që unë u konvertova”, tha ai.

 

Edhe pse zgjedhja për tu kthyer mund të duket si e habitshme, realiteti është se Shqipëria ka qenë prej kohësh një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

Artikulli vecon edhe se, “Fetë mbizotëruese janë Islami dhe Krishtërimi, ku myslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën”.

Shkrimi ka edhe vizitën në vitin 2014 të Papa Françeskut, i cili vlerësoi vendin për tolerancën e dukshme fetar, duke thënë se kjo duhet të shërbejë si një shembull për botën. Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa Françesku vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “ky është veçanërisht rasti kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste, dhe ku dallimet fetare janë duke u shtrembëruar”.

 

Buba, personazhi që rrëfen harmoninë për BBC, preh edhe periudhën ku feja ka qenë e ndaluar. Duke iu referuar periudhës mes viteve 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist nga diktatori Enver Hoxha.

Gjatë regjimit, Shqipëria u bë një shtet i plotë i izoluar nga bota e jashtme. Në vitin 1967, Hoxha forcoi kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë, duke deklaruar Albania shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuar nga ushtria dhe u shkatërruar ose u kthyen në kinema ose në sallat valle.

Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston ne Shqiperi, ai solli shembullin e fundit të Malbardh, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale myslimane ngriti fonde për të rindërtuar kishën katolike të fshatit, e cila kishte qenë prishur me të tjerët gjatë sundimit të Hoxhës.

Përshtatur pjesërisht: Redjon Shtylla

Per te lexuar materialin e plote, KLIKONI

DESHMITE/ 28 prej 38 martirëve të fesë katolike nuk kanë varr

$
0
0

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës. Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisonit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një puntatë që u shndërrua në homazh për klerikët martirë në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre.

Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër, At Mario Imperatori, një organizatorët e kësaj ceremonie Dom Mark Shtjefni si dhe studiuesit Parçel Hila dhe Dorian Koçi, sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unikale që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirëve, një ishte gjerman, një polak dhe një italian. Edhe në insertin special të emisionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër. At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit. Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinë e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bën me të eksperimente si një kavie.

Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një gropë fekalesh. E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: “Rroftë Krishti mbret. I falim armiqtë tanë!”.

“Netët e leximit të dramës shqipe”, ne edicionin e III

$
0
0

Nga dje deri në datën 28 Dhjetor 2016 Teatri Kombëtar organizon mbledhjen e materialit dramatik për edicionin e III-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”.

TK njofton se janë të ftuar të gjithë dramaturgët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë të paraqesin veprat e tyre brenda këtij harku kohor, duke sjellë 2 kopje të printuara të veprës dramatike dhe një kopje në variantin elektronik.

Në këtë edicion janë të papranueshme veprat dramatike të cilat janë paraqitur në dy edicionet e mëparshme, me përjashtim të rasteve kur vepra në fjalë paraqitet dhe mbrohet nga një konceptim i mirëfilltë regjisorial.

“Secili autor ka të drejtën e prezantimit me vetëm një vepër dramatike. Dy shtyllat kryesore për seleksionimin përfundimtar janë: Vepra e shkruar dhe garancia regjisoriale”, njofton TK, duke shtuar se të drejtën për të hyrë në fazën e parë të seleksionimit e kanë edhe ato vepra të traditës apo bashkëkohore shqiptare, të cilat vijnë si propozim i regjisorëve që nëpërmjet trajtimit të tyre regjisorial mendojnë se arrijnë parametrat e duhura për skenën dhe publikun e Teatrit Kombëtar.

“Në rastin kur vepra dhe arsyetimi regjisorial kalojnë fazën e parë të seleksionimit, regjisori vetë, me ndihmën e stafit dhe trupës së Teatrit Kombëtar realizon leximin në publik të veprës”, thotw zyra e shtypit tw Teatrit Kombwtar. Edicioni i III-të i “Netët e leximit të dramës shqipe” në fazën përfundimtare, atë të leximit, do të shtrihet në një hark kohor 6-mujor, Janar-Qershor 2017.

Teatri Kombëtar do të marr përsipër paraqitjen e 1 ose 2 veprave të lexuara gjatë muajve të lartë përmendur. Kjo për arsye të përfshirjes së aktivitetit brenda periudhës së sezonit artistik dhe për të krijuar një hapwsirë kohore të nevojshme nga leximi në lexim. Në fund, bëhet me dije se Slogani i Teatrit Kombëtar për sezonin 2017-2018 nëse cilësia e veprave të paraqitura do të përmbushë kërkesat artistike që kërkon skena më e madhe teatrore shqiptare do të jetë: “Sezoni i dramës shqiptare në TK”.

/GSh/

“Tiff” shfaq filmin e Kosovës në Oscar, për ata që tradhtuan luftën

$
0
0

Ka nisur mbrëmë Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, TIFF. Ky edicion u hap me filmin “Home Sweet Home” të Faton Bajraktarit, film i përzgjedhur për konkurim në kategorinë BEST FOREIGN LANGUAGE FILM në Oscars 2017. Filmi debutues i Faton Bajraktarit – ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi ka në kast aktorët e njohur Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi.

Ai e pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary. Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

Ndërkaq, TIFF këtë vit shfaq 23 filma të regjisorëve shqiptarë. Nga Shqipëria janë përzgjedhur në konkurrencë zyrtare 11 filma, nga Kosova 10, ndërsa regjisorët shqiptarë nga Maqedonia prezantohen me vetëm dy filma, bëhet e ditur në bazë të listës së publikuar nga bashkëthemeluesi dhe drejtori i festivalit, Agron Domi.

Ky edicion, i 14-i me radhë shënoi një numër rekord prej 1400 aplikimesh nga 120 vende të botës të cilët kanë pasur mundësinë të aplikojnë online në përjashtim të filmave shqiptarë. Prej kësaj konkurrence mjaftë të lartë janë përzgjedhur për të marr pjesë 225 filma.

Prej tyre 160 filma do të jenë në konkurrim në kategoritë: “Feature Film Competition”, “Short Film Competition”, “In Albanian Film Competition”, “Student Film Competition”, “Video Art” ndërsa 60 filma të tjerë të shkurtër e të gjatë do të shfaqen në kuadër të dy programeve speciale “Fokus”dedikuar kineastit të njohur Abbas Kiarostami, që u nda nga jeta vetëm tre muaj më parë.

Programi tjetër special “Panorama” do t’i dedikohet mjeshtrit të madh italian Ettore Scola. Të gjithë filmat që do të shfaqen në TIFF 2016 janë premiera kombëtare e disa prej tyre edhe premiera rajonale, europiane e botërore. Sivjet për herë të parë do të organizohet në Tiranë TIFForum në bashkëpunim me Torino Film Lab, një aktivitet rajonal për të nxitur prodhimin kinematografik në Shqipëri dhe bashkëprodhimet në rajon.

Janë përzgjedhur 8 projekte filmike nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi që do t’i nënshtrohen ekspertizës së doktorëve të njohur në Europë që ka sugjeruar Torino Film Lab dhe distributorëve të pranishëm, që do të bëjnë të mundur realizimin me sukses të këtyre projekteve rajonale.

Shtatë juri ndërkombëtare të formuara nga regjisorë, skenaristë, producentë, distributorë, kritikë filmi, gazetarë, midis tyre edhe Visar Morina, Jamie Donoghue, Naser Shatrolli do të vlerësojnë 160 filma në konkurrim për çmimet. Festivali mbahet në datat 3 – 11 nëntor 2016 në Tiranë.

/GSh/

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live