Nga Nestor Kraja*
Stina koncertore e TOB po realizohet në qytetet kryesore të vendit dhe kjo është një gjë që duhet të përshëndetet me forcë, si respekt për popullin tonë artdashës. Kishte 40 vite që elbasanasit nuk shihnin një opera dhe shumë vite që shkodranët nuk kishin patur mundësi të ndiqnin atë gjini për të cilën u hodhën të parët për ta krijuar edhe në Shqipëri. Redaksia e “Opusalb.com”, duke mos patur mundësi të ndiqte shfaqjet, pasi biletat ishin shitur shumë ditë më parë, mori këtë intervistë nga sopranoja e mirënjohur Ramona Tullumani.
Violeta, në perën “La Traviata” është roli që dua më shumë dhe prej vitesh e interpretoj me shumë dëshirë e dashuri. Interpretimin e parë e kam bërë në vitin 2010 në Teatrin e Operas së Tiranës dhe më pas në shumë skena të huaja, në Itali e Bullgari. Ishte një kënaqësai e madhe interpretimi përpara publikut të Shkodrës i kësaj vepre të Verdit. Në një teatër dhe publik të mrekullueshëm, unë dhe këngëtarët besoj se dhamë dhe morëm shumë emocione. Shkodra një qytet artdashës na mirëpriti dhe ne i jemi ende borxhlinj kësaj qendre të kulturës. Muzika e kompozuar nga Verdi, në interpretimin e orkestrës sonë të mrekullueshme, si dhe loja e zëri i këngëtarëve lirikë të Teatrit të Operas dhe Baletit ndërtuan një ansambël të bukur dhe të shijshëm. Duartrokitjet e zjarrta dhe të zgjatura të publikut shkodran në Teatrin “Migjeni” janë shpërthimi më i bukur që kemi marrë. Jehona e dashurisë dhe respektit të atyre duartrokitjeve ende më ndjek edhe në ditët pas shfaqjes”.
*Pedagog i Kompozicionit dhe Historisë së Muzikës në Universitetin e Arteve Tiranë