Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Akuza se filmat shqiptarë janë të rrezikshëm?! “Shpërthen” regjisori i njohur

$
0
0

Debati i fundit në kinematografinë shqiptare, lidhur me filmat e periudhës para demokracisë, se janë të rrezikshëm, ka sjellë një reagim të fortë nga Piro Milkani. Në një intervistë regjisori e kineasti që qëndron pas realizimeve si “Militanti”, “Besa e Kuqe”, “Një shoqe nga fshati”, “Ballë për ballë”, “Shembja e idhujve”, “Zonja nga qyteti”, “Çifti i lumtur”, “Shtigje lufte”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, folet për optikën e re me të cilën filmat shihen dhe gjykohen.

Z.Milkani, si e keni parë propozimin për ndalimin e disa filmave e shfaqjen e disa të tjerëve me sqarim paraprak?

Duhet të keni vënë re që kineastët që nuk janë pak, që kanë kontribuar në realizimin e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, kanë qëndruar në heshtje. Dhe kjo, jo për arsye frike, por se na duket një polemikë e tepërt për t’u diskutuar. Në kuptimin që sot jetojmë në një epokë të informacionit të jashtëzakonshëm të çdo gjëje dhe kemi në dorë në pult – kur të duam e hapim dhe e mbyllim.

A janë kaq të rrezikshëm filmat shqiptarë?

Unë nuk e di a u bë mirë a u bë keq, por kur botohet sot në Shqipëri, Mein Kamph i Hitlerit në një kohë që në Gjermani është i ndaluar e këtu kemi pse të diskutojmë, a janë kaq të rrezikshëm filmat shqiptarë? Mua më duket se është një debat i ekzagjeruar me gjithë respektin që kam për ata që në ndryshim nga ne, se ne nuk jemi njelloj, pë rata të përndjekur që kanë vuajtur shumë rëndë kohën e regjimit komunist.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>