Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Lindita publikon “World”, një zë unik e një klip futuristik shkon në Eurovizion (VIDEO)

$
0
0

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin Europian të Këngës, Lindita Halimi, i ka dhënë fund pritjes, duke suprizuar me publikim e versionit zyrtar të këngës shqiptare, ku shfaqet me një zë unik dhe pamje futuristike.

Videoklipi zyrtar i këngës “World”, tashmë gjendet në platformën Youtube të faqes zyrtare të Eurovizionit. Edhe pse në festivalin e fundvitit në RTSH, teksti u këndua në shqip por në versionin zyrtar është në gjuhën angleze dhe kjo gjë pritesh, pasi vetë Lindita e ka thënë se kënga do këndohet në anglisht.

Muzika është një kompozim nga mjeshtri Klodian Qafoku dhe me tekst nga Gerald Xhari, ndërsa regjisori i klipit është Kleidi Eski.

Një videoklip ndryshe, i krijuar me detaje e që lidhet me tekstin e përshtatur në gjuhën angleze mjeshtërisht nga vetë Lindita. I ndërtuan me teknologjinë e fundit, Lindita aty jep mesazhe për një botë në luftë, që ecën me ritme të shpejta dhe që po përjeton një shkatërrim.

Në një postim të menjëhershëm në facebook pas publkimit të klipit, Lindita shkruan se:”Unë do të doja që ju të gjithë të vini në “botë” time”.

Ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj ekipit,e siç e ka cilësuar, është arritur një punë mahnitëse. “Ne kemi kaq shumë dashuri në këtë projekt dhe mbështetjen tuaj. Kjo do të thotë shumë për mua dhe ekipin”,- thotë Lindita. Festivali Europian këtë vit mbahet në Kiev të Ukrahinës në muajin Maj.

R.Shtylla


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>