Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Dritëro Agolli, iku po mbetet…

$
0
0

Dhe Dritëro Agolli ishte një Shqiponjë që fluturoi dhe vdiq në fluturim…      

*Ka Shqiponja që fluturojnë,

Dhe vdesin duke fluturuar,

Ka Korba që plehrave rrëmojnë,

Dhe  ngordhin të harruar…

   Nga Agim Jazaj

Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar, njeriun e skalitur dhe të selitur: Dritëro Agolli. Ai është larguar nga bota e të gjallëve, por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë.

Të gjallë dhe të vlefshëm për racën shqiptare dhe jo vetëm atë e ka bërë, lënë dhe do ta mbajë në Altarin e Përjetësisë; Vepra e tij publike, publicistike, poezia, fjala shëruese, vizioni frymëzues, parashikues dhe udhërrëfyes përgjatë gjithë jetës së tij të gjallë, edhe duke qenë i vdekur do të mbetet një shembull frymëzimi, në memorien e kombit.

Në personazhin e tij, të shenjës “Peshorja” ishin mpiksur në mënyrën më perfekte, njeriu njerëzor, krijuesi model, qytetari i qytetëruar, politikani rebel, atdhetari i flakët… Ai që ndjente dhimbjen e të tjerëve në shpirtin e tij, ai që shëronte plagët me fjalë dhe me angazhim.

Ai që ia merrte këngës devolliçe, nga Menkulasi, dhe nga Labëri, nga Tropoja, Skrapari, Shkodra, Kruja, nga Kosova, Gostivari, Ulqini, Presheva… Ai shqiptar i shqiptarisë, model që po e kërkojmë me pishë ne raca shqiptare.

Kemi pasur fatin, në kohën djaloshare, kur i madhërishmi Dritëro ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë të merrnim “OK” prej tij, si TALENT i pozuar në shtypin e kohës, për të marrë viston e shkollimit dhe kualifikimit….

Kemi pasur raste fatlume të flasim në podiume dhe të shtrëngojmë dorën, të trokasim gotën e rakisë me poetin e pavdekshëm Dritëro Agolli. Ai është nga ajo plejadë, e cila mbetet e gjallë edhe kur ka vdekur dhe jo si pjesa tjetër që rezultojnë të vdekur edhe kur janë të gjallë. Ai parashikonte dhe paralajmëronte katastrofën. I thoshte bukës bukë, dhe kurrë të zezës të bardhe. Ai kurrë nuk ishte dhe nuk jetoi si puthador i politikës, por si një shërbëtor i populli, i vendit, përgjatë jetës së tij.

Sekuencat filmike të ritransmetuara këto ditë, të viteve, ‘90- në Kongresin e 10-të, të fundit të PPSH, kur poeti, politikani i pa mposhtur, klithi me të madhe dhe doli nga rreshtat në sallën e kongresit, edhe përpara turmave, çakejve, të marrëve, në unisonin konformist. Foli hapur e pa iu dridhur qerpiku për katastrofën që kishte pushtuar vendin nga politika e dështuar. Nga ata që ulërinin në ato çaste kundër tij, ndoshta dje kanë qenë dhe të penduar, hipokritë, sa dhe të fëlliqur…

 Ndonëse i rrethuar nga klithmat e të marrëve, ai nuk u mposht. Fliste me Forcën e Arsyes, i vetmuar, por jo vetëm, jo me Arsyen e forcës!

Botën e kanë zhvilluar të diturit dhe jo të marrët.

Ajo Lukuni në atë sallë, përpara mëse 27 viteve, vallë si ndihen sot, shfaqen ende nëpër salla e kudo edhe sot ditën me diell kundër zërave, Kundër Korifenjve, përkrah Lakejve!…

        Dritëro Agolli iku, po mbetet…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>