Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Loer Kume, shkrimtari që “refuzoi” Amerikën dhe zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri

$
0
0

“Ky vend nuk bëhet”, është shprehja tipike që dëgjon rëndom, sa herë njerëz të lodhur nga realiteti në vend, shohin të vetmen rrugëdalje largimin nga Shqipëria.

E ndërsa debati është ende i nxehtë pas largimit nga Shqipëria të tenorit Agim Hushi dhe kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi, “Tirana Today” sjell një histori krejt ndryshe.

Personazhi i kësaj jave i rubrikës “Njerëz” është Loer Kume, një shkrimtar, i cili 3 vjet më parë fitoi Lotarinë Amerikane dhe u vendos përballë zgjedhjes për t’u larguar nga Shqipëria e për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vënë përballë dilemës, në një nga momentet më kyçe të jetës së tij, Loeri vendos të qëndrojë edhe që të ndërtojë biznesin e tij në fushën e stomatologjisë që prej kohësh ëndërronte.

Kume rrëfen në “Njerëz” çfarë e nxiti të aplikonte Lotarinë Amerikane, por mbi të gjitha çfarë e mbajti në Shqipëri. Sot, i bindur në zgjedhjen e tij, Loer Kume shpreson që librat e tij të frymëzojnë sadopak edhe njerëz të tjerë të zhgënjyer si ai dikur, që të përpiqen ta ndryshojnë Shqipërinë.

Krijimi i tij më i fundit “Histori e shkurtër e rrëmujës” tregon pikërisht se si një djalë i suksesshëm, kthehet në Shqipëri për të vënë në zbatim tezën e tij në fushën e drejtësisë, me dëshirën për të kontribuar për vendin e tij.
“Vendi jemi ne, nëse ne ndryshojmë, edhe vendi mundet”, shprehet Loer Kume, i cili sot nuk mund ta thotë me bindje se vendimi për të mos shkuar në SHBA, ishte ai i duhuri. Por, është padyshim, vendimi që ai i beson me gjithë forcën e shpirtit.


Tomas Strakosha, intervistë për median italiane, zbulon emrin e komedianit të preferuar

$
0
0

Tomas Strakosha, futbollisti i talentuar shqiptar që luan me ekipin e Lazios në Itali ka dhënë një intervistë për median italiane.

Portieri i kombëtares ka folur për ekipin, projektet në futboll, por edhe për jetën e tij private. I pyetur se kush është komediani i preferuar, Strakosha ka thënë në studion e televizionit italian se aktori më i preferuar është Agron Llakaj.

Vlerësimi nga talenti i futbollit shqiptar që po shkëlqen në Itali ka sjellë dhe reagimin e aktorit të njohur dhe drejtuesit të emisionit Al Pazar, Agron Llakaj.

Në një koment në Facebook, Llakaj shkruan se ndjehet i emocionuar nga vlerësimi i futbollistit të njohur.

 “Dikur ishte i vogël,dhe qeshte edhe kot me mua se s’kuptonte mire çfarë thoja, por shikonte prindërit e tij që qeshnin, qeshte edhe ky…., Tomas Strakosha sot legjendë. Krenar për ty Tomas, si unë dhe çdo shqiptar…,dhe sa i përkëdhelur ndihem që nga goja jote të dëgjoj….se jam komiku yt i preferuar! Kam një gëzim prej fëmije…,e shijoj!”, shkruan Agron Llakaj në Facebook.

 

Cigarja e Sandër Prosit, gjatë xhirimeve të “Plumba Perandorit”

$
0
0

Një film ka gjithnjë dy histori. Atë që shfaqet në ekran dhe atë përtej tij që i përket grupit të punës që e realizuan atë.

Kohët kur xhirohet një film janë më të bukurat në jetën e aktorëve dhe regjisorëve, pavarësisht sfidave dhe vështirësive për të realizuar karaktere apo ndërtuar ngjarje. Disa fotografi bardh e zi të ruajtura me kujdes nga skenografi Fatbardh Marku na tregojnë momente interesante nga një prej filmave më të folur në kinemanë shqiptare “Plumba perandorit”.

Nën regjinë e Mevlan Shanajt, ky film tregon historinë e një të riu nga jugu i Shqipërisë i cili niset për në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gjatë asëkohe në Tiranë pritej të vinte perandori i Italisë, dhe vendi ziente nga zhurmat e makinave ushtarake por edhe nga përgatitjet e bujshme. Ndërkohë ishte arestuar edhe i vëllai ku ekzekutohet, pasi merte pjesë në lëvizjen antifashiste. Urejtja e nxiti të merte një vendim që të qëllonte kundër perandorit.

I veshur me një pallto të zezë, kapele dhe një cigare në dorë duke biseduar me regjisorin e filmit, në foto na shfaqet i ndjeri Sandër Prosi. Duhet të jenë në bulevardin kryesor të qytetit të Sarandës. Foto është realizuar në vitin 1979. Në një tjetër foto regjisori përgatit për xhirim aktorin e ri protagonist në këtë film Kastriot Caushin në film (Vasil Laçi). P

ranë kameras shfaqet në disa foto regjisori Pali Kuke. Në një tjetër foto Sandër Prosi shfaqet i qeshur pranë Pali Kukes me cigaren që nuk e heq nga buzët. Në role të tjera në këtë film kanë intepretuar aktorët Vangjush Furrxhi, Liza Laska, Robert Ndrenika, Lec Shllaku, Ylli Demneri, Renis Hyka, Marko Bitrako, Agim Qirjazi, Jorgaq Tushe, Spiro Strati, Aleksandër Pogace, Rezarta Vincani.

85 vjeçe dhe e bukur si Tinka Kurti

$
0
0

E bukura e Tinka Kurtit nuk është vetëm në portretin e saj, në rolet që spikatën aq shumë në kinematografinë shqiptare. E bukura tek ajo është kudo, në bisedë, në mënyrën sesi jeton dhe mendon. Sot ajo feston 85 vjetorin e lindjes, një përvjetor i rëndësishëm dhe për kinemanë shqiptare, ku një prej portreteve më të spikatura mbush 85 vjeç. Kinemaja ishte një dashuri për të, ashtu si teatri. Me role karakteri ajo spikati jo vetëm për dramën që këto role mbartën por dhe mënyrën e interpretimit. Në një foto të realizuar gjatë xhirimeve të filmit “Balada e Kurbinit”, ajo shfaqet me një portret që nuk do të harrohet asnjëherë, përkrah Petrit Malajt, i cili luan personazhin e Dart Skuraj, emrin e së cilit do t’ia vendoste më vonë të birit.

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë. E quajtur gjithnjë si “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, ajo diti të ishte e tillë me jetën dhe punën e saj. Sarajeva do të mbetej qyteti i ëndrrave të fshehta, ku do të kthehej shpesh përmes kujtimeve të rrëfimeve të dëgjuara e kujtesës, për tu kthyer në këtë qytet kur ishte 65 vjeç. ”Kujtoj parkun, rrugicën me kalldrëm dhe ndjej në çdo çast shtrëngimin e dorës së nënës sime të shtrenjtë. Ai loti që doli papritur më kujton çastet e dhimbshme, portën e shtëpisë, nga e cila dola kur isha vetëm 5 vjeç dhe u riktheva kur mbusha 65 vjeç. Shkova në dhomën për të cilën më kishte folur nëna, hungarezja Elisabetë, e cila pas lindjes kishte dalluar mes yjesh një germë T, dhe për këtë shkak vendosi ta quante vajzën Tinka”, kujton ajo në një intervistë. Në fakt Tinka do të niste mësimet në Politeknikumin e Tiranës dhe rastësisht përfundoi në degën e Dramës, në Lice. Por kjo ëndërr e bukur do të ndërpritej në mes.

“Vetëm pas tre muajsh shkollë do të më përjashtonin për manifestimin e shfaqjeve liberale dhe asnjëherë nuk e mora diplomën e aktrimit. Por në rastin tim, talenti vulosi diplomën e aktorit. Pjesa më e bukur për mua është Shkodra. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia, atje ku hodhi hapat karriera ime si artiste. Kjo udhë e gjatë, e bukur sa edhe e vështirë, nisi me “Dasmën Shkodrane”, kur isha vetëm 16 vjeçe. Për herë të parë do të ngjitesha në një skenë teatri. Në të vërtetë më kishin marrë aty për të kënduar në kor, por regjisori shpejt kuptoi se kishte të bënte me një aktore. Dhe nuk kish gabuar. Hapi i parë do të hidhej me filmin “Tana” dhe më pas jeta ime do t’i kushtohej skenës dhe filmit” kujton ajo. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Ndër rolet e saj më të dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe kështu do të përmendja një varg rolesh deri tek ky i fundit, tek “Streha e të Harruarve” shkruar nga Rruzhdi Pulaha, që u xhirua edhe film para pak muajsh. Ajo mbetet artistja e parë që ka realizuar puthjen në kinemanë shqiptare, kur tek filmi “Tana”, nën një pemë i dha puthjen partnerit aktorit të madh Naim Frashëri.” Është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar dhe kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë. Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla që tashmë janë të zakonshme”, kujton aktorja. Ajo ka kujtuar se për të realizuar këtë skenë i janë dashur29 dubla dhe fatkeqësisht skenën e hoqën më pas.” Zemërohem me vete dhe them: “Mirë atëherë që nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, përse nuk jepet puthja ime me Naim Frashërin?” Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore, jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë që shkela çdo bestytni për të realizuar rolin. Dhe këtë nuk e bënte çdo femër aktore”, thotë Kurti.

Filmografia:

  • Ne kerkim te kujt (2012) serial
    • Familjet (2009) serial
    • Filumena Marturano (2009) Teatër
    • Ne dhe Lenini (2008)
    • Mira – (2008)
    • Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
    • Dasma e Sakos – (1998)
    • Nata – (1998)
    • Zëmra e nënës – (1994)
    • Vdekja e kalit – (1992)
    • Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti
    • Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit
    • Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes
    • Flutura në kabinën time – (1988)
    • Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit
    • Në emër të lirisë – (1987)
    • Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit
    • Besa e kuqe – (1982) – Dila
    • Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit
    • Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtëpisë se fëmijës
    • Mëngjese të reja – (1980)
    • Nusja – (1980)
    • Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit
    • Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
    • Emblema e dikurshme – (1976)
    • Çifti i lumtur – (1975)
    • Lumë drite – (1975)
    • Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres
    • Operacioni Zjarri – (1973)
    • Yjet e netëve te gjata – (1972) Pashako
    • Guximtarët – (1970)
    • Tana – (1958)

Dokumentet/ Kur mbreti kërkonte që Saranda të quhej Zogaj. Ja fotot e rralla nga fabrika e sapunit në jug të vendit

$
0
0

Nga Fatmira NIKOLLI

AKT DHURIMI I SARANDËS

ZOG I

MBRET’I SHQIPTARËVET ME VULLNET TË POPULLIT. Vjeti 1937, me 24 të mujit mars, ditën e mërkurë…

Në bazë të ligjës mbi dhurimin e pasunisë së Shtetit në Sarandë me datë 5 prill 1930 dhe t’urdhënit autorizues të Ministriës së Financavet telegrafikisht, i asht dhurue prej shtetit NALT MADHNIES TIJ ZOGUT-TË PARË, pasunija shtetnore e Sarandës në Zyrën e Ipotekavet të Delvinës nën zotnimin e tij: duke filluar nga bodrumi i prishun buzë detit dhe vëhet tek depo e gazit, deri te manastiri i prishun e kufizue me sinurin e Lykursit qi zotnojnë me tapi Selim beu me pjestarë, e nga manastiri tue ecun drejt krahut të Sarandës e kurrizit të malit, nga Dardha e Sipërme e Dardha e Poshtëme, deri tek  ara e qujtin ‘Bristane’ qi zotnon me tapi Mitro Gjini, e nga Limani i vogël i Sarandës te kullotja, që përbëhet prej 4082 dynym… Kryqi i kuq Shqiptar merr përsipër të vazhdojë zbukurimin e qytetit të Sarandës”.

Akti noterial i sipërcituar, është një akt përmes të cili Mbreti Zog i fal Kryqit të Kuq  Shqiptar pasuritë e paluajtshme shtetërore që ndodhen në qytetin e Sarandës.

Një vendim i dhjetorit të të njëjtit vit, marrë nga Komisioni MIKTS qendror i drejtohet Neltësis së Saj Imperijale, Princeshës Senije, Kryetare e Kryqit të Kuq për aprovim. Në të flitet për ndërtimin e 20 shtëpive, 10 të vogla dhe 10 me material të lehtë për të siguruar banimin e nëpunësve, për ngritjen e një kinemaje. Princesha Senije e miraton dy ditë më pas me shënimin: “Urdhnojmë zbatimin”- Kryetare e Kryqit të Kuq, Tiranë, me 5 dhetuer 1937(Firma).

Nga festimet e popullit të Sarandës për shpalljen e mbretërisë, te koncesionet, investimet me nga 30 e 500 metra, te shkresat, kërkesat për leje, fotografitë e rralla, punishtja e sapunit me emrin e udhëheqësit, tek aktet noteriale me rëndësi mbi debatet historike e VKM-të për qytetit e 40 shenjtorëve.

Copëza historie të dokumentuara shfaqen sot në Sarandë, në një ekspozitë. “Saranda që kishim – Saranda në gjysmën e parë të shek. XX” është një ekspozitë dokumentare dhe fotografike që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Sarandës çelin sot me 18 gusht, ora 19:30, në Sheshin e Limanit në Sarandë. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës do të jenë Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido.

Ekspozita është kuruar nga Sokol Çunga.

  

JEPINI SARANDËS EMRIN E MBRETIT  

Një Fletore Zyrtare që mban datën e datës 26 gusht 1938, pasqyron një vendim të Këshillit të Ministrave, atë nr.753 që mban datën 6 korrik 1938 për ndryshimin e emrave të qyteteve, fshatrave dhe lagjeve të Shqipërisë. Mes tyre, emri i qytetit të Sarandës ndryshohej në Zogaj(nga Zogu në kohën, atëkohë ai qe mbret),  ndërsa emra të tjerë duket të kenë qenë prirje për t’u shqipëruar si: Bistrovica-Kështjelëlzë, Dobronik-Bukuranje, Gjoroven-Maliplak, Ksamile-Mulliri, Mejden-Sheshe, Sulltan Pajazit-Lagja Mbretnore, Shurkave-Vjosa, Badlonja-Malakuqi, Bodari-Bora, Leusa-Mëshira, Leshica- Shëngjoni, Lipa-Bliri, Lipivani-Qershizë, Lushja-Lushnjë, Musukari- Myshqerrë, Novosela-Fshati i ri, Ogdunini-Qiparisi, Trebozishta- Trillagje, Goznishta-Uji i Ftohtë, Rabani-Arbani, Zleusha-Bukuroshe, Çoroguni-Bregzalli, Potgorani-Nënmali, etj.

SHKRESA, KONCESIONE E TË TJERA

Një korrespondencë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve Botore për planin rregullues të qytetit të Sarandës, korrespondencë mes nënprefektit të Sarandës me prefekturën e Gjirokastrës ku propozon ndërtimin e rrugës Sarandë-Butrint si mjet për promovimin e turizmit kulturor; një hartë e planit rregullues të Sarandës hartuar nga inxhinier Selim Zyma, më 1933.

Ka më tej një ligj të Mbretërisë për dhënien me koncesion të Kanalit të Vivarit në Butrint, shoqërisë “Dele”, 23 mars 1929. Veç taksave të ligjshme, Shoqëria “Dele” detyrohet të ndërtojë brenda dy viteve në dobi të komunitetit: një ndërtesë për zyrat e doganës, një ndërtesë për rojën e Xhandarmërisë dhe një frigorifer.

Në vijim dallohen shkresat Shoqërisë “Dele” drejtuar kryeministrisë përmes të cilave  njofton se ka nisur prodhimin e sixhadeve më nëntor 1928, dërgon statutin e shoqërisë dhe njofton edhe për ardhjen e një iktiologu francez në Vivar.

Mjaft interesant është një raport i Kryetarit të Bashkisë së Sarandës drejtuar nënprefekturës, ku renditen punët publike të bëra në qytet mes viteve 1912-1937; përmenden aty rrugë 100 e 500 metra, 25 e 30 metra, e mes të tjerash përmendet ndërtimi i një nevojtoreve, siç thotë shkresa, “krejt moderne”.

Ekspozita sjell imazhe të bashkisë e nënprefekturës mes dy luftërave botërore. Ka raporte kontrolli me parregullsi të gjetura në zyrat e Doganës së Sarandës, planimetria e Bar-Butrintit, kërkesa e Mihal Zahos nga Lugari i Gjirokastrës përmes së cilës i kërkon Ministrisë së Punëve Botore leje të çelë një kinema në Porto Edda në Sarandë me 2 nëntor 1941, dhe vendimi i Zyrës së Qarkut Detar të Porto Edda për caktimin e zonave të lejuara për Plazh më 1940, është leja e dhënë Mihal Zahos dhe plan-vendosja e kinemasë së tij.

PUNISHTJA E SAPUNIT “ENVER HOXHA”

Nën emrin e udhëheqësit, një vend të veçantë, jo për nga hapësira as vendosja, por për nga subjekti, zë në këtë ekspozitë punishtja e sapunit në Sarandë dhe personeli i saj, i pas 1944-ës.

Punishtja, siç shihet nga imazhet mban emrin “Enver Hoxha”, e prodhonte sapun. Punëtorët shihen me rroba të grisura, tek mbajnë kallëpet e sapunit, e ndërsa burrat kishin veshur jelekë deveje, në mure shihen qartësisht parulla të kohës për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërinë, për kongreset, deri te porosia me shkronja kapitale në mur: “Të shtojmë dhe të përmirësojmë prodhimin se kështu forcohet ekonomija, pushteti popullor dhe krijohen konditat për përmirësimin e jetës tonë dhe s’gjithë popullit’- “Ruaj disiplinën më të fortë në punë.”

  

Imazhe të rralla janë edhe ato të urës së Kalasës(Shinjonit) para 1944-ës, e njëjta urë, por e rindërtuar pas shkatërrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore si edhe një kartolinë e qytetit më 1920, pamje e gjirit të Sarandës, hartë e basenit, kapitaneria e portit, kartolinë e një rruge në Sarandë, personeli i konviktit “Çamëria” bashkë me Neço Mukën, nxënësit dhe personeli i konviktit “Çamëria”.

FESTIME PËR NDER TË MBRETIT

Qëndrojnë po kaq bukur, në mos më shumë, festimet e popullit të Sarandës më 1 shtator 1928, me rastin e shpalljes së Mbretërisë. Nga imazhet me gjasë duket të jetë e pranishme paria më shumë se populli, po diku në thellësi të imazhit shtyhen fëmijët e diku tjetër të rriturit. Flamuri valëvitet e me gjasë me shqiponjën dykrenore në të dyja imazhet megjithëse ngase janë bardh e zi, në njërën syresh duket vetëm një flamur i zi. Paria mban kapele republike, bereta, kapele dielli, e të tjerë mbajnë kapele të thjeshta deri te ato të uniformave ushtarake. Një grusht njerëz për nder të mbretit, disa me bastunë e gjyzlykë, disa me sandale e pantallona të shkurtra. Gra nuk ka, ose nuk duken, ose festat e këtij soji qenë veç për burra.

 

/GSh

 

“Dita zë fill”, filmi shqiptar korr sukses në Sarajevë

$
0
0

Përfaqësimi i kinemasë shqiptare në festivalin me të madh të filmit në Europë, të Sarajevës shënoi suksesin e saj të parë. Ornela Kapetani u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e Letës në filmin “Dita zë fill” të regjisorit Gentian Koçi. E përlotur aktorja tha se nuk e priste të ishte ajo fituesja e këtij çmimi.

Trofeu për aktoren më të mirë, nuk ishte suksesi i vetëm për “Dita zë fill”. Fillimisht bashkëprodhimi shqiptaro-grek ishte një nga tre filmat e përzgjedhur për premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që në këtë edicion të 23-të u nderua nga regjisori amerikan, Oliver Stone, tre herë fitues i çmimit Oscar. Filmi i regjisorit Gentian Koçi u prit mirë dhe u duartrokit gjatë nga kritika e publiku.

“Dita zë fill” është historia e një nënë të re, një ish infermiere që jeta i përplas në fytyrë njëra pas tjetrës fatkeqësitë. E gjendur në një situatë të dëshpëruar ekonomike ajo përpiqet me çdo kusht të mbajë në jetë të moshuarën për të cilën kujdeset, si e vetmja mënyrë për t’i ofruar vogëlushit të saj dhe vetes një strehe për të futur kokën. Filmi i cili ekranizon një dramë sociale, një akt mbijetese do të ketë premierën e tij edhe në Tiranë, në muajin Shtator.

“Ana Tjetër”, një ekspozitë mbi regjimin komunist (Video)

$
0
0

“Ana Tjetër”, kështu titullohet ekspozita e hapur në ambjetet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita është një punë e 12 fotografëve holandezë, të cilët zgjedhin të bëhen bashkë për të sjellë në kujtesë me anë të artit të tyre fotografik mënyrën e jetesës në Shqipërinë komuniste dhe në ish-bllokut lindor komunist.

Kjo ekspozitë vjen me rastin e 28 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Drejtori, Doria Koci, foli rreth mënyrës se si lindi ideja për këtë ekspozitë.

 

Doria Koci: “Kjo ekspozitë ka në fakt rreth 11 muaj që mendohet për t’u pregatitur dhe për të ardhur në Shqipëri. Ka qenë një ide e kuratorit holandez Ad Nuis, i cili gjatë një vizitë që pati në Shqipëri patëm një kontakt së bashku dhe diskutuam gjerësisht për mundësinë e sjelljes së kësaj ekspozite që përfshinte rreth 60 foto të periudhës komuniste në Shqipëri”.

Ndërkohë ai tha se qëllimi kryesor i kësaj ekspozite është hapja e një dialogu me të shkuarën.

Doria Koci: “Në bashkëpunim me Ambasadën holandeze e cila e ka mbështetur fort këtë projekt dhe së bashku me miq të tjerë bëmë të mundur që të realizojmë dhe të sjellim këto foto për të qënë pranë publikut kryeqytetas dhe jo vetëm kryeqytetas, pasi Tirana vizitohet nga shumë e shumë turistë të huaj. Ekspozita do të jetë nga data 17 deri në datën 30 gusht dhe që sigurisht përveç se një ekspozitë e mirëfilltë fotografike duke përmbushur qëllimin dhe misionin e muzeut është për të hapur një fare dialogu me të shkuarën e cila është shumë e nevojshme për shoqërinë tonë”.

Kushdo që njeh sado pak regjimet totalitare e kupton fare mirë se ekspozita të tilla, të cilat vijnë përmes fotove të shkrepura nga artistë të cilët kanë jetuar në liri dhe shumë larg censurës, janë një ftesë për të njohur historinë ashtu si ka ndodhur në të vërtetë.

/Ora news

Froni i perëndive! Tomori, aty ku Zoti flet shqip

$
0
0

Nga Azgan Haklaj

Përpara se grekët e lashtë të krijonin zotat dhe të mitizonin Olimpin si fron të Perëndive, Mali Zot i Tomorit, apo Baba Tomorri siç shprehej poeti ynë rilindas, Çajupi, ishte një nga tempujt më të shenjtë e më të njohur të Botës që nga epoka pellazgjike.

Vazhdimësia e adhurimit të këtij tempulli madhështorë të besimit e të natyrës, njëherësh nga shqiptarët, tregon jo vetëm autoktoninë e racës Pellazgo-Iliro-Arbërore, por njëherësh edhe faktin kuptimplotë se stërgjyshërit tanē apo “Pellazgët Hyjnorë”, siç shpreheshin për ta mendjendriturit e Rilindjes Kombëtare.

Ata patën krijuar që në krye të herēs një marrëdhenie speciale e të drejtëpërdrejtë me Zotin e Dheut, të cilin grekët e vjetër të ardhur shumë shekuj më pas, në territorin ku dikur lulëzonte jeta, kultura dhe civilizimi pellazgjik, e tjetërsuan me dinakëri në Zeus dhe e vendosën me seli në Olimp.

Tomorri, i vendosur në kërthizën e trojeve të stërlashta Pellazgo-Ilire, është faltorja ku të parët tanë i blatonin lutje dhe dhurata Krijuesit të Gjithësisë.

Kulti i 12 perëndive pellazge ishte aq frymëzues për Aleksandrin e Madh, nëna e të cilit Olimbia ishte bijë e Mollosëve, fis epriot, sa në përfundim të fushatës së tij triumfuese në Lindje, ky Perandor e strateg gjenial i racës tonë ngriti nē Indi, një panteon madhështorë, në përkujtim të tyre.

Si kryekult i historisë të besimeve tona Baba Tomori gërsheton më shumë se cilido vend tjetër vazhdimësinë dhe shtresëzimin e besimeve nga ai Pagan, Paleokristian dhe së fundmi Bektashizmin, të themeluar nga Ilministi Hyjnorë Haxhi Bektash Veliu.

Bektashizmi Shqiptar u identifikua që në lindje si një fe kombëtare, i cili me figurat më të shquara të tij dhe përmes tempujve, diturisë, mbajti të ndezur pishtarin e lirisē e të dashurisë për Atdheun.

Nuk është rastësi që Vëllezërit Frashëri së bashku me Pashko Vasën konsiderohen me tē drejtë “etërit e nacionalizmit e të Rilindjes Kombëtare”.

Vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Ismail Qemali, Aqif Pashë Elbasani, Murat Toptani e të tjerë ideologë e Prijës të Lirisë, të dalë nga gjiri i Komunitetit Bektashian, janë krenarija jonē dhe ballina e historisë tonë kombëtare.

Asnjë besim tjetër nuk e ka bërë të vehten shprehjen profetike të Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, siç e ka bërë Komuniteti Bektashian.

Flamuri Shqiptar, Kuqezi shpaloset madhështorë nē Selinë e Shenjtë tē Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ashtu si në objektet e kultit të saj në mbarë trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Tomori është kështjella e pamposhtur e Lirisë, e historisë kombëtare dhe e identitetit tonë etnik.

Dhjetra perandorë i kanē rënë kryq e tërthorë Shqipërisë dhe Ballkanit. Kanë ikur dhe janë varrosur në gërmadhat e historisë pa ja arritur dot të zhdukin dhe të asimilojnë gjuhën tonë Hyjnore, gjuhën me të cilën vetë Zoti ju flet në këtë tempull madhështorë mbarë njerëzimit.

“Aty ku është shpirti i Zotit, aty është Liria”, thotë një fjalë e urtë latine.

Liria e Kombit Shqiptar ka selinë këtu në Tomor.

Strategët dhe mbretërit e ndritshëm ilirë, Bardhyli, Pirro, Agroni e Teuta i faleshin Tomorit dhe e adhuronin si Fron të Zotit.

Perandorët ilirë të Romës dhe shenjtorët kristianë të trojeve tona e njihnin më së miri dhe evokonin me krenari historinë e tij.

Historia më e lashtë e Shqipërisë rrotullohet rreth Tomorit Hyjnorë, rreth Malit-Zot, ashtu siç rrotullohet Toka rreth boshtit të saj.

Baba Tomori është kryefjala dhe kallzuesi më autentik i gjenezës shqiptare. Aty gjendet kulmi, shkëlqimi i lavdisë, shenjtërisë dhe madhështisë të Kombit Shqipëtar. Nga ky kulm i lartë mund të shohësh larg e thellë, të çash mjegullnajën e kohës e tisin e hapësirës, të fluturosh si shqiponjë dodoniane, zeusiane.

Edhe pse koha me largësinë e saj kërkon ta zvenitë këtë madhështi, konturet e tempullit të lashtë gjithnjë rriten në horizont.

Emrat e Tempullit të lashtë të Tomorit e Dodonës pellazgjike, e cila u ba orakulli i Zeusit, Perëndisë më të fuqishme të mitilogjisë grekem dokumentohen herët në histori.

Në poemat e Homerit ata janë versnikë, binjakë. Tek Iliada citojmë: “O mbret, Zeus, Dodonës pellazgjik, që banon larg, duku sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të egër”.

Historiani Aravantioit në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 nënvizon: “Dodona ishte qendër pellazge, parahelene, shumë më e hershme se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke”. Këtë konstatim e kanë pranuar edhe autorët më të zeshëm helenë.

Babai i historisë greke, Herodoti, apostrofon faktin se: “Faltorja e Dodonës është më e vjetra mbi dhé”, pra më e lashta dhe aty vinin blatime nga të gjithë popujt e Evropës që ndodheshin nē veri tē Ilirisë.

Hesiodi në poemën”Carmina” përshkruan Hellopinë dhe e cilëson si atdheu i Dodonës. Ai pohon se: “Dodona dhe lisi ishin qendrat e pellazgëve”.

Pseudo Skylasi, Tuqiditi, Klod Ptolemeu, Tit Livi dëshmojnë se “elejtë”, fis epiriotë, përkatësisht ilirë, u përhapën në Italinë e Jugut.

Eskili, shek. V p.e.s., tek ” Prometeu i lidhur” na thotë: “Kur të keni arritur në tokën e Molosëve të Dodonës së Sipërme ka një orakull dhe tempull të Jupiterit Thesprot”. Ai pohon se Tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomori i sotëm.

Rilindasi Sami Frashëri shkruan se edhe në kohët më të qytetëruara të Greqisë, Tempulli i famshëm i Dodonës, që gjindej në Epir, u përkiste pellazgëve. Priftërinjtë, që shërbenin në tempull, dhe popullsia rreth tij flisnin gjuhën e pellazgëve. Vizitorët që vinin nga krahinat greke merreshin vesh me përkthyes. Priftëreshat e faltores së Dodonës (Tomorit të sotëm) nuk flisnin helenisht.

Në mitilogji thuhet se të gjithë njerëzit që vinin nga të gjitha anët e botës kërkonin të dinin parashikimin e fatit të tyre.

Tri gratë që përmend Straboni lidhen me emrin e fisit “Graik”, “Gratë” që gjendeshin në Epir. Fjala gra është vendase, pellazge, shqipe.

Babai i historisë greke, Herodoti, thekson një fakt të madh shkencor për tempullin më të lashtë të Botës: “Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, prej kësaj vatre, tradita e shenjtërisë së Zeusit është përhapur në drejtim të Greqisë sotme e më gjërë.

Në këtë Mal-Zot kremtohet festa e Abaz Aliut, Heroit të Luftës së Qerbelasë, figurë emblematike e Peligrinazhit Botërorë e gërshetuar me mitin e Dodonës, më dt. 20-25 gusht të çdo viti. Gjurma e Abaz Aliut lidhet me historinë dhe legjendën se si ai ka ardhur në Tomor.

Rilindasi yni i Madh, Naim Frashëri, në poemën “Qerbelaja” thotë:

“Abaz Aliu zu Tomorë,

Erdhi afër nesh .

Shqipëria s’mbetet e gjorë,

Se Zoti atë e desh”.

Heroi i Luftës së Qerbelasë trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këtej për pesë ditë shkoj në Olimp, prandaj dhe Peligrinazhi i Malit të Tomorit që nga koha e ardhjes së Abaz Aliut, kremtohet nga dt. 20-25 gusht për pesë ditë rresht të qëndrimit dhe largimit të tij.

Ditët e Tomorit janë ditë blatimi dhe lutjesh për Perënditë, janë ditë përkushtimi dhe flijimesh, për çdo njeri pavarësisht çfarë besimi ka.

Ky Peligrinazh, tashmē i përvitshëm, ka marrë përmasa botërore.

Në Tomor, në Olimpin Shqipëtar, Perëndinë e ligjësisë, selinë e Zanave të Maleve siç e quan poeti ynë Naim Frashëri tek “Bagëti e Bujqësi” apo “Hija e Tomorit”, ndryshe: “Perëndia e Tomorit” tek ” Gjahu i malësorëve” të Kristoforidhit, edhe këtë vit do të marshojnë qindra mijëra peligrinë nga e gjithë bota.

Jo larg prej ketu janë trojet e Qypryllinjëve të kësaj dinastie të shquar, nga rradhët e të cilës dolën kryeministrat, burrështetas e reformatorë të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë Osmane nē apogjeun e saj dhe lanë gjurmë të thella në histori.

Vetë Mustafa Qemal Ataturku, “Babai i Turqisë moderne” kur Kryegjyshata Botërore Bektashiane e vendosi selinë në Tiranë, i është shprehur një diplomati të huaj se: “Bektashizmi ështē kurora e artë e Islamizmit dhe ajo i takon Shqipërisë.

Poeti ynë Naim Frashëri, ideolog i Bektashizmit, i atdhedashurisë e njëherësh patriark i kulturës tone, me postulatin memorial: “Ti dritë që lind andej nga perëndon” e ka konstruktuar bektashizmin si një besim thellësisht atdhetarë, kombëtarë dhe evropian njëherësh.

Nëse toleranca fetare është kryevepra e civilizimit dhe humanizmit shqiptar, kontributi i udhēheqësve të klerit dhe liderëve shpirtërorë të Bektashizmit është i dorës së parë dhe i një rëndësie historike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Tre dekada më parë Nanë Tereza e bekoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u përqafua si motra me vëllanë me Haxhi Dede Reshat Bardhin. Këta bij të pavdekshëm të Shqipes janē shenjtorët më të ri të Racës Arbërore. Nënë Tereza dhe Reshat Bardhi këta banorë të përjetshëm të parajsës janë simbolet më tē ndritura, jo vetëm të unitetit shpirtërorë, por dhe kulturorë e politik të Kombit Shqiptar.

Bektashizmi dhe Shqipëria janë një dhe të pandarë,  ashtu siç është trinomi ynë, Gjuha-Kombi dhe Flamuri.

Është nderi dhe privilegji më i madh që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore është sot dhe përjetësisht në Tiranë në Kryeqendrën e Kombit Shqiptar.

Shpirtëndrituri Dedë Reshati e pat bekuar Flamurin Shqiptar që Forcat tona të Armatosura e shpalosën me krenari në misionet paqeruajtëse në Afganistan, nē Irak, por edhe Flamurin Amerikan si simbol të Atdheut të Lirisë.

Ky është mesazhi i Bektashizmit Shqiptar. Paqe, Harmoni, Tolerancë, Vllaznim. Bashkim në një Shtet-Komb të orientuar nga vlerat evropiane, të lirisë, demokracisë dhe progresit.

“Pa Atdhe nuk ka Fe”.”Jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpitërore të tij “

Këto profeci të Profetit Muhamed, misionet e përbashkëta Kombëtare e Hyjnore konkretizuan një bashkëpunim të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe Kryegjyshatës Botërore, nën kujdesin e veçantë të Haxhi Dede Edmond Brahimajt.

Më dt. 22 gusht në Malin Zot-Tomor do të organizojmë Koncertin Tematiko-Artistik, që vitin tjetër do të kthehet në Festival i përvitshēm Kombëtarë: “Froni i Perëndive”.

Këtë vit do të marrin pjesë artistë, grupe artistike, shoqata kulturoro-artistike nga tē gjitha trojet etnike.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nderon me Titullin:

” Misionar i Kombit” Kryegjyshin Botërorë të Bektashizmit Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Vitin tjetër e në vazhdim, hartës së festivaleve kombëtare të organizuara nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar tash 15 vite, do t’i shtohet dhe një Festival Hyjnorë, i përvitshëm. “Froni i Perëndive”.

Ky bashkēpunim vjen pas një bashkëpunimi me sukses me Kumunitetin Musliman në Tiranë. Para disa vitesh, për herë të parë në një spektakel madhështor, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, në Pallatin e Kongreseve, organizoi për herë të parë Ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Çdo vit, në bashkëpunim me Agjensinë e Spektakleve “Jehona e Shkodrës”, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar organizon me rastin e Krishtlindjeve. më 25 dhjetor: “Sofrën Shkodrane”.

Ne, Shqiptarët, duhet të jemi krenarë për historinë tonë.

Gjeneza jonë është e hershme, heroike, e lavdishme, atdhetare e patriotike.

Ndihemi krenarë që kemi tempullin më të lashtë të botës, Dodonën pellazgjike, Tomorin e sotëm, orakullin dhe faltoren e Zeusit, Perëndisë më të fuqishme të mitologjisë, greke dhe prejardhja e tij është prej trojeve tona, prej parardhësve tanë, e dokumentuar dhe e pranuar nga studiuesit e botës, por edhe nga vetë ata helenë.


FOTO/ Zbulohet alfabeti i humbur shqiptar

$
0
0

I diplomuari në akademinë e ilustrimeve MICA MFA, Edon Muhaxheri, ka prezantuar si temë të diplomës për master një alfabet të hershëm shqiptar, të cilin e ka paraqitur me një font të digjitalizuar, të quajtur Albanian Helvetica.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet përdorimi i këtij alfabeti dhe përdorimi i këtyre fonemave. Ai ka fituar bursë të plotë për studime në këtë akademi prestigjioze në Maryland, dhe këtë vit ka diplomuar për master. Gjatë studimeve të tij ai u interesua për shkrimet e lashta, dhe studimin e makinave të cilat përdoreshin për shkrim në shekujt e mëparshëm.

Studimet e tij e çuan deri tek Muzeu i Edukimit në Shqipëri, ku atje gjeti një skript me alfabetin e lashtë shqiptar, të publikuar në vitin 1844, i cili mendohej se kishte humbur dhe që atëherë është zëvendësuar me alfabetin latin, që përdorim sot. Që prej zbulimit të tij, Muhaxheri kishte vendosur që të ridizajnonte alfabetin me një stil më të kuptueshëm për lexuesit, transmeton KosovaPress.

Gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë, duke datuar qe 5000 vjet, mirëpo ajo e shkruar ishte në mungesë deri në vitin 1844. Falë zbulimit të tij studenti nga Kosova, ka marrë ftesë nga kryeministri shqiptar për të prezantuar zbulimin e tij.

Gazetarja shqiptare: Pse bënim më shumë seks në komunizëm?

$
0
0
Nga: Dr. Mirela Oktrova
Lajmet e ditëve të fundit për zbulime rrjetesh prostitucioni, që veprojnë në qendër të Tiranës, ka kohë që s’përbëjnë më sensacion. Ekzistenca e dukurisë nuk përbën më lajm, po vetëm konfliktet e aty-këtushme të autoriteteve me të.

Po ndonëse gjatë pranë dukurisë, ne si shoqëri vazhdojmë të përballemi me të me vetëdijen e strucit, që mendon se shpëton vetëm duke mbyllur sytë – kështu refuzojmë të perceptojmë emergjencën dhe agresivitetin e dukurisë, gjeografinë e shtrirjes dhe thellësinë e depërtimit të saj… Kjo në një kohë, që areale të tëra rreth nesh ka kohë që janë përfshirë në diskutime sa të ethshme aq edhe të kthjellëta publike, si për mënyrën e perceptimit shoqëror të prostitucionit ashtu edhe për trajtimin ligjor të protagonistëve dhe përfituesve të tij.

Kaq shumë ndryshojmë ne nga pjesa tjetër e botës?

Ndonëse ndeshet praktikisht në çdo kulturë, qëndrimi ndaj prostitucionit varet nga standardet kulturore, etike dhe fetare të shoqërive përkatëse dhe ndryshon vazhdimisht nën ndikimin e zhvillimit të tyre. Po kështu, edhe qëndrimi i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Kështu, ndërsa Parlamenti i BE-së në vitin 2014 u rekomandoi vendeve anëtare të ndalojnë prostitucionin, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe formë dhune ndaj grave, Amnisti International – me një vendim parimor, bazuar në anketime në të gjithë botën – shpalli një vit më vonë vendimin e vet, për të avokuar pro “dekriminalizimit të të gjitha aspekteve të punës seksuale konsensuale”. Ky dyzim qëndrimesh reflektohet edhe në pamjen globale të dukurisë.

Aktualisht në Europë prostitucioni lejohet në: Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë (pjesërisht), Greqi, Luksemburg, Portugali, Spanjë, Turqi, Hungari, Angli dhe ndalohet në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Francë, Lituani, Itali, Norvegji, Rumani, Suedi. Prostitucioni lejohet edhe në Australi, Brazil, Kanada dhe Zelandën e Re, ndërkohë që ndalohet në SHBA (përveç Nevadës), Afrikë dhe Japoni, Kinë, ku ka lëvizje për amendim, Pakistan dhe Tailandë, ku ndalimi është i pjesshëm si edhe në Jemen dhe Arabinë Saudite, ku dënohet me vdekje. Shqipëria evidentohet botërisht si një vend, që nga njëra anë e ndalon prostitucionin, por nga ana tjetër funksionon si burim për trafikimin e skllaveve shqiptare të seksit drejt Perëndimit.

A e justifikon veten diskutimi publik për dekriminalizimin e tij?

Nisur nga synimi për t’i prerë apo ngushtuar sferën e veprimit kriminalitetit të organizuar, sigurisht që po! Me kusht, që qasjet të jenë të zhveshura nga pseudomoralizmi dhe seksizmi.

Prostitucioni nuk është fenomen natyror, por produkt shoqëror. Cilësimi i shpeshtë si “zanati më i vjetër i botës” e justifikon ekzistencën e tij po aq pak sa ç’do të justifikonte vazhdimësinë e skllavërisë. Po fakt është, se bota ka pasur dhe ka nevojë për të – madje dhe bota jonë – dhe për sa kohë që kërkesa mbijeton, ajo do të vazhdojë të prodhojë pashmangshmërisht edhe oferta. Prostitucioni është padyshim një rrugë për të siguruar të ardhura jominimale, të pamundura ose të vështira për t’u fituar ndryshe. Se për sa kohë tregu i punës kërkon një kualifikim që mungon, nga puna e keqpaguar s’tepron gjë dhe martesa për para të shndërron në robinë, prostitucioni do të vazhdojë të shërbejë si alternativë ndaj çdo pune të rëndomtë apo martese të detyruar.

Po nëse është kështu, ç’argumente flasin pro dhe cilat kundër liberalizimit të prostitucionit?

Argumentet pro u referohen të drejtave të njeriut – ato kundër, bazohen te vijimi i denatyrimit të tyre edhe në kushtet e legalizimit.

Në një qasje të ftohtë liberale ndaj çështjes, ndalimi i prostitucionit me ligj kufizon mundësitë e ushtrimit të tij si profesion për sigurimin e jetesës dhe përbën për këtë arsye shkelje të të drejtave të njeriut. Se nëse dikush zgjedh të ofrojë seks në këmbim të pagesës, për këtë me siguri që ekziston një arsye e fortë, që e bën vendimin alternativën më të mirë në realitetin ku individi jeton. Dhe nëse ky opsion bie – ligjërisht apo shoqërisht – individit i duhet të kërkojë një alternativë tjetër të çfarëdollojshme, çka përbën kufizim të së drejtës së tij për punësim. Por kritikët vërejnë, se legalizimi i prostitucionit nuk do të thotë automatikisht shtim mundësish punësimi për gratë, pasi sipas vetë prostitutave të intervistuara, prostitucioni nuk është zgjedhje por pamundësi për t’u punësuar ndryshe. Duke iu referuar një studimi të kryer në pesë vende të Europës Perëndimore – kundërshtarët globalë të legalizimit vënë në dukje, se edhe vetë gratë e përfshira në prostitucion janë kundër trajtimit të prostitucionit si punë të ligjshme, pasi kjo sipas tyre sjell me vete rreziqe akoma më të mëdha nga shfrytëzuesit e dhunshëm.

Në fakt, si ekzistenca ashtu edhe dekriminalizimi i prostitucionit janë të mundura vetëm në një kulturë ku seksi nuk ka si parakusht barazinë e partnerëve, por vullnetin e njëanshëm. Kështu shoqëritë patriarkale priren ta shohin seksin si një akt të njëanshëm, gjatë të cilit nuk është relevante dëshira e gruas, po vetëm pëlqimi i saj formal. Në kushtet kur dikush që dëshiron seks mund ta kënaqë dëshirën e vet në një marrëdhënie të kryer pavarësisht dëshirës së partneres, janë të gjitha mundësitë, që ai ta marrë këtë kënaqësi kundrejt pagesës edhe gjetkë. Megjithatë kritikët vërejnë, se liberalizimi i prostitucionit nuk zbut kurrfarë tensioni social. Sipas tyre, ai ka vlerë vetëm për industrinë e seksit, pasi heq stigmën, shndërron trafikantët në sipërmarrës dhe çliron kërkesën për tregun e seksit nga skrupujt moralë apo frikërat sociale.

Ndërsa mbështetësit e legalizimit, përshirë të gjitha organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e mbështesin dekriminalizimin e prostitucionit, për të nxjerrë nga ilegaliteti dhe hequr nga rruga, keqtrajtimi dhe diskriminimi punonjëset e tij, për kritikët, legalizimi nuk e përmirëson dot statusin e tyre – se nëse në rrugë ato mund të kenë mundësi t’i shmangen rrezikut dhe të refuzojnë praktikat e rrezikshme e denigruese, në mjediset e mbyllura janë thjesht robina të punëdhënësve. Sipas tyre, legalizimi shkon gjithsesi vetëm në interes të klientëve. Në pjesën dërrmuese të rasteve ato janë edhe viktimat, që infektohen nga klientët për shkak të seksit të pambrojtur, të cilin nuk e refuzojnë dot pa pasur pasoja edhe në kushtet e legalizimit.

Diskutimi është shumëplanësh, delikat dhe i rëndësishëm – ai kërkon njohuri dhe tolerancë, drejtësi dhe humanizëm, qasje të kthjellët dhe gatishmëri të sinqertë për angazhim social. Po para së gjithash kërkon kurajë për të mos mbyllur sytë, gatishmëri për prononcim pa komplekse dhe përgjegjësi për rekomandime të mbështetura dhe perspektiva me vlerë shëruese.

Një diskutimi të tillë koha nuk i ka ardhur…, në fakt i ka shkuar…

Se kur pasojat e dukurisë zhvatin e godasin në të katër anët – në qendër dhe në periferi, në shtresat e larta dhe në rrogozet e ndyta, si mbijetesë apo si krim i organizuar…, s’ ka struc që fshihet dot duke mbyllur sytë … .

Ndaj më mirë t’i hapim – edhe sytë edhe gojën…/Mapo

Ditari Shkencor Arbëria, risia akademike e dy studiuesve shqiptarë në SHBA

$
0
0

Besmir Buranaj Hoxha dhe Dael Dervishi jane dy konceptuesit dhe themeluesit e ditarit shkencor “Arbëria” me qëllim për të zhvilluar një debat profesinal midis akademikëve dhe shkencëtarëve shqiptar. Sipas tyre kjo formë është efikatësë për shpërndarjen e dijes, rritjes së edukimit dhe ngritjen e imazhit të Shqipërisë sipas standarteve parimore.

Besmir Buranaj Hoxha është një shkenctar studiues pranë Universitetit të Teksasit në Austin duke u specializuar në lëngjet për cpimin e puseve, automatizimin e lëngjeve dhe mekanikat shkëmbore. Ai është i dipllomuar në kimi me bazë inxhenjerike dhe ka master në Operation Research. Gjithashtu, ai është një këshilltar Teknik pranë PetroFluids shpk, një shoqëri e specializuar në shërbime teknike në fushat e naftës, studime fixibiliteti Teknik dhe projekte planifikimi. Në kohën e lirë, Besmiri është recensor për JGNSE, MDPI Journal dhe redaktues për revista të të ndryshme shkencore ndërkombëtare.

Dael Dervishi është ish-Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri. Në rolin e tij Z. Dervishi ka mbikëqyrur shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë duke përfshirë minierat, hidrocentralet, dhe naftën. Me profesion jurist, ai ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Z. Dervishi është tani pjesë e programit të McCain Institute në Washington DC, Next Generation Leaders.

 Intervista me Besmir Buranaj Hoxha dhe Dael Dervishi

Bisedoi: Ermira Babamusta

 

Si lindi ideja për revistën shkencore?

Dael Dervishi: Ideja ishte e Besmirit dhe mua më pëlqeu shumë, pasi në Shqipëri ka një vakum profesional dhe shkencor në lidhje me diskutimet e kësaj natyre. Kështu që kjo ide do të kontibuonte për të çuar përpara inavacionin dhe shkencën në vendin tonë

Besmir Buranaj Hoxha:  Tema për ditarin shkencor shqiptar lindi kur unë me Daelin po shkruanim artikullin tonë të parë (të përbashkët) sa i përket teknologjisë së transformimit të mbetjeve në karburant. Unë vura re qe shumica e publikimeve që janë shkruar nga ana shkencore (brenda Shqipërisë) jan shkruar tek disa revista të panjohura edhe tëshpërndara. Madje, edhe shumica prej tyre nuk ishin shkruar në standard të lartë sa i përket strukuturës edhe shkrimit të një publikimi të tillë shkencor. Duke marrë parasysh që problemi më i madh ne Shqiperi është “brain drain”, propozova idenë që të krijonim një revistë shkencore ku shkrimet shkencore ose teknologjike sa i përket Shqipërisë, të jenë tek një revistë ku redaktorë dhe recensues të jenë profesionistë nga çdo lloj industrie, plus edhe disa te jenë profesionistë të njohur, shqiptarë edhe të huaj. Kështu, kjo krijon mundësinë që shkrimet sa i përket Shqiperisë të jenë në një revistë me arkivën e saj dhe në të ardhmen, kush do të kërkojë për një shkrim profesional me besueshmëri, mund të kërkoj tek revista dhe arkivat e saj.  

Cilat fusha do përfshishen në këtë Journal?

Besmir Buranaj Hoxha: Kjo është pjyete me vlerë. Duhet të bëjmë një studim ku të shqyrtojmë se cila do të ishte tema më me vlerë për Shqiperinë. Por në përgjithësi, inxhenjeri, shkencë, kimi, biologji, mjedsi, mjeksi dhe pse jo albanologji, e kam me shumë pasion këtë të fundit dhe me është bërë kërkesë nga disa alabanlogë nga çdo anë e botës. Per shembull, jemi duke bërë një shkrim tjeter me disa studiues shqiptarë ne Amerik sa i perket ADN-së Shqiptare, duke përcaktuar edhe disa ADN tek disa fise Shqiptare.

Çfarë roli luan edukimi në zhvillimin dhe nxitjen ekonomike në vend?

Dael Dervishi: Edukimi, përvec se një e drejtë njerëzore, është edhe një e mirë publike. Edukimi duhet të nxitet dhe inkurajohet në të gjitha format e mundshme, qoftë brenda apo jashtë sistemit arsimor. Kjo revistë është një formë fantastike për te shpërndarë dije.

Cili është qëllimi dhe synimi i këtij projekti?

Besmir Buranaj Hoxha: Të rrisim nivelin profesional në Shqipëri. Të risjellim brain-gain, se paku në publikime serjoze me besueshmëri. Ka shumë shkrime nëpër portale që janë qesharake edhe jo serioze. Me tepër, ka shumë shkrime në internet të shkruar nga dashakeqës që prishin imazhin e Shqipërisë. Për shembull, në Wikipedia shumica e faqjeve sa i përket Shqipërisë (ato të shkurara në Anglish) janë krijuar nga Serbë ose Sllavë te ndryshëm që japin pamje jo aq të mirë dhe nga një këndvështrim jo-shqiptar. Vetëm shumë pak njerëz e dinë kete çeshtje. Të rinj shqiptarë në disaporë i lexojnë dhe i besojnë këto perralla gjoja sikur janë të vërteta edhe kjo duhet të ndryshojë.

Çfarë ju nevojiet për realizimin dhe suksesin e këtij projekti? Si mund të angazhohet komuniteti shqiptar?

Dael Dervishi: Kjo revistë është një formë debati shkencor i hapur për të gjithë profesionistët e fushës. Ne do të nxisim zhvillimin e këtij debate brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjëja kryesore që nevojitet është pasioni, pastja cdo rezultat tjetër do të vijë vetë.

Besmir Buranaj Hoxha: Ky projekt eshtë i vështirë, por mund të bëhet. Disa revista ndërkombëtare që unë marrë pjesë (jam redaktor dhe recensues tek disa revista) janë për tu marrë si shembull. Edhe krijuesit e këtyre revistave do të na ndihmojnë në punën tonë. Madje do kemi edhe ndihmë nga profesionistë (si per shembull Meti Tmava) nga Amerika që do të na ndihmojë që të krijojmë database për arkivat.

Cilat janë disa nga aktivitet që keni marrë pjesë në Amerikë për kauzën shqiptare?

Besmir Buranaj Hoxha:  Shumë te tilla. Ato me afër zemrës time jane te komunitetit tim në Houston, Arberia. Pastaj është parada shqiptare ku marrim pjesë çdo vit me shoqatën Albanian Roots. Kur kam më shumë kohë, përpiqem të marr pjesë tek shoqata AACL e Joe DioGuardi.

Cilat janë disa nga arritjet tuaja me të cilat ju krenoheni?

Dael Dervishi: Kam krijuar një familje të mrekullueshme dhe tashmë janë bërë disa muaj që jam larg saj. I përmalluar, në këtë moment kjo më duket arritja ime më e madhe.

Besmir Buranaj Hoxha: Kam marrë pjesë në lojrat ndërkombëtare në not dhe përfaqësuar Shqipërinë në 2010 – European Swimming Championships. Gjithashtu edhe kontributin tim tek sporti i Hendbollit, Basketbollit, edhe Futbollit.Mbi te gjitha, sportin e kam në zemër edhe të parin përpara çdo profesioni tjeter.

Mesazhi juaj për diasporën dhe Shqipërinë.

Dael Dervishi: Personalisht mendoj që ndryshimi pozitiv më i madh, Shqipërisë do ti vijë vetëm falë diasporës, pasi kjo më duket kategoria shqiptare me më shumë atdhe-dashuri.

Besmir Buranaj Hoxha: Shqiptar mos rri, po duku! Veprimet jehojnë më shumë se fjalët. KOHA JONË

Kalaja, atje ku për shekuj u zhvilluan tre besime fetare

$
0
0

Tradita e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme gjen shprehjen e vet më domethënëse në kalanë e Elbasanit, atje ku shekujt nuk kanë prekur Xhaminë, kishën ortodokse dhe atë katolike.

Kalaja e ndërtuar për të dhënë mbrojtje, strehon edhe sot familjet e vjetra elbasanase, duke ruajtur edhe dëshmi të historisë dhe zhvillimit të qytetit.

Ndër këto vlera, dallon bashkëjetesa fetare që mund të jetë shembull edhe për vende të tjera.

Turqi – Mësimi i parë në gjuhën shqipe do të jepet në Izmir

$
0
0

Kryetari i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Ballkanit (BASAM), Rıfat Sati, thotë se vendimi për përfshirjen si lëndë me zgjedhje të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake në shkollat e mesme të ulëta, është mirëpritur nga qytetarët me origjinë nga Ballkani në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sait në një deklaratë me shkrim duke rikujtuar se gjuha shqipe dhe ajo boshnjake janë futur në programin shkollor si lëndë zgjedhore, thotë se kjo është pritur pozitivisht nga emigrantët e Ballkanit në Turqi.

Mësimi i parë në Izmir

Pas përcaktimit së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake si lëndë me zgjedhje për mijëra nxënës të 150 shkollave në Turqi, Sait, bën të ditur se Ministria e Arsimit të Turqisë ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Rektoratin e Universitetit të Trakya-s, për përgatitjen e materialeve mësimore.

“Ministri i Arsimit İsmet Yılmaz dhe zv/ministri Orhan Erdem treguan përpjekje të mëdha që gjuha shqipe dhe ajo boshnjake të vendosen si lëndë me zgjedhje. Ne si komuniteti i Ballkanit i falënderojmë shumë. Në Izmir jetojnë një numër i madh të bashkatdhetarëve tanë nga Ballkani. Ne u takuam edhe ministrin e Arsimit, İsmet Yılmaz, i cili tha se ai do të marrë pjesë dhe shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, me një organizim të bukur në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”.

Shkollat e para klerikale në trojet shqiptare

$
0
0

Nga Luljeta Dushi

Në trajtimin e shkollave klerikale, duhet të kemi parasysh këto synime:

  1. Periodizimin historik;
  2. Shtrirjen gjeografike të tyre.

Përsa i përket shtrirjes gjeografike, vëmendja është përqendruar edhe në shtrirjen e shkollave klerikale në trojet shqiptare deri në vitin 1913.

  1. Nga fillimet deri në shek. XVI
  • Benediktinët, të ardhur në fillim të shek. IX në Mal të Zi, hapën shkolla pranë manastireve.
  • Në Manastirin e Ardenicës, që në fillim të shek. XIII është njohur një shkollë.
  • Domenikanët, një urdhër fretërish që shkelën të parët në tokat shqiptare, themeluan më 1224 një kuvend në Durrës dhe hapën aty shkollën e lartë teologjike “Studium generale”, me 9 magjiistër dhe 100 nxënës.
  • Në Ulqin, më 1258-1571 ngrihet një shkollë pranë kuvendit.
  • Po ashtu në Kotorr më 1266-1591.
  • Në Delvinë, pranë manastireve të Shën Ion Theologut të Kamenicës, të Navaricës e të Stillos, që nga viti 1275 ka pasur shkolla klerikale.
  • Në Durrës në vitet 1278-1498 ka pasur shkolla.
  • Në Vlorë pranë Manastirit të Svërnecit, deri në vitin 1376 ekzistonte një shkollë.
  • Në Shkodër në vitet 1345-1487, kemi shkolla pranë kuvendeve.
  • Ekzistenca e mejtepeve në Prizren nga fundi i shek. XV.
  • Po në këtë shekull, hapja e Medresesë së Madhe në Shkup.
  • Në shek. XVI, shkolla fillore islame kanë ekzistuar edhe në Kosovë, viset shqiptare në Maqedoni, si edhe në vise të tjera.
  • Gjatë shek. XVI gjejmë medrese pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare.
  • Kolegji i Shën Athanasit, i themeluar në Romë më 1572, për nxënësit arbëreshë dhe grekë të Italisë.
  • Themelimi i “Kolegjit Ilirik” në Klementin, në të cilin pranoheshin nxënës edhe nga viset shqiptare.
  • Në vitin 1574 u themelua i dyti “Kolegj Ilirik” në Loreto.
  • Në shek. XVI ka ekzistuar një shkollë fillore katolike në Janjevë.
  1. Gjatë shek. XVII
  • Në trojet shqiptare kanë ekzistuar shkolla fillore islame në Ohër, Gostivar, Shtip, Shkup, Prilep, Manastir, Gjakovë, Tivar, Kratovë etj..
  • Në Tivar, në shek. XVII, ka punuar një medrese.
  • Shkolla fillore islame ka pasur gjithashtu në Prizren, Pejë, Dibër dhe në qytete e fshatra të tjera më të mëdha me popullsi shqiptare.
  • Veçanërisht, nga fundi i shek. XVII, u shtua shumë numri i medreseve, si në: Shkup, Manastir, Tivar, Kumanovë etj..
  • Në Shkodër (qytet) përmendet të kenë ekzistuar 12 mejtepe dhe mjaft të tillë edhe në fshatra.
  • Në disa qytete, si: Shkodër, Prizren, Elbasan, kishte nga dy e më tepër medrese.
  • Në vitin 1613 u themelua i treti “Kolegj Ilirik” në Fermo.
  • Në vitin 1627, në Himarë u hap një shkollë nga një mision katolik oriental, ose unit. Ajo u riorganizua më 1660.
  • Më 1632 kemi hapjen e shkollës fillore të Kurbinit (Krujë), një nga shkollat e para shqipe.
  • Më 1637 hapet një shkollë fillore në Korçë.
  • Më 1638, nga françeskanët, hapet një shkollë fillore në Pllanë (Lezhë).
  • Më 1639 hapet një shkollë tjetër në Blinisht të Zadrimës, në rangun e shkollës së mesme.
  • Në gjysmën e parë të shek. XVII ka pasur një shkollë katolike në Pejë.
  • Gjithashtu nga mesi i shek. XVII ka pasur shkolla katolike shqipe në Prishtinë, Prizren, Suharekë, Gjakovë, si dhe në fshatrat përreth.
  • Në vitin 1660 fillon hapja në masë e shkollave ortodokse në bregdetin jugor.
  • Rreth vitit 1670 në Tivar janë çelur mejtepe e medrese.
  • Në vitet “70 të shek. XVII u çelën dy shkolla në Himarë.
  • Në çerekun e tretë të shek. XVII në Berat kishte 5 medrese.
  • Më 1683 Jan Krisofidi Hap një shkollë në Palasë.
  • Në Manastirin e Pojanit (Fier) është mbajtur një shkollë për nevojat e klerikëve të këtij rrethi; pas vitit 1684 ajo u kthye në shkollë të mesme.
  • Në vitin 1692 në Velë (Mirditë) hapet një shkollë fillore katolike.
  • Më 1698 në Shkodër kemi gjithashtu një shkollë fillore katolike.
  1. Gjatë shek. XVIII
  • Në fillim të shek. XVIII (1710), në Voskopojë, u hap një shkollë fillore ortodokse, e cila më 1744 u ngrit në rangun e shkollës së mesme dhe mori emrin “Akademia e Re”.
  • Në disa qytete të Shqipërisë, si në Gjirokastër, Berat, Elbasan, Kavajë kishte nga dy dhe më shumë medrese e mejtepe.
  • Gjatë këtij shekulli në Ulqin, Tivar e Podgoricë rritet ndjeshëm numri i mejtepeve.
  • Më 1736 në Elbasan funksionon një shkollë ortodokse.
  • Më 1745 kemi një shkollë fillore katolike në Shkodër.
  • Në mesin e shek. XVIII, hapet në Shkodër, nga Mehmet Pashë Bushatliu (Plaku), medreseja e parë, që u shndërrua shkallë-shkallë në një kompleks arsimor-kulturor. Më vonë kemi hapjen e medresesë së dytë nga Kara Mahmud Pasha.
  • Më 1756 kishte një shkollë fillore fetare në Gjirokastër.
  • Më 1770 një shkollë fetare në Përmet.
  • Në vitin 1775, kleriku D. Nikollë Kançi hap një shkollë fillore në Sheldi (Shkodër).
  • Në shek. XVIII në Janinë u ngritën dy shkolla të mesme, ku punoi mësuesi Evgjen Vulgari.
  • Rreth vitit 1778, në Manastirin e Pojanit (Fier) u hap një shkollë fillore.
  • Nga viti 1778 u hap si shkollë fillore, shkolla që kishte ekzistuar në Manastirin e Ardenicës që nga shek. XIII dhe deri në vitin 1684.
  • Në vitin 1778 hapet një shkollë fillore në Berat.
  1. Gjatë shek. XIX
  • Në dhjetëvjeçarin e parë të këtij shekulli, në viset shqiptare janë hapur një numër i konsiderueshëm shkollash fillore islame.
  • Gjatë këtij shekulli numri i mejtepeve në Tivar, Ulqin, Podgoricë e Plavë ka qenë më i madh se në shek. XVIII. Në Podgoricë ka funksionuar një medrese.
  • Në vitet “20 të shek. XIX, në rrethin e Pejës kanë funksionuar 18 shkolla fillore, ku përveç shkollave fetare hynin edhe iptidaijet (shkolla fillore shtetërore).
  • Në vitet 1806-1836 funksionoi në Prizren një medrese. Në vitet “40 të shek. XIX u ndërtua dhe një medrese tjetër.
  • Në vitin 1835, në Shkodër kemi një shkollë fillore ortodokse.
  • Në vitin 1859 hapet në Shkodër Seminari Papnor Shqiptar.
  • Në vitin 1861, po në Shkodër, hapet shkolla fillore françeskane.
  • Rreth viteve “60 të shek. XIX, në Prishtinë, Vuçiternë, Pejë, Prizren etj., filluan të hapen shkolla fillore islame për vajzat.
  • Më 1873, në Shirokë (Shkodër) hapet një shkollë katolike.
  • Në vitin 1874, kanë ekzistuar shkolla fillore dhe medrese në Prizren, Tetovë, Gostivar, Shkup, Nish, Dibër, Prishtinë, Pejë, Guci etj..
  • Më 1877, hapet në Shkodër, Kolegji Saverian.
  • Në Nënshat (Shkodër), më 1878, hapet një shkollë katolike.
  • Në vitin 1879, në Krahinat e Beratit, Korçës dhe të Durrësit kishte shkolla greke.
  • Në vitin 1880 në Shkodër fillon jetën e saj shkolla Normale e Motrave Stigmatine.
  • Në vitin 1882, në vilajetin e Janinës kishte shkolla fetare islame për djem dhe mikse, si dhe shkolla për vajza.
  • Në Shkodër (qytet), nga çereku i findit të shek. XIX, u hapën 11 mejtepe, ndërsa në fshatrat e këtij rrethi ekzistonin disa mejtepe.
  • Më 1882 hapet shkolla katolike e Trashanit (Zadrimë).
  • Më 1883 hapet një shkollë e tillë edhe në Bajzë të Kastratit (Malësi e Madhe).
  • Më 1891 hapet një shkollë katolike në Blinisht të Zadrimës.
  • Po më 1891 hapet një shkollë e tillë në Selcë të Këlmendit.
  • Më 1893 hapet shkolla e Traboinit (Malësi e Grudës).
  • Në vitin 1894, në sanxhakun e Gjirokastrës kishte shkolla fillore greke.
  • Në vitin 1896, në Kallmet të Lezhës, motrat stigmatine hapin një shkollë fillore për vajza.
  • Më 1898 rihapet shkolla në Pllanë (Lezhë).
  • Rreth vitit 1890, në qytetin e Shkodrës, ishte hapur edhe një shkollë serbe.
  • Më 1898, po në Shkodër, kemi hapjen e azilit të motrave servite (foshnjore dhe për fëmijët parashkollorë).
  • Nga fundi i shek. XIX kemi hapjen e shkollave katolike në Mirditë (Orosh, Kashnjet, Spaç), në Bushat (1900), në Rranxa-Bushat (1900), në Prizren (një shkollë për djem dhe një shkollë fillore për vajza, e drejtuar prej “Motrave të Dashnisë), në Gjakovë (një shkollë), në Pejë (një shkollë, më 1898), në Zym (një shkollë), në Durrës (një shkollë).
  • Në Shkodër, deri në fund të këtij shekulli mbeten të hapur 5-6 mejtepe. Më i njohuri prej tyre ishte mejtepi Ruzhdije.
  • Gjatë shek. XIX vazhduan punën medresetë e hapura që në shek. XVIII, në disa qytete të Shqipërisë, si në Shkodër, Gjirokastër, Berat, Vlorë, Kavajë, Elbasan etj..
  1. Në vitet 1900-1924
  • Në vitin 1901, në Bizë hapet një shkollë katolike.
  • Më 1907, Atë Shtjefën Gjeçovi hap një shkollë në Gomsiqe.
  • Po këtë vit kemi hapjen nga një klerik të një shkolle në Baz (Mat).
  • Gjithashtu më 1907, motrat stigmatine hapin një shkollë fillore në Durrës.
  • Gjatë viteve 1912-1913, Në Dajç të Zadrimës, ka pasur një shkollë fillore katolike.
  • Në vitin 1912, në Vlorë hapet një shkollë fetare greke.
  • Gjatë viteve 1914-1916 kemi hapjen e mejtepeve në Gjirokastër, Sarandë e Përmet.Gjatë Luftës së Parë Botërore në Mal të Zi, në Ulqin, Ljare, Tuz, Dimoshë, Ptiftën, Arzë, Triesh, Plavë, Guci, Vuthaj dhe Martinaj, hapen shkolla shqipe.
  • Në vitin 1916 hapet në Shkodër një medrese.
  • Në vitin 1920, motrat stigmatine hapin në Shkodër një azil për fëmijët e lagjeve të largëta të qytetit.
  • Në vitin 1921 hapet në Shkodër gjimnazi françeskan “Illyricum”.
  • Më 1924, në Shirokë, në Dajç të Bregut të Bunës, motrat stigmatine hapin shkolla fillore me tri klasë e azile.
  1. Në vitet 1925-1939
  • Në vitin 1925, në Shkodër hapet një medrese e re.
  • Më 1926, po nga motrat stigmatine hapet në Nënshat një shkollë fillore me tri klasë.
  • Në vitin 1927 hapet në Tiranë një foshnjore, e drejtuar prej murgeshave.
  • Në vitin 1928, motrat servite hapën në Tiranë një azil të ri.
  • Në vitin 1929, po në Tiranë hapet një medrese.
  • Në vitin 1930, motrat stigmatine hapin në Tiranë një shkollë fillore me tri klasë.
  • Gjatë vitit 1930, në Tiranë u hap një shkollë fillore italiane, e mbajtur nga jezuitët.
  • Më 1931 në Tiranë ekziston një shkollë fetare myslimane.
  • Gjate vitit shkollor 1932-1933, në Korçë hapet një kopsht fëmijësh i drejtuar nga klerikë. Një vit më pas një kopsht i tillë hapet në Vlorë.
  • Më 1937, në Korçë motrat stigmatine hapin një shkollë fillore me azil.
  1. Në vitet 1939-1944

Në vitin 1944, në Shkodër u hap një medrese e re,e cila vazhdoi deri në vitin 1947.

 Në vitet 1945-1990

Si rezultat i zbatimit të reformës arsimore, që filloi të zbatohej në vitin shkollor 1946-1947, të gjitha shkollat klerikale në Shqipëri do të mbyllen, duke e ndërprerë kështu veprimtarinë e tyre shumëvjeçare.

  1. Nga viti 1991 e në vazhdim

Pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë, disa nga shkollat klerikale do të rifillojnë veprimtarinë e tyre.

  • Më 16.10.1991 rihapet medreseja në Tiranë.
  • Më 08.02.1992 rihapet në Shkodër Seminari Papnor Shqiptar (sot “Seminari Ndërdioqezan Shqiptar”).
  • Njëkohësisht do të fillojë medreseja e Shkodrës, e cila mori emrin “Haxhi Sheh Shamia”.
  • U bë hapja e medreseve edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si në Durrës, Kavajë, Gjirokastër, Berat, Elbasan, Peshkopi etj..
  • Më 01.09.1999 u hap shkolla e motrave saleziane në Shkodër.

​“Heroinat”, plagjiat apo vepër origjinale?

$
0
0

Kritika nëse i bëhet një vepre nuk i bëhet menjëherë, duhet të kalojnë ca vite. “Heroinat”, u kritikua që në fillim, por nuk u detajua kritika. Nuk u saktësua a është plagjiat në tërësi? Në ditën e inaugurimit të veprës kam reaguar në Facebook në lidhje me këtë. Në tekst mund të lexoni detajet e veprës plagjiat.

Nga Ilir Muharremi

Fjalori i gjuhës shqipe kuptimin e plagjiaturës e përkufizon si paraqitjen e një vepre nga dikush tjetër të përvetësuar si të veten: vjedhje letrare, muzikore, artistike, duke marrë pa treguar burimin. E dyta, kur dikush paraqet veprën e huaj me emër të vetin, ose kur dikush huazon ndonjë tekst ose pjesë nga teksti e nuk e bënë të qartë burimin (kjo identifikohet si plagjiaturë e pjesshme), tjetra, kur dikush e përkthen ndonjë shkrim dhe nuk e bënë të qartë burimin, pra e paraqet si të tijin, apo kur dikush huazon pjesë të ndonjë teksti të huaj, prapë nuk e tregon burimin, ose tregon tekstin por burimin e parafrazimit nuk e tregon dhe e fundit kur dikush e paraqet një vepër te veten apo të ndonjë pjese të saj në provime apo ngjarje të ndryshme, identifikohet si vetë-plagjiaturë.

Në çdo vend të botës plagjiatura ndiqet me ligj, kurse te ne, ajo ndodhet në qendër të qytetit konkretisht përballë obeliskut më të madh në kryeqytet NewBorn. Bëhet fjalë për memorialin “Heroinat” të inauguruar më 12 qershor të  2015-tës. Edhe në media u diskutua se a është plagjiaturë apo vepër origjinale nga artisti Ilir Blakçori. Si qëndron puna? A mund të cilësohet si vepër plagjiaturë, atëherë ne po bëjmë një përshkrim të dy veprave dhe vet lexuesi le ta përkufizojë:

Memoriali “Heroinat” rrëfen për sakrificën e femrave që luftuan me armë në dorë dhe ranë dëshmore, veçanërisht grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në luftë nuk rranë vetëm heronjtë kemi edhe 20 mijë heroina të dhunuara. Memoriali “Heroinat” është vendosur në një këndë të fshehur krahasuar me memorialit tjera në kryeqytet. Memoriali u inaugurua me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Kosovës. Vepra u krijua me 20 mijë shufra të hekurit. Në sipërfaqen e kësaj skulpture, shufrat marrin trajtën e medaljoneve. Vepra duket si impozante, në fytyrën e saj vërejmë butësinë e natyrës femërore. Koncepti i saj është i dyfishtë sipas realizuesit Blakçori:  gjatë ditës nën efektet e dritës natyrale, medaljonet reflektojnë dritë e hije mbi imazhin e portretit. Nëse afrohemi vërejmë portrete individuale të medaljoneve, që identifikojnë nënat, bijat, motra që humbën në luftën e fundit.

Interesante është se vepra jo veç që u frymëzua nga një vepër tjetër, por është e njëjtë sikurse ajo e artistit Asif Khan, ‘MegaFaces’ 2014. Pjesa e kokës “Heroinat” dhe “MegaFaces” (i njëjti realizim i këtij monumenti ishte i vendosur edhe në Lojërat Olimpike 2014, që janë mbajtur në Sochi të Rusisë), janë të njëjta, me vështrim të njëjtë, vetëm se pjesa e flokëve te “MegaFaces” i mungon, këtë nuk e përdorë artisti te “Heroinat”. Pjesa e ballit, syve, hundës, gojës, vështrimit, copëzat e medaljoneve (të ngjashme) në fytyrë, shikimi, tërë mimika, janë identike. “Heroinat”, është fytyrë gruaje, kurse “Megafaces” duken si fytyra të fëmijëve, vetëm biografia e personazhit ndryshon derisa pjesa e idesë dhe realizmit mbetet mu e njëjta. Në stil, anatomi dhe koncept janë të njëjta. Këto vepra ngjajnë si dy pika uji. Nuk kopjohet vetëm ana vizuale, kopjohet edhe koncepti autentik i veprës “MegaFaces”. Kjo vepër tashmë e kopjuar ka lëvizje emocionale, por unë si qytetar i thjeshtë më shumë do pëlqeja murale të shkëmbit me simbole historike të heroinave në vend të një vepre të kopjuar.

“MegaFaces” përbëhet nga 11 mijë aktivizues, që shfaqin fytyra të ndryshme me anë të kinetikes nga jashtë. Poashtu edhe këto fytyra janë identike sikurse të “Heroniave” të minimizuara. Nga distanca, nëse i vështrojmë të dy veprat afër, dallimet janë vetëm në pjesën e flokëve sipër. Kjo nuk mjafton për tu distancuar tërësisht nga vepra, dhe ta quajmë si krijim origjinal.

Atëherë, çfarë mund t’i thuajmë kësaj? Pjesa hyrëse e tekstit e dëshmon si referencë origjinalitetin e këtij memoriali në kryeqytet. Mos të harrojmë se vepra “Heroinat’, kap shumën prej 120 mijë eurosh. Artisti e fitoj konkursin pasi dy herë radhazi u anulua për shkak mospjesëmarrjes së artistëve. Iniciatorja e projektit Alma Lama kishte thënë se ky memorial duhej të ishte bërë i pari në Kosovë. Po, mirëpo ana artistike estetike duhej të ishte origjinale, ndonëse edhe unike. Gratë e rëna në luftë të gjithë i kanë prekur, dhe meritojnë të jenë në një vepër origjinale. Lama vet ka pohuar: “Gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013, pra në dhjetor të 2012 unë kam përgatitur një amendament ku është përshkruar ideja e memorialit si dhe shuma e nevojshme për ta realizuar këtë projekt. Ideja dhe koncepti i një memoriali që nderon kontributin e grave gjatë luftës është përkrahur nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe u miratua njëzëri.” Mirëpo, a e kanë parë skicën ose buceten e memorialit dhe kërkimin se mos vallë është plagjiat, pasi do vendoset në qendër të qytetit? Normalisht që jo, vetëm i kanë ngritur duart pa qenë të informuar. Dakord jam me idenë e memorialit si propozim ta gëzon kryeqyteti sakrificën dhe madhështinë e gruas, por jo me realizmin e tij.

Memoriali ashtu si është tash ka të veçantë portretin, është shumë i kohës, dhe nuk paraqet ndonjë grua me armë në dorë me përmasa të trupit të rritura siç jemi mësuar shabllon t’i shohim në skulpturat komuniste të Shqipërisë, ose me emocion folklorik – patetikë, kjo vlen të veçohet këtu, por nuk mjafton vetëm kjo. Pasi që gratë e meritojnë një vend të rëndësishëm në luftën e fundit, e meritojnë edhe një memorial origjinal nga duart e artistëve.

Çuditem pse nuk kanë reaguar heroinat dhe ideatorët e këtij projekti, por vetëm me duartrokitje e zbuluan  kopjen e tillë. Ndoshta nuk kishin njohuri për një vepër identike që ekziston dikund në botë. Tjetra, anëtarët e komisionit vlerësues dhanë pëlqimin e kësaj figure dhe e zgjodhën, prapë se prapë arti është si treg, ku artisti ofron mallin pa ndërgjegje, blerësit e konsumojnë, atëherë artisti fiton. Por, arti i vërtetë madhështor rrjedh nga sinqeriteti i autorit, dhe veprat e mëdha kishin ndikime e pak prej tyre qenë plagjiaturë.

Projekti u financua nga taksapaguesit e Kosovës dhe Kuvendi vendosi miratimin e tij. Kjo vepër vetëm emrin e ka origjinal “Heroinat” ngaqë balancohet me heronjtë dhe të tilla qenë ato gra që dhanë jetën për vendin e tyre. Picasso me kotë nuk thotë: “Artistët e këqij kopjojnë, ndërsa gjenitë vjedhin”, e kjo vepër i takon të parës në këtë thënie.


VIDEO/ Anjeza Shahini do shkojë sërish në Eurovizion?

$
0
0

Këngëtarja e parë që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës ‘Eurovision’ ishte Anjeza Shahini.

Edhe pse ishte hera e parë, që ajo mori pjesë në një event kaq të rëndësishëm të muzikës, u rendit e shtata.

Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Anjeza ka dhënë një intervistë për eurovisionireland.net, ku  ka treguar me nostalgji pjesëmarrjen e saj në festival.

Anjeza ka pohuar se do të ishte një kënaqësi, nëse do të kishte mundësi për një dalje të dytë në Eurosong. Ajo e ka cilësuar këtë si një trampolinë të mirë për të prezantuar publikun e gjerë me prodhimet e saj muzikore.

‘Nëse do të ishte një projekt i shpejtë mund të rikthehesha, por nuk besoj se do të ndodhë’, – ka pohuar Anjeza, duke lënë disi të lëkundur mundësinë për të qenë sërish pjesë e Eurosong.

‘Eshtë një eksperiencë e mrekullueshme të marrësh pjesë në Eurosong, sidomos kur je e rritur, që të kuptosh rëndësinë e vërtetë të kësaj pjesëmarrje, ndryshe nga hera ime e parë në atë skenë kur ende nuk isha gati për atë që po ndodhte’, – tha Anjeza, e cila prej më shumë se një viti jeton në Angli, citon Express.

Kënga “Imazhi yt” ishte një prej të parave, që ka gjetur mbështetjen e  publiku të gjerë të shoqëruar me shumë emocione. Mbetet për t’u parë, nëse Anjeza do të rikthehet sërish në skenën e madhe si përfaqësuese e Shqipërisë.

Danezi që ka udhëtuar në 131 shtete viziton Shqipërinë

$
0
0

  Torbjørn C. Pedersen, Ambasador i dëshirës së mirë i Kryqit të Kuq

Torbjørn C. Pedersen, që miqtë e thërresin thjesht Thor, është një danez 38 vjeçar, që e ka nisur udhëtimin e tij rreth botës në vitin 2013. Njëzet dollarë në ditë dhe asnjë fluturim për të vizituar të gjitha vendet e planetit. Ky është objektivi që i ka vënë vetes.

“Një i panjohur është një mik, që ti akoma nuk e ke takuar. Kujtoja se ishte thjesht një fjalë e mirë, por tani që kam jam bërë dëshmitar i qindra e qindra njohjeve fantastike, dëshiroj të jap vetëm një mesazh: njerëzit gjithkund janë jashtëzakonisht bujar, mjafton t’u japësh atyre mundësitë për ta dëshmuar këtë”,  thotë Thor.

Një çantë në kurriz, dhe me një shikimi mjaft të ëmbël dhe të qeshur, ky është Torbjørn C. Pedersen, e ka nisur udhëtimin e tij nga Kopenhagen në orën 10 e 10 të datës 10 tetor 2013, për të vizituar të gjitha vendet e planetit, që janë jo pak por 203, për të paktën 24 orën në secilin prej tyre. Udhëtim që pritet të përfundojë në vitin 2019.

Janë me mijëra kilometra të përshkruara në 4 vjet udhëtimi në 131 vende të botës. Shqipëria është vendi i 132 i kësaj odiseje nëse do ta quanim kështu. Ka ardhur nga Italia nëpërmjet portit të Barit për të vazhduar turin e tij në vendet ballkanikë, Greqi, Maqedoni, Kosovë, etj.

Ambasador i dëshirës së mirë i Kryqit të Kuq, Thor, është me profesion ekspert logjistike. Në të gjitha vendet që ka shkuar ai është mikëpritur nga shoqatat vendase të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe. Në udhëtimin e tij ai do të marrë kontakt me 190 shoqata. Në veprimtaritë ku ka marrë pjesë ai ka shprehur solidaritetit me njerëzit në nevojë. Nesër, datë 23, ora 10.30, Thor do të asistojë në simulimin e Ndihmës së Parë që vullnetarët e degës së Kryqit të Kuq Tiranë kanë planifikuar të zhvillojnë në hapësirat e parkut Rinia.

“Në fund të fundit, – përfundon Thor, bota është më e bukur nga ajo që na thuhet: unë e dëshmoj këtë çdo herë që jam ulur në një autobus dhe shikoj rreth. E ajo që unë shoh, nuk janë terroristët, grabitësit apo korruptuarit, por njerëzit normal. Dhe ky normalitet është shpirti i sagës time”.

http://www.onceuponasaga.dk/journey

Shkrimi i 1877: A kanë të njëjtën origjinë, korsikanët dhe shqiptarët?

$
0
0

Nga Aurenc Bebja, Francë, 2017

Në librin e Charles de Susini « La Corse et les Corses, Opinions et Documents », botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen n° 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin « Corses et Albanais », i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët.

Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në vijim rrëfimi i doktorit:

«Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë?

Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë.

Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës ; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje.

Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj.

Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi.

Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët. 

Darsiani.com

Gjurmë të pashlyeshme të një mjeshtri të madh…

$
0
0

Nga Nikolla Sudar

Jeta është e drejtë e padiskutueshme e çdo njeriu, por të paktë janë ata që lënëgjurmë  të vërteta në të, ose e thënë më qartë, që lënë pas vepra me vlerë shumë të madhe për brezat në vazhdim. Pikërisht ato përbëjnë thesarin e vyer për të tashmen dhe të ardhmen, përbëjnë krenarinë e ligjshme, qëi rendit krijuesit e tyre në “kujtesën popullore”, duke i përjetësuar. Në këtë kuadër edhe ndërtimet e realizuara prej kohësh, përbëjnë atë të kaluar materiale e domethënëse, që do të nxisë gjithmonë fantazinë e pasardhësve.

 Durrësi, “kjo perlë në brigjet e Adriatikut”, ka njohur njerëz të përmenduar që në shekuj me veprat e tyre,në fusha të ndryshme të jetës, e kanë lartësuar gjithnjë e më tepër këtë qytet-port, duke e bërë të njohur në tërë botën.

Njëri prej tyre është dhe do të mbetet, kryemjeshtri i ndërtimeve, njeriu fjalëpak, por punëshumë, “durrsakui shquar”, Rexhep Çetaku. Prej vitesh ai nuk është më mes nesh, por nëpërmjet veprave të tij sikur thotë: “Bashkëqytetarë të nderuar! Ju kam dashur shumë dhe gjithmonë do të mbetem mes jush!” Dhe kjo aksiomë do të mbetetet e përjetshme.

Ishte viti 1895kur familjes Çetaku në Tiranë do t’i shtohej edhe një tjetër pjesëtar, që do ta lartësonte akoma më shumë emrin e mirë tëfamiljes me tradita atdhetare, të përmendur nëqepjen e kostumeve kombëtare dhe në ndërtim. Ai ndoqi shkollën turke, por fshehurazi do të mësonte të shkruante e të lexonte gjuhën e mrekullueshme amtare nga adhetari Hasan Vogli.Ishte mjeshtri Abdulla Veshi, specialist në ndërtimin e objekteve të kultit, që do ta mbante afër dhe do t’i jepte krah në sektorin jetik të ndërtimeve. Cilësitë e djaloshit mahnitën mjeshtrin e shquar, i cilimë vonë me të drejtë do të shprehej: “Isha i bindur se Rexhepi do të bëhej me emër në ndërtimtarinë shqiptare”.

 Në vitin 1914 Rexhep Çetaku vendoset në Durrës, pranë vëllait të madh, tashmë të mirënjohur në fushën e ndërtimeve, ustaHajdarit, me të cilin mbajti raporte shumë të mira, jo vetëm vllazërore, por edhe profesionale.

    Por atdheu kërkonte shumë nga bijt e vet. Durrësi nga njëqytet-port mesjetar brenda një kohe të shkurtër do të shndërrohej në një qendër të vërtetë urbane me tipare perëndimore. Dhe në këtë drejtim gjurmë të pashlyeshme do të linte mjeshtri madhi ndërtimit, Rexhep Çetaku.

     Ku qendronte e veçanta e këtij njeriu? Zgjuarsia natyrale mbase ishte mbi limitin e zakonshëm; etja e madhe për dije e bëri që të njihte shumë mirëpesë gjuhë të huaja. Pasioni i madh për ndërtimet e shtynte të studjonte traditëne deritat-hershme, për ta ruajtur sa më mirë dhe për ta pasuruar me elementëtë arritjeve më të suksesshme në botë. Rrallë mund të gjenden autodidaktë si usta Rexhepi. Në zyrën e tij të punës do të gjeje manuale, revista  dhe material tjetër i shkruar në shumë gjuhë lidhur më ndërtimet, të cilat ai i studjonte me etje si rrallëkush, për t’i zbatuar në mënyrë krijuse.

      Dhjetra vite kanë kaluar, ndërtimet e shumta madhështore sidomos pas viteve 90, e kanë transformuar duNikolla SudarkNikolla Sudarshëm Durrësin, por bulevardi kryesor, sidomos fragmenti nga bashkia e deri tek porti, ka qenë dhe mbetet krenaria e vërtetë ndërtimore e këtij qyteti sa të lashtë aq edhe të ri. Ndërtimet e shumta me karakter publik e privat kanë mbetur ashtu siç i ka ndërtuar dora e mjeshtrit të madh, Rexhep Çetaku. Mjafton të vështrosh ndërtesën e mrekullueshme të bashkisë (tashmë e restauruar), xhaminë e madhe të qytetit, ndërtesat në të dyja anët e bulevardit, gjithashtu të restauruara (tashmë të emërtuar “Rruga tregtare”), vilat e shumta si në qytet ashtu edhe përgjatë bregut të plazhit, portin, kompleksin e parë blektoral në Xhafzotaj, urën e mrekullueshme të Shijakut me dy harqe (që në atë kohë lidhte Durrësin me Tiranën), urën e Krujës si edheçezmat në Qafë-Shtamëetj, që të bindesh për aftësitë e jashtëzakonshme të këtij virtuozi të rrallë, që jetën dhe dëshirat e tij më të mëdha ia kushtoi, jo vetëm qytetit bregdetar, por i shtriu edhe mëtutje.

      Përvojën e tij të madhe ai e ballafaqonte me arritjet më të mira në Evropë. Për këtë arsye usta Rexhepi ndërmerte udhëtime hulumtuese në shumë vende si në Itali, Austri, Hungari, Bullgari, Turqi e Greqi, qëia zgjeruan horizontin. Sipërmarrja e ngritur prej tij mblodhi specialistë dhe punëtorë të shumtë durrsakë. Ajo u bë e njohur në të gjithë vendin për llojshmërinë e ndërtimeve me tiparee dekor bashkëkohor dhe për cilësinë e lartë të punës.

     “Usta Rexhepi”, siç e kujtojnë ata që e kanë njohur, u bë iniciatori për ngritjen shoqërisë “Puna”, në vitin 1935, e cila grupoi tërë punonjësit e ndërtimit dhe zanatçinjtë në këtë organizatë të madhe. Për punën e tij të mirë dhe cilësore që në vitet 30 të shekullit të kaluar, ai mori vlerësime të larta nga Ministria e Punëve Botore të kohës dhe sidomos nga bashkëqytetarët durrsakë.

    Gjithmonë mëdel parasysh figura mbresëlënëse e mjeshtrit: shtatmesatar, truplidhur me fytyrë mjaft shprehëse dhe gjithnjë energjike. Që në takimin e parë me të, të bënin përshtypje sytë e tij të thellë, të menduar dhe shumë dashamirës, që, bashkë me mustaqet e prera shkurt, sikur ta impononin respektin ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm.

     Ai ishte mbi të gjitha edhe një humanist i rrallë. Edhe sot e kujtojnë familjet e punëtorëve të ndërtimit kur gjatë krizës shumëvjeçare të viteve 30, apo edhe gjatë luftës ustai gjente forma nga më të ndryshmet për të paguar punonjësit e  mbetur pa punë, apo për të ndihmuar familje shumë të varfëra.

Përvoja e tij e madhe, aftësitë e rralla organizuese dhe drejtuese do të shpaloseshin edhe në vitet e pasçlirimit, kur nevojat për ringritjen e vendit do të ishin të jashtëzakonshme. Ustai dha një kontribut të gjithanshëm në ngritjen dhe mbarëvajtjen e ndërmarrjes Rruga-ura e cila bëri një punë të pazakontë. Kërkesat ishin të mëdha, por edhe gadishmëria akoma më e madhe. Për dekada me radhë ai do të angazhohej në ngritjen e objekteve industriale, institucione arsimore e kulturore, ura, rrugë, bonifikime. Një ish punonjës i kësaj ndërmarrje me një simpati të sinqertë do të shprehej:

“Fat imadh ishte për ndërmarrjen Rruga-ura tëkishte në gjirin e vet një mjeshtër të madh siç ishte usta Rexhepi. Byroja teknike nuk hartonte asnjëprojekt dhe nuk vinte në zbatim asgjë, pa thënë fjalën e fundit “mëi miri dhe mëi afti në ndërmarrje”, ipaharruari Rexhep Çetaku”.

 Vlerësimet ndaj kësaj figuredinjitoze të fushës së ndërtimit në Shqipëri janë të shumta. Ai u nderua me urdhëra dhe medalje. Në njërin prej motivacionve, që mban datën 20.03. 52, ndër të tjera thuhet: “Është mobilizuar me të gjitha forcat për organizimin adminstrativo-teknik të punës në ndërmarrjen Rruga…”. Me meritë të padiskutueshme Ministria e Ndërtimit i jep atij titullin e “asistent-inxhinierit” për kontributin e palodhur e të suksesshëm shumëvjeçar.

Asnjëherë nuk mund ta ndajmë usta Rexhepin mjeshtër nga usta Rexhepin familjar. Ai rriti dhe edukoi më së miri gjashtë fëmijë, të cilët me përkushtim ndoqën secili profesionin vet, duke plotësuar më sëmiri biografinë e shkëlqyer të familjes Çetaku.

Djali i parë, Abedini, menjëherë pas çlirimitdo të bëhej mësues, drejtor shkolle dhe do të diplomohej për histori-gjeografi. Djali i dytë, Aliu, pa superlativa mund të thuhet se do të bëhej “babai ielektronikës shqiptare”. Radiot, tranzistorët dhe televizori i parë shqiptar do të ishin frut i përpjekjeve të tij shumëvjeçare. Ikbalja, do të kryente fakultetin bio-kimi dhe do të bëhej mësuese e shkencave. Agimi, elektriçisti i apasionuar, në fillim do të ndiqte rrugën e Aliut, por më pas dotë bëhej shef i elektrovinçave nëporto. Nimeti,   u bëpjesëtare e familjes së“Mësuesit të Popullit”, Sulë Zalla, ndërsa më e vogla në familje, Fozi, do tëshquhej si specialiste e eletronikës dhe mësuese e rrallë e matematikës dhe e fizikës.

 Në të gjithë këtë rrugëtim të gjatë, të lodhshëm, por tësuksesshëm, usta Rexhepit do t’i bëhej krah ipazëvendësueshëm bashkëshortja e tij, nënë Nadirja, kjo grua e rrallë, vajza e klerikut të shquar atdhetar të Shijakut, Hamdi Domi. Ne që e kemi njohur e kujtojmë me shumë mall këtë mikpritëse të rrallë,që nuk zemërohej kurrë dhe që buzagazi i sinqertë nuk i ndahej për asnjë çast.

     Edhe pas daljes në pension ustai i palodhur nuk do të shkëputej nga profesioni i vet. Shpesh do ta gjeje në gjirin e ndërmarrjes, duke mos kursyer ndihmën e tij konkrete, por edhe si ekspert i ndërtimeve për nevoja të institucioneve të ndryshme.

      Në vitin 1977, në moshën 82-vjeçare, do të ndahej nga jeta, biri i shquar iDurrësit dhe i gjithë Shqipërisë, mjeshtri dhe atdhetari i paharruar Rexhep Çetaku. Funerali i organizuar me këtë rast do të vërtetonte edhe një herë dashurinë dhe respektin që ushqenin banorët për këtë figurë të shquar që aq shumë kishte dhënë për qytetin bregdetar.

     Ndonëse usta Rexhepin e ka përmendur shtypi, madje eshte përgatitur edhe një emision përkujtimor nga Radiotelevizioni shqiptar, monografia e shkruar për të, e cila së shpejti do të dale në qarkullim, do të jetë një dëshmi  tjetër me vlera të mëdha njohëse, si për bashkëqytetarët durrsakë, ashtu edhe për lexuesin në mbarë vendin.

     Me plot të drejtë mund të thuhet se usta Rexhep Çetakuështë bërë pjesë  e asaj plejade të shkëlqyer kontribuesish, për të cilët mençuria popullore do të shprehej: “Vitet tutje dhe ju tëhu!”

*Historian dhe përkthyes

Kisha Orthodhokse kremton sot 303 vjetorin e Shën Kozmait

$
0
0

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, kremton sot 303- vjetorin e Shën Kozmait.

Kremtimi i kësaj feste do të zhvillohet në kishën e cila ndodhet në fshatin Kolkondas pranë Libofshës në Fier, e cila është një nga pikat kryesore të besimit orthodhoks në Shqipëri.

I pranishëm në këtë festë e cila do të zhvillohet në nderim të Shën Kozmait në 24 gusht, do të jetë edhe Kryepeshkopi, Fortlumturia e tij z. Anastas, i cili do të drejtojë shërbesën.

Ashtu si vitet e mëparshme edhe këtë vit, gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvillohet panairi kushtuar të Shenjtit.

Shën Kozmai ka vdekur në fshatin Kolkondas në Libofshë, ku ndodhet edhe varri i tij.

Aktivitetet
Shërbesat sot fate 23 gusht do të drejtohen nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij z. Nikolla.

Mbrëmësorja e Madhe Kryepriftërore
-Bekimi i Pesë Bukëve

Pasdarka e Madhe

Shfaqje dokumentarësh
-Film Dokumentar “Shën Kozmai i Etolisë”

-Film Dokumentar “Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>