Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

2017 vit i investimeve në kulturë, parashikohen 1.696 mld lekë

$
0
0

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pasi prezantoi projektbuxhetin në Komisionin parlamentar të Edukimit, tha se 2017 do të jetë viti i investimeve. Deputetët e mazhorancës kërkuan rishikimin e tatimit për honoraret e artistëve dhe TVSH e librave.

Projektbuxheti për Ministrinë e Kulturës parashikohet të jetë për vitin e ardhshëm në masën 1 miliardë e 696 milionë lekë.

Ministrja Kumbaro e quajti vitin 2017 si vitin e investimeve, duke paraqitur në Komisionin Parlamentar të Edukimit këto projekte.

Kumbaro: Ka filluar puna për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale që do të vazhdojë me investim edhe në vitin 2017, rikonstruksionin e plotë dhe modern të Teatrit të Operas dhe Baletit 2017-2020, vazhdojnë me ritme të kënaqshme ndërhyrjet dhe rikualifikimi urban i Qafës së Pazarit dhe by-passit në Gjirokastër.

Si kërkesë e vazhdueshme e artistëve dhe e biznesit, deputeti PS-së, Fatmir Toçi, kërkoi rishikim të tatimit mbi të ardhurat nga honoraret e artistëve që është 10% dhe heqjen e TVSH së librave që akutalisht është 15%.

Toçi: Ky tatim që ka qenë 10% dhe është bërë 15% si për të gjthë honoraret e tjera që merren në të gjitha fushat. Kjo mund të ishte dhe zero. Dhe e dyta një problem madhor që ka mbetur prej vitesh ka ngelur i pazgjidhur, problem i taksës mbi vlerën e shtuar të librit.

Kumbaro: Kam qenë disa herë firmëtare e peticioneve drejtuar qeverive shqiptare në heqjen e TVSH-së së librit. Unë do të mbështes sot dhe nesër çdo lloj iniciative për ta ulur atë taksë.Të njëjtën ankesë ksi dhe ju kam edhe lidhur me 15% të tatimit mbi fitimin që aplikohet tek punonjësit e kulturës dhe të artit. Besoj se shumë shpejt do ti vijë rradha edhe rishikimit të kësaj mase.

Por do të ketë një taksë të re për të gjithë qytetarët që do të shfrytëzojnë vendet e trashëgimisë kulturore.


Ky muze kaq i bukur në Korçë po mahnit të huajt

$
0
0

Pas muzeut ‘Marubi’ në Shkodër, edhe një muzë në Korçë po befason të huajt.

Portali gjerman “Bau Netz” i ka kushtuar një reportazh Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, një godinë e bukur e inauguruar para pak kohësh.

Në fillim të shkrimit thuhet se Pashko Vaso, poeti kombëtar i Shqipërisë, ka thënë dikur se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

 Në shkrim theksohet se pavarësisht se Enver Hoxha e ndaloi fenë, në Korçë arriti të mbijetojë një koleksion i madh me ikona ortodokse, që mendohet se është më i madhi në Europë. Tashmë ato e kanë një muze.

Godina është projektuar nga shqiptarët e DEA Studio, kurse interiorin e ka marrë përsipër kompania gjermane Bolles+Wilson, që ka realizuar dhe ka në plan të realizojë projekte të rëndësishme në Shqipëri, shkruan “Mapo”.

Përshtatja e interiorit për një muze të tillë ka qenë një sfidë e vështirë, por pamjet tregojnë se puna që kanë kryer ata është spektakolare.

Në fund, edhe pse nuk ishte pjesë e kontratës, gjermanët u morën edhe me fasadën e godinës. Një anekdotë thotë se punëtorët e ndërtimit kishin menduar se po bënin një burg dhe e bënë fasadën e gurit shumë të errët.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri personalisht dhe tashmë edhe fasada ka ndryshuar.

 

Volter për Skënderbeun: Shqiptarët, luftëtarët më të mirë

$
0
0

Më 21 nëntor 1694, lindi François-Marie Arouet, emri i penës, Volter; përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore.

Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot. Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Ëilhelm Leibnizit mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë i tillë.

Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq për të shkruar një histori të botës mbi këto baza.

 Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët bizantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur. Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.

***

Volteri për Skënderbeun

KAPITULLI PËR SKENDERBEUN

Faqe 814-815

Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishterë, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skënderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.

Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot.

Ishte djali i një despoti, ose i një princi të këtij vendi, domethënë i një princi vasal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, ç’ka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.

Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij Kastriot.

Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje.

Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave.

Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).

Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij.

Skënderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzetvjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte.

Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit.

Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skënderbeut. Pasi siguroi urdhrin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij.

Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin. Sundimtarin dhe garnizonin e theri.

Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi.

Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, ç’ka e meritoi me guximin e tij.

Po ta kishte mbrojtur Skënderbeu Kostandinopojë, rënia e saj nuk do të kishte ndodhur.- TO.

VIDEO/Mozaiku me portretin e Shën Terezës drejt rekordit Guinness

$
0
0

Atisti Saimir Strati  është duke punuar një mozaik me portretin e humanistes së madhe, Nëna Terezë, në një formë të veçantë.

Portreti është duke u punuar në Muzeun e Kosovës, me kapëse teli, në një dimension prej 10 metra katrorë.

Me këtë vepër, ai synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness.

 

Kalaja e Tepelenës ku shkeli Lord Bajroni

$
0
0

 Nga Gëzim Llojdia/E vetmja dëshmi e hershme, që rrokin sytë e njeriut. Kështjella   që sundon qytetin jugor në kodër. Edhe udha ecën rrëzë kësaj ngrehine të moçme për të marë lartësi.

Qyteti i erërave të dikurshme ,që njihet  nga kohët e Ali Pashës,ndërsa monumenti i tij është simbolizuar në udhëkryqin  e vogël në bronz. Me të gjitha takëmet, por shtrirë dhe me vështrimin nga vendlindja,hedhur në horizont,vështrimi i tij.

Kalaja e Tepelenës ,thotë studiuesi  Gj.Karaiskaj,kur flet  për kalatë shqiptare ,  është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të Ali Pashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut, kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme të kalasë, mbeten të papërfunduara.

 Kalaja ka dëshmuar disa nga ngjarjet më dramatike në historinë  e këtij qyteti. Shekuj më parë, qyteti kishte  ndërtuar kështjellën e tij në këtë maje të kodrës. Muret e kalasë masive dhe të rëndësishme me mbrojtje substanciale dhe aq te  rëndësishme janë ruajtur dhe mbajtur mirë nga koha,por jo nga njeriu.

2.

Tepelena është qyteti jugor, klima është e thatë, e nxehtë në verë dhe e ftohtë në dimër, me shumicën e reshjeve që ndodhin. Terreni është malor me disa lugina dhe një lumë kryesore, që  ecën nën muret e kalasë. Aktivitetet kryesore ekonomike si ne te gjithë vendin këtu diçka me tepër  dhe blegtoria.

Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të preferuara të tij,thotë Gj.Karaiskaj, prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën nga dora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të mad,h që kishte përfunduar në vitet e para të shek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte në konflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën greke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me 1819.

3.

Muret i gjen gjithkund  ato qarkojnë kodrën  e qytetit, ku erërat jugore  kanë  shpirtin e tyre,  si simbol të fuqisë .Studiuesi Gj,Karaiskaj vijon:Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit .Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rregullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit, janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinave, që shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve,të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse. Terreni mbi të cilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore,nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhet edhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, në këtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa i përket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më poshtë nga ajo e Gjirokastrës. Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anën e jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtme dhe 2-4 m në të sipërmen. Në brendësi, ato përforcohen me breza druri dhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, për shkak të mo nivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Kullat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë të pjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, muret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet ku janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe përpushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula përhedhje lëngjesh të nxehta. Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin evendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilin-drike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues,Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike,paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasi ajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshe të murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila,duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Porta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një bosht rrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda në-përmjet një çikriku me zinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogla dhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mos nivelim që në gjendjen aktuale, arrin në2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por,për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si dhe ajo e kthinave

fqinje qarkohej nga një parapet me frëngji pushke

4.

Në konceptin evropian çfarë është një kështjellë?

Një kështjellë (nga latinishtja: castellum) është një lloj i strukturës së fortifikuar të ndërtuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme gjatë Mesjetës nga fisnikëria. Studiuesit debatojnë fushëveprimin e kështjellës , por zakonisht e konsiderojnë atë të jetë qëndrimi private fortifikuar i zotit apo fisnike. Gjatë afro 900 vjet që janë ndërtuar kështjella, ata morën në një format shumë të mëdha me shumë karakteristika të ndryshme, edhe pse disa, të tilla si mure perde dhe arroëslits, ishin të zakonshme. Një risi evropiane, kështjella me origjinën në shekullin e 9 dhe 10, pas rënies së Perandorisë Karolingiane rezultuar në territorin e saj duke u ndarë midis zotërve individuale dhe princat.

Në Shqipëri:

Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë, rreth viteve 2800-2700 para lindjes së Krishtit. Në periudhën e bronxit, por sidomos në periudhën e hershme të hekurit ato patën përhapje më të gjerë. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa  në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, Amanti, Butrint, Antigonë etj. Më pas, në shek. IV-VI të erës së re u ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Edhe në mesjetë e deri në shek. XIX u ngritën dhe u rindërtuan shumë kështjella saqë ato i gjen tashmë në shumë zona të trojeve shqiptare. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.

Në Kosovë:Sipas Koha net: Duke qenë se emërtimin “Kosovë” e hasim edhe në disa vende, si në Dalmaci, Bosnjë e Maqedoni – në të vërtetë mu në pjesët ku ishte zhvilluar etnosi ilir – mendoj se ka prejardhje të njëjtë.Kështu, “Kosova Dalmatine” përmendet herët si “Campus Merularum” te kronika e Popit Duklanin e shekullit XII, pra e ka kuptimin e emrit “Fusha e Kosovës”, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt dhe të fundit të serisë mbi historiografinë për emrin Kosovë-Kosova të botuar në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore. Emri “Kosova” edhe në këtë dorëshkrim të shekullit XIII thuhet të ishte një term mbi bazën e gjuhës ilire. (“Kosova…”, M. Carabregu fq.18).60 kështjellat e shekullit VI.Autori Q. Namani na ofron të dhëna që fjala “Kas” nënkupton fjalën “Kështjellë”, me arsye se vendi kishte shumë kështjella gjatë historisë – vetëm në shekullin VI kishte 69 kështjella që i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalën “ova” që nënkupton “fushë”. Këto dy fjalë përbëjnë sot në gjuhën shqipe emrin “Fusha e Kështjellave” – “Kasova”, që me një metatezë, ndërkohë, emri do të kalonte në formën e sotme “Kosovë/a”.Para përfundimit duhet të theksojmë që kërkimet e deritanishme në fushën e toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontest të kufijve historikë, të cilat i janë përshkruar Dardanisë antike, dëshmojnë për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave krijon pasqyrën e saktë të kulturës gjuhësore, etnografike e historike të vendit. Në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, që e përbën fondi i vjetër iliro-shqiptar, do të ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatë mesjetës, osmane gjatë pesë shekujve, si dhe serbe në shekullin XX.

5.

Udhëtari dhe poeti Lord Bajrnoni  në vitin 1809 ishte mysafirë në kala. Në kullën jugperëndimore qysh nga koha e regjimit të shkuar u vendos një basoreliev me fjalët e poetit:O Shqipëri ku lindi Inskenderi/këngë e rinisë fanar i të urtëve. Shqipëri lejomë të kthej sytë e mi/Mbi ty o nënë e rreptë burrash…. Kulla jugperëndimore e Kalasë së Tepelenës .Aty gjendet basoreliv i Lord Bajronit i vendosur në murin e Kullës jugperëndimore të kalasë në sheshin Lord Bajron. Basorelievi është realizuar në bronz dhe vendosur gjatë periudhës së socializmit, në përkujtim të poetit dhe udhëtarit Lord Bajroni i cili e ka vizituar Tepelenën në vitin 1809. George Gordon Byron (1788 – 1824) Bajroni,ishte poet anglez. Bajroni, shkruajnë studiuesit e letrave, ishte përfaqësues i romanticizmit. Ai ka shkruar mjaft vepra letrare midis te cilave poemën Childe Harold’s Piligrimage (1812 – 1817). Kjo poeme është shkruar ne baze te përshtypjeve nga udhëtimet ne Spanje, Greqi, Shqiperi, Zvicer, Itali, etj.Për herë të parë në shqip ,poema ka ardhur nga, Skënder Luarasi.

”Shtegtimi i Çajld Haroldit” Lamtumirë, Atdheu im

O lamtumirë!

 Atdheu im Po zhduket dalëngadalë:

 Gjëmon stuhia me tërbim, Çaçri gërhet mbi valë;

 Pas diellit që po flakëron, Po nisemi të lirë; Dhe ty, si atij që perëndon,

 Atdhe, Natën e Mirë!

Kur nesër rishtaz ai diell Do lindë me shkëlqim,

Do përshëndesim det e qiell Po jo atdhenë tim,

Në vatrën time nuk ka zjarr,

 Nëpër avllit’ e forta Të kullës sime rritet bar, Imi qen po leh te porta.

“Ti pazh i vogël, pa m’u qas!

 Pse qan e po vajton? Mos të tremb deti me tallaz,

A shqota të tmerron? Pa fshiji lotët; anija jonë

 E shpejtë është dhe e fortë: Nuk ka skifter që fluturon

Më shpejt e më gazplotë”.

“Le të kanosen erë e det,

Nuk trembem nga asnjë shqotë;

 Po, zoti Çajld, mos u çudit

Që po më rrjedhin lotë; Prej babës e prej nënës ik,

 U ndava prej shtëpisë; Tani s’më mbetet asnjë mik, Veç teje e Prëndisë.

T’im at’ e pashë që duron, Kur më bekoi me mall;

Po nënën kush m’a ngushullon ,Gjer sa të kthehem gjallë!”-

 “Pusho, pusho ti djal’ i mirë! Të kanë hije lott; Po të isha vetë zemërdlirë, Nuk do t’i mbaja dot.

“M’u qas, m’u qas, ti trim besnik;

 Përse më qenke zverdhur? Mos trembesh nga një frëng armik,

 Apo nga det’ i ndezur?” – “Sër Çajld, nuk jam aq frikacak.

 As zverdhur jam prej frikë;

 Po kur kujtova gruan larg M’u zbeh faqja besnike.

Rron ime shoqe me tim bijë

Në kullë te këneta: Nd’e pyeçin ç’u bë babai,

Ç’t’u thotë nënë-shkreta?”

– “Pusho, trimi im, të mora vesh,

Ta njoha brengën tënde; Por unë zemër lehti qesh

Që shkoj nga këta vënde”.

Kush u beson psherëtimave

 Të femrës që mbush sytë? Ia than lotët qepallave

 Ndonjë dashnor i dytë.

S’qaj për gëzimet që humbas,

Rrezikun që më vjen;

 Po vetëm qaj se nuk lë pas Asnjë që lotn’ e vlen.

Në botë mbeta fill i mjerë,

Në detin pa kufi; Përse të qaj pra për të tjerë

– Për mua s’qau njeri. Do t’angullijë ndoshta sot

 Imi qen gjer sa të gjejë

Ushqim nga ndonjë tjetër zot; N’ u kthefsha do më shqejë.

Pra, mermë, o lundër, dhe vrapo

Në detin plot buçimë;

 Dhe shpjermë në çdo vend që do

, Veç jo në vendin tim! Të falem det i kaltr’ i zi!

 Dhe kur të shkel i lirë

 Në dhé, të falem, shkretëti! Atdhe, Natën e Mirë!

Durrësi i nëndheshëm, dalin në dritë mure romake të shek.V

$
0
0

Një zbulim i rëndësishëm është bërë në Durrës. Bëhet fjalë për një objekt publik të gjysmës së dytë të shekullit V, pas erës sonë. “Ky gërmim është pjesë e një projekti kërkimor shkencor të ideuar dhe financuar nga Instituti i Arkeologjisë. Qëllimi i projektit është kërkimi i natyrës urbane, ekonomike dhe kulturore të Dyrrachiumit në antikitetin e vonë”, thotë arkeologia Brikena Shkodra.

Sipas saj, janë dy struktura të rëndësishme publike, që shkojnë në rreth 3 metra thellësi. Një pjesë e mureve janë dëmtuar nga ndërtimet përreth. Muri ka të dukshme disa vrima që shihen të jenë në vijë simetrike horizontalisht. “Në të paktën 3 nivele të vona dyshemeje dhe ripërdorimi të hapësirës, që zgjat nga shekulli VII, deri në shekullin XIV, të cilat i kam identifikuar përgjatë gërmimeve, mund të kenë shërbyer për vendosjen e trarëve të dyshemesë. Kjo duhet studiuar me kujdes, pasi është i paqartë funksioni i tyre”, thotë Shkodra.

Muret e dala në dritë ndodhen në qytet, pak metra nga bashkia. “Vendndodhja e sondazhit të realizuar këtë vit është në një pozicion mjaft të favorshëm në raport me vendgjetje të tjera të rëndësishme në qytet”, sqaron arkeologia, duke vënë në dukje se “pak metra në drejtimin jugperëndimor nga kjo pikë ndodhet monumenti shumë i rëndësishëm publik i Dyrrachiumit antik të vonë, Forumi Bizantin. Ndërsa pak metra në drejtimin tjetër verilindor njihen gjithashtu mbetjet e një strukture tjetër të rëndësishme të së njëjtës periudhë. Pra bëhet fjalë për një zonë ku përqendrohen godinat më të rëndësishme publike të qytetit romak të vonë”.

RËNDËSIA
Sipas arkeologes, zbulimi i sivjetmë u shtoi këtyre të dhënave të deritanishme mbetjet strukturore të një godine tjetër tepër të rëndësishme të së njëjtës periudhë, që mund të ketë pasur funksion publik ose religjioz. “Bëhet fjalë për mbetje muresh, të ruajtura deri në 3.50 m lartësi nga niveli i përdorimit të antikitetit të vonë, ndërtuar cilësisht me tulla të lidhura me llaç dhe dekoruar me afresk mural. Teknika tepër cilësore dhe precize e ndërtimit si dhe detajet e shumta arkitektonike të dokumentuara flasin për një ndërmarrje ndërtimore tepër të kushtueshme për kohën, ashtu si edhe rëndësinë strategjike të kryeqendrës së provincës romake të vonë Epirus Nova, Dyrrachiumit”. Shkodra, bën me dije se “teknika e ndërtimit mund ta përcaktojë kronologjikisht këtë strukturë në gjysmën e dytë të shek.V ose gjysmën e parë të shek.VI. Studimi i materialit arkeologjik të përftuar nga gërmimi besoj se do të na krijojë mundësinë të përftojmë të dhëna më të mirëpërcaktuara datuese”.

Nga ana tjetër, konfirmimi i funksionit të këtyre mbetjeve varet shumë nga mundësia e kërkimeve të mëtejshme në të ardhmen. Në muajin qershor të këtij viti, falë një projekti bashkëpunimi mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre francezë, shtresa të reja helenistike të cilat shtrihen nën zbulimet arkeologjike romake, zbulojnë misteret e historisë mijëvjeçare të Dyrrahut antik. Atëherë, arkeologia Shkodra u shpreh se “po kërkojmë të gjejmë prova që konfirmojnë ose hedhin poshtë teorinë e ngritjes së murit jugperëndimor bizantin që kalon nga Kulla Veneciane deri në lartësinë 98 metra te Vila e Zogut, mbi struktura më të hershme romake apo helenistike”. Ajo sqaronte se “duam gjithashtu të gjejmë data dhe të dhëna arkeologjike që konfirmojnë burimet historike për ndërtimin e murit bizantin nga perandori Anastas, qytetar i Durrësit”.

/GSh

Të ndërtojmë një “koshere” arti në Tiranë

$
0
0

NGA LUAN RAMA

Të ndërtosh një “koshere” në Tiranë, duket si një ndër marrje surrealiste, por kur shikon Tiranën që po bëhet dalëngadalë një megapol në kufijtë e termit ballkanik (aq sa Tirana dhe Durrësi po bashkohen), ideja e koshereve të artit, siç ka ndodhur në Paris në fillimet e shekullit XX, fillon të të ngacmojë, të të zgjojë, të bën të ëndërrosh dhe të mendosh se ndoshta do të dalë një biznesmen që në vend që të ndërtojë “grataçielën” e radhës, të ndërtojë këtë “koshere” arti dhe të hyjë në histori siç hyri Alfred Bucher, i cili nuk kishte shumë para, por kishte shpirtin e artistit. Ai ishte një artist dhe emri i tij ka hyrë në gjithë librat e historisë së artit, dhe të një arti të madh, pasi në kosheren e tij kishte atelierin e tij të vogël një Modiliani, një Shagall, një Kisling, Vlaminck etj. Ku punojnë artistët tanë sot, në çfarë studiosh dhe me çfarë përpjekjesh kolosale për të paguar atelietë e tyre? Vallë a mund t’i ndihmojmë ata që një koshere atelierësh të arrijë t’i mbledhë “bletët” punëtore për të na dhënë një “mjaltë” të rrallë, atë të një arti spikatës, e që artisti të mos vuajë dhe aq për kushtet e krijimit, por për vlerën e artit? Çfarë dha Alfred Bucher? Çfarë mund të japë një biznesmen, apo një institucion shtetëror?…

Ishte e çuditshme që në kohën totalitare, ai shtet që ishte, mendoi të krijonte një grup atelierësh njëri pranë tjetrit, të krijonte kushtet për atë aleancë artistësh, pavarësisht nga qëllimet e propagandës për të cilën kishte nevojë. Një ditë në Paris, mikja ime Feliçeta Jakoel, donte që ta shikonte se ku ndodhej “La Ruche” (“Kosherja”) për të cilën kishte lexuar shumë, pasi atje në gjysmën e parë të shekullit XX kishte pasur shumë artistë hebrenj të ardhur nga Evropa lindore, ata që krijuan pra atë që quhet në historinë e artit “Ecole de Paris”. – Eja, e kam pranë shtëpisë sime, aty pranë kopshtit “Brassens”. Dhe ne shkuam, drejt asaj koshereje më shumë se njëshekullore, ku dikur kishin lënë gjurmë artistët e mëdhenj të pikturës, skulpturës, muzikës, vetë artit. Artistët janë ende aty, pasi kosherja vazhdon të funksionojë, gjeneratë pas gjenerate, ashtu siç kishte dashur dikur Bucher, i njëjti kompleks, i paprekur, me të njëjtën arkitekturë, mjedise, ku prodhohet “mjaltë” nga bletë që vijnë nga shumë larg.

LARUCHE

“La Ruche” në frëngjisht do të thotë pra “Kosherja e bletës”. Kur kishte parë strukturën metalike të ndërtuar nga Gustave Eiffel për Ekspozitën Universale të Parisit më 1900 (ku prodhuesit e verës së Bordeaux- së prezantuan verërat e tyre), Alfred Bucher mendoi që aty mund të vendoseshin artistët: ato 60 atelierë të vegjël, do të krijonin së bashku një koloni të vërtetë arti, ku mes tyre do të krijonin dhe shumë piktorë nga vendet e Europës së Lindjes, të Spanjës, Rusisë etj. Atje erdhën dhe piktorët e rinj si Soutine, meksikani Diego Rivera bashkë me gruan e tij, japonezi Fuxhita dhe Van Dongen, kiliani Zarate që gjeti Modilianin e vdekur, skulptori Zadkin etj. Ishte një qendër e vërtetë kulture, ku ata jepnin shfaqje teatrale, recitale, muzikë folklorike. Aty ishin strehuar një çast dhe Trotski dhe Lenini, që në “Closerie de Lilas” bisedonin për revolucionin që duhej bërë në Rusi. Kur kujtonte vitet e tij në “La Ruche”, Shagall shkruante në kujtimet e tij se “atje midis katër mureve edhe unë u bëra piktor.

Në Paris më dukej se po zbuloja gjithçka. Asnjë akademi nuk do më mësonte më shumë se Parisi, pasi shikoja muzeumet dhe vitrinat e tij…” Ndërsa Soutine me atelierin e tij në “La Ruche”, kur kujtonte më vonë Modilianin, thoshte se “Gjithë gjenia e Italisë ishte te Modiliani!” Pas një eksperience disavjeçare në Montmartre, ku Modiliani zbarkoi në vitin 1906 dhe punoi në atelietë e “Bateau Lavoir” (ku punonin gjithashtu Picasso e të tjerë), ai u shfaq në “La Ruche”. Atje ai përjetoi kohën e kubizmit dhe të futurizmit, të cilit Modi i qëndroi larg dhe ku filloi dehjet e para, duke fituar bukën e gojës me skicat e portretet e tij që shiste në bistrotë e Montmartre- s. Piktori i ri nga Livorno e Italisë, biri i një socialisti italian që do të burgosej për idetë e tij, kishte ardhur të krijonte artin e tij. Por disa vite më pas, artistët u shpërngulën pothuaj të gjithë drejt Montparnasse, shumica në “La Ruche”, siç e përshkruan dhe Shagall në kujtimet e tij.

“‘La Ruche’, kështu quheshin rreth njëqind atelierë me një kopsht të vogël, pranë thertoreve të Vaugirard. Ato atelierë banoheshin nga artistë bohemë të ardhur nga e gjithë bota. Ndërkohë që në atelierët rusë qante ndonjë modele e fyer, kur tek italianët dëgjohej kënga dhe tingujt e kitarës dhe te hebrenjtë debatet e tyre, unë isha vetëm në atelierin tim para llambës së vajgurit. Përreth kisha plot tablo, telajo apo më mirë dhe çarçafë apo këmisha copë-copë. Në orën dy-tre të mëngjesit, qielli ishte blu. Agimi shfaqej. Tutje, më larg, thërresin bagëtitë, lopët pëllisnin dhe unë pikturoja. Kështu e gdhija gjithë natën, net me radhë. Prej një jave atelieri im nuk ishte pastruar. Pjesë shasish, lëvozhga vezësh, kuti të hapura mishi që dergjen atje… Llamba ime digjej dhe unë bashkë me të. Digjesha gjer në blunë e mëngjesit.

Pikërisht atëherë shkoja të flija në masandër. Në fakt do duhej të dilja në rrugë për të blerë me kredi një ‘croissante’ të ngrohtë, por ç’e do, bija të flija. Pak më vonë vinte gruaja e pastrimit. Nuk e dija nëse vinte për të vënë rregull apo kishte dëshirë të ngjitej tek unë. Në telajot pranë, qëndronin dhe riprodhime që kisha bërë nga El Greko, Cezanne, mbi të cilat vija peshqit që blija dhe që haja pjesën e sipërme në fillim dhe pastaj gjysmën tjetër. Mendoja se ndoshta vinte Cendras për të ngrënë drekën me të. Por para se të vinte, ai qëndronte pak kohë jashtë gjersa të vishesha, sepse unë kur punoja, rrija i zhveshur sepse nuk i duroja rrobat në trup, madje nuk më pëlqente fare të vishesha apo të mendoja për veshjen time. Askush nuk më bleu atëherë një tablo; vetëm një herë zoti Malpel më ofroi 25 franga për një tablo që e kisha prezantuar në Sallonin e Pikturës dhe që nëse nuk e shisja, t’ia jepja atij për aq para. Sigurisht, përse duhej të prisja!…

Unë isha një tip i veçantë. Për të më ngacmuar, shokët më hidhnin këpucë në dritaren time të ndriçuar, meqë unë punoja natën, kur të tjerët bënin festë e dashuri…” Ja pra, kjo ishte “kosherja” e Parisit, atje ku u mblodhën impresionistët, kubistët, anarkistët, anglezë, rusë, skandinavë, japonezë, amerikanë… “kosherja” ku vinte doktor Barnes, koleksionisti amerikan që i blinte këto vepra për pak para dhe krijoi një nga koleksionet më të vyer të botës; atje ku këta artistë nuk e bënë artin e tyre për t’u pasuruar, por si një nevojë për të jetuar, një nevojë shpirti; atje ku ishte simbioza e artit, piktura, skulptura, muzika, poezia e një Cendras, Apollinaire apo Max Jacob, teatri e arkitektura; atje ku modelet pozonin gratis për këta varfanjakë bujarë, bohemë të lirisë artistike dhe të një arti të madh.

Dhe unë pyes veten: Po në Tiranë, a do ta kemi një ditë një “koshere” për një gjeneratë të re artistësh, një kompleks me atelierë të vegjël, sa për të krijuar e jetuar thjeshtësisht, me një qira të vogël si dikur Modiliani, Shagall, Kisling… A do ta prekë kjo thirrje një institucion të kulturës? A do ta prekë një biznesmen që në vend që të vazhdojë me shumëfishimin e milionave të tij të bëjë dhe një vepër bujare, një kompleks atelierësh me hekur, dru, xham… të ndërtojë një “koshere” siç bëri Bucher që mbeti në histori? Milionerët e dikurshëm janë harruar, por Bucher mbijetoi me veprën e tij bujare. 30-40 atelierë nuk janë shumë për të hyrë në një histori arti, për të pasur nesër një “koshere” për artistët tanë. A do ta kemi fatin të shohim këtë aventurë të bukur njerëzore? Thjesht, një “koshere”!…

/GSh

Mirë se vjen, kardinali ynë, në ditën tënde…

$
0
0

Papa Françesko u përlot kur dëgjoi për vuajtjet e Don Ernestit, u përqafuan të dy… dhe lotët vezullonin si brilantë prej flakës së qiririt, të ndezur midis tyre. Kjo trini, Papa Françesku, Don Ernesti dhe Qiriri, është emblematike dhe tregon triumfin mbi vuajtjet dhe persekutimin. Se në Shqipërinë e diktaturës ishin të ndaluar:

Nga Visar Zhiti

 – Fjala e mbajtur në Kishën e Shqiptarëve në Romë, “San Giovanni della Malva di Trastevere”, pas Meshës që celebroi kardinali i ri shqiptar Don Ernest Simoni Troshani, në ditën kur përurohej libri që i kushtohej atij –

…kjo ditë për mua është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat…

Shumë vite më parë, sikur të guxonte ndokush e të na thoshte fshehurazi atje në burg, që ai burri i urtë, që pastron në heshtje tryezat e mensës së të  burgosurve, do të vijë një ditë e do të jetë kardinal dhe ti, bashkëvuajtës i tij, në promovimin e një libri të shkruar për atë, do të flasësh si kreu i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nuk do ta besonim dot kurrë.     Sikur ai zë profetik të ngulmonte atëherë, që po, ka për të ndodhur në 20 nëntor 2016, dhe ku? – në Romë, në Kishën e shqiptarëve, në San Giovanni della Malva në Trastevere, mbase unë nuk do ta përballoja dot kumtin e do të rrëzohesha për tokë nga emocioni i fortë.

Vëllezër dhe motra, po, ka ndodhur mrekullia. Dhe siç thoshte Dotojevskij, jeta shpesh ia kalon edhe fantazisë më të shthurur. Kjo ditë, me këtë meshë kuptimplote, është dhuratë e Zotit.

Mendoheni pak, në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e parë dhe të vetëm të shpallur ateist në botë, në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha, të mbyllur, njeriu me emrin Ernest Simoni Troshani ishte dënuar, sepse ishte prift dhe unë isha i dënuar për poezitë e mia.

Kishat, tempujt e fesë regjimi i kishte prishur dhe shtonte burgjet. Kur mua më çuan në burgun e Spaçit, i ri me pranga në duar, atje ishte dhe Don Ernesti, 52 vjeç, që kishte bërë deri atëherë mbi 17 vjet burg. Dhe do të lirohej pas një viti, por nuk do të ishte i lirë, do ta vazhdonte dënimin duke hapur kanale.

Për kalvarin e jetës së tij na tregon libri “Don Ernst Simoni – Dai lavori forzati all’incontro con Francesco”, botim i “Paoline”-s. Gazetari i “Avvenire”-s, shkrimtari Mimmo Muolo, me mjeshtëri ka sintetizuar dhe historinë moderne të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndalur në martirizimin e klerit katolik shqiptar, nga ku 38 prej tyre, të pushkatuar pa faj, u lumturuan para ca ditësh në Shkodër, në qytetin ilirik të Kardinal Ernest Simonit. Po nga Shkodra ishte dhe Kardinali tjetër, i emëruar nga Papa San Giovanni Paolo II, edhe ai e kishte kaluar gjithë periudhën e komunizmit burgjeve dhe internimeve. Të dy kardinalët tanë kanë jetë martirësh.

Don Ernesti në burg ishte me të gjithë dhe rrinte i veçuar. Në sy kishte mirësi dhe mister si një ikonë nëpër rrënoja. Po dhe në burg duhej të ishte prifti, meshtari. Meqenëse s’mund të ishte në ndonjë kishë, kishën e kishte futur brenda vetes. Mes urisë, atyre që kishin uri më shumë, të rinjtë, duheshin ndihmuar. Dhe ajo copëz buke që jepte Ernesti fshehurazi, teksa pastronte tryezat, ishte më shumë se sa të japësh sot një darkë të shtrenjtë në restorant luksoz.

troshani-papa-franceskuPapa Françesko u përlot kur dëgjoi për vuajtjet e Don Ernestit, u përqafuan të dy… dhe lotët vezullonin si brilantë prej flakës së qiririt, të ndezur midis tyre.

Kjo trini, Papa Françesku, Don Ernesti dhe Qiriri, është emblematike dhe tregon triumfin mbi vuajtjet dhe persekutimin. Se në Shqipërinë e diktaturës ishin të ndaluar:

 1- Papa dhe zëri i Vatikanit, kujtoj që në akt-akuzë, kur më nxorën në gjyq, kisha dhe fajin e pafajshëm që kisha dëgjuar fshehurazi dhe Radio Vatikanin.

 2- Po kështu dhe Don Ernesti ishte i ndaluar, meshat e tij, lutjet, që i bënte fshehurazi për të persekutuarit dhe persekutorë, dëshmohen dhe në libër, Janë bërë dhe mesha fshehurazi, nën tokë, në minierën e burgut. Ka pasur dhe pagëzime fshehurazi, për të cilat të dënonin prapë.

3- Ndërkaq  i ndaluar ishte dhe qiriri, drita e tij. Po, po vërtet, nuk është metaforë letrare, por e dhimbjes së vërtetë. Në Shqipërinë komuniste nuk lejoheshin qirinjtë, konsideroheshin si mbeturinë fetare.

Ndërsa nga poezitë më të bukura shqipe, shkruar nga poeti kombëtar i Rilindjes shqiptare, Naim Frashëri, titullohet “Fjalët e qiririt”. Qiriri është misionari i dritës.

Në mes tuaj kam qëndruar  dhe jam duke u përvëluar që t’ju jap pakëz dritë  natën t’ju a bëj ditë…

Në heshtje… Pra kjo trini e triumfit, Papa Françesku, Kardinal Ernesti dhe Qiriri, është dhe frymë e këtij libri, prandaj dhe është vënë në kopertinën e tij. Falënderojmë editorinë “Paoline” për librat e mrekullueshëm që na jep dhe shkrimtarin Mimmo Muolo, që shkruan aq shumë për shqiptarët. Pikërisht këtë trini piktori Gjergj Kola e shndërroi në tablo, ku ngjyrat duket se janë ndjenja, aty është gëzimi dhe dhembja, heshtja dhe misteri, e papritura dhe drita… është historia, historia e kishës tonë…

Zbritëm si turmë nga Golgota jonë, të ringjallur. Shqiptarët i kthyen sërish sytë nga shpresa dhe Zoti. Dyert, që ia kishte mbyllur diktatura Shenjtes Nënë Tereza, ia hapën bashkë me zemrat. Dhe po vazhdojnë rrugën europiane drejt ëndrrën së tyre.

Dhe mes nesh kemi Kardinalin e ri, dhuratë nga Papa Françesku, edhe si një dëmshpërblim i vuajtjeve tona. Shtoj këtu se ndodhi si papritur. Ai dukej si i lënë mënjanë, i kishte rënë pluhuri i harresës mbi supe si pluhuri i rrugëve kur nxitojnë makinat në një rrugë të pa asfaltuar. S’e dinim më a ishte dhe ku? E zbuloi Papa Françesku dhe na i risolli. Ai është, – pyesnim njëri-tjetrin me mesazh, të shpërndarë nëpër botë, e kundërta e asaj që na mblodhi burgu e na ngjeshi në një vend të vogël sa një plagë. Ai Ernest, se ishin dy… ai që pastronte tryezat në mensën e burgut dhe… apo ndonjë tjetër dhe kanë emër të njëjtë? Ai është ai, por heshtte, dukej sikur nuk ishte i atyshëm… dhe Papa e ngriti në lartësinë më të madhe që mundej, e bëri kardinal dhe u kujtuam që ai është, që po tërheq vëmendjen edhe të të huajve… flasin për të, duan ta njohin… i afrohemi,  duam ta fotografojmë, e marrin në intervista,  i marrin autografe, e urova për librin, por s’është imi, më tha modestisht, e ka shkruar tjetër kush, po është fati yt, i thashë, buzëqeshi… Eminenca Juaj, buzëqeshi prapë sinqerisht, me mirësi… ai është ai, i urtë dëshpërimisht, që dhe gëzimi nuk e shkund dot. Me siguri dhe presidenti do të kërkojë t’i japë ndonjë dekoratë, por të presim ca, siç bën ai, kur t’i duhet atij e gjërat nuk kanë më kuptim e as vlerën e duhur… se ai të çmon kur je fotografi apo statujë, të gjallë jo…                                                                    

Nga ferri në Selinë e Shenjtë. Nga i harruar, kardinal në  atdhe. Gëzimi i ngjan një feste. Domethënia është e madhe. Është ringritja… Prandaj na erdhi mirë kur Kryeministri shqiptar Edi Rama e priti kur zbriti nga qielli në aeroportin “Nënë Tereza” dhe e përqafoi me po atë dashuri si biri Atin.    Ndodhi ajo që na mungon…

Ne, në këtë Jubile të Mëshirës, festuam dhe 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, ndërsa lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë shekullore.   Na prijnë martirët në rrugën e paqes dhe të dritës, në shtegun qiellor për të arritur tek ëndrra…


Revista gjermane: “Piramida” e Kadaresë, libër që të ndryshon jetën

$
0
0

“Bento”, revista letrare e njohur në qarqet krijuese nëpër Evropë, sidomos në Gjermani, ka botuar kësisoj një listë të dhjetë librave që të ndryshojnë jetën.

Ekipi i revistës “Bento”, që botohet në gjuhën gjermane, ka radhitur dhjetë librat që kanë ndryshuar jetën e stafit të kësaj magazine, kësisoj për të rekomanduar këta libra edhe te të tjerët.

“Vjeshta është një stinë kur lexohet, prandaj po ju prezantojmë librat të cilët na lanë neve kujtime dhe na ndryshuan jetën” shkruhet në tekstin e revistës.

Në mesin e librave, është edhe libri “Piramida” i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

“Të shikosh në të kaluarën të ndihmon ta kuptosh të sotmen. Mund të jetë një klishe por atë e jetësoi Kadareja në këtë vepër. Ai shkruan për Piramidën e Madhe, të ndërtuar para 4500 vitesh. Vepra nuk tingëllon si Egjipti por si realiteti i sotëm. Marrë parasysh faktin se Kadare u rrit në një ambient si Shqipëria komuniste, Piramida është një parabolë për çdo lloj shtypje” shkruhet në rekomandimin e “Bento” për Kadarenë.

Romani nis me një bujë, e cila hedh dritë mbi strategjinë dhe patologjinë, mbi ironinë dhe melankolinë e këtij ndërtimi monumental.

Pak kohë pas ngritjes në fron, faraoni i ri kumton se nuk dëshiron që t’i ndërtohet një piramidë, e kjo gjë e vë në dëshpërim të thellë priftërinë më të lartë. Sepse, me këtë nuk vihet në pikëpyetje ngritja përfundimtare e mbretit tek yjet, por e rrezikon edhe arkitekturën e pushtetit të shtetit, mbi të cilën bazohet bindja pa kushte e popullit, shkruan Mapo.

Përveç Kadaresë, në këtë listë rekomandohet edhe libri “Persepolis” nga Marjane Satrapi, “Effi Briest” nga Theodor Fontane, “The Imperfect” nga Tom Rachman, “The Wave” nga Morton Rhue etj.

Petro Markos në 106 vjetorin e lindjes

$
0
0

“Petro Markon e arrestojnë që të nesërmen. Ishte pranvera e vitit 1947. Këtu fillon kalvarin i ri. Ai i vuajtje për pasojë e luftës brenda sojit. Për pasojë të devijimit të anijes….”

Nga Ilir Levonja

Ilir Levonja

Ilir Levonja

Sot është 25 nëntor. Datëlindja e Petro Markos. Këtij brigadisti shqiptar që luftoi në Spanjë. Aty ku idetë fashiste dhe ato të proletarëve nga e gjithë bota. E bënë Spanjën një vend të luftës civile. Këtij komunisti idealist që provoi mbi kurrizin e vet, të gruas, djalit…, familjes së tij. Mënxyrat më çnjerëzore të asaj platforme politike së cilës ai i kushtoi jetën. Këtij humanisti që fati i mbrapsht i yni na e flijoi për së gjalli. Për të kuptuar idetë kristiane përmes kalvarit, martirizmit, persekutimin. Po ne ishim në gjumë. Kishim rënë në gjumë prej kohësh. Dhe më magjikja … pamja e jetës ssë tij, si një univers detar. Për të kuptuar devijimin e bashit të anijes nga pika e horizontit të një perëndimi dielli. Për ku u nis ajo anije, ku ai, ia krruajti ashtin, ia mbushi vatrën,i shërbeu si një marinar shembullor. Dhe ku u ankorua! Në një bllok vilash me histori shekspiriane. Që një komb i tërë i mbuloi. Herë duke manifestuar mes lulëkuqeve të majit. Herë në nëntorët e traditës jugosllave.
Sot po sjell një pasazh nga vet Petroja. Me shpresë që të shohim se sa hendek i madh është devijimi.

****
Shqiptarët komunistë dhe jugosllavët.
Nako më kishte thënë që ta bënim ”Bashkimin” si ”Borbën” e Beogradit. Unë e kisha kundërshtuar me po ato fjalë që i thashë edhe N H në mbledhje, se dhe ai nxorri nga xhepi një ”Borba” dhe tha se edhe ne duhej ta bënim ”Bashkimin” si ”Borbën” . Unë shkova në dhomën tjetër, mora koleksionin e ”Bashkimit” të vjetër dhe thashë se ”Bashkimi” sot ndjek gjurmët e ”Bashkimit” të vjetër.
Ne kemi shtypin tonë siç ka çdo shtet shtypin e vet. Çdo shtet ka traditën e shtypit të tij. Ne me ”Borbën” , -thashë, – ndryshojmë nga forma, por kemi atë përmbajtje ashtu si në Itali ”Unita”, si në Francë ”Humanite”, si në Greqi ”Rizospastis” e të tjera. Pse të mos bëhet ”Borba” si ne, që është më e re se ”Bashkimi”?.
Pas disa diskutimesh qetësuese nga Omer Nishani, thanë ta mbyllnin mbledhjen.
Pas disa ditësh Jugosllavia kishte një festë dhe ne të kulturës (të Radios, të Agjensisë Telegrafike dhe shtypit) ishim ftuar në ambasadë. Dhe shkuam në ambasadën Jugosllave për të uruar. Unë kisha marrë me vete edhe shoqen time Safon. Josip Gjergja, ambasadori më mori pranë dhe folëm shqip. Ngritëm gotat. Kur ceku gotën me timen, më tha: – E në mos u bëftë ”Bashkimi” si ”Borba”, le të bëhet ”Borba” si ”Bashkimi”.
Gotën as nuk e vura fare në buzë, por e lashë mbi tryezë. Ai buzëqeshi me ironi dhe më tha:
-Pse?
I thashë:
-Ju nuk i njihni mirë zakonet tona. Ne themi ”hallet e shtëpisë” nuk nxirren në pazar.
Edhe ai e uli gotën dhe e la mbi tryezë. Më pa me ironi dhe më tha me zë autoritar:
-Unë nuk jam pazar!
Atëhere unë iu përgjigja:
Në këtë rast për mua, po.

_________
Shkëputur nga Retë dhe gurët, e autorit Petro Marko, Tiranë 2000.

*****
Eshtë nga qindra pasazhet që i shkon vështrimit eseistik, thjesht për të konstatuar. Eshtë koha kur shqiptarët komunistë, fitimtarët, përpiqen me një kinezeri kolektive t’i ngjajnë, të imitojnë komunistët jugosllavë. Madje u hapin hambarët e depove të ushtrive të huaja, mbetur aty…, si kavalerizëm qeveritar përballë nomeklaturës jugosllave. Ndërkohë që vendi vunate nga skamja dhe malarja.
Kinezëria arrin deri aty sa, edhe abetaret në klasat fillore dalin me emrin e Enverit dhe të Titos. Madje vazhdojnë deri sot me këtë datën e çlirimit të vendit. Me preteksin e ushtarit të fundit gjerman. Duke mbuluar me inat ambasadorësh faktin që data 29 përkon me themelimin e federatës tashmë të shpërbërë, asaj jugosllave.
Petro Markon e arrestojnë që të nesërmen. Ishte pranvera e vitit 1947. Këtu fillon kalvarin i ri. Ai i vuajtje për pasojë e luftës brenda sojit. Për pasojë të devijimit të anijes. Që padiskutim nuk i përkiste racës së sojit Petro Marko. Por atij soji që na e shpjegon vetë Petroja përmes një dialogu midis atyre që ishin aty në qeli.
Flet Petroja:
-Aty në birucën e katit të poshtëm gjeta tre veta: Asim Abdurrahmanin që e njihja se ishte dhëndrri i Bedri Pejanit; gjysh Dedën, një shkodran; Asllan Ypin. Sapo më panë u habitën. Edhe ti këtu?! Aty dëgjova Asllan Ypin të na tregonte për jetën e tij dhe të Enverit në Francë. Pastaj tregonte edhe për në Tiranë.
-Një ditë kalova andej dhe e pashë që pozonte në derën e dyqanit ”Flora”, ku njoha disa komunistë. I thashë në frëngjisht: ”Po ti Enver, ç’kërkon këtu me të kuqtë?”
Dhe ai po frëngjisht: ”Jam këtu me qëllim që tua q… nënat gjithë komunistëve. Asnjë nuk do të lë në këmbë”…
_________
Shkëputur nga Retë dhe gurët, e autorit Petro marko, Tiranë 2000.

*****
Gëzuar datëlindjen maestro. Të qoftë era e bregut melhem për plagët tona.  25 nëntor 2016

Me rastin e 70 vjetorit të rënies së Marie Shllakut

$
0
0

“Kosovë, Gjaku im t’u baftë dritë! Maria”

Prizren, -1946- Lufta e Dytë Botërore, me përfundimin e saj, ka shndërruar fytyrën, klimën e më në fund edhe shpirtin e kësaj toke. Ndoshta diku është sqaruar qielli, mbretëron paqja dhe shpirtrat janë gjallëruar; jo vetëm diku, por në më të shumtët e vendeve. Në Kosovën tonë veç jo kështu. Për tre vite ajo ndenji në gjirin e nënës Shqipëri e, ndonëse nën okupimin e huaj, ajo kështu qe më e kënaqur se sa nën robërinë serbe, sepse pa nënë je jetim. Gjithë bota e festoi fitoren e luftës por jo Kosova. Sa e tmerrshme: të ndahesh nga nëna do të thotë të veçohesh edhe nga bota. Për Kosovën kish filluar një kalvar i ri. Ky nuk vinte vetëm nga sllavi, por nga sllavi komunist; gjëmë kjo e dyfishtë.

Po i shkruaj këto radhë duke pasur përpara portretin e një vajze të hijshme, të cilin e përshkon një buzëqeshje melankolike. Sa shumë flet nuri i kësaj fizionomie! Do të ish vështirë të shpjegohej se si ata sy të zinj aq të bukur të një femre, të shfaqin tinëzisht shkëndinë e një shpirti heroik. Aty pasqyrohej ndoshta edhe fati i saj: hiri i bukurisë, bashkuar me madhështinë stoike të martirit. Qe një lule në pranverën e jetës, një lule që u këput nga një dorë mizore, një lule e moshës së re, 24 vjeçarjaMarieShllaku. E lindur ne Shkodër, shkoi në Kosovë me mision atdhetar. Gjatë luftës ushtroi aktivitet antifashist, ndërsa pas ripushtimit sllavokomunist të Kosovës, ajo u hodh në ilegalitet si një nga organizatoret kryesore të lëvizjeve, që çuan në kryengritjen e famshme të Drenicës, të udhëhequr nga heronjtë legjendarë Shaban Polluzha dhe MehmetGradica.

Ja ç’thotë ajo për misionin e saj të shenjtë: “Unë do të qëndroj nëpër male si trimja Nora Kelmendi dhe Shote Galica, dhe do të luftoj për Kosovën si amazonë deri në pikën e fundit të gjakut”. –(cit. Nga libri MarieShllaku i I.Metajt, f.16). Po, jeta e kësaj ZhanD’Arke shqiptare, sado e shkurtër, është e dendur me ngjarje; është të thuash një epokë. Kjo figurë e virtyteve të rralla, radhitet mes figurave më të shquara patriotike të periudhës së luftës dhe sidomos pas asaj, në rajonin e Kosovës.

Duke menduar kështu, më rrëmbeu kujtimi me flatrat e tij magjike dhe më ktheu 70 vjet prapa duke më çuar në qytetin ku kam kaluar fëmijërinë, në Prizren, në shkollën që ndiqja dhe pikërisht në atë sallë ku u zhvillua gjyqi i Maries.

Isha 15 vjeç atëherë dhe nuk e dij nëse fati më dhuroi atë hir për të cilin Dostojevski ka thënë që një kujtim i shtrenjtë i fëmijërisë, lot rol më të madh se sa edukata e një jete të tërë. – Nuk dij, veç që, si çdo njeri, kam harruar shumë gjëra të jetës, por episodin që dua të tregoj këtu, nuk kam mundur ta harroj kurrë. Mirë thotë një fjalë e urtë gjermane: “Të harrosh është shpesh më e vështirë sesa të kujtosh”. Mirë pra, unë qesh i pranishëm në gjyqin e tre udhëheqësve të kryengritjes së madhe të Drenicës që u mbajt në vitin 1946 në Prizren. Gjykoheshin tre burra dhe një grua: një katërshe(*) vetëmohimi të rrallë. Portreti që kam përpara është i asaj që kam parë të gjallë para 70 vjetëve në atë grup. Oh, ajo megjithëse vajzë e re, nuk dukej më e tillë!

Ajo u kap e plagosur rëndë dhe para se të dilte aty, në atë gjyq, kish përshkuar ferrin e hetuesisë, i cili ia kish djegur freskinë e moshës që paraqet portreti që shoh tani. I kish mbetur porse, ajo esencë që nuk digjet, që nuk fiket, që nuk mposhtet: drita e bindjes ndaj një feje, ndaj një dashurie jo tokësore, po sublime; ajo tani ishte një apostulle e shqiptarizmit. Këtij ideali ajo ia kushtoi rininë dhe tani, në bankën e të akuzuarve, po priste të flijonte edhe jetën për të. Fytyra e saj ish asketike, thatime dhe e zbehtë, në kontrast ekstrem me flokët dhe sytë e saj të zinj. Vihej re një e grisur e lehtë në supin e bluzës së saj të bardhë. Përballë, si zakonisht, qëndronte trupi gjykues ku spikaste figura e prokurorit. Ai kish së pari pamjen e një borgjezi plot shëndet; pastaj të një intelektuali që e fliste shqipen me elokuencë. Tek e shihja, mendoja: një shqiptar që e flet gjuhën amtare kaq bukur të jetë kaq antikombëtar? E quanin AliShukriu. Më së shumti, ky ia drejtonte pyetjet Maries. Ja një pjesë e dialogut që mbaj mend:

Pyetje: Çfarë kërkonit ju në atë kryengritje?

Përgjigje: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Pyetje: Për çfarë regjimi mendoni ju?

Përgjigje: Për një republikë demokratike si ajo e Nolit.

Pyetje, – Prokurori: Po Fan Noli e ka lavdëruar regjimin e sotëm në Shqipëri me Enver Hoxhën në krye, i cili siç dihet është me ne.

Maria heshti pak kokulur sikur ra në mendime e pastaj, rrëmbimthi ngriti kokën në shenjë sfide e tha me zë të lartë:

-Sido që të jetë, Kosova duhet të jetë e pandarë nga Atdheu!

Duke thënë këto fjalë, ajo i ra fort tavolinës me grusht. Nuk mbaj mend më tej, veçse atëherë m’u duk se nga krisma e atij grushti, ushtuan malet e grykat e Kosovës dhe jehona përshkoi anembanë Shqipërinë. Ata të katër u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.

Ata qenë katër yje që zunë vend në qiellin e lavdisë shqiptare, e aty ku është më e errët nata, aty ndrisin më shumë yjet…

Pastaj, “nuk ka natë që të mos gdhijë, sado që të jetë e gjatë” – (Shekspir). E kur të arrihet kjo, atëherë do të shndërrohen në rreze dielli, të atij dielli që do ta ndriçojë përjetë Shqipërinë e bashkuar etnike.

Islam Spahiu

(*) Është fjala për katër persona që u gjykuan në Prizren më 1946, këta ishin:

1- MarieShllaku 24 vjeç

2- At Bernard Llupi 60 vjeç

3-Kol Parubaj 40 vjeç

4- Gjergj Martini 29 vjeç.

 

Nishani: Kolona kulturore që frymëzon shoqërinë me vlera

$
0
0

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani mikpriti sot në Institucionin e Presidentit shkrimtarë dhe botues, përkthyes, studiues e akademikë të librit në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës kudo ku jetojnë e punojnë, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016.

 Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti Nishani u shprehu të ftuarve kënaqësinë për këtë takim duke vlerësuar punën e të pranishmëve si dhe të kolegëve të tyre, nismat dhe frytet e mendjes, penës dhe kapaciteteve intelektuale të tyre, veçanërisht për edukimin e brezit të ri dhe afrimit me leximin dhe nxënien, si një investim i madh për ruajtjen dhe pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar duke u kërkuar që ta promovojmë më tej këtë kontribut të vyer.

 “Botimet e çdo zhanri në përgjithësi, por libri i mirëfilltë letrar në veçanti janë investimi i madh për të mbajtur gjallë e pasuruar edhe më shumë njërën prej pasurive më të mëdha që kemi, atë që ka përcaktuar identitetin tonë si komb, atë që është shenja jonë dalluese në familjen e madhe të kombeve: gjuhën tonë të lashtë e amtare, gjuhën shqipe, ndër më të lashtat e më vitalet e njerëzimit. Njëri prej poetëve tanë më të vyer, At Gjergj Fishta, pati shkruar dikur postulatin e famshëm ‘Mallkuar qoftë ai bir shqiptar që në gjuhë të huaj flet pa qenë nevoja!’ Në ditët e sotme, kur bota globale nganjëherë sikur na merr përpara me ritmin e saj frenetik, duke na bërë që të mos kujdesemi edhe aq shumë për visarin tonë më të çmuar kombëtar – gjuhën shqipe, – vërej me shqetësim se gjuha që përdorim çdo ditë, gjuha që flasim e lexojmë e shkruajmë çdo ditë, gjuha që dëgjojmë përnatë në debate e diskutime, ka pësuar përçudnime dhe huazime të panevojshme.” – tha në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani duke i përgëzuar botuesit në emër të së sotmes dhe së ardhmes për faktin se veprat e tyre nuk janë prekur nga ky fenomen negativ i huazimeve të panevojshme.

 “Bota e letrave shqipe është ajo pjesë e qenësishme e atyre fijeve të fuqishme që mbajnë të   lidhur e të bashkuar kombin tonë, kulturën tonë, që ushqejnë fuqimisht dhe vazhdimisht konstelacionin shpirtëror të popullit shqiptar. Ky takim i thjeshtë e miqësor, por besoj shumë kuptimplotë me ju, përfaqësuesit e kulturës dhe letrave shqipe, është pikësëpari një moment falënderimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë, në emër të të cilëve kam përgjegjësinë dhe privilegjin t’jua adresoj.” – theksoi Kreu i Shtetit.

 Më pas, në mesazhin e Tij të falënderimit, Presidenti i përgëzoi të pranishmit dhe kolegët e tyre se pavarësisht vështirësive të panumërta financiare dhe infrastrukturore, vijojnë të investojnë në këtë treg fatkeqësisht ende të pasigurt, duke treguar fisnikëri dhe duke i bërë një shërbim të vyer shoqërisë. Mesazhi vijoi me falënderimin kushtuar organizatorëve të Panaireve të përvitshme të Librit, të cilët kontribuojnë në edukimin e brezave me kulturën e të lexuarit, si dhe një falënderim i veçantë iu dedikua shkrimtarëve dhe botuesve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë, për shërbimin dhe sakrificën e tyre emblematike ndaj ruajtjes së identitetit tonë kulturor në vendet ku ata jetojnë.

Sot është një moment i vështirë për shoqërinë. Jetojmë në një kohë ku hierarkia e vlerave është vazhdimisht e kërcënuar, ku forma shpeshherë fiton gjithnjë e më shumë terren ndaj përmbajtjes, në një kohë kur varfërie tenton të mbështjellë në rrjetën e vet një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, duke prekur sidomos më të rinjtë. Por ky vend dhe ky komb nuk mund të jenë pa shpresë dhe ju jeni një nga kolonat më të rëndësishme që ia keni dalë mbanë të depërtoni në thellësi të shpirtit, të rrisni shpresën dhe besimin shumë më tepër se çdo aktor tjetër i shoqërisë sonë moderne.

Unë jam i bindur që investimi në kulturë dhe dije është arma kryesore për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe shteti shqiptar duhet ta mbështesë e ta udhëheqë këtë proces duke u mbështetur në historitë tuaja të suksesit dhe të ruajtjes e promovimit të vlerave njerëzore dhe kulturore që përfaqësoni me dinjitet. Në këtë kontekst, ndihem i lumtur që sonte kemi mundësinë të njohim më nga afër njëri-tjetrin, të bisedojmë për gjendjen dhe problemet e botimeve në gjuhën shqipe, të shkëmbejmë mendime çfarë duhet të bëjmë e mund të bëjmë për të rritur në cilësi dhe në sasi gjithashtu gamën e botimeve, si mund t’i përballojmë më mirë sfidat e librit dhe dijes në kushtet e zhvillimeve të reja teknologjike dhe të përhapjes masive të internetit që ka transformuar thellë botën e komunikimit dhe aksesit të njerëzve në burimet e panumërta të informacionit, letërsisë, shkencës, arteve e tjerë.

Shpirti dhe identiteti i kombit shqiptar është formuar dhe ka mbijetuar në shtjellën mijëvjeçare. Në gjithë këtë shtjellë besoj se nuk do gaboja po të pohoj se procesi ynë i demokratizimit dhe integrimit në familjen evropiane është njëkohësisht një proces i rizgjimit dhe konsolidimit të identitetit tonë kombëtar si një popull evropian, dhe kjo pa diskutim është edhe meritë e njerëzve të letrave shqipe, është merita juaj. Është vërtet shumë e bukur e inkurajuese që konstatojmë këtë përkujdesje dhe shohim të përfshihen me kaq pasion e përkushtim të madh shkrimtarët, studiuesit, përkthyesit, botuesit që me rolin e tyre bëjnë lidhjen e veprave me lexuesin, me qytetarët.” – nënvizoi më tej në fjalën e Tij Kreu i Shtetit shqiptar.

 Në mbyllje, Presidenti Nishani u shprehu të pranishmëve ndjesë për mungesën e vëmendjes dhe vlerësimit të duhur shtetëror ndaj vlerave të tyre nga ana e institucioneve përkatëse, duke e konsideruar si një anomali mungesën e politikave në këtë drejtim: “Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.” thoshte dikur Shën Tereza jonë. Ju keni qenë në gjendje të bëni vepra të mëdha dhe patjetër me dashuri të madhe, sepse keni ditur nëpërmjet një rrugëtimi të gjatë, të prezantoni vlerat tuaja individuale dhe intelektuale dhe keni ruajtur të praprekur fondin tonë të vyer të kulturës.”

 Presidenti Nishani duke ju drejtuar të pranishmëve, por jo vetëm atyre, u bëri apel që të udhëheqin proceset civilizuese, kultivuese dhe emancipuese të shoqërisë sonë. “Dëshiroj që ju ta vazhdoni rrugëtimin e gjatë me më tepër prodhimtari, më me dinamizëm, me artikulim në përballjen e sfidave, për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur qytetarët shqiptarë, shoqërinë tonë, kulturën dhe maturimin e mbarë kombit shqiptar. Beteja mes optimizmit dhe pesimizmit ka nevojë për frymëzim, dhe ju siguroj se ju do të keni keni në krah gjithë shoqërinë e emancipuar, të etur për të pasuruar dijet, në mënyrë që vlerat tuaja t’i ndani me të gjithë shoqërinë shqiptare!” – vuri në dukje Kreu i Shtetit.

Njihuni me super talentin që la pa fjalë jurinë e “Monolia’s Got Talent” (VIDEO)

$
0
0

Janë pothuajse të pa imagjinueshme aftësitë, praktika dhe kreativiteti që duhen për të përgatitur një performancë kaq të kuruar në detaje.

Kërcimtari mongolez Canion Shijirbat është një grafik dizajner profesionist dhe aktualisht po kthehet në fenomen në vendin e tij për ndërthurjen e aftësive të tij të kërcimit me ato të teknologjisë.

Në performancën e tij natën e gjysmë finales ai ekzekutoi një performancë kërcimi të ndërthurur me një ekran gjigand në sfond në të cilën shfaqshin grafika të animuara të krijuara nga vetë ai.

Për më shumë ndiqni videon.

Vajza nga India Dempile Chetan Patel kurorëzohet “Miss Globe 2016”

$
0
0

Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme,  organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar.

Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore, Miss India, Dempile Chetan Patel. Ndërsa shoqëruese e parë u shpall Miss Kolumbia dhe shoqëruese e dytë u shpall “Miss Shqipëria”, Kristina Skura.

Spektakli u prezantua nga Iva Merës dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj. Krahas sfilatave të bukurosheve, nuk munguan në spektakël numrat artistikë nga emra të njohur të skenës si: Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj.

Nën koreografinë e Olta Ahmetaj dhe me muzikën e zgjedhur nga Fabian Basha, vajzat sfiluan në skenën e “The Miss Globe”. Kompeticioni i bukurisë, i organizuar nga Deliart Assosiation, nga regjisori Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj, solli edhe këtë herë një shfaqje shumë të bukur për shqiptarët.

Pasi kanë prekur si çdo vit bukuritë e viseve shqiptare përfaqësueset bukuroshe janë ngjitur në skenë për të dhënë më të mirën e tyre. Spektakli i bukurisë “Miss Globe” rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale.

FOTO/ Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë

$
0
0

Fotografi i njohur Roland Tasho është nderuar me dekoratë mirënjohjeje nga Presidenti hungarez z. Ader Janos. Motivi i këtij nderimi janë ekspozitat e fotografive më të cilat ka pasqyruar jetën dhe vlerat e Budapestit në Shqipëri. Dekorata iu dorëzuar Tashos nga ambasadori hungarez Antal Heizer. Dekorata që i jepet fotografit shqiptar është një nderimet me te larta qe i bëhet atij nga presidenti i një vendi të huaj, dhe pikerisht nga Hungaria mike.

Roland Tasho shprehet për Balkanweb se është shumë mirenjohes per këtë vleresim. Ai thotë se në fotot e tij ka gjithmonë qëllim promovimin e vlerave dhe bashkëjetesës mes popujve. Tasho është bërë i njohur për fotografitë e realizuara vitet e fundit me tematikë shqiptarët në botë dhe të huajt në Shqipëri.

(Në foto ambasadori hungarez Antal Heizer duke i dorëzuar dekoratën)

/BW


Këngëtari italian, Al Bano Karrisi bëhet vlonjat

$
0
0

Qarku i Vlorës nderon me medaljen e “Mirënjohjes” Karmelo Karrisin. Ndërsa Al Bano  merr medaljen “Miku i Labërisë”

 Nga Zenepe Luka/Shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, në vitin e 20-vjetorit të saj organizon një tjetër veprimtari interesante me këngëtarin italian

Al Bano Karrisi. Pasi mori nënshtetësinë shqiptare dhe Çelësin e Tiranës më 17 shtator, ai ka planifikuar një veprimtari interesante me rastin e festave të nëntorit në Vlorë. Është përzgjedhur pikërisht 29 Nëntori, dita e Clirimit të vendit, që në Vlorë, qyteti ku lindi para 20 vjetësh shoqata “Al Bano Karrisi”, të shndërrohet në një festë të vërtetë në nderim të njeriut, që në kundërshtim me misionin që I kish caktuar vendi i tij, për të pushtuar, vrarë shqiptarët, hodhi armën dhe u bë gurthemeli i miqësisë mes dy popujve. Për herë të parë në Shqipëri vlerësohet një ish ushtar I Luftës së dytë botërore, djaloshi nga Celino San Marko, Karmelo Karrisi, që kreu shërbimin ushtarak në jug të Shqioërisë, duke u ndalur në Sarandë. Miqësinë dhe dashurinë me shqiptarët Karmelo Karrisi e konkretizoi duke i vënë emrin të birit, Albano, ndërsa ishte menduar të quhej Oktavio. Por dashuria që puljezi kishte për shqiptarët, nuk mbeti me kaq. Ai gjatë gjithë kohës, kishte mall për këtë vend dhe gjatë gjithë jetës, ua mëkoi djemve dashurinë për  Shqipërinë, për këngën, traditën, për njerëzit e mrekullueshëm siç i cilësonte ai shqiptarët. Karmelo Karrisi, që po shkonte drejt verbimit të plotë, kërkoi me insistim që ta shihte për herë të fundit Shqipërinë, që të cmallej me këtë vend. Ishte viti 1985, kur pas më shumë se 40 vjetësh, me të shoqen Jolanda dhe të birin Al Bano, do të bënte vizitën e tij në Shqipëri, duke përshkruar intenerarin që kish bërë gjatë luftës, Përmet, Gjirokastër,Vlorë dhe ndalur në Sarandë. Në respekt të kësaj mirënjohjeje do t’i kushtonte Sarandës, qytetit ku Karmelo kreu shërbimin ushtarak ,këngën “Saranda Okinava”. Duke folur për këtë vizitë, Al Bano do të shprehej: “Im atë ishte shumë i sëmurë nga zemra, përvecse po i  shuhej drita e syve patëm merak të madh, se mos ndodhte ndonjë problem gjatë kësaj vizite, por cuditërisht imë atë, u shërua plotësisht.Kuptuam që malli për Shqipërinë, e kish munduar dhe brengën e largoi pas kësaj vizite”. Ishte fat për Shqipërinë , që djali i këtij puljezi patriot, u bë një këngëtar I famshëm dhe fama e tij botërore, jo vetëm nuk e largoi, por e bëri një atdhe të dytë, Shqipërinë, dashurinë për të cilën, ia mëkoi i ati, Karmelo.

AXHENDA/ Aktiviteti i Al Banos  për festat në Vlorë

28 nëntor 2016

Vizitë në Bunkerin nënëtokësor të Ministrisë së Brendshme. Takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Vizitë në bunkerin e nënëdheshëm në Ministrinë e Rendit.

 29 nëntor 2016 Vlorë.

Ora 10.00 

Vendosen  buqeta me lule tek Monumenti “Pavarësise”.

Ora 11.00 

Një foshnje i vihet emiri Albano. Vizitë në Maternitetin e Vlorës.

Ora 17.00.

Takimi në Kinoteatritn “Petro Marko”. Vizita e ekspozitës fotografike në hollin e teatrit dhe bustit të këngëtarit Al Bano Karrisi, punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena.

Programi i takimit

Fjala e hapjes. Kryetare e Shoqatës, Zenepe Luka

  1. Dorëzohet pasaporta shqiptare këngëtarit Al Bano Karrisi nga Përfaqësuesi i Qeverisë.
  1. Dorëzohet dokumenti i regjistrimit të këngëtarit si qytetar i Vlorës. Kryetari i bashkisë, z. Dritan Leli.
  1. Mirënjohje Qarkut të Vlorës Karmelo Karrisi (Pas vdekjes). Ia dorëzon këngëtarit Kryetari i Qarkut, Sadrit Danaj.
  1. Al Bano Karrisi shpallet “Miku i Labërisë”. Dorëzon medaljen Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, prof. Ago Nezha.
  1. Recitim “Këngë dhe mall”  Reciton Margarita Xhepa Nderi i Kombit
  1. “Ti na solle këngën, Shqipëria të dha zemrën” Këndon grupi  polifonik “Krojet e Velçës”
  1. Këngët e Atdheut tim: Këndon Irini Qirjako, Mjeshtre e Madhe.
  1. Melodi në nderim të Don Karmelo Karrisit. Interpreton në pjano Aksinja Xhoja Mjeshtër i Madh.
  1. Përshëndet Sokol Dervishaj Ministër i Komunikacioneve.
  1. Falenderime këngë dhe lotë nga Al Bano Karrisi.
  1. Shfaqet “Dokumentari “Al Bano dhe Albania”, autor Marcello Skardicchio.

Moderatore prezantuesja e njohur Silvana Brace. 

Nata e bardhë. Al Bano Karrisi me fansave te tij.

30 nëntor, në Sarandë.

Aktiviteti bëhet nën kujdesin e posacëm të ministrit të Trasporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Flasin eksluzivisht për “Koha Jonë:

Al Bano me telefon nga Celino San Marko.

“Malli dhe dashuria për Shqipërinë, por mbi të gjitha këmbën-gulja e shoqatës Kulturore që ka emrin tim, më sjellin sërish aty. Pas dy muajsh, kur isha për koncert me tastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Tani jam edhe shqiptar dhe pasaportën shqiptare e marr edhe kur shkoj për koncerte në shtete të botës.Pashë programin që keni bërë dhe ndjehem i prekur, që nga takimi që do të bëj me Presidentin Bujar Nishani dhe festa në Vlorë ashtu edhe vajtja në Sarandë, që më sjell mall për tim atë, Karmelo.

Gjatë 20 vjetëve kemi bërë gjëra shumë të bukura bashkë, por, vlerësimi që i bën Vlora babait, Karmelo, më emocionon tepër. Nuk e di si do ta përballoj atë cast. Në ditën e clirimit të Shqipërisë, babai im Karmelo, ish ushtari I luftës së dytë botërore në Shqipëri, nderohet me Medaljen e Mirënjohjes.E dimë të gjithë, jëmi shprehur dhe populli shqiptar e ka vlerësuar dashurinë e tij për këtë vend, por ,kur ke një medalje në duar, aq më tepër kur im atë nuk jeton, është vërtetë prekëse. Ska se si të mos prekem, kur mora vesh se do të jem qytetar i Vlorës, lagjes Pavarësia, dhe dokumenti më jepet në ditën e festës.Tani, unë jam I tëri I Juaji, jam shqiptar, jam vlonjat. Ju faleminderit, për gjithcka keni bërë e bëni për mua, familjen karrisi , që tek e fundit është një urë e fortë miqësie mes popujve tanë.

Unë e di, që do të kalojmë bukur dhe mezi pres të nisem”.

Sokol Dervishaj, ministër i Trasportit dhye Infrastrukturës.

Cfarë ju shtyu që të mbështesni, madje jeni I vetmi aktivitetin që bën shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi” në Vlorë, z.Ministër?

Kur pashë programin që kishit hartuar dhe që e kishit menduar me rastin e festive 28.29 nëntor, u preka tepër. Cdo shqiptar do të prekej dhe vlerësonte nismën dhe kontributin e shoqatës që ju drejtoni, që ideoni dhe merrni përsipër të bëni veprimtari kaq madhore me një përmbajtje të rëndësishme.Pastaj unë jam vlonjat, kemi detyrime ndaj qytetit tonë, qyteti I Pavarësisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, s’ka sesi të mos theksoj, që jam një fans I këngës së Al Bano Karrisit, jemi rritur me këngët e tij dhe unë ndjehem i lumtur, që do të jemi bashkë me këngëtarin në Vlorë dhe Sarandë.Që nga dita e festës, e kemi bashkëqytetar, jemi vlonjatë dhe kjo ide e konkretizim I saj, është vlerësim për Ju si shoqatë, që keni emrin e madh “Al Bano Karrisi”.

 

Skënder Tena skulptor I Vlorës.  

“Një artist patriot, gjatë karierës së tij, ka piksynim të përjetësojë figura të rëndësihme që I kanë shërbyer Kombit, personalitete të shquara, që kanë dhënë në fusha të ndryshme, që do t’ju flasin brezave.Unë jam ndalur dort në këtë pikë.Janë  rreth 100 skulptura që u kam dhënë shpirtin tim.Ja, bashkë, I dërguam skulpturën të madhit Dritëro Agolli, kemi gati Kadare, do të shkojmë bashkë në Prishtinë për të dorëzuar bustin Akademikut Rexhëp Qose, që ia bëmë me rastin e 80 vjetorit të lindjes e kështu me rradhë.

Si të lindi ideja për të bërë një bust për Al Bano?

Më ka frymëzuar gjithë jetën, kënga e tij, është I famnshëm, prek zemrat e njerëzve, I bën të ndjehen ndryshe.Por, Al Bano është mik I shqiptarëve, ne kemi një shoqatë me emrin e tij, por duhet të jemi krenarë, se Ai ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, po, bukur menduam, që ta bëjmë edhe qytetar tëe Vlorës, në lagjen ku është shoqata.E vecanta është se këtë bust, e kam punuar duke kënduar këngët e Al Banos.”Saranda Okinava”, është “bust bronxi” që ka ndërtuar këngëtari për dashurinë për Shqipërinë dhe vecanërisht Sarandën, ku babai tij kreu shërbimin ushtarak. Një bust është pak për të, Karmelo Karrisi për mua dhe jo vetëm, meriton një Memorial në Sarandë, për të dhënë mesazhin e rëndësishëm se popujt shpesh I kundërvihen qëllimeve të qeverive të tyre, se popujt duan paqë mes tyre dhe se luftën e ndjellin politikanët, Qeveritë.

Më shumë se kurrë, ky memorial duhet, për t’I dhënë një mesazh dashurie e paqe, botës, që zjen.

  PRONONCIMET

 C’kanë thënë Al Bano për Shqipërinë:

– Unë jam 24 karat shqiptar.Në festën e Clirimit të Shqipërisë, bëhem vlonjat.

 – Dashurinë për popullin shqiptar dhe për atë tokë, ma ka mëkuar im atë, Don Karmelo,qysh kur isha fëmijë.Kur u rrita mësova më shumë, për kulturën e ketij populli të lashtë.

 – Erdha në Shqipëri.në momentin e përshtashëm,kur regjimi po binte dhe pritja e publikut,ishte mahmitëse.

 – Nuk e kisha menduar dhe ndjehem kaq i prekur.Kam shumë miq në Shqipëri, ndjehem si në shtëpinë time.Vlerësoj bregdetin shqiptar,kam një dashuri të vecantë për Vlorën,ku dua të vij të pushoj rrethuar nga fansat e mij.Dëshiroj të ngjitem edhe në Llogara,një perlë e natyrës.

 – Vlora, Shqipëria prej kohesh janë në zemrën time.Këtij vendi i uroj begati e përparim,pasi jam i lidhur shpirtërisht me atë popull të lashtë,me të cilin na ndan vetëm deti.

– Për mua, Shqipëria është si vaksina, që e mban gjithë kohën me vete, është Atdheu i dytë.

Elia Zaharia në krah të Gjebresë për “Këngën Magjike”

$
0
0

Elia Zaharia do të jetë bashkëprezantuese me Ardit Gjebrenë në Kënga Magjike. Ajo është rrëfyer se propozimi për të prezantuar në krah të Ardit Gjebresë i ka ardhur pak ditë para dasmës.

“Për cilësinë që ky festival ka shpërfaqur ndër vite, padyshim që përgjegjësia është shumë e madhe. Për më tepër, emocioni im është i dyfishtë, pasi në vitin 2000 dhe 2001 kemi performuar me grupin “Spirit Voice” në këtë festival dhe jemi vlerësuar me çmimin e kritikës të dyja vitet rresht.

Pra jam ndarë nga ajo skenë me emocione dhe sadisfaksion të veçantë, dhe me plot kujtime të bukura. Si prezantuese do të jetë hera e parë që do ta provoj skenën e Pallatit të Kongreseve. Unë pranova menjëherë, pasi kam besim absolut tek Arditi, ndaj nëse ai beson tek unë një herë, unë i besoj 1000 herë”, ka thënë ajo.

Vetë artistja rrëfen për “Panorama” emocionet e një karriere të re tashmë me statusin e së martuarës.

-Cili ishte angazhimi i parë artistik pas ceremonisë mbretërore të dasmës, ku lidhe kurorë me Princ Leka II?

“Menjëherë pas kthimit nga udhëtimi ynë një javor në Spanjë, fillova xhirimet për filmin “Yjet e së ardhmes” me regjisor z. Edi Topi.

Është një skenar i mrekullueshëm, që më bëri për vete menjëherë. Kemi xhiruar të gjithë këtë muaj me shumë dashuri dhe harmoni në grup, ndaj shpresoj dhe kam bindjen që filmi do të transmetojë shumë dashuri në publik. Ndërkohë, angazhimi i ardhshëm do të jetë “Kënga Magjike”.

-Ti vetë ke plan të kthehesh në këtë garë sërish si këngëtare?

“Nëse kthehem si këngëtare, ëndrra ime do të ishte me grupin. Kam shumë nostalgji për vitet e mia pranë Dorinës, Sonit dhe Kelit”.

-Cila është “Kënga Magjike” për historinë tënde të dashurisë me Princ Lekën II?

“Kemi shumë, nuk di të ndaj njërën”.

Mariza Ikonomi nuk harron Françesk Radin. Një bashkëpunim?

$
0
0

Mariza Ikonomi ka shprehur dëshirën se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim me Françesk Radin, por asgjë nuk është konkretizuar. Ndërsa ka folur për planet e saj në emisionin “Rudina”, ajo ka thënë se është në bisedime e sipër.  Do të ketë një tjetër bashkëpunim mes tyre? Kësaj pyetje Mariza iu përgjigj pozitivisht, duke shtuar se edhe për të do të ishte kënaqësi, nëse zërat e tyre do të bashkoheshin sërish. “E kemi në plan për të bërë një këngë tjetër, sa herë takohemi bisedojmë për diçka të tillë, por ende nuk është asgjë e sigurtë”, ka thënë ajo.

10 thëniet më të famshme të Fidel Kastros

$
0
0

Komandanti legjendar kubanez ka vdekur në moshën 90 vjeçare, duke qenë udhëheqësi më i gjatë botëror i shekullit të kaluar. Ai njihet si burri i fjalëve, tipike për liderët e majtë, duke folur shtatë orë në Kongresin e Partive Komuniste në 1986.

Gjithashtu në Kombet e Bashkuara në New York, ai foli njëherë katër orë e gjysmë. Ja disa nga fjalitë më interesante të tij.

1.Idetë nuk kanë nevojë për armë.

2.Nuk ka rëndësi sa i vogël je, nëse ke besim te vetja dhe një plan veprimi.

3.Nëse t’u mbijetosh tentativave për vrasje do të ishte një sport në Lojërat Olimpike, do të kisha fituar medaljen e artë.

4.Kam besuar gjithmonë se Krishti ka qenë një nga revolucionarët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

5.Ne nuk jemi politikanë. Ne e bëmë revolucionin për t’i përzënë politikanët.

6.Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Ai është përleshja për vdekje mes të ardhmes dhe të shkuarës.

7.Kapitalizmi nuk ka kapacitetin, moralin as etikën për të zgjidhur problemet e të varfërve.

8.Përqindja e njerëzve me probleme mendore në SHBA është shumë e lartë. Që në momentin që ngrihet nga gjumi në mëngjes, një amerikan ndien se dikush po përpiqet të ndikojë në vullnetin e tij në njëfarë mënyre. Ai është njeri me 100 presione. Amerikanët jetojnë kështu dhe kanë ndjenja frustrimi.

9.Një nga të mirat e revolucionit është se edhe prostitutat tona janë të diplomuara.

10.Më dënoni, nuk ka problem. Historia do të më shfajësojë.

Hapën varrin e Jezusit pas 5 shekujsh, mahnitën shkencëtarët (foto)

$
0
0

Shkencëtarët kanë hapur varrin e Krishtit, të cilin për shekuj e rradhë askush nuk kishte mundur ta hapte deri më tani.

Por, shkencëtarët të cilët po restaurojnë muret janë mahnitur, pasi në varrin ku mendohet se u la të prehej i qetë “Biri i Zotit” i cili ndodhet në një kishë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ata bënë një zbulim të rëndë.

Ata kanë gjetur pjesë të varrit që ishin të paprekura, mes të cilave një pllakë mermeri, e cila besohet të jetë pllaka e varrimit ku Jezusi u “ringjall”, dhe mbi të ishte vizatuar një kryq.

Arkeologu Fredrik Hiebert ka thënë për “National Geographic”: “Jam tërësisht i habitur. Gjunjët po më dridhen pasi nuk isha aspak i pregatitur për këtë.

Nuk mund të jemi 100% të sigurt, por kjo është një provë e dukshme që vendndodhja e varrit nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, ç’ka është një sinjal për të gjithë historianët që kanë dyshuar në epoka”.

Antonia Moropoulou nga National Technical University of Athens u shpreh se “Guri i Shenjtë” është nderuar dhe kërkuar ndër shekuj, por vetëm tani mund të shihet.

Tashmë varri është mbyllur dhe me shumë mundësi, do të qëndrojë i mbyllur dhe për qindra vjet të tjerë.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>