Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Ja posti i rëndësishëm që merr shqiptarja në Gjermani…

$
0
0

Ai eshte Hartwig Reimann, i cili ka qene kryetar bashkie i qytetit Schwabach në Gjermani.

Por sot ai ka hequr dorë nga post ii këshilltarit. E me kete rast, vendin e tij e ka zënë shqiptarja dr. Rezarta Reimann.

Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartwig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD transmeton albinfo.ch. Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.

Rezarta Reimann është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 ajo ka ardhur në Gjermani ku ka doktoruar për biologji në Universitetine Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AËO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare për integrim.

“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia”, ka thënë Rezarta Reimann. “Dhe në asnjë mënyrë vetëm ai i njerëzve me prejardhje të huaj por i të gjithëve që janë në pozitë të vështirë.

“Për mua është një gëzim i madh” ka thënë Dr. Rezarta Reimann pak para mbledhjes. Dhe kjo edhe mund të shihej gjatë dhënies së betimit. Nga e premtja e javës së kaluar 46 vjeçarja është këshilltare e SPD-së.

“Ne e përshëndesim atë në mesin tonë”, ka thënë kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf.


Shenja zodiakale e ditës: Ujori

$
0
0

Më në fund sot mund ti dedikoheni vetes dhe jetë suaj sociale, duke lënë mënjanë impenjimet e punës, që së fundm i marrin shumë nga koha juaj.

Ke nevojë të argëtohesh me miqtë dhe ata kanë nevojë për buzëqeshjen tuaj, që u jep shumë pozitivitet.

Në fushën e ndjenjave Afërdita të ndihmon të kurorëzosh ëndrrat e tua dhe të surprizohesh me një gjest të papritur nga personi që do.

VIDEO-FOTO/ Një grim perfekt për Shën Valentin? Femrat e Instagramit ju vijnë në ndihmë

$
0
0

Shën Valentini është shumë afër dhe të gjithë jemi duke menduar se si të dukemi sa më bukur në ditën e dashurisë. Dëshironi një pamje romantike, joshëse dhe të ëmbël si për festa, apo diçka të thjeshtë dhe të rregullt? Kjo është zgjedhja juaj, por e rëndësishme është që të ndiheni mirë me mënyrën se si do të zgjidhni të grimoheni, por dhe të shfaqeni bukur dhe partneri të ndihet krenar që ju ka juve në krahë.

Në këtë ditë këshillohet që make-up-i të jetë më i ëmbël, jo shumë i rënduar dhe shumë më romatik që të nxjerrë në pah anën tuaj femërore dhe joshëse. Femrat e “Instagram”-it na tregojë çdo ditë stilin e tyre të veçantë të grimit, i cili është një sugjerim mjaft i mirë për t’u përzgjedhur nga ju duke pasur parasysh tiparet tuaja të fytyrës, por edhe ambientin ku do të festoni.

Ne ju vijmë në ndihmë edhe me një video-tutorial që iu tregon hap pas hapi se si të realizoni një make-up perfekt në ditën e Shën Valentinit. Zgjedhja mbetet në dorën tuaj.

Nesër bie borë, ja çfarë parashikohet

$
0
0

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa dita e diel do ketë më pak reshje shiu e bore. Kështu thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 11

në vendet e ulëta: 7 / 10

në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

DOSSIER: Pse Fan Noli nuk u kthye kurrë në Shqipëri?

$
0
0

Shkrimi është marrë nga libri “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh”

Nga Arshin Xhezo*

“Ti dhe të tjerë pleq do të ngecni,

Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni,

Skllevër, bij skllevërish s’e meritoni,

Se liri s’doni.”

(Fan S.Noli. “Moisiu në mal”)

Vepra-mal e Fan Nolit, kontributi i tij për pavarësinë e Shqipërisë, themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kulturën dhe letërsinë shqipe, cilindo do ta bënte të mendonte, se i dëbuari i madh i 1924-s, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë, do të rikthehej në vendin e tij, në piedestale të bëra gati për të dhe me kurora dafinash mbi krye.

Është folur e shkruar shumë për mundësinë dhe pamundësinë e rikthimit të “Moisiut” në “Tokën e Shenjtë”, e, megjithatë, pyetja “përse Noli nuk erdhi kurrë në Shqipëri?”, vazhdon të përsëritet.

Mallin dhe dëshirën e tij për të parë atdheun e vet dhe për të ardhur në Shqipëri e sheh në dhjetëra letërkëmbime të tij me miq, bashkatdhetarë dhe në biseda me miq e shokë.

Po këndej, nga Shqipëria zyrtare, qeveritarët e rinj të pasluftës, a donin vërtetë që Noli të kthehej në Shqipëri?

Fillimi duket tepër idilik.

Në një letër që Sejfulla Malëshova i dërgon Fan Nolit, më 27 gusht të vitit 1945, ndër të tjera, i shkruan: “Hirësi! Enver Hoxha, unë dhe gjithë Shqipëria jemi të mendjes, se ardhja juaj në Shqipëri, do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Kështu, jo vetëm do të kurorëzohej tërë e shkuara Juaj patriotike, por vendi ynë do të kishte në situatën e sotme, një ndihmë të madhe morale dhe politike…

Për së afërmi, ndoshta, nga fundi i tetorit do të kemi zgjedhjet për në Kuvendin Themelonjës. Do të ishte shumë mirë të vinit me këtë rast në Shqipëri, qoftë edhe provizorisht…” (Nasho Jorgaqi. Fan S.Noli. Letërkëmbimi i Fan Nolit. Shtëpia Botuese “Erik”, Tiranë, 2012, Faqja 389).

Këtyre letrave, Noli iu përgjigj në 3 tetor, 1945: “Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxehtë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim dhe kolegut tuaj, Sejfulla Malëshova.Ndërkaq, vetëm një muaj më vonë më 25 shtator, 1945, është vetë Enver Hoxha, i cili, përmes një letre dërguar Nolit, i propozon të vihet edhe emri i tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese që u zhvillua më 2 dhjetor, 1945. (Po aty. Faqe 392).

Kam dëshirë të madhe të jem aty me ju, por, sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera…

Mundet t’ju bëj një vizitë pas Pashkëve; kështu, do të takonj përsëri me miqtë e mij të vjetër. Kam shumë arsye që më pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri.” (Po aty. Faqe 175)

Kërkesat dhe ftesat që Noli të vinte në Shqipëri, në vitet e para janë të shumta e nga më të ndryshmet.

Në Konferencën e Parë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në 7 tetor të vitit 1945, “Noli u zgjodh me unanimitet “Kryetar Nderi” i Lidhjes, kurse miku i tij, Sejfulla Malëshova u zgjodh Kryetar i Komitetit Drejtues të Lidhjes; Nën-kryetar-Profesor Aleksandër Xhuvani”.

“Sa herë shkoja në Nju Jork, në mbledhjet vjetore të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Enver Hoxha më porosiste t’i bëja të fala Fan Nolit.”,-shkruan në librin e tij, Behar Shtylla, ish-ministër i Jashtëm në vitet 1956-1965, dhe mik i Nolit. (Behar Shtylla. Fan Noli, siç e kam njohur. Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë, 1997, Faqe. 157)

Por, komplimentet, urimet, premtimet, sigurisht të shoqëruara gjithmonë me ftesa dhe kërkesa për miqësi e bashkëpunim, Nolit nuk i vinin vetëm nga Shqipëria. I vinin nga Amerika ku jetonte, nga Anglia, Italia, Greqia,- nga gjithë diaspora shqiptare.

Kostë Çekrezi, antikomunist i njohur, në një letër të tij, në 11 janar 1947, dërguar Nolit, “i këshilluar nga disa miq të përbashkët në Nju Jork, i propozon të bashkohen e të bashkëpunojnë në një “iniciativë për çështjen e shpëtimit të Shqipërisë”, tani që “puna e Shqipërisë ka marrë rugën më të keqe”.

Nuk njohim ndonjë përgjigje të Nolit, në qoftë se ka pasur, por dihet se ai nuk u bashkua me “iniciativën e Çekrezit” (Behar Shtylla, Fan Noli, siç e kam njohur. Shtëpia Botuese “Dituria”; Tiranë, 1997. Fq.152)

Një ftesë për bashkëpunim “për një Kuvend Kombëtar me shqiptarët e diasporës, Nolit do t’i vinte edhe nga ai që i rrëmbeu fronin e kryeministrit, e dënoi me vdekje në mungesë dhe e dërgoi syrgjyn, Ahmet Zogu. (Nasho Jorgaqi. Fan S.Noli. Jeta. Shtëpia Botuese OMBRA GVG. Tiranë, 2005. Faqe 178)

Edhe kësaj ftese, Noli nuk iu përgjigj.

Tashmë, siç shkruante me të drejtë gazeta “Dielli”, në një editorial të sajin “Fan Noli nuk është një person, por një institucion kombëtar” (“Dielli”, 1959)

Është tepër e vështirë të jesh “shkrimtar-institucion kombëtar” dhe, njëherësh, – i pavarur.

Edhe në rastet, kur institucionet janë organizma të një shteti, madje, edhe demokratik, nuk e kanë të lehtë të jenë të pavarura.

Merret lehtësisht me mend, se sa të vështirë e ka dhe çfarë sulmesh duhet të përballojë një njeri, një shkrimtar, aq më tepër një “shkrimtar-institucion kombëtar”, për t’i rezistuar politikës dhe pushtetit politik, të ngarkuara me njerëz, para, propagandë, etj., për të mbetur gjithmonë edhe institucion, edhe i pavarur.

Shkrimtarit i kërkojnë veprën për të blerë atë vetë, dhe e kërkojnë atë, për t’i blerë veprën dhe emrin.

Në qoftë se vepra e Nolit është e pasulmueshme dhe e parrëzueshme, kjo nuk e largonte aspak rrezikun; përkundrazi, e shtonte. Por kjo do të thoshte vetëm se, tanimë, tërë pesha e goditjeve, pra, e dyfishtë,- do të binte mbi Nolin – njeri.

I ndodhur i vetëm dhe i pambrojtur brenda rrethit të egër të politikës, ku secili përpiqej të rrëmbente, të zhvaste, të shqyente prej tij ç‘të mundte,- kokën, krahët a këmbët, (-një të vetme, një deklaratë, një foto, një dalje bashkë në publik- një artikull apo një poezi për liderin do ta bënte të lumtur!) – të dukej, sikur në fund të kësaj masakre, nga shkrimtari nuk do të mbetej asgjë.

Për paradoks, pavarësia e Nolit, ishte, ndoshta, më e rrezikuar nga “të tijtë”, nga Shqipëria. “Të sëmurit nga shqipja” mund t’i vinte “vdekja e lirisë”, pikërisht nga andej ku kishte dheun e vet. “Do të luftonj, gjersa të vdesë. Shpërblimi i mjaftë për luftën time dua të jetë një këngë labësh a laleshash, kur të vdesë” (Shpëtim Sala, Letër e Fan Nolit për Thanas Tashkon, 26 shtator, 1906. “Letra të panjohura të Fan Nolit”. Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”. Shkodër, 2008, Faqe 44).

Por, a mund t’i këndohej kënga një shkrimtari të blerë?

Rreziku ishte i madh. Vetë Noli, me dorën e tij kishte shkruar, e zeza mbi të bardhë, se “guverna e Enver Hoxhës e rrëmben Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudhën e luftës”. Madje, edhe, “Guverna e Enver Hoxhës, jo vetëm e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, por tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive… Ballistët tanë janë një grup heterogjen dhe nuk kanë asnjë program fare.” (“Dy fjalë për ballistët” “Dielli”, 26 mars, 1947).

Nuk e parashikoi dot Peshkopi, se “nesër- pasnesër” këto deklarata mund ta “implikonin” me secilën nga palët politike për ta “kapur”? Sigurisht, ai i shkroi me bindje ato që shkroi, por, për “të tijtë”, domethënë, Tiranën zyrtare, këto dolën të mjaftueshme, që, sipas saj, “institucioni kombëtar” të quhej “i tyri”. Prandaj, dhe në letrat e saj të njëpasnjëshme, Tirana këmbëngulte: “Të vini, vetëm të vini në Shqipëri, qoftë edhe përkohësisht, sepse “kemi zgjedhjet”, “në situatën e sotme…”, “ndihmë e madhe morale e politike”.

Më hapur, s’bëhej.

Në vitin 1944, Fan Noli ishte 62 vjeç, burrë i pjekur, me dy-trifishin e moshës së udhëheqësve të Tiranës politike, dhe, kryesorja, me një mal veprash e përvoje politike dhe një emër të madh.

A thua, të mund ta hidhnin kaq lehtë në grackën politike këto thirrje, letra e artikuj kaq të troçta nëpër rreshta njeriun që tërë jetën ishte mësuar të lexonte midis rreshtash?, stilistin brilant, të aftë edhe “për të hedhur fjalën duke shkelur syrin”?

Mendja e Fan Nolit ishte një mendje e thellë, domethënë, e tillë, që nuk besonte lehtë.

Intrigat e luftës për pushtet, Noli nuk i kishte mësuar, thjesht, nga përkthimi i dramave të Shekspirit, por nga shpina e tij, dhe veç këtyre, kishte dekada që jetonte në vendin më të madh demokratik të botës, – shkollë më vete.

Sigurisht, edhe nga bota e madhe e librit dhe nga përkthimi dramave të Shekspirit kishte mësuar. Por, Makbethin, Hamletin, Mbretin Lir, dhe kryevepra të tjera të dramaturgut të madh, ai u kishte shkruar shqiptarëve në gjuhën e tyre, me po atë qëllim fisnik, siç kishte bërë 400 e ca vjet para tij, Makiaveli, që i dha vendit të tij dhe botës “Princin” e vet, për t’i mësuar si të mbrohen nga Princat” absolutizmi, pushteti politik, oratatorët e diktaturat kudo.

Krahasuar me “letrat” e vargjet e anglezit të madh, letrat që i vinin nga Tirana politike, Nolit, besoj i ngjanin me hartime fillestarësh.

Fan Noli mund të pranonte të vinte në Shqipëri, vetëm nëse edhe ajo do të ishte e denjë për të dhe për gjithë shqiptarët; e tillë, që ai të ndihej mirë me të trija “veshjet” e tij: Të qytetarit të lirë, demokratik e patriot; Të shkrimtarit “institucion kombëtar” dhe i pavarur, dhe; Të Hirësisë së Tij, Metropolitit, Tehofan Stilian Noli, Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(dita)

Hoteli i torturës, kamp përdhunimi (FOTO)

$
0
0

Vlerësimet e “TripAdvisor” për hotelin “Vilina Vlas” janë të përziera. Vetëm pak prej tyre përmendin se ky vend dikur ishte kamp përdhunimi, dhe nëse nuk flisni gjermanisht apo frëngjisht, nuk do ta kuptoni fare. Të tjerat janë një përzierje ankesash të zakonshme për dhomat e papastra dhe lavde entuziaste për pyllin dhe burimet natyrore të ujit të nxehtë.

Hoteli po ashtu paraqitet edhe në ueb-faqen turistike për qytetin historik të Vishegradit, si dhe në edicionet më të vjetra të udhëzuesit të vetëm të Bosnjë-Hercegovinës nga Bradt.

Mysafirët e painformuar që udhëtojnë përmes Vishegradit munden dhe e bëjnë të rezervojnë në një ndërtesë që dikur është përdorur për vrasje, përdhunime dhe tortura nga një grup sadist paramilitar më pak se 25 vjet më parë.

Dyshekët mund të jenë ndërruar, dhe muret të jenë lyer, kornizat e shtretërve ku flenë turistët sot janë po të njëjtat ku janë sulmuar me dhjetëra femra./Koha Ditore/

Vdes nga kanceri në tru djali 2 vjeçar i aktorit të famshëm

$
0
0

Djali i aktorit dhe komedianit të famshëm amerikan, Rob Delaney ka humbur betejën me kancerin dhe ndërroi jetë në moshën 2 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vetë aktori me anë të një postimi në Facebook: “Unë do të përpiqem që të mos çmendem nga pikëllimi. Kaluam kaq shumë aventura të mrekullueshme së bashku.” Henry u diagnostikua me kancer në vitin 2016 pak kohë pas ditëlindjes së tij të parë. Aktori 41 vjeçar tha se në atë kohë djali i tij vuante nga të vjellat e vazhdueshme dhe humbja e peshës. Pasi u vizitua mjekët zbuluan tumorin dhe vogëlushi iu nënshtrua një operacioni për ta hequr. “Ai u nënshtrua një trajtimi të mëtejshëm vitin e kaluar, por kanceri u kthye dhe Henri vdiq në janar”, shkruajti Delaney. “Tumori dhe ndërhyrja kirugjikale e lanë atë me aftësi të kufizuara, por shumë shpejt mësoi gjuhën e shenjave dhe zhvilloi metodën e tij për të marrë nga A në B”. Delaney tha se të gjithë ata që ndihmuan familjen e tij të mbijetote nga sëmundja e Henrit ishin heronjtë e tij deri në ditën e vdekjes.

E doni Rita Orën krejt nudo? Shikoni fotot

$
0
0

Rita Ora i është larguar të ftohtit europian për të pushuar në Maldive. Pasi kënaqi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram me disa foto me bikini gjatë perëndimit të diellit një ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është mjaftuar me kaq.

Bukuroshja 27 vjeçare ka postuar pak minuta më parë disa fotografi tepër të nxehta duke shijuar sërish perëndimin pranë detit, por tërësisht nudo.


Ja cilat janë 10 aeroportet me numrin më të madh të udhëtarëve

$
0
0

Të dhënat e mëposhtme janë publikuar nga statistikat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, sipas të cilave, në vend të parë për numrin më të madh të udhëtarëve është Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait.

Rreth 88.2 milionë udhëtarë fluturuan gjatë vitit 2017 nga Aeroporti i Dubait, afërsisht rreth 5 milionë më shumë në krahasim me vitin 2016 (83.6 milionë dollarë).

Sipas CEO-s së këtij aeroporti, Paul Griffiths, numri i udhëtarëve pritet të shkojë në 90.3 milionë gjatë 2018-s.

2014 ishte edhe viti në të cilin ai ia tejkaloi Aeroportit Heathrow të Londrës, dhe që prej atij viti ka qëndruar gjithmonë në vend të parë.

Ja se cilët janë edhe 10 prej pretendentëve të tjerë për të dalë në vend të parë:

Aeroporti Ndërkombëtar Heathrow i Londrës

Aeroporti Ndërkombëtar i Heathrow në Londër ka rënë në vend të dytë, por një rënie e tillë e ka lënë atë shumë pas. Sipas të dhënave të publikuara në 2016, ai regjistroi një numër prej 76 milionë udhëtarësh, vetëm 1% më shumë se një vit më parë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut

Jo shumë larg atij të Heathrow,  ky aeroport ka regjistruar rreth 70 milionë udhëtarë në 2016, një rritje rreth 3% më shumë se në 2015.

Aeroporti Ndërkombëtar i Schiphol-it në Amsterdam

Duke qenë se është një aeroport me një terminal, ai ka një limit prej 500, 000 fluturimesh në vit, Aeroporti Ndërkombëtar i Schiphol-it në Amsterdam shpeshherë është i tejngarkuar. Ai është aeroporti i tretë më i ngarkuar në Europë dhe i katërti më i ngarkuar në botë. Në 2016, ai shënoi një numër prej 64 milionë pasagjerësh, një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2015.

Aeroporti Ndërkombëtar i Charles de Gaulle në Paris

Në vitin 2016, Aeroporti Ndërkombëtar i Charles de Gaulle në Paris regjistroi një numër prej 66 milionë udhëtarësh, duke e renditur këtë aeroport në vendin e katërt, si një ndër aeroportet më të ngarkuara.

Aeroporti Ndërkombëtar i Changit në Singapor

Në 2017, për të pestin vit radhazi, Aeroporti Ndërkombëtar i Changit në Singapor u cilësua si aeroporti më i mirë në botë për cilësinë e shërbimit që u ofron udhëtarëve. Në vitin 2016 ai regjistroi një numër prej 59 milionë udhëtarësh.

Aeroporti Ndërkombëtar Incheon në Seul

Në vitin 2016, ai regjistroi një numër prej 58 milionë udhëtarësh, rreth 17% më shumë në krahasim me vitin 2015.

Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit

Edhe pse të dhënat tregojnë se ai ka një numër më të lartë vizitorësh se ai i Seulit, me rreth 61 milionë në 2016, vizitorët ndërkombëtarë që kalojnë nga Aeroporti i Frankfuritit janë më të paktë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Suvarnabhumit në Bangkok

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2016 nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti i Suvarnabhumit në Bangkok renditet në vend të nëntë për numrin e madh të udhëtarëve që ka regjistruar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Taoyuan në Taipei

Aeroporti Ndërkombëtar i Taoyuan në Taipei renditet i dhjeti për numrin më të lartë të udhëtarëve që ai ka regjistrar gjatë 2016-s, një shifër prej 42 milionë udhëtarësh, i cili shënon një rritje prej 10% në krahasim me vitin 2015. / Monitor

Tiramisuja rekord, e gjatë 267 metra

$
0
0

E shtuna ka qenë mjaft e ëmbël në qendrën tregtare “Tiare” në Villesse ku u prodhua tiramisuja më e gjatë në botë. Kjo është konfirmuar nga gjyqtari i Rekordeve Botërore Gines në Londës. Tiramisuja rekord është 267 metra e gjatë. Impersionuese është edhe sasia e përbërësve të recetës, ku janë ndarë më shumë se 6 mijë pjesë të shpëndara falas për të pranishmit: 3 mijë vezë, 400 litra krem mascarpone, 400 kilogramë biskota me biskota dhe 420 litra kafe të përgatitur në moka.

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI “BASHKIMIN” E LULZIM BASHËS

$
0
0

Nga Astrit Patozi.

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.
Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.
E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?
A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.
Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi. Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto. Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët. Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ti-lul-je-pronari-i-i-vetem-i-kosheres-por-bletet-po-te-ikin-perdite-patozi-shkruan-per-bashen-498607/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më së fundmi ata po flasin!

$
0
0

Nga Agim Hushi
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun qe po na perze te gjitheve!
Ngriti hordhite e puthadoresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.
Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha…
Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit!
Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!
Jam me ju miqt dhe koleget e mije!
Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim!
Me siguri do tju duan te ikur dhe ju!
Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!

Gallatë në Komisionin e Ligjeve

$
0
0

Gallatë në Komisionin e Ligjeve ose strehimi i garantuar nga b…

Nga Dritan Kaba

Sot ne komisionin e ligjeve u diskutua ligji per “Strehimin social”.

Ne diskutim ishte edhe strehimi per anetaret e komunitetit LGBT, qe perfitojne nga projektligji. Çeshtja eshte, qe keta, ndryshe nga shume shtresa te tjera shume te rrezikuara ose ne nevoje kane perparesi vetem se jane anetare te ketij komuniteti.

Pyetja qe u ushtrua ishte si do identifikohen qe kerkuesit ne emer te LGBT, jane te tille. U kerkua me vetdeklarim. Disa te tjere kerkuan prova me te forta, si Shen Thanasi qe thote: Pa vene doren ne plage, nuk besoj, dmth qe te shihen live ne jane apo jo pjestare te ketij komuniteti.

Sipas ligjit keta duhet te strehohen menjehere, perpara zjarrfikesve, ushtarakeve apo shtresave te tjera qe kontribuojne realisht per kete vend.

Keshtu per te perfituar strehim social te dashur qytetare duhet ta fitoni me bythe, me pune e perkushtim nuk mundeni.

P.S. (nuk e kam llafin per Rilindjen) per me keto idiotesi qe po fusin ne keto ligje absurde vetem sa i bejne dem ketij komuniteti dhe jo e ndihmojne ate. Kjo eshte nje zgjedhje e tyre per orientimin seksual, jo detyrim per ta. Keshtu qe nuk kane asnje merite te vecante, qe te kene trajtim te vecante.

Terroristi i “Al-Qaeda”-s, jeton si pasha në Guantanamo

$
0
0

Një terrorist i “Al Qaeda”-s, dikur i torturuar, duket se po përjeton çastet më të mira të jetës së tij, edhe pse i është privuar liria. Ahmed al Darbi, 42-vjeç, i cili ka pranuar ndihmën e tij për një sulm ndaj një çisterne nafte pranë Jemenit në vitin 2002, shijoi vaktin e ëmbël pasi spiunoi terroristët e tjerë, raporton “Miami Herald”.

Ai jeton si të ishte një mbret në burgun e Guantanamos, në Kubë, teksa konsumon biskota me shije luleshtrydheje, darka me mish lepuri dhe në televizor sheh episodet e fundit të “sit com”-it “Arrested Development”.

I kalon ditët e tij duke u rehatuar në një qeli në formë shtëpie, ku mund të kujdeset për kopshtin, të pikturojë dhe të ushtrohet fizikisht, sipas dëshmisë që është siguruar nga e përditshmja amerikane. Veç këtyre, ai shijon edhe ëmbëlsira të tjera si bakllavaja, apo byrek me arra.

Mes gatimeve që spikasin janë edhe ato të përpunuara, si ushqime vegjetariane, karkaleca, lepuj dhe pula, por ka luksin të porosisë edhe produkte të tjera kulinarie me erëza të shumta.

Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat

$
0
0

Po kujt ja thoni o njerëz diej. Artistët a artistëve që u hiqet kapelja në Shqipëri, janë ata që të varin në litar…

Nga Ilir Levonja

Mjaft u morët me këto, plehrat e kinemasë. E çfarë janë, asgjë. Sikur çfarë kanë bërë…, janë ngjitur në skenë dhe aq. Ne, nëse i kemi adhuruar, nuk ka rëndësi as vetja jonë. Nëse na kanë njomur sytë, as sytë nuk kanë rëndësi. Nëse na kanë prekur telat e shpirtit, as shpirti nuk llogaritet më. Mbi të gjitha fjala e dhënë, partia. Dhe vija shkretuese e reformave që nuk la depo ushtrie, pa e bërë teatër. Aktorët e skenës dhe të filmit, nuk të japin asgjë. Nëse kemi pritur të shohim përshembull një film të tyrin. E kemi bërë koshient kohës dhe pasioneve që kishim, kaq. Ashtu sikur e bëjnë sot brezat e rinj me korifenjtë e tyre. Qofshin kushdo. Koha jonë një meditim i vakët. Me pak pritje përcjellje. Me ca artistë baballarë të lodhur e të ndershëm, ca djem rrugeçër me flokë të gjatë, ca sekretarë partie, ndonjë dru i shtrembër. Por ne jemi të sakrifikuar të vdesim për partinë. Sidomos për homoseksualët e kamufluar të saj… Kinemaja jonë, një botë plehrash. Teatri ca më keq. Një kontingjent. Ca rrozhgo rruge a cuba doracër si Kadri Roshi përshembull. Ca djem fshatrash që me kurse studiosh, deri nga Shën Pjetërburgu, Çekia, Polonia etj., u morën me ca plehra të tjera nga arti botëror. Dhe i krijuan një palo shkollë Shqipërisë. Po ne, vetëm sharmin partiak njohim. Të tjerat janë pesë pa hiç. Aq sot fjalës së lirë të një ikone skene, si Ndrenika, një lukuni e tërë hienash i kujtojnë konfliktin e interesit, deputetllëkun dhe privilegjin e diktaturës. Dhe me të drejtë, sepse gjithçka e duam ne, po mbi vulgaritetin nuk vëmë asgjë. Ja edhe shembulli…, po shqyhemi duke rrahur gjoksin për këtë fierakun që fitoi Sanremon. Shqyhemi të grisim këmishën për një finde të De Niros në lidhje me Mesdheun, a Sicilinë dhe Shqipërinë. Për një të Irene Papasit…, megjithatë tonat, janë plehra. Janë ca rrogtarë që duhet të mbyllin gojën. E të na vinë pas në fushata.

Kemi para të ndërtojmë piramida, por nuk kemi për të ndërtuar teatro. Madje në atë vulgaritetin bashkëkohor quajmë para të madhe një vlerë që nuk është asgjë përballë llogarive bankare që kanë djemtë e nomenklaturës. Ata që vine nga pallatet e kontributit vullnetar. Sot flasin për arka të zbrazura, fonde të mëdha. Një vend që pretendon se ndërton anije dhe nuk ka aq para për të bërë një teatro. Jo, jo, nuk është aspak kjo. Por koncepti i rrënjosur në kokë për artin dhe plehrat e tij. Nga ne ithëtarët e milatantët e revolucioneve kulturore.

Shikoni buqet si bëjnë.

Duam theatro.

Na vodhët skenën.

Nuk na jepni rrogën…

Doni të kontrolli e qëmtoni skenarët një më.

Na dhatë një magazi ushtrie.

Dhe shumë e kemi.

Ndani fondet sipas shoqërisë e grupevet ë interesit.

Po kujt ja thoni o njerëz diej. Artistët a artistëve që u hiqet kapelja në Shqipëri, janë ata që të varin në litar.


Të moshuarit, ”strehim” kanë Facebook-un

$
0
0

Facebook duket se e ka humbur interesin mes të rinjve. Një kërkim i ri thotë se adoleshentët dhe të rinjtë po preferojnë më shumë Snapchat-in, ndërkohë që po rritet numri i personave mbi 55 vjeç që regjistrohen për herë të parë në Facebook.

Filtrat kreativë të Snapchat-it mund të jenë arsyeja se pse të rinjtë e preferojnë më shumë këtë rrjet social.

Shifrat e sakta, që do të publikohen në fund të këtij muaji, vijnë nga një kompani në Nju Jork, që ka realizuar një studim në tregun amerikan dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Shkurt ‘91, zbardhet raporti sekret për sindikatat

$
0
0

Rezistenca përballë pushtetit të kohës, ja historia e lëvizjeve të para të punonjësve të udhëhequra nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë

Nga Luan Shtëpani

“Solidaritet dhe sakrificë në emër të lirisë dhe demokracisë”. Kështu mund të përkufizohen lëvizjet e para të punonjësve të udhëhequra nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare. Sipas historikut  të BSPSH-së më 4 janar të vitit 1991, si rezultat i shtypjes së egër nga diktatura, kushtet e këqia të punës dhe të varfërisë ekstreme, në minierën “Demokracia” në Valias, filloi revolta e parë e punonjësve të kësaj miniere. Në ditën e parë të grevës, e cila ishte e para protestë në historinë e punonjësve shqiptarë gjatë 50 viteve të regjimit komunist, u kërkua: Të ngrihet paga 100 për qind; Shkatërimi i plotë i ish Bashkimeve Profesionale, që ishin rripa transmensioni të partisë në pushtet.; përmirësimi i kushteve të punës; largimi i administratës komuniste.  Në ditën e dytë u solidarizuan edhe minierat e tjera të Tiranës. E gjithë industria e nxjerrjes së qymyrit u paralizua. Përballë kësaj situate të rëndë, Qeveria u detyrua të realizojë kërkesat e minatorëve. Kjo grevë, tashmë, ka hyrë në “historinë e artë” të lëvizjes punëtore në Shqipëri. Ajo u mësoi  për herë të parë punonjësve shqiptarë se çfarë është protesta dhe i dha kurajon të ngrihen për të drejtat e tyre. Me themelimin e BSPSH, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë  (SPMSH) bëhet shtylla e saj kryesore, gjë që influencoi fuqishëm në krijimin e federatave të tjera të profesioneve.

 

 

Ngjarjet e shkurtit

Viti 1991, dimër i ashpër në Shqipëri, e megjithatë shqiptarët nuk do të përkuleshin përpara vështirësive. Rrëzimi i murit të Berlinit dhe momenteve dramatike që kulmonin në vendet ish- komuniste transmetonin erën e lirisë dhe të demokracisë edhe në Shqipëri. Lëvizja studentore i dha impuls të paparë fillimit të pluralizmit politik në vend. Kjo lëvizje frymëzoi  gjithë popullin, por shteti komunist nuk donte të dinte për asgjë. Ai e ndiente veten akoma të fortë. Kishte çdo gjë në dispozicion; pushtetin, ushtrinë, policinë dhe sigurimin e shtetit. Diku hapur e diku fshehur po vazhdohej  me metoda të sofistikuara. Kishte ardhur momenti  më delikat në historine e kombit shqiptar.

Raporti sekret drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH

Sipas një raporti sekret drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH për ngjarjet e 20 shkurtit ndodhur në qytetin e Tiranës, Drejtoria e Policisë informon se “në mbrëmjen e 19 shkurtit 1991 në sallën e leksioneve të Pallatit të Kulturës sapo kishte përfunduar mbledhja e sindikatës së pavarur ku u vendos që të nesërmen të ndërpritej puna në ndërmarrje në shenjë solidariteti  me studentët grevistë, ku dhe do të shkohej në qytezën e tyre”.

Drejtues të sindikatës, për këtë ditë, kanë pohuar se kjo mbledhje u organizua për t’i dhënë karakter mbarëpopullor, ku morën pjesë prindër dhe të afërm të studentëve të cilët me diskutimet e tyre elektrizuan sallën. Të gjithë ishin të preokupuar për fatin e studentëve, sepse ato  nuk i përkasin vetëm familjes së tyre, por gjithë popullit dhe kombit shqiptar. Ato do të ishin  politikanët dhe qeveritarët e së nesërmes, të zhvillimit të vendit dhe bashkimit të kombit. Në këto momente u bë thirrja që të gjithë të mblidhen tek studentët me slloganin “do t’i shpëtojmë ata, se nuk ka forcë për të ndaluar ecjen përpara”. Pasi kanë vëzhguar me kujdes situatën (sipas raportit), mblidhen menjëherë drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe të policisë së Tiranës. Raportohet se punëtorët mund të linin  punën, dhe se gjendja bëhej më serioze nëse nuk do të punonin ndërmarrje të tilla si ajo e mjellit, e bukës, qumshtit etj. Në raport shkruhet se grumbullimet e mëparshme në qytetin studenti ishin shqetësuese dhe se mund të ndodhte që të bëheshin thirrje për të bërë manifestime para Presidencës, Kuvendit dhe Kryeministrisë. Për këtë policia kishte vendosur të mbylleshin me forca të përqëndruara, të gjithë rrugët që lidhnin rrugën “Labinoti” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  dhe sheshin “Skenderbej”. Kalimi do të lejohej vetëm për individë dhe grupe të vogla njerëzish. Ndërsa punëtorët që do të largoheshin nga  puna për të shkuar tek studentët që ishin në grevë, të lëviznin në mënyrë të detyruar në drejtime të caktuara, pa u dhënë mundësi të përqëndroheshin në sheshin “Skënderbej” dhe pranë objekteve të përmenduara me lart. Po sipas këtij raporti, punonjësit që braktisën punën filluan të lëviznin qetësisht  drejt qytezës së studentëve me përjashtim të punëtorëve të Valiasit të cilët hidhnin parrulla politike me përmbajtje fyese dhe  shpifëse. Sheshi u tejmbush, ndërsa kolonat e njerëzve që vinin nga ndërmarrjet vazhdoninn të ngjiteshin për tek ky shesh. U hodhën parrulla politike, ku folësit shprehën solidaritet me studentët, kritikuan Qeverinë dhe kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sipas policisë, në ballkonin e konviktit pas thirrjeve për qetësi dhe që të ruheshin nga provokacionet u shfaq një banderolë ku shkruhej “ Drejt sheshit Skenderbej”. Policia raporton me detaje të gjithë intenerarin e protestuesve, përplasjet me policinë, deri në mbërritjen e qytetarëve para Muzeut Historik Kombetar. Tregohen veprimet e policisë dhe tubuesve deri në rrezimin e bustit të  E. Hoxhës. Policia për tu justifikuar, shprehet se shtatorja kishte kohë që mbrohej me shërbim për të evituar shkatërrimin me dinamit ose rrëzimin me tërheqje me automjete të tonazhit të madh. Edhe më 20 shkurt  qëndronte i gatshëm veç forcave dhe një oficer xhenier, ndërsa hyrja e automjeteve ishte bllokuar. Për policinë ishin shumë faktorë që ajo dështoi në mbrojtjen e bustit.

Mbledhja e 22 shkurtit 1991

Në procesverbalin e mbledhjes së këshillit të ministrave e 22 shkurtit 1991 që drejtohej nga ish -presidenti i ndjerë R. Alia shkruhet se do të krijohej këshilli presidencial dhe një qeveri e punës.  Këshilli presidencial do të ishte një këshill konstruktiv pranë kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, por në të njejtën kohë ka nevojë që të formohet edhe një qeveri e re pune deri në zgjedhje. Pranohet se në këtë situatë do të shkelen disa norma dhe rregulla. Këshilli presidencial nuk është parashikuar në Kushtetutë megjithëse është një organ konstruktiv pranë kryetarit të presidiumit të kuvendit popullor, pra nuk ka karakter normativ dhe legjislativ. Po kështu, bie  ndesh me kushtetutën edhe cështja e qeverisë.

E kështu do të vazhdonin ditët me tension. Tashmë fatet e ndryshimeve do t’i merrnin në dorë sindikatat. Faktet treguan se sa e vështirë do të ishte për përfaqësuesen e punonjësve e cila survejohej në çdo hap deri në detaje(raporti sekret).Por asgjë nuk e ndali BSPSH -në deri në dorëheqjen e qeverisë.

 

 

Greva e përgjithshme e 16 Majit

Më 16 Maj 1991 u shpall greva e përgjithshme, që nga përmasat ishte greva e parë më e madhe në historinë e popullit tonë, si edhe nga më të rrallat në botë me këtë shtrirje dhe kohëzgjatje. Nga kjo grevë iu drejtuan qeverisë 17 kërkesa. Këto kërkesa iu drejtuan për dijeni edhe Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në deklaratën e botuar nga BSPSH lidhur me grevën e përgjithshme thuhet: “Burokracia në pushtet duke mbuluar paaftësinë, mungesën e dëshirës dhe pamundësisë për të rregulluar gjendjen tonë, me thirrje, deklarata dhe studime që as janë zbatuar dhe as do të zbatohen, na detyroi të përdorim armën tonë të fundit, grevën”..

Më 16 Maj mbi 800.000 punonjës në mbarë vendin ndërprenë punën për të qenë pjesëmarrës në grevën e përgjithshme. BSPSH  shprehet e vendosur deri në fund në plotësimin e kërkesave të saj . Tirana, Shkodra, Kavaja, Korça, Vlora, Fieri, Berati, Laçi, Krasta, Batra, Puka, minierat e Pogradecit, etj, kërkojnë me ngulm zgjidhjen e kërkesave.

Më 18 Maj një manifestim paqësor me pikënisje fushën e Aviacionit Tiranë ku morën pjesë 250.000 punëtorë tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin . U bënë protesta masive ndaj Televizionit Shtetëror për disinformimet keqëdashëse që bënte në dëm të lëvizjes sindikaliste dhe protestave mbarë popullore të drejtuara nga BSPSH. Greva e përgjithshme vazhdonte, por nuk shihej ndonjë reagim serioz nga Qeveria. Mbase duhej diçka më e fuqishme për të vënë në lëvizje , mbase zgjedhjet e parakohshme do të ndryshonin situatën. Punëtorët e paguar me 80% pa punuar po rrënonin të ardhurat e vendit .  Reagimet e shtypit ndërkombëtar në mbështetje të grevës së përgjithshme ishin të shumta. Ata shprehnin solidaritetin e sindikatave të ndryshme me sindikatën shqiptare dhe jepnin vlerësime maksimale për kurajon, guximin dhe synimet që kërkonte të arrinte greva e përgjithshme.

Pas lodhjes nga greva e tejzgjatur, të varfër nga ana ekonomike, pas një qëndrimi indiferent të qeverisë, greva filloi të tronditej. Eshtë për tu cilësuar, se gjatë grevës së përgjithshme të majit të vitit 1991, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë luajti rolin kryesor për fitoren e forcave demokratike. Më 25 maj 1991, 49 minatorë të pellgut qymyrguror të Tiranës ( atëhere 13800 minatorë) ngujohen në grevën e urisë në nëntokë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe realizimin e 17 pikave të kërkuara nga BSPSH.  Pas një qëndrimi heroik, në këtë grevë, qeveria u detyrua të japë dorëheqjen. Kjo grevë e zhvilluar në nëntokë, bëri të mundur afrimin e zgjedhjeve 3 vjet përpara dhe i hapi rrugën forcave demokratike për marrjen e pushtetit. Ndërmjet të tjerave në kërkesat që shtronte BSPSH dhe lëvizja sindikaliste greviste ishin; Rritja e pagave dhe pensioneve, garantimi nga qeveria i tallonave të ushqimit, demaskimi i krimeve të diktaturës, miratimi i ligjit për kontratat kolektive, shteti të respektojë pavarësinë e sindikatës, sigurimi i mbrojtjes së punëtorëve në punë, organizatat e partisë të pushojnë së ekzistuari në ndërmarrje, etj. Ndërsa në kërkesat drejtuar Kuvendit Popullor u insistua që në projektkushtetutën që do të aprovohej të sanksionoheshin  me ligj: E drejta për punë dhe për grevë, kujdesi për jetesë në pleqëri, sëmundje apo humbje të aftësisë për punë, kujdes i veçantë për invalidët e luftës anifashiste, e drejta për të organizuar në sindikatë, shteti të marrë përsipër të zbatojë standarde ndërkombëtare të punës dhe normat e KSBE(OSBE), ndalimi i punës së detyruar. Kjo lëvizje sindikaliste u përpoq të sabotohej e pengohet nga forcat në pushtet dhe organet e saj. Shumë drejtues sindikalistë u ndaluan dhe u keqtrajtuan nga policia. Ndërkohë duke ndjerë forcën dhe pushtetin e medias dhe për të vënë në kontakt anëtarësinë me informacionin e nevojshëm, BSPSH nxorri gazetën e saj “Sindikalisti”, e cila do të luante rol të madh në informimin sindikalist.  Numri i parë i Sindikalistit do të botonte kryeartikullin me temë:  “Me një punë të çliruar nga diktatura dhe një shpërblim të drejtë për të, duart tona dinë të bëjnë atë që bën Europa dhe ne do të dimë të jetojmë si ajo

 

 

 

 

27 vjet gazeta “Sindikalisti”

.27 vjet më parë, në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë u themelua gazeta e pavarur “Sindikalisti” organ i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Kjo gazetë në rrugtimin e saj shumëvjecar ka  përçuar vlerat e një medie të lirë dhe të pavarur, Një mbijetesë 27 -vjeçare në tregun mediatik falë kontributit të të gjithë atyre që e drejtuan këtë gazetë që punuar pa u lodhur për një kauz të madhe, atë në shërbim të interesave sociale dhe ekonomike të punonjësve. Teksa shfleton numrin e parë të kësaj gazete, të bie në  sy optimizmi me të cilën ajo përçon lajmet, ku padyshim në vend i vecantë i kushtohet dy përshëndetjeve.

 

Pater Zef Pllumi: “Të gjithë punët fillojnë me bekimin e zotit”!

“Të gjithë punët që fillojnë me bekimin e zotit, tregojnë vullnetin e mirë të atyne që duhet t’i punojnë. Mjerisht në vendin tonë, tash disa kohë fjala punëtor, e aq më tepër sindikatë, sillte me vete  pothuaj edhe nënkuptimin e një veprimi kundër zotit. Por, kohët ndryshuan. Prandaj e pranova me gëzim të madh në zemër rastin e parë që mu shfaqë për t’i dhënë bekimin e zotit organizatës suaj sindikale. Në qoftë se puna juaj do të ketë më të vërtetë qëllime të mira ndaj shoqërisë dhe atdheut tone, në qoftë se keni për të ecur duke u drejtuar gjithmonë për në rrugën e mirë që ka urdhëruar zoti, pa shkarë as djathtas as majtas për interest e individëve dhe grupeve të caktuara atëherë me siguri organizata juaj do të rritet e forcohet me bekimin e perendisë për t’i dhënë popullit e atdheut tonë paqe, drejtësi, dashuri, kulturë, mirëqenie e përparim. Bekimi i zotit të gjithëfuqishëm qoftë me ju!

Dritero Agolli:  “Zë i veçantë i papërsëritshëm”

“Qielli i shtypit shqiptar priste fluturimin e një zogu tjetër lajmëtar, një zog me një zë të veçantë e të papërsëritshëm, priste gazetën “ Sindikalisti’. Dhe ardhja e Sindikalistit e pasuron kulturën e qytetërimit të epokës së pluralizmit me një fjalë të re dhe me një mendim të ri intelektual të pjesës më vitale të shoqërisë, të punëtorisë dhe të njeriut punonjës. Horizonti nga del kjo fjalë e re dhe ky mendim i ri është i freskët dhe i bukur. Ai nuk kufizohet nga sinorët partiakë, por është i gjerë dhe i begatë që të jep mundësi të mëdha shprehjeje për të sotmen dhe për të nesërmen e botës shqiptare. Në faqet e Sindikalistit kemi bindjen e plotë se do të pasqyrohet jeta e gjithanshme e njeriut punonjës, puna, veprimtaria, morali dhe kultura e tij, do të respektohet mendimi i lirë dhe me ndjenjë të lartë qytetarie, do të mbrohet ky njeri plot halle dhe i shumëvuajtur, por fisnik dhe shpirtëmadh. Edhe një gisht sikur t’i pritet këtij njeriu do ta ndiejnë përnjëherësh të gjithë shkronjat e “Sindikalistit”.

“Historia e BSPSH së, për nga rëndësia dhe kontributi në lëvizjen për liri dhe demokraci, për modernizimin e lëvizjes punëtore në Shqipëri, për arritjet e saj të rëndësishme, për vlerat që i ka dhënë dhe i jep dialogut social, marrëveshjeve dhe kontratave kolektive, për besueshmërisë që ka krijuar te anëtarësia sindikaliste dhe qytetarët shqiptarë është pa diskutim një vlerë kombëtare”. Është ky deklarimi i Presidentit të BSPSH Gëzim Kalaja. Sipas tij,  që nga koha e themelimit të saj BSPSH nuk ka dështuar as edhe një herë të vetme. Strategjia, aksionet e ndërmarra në shkallë rajonale dhe kombëtare, dialogu në tavolinën e bisedimeve kanë sjellë rezultatet që kemi kërkuar. Po sipas tij, këto arritje janë bërë të mundura në saj të vitalitetit të institucionit të BSPSH, të korrektësisë dhe qëndrimit të vendosur për të realizuar me sukses aksionet e ndërmarra në shkallë rajonale dhe  kombëtare, të  veprimit dhe mendimit inteligjent të lidershipit dhe strukturave, të besueshmërisë së anëtarësisë ndaj lidershipit, të shfaqjes së solidaritetit si arma më efikase për arritjen e suksesit dhe të mbështetjes solidare të organizatave ndërkombëtare sindikaliste ku ajo është anëtare. Ndërsa gazeta “Sindikalisti” është zëdhënësja kryesore e problemeve sociale dhe ekonomike që shqetësojnë punonjësit. Misioni i saj vazhdon.

Teatri, Pedagogët dhe Ermal Meta!

$
0
0

Teatri, Pedagogët dhe Ermal Meta!

Nga Arian Galdini

Më kujtohet sesi në fillimin e viteve ’90 ne të rinjtë e asaj kohe çmendeshim pas Jim Morrisonit dhe Nirvanave, etj, por nuk bënim më pak për Elton Dedën, Aleksandër Gjokën, apo djemtë e Ritfolk.

Nuk kishim as para, as luks, as sajdisje e teknologji të lartë. Kishim ca salla të zgjyrta dhe bordurat e rrugëve për ti dëgjuar e për tu marrosur me heronjtë tanë.

Jeta jonë bëhej edhe më e bukur kur muzikën e dëgjonim nën avujt e kaçurrelit që mund të ishte konjak me lëng qershie për qullashët ose konjak me fërnet për shijetarët.

Nuk me harrohen netët e gjata që kalonim me Ervin Hatibin dhe çunat e grupit të tij, me Saimir Brahon, Altin Gocin, Aleksin dhe të tjerët e Ritfolk, me Elton Dedën, Redon Makashin, Aleksandër Gjokën, nëpër zgëqet a bordurat e Tiranës, ku mjaftonte një kitarë e ca shishe me fërnet e konjak dhe ne të ndiheshim si pushtuesit e botës.
Recitonim poezi, këndonim këngë, kërcenim si të çartur në mes të rrugës dhe bënim edhe politikë.
Po, po bënim edhe biseda të mëdha e të zjarrta politike.
Jo politikë partie. Jo.
Ne bisedonim për politikë sesi e donim ne Shqipërinë.

Askush nuk kishte turp nga politika atëherë.

Ishim ne djemtë e angazhuar në politikë që e kishim shumë për zemër që të kalonim kohë e për tu miqësuar me djemtë e artit.

E nuk kishim as ne turp nga vetja e as djemtë e artit nuk e kishin për lodhje e bezdi të rrinin me ne.

Liria dhe ëndrrat e dlira si qënie njerëzore por edhe dashuria për jetën, tjetrin dhe vendin, na bënin kaq të qashtër e të afërt me njëri – tjetrin sa ne të gjithë njëlloj e donim pothuajse si art, politikën.

Arti ishte rrebelim, shpërthim, gjuha e shpirtit sesi duhej ta bënim vendin tonë.

Arti nuk ishte i veçuar, ndarë apo i sikletosur për të qenë thelbësisht i përfshirë në çështjet e ditës në Shqipëri.

Artistët flisnin fort dhe besoj kjo ishte edhe një nga arsyet pse kishte kaq shumë edhe përfshirje natyrale e të vetvetishme qytetare në sheshe e protesta.

Edhe pedagogët, profesorët e akademikët gjithashtu nuk ishin kapsuluar në botët e tyre vetanake.

Kishte plot pedagogë, profesorë, akademikë, artistë që edhe u bënë deputetë e ministra.

Ajo Shqipëri ishte vërtetë skajshmërisht e varfër ekomomikisht, por nuk mund ta thuash dot këtë për shpirtin…

Shpirti i shqiptarit të atyre viteve të para pas 1990-ës ishte kaq i pasur, kaq i çiltër, kaq i etur për tu rritur e mbushur me pafundësi, saqë nuk kishte njeri që nuk e besonte se në këtë vend, çdo mrekulli ishte e mundshme…

Në fakt, mrekullia as që ndodhi e madje diçka djallosi çdo gjë e një thyerje e madhe u shkaktua në mënyrë të pariparueshme.

Prej viteve të mbrapashta 1996 – ’97 – ’98, nuk ka më djem e vajza të politikës që rrinë çlirët e pa interesa me djemtë e vajzat e artit.
Prej këtyre viteve të liga e gjithë koha e mëpasme largoi dalëngadalë gati – gati të gjithë artistët, profesorët, pedagogët, akademikët nga politika, partitë, Kuvendi, ministritë.

Politika u dend me kaqola dhe artistët e intelektualët mbyllën gojën dhe u strukën në shenjtërinë e punëve të tyre.

Shumë nga ne djemtë e politikës me vitet që shkonin u krodhëm në llum e zgrapje pakufij.
U bëmë aq të fëllqët saqë për të mos u kuptuar shëmtia e jetëve tona, mbytëm me derte, halle, pavleftësi, frikë e varfëri jetët e shqiptarëve të mirë.

Piskama e Bujar Asqeriut sot nga korridori i Teatrit Kombëtar ishte ndoshta fotografia më e qëlluar e llumnajës ku ka rënë shoqëria jonë.

Ia lë Zotit, tha Bujari, sepse vete nuk kam çfarë tu bëj këtyre hajdutëve…

Teksa dëgjoja Bujarin, mu mbush kraharori me zjarr.

Doja ti këlthisja Bujarit dhe Arben Derhemit, Alfred Trebickës dhe Robert Ndrenikës e gjithë artistëve aty: Shpëtojeni Teatrin por shpëtoni dhe Shqipërinë….
A e kuptoni dot çfarë fuqie ka fjala juaj?

Jeni të vetmit që mund tu jepni zjarr kraharorëve tanë.

Askush tjetër nuk mund ta ndezë më këtë zjarr që e shuam dhunshëm ne djemtë e horriadës së politikës.

Vetë jam ndër të paktët djem të politikës që kurrë nuk kam patur asnjë pushtet a fuqi…

Kjo ka ndodhur ngase kam mbetur ai djali i bordurave dhe poezive tona kur rrinim bashkë.
Sidoqoftë ndihem fajtor.
Ndihem fajtor sepse nuk i ndala dot djemtë e politikës që u bënë djem të horriadës politike.

Prandaj e ndjeva dhimbjen deri në ashtë pas piskamës së Bujar Asqeriut, gjamës së Robert Ndrenikës dhe syve të shuar nga një dëshpërim i thellë të Alfred Trebickës dhe Arben Derhemit…

Dhimbje e tille e ka detyrim që unë të kërkoj të falur si djalë i politikës për të gjithë dështimin dhe terrin që pllakosën në këtë vendin tonë djemtë dhe vajzat e politikës që u bënë grykës të pashoqë, lakmitarë barbarë, e hajdutë e keqbërës të fëlliqët.
Ju kërkoj të falur sepse ne e bëmë Shqipërinë ku më shumë lexohet e flitet për botoksin dhe të brendshmet e këngëtareve ambulante, sesa për veprat dhe krijimtarinë e artistëve të mëdhenj që kemi mes nesh.
Ne artin e vërtetë e zhytëm në varfëri, e artin ambulant të cicave e tallavasë, banalitetit e trollakërisë e ngritëm në kult dhe e peshuam me flori.

Ne bëmë përmbysjen e madhe kur një artist i madh mezi kalon muajin me rrogën modeste që merr, ndërkohë që artisët ambulantë të kotësisë paguhen miliona e nuk dinë çtë bëjnë me pasuritë e tyre të mëdha…

Faji është i yni, i neve djemve dhe vajzave të politikës.

Ne e kemi bërë këtê krim.

Ne i tradhëtuam poezitë dhe idealet e fillimviteve ’90.

Për këtë nuk rresht së kërkuari të falur.
Mund dhe duhej ta kishim ndalur këtë krim e poshtërsi që është bërë në dhe me këtë vend.

Gjithësesi, një kritikë e pezm e kam edhe me artistët, pedagogët, profesorët dhe akademikët tanë.

Vërtetë ne të politikës dështuam keqazi, po ju të mendjes e shpirtit ku ishit kur Shqipërisë i bëhej e po i bëhet gjëma çdo ditë?

Pse duhet të na e ndizni zjarrin në kraharor vetëm kur ju vjen e keqja tek TEATRI a Paga juaj?
Pse na e keni mohuar këtë zjarr në përditshmërinë tonë?

Një shoqëri ku artistët, pedagogët, profesorët dhe akademikët pajtohen me të keqen, anësohen apo veçohen për të mirën vetjake apo prej hallit vetjak, është shoqëri e dënuar me vdekje…

Flisni, protestoni për Teatrin dhe Pagat, por rikthejuni zjarrin shqiptarëve.

Mos heshtni, mos u riktheni në strukje tuaj vetjake të nesërmen që do të fitoni Teatrin dhe Pagat.

Flisni dhe na e ndizni zjarrin në kraharor çdo ditë kundër çdo padrejtësie e të keqeje që ndodh në këtë vend.

Përndryshe, ne që në Shqipëri kemi Robert Ndrenikën dhe Ndriçim Xhepën, do vazhdojmë ti harrojmë këta gjigandë për tu marrosur pas breçkave e sytjenave të këngëtareve cicëmëdha dhe banalitetit të humoristëve torollakë.

Pastaj do fshihemi si skutha pas krenarisë për ndonjë shqiptar që ia del mbanë jashtë Shqipërie.

Në Shqipërinë që kemi bërë sot, ne e vrasim Moxartin që në djep…
Nuk e lëmë as të bëhet 3 vjeç që ti bjerë së paku 1 herë pianos…

Ama të gjithë jemi krenarë për Shqiptarin e Talentuar që një “Vend i Lirë” e mbështeti apo thjesht i krijoi a lejoi kushtet të rritej dhe fitonte…

Në Shqipëri e katandisur si kjo robinë e sotme, ne adhurojmë, mbështesim e jemi krenarë për udhëheqës këllira, shpirtngushtë, mendjepakë e kaqola, plaçkitës e mediokër, mashtrues e keqbërës…

Ama të gjithë bëhemi krenarë për Shqiptarin që ia del në Itali.
Se po të kishte qenë këtu, ndoshta vetëm fatin e Nasit që shet shalqij do ti kishim dhuruar…

Unë ndihem i gëzuar, shumë i gëzuar për Ermal Metën…
Bravo i qoftë dhe Zoti i dhëntë veç shkëlqim e arritje sa më të larta…

Por nuk jam krenar me të…

Krenaria për dikë që ia del mbanë jashtë është përsëri pjesë e të njëjtit kompleks masiv që kemi ne…

U lëpijmë prapanicën atyre që janë të fuqishëm apo që ia dalin mbanë…

Do të doja shumë qĕ të mos jemi kaq prapanicëlëpirës…

Do të doja të jemi thjeshtësisht njerëz të mirë, të lirë e inkurajues për çdo njeri të talentuar që kemi pranë nesh e mes nesh…

A e dini se sa Ermal Meta mbysim ne krenaristët çdo ditë këtu me zemërngushtësinë tonë, me shpërfilljen tonë, me mosinkurajimin tonë, me dekurajimin tonë, me zilitë dhe xhelozitë tona, me grykesinë dhe lakmitarinë tonë?

Ja kjo është e vërteta…
Tani mund të them përsëri: Të lumtë dhe faleminderit Ermal Meta.

Mund edhe tu kërkojmë artistëve e intelektualëve tanë që ta shpëtojnë Teatrin e të luftojnë për pagat e tyre, por edhe zjarrin të na e ndezin në kraharor që të shpëtojmë së bashku edhe Shqipërinë.

Fanatikja 103 vjeçe asnjë mungesë në stadium

$
0
0

Ka dashuri që zgjasin përgjithmonë. Si ajo e zonjës Kitty Thorne për skuadrën e saj të zemrës, Bristol Rovers.

E lindur në vitin e largët 1915, e moshuara, e cila sapo ka mbushur 103 vjeç, nuk ka munguar në asnjë ndeshje në shtëpi të Bristolit, ndërsa ka udhëtuar rreth 130 000 kilometra për ta parë ekipin e dashur nëpër transferta.

Një kurrikulum i jashtëzakonshëm që e ka bërë të famshme në të gjithë Anglinë.

“Kam njohur shumë njerëz dhe kam lidhur miqësi të rëndësishme. Të shkosh në stadium është bukur edhe për këtë. Më vjen keq që sot shumë tifozë zgjedhin ta shikojnë ndeshjen nga televizori. Nuk është e njëjta gjë”, thotë Kitty.

Aktualisht, Kitty Thorne vazhdon të shkojë në stadium kur Bristol i luan ndeshjet në shtëpi dhe e shoqëron djali i saj 73-vjeçar, Pete.

Çiftet që kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

$
0
0

Tradicionalisht është besuar se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kryesh më partnerin aq më pak mundësi do të ketë për tradhti mes  çiftit.

Por kërkimet e reja kanë zbuluar se të kesh një jetë të mirë seksuale mund ta bëjë partnerin më të aftë për të tradhtuar.

Studiuesit sugjerojnë se njerëzit që me të vërtetë gëzojnë marrëdhënie seksuale të mira kanë më shumë gjasa të jenë jobesnikë sepse kërkojnë seks me partnerë të tjerë.

Një zbulim tjetër nga Universiteti Shtetëror i Floridës thotë se burrat me një grua atraktive kanë më pak gjasa të tradhtojnë se gratë me një burrë atraktiv.

Ata zbuluan gjithashtu se gratë tërheqëse kishin më shumë gjasa të qëndronin besnike sesa gratë më pak tërheqëse.

Por me meshkujt ndodh e kundërta, duke qenë më tërheqës kanë më shumë  gjasa të tradhtojnë.

Në studimin e publikuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, studiuesit ndoqën 233 çifte të sapo martuara deri në tre vjet e gjysmë martese.

Ata regjistruan një dokumentuar me detaje intime rreth marrëdhënieve të tyre, duke përfshirë kënaqësinë martesore, angazhimin afat-gjatë, nëse ata ishin të angazhuar në marrëdhënie jashtë martese dhe në qoftë se ata ishin ende së bashku.

Ata u treguan pjesëmarrësve në studim fotografi me burra dhe gra shumë tërheqës, si dhe fotografi të burrave dhe grave me bukuri  mesatare.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ndaluan shpejt të shikonin një person tërheqës kishin më pak të ngjarë të kishin lidhje dashurore gjatë rrjedhës së studimit.

Një person që shikonte një person atraktiv për vetëm disa milisekonda më shumë, kishte 50 përqind më shumë gjasa të tradhtonte se dikush që nuk ndalet para një fotoje tërheqëse.

Autorët thonë se kur u pyeten njerëzit besnikë për të vlerësuar se sa njerëz të tjerë ishin të pëlqyeshëm dhanë rezultate më të ulëta se njerëzit që vazhdonin të tradhtonin.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>