Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Kë ka tradhtuar Ben Blushi dhe dy “Ishujt” e tij, me një “Otello” në mes

$
0
0
Vera e re në fuçinë e vjetër
 Nga Roland Qafoku 

Në romanin “Të jetosh në ishull”, Ben Blushi shkruan se, ne shqiptarët Zoti na ka dënuar duke na lënë mes grekëve dhe turqve. Herë të krishterë dhe herë myslimanë, herë aleat me Lindjen e herë aleat me Perëndimin, gjithmonë populli ynë ka qenë edhe kështu edhe ashtu, edhe andej edhe këtej. Duket si një profeci, sikur këtë rregull, Ben Blushi ta ketë shkruar për veten e vet, teksa edhe atë Zoti e ka lënë mes dy profesioneve, gazetarisë dhe politikës. Shkëlqeu deri në vitin 1997 në gazetari, u katapultua atë vit në politikë dhe pas më shumë se 20 vjetësh, u kthye sërish në gazetari. Në vitin 1997, thanë tradhtoi gazetarinë, ndërsa më 2018, thanë tradhtoi politikën. Në vitin 1997, thanë e la në mes projektin “Indipendent”, i dalë si derivat i gazetës “Koha Jonë”, ndërsa në vitin 2018, thanë e la në mes projektin “LIBRA”, si derivat i Partisë Socialiste. Vetëm një profesion e kultivoi njëkohësisht me gazetarinë dhe politikën: si shkrimtar. Shkroi romane duke qenë edhe gazetar edhe politikan, duke e shkundur mirë letërsinë e dremitur të pas vitit 1990. Përpos vlerës artistike, temës delikate dhe stilit tipik alla Blush, “Të jetosh në Ishull”, botuar në vitin 2007 dhe “Otello, Arapi i Vlorës” në vitin 2011, cilësohen nga kritika si dy romanet që kanë shkaktuar më shumë polemika dhe debate, sa asnjë vepër tjetër letrare në gjuhën shqipe.

Por kë ka tradhtuar Ben Blushi, gazetarinë apo politikën? Apo të dyja bashkë? Me atë që tregoi në media si gazetar i “Rilindja Demokratike”, “Deutche Welle”, kryeredaktor i “Koha Jonë” dhe “Indipendent”, por si politikan në detyrën si zëdhënës i kryeministrit Fatos Nano, prefekt i Korçës, zëvendësministër i Jashtëm, ministër i Arsimit dhe ministër i Pushtetit Lokal, por edhe 4 herë deputet, duket se as gazetaria vetëm, e as politika po vetëm, nuk e kanë nxënë formatin e Ben Blushit.

Ben Blushi shkëlqeu në media. Gazeta “Koha Jonë” u kthye në të vetmen opozitë në një opozitë pothuajse të vdekur të Partisë Socialiste. Shkrime të forta plot forcë mendimi, plot sqimë dhe guxim deri në habi e shndërruan Blushin në kryeredaktorin më të suksesshëm që është futur në historinë e medias postkomuniste në Shqipëri.

Ben Blushi shkëlqeu në politikë. Fjalimet e tij në foltoren e Parlamentit kanë qenë ndoshta të vetmet artikulime interesante që ia ka vlejtur të ndiqeshin në seancat parlamentare në Shqipëri. Ato jo vetëm thyen atë vrazhdësi deri në mediokritet, të shumë e shumë deputetëve që gjatë seancave unlimited, vërtetë kanë folur, por nuk mbahen mend për asgjë se çfarë kanë thënë. Përmes fjalës në Parlament, Blushi u kthye në armikun politik më të fortë për t’u mundur, jo vetëm për të djathtët me Berishën në krye, por edhe brenda të majtës me Edi Ramën në krye. Blushi u kthye në njeriun e vetëm në Partinë Socialiste që, në mënyrë simbolike, e detyroi Ramën të thoshte se, në mbledhjen e kryesisë vetëm Ben Blushi mund të fliste pa leje. Kjo erdhi pas batutës së tij se, PS ishte bërë si autobusi i viteve ’80-të, në të cilin shkruhej: “Mos i fol shoferit”! Një nga fjalimet e Blushit që tashmë ka hyrë në historinë e ligjërimit politik në Shqipëri, është ai pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj 2017, që i dha fund protestën prej 90 ditësh në çadrën e Partisë Demokratike. Ky pasazh i dalë nga goja e Blushit, drejtuar Edi Ramës në parlament, mbetet unikal:

 “Do të ishte e papërshtatshme t’ua prishja sot dasmën. Të dyja palët keni ardhur në një dasmë, sepse sapo keni votuar një qeveri të përbashkët. Cila është arsyeja që ju çoi në bashkëqeverisje. Është për të qeshur dhe për të qarë që, pas 27 vjetësh sharje e kacafytjesh, Sali Berishën dhe Edi Ramën i kemi sot në një qeveri. Saliu qesh, e di që i pëlqen kjo gjë, ka kohë që do të jetë në qeveri me Rilindjen. Më në fund e realizoi. U fut në çadër tre muaj si heronjtë e Republikës së re dhe si dolët nga çadra? Ca si elektricistë te OSHEE-ja, ca si drejtorë burgjesh, ca si njerëz që shpërndajnë tapi në hipoteka. Këto i ndatë me Rilindjen. Dhe ju që nuk latë banditë edhe kriminelë dhe vrasës pa fut në Rilindje, ju kishte ngelur një pa futur, Sali Berisha. E futët dhe Saliun. Komplimentet e mia”!

Apo kur Edi Rama e cilësoi “të palexuar dhe dembel”, Ben Blushi ia ktheu në emisionin “Debati në Channel One”, që unë drejtoj:

“ Kam shkruar më shumë faqe libra, se sa Edi Rama ka firmosur shkresa”.

Apo kur iu drejtua Berishës kryeministër, në një seancë kur shefi i qeverisë e kishte akuzuar se vidhte libra dhe përgjigjja e Blushit ishte, aty për aty, me sens ekstra humori që i bëri të gjithë të qeshin:

“Kjo nuk është e vërtetë. Por nëse e zëmë se është e vërtetë, përsëri unë quhem hajdut librash, por nuk jam si yt bir, që është hajdut plumbash”.

…….

Në një ditë qershori të vitit 1998, teksa ndodhesha në Prokurorin e Përgjithshme si reporter i kronikës së zezë i gazetës “Koha Jonë”, më ra në sy diçka jo e zakonshme. Godina po lyhej dhe në të gjitha xhamat e dritareve të saj, ishin ngjitur qindra gazeta në vend të perdeve. U bëra kureshtar të shikoja se çfarë testate ishte ajo gazetë dhe kur u afrova, mbeta i shtangur. Ishte gazeta “Koha Jonë” dhe titulli i saj i madh ishte, “Berisha duart me gjak”. Ishte pikërisht numri i asaj gazete që më 2 mars 1997, nuk doli në treg dhe SHIK e bllokoi. Ishte numri i asaj gazete, për të cilin redaksia e gazetës “Koha Jonë” u dogj dhe kryeredaktor dhe autor i atij titulli, ishte Ben Blushi.

Tashmë, 20 vjet më vonë, kryeredaktori më i spikatur në këto 28 vjet në Shqipëri, është drejtor i përgjithshëm i “Top Channel”. Shumë komente kam lexuar dhe parë këto ditë, përse Ben Blushi jo vetëm u rikthye në media, por këtë rikthim e bëri nëpërmjet “Top Channel”. Dikush e lidh me natyrën e tij prej politikani nuhatës, të tjerë me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama si kundërshtar të fortë, e të tjerë akoma e lidhin me pagën e lartë. Çdokush që ka bërë dhe bën një koment për Blushin në këto momente, mund ta paragjykojë dhe gjykojë. Kështu mund të ndodhë edhe me mua, por kjo nuk ka fare rëndësi, nëse mendimi që jep është i sinqertë me veten dhe nuk niset nga asnjë lloj interesi. Pavarësisht komenteve, ajo që mbetet është se, ne aktualisht kemi si drejtor të përgjithshëm televizioni një personazh tepër të aftë në profesion dhe për më tepër nuk bën kompromis. Ne kemi drejtor televizioni një gazetar, politikan, por mbi të gjitha, një shkrimtar. Pasardhës i dy shkrimtarëve nga më të spikatur që ka patur Shqipëria në monarki, komunizëm dhe demokraci, gjyshi i tij Dhimitër Shuteriqi dhe i ati Kiço Blushi, janë pjesë e artë e letërsisë shqipe. Por mbi të gjitha, kemi një person publik disa dimensionësh, shumë të komentuar, madje edhe shumë të kontestuar, sepse në çdo rrethanë, në çdo profesion, ai jo vetëm nuk i është ndarë, por ka qëndruar pranë politikës. Kur ishte në politikë, thoshin se Ben Blushi i mungon gazetarisë. Tani që është në gazetari, thonë se i mungon politikës. Vetëm një profesion e ka ushtruar paralelisht. Autor i disa romaneve të vlerësuar, Ben Blushi është pena më interesante dhe një zbulim si shkrimtar, në atë që quhet letërsi postkomuniste. Përtej vulgaritetit të një politikani që i tha se populli e kishte zgjedhur për të bërë ligje në Parlament, ndërsa ai shkruan romane, Ben Blushi u bë politikani i parë dhe i vetmi që Parlamenti prodhoi si shkrimtar. Një shkrimtar kalibri të cilësuar si një xhevahir i letërsisë shqipe dhe që dërrmoi duke qenë në politikë rregullin se, nëse dija e personazheve të vegjël paraqitet e madhe, ta dish se në atë vend po perëndon dielli

Për të treguar mjeshtërinë e tij, po japim disa pasazhe të mjeshtërisë së penës, “Made in Ben Blushi”:

Te romani “Të jetosh në ishull”

“Sikur Muhamedi të ishte shqiptar, grekët do ta kishin vrarë atë”.

«Islami dhe Krishterimi janë si hëna me diellin: të dyja kanë marrë përsipër të ndriçojnë botën, por kur njëri ikën, vjen drita dhe kur ikën tjetri, vjen nata».

“Ne shqiptarët nuk kemi ditur të bëjmë paqe me perandoritë, por si një tufë e përçarë dhe pa bari, kemi pranuar një e nga një zakonet dhe fenë e tyre”.

“Perandoria bizantine ishte e tillë sa arriti të bashkojë nën pushtet tre elementë që, në rast se pajtohen, prodhojnë qenie perfekte; një shpirt grek, një mendje romake dhe një trup mysliman”.

“Napoli ishte një qytet që nuk flinte ose më saktë, ditën flinin marinarët dhe punonin napolitanët ndërsa natën këta flinin, ndërsa marinarët pinin dhe gëzonin”.

“Voskopoja nuk kishte det si Kreta dhe prandaj nuk shpëtoi”.

“Mos harro se gjërat që nuk duhet të bësh, janë më të rëndësishme se ato që duhet të bësh”.

 Te romani “Otello Arapi i Vlorës”:

“Dallgët, duke mbushur gojët e tyre me shkumë, duken sikur po lanin dhëmbët me sapun.”

“Njerëzimi ndahet në tre kategori: Qenie që punojnë, qenie që nuk punojnë dhe gra”.

“Njerëzit plakeshin ngadalë, njësoj si vera e vjetër, e cila ndryshon ngjyrën e vet pa ndryshuar ngjyrën e shishes”.

“Nëse duhet të fitosh, duhet të fshehësh mendimin që ke për vete.”

“Një gjë e shtrenjtë që e blej lirë, është më e shtrenjtë se çdo gjë e shtrenjtë që e shes lirë”.

Fati i disa njerëzve ka qenë i lidhur me zotërimin ose jo të një biblioteke në shtëpinë atërore. Ben Blushi zotëroi dy, atë të atit Kiço Bushi dhe të gjyshit Dhimitër Shuteriqi. Sot shkrimtari dhe gazetari është drejtor i televizionit “Top Channel”, duke u bërë rasti i parë në historinë e Shqipërisë, që një televizion kombëtar ka në krye një gazetar politikan, por edhe shkrimtar. Por politika e ka ngatërruar paksa statusin e tij. Prandaj, dorëheqja e Ben Blushit nga “LIBRA” dhe nga politika, nuk është lajm i keq. Ashtu siç nuk ishte lajm i keq edhe ai i qershorit të vitit 199,7 kur dha dorëheqjen nga gazetaria. Si gazetaria dhe politika mund të rrinë paqësisht bashkë te Ben Blushi, pa e tradhtuar njëra-tjetrën ashtu në rregullin siç shkroi ai në romanin, “Të jetosh në ishull”, se krishterimi dhe myslimanizmi qëndrojnë te shqiptari pa e tradhtuar njëri-tjetrin. Fiks fare, gazetaria dhe politika janë dy “Ishujt” e Ben Blushit, ndërsa letërsia është si “Otelloja” në mes tyre, tamam si dy romanet e tij më të suksesshme. Natyrisht, pa harruar që është shkrimtar.

Albanian Free Press


Operacioni shkon keq, bukuroshes i bëhet gjoksi katror

$
0
0

Një blogere ruse ka zbuluar torturën e saj pas operacionit plastik në gjoks. Yulia Debbagkh, një yll i medias sociale tashmë ka një gjoks katror. Implantet e silikonit që i futën 13 vite me parë janë deformuar me kalimin e kohës. Ajo ka publikuar fotot e gjoksit katror. Në fotot me bikini shihet qartë sesi silikoni është zhvendosur në të majtë, duke krijuar një katërkëndësh. Bukuroshja shpjegoi se silikoni në gjoksin e saj të majtë është dërrmuar dhe nevojitet një kirurgji e re për zëvëndësimin e plotë. Julia turpëroi klinikën ku bëri operacionin e parë dhe shkoi në një klinikë tjetër për të zëvëndësuar silikonin.

Reforma; dhe sistemi drejtësisë

$
0
0

Nga Frederik Rçuo

Reformë; ndryshim i thellë dhe i gjërë që bëhet në një fushë të caktuar dhe, është në shërbim e favor të veprimtarive shoqërore. Sistemet diktatoriale; deformojnë çfarë thashë më lart.

Kuadrot që dalin nga sisteme të tilla, nuk mund të bëjnë reforma të thella. Fatkeqsia më e madhe që i ndodhi Shqipërisë nga sistemi stalinist-enverist i kushtojë shumë shtrenjtë zhvillimeve në vendë. Si pasojë, ajo, deformojë historiografinë në të gjitha parametrat që shoqëria kërkon progresin e jetës. Pas viteve 90’ kjo shoqëri e deformuar dhe e zhveshur ndaj të gjitha sistemeve dhe, vlerave shoqërore kombëtare, mori në dorë frenat e shoqërisë shqiptare të cilët ishin të etur për demokraci. Po kjo klasë politike e shkolluar në sistemin në fjalë, qeveris ende, duke e detyruar e hedhur shoqërinë drejt rënijes së sigurtë në inflacionin për të jetuar; sepse kanë servirur më shumë politikë antikombëtare se punësim.

Duhen rikujtuar e shkruar gjërat që kanë ndodhur nga e kaluara. Ka njerëz që bëjnë si kur i kanë harruar, ka njerëz që nuk i dinë, ka njerëz që duan të heshtet për to.

Jeta e njeriut është e mbushur me pyetje. Pyetjet që bëjmë janë të shumta, por mbase pak janë përgjigjet që marrim. Shumica e pyetjeve që kemi, lidhen me familjen, kulturën, shkollimin, profesionin, shoqerinë, ekonominë, lirin e individit, pronën, demokracin etj. Por ekziston dhe një kategori tjetër pyetjesh, për të cilat në shumicën e rasteve për një arësye që nuk e dimë, zgjedhin të mos flasin. Mbase janë pyetje përballë të cilave ndihemi të pafuqishëm, të paaftë dhe të papërgatitur. Këto janë pyetje më të rëndësishme që kemi menduar ndonjëherë! A e kemi përgjigjen e tyre?.

Askush nuk mund të mohojë arritjet e mëdha të shkencës. shkenca mund të shpjegojë se si njeriu funksionon, por nuk mund të shpjegojë qëllimin e ekzistencës së tij. Lind pyetja; përse ekzistojmë? Politikanët që kanë ngjyrë gri, pra synim pushtetin, e kanë drejtuar njeriun në një platformë identiteti të rremë, në përpjekje që të jetë ai që nuk është, e identifikojnë si rrobot që komandohet. Po rrealiteti i tij shpirtëror si do të kollandriset? Në kodin gjenetik të njeriut, qëndron morali dhe identiteti i tij, përse merret nëpërkëmbë nga pushtetarët politikanë të mbrapsht?

Duke filluar që nga qeveria e parë e dalë më 1912 e deri më sot; elita e politikanëve shqiptarë, i kan mëshuar fort çështjes sociale & pronës, të drejtave të njeriut, liris së individit, pavarësin e Shqipërisë, demokratizimin e vendit dhe tani në bashkimin Evropian, çfar është bërë për të përmisuar ato që thashë më lart? Politikanët e pas viteve 90’ po bëjnë çmos për të hyrë në këtë bashkim, por me rregullin e kungulleshës; pra duke filluar me reformën në drejtësi. Çfarë do të fshihet ende pas reformës në drejtësi nga këta elitarë!? Çështja e reformës në drejtësi nuk është thjeshtë një të rënë lapsi.

Lufta për pushtet ka lindur për njëhëherësh me njeriun, si mund t’i përballemi e ta zvogëlojmë ambicjen ndaj saj? Vetëm duke treguar kujdes për ta eliminuar këtë fenomen. Lufta për pushtet ka gjithmonë uri, personi që e lakmon atë, është person i infiltruar, është elementë i pa dëshirueshëm, të cilët kanë emisionin për ta shkatërruar shtetin e së drejtës. Nderi lind me njeriun ajo ruhet nuk dhurohet, s’ka asnjë të mirë pa një të keqe dhe, asnjë e mirë pa një të keqe. Politikanët-pushtetarë, këto virtyte i përdhunojnë. Paratë që ja jep karrikja e pushtetit, blejnë të pandershmin dhe, ky i fundit e shet nderin, duke mos e kuptuar që me të, ushqen korrupsionin, kjo e fundit mban karriken e pushtetit.

Në sistemet e drejtësisë; njerëzit që vihen në të nga reforma, duhet të jenë më të besueshmit në këtë proces shumë të rëndësishëm. Në qoftë se ne flasim për drejtësi, për sistem juridik tepër të shkatërruar në Shqipëri, shkatërrimtarët janë prokurorët që janë grumbulluar, rreth kryeprokurorit. Ky ekip ja ka kaluar dhe komisarëve të P. P. SH. Veçse i bëjnë veprimet të kamufluara ose i bëjnë pak me lezet. Prandaj edhe Gjykatat dhe policia janë në këtë gjendje, sepse prokuroria nuk merret me punën që i takon, ajo është kthyer jo në një organ të pavarur, por në një organ imponues. Pavarësia e drejtësisë nuk do të thotë, që ata që mbërrijnë të kapin karriget e prokurorëve të kthehen në kërcënues, a po në imponues ndaj sistemit politik e shoqëror, por duhet të jenë të pa varur gjatë punës profesionale që bëjnë. Nga ana tjetër, prokurorët, nga të gjitha anët janë të varur nga politika (politikisht) dhe, ata po e tregojnë se politikisht janë super të varur. Kështu që prokuroria është kthyer në një institucion jashtëzakonisht negative për shoqërinë shqiptare. Ç’do prokuror që emërohet për momentin në Shqipëri; ai do t’i shërbejë me devotshmëri atij që e vuri. Kjo është fatkeqësi.

Fakulteti i Drejtësisë si institucion, literaturën e ka me vlera, nga më të nevojshme për të ndërtuar një shtet të pa varur nga politika, bëhet fjalë për në Shqipëri. Pra fakultet, prodhon drejtësi në radhë të parë, pastaj studentët marrin specialitetet të cilët duhet të jenë kompetent për detyrat që janë aq domethënëse për të rregulluar jetën e qytetarëve. Ai që duhet të hyjë në prokurori duhet ta lërë më një anë politikën, dhe ai që merret me politikë duhet ta lërë më një anë prokurorinë.

Si do të vlerësohet krimi, kurë drejtësia është peng e politikës? Organet e policisë, sikurse të drejtësisë, janë të kapura nga politika. Policia e shtetit shqiptarë në përgjithësi ka treguar se ka vlera të larta për zbulimin e krimit; kjo, ka dhe vështirësin e vet deri në jetën e policit. Në të shumtat e rasteve në dorëzimin e kriminelëve në drejtësi dhe, pse ka bërë krim, del pa i hyrë asnjë gjemb në trupin e tij. Krim pa gjurmë nuk ka, ky është parimi i drejtësisë. Domethënë, nuk ka krime të pazbulueshme, ka krime të zbuluara, nuk ka pamundësi zbulimi ka aftësi mos zbulimi. Këto pa aftësi zbulimi e kanë qëllimin të mbulojnë krimin e organizuar, të vrasësve dhe organizatorëve, që t’i kenë të gatshme për herë tjetër. (Ky quhet krim politik) deri sa koha ta mbulojnë atë, politikanët që mbartin mbi kurriz këtë barrë të rëndë, në radhë të parë nuk do të ketë demokraci e për lirin e pavarur të qytetarit zbëhet fjalë

Qeverit shqiptare, për çështjen kombëtare, ja kanë lënë gjithmonë ta zgjidhë politika. Por, kur politika është e varur nga konspiracinet, ajo mbetet jetime. Evropa, deri kurë do ta trajtojë Shqipërinë si njerka kur gjen fëmijën tek burri? Shqipëria është njëra nga fëmijët e Evropës; për të mosthën që nga shqiptarët është populluar. Historiografia ka treguar se Evropa na ka trajtuar si shembulli që shkrojta më lartë, e nga ana tjetër nuk ju lodhet dora duke ledhatuar Serbinë e Greqinë. Sigurisht, kjo do të ndodhë për deri sa konspiracioni sllavo-komunist do të ndikojë ndaj qeverive shqiptare të dala nga kuvendi i kapur. Nga ky fenomen që ka zënë rrënjë me dekada, elita e politikanëve shqiptar janë të detyruar të thonë: që trojet etnike nuk janë shqiptare. Si mund të thuhet që Çamëria është tokë greke!!!?

Me Shqipërinë, do të ndodhë vazhdimisht ky fenomen, për deri sa në pushtet të vijnë shqipëtarët pa ndikimin e konspiracioneve të deritanishëm, njëkohësisht duhet të zhbëhet edhe rrënjosja e termit “komunizëm” dhe mentaliteti i disa shqiptarëve, që z’bëhet Shqipëria.

Nderi lind me njeriun ajo ruhet nuk dhurohet, s’ka asnjë të mirë pa një të keqe dhe, asnjë e mirë pa një të keqe. Politikanët-pushtetarë, këto virtyte i përdhunojnë. Paratë që ja jep karrikja e pushtetit, blejnë të pandershmin dhe, ky i fundit e shet nderin, duke mos e kuptuar që me të, ushqen korrupsionin, kjo e fundit mban karriken e pushtetit.

Lind fëmijën në korridor, i thërret të shoqit: Kape foshnjen (FOTO)

$
0
0

Jesica Hogan, nga Kansas, lindi djalin Max, në një formë vërtet dramatike korrikun e kaluar, pasi kishte lindur pesë vajza më përpara. Lindja e çuditshme e foshnjes në Spitalin Via Christi në Manhatan, u dokumentua nga fotografja Tammy Karin.

Pas disa ditëve kontraktimesh, ajo kishte frikë se lindja mund të ndodhte shumë papritur dhe ajo kishte të drejtë. Jesica u zgjua kur kontraktimet e saj u shtuan dhe ujërat i plasën.

Ajo nuk kishte kohë as për të veshur këpucët e saj dhe u dërgua me shpejtësi në spital nga burri i saj i qetë Travis. Kur arritën në destinacionin e tyre, nëna e pesë fëmijëve ndjeu se i gjashti po vinte.

Travis e ndihmoi Jesican të hynte në dhomën e urgjencës por pak çaste më vonë ajo i dha jetë fëmijës. Kur filloi të ndjente që fëmija do të lindte në atë moment, i tha të shoqit “Travis, kape fëmijën”, ku u ndihmua më pas edhe nga infermieret.

Femrat e këtyre shenjave janë shumë të ftohta!

$
0
0

Njerëz bëni kujdes, femrat që u përkasin shenjave të mëposhtme të horoskopit janë shumë të ftohta në çdo aspekt, mundohuni të tregoheni sa më të ngrohtë me to, sepse ndryshe nuk do ia dili dot.

Binjakët  – Një femër Binjak është shumë e zonja për të fshehur ndjenjat e saj të vërteta. Kur është në një marrëdhënie, edhe nëse ndihet nervoze ose e frikësuar prej refuzimit, ajo e mban brenda vetes. Ajo heziton të shpreh emocionet dhe rrallë e kupton nëse interesohet vërtetë. Asaj nuk i pëlqen të jetë vetëm, por përsëri e ka të vështirë t’i lërë njerëzit të shohin karakterin e saj të vërtetë.

Virgjëresha – Femrat Virgjëresh, kanë qëllime të mira, por shpesh ato paraqiten ndryshe. Kur është në një lidhje, nuk është lloji i femrës që fokusohet më tepër te partneri se te vetja. Kjo nënkupton që ndonjëherë edhe mund të harrojë të shpreh emocionet apo nevojat që ka. Asaj nuk i pëlqen kur e gjithë vëmendja fokusohet te ajo, dhe shpesh preferon ti mbajë gjërat për vete. Ajo mund të duket emocionalisht e distancuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka emocione. Kur ti fitoni 100% besimin, do keni mundësinë të shihni një person krejt ndryshe nga ajo që dukej.

Bricjapi – Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje njihen si njerëz të ftohtë. Një grua Bricjap është shumë pesimiste, dhe shpesh e mban veten larg emocioneve të thella. I pëlqen të kujdeset për veten dhe është shumë e pavarur. Lidhjet e dashurisë kërkojnë shumë përpjekje, ndërsa asaj i pëlqen ta mbajë fokusin në të tjera gjëra. Në fillimet e një lidhjeje, ajo është shumë e distancuar dhe e bën shumë të vështirë njohjen me ju./Intv/

Prindër dhe mësues, sakrifikoni veten në edukimin e fëmijëve të sotëm…       

$
0
0

Nga Fran Gjoka/ Përmirësimet  në sistemin e punës së shkollës shfaqet dukshëm edhe në marrëdhëniet që krijohen në  veorimtarië e përditshme itshme,vecanërisht  në ato mësues -nxënës,nxënës-prinds,nxënës-nxënës,etj.Zgjidhja e konflikteve  që lindin e krijohen në shkollë ose edhe që barten jasht saj,realisht vijnë drejt zgjidhjeve  dhe marrëveshjeve  më civilizuese   dhe qytetëruese.MAS ka marrë  masa efektive,ka vlerësuar vazhdimisht situatat,madje ,duke punuar shumë që ato të mos ndodhin  dhe të  parandalohen.E,megjithatë ,ende në shkolla  ka shfaqje dhune,gjaknxehtësi  dhe mungesë  kompromisi në zgjidhjen  e konflikteve  e mosmarrëveshjeve ,në intolerancën  dhe komunikimin.Në anketat e hapura  dhe ato të mbyllura ,të bëra në disa shkolla del se,numrin më të madh të nxënësve të dhunuar e përbëjnë ata që viktimizohen psikologjikisht,pra ajo që shfaqet  dukshëm në shkollë  dhe gjatë në mësim mbetet dhuna psikologjike.Ushtruesit janë  mësuesit  ndaj nxënësit.Ndërsa jashtë shkollës,në kohën e lirë ose në veprimtari  vetëorganizuese të nxënësve,ata që ushtrojnë  dhunë psikologjike (jo vetëm psikologjike) janë nxënësit kundër nxënësve.Përvoja tregon se në mjaft raste mësuesit ndjehen të shqetësuar në shpjegimin e mësimit,ku disa prej nxënësve tipik,pavarsisht paralajmërimeve që u bëhen nga mësuesi dhe drejtoria  e shkollës ,vazhdojnë  të prishin  qetësinë  ose të krijojnë situata të padëshirueshme  gjatë zhvillimit të orës së mësimit.Ndodh që mësuesi humbet durimin dhe,në një çast nervozizmi reagon duke u sjellë dhunshëm ndaj fëmijëve  dhe të rinjve.Rreth 4.8 % e nxënësve  të anketuar pranojnë se fyhen dhe ndjehen keq nga fjala që ju drejtojnë atyre mësuesit ose shokët e shoqet e tyre ,që e kanë  burimin tek origjina si:katundarë,malok,etj.Rrethj 3 % e fëmijëve nëpërkëmben emocionalisht nga shokët e mësuesit me fjalë të tilla ,që lidhen me moshën psikologjijke të tyre si:gojëkyçur,i/e trashë ,etj.,dhe 2 %  e nxënësve dhunohen emocionalisht me fjalët e shprehjet që lidhen me të metat fizike dhe një fatkeqësi e lindur ose e fituar që askush nuk do ta dëshironte.Më shumë evidente është dhuna psikologjike ,disi e fshehtë ,që ushtrohet nga shkolla ndaj nxënësve të ardhur nga zona rurale dhe që janë ngulur përgjithmkonë për të banuar në zonat ku  vepron institucioni.Te kjo kategori fëmijësh shfaqet me frekuencë më të lartë në këto dy raste:me formën e përjashtimit dhe vetëpërjashtimin nga jeta e shkollës e këtyre nxënësve .Një veprim i tillë ,fatkeqësisht nxitet edhe nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre,ndërsa drejtoritë e shkollave që duhet të mbrojnë liritë dhe të drejtat e shkollave dhe strukturat drejtuese të nxënësve ,që duhet të mbrojnë të drejtat dhe t dhe liritë e shokëve dhe shoqëeve heshtin.Në  situata të tilla përjashtuese dhe vetëpërjashtuese ,kjo kategori nxënësish nuk vetëvlerësohet ,nuk shihet e sigurt.Rrjedhhimisht stresohet  dhe nuk fiton aftësinë  e integrimit  në mjedisin e ri,çka do të thotë se,dhuna emocionale do të vazhdohet të thellohet mbi ta.Për problemet e formimit dhe të bashkëjetesës qytetare  i takkon shkollës  që të krijojë mjedise e frymë bashkëpunimi e bashkëveprimi  me të gjitha grupet sociale ,që formojnë  kolektivin në të kundërten rezultatet e pritshme nuk arrihen ,objektivat nuk përmbushen dhe reformimi i shkollës kompropmentohet.

Nga të dhënat del që mësuesit që ushtrojnë më shumë dhunë janë ata me përvojë të pakët në punë,që nuk i zotërojnë  emocionet,që nuk i njohin zhdërvjelltësinë e formave të komunikimit  dhe psikologjinë e grupit,sidomos raportin mes moshës kronologjike  me atë psikologjike dhe që në një farë mënyre nuk janë formuar ende si edukatorë.Për këtë kanë  përgjegjësi edhe fakultetet përkatëse ,që përgadisin punonjës pedagogjik ,të cilët nuk e vlerësojnë formimin e mësuesve  të ardhshëm  si edukatorë.Strukturat përkatëse të emërtimit të tyre nuk mendojnë shumë për përgatitjen e tyre kur i emërojnë në shkolla pa përvojën e duhur.Mësuesit   e kësaj kategorie është e nevojshme të jenë nën kujdesin e përhesrshëm  për ndihmë e trajnim të kualifikuar  për disa vite nga drejtuesit mësuesit dhe metodistët më të mirë.

 

Në grupin e mësuesve që i dhunojmë më shumë nxënësit fizikisht dhe psikologjikisht janë edhe ata që kanë disa vite pune në arsim ,por që kulturalisht dhe profesionalisht  janë ende larg ritmit të zhvillimit të arsimit ,teknikës ,shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë në tërësi.

Boshllëqet në formimin e tyre shkencor e metodik ,psikopedagogjik e social të tillë mësues përpiqen  t’i mbulojnë me sharje e britma ,duke iu hedhur fajin padrejtësisht nxënësve pas cdo kontrolli që u bëhet.Ata domosdo duhen trajnuar  ,pasi breza nxënësish do të dalin pa bagazhin e nevojshëm të njohurive  për përballimin e kërkesave të tregut.

Është edhe një kategori  tjetër mësuesish që ushtrojnë dhunë për hirë të një tradite  të mbartur nga shkolla e vjetër dhe që shprehet hapur nga ata që mendojnë  se dhunë ka edhe në parajsë ,se sipas filozofisë popullore “druri ka dalë nga xheneti”.Mësues të tillë nuk njohin modele alternative të sjelljes për disiplinimin e fëmijëve .një pjesë e tyre janë shumë të ngarkuar  fizikisht e psikologjikisht ,kanë kaluar me ngarkesë dhe plot halle një jetë të tërë në arsim,teksa kanë punuar me devotshmëri  dhe kurrë s;janë shpërblyer nga shteti ,shoqëria komuniteti dhe institucionet e tjera të edukimit.Të gjitha këto kanë  rritur tek ata nivelin e stresit  dhe i kanë çuar në shkarkimin  padrejtësisht të tyre  tek nxënësit.

Në kohët e sotme ,nxënësit janë më të predispozuar për të denocuar dhunën që ushtrojnë moshatarët e tyre dhe të rriturit ndaj tyre dhe pothuajse mungon dëshira për denoncimin ndaj mësuesve  dhunë-ushtruesa.

Siç po duket ,kjo lidhet me frikën  ndaj hakmarrjes dhe flet për atë që shoqëria e shkolla nuk janë ende demokratizuar  e emancipuar dhe se tërë  vëmendja e atyre  që merren  me arsimin dhe edukimin duhet përqendruar  në gjetjen  e  mekanizmave të reja  që prodhojnë për shoqërinë e edukimin më shumë tolerancë e qytetari,emancipim e kompromis e që përjashtojnë  hakmarrjen e frikën,dyfytyrësinë  dhe cinizmin.

Ndërkaq  ,prindërit kërkohet të njohin  më mirë fëmijët e tyre.Ky është përfundimi i pyetsorit ,i cili ka brenda diçka të vërtetë .Një pjesë  e prindërve nuk i njohin tipet ,të tjerët nuk ja kanë idenë e krizave që përjetojnë fëmijët e tyre në kufinjt e  një moshe .Ka dhe prej atyre  që s’duan t’ja dinë për interesat që fëmijët e tyre kanë për jetën ,shkollën,shoqërinë dhe kulturën në tërësi.Jo pak prindër i konsiderojnë të mbaruara  detyrimet ndaj fëmijëve me plotësimin e kushteve  për veshmbathje ,ushqim e shkollim,kur ata kanë nevojë edhe për mësim  dhe argëtim plotësues.

Disa prej nënave dhe baballarëve nuk e dinë se kjo moshë është në kërkim të identitetit dhe ideales ,çka nuk është e lehtë të arrihet.Një moshë e tillë e ka vecorinë psikologjike për të shijuar  në këtë botë vetëm lumturi e gëzim,për të siguruar  vetëm suksese  dhe për të bërë qejf.Mirëpo jeta nuk mund të mendohet vetëm fushë me lule,pa kthesa e të papritura.E konceptuar  ndryshe ,ajo s’të jep kënaqësi ,nuk të kalit  vullnetin,këtë veti të domosdoshme  dhe të pazëvëndësueshme  për jetën e njeriut.Kishte të drejtë  dramaturgu  i njohur B.Shou kur i këshillonte të rinjtë se:”nëse rruga  nga kalon nuk përbëhet nga kthesa e vështirësi ,dijeni se ajo nuk ju shpie gjëkundi”.

Rrjedhimisht përceptimi i tyre për jetën e shoqërinë ,dëshirë dhe të ardhme ,shpeshherë është iluziv  dhe mund të nxisë  ata në kryerjen e  veprimeve  të nxituara  e,pse jo edhe në shkarje drejt aventurës .Ka të rinjë që e kanë të zhvilluar rebelizmin ,prandaj mësuesit,prindërit  duhet t’ua  shpjegojnë këtyre nevojën për një jetë intensive sociale ,për pjesëmarrje  në vendimarrje ,për bashkëpunim e ndërveprim me të rriturit ,për vlerësim  të mundëisve e kapaciteteve të tyre në kryerjen e detyrave të ngarkuara.Sociologu i njohur Gëzim Tushi rekomandon që fëmijët ti mësojnë,që te realizojnë herë pas here administrimin e kohës,që ëhstë e domosdoshme që brenda ditës nxënësi të dijë se çdo bëjë dhe çka bërë.

Mosvlerësimi i mendimeve dhe ideve të të rinjve ,siç ndodh ende në disa familje,i hedh ata në pasivitet ,duke bërë një jetë të varfër  emocionale e shpirtërore  ,i fut ata në “burgun” e vetmisë ,ata përfshihen kështu në një jetë boshe ,pa alternativa  dhe motivime  që do të nxitnin  ëndrra,dëshira,pasione dhe do t’i jepnin   kuptim veprimeve  dhe jetës së tyre.Shkurt,ka ardhur koha të përgadisim një rini të shkolluar  dhe të edukuar me të gjitha elementët specifik,që ndikojnë  në formimin dhe integritetin e çdo individi.Kultivimi i tolerancës  dhe i motivimit  me këta të rinjë ,si vlerë ,i takon  shkollës dhe përbën domosdoshmëri pasi është shkolla në radhë të parë ajo që krijon klimë të butë  dhe të përshtatshme për punë  në mjediset e saj,që pasqyron  botën emocionale dhe krijon kushte për bashkëpunim duke edukuar kështu  tek nxënësit,dije,qytetari dhe civilizim.

Mbi 100 gjermanë në vit vdes nga masturbimet ekstreme

$
0
0

Masturbimi ekstrem vret deri në 100 gjermanë në vit për shkak të teknikave të rrezikshme dhe dëshirave të rrezikshme seksuale, ka pohuar një mjek. Sipas Dr Harald Voss, shkaku më i zakonshëm i vdekjes është mbytja kur njerëzit kërkojnë një përvojë seksuale “të lartë” duke privuar veten nga oksigjeni, i njohur edhe si asfiksifikimi erotik.

Ai thotë se shumë vdekje të lidhura me masturbimin nuk raportohen pasi anëtarët e familjes së të ndjerit janë tepër të turpëruar ose të zënë ngushtë për të zbuluar gjendjen e vërtetë në të cilën u përballën të dashurit e tyre.

Voss raporton se një njeri në Hamburg, besohet të ketë vuajtur nga një vdekje autoerotike [një term tjetër për vdekjet që lidhen me vetë-kënaqësinë seksuale], i cili u mbulua me djathë me feta, nxori trikon e najlonit në pjesën e sipërme, vuri një mushama dhe më pas vuri një qese plastike në kokën e tij, teksa ndodhej pranë një ngrohësi të ndezur.

Në një rast tjetër, një grua zbuloi trupin e pajetë të djalit të saj me dritat e pemës së Krishtlindjes të kapura në thithat e tij. Ai ishte elektrizuar duke gjetur vdekjen. Masturbimi i rrezikshëm duket se favorizohet nga njerëz të të gjitha moshave, por shumica e viktimave janë burra sepse gratë kanë tendencë të “jenë më të kujdesshme”.

Mjekësia Ligjore në Hamburg regjistroi 40 vdekje aksidentale autoerotike midis 1983 dhe 2003 ku viktimat janë të moshës ndërmjet 13 dhe 79-vjeç. Voss thotë se ndërsa është e vështirë të kuptohet, ndjenja e pafuqisë dhe rritja e ndjenjës së rrezikut janë disa nga arsyet që njerëzit rrezikojnë siklet, lëndim dhe ndonjëherë vdekje për euforinë e nxitur kryesisht nga droga.

Përkthimi në Google Translate bëri ekipin që të porosisë 15 mijë vezë

$
0
0

Një ekip në Lojërat Olimpike Dimërore ka gabuar në porosinë e ushqimit dhe duhet të ushqejë atletët vetëm me vezë.

Organizatorët e ekipit norvegjez kanë hyrë në Google Translate për të kthyer numrin e gjuhës së tyre në gjuhën koreane dhe e dërguan në një supermarket lokal.

Ata fajësuan gabimin e përkthimit për 15 mijë vezët, por duket se gjithcka është shkaktuar nga një gabim daktilografik.

Shefi Stale Johansen i tha gazetës norvegjeze Aftenposten se për fat të mirë ekipi ishte në gjendje të kthente 13.500 vezë.

Ndërkohë Lojërat Olimpike Dimërore këtë vit zhvillohen në Korenë e Jugut.


“Puno 4 ditë, paguaju për 5 ditë”

$
0
0

Kompania neozelandeze “Perpetual Guardian” po përpiqet t’u ofrojë punonjësve të saj një ekuilibër sa më të mirë të punës me jetën private. Për këtë arsye ka vendosur t’u paguajë 4 ditë pune, si të ishin 5.

Drejtuesi i saj, Andrew Barnes është i bindur se po t’u lërë vartësve të tij më shumë kohë në dispozicion për ta kaluar me familjen apo me miqtë, gjatë 4 ditëve të mbetura ata do të fokusohen më shumë te detyrat që kanë, do të jenë më entuziastë dhe plot me ide të reja.

Ditët e punës do të shkurtohen, por orët jo. Ato do të vazhdojnë të mbeten 8. Kjo do të thotë se punonjësit do të kenë të lirë fundjavën dhe një ditë në javë, duke e mbyllur punën të enjten.

Vartësit e Barnes kanë mbetur pa fjalë nga vendimi i bosit të tyre, e disa thonë se një lëvizje e tillë mund t’iu ndryshojë jetën.

Gjermania mban vendin e parë në botë për numrin e ulët të orëve të punës në vit. Pas saj vijnë Danimarka, Norvegjia e Holanda, ndërsa Meksika e Kosta Rika janë ato që i mundojnë punonjësit më shumë.

40 Saranda nga Kosova nisen për në Sarandë

$
0
0

40 vajza që kanë emrin Saranda janë mbledhur për të vizituar qytetin që të afërmëve të tyre u la aq shumë mbresa sa u vendosën emrin dhe vajzave të tyre.

Ditë më parë në një kafene në Prishtië u mblodhën rreth 16 vajza që kanë emrin Saranda nga ku planifikuan që takimin e sotëm.

Të ëmbël, por të rrezikshëm! 4 shenjat më manipuluese të horoskopit

$
0
0

Në pamje të parë, shenjat për të cilat do t’ju flasim duken si më të ëmblat dhe më të mirat në rruzullin tokësor, por në të vërtetë janë manipulatorët më të mëdhenj nga të gjitha shenjat e Zodiakut.

Nëse nuk mund t’u rezistoni sharmit të tyre, bëhuni gati të përballeni me pasojat. Prandaj, më poshtë po ju tregojmë 4 shenjat “e rrezikshme” dhe manipuluese të horoskopit.

Binjakët

Mos besoni as edhe një fjalë që një Binjak ju thotë, ose të paktën merrini me rezerva të mëdha. Binjakët rrallëherë janë të sinqertë në synimet që kanë, por problem është se ata ndërrojnë mendje shumë shpejt.

Gaforrja

Gaforret dinë të thonë atë që duhet me sasinë e duhur të emocioneve. Ata pëlqejnë të marrin gjithmonë atë që duhet dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalë të arrijnë synimet, sado afatshkurtër qofshin ato. Një gaforre është mjeshtër në manipulimin e fjalëve, ndjenjave, lotëve, emocioneve, gjithmonë në favorin e tyre.

Luani

Luanët janë narcistë. Pra, e gjithë qendra e universit janë ata. Prandaj dhe luanët janë të gatshëm të manipulojnë personat e tjerë që edhe ata të ndjejnë, mendojnë dhe veprojnë njësoj si ata.

Ujori

Ujorët duan që të shohin dikë të bjerë në dashuri me to dhe në momentin që dikush e “ha karremin”, atëherë ata humbin interesin dhe kërkojnë diçka të re. Nëse ata kuptojnë se ju po humbni interesin ndaj tyre, atëherë do të bëjnë çfarë është e mundur që gjërat të kthehen ashtu siç duan ata.

Çdo popull ka qeverinë që meriton

$
0
0

Nga Dr. Bledar Kurti

Ndër të tjera, fatkeqësisht, shqiptarët vuajnë nga Sindroma e Stokholmit. Për ata të cilët nuk e njohin këtë sindromë, ky është përkufizimi i saj: Sindroma e Stokholmit – tendenca psikologjike e një pengu për t’u lidhur, identifikuar me, të pëlqejë apo të dashurohet me rrëmbyesin e tij.

Zyrtarisht mori këtë emër në vitin 1973, por realisht, sidomos në Shqipëri ka egzistuar shumë e shumë kohë më parë, kur ne nuk lamë pushtues, mbret, diktator, kryeministër e kryetar partie pa dashur e pa iu lëpirë, ndonëse ne ishim pengjet, dhe ata pengmarrësit.

Shumë pak shqiptarë mund ta kenë vizituar Stokholmin në Suedi, por të gjithë e kanë brenda vetes, pjesë genetike të mazokizmit të tyre me pushtetin. Bjerë qeveritë popullit, na gjuaj më fortë bërtiste ai; fut kërrbaç politika, aq më shumë shtohen votat. Dhe ai termi ekonomiko-politik i në njërën dorë karrotën e në tjetrën shkopin u shqiptarizua me hunj në të dyja duart.

Sot, më shumë se sa kurrë që pas rrëzimit të atij regjimi sadist, i cili pavarësisht sistemit makabër e torturave çnjerëzore e bëri popullin të qante më shumë se sa për nënën e vet më 11 prill 1985, e që ende kujtohet me mall, vendi ynë i dashur është në ekstazën më të lartë të kësaj sindrome. Shkelet kushtetuta, qesh populli; mbulohet Shqipëria me hashash, punë e madhe se s’ka më bletë e mjaltë; futi në burg për ca fatura minimale të energjisë elektrike, hallall nëna skafeve e kamionëve që kalojnë detin e kufirin me lëndë narkotike; papunësi dhe depresion ekonomik në çdo familje, mjafton të jeni ju mirë o qeveri! Të jeni ju, pa jemi ne! Dhe qeveria ia plotëson dëshirën popullit dita-ditës, duke aplikuar doktrinën dhe terapinë e shok-ut, duke e elektrifikuar sipas dëshirës me elektrodat ekzekutive, fiskale e ligjore.

Historia na tregon që nuk mund të shtypësh dot një popull i cili nuk ka frikë. Ndaj injektoi frikën e sundo qetë e gjatë. Kjo ka qenë tejet e lehtë të bëhet në Shqipëri, por aspak e lehtë në vendet e tjera të Evropës, siç kemi parë së fundmi në Greqi apo Rumani, vende të cilat po të kishin një qeveri si tonën do e kishin rrëzuar në darkë e do e kishin ngrënë për mëngjes.

Sot, ka më pak shpresë se në vitin 1991, dhe nëse do i ofroheshin dokumenta qëndrimi e punësimi do largoheshin më shumë shqiptarë se sa u larguan dy dekada e gjysëm më parë. Sot mungon buzëqeshja në fytyrat e shqiptarëve, jo vetëm në skajet më të largëta të vendit por duke filluar që nga Tirana. Shqipëria është shndërruar në kremator të shpresës. Megjithatë, pengmarrësit pluskojnë në fluskën e tyre të realitetit virtual, dhjetë fish më të pasur se sa homologët e tyre në Evropë, dhe njëqind fish më arrogantë se sa shtetarët e huaj, pasi, në këtë vend populli dashuron me frikë qeverinë, e jo si atje, në vendet e zhvilluara e demokratike, ku është qeveria ajo që ka frikë nga populli.

Në realitetin e prekshëm dhe të dhimbshëm shqiptar varfëria është ulur në çdo tryezë. Nëse e konsideroni këtë shkrim të njëanshëm, bëjini tre pyetje vetes e do gjeni përgjigjen e duhur: 1) A jam unë më mirë ekonomikisht sot sesa para disa vitesh? 2) A njoh unë ndonjë të afërm, mik, apo fqinj i cili është i lumtur ekonomikisht?  dhe 3) A e kam unë të sigurtë rrogën muajin tjetër?

Qeveria propagandon rritje ekonomike, por rritja ekonomike në efekt të qytetarit nuk matet më sipas mënyrës klasike, por sipas nivelit të jetesës së qytetarit. Dhe niveli i jetesës së shqiptarëve sot është i mjerueshëm, sidomos për shtresën e mesme e cila mund të konsiderohet pothuajse e asimiluar për shkak të politikave fiskale dhe të qenit tërësisht jashtë vëmendjes së qeverisë.

Xhorxh Oruell thotë se “varfëria asgjeson të ardhmen,” ndaj e ardhmja e shqiptarëve ka kohë që është zënë në çarkun e halleve të së tanishmes. Jo vetëm prospekti i së ardhmes, por shqiptarët tashmë janë privuar edhe nga vlerat e trashëguara. Prej vitesh të tëra, qeveria ka tunduar si djalli edhe njerëzit më të ndershëm të këtij vendi për shkak të mungesës së punës apo pagave të ulëta. Shqiptarët po vihen çdo ditë përballë tundimit të vjedhjes duke cënuar dinjitetin. Bluzat e bardha e shtyjnë me mëdyshje dorën e pacientit që i ofron diçka për shërbimin e kryer, sepse me rrogën e një mjeku e sidomos një infermiereje nuk mund të blesh dot as edhe një libër mjekësie e jo më të kesh një jetë normale. Po kështu me mësuesit, autoritetet ligj-zbatuese, e profesione të tjera të nderuara të cilët, turp ju pushtetarë e pengmarrës, i tundoni çdo ditë të shkelin vlerat e parimet për shkak të varfërisë ku kanë përfunduar. Falë jush, edhe shtresa e mesme është e detyruar të kurvërojë intelektualisht dhe në shumë raste edhe fizikisht. Këtë djallëzi historike mund të mos e kuptojnë pengjet tuaja sot, por nuk do jua falë kurrë historia nesër.

Nga një vend me ëndrra perëndimore, tashmë ëndrrat e shqiptarëve janë reduktuar në pritshmëritë më minimale të mbijetesës. Krenaria për veten dhe vendin duket si një nocion i largët e i harruar. Për atdheun dhe Mbretëreshën thotë anglezi; Rroftë Franca thotë francezi; Dua të jem një amerikan i mirë thotë amerikani; dhe Aman të kemi shëndet se të tjerat s’kanë rëndësi thotë sot shqiptari. Turp ju pengmarrës, që keni degraduar e helmuar deri në palcë ndërgjegjen e një populli.

Por a mund të kemi një revolucion mendimi? A mund të zgjohemi nga hipnoza e sindromës së Stokholm-it? Në fakt, duhen tre breza antropologjik për të ndryshuar një mentalitet. Një brez antropologjik ka 25 vjet, ndaj duhen 75 vjet në total. Por kjo nëse ndodh me ritme normale. Duke konsiderur që në Shqipëri ecet me ritme të ngadalta, për ta çrrënjosur sindromën e Stokholmit duhen 150 vite. Pra një shekull e gjysëm mentalitet skllavi.

Asnjeri prej nesh nuk do jetë këtu për ta parë atë ditë të lavdishme të çlirimit të mentalitetit tonë kombëtar, por një gjë është mëse e sigurtë, që çdo popull ka qeverinë që meriton. Nëse shqiptarët vazhdojnë të jetojnë si pengje atëherë qeveria do jetë pengmarrëse. Por nëse shqiptarët do jenë njerëz të lirë e me kurajo atëherë qeveria nuk do jetë më padronia por shërbyesja e tyre.

Dhe siç ka thënë Tomas Xheferson-i “Qëllimi i qeverisë është të ofrojë siguri dhe lumturi për njerëzit. Qeveria egziston për interes të qytetarëve e jo qeveritarëve.”

Larg duart nga kanionet e Osumit

$
0
0

Nga Dilaver Xhelili

Edhe pse janë Monumente Natyrës, të cilët prej qindra vite kanë shfaqur bukuri të rralla, vjen një ditë ku dora e një grusht njerzësh kërkojnë të prishin këtë bukuri të natyrës. Kanionet e Skraparit janë kanionet më të mëdhenj lumor në Shqipëri.

Pamjet më mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni më madhi në gjithë vendin Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” lumi i Osumit.

Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë së blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura.

Në disa sektorë të tij, shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit dhe më pas pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shfaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit. Madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë. Nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, në këtë kanion, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujrat e tij, sportin e bukur të raftingut. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.Këto janë ato bukuri zotërinjë qeveritarë që të thonë ndal dorës tuaj për të mos shkatërruar këto bukuri

Bukurit e veçanta që krijuan legjenda

Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmendur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu,

Turizmi

Kanioni i Osumit ka qene thuajse i pashfrytëzuar për qëllime turistike deri në fillimin e viteve ’90. Por qysh nga ajo kohe kanionin kane nisur ta vizitojnë turiste të huaj kryesisht italiane dhe franceze, të cilit e kanë kthyer në një rit të përvitshëm. Ata janë kryesisht të dhëne pas vozitjes me kanoe e kajak. Në kater-pese vitet e fundit numri i vizitoreve që shijojnë pamjet e mrekullueshme të kanionit është rritur ndjeshëm si të atyre vendas ashtu dhe turisteve të huaj. Kanioni mund te vizitohet në dy mënyra, nëpërmjet shtratit të lumit me kanoe, kajak apo gomone, ose në rruge tokësore me automjet apo në këmbe. Lundrimi mund të bëhet në çdo stine të vitit pasi lumi nuk është shumë i rrëmbyeshëm, por zakonisht amatoret e këtij sporti preferojnë periudhën nga pranvera deri në fundin e vjeshtës. Lundrimi rafting, kajaking dhe kanotazhi mund të bëhet duke i pasur vete këto mjete, në të kundërt një shërbim i tillë të ofrohet nga shoqata sportive e liçensuar për sportin rafting në Shqipëri Albania Rafting Group, në qytetin e Beratit, e cila nëpërmjet partnerëve të saj lokalë ofron veç të tjerash dhe hotel, kuzhine tradicionale të zonës si dhe një guide rafting nëpër kanion. Paketa bazë nga Berati deri në pjesën e sipërme të kanionit dhe rafting deri në urën e Corovodës, të ofrohet për 6 mije leke të reja. Ndërsa nga toka kanioni mund të vizitohet në çdo kohe dhe me shumë pak shpenzime. Kanioni është krejtësisht një vepër e natyrës.

Guida

Rruga automobilistike që lidh qytetin e Çorovodës me skajin e sipërm të kanionit të quajtur Hambull kalon thuajse ngjitur me bregun e kanionit. Ky aks rrugor nuk është i asfaltuar por mund të përshkohet me fuoristrade apo autoveture. Nga Çorovoda deri në Hambull mund të shkosh me linje furgoni . Gjate vizitës neper kanionin e Osumit mund të shijosh edhe pamjen përrallore të disa ujëvarave, të cilat bien në lume nga një lartësi e madhe, si ne Çerenisht, Zogas, Kalanjas, Dhores, Pigas e Blezencke. Gjatë kanionit mund të ndeshesh dhe disa shpella interesante. Një pamje të rralle të kanionit mund ta shijosh dhe nga e vetmja ure që ndodhet në te, në afërsi të fshatit Blezencke. Pikërisht aty është vendi me i ngushte i kanionit dhe arrihet lartësia me e madhe nga shtrati i lumit. Në afërsi të fshatit Dhores mund të vizitosh dhe vendin e shenjte për besimtaret bektashian te zonës, pasi sipas legjendës aty gjendet “Gjurma e Imam Aliut”. Ky vend i shenjte ndodhet në pjesën e sipërme të kanionit, ku në masivin shkëmbor, në të dyja anët e lumit, dallohen qarte gjurma e një njeriu, e një kali dhe gjurma e një bastuni. Sipas legjendës Imam Aliu e ka kaluar kanionin me një kërcim të kalit të tij. Si gjatë vozitjes neper lum ashtu dhe nëse ecën me këmbe ndesh burime me ujë të ftohtë, por nuk ka lokale, kështu që duhet të marrësh me vete edhe pak ushqim apo pije të ndryshme. Hotelet me te afërta me kanionin ndodhen në qytetin e Çorovodës. Çmimet ne to janë shumë të arsyeshme. Në restorantet e qytetit të ofrohet gatimi tradicional i zonës, mishi ne hell i shoqëruar me disa produkte bulmeti si dhe me rakinë me nam të Skraparit. Kanioni mund të përshkohet për afro treçerek ore me makine, tre ore në këmbe dhe pak me shumë se dy ore me kanoe apo kajak.

FOTO/ Spektakli më i madh në botë

$
0
0

Gjatë shkurtit karnavalet janë qendra e vëmendjes e të gjithë njerëzve, por karnavalet e kontinentit amerikan tërheqin patjetër më shumë se cilat do, sidomos ato të Rio de Zhaneros. Duhen edhe pak ditë që Sambódromo Marqués de Sapucaí të shkëlqejë me ngjyra, muzikë, karroca, kostume dhe mbi të gjitha me alegrinë në 9 shkurt. Festa fillon të pulsojë qysh kur hyn periudha e karnavaleve, por tani është tamam momenti kur ndihen emocionet. Njerëz nga e gjithë bota i drejtohen Rios për të shfrytëzuar një spektakël unik në Brazil. Nëse arrin në kohë ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë për të vizituar mrekullitë e qytetit.

Dita e parë është dita e ceremonisë së shumëpritur, ditë ku kurorëzohet Mbreti Momo dhe këtë çmim e jep kryetari i komunës që gjithashtu i jep edhe çelësin e qytetit. Pas kësaj ceremonie vjen sfilata nga grupe të shkollave të ndryshme të. Në ditën e dytë festa nuk pushon, vazhdojnë përsëri shkollat dhe mund të thuhet se kjo ditë është dita e vërtetë kur fillon spektakli që ka larmi grupesh për të gjitha shijet. Që nga animimet e shumta deri tek festat private, të gjithë kanë nga një vend për të ndjekur ritmin në qytetin e mrekullueshëm të Rios.Ngjarja kryesore do të organizohet brenda Sambódromo-s që ka 13 sektorë të ndryshëm për pjesëmarrësit.

Në ditën e tretë sfilata i kalon shkollës së Sambës që garanton një ditë me të gjithë përbërësit tipikë brazilianë. Kjo ditë dhe dita e katërt janë më emocionueset dhe më befasueset. Shkolla e grupit Special përmbyt rrugët e Sambódromo-s me një sfilatë plot ngjyra dhe bukuri që tërheqin vëmendjen në të gjitha shqisat përmes imponimit të karrocave, ngjyrave, kostumeve, shkathtësisë së balerinave, spektaklet e ngjyrave që e shndërrojnë gjithë këtë veprimtari në një vepër arti. Në ditën e pestë është sfilata e fëmijëve, shkruan bota.al.

Karnavalet e Rios mbyllen të shtunën që këtë vit bie në 17 shkurt, kur merret vesh rezultati final, cila është samba më e mirë e vitit dhe kampionët e grupit Special sfilojnë për të mbyllur këtë veprimtari. Është momenti për t’u kthyer në shtëpi me një shije të mirë të lënë nga një ngjarje e paharrueshme dhe për fillimin e përgatitjeve për vitin pasardhës.

Në Çamëri, atje ku edhe gurët flasin shqip…

$
0
0

Nga Arben Kondi

Të vizitosh Çamërinë është emocion dridhërues. Për më tepër që ditët e fundit po flitet aq shumë për të. Sot, prej politikanëve të lartë grek, duke përfshirë këtu edhe vetë presidentin Pavlopuolos, Çamëria është vënë në mirinë të pushkës, njësoj si në kohën e Napolion Zervës. Duke ulur e ngritur se çështja e saj nuk egziston, se shteti shqiptar duhet të hesht për të, ndryshe nuk do të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar, Athina zyrtare nuk po bën asgjë tjetër veçse po e përgjak sërish fytyrën e saj martire. Çamëria është dhimbje, është dhimbje krenare. Ajo vërtet mbetet ende plaga që rrjedh gjak prej shtatit të kombit shqiptar, por Çamëria është edhe vend mitik, është vendi që i këndoi Homeri i pavdekshëm. Çamëria është tokë mbretësh dhe princash. Eshtë vendi i mbretëreshës Olimbi, nënës së Aleksandrit të Madh, por edhe i Pirro Burrit, mbretit të shquar të Epirit. Eshtë vendi i Gjin Bue Shpatës dhe i Pjetër Loshës që dominuan në mesjetë. Çamëria është vendi i Hasan Tahsinit, i Abedin Dinos, i Muharrem Rrushitit, por edhe i Bilal Xhaferrit e sa e sa martirë të tjerë që bën aq shumë për Shqipërinë. Çamëria është perla e Jonit, valët e të cilit prej më shumë se një shekulli rënkojnë thellë.

Mbi të gjitha, ajo është e pavdekshme. Pra jeton, bues, shpërthen mes shqipes së saj mijra vjeçare, aq më tepër në këtë prag pranvere. Dhe për të vërtetuar katërcipërisht këtë e në të njejtën kohë për të hedhur poshtë zërat që e mohojnë dhe që jehojnë si prej Hadit, perëndisë së vdekjes, do të mjaftonte të bënim veçse një vizitë të shkurtër ne të. Kështu që, dridhmën më të madhe e ndjen kur gjendesh brenda kufijve shtetërorë të fqinjit tonë jugor. Tej Qafë Botës, sapo kapërcen kufirin shqiptaro-shqiptar gjendesh në Sajadhë, një qytezë bregdetare kjo e njohur për pasuritë e saj qysh prej periudhës mesjetare të princit arbëror Gjon Zenevishi. Ngadalson makinën në udhë e përshëndet në gjuhën shqipe kalimtarë të rastit e të panjohur. Për çudi e kënaqësi bashkë, ata që të gjithë ta kthejnë në shqip, aq sa për një moment humbet mendjen e kujton se vazhdon të jesh në Shqipëri. Madje ndonjëri prej tyre ta bën me dorë e të uron edhe udhë të mbarë. Rrugës për në Filat, veç gërmadhave të fshatrave çame si Spatari, Lopsi apo dhe Koska pak më tej, të bëjnë përshtypje tabelat e shumta ku i vihet kryqi aparateve fotografike. Pra në këto vende, ku gjurmët e genocidit zervist janë ende të gjalla nuk mund të fotografosh asgjë.

Me synim për të vizituar mbarë Çamërinë shmangim buzëdetin që të shpie në Gumenicë dhe marrim të përpjetat e rrugës së Paramithisë. Edhe për gjatë rrjedhës së Kalamait, Thiamisit antik, emrat e fshatrave çame si Sidheri, Galbaqi, Minina, Nihori etj, janë greqizuar duke u quajtur Elea, Nerada, Neohor. Si për kundërshti të këtij mohimi, në malësinë e Paramithisë gjuha shqipe buiste, mbetet tepër e gjallë. Këtë e provojmë fare rastësisht në stacionin e autobuzit, para se të ngjitesh në qytetin mitik. Atje një zonjë flokëthinjur rreth të pesëdhjetave, na dëfton në shqip se prej qytetit të Paramithisë, burimi Aheronit, lumit të famshëm të Homerit, ku poeti i verbër shoqëron Odisenë në botën e të vdekurve për të takuar nënën si dhe Agamemnonin, nuk është më larg se njëzet kilometra. Ai lum, shton miqësisht çamja ortodokse, rrjedh prej maleve të Sulit, malësi kjo që ne as më pak e as më shumë të kujton malet e Mirditës kur shkon në Kosovë nëpërmjet udhës së kombit. Habitet ime shoqe pasi shqipja e gruas paramithjote është e njëjtë me tonën. Kështu që del nga makina dhe e falenderon duke e njatjetuar përzëmërsisht. Ndahemi nga kjo zonjë e pasi kemi vizituar Paramithinë, një tjetër befasi e këndshme na pret në fshatin Dhrahomi që tok me Gardhiqin janë dy fshatrat më të fundit ku elementi muhamedan çam njihte shtrirjen e tij gjeografike.

Në mungesë të tabelave orientuese edhe këtu detyrohemi të qëndrojmë e për të marrë udhën e Sulit pyesim dy kalimtare të rastit. Gratë në fjalë janë aty tek të pesëdhjetat, në moshë të gruas sime. Këtë herë pyetjet e bën ime shoqe dhe për kënaqësinë e saj përgjigja na vjen po në shqip. Por, e papritura më e madhe do ndodhë në fshatin Gliqi, rrëzë maleve të Sulit, ku zënë fill çamo-fshatrat ortodokse të fushës së Frarit. Pasi lamë prapa një grumbull pleqsh që rreth një rrapi shekullor pinin kafe e llafosnin shqip, i afrohemi një shtëpie dy katëshe, oborri i së cilës shërbënte si lulishte e ku gjithashtu një numër njerëzish pinin kafe. Të mbetur në udhëkryq mes dy rrugëve, për të shkuar në Pargë pyesim një gruaje të re, pranë së cilës qëndronte një djalë i vogël që nuk duhet ti kish mbushur ende të dhjetë vjetët. Për çudi, pyetjes sonë i përgjegjet në një shqipe të pastër i vogli. Kjo me të vërtet qe tepër befasuese, pasi çamët ortodoksë në Çamëri nuk e gëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Lëre më pastaj të kenë të drejtën e shtypit apo të mediave po në gjuhën e mëmës. Një marrëri e tillë me siguri do të bënte që grushti i egër i shtetit diktatorial nacionalist grek, të binte mbi ta pa mëshirë me forcën e një çekiçi pneumatik. Ndërkohë që në Shqipërinë tonë, prej vitesh egziston katedra e gjuhës greke, egziston gazeta e minoritit, e po kështu edhe radio.

Veç odiseja jonë në Çamëri nuk do mbaronte as pranë Sulit (që realisht i dha Pavarësinë Greqisë), dhe as kur morëm rrugën për në Pargë. Para se të arrinim në Morfat, fshat ky në të hyrë të përpjetës së Pargës, do të hasnim një tjetër befasi emocionuese. Tek një verandë që ngrihej si ballkon përmbi udhë, shohim një djalë tek të tridhjetat dhe një plakë e veshur në të zeza, e cila më solli pranë imazhin e plakave tona të jugut. Frenoj makinën dhe e pyes të riun në shqip se sa larg mbante që këtu Parga. Ai më përgjigjet aq saktë e lirshëm po në shqip, saqë dyshova se mos ishte shqiptar i Shqipërisë dhe punonte si emigrant atje. E pyes gjene duke i kërkuar të më thoshte se çfarë ishte shqiptar apo grek. Më përgjigjet se është grek.

– Po si ke mundur ta mësosh kaq mirë shqipen?- e cys më tej.

– Po në të gjithë shqip flasim këtu, – përgjigjet ai.

Buzëqesha lehtë më thëniet e tij dhe bëhem gati të ngas makinës. Kur ngrihet nga vendi e moshuara e duke na folur po në shqip thotë.

– Po ejani more bir, ejani të pini një kafe! Keni bërë udhë të gjatë e me siguri jeni të lodhur!

Do e kisha pranuar me kënaqësi ftesën, për më tepër që ishim të lodhur. Por duke qënë për herë të parë në Çamëri nuk dinim se ç’udhë na priste më tej. Megjithatë, për të mos e prekur të moshuarën zbres nga makina dhe ngjitem nëpër shkallët e verandës së lartë. E falenderove duke e përqafuar sikur të qe nëna ime. Çasti i ndarjes me të nuk do më harrohet kurrë. Sikur të kishte frikë prej të riut që ishte deklaruar grek, e moshuara më thotë me zë të ulët;

– Por edhe ne si ju shqiptarë jemi more bir. Po kohërat, kohërat i nakatosën keq punërat tona…

Shtanga në vend. Vetullat m’u bënë një. Deri në atë moment, gjatë vizitës sonë në Çamëri, paçka se kishim llafosur në shqip me dhjetra të panjohur, askush prej tyre nuk kishte pranuar haptas se ishte shqiptar! Ç’ti thosha më tej të moshuarës e çfarë të na thoshte ajo ne?! I dhashë gaz makinës që një me shpirtin tonë zu të rënkonte fort në atë të përpjetë. Në çast m’u kujtuan disa thënie të historianëve grekë që ulin e ngrenë pa pushim idenë se në Çamërinë e sotme gjuha shqipe nuk egziston, se popullsia e saj e vjetër është e padukshme, e pandjeshme. Veç realiteti ynë i prekshëm i hedh poshtë, i tjetërson këto thënie thjesht në formula propagandistike. Realiteti i sotëm i Çamërisë vërteton bindshëm se atje gjuha shqipe, gjuha e perëndive si thoshte Arestidh Kola i madh, nuk vdes kurrë. Të padukshme, të pandjeshme popullsinë si dhe gjuhën e saj mijravjeçare e bën politika asimiluese e shtetit grek. Ndërkohë që shteti shqiptar, si edhe këtyre ditëve të fundit nuk ngre zë, hesht si gjithmonë, nuk proteston deri në instancat më të larta europiane për këtë realitet të dhimbshëm e të mohuar.

Në Pargë, në këtë qytet të bukur, në këtë perlë të Çamërisë, që lartohet si ballkon përmbi Jon nuk qëndruam gjatë. Thjesht shuajtëm ca urinë dhe pimë një kafe helm. Megjithëse dita qe zgjatur, si një re gri dhe i trishtë po lëshohej muzgu. Nuk donim të vonoheshim. Nuk kishim ndër mend të flinim në Pargë. Do ktheheshim në Sarandë. U gjendëm në makinën e parkuar aty pranë. Tashmë s’kishim nevojë për të pyetur, për guide. Ndiheshim zëmërthyer. Nuk di pse dritat apo neonet anës udhës më sollën ndër mend plumbat që rrëfenin udhët e përgjakura në poezinë e famshme të Bilal Xhaferit “Lamtumirë Çamëri”. Në kthim, si për të mbushur zbrazëtin që na kishte përfshirë, por edhe me besimin e plotë se një ditë patjetër do kthehemi në vatrat tona amtare, vura një kasetë me këngë të Çamërisë. Tumankuqja dhe kënga e Osman Takës sikur na i lehtësuan ca shpirtin.

Tabelën e Margëlliçit mezi e shqujtëm në errësirë. Megjithëse e shkruajtur edhe me gërma greke edhe me gërma latine, emërtimi shqip i këtij qyteti qe tjetërsuar. Margëlliçin, kërthizën e Çamërisë grekët e kanë pagëzuar me emrin Margariti. Po nxitonim drejt veriut. Prevezën s’e pamë, nuk shkuam dot. Megjithëse një ditë më pas, në një emision televiziv të bërë prej gazetarit të mirënjohur Marin Mema, e njohëm, e pamë përmbi tridhjetë minuta. Edhe atje, dielli, ngrohtësia e shqipes nuk mund të shuhej kurrë. Në Prevezë, në qendrën më të madhe të Çamërisë kudo flitej shqip. Shkonim drejt Gumenicës. Në të djathtë lamë Mazrekun. Përpara priste Pllatoreja e bukur dhe deti poshtë saj. Por, për dreq, kodrave të saj nuk mundëm të shquanim as shtëpitë gërmadha të çamëve mysliman të përzënë me dhunë e genocid prej Zervës e as detin e thinjur. Terri kishte mbuluar gjithçka. Sikur të fshihte plagët e shumta, Çamëria qe zhytur në errësirë. Shpirti i saj ofshamë ndihej jo vetëm tek përplasja e valëve të detit për gjatë bregut, por edhe tek këngët që dëgjoheshin brenda makinës sonë.


24-vjeçarja gati të humbasë virgjërinë! Është për t’u mekur (VIDEO)

$
0
0

“Ime më do të më quante Alyssa, që do të thotë ëngjëll i ëmbël në indisht. Kur dola, më pa dhe më quajti Tracey,” thotë Tracey, një 24-vjeçare e krishterë që jeton në një ndër zonat më të varfëra të Londrës.

Tracey u lind dhe u rrit nga një nënë shumë e rreptë e krishterë, është e fejuar me ndoshta djalin më të mërzitshëm në botë dhe po presin të martohen që të bëjnë seks. Vetëm se diçka nuk shkon. Tracey nuk mund të presë më!

Episodi i parë i “Chewing Gum” nis me Tracey-n dhe të dashurin e saj duke u lutur. Në fakt, Ron po lutet, se Tracey po mendon si t’i hipë përsipër dhe të humbasë virgjërinë. Kur ia bën më në fund të qartë se s’mund të presë më, Ron i hedh një Bibël fytyrës. Mekje!

“Chewing Gum” është shkruar nga Michaela Coel, e cila luan rolin e Tracey-t dhe është padyshim një ndër komeditë më të mira, më të sinqerta që kam parë ndonjëherë. Nuk ka asnjë lloj filtri mes asaj që konsiderohet e përshtatshme për televizion apo shumë e ndyrë për t’u shfaqur. Çdo gjë që ndodh në realitet, shfaqet mrekullisht në ekran. Çdo mendim që të lind para se të bësh seks për herë të parë, thuhet me zë të lartë, madje diskutohet.

Personazhet dytësorë janë po aq interesantë sa protagonistët. Motra e Tracey-t, një kopje e vogël e së ëmës; Candice shoqja e Tracey, e fiksuar pas seksit; Ron, ish i dashuri i Tracey një gay i fshehur; Connor, dashuria e re e Tracey, një poet i dështuar. Mënyra si këto karaktere ndërveprojnë me njëri-tjetrin është çelësi i suksesit.

Momentalisht, ka dy sezone me nga 8 episode 20-minutëshe.

Marrë nga: Anabel

Realiteti në Shqipëri si te melodramat e Raxh Kapurit

$
0
0

Po ta shohim nga afër realitetin shqiptar kudo, dhe jo vetëm në periferi të kryeqytetit dhe në zonat e thella rurale, realiteti të sjellë në mëndje melodramat e Raxh Kapurit të Indisë si varfëria, papunësia,strehimi, pisllëku e ndotja,mjerimi, numri i madh i lypsarëve, hajnia, mashtrimi ,krimi e korrupsioni.

Në Shqipëri, si shqiptare ka mbetur toka e shqiptarëve dhe shpirti i tyre shqiptar, dhe të tjerat janë nga europistani dhe i pazarit të gabit. Gjithçka vjen nga jashtë, edhe rrobat, edhe këpucët, pantollonat, ngrëna, buka, drithrat, mishi, ushqimi, por edhe melodia e muzika e tallavaistanit; por edhe të këqijat si: bixhozi, filmi, divorci,droga,moda, pornografia dhe lakuriqësia e perendimistanit.

Shiko a nuk është sot më keq se dikurshëm pasi një pakicë njerëzish të cilët e kanë në dorë pushtetin , paranë,ekonominë, gjyqin, median, reklamën , autoritetin e VIP-it dhe drejtësinë dhe të gjitha të mirat e tjera si arsimimin ,shëndëtësinë, strehimin dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me pasurinë dhe me luksin e shfrenuar dhe mendojnë vetëm për pangopësinë për të zhvatur e grabitur para e pasuri, ndërsa shumë shqiptarë e kanë problem punën, ushqimin, ujin, shkollimin e strehimin, pra mbijetesën. Në Shqipëri është thelluar pabarazia, polarizimi dhe sidomos padrejtësia.

Fshati shqiptar i braktisur, tokat dhe oborret punohen me bel e me parmenda akoma; ne oborr të shtëpisë fshatarët kanë kasollen , mullarin e barit, kotecin e pulave dhe grumbullin e plehut; pa ujë të pishëm dhe me dritë elekrike si kandili. Një shi apo stuhi dhe gjithçka përmbytet se del lumi dhe ua përmbyt tokën dhe shtëpitë, ua rrëmben orenditë e bagëtitë, pra simos më keq apo si thote edhe nje fjalë: i merr lumi.

Shqipëria nuk ka ku t‘i çojë mbeturinat e plehrat e veta, por herë me ligj e herë pa ligj importon edhe plehra e mbeturina nga europistani(nga vendet europiane), dhe është bere si nje vend grumbullimi me gropa e me grumbuj mbeturinash qe duken e digjen kudo rreth e përqark qyteteve.

Hajdutët dhe grabitqaret e pushtetit vjedhin e grabisin miliona dollarë të taksapaguesve shqiptarë dhe pasuritë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe i fshehin paratë jashtë Shqipërisë nëpër parajsat fiskale  si Ali Baba me hajnat e tij dikur thesaret e floririt nëpër shpella, ndërsa pensionistët dhe fukarenjtë të cilët nuk kanë mundësinë për të paguar as ujin dhe as dritat gjobiten dhe burgosen. Kryehajdutët therrasin qe të ndëshkohet hajduti, pushteti i te fortit ndeshkon te pafuqishmin dhe të dobtin; fukarejtë, të papunët janë më të braktisurit dhe të harruarit të cilët nuk gjejnë as strehe, as mbrotje e as përkujdesje as nga pushteti, as nga shteti, as nga spitali dhe as nga drejtësia.

Në ndonjë rast festash dhe për Vitin e Ri vjen “bujaria”,“zemërgjerësia” e “bamiresave” e kryetarëve si e kryebashkiakut të Tiranës i cili “jep” falas ndonji vakt supe për fukarejte dhe vjen edhe “mirësia” ajo e kryeministrave të Shqipërisë që “shpërblejnë” pensionistët me nga një gjysëmgjeldeti nga buxheti i shtetit. A nuk është ky realiteti “modern “ në Shqipërinë e “kanabistanit” si te melodramat e R.Kapoor-it të Industanit?

Skënder S. Kapiti

Nëntë vite pas vdekjes së Michael Jackson, Quincy Jones e akuzon se ka kopjuar hitin ‘Billy Jean’

$
0
0

Michael Jackson ka ndërruar jetë para nënë vjetëve në moshën 51-vjeçare.

Menjëherë pas vdekjes, rrodhën shumë informacione, që kompromentonin jetën e këngëtari, ndërsa së fundi është publikuar edhe një lajm i ri.

Quincy Jones, regjisori dhe aktori amerikan, akuzoi mbretin e Pop-it për plagjiaturë dhe pohon, se është më s i sigurt për këtë, pasi dyshja kanë punuar vite më parë së bashku në një studio.

Hiti “Billie Jean” nuk është në fakt vepër origjinale, por muzika e këngës është e vjedhur.

Image

“Nuk dua ta them publikisht, por Michael ka mbuluar shumë gjëra. Ai luajti shumë këngë”, tha Jones, duke vënë në dukje se një nga këngët më popullore “Billie Jean” është versioni i ri i këngës së Donna Sammer, “State of Independence”.

Ai më tutje pohoi se Jackson, i cili u raportua se vdiq nga mbidoza, është makiaveliani i fundit dhe se gjithmonë justifikonte mjetet, me të cilat po shërbehej.

Theksojmë se kënga e Done Samerit ishte publikuar muaj më parë se ta sillte në treg këngën që më pas u bë hit, Jacksoni.

Horoskopi, e shtunë 10 shkurt 2018

$
0
0

Dashi

Jupiteri hyn përsëri në lojë përballë Saturnit. Do të përçoni entuziazëm nga çdo pjesë e vetes. Moment shumë i mirë për t’u marrë më sport. Dijeni se kush ju pëlqen shfaquni jo i interesuar, shfaquni shpërfillës dhe nga ndjekës do të bëheni i ndjekur!

Demi

Shmangni marrjen përsipër të angazhimeve që jeni të sigurt që nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni jo, kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit armiqësor, parashikohen disa vonime në udhëtime si edhe keqkuptime në punë.

Binjakët

Mos kini ndjenjën e fajit: jini të vendosur për të mbyllur një marrëdhënie sentimentale, që nuk keni më arsye ta vazhdoni. Armatosuni me kurajë dhe ndjeshmëri. Me Saturnin kundra, bini më lehtë pre e ngatërresave dhe iluzioneve. Kërkoni mbështetje tek miqtë.

Gaforrja

Me Marsin armiqësor pritet të ketë tensione. Nuk do të mjaftojnë marrëdhëniet me kolegët, të cilat penalizohen nga një sjellje nervoze dhe pak e kuptueshme. Nuk është koha t’i hapeni të tjerëve në mjedisin profesional. Kujdes, mos flisni shumë!

Luani

Merkuri që ju favorizon do t’ju dhurojë një shans të mirë për të sqaruar keqkuptimet me dikë, që ju e doni. Mos e lini këtë rast t’ju shpëtojë. Do të dini të zgjidhni me saktësi një çështje pune të ndërlikuar, duke marrë shumë kënaqësi nga kjo.

Virgjëresha

Mos ju hapni të tjerëve për çështje sentimentale delikatë të historisë së juaj të dashurisë. Me partnerin po planifikoni një udhëtim që e keni pasur në mendje prej kohësh. Jeni në qiellin e shtatë nga lumturia! Gjërat do të bëhen më të bukura.

Peshorja

Hëna, bashkëpunëtore e Diellit, do të përpiqet ta zbehë ndikimin e Uranit, të cilin e keni kundra, që ju bën pesimist në përballjet me sfidat e jetës. Nëse arrini të mos shpenzoni energjinë në mijëra veprimtari të ndryshme, do të arrini rezultate të mira.

Akrepi

Në punë nuk do të falni asnjërin me ironinë tuaj therëse, sot e bërë më e hidhur nga ndikimi negativ i Uranit. Në vend që t’i përgjigjeni ftesave të njeriut të zemrës, do të parapëlqeni të rrini me miqtë. Më pas do të përpiqeni të fitoni kohën e humbur, por nuk do të jetë e thjeshtë.

Shigjetari

Duhet të merreni me çështje praktike të mërzitshme dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet tuaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.

Bricjapi

Ndikimi i Plutonit në disa rast mund t’ju ngrejë ndonjë kurth, duke ju shkaktuar disi stres. Do të keni vështirësi të vazhdoni rutinën. Do të ketë vonesa të mundshme në zbatimin e një projekti profesional: mos e jepni veten.

Ujori

Mërkuri dhe Dielli rrisin ndikimin pozitiv të yjeve të tjera që mbështesin pa kushte çdo nismë që keni. Planetët e qiellit tuaj e bëjnë çdo veprim që ndërmerrni fitimprurës, duke ju ripërtëritur pozitivitetin. Do të keni një ditë shumë energjike.

Peshqit

Jeni pak të lodhur, por tashmë është e shtunë. Kështu hapet rruga për të shkuar në kinema, për të shkuar në koncerte apo për të bërë shëtitje jashtë qytetit. Me Plutonin kundra, do të bënit mirë të shtrëngonit rripin dhe të kursenit për ndonjë shpenzim të paparashikuar.

Horrori i Luftës së Vietnamit (FOTO)

$
0
0

Një seri fotosh bardhë e zi të Luftës së Vietnamit janë kthyer sërish, por kësaj radhe me ngjyra. Pamjet tregojnë amerikanët duke sulmuar pozicionet e Viet Kong-ëve, ushtarë të plagosur dhe helikopterë amerikanë që sjellin ndihma për trupat në terren. Fotot janë bërë me ngjyra nga elektriçisti uellsian 55-vjeçar, Royston Leonard.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>