Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Suedia në fokusin e shkrimtarit Viron Kona

$
0
0

Intervistoi: Fran Gjoka      

Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – Letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në sektorin administrativ të edukimit dhe arsimimit deri në nivelet e larta. Më pas, mësues dhe drejtor në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Në vitin 2004-2015, redaktor në gazetën “Mësuesi” dhe specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI, Albani” të Suedisë. Pas viteve 2004, Anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit dhe Kryeredaktor i Revistës “Siguria Rrugore”. Ka botuar rreth 40 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës. Fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!” Dy vëllimet e para të “Bubulinos” janë përkthyer në një vëllim të vetëm në Suedi( Men kära Bubulino!). Është duke u përkthyer edhe libri “Zonja nga Borasi”. Autori ka qenë i ftuar në Suedi në vitet 2011, 2012, 2013, 2017, si për përurimin e librave të tij, ashtu dhe në veprimtari të ndryshme letrare e kulturore në qytetet suedeze Boras, Vimmerby, Ulricehamn, Goteborg, Öland, etj.

Krijimtaria letrare artistike: Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”, “Pulëbardhat përbindësha”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bubulinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bubulino !”, “E fshehta e pyllit”, “Dardi”, “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Të çuditshmit!”, “Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë),“Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”,“Drithërimat e yjeve”,“Dëgjoma zemrën, Budapest!”, “28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, “Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”, “Shpëtoni papagallin Çate!”, “Për ju, miqtë e mi”, “Uraganët e lirisë”(Dramë kushtuar 100-Vjetorit të Pavarësisë), “Zonja nga Borasi”, “Dëgjoni se ç`thotë ky papagall!”, “Kolipoçi, ngrënësi i qershive”, “Nëndetësja”, ”Ju dua më shumë se veten!”, “Poleni viking”(me bashkautor), “Në telashe të mëdha je futur, o Bubulino!”, “Rruga Miss Durham”, “Njeriu i zemëruar”(Epigrame), “Thashë të bëhem edhe unë poet” etj. Ka botuar edhe  libra me karakter didaktik, si dhe qindra artikuj letrarë, arsimorë dhe social-kulturorë në shtypin periodik, në gazeta e revista brenda dhe jashtë vendit.

 

-Të kishte shkuar ndonjëherë në mendje se ndonjëri nga librat që ke shkruar do të përkthehej në gjuhën suedeze?

-As edhe në ëndërr. Por jeta të befason me surprizat e saj, të cilat, sigurisht që nuk vijnë rastësisht, ato i sjellë puna, pasioni dhe përkushtimi, sidomos sot, kur si të gjithë shtetet e botës, edhe  Shqipëria është e hapur. Liria mundëson gjithçka…

-Si u arrit deri te përkthimi?

-Nisi shkallë-shkallë. Libri im për fëmijë “Eh, more Bubulino!” në vitin 2006 fitoi çmimin UNICEF-AMC dhe u shpall libri më i mirë i vitit në Panairin e Librit Tirana 2006, ku paraqitën botimet e tyre rreth 120 shtëpi botuese nga vendi dhe nga Europa. Personazhi kryesor, Bubulinoja, është një fëmijë si gjithë të tjerët, i cili duke u përpjekur të gjej vetveten, e sheh të ardhmen në rrugën e  dijes dhe të shkencës. Ai dëshiron që të bëj diçka ndryshe dhe, duke lexuar për hapësirën kozmike dhe veçanërisht për  vajtjen e njeriut në Hënë, i lindi dëshira që të jetë i pari njeri që do të shkojë në planetin Mars.

Ndonëse disa nga moshatarët e  tij dhe të rritur e pritën me ironi e qesëndi këtë dëshirë, vogëlushi vijoi i vendosur rrugën dhe aventurën e tij, madje ai tërhoqi në këtë aventurë edhe vogëlushë të tjerë dhe, bashkërisht formuan një ekspeditë shkencore që nisi përgatitjet për të shkuar në planetin Mars. Kështu morën jetë episode dhe aventura të panumërta, që shpalosen në gati 14 libra të ciklit të Bubulinos….Por, le të vazhdojmë me pyetjen tuaj. Unë kisha dërguar tregime të Bubulinos në revistën “Dituria”, që botohet në qytetin Boras të Suedisë dhe ku kryeredaktor është z. Sokol Demaku, bashkëkombës yni, qytetar shqiptaro-suedez. Fillimisht ishte ideja e tij për ta përkthyer Bubulinon në gjuhën suedeze, dhe më tej e përforcuan dhe  e mbështetën këtë ide Per Kettisen, rektori i shkollës “Fjardingskolan” të qytetit të Borasit ku Sokoli punon mësues; zëvendës rektorja Annette Ekelund dhe  mësuesja Sonja Persson e ciklit të ulët. Ata erdhën në Tiranë, u takuam, bashkëbiseduam dhe, ata vendosën botimin  Bubulinos. Përkthimin e kreu Qibrije Hoxha me banim në Stokholm. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Bording” në Borås të Suedisë.

-Përurimi u bë atje?

-Përurimi i bë në Suedi. Në një mbrëmje të mrekullueshme, të përkryer nga organizimi, serioziteti, bukuria dhe prania atje e një numri të madh lexuesish, intelektualë, mësues suedezë, por dhe shumë bashkëkombës tanë shqiptarë me banim në atë qytet apo dhe në qytete të tjera suedeze. Pati dhe të ftuar nga Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda. E pranishme ishte dhe Gulsen Ozdenkos drejtore e arsimit e qytetit të Borasit, rektori i shkollës “Fjardingskolan” Per Kettisen dhe shumë mësues të asaj shkolle, autoritete të bashkisë së qytetit, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe të medieve, punonjës bibliotekash, dhe, meqenëse libri do të përdorej për kohën e lirë në shkolla, ishin të pranishëm edhe drejtues shkollash dhe mësues. Mbrëmja përuruese e Bubulinos ia kalonte edhe vetë ëndrrës…

-U pasqyrua ky përurim në medie?

-Po. Gazeta suedeze “Boras Tidning” e kishte lajm në faqen e parë, si dhe një artikull të plotë në faqen kulturore, shkruar nga gazetari i njohur Erik Jullander dhe fotoreporterja Sandra Nordin…

-Tjetër përurim libri në Suedi?

-Dy vjet më pas, më 2013, po në  qytetin Boras, u përurua edhe libri “Zonja nga Borasi”, një vëllim me tregime me motive suedeze dhe shqiptare, ku fjalën kryesore e mbajti z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë. I pranishëm në atë përurim ishte dhe kryetari i Bashkisë së qytetit Per-Olof Höög me bashkëshorten e tij, si dhe shumë autoritetet të tjerë të vendit. Ndërsa, në një takim tjetër, unë paraqita librin “Për ju miqtë e mi”, i cili përmban shkrime analitike për letërsinë suedeze dhe veçanërisht për shkrimtarët: Ullmar Qvick(Kvik), August Strindberg, Selma Lagerlof, Astrid Lindgren, por edhe për disa shkrimtarë bashkëkombës shqiptarë me banim në Suedi: Hamit Gurguri, Sokol Demaku, Sadulla Zendeli-Daja dhe Bahtir Latifi. Në atë takim ndodhej dhe albanologu, shkrimtari dhe përkthyesi Ullmar Qvick(Kvik), i cilësuar “Mik i Madh i Shqiptarëve” me të cilin u takova dhe, pas prezantimit të librit, i dhurova atij disa kopje.

Kurse libri “Ju dua më shumë se veten!” është përuruar fillimisht në Gostivar, Maqedoni në maj të vitit 2015, pasi ai libër i kushtohet shqiptaro – suedezit Sadulla Zendeli – Daja, i cili jeton prej 53 vjetësh  në Suedi dhe ka disa merita të shquara:ka hapur shkollën e parë shqipe në Suedi, është leksikograf, poet dhe prozator i njohur e, veçanërisht, atdhetar i shquar.

– Shkoni shpesh në Suedi?

-Po kam shkuar katër herë i ftuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit të Borasit si për përurimin e librave të mi, por edhe për të marrë pjesë në veprimtari jubilare letrare e kulturore si: 5 – Vjetori i shpalljes së Republikës së Kosovës, 5 – Vjetori i daljes së revistës dhe radios “Dituria”, më pas  si pjesëmarrës në Festivalin e Poezisë 2017. Së bashku  me mua kanë qenë në vitin 2012 prof. Murat Gecaj, në vitin 2013 mësuesi Petrit Xhaja, në vitin 2017 sociologu i njohur Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, si dhe studiuesi dhe gazetari Nuri Dragoj. Përveç këtyre veprimtarive, në një takim të planifikuar në Goteborg, në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë të Rajonit Perëndimor, prezantova dhe paraqita 5 librat  që kam shkruar deri tani për Suedinë dhe bashkëkombësit tanë atje…

-Cilët janë këta libra dhe ai i njeh ata lexuesi shqiptar?

-Suedisë i kam kushtuar librat: “Bukuri Suedeze”, “Për Ju miqtë e mi”, “Zonja nga Borasi”, “Ju dua më shuam se veten”, “Poleni viking” me bashkautor z. Sokol Demaku. Jam në përfundim të librit për fëmijë “Bubulino në Suedi”, por edhe libra të tjerë…

-Botimet ju kanë bërë me shumë miq në Suedi?

Po, kam shumë miq atje, madje këtu në Shqipëri shumë njerëz më din se banoj në Suedi, kjo për shkak të librave që kam shkruar dhe artikujve që janë shkruar për ta. Por ky është pasion imi, kudo, në çdo shtet që shkoj do ta shkruaj doemos një libër.

-Për shembull?

Kam shkuar në Turqi në vitin 1982 dhe kur u ktheva shkrova librin “Yje mbi Bosfor”. Kam shkuar në Budapest, në vitin 1987 dhe shkrova librin  “Dëgjoma zemrën Budapest!”, i cili tani është përkthyer nga Thoma Dardeli dhe pritet botimi i tij në hungarisht. Kam shkuar refugjatë në Greqi, ku kam punuar hamall, kur u ktheva shkrova romanin e botuar disa herë “Drithërimat e yjeve”.

Kam shkuar disa herë në Suedi dhe… Edhe në Indi edhe në Kinë, edhe në Japoni, edhe në Australi, kudo që të shkoj qoftë edhe për vizitë disa ditore do ta shkruaj një libër…

-Është e mundur kjo që thoni?

Gjithçka është e mundur…

Cilët janë disa nga miqtë tuaj në Suedi?

Janë shumë dhe i nderoj dhe i respektoj shumë. Po përmend disa prej tyre që po më vijnë në këto çaste në mendje: Ullmar Qvick(Kvik), i cilësuar “Miku i Madh i Shqiptarëve”. Një personalitet, i cili e njeh gjuhën shqipe si një mësues i gjuhës shqipe në Shqipëri, ai e do shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar dhe i është përkushtuar. Ka shkruar libra dhe botime për Shqipërinë, e ka vizituar disa herë…Ka shkruar librin “Më shumë heroizma sesa grurë” dhe qindra artikuj studimorë, letrarë, publicistikë, krijime poetike kushtuar shqiptarëve. Por ai është dhe ndër përkthyesit kryesor të veprave shqipe në gjuhën suedeze. Kam një korrespondencë të pasur me këtë personalitet suedez shumë të njohur edhe  në Shqipëri, edhe në  Kosovë…Janë të panumërt shqiptarët që kanë miqësi me Ullmarin, kurse ai ka miqësi dhe dashuri për të gjithë Kombin Shqiptar.

Një mik tjetër suedez është Per Kettissen, rektor i shkollës “Fjardingskolan” të Borasit. Ai mban në tavolinën e zyrës së tij një bust skulpture të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu;  Annette Ekelund, zëvendës rektore e shkollës “Fjardingskolan”; Sonja Persson, mësuese suedeze, në familjen e së cilës kalova një darkë të mrekullueshme i ftuar prej tyre kur shkova për herë të parë në Suedi në vitin 20011. Petter Lövberg, ish kryetar i komunës së Bramult të Borasit…  Kam miqësi me Kristin Bjarnadottir, poete, shkrimtare që shkruan në gjuhen suedeze dhe islandeze, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rajonit Perëndimor të Goteborgut, Suedi; me shkrimtaret Britta Stenberg, dhe Anna Mattsson, poete, shkrimtare dhe  përkthyese të njohura në Suedi.

Ndërkaq miqtë e mi të mëdhenj janë bashkëkombësit shqiptarë me banim në Suedi: Sokol Demaku, shkrimtar, poet dhe përkthyes i njohur, kryeredaktor i revistës “Dituria”, Boras, Suedi; Sadulla Zedeli – Daja, leksikograf i shquar, autor i disa fjalorëve shqip – suedisht dhe suedisht – shqip, si dhe atdhetarë i shquar; Hysen Ibrahimin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë, autor i disa veprave publicistike, i cili qëndron në krye të botimit të veprës madhore  “Thesari kombëtar”, që gjer më sot ka shkuar në tetë vëllime. Kam miq: Saranda Iseni, sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve, Hamit Gurguri dhe Riza Sheqiri, shkrimtarë të njohur në Suedi dhe përkthyes, Qibrije Hoxha atdhetare e shquar, përkthyese e Bubulinos, e cila në vitin 2017 u nderua me një çmim të veçantë në Suedi për përkthimin e Bubulinos. Kam miq gjithashtu: poetët Bahtir Latifi, Remzi Basha, Ibrahim Abedini, gazetarin e njohur Xhavit Citaku, prozatorët, poetët dhe atdhetarët:  Bajram Muharremi, Fetah Bahtiri, Osman Ahmetgjekaj, Bedri Paci, Imri Demisai, Zyrafete Mane, Hamdi Arifaj, Lebibe Zogjani, Ismet Hasani, Emine Hoti, piktoren Florie Bajraktari, Fahredin Berisha, Rrahman Rrahmani, Mursel Shkupolli, Shaban Murseli, Miftar Havolli…Ata janë shumë dhe kërkoj ndjesë nëse nuk kam përmendur ndonjërin, por, pavarësisht, të gjithëve u shprehë konsideratat më të larta vëllazërore, si miq që kanë zënë vend të veçantë në mendjen dhe në zemrën time…

-Mund të na thuash diçka rreth traditës së lidhjeve të letërsisë shqiptare me atë suedeze?

-Kësaj pyetjeje mund t`i përgjigjen më mirë studiuesit, por nga sa di unë suedezët janë të njohur prej kohësh në Shqipëri. Ndër miqtë më të mirë është albanologu dhe gjuhëtari Johann Erich Thunmann, i cili është nga studiuesit evropian që mbrojti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët. Ai shprehet: “Në historinë e shqiptarëve unë nuk kam gjetur ndonjë gjurmë mërgimi të mëvonshëm e gjuha e shqiptarëve ka dhënë dëshmi të atilla për fatet e popullit, saqë unë e kam të pamundur të mos njoh në ta fqinjët e lashtë të grekëve dhe qytetarët e Romës së lashtë. Të dyja këto më tregojnë ilirët”.(Johann Erich Thunmann 1746-1778)   Ndërkaq përmendim vizitën që bëri Gustav Adolfi në sarajet e Ali Pashë Tepelenës në vitin 1809, për të cilin shkruan edhe shkrimtari i njohur shqiptar Sabri Godo në librin e tij “Ali Pashë Tepelena”: “Nga Gustavi i Suedisë Aliu bleu me peshën e floririt shpatën e Karlit të XII, se ajo ishte shpata që kishte thyer rusët dhe e vuri pranë karabinës së Napoleonit…”(Ali Pashë Tepelena”,Sabri Godo. Botimi shqip Artemida 1993, fq.218. Kurse jashtëzakonisht bukur e shpreh dashurinë për Shqipërinë Ullmar Qvick(Kvik):  “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”. Lidhjet tona kulturore letrare me Suedinë kanë qenë dhe vazjhdojnë. Njihen  mirë veçanërisht veprat me famë botërore “Pipi Çorapegjata” e shkrimtares Astrid Lindgren, “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit” i Selma Lagerlëf, “Djali dhe Tigri” i Lars Westman,  “Gjueti diamantesh” i Mats Wanblad,   “Gjithçka që unë mbaj mend” i Jonas Hasen Khemiri, “A di të fërshëllesh Johana?” i Ulf Stark; “Më shumë heroizma se sa grurë” i albanologut, përkthyesit dhe poetit Ullmar Qvick(Kvik) etj. Besoj që lexuesi shqiptar ka njohje për drama dhe tregime të veçanta të shkrimtarit të madh suedez August Strindberg, si dhe shkrimtarë të tjerë, krijime të të cilëve kanë qenë botuar në Shqipëri në përmbledhjet: “Tregime dhe novela të shekullit të njëzetë”, 1983, “Proza skandinave”, 1984,”. ku në rubrikën “Letërsi suedeze” janë prezantuar tregime nga Tage Aurel, Jalmar Sëdeberg, Pele Mulin, Per Halstrëm, Albert Engstrëm, Ludvig Nordstrëm, Sigfrid Siverc, Jalmar Bergman, Dan Anderson, Mua Martinson, Per Lagerkvist, Karin Boje, Ivar Lu-Juhanson, Harri Martinson, Gustav Sandgren, Marta Larson, Artur Lundkvist, Torstejn Stefanson, Stig Dagerman, Erland Josefson, Jan Fogelbek etj. Janë të lexuar gjithashtu edhe Johan Stagnelius, Tomas Tranströmer, Stieg Larsson, Jonas Hassen Khemiri, Vilhelm Muberj…,sikurse ka edhe përkthime të poezive të veçanta të Anders Johansson, Erik Axel Karlfeldt etj.

Fakti që në Suedi jetojnë afro 60 mijë shqiptarë, dhe, midis tyre edhe emra të shquar në fushën e letrave, krijon mundësinë e përkthimeve të shumta nga letërsia suedeze, por dhe nga letërsia shqipe në gjuhën suedeze. Në përgjigje të pyetjes suaj mund të përmend edhe faktin se  shumë studentë shqiptarë, edhe dekada më parë, edhe sot, parapëlqejnë të zgjedhin universitetet suedeze për të vijuar studimet, veçanërisht universitetin e vjetër dhe me famë të madhe Upsalën. Aty studioi dhe mbrojti doktoraturën, edhe njëri nga shkencëtarët më në zë shqiptar, Besnik Sykja, i cili, fatkeqësisht u nda shpejt nga jeta. Nuk është pak, që, janë dy shqiptarë që kanë marrë Nobelin: Nënë Tereza për Paqen dhe, Ferid Murati, për Mjekësi. Është kandidat i merituar shkrimtari ynë Ismail Kadare.

 -Do i vazhdosh lidhjet kulturore dhe letrare me Suedinë?

-Sigurisht. Ata duke më njohur nga librat e shkruar, më kanë respektuar dhe më kanë ofruar miqësi dhe mundësi. Unë do t`jua shpërblejë shumëfish, veçanërisht me vepra të shkruara, që kanë në qendër forcimin e lidhjeve të ndërsjella midis dy kulturave: shqiptare dhe suedeze.

Faleminderit!


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në një duet të ri

$
0
0

Përveçse janë bashkëshortë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bashkëpunojnë edhe në jetën profesionale. Çifti i bashkëshortëve kanë kënduar disa herë së bashku në skenë shqiptare dhe tani do të vijnë me nje duet të ri. Lajmi është publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka publikuar një foto së bashku me Albanin me mbishkimin: A jeni gati për duetin e radhës? Kjo ka lënë të nënkuptohet se do të vijnë me një bashkëpunim të ri së shpejti. Edhe në të kaluarën çifti i dashur për publikun shqiptar janë shfaqur  në skenë duke kënduar së bashku, si edhe kanë realizuar duetet “Ende ka shpresë” dhe “Let me die with you” të cilat kanë qenë mjaft të sukseshme.

Zbulohen emrat e parë të këngëtarëve në Festivalin e Këngës në RTSH

$
0
0

Edhe pse ende jozyrtarisht, tashmë janë bërë të ditur disa nga emrat e këngëtarëve të cilët do të konkurojnë për çmimin e parë, për të përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

Këtë edicionin të 56-të në “Festivalin e Këngës”, pritet të kthehen disa emra të njohur të cilët numrojnë disa pjesëmarrje në këtë festival por nuk do të mungojnë as talentët e rinj.

Nga emrat që janë zbuluar deri tani, këtë vit pritet të jetë një festival i dominuar nga zhanret rock, përfaqësuar nga emra si Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi, por edhe emra të rinj si Klajdi Musabelliu, Klodiana Vata, Stefan Marena, Deniza Gjezo etj.

Ditë më parë është përmendur edhe emri i këngëtares Arilena Ara, për të cilën u përfol si fituesja potenciale e këtij edicioni. Po kështu  këngëtari nga Kosova i cili po ndërton karrierë në Amrikë, Durim Morina,  por që ende nuk janë emra të konfirmuar.

Festivali i Këngës do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe do të drejtohet nga moderatori i njohur Adi Krasta.

imalbania.com

Biseda e Isa Boletinit dhe sulltanit Abdul Hamid në 1903 dhe një mesazh për rusët

$
0
0

Nga: Aurenc BEBJA

 

 

Shkrimi i botuar në 15 prill në 1903 në gjuhën frënge nga gazeta armene, “Pro Armenia”, ilustron bisedën mes patriotit shqiptar Isa Boletini dhe sulltanit turk, Abdul Hamid.

Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, “L’Albanie”, me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.

Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët janë mëse aktuale.
image (1)
Ja biseda në vijim:

Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.

Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte ! (Unë s’kuptoj turqisht).

Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij) : Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).

Tahir pasha hyn.

Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.

Tahir Pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.

Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).

Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë “kaur” ; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.

Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë ; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.

Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë ? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.

Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik) ; por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët ; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë ! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkombasve të mi, duke punuar me ndërshmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë ?!!!

Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/isa-boletini-sulltanit-abdul-hamid-1903-un-s-kuptoj-haldupishte-dhe-nje-mesazh-per-ruset/

Shpallet lista e interpretuesve të edicionit të 56-të të Festivalit të Dhjetorit

$
0
0

Ashtu sikundër pritej, pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri më datë 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre.

Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzet e dy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit.

Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekulibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skenë. Tre grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë siparin.

Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.

Artemisa Mithi

Boiken Lako

David dhe Genc Tukiçi

Denisa Gjezo

Elton Deda

Ergi Bregu

Evans Rama

Eugent Bushpepa

Grupi “Akullthyesit”

Grupi “Lynx”

Grupi “Na”

Inest Neziri

Lorela Sejdini

Manjola Nallbani

Mariza Ikonomi

Orgesa Zaimi

Redon Makashi

Rezarta Smaja e Luis Ejlli

Stefi dhe Endri Prifti

Tahir Gjoci

Voltan Prodani

Xhesika Polo

 

Ju urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim keqardhjen për të gjithë ata që ju shmangën këtë vit festivalit, pasi mësuan për fitoren e paramenduar të Arilena Arës. Tashmë, le të vërshojnë lajmet për tërheqjen e Arilenës, për shkak se nuk ju garantua vendi i parë.

Kozeta Kurti

 

 

Kur nisëm të duam qentë dhe kishim harruar të donim njeriun…

$
0
0

Nga Entela Binjaku

Disa javë më parë opinioni publik në vendin tonë u mbështoll rreth një shqetësimi që lidhej me disa pamje të filmuara ku tregohej i masakruar barbarisht një qen. Autori ishte një adoleshent, që filmohej nga bashkëmoshatari i tij. Po ky opinion mësoi dy ditë më vonë se kjo ishte një video që u shpërnda në rrjet nga një mësues i këtyre djemve, i cili nuk doli asnjëherë në skenë. Djaloshi protagonist jetonte në një familje ekstremisht të varfër, në një nga zonat me të varfra të vendit dhe rritej nga nëna e tij e divorcuar, e cila tashmë po shqetësohej për të birin që gjendej në këtë ciklon reagimesh virtuale.

Të prekur nga akti mizor, të rinjtë aktivë në mediumet e reja, organizuan dhe një peticion online nëpërmjet të cilit kërkonin ndryshim në kodin penal për të ndëshkuar ata që keqtrajtojnë qentë. Sipas parimit “Jo çdo e keqe, vjen për keq” kjo ndjeshmëri tregoi edhe hapat para që kemi bërë si shoqëri, po ta krahasosh me qëndrimin tradicional të mbajtur ndaj qenve. Breza të tërë qytetarësh janë rritur dhe kanë kryer procesin e formimit të psikologjisë sociale përmes shprehjeve: qen bir qeni, durova si qen, turi qen, ti mor qen, u turrën si qenër etj. Shumë prej nesh jemi edukuar edhe seksualisht përmes shprehjeve “meshkujt janë si qentë”, mashkulli shoku i qenit etj. si për të na ngulitur një lloj përçmimi ose mosbesimi tek besnikëria e gjinisë mashkullore etj.

Megjithatë ndryshimi ka nisur në këto 17 vitet e fundit duke kaluar nga një formë ekzibicioni në fillimet e viteve 2000 në një lidhje të ngrohtë dhe të ndjerë deri në atë pikë sa kërkohet edhe ndëshkim ligjor për cdo keqtrajtim që i bëhet qenit, mikut besnik të njeriut. Por nuk mund mos të bëjë përshtypje sa shumë ka ndryshuar ky raport i dashurisë dhe reagimit për qentë krahasuar me dashurinë dhe reagimin që tregon kjo shoqëri për njeriun. Por nëse për qentë është legjitim, si mund të mos jetë i tillë edhe për njerëzit?

Kjo shoqëri nuk ka asnjë reagim nëse rrugëve të vendit, për shkak të mungesës së sigurisë, në një gjysëm viti humbasin jetën mbi 200 qytetarë dhe qindra të tjerë mbeten të gjymtuar, fizikisht dhe mendërisht. Nuk reagon as për t’u ardhur në ndihmë rehabilitimit të këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre për kërkimin e qendrave të shërbimit psiko-social. Shoqëria nuk reagon aspak edhe kur mëson se në 10 të rinj të moshës 14- 18 vjeç, 4 janë përdorues narkotikësh. Nuk ka asnjë ndjeshmëri edhe ndaj familjeve që luftojnë të vetme me këtë problem ku janë gjendur prej fëmijëve.

Shoqëria është thuajse fare indiferente edhe kur mëson se popullsia është pakësuar me 26 mijë njerëz në vetëm 5 vjet. Është po aq indiferente në vit lindin vetëm 30 mijë nga 90 mijë që lindnin në 1990, apo kur 200 mijë qytetarë aplikojnë për të shkuar në atë anë të botës ku mendojnë të mos kthehen më…Shoqëria është indiferente ndaj depresionit që ka krijuar padrejtësia aq sa çon në dy jetë të shuara njëherazi.

Kjo shoqëri që është indiferente kur një gur masiv i rënë në rrugë merr 4 jetë…tre të rritur dhe një të sapo ngjizur, sepse askush nga ata që e kanë për detyrë, nuk kane menduar për këtë rrezik.  Por kjo shoqëri po reagon fatmirësish në emër të atyre që nuk kanë mundësinë të flasin. Në përpjekje për të kuptuar shkaqet e kësaj mungese reagimi, përtej zhgënjimit të vazhdueshëm ndaj situatave që nuk përmirësohen asnjëherë, përtej një lloj amnezie të përgjithshme që lidhet me ngjarje pambarim që kanë lodhur psikën e individit shqiptar, do të duhej të ndaleshim tek ato që i analizojmë më pak: njohjen e vetvetes. Pakkush në shoqërinë tonë mendon për temperamentin. Pakkush parashikon si reagon një kolerik dhe një sanguin që janë natyra që janë mjaft të shprehura, ekspresive, si reagon një melankolik dhe flegmatik që janë të mbyllur dhe njerëz më pak të shprehur. Pak prej nesh thellohen pse disa njerëz janë kaq të pandjeshëm? Ku gjendet burimi i kësaj egërsie?

Pak prej nesh reagon për mënyrën sesi kultivohemi kulturalisht, çfarë ushqimi shpirtëror marrim, çfarë edukatë qytetare na jepet dhe deri kur ushqehet kjo edukatë, cilat janë modelet prej të cilave frymëzohemi për realizimin e dëshirave tona, si përmbushet protagonizimi psikologjik tek secili prej nesh, cila është kënaqësia nga jeta që marrim, a është kultura jonë përfshirëse apo përjashtuese, a ndjehemi të qetë në zhvillimin e personalitetit tone, a jemi mjaftueshëm të përgatitur për vështirësitë e jetës sociale etj etj. Pak prej nesh thellohen se çdo jetë njerëzore është një fakt shoqëror, që ndodhet nën ndikimin e një mjedisi të jashtëm ku mbizotëron kaosi, zhurma, pamjet e varfëra dhe aspak të bukura, niveli i mjerë i cilësisë, shpërfillja e të dhunshmve etj.. .Pakkush thellohet se mbi individin që jeton në këtë lloj mjedisi të jashtëm, ndikon edhe presioni i brendshëm i atij njeriu që nuk mbërrin as të shprehë pakënaqësitë e tij, që hesht dhe shtyp revoltën e brendshme derisa humbet ekuilibrin mendor dhe shpërfaqet në një mënyrë të egër.  “Përbindëshi brenda nesh” mbahet nën kontroll falë normave që ka kultura dhe vlerave që ajo e edukon tek individi. Por kur shoqëria i humbet normat dhe shpërfill vlerat ajo e braktis individin dhe ai i dobësuar i dorëzohet instiktit. Në ato kushtet kur normat shoqërore nuk gjejnë mbështetj edhe nga normat ligjore, shoqëria devijon frikshëm në antikulturë. Ndaj për këtë arsye, është një hap edhe më i madh që të rinjtë reaguan kur panë një qen të masakruar. Kështu patën mundësinë të reagonin edhe mbi arsyet që i kishin bërë atë djalosh dhe shokun e tij aq të pandjeshëm ndërsa kryenin apo filmonin atë akt barbar. Duke mos reaguar, opinioni tregoi se ndërkohë që kishte nisur të donte qentë, kishte harruar të donte njeriun.

Festivali i 56-të/ Më pak gafa dhe më shumë këngëtarë bio

$
0
0

Kemi vite që presim nga festivali i fundvitit që të gjejë shkëlqimin e humbur. Dhe kemi po aq vite që dëgjojmë çdo prag festivali se ky do jetë më i miri, duke na lënë në fund të tij po aq të zhgënjyer sa një vit më parë, në mos më shumë (për ata që ende nuk e kanë braktisur traditën e ndjekjes së festivalit të TVSH-së).

A do ndodhë edhe kësaj here e njëjta gjë? Ajo që dimë deri tani është se si prezantues nuk do kemi ndonjë shoqe të Ledina Çelos e as ndonjë shok të Kasem Hoxhës, por Adi Krastën.

Të paktën do jemi të qartë që në fillim: gafa nuk do ketë, pra si rrjedhojë portalet nuk do mbushen me lajme për fustanin transparent, fjalët e ngatërruara, për batutat pa pikë kripe të lexuara në letër apo për deklarata të tipit: “nuk jam për këtë punë”. Falë Zotit, Adi Krasta është sidomos për këtë punë./TiranaPost/

Zgjedh burgun për t’u dobësuar: Ja cila është kërkesa e saj

$
0
0

“Më lini në burg, dua të dobësohem”. Kjo është kërkesa e pabesueshme që një qytetare sllovene, Branka Virant ka formuluar para gjykatëses Mladenka Paro Rudiç në Kroaci.

41-vjeçarja – banore në Ljubjanë, – ka dashur të qëndrojë edhe 30 ditë më shumë në burg, pavarësisht se iu dha mundësia t’i jepej liria. Gjykatësja nuk mundi t’ia plotësojë dëshirën dhe ka vendosur ta nxjerrë nga hekurat.

Arsyeja e gruas – “Këtu janë shumë mirë, – ka shpjeguar Virant, e arrestuar në gusht pasi u filmua nga kamerat e sigurisë ndërsa vidhte parfume luksoze në një dyqan. – Jeta në burg më ka dhënë një fizik të tonifikuar. Jam dobësuar pesë kilogramë. Dua të qëndroj edhe 30 ditë në burg dhe pastaj do të mbërrij në peshën time ideale”.

Fjala e gjykatëses – “Ju jeni arrestuar, sepse akuzoheni për vjedhje në dy raste, – ka shpjeguar ajo. – Sipas ligjit, nëse faji juaj provohet, mund të bëni deri në 3 vjet burg. Kjo do të thotë se lirimi me kusht mund të zgjasë jo më shumë se 3 muaj. Me që ju jeni burgosur në 19 gusht, duhet të dilni prej andej në datën 19 nëntor, të dielën, për t’u mbrojtur në liri gjatë procesit i cili do të vazhdojë”. Asnjë tolerim pra: kura e dobësimit do të ndërpritet para kohe…


Mashkulli më seksi i vitit. Ka befasi! (FOTO)

$
0
0

Është një titull të cilin më parë e kanë mbajtur emra të tillë si Brad Pitt, Dwayne “The Rock” Johnson, George Clooney, Johnny Depp, Harrison Ford, Ryan Reynolds apo David Beckham.

Për asnjërin prej tyre nuk pati kundërshtime. Por disa u çuditën me zgjedhjen e fundit të revistës “People”, për të cilën mashkulli më seksi i vitit këtë herë është Blake Shelton, i pari vlerësim i këtij lloji ky për këngëtarin e muzikës “country”.

Edhe vetë 41-vjeçari mbeti i befasuar. “Kam qenë i shëmtuar gjatë gjithë jetës sime”, tha ai me shaka. “Nëse duhet të jem seksi për një vit, pranoj, perse jo”, tha ai.

Flet zëdhënësja e festivalit të RTSH: Pse u përjashtua këngëtari Kastro Zizo

$
0
0

Pas denoncimit të ish- kryeministrit Sali Berisha se nga festivali i RTSH-së një këngë është censuruar për shkak të tekstit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama, ka ardhur reagimi i zëdhënëses së festivalit të RTSH-së, Kozeta Kurti.

Ajo ka shpjeguar se kënga e Kastro Zizos nuk e kaloi fazën e parë kualifikuese dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet. Kujtojmë se edhe vetë këngëtari Kastro Zizo reagoi dje duke u shprehur se kënga e tij nuk duhet të përdoret politikisht.
Deklarata:

“Mos i përdorni artistët politikisht!
Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Zizo është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.
Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.
Komisioni i përbërë nga:
Luan Zhegu
Makelian Kapedani
Ben Andoni
Edmon Rrapi
Sokol Marsi
kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.
Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë”.

Mësoni çfarë prezanton ambasada e SHBA në Panairin e Librit

$
0
0

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA fton të gjithë të interesuarit që të marrin informacione për programin “ YES” në stendën e ambasadës në Panairin e Librit.

Përveç librave këtë vit, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, do të keni një mundësi të artë për tu njohur nga afër me projektin për shkëmbimin e të gjithë moshave në Departamentin e Shtetit Amerikanë. Shefi i Zyrës së Diplomacisë Publike Ryan Roberts do informoj të interesuarit nga ora 16:30 deri nw 17:30.

Përveç kësa do prezantohet  programi “ Yes”, një program që jep mundësi të studioni pa pagesë për një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi YES u afron studentëve të shkollave të mesme në Shqipëri një shans për të jetuar në një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të lartë amerikane për një vit falas.

Kush mund të përfitoj nga ky program?

Nga programi “YES” mund të përfitojnë nxënësit e shkollave të mesme, studentët që janë në universitet, akademik dhe profesionistë.

Duhet patjetër ta vizitoni stendën e Ambasadës Amerikane për programin “Yes”, do jetë e hapur në ambientet e Panairit të Librit, nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Njihni vetëm Google Translate? – Ja cilët janë përkthyesit më të mirë që gjenden në internet

$
0
0

Këta përkthyes online falas janë të përkryer për të përkthyer disa fjalë apo një fjalim të shpejtë në një gjuhë të huaj. Disa ofrojnë veçori shtesë që i bëjnë ata edhe më të favorshëm por ndërkohë të gjithë janë përkthyes të një niveli të mirë kështu që mund t’i përdorni për të marrë kuptimin e asaj që dëshironi të përktheni.

1.Google Translate

Një nga shërbimet më të njohura të përkthimit ofrohet nga Google dhe të gjithë ne e kemi përdorur të paktën njëherë. Google Translate bën një përkthim të mirë pothuajse për çdo gjuhë dhe mund t’ju vijë në ndihmë sa herë të keni nevojë.

2.Bing Translator

Një emër tjetër goxha i njohur përsa i përket përkthimeve është Bing I cili përdor Microsoft Translator. Nëse ju keni një mikrofon të aktivizuar ju mund të flisni tekstin që dëshironi të përktheni dhe Bing do t’ua përkthejë atë në gjuhën që dëshironi.

3.SDL Free Translation

4.Translate.com

 

5.DeepL Translator

 

6.Babylon Online Translator

 

7.PROMT Online Translator

 

8.Collins Dictionary Translator

 

9.Im Translator

“Kafe të gjata me miqtë” – Shmangni këto zakone të harxhimit të kohës

$
0
0

A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë harxhoni kot? Çdo kush mund të ketë të njohur apo miq që telefonojnë pa arsye dhe ju ftojnë në takim, drekë apo kafe. Shpesh ndodh që kaloni disa orë në kafe, ku keni biseduar për çdo gjë, por në fund bilanci mbetet zero, nëse do të peshoni përfitimet. Kjo është një kohë e çuar dëm, të cilën mund ta kishit përdorur diku tjetër.

Një nga shprehjet jetëndryshuese thotë: “Koha është një nga gjërat e vetme që ju nuk mund të trashëgoni, vidhni apo merrni hua”. Sa e shfrytëzoni në jetën tuaj kohën që u jepet?

Vendimet që ju merrni dhe që ju zgjidhni të investoni kohën tuaj duhet të jenë të dobishme dhe t’iu çojnë përpara.  Duhet të dini që shpenzimi i kohës me dikë që nuk mëson apo përfiton asgjë, është kohë e humbur dhe që bëhet gurë pengese për përparimin tuaj. Më poshtë keni disa zakone e të humburit kohë, që mbajnë një pjesë të madhe të njerëzve larg arritjeve të tyre të mëdha.

  1. Pranimi i mbledhjeve të kota.

Njerëzit gjithmonë do të duan të caktojnë takime. Kjo i bën ata të ndihen më produktivë, por nëse nuk ka asgjë për të fituar, ajo përfundon të jetë vetëm një humbje e madhe e kohës. Para se të shkoni në një takim, mendojuni nëse ja vlen të humbisni kohë.

  1. Qëndroni larg punonjësve të këqij

Nëse jeni drejtues në kompaninë ju punoni largimi i njerëzve të këqij është ndoshta edhe më i rëndësishëm sesa të sjellësh njerëz të mëdhenj. Nëse ju nuk merrni shpejt me këta njerëz, shumë shpejt të tjerët do të merren, duke përgjysmuar produktivitetin në punë.

  1. Shmangni pengesat e vogla

Në punë, në shtëpi apo shkollë do ju dalin gjithmonë pengesa në planet tuaja. Mos u merrni me to. Ecni përpara. Shpesh herë ju harxhoni shumë kohë duke u marrë më gabimin sesa me realizimin e planit tuaj.

  1. “Jam pa plan!”

A shkoni në punë me një plan? A keni një axhendë për ditën apo javën?

Nëse jo, atëherë ju jeni pa plan! Kjo do të thotë që në çdo situatë ju do të hyni pa një plan veprimi. Pra ju shkoni në çdo takim, dhe i përgjigjeni çdo telefonate.

Por ku ju e nisni ditën me një plan, ju nuk humbni kohë, dhe ju e keni të qartë cilat janë gjerat me përparësi në jetën tuaj. Kjo do t’iu bëjë ti realizoni planet në kohë dhe të jeni më produktiv.

Sipërmarrësit që ndryshuan karrierën në mesin e jetës dhe triumfuan

$
0
0

Mund t’iu zë frika, kur në mes të jetës e gjeni veten duke menduar për të lënë punën tuaj 20 vjeçare ose për të ndërtuar një biznes nga e para. Për të bërë këtë lloj ndryshimi nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet.

Shumë njerëz kanë arritur të ndryshojnë karrierën e tyre në moshën 40, 50 apo 60 vjeç.

Në pesë shembujt e mëposhtëm disa prej tyre janë personalitete të njohura, të tjerë më pak, por me reputacion në fushat e tyre. “Secili dëgjoi një thirrje të brendshme që e nxiti për të dalë nga zona e rehatisë”.

Ndryshoni kursin e qëllimit që keni

Kur kimistja Laura Pastore ishte 40 vjeç, ajo dëshironte të punonte jashtë laboratorit pa u detyruar të largohej nga kompania. Duke pasur disa opsione në kompani, ajo mendoi për atë që e donte për punën e saj. Ajo zgjodhi të ishte pjesë e ekipit të burimeve njerëzore. Me një pagesë fikse të përfshirë, zgjedhja e Pastore nuk duket tërheqëse. Por ajo e gjeti thirrjen e saj në një mjedis tjetër. Sipas Atlantikut, një ndjenjë e re e qëllimit tuaj do të jetë e mirë për trurin tuaj dhe jetëgjatësinë tuaj.

Bëni një ndryshim të madh në hapa modestë

Julia Child u bë e famshme si kuzhiniere për futjen e kuzhinës franceze në Amerikë. Por kuzhinierja e famshëm një herë i shërbeu vendit të saj si një oficere e inteligjencës në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS), paraardhësi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. Ajo u emërua si Shefe e Zyrës së Regjistrit në Sri Lanka dhe pjesë të Kinës në vitet 1944-45. Gjatë karrierës së OSS, ajo u takua me bashkëshortin e saj, Paul Child. Ishte Pali që udhëhoqi Julian të vlerësonte kuzhinën franceze, sipas një artikulli përkujtimor të CIA-s.

Child filloi vonë si një ikonë gatimi. Është e sigurt të thuhet se ajo nuk e braktisi papritmas postin e saj dhe vazhdoi interesat e saj të kuzhinës. Ashtu si ajo, mund të lehtësosh ndryshimin. Merrni një kurs në internet rreth kodimit. Merrni pjesë në një seminar për dizajnin. Përqendrohuni në një hobi dhe shikoni nëse mund të fitoni gjera ekstra nga puna juaj e përditshme. Për të bërë një ndryshim këshillohuni me mentor, si dhe hidhni hapa të sigurt.

Karriera të ndryshme në faza të ndryshme të jetës.

Vera Wang ishte redaktore në redaksinë e Vogue për 17 vjet përpara se të fillonte të projektonte fustanet e nusërisë, të cilat vishen nga nuset në mbarë botën. Para Vogue, ajo ishte një patinatore, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike. Ishte një rrugë e gjatë për këtë sipërmarrëse.

Në moshën 40-vjeçare, ajo u hodh nga anija, duke u zhvendosur nga gazetaria në modë dhe nuk u kthye prapa. Frika e dështimit duket më e fuqishme kur ju i afroheni pleqërisë dhe energjia bie. Por merrni një faqe nga playbook e Wang dhe guxoni të provoni.

Mos lejoni, që duke qënë të suksesshëm, të hezitoni për të shfrytëzuar mundësitë e reja

Bill Busbice ishte një sipërmarrës i përjetshëm dhe manjat i biznesit që zotëronte “Ace Transportation”, një kompani kamionësh që shërbeu në industrinë e naftës dhe gazit. Por, si dëshmi për hapjen e tij për të mësuar gjëra të reja, ai ka përfshirë eksperiencën e tij të kamionëve në fillimin e softuerit që ai bashkë-themeloi. Aplikacioni i tyre, HËY Pro, ndihmon operatorët pronarë dhe shoferët të gjejnë ngarkesat më shpejt dhe me efikasitet. Ju mund të mendoni se dikush si Busbice ka pasurinë që të përputhet me ambiciet e tij. Por asetet janë vetëm një mundësi, jo shoferi i një ndryshimi të suksesshëm.

Përqafoni teknologjinë digjitale

Së fundmi, përfitoni nga teknologjia që përdorin të rinjtë. Mendoni për mediat sociale, për shembull, si një mënyrë për të lidhur dhe për të ndarë disa mençuri me të rinjtë. Ç’është më e rëndësishmja, shtrirja e saj mund t’ju ndihmojë të nxirrni të ardhura shtesë. Ju mund të krijoni një kurs në internet bazuar në gjërat më praktike që njihni. Për shembull, ekzistojnë njerëz që bëjnë video se si të përgatitësh një kopsht perimesh. YouTube është një platformë tjetër që ofron mundësi për të rriturit e aftë dhe me njohuri për të krijuar përmbajtje interesante. Tai Lopez ka përpiluar gjithçka që ka mësuar gjatë dekadave të fundit në një program të quajtur “67 Hapat”. Lopez pastaj krijoi video të rëndësishme, me cilësi të lartë në kanalin e ti, dhe u angazhua me audiencën.

E keni menduar ndonjëherë pse mbulesat e hoteleve janë gjithnjë të bardha?

$
0
0

E keni menduar ndonjëherë pse hotelet përdorin çarçafë të bardhëBardhësia është e këndshme, të krijon një ndjesi të mirë si dhe është një ngjyrë e cila preferohet nga të gjithë. Por arsyeja e vërtetë në fakt nuk është kjo.

Pavarësisht atyre që thamë më sipër hotelet e kanë zgjedhur këtë ngjyrë si një mënyrë për të treguar standardin e tyre.

Është shumë e vështirë që ato çarçafë të bardhë prej sateni të qëndrojnë të pastër apo pa asnjë njollë të vetme nëse janë përdorur edhe më parë.

Ashtu sikurse më parë të pasurit zgjidhnin të visheshin me të bardha për të treguar se ata mund të përballojnë t’i mbajnë to të pastra ashtu ndodh edhe në këtë rast.

Hotelet e kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për të treguar luks

“Westin” është një kompani e cila është e njohur për shtresat e bardhë të shtretërve të hoteleve dhe sipas zëvendës presidentit të kësaj firme, krevati i shtruar me të bardha i krijon mysafirëve ndjesinë se dhoma  tyre është rinovuar kohët e fundit.

Gjithashtu mbulesat e bardha të krevatit janë një fara sigurie për vizitorët që dhoma e tyre është pastruar dhe se çarçafët janë të larë.


12 fakte që duhet të dini rreth ushqimit që po konsumoni

$
0
0

Duket se ne dimë gjithçka ose pothuajse gjithçka rreth asaj çka konsumojmë pasi lexojmë etiketat e ushqimeve. Por a mund ta themi këtë me siguri?

“BrightSide” ka renditur disa fakte mjaft interesante të cilat me siguri do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim në lidhje me ushqimin tradicional.

  1. Kultivimi i bimëve OMGJ është i lejuar në shumicën e vendeve

Në shumicën e vendeve kulturat e modifikuara gjenetikisht mund të kultivohen pa asnjë kufizim pasi ende nuk ka prova shkencore që të provojnë se kulturat e tilla janë më të dëmshme sesa ato natyrore. Ndër produktet e tilla më të përhapura janë: soja, misri, pambuku si dhe panxhari i sheqerit.

  1. Ketchupi mund të prodhohet pa domate

 

  1. Vrimat nëpër biskota nuk janë për dekor

Vrimat nëpër biskota nuk janë thjesht një prekje dekorative, ato në të vërtetë sigurojnë që biskotat të piqen ashtu siç duhet.

  1. Kaloritë që lexojnë nëpër etiketat e vendosura në ushqime mund të mos jenë të sakta

Përsa i përket kalorive që shkruhen nëpër etika problem qëndron në faktin se sistemi i matjes së kalorive tashmë është i vjetruar. Përshembull nuk merret parasysh se si absorbimi ndryshon në bazë të llojit të ushqimit ose individit që po e konsumon. Kohët e fundit shkencëtarët se bajamet në tërësi kanë rreth 20 për qind më pak kalori nga sa mendohej fillimisht gjithashtu dhe fistikët 5 për qind më pak.

  1. Disa ushqime mund të zhduken përgjithmonë

Për fat të keq për shkak të ngrohjes globale si dhe faktorëve të tjerë negativë disa ushqime janë në prag të zhdukjes.

Këto ushqime janë:

-Lloje të caktuara mollësh që kërkojnë një dimër më të ftohtë

-Avokadot për shkak se kultivimi i tyre nuk është shumë i leverdishëm. Për të korrur një kile prej tyre kërkohen 130 gallon ujë.

-Mjalti sepse me kalimin e viteve kolonitë e bletëve janë zvogëluar dhe arsyeja për këtë janë merimangat nga Azia, pesticidet dhe ushqimi i dobët i bletëve.

-Çokollata, ashtu sikurse e pohojnë dhe shkencëtarët cilësia e fasuleve të kakaos është përkeqësuar ndjeshëm në dekadat e fundit kështu që kulturat janë përgjysmuar.

  1. Pulat me kalimin e viteve kanë filluar të jenë gjithnjë e më të mëdha

Këto 60 vitet e fundit, pulat janë bërë shumë të mëdha, veçanërisht pjesa e gjoksit dhe këmbëve të tyre është zmadhuar ndjeshëm. Disa thonë se shtimi I hormoneve dhe steroideve janë përgjegjës për këto ndryshime.

Megjithatë fermerët pohojnë se rritja e pulave nuk shkaktohet nga produkte të cilat nuk lejohen por nga rritja e përmirësuar modern, kushtet më të mira të jetesës si deh mbikëqyrja e rregullt veterinare.

Çudirat e Ballkanit, ndërrimi i emrave të aeroporteve vetëm për të bezdisur fqinjët

$
0
0

“Përgjatë vendeve te Ballkanit Perëndimor, terminale të reja vezulluese po ndërtohet dhe po emërtohen në mënyra të tilla që mërzisin fqinjët”. Kështu nis artikulli i prestigjiozes “The Economist”, që trajton fenomenin ballkanik, i cili shtrihet nga pak në të gjitha vendet.

Një godinë e re futuristike është hapur në Mars në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë dhe është quajtur aeroporti “Franjo Tudjman”, sipas emrit të babait të lëvizjes kroate për pavarësi. Ai luftoi kundër serbëve të Kroacisë, të cilët të mbështetur nga Serbia, krijuan një republike jetëshkurtër serbe në 1/3 e territorit të Kroacisë. Në vitin 1995 pjesa më e madhe e serbëve në Kroaci u dëbuan.

Ndër viktimat e spastrimit etnik ishin edhe të afërmit e shpikësit me famë botërore Nikola Tesla. Tesla u lind si serb në vitin 1856 në territorin e Kroacisë së sotme dhe emigroi në Amerikë. Ndaj si serbët, ashtu edhe kroatët, kanë pretendime për vendlindjen e tij. Që prej vitit 2006, aeroporti i Beogradit mban emrin e Teslas, çka për disa kroatë është shumë bezdisëse.

Por ka më tepër. 18 vjet pas luftës së Kosovës, ende nuk mund të fluturosh nga Nikola Tesla tek Adem Jashari, në nder të të cilit është emërtuar aeroporti i Prishtinës prej vitit 2010. Si një nga themeluesit e UÇK-së, Jashari njihet për kontributin e tij në çlirimin e vendit dhe për shqiptarët e Kosovës është një hero, ndërsa për serbët është një djall.

Lojën e emrave të aeroporteve duket se e kanë nisur grekët në vitin 1992, duke e riemëruar aeroportin e Selanikut si “Maqedoni”. Greqia dhe Maqedonia janë në në zënkë për emrin që prej vitit 1991. Grekët pretendojnë se emri “Maqedoni” nënkupton një pjesë të territorit të Maqedonisë së lashtë, i cili gjendet në Greqi.

Maqedonasit u kundërvunë duke e ndryshuar emrin e aeroportit të Shkupit në “Aleksandri i Madh” në vitin 2007. Megjithatë, qeveria e re e Maqedonisë kërkon marrëdhënie më të mira me Greqinë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të emrit.

Ndërkohë disa emra nuk kanë ndryshuar. Në Bonjes, aeroporti i Sarajevës, mbetet thjesht Sarajeva, por në vitin 2005 pati një përpjekje për ta quajtur “Alija Izetbegovic”, lideri i muslimanëve të Bosnjes gjatë luftës.

Edhe Podgorica quhet thjesht Podgorica, përveçse në etiketimin e bagazheve. Atje ai mbetet TGD, një kujtesë që kryeqyteti malazez dikur quhej Titograd, pas Josip Titos, liderit jugosllav që vdiq në vitin 1980.

“Lule Borë”, jo gjithkush të meriton edhe pse të gjithëve u përket (FOTO)

$
0
0

Nga: Albert Vataj

Nuk ka mbetur budallallëk, perversitet, ndyrësi, injorancë, fundërrinë e çfarëdollojshme, pa marrë interesin dhe vëmendjen e opinionit publik, përmes TV-ve, rrjeteve sociale dhe portaleve të panumërt.

E vetmja gjë që mundi ti shpëtonte këtij rrezatimi toksikues është një ndër gjërat më të vlefta që kanë ndodhë këtë javë në botën e muzikës. Është fjala për Festivalin e muzikës qytetare, “Lule Borë”, i cili parakaloi vokale dhe kapacitete premtuese, shpërfaqi vlera dhe virtuozitete muzikore, mëkoi traditë dhe qytetari përmes një performimi që rrëmbeu adhurueshëm publikun në Teatrin “Migjeni” në datat 13-14-15 nëntor 2017.

Ky aktivitet i cili u mundësua nga Bashkia Shkodër dhe mban vulën e dy emrave të spikatur të muzikës, Markelian Kapedani, drejtor artistik dhe Jetmir Barbullushi, dirigjent, palzmoi një traditë në jetën artistike të Shkodrës, por pa mundur të jetë një ngjarje artistike gjithëshqiptare edhe pse e meritoi.

Megjithëse ky festival i dedikohej këngës qytetare shkodrane, një prej traditave më të vyera të pasurisë tonë shpirtërore, ai nuk mundi të ishte vetëm se një eveniment periferik, ku artistët më në zë të këtij qyteti, dhe muzikës shqiptare në përgjithësi, arritën të sjellin historinë dhe të guxojnë në sprova. Kjo përvojë që vjen në edicionin e saj të dytë, pas një mungimi 27-vjeçar, beri të mundur të gjallojë një magji e kahershme e muzikës dhe të kultivohet në një taban gjithnjë kërcënues ajo trashëgimi që mbetet guri më i shndritshëm në gjerdanin e muzikës popullore shqiptare.

“Ne mendojmë, se të bësh art dhe të përpiqesh të krijosh pjesë me dashuri, me fjalë të ëmbla siç janë fjalët që shoqërojnë tekstet e këngëve, apo të krijosh tingujt e ngrohtë muzikorës që më pas të përqafohen nga këngëtarë të etur për të ndarë muzikë, është një sakrificë e jashtëzakonshme. Sepse jetojmë në thatësirë ndjenjash njerëzore, e mjedisi ku rrimë është i vrazhdë nga natyra dhe ngjyrat i ka disi të mangëta….e të gjesh frymëzimin për të krijuar duhet të rritesh në një dimension tjetër pa ndihmë, pa mbështetje e pa energji. Domethënë që duhet të kesh një zemërgjerësi që kalon çdo cak.

Ndaj të gjithë ata që kanë kontributin sado të vogël, nga maestrot, ekipi organizativ i Bashkisë së Shkodrës, muzikantët, artistët, këngëtarët, ndriçimi, fonia dhe deri tek njeriu që ka ngulur qoftë dhe një gozhdë në këtë skenë….nga të gjithë ne, keni mirënjohjen e pakufishme dhe respektin më të lartë të mundshëm, njerëzor dhe artistik.” citon në prologun e kësaj kushtrimore artistike, ajo që ishte vlerë e shtuar e këtij evenimenti, ajo që ishte luleborë magjepsëse e tre netëve, prezantuesja sharmante, gazetarja dhe një mike e paçmim, Arlinda Çausholli.

Ajo që mbetet për tu veçuar nga kjo ngjarje janë surprizat që solli ky festival, nga të cilat mund të veçojmë pjesëmarrjen e të rinjve, gjithashtu dhe prurja e 22 këngëve të reja që pasurojnë fondin e artë të këngës qytetare shkodrane. Ofrimi i talentit dhe ambicies së tyre përbën lajmin e mirë që shpërndan ky aktivitet. Këto të rinj, krijues dhe interpretues, duke ndjekur traditën, duke e pasuruar këtë thesar, i japin vetes së tyre dhe Shkodrës përmes shpirtit dhe artit të atë frymëmarrje, atë energji, atë potencim të fuqishëm përtëritës që meriton ky qytet dhe që do të bëjë ata të ndjehen krenar dhe të suksesshëm.

Nuk mund të mbetej jashtë panoramës së vlerës që vuri në gurëthemel ky aktivitet, juria e përbërë nga emblemat e artit shqiptar, Osman Mula. Robert Radoja. Enriketa Kuqani. David Tukiçi dhe Julian Deda, mbi të cilët rëndoi përgjegjësia artistike dhe qytetare, që në mes gjithë kësaj magjie të zgjidhnin triumfuesin;

ÇMIMI I TRETE

“Një dashuri troket”
Muzika: Oleg Gjerga
Teksti: Alfred Çapaliku
Orkestroi: Roland Guli
Këndon: Blerta Cina-Shoqëron grupi “Karajfilat që ka Shkodra”

ÇMIMI I INKURAJUES

“Lulja e dashtun”
Muzika: Enis Mullaj
Teksti: Kristian Gajtani
Orkestroi: Enis Mullaj
Këndon: Artemisa Mithi

ÇMIMI I DYTE

“Vajza Shkodrane”
Muzika: Enrik Çefa
Teksti: Denisa Domnori
Orkestroi: Enis Mullaj
Këndon: Lidia Lufi

ÇMIMI I PARE

“Me ty u rrit kanga Shkodrane”
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doçi
Orkestroi: Edmond Zhulali
Këndon: Mefarete Laze

Shkodra thërriste gjakun e vet dhe ata që i ndjeheshin borxhli këtij qyteti, si Jetmir Barbullushi, Markelian Kapedani, Sokol Prekalori, Arlinda Çausholli, etj. të cilët nuk pyetën për para dhe përfitime, të cilëve nuk i’u shtrua ndonjë tapet i kuq dhe nuk i’u rezervua ndonjë butafori shkëlqimtare. Ata ishin aty. erdhën për të dhënë më të mirën e tyre, dhe Shkodra, ajo u mëkoi prej shpirtit të saj shpërblesë dhe mirënjohje.

Artistët e mrekullueshëm shkodran, ulën siparin e një eventi që solli në qytetin e tyre, bardhësinë e luleborës, përmes tingujve të mrekullueshëm të këngës qytetare, dhe padashur e shpëtoi këtë magji të muzikës nga vala e shpërthimit toksik që ka ekzekutuar çdo gjallim të përkorë dhe po vret çdo embrion të së bukurës dhe konkurrueses.

Ja si do të ndryshojë bota, ditën që do të vdesë Mbretëresha e Anglisë

$
0
0

Duke qenë se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, është në moshë të shtyrë, mbretëria tashmë ka bërë përgatitjet për largimin e saj nga jeta dhe nga monarkia. Elizabeta e Dytë është mbretëresha që ka qëndruar më së gjati në pushtet dhe vdekja e saj do ta prishë qetësinë jetëgjatë

Më poshtë, BrightSide ka paraqitur disa procese që ndodhin sapo të ndodhë e paevitueshmja.

Princi Charles

Posti i kreut të monarkisë s’mund të mbetet pa pushtet. Sapo vdekja e Mbretëreshës të konfirmohet, Princi Charles do të ngjitet në fron në vend të nënës së tij. Mbreti do t’i adresohet shtetit atë natë dhe do të fillojë vizitat nëpër shtetet e Britanisë së Madhe. Gruaja e tij do të jetë princesha e re e Anglisë.

Operacioni ‘Ura e Londrës’

Sapo të konfirmohet vdekja e saj, shteti do të ekzekutojë procedurën e varrimit. Planet për funerale janë të gatshme për shumë lokacione, varësisht ku ndërron jetë ajo.

Informimi i botës

Kryeministri britanik është i pari që e kupton vdekjen e Mbretëreshës, pas ekipit të mjekëve. Në 51 shtete të Mbretërisë ku ajo sundon do të vendosen simbole të zeza, ashtu si në Buckingham Palace. Mediat botërore do të informohen menjëherë dhe pilotët e aeroplanëve do t’ua kumtojnë lajmin udhëtarëve.

Parlamenti

Të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhen brenda pak orësh dhe do të betohen për besnikëri ndaj mbretit të ri. Nëse Kryeministri nuk është në vend, do të urdhërohet të kthehet urgjentisht.

Para të reja

Fotografitë, nënshkrimi dhe çdo simbol tjetër i mbretëreshës do të largohen nga funtet britanike dhe do të zëvendësohen me ato të monarkut të ri. Natyrisht, kjo nuk bëhet brenda natës, por gradualisht.

Lamtumira e publikut

Britanikët do të mund t’ia japin Mbretëreshës së tyre lamtumirën e fundit. Në një sallë gjigante në Londër arkivoli i saj do të mbahet për 23 orë, para transportimit për në adresën e varrezave.

Ditët e zisë në Britani

Vdekja e Mbretëreshës do të shënohet me 12 ditë zie në tërë territorin britanik dhe shtetet nën administrim. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, kurse televizionet do të alunojnë shfaqjen e komedive. Edhe mbyllja e bursës angleze do t’i kushtojë shtetit miliarda, kurse ditët e varrimit do të jenë pushim kombëtar.

Ja çfarë e pret botën në 2018… Vetëm pak muaj na ndajnë nga e keqja

$
0
0

Ai konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve. Mishel de Nostredame, që e latinizoi emrin e tij në Nostradamus, ka bërë disa parashikime ogurzeza për kohën që jetojnë.

Astrologu francez ka parashikuar se vitet 2017 – 2018, do të jenë shumë kritike për njerëzimin.

Përveç nisjes së Luftës së Tretë Botërore në këtë periudhë, ai parashikoi një kolaps ekonomik në të gjithë botën.

Sipas Nostradamusit, lufta do të nisë fillimisht mes dy superfuqive botërore dhe do të zgjasë për një periudhë 27-vjeçare. Momenti i nisjes së dhunës do të përputhet me shfaqjen e një komete masive në qiell. Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin tonë planetin, kur një planet gjigant do të afrohet tokës.

Sipas studiuesve, parashikimet e Nostradamusit për vitet 2017-2018, përfshijnë edhe shpërthimin e vullkanit në malin Vezuv (Napoli) që do të vrasë rreth 16.000 njerëz.

Në fakt, viti 2017 shënoi një luftë me terrorizmin, ku në shumë vende të botës, përfshirë Europën dhe Amerikën, ndodhën shumë sulme të përgjakshme terroriste.

Thuhet se Nostradamusi parashikoi edhe vdekjen e tij dhe një ditë para se të ndahej nga jeta tha: “Nesër, kur të dalë Dielli, nuk do të jem më këtu”.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>