Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Nisma më e re e Bashkisë së Tiranës, Teatër Shëtitës të Kukullave nëpër lagje

$
0
0

Kjo pranverë i ka gjetur fëmijët e kryeqytetit me më shumë mundësi për argëtim. Krahas krijimit të këndeve sportive dhe të lojërave, Bashkia e Tiranës ka menduar që të tregojë kujdes edhe për edukimin e të vegjëlve me dashurinë për artin dhe të bukurën.

Teatri Shëtitës i Kukullave i Bashkisë së Tiranës ka nisur një tur shfaqjesh në lagje të ndryshme të kryeqytetit ku fëmijët do të mund të ndjekin pa asnjë pagesë personazhet e tyre të dashura të përrallave.

 “Sa u kënaqën engjëjt e kopshtit Avatar në Laprakë! Kolegët tanë të Teatrit Shëtitës të Kukullave po shkojnë lagje më lagje këtë pranverë për më shumë lojë dhe energji pozitive. #Tirana #Argëtim #Fëmijët”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në postimin tij në Facebook.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kjo nismë ka gjetur përkrahjen e të gjithë banorëve, të cilët kanë mbushur sheshet sëbashku me fëmijët e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>