Më datën 25 Mars 2017, në një nga sallat Qendrore pranë Universitetit La Sapienza në Romë- Itali, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit “Laurea Honoris Causa në fushën akademike për marrëdhënieve ndërkombëtare”, akorduar nga Senati Akademik I “Associazione di Ricerca e Studi Universitari Privati” me qendër në Grino-Zvicër. Titullin e dorëzoi il Magnifico Rettore Prof.Dott.Giampiero Camurati.
Me motivacionin “për një karierrë brilante profesionale dhe protagonizëm të lartë në përmbushjen e detyrave organizative edhe në nivelin ndërkombëtar, e cila ka ndihmuar me kontributin personal, për rritjen e raporteve ndërmjet shteteve e popujve, për shkëmbimin e civilizimit, kulturave të ndryshme dhe besimeve fetare, duke vepruar profesionalisht, e cila është vlerësuar me mirënjohje të lartë e të pakushtëzuar, duke evidentuar të dhënat njerëzore intelektuale dhe akademike.
Bushati i falenderoi për titullin e lartë dhe i siguroi që edhe në të ardhmen do të intensifikojë punën për ti shërbyer forcimit të marrëdhënieve dhe miqësisë midis shtetëve dhe popujve.