Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Autorët shqiptarë në Panairin e librit, në Leipzig

$
0
0
Hapja e Panairit te Librit në Leipzig, në stenden Traduki u bë me tre autorë të rinj të Europes Juglindore; Elona Çuliq per Shqipërinë, Shpëtim Selmani për Kosovën dhe Stefan Bošković për Malin e Zi.
 Paneli i parë  me temën “Vajza të mira, djem të këqinj?” Stefan Bošković, Elona Çuliq, Shpëtim Selmani ku autorët  diskutuan  rreth të qenurit i ri në një vend të Europës Juglindore, të përballosh me sukses të shkuarën, pasiguritë ekonomike, si një proces kompleks dhe në një situatë të tillë disa vendosin të largohen dhe disa të qëndrojnë. Çfarë vendi zë në veprat e tyre trashëgimia sociale? Çfarë çmimi do të duhet të paguajnë  nëse  kundërshtojnë mendimin kolektiv? Pse Ballkani është ende një shtëpi e mirë?
 U lexuan pjesëza nga krijimtaria e të tre autoreve, si në gjuhen orgjinale, ashtu edhe ne atë gjermane. Tema e diskutimit te panelit ishte qasja e gjeneratës së re me problematikat e së kaluarës, përballja me ngërçet politike dhe sociale të së sotmes, dhe se a janë vërtet ata gjenerata që do i bëjnë gjërat më mirë, siç rëndom thotë gjenerata e vjetër? A është poezia një mënyrë për të përcjellë problematikat e kohës? Për autoren Elona Çuliq angazhimi i gjeneratës së re në çështjet më problematike të shoqërisë, aktivizmi i tyre dhe hovi per t’i ndryshuar gjërat që nuk shkojne tani dhe këtu, është një shenje pozitive. Takimi u moderua nga drejtuesja e projektit të Tradukit Hana Stojić dhe perktheu per autoret shqiptare, perkthyesja Loreta Schillock.
Takimi i stendes Traduki vazhdoi me autoret Ridvan Dibra për Shqipërinë dhe Cristian Teodorescu për Rumaninë. U lexuan pjesë të shkëputura nga romanet e tyre si në gjuhen origjinale ashtu edhe në atë gjermane. Autori Ridvan Dibra u prezantua me romanin e tij “Legjenda e vetmisë”. Tema e takimit ishte rreth legjendave si peizazhe të panjohura dhe historitë që mbartin ato. Pyetjes nëse shkruante për të ruajtur legjendat apo për të përcjellë një mesazh të ri, autori Ridvan Dibra iu përgjigj se “nuk interesohet aq shumë për ruajtjen e legjendave, por për përdorimin e tyre për të përcjellje synimet e tij estetike, artistike” Takimi u moderua nga kritikja Annemarie Türk dhe përktheu për gjuhen shqipe, perkthyesja Loreta Schillock.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>