Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Bilal Kola: Filmat e kohës diktaturës të shfaqen me etiketë shpjeguese

$
0
0
Alenca Popullore për Drejtësi, partia e drejtuar nga Bilal Kola dhe e themeluar pak kohë më parë si një forcë nga radhët e ish-të përndjekurve politikë,  bëhet pjesë e debatit publik të krijuar prej pak ditësh për ndalimin e filmave të kohës së diktaturës.
APD thotë përmes një reagimi se media vizive e ka detyrim ligjor të lartësojë sakrificën sublime, idetë dhe aspiratën e lirisë dhe demokracisë që i personifikon kjo shtresë e martirizuar.
“Filmi shqiptar në kohën e diktaturës (“realizmit socialist”) në thelb dhe në masë të gjerë nuk është art, por ishte dhe ende mbetet një mjet thellesisht propagandistik, në deformin  të pastër të reliteteve dhe fakteve historike duke iu kundërvenë vlerave dhe parimeve kushtetuese dhe demokratike, që në vetvete i shërben justifikimit dhe pse jo promovimit të krimeve të panumërta që shaktoi pushteti diktatorial.
Me tekste poshtëruese, shpifje dhe manipulime të fakteve historike, denigrime periodike të klerit, forcave progresiste kombëtare, nacionaliste, si dhe shërbimeve inteligjente të vendeve, sot mike dhe aleate të Kombit dhe Shtetit shqiptar”, thotë kreu i APD, Bilal Kola.
Në vijm ai shprehet se problematika në lidhje me filmat e kohës së diktaturës nuk duhet parë në një këndvështim estetik apo pëlqyshmërie personale, por thelbësisht si një fenomen etiko-moral në lidhje me vlerat dhe parimet tona kushtetuese si dhe aspiratat tona kombëtare për integrim në familjen Euro-Atlantike. Në emër të APD-së, Kola jep propozimin që këto filma të shfaqen me një etiketë shpjeguese.
“Nisur nga sa më sipër ne kërkojmë që filmat e kësaj periudhe duhet të kenë detyrim ligjor të shfaqen me etiketë shpjeguese dhe informim paraprak për jo-vërtetësinë e fakteve dhe efektin propagandistik totalitar. Gjithashtu kërkohet bllokimi/ndalimi i dokumentarëve dhe filmave të diktaturës që në mënyrë flagrante cënojnë rëndë dinjitetin njerzor duke kultivuar antivlera (tipologjia e filmave kunder klerit) në raport me sistemin që duam të ndërtojmë”, shprehet Kola.
Në përfundim të reagimit kreu i APD-s thekson se faktorizimi i kësaj force politike dhe hyrja e saj në Parlament, do të bëjë të mundur miratimin e akteve ligjore në respektim të dinjitetit të nëpërkëmbur dhe aspiratave të martirëve të qëndresës ndaj diktaturës. 

Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>