Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Keda Kaceli u rrëfen gjimnazistëve dhimbjet e At Zef Pllumit

$
0
0

Albina Gjergji

Rrugëtimi i At Zef Pllumit në italisht vazhdon suksesin e tij. Tashmë jo vetëm mes italianëve, por edhe mes gjimnazistëve shqiptarë, të cilët si lëndë mësimore kanë këtë gjuhë në program.

Image result for keda kaceli dhe at zef pllumi

Radhën me njohjen më në detaje të “Vivi solo per testimoniare” të At Zef Pllumit, këtë herë e kishte shkolla, “Ismail Qemali”, në ambientet e të cilit ditën e sotme u mbajt promovimi i “Rrno vetëm për me tregue” në gjuhën italiane.

I përkthyer mjeshtërisht nga (drejtoreshë e revistës italiane, “Buongiorno Italia”, njëherësh producente e Giorgio Leopardi International) Keda Kaceli, nxënësit e këtij gjimnazi patën kënaqësinë që edhe të njihen dretpërdrejtë me zërin e amanetit të At Zefit.

Ky aktivitet mblodhi rreth vetes shumë emra të njohur të letrave shqipe. Historianë, si Nevila Nika, studiues, gazetarë, aktorë, familjarë të persekutuarish, si dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani referuan përpara nxënësve të këtij gjimnazi lidhur me botimin.

Arben Derhemi, një nga aktorët më të mirë të skenës sonë, i cili para pak javësh veshi zhgunin e At Zef Pllumit në Teatër shpalosi gjithashtu emocionet e tij për figurën e klerikut.

Duke i prezantuar të rinjtë me dramën e At Zefit, por edhe të martirëve të tjerë – kryesisht të klerit katolik – nga diktatura komuniste, mbesa e Jonuz Kacelit (përndjekur e vrarë për incidentin e bombës së ambasadës sovjetike) theksoi se, të rinjtë duhet të njihen me të shkuarën e paraardhësve, me torturat, dhimbjet, vuajtjet, persekucionet e tyre, vrasjet… me anën e errët të historisë sonë, e cila mban vulën e diktaturës së egër komunistë, të atij regjimi që censuroi, vrau e preu ëndrrat e shumë shqiptarëve.

“Idea për të realizuar një aktivitet si ky i sotmi ka kohë që vlon brenda meje dhe me vjen mirë që u bë i mundur ky takim me të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali”. Fillimisht u mendua dhe u hodh idea që libri të shpërndahej nëpër Universitete, por personalisht preferova ta nisim pikërisht nga gjimnazet, sepse këta të rinjë janë e ardhmja e vendit, janë frymëzimi për një Shqipëri më të pastër, më të mirë e më të ndërgjegjshme për iniciativa të guximshme”, shprehet Keda Kaceli ekskluzivisht për gazetën “Koha Jonë”.

Më tej autorja e përkthimit në italisht të sagës, “Rrno vetëm për me tregue” (Vivi solo per testimoniare) na zbulon detaje sa i përket shpërndarjes së këtij libri edhe në gjimnazet e tjera, pra jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Pyetjes sonë, nëse dhimbjet e Fratit do të flasin italisht edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, etj. ajo iu përgjigj me një PO të sigurtë.

“Po, patjetër. Projektet e mia janë afatgjata dhe nuk e ndalin hapin këtu. At Zefi “do dudhëtojë” edhe në shumë gjimnaze të tjera të vendit dhe Shkodra është padiskutim destinacioni i radhës, si vendi që prodhoi dhe ruajti më së shumti elitë”, thekson Kaceli për “Koha Jonë”.

“Vivi solo per testimoniare” është dëshmia e gjallë e qëndresës së klerikëve, por edhe e shqiptarëve përballë torturave ç’njerëzore të regjimit të egër komunist.

Keda Kaceli është shqiptarja e parë që i ka dhënë zë në gjuhën italiane “Biblës së dhimbjeve”, veprës së At Zef Pllumit.

Image result for keda kaceli dhe at zef pllumi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>