Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

“Je Ne Suis Pas Depute! Nuk jam Deputet!”

$
0
0

Në këto ditë të trazuara të klimës politike në vend, studiuesi dhe gazetari Armand Plaka na rikthen mesazhet e shtypit të kohës të afro 80 viteve më parë.

Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” duke i bashkëngjitur dhe sqarimin përkatës, studiues Plaka publikon një karikaturë të viteve ‘30-të të shekullit të kaluar të publikuar në Gazetën Minerva.

“Je Ne Suis Pas Depute! (Nuk jam Deputet!)- ja me çfarë shembujsh thirrej të edukohej popullata në vitet ‘30 të shekullit te shkuar. Sot të qenurit deputet, (pavarësisht se nuk mund të thuhet kështu për të gjithë), sikurse ai i të qenurit doganier, po bëhet një shembull i urryer ndër shqiptarët, për shkaqe që dihen. Kjo thirrje vlen më shumë së atëherë, sot e gjithë ditën dhe do ishte mire ta merrnin si shembull e ta valëvisnim si flamur. Marrë nga Gazeta Minerva, maj 1934”- shkruan studiuesi Armand Plaka.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>