Ai sjell një shembull nga e kaluara e tij, me studentët në Paris.
“Nostalgjia e së kaluarës është si psikika njerëzore individuale. Njeriu i lumtur sot qesh me të kaluarën, kurse njeriu i trishtuar gjen qetësi duke qarë mbi varre! Kultura e sotme prodhon shkatërrim dhe është një propagandë idiote! Kjo i bën njerëzit të shohin filmat e kaluar dhe ushqen nostalgji ndonjëherë.
Mos t’i biem samarit se nuk kemi çfarë t’i bëjmë gomarit!
Në një universitet në Paris para disa vjetësh programi kulturor për mijëra studentë ishin filmat sovjetikë. Askush nuk çante kokë për të kaluarën si rikthim, por i ndiqnin si shkon njeriu në një amfiteatër gladiatorësh për ta vizituar jo me dëshirën për ta ngrënë luanët e dikurshëm, por për ta ndjerë të kaluarën pa dashur të njehsohet me të!”, shkruan Fuga, duke botuar edhe një shënim si foto.
/BW