Gjatë dy javëve, nga 13 deri më 28 mars, kultura në gjuhën frënge është e pranishme në disa qytete të vendit me teatër, kinema, koncerte po edhe kuzhinë.
Seria e aktiviteteve nis nesër në mbrëmje në Teatrin Kombëtar me koncertin «Mbrëmjet e freskisë» nga Grupi Zabo që e vijon turin në Shkodër, Elbasan dhe Durrës.
Për të mos u humbur është filmi «Dashuri» i regjisorit Mihael Haneke, apo «Çezari dhe Rozalia» i Klod Sotesë.
Për të interesuarit e botës së ideve shkencëtari Sedrik Vilani ndalet në Universitetin Politeknik në Tiranë për një forum mbi artin dhe matematikën.
Shqipëria ka një traditë tashmë në organizimin e përvitshëm të Pranverës së Frankofonisë.
Prej vitit 1999, vendi ynë është anëtar aktiv në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.