Qëllimi tyre ishte për të mbrojtur qytetet apo rajonet, por disa kanë ndarë edhe popujt. Po flasim për muret më të famshme në botë, të bukur dhe për t’u njohur për arsye të ndryshme.
Ato janë monumente dhe vende përkujtimore, pjesë e trashëgimisë botërore dhe identitetit si dhe monumente arkitekturore me simbolikë të madhe.
Muri i Berlinit: Është ndoshta i pari që na vjen ndërmend kur flitet për mure. Në dekadat e Luftës së Ftohtë, Muri i Berlinit ishte shenjë e ndarjes mes Perëndimit dhe vendeve sovjetike. Rënia e tij u bë simbol i bashkimit, i kapërcimit të një barrier që dukej e pakapërcyeshme si dhe shënoi fundin e një historie.
Muri i Berlinit
Muri Perëndimor-Jerusalem: Vendi më i shenjtë për ata që i përkasin fesë çifute, aty ku besimtarët mblidhen për lutje në të gjitha orët e ditës dhe natës.
Muri Perëndimor-Jerusalem
Muri i Madh kinez- Një nga shtatë mrekullitë e botës modern dhe pasuri e trashëgimisë botërore në UNESKO. Është e vështirë për të përcaktuar gjatësinë e tij, por sipas burimeve kineze ai është i gjatë 21.196.18 km. Megjithatë kjo shifër duket e pabesueshme.
Muri i madh kinez
Memoriali i Veteranëve Vietnamit- Washington DC, SHBA. Është një mur prej guri të zi përgjatë 12 km, ngritur në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë konfliktit të Vietnamit, emrat e të cilëve janë gdhendur në të. Ky memorial është ende një vend pelegrinazhi ku vizitorët vendosin lule dhe dhurata të vogla.
Memoriali i Veteranëve të Vietnamit
Muret e Trojës- Turqi. Bëhet fjalë për një nga sistemet mbrojtëse më antike që kanë rezistuar deri sot. Ato janë ndërtuar rreth shekullit të 13-të para Krishtit për të mbrojtur qytetin legjendar të Trojës, për të cilin flitet në poemat homerike.
Muret e Trojes
Muret e Babilonisë- Në kohët e lashta qyteti u rrethua me mure për t’u mbrojtur nga armiqtë që quheshin të pathyeshëm dhe hyrja në qytet realizohej vetëm përmes disa portave.
Muret e Babilonise
Muret e Kostandinopojës- Këto mure të quajtura edhe Teodoziane, janë një nga veprat më mbresëlënëse dhe komplekse të arkitekturës së lashtë ushtarake të ndërtuara ndonjëherë. Ndër shekuj muri u shpërbë me zgjerimin e qytetit, por ende disa pjesë të tij qëndrojnë në këmbë dhe që nga viti 1980, qeveria turke ka nisur restaurimin.
Muri i Kostandinopojes
Muri i Hadrian-Mbretëri e Bashkuar– Me 117 km gjatësi është muri më i gjatë në Evropë. Është ndërtuar nga perandori Hadrian në gjysmën e parë të shekullit të dytë pas Krishtit për të mbrojtur Britaninë nga pushtimi i fiseve skoceze.
Muri Hadrian
Muri i Madh i Zimbabve- Ky mur rrethonte kryeqytetin e lashtë të mbretërisë Zimbabve. Sot gjenden vetëm rrënojat e tij, por muret massive rrethuese që janë ende në këmbë, dëshmojnë fuqinë e këtij shteti të lashtë.
Muri i madh i Zimbabve