Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Një mesazh për ty: Nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë…

$
0
0

Shumica prej nesh i kalojmë ditët jo duke i jetuar, por thjesht duke ekzistuar si qenie. Ne kemi kaq shumë gjëra përreth që na bëjnë të lumtur, por prapë se prapë ndjehemi bosh brenda vetes. Ne i lejojmë mendjes sonë që të na mbajë tërë natën zgjuar, duke menduar për gjërat që nuk kanë vlerë, për gjëra që nuk të kthehen me të njëjtin intensitet. Ndoshta nuk ka shumë rëndësi se si ju kalojnë ditët, por kjo këshillë e 24 vjeçarit që po vdes do t’ju zgjojë nga “gjumi”.

Letra e tij:

Unë jam vetëm 24 vjeç dhe kam zgjedhur kravatën time të fundit. Ajo kravatë është kravata që do të vë në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin tim, por është perfekte për rastin në fjalë. Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi. Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time, shumë gjëra më bllokonin mendjen. Pastaj e kuptova se çkam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi e duke lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme.

Kështu që, unë po ju shkruaj ju për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që kam bërë për jetën në përgjithësi:

-Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur ju e doni atë që bëni.

Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bën të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën t’ju komandojë, atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’ju quajnë të çmendur, por disa do t’ju mendojnë si një legjendë.

-Merrni kontrollin e jetës suaj. Merrni përgjegjësinë e plotë për gjërat që bëni. Evitoni shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme.

-Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.

Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës sime janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj që nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj që lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë botë, me pasionin më të madh. Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!

Faleminderit!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>