Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Dritëroi për mësuesin i tij të gjuhë-letërsisë, Papapanon  

$
0
0

Nga Miltiadh M. Muçi/Kisha arritur në pjesën përfundimtare të monografisë “Lekëljotët të lashtë sa Lekli”, kapitulli i pesëmbëdhjetë: “Historianët, arkeologët, shkrimtarët dhe gazetarët për Leklin e lekëljotet”, me të cilin kam dashur t’i tregoj lexuesit se unë lekëljoti, mjaft kisha shkruar për bashkëfshatarët e mi dhe fshatin tim Leklin, ndërsa më e rëndësishmja ishte çfarë kishin shkruar të tjerët, për t’u bërë jo vetëm më i besueshëm, por sa shumë të interesuar janë treguar ata ndaj Leklit e lekëljotëve.

     Thoma Papapano, mësuesi i brezit më të fundit të rilindësve shqiptarë, ka qenë lekëljoti që i dha mësim dy korifenjve të letërsisë shqiptare, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë. Ai ishte një nga nismëtarët e hapjes së shkollës së parë shqipe, fillimisht në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në Labovën e Zhapës, të filantropëve me famë botërore, Vangjel e Kostandin Zhapa. Por ka qenë dhe aktivist i pa përmbajtur i shpalljes së pavarësisë, dhe më pas i qeverisë së Vlorës, në fushën e arsimit dhe diplomacisë, duke u bërë pjesë e delegacionit që shkoi në kryeqytete të Europës, të sensibilizonin qeveritë e tyre për mbështetjen e Shqipërisë. Po kështu në vitin 1918,  priti dhe shoqëroi në jug të Shqipërisë konsullin amerikan në Romë, që me porosi të presidentit Uillson të kontaktonte me shqiptarët, për të biseduar rreth tokave të synuara nga vendet fqinjë të veriut dhe të jugut. Kontributet edhe më të mëdha Thoma Papapano, “Mësues i Popullit”, i pati në fushën e arsimit, pjesëmarrës në të gjithë kongreset të Elbasanit, Lushnjës e Tiranës, nga nuk u shkëput asnjëherë sikurse nga qyteti ku kishte lindur dhe ishte rritur, Gjirokastrës.

     Dritëroin duhej ta takoja, të bisedoja, t’i kërkoja çfarëdo që do të dëshironte të më tregonte për mësuesin e tij të gjuhë-letërsisë Basho Thomanë. Kisha dëgjuar dhe pata bindjen, në bisedën me të do të kisha emocione, i ndodhur para këtij personaliteti të letrave shqipe. Patjetër më duhej t’i bëja një vizitë në shtëpi sepse vështirësia ishte e madhe jashtë saj, nuk do të mund ta takoja sikur nuk e kisha takuar ndonjëherë më parë. Vështirë e kisha të takoja edhe Kadarenë, sepse shpesh ndodhej jashtë vendit, por me patjetër më duhej të paktën të kërkoja mendimin nga njëri prej tyre. Edhe pse vërtetë nuk e kisha të lehtë me asnjërin, vendosa t’i shkoj në shtëpi Dritëroit të Madh. Shtypa butonin e sinjalit të ziles dhe nuk po e besoja, sa shpejtë dhe lehtë u hap ajo derë e shtëpisë së tij, si të hapej vetë dhe jo nga gruaja, Sadia apo ndonjë person tjetër vizitor si unë.

     Prezantova veten dhe qëllimin e vizitës. Dritëroi reagoi menjëherë, u ngrit pasi iu kujtua diçka  për të kërkuar dhe gjetur atë për çka mua më duhej, mendova unë. Veçse kur erdhi me dy fletë të një formati libri xhepi, xhaketeje. Pa hezitim m’i ofroj ato, sikur t’i kishte bërë gati e më priste për “porosinë”. I dha tërë kënaqësi dhe dashuri në respekt për mësuesin basho Thomanë dhe mua bashkëfshatarin e tij, edhe pse nuk ishim parë ndonjëherë. Nga gjithë ato pak minuta kuptova sa shumë iu bë qejfi, që shkrimi i tij i botuar në një nga numrat e gazetës “Zëri i Popullit”, pa u bërë akoma “kryegazetar” i saj, të ishte pjesë e monografisë “Lekëljotët të lashtë sa Lekli”. Ato dy fletë e kuptova se nuk i kurseu t’i “grisë” nga kopja e botimit të librit të tij, për të m’i dhënë mua, neve lekëljotëve. E falënderova shumë, i kërkova edhe falje ndoshta për shqetësimin, por mesa kuptova “nuk i erdhi mirë”, dhe pse më falënderoi për çka përgatisja të bëja edhe për mësuesin e tij, të paharruarin Thoma Papapano, sikur do të mbetet i paharruar për shqiptarët dhe Dritëroi.

Ja çfarë kishte shkruar për mësuesin e gjuhë-letërsisë, kur ishte akoma nxënësi i tij: “Unë gjithmonë kështu e mbaj mënd, gjithnjë me ato syze të bukura, gjithnjë me atë fytyrë të pastër, gjithnjë i rruar, me kravatë, me çantë. Se mos vallë vetëm unë,  Ecën në kalldrëm duke trokitur këpucët që i shkëlqejnë. Ecën bukur, i menduar, i qetë.  Gjithë burrat e gjithë gratë në moshë gjer në gjashtëdhjetë vjeç, që ecin në këto rrugë me kalldrëm të qytetit, ndofta kanë qenë nxënësit e basho Thomait, mësuesit thuaj më të vjetër të Shqipërisë, që dhe në 31 dhjetor në mëngjes, ditën e fundit të 1964-ës i ngjit shkallët e shkollës “Asim Zeneli” në Gjirokastër … Mijëra nxënës e kanë dëgjuar Thoma Papapanon. E ku nuk janë ata, çfarë s’bëjnë, çfarë mjeshtë- rish s’kanë. Fluturojnë nga qytetet dhe fshatrat, nga kasollet e barinjve në veprat e ndërtimit, universitetet dhe shkollat, nga malet e fushat kartolinat e letrat, dhe postieri i troket në portë basho Thomait.

   – Basho Thoma, jam unë – thotë ai – Sot një vandak me kartolina të kam sjellë.

   – Jo vandak, o i bekuar. Si gjeta një fjalë të bukur thotë  basho Thomai dhe i hap në tavolinë, kartolinat e letrat. Ai prapë ngjit shkallët e gurta të shkollës… E vështroj mësuesin tim, e vështroj me dashuri dhe kam dëshirë të shkoj krah tij të flas me të, të hesht me të e të dëgjoj trokitjen e këpucëve të tij.

     E vështroj mësuesin tim me mall dhe nuk dua që ai të plaket, dua ta mbaj mënd si ditën e parë të shkollës, si natën e parë të atij Viti të Ri, kur ai festonte bashkë me ne, gëzohej me ne. Po, ai ashtu do të mbetet në sytë tanë, në sytë e ish-nxënësve të tij. Gëzuar Vitin e Ri, basho Thoma.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>