Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po zhvillon një vizitë zyrtare në Vjenë. Kumbaro është pritur në takim nga Ministri Federal për Çështjet e Artit dhe Kulturës, Thomas Drozda.
Ministrja Kumbaro e ka cilësuar takimin shumë efikase dhe me rëndësi, konkretisht për rritje të bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve Shqipëri -Austri.
Gjithashtu, Kumbaro bën me dije se u diskutua edhe për programet e rezidencave të artistëve sikurse edhe për bashkëpunime me Operan dhe Baletin. Një pikë tjetër diskutimi ishte edhe mbështetja e plotë për Pavijonin shqiptar në Bienalen e Venecias me projektin e Leonard Qylafit dhe kuratore Vanessa Joan Müller nga Kunsthalle Vienë si dhe për Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut dhe rrjetet e Creative Europe e Traduki.
/a.g/