Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

“Dritëro Agolli është ADN-ja e Shqipërisë”

$
0
0

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin e Mustafa Nanos “Zululand” mbrojti gjatë gjithë kohës në Zululand idenë që Agolli si tregimtar e si poet ishte i bërë njësh me tabanin, ai ishte ADN-ja e shqiptarëve, ai ishte me të gjitha veset e vrituet e shqiptarëve”.

Ndërsa gazetari, Mustafa Nano se “personalisht e çmonte Agollin si poet (jo si tregimtar), e çmonte edhe në pikëpamje humane, por një pjesë e madhe e veprës së tij ka qenë në shërbim të diktaturës komuniste”.

Pas kësaj, Nano rrëfeu një anekdotë nga jeta e tij mbi Agollin e Kadarenë: “Në fillim të viteve ’80, kur isha student, kam qenë në një takim që Kadare ka bërë në korpusin qëndror të universitetit. I pyetur pse nuk shkruan më poezi, Kadare u shpreh se ‘nuk kishte ndërmend të shkruante më poezi, poezia është një fushë krijimi që për shkrimtarin ka limit’. Pas disa kohësh jam ndodhur në një takim që Agolli bënte me lexuesit, dhe aty u çova dhe i thashë atë që Kadare kish thënë lidhur me poezinë. Reagimi i Agollit ishte në nivelet e propagandës komuniste. ‘Kjo është një tezë revizioniste: ai e ka thënë këtë në kërkim të suksesit në vendet borgjeze e revizioniste’.”

Teksa po diskutohej mbi ballafaqimin Kadare vs Agolli, edhe Nazarko bëri një rrëfim mbi Kadarenë. Në përgjigje te idesë së Nanos se Agolli ishte i tabanit, ndërsa Kadare, ndonëse është i lidhur fort me vendin e vet, nuk ka lidhje me tabanin, Nazarko tregoi se në një koncert të bërë në Paris nga një grup popullor shqiptar, kur grupi po këndonte këngën ‘Janinës ç’i panë sytë’, Kadaresë, që ishte aty, i doli një pikë loti nga sytë’.” “Kjo është e pabesueshme”, ia bëri Nano. “Kështu duket, e pabesueshme, por e kam parë vetë që i ka dalë loti”, tha Nazarko. TemA TV


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>