Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

“Eja ne teater” ftesë të rinjve nga trupa e teatrit “Migjeni”

$
0
0

“Eja në teatër”, kjo ftesë e veçantë iu bë qytetarëve të Shkodres nga trupa e teatrit “Migjeni” e cila në 16 shkurt do të ngjisë premierën e komedisë “Një zjarrfikëse në oborrin e teatrit”.

Me kostumet skenike ato përshkuan rrugët e qytetit duke shpërndarë ftesat e kësaj shfaqje, por në të njëjtën kohë duke i ftuar veçanërisht të rinjtë të frekuentojnë teatrin, si institucioni ku përcillet magjishëm arti dhe kultura.

Regjisori Çapaliku e quan domosdoshmëri përçimin e këtij mesazhi tek brezi i ri, gjatë ndalesës që pati në bashki. Drejtorja e teatrit Rita Gjeka u ndal tek rendesia që këtë vit ka patur dyfishimi i buxhetit, nga 25 në 50 mln lekë.

Bashkë me përgatitjen për këtë shfaqje, trupa e teatrit “Migjeni” ka marrë lajmin e mirë që në Mars do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ballkanik të teatrove në Bursa të Turqisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>