Këngëtari italian me nënshtetësi shqiptare flet në festivalin më të ndjekur të muzikës
Nga Zenepe Luka/Vetëm pak orë, përpara se të këndojë në natën e tretë të Festivalit të Sanremos, këngëtari italian, Al Bano Karrisi, tashmë i pajisur me pasaportë shqiptare dhe me vendbanim në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ka gjetur kohë për të bërë një telefonatë në shoqatën kulturore me emrin e tij në Vlorë.
Pasi ka pyetur nëse e ndoqëm natën e parë në festival, ai ka vazhduar duke thënë se do të dëshironte të merrte përgëzimin e fansave të tij në Shqipëri, që do t’i shërbente si frymëzim gjatë interpretimit të këngës. Pasi iu përgjigjëm se, si gjithmonë e ndjekim në mënyrë të organizuar interpretimin e tij në Sanremo, këtë herë e ndjek e gjithë Vlora, pasi e ka qytetarin e saj.
“Ju përshëndes të gjithëve, kam mall për atë vend” është shprehur Al Bano. Pyetjes se: kujt ia kushtonte këngën me një titull të çuditshëm “Di rose e di spine”, që përkthehet “Me trëndafil e me gjemba, pasi ka zëra se i kushtohet Loredanës, gruas me të cilën bashkëjeton dhe ka dy fëmijë, këngëtari shprehet se: “Kënga është motiv, ndjenjë dhe nuk mund të bëhet fjalë për një person të vetëm”. Ai shprehet më tej se pas operacionit që kreu në zemër, ndjehet i rinuar dhe se këndon me zërin e moshës 30- vjeçare.
Historiku i pjesëmarrjes së Al Bano Karrisit në Festivalin e Sanremos, që kësaj here shënon 18 herë.
Kujtimet dhe mbresat e këngëtarit për debutimin e tij në këtë event të rëndësishëm artistik, që sonte shënon herën e 18-të, janë edhe kujtimet e Romina Povver dhe të fëmijëve të tyre, që sonte ata do të jenë në sallë si spektatorë.
Nga ana tjetër, nuk mund të ndodhte ndryshe: Janë shumë festivale të Sanremo-s, që çifti i ka ndarë së bashku dhe është e natyrshme të mendohet se më të bukurat kujtime janë ato që lidhen me Rominën. Në herën e 18-të, në skenën e festës Al Bano, nuk e ndjente peshën e moshës, por Ai vazhdon të mbetet i lidhur me një vend, me “Grand Hotel del Mare” te Bordighera. Pikërisht këtu, Al Bano qëndronte me familjen e tij, kur ende ishte me Rominën, e cila në vitin 1987, u ngjit në skenë shtatzënë dhe priste të lindte Romina Jr.