Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Pedonalja e ardhshme e Rrëshenit do mbajë emrin e Musine Kokalarit

$
0
0

Një nga rrugët e qytetit të Rrëshenit që shumë shpejt do të kthehet në pedonale, do të mbajë emrin e shkrimtares dhe politikanes Musine Kokalari, gruas nga Gjirokastra e cila u internua dhe e kaloi një pjese të konsiderueshme të jetës së saj në Mirditë.

Iniciativa u ndërmor nga Bashkia e Mirditës, duke gjetur dhe dakortësinë e Këshillit Bashkiak në 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.

Të afërm të Musine Kokalarit falenderuan Bashkinë dhe popullin e Mirditës për vlerësimin.

Jeta e Musine Kokalarit ka qenë një kalvar vuajtjesh pasi një periudhe të gjatë ajo e kaloi në burg, vetem se nuk ju binte regjimit komunist.

Veprimtaria e organizuar në Mirditë në nderim të saj u mbyll me një koncert lirik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>