Më datë 7 Shkurt 2017 në një ceremoni të organizuar në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, u nënshkrua “Marrëveshja e Bashkëpunimit” midis këtij Universiteti dhe Universitetit të Janinës.
Në ceremoni, veç Rektorit të Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema dhe autoriteteve të Rektoratit, ishin prezentë një delegacion i Rektoratit të Universitetit të Janinës me në krye Rektorin, Georgio Kapsali, ndërsa përveç dy Rektorëve, përshëndetën Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Vasilios Tolios në emër të Ambasadores së Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Sofokli Vasili. Më pas, delegacioni i Rektoratit të Universitetit të Janinës, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.
Marrëveshja e nënshkruar ka afat katërvjeçar dhe mund të rinovohet automatikisht nëse asnjë prej dy palëve nuk ka kundërshtim, ka përmbajtje të karakterit të përgjithshëm. Specifikimi i fushave të bashkëpunimit do të bëhet nëpërmjet nënshkrimit të protokolleve të veçanta. Dy palët nënvizuan mundësitë dhe përspektivat e shumta që hapen në të ardhmen e afërt, duke shfrytëzuar së bashku projekte, siç janë ato të bashkëpunimit ndërkufitar.