Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara sot në nder të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.
Ndreu shkruan se ishte aty jo vetëm si politikan, por edhe si lexues dhe adhurues i veprave të Agollit, prej kohës kur ishte student. Në këtë mënyrë, deputeti ka zbuluar se di të paktën 20 vjersha të tij përmendësh.
“Sot ne homazhet e te madhit Dritero Agolli. Une isha jo vetem si politikan, por dhe si lexues e adhurues i veprave te tij, prej kohes kur isha student. Di te pakten mbi 20 vjersha te tij permendesh. Ne vitin 97 isha shef komisariatit Lezhe. Ndoc Gjetja ishte Kryetari i Rrethit. I shkoj ne zyre. Ishte hera e pare qe e takoja. Nuk njihemi por une te kam lexu i them. Nuk ju besu se nje polic kishte lexu vjershat e tij. Nuk e besoj me tha. I recitova tre vjersha te tij. Ju mbushen syte me lot e me perqafoi. Nuk me shkonte mendja se nje polic lexon poezite e mia me tha ! Mbaj mend qe Komisarin Memo e kam lexu 7 here, per shkak te batutave te Komandant Rrapos qe ishte mesuar pa komisar. Sot ishte e veshtire vetem vdekja fizike e tij, por te flisje per te ishte e lehte, sepse per Driteroin ka gjithkush cfare thote!”, shkruan Pjerin Ndreu./