Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Mrekullia e Valbonës, destinacion i rëndësishëm turistik

$
0
0

Pavarësisht se Valbona po kërcënohet nga ndërtimi i heceve, ajo nuk braktiset nga vizitoret e shumtë të cilët gjithnjë rendin drejt parajsës natyrore, e cila magjeps me cdo element të saj. Stina e nxehtë e kthen Valbone në mikpritësen e shumë turisteve, të cilët gjejnë aty çdo gjë, nën simfoninë e gurgullimës se ujërave të kristalta, të cilat rrjedhin në harmoni më puhizat e erës

Tashme kur stina e nxehtë ka trokitur, në Valbonë mund të takosh pushues nga vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilët mrekullohen nga ansambli natyror që ofron Valbona.

Këtë fundjave me iniciativën e ambasadorit në Kosove Qemal Minxhozi, në Valbonë po pushojnë dhe trupi diplomatik i akredituar në Kosovë.

Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Ferat Dinosha e konsideron Valbonën si një vend me bukuri natyrore të pakrahasueshme.

Vitin e shkuar Valbona u vizitua nga më shume se 80 mije turistë, ndërsa këtë vit numri i vizitorëve pritet të rritet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>