Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

$
0
0

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të përkohshëm në Verilindje-Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.

Orët e vona të pasdites largojnë gradualisht shirat nga zonat malore duke u lokalizuar në ekstremin Juglindor të vendit. Nga mbrëmja deri mëngjesin pasardhës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore ku pritet maksimumi 33°C.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>