Dietologia Blerina Bombaj nuk lodhet me thirrjet e saj për t’u ushqyer shëndetshëm duke sensibilizuar kështu në masë.
Këtë herë ajo ka publikuar disa foto vërtet alarmante.
“Ndërkohë që oborret e shtëpive të fshatit janë plot me fruta, fëmijët tanë blejnë ushqime industriale, plot konservante, vaj palme, kripë, sheqer, ngjyrosës, dhe lloj lloj kimikatesh të cilëve ju bashkohen edhe ato të ambalazhit! Shihni realitetin në vetëm 50m rrugë nga dyqani i lagjes dhe në këndin e mbeturinave jashtë shkollës. Shiheni këtë realitet me sy, shpërndajeni sa më shumë dhe ngrini zërin sa më lart!
MOS HELMONI FËMIJËT!”, bën apel Blerina.