Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Bill Clinton flet pas 20 vitesh për skandalin seksual me Monica Lewinsky

$
0
0

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në një intervistë për NBC News është përgjigjur rreth pyetjeve lidhur me skandalin seksual me Monica Lewinsky që përfshiu Shtëpinë e bardhë në vitin 1998.

Ish-presidenti Clinton tha se do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë nese faktet do të ishin të njëjta.

Bill Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual.

Clinton ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë, e ndërkohë lëvizja për shkarkimin e tij u nis nga republikanët.

“Kërkova ndjesë për familjen time, për Monica Lewinsky dhe familjen e saj dhe për popullin amerikan”.

Ish presidenti e ka mbrojtur veten nga kritikat e kohëve të fundit të lidhjes së tij me Leëinsky në dritën e lëvizjes #MeToo, duke i thënë NBC News se ai kurrë nuk e ishte takuar me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë pas skandalit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>