Magjistari i njohur David Copperfield është paditur në gjykatë nga një spektator i audiencës të cilin e përdori si vullnetar në një prej magjive të tij.
Ky i fundit ka thënë në gjykatë se ka pësuar dëmtime duke pretenduar se ishte rrëzuar në skenë dhe se e kishin transportuar fshehurazi për të mos u vënë re nga njerëzit.
57-vjeçari ishte një nga 12 vullnetarët që pranuan të marrin pjesë në iluzion ku supozohej që Copperfield do t’i zhdukte të gjithë nga skena.
Për këtë arsye gjigandit të magjisë Copperfield i është dashur të zbulojë sekretet e magjisë.
Cox pretendon se ka shpenzuar më shumë se 400 mijë dollarë fatura mjekësore, pasi kreu ndërhyrje kirurgjikale në qafë dhe shpatull.
/BalkanWeb