Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Turqit hyjnë në Guiness me bakllavanë gjigante

$
0
0

Një grup shefash kuzhine në Turqi kanë thyer rekordin botëror Guiness për bakllavanë më të madhe, e cila peshonte gjysmë toni. Ballkavaja gjigante u prezantua në Samitin e Gastronomisë në Ankara, ku u mblodhën qindra vizitorë për të marrë nga një copë. Mehmbet Kanbur, i cili drejtoi grupin me 14 shefa tha se ëmbëlsira peshonte 518 kg, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm. “Thyerja e rekordit u konfirmua nga një zyrtar i Rekordit Botëror Guiness që monitoroi ngjarjen nëpërmjet lidhjes me video”, njoftoi agjensia shtetërore Anadolu. Bakllavaja, origjina e së cilës është mes Turqisë dhe Greqisë u përgatit në një tepsi 2 metra e gjysmë të gjerë dhe të gjatë 7 metra e gjysmë. Mehmet Kanbur deklaroi se për të realizuar këtë “projekt” pastiçierët kanë punuar tre muaj.

 

'Dünyanın en büyük baklavası' başkentte yapıldı

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>