Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all 14404 articles
Browse latest View live

Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës koncert në 2 janar

$
0
0

Tingujt më të bukur të muzikës, magjia e koncertit të fillimvitit të Vjenës, për herë të parë do të shijohet e preket live edhe nga publiku shqiptar.

Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë me një koncert madhështor në Tiranë, një ngjarje e jashtëzakonshme artistike për kryeqytetin dhe artdashësit shqiptarë.

Koncerti do të zhvillohet në datën 2 janar  në Pallatin e Kongreseve, një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës.

Pas suksesit që pati kabaja e famshme e jugut, ‘Albanian Soul” në koncertin e përvitshëm austriak vitin e kaluar, Shkëlzen Doli prej më shumë se një viti ka nisur të punojë për mundësinë e realizimit të një koncerti me anëtarët e Ansamblit Filarmonik të Vjenës në Tiranë.

Kjo nismë artistike ka gjetur mbështetjen e autoriteteve më të larta të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Austrisë, e që  kryesohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si dhe partnerëve të tjerë publikë e private që i janë bashkuar këtij projekti.

Ministria e Kulturës e ka vendosur që në krye të herës komunikimin kulturor si mënyrën më të mirë e më të sigurt të integrimit në Europë, duke e futur Shqipërinë në axhendat më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare.

Ky koncert do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit në botën e artit dhe kulturës por edhe të komunikimit ndërkombëtar,  me një  theks të veçantë për promovimin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë duke e kthyer vendin tonë në një qendër të re të performancës madhështore të  Ansamblit Filarmonik të Vjenës.

Organizimi i kësaj ngjarjeje  artistike të veçantë promovon më tej vendin tonë, duke rritur mundësitë për të krijuar një klimë më të mirë për investime dhe bashkëpunime të reja në fushën e artit e kulturës, por edhe të mjedisit ekonomik në vend.

Koncerti i Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës është gjithashtu një frymëzim i fuqishëm për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, por edhe për ata që kanë një karrierë të suksesshme jashtë  vendit, duke shërbyer si një thirrje për të kontribuar në jetën artistike të vendit të tyre.

Ky koncert do të jetë suksesi tjetër i një mozaiku të jashtëzakonshëm të  motiveve të muzikës tradicionale shqiptare të koncertit të Filarmonisë së Vjenës në vitin 2015, nën kujdesin e  Shkëlzen Dolit.


Pjesë e konkurrentëve të Sanremos dhe kantautori shqiptar

$
0
0

Vitin që kaloi ai ishte pjesëmarrës në Sanremo, por në kategorinë e të rinjve dhe arriti të renditet i treti në finale me këngën “Odio le favole” (Urrej përrallat). Autori i tekstit të kësaj kënge është vetë Ermal Meta, shqiptari nga Fieri, i cili nëpërmjet kësaj poezie dhe muzikës së tij bëri një reflektim poetik rreth pushtetit që mbart koha, si dhe aftësinë për t’i tjetërsuar gjërat përfshirë edhe vetë dashurinë.  Këtë vit ai rikthehet ndryshe, si këngëtar “Big” në eventin muzikor më të rëndësishëm në Itali. Ermali është me siguri një artist shumë dimensional dhe premton që si këngëtar të jetë po aq i suksesshëm sa edhe si autor i teksteve më të famshme në Itali, por jo vetëm. Ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si Marco Mengoni, Francesco Renga, Emma Marrone, Annalisa Scarrone, si dhe me Patty Pravo-n, me të cilën edhe kanë kënduar këngën “Non mi interessa”. Ermali është quajtur edhe “Shqiptari i Sanremove”, për pjesëmarrjen e tij të shpeshtë në këtë event muzikor. Këtë vit ai merr pjesë për herë të tretë si këngëtar, por prania e tij në Sanremo ka qenë edhe si kantautor me këngë të suksesshme si “Non so ballare” e Annalisa-s, apo “Straordinario” i Chiara-s. Vitin e kaluar ai u rendit i treti në kategorinë e të rinjve dhe duke pasur parasysh talentin e kantautorit shqiptar, mund të themi me siguri se ai do të jetë një konkurrent i denjë i emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Fiorella Manoia, Giusi Ferreri, Michelle Zarillo.

Marilyn Monroe, në ankand kopja e filmit të saj të fundit

$
0
0

“Something’s Got to Give” i 1962 ishte filmi i saj i fundit , i papërfunduar dhe që nuk doli kurrë. Në 5 gusht të atij viti në fakt Marilyn Monroe u gjet e vdekur në apartamentin e saj nga një mbidozë. Tani kopja personale e tekstit të filmit të aktores, do të dalë në ankand, e vlerësuar të paktën 20 mijë dollarë. Mes skenave të filmit që u xhiruan dhe montuan në 2001, në një dokumentar prej 37 minutash mbi ditët e fundit të jetës së Marilyn, më të famshme dhe më skandaloze janë ato në të cilat aktorja del në pishinë e zhveshur. “Banjoja e Marilyn”, siç u quajt nga gazetarët , i parapriu pas pak kohësh lajmit tronditës të vdekjes së saj. Në kopjen që do dalë në ankand, 149 faqe, janë nxjerrë në pah në mënyrë të veçantë 42 fletë ku Monroe ka shënuar me laps e stilolaps jeshil komente dhe këshilla, përkrah dialogjeve që i interesonin pjesës së saj. Në një nga këto kupton që Marilyn nuk ishte e kënaqur për pjesët që duhej të interpretonte: “do to doja diçka më zbavitëse”, shkruante ajo. Duke qëndruar në Los Angeles, kur filluan xhirimet e filmit, Marylin mungonte në set prej 18 muajsh. Por sapo filloi të xhironte sërish filmin , Marilyn mungoi përsëri dhe produksioni vendosi ta pushojë. Pasi rifilloi xhirimet përsëri pas dy muajsh, kur i i kishin ngelur edhe një javë xhirime ajo u gjet e vdekur.

Kalendari “Miss Shqipëria 2017”, bukuria femërore dhe turistike përmes imazheve

$
0
0

Deliart Assocation  ka prezantuar kalendarin e përvitshëm “Mis Shqipëria 2017”.

7 vajza kanë pozuar me makina të Really Albania në vendet malore si Theth, Shëngjergj, Dajt që në një farë mënyre sillen për publikun edhe si prezantim të vendeve turistike.

Ka disa dejaje që e bëjnë më të veçantë këtë kalendar, printimi në 3 D dhe stilisët që kanë punuar me veshje të ideuara dekada më parë.

Të ftuar të shumtë nga bota e artit dhe kulturës ishin të pranishëm në mbrëmjen festive, organizuar nga Deliart Assosiation.

Bozo ndër vite pëemes aktiviteteve të burisë, synon promovimin e vlerave tursitike edhe përmes këtyre imazheve.

Mbrojtja e trashëgimisë, Kumbaro: Një sektor zhvillimi e potencial punësimi

$
0
0

Arkeologjia nuk është më as luks dhe as një aneks i harruar, por një sektor zhvillimi në të cilin jo vetëm mbrojmë pasuritë kulturore, por edhe krijojmë punësime. Aktualisht kemi vende vakante për arkeologë, sepse është rritur kërkesa si pasojë e nevojës së shtuar për të vëzhguar territorin në mbrojtje të arkeologjisë krahas projekteve zhvilluese. Nxis studentët të kualifikohen në këtë sektor, sepse do të ketë gjithmonë nevojë për punën e tyre”. Kështu u shpreh ministrja Kumbaro në ‘workshop’-in e organizuar nga Ministria e Kulturës, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, me temë “Arkeologjia e Shpëtimit në Raport me Zhvillimet e Reja në Territor dhe Ekuilibri Mes Tyre”.

Duke bërë një prezantim të gjendjes së gjetur para tri viteve, Kumbaro e vuri theksin mbi disa nga arritjet më thelbësore të reformës në Trashëgiminë Kulturore, duke qartësuar se përse arkeologjia dhe zhvillimi i territorit nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin, por përkundrazi; nëse ka politika të qarta, ligje të sakta dhe vullnet për të bashkëpunuar, partneriteti rezulton jo i dëmshëm, por i suksesshëm.

“Me partneritetin që kemi me të gjithë institucionet e trashëgimisë si dhe me pushtetin lokal dhe me subjektet private, ne ndryshuam sistemin e menaxhimit të territorit, duke ndërtuar një rrjet koherent bashkëpunimi. Sot nuk kemi asnjë projekt zhvillimi që të mos kalojë vëzhgimin dhe kontrollin arkeologjik. Kjo punë e bërë ka ndryshuar gjërat edhe në sektorin e punësimit. Është një lajm shumë i mirë nëse themi që sektori i trashëgimisë kulturore krijon mundësi punësimi. Sot që ne flasim, vetëm një zhvillues si TAP ka punësuar rreth 30 arkeologë.

Nga ana tjetër, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, e cila ka liberalizuar tregun, ka hapur sektor punësimi duke zbatuar ligjin për të gjitha subjektet e licencuara në fushën e arkeologjisë. Vetë Agjencia me shërbimet që ofron ka arritur të krijojë të ardhura në arkën e shtetit, po aq sa merr nga buxheti vjetor. Janë këto elemente që bëjnë që arkeologjia të jetë jo më një luks, jo një aneks i harruar, por të jetë një sektor zhvillimi me të cilin praktikisht krijojmë punësim. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi që kemi dhe kjo konferencë e tregon me Universitetin e Tiranës, me studentët e arkeologjisë, të cilët në të ardhmen do ta ketë tregun e punës të siguruar.

Vetëm në tri vite ne kemi arritur të disafishojmë numrin e të punësuarve në sektorin e arkeologjisë duke qenë se ka një menaxhim të ri, një kontroll më të rreptë të territorit, por edhe një ndjeshmëri më të madhe të opinionit publik, që i vjen në ndihmë kësaj politike të re ndaj trashëgimisë kulturore”, tha Kumbaro. Ministrja duke rreshtuar disa nga problematikat e hasura gjatë punës, u ndal tek hartimi i ligjit të ri të trashëgimisë kulturore, ku tha: “Ky projektligj është qëllimisht proteksionist dhe konservator, por jo për të penguar zhvillimin dhe për të ndërhyrë apo prekur asnjë të drejtë themelore private, por për të vendosur rregulla të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të munguara apo të pazbatuara deri tani”.

TEMAT
Temat e trajtuara në këtë ‘work-shop’ kishin në fokus disa çështje. Njohjen e publikut/investitorëve me mënyrat dhe rrugët që duhet të ndiqen para dhe gjatë zbatimit të projekteve të tyre, duke bërë pjesë integrale komponentin e trashëgimisë arkeologjike/kulturore. Shkëmbimin e përvojave nga puna në site arkeologjike nga specialistë të institucioneve të Trashëgimisë Kulturore, subjekteve privatë të licencuar në arkeologji, vendëse dhe të huaja, pedagogë të Universitetit të Tiranës apo të shoqërisë civile, që kanë si mision të punës tyre mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë arkeologjike/ kulturore.

Prezantimin e metodologjisë së tarifave të shërbimit arkeologjik, të aplikuara për herë të parë nga ASHA, transparenca e tyre për investitorët dhe niveli i realizimit të tyre në shërbim të performancës dhe mbulimit të shpenzimeve të shërbimeve arkeologjike. Informimin mbi implementimin e platoformës WebGIS, për të siguruar një informacion të plotë, në kohë reale, të sigurt, shkencor, që shërben si një e dhënë mbi potencialin arkeologjik dhe për një mbrojtje efikase të pasurisë arkeologjike. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve të varësisë së Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Tiranës, Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, subjekteve/ individëve privatë të licencuar në arkeologji vendës dhe të huaj, pedagogë e studentë, shoqëri civile që kanë si qëllim të punës së tyre mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit shprehën interesin dhe vlerësimin e tyre për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve të ngritura nga ASHA dhe Ministria e Kulturës me zhvilluesit, për një zhvillim të qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet faktorizimit të Agjencisë dhe hapjes së tregut të punës shoqërive arkeologjike.

/GSh

Botuesit dhe përkthyes mblidhen në Tiranë për të nderuar veprën e Kadaresë

$
0
0

Botuesit, përkthyesit dhe personalitete të botës akademike janë mbledhur në Tiranë në një konferencë shkencore për të nderuar veprën e gjeniut të letrave shqipe. Botuesi francez Faye, por dhe kritikë e përkthyes nga disa vende të botës vlerësuan Kadare mes shkrimtarëve më të mirë botëore. Konferenca shënon një stad të ri në studimin e veprës së Kadare

Ismail Kadare dhe vepra e tij zbulon dimensione të reja sa herë shkruhet dhe flitet për të.  Botuesit, përkthyesit, personazhe të botës akademike dhe njerëzit me infuencë të letrave janë mbledhur në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare kushtuar gjeniut krijues.

Botuesi francez i Kadaresë, Eric Faye, vlerësoi se vepra e tij ka qenë një mesazh i vazhdueshëm për demokracinë që u jepej shqiptarëve. Për Faye, Kadara shkon dhe përtej Xhorxh Oruellit

Eric Faye: Oruelli ka jetuar në një demokraci të gjatë, ndërsa Ismail Kadareja ka jetuar për dekada të tjera në qendër të diktaturës, dhe kjo është fuqia e tij, e cila i jep nder- Ai mundi ti bëjë radiografi totalitarizmit mu në zemër të tij.

Për kritikun nga Australia, Peter Morgan,  Kadare renditet mes shkrimtarëve me të mirë në botë.

Peter Morgan: Kadarenë duhet ta shikojnë në kuadrin e letërsisë botërore dhe jo të së kalurës.

Britaniku John Hodgson i ndau vlerësimet për kadarenë në shqip.

John Hodgson: Leximi i Ismail Kadarese nuk e zbardh por vetëm e thellon misterin e Shqipërisë. Shqipëria do të mbëtet një mister edhe për vetë shqiptarët.

Por gjeniu është përballur dhe me sulme. Joachim Rohm tregoi sulmet ndaj shkrimtarit shqiptar në Gjermani, ndërsa tema e bashkon dhe me qëndrimet e arbëreshit Matteo Mandala.

Matteo Mandala: Kadareja ka të drejtën e tij si autor që të rishikojë veprat dhe nga një analizë që po i  bëj varianteve që janë botuar nuk më del që ka pasur modifikime të thella strukturore që kanë prekur thelbin e romaneve gjatë diktaturës.

Joachim Rohm: Kritikët ose armiqtë e Kadarese këtu në Shqipëri e sulmojnë për disa gjëra shumë sipërfaqësore për faktin se Enever Hoxha është një protagonist në librin “Dimri i vetmisë së madhe”

Për organizatorët, takimi jo vetëm arriti të bëjë sintezën e studimeve për kadareve, por shënon një stad të ri.

Konferenca ndërkombëtare Shkencore “IN HONOREM KADARE” u organizua nga Departamenti i Letërsisë  në bashkëpunim me  Departamentin e Gjuhës në Univeristetin e Tiranës.

Konkursi “Onufri”, edicioni i XXII homazh për Mitrush Kutelin

$
0
0

43 artistë nga Shqipëria e bota janë pjesë e edicionit të 22 të konkursit ndërkombëtar Onufri i cili vjen si homazh për shkrimtarin Mitrush Kuteli.

Kuratori Fani Zguro e ka shtrirë ekspozitën në të gjithë ambientët e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa vëmendjen ia kushton veprës dhe jo artistit.

Fani Zguro: Është e rëndësishme statusi, emri i artistit, por vepra që realizon është e rëndësishme.

Lidhjen me Kutelin e bëjnë të harruarit dhe të panjohurit, siç është edhe 70 vjecari nga Pogradeci Guri Bulovari, i konsideruar surpriza e këtij edicioni.

Fani Zguro:  Ka pasur një histori në hije, një historie të vështirë, që është persekutuar, që është harruar. Kjo është lidhja mes emrit të tij dhe përzgjedhjes së artistëve të famshëm dhe jo të famshëm. Më pëlqen sepse është si Marsil Tushani një artist i cili ka ndenjtur në heshtje për 25 vjet. Pak a shumw wshtw e njwjta histori edhe e Guri Bulovari

Pjesë e saj edhe dy projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”)
Efekt kinemate

Ekspozita do të qëndrojë hapur për publikun deri më 1 shkurt të 2017-ës, kohë brenda së cilës do ndahet edhe cmimet Onufri.

Faik Konica, “stilist i përkryer”, polemisti i athët dhe atdhetari i pashoq

$
0
0

Nga Albert Vataj/“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhé. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” ishin këto fjalët e fundit që tha, ishte ky amaneti që la i madhi Faik Konica, atë ditë dhjetor para se të shuhej.

 Prologu

 Jeta e shqiptarit të madh, Faik Konica është e mbushur përplot episode, ku secila prej tyre është një histori e veçuar, një shkreptimë në mendimin antikonformist, një kurajë e një mendimtari të kalibrit ndërkombëtar. Pakkush në historinë e shqiptarëve mund ta mbërrij dijen dhe arsimin e këtij njeriu, kontributin dhe vetëmohuesen atdhetare të këtij ngadhnjyesi. Nuk bëri kurrë asnjë kompromis, nuk u përfshi në asnjë marrëveshje për të cilën të kaplohej në pendim. Bëri më shumë armiq se sa pati idhujtarë, sepse pati guximin të thoshte disa të vërteta të hidhura për shqiptarët, disa kuvendime troç që janë kaq reale edhe sot. Pavarësisht se ai kërkoi më të mirën prej farës së cilës i përkiste dhe këtë e bëri si një mësonjës i rreptë, shqiptarët edhe sot vazhdojnë të lëngojnë prej atyre plagëve, prej asaj së keqeje që më shumë se armike e të tjerëve e la një të keqe të vetë shqiptarëve.

 Fikja e një ylli

 15 dhjetorin e vitit 1942 ndali zemra e “njeri me kulturë të lartë” siç mëton për të Fan Noli, “enciklopedia shëtitëse”, siç preferoi ta cilësonte erudicionin e tij Apolineri. Faik Konica ishte ndër personalitete shqiptare kontributi dijetues i të cilit kaplot më të epërmet maja. 67-vitet e jetës, 15 mars të vitit 1875 kur ai erdhi në jetë në Konicë dhe 15 dhjetor të vitit 1942 kur u shua, ai i mbushi përplot me akte krijuese dhe kontribuuese, mëtonjëse për Shqipërinë e shqiptarët nëpër botën e thundrës së rëndë të harrimit për këtë komb dhe këtë racë, për këtë potencial të pamasë kumtimi. Ai ishte eseist, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

 Në atë kur Konica vdiq Shqipëria ishte përfshirë nga lufta, dhe trupi i pajetë i tij u varros në Boston, përkohësisht. Me këtë rast, Fan Noli mbajti një elegji për mikun e tij dhe premtoi përmbushjen e amanetit. Gjithsesi, sistemi komunist që u vendos në Shqipëri pas luftës ndaloi jo vetëm emrin dhe veprat e Konicës, por edhe kthimin e eshtrave në tokën që e lindi dhe për të cilën bëri kaq shumë. “Noli dhe “Lamja i vogël” (Selfulla Maleshova) nuk mund të bënin gjë. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes.

 ***

 “Albania”, botim i Konicës, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

 ***

 Guillaume Apollinaire për Faik Konicëm

Ndër njerëzit tepër të veçantë që kam njohur e që më kujtohen me kënaqësi të madhe është padyshim Faik Konica. Ai Lindi në Shqipëri 40 vjet më parë në një familje që ka ruajtur besimin e krishterë. Ky shqiptar “chkipe” studioi në Francë. Në moshën 20- vjeçare ai pati rastin të behej një prift i “Grande Chartre”, por ai nuk e bëri këtë. Pak nga pak besimi i tij do të humbte dhe do të kthehej në indiferencë, madje gjer në antiklerikalizëm, ç’ka na kujton atë të Merimée-së. Por ai vazhdoi studimet e tij dhe meqë ishte një atdhetar i madh, Konica u kthye në Shqipëri, ku sipas thënieve të tij ishte dënuar dy herë me vdekje, në mungesë, për komplot ndaj pushtetit otoman. Ai u rikthye në Francë ku e njohu në një mënyrë të shkëlqyer gjuhën dhe letërsinë franceze dhe u lidh me të gjithë ata që e admironin Shqipërinë. Megjithatë, liria që gëzonte në Francë i dukej e pamjaftueshme dhe kështu shkoi të vendosej në Bruksel në rrugën “Albanie”, për të themeluar revistën erudite Albania, ku u muar me politikë dhe akoma më shumë me letërsi, histori, filologji, etj.

Pjesën më të madhe të jetës së tij ai ja kushtoi lëvizjes kombëtare shqiptare, duke e pastruar gjuhën shqipe nga termat e pasakta apo parazite. Plot pathos, në pak vite ai përpunoi një gjuhe të bukur, të pasur dhe të zhdërvjelltë.

 Arshi Pipa për Konicën

 Faik Konica! Kush nuk e njeh? Emni i tij asht njeni prej ma të dashunvet. Po mbushet afër nji gjysë shekulli qysh kur ky emën tingëlloi për herë të parë në veshët e Shqiptarëvet. Vinte që larg, nga nji vënd i huej dhe delte për me mprojtë të drejtat e Atdheut. “Albania” quhej ky za, dhe ishte, në shkretin e kulturës shqiptare, nji “vox clamans in deserto”. Ç’atëherë nami i Konicës u vendos në fronin ma të naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji herë nuk luejti ma.

 Gjatë gati nji gjysë shekulli fjala e tij erdhi ndër veshët tonë, ndër mendjet tona, me intervale herë ma të shkurta here ma të gjata. Jo e shumtë, jo e shpeshtë, ma fort e rrallë… rrallë e për mall. Dhe gjithherë e ndrrueshme, gjithherë e freskët. Dhe kur vinte, mbassi kishte shkapërcye kontinente e oqeane, kishte tinguj të nji mendësije së ndryshme, prendimore, ma të qartë, e qi ma se nji herë i u-dukshin të çuditshme botës së vjetër shqiptare. E sigurisht Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithë historis sonë letrare. Noli punoi shumë ma tepër e ma me fryt. Por Konica qe për cilsin. Të tjerë dhanë punën: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. Sugjeroi, drejtoi, zakonisht i ndjekun me nderim. Por ndodhi shpesh qi nuk e kuptuen. Atëherë u idhnue, talli ashpër, shau.

 Epilogu i një memuari

 Konica ishte dhe mbeti figura më e madhe, jo vetëm e historisë sonë kombëtare, por edhe e letërsisë, e përkthimit dhe e gazetarisë, polemikës, por edhe e gjuhësisë.

Faik Konica kishte kërkesa të larta ndaj letërsisë dhe shkrimtarëve. Duke i vështruar në raporte të drejta përmbajtjen dhe formën, si dy komponentë që s’mund të ndahen nga njëri-tjetri, ai i jepte përparësi formës si e vetmja mënyrë për të shprehur sa më mirë përmbajtjen. Në këtë vështrim i kushtonte rëndësi të madhe gjuhës shqipe, pasurimit dhe përpunimit të saj. Ai vetë dha shembullin e një mjeshtri të vërtetë të gjuhës. Me të drejtë Noli e quan atë “kryelëronjësi i gjuhës sonë” dhe “stilist i përkryer”.

Faik Konica zë një vend të merituar në letërsinë tonë të Rilindjes dhe të Pavarësisë, jo vetëm si publicist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet të spikatur krijues. Megjithëse trashëgimia e tij e mirëfilltë letrare është e kufizuar, ai ka vepra me vlera të çmuara.


Ndërron jetë artisti dhe skenaristi i madh Lazër Filipi

$
0
0

Aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi është ndarë sot nga jeta në moshën 95 vjeçare. Gjatë karrierës së tij,  artisti shkodran interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj.

Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”.  Por me të njëjtin pasion, aktori Filipi interpretoi edhe në shumë filma artistikë në kinematografi.

Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës.  Edukimin bazë e mori në vendlindje ku si nxënës i Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni – u shqua duke luajtur pjesë të vogla në aktivitetet teatrale të vëna në skenë nga vetë “Mësuesi i Popullit”.

Ishte koha kur në Shkodër shoqëritë letraro-kulturore “Vllaznia”, “Rozafat” etj, organizonin veprimtari artistike dhe shfaqje të ndryshme skenike për publikun shkodranë si “Ali Pashë Tepelena dhe Suljotët”, “Ruba e kuqe”, etj.lan_4821_bthmb

Dhe pikërisht këto shfaqje do të linin mbresa te djaloshi i ri i cili, edhe pse në vitin 1938 u transferua në Tiranë, nuk e harroi teatrin.

Kështu, krijimi i grupeve teatrale-artistike amatore brënda çetave apo lëvizjeve nacionalçlirimtare dhanë një ndihmë të madhe në këtë aspekt. I tillë është edhe krijimi i Teatrit të Rinisë Antifashiste, në vitin 1943, me të cilën Lazër Filipi interpretoi rolin e tij të parë në pjesën “Kryengritje Shqiptare”, shfaqur në More të Krujës dhe vënë në skenë nga Kolec Ilia.

Pas Kongresit të Përmetit, 24-28 maj 1944, krijohet grupi teatral “Grupi i Priskës”. Kjo trupë vuri në skenë disa pjesë; “Partizani”, “Burgu” dhe “Nëna” e shkrimtarit Fatmir Gjata. Lazër Filipi është një ndër më aktivët e këtij grupi ku nuk mungojnë edhe figura të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare si Naim Frashëri “Artist i Popullit”, etj.

Pas mbarimit të luftës, krahas angazhimeve në trupën teatrale, Lazri ndoqi studimet për dramaturgji.

Në vitin 1947 vijon studimet për aktor në Zagreb (Kroaci) por, si pasojë e prishjes diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, detyrohet t’i ndërpres. Më pas këto studime i vazhdon dhe i përfundon në vitin 1950 në ish-Çekosllovaki (që nga viti 1992 e ndarë në dy shtete; Republika Çeke dhe Republika Sllovake).

Mbasi mbaron studimet kthehet në Atdhe. Me përvojën e fituar në vitet e rinisë dhe me një pjekuri artistike të zgjeruar gjatë studimeve, Lazër Filipi i kthehet publikut me një galeri të tërë rolesh që do ta bëjnë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ndër interpretimet që mbesit të paharruara në kujtesën e artdashësve janë: Babai i Ofelisë në dramën “Hamleti” të Shekspirit, xha Shozi në dramën “Familja e peshkatarit” të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka, Klarku në dramën “Arturo Ui” të poetit dhe dramaturgut gjerman Bertold Brecht, Lenini në dramën “Orët e Kremlinit” të shkrimtarit rus Nikolai Podovin, etj.

Të shumta janë rolet e Lazër Filipit edhe në kinematografi. Ai është ndër aktorët që ka interpretuar në filmin e parë tërësisht shqiptar “Tana”, në vitin 1958. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si: xha Demiri në filmin “Fortuna”, Ropi në filmin “Kapidani, etj.

Edhe pas daljes në pension, në vitin 1977, Lazër Filipi vazhdoi angazhimet në teatër dhe kinematografi.

Në vitin 1991 krijon trupën teatrore “Tirana”. Me këtë trupë interpreton në disa drama: “Ali Pashë Tepelena”, “Fati i një refugjati”, “Napoleon Bonaparte”, etj.

Në vitin 2004 interpreton me trupën e Teatrit Kombëtar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulaha.

Çmimet

Lazër Filipi është nderuar me disa tituj dhe çmime: Çmimi i Parë i Republikës për interpretimin e rolit të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, në vitin 1957.lazer-filipi-640×480

Çmimi Special për interpretimin e rolit Shaqo Bregu në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1976.

Për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Interpretime në teatër: Kryengritje Shqiptare (1943), Partizani (1944), Nëna (1944), Burgu (1944), Topazi (1945), Dashnori Gjido (1945), Rrugaçi (1945), Martesa (1946), Çështje familjare (1956), Orët e Kremlinit (1957), Mashenka (1958), Hamleti (1960), Dhelpra dhe rrushtë (1961), Zonja e Bujtinës (1962), Qeni i kopshtarit (1963), Banorët e shkallës nr.6 (1963), Tre ditët e kjametit (1964), Roje nën llampat e neonit (1965), Ljubov Jarovaja (1965), Përkolgjinajt (1966), Cuca e maleve (1967), Heronjtë e Linasit (1968), Shokët (1969), Arturo Ui (1971), Sinjali i kuq (1973), Prefekti (1973), Familja e Peshkatarit (1974), Ali Pashë Tepelena (2003), Streha e të harruarve (2004), Napoleon Bonaparti (2005), etj.

Regjisor: “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarka.

Asistent regjizor: “19 ditë” e Fadil Paçrami.

Skenarist: “Dashuria që u mbijetoi flakëve”, “Nënë Tereza”.

Interpretime në kinematografi: Tana (1958), Fortuna (1959), Oshëtimë në bregdet (1966), Përse bie kjo daulle (1969), Ndërgjegjja (1972), Kapedani (1972), Shpërthimi (1974), Në fillim të verës (1975), Pylli i lirisë (1976), Shembja e idhujve (1977), Këshilltarët (1977), Nusja (1980), Një emër midis njerëzve (1983), Koha nuk pret (1984), Në emër të lirisë (1987), Misioni përtej detit (1988), Balada e Kurbinit (1989), Enigma (1991), Tradhëti bashkëshortore (2000), Ne dhe Lenini (2009), etj.

PROFIL/Tinka Kurti, aktorja që shenjtëroi nënën në artin skenik shqiptar

$
0
0

Megjithëse ka lindur në Sarajevë më 17 dhjetor 1932, ajo është shprehur se: “Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”. Në këtë udhëtim kumtimesh të epërme ky shëmbëllim i femrës ngadhnjimtare, ka skalitur në mbamendjen e kinemasë dhe teatrit më shumë se 120 role.

Nga Albert Vataj

Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”… ky është një predikim mirënjohës i një aktoreje që na bën të ndjehemi krenar, një psalm që na mëkon besimin si motivues në sprova dhe si forcë në sfida. Ajo i besoi pasionit, ngadhënjeu mbi çdo pengim dhe ndoqi rrugën ku i’a rrëfeu një shpirt i lindur për të jetuar në dhjetëra role, për të shpërthyer në dhjetua yjësi suksesesh skenike. Ajo i besoi Tinka Kurtit dhe mishëroi Tinkën e plazmuar në më të arrirën të mundshme e artit skenik.

Idilikja e portreti të Tinkës

Një fytyrë e skalitur me një mjeshtëri të përsosur. Brazdat e rrudhave që i’a shkruajnë me një kaligrafi mahnitëse moshën dhe hijeshinë, ëmbëlsinë dhe dashurinë e një zemre që rreket të shpreh mes atij vështrimi të ngulmët një botë parajsore, një reale që vezullon qëndismash yjësuese, por edhe atë… gruan dhe nënën e drobitur prej merakut dhe mallit, prej mirësisë dhe vetëmohueses. Një vështrim amësor që prehet me një delikatesë, ëmbëlsi, mall dhe një hije transparente meditimi që e përshkon gjithë atë portret, aktoreje, nënë dhe gruaje si me një cohë të hollë dritimi breror.

Kumtim dhe mishërim i aktores

Tinka Kurti, kjo zonjë sharmante dhe e hijshme, zëëmbël dhe rrezatuese, e thjeshtë dhe përplot ëndje gjallëruese, përmes mishërimit të nënës shejtneshë dhe gruas forcë përtëritëse të jetës dhe vlerave të epërme të hyjnimit, ka ditur dhe ka mundur të sjellë përmes artit skenik dhe të përkorës, më shumë se aktoren, shembullin ideal të gruas. Rolet, karakteret, tipet dhe profilet që jetësoi ajo mjeshtërisht në skenë, e kanë ngulitur thellë në memorin e gjeneratave Tinkën, si një aktore e admiruar, si një personazh i spikatur në skenën e madhe të artit. E avantazhuar nga profili skenik, nga një timbër që ka forcë të depërtojë dhe nga një hijeshi që brendashkrin gruan dhe nënën në rol, ka bërë që ajo të përcillet gjithnjë me adhurim. Në të gjithë galerinë krijuese, Tinka Kurti është ajo, dhe vetëm ajo. Nuk imitoi askënd, askush nuk mundi ta mbërrinte atë. Si në rolin e Tanës, Pashakos te “Yjet e netëve të gjata”, nënës së Halit Beratit te “Gjeneral Gramafoni”, doktoresh Keti, te filmi “Unë e dua Erën”,  Dila te “Besa e Kuqe”, etj. ajo mëton karakteristikat dalluese të patëdyta. Mishëron në rol, ose rolit i jep nga vetja atë forcë intepretative, atë shpirt përjetues, atë ndjenjë të personazhit që buron nga njerëzorja, nga aftësia për ta trajtuar me mish e me shpirtë atë që udhëprin pasion tek ajo.

Megjithëse ka lindur në Sarajevë më 17 dhjetor 1932, ajo është shprehur se: “Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”. Në këtë udhëtim kumtimesh të epërme ky shëmbëllim i femrës ngadhnjimtare, ka skalitur në mbamendjen e kinemasë dhe teatrit më shumë se 120 role.

Çfarë është arti për të?

“Është ushqimi im. Oksigjeni. Unë kam mësuar shumë nga mësuesit e mi, nga paraardhësit e mi. Arti është kolektiv, nuk është individual. Është autori i dramës, komedisë, është regjisori, aktorët, skenografi, grimi, kostumografi, muzika etj… Pra në çdo dramë suksesi nuk është individual, por kolektiv”, shprehet Kurti. Tinka Kurti u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947-n u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Tinka Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958-n. Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), halla te “Çifti i lumtur” (1975), sinjorina Mançini te “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), gjyshja te “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Askush më çiltër dhe më me vërtetësi se sa vetë ajo nuk mund ta shkruaj panoramën e të deritashmes. Në një prej intervistave të saj, mes të tjerash ajo shprehet:

Në mendje i shfaqej shtëpia ku kishte lindur, pasioni për aktrimin, hapat e parë në skenë e madje edhe kujtime të veçanta, si puthja në film me aktorin Naim Frashëri. Ajo kujtohet si aktorja që realizoi puthjen e parë për filmin shqiptar, e i ngelet peng që as sot nuk transmetohet. Në këtë udhëtim nostalgjik e emocional i shkëpusim aktores disa kujtime të saj për “Gazeta Shqiptare”.

Ju kujtohet fëmijëria në këto çaste? Çfarë mbani mend më shumë?

Është një det i pafund kujtimesh. Kujtoj parkun, rrugicën me kalldrëm dhe ndjej në çdo çast shtrëngimin e dorës së nënës sime të shtrenjtë. Ai loti që doli papritur më kujton çastet e dhimbshme, portën e shtëpisë, nga e cila dola kur isha vetëm 5 vjeç dhe u riktheva kur mbusha 65 vjeç. Shkova në dhomën për të cilën më kishte folur nëna, hungarezja Elisabetë, e cila pas lindjes kishte dalluar mes yjesh një germë T, dhe për këtë shkak vendosi ta quante vajzën Tinka.

Si ju lindi dëshira për t’u bërë aktore?

Në të vërtetë unë nisa mësimet në Politeknikumin e Tiranës dhe rastësisht përfundova në degën e Dramës, në Lice. Por kjo ëndërr e bukur do të ndërpritej në mes. Vetëm pas tre muajsh shkollë do të më përjashtonin për manifestimin e shfaqjeve liberale dhe asnjëherë nuk e mora diplomën e aktrimit. Por në rastin tim, talenti vulosi diplomën e aktorit. Pjesa më e bukur për mua është Shkodra. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia, atje ku hodhi hapat karriera ime si artiste. Kjo udhë e gjatë, e bukur sa edhe e vështirë, nisi me “Dasmën Shkodrane”, kur isha vetëm 16 vjeçe. Për herë të parë do të ngjitesha në një skenë teatri. Në të vërtetë më kishin marrë aty për të kënduar në kor, por regjisori shpejt kuptoi se kishte të bënte me një aktore. Dhe nuk kish gabuar. Hapi i parë do të hidhej me filmin “Tana” dhe më pas jeta ime do t’i kushtohej skenës dhe filmit.

I keni numëruar ndonjëherë rolet që keni luajtur gjithë këto vite?

Kam arkivin tim dhe duke renditur interpretimet e mia, numri arrin në 320 role. Shumica janë në dramë, por pa lënë pas edhe filmin. Është një gjysmë shekulli jetë që ia kam kushtuar skenës. Kujtoj rolet në dramën “Fejesa e Çehovit”, pasuar me rolin e Files në “Fisheku në pajë”, më pas të Lokes tek “Toka Jonë”. Pasioni dhe dashuria për skenën më detyronte që brenda vitit të mund të realizoja 4 role. Lëvizja nga Shkodra në Vig ku xhiroheshin “5 heronjtë”, nga skena në xhirim. Sfilitesha, por ndjehesha edhe e lumtur.

Keni role që do t’i konsideronit më të përzemërtat për ju?

Shumë nga artistët e tjerë shprehen se nuk mund t’i ndajnë rolet. Për mua nuk është kështu. Në një jetë kaq të gjatë ka role të mëdhenj dhe të vegjël, kryesorë dhe episodikë. Unë kam pasur fatin të kem tërë kohën role parësorë në skenë dhe filma, por veçoj rolin e Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe kështu do të përmendja një varg rolesh deri tek ky i fundit, tek “Streha e të Harruarve” shkruar nga Rruzhdi Pulaha, që u xhirua edhe film para pak muajsh.

Jeni artistja e parë që realizuat puthjen në film. Si e keni përjetuar?

Është e vërtetë dhe kjo më bën krenare. Nuk pata asnjë hezitim kur tek filmi “Tana”, nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri. Është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar dhe kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë. Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla që tashmë janë të zakonshme.

Për atë kohë thyhet një tabu. Nuk i druheshit kësaj?

Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Madje ju them se për të bërë atë puthje, na u desh të realizonim 29 dubla dhe fatkeqësisht skenën e hoqën më pas. Zemërohem me vete dhe them: “Mirë atëherë që nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, përse nuk jepet puthja ime me Naim Frashërin?” Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore, jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë që shkela çdo bestytni për të realizuar rolin. Dhe këtë nuk e bënte çdo femër aktore.

Kjo ishte dhe është Tinka Kurti, aktorja që shenjtëroi nënën në artin skenik, talenti që skaliti me pasion e përkushim një galeri të bollshme rolesh të fuqishme, rolesh që e ngritën atë në podin e nderit dhe role që morën prej saj atë që mund të jepte vetëm një zemër e dashuruar me skenën.

Jetëshkrimi i saj autorial:

Ne kerkim te kujt (2012) serial

Familjet (2009) serial

Filumena Marturano (2009) Teatër

Ne dhe Lenini (2008)

Mira – (2008)

Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)

Dasma e Sakos – (1998)

Nata – (1998)

Zëmra e nënës – (1994)

Vdekja e kalit – (1992)

Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti

Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit

Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes

Flutura në kabinën time – (1988)

Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit

Në emër të lirisë – (1987)

Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit

Besa e kuqe – (1982) – Dila

Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit

Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes

Mëngjeze të reja – (1980)

Nusja – (1980)

Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit

Vajzat me kordele të kuqe – (1978)

Emblema e dikurëshme – (1976)

Çifti i lumtur – (1975)

Lumë drite – (1975)

Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres

Operacioni Zjarri – (1973)

Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako

Guximtarët – (1970)

Tana – (1958)

Bienalja e Venecias dhe Flaka Haliti

$
0
0

Më pëlqeu shumë ftesa që më bëri Ministrja e Kulturës për të qënë pjestare e jurisë, që do të përzgjidhte projektin e artistit, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 57-të të Venecias ‘Viva Arte Viva’, sepse:

– Gjithnjë më ka pëlqyer të jem me njerëz prej të cilëve mund të mësoj diçka. Ashtu si mësova prej pjestarëve të tjerë të jurisë si ndërtohet ajo biennale, e cila nuk është thjesht një ekspozitë, po një ndërmarrje e komplikuar, që kërkon parashikimin me hollësi të mënyrës se si do të ekspozohen pjesët e projektit artistik, se si ky projekt do të mirëmbahet gjatë gjithë periudhës së bienales, si do të përballet me publikun, me kritikën, me shtypin, si do të financohetm etj.

– U njoha me tekstin e kuratores Christine Macel, i cili më pëlqeu, për faktin se kërkon prej pjesëmarrësve të rrëfejnë, krahas veprës së artit për bienalen, edhe fakte nga procesi i krijimit. (Kjo ide e saj më kujtoi një thënie të filozofes  Hannah Arendt, e cila në librin  ‘Kriza e kulturës’ shkruan se procesi krijues nuk duhet të shpaloset në publik, pasi fati i atij procesi nuk është t’i shpërfaqet botës. Ai element i pamohueshëm lirie që shoqëron krijimin e një vepre arti mbetet i fshehur, sepse publiku nuk është i interesuar për të. Publikut i intereson vepra e përfunduar. Ndoshta Christine Macel mendon ndryshe, po mua më pëlqen të mendoj se ‘në një botë plot konflikte dhe tronditje, ku humanizmi është vërtet nën trysninë e pragmatizmit’, ajo dëshiron t’ia bëjë të dukshëm publikut edhe atë ‘element të pamohueshëm lirie, që shoqëron krijimin e një vepre arti’.)

– Mësova të reja nga fusha e artit bashkëkohor ndërkombëtar. Mësova prej Marco Scotinit, kryearit të jurisë se piktura bashkëkohore kineze fillesën e ka patur te piktura shqiptare.

– Mësova të të fshehtat që mban godina e ish-Kinostudios prej Gëzim Qëndros, i cili po bën një libër për të.

Më pëlqeu projekti fitues i Leonard Qylafit dhe kuratores Vanessa Muller., i titulluar ‘Ndodhi në kohën e tanishme’, sepse:

– Projekti i tij për pavionin shqiptar të bienales përbëhet prej elementëve të ndërtuara mbi principe të ndryshme: prej tetë pikturave në kanavacë, dy videove dhe disa artifakteve, libra e revista origjinale, që tregojnë realitete të ndryshme, po ilustrojnë të njëjtën ide: marrëdhënien e qytetarit me Autoritetin në dy rregjime: në periudhën e diktaturës së proletariatit dhe në një ditë të pas viteve 1990.

-Te ai projekt pashë të ilustruar thënien e kuratores, se arti: ‘Është vendi i përkryer për të reflektuar, për t’u shprehur për lirinë dhe çështjet themelore. Arti është vendi i parapëlqyer për ëndrrat dhe utopitë, për marrëdhëniet me qëniet e tjera njerëzore, me natyrën dhe gjithësinë, ashtu edhe me një përmasë shpirtërore. E pra, arti është mbrojtja më e mirë, një kopësht që mund të mbillet pavarësisht trendeve apo interesave të veçanta’.

–  Fotografitë e marra nga revista të kohës së diktaturës apo të shkrepura nga vetë artisti në protestën e 21 janarit të vitit 2012, janë preteksti për të ndërtuar ikona të të dy kohëve, që më shumë se përpiqen të jenë estetikisht tërheqëse, fokusohen në portretin e turmës në dy rregjime krejt të kundërta. Vizitori në sallën e pavionit shqiptar do të rrethohet nga një mjedis poetik, i cili do krijohet nga cicërimat e zogjve, nga zëri i një folësi të një programi televiziv, zëri i artistit, ndërkohë që tema e pikturave nuk është aspak e tillë. ‘…kështu struktura e gjithësisë – kam parasysh qiejt, dhe tokën, dhe gjithë botën – është ndërtuar prej harmonisë që arrihet nëpërmjet përzierjes së principeve krejt të kundërta’, shkruante Aristoteli 2400 vite më parë. Kjo është një e vërtetë edhe për krijimtarinë artistike, është kusht për shkaktuar emocione te shikuesit.

Më pëlqeu se takova dhe dëgjova diskursin e Flaka Halitit.

–  Për ne që jetojmë në një vënd ku paraja është bërë ideologjia sunduese, në një shoqëri plot pasiguri e mosbesime ndaj shtetit e ndaj tjetrit, diskursi i saj më bindi sa e vërtetë është ideja e shprehur prej kuratores Macel, se: ‘… arti është alternativa ndaj individualizmit dhe indiferencës. Ai na mbështet dhe na ngre moralisht’.

–  Te Flaka pashë ‘artin si mënyrën më të mirë për të vendosur një balancë në jetën e vërtetë’. Kur mbizotëron kaosi, dhuna, e shëmtuara, njeriu kërkon rregullin, poezinë, të bukurën. Domosdoshmërinë për harmoni në marrëdhënien ndërmjet krijimtarisë dhe realitetit e pohonte edhe Duchamp. Shumë vite më parë ai shkruante: ‘Në një realitet ku çdo gjë e fabrikuar tenton të jetë e përkryer, proçesi i krijimit të artistit tenton të vendosë drejtëpeshimin, duke hequr dorë prej çdo lloj estetike’.bashkëkohor, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë vendimtare’.

– Më pëlqen të them se me artistë si Flaka Haliti, ndonëse të pakët në numur sot, nesër edhe ne do jemi si gjithë kombet e përparuara, ku ‘Arti është një ‘po’ për jetën, edhe pse ndonjëherë një ‘por’ e shoqëron’.

Fjalë të bukura të gjuhës shqipe

Gërma Gj: gjaheng, gjakbutë, gjakëmbël, gjakoj, gjakoshar, gjalpanik,gjallërisht, gjallërues, gjazë, gjelbëroj, gjelinë, gjen, gjerak, gjeraqinë, gjerdan, gjerush, gjethëron, gjethnajë, gjilpërëz, gjithnajë, gjithnduersh, gjithqysh, gjithunji, gjuhëbilbil, gjumëlehtë, gjysmagjel, gjyshstërgjysh

/Shqip – Eleni Laperi

Një skenë e jetës arvanitase e vitit 1674

$
0
0

Viti 1674. Një udhëtar francez, një drogman (pra përkthyes), dhe dy shoqërues të tjerë, pasi kanë zbarkuar nga anija që i ka sjellë deri në brigjet e Greqisë, i afrohen një fshati shqiptarësh në Vllaki të Greqisë, me 30-40 shtëpi pranë monumentesh të rrënuara të botës antike. La Guilletière shikon një pamje të habitshme dhe paradoksale para syve të tij: trupi i një të vdekuri i shtrirë para hyrjes së një shtëpie të rëndomtë. Janë shqiptarët. Gjithçka duket sikur je përsëri në ritet antike, ku i vdekuri pothuaj nuk është i vdekur, por një lloj udhëtari që do të marrë një udhëtim pa kthim. Më pas, në kthim, autori francez do të shkruante: “Kasollja u rrethua nga njerëzit, në atë skenë ceremoniali mortor pranë të vdekurit. I vdekuri ishte vendosur mbi çarçaf, te porta e kasolles. E veja e tij lëshonte klithma që më shumë të frikësonin sesa të krijonin keqardhje. Flokët i kishte të hapur mbi supe. Thirrjeve të saj, me intervale i bashkoheshin dhe ato të shoqeve të saj, derisa e shoqja të rifillonte nga e para. Burrat i afroheshin trupit, njëri pas tjetrit sipas rangut, dhe i flisnin të vdekurit për t’i treguar hidhërimin për vdekjen e tij dhe budallallëkun që kishte bërë që kishte vdekur. Po ju them se, po të mos e kisha parë me sytë e mi, nuk do ta kisha besuar një skenë të tillë:

– Përse vdiqe kaq shpejt?- thirri miku që na priti në shtëpi, – Çfarë të mungonte… nëse s’kishe para, kishin të tjerët për ty.

Një tjetër pranë tij iu drejtua të vdekurit:
– Ti ishe tmerri i gjithë botës. A nuk e mendoje se dhe duke vdekur, armiqtë e tu do të kënaqeshin dhe s’do kishin më frikë për bagëtitë e tyre? Ja gruaja tënde e mbetur tashmë pa fat nga ty që ishe burri i vetëm në këtë familje. Përse vdiqe atëherë?
Një tjetër që u afrua t’i fliste kufomës, shtoi:
– Meqë ti vdiqe, ja ç’duhet bërë. Thuaji Shën Pjetrit që të të hapë portën e Parajsës që ti të mund të shohësh sesi do të marrim hak ndaj egërsirave osmane që na keqtrajtojnë. Pastaj ne vështruam trupin e tij kur e futën në dhé…”

Ja pra një nga dëshmitë më të vjetra rreth ceremonialit mortor të shqiptarëve të Greqisë, në një datë kur shqiptarët, arvanitasit, ishin vendosur nëpër Greqi që në kohën bizantine, e më vonë nga venecianët, përçka shkruhet në kronikat e Senatit venecian të Republikës Serenissima.
Në shënimet për udhëtimin e tij në Greqi, La Guilletière apo Guillet de Saint George, siç ishte emri i tij i vërtetë, do të konstatonte dhe vendbanimet shqiptare në rrethinat e Atikës, nëpër brigjet, në Tebë etj., duke theksuar se shqiptarët e manjotët u kanë bërë një luftë të ashpër pushtuesve osmanë. Ja çfarë shkruan ai pasi lë pas Egjina-n: “Duke iu kthyer tokës, ne zbuluam fillimin e fushës së famshme të Maratonës. Më pas ne iu drejtuam një fshati për të gjetur strehë për të kaluar natën dhe të gjenim kuaj për të udhëtuar që të nesërmen për të shkuar drejt turkut Osman që mbretëronte në ato anë. Në atë fshat kishte njerëz të fuqishëm, që grekët dhe turqit i quajnë me emrin ‘Arnautë’ ndërsa ne i njohim me emrin ‘Albanois’, shqiptarë. Janë me origjinë nga kufiri lindor me Maqedoninë, pranë qytezave Apolirnea dhe Sapoza dhe pjesa tjetër nga Epiri, drejt maleve të Himarës. Natyrisht ata janë njerëz trima, të vendosur dhe të palodhur, hajdutë të mëdhenj në tokën greke, siç janë manjotët në det. Buzë detit merren me peshkim. Ndjekin fenë ortodokse të grekëve…”.

La Guilletière, pasi udhëton nga Zante në Patra, More, Korinth, Athinë, më pas shkon drejt Livadhjasë dhe Tebës. Duke vazhduar tregimin për fshatin e Thivas, në Tebën e lashtë të luftërave të mëdha midis helenëve dhe persëve, La Guilletière vazhdon: “Na kishin folur me aq frikë për arvanitasit, sa ne thamë se do të na suleshin me furi. Në kasollen e parë që pikëtakuam, i zoti i shtëpisë sapo kishte vdekur. Pas përshëndetjes, na pritën me mirësi. Njëri nga ata na futi në kasolle. Vendi ishte i hapur e i pastër, sepse bagëtia ishin në fusha. Në këto vende, njerëz e kafshë flenë në të njëjtin vend. Drekën e hëngrëm aty me qumësht e djathë dhe disa ëmbëlsira përgatitur me mjaltë e bajame. Miku ynë ishte bukëpjekësi i fshatit Horion. Fëmijët erdhën në grup të këndonin. Kasollja u rrethua nga njerëzit, në atë skenë ceremoniali mortor…”

La Guilletière apo Guillet siç ishte emri i tij i vërtetë, ishte një njeri i teatrit dhe autor pjesësh historike veçanërisht rreth perandorisë osmane. Kronikanët flasin gjithashtu për të si dekorator i skenave teatrale, por ka mundësi ndoshta të jetë ngjitur dhe në skenë, në teatrin e Bashkisë së Bourgogne-s, ku filloi dhe karrierën e tij artistike, më 1661. Në vitin 1670 kishte përkthyer dy libra të Makiavelit, si Historia e Castruccio Castracan dhe Arti i njeriut të shpatës apo fjalori i fisnikut më 1678. Në shkrimet e tij ai shkruan se kishte qenë marrë si skllav nga turqit. Më së fundi kishte mundur të lirohej dhe të nisej drejt Greqisë, ku fillojnë dhe aventurat e tij rreth botës. Në kthim botoi librin Athina e lashtë e moderne, ku në fund bën një historik të shkurtër të historisë së familjes Qiprilli (1675) dhe Peloponezi i vjetër dhe i ri (1676), duke kontrastuar gjithnjë botën e vjetër antike me gjendjen e vendeve në kohën e tij, duke iu referuar autorëve antike, historisë së monumenteve e tempujve etj. Guillet pretendon se kishte zbarkuar në Kretë, ku ishte futur në radhët e ushtrisë osmane për të luftuar kundër venecianëve. Vallë të jetë e vërtetë? Historianët e vënë në dyshim, veçanërisht udhëtari venecian Jacob Spon, i cili e vizitoi Greqinë fill pas tij. Një zënkë akademike do të zhvillohej më pas, e cila mbyllet me pohimin se La Guilletière përshkruan realisht udhëtimin e tij, pavarësisht nga disa pasaktësi gjeografike. Sidoqoftë, Guillet ishte historianografi i parë që u fut në Akademinë Franceze të Pikturës dhe skulpturës (1681).

Për La Guilletière shkruan dhe konsulli francez Pouqueville, u cili i referohet disa herë përshkrimeve të autorit francez. Në librin e tij Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Dhimitër Shuteriqi vë në dukje se tri vajet e kënduara që përmend La Guilletière janë përkthim pas përkthimi (Pouqueville na ka sjellë të parën dhe të tretën), ku në shqipen e arvanitasve thuhet:

“Diqe, vate nd’atë jetë
Vate puna jote, vate!
Po thuaj Shën Pjetrit vetë
paradhisin të ta çeltë.
Piete ani, ç’bënetë
me turqit atje, qentë:
T’i ketë a mos t’i ketë
Nde piste thellt’ e me thelltë,
Qe na cifilitënë, dreqtë…”

Shkrimet e vjetra, të cilat po zbulohen vetëm vitet e fundit, na japin një tablo më të vërtetë dhe të shumanshme të jetës së arvanitasve në Greqinë bizantinase dhe të Mesjetës, histori që kanë fjetur shekuj me radhë në botimet e hershme, si kronikat e Boissard, Picart, Giraud, Spon, Gyus, Choisseul etj.
/NGA: LUAN RAMA, GSh

“Ngjyrat e Shqipërisë 2016”, promovimi përmes fotove

$
0
0
Ministria e Jashtme ka mbyllur konkursin e fotografisë të mbështetur edhe nga Telekom Albania. Colours of Albania, diplomacia dixhitale në veprim ishte një nismë mbarëkombëtare për të promovuar Shqipërinë. Konkursi u fitua nga fotografi Agon Limani nga Kosova.

Është mbyllur konkursi i fotografisë, Colours of Albania, diplomacia dixhitale në veprim, nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Si një fushatë mbarëkombëtare për promovimin e Shqipërisë me mbështetjen e Telekom Albania, iniciativa ka arritur të zgjojë interesin e  10 mijë shqiptarëve dhe të shuajë paragjykimet e mëparshme për Shqipërinë.

Fotografitë përmbajnë  imazhe të vendit tonë, ngjyrat e vërteta të shoqërisë, peisazhet e paprekura si dhe pazaret e kështjella historike të Shqipërisë, por edhe tematika si bashkëjetesa fetare, arti dhe kultura.

Një buket i publikuar me këto material do të lëvizë në të gjitha selitë diplomatike shqiptare nëpër botë ku do të dërgojë.

Konkursi u fitua nga fotografi Agon Limani nga Kosova.

unnamed-5

Processed with VSCO with a4 preset

Processed with VSCO with a4 preset

unnamed-3unnamed-2unnamed-1

DCIM103MEDIADJI_0561.JPG

DCIM103MEDIADJI_0561.JPG

Modernizmi dhepostmodernizmi

$
0
0

Postmodernizmi ndërton, por edhe shkatërron, jeton pa rregulla, krijon rregulla nga vet vepra dhelufton me vetveten.

Nga Ilir Muharremi

   Të jesh postmodern parakupton termin e pas modernes, por a e tejkalon modernen apo mbetet brenda modernes dheçfarë kuptimi ka në praktikë ky term? Njerëzit më shumë i huton kjo e vënë përpara “post”, pastaj “modern”. Postmodernizmi nuk është më modern se modernizmi sepse vjen si rezultat, rrjedhoje, mbaslidhje, zhvillim i modernizmit. Më e keqja mohim ose hedhje poshtë e modernizmit. Postmodernia zhvillohet si ndërthurje, përzierje e kuptimeve më lartë dhe si tendencë ka errësimin e modernes.(Përdorimi i parë i termit “postmodernizëm” daton para 1926 dhe u shfaq qysh në vitet 1870.)Çdo tejkalim dhe krijim i një epoke të re nënkupton njohjen tanësore dhe në fund mohimin.Çdo lindje e re ose epokë bazohet mbi ndryshimin e fakteve historike, por më i arsyeshëmështë përkufizimi praktik veçanërisht postmodern. Si mund të quhemi postmodern, kur gjithnjë ringjallim diçka nga antika ose pas antika? Ndonjë klasik i vjetër do të përgjigjej: “ Natyra dhe arsyeja vërtetojnë se klasikja është i vetmi stil i kohës dhe përjetësisht i vërtetë”. Tendenca edhe sot e postmodernizmit është krijimi i diçkaje të përjetshme. Arti i lashtë grek gjithmonë do të jetë i bukur. Përse? Nuk ka rëndësi kjo. Arti nuk i përket të gjitha kohërave ka vlerëvetëm në kohën në të cilën jeton si: mesjeta, renesanca, baroku, romantizmi….. Kjo është një traditë renditjeje e grupimeve kulturore e anësisë historike nën ndikim, por jo përjetësisht arti i njëjtë i të gjitha kohërave. Ta kemi parasysh se arti që prodhon është në distancë kilometrash me atë që e mendojnë njerëzit e kohës, por prapë ka një limit kohor në të cilin stagnon, derisa shpiket diç për mbi të.

Moderniaështë në luftë me postmodernen, sepse nuk dëshiron asgjë para të ketë, por edhe vetë modernia ka këtë “post”. Postmodernia trashëgohet nga modernia. Atëçfarë e ka krijuar dhe pranuar arti që nga historia e deri më tash, gjithnjë duhet dyshuar. Çka sfidon Pol Sezani? Hapësirën e impresionizmit. Çkasulmojnë Pikaso dhe Braku? Atë të Sezanit. Dushampi i ikën supozimeve më 1912 dhe krijimeve të pikturës kubiste. Brezat gjithmonë kanë hedhur poshtë vetveten. Krijimet janë moderne, veç nëse fillimisht posedojnë postmodernizmin, dhe kuptohet që postmodernizmi nuk mund të jetë modernizëm, vetëm nëse është mbasardhës, kjo përcakton edhe tëpërhershmen e tij. Antikët do të tallen me këtë duke pohuar: “Pra kjo na qenka gjenealogjia e artit postmodern? Kështu përfundokemi në sallat boshe të galerisë të Burenit”. Dikund përmendet se ky art është Nihilizëm.

     A është arti postmodern sublim? Në sipërfaqe ky art konceptohet pafundësisht, por nuk është në fuqitë e njerëzve ta përfaqësojnë. Ka të drejtë Lyotard i cili përmend Kazimir Maleviçin duke pikturuar një katror të bardh në sfond të zi. Maleviçi e dinte se po përfaqësonte sublimen. Postmodernistët e dinë se poashtu edhe kritikët që pohojnë për postmodernizmin shprehen se vlerësimi nëse i bëhet një vepre postmoderne, nuk duhet të sjellim asgjë me vete nga jeta. Vetëkoncepti fillon të bëhet realitet sublim, atëherë këtu flasim për një hiper-realitet e qëështë zhargon postmodern. Postmodernistët tentojnë ta ndërtojnë strukturën e së ardhmes dhe vet kubizmi u zhvillua drejt konstruktivizimit duke braktisur pikturimin me kambalec , dhe vetë kjo shprehë atë “post” duke lënë prapë gjurmën e kubizmit.

   A është postmodernizmi art eksperiment ose diçka e rreme? J.F Lyotard identifikoj një rrymë antimoderniste. Konservatizmi i konsideruar si anti-modernist, është vetë postmodernistë. Kemi postmodernizëm elektik poashtu të rremë e tëpërshtatshëm për mrekulli. Lyotard këtë e identifikon si postmodernizëm të harnimëve. Por, vetë eklektizmi është në nivelin zero sa i përket shkallës kulturore. (dëgjimi reggae muzikë, shikimi i filmave vestern, të ushqyerit në McDonalds, qitja e parfumeve Paris….) Kjo nxjerrë inkuadrimin ekonomik në art dhe të gjitha shijet vijnë nga tregu, e jo tregu nga shijet.

Ku e ka qëllimin e vërtetë postmodernizmi? Dilema gjithnjë shtrohet tek riprodhimi në kohën e konsumimit masiv, dhe sa më shumë veprat e mëdha të artit shndërrohen në postera klishe, më shumë ngritët çmimi i origjinalit. Postmodernizmi ka punën pa rregulla, por vendos rregulla në atëçfarë bënë. Në një farë forme postmodernizmi është art shfrytëzues, konsumues (imazhi),është art riprodhues i cili zëvendëson realitetin me hiper-realitetin.Çdo art mundohet të jetë hiper-real, duke qenë njëherë real.

     Ne njerëzit jetojmë një realitet, kuptohet, qëështë jetuar dhe kopjuar të një imazhi kanibal, dhe vetë artistët e sotëm janë kanibal të imazhit.Gjithçkaështë thënë dhe stërthënë. Njeriu i sotëm postmodern është i shqetësuar për kërcënimet ndaj hiper-realitetit nga jorealja. “Natyrisht, të gjitha janë të pranueshme”, klithë ky njeri, por më mirë të vazhdojmë me eksperimentimin që këshillon Lyotardi. Problemi tashmëështë ngritur se nuk ekziston ndonjë rregull me të cilin mund ta gjykojmë të panjohurën, por këto rregulla ndodhen vet në veprën e artit ngase i kërkon. Vetë postmodernizmi kërkon punë pa rregulla me qëllim të shpikim rregulla. Kjo është e bukura e postmodernizmit, por kush do të miratoj tash për atëçfarë ka krijuar artisti? Postmodernizmi nuk i nënshtrohet eksperimentimit, porse pushtetit nga i cili kërkon legjitimitet për atëçfarëështë krijuar.

Çfarëështë legjitim tek postmodernizmi?  Shije e kujt është ky art? Mos vallë e galeristëve, muzeumeve, agjentëve të shitjes, ose publikut? Artistët ofrojnë nganjëherëgjithçka si shenjë arti, njëri nga ta pohon se : “Unë ja hodha brinarin në fytyrë juve agjentëve shitës të artit”, kurse ata çfarë bënë? E kthyen atë në mall për shitje. Pastaj, servohet në publikë i cili konsumon sikurse delja barin. Asgjë nuk mund ta pengon shitjen e artit as sfidat anti-art që qenë me herët. Shtija e artit sot dëshmon tregun e lirë dhe është pak për tu befasuar se sa me sukses ka mbijetuar deri në kohën tonë. Asnjëherë nuk është i rëndësishëm çmimi i produktit të artit, por instalimi i tij si art.

     Arti postmodern nga arti modern shkëputet vetëm në teori dhe në këtë kuptim teorinë nuk duhet kuptuar si kulmim, por negacion p.sh.: realitetin e përdorin si bazë(kanë të drejtë, nuk abstenohet kurrë nuk realja, vetëm se duhet të citohet), e lyejnë me makijazh realitetin deri nëmaskim, pastaj depërtojnë deri te mungesa e realitetit bazë(këtu ka edhe zbulim), në fund humbet marrëdhënie ndërmjet reales sepse i kthehen pastërtisë së vetvetes (këto janë elementet kryesore të postmodernizmit.) Kur realiteti nuk durohet, arrijmë hiper-realitetin në të cilin imazhet shumohen pa referencë ndaj realitetit dhe kuptimit. Anulimi i realitetit këtu arrihet vetëm në teori ndonëse edhe në imazh dhe duket shumë si përfundim radikal sepse qëllimi i krejtarteve është të bëhen të padurueshme ndaj realitetit.

   Postmodernizmi rrënjët i ka edhe te gjuha sepse aty vjen kuptimi, por kah vjen gjuha?  Të harrojmë origjinën e gjuhës sepse kuptimi ndodhet në funksionin e sistemit të gjuhës. Këtë e përmenda sepse teoria postmoderne rrënjët i ka tek një shkollë e gjuhësisë formale, strukturalizmi i themeluar nga profesori zviceran i gjuhësisë Ferdinand de Saussure.

 “Një dritare për të njohur Shqipërinë”

$
0
0

Gazetarja britanike Kate Holman për librin “Histori të Vërteta nga Shqipëria e Kuqe”

Kohët e fundit ka dalë nga botimi, në gjuhën angleze libri “True Stories from Red Albania” (Histori të Vërteta nga Shqipëria e Kuqe) me autor diplomatin dhe publicistin Jorgji Kote. Libri ka tërhequr menjëherë vëmendje dhe interesim të madh nga botues, organe mediatike, qendra studimore dhe ente të tjera në Belgjikë, Luksemburg dhe gjetkë. Më poshtë po botojmë të përkthyer shkrimin e gazetares britanike Kate Holman kushtuar këtij libri.

Ajo çka tregon Dr. Jorgji Kote në këtë libër të jetës për “Shqipërinë e Kuqe” është një  analizë intriguese e një bote tjetër, por që deri vonë ishte aq pranë nesh. Ai i tregon ngjarjet dhe historitë me një humor karakteristik dhe me nota të lehta trishtimi, të cilat gjithsesi nuk fshehin vështirësitë e asaj kohe. Qysh kur u krijua si shtet më vete, më shumë se një shekull më parë, Shqipëria ka përballuar më shumë sfida se vendet e tjera. Jorgji i ka përjetuar vetë disa prej atyre kohërave të turbullta; karriera e tij si aktivist rinie, mësues, përkthyes/interpret, punonjës civil dhe diplomat i ka krijuar mundësi për kontakte me shumë personalitete me influencë. Këto “Histori të Vërteta nga Shqipëria e Kuqe” pasqyrojnë përvoja personale dhe ilustrojnë plot dritë se si një popull me burime të bollshme u mbështet në forcën e familjeve dhe të komuniteteve duke u ballafaquar me probleme të jashtëzakonshme. Po ashtu, ato përbëjnë një të kaluar historike që u ofron lexuesve të huaj një kuptim më të mirë mbi këtë vend, ndërsa të rinjve shqiptarë depërtimin në vuajtjet, mundimet dhe sakrificat e brezave të mëparshëm. E megjithatë, këndvështrimet e Jorgjit janë gjithmonë konstruktive dhe plot shpresë dhe kjo është një ogur i mirë për të ardhmen. Ashtu si miliona europianë, në vitet ‘70 dhe ‘80 edhe unë nuk dija asgjë për Shqipërinë. Kisha vizituar Kinën në vitin 1979 kur kufijtë ishin ende të mbyllur për udhëtarët e pavarur; por, gjithkush kishte dëgjuar për Mao Ce Dun dhe Ushtrinë e tij të Kuqe. Kurse Shqipëria dukej pafundësisht më e largët dhe më misterioze, më e pakuptueshme dhe  frikësuese.

Në vitet ‘90 u shfaqën pamjet tronditëse të  anijeve që kalonin Detin Adriatik dhe Jon, të tejmbushura me mijëra azilkërkues të dëshpëruar – pamje që për ne ishin më shumë reminishenca të asaj çka ne njihnim si “bota e tretë” se sa nga Europa. Njohja ime mbi Shqipërinë mund të ishte ndërprerë në atë moment, nëse nuk do të kishin qenë shtetasit shqiptarë me banim në Bruksel. Një takim ky rastësor por befasues; në fakt, u mahnita kur pashë se ky komunitet në Belgjikë ka ekzistuar  qysh në vitin 1956 dhe tani numëron me dhjetëra mijëra, ndërsa pjesëtarët e tij mund të gjenden në të gjitha fushat e jetës. E megjithatë, gjithçka shqiptare dukej ende shumë ekzotike, dhe aq rrezikshmërisht e huaj. Kur 10 vjet më parë kuptova se ky vend në fakt është shumë afër dhe lehtësisht i aksesueshëm kjo ishte për mua një befasim i vërtetë. A mund ta vizitoja Shqipërinë? Po, përse jo?!

Kështu, në vitin 2006 mora guximin dhe vajta në Shqipëri së bashku me dy miq kalabrezë. Ata u kënaqën jo vetëm nga Berati magjik, zbritja nga lartësitë marramendëse të  Llogarasë, Hoteli fisnik “Kalemi” në Gjirokastër me dhomën unikale otomane, notimin në Ksamil… por edhe nga kafeja më e mirë që bëhet jashtë Italisë Jugore!!  Veçse unë kisha dhe një aleat tjetër. Kur ra regjimi në Shqipëri, kushëriri im, Sir Patrick Fairweather shërbente si Ambasadori britanik në Romë dhe ishte shumë i angazhuar me hapjen e Ambasadës britanike në Tiranë. Ai u dashurua me Shqipërinë dhe për shumë vite ishte Drejtori i përkushtuar i Fondacionit ‘Butrinti’; për shërbimet ndaj kulturës shqiptare, ai është dekoruar me Medaljen “Naim Frashëri”.

Duke pasur këtë motivim organizova udhëtimin, mora një autoveturë me qira dhe gjeta hotelin me lehtësi befasuese. Ishte diçka e mrekullueshme deri në kufijtë e magjikes të ecje përgjatë shëtitores në Sarandë apo të shihje një film mbi Butrintin, ku si personazh kryesor shfaqej kushëriri im. Kur disa vite më vonë vizitova Muzeun Arkeologjik, atje më priti një arkeologe e re dhe entuziaste. Ashtu si ajo, shqiptarët sot po garantojnë të ardhmen e këtij thesari të mirënjohur në botë dhe bëjnë shumë mirë që veprojnë kështu. Në Jalë, në vitin 2006, kuptova për herë të parë se sa keq e ka pasqyruar media ndërkombëtare Shqipërinë dhe popullin e saj në ato vite. Ndaj, për mua si gazetare ishte logjike që të bëja përpjekje për të treguar të vërtetën. Kur u ktheva në Bruksel, iu futa kërkimeve më të thelluara dhe hyra në kontakt me një rrjet më të gjerë miqsh shqiptarë; pika kulmore ishte ftesa e zotit Gentian Metaj për të më përfshirë në Shoqatën Kulturore “Konica”, ftesë të cilën e pranova me kënaqësi. Nga ajo kohë dhe në vazhdim, për mua ka qenë privilegj që të jem e pranishme në shumë veprimtari të organizuara në ambasadë nga përfaqësues zyrtarë të Shqipërisë në Bruksel, ky  njoha dhe Dr.Jorgji Kote. Në vitin 1905, shkrimtari dhe filozofi George Santayana ( 1983 – 1952) ka cituar një thënie të famshme: “ Ata që nuk kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”.  Tani Shqipëria është në një fazë të re, kur vendi i saj në Europë është njohur nga të gjithë dhe kur vendimmarrësit e saj lipset të mësojnë nga gabimet e të kaluarës dhe të bëjnë zgjedhje të mençura, me qëllim që ta  çojnë vendin  drejt një të ardhme pozitive. Shqipëria është gati për të hapur negociatat me BE-në dhe ndihesh krenar kur sheh të rejat dhe të rinjtë e saj me vështrimin nga e ardhmja,  duke bërë përpara dhe duke farkëtuar jetën e tyre në Evropë dhe në botë. Por, kudo që ata shkojnë, ashtu siç e ilustron  Jorgji me shembuj të shumtë, identiteti i fortë shqiptar, i kulturës dhe gjuhës së saj do t’i mbajë ata të lidhur bashkë e me krenari gjatë gjithë jetës së tyre.


Herbarti në viset shqiptare

$
0
0

Nga Prof.dr. Musa  Kraja/Pedagogu,  didakti,  psikologu  dhe filozofi gjerman  Herbart, i nivelit botëror, është  një nga personalitetet  e rralla, në mos i vetmi që në një etapë të zhvillimit  historik të  shkollës  shqipe,  ka  ndikuar  fuqishëm me idetë e tij , “herbartianizmi”, tek  shkolla  dhe mësuesit  mbarë  shqiptarë. Nga viti 1806 shkroi  veprat  pedagogjike  e psikologjike: “Pedagogjia e Përgjithshme  e dalë nga  qëllimet e edukatës”, “Psikologjia  si  shkencë”, “Skicë  leksionesh mbi pedagogjinë”,”Filozofia e përgjithshme praktike”, “Pikat  kryesore  të  metafizikës” etj. Pas Emanuel Kantit, zuri drejtimin e Katedrës  së  Filozofisë dhe Pedagogjisë.

Herbarti punoi  tre vjet  si mësues privat  në  Zvicër  dhe u njoh  me veprat dhe veprimtarinë  pedagogjike të J.H. Pestalocit, reformator i madh i arsimit  i nivelit botëror.  Specialistët  amerikanë  të kurrikulës  Allan  C. Orstein  dhe Francis Hunkins  kanë theksuar se idetë e Pestalocit  ushtruan  ndikim të madh mbi arsimin amerikan   të  shekullit  të nëntëmbëdhjetë. Edhe  Herbarti u ndikua  nga Pestaloci, zviceran  gjermanishtfolës, ndonëse  Herbarti   është i pari profesor që zhvillon leksione të Pedagogjisë  në universitet dhe njihet ndër me kryesorët që themeluan në vizion të plotë  shkencën e pedagogjisë.

 Herbarti  mbrojti  idenë se qëllimi  kryesor i arsimit  është formimi  moral  dhe  intelektual. Nevoja  ishte  të  zgjerohej  gama e  kurrikulës dhe të arsimohej njeriu i mirë  me interesa të shumta dhe  me  një  këndvështrim   të  harmonizuar  për  jetën. Idetë e tij social-pedagogjike  morën  emrin e tij  “Herbartianizëm”  dhe vazhduesit e këtyre ideve, duke iu përshtatur edhe situatave të reja “Herbartianët e rinj”.

Qëllimi i pedagogjisë, sipas  Herbartit, është “Virtyti”, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me forcimin e karakterit edukativ të shkollës. Edhe në aspektin e didaktikës, të rëndësishme kanë qenë për kohen “shkallët formale  të Herbartit”, të herbartianizmit,  mbi bazën e të cilave do të organizohej  procesi  mësimor.

Xhon  Dju  ka theksuar  ndihmesën e veçantë  të Herbartit  në fushën e  mësimdhënies . Idetë herbartiane  janë  mbështetur  në  parime të përgjithshme  për  realizimin  e një ore mësimi.

Herbartianizmi  ishte  rryma pedagogjike  që  u përhap në shumë vende të botës dhe nga gjysma e dekadës së dytë të shekullit të kaluar, sidomos  nga  vitet ‘20-‘30-të, e sollën   tek ne studentët e mësuesisë, që u diplomuam në Austri, Gjermani, fillimisht në Normale të Elbasanit, më pas edhe  të  Shkodrës,  në aneksin e saj,  në Ushtrimore, ku  ballafaqohej  teoria  dhe aplikimi i saj në praktikat  pedagogjike  të  mësuesve të rinj.

Këta  nxënës  normalistë, mësues  në  përgatitje, të grumbulluar  nga  tërë hapësira  shqiptare  u formuan  me idetë e Herbartit, ku  mësuesi ishte në epiqendër për nivelin shkencor, profesional, për taktin dhe etikën e tij, disiplinën rigoroze, nga vetja, tek nxënësit,  për disa linja themelore në organizimin e procesit mësimor, për vlerat edukative me theksim të veçantë  etj.  Me  këtë formim , përhapen dhe parimet  themelore  herbartiane  në të  katër anët e viseve shqiptare,  ku  u dërguan  për  të  shërbyer si mësues.

Herbarti e vlerësonte shumë rolin e mësuesit, personalitetin e tij shkencor dhe social-pedagogjik,  prandaj  insistonte , që ata, mes  tjerash,  të ishin shumë të disiplinuar. Mësuesit e asaj  kohe  iu nënshtruan  një disipline  të fortë  shkencore  dhe profesionale,  duke  e përcjellë  këtë  frymë  tek  nxënësit e tyre. Mësuesit e emëruar  në skaje  të  ndryshme  të  viseve shqiptare,  nuk  mund të largoheshin nga shkolla në zonat  ku shërbenin, vetëm  për pushimet verore. Leja për largim jepej vetëm nga Ministria.

Kam parë në Arkivë  të shtetit një leje tre ditore, që i jepej një mësuesi për martesë. Kjo  frymë disipline ishte në tërë aspektet e shkollës, prandaj në atë periudhë   rroli edukativ i shkollës dhe disiplina komplekse, megjithë  kufizime  e kohës, ishin shumë të mira. Këtu përfshihej edhe personaliteti i mësuesve, të cilët  në  periudha  të caktuara  duhet të jepnin provime rreth  nivelit  të  njohurive  të  tyre  për vazhdimin e punës  së mësuesit. Paga e mësuesve  e mirë për kohën, fillonte me 7 napolona flori  në  muaj e vazhdonte deri në 9 napolona për drejtorin, 11 për inspektorin.

 Në Arkivin e Shtetit  ndodhen dosjet  personale të  mësuesve të gjithë  shkollave, përfshire edhe për ato 11 shkolla të mesme, që  funksiononin  në atë kohë. Në të dhënat, gjeneralitetet  shënohej edhe pasuria e mësuesit: shtëpia, toka ndonjë pronë, duke i  shoqëruar  me  rubrikat që  këtë  shtëpi, dyqan, vreshtë  etj., e ka  bërë vetë gjatë shërbimit, apo  janë të trashëguara . Pra, herbartianizmi  ndikoi edhe në këtë fushë drejtpërdrejtë.

Duhet pasur parasysh që atëherë ishin 1430 mësues e sot janë  rreth 35 mijë, pa shkollat e larta, që atëherë nuk ekzistonin, pasi  jepeshin bursa të kufizuara  për jashtë vendit.

Për mësuesit e asaj kohe  “shkallët  formale”,  ka  hyrë  diku si  term në literaturën tonë, që  nuk është i saktë, sepse  ato   nuk janë “formale”, përkundrazi  janë integrimi i teknikave  të  mësimdhënies  me të  mësuarit, me anën e të cilave  mësuesi do të përmbushë  nevojat  dhe interesat e nxënësve.

Në  kushtet tona, edhe dekada e dekada më vonë, këto ide të Herbartit, në organizimin e procesit mësimor  ishin të domosdoshme  sepse  përgatitja profesionale e mësuesve  qe mjaft  e kufizuar. Kjo shërbeu edhe pas çlirimit të vendit, madje deri nga vitet ‘60  të shekullit të kaluar,  me  masivizimin e vrullshëm të  arsimit dhe mobilizimin e kuadrove të shumtë që kërkoheshin nga të gjitha viset, kërkesa që u plotësuan përmes  kurseve afatshkurtra të përgatitjes  së mësuesve, krahas zgjerimit të shkollave  pedagogjike  për përgatitje normale të tyre.

Synimet edukative  të  Herbartit  synonin për  një  mësim  të  rregullt, të  stabilizuar, të organizuar  mirë  me  rigorozitet shkencor. Ai  kërkoi të përcaktohen mirë  rregullat e sjelljes dhe të ndiqej  zbatimi  i tyre, duke  përdorur   edhe  këshillimet, duke  i  vënë në dukje edhe dobësitë, kështu  realizohej  një lidhje  në mes  kërkesave  pedagogjike  e  psikologjike,  shkolla  bëhet  serioze, edukative,  fëmija  dhe adoleshenti  zhvillonin të menduarit. Nënvizohej që të  mbahej qetësi  në shpirtin e fëmijës dhe jo të kishte ndjenjë frike. Emocionet  të  krijohen me anë të shpjegimeve, inkurajimeve, mbasi ato ndikojnë në krijimin e bindjeve, ishin ide herbartiane.

Në  kaosin e madh të mendësive pedagogjike  me ndikime osmane, arabe, italiane,  greke, sllave, në varësi të shkollave ku ishin përgatitur  mësuesit tanë të asaj kohe, ku secili  mësues  punonte sipas intuitës  pedagogjike e psikologjike, luajti  rolin e vet  pozitiv shkolla  ushtrimore e Normales së  Elbasanit,  si vatër e përhapjes së ideve pedagogjike  herbartiane, si dhe ajo  e  Shkodrës, me “metodat  herbartiane”,  që në atë  kohë  ishin moderne, të  interpretuara përmes  Aleksandër  Xhuvanit, Hilë  Mosit,  Karl  Gurakuqit, Safet  Butkës etj.

Me daljen e gazetës  “Normalisti”,  në vitin 1929,  në Normalen e atij qyteti, filluan të botohen  artikuj pedagogjik, ku dominonin  parimet  pedagogjike të  Herbartit. Fakti që lëndët  teorike, që  zhvilloheshin në Normale, zbatoheshin në praktike në ushtrimoren e saj, ku zhvillonin praktikat  pedagogjike  ndikoheshin   tek mësuesit e rij  në përgatitje. Edhe  Revista  “Shkolla e  Re” , u bë  një organ ku  mbizotëronin shkrime me ide pedagogjike  herbartiane.

Njohja e  traditës është domosdoshmëri , sidomos  për  shkencat  shoqërore, sepse  specialistëve u nevojitet  një këndvështrim  historik  për integrimin e së  shkuarës   në të sotmen. Kuptimi i historisë  na  ndihmon të  mos  përsërisim gabimet e së kaluarës, duke  na përgatitur  më  mirë  për të tashmen e të ardhmen.

Në  këtë  përvjetor  ne shprehim mirënjohje për idetë e mëdha të Filozofit, pedagogut, psikologut, e didaktik të madh  Gjerman,  Herbartit, vlerat e të cilave janë,  edhe në trashëgiminë  tonë në këto fusha të rëndësishme edukimi , që në kuadrin e një shkollë të re moderne, demokratike, që të ruhemi nga njëanshmëritë  në edukim, për  të përgatitur  brezin e ri  jo vetëm me të drejta, të cilat ai duhet t’i gëzojë, por edhe me rregullat e disiplinën që i kërkohet  në përgatitje e në progres të shoqërisë së sotme e të nesërme.

Mirënjohje  ideve të pavdekshme  të pedagogut  të madh, Herbart!

Këndohet shqip në shkollën ku ka mbaruar Alexis Tsipras/VIDEO

$
0
0

Vetëm të rinjtë mund të kapërcejnë barrierat që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ky është rasti konkret se si një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në gjimnazin ku ka mbaruar studimet edhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Në koncertin e organizuar me rastin e festave të fundvitit në Gjimnazin e Dytë Piramatiko, në Athinë, 13- vjeçarja shqiptare, Marinea Plaka dhe kori i fëmijëve të kësaj shkolle, interpretuan në gjuhën shqipe këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Ashtu sikurse thotë edhe nxënësja shqiptare e kësaj shkolle, që kur u prezantuan me tekstin në shqip, fëmijët dhe mësuesit e pëlqyen shumë këtë këngë duke e përfshirë në repertorin e koncertit me rastin e festave të fundvitit.

Që nxënësit shqiptarë shkëlqejnë kudo ku jetojnë dhe studiojnë, kjo është pak por e sigurt, dhe ky është një shembull pozitiv i integrimit të tyre në shtetin fqinj, Greqi./Tema

Linda Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

$
0
0

indita Halimi është fituesja e edicionit të 55 të “Festivalit të Këngës”.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Botë”.

Kënga fituese është shkruar nga Klodian Qafoku dhe Gerland Xhari.

Çmimi i parë i Lindita Halimit ndiqet nga Genc Salihu në vend të dytë, e Dilan Reka në vend të tretë

Kostë Çekrezi, kush ishte njeriu i projektuar nga amerikanët si kryeministër

$
0
0
Kostë Çekrezi është ndër të parët shqiptarë të diplomuar në universitetin e Harvardit. I konsideruar si shqiptari më me ndikim në Washington, sipas botuesit Naim Zoto, ai ishte i parapëlqyeri i amerikanëve (madje, i projektuar si një kryeministër për një Shqipëri Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore) dhe themelues e drejtues i disa gazetave në Amerikë e Shqipëri.

Prej 2 marsit 1920, Çekrezi u akreditua nga qeveria e Kongresit të Lushnjës si Komisioner i Shqipërisë në SHBA. Sipas studiuesit amerikan Stephen Peters, “po të mos kishte qenë këmbëngulja sistematike dhe e pandërprerë e “Vatrës” në përgjithësi dhe e shqiptarëve të veçantë – ku, padyshim, ndër më të angazhuarit është Kostë Çekrezi – Shqipëria, ndoshta, do të kishte qenë edhe për Presidentin Wilson “një shprehje gjeografike”, siç kishte qenë për princin Otto Bismark në shekullin e kaluar”.

Zoto tha se autorët e librit “The Albanian Struggle” e kanë cilësuar Kostë Çekrezin si “një nga katër liderët e komunitetit shqiptar të Amerikës, pas Faik Konicës, Fan Nolit dhe Kristo Dakos”, ndërsa vet Fan S. Noli do ta rendiste “ndër tre njerëzit që mund t’i sillnin dobi fatit të Shqipërisë” dhe “punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqiptare”.

Sipas Zotos, “se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç ‘thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm – zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të Kostë Çekrezit. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari… Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze”, shkroi Charles D. Hazen, Universiteti i Columbia-s, në parathënien e librit të K. Çekrezit: “Albania; past and present”, 1919″.

KONCESIONET
Në promovimin e bërë dje në Akademinë e Shkencave, Tiranë, ku morë pjesë historianë, dashamirës dhe miq të tij, i pari e mori fjalën prof. dr. Aleksandër Meksi, ish-kryeministër. Sipas tij, “qenia e tij kundërshtar i regjimeve autoritariste, pushtuese e diktatoriale ia mohoi këtë vend për më se një gjysmëshekulli me heshtje dhe harresë të qëllimshme. Në Shqipëri mbizotërojnë mitet, heronjtë kordhëtarë që vetëm ata kanë luftuar pushtuesit duke i mundur, vetëm ata bënë pavarësinë, shtetin e diktaturën, të mirat e të këqijat etj. etj. Po kështu në arte, letërsi e shkenca”.

Sipas tij librat: “Shqipëria; e shkuara dhe e tashmja”, “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, “Letra shkresa dhe fjalëtore” në origjinal dhe “Udhërrëfyes në komunikim”, si dhe kjo monografi mbi jetën dhe veprën e Çekrezit, “Kostë Çekrezi – I treti, i munguari” e shkrimtarit Andon Andoni, flasin për seriozitetin dhe përpjekjet për ta sjellë edhe njëherë sërish në jetën e sotme këtë njeri të palodhur, erudit të përkushtuar ndaj fateve të mëmëdheut. Ato ndihmojnë për të njohur një tjetër shqiptar që u përpoq për Shqipërinë e la vepra me vlerë për të”, konkludoi ish-kryeministri.

Në vitin 1925 kthehet në Tiranë dhe nis botimin e gazetave “Telegraf” dhe “Ora” deri në vitin 1932. Aleksandër Meksi sqaroi se ai, Çekrezi, e kundërshtoi rreptësishtë qeverinë e Zogut për koncesionet në favor të Italisë, edhe pse kohë më parë ia ka rritur kredencialet duke e proklamuar mbret në “Asosacion Press” të Vjenës në shtator të 1928, por arrestohet dhe burgoset vetëm 13 ditë më pas po nga ai mbret që kishte shuguruar.

Për herë të parë, mësohet se edhe ky, si shumë intelektuale dhe patriotë të kohës, e vlerëson kryeministrin Ahmet Zogu, por, pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Italinë në vitet ’30 në dëm të Shqipërisë bëhet kundërshtari më i rreptë i tij.

Është ndër udhëheqësit kryesorë në kryengritjen e Fierit për rrëzimin e monarkisë, por me dështimin e saj emigron në Evropë, deri në vitin 1941, kur rikthehet në Amerikë. Themelon shoqërinë “Shqipëria e Lirë” si dhe një qeveri shqiptare në mërgim. Polemikat me Konicën dhe Nolin, tashmë institucionale vetëm mbi çështjen e njohjes së Shqipërisë nga Amerikë dhe mos rikonfigurimin e mbretit Zog pas Luftës së Dytë Botërore, janë ato që e bëjnë një ndër më të pëlqyerit në Washington.

DEBATET ME MEHMET SHEHUN
Aleksandër Meksi tha se tek i ashtuquajturi “Komploti i Fultzit” në vitin 1946, të cilin Çekrezi e njihte së afërmi e për të cilin shprehet se e vetmja pazotësi e tij ishte të komplotonte kundër kujtdo, e jo më ndaj një qeverie e regjimi, i dha fund përpjekjeve për njohjen, edhe pse Çekrezi, trokiti fort në derën e shurdhët të komunistëve shqiptarë me në krye Tuk Jakovën, në misionin e tyre të vitit 1947.

Situatat sipas Meksit, e kishin zanafillën që në luftën e Spanjës dhe kampin e përqendrimit në Francë në 1941-shin ku në një sherr me Mehmet Shehun, në barakën nr. 38 ky i fundit deklaronte se; “për të rrënjosur komunizmin në çdo vend, qoftë e sidomos në Shqipëri do të jetë e nevojshme të shfarosen të gjithë elementët kundërshtarë, në mënyrë që të mbeten vetëm ata që besojnë pa asnjë rezervë në dogmën e komunizmit” dhe kur Çekrezi e pyeti; “po nëse shumica e popullit është kundra”, Mehmet Shehu ia kthente pa mëdyshje dhe me gjakftohtësi se “atëherë shumica duhet shfarosur”.

VLERËSIMET
Prof. dr. Hamit Kaba, nga Instituti i Historisë, Tiranë, u përqendrua në vlerësimet për monografinë e Andon Andonit me titull “I treti, i munguari”, kushtuar Kostë Çekrezit. Sipas prof. Kabës, “libri plotëson kështu trekëndëshin e tre burrave të mençur të kombit tonë në Amerikë, të cilët përfaqësonin anët më të mira të shqiptarëve, por edhe tipin e sertë, sedërli e polemist deri në ekstrem. U desh ky botim që të na tregonte neve, bashkëkombësve të tij, atë që të tjerët e dinin përpara nesh, se Kostë Çekrezi qëndron përkrah Nolit e Konicës – si udhëheqës natyralë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar”.

Ndërsa prof. dr. Shaban Sinani u përqendrua te vlerat e librit “Udhërrëfyes për komunikim” të Kostë Çekrezit. Mes të tjerash, studiuesi tha: “Në vitin 1917, thuajse në të njëjtën kohë që shkruante monografinë e njohur Shqipëria: e shkruara dhe e tashmja, që i ishte porositur nga Harvard University, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të njohur popujt e vegjël të Europës së vjetër, nga do ta kishte burimin parimi i vetëvendosjes, shpallur nga Woodrow Wilson në Konferencën e Versaille-s (1919), Konstantin Chekrezi, që njihet ndër ne (për aq sa njihet) si Kostë Çekrezi, përgatiti dhe botoi një prej librave më të pashoq në historinë e shkrimeve shqip, titulluar “Letra, shkresa, fjalëtore”. Ai i cilësoi një trini të rrallë, që veproi e krijoi në SHBA, si F. Noli, F. Konica dhe ai vetë, por edhe për të njëjtin qëllim për të cilin u shkrua kryekrejet, si një lehtësi pune për të gjithë ata që duan të përcjellin kumte me shkrim tek njëri-tjetri: vetjake e familjare, formale e zyrtare, popullore e elitare, publike e të pashpallura.

/GSh

Shoqata Labëria “nderi i kombit” në 25 vjetorin e saj

$
0
0

Prof. Dr. Ago Nezha/Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria , festoi këto ditë 25 vjetorin e themelimit të saj në një atmosferë tepër festive me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të fushës kulturës, artit e shkencës, fesë, politikës dhe shoqatave homologe si Kosova, Çamëria, Tirana, Ismail Qemali, Nermin Vlora, Mbrojtjes së trashëgimisë historike kulturore kombëtare, etj.

Tashmë Labërinë, ky Jubile e gjen ndryshe nga përvjetorët e tjerë, se qysh nga Dhjetori i vitit 2015, ajo mban mbi krye kurorën e shndritshme “Nderi i Kombit” të kurorëzuar nga Presidenti i Republikës.

Po të bëjmë një retrospektivë të jetës së saj, Shoqata Labëria, u krijua në dimrin e demokracisë, më 12 Dhjetor, të vitit 1991, nga një grup intelektualësh nga trevat e Labërisë. Ajo, lindi në një klimë të acaruar, kur partitë ngjanin me një fole grenzash që shponin dhe helmonin njëra tjetrën me vrerin e kohës, ndërsa shoqatat amortizonin dhe i bashkonin njerëzit pa dallime partiake. Shoqata Labëria, ka pasur një fëmijëri të vështirë, një adoleshencë të shëndetshme dhe një maturi të parakohshme. kuvendi i Parë themelues i shoqatës u mbajt në Tiranë, ku kryetar u zgjodh poeti i njohur Halil Qëndro. Nisur nga misioni i shoqatës dhe traditat patriotike të trevës së Labërisë, për bashkimin  e trojeve shqiptare, Kosovë e Çamëri, në këtë Kuvend u zgjodh Kryetar Nderi Akademiku Kosovar, Prof. Dr. Rexhep Qosja, një personalitet i shquar i çështjes shqiptare, Rilindës i kohës tonë. Kuvendet e tjera u mbajtën respektivisht, i Dyti në Vlorën e flamurit, i Treti në Himarë, jo rastësisht por për tu thënë himarjotëve se Himara në lashtësi, ka qenë kryeqendra e Labërisë me 52 fshatra. Kuvendi i Katërt u mbajt në Kuç të Vlorës, për të evokuar një ngjarje madhore atë të Kongresit të Labërisë për çështjet zakonore që u zhvillua më 28 Nëntor-4Dhjetor 1924, me pjesëmarrjen e 300 delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova e Çamëria. Po të heqësh një paralele midis dy kohëve, problematikat e trajtuara 92 vjet më parë, janë të ngjashme me ato të sotmet, si gjakmarrja , që për fatkeqësinë e pushtetit demokratike kemi shumë të ngujuar, problemet e gruas, të arsimit, etj. Kuvendi i Pestë, u mbajt në kryeqendrën e kulturës labe, në Gjirokastër, që shënoi disa arritje kulmore, veçanërisht prurje të mëdha intelektuale dhe biznesmenë të rinj, që e fuqizuan veprimtarinë e saj. E gjithë kjo arritje sendërtohet në fjalën  përshëndetëse të Profesor Rexhep Qoses, që tha se: “Këtë shoqatë të mirorganizuar, do ta kishte zili çdo parti dhe  çdo qeveri”.

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” në rrugën e saj 25 vjeçare, ka funksionuar me degët e saj përmes  një gjeografi të admirueshme duke filluar  nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Vlora, Orikumi dhe Himara, duke zbritur në Myzeqe me degët e Fierit, Patosit, Durrësit që e rikrijuam në prag të 25 vjetorit dhe Tiranës, që ka përqendrimet më të mëdha intelektuale. Të gjithë kryetarët e degëve kanë dhënë  kontributin e tyre shoqëror plot përkushtim duke filluar nga kryetari i Tiranës Prof. Asoc. Benard Zotaj, i Vlorës Ahmet Dema, i Gjirokastrës  Murat Kërri, i Sarandës Rystem Duka, Tepelenës  Qemal Danaj, Patosit Mersin Balili, Fierit Pasho Zhupa dhe Orikumit Neki Haskoçela, si dhe gjithë paraardhësit e tyre. Të gjitha degët kanë veprimtaritë e tyre cilësore, por që nuk është vendi në këtë shkrim për të bërë bilancin e punës së tyre.  Me këtë rast desha të veçoj degën e Vlorës si një model eksperiencë, me Kryetar Ahmet Demën, që e ka kthyer degën në institucion patriotiko-kulturor, me veprimtari tepër të larmishme dhe me një pjesëmarrje për ti pasur zili, sa që Kino Teatri i Vlorës me 400 vende nuk i merr por rrinë dhe në këmbë. Koloriti i veprimtarive është tepër domethënës. Por ngritja e 12 busteve të heronjve të Lumit të Vlorës me në krye apostullin e lirisë dhe pavarësisë Ismail Qemalin, flet shumë për vizionin, përkushtimin dhe përgjegjësinë që i njeh vetes kjo degë.

Shoqata Labëria ka lidhje me shumë shoqata homologe Brenda vendit, si Kosova, Çamëria, Tirana, Ismail Qemali, Nervin Vlora, të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore etj. Por ajo që synojmë në të ardhmen është që ta ndërkombëtarizojmë emrin e shoqatës. Ne kemi hedhur hapa duke bërë një takim me 100 gra e vajza me emrin Vlora të Komunës së Preshevës, në bashkëpunim me Shoqatën “Nermin Vlora”ku kemi nderuar dhe ish Kryetarin e Komunës për tre legjislatura rresht Z.Ragmi Mustafa me titullin e lartë “Mirënjohje të Labërisë. Këtë nismë ne duhet ta shtrijmë në të ardhmen edhe në Prishtinë që jemi në kushte më komode, pasi kemi anëtare të Kryesisë Znj. Labëri Luzha, por pse jo edhe në Maqedoni e Mal të Zi.

Shoqata Labëria ka mbajtur qëndrim kritik dhe e përsërit me keqardhje shpërdorimin që ju bë nga qeveritë e kohës kremtimit të dy festave jubilare, 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 70 vjetorit të Çlirimit që u kaluan pa vlerësimin e merituar. Ishte në turpin e Kombit që në jubileun e 100 të Pavarësisë  nuk u vendos në kryeqytet një bust madhështor i krijuesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, siç e kanë gjithë popujt e qytetëruar të botës, por u gjet një bust i aksidentuar i nxjerrë nga magazinat e Muzeut Historik Kombëtar dhe u vendos në një qoshe të Tiranës. Është koha që Bashkia e Tiranës ta korrigjoi  këtë boshllëk historik dhe të krijoi një shesh qendror me emrin dhe bustin e Ismail Qemalit. Atë që nuk e bëri shteti i shtirë shqiptar, e bënë një grup patriotësh vlonjat me Dr. Bujar Leskaj në krye , që përgatitën dhe vendosën në qendër të Prishtinës  një bust madhështor të krijuesit të kombit shqiptar,babait të kombit, plakut të mençur Ismail Qemalit. Është fatkeqësi kombëtare që në Shqipëri, si askund tjetër,vendin e heronjve e zënë tradhtarët. Ka rryma antikombëtare regresive, që investojnë e punojnë të helmojnë klimën sociale duke i konvertuar tradhtarët dhe kolaboracionistët me heronjtë e kombit. Por labi që ka një sensibilitet të shprehur gjenetik të trashëguar në breza për çështjen patriotike, nuk e duron dot tradhtinë. Labërit siç duan dhe respektojnë Labërinë, po aq duan dhe respektojnë Kosovën, Çamërinë dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Por me patriotizmin e Labërisë është abuzuar dhe spekuluar duke e lënë atë në mjerim nga pikëpamja ekonomike dhe infrastrukturore. E kam thënë vazhdimisht braktisjen që i është bërë Lumit të Vlorës me 22 fshatra, që vështirë se kalohet me kafshë, pa folur me mjete motorike. Urojmë që kjo plagë të gjej shërim nga kjo qeveri.

Shoqata Labëria ka shënuar suksese dhe rritje cilësore në veprimtaritë e saj, nga njëri kuvend në tjetrin. Ajo arriti të bëhet Nderi i Kombit jo rastësisht. Ndjenja e saj patriotike dhe qëndrimet parimore për çështje kombëtare brenda dhe jashtë kufirit kanë qenë motua e punës së saj. Mjafton të sjellim në kujtesën e lexuesit disa nga veprimtaritë më madhore, më përfaqësuese, që kanë pasur ndikim mbarëkombëtar. Kur janë shfaqur fenomene në kundërshtim me interesat kombëtare, shoqata Labëria ka sensibilizuar gjithë opinionin shoqëror. Ishte e para shoqata Labëria, që bashkoi rreth vetes rreth 70 shoqata, nga shoqata Kosova te Çamëria, ku kanë nënshkruar një peticion ndaj qeverisë dhe kanë denoncuar marrëveshjen famëkeqe të detit, për shitjen e detit Greqisë. Të njëjtin qëndrim kritik ka mbajtur për vetëdeklarimin e popullsisë sipas etnisë dhe fesë, për problemin e varrezave greke në Përmet dhe Boboshticë të Korçës, për pretendimet e Vorioepirit për Himarën si popullatë greke, për hapjen e shkollave greke në Jug të vendit, për mohimin e të drejtave të Çamërisë për trojet e tyre, për problemet e asosacioneve  serbe në Kosovë, vendosja e kufirit mes Malit të Zi e Kosovës dhe shumë probleme të tjera që cenojnë interesat kombëtare.

Shoqata Labëria është rritur si në sasi ashtu edhe në cilësi nga njëri kuvend në tjetrin. Në rast se në fillimet e saj ajo mblidhesh në salla të mbyllura sot nuk e merr salla e muzeut Historik Kombëtar. Lartësimi i emrit të saj, ka bërë që të afrohen intelektual të shquar dhe personalitete të spikatura në të gjitha fushat si të arsimit, kulturës, shkencës dhe artit. Nga kuvendi i Pestë i Labërisë e deri më sot, tendenca për të afruar një grupim të madh intelektualësh dhe biznesmenësh ka qenë risia që ka krijuar një imazh të fuqishëm mbarëkombëtar. Veprimtaritë e dendura të shoqatës të shoqëruara me praninë e personaliteteve të shquara të Labërisë ishin binomi që e çuan shoqatën në apogjeun e Titullit “Nderit i Kombit”. Ekuacioni i suksesshëm i binjakëzuar: “ intelektual të shquar-biznesmenë të fuqishëm, është aristokracia e shoqatës Labëria, që e bën atë të dallojë nga shoqatat e tjera. Afrimi i shumë intelektualëve lab me integritet ka krijuar mundësi për të ndryshuar situatat e vështira nëpër të cilat ka ecur shoqata gjatë jetës së saj. Për 25 vjet rresht, ajo nuk ka pasur një zyrë ku të ushtroj veprimtarinë e saj institucionale por takimet bëheshin rrugës apo në kafe, në një kohë që disa parti me kryetar, por pa anëtar, kanë zyra e klube për aktivitete të pista. Është rasti që në këtë shkrim të falënderojmë anëtarin e Kryesisë Aldrin Dalipi, që pas kësaj odiseje të gjatë, krijoi mundësinë për një zyrë . Intelektualët janë një pasuri e madhe kombëtare. Shoqata Labëria në udhëheqje të saj ka një strukturë të admirueshme.

Mjafton të kujtojmë që në strukturën e Këshillit Drejtues ka me grada e tituj shkencor Profesor e Doktor 30 anëtar, si Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo, Bardhosh Gaçe, Rami Memushi, Kristaq Kume, Bilal Shkurti, Natasha Hodo, Diana Shehu etj, si dhe ”Skulptorin e Popullit” Muntaz Dhrami, “Piktorin e popullit” Skënder Kamberi dhe “Mjeshtrin e Sportit” Bejkush Birçe.

Ka disa personalitete të nderuar nga Presidenti i Republikës me titujt “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, “Mjeshtra të Mëdhenj gjashtë dhe me gradën Gjeneral në ushtri një person.

Kjo përbërje e lartë cilësore e shoqatës Labëria, ka krijuar premisa të vazhdueshme për ta bërë atë faktorë ndikues në jetën e vendit, siç ka ndodhur në realitetin shqiptar. Qysh nga krijimi i saj dhe deri në ditët e sotme në drejtim të shoqatës Labëria kanë qenë intelektual të shquar të saj. Një pjesë e tyre kanë ndërruar jetë, qysh nga kryetari i parë Halil Qendro, nën/kryetarët Enver Guga,Maliq Lila, Dasho Matodasho, e deri te poeti e kryeredaktori i talentuar Lirim Dede, të cilët i kujtojmë me mirënjohje për kontributin e tyre. Njëkohësisht respekt tregojmë për ata drejtues të vazhdimësisë në vite si Sekretari i Përgjithshëm Xhemil Çeli në katër kuvende dhe pasuesit e tij Petrit Ruka e Dorian Koçi, nën/kryetarët Gafur Duda, Lavdie Nanaj, Sejmen Gjokoli e deri më të rinjtë Agim Çiraku,  Agim Rrapaj e Robert Çelo, si dhe sekretarët Albert Zholi e Bashkim Qeli, që kanë prurë një frymë të re në shoqatë. E në rast se këtë do ta quajmë në mënyrë metaforike trurin e shoqatës, ajo s’do funksiononte dot pa zemrën e saj të shëndoshë, që janë biznesmenët me kontributet e tyre në vite. Nga lartësia e 25 viteve unë dua të falënderoj kontribuesit e pa kursyer për realizimin e veprimtarive si nën/kryetarët e shoqatës  të ndierin Enver Guga, legjendarin e deri sotëm Gafur Dudaj, Kastriot Zoto, Fatmir Toçi, e duke ardhur te më të rinjtë që‰ ju afruan pas Kuvendt të 5-të të Gjirokastrës si Dr. Bujar Leskaj, Agim  Çiraku, Agim Rrapi dhe prurjet e fundit të admirueshme si Ardian Resuli e Vullnet Sina. Të dy krahët e shoqatës, kanë funksionuar si një orkestër për ta çuar shoqatën në lartësitë që ndodhet sot.

E gjithë puna dhe veprimtaria e suksesshme e shoqatës do të ishte e mangët në rast se nuk do kishte zëdhënësen e saj Gazetën “Labëria”. Qysh nga lindja e saj e deri më sot ajo ka pasqyruar jetën social-ekonomike të trevës së Labërisë. Një punë të lavdërueshme kanë bërë kryeredaktorët e saj qysh nga krijimi me kryeredaktor Pëllumb Tare, për shumë vjet Lirim Dede, e tashmë Albert Zholi, si dhe botuesit Fatmir Toçi e Gafur Dudaj. Por ajo që desha të veçoj është se gazeta “Labëria”, pas Kuvendit të 5-të të shoqatës, me botues Agim Çirakun e Gafur Dudën dhe me përkujdesjen e drejtorit të Gazetës Telegraf, Engjëll Musai, ka pësuar një ndryshim cilësor si në formë, që botohet me ngjyra ashtu dhe në përmbajtje.

Identitet i një krahine është polifonia, që transmeton në breza, historinë, kulturën,traditat, zakonet dhe ndjenjat e komunitetit. Polifonia labe është një thesar kulturor dhe shpirtëror që shoqata Labëria ka ditur ta promovojë si pasaportën e saj në eventet kombëtare e ndërkombëtare. Në mbyllje të shkrimit desha të citoj thënien e Profesor Qoses gjatë një vizite në trevat e Labërisë, që thotë: “Labëria siç e përjetova unë, Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore, e kjo domethënë Shqipëria etnike. Dhe po aty, Kënga Labërishte është shembulli më i mirë i ndritshëm i vetëdijes së pa ndarë, i vetëdijes gjithëkombëtare shqiptare.

Jubileu i 25- të i Shoqatës Labëria, ishte një ceremoni festive ku u këndua nga grupet labe si Ansambli “Çipini”,”Mjeshtër i Madh” grupi i Armenit të Vlorës dhe grupi i Golemit të Gjirokastrës, nga këngëtar të Malësisë së Madhe si 12 vjeçari Gabriel Raposhi dhe johana Legisi si dhe recituan aktorët e mirënjohur Margarita Xhepa, “”Nderi i Kombit” dhe Bujar Asqeriu “Mjeshtër i Madh” të cilët u prezantuan plot elegancë nga moderatoria Silvana Braçe. Festën e 25 vjetorit e përshëndeti dhe Akademiku Kosovar Profesor Rexhep Qosja, njëherazi Kryetar nderi i Shoqatës Labëria, me një fjalë që u lexua nga Petrit Ruka “Mjeshtër i Madh”, pasi ai nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Në këtë jubile u nderuan nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dy personalitete të Shoqatës Labëria, si Nën/Kryetari i shoqatës Gafur Duda dhe poeti i talentuar Lirim Dede, pas vdekjes. Njëkohësisht Shoqata Labëria nderoi me Titujt “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Agim Rrapaj, Robert Çelo dhe Kastriot Muço, dhe me Titullin “Mirënjohje  të Labërisë”, Axhem Gjonin, Ardian Resulin dhe Kastriot Hadërin.

Viewing all 14404 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>