Kreu i shtetit, Bujar Nishani, dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Servet Tartari
Nga Ilia Tërpini (“Artist i Merituar”- “Mjeshtër i Madh”)
Nuk mund të mos shkruash e të flasësh të vërtetën, që në fillim të këtij shkrimi. Ndoshta duhen faqe të tëra në shumë numra të gazetës, për të nxjerrë e vlerësuar këto veprimtari historike, kulturore, sportive, folklorike-polifonike artistike, patriotike dhe atdhetare dhe atë si skenarist.
Për të gjitha këto, do mund e kohë në dispozicion dhe kjo në mënyrë vullnetare. Çdo veprimtari apo krijimtari, skenarë e realizim filmash, do forcë mendore, fizike, krijuese dhe financiare. Këtë e bëjnë njerëzit me shpirt patriotik, që kontribuojnë për vendin e tij, Shqipërinë. Përveç sponsorizimeve, ka financuar nga të ardhurat personale, për të realizuar qëllimin më fisnik, për të evokuar, promovuar e botuar vlera të zakonit e traditës shqiptare, të trimërisë e besnikërisë, të bujarisë e mikpritjes, që e ka çdo shqiptar nga veriu në jug, tradita këto të kombit tonë. Sidomos për vlerat Historike dhe njerëzore, për të cilat, Servet Tartari i ka botuar në libra dhe në gjithë publicistikën e tij ndër dekada. Ai i ka përjetësuar edhe në tre filma dokumentarë, bazuar në veprat e tij, janë përjetësuar në skenarë filmime dhënë nga RTSH. Me autor z. Tartarin.
Servet Tartari ka një aktivitet edhe më të gjerë, që nuk janë thënë, sa duhet. Përveç si: Publicist-shkrimtar, është edhe një organizator dhe drejtues i shkëlqyer, në sa e sa aktivitete që janë kryer nën drejtimin e tij. Ai është Skenarist i tre filmave dokumentar, ka botuar 11 libra me tematika të ndryshme. Shumë personalitete të artit, të kulturës, sportit dhe të krijimtarisë, që janë të preferuarit e tij, që nga Prishtina deri në Gjirokastër. Për Servet Tartarin, të gjithë e theksuan, se, Ai meriton një vlerësim edhe më të lart. Servet Tartari e meriton të vlerësohet për punën e tij, mbi dy dekada. Ka punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm, në të mirën e kulturës sonë kombëtare, për kultivimin e traditave dhe vlerave historike e kulturore të kombit ton.
Unë kam bashkëpunuar prej shumë vitesh me Servetin. Madje, për shumë aktivitete që ka organizuar, i kam filmuar dhe fotografuar dhe mund të them, se ai, ka një arkiv shumë të pasur, që kushdo mund t’i shfrytëzoj. Presidenti Bujar Nishani, më datën 23 mars 2001 i dha titullin “Mjeshtër i Madh”, duke vlerësuar në këtë mënyrë kontributin dhe punën e tij në artin shqiptar.
Shumë kanë folur e shkruar për Servet Tartarin. Unë po i referohem nga libri: “Servet Tartari. Me zemër e Mendje, në veprimtari e Kuvende”. Botuar nga Hektor Vesëshi. Në mënyrë të përmbledhur. Do përmend disa prej tyre, që kanë folur për shumë veprimtari në këtë libër: Prof.Dr. Hektor Veshi: “Veprimtaria shoqërore shumëvjeçare e z. Servet Tartari si dhe pasioni i tij si publicist, i krijuan atij një bagazh të gjerë përvoje pune njihesh me një rreth të gjerë njerëzish. Vetiu u ngjit lartë edhe cilësia e llojshmërisë; kaloi nga publicist në autor librash historikë, monografi. Skenarist në realizimin i disa filmave dokumentar”. Prof. Dr. Lluka Heqimi. “Servet Tartarin e krahasoj me diçka që do të ishte midis milingonës, bletës punëtore, ndoshta edhe limonit 7 herësh. Një prodhimtar i shkallës së parë”
-Dr. Nimet Balili: “Servet Tartari mbi të gjitha është një atdhetar i zjarrtë, kryesisht në shërbim të kësaj ideje dhe ndjenje patriotike, ka venë edhe aftësitë e tij të spikatura si veprimtar shoqëror i shquar, si organizator e krijues publicistiko-artistike”.
Prof.Asc.Dr. Bernard Zotaj: “Vitet rrjedhin shumë shpejt dhe të duket sikur ke një jetë të tërë, që je njohur me një mik apo shok. Midis tyre, u takova dhe ruaj miqësinë dhe e kam mik, që nga fillimet e shoqatës kulturore atdhetare “Labëria”, të nderuarin Servet Tartari ” Bolena”. Me këtë rast, përfitoi ta falënderoj dhe ta përgëzoj për atë punë e përkushtim, jo vetëm për Bolenën, dhe degën e Tiranës, por edhe si anëtarë i kryesisë të shoqatës “Labëria”, ka dhënë një shërbim të çmuar, në interes dhe në shërbim të Labërisë. Vitet që punuam bashkë në shoqatën “Labëria” për Tiranën, kemi organizuar dhe drejtuar shumë veprimtari të arritura dhe sot ato kujtohen, për cilësi, por edhe mbresa e emocione që kanë përcjellë tek njerëzit, pjesëmarrës dhe tek personazhet e përshkruar nga Servet Tartari.
-Petrit Koçiaj– shkrimtar dhe poet: “Servet Tartari me shkrimet e tij të larmishme, ka pasuruar publicistikën shqiptare, si një publicist dhe shkrimtar i formuar, me temperamentin karakteristike të labit. Mesazhet e Servetit i transmetohen brezave të rinj, janë forcimi i unitetit lab, e më gjerë, ruajtja dhe çuarja përpara e traditave patriotike, kulturore, artistike etj.”.
Bektash Zhite, intelektual dhe gazetar i njohur ndër vite shprehet se: “Me Servet Tartarin na lidhën shumë veprimtari, ku ai u shqua, si një veprimtar i palodhur, por dhe një burrë atdhetar i përkushtuar. Atdhetarizmi merr ushqim në atë vatrën e ngrohtë, ku piqet kulaçi i hirit. Siç duket, rrënjët e forta të fisit e të traditës nuk u shkruan lehtë!”. Ndërsa Çobo Skënderi thotë se: “Servet Tartari tashmë, ka zënë me dinjitet një vend të nderuar, në letërsinë kombëtare ”.
Drejtor Departamenti në TVSH, Bajram Hoxha shprehet se: “Kam pasur nderin që të njihem dhe të bashkëpunojë me të. Ai është një person i gjithanshëm, jo vetëm si publicist-shkrimtar, por edhe një skenarist i talentuar, punon pa bujë, por, me një këmbëngulje dhe përkushtim, arrin deri të pa besueshmen. Kjo bëri që unë të realizoi një film dokumentar kushtuar punës dhe veprës së tij, shumë të vyer.”
Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”: “Botimi i librit të autorit Servet Tartari, është një nderim që i bëhet sportit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti, traditave të kulturës së mrekullueshme të Labërisë dhe Shqipërisë. Ky libër është shkruar me dashuri nga autori, për figura të njohura, si: Bejkush Birçe, Perlat Musta, Alban Bushi, Romela Bega, Servet Aliko, Besnik Aliko, Kastriot Malaj e shumë të tjerë. Një kurorë e mrekullueshme të traditës së Bolenës. Shquhen si sportistë kombëtar dhe ndërkombëtar. Pata fatin që këtë libër ta redaktoja, me një përkushtim, pasi ishte nj libër me shumë vlera dhe i veçantë deri më sot.”
Kreshnik Tartari– “Mjeshtër i Madh”, ish, zv/ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të theksonte: “Mbiemri nuk bënë asnjë pengesë. Një libër që të befason”, për nismën e z. Servet, për atë të jashtëzakonshme që ka ndodhur me Bolenën dhe djemtë e vajzat e saj. Një libër i shkruar bukur dhe saktë. Të lumtë Servet Tartari, që zbulove këtë të vërtetë, që shkruajte një libër me vlera të rralla, që bëre të njohur këtë fakt të habitshëm, një rekord të pa zyrtarizuar. Do ta quaja “Gines”.
Ismet Bellova –“Mësues i Popullit”. Një komentator i shkëlqyer i sportit shqiptar, sidomos i Futbollit. Ja si shprehet Ismet Bellova: “Është me të vërtetë një gjë shumë e bukur, shumë interesante apo tepër kurajoze, përbën një krenari, jo vetëm për një fshat, por edhe për një qytet, për një krahinë. Bolena ka fatin dhe nderin të kenë shumë figura të shquara bij, të vet, që kanë nderuar dhe kanë sjellë lavdi, kënaqësi dhe shumë krenari. Autori Servet Tartari meriton respekt dhe nderim, të veçantë, pse jo edhe nga institucionet më të larta shtetërore.”
Ahmet Shqarri- Gazetar dhe komentator sportiv: “Libri i Servet Tartarit, është një ide e bukur për të njohur sportistët, të cilët sot kanë hyrë në lavdinë e sportit shqiptar. Penda me kulturë e Servet Tartarit, i jep mundësi lexuesit, të udhëtojë nëpër gjithë botën, ku kanë zhvilluar aktivitete e tyre, plot ngjarje emocionuese. Prandaj libri merr përmasa mbarëkombëtare, që i bën nder edhe autorit Servet Tartari”.
Profesor Birçe Hasko- “Mjeshtër i Madh” shprehet se, “Servet Tartari, shquhet si shkrimtar dhe publicist. U fol për librin e sportistëve të Bolenës, por ai merr guximin dhe me kurajë e përgjegjësi, për të shkruar për Asim Alikon “Legjendë”, “Hero i popullit”. Është një nga veprat më të arritura, që do bëjë jehonë brez pas brezi.” Shpëtim Gjika, ish-Kryetar i Bashkisë Vlorë deklaron se, “Njëkohësisht, duke ju falënderuar që më keni bërë ftesë, shpreh gjithë respektin tim për Asim Alikon, “Hero i Popullit”, për gjithçka që ka dhënë për Shqipërinë. Është një burim frymëzimi, për gjithë brezat e ardhshme. Ndërkohë më lejoni të falënderoj Servet Tartarin për këto dy vepra: “Aim Aliko Legjendë” dhe filmi dokumentar. Ato shprehin historinë e shkëlqyer të Bolenës, Kurveleshit, Labërisë dhe gjithë Shqipërisë”.
Fatime Kulli– Shkrimtare, gazetare, poete shprehet se: “Servet Tartari ka një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e publicistikës, i cili ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri, ku shpreh një botë shpirtërore shumë humane, intelektuale dhe atdhetare. Servet Tartarin e njoh prej më shumë se një dekade me shkrimet e tij publicistike për kulturën sportive, patriotike dhe atdhedashëse të labëve dhe Labërisë. Kam lexuar e rilexuar librin e tij “Prushi i Labërisë”, ku spikat për shtrirjen gjeografike mbarëkombëtare me personazhe që shquhen për vlera historike, kulturore e politike në Shqipëri, duke rrezatuar nëpër faqet e librit “Prushi i Labërisë në zemër të kryeqytetit” personazhe monumentale në galerinë e pasur me fotografi. Servet Tartari, në krijimtarinë e tij ka dhënë një kontribut të çmuar, historiko-kulturor, jo vetëm për Labërinë, por për mbarëkombëtarin. Kontributi i tij është një vlerë e shtuar, për Labërinë dhe Kombin shqiptar.
Servet Tartari, vazhdimisht ka theksuar: “Të ruajmë dhe të çojmë më tej traditat dhe zakonet e shquara të shqiptarit e kombit tonë”. Në të gjitha shkrimet prej shumë vitesh, si dhe në librat e tij. Ka një mesazh: “Gjithmonë të jemi të bashkuar, me njëri- tjetrin, si vëllezër dhe shqiptar, për sot dhe brezat e ardhshëm”. Një thirrje që del nga shpirti i tij patriotik dhe atdhetar. E meriton titullin e lart: “Mjeshtër i Madh”. Akorduar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Për punën dhe veprat e tij. Do përmend: “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë”, Nderi i Komunës Horë-Vranisht” e shumë vlerësime të tjera.
Vlerësime dhe dekorata për Servet Tartarin
“Mirënjohja e Labërisë”
“Nderi i Komunës Hore-Vranisht”
“Mirënjohje” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
“Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë”
“Nderi i Fshatit Bolenë”.
Kryetar Nderi i Shoqatës Bolena”
“Personalitet i shquar i fshatit Bolenë”.
“Ambasador i Paqes”,
Anëtar nderi i shoqatave: “Devolli” , “Ali Pashë Tepelena” , shoqata “Kolonja” Gjirokastër” etj.